Një gjykatë gjermane ka vendosur se policia mund të kryejë kontrolle mes pasagjerëve në trena bazuar në ngjyrën e lëkurës, si pjesë e përpjekjeve për të kapur emigrantët e paligjshëm.

Foto DPA

 

Një gjykatë në qytetin perëndimor të Koblenzit e mori këtë vendim sot, në përgjigje të një ankese të paraqitur nga një pasagjer treni afrikano-gjerman, të cilit policia i kërkoi letërnjoftimin.

Gjykata tha se zyrtarët, që përpiqen të kapin emigrantët e paligjshëm mund të përdorin kritere që përfshijnë pamjen e njerëzve, për të kontrolluar pasagjerët e trenave nëpër rrugë, që përdoren shpesh nga emigrantët ilegalë.

Në një zhvillim tjetër, një grevë e punëtorëve të sektorit publik, që kërkojnë paga më të larta, i detyruan firmat ajrore gjermane që të anulonin sot qindra fluturime, mes tyre 450 në aeroportin e Frankfurtit, një prej më të ngarkuarve në Evropë. Greva ndikoi tek fluturimet në qytete të tjera, përfshirë Munihun dhe Dusseldorfin.

57 Komente

policia kufitare ne gjermani ka pas bere te tilla dallime prej kohesh. ne stacionin e trenit te stuttgart-it ndalonin vetem ata me koken me vaj ose me xhel

sa melon turq ka atje dhe iher? smiley 

Ps: pranej s'kemi nigju per udhetime te xhelit ne Gjermani?

ca thone 2.5 e ca thone 4. sa per xhelin, me siguri qe do e ndalojne per kontroll pa dal akoma nga aeroporti se i kane me verte fiksim kta tipat smiley

Apo sduket dhe cik si kurd ai..smiley

vetem se nuk kuptova: çlidhje kishte lajmi i pare (qe eshte perfshire dhe ne titull), dmth vendimi i gjykates se Koblenzit i cili lejon ''die polizei''.smiley, te kontrolloje pasagjeret ne trena bazuar ne ngjyren e lekures..,  me lajmin tjeter, me poshte shkrimit, greven e punetoreve ne sektorin publik te cilet kerkojne paga me te larta, si anullimin e fluturimeve ne aeroportin e Frankfurtit?

dale pak.., e gjeta!smiley  trena, fluturime, aeroporte... sektori i transporitit.. kjo qenka  lidhja.smiley

Thellohu Belul e mos bej gabime te tilla.

Shkrim +-0 asnje gje te re ne kete shkrim rremuje, sa te rrefugjatet sa te herbs e gjyqet!
Ne Angli e bejne perdite kete pune, sidomos Shqiptareve neper aeroporte, dhe kur del emigracioni neper stacione trenash ...
Por me keq e kane Pakistanest, qe ndalohen kot 'under terrorism act' dhe policia nuk te jep arsye se pse te ndalon, dhe te kontrollon per cdo gje. Le me u dal perpara atyre policeve qe mbajne arme, se ne londer e kane 'shoot to kill' jo me te plagose!

O zoooooot

po kur te ve dhe prangat ajo bjondja me kapele te bardhe ...smiley

o zot  me e mbyll fare dhe ket pak jete qe kena ....!!!

ja keshtu jetojme ne REFUGJATET ne perendimin e arte

Ti si refugjat i ligjshem nuk ke perse te bertasesh.

Ne fund te fundit Gjermania eshte nje nga vendet me te zhvilluara ne bote,dhe te thuash bobo apo o zooot dhe atje atehere je vertet njeri qe nuk kenaqesh me asgje.

Dhe si perfundim,do apo nuk do ti perendimi eshte vertet i arte!

Per njerez si ty edhe me flori tju paguajne do te qyrraviteni.

Sa per ligjin,me duket i cuditshem qe te ligjerohet dicka qe mesohet ne shkollat e policise.ne cdo shkolle policie ne bote te mesojne se si ti seleksionosh njerezit e dyshimte dhe ketu futin pamjne,ngjyren,veshjen dhe shume gjera te tjera.Prandaj me duket e cuditshme te ligjerohet.

Jo per gje por do te perdoret nga shoqatat e te drejtave te njeriut qe me te drejte do ta kontestojne.

Mu ske pse me flet njehere direkt sepse nuk ta kam lejuar !!!

