Para nja dy vitesh u ndodha, tok me një koleg timin (s’më kujtohet cili ish), në një debat në televizionin AS. Tok me ne ishin edhe dy politikanë, një i majtë e një i djathtë; më saktë, një i PS-së e një i PD-së (këta më kujtohen, por s’po ua përmend emrin, ngaqë nuk është e drejtë të ilustroj një dukuri tepër të shtrirë politike e mediatike me vetëm dy emra). Këta të fundit e pushtuan skenën në atë rast me protagonizmin e tyre, dhe na lënë në hije ne gazetarëve. Por problemi nuk ish që e rrëmbyen skenën. Protagonizmi nuk ka pse të shihet si një gjë apriori e qortueshme (përkundrazi, ka raste kur mund të jetë i lavdërueshëm), por në atë rrethanë ish fjala për një protagonizëm, që tani është bërë i udhës në të gjitha rrethanat. Të dy akuzonin e prisnin akuza, bënin biografira, shanin bosët e njërës parti apo tjetrës, iknin nga tema e bisedës e hapërdaheshin nga t’ua kish ënda, thoshin gjëra të menduara qysh më parë, të cilat synonin turpërimin publik të kundërshtarit, bënin si të fortë, ndërprisnin njëri-tjetrin krejt pa arsye, thjesht ngaqë kjo punë u shijonte e u dukej gjest inteligjent, hidhnin spica e batuta me synimin për të spikatur, dhe ky avaz vijoi deri në fund, duke paraprirë e pasuar intervalet publicitare që, edhe pse futeshin për të sjellë në vete bashkëbiseduesit, bënin efektin e kundërt.

Çfarë e dallon në mënyrë të veçantë këtë debat? Fakti që ata ngrenë zërin e ndërpresin? Që shajnë e fyejnë? Jo, këto janë gjëra që mund t’u ndodhin shumë njerëzve nëpër studio. Atë debat e dallonte tjetër gjë, e dallonte fakti që ata të dy nuk kishin asgjë për të thënë, ata nuk kishin se ç’të demonstronin tjetër, veçse besnikëri ndaj bosit që ish duke i parë në TV e zotësisë për ta fëlliqur e poshtëruar faqe botës kundërshtarin. Ata, dhe soji i tyre, nuk kanë ide, nuk kanë besime, nuk kanë një marrëdhënie të tyren me botën, nuk kanë një vizion të tyren se si Shqipëria mund të bëhet një vend i mbrothët e normal, dhe se si mund të qeveriset mirë e në mënyrë të frytshme.

Ky është problemi i të gjithëve në këtë vend. Të gjithë aktorët e politikës shqiptare, kush më shumë e kush më pak, vuajnë prej së njëjtës patologji. Bartësi më i parë i kësaj patologjie është Berisha, fjalimet e ligjërimet e të cilit në Parlament, në grupin parlamentar, në qeveri, në tubime, në Kuvendet e partisë së vet, në festa, në studion e Fevziut etj., etj., janë të zhveshura prej ideve; në to ka në rastin më të keq vetëm pickime pa fund për kundërshtarin, sharje, fyerje, shpifje, e kacafytje, të cilat ai i shijon siç shijojmë ne të tjerët seksin, ushqimin, e gjëra të kësaj natyre e në rastin më të mirë (larg qoftë kjo e mirë!) çaprashitje si kjo e pardjeshmja për harbimin që do organizojë më 22 mars. Dhe tha: “[Do festojmë] njëzetvjetorin e përmbysjes me votën e lirë të regjimit më të egër, më çnjerëzor që kombi shqiptar njohu në historinë e tij. Ky 20-vjetor është i një rëndësie të veçantë, sepse e festojmë në kuadrin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Asgjë nga koha e pavarësisë deri më sot nuk ka ndikuar më shumë sesa përmbysja e diktaturës komuniste dhe fakti se e festojmë sot të lirë. 22 marsi është ditë pushimi, por ne do e kthejmë atë në ditën e festës më të bukur. Ju kemi sjellë këtu për t’u angazhuar me të gjitha potencialet e seksioneve, që Tirana të përjetojë atë ditë festën më të bukur në historinë e saj që nga 22 marsi 1992”.

Mund të thuhet “lëre Berishën, pasi ai është rast klinik, e si i tillë, nuk mund të ilustrojë një dukuri socio-politike”. Por problemi është se të tjerët, të paktën në këtë pikë, nuk dallojnë shumë nga Berisha. Janë që të gjithë më normalë, më qytetarë, më të shtruar, e prandaj më të preferueshëm, por kur vjen puna tek idetë, janë një tokë e shkretë. Edi Rama ka zënë të organizojë tryeza programore e të flasë edhe për politika fiskale, për bujqësinë, për ekonominë, por ligjërimi i tij, i parë në tërësinë e vet, ka shumë retorikë, e pak ide, ja, si libri i tij Kurban. Ekziston ideja se nuk ka burrë nëne të gjejë kohë e mundësi të merret me ide, ndërkohë që përballë ka Berishën, por kjo është një alibi që mban deri në një farë mase. Po, Berisha të fut në kurthet e veta, por idetë, kush i ka, i hedh. Dhe të mendosh që të hedhësh e të mbrosh ide në Shqipëri është gjëja më e kollajtë. Dy-tri ide të hedhësh, dhe të tjerëve do t’u duket sikur ke shkruar tre libra. Pse? Janë ide të hedhura në një terren ku ka vetëm britma e zhurmë. Të hedhësh ide në mjedisin politik shqiptar është si të lëshosh ca shirita drite nëpër terr.

E dini? Më cyti për të shkruar lidhur me këtë temë një internaut që më qortonte për faktin se “unë po merrem ca si shumë me Kreshnik Spahiun, ndërkohë që problemi s’është ai; përkundrazi, Spahiu mund t’na ndihmojë ta zgjidhim problemin”. Cili është problemi? Berisha pra, kuptohet. Dhe në këtë pikë, unë pajtohem me internautin. Berisha është një problem i madh, dhe unë jam gati të bëj aleat, apo të mbështes, këdo që e synon rrëzimin e Berishës, e të regjimit që ka ngritur Berisha, por në të njëjtën kohë ma ka qejfi t’i tregoj çdo aleati së pari që nuk ka asnjë kauzë që mund t’më bëjë t’i lejoj të tjerët t’më marrin për budalla, e së dyti që ka një rrugë më të fisme për të mundur Berishën, d.m.th. është kjo rruga me ide, me alternativa. Dhe Spahiu s’po ecën kësaj rruge. Po ecën rrugës tjetër, asaj rrugës ku di të ecë (me sa duket), d.m.th. rrugës së politikës së karfosjes kotmëkot, të politikës pa ide, ose me ide belbacukësh siç është kjo e shovinizmit mistrec e të papërpunuar. Ja, më thoni ju, ide është të thuash që “nga zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen këtë verë aleanca kuqezi do dalë e vetme në mazhorancë”? Tani, t’ju them të drejtën e në instancë të fundit, unë jam dakord, shumë dakord, që Berisha të rrëzohet edhe me idiotësi të tilla (sepse, përsëris, bëj pjesë tek ata që e quajnë hall mbi hall këtë njeri), por puna është se kam frikë se ai nuk mund të rrëzohet kështu.

Dhe këtë bën mirë ta dijë edhe Bamir Topi që qasjen e vet konservatore e nënvizon vazhdimisht, por që, dreqi ta hajë, e redukton te pronat, tek ish-të përndjekurit, te denoncimi i spiunëve të sigurimit, e tek antikomunizmi. Kaq është pak, e ç’është më e keqja, kjo është kauza e të gjithëve (E Ramës, Metës, Berishës), të paktën në formë deklarative. Këto janë kauza që janë aktuale? Ndoshta, por më shumë janë kauza që na bëjnë t’i mbajmë kryet pas, e na e mbajnë orën të ngelur në vitin 1991. Ndërsa neve na duhen ide për sot e për nesër, dhe idetë dalin nga leximi i përditësuar që i duhet bërë realitetit shqiptar, nga identifikimi i shqetësimeve reale e nga diagnostikimi i sëmundjeve të shoqërisë, të politikës, të ekonomisë, të shtetit, të institucioneve, të arsimit etj.

Dakort, problem nr. 1 mbetet regjimi, dhe prandaj do të duhej të mirëpritej çdo kontribut që synon rrëzimin e tij, por forcat alternative me ide e bëjnë më të lehtë, më të shpejtë e më me kuptim rrëzimin e tij. Dhe dialektikën politike e fusin në binarët e ballafaqimit programor, ideologjik, doktrinor, gjë që, përveç të tjerash, do të nxjerrë jashtë loje politikanët e llojit të atyre që i nxirrnin sytë sho-shoqit, nja dy vjet më parë, në studiot e televizionit AS, e që i nxjerrin sytë sho-shoqit çdo ditë në studiot e sotme televizive.

76 Komente

Muc Nano anes llambes i pa-ide-ngopur.

Po, ideja per mungesen (dhe pra nevojen) e ideve eshte ide fantastike! Por pertej kesaj cfare ideje na percolli Muci ketu me kete shkrim?

Ja u perpoq pak nga fundi me nje ide konkrete:

Dhe këtë bën mirë ta dijë edhe Bamir Topi që qasjen e vet konservatore e nënvizon vazhdimisht, por që, dreqi ta hajë, e redukton te pronat, tek ish-të përndjekurit, te denoncimi i spiunëve të sigurimit, e tek antikomunizmi. Kaq është pak, e ç’është më e keqja, kjo është kauza e të gjithëve (E Ramës, Metës, Berishës), të paktën në formë deklarative.

Dhe ilustroi qe jo te gjitha idete qenkan doemos ide te mira; si dhe domatet, ca jane te mira ca te kalbura qe ne dege.

Muci nuk mund ta thote dot pa u gajasur se qeshuri qe te perndjekurit, de-komunistizimi dhe pronat jane kauze e partise se Grmoz Rucit, keshtu qe i shton ne fund "te pakten ne forme deklarative", por harron te thote qe dhe kjo "sa per sy e faqe" eshte bere vetem kohet e fundit dhe vetem nje here, dhe kjo si perpjekje per te ndare torten me partite e reja te Topit dhe Spahiut.

Këto janë kauza që janë aktuale? Ndoshta, por më shumë janë kauza që na bëjnë t’i mbajmë kryet pas, e na e mbajnë orën të ngelur në vitin 1991.

Muci, o jane o s'jane kauza aktuale. Nese s'jane, pse ndoshta jane, si?

Autori i hinderlandeve dhe fjaleve kaq anglezomoderne e ka te veshtire ta kuptoje, apo mbase ta pranoje, qe kur nje plage kaq e madhe nuk sherohet do prodhoje vetem probleme (pa folur ketu per aspektin moral si shoqeri) dhe me e rendesishmja,  nuk mund te presesh seriozisht te trajtosh "idetë dalin nga leximi i up-date-uar që i duhet bërë realitetit shqiptar" duke kerkuash te hidhen ne kosh te plehrave gjysma a me shume e njerzve realisht te prekur nga problemet apo ceshtjet e te persekutuarve dhe pronave.

E, update shkruhet pa vije ne mes. O shqip o anglisht Muci, o ilustrim i kompleksit te te dukurit i madh duke permendur fjale te huaja dhe 'te medha' lart e poshte.

Plus qe dihej ajo qe Topi se pari do te mundohej te siguronte pjesen e vet te tortes nga elektorati i djathte, ndaj i meshon ketyre problemeve, nuk eshte se e vulosi programin me aq. Topi akoma s'ka formuar partine xhanem, prit njehere pastaj beji autopsine e programit. Ja Kreshniku p.sh. na ngazelleu ne fillim, po tani e pame qe eshte nje flluste bajate sapuni me sllogane dhe parulla me keq se Enveri apo Saliu me Ramen. Te presim si do dale Topi pastaj ta gjykojme partine e tij.

Mbrujtur me shtateqind  kushdershtime pernjehere Muc ziu.  Nga nje ane vajton per mungesen e ideve ne politiken shqiptare, nga ana tjeter thote qe Berisha eshte hall mbi halle dhe defacto legjetimon antiberishizmin si platforme politike.  Pastaj qorton Spahiun dhe AKZ pse keta hiperbolizojne per fitoren e tyre spektakolare ndaj Berishes duke e quajtur idiotesi, pastaj thote qe eshte dakort qe Berisha te rrezohet edhe me idiotesi e pastaj ne fund thote qe nuk mendon qe Berisha rrezohet me idiotesi (i.e. antiBerishizem banal).