Se pse jam "refugjat"... dhe ne cfare gjendje jam nuk i intereson asnjerit prevec se meje.

Nuk e di nese jeton me verte ne amerike apo eshte thjeshte nje kamuflim i serverit por po qe se jeton me verte atje po te them se po ja jetoke tokes se lavdishme ameriqi.

Perendimi eshte i arte thonin vetem kelysht e dullo kapo jevgjve nexhi alia qe e shijon perendimin duke shtrydhur nje popull te pafajshem me dollarot te dala nga gjaku i shqiptarve. Pra dukesh qarte qe dhe ti je soji i tyre alaboko antishqiptar sllavo grek.

Kush jeton ne perendim me krahet dhe punen e ndershme e djersen e ballit e di shume mire se cdo te thote te jetosh ne perendim pa perkrahjen e shtetit tend.

Tani qe dale nga dale po i del boja neo - dullistat perpiqen tja terheqin vemendjen popullit nga hallet e verteta jo me parrulla ramo nexhiste cthote populli ben partia e cthote partia kercen populli por me pubo jevgo ukrainase dj arjano fevzi shqip.

21 dhjetorat e janaret e rruget e kombit nuk pine me uje ne politiken anti shqiptare

sepse populli dale nga dale po zgjohet.

 

 

Faktikisht, policia, jo vetem ne Gjermani, qe eshte e theksuar, por edhe ne vende te tjera, ben kontrrolle neper stacione trenash, kudo, kur dyshon per diçka. Te thone; karten e identitetit ju lutem, dhe ti kur ti jua jep, te thone ; Faleminderit, dhe vazhdon rrugen, dhe kur nuk e ke, athere eshte bela, se edhe te marrin per verifikim,  ka raste kur ti ke vetem abonomentin, apo karten e shendetesise, patenten apo ndonje dokument tjeter, dhe policat te leshojne duke te kujtuar se here tjeter duhet te mbash karten e identitetit. 

Tani si duket, eshte "ligjeruar" nga gjykata smiley pak e habiteshme kjo, se policia ka mbi 200-300 vjet kendej, qe kontrrollon ne vende te veçanta dhe indivite te veçante. 

Ky profilizimi i ngjyres se lekures eshte tejet abuzues dhe kthen ne de juro diskriminimin racor:

Ps shembull: Nje emigrant i paligjshem Rus,Ukrainas,Moldav,etj nuk trajtohet njelloj me nje emigrat te paligjshem "me lekure ca me te erret"

Megjithate problemi eshte Spanja dhe Greqia:vendet nga te cilat po hyjne emigrantet afrikane ne menyre masive. Greqia lexova se po planifikon te ndertoje Kampe "perqendrimi" per emigrantet e paligjshem(Ai muri i planifikuar ne kufi me Turqine u anullua)... Me sa po shoh BE paska bere plan ta ktheje Greqine ne nje vend grumbullimi ku te mund perqendroje gjithe Emigrantet...

Po ca muri, ata shkojne te gjith nga deti... pastaj ku ka b.th greqia ti ndertoj mur turqise. Jan pordht e grekve kto..

po mire o, edhe ne det, do ndertonin mur me nendetese,do thoshte Arti, nga ato qe i blene Gjermanise..smiley

Art ke te drejte as deti nuk i ndan...smiley me duken si dy vellezer qe ndajne dhomen me perde, dhe shajne njeri tjetrin tek komshinjte.smiley

e di o Arto e di... bile me ka rene rasti dikur te kaloj  nga kufiri tokesor.Greqi-Turqi.... po puna eshte se emigranetet ilegale shkojne kryesisht nga deti, konstatoi ora..smiley

Kjo zona e Thrakes eshte shume problematike se i hipen autobuzit emigranti dhe diten tjeter e ke ne Athine.Plus banoret jane vete turq..Eshte ca e veshtire te levizesh nga ishujt se ka kontrrolle te rrepta neper porte smiley

 

ka kontrolle te rrepta ne porte thote.  po pse o, ke pare emigrante ilegale ti te paraqiten zyrtarisht ne port?!smiley    ata i cojne turqit ,naten, me anije te vogla peshkimi motobarka etj (si dikur skafistet tane qe i conin ne Itali)  dhe i lene diku neper brigjet e ishujve...