Pastaj dhe kjo puna e te perndjekurve, pronave, hapjes se dosjeve e dekomunistizimit nga nje ane Muci thote qe gjithe spektri politike paska perqafuar (ne menyre deklarative apo me pak fjale sa per te fshire b.....), e pastaj ve ne dyshim ne eshte kauze aktuale a  jo, e se na kthen me koke mbrapa ne 1991.  Po ja u Muc, logjika sec te thote qe nqftse keto ceshtje mesiper do ishin zgjedhur e do ishin pjese e se shkuares, palopolitika e Albanistanit edhe per fshirje b.... e per demagogji elektorale nuk do i perdorte keto ceshtje apo jo?

Para nja dy vitesh u ndodha,tok me nje koleg timin ( sme kujtohet cili ish)

Ketu e nderpres se  lezuari une kete morr,sju kujtoka ketij se cili paska qene kolegu,te thuash ti mo qe ky ngeli non stop studiove, shko re legen,mashtrues.

Te ngeli hatri qe s'ju kujtove ti? smiley

Te dukem gje si gazetar une ty keshtu gjembace?

Ja per keto gjera po flet Muci pra, thote duhen ide jo grindje ger-ver.

Ti p.sh. si ide-parashikues e pranon qe matematika e zgjedhjeve te 2013-tes e qit Berishen ne pension dhe merita kryesore eshte e Topit qe do anulloje avantazhin e Metes? smiley

Une sjam fare ide-parashikues por per nje gje te siguroj,mbaje shenim po deshe,ne 2013-en Berishen e ke prape Kryeminister,1 vit me pas jo nuk eshte me KM.

Ashtu mendoj dhe une (pavaresisht se ndryshe nga ty nuk e bazoj ne ndonje informacion nga brenda apo nga afer ndoshta), qe Berisha nqs nuk iken kete behar, aty eshte deri ne 2014. Me vone pastaj....

...........  Lul Basha merr votebesimin e Parlamentit te dale nga zgjedhjet e lira dhe Demokratike te vitit 2013.

 zgjedhjet e lira dhe Demokratike 

 

smiley

mbaje shenim po deshe,ne 2013-en Berishen e ke prape Kryeminister,1 vit me pas jo nuk eshte me KM

Mbase, po shume veshtire, s'del matematika, dhe kjo duke e pasur Meten ne aleance, se pale ca i vjen ndonje ide Metes ketu e nje vit.

Tjeter gje nese Berisha e beson a jo qe do humbase (apo qe gjithsesi s'do kete ne aleance diference signifikante mandatesh per te qene kryeminister, sic pati ne 2009), me gjase e beson dhe s'do te largohet qe tani se largimi i Berishes nga kreu i partise para zgjedhjeve dhe lenia e drejtimit te fushates Lulit a dikujt tjeter para zgjedhjeve do e percante me shume PD-ne ne krahasim me largimin e tij pas humbjes se mundshme ne 2013.

Pavaresisht, rendesi ka qe me ne fund do ike se ju bene 22 vjet, u be si Enveri 2.0 ca nga ca.

Dhe ne kete pike Muci ka te drejte (megjithese s'e thote tamam, prap thote qe e keqja=Berisha, dmth po iku ai do behet fushe me lule, dikotomi fallco) qe ideja e opozites dhe alternatives shterpe te AKZ-se s'mund te jete thjesht anti-Berishizmi.

Edhe inxhinier Muçi i paide.

Se pari mbeshtetje ndaj sipermarrjes vendase e te huaj, se dyti ide dhe strategji, se treti pune.

Se katerti: MJAFT ME LLOGJE!

Mendoj se jemi nje nga popujt me llafazane te planetit (ne raport me ate cfare realizojme)!!!

Disa fusha per ide mund ti propozoj dhe une.Fokusi do jete atdheu,se me boten s'merremi dotsmiley.Psh.

-Si mund te zhvillohet Shqiperia?

-Si mund te thyhet karakteri hierakik i shoqersise shqiptare+

-Si mund te behen zgjedhje te lira?(meqe ishte dhe me larte)

-Si mund te gjallerohet rinia shqiptare?

-C'fare mund te promovojme nga Shqiperia ne Bote(me B te madhesmiley )?

etj lloqe si keto...smiley

C'do gje tjeter inovative patjeter do mirepritejsmiley

 Shto dhe nje dhe  i ke rregulluar  te gjitha: Si mund te  luftohen ..Kusaret ?

Si mund te behen zgjedhje te lira.

Pse dhe kjo ka nevoje per ide?

Vetem nje gje duhet,te zbatohen ligjet me rreptesi,idete pastaj tja leme Shkencetareve dhe Trajnereve te Futbollit.

Per perforcimin e kujeteses psh.

të cilat ai ( Berisha ) i shijon siç shijojmë ne të tjerët seksin, ushqimin, e gjëra të kësaj natyre... infinit yjesh dhe plusesh Muc , vetem se .....

Ta kishe shtuar o burr i dheut sic shijon Xhibi  dhe dhe ndihet rehat ne hale kur dhjet ,   pas nje kapslleku te gjate ose nje qendrimi te gjate te Berishes ne Pushtet e ne Krye ! ...

Ja Kreshniku p.sh. na ngazelleu ne fillim, po tani e pame qe eshte nje fllust(k)e bajate ??? sapuni me sllogane dhe parulla ......se sic shikohet kasplleku Politik i Xhibit fillon shume shpejt ose qe pas "fillimit " dhe nuk mbaron me Berishen smiley , pasi ka veshtiresi ne dallimin e flluskave te fresketa te sapunit  dhe  te vjerat ose  flluskat bajate !smiley

I nderuari Muc ne se kini mundesi , gjeni nje konsensus nder shkruajtesit ne SHTYP , te mos permendni emrin e Berishes por fenomenin. Kur permnendni emrin e kesaj MOSTRE Ju nuk e kuptoni me duket qe FYENI ne mase te GJITH Shqiptaret kudo qe jane neper BOTE .Sajoni nje sinonim a dicka te tille ( psh si FIX - Ai -i Madhi fare - etj ) sepse eshte e pamundur te durohet si TINGELLIM germa S e jo me te vazhdosh te emertosh nje specie qe ka ose nuk ka IDE ..... si SALI ....

Flm ...

Kjo puna me pas idé, me dhon idé e me marre idé osht njicik e kokolepsur, se ene vet Platoni e ka thon, qe "ideja eshte ATY", dmth idete as mungojne dhe as shpiken. Jane aty, ne havá, pa asnje lloj kostoje, falas!

Puna osht qe robt duan vetem te degjojne ndonje "idé te madhe sa nje pamporr", duke harruar qe boten e rrotullojne gjerat e vogla, ato te perditshmet. Por per fat te keq asnje nuk deshiron te merret me gjera te vogla, qe te gjithe duan te kene "idé te medha". Po the gjera te vogla, nuk te honepsin dhe te qeshin e te tallin. Para nja 160 vjetesh, kur Semmelweis u thoshte mamijave dhe doktorreve qe duhet te lanin duart para se te kryenin lindjen e femijes, qe te gjithe e qeshnin dhe e tallnin, "ik ore spurdhjak, na the gjo te modhe zotrote, hic mer s´kam me i la duret, prej inotit, le t´vdesin kalamojt".

Ene para me shume se 2000 vjetesh, gjith cifutet rrinin me kryt nga qielli se prisnin qe te vinte Mesia. Ene kur erdhi njoni ene tha qe ishte Mesia, e pyten "ho me, ca do na thush nonji gjo?".

Po ja, u tha ky, duhet me dash Zotin ene njoni-tjetrin, ene secili duhet t´shofi hesapin e vet. Kaq mo, shkurt ene thjesht!

E vune ne kryq direkt, pa bo llafe hic.

casaubon, - te prish pune me ta kolaudu pake ate te  mesise,  per izraelitet?

Profecia fliste qe kur ai Ai (mesia ) te kishte ardhur, do te duhej ta pohonte Elia,duke thene "Po ky  eshte".Mirepo kur erdhi rasti, per ta  bere  ate  pohim Elia mendoi: "Une kam ecur tere kohen neper shkrettetrie per  njerezit.Jam une qe kam vuajtur...."

Pra nuk e beri  ate  per te  cilen dhe  ishte porositur.Pse  valle? Prej egos,  cmires.... qe nxit i paudhi..Keto  e vune ne KRYQ ATE Dhe bota e te mires mori "drejtimin", ku ka sosur gjer sot...

Gjithenje sipas profecise, sepse historia per ate  njeri, si  gjithe te tjetert.... u deformua, prej poltikes pefituese

Puna osht qe robt duan vetem te degjojne ndonje "idé te madhe sa nje pamporr", duke harruar qe boten e rrotullojne gjerat e vogla, ato te perditshmet. Por per fat te keq asnje nuk deshiron te merret me gjera te vogla, qe te gjithe duan te kene "idé te medha". Po the gjera te vogla, nuk te honepsin dhe te qeshin e te tallin.

Po!

Po eshte dhe ceshtje kulture dhe gjendje e pergjithshme status quo-je, si dhe e te shkuares imediate apo te mesme. P.sh. nuk eshte aspak keshtu ne perendim, por ek ne gjendja eshte si puna e atij qe ka humbur shtepi e katandi por dhe busullen e orientimit ne jete, dhe per pasoje nuk shikon per ndonje gje 'te vogel' qe hap pas hapi te cohet ne kembe dhe te rindertoje jeten, por enderron te fitoje lotarine dhe te ike me pushime ne Bahamas.

Me kete tendence p.sh. dhe Muci pret qe Topi, i cili edhe pse del nga nje krah i djathte shqiptaro-politik (qe per definicion ka si elektorat te perndjekurit dhe ish-pronaret) duhet te perfaqsoje Mucin si i majte qe eshte, dhe ankohet pse s'e gjen veten tek Topi, ose pse Topi nuk ben nje parti qe te perfaqsoje te gjithe, po sidomos ato gjera qe do Muci.

Keshtu mendojne dhe shume te tjere. Ne fakt problemi eshte qe tek ne partite aktuale s'perfaqsojne asgje, asnje shtrese (pervec mafiopolitikanet dhe klikat e tyre), dhe ne vend qe ti nxisim ato qe te kristalizohen me shtresa njerzish (te perfaqsuar) dhe ide e platforma dhe pastaj te konkurojne me to, si bota perendimore, ne duam nje qe te na perfaqsoje te gjitheve. Per me teper shpresojme qe sapo te vije ne pushtet nje tjeter dhe te ike ky qe eshte problemet vetiu do marrin fund. Keshtu dhe ne '97, dhe ne 2005, pothuajse dhe sot.

Por ama qe ti japim te drejten aty ku i takon, ne faqen e Mucit here pas here ka shkrime per 'gjera te vogla' si puna e ketij.

Muco ti je katunar. Nuk quhet artikulli jot.

Qe te mbijne idete, duhet te kesh institucionet qe i mbrojne idete. Ne sisteme me pushtete totalitare, qofte shet qofte parti, te mendosh nuk lejohet. 

Nuk hedh njeri ide nqs nuk perfiton nga ato (copyright paws, patents, ne rastin e te drejtave ekonomike), ose ne rastin me te keq nese ato ide mund te konsiderohen si rrezik per njeshin e si rrjedhoje ta rrezikojne vete ide-krijuesin. 

Pre aq kohe sa Muci nuk mbron institucionet e duhura per ta krijuar idete, atehere gjithcka eshte hipokrizi. Kush jane keto institucione? Limitimi i pushtetit te dy kryetareve, rritje e konkurences brenda dhe jashte partive etj. Per aq kohe sa idete jane te vlefshme per Mucin derisa te mos rrezikojne karrigen e Rames atehere thjesht nuk e kupton se nga do lindin idete. 

Endrit 

Flet per insitucionet por nuk na the cilat institucione i mbrojne idete? Idete qe kerkohen ketu nuk jane idete e njerezve, sepse idete e njerezve kan implikacione ne c'do vend te botes, (psh kam une ide te provuara tashme, qe mund te sjellin perfitime edhe per shtetin ku ndodhem une fjala vjen apo edhe per Shqiperine apo industri te mdha kudo qofshin) dhe nuk eshte e lehte te perfitosh nga nje ide, biles eshte me e veshtire te mbrosh idene se sa ta ideosh ne rradhe te pare. (jo vetem idene, por une e am provuar edhe me shpikje sa e veshtre eshte).

Ato ide qe permend ti behen ne universitete, te cilat ne na mungojne. Nuk ka mendim origjinal dhe kerkim shkencor ne Shqiperi, ky eshte problemi.

 

Institucionet jane te thjeshta, ato qe une shkruaj shpesh. Limitimi i pushtetit te politikaneve, ose dy kryetareve thene me thjesht, dhe rritja e konkurrences nga gara me e vogel brenda partise e deri ne garat kombetare. 