nga toka shkojne shume pak... risku eshte shume i madh, pasi kufiri greku turk eshte i minuar.smiley

Po pra , kete te them se keta te kufirit tokesor avullojne,autobuzit dhe i ke drejt dhe ne Athine, ndersa keta te ishujve dihen se sa jane, s'kane nga tja mbajne. Ne ishujt e vegjel kuptohen menjehere por kur mberrijne por ne ishuj te medhenj si Rodos firosin. Zakonisht keta emigratet e ishujve i mbajne neper kampe(zakonisht te perqendruar ishujt kryesore) derisa ti deportojne dhe nuk i sjellin ne Athine. .. smiley

Sa per minat, i dine shtigjet turqit si pellemba e dores...gjithashtu dhe kur flitet per 5000-10.000euro per refugjat.

Cilet jane keta njerez qe shkojne ne Greqi me deshire? Muri duhet krijuar rreth e qark Greqise nga te gjithe fqinjet...

Greqia eshte vend grotesk ku grekerit therrin dhe hajne foshnjat jo-greke...

Po Franca do ta beje kete gje me Wahabistat?

po pastaj? ku eshte problemi ketu?

Po pse ore, me mire ashtu apo ta bejne si ne londer, ku te kontrollojne ne rruge thjesht se duhet te plotesojne kuotat dhe mbajne raportet te bardhe - te zinj, ose me ngjyre. keshtu u be edhe me ato "protestat" vjet. te gjithe shihnim tv, te gjithe e shihnim se te pakten 90-95% e hajduteve ishin zezake, perseri kamera tentonte te fokusohej dhe te bente zoom ndonje "te bardhe"; e njejta gje dhe me gazetat - qe mbanin 50% ose me shume, foto te te bardheve; e njejta gje dhe me aksionin e policise per arrestimin e tyre... lufta ndaj armeve te ftohta, bandat e kodeve postare, apo aksione kunder krimesh te tjera, te pakten 70% e te bardheve ndalohen apo kontrollohen thjesht per te plotesuar kuota. (se kane arrestuar shume te zinj gjate ketij muaji) keta thone qe keto masa behen per te treguar sa vend tolerant dhe antidiskriminues qe jemi... bull faqing shit, dmth.

PS: me ate bjonde policke qe kane keta, une vetekontrollohesha me komande para saj. comeon... you've gotta wish you didn't have any papers.

do ngrihen rreth 30 kampe te tilla ne greqi.me leket e evropes.do punesojne thone rreth 1000 vete per cdo kamp(ushqimi,pastrimi,rojet e brendshme etj).eshte bere tema kryesore e zgjedhjeve te ardhshme ne greqi.

Nuk e kuptoj pse e kane nxjerr me ligj,me nje rregullore te brendeshme mund ta kishin sistemuar shume mire.

po nuk eshte ligj Brado.. eshte thjesht nje vendim gjyqi per nje rast te vecante.. nje qytetar afro-gjerman paska ngritur padi ndaj policise per diskriminim, me sa duket.. gjykata nuk i ka dhene te drejte.  keta tani, bejne sikur u bubu...

Nuk eshte fjala per nje rast. Kontrolle te tilla behen sistematikisht..Ligji defakton policine te beje kontrolle racore...Ehe keta ishin ata qe e nxorren ne mode edhe ate yllin e David-it para nja 80 vjetesh smiley

shume mire ben ligji mo art, cfare po thua...

eshte idjotesi e vertete te hetosh per terrorizem (qe kryesisht eshte islamik) nje te bardhe si une, ne nje kohe kur te gjithe ata qe kryejne vetevrasje dhe sulme kamikaze - edhe ata te londres neper autobusa - jane o pakistaneze, o arabe, o afrikane (veriore apo subsahariane qofshin). tani, po te kerkosh eficence dhe te mos i paguash kot policet, e verteta duhet pranuar ne vend. nese nuk do t'i shpetoje ndonje terrorist sites sepse ke qene shume i zene duke kontrolluar te bardhet, atehere ca te verteta duhen pranuar ne vend.