Une nuk flas per ide universitetesh, se te them te drejten nuk pres nga politikanet ide te tilla. Ato idete i krijon sektori privat, i shfrytezon ai. Nuk pres une qe te hap fabrika e biznese shteti. Shteti thjesht ju mbron te drejten per ti shfrytezuar, ne nje sistem vertet demokratik.  

Mua me duket se nuk e ke kuptuar tamam ca kam shkruajtur, ose thjesht nuk e kam shkruajtur une mire, kshuqe po e provoj dhe njehere. Eshte shume e thjeshte, askush nuk investon ne nje ide nqs nuk merr perfitim nga ajo, qofte ekonomik qofte politik. Ne fakt kjo ishte arsyeja pse ne Europe filloi Revolucioni Industrial (muhabet i gjate, e leme per here tjeter). 

Tani, ti si thua nga eksperienca jote, a ka care kush me ide ne politiken shqiptare? Akoma me thjesht, a i kane lejuar kujt te diskutohen keto ide? Jo. Menyra se si ecet ne politiken shqiptare eshte me aprovimin e kryetarit. Atehere pse duhet ose te lodhesh per ide, ose akoma me shume te hedhesh ide, qe neser pasneser mund te konsiderohen te rrezikshme per pushtetin dhe aferet e kryetarit (psh nqs je dikush qe je futur ne politike me ide ambjentaliste, nuk mund me te mbeshtesje nje kryetar qe i shkelte ato, e me ate rast do perjashtoheshe). 

Une e kam shkruajtur dhe atehere, po besoj qe njerezit nuk e kuptonin, po kjo ishte vertete mekati i perjashtimit te Kac Islamit nga partia. Pavaresisht ca mendon secili per te, u be nje debat dy vjecar per qendrimin e PS. Mbas dy vjetesh Kaci jo vetem e fitoi kete debat, po PS adoptoi qendrimin e tij. U fut ne parlament, iku nga rruga etj etj. Edhe njehere nuk ka rendesi ca mendoni ju per te, ose per idete, ai e fitoi debatin. Cfare ndodhi? Kaci u perjashtu nga partia, vazhdonin komentet te tipit "Rama hero, Kaci tradhtar", megjithese debatin e fitoi ky i fundit!! Kjo eshte absurdja e asaj situate. Si mund te kerkosh debat idesh, ku njeriu te cilit i morre idete jo vetem qe nuk e promovon sic duhet te ndodhte normalisht, po e perjashton fare. Kush eshte incentiva e politikaneve ne Shqiperi per te krijuar ide atehere???? 

Pra arsyeja pse mungojne idete ne debatin politik shqiptar eshte sepse nuk ekzistojne institucionet qe e incetivojne nje debat te tille. Per aq kohe sa nuk rrespektohen rregullat e karrieres, garimi i vazhdueshem, e drejta per te konkuruar, atehere askush nuk ka pse lodhet kot me ide. Prandaj debati ne Shqiperi ka ngelur akoma te demokracia ne parti.

p.s ja shoh qe Blushi sot ka hedhur ca ide. Shume bukur. Do kete mundesi ai te garoje me keto ide dhe eventualisht te behet psh kryetar me to? A ekziston nje mekanizem i tille brenda PS? Sot per sot jo, po ngriti krye nuk ka rendesi ca idesh thote, eshte tradhtar, i shitur te Berisha etj etj!

Endri eshte e kote te perseritesh ato qe ke thene, une te kuptoj qe me her te pare sepse i kushtoj vemendje nje posti te cilit i pergjigjem. Te pyeta kush jane keto institucione qe mbrojne idene? Restoja e postimit tend nuk ka lidhje me postimin tim, mund ta kishe postuar me poshte per te gjith.

Jane institucionet qe lejojne njerezit te perfitojne nga idete, konkurimi i hapur i vazhdueshem dhe mungesa e monopolit politik. Nqs karriera e individit varet nga ai dhe ai vetem, e jo dhurate nga kryetari, atehere ai do rreket te zhvilloje ide per te care perpara. Mua me duket se kjo eshte shume e thjeshte. Sa me shume liri politike = aq me shume ide, edhe nqs keto ide jane te keqia. Dhe idete nuk do lindin se njereit do jene me te mire, do lindin si nevoje e individit per te ndertuar karrieren e tij. 

Idete nuk funksionojne me ne Shqiperi.

Politikanet tane kane arritur te kriminalizojne nje popull te tere. Shumica e atyre qe jetojne ne Shqiperi e kane lidhur egzistencen e tyre biologjike me emra udheheqsish politike sepse pothuajse secili ka perfituar ne menyre te paligjeshme dicka; qofte nje vend pune te pamerituar, qofte grabitje te prones se dikujt tjeter, qofte rryshfet apo korrupsion, qofte legalizim te nje ndertimi pa leje , e dhjetra te tjera si keto. Keshtu populli yne egzistencen e lidh me udheheqsin qe i ka dhene mundesi te beje kete krim.

Fatkeqsisht shqiptarit i ka shku fisnikeria "per lesh" , kuptohet n.q.s. ka patur ndonjehere. Ne Shqiperi ai qe punon me pasion dhe ndershmeri per te bere dicka te mire, me e pakta quhet budalla. Ne kete menyre atje ka vetem Rrofte X-i , poshte Y-i apo e anasjellta.

Idete? Harroje, te pakten per 20 - 30 vjet...

esht shume e vertet,p sh kur isha ne vere ne shqiperi degjoja muhabete ne rreth shqoeror,djem 29-30 vjeçar me nga dy universitete, : bobo si tja bejm per ndonje pun ; njeri thoshte :çbera qe nuk vajta ne rinas se po kthehej berisha nga bruxeli,tjetri un duhet te kisha shkuar pas rames ne miting ,tjetri kam nje shok qe ka mik i meten,

vetem keshtu mendonin te gjenin pun,me vinte sh keq per ata te rinje te cilet jan te detyryr te behen servila, militant, çdo gje,vetem e vetem qe te mbijetojn,ne fakt kjo ndodh  sepse politikanet nuk duan ti sfidoj njeri dhe keshtu mbysin rinin,,intelektualet e çdo lloj kategorie qe eventualisht mund ti sfidoj 

 

 

 

 

Politikanet tane kane arritur te kriminalizojne nje popull te tere. Shumica e atyre qe jetojne ne Shqiperi e kane lidhur egzistencen e tyre biologjike me emra udheheqsish politike sepse pothuajse secili ka perfituar ne menyre te paligjeshme dicka; qofte nje vend pune te pamerituar, qofte grabitje te prones se dikujt tjeter, qofte rryshfet apo korrupsion, qofte legalizim te nje ndertimi pa leje , e dhjetra te tjera si keto. Keshtu populli yne egzistencen e lidh me udheheqsin qe i ka dhene mundesi te beje kete krim.

Shume e vertete.

İde kemi plot e kemi pasur,per İdeal te Partise!

Edhe njerez te shkolluar me shtate diploma te fushave te ndryshme,me lopate!

Po te afermit i heqim zvarre neper aviona t'i kurojme ne Anadoll te keta anadollaket,lindoret e prapambetur.Dhe keta ngaqe s'dine hiçgje se lindje hesapi na thone kthejeni shpejt se eshte ne derexhe te fundit,dhe i kapim kraheqafe njerezit tane te shkolluar ,me shume ide dhe ideale,i çojme te vdesin ne tempullin e mortjes.

Perfundimisht na kane hale ne sy ne perendimoreve dhe agjenturat e tyre punojne dite nate qe ne te hame njeri tjetrin dhe kurre mos te bejme para....

 

Idete qe i sherbejne nje vendi jan idete ne universtitete, qe kryhen ne baze te nje pune profesionale ne nje universtitet, apo ne baze kerkimesh shkencore. Jane idete e nje think tank qe ngrihet per te shqyrtuar nje problem te posacem me njerez te zgjedhur posacerisht. Jane idete e nje keshilli bashkiak i cili gjen menyra per te lehtesuar jeten e qytetareve duke ideuar dhe duke provuar keto ide ne praktike. Jane idete ne ministrite e qeveise te cilat mbasi marrin nje studim dhe aprovim ekspertesh inkurajohen  per tu ven ne praktite. E shume te tjera si keto. 

Mbi te gjitha, eshte nje politike inkrajuese dhe favorizuese e qeverise ndaj sipermarjes, ENTREPRENEURSHIP. Kjo duhet te jete kryefjala e c'do qeverie. 

Ora, idete e entrepreneurship i prodhon sektori privat. Pse, pret ti qe te krijojne keshtu lloj idesh Brace apo Paloka? 

Shteti thjesht duhet te prodhoje sa me shume liri politike, te mos nderhyje ne treg per te favorizuar politikane, dhe me kaq pak a shume mbaron detyra e tij. Po qe te besh kete duhet t'u limitosh pushtetin dhe mandatin politikaneve. 

Ne momentin qe e le shoqerine te lire te marre fryme, njerezit e krijojne vete mirqenien e tyre. Kjo ndodh ose duke shpikur ide te reja, ose me shpesh thjesht duke kopjuar ide te provuara gjetke (catch-up develoment quhet kjo ne growth economics).  

Shteti nuk i prodhon keto ide dhe nuk kam thene qe i prodhon. Shteti inkurajon sipermarresit dhe sipermarrjen si kulture. Ka shume ne dore nje qeveri per ta bere kete.

E vertete, ka plot gjera qe shteti mund te bej, megjithese une preferoj nje rol relativisht te limituar.

Po me frikeson kjo ideja qe tu thuash politikaneve shqiptare, te cilet kane pushtet politik te palimituar, se mund te fusin hundet me shume ne treg. Per aq kohe sa kane pushtet politik absolut gjasat jane qe nderhyrjet jane vetem per perfitime personale, e jo per qellime fisnike. Te pakten eksperienca jone keto vite kete tregon. Prandaj zgjidhja me e thjeshte eshte qe te ndertosh aftesite e sektorit privat duke zvogeluar pushtetin e sektorit politik. Lere shoqerine te marre fryme e lire, dhe sipermarresit bejne shume vete. Ne dhe aq mirqenie qe kemi krijuar keto 20 vjet nuk e kemi krijuar prej politikaneve, po prej atyre sipermarresve qe me hir a me pahir kane investuar ne dicka. 

 

Mos bej debat kot per hir te debatit. Keto qe thua ti mir jan, jam dhe une dakort por nuk kan lidhje me debatin tone deri tani. Hap nje teme per kete pune po e pate qejf dhe e bisedojme.  Inkurajimi i kultres te sipermarrjes apo edhe mbeshtetja konkrete me masa qeverie nuk eshte nderhyrje ne punet e tregut por eshte e kunderta, eshte hapje dhe konkurence.

Ke te drejte. 

E rendesishme eshte te krijohen institucionet qe mbrojne te drejten e idese. Pastaj se cfare zhvillohet me vone, eshte debat tjeter. 

Cheers mate! 

Ja nje ide per Mucin qe mund ta ndaje me ata qe ndan kauzen e rrezimit te Berishizmit, qe keta mos te perfundojne ne idiotesi sepse sic thote dhe vete Muci, eshte e veshtire qe Berisha te rrezohet  me idiotesi.  Plus qe kjo ide do e ndante shapin me vertet nga sheqeri, e do merrej vesh qe bashkkauzistet e Mucit tentojne te rrezoje Berishizmin si sistem apo vetem Berishen si njeri.

Meqe keto dite po zhvillohen tryeza te fshehta midis dy kolloseve, ne menyre komplet te fshehte dhe meqe shumekush thote qe ndryshimi rrenjesor fillon nga zgjedhjet e lira, te drejta, e te ndershme (i.e. zgjedhje qe nuk vidhen nga Berisha), athere Muci dhe bazhkauzistet e tij (i.e. Rama e PS) nqftse me vertet jane te interesuar per nje shkulje nga rrenjet te Berishizmit (plus edhe per te treguar pendese per katrahuren kushtetuese e zgjedhore te 2008-tes) mund te propozojne keto ndryshime rrenjesore per reformen zgjedhore:

1. Depolitizim teresor dhe te gjitheanshem te administrates zgjedhore, duke filluar nga kryetari i KQZ-se e deri tek hamalli i kutive.  Nuk mund te lihen njerzit qe garojne per pushtet, te numerojne votat qe mund ti sjellin ne pushtet.  I bie njesoj sikur i akuzuari per trafik droge, te kete te drejte te administroje provat qe mund te perdoren kunder tij ne gjyq.

2. Ndryshim te formules zgjedhore dhe te sistemit proporcional rajonal ne proporcional kombetar, ne menyre qe te kemi perfaqesim te ndershem te votes.