Une e kam tek trajtimi i jobarabarte i qytetarit...Se eshte ironike se ne te vertete keta  e dine fare mire se kush jane keta terroristet dhe ju japin dhe pensjon dhe £40.000 per rinovim shtepije. Une kam nje komshi ketu afer i cili ka adoptuar dy femije me ngjyre(nje djale indian dhe nje vajz lationoamerikane). Femijet sot jane rritur dhe jane me suedeze se vete suedezet, i bie puna se po te jetonin ne Gjermani do ti nenshtroheshin abuzimeve rituale te policise gjermane per shkak te ngjyres se lekures?...

"Liria eshte e pavlere në qoftë se nuk eshte e njejte për të gjithë"

Mahatma Gandhi

s'ka lidhje art. trajtimi i padrejte eshte trajtim i padrejte kunder kujtdo te zbatohet. dhe ne te njejten tablo qe pershkruan ti, une do fusja qindra e mijera te bardhe qe do kontrolloheshin kot vetem per te mbushur kuotat. se trajtim i padrejte do te ishte. abuzim thjesht per shkak se ca njerez apo aktiviste as nuk duan te pranojne dhe as nuk duan te pranohet realiteti.

ah, se desh harrova... 

ti ne vend qe te kapesh me shkeljen e te drejtes themelore te NJERIUT, e drejta e levizjes se lire, kapesh mbas kesaj... apo mos te duket me vend qe shqiptaret te ndalohen, kontrollohen, burgosen dhe ekstradohen, si ne gjermani, ashtu dhe gjetke.

Te jap nje shembull tjeter...Ishim po ne shqiptaret qe abuzoheshim me praktika te tilla ne Greqi dekada me pare(vazhdon dhe sot) dhe protestonim, me te drejte...Kushdo qe dukej si shqiptar ndalohej, arrestohej dhe mbahej 6 ore ne qeli (koha e duhur per verifikimin e dokumentave)..Realiteti eshte qe  BE ka ndjekur nje politikie te mefshte apo si puna e strucit me azilantet dhe refugjatet...Mos i hidh nga nje xhep ne tjetrin.....Mbaj ata qe ke mundesi te mbash  dhe deporto ata qe jane per te deportuar, por "mos diskrimino ata qe jetojne ligjerisht"

kontrolli behet per te vertetuar qe je aty ligjerisht, art. kjo eshte gje shume e thjeshte.

shqiptaret ne greqi, sikur te rruheshin me shpesh, te qetheshin e kriheshin me shpesh, te mos qetheshin te gjithe ballaboks e te tregonin me sa cepa e kane koken, ndoshta nuk do ishin stereotipizuar. se i sheh dhe ne angli, poashtu duken, si parja e kuqe; dhe kane nga 15 vjet ketu. ka te beje me te njejtin lloj kujdesi qe finalizohet ne shtetberje te shendetshme. dhe gjithsesi, kjo nuk e ben te drejte qe nje populli apo qofte nje individi te vetem, t'i shkelet nje e drejte kaq themeltare. absolutisht qe nuk me duket shkelje e te drejtes pse policia perqendrohet me shume ne nje komunitet qe nga tiparet ka me shume gjasa te jete i jashteligjshem. po eshte pikerisht kjo "paligjshmeri" qe eshte pikerisht artikulim i shkeljes se nje te drejte themelore te njeriut - levizjen e lire. kjo po, kjo ka kuptim te te beje pershtypje... dhe jo menyra apo aftesia e zbatimit te nje ligji qe shkel te drejtat e njeriut.

a thua kuptohemi tani?

Me kane ndaluar dy here mua under terrorism act, me thane thjesht 'we picked you randomly' - njehere ne Stratford dhe njehere tjeter ne St Paul's, afer paternoster square. Po ik o dreq u thashe shko kapni noj terrorist Pakistanes, se nje nga ato policet ne Stratford ishte Pakistanes vete.
E bejne kete pune se i dallojne Shqiptaret dhe i klasifikojne si te bardhe ne kuota. Se Anglezet bejne llafe kur i ndalon policia per kete pune. Kete me tha nje mesuesi im qe ishte adviser i shtetit per counter terrorism.

Une nuk e kam me te paligjshmit, por me ata te ligjshmit qe e kane lekuren ndryshe me kupton...Hapet porta per abuzim sistematik. Imagjino te ishe qytetar gjerman me prinder aziatike apo me ngjyre dhe do ti detyroheshe abuzimit sistematik neper transportet apo vendet publike vetem se je profilizuar si element i rezikshem per shoqerine ne radaret e policise..A e sheh ti kete te drejte?

Cdokush te trajtohet njelloj...Kontrolli dokumentet te gjitheve, se kalojme ne diskriminim racial aty.

Kontrolli i profilizuar i cili behet jo rendomte edhe neper aeroporte eshte thjesht nje menyre abuzimi kundrejt kategorise se qytetareve jo te bardhe. Sic mund ta themi ne anen tjeter jo arab eshte terrorist apo cdo norvegjez eshte Brevik....Se edhe ata qe hodhen bombat ne Oklaoma apo Parkun Olimpik ne Atalante nuk hynin ne kategorine e profilizuar smiley

Thjesht kjo po zevendeson shiritat e verdhe qe ju viheshin dikur nje pjese te popullsise(qe i perkisnin races jo gjermane) per ti dalluar se ishin te rrezikshem per shoqerine

Art pse behesh merak,fryme te tilla jane de facto ne Europe.Frika apo paragjykimi per njerez ndryshe nga ty.Kjo s'perben asnje gje te re per momentin.Sidoqofte une kam mendimin se kjo eshte nje faze e perkoshme e rrethit ciklik te perzierjeve te rracave.Derisa sa Europa me te mira e te keqija shume shume vite me vone te behet si sistem kulturor amerikan"melting pot"

Ka nje ndryshim thelbesor, nga de facto ne de juro...Tani po legalizohet abuzimi,..Ate raktike qe deri dje e kritikonin ne vendet e tjera po e bejne vete... po hyjme ne nje faze tjeter

Une ndaj thashe de facto,pasi normalisht ne Europe kjo pasohet me ligjerim.Me fal,por s'u duk abuzimi hapur me deportimin e romeve te Rumanise dhe Bullgarise nga Franca.Tani eshte nje kohe krize,eshte mese normale te kete reagime te tilla brenda EU.Sidoqofte une prape mendoj se ne nje faze te dyte situata te tilla do kalojne.Gjermania ne fjale ka popullaten me plakjen me te larte ne Europe.

Gabimi me keto vende ishte i vete BE-se e cila i pranoi para kohe, ne nje kohe kur e dinte ce ne cgjendje jetonin romet ne keto vende.

nuk ka lidhje, o art! 

ke te besh me nje ligj qe shkel te drejtat e njeriut. kaq.

se si plotesohet nje ligj abuziv, RACIST dhe diskriminues, qe ne thelb shkel te drejtat themelore te njeriut, nuk ka absolutisht asnje lloj rendesie.

paralelet metaforike qe kerkon te heqesh per te "barazuar", nuk me duken fare me vend. kete mund t'ja thuash dikujt qe ben deklarata te tilla. nuk e kuptoj pse ma thua mua...

ART! edhe kur beheshin hetimet per cmontimin dhe arrestimin e anetareve te KKK, nuk mendoj qe beheshin hetime mbi te dyshuar zezake. kur u be nyrnbergu, nuk pame as edhe nje zezak apo arab, apo njeri me ngjyre aty neper gjyqe si te akuzuar.

keto jane ceshtje qe mund t'i shohesh si perpjekje per te cuar drejtesi ne vend - ne menyre qe te drejtat themelore te njeriut te respektohen. ajo qe thua ti, nuk ka asnje lloj lidhje.

Ti nuk beson tek barazi e individit?...domethene ai qe ka lekure ca me te erret nuk i takokan te njetat te drejta me te bardhin?..Une besoj se co individ duhet te trajtohet si i barabarte perpara ligjit..

Ky termi i te drejtave te njeriut eshte ca i paqarte se nuk dihet se ku fillojne apo mbarojne..Pas 11 shtatorit i kane bashkangjitur disa fushnota nenligje te cilat abuzojne tmerrezisht me po keto te drejta...Kalojme tek profilizimi i internetit (qe nuk ka te beje shume me racen por me survejimin qe na bejne per cdo tastjere qe klikojme)..Profilizimin e jetes sone...

ja marrezia e radhes, ky cifti bitanik arrestohet per shkak te komenteve ne FB.....Akuza per terrorizem...

 

o arto, po ti po me lexon apo jo?

PS.

une qendroj per barazine e individeve dhe te drejtave te tyre. - jam nga te paktet qe e deklaroj hapur qe jam komunist.

nuk besoj ne nje barazi