3. Fund sistemit te listave te mbyllura per partite, dhe garim te hapur brenda partive per kadindaturat per deputet.

4. Transparence te plote te financimit te partive, gjate fushatave zgjedhore e jashte tyre.

Le ti bejne keto propozime, qarte, haptazi dhe me ngulmim e nqftse bajlozi i madh i refuzon prerazi athere mund ti kthehen lehtazi dhe realisht parrulles "Fajin e ka Saliu!".

5.Kontroll rigoroz kartes se votuesit nepermjet.....identifikimit te  "gishtit"

6.Ndeshkim penal taxativ per abuzuesit komisionere

...dhe  jam ok me ju kesaj here

Nuk arrihet te behet identifikimi i gishtit ne qendren e votimit.

kush e tha kete? identifikimi i gishtit ne qendren e votimit eshte plotesisht i realizueshem dhe kush thote te kunderten ose nuk e ka idene e teknologjise qe eshte sot ne treg, ose eshte maskara komplet

po pse e perjashton injorantin maskara?

 

O brad po pse ore burre ben efektin e drurit ne opinge.Pse deputetet  nuk vene gishtin  kur votojne ?

Me depolitizimin e administrates zgjedhore, keto dy pika qe propozon jane te nje rendesie dytesore.  Mendimi im eshte se pjesa derrmuese e vjedhjes vjen nga dy bajlozet e medhenj kundrejt partive e vogla, te cilin ne kushtet e sotcme s'kane komisionere perfaqesues te tyre ne administrate.  Nuk mundet te vesh hajdutin si roje banke.

Para nja dy vitesh u ndodha, tok me një koleg timin (s’më kujtohet cili ish)

ktu stopova.si ka munsi qe i kujtohet qe ka qene me nje koleg dhe,si kujtohet me kë ka qënë! Ky spo shkeputet dot, nga deliri qe kap pergjithsisht provincialet,qe arrijne te kene nje status ne elite.

ja nje ide e mire.... Goxha biznes eshte....

Jo po ta marri vesh mire Grava,qe na akuzon per mungese idesh.Ngjyra-ngjyra  i kemismiley

Venus, e ama si stani i ketij orziut me thua....?! Nuk  ju  akuzoj  jo se une ju  kam xhan te gjitheve, por pse ju dua  deshiroj te jeni zoter te vendit.Po na e kalojne te gjithe ne rajon Pse ? Kemi gjitheçka per te mos mbeteu  ku jemi...Kush me shume se te rinjte duhet  te thone fjalen? e dini  pse u  fitua pushteti  prej komunisteve ne 1944 ?..Se kapen rinine dhe e bene per vehte...... Tani ku  eshte rinia kur  vendi ka gjith keto halle?...Neper  pub e neper  klube.

Nuk me duket  normale.Del nje Kreshnik  pa vizion, pa ide, por me berrihaj  dhe ngjyrat e flamurit dhe temen atij e memen ketij, e  shof se plot  te  rinj  mi vene prpapa.Kuje kjo!Ne vend qe ta  vene ate e te gjithe rugjot  e poltikes perpara... me "hunjet" e demokracise. Ja per keto nuk me rrihet pa fole....

Mbase gabim e kam dhe  une...

Grava ,e kuptoj sinqerisht shqetesimin tuaj dhe jam dakort,por megjithate nuk i duhet vene faj rinise se nuk paska ide , kur ata nuk kane modele apo shtysa  nga te cilat te frymezohen per t'i pas ato dhe kjo  nuk vjen vetvetiu ,si nje rrufe ne qiell te hapur ,por do kultivuar qe ne vogeli ,qe ne familje e  ne shkolle e me gjere .

 Kemi realisht,pergjithesisht familje qe nuk kane ambicie per t'i motivuar dhe  ushqyer femijet me ndjenjen e punes ,ne ate pike e cila mos te ngelet ne nivelin e se rendomtes ,qe te sigurosh thjesht buken e gojes,por dhe per  te luftuar, per te arritur dicka me vlere per veten dhe shoqerine.

Nuk ka faj as familja ,duke pas parasysh gjendjen ekonomike te shumices se shqiptareve;nuk ka faj  ,kur shikon si tallen politikanet tane me popullin e vete ,si vidhen e vriten ne mes te dites nga qeveritaret e saj... etj

Nuk calon te rinia gjendja e veshtire e vendit tone ,por te ata qe kemi ne krye.Rinia s'eshte vecse viktime e kesaj situate ,ne te cilen po i rrit ,i edukon shoqeria ,politika ,shteti.

Ajo rini e '44 qe permend ti ,vertet u ushqye me disa ideale dhe luajti nje rol te rendesishem ne ate levizje,por ishte "dikushi" qe i drejtoi ,organizoi,i ushqeu me ato ideale ,te cilet ata ne shumicen e tyre as i kuptonin,por e rendesishme eshte qe kishin nje koke .Te rinjte tane jane ne meshire te fatit,ku dhe per nje arsimim te mire dhe cilesor s'po e vrasin me mendjen ,kur ka plot shkolla private qe i pranojne ashtu sic jane "mbopa " dhe po  "mbopa" i nxjerr,por dhe me nje dipllome  me nje mesatare te shkelqyer.

 

 

goxha mekanizem: mos lehtesojne karrocen ato tullumbace? Apo e ke llafin qe ne publik (ajer leshojne poca) e poshte bartin thesat.... 

me kujton oIdrisin qe ben flluska si ata kalamajte me shishka me leng sapuni...

 

Na duhen së pari ide, së dyti ide, së treti ide...

 

Kjo s'eshte ide e keqe! smiley

Bulkth mos hajde me si Dervish Teqeje per te ardhur keq. Je Personalitet, ke Ide , Njeh Krahasimin , Ke Humor dmth je i Pranueshem    Mos e nenvlereso veten dhe mos ja var shume Oidrisit ,  se do  te zere semundja e paranojakeve  "olele Idrisi " smiley  Mer kuraje , cfaqu ne fushen e IDEVE ! Shoqeria pret dhe besoj mund te perfitoje shume nga TY ! Mirseerdhe dhe mos u TREMB ! Je i brishte dhe nuk te nget njeri smiley...vetem hiq ate GOXHA se eshte TM e tjeterkujt !

Muci thote na duhen me shume llafe. Po ca lesh idesh. Ketu duhet vetem Veprim. Ne kete gjendje qe eshte katandisur vendi me mire nje veprim i keq se ky lloj mocali qe ka 20 vjet qe mbytet nga "idete". Vetem ideologe kemi 100 vjet qe i prodhojme me seri.

jo se nuk jam dakort me ty, por sa per saktesim:

IDEOLOG m.Ai që përpunon ose shpreh, përçon dhe mbron ideologjinë e një klase, të një grupi shoqëror, të një partie, të një sistemi politiko-shoqëror etj.; përfaqësues i një ideologjie. Ideologët e shquar të revolucionit proletar. Ideologët borgjezë (revizionistë). Ideologët e borgjezisë. Ideolog i Rilindjes sonë Kombëtare.
IDEOLOGJI f.Sistem idesh e pikëpamjesh politike, filozofike, juridike, estetike, morale e fetare, që shprehin interesat, qëndrimin e kërkesat e një klase, të një grupi shoqëror, të një partie, të një sistemi politiko-shoqëror etj., si pjesë e superstrukturës dhe që pasqyrojnë, në fund të fundit, marrëdhëniet ekonomike; botëkuptim. Ideologjia marksiste-leniniste. Ideologjia borgjeze (revizionistë, reaksionare, mesjetare, fetare, mikroborgjeze). Ideologji sunduese. Ideologjia e klasës punëtore. Shfaqje të ideologjisë së huaj. Në fushën e ideologjisë. Përvetësoj ideologjinë revolucionare.DEMAGOG m.1. Ai që bën demagogji; politikan që përdor demagogjinë për qëllime të caktuara. Demagogët borgjezë (revizionistë). Fraza (premtime, fjalë) demagogësh.
2. hist. Në Greqinë e lashtë: kryetari i një partie popullore; prijës i popullit, që i nxiste e i ndizte masat për të vepruar.DEMAGOGJI f.Mashtrimi i masave punonjëse, duke i joshur me fjalë të bukura e me premtime të rreme për t'i bërë për vete për qëllime e synime të caktuara politike; qëndrim i politikanëve me dy faqe, që ndryshe flasin e ndryshe veprojnë; fjalë të bukura e të zbrazëta që kanë për qëllim të mbulojnë e të shtrembërojnë të vërtetën. Demagogji politike (borgjeze, revizioniste). Demagogji e stërholluar. Demagogjia e kishës (e klerit). Bën demagogji.

 

O admin pisanjos, a mund ta di pse ma hoqe komentin, apo pse thashe se Berishen e heq une fare kollaj. Ja po ta perseris prape, te plaçin syte, se Buall Mavrine e heq une, po te jete ball per ball me mua. Nuk kam pjerdh per ata qe drejtonin PPSH , per ata qe drejtojne organizmat financiare, per ata qe drejtojne kete planet, jo me per kete.  Ai mund te jete miku juaj, armiku juaj, i veshtire per juve, i kendshem per juve, por per mua eshte asgje, e shumta nje numer. 

O Pjer,Sala eshte vertet numer ,por eshte NUMBER ONE dhe me  keta lloj nuk eshte sfide e lehte,aq sa e ben ti.smiley

 

.smiley
 

me gjakftohte more Pjer (Arif), çben keshtu?!smiley

Pjer, tani do mundet nga te tjere ai. Ti te ishe inatosur ca vite me pare, e ke lene demokracine ne balte smiley

Nuk kam pjerdh per ata qe drejtonin PPSH , per ata qe drejtojne organizmat financiare, per ata qe drejtojne kete planet.....

 

 

Me qafsh qeke perplas edhe me Rothschildet? Qeke i eger ti?

 

 

 

Ky i ka fut plumbin Bin Ladenit, imagjino se ç'u ben ketyre numrave, zero.

Me vjen inat djema, se nuk fyej njeri, komentet i bej aspak si ekstremist, perpiqem te jap mendimin tim, argumentin tim, dhe si perfundim, i teket çensurorit ta fshij per nje sekonde komentin, pa pyetur pa u skuqur. Nuk e kuptoj ç'jane keta hajvane qe marrin rolin e çensurorit, nderkoh qe lene komente me fjale te ndyra dhe ofendime. 

Pjer.

E para eshte ashtu sic thua ti, moderimi eshte dobet, sidomos ku fshihen komente pa fyerje. Ky duhet te jete edhe kushti me elementar dhe minimumi i respektit ndaj atyre qe harxhojne kohen e tyre duke shkruar nje koment.

E dyta, Berisha-Rama ose me sakte PD-PS jane kollona mbajtese te njera-tjetres. Nqs Berisha iken duhet patjeter te vij Rama dhe askush tjeter. Nqs PD iken duhet patjeter te vij PS. Ky rotacion eshte shpetimi per te gjith ata gje gjeten nje popull dhe nje vend naiv ne 1990-n dhe sic thote populli yne 'gjeten shesh, dhe bene pershesh'.

Belulo,

Pjeri ka te drejte. U be shume kohe qe censura po tregohet ekskluzivisht e eger me Pjerin.

Sot e kesaj dite une nuk arri t'a kuptoj arsyen.

Do isha shume i lumtun me ndihmu shqipnine me ide dhe zgjidhje, por perpara du me pa checkun duke u firmose. smiley

Muçi ia fut kot fare me kete punen e ideve, se deri me tash s'ka ngel ide pa u hedhur ne treg, eshte bastisur Perendimi sa s'ka ku te veje me.

Ceshtja eshte tek vullneti, ne Shqiperi mungon vullneti i politikes per te ndryshuar gjendjen. Fillon e mbaron tek vullneti.

Natyrisht, qe eshte dhe mungesa e vullnetit, eshte shprehur tek VQ. 

Pjer,sa faqe eshte ajo VQ-ja?

Cfare nuk paska aty!smiley

kush nuk e ka lexuar

veten ka mallkuar

Joooo!

Rendesi ka vetem ta lexosh ,apo dhe ta kuptosh?smiley

Jam pertace sonte, vetem titullin e artikullit lexova, ne lidhje me idete ..ncuq nuk jemi mangut.. jemi mangut idealisteve ne klasen politike..Idealizmin e kane pushkatuar dhe kjo ben qe fjala zbatim te jete fjale e huaj. Kjo eshte trishtueshmerisht  e vertete.

Shekullin e kaluar Idealizmi u zhgenjye dy here: ne 1945-sen dhe 1992-shin. Hajde kur te behet prape mukajet...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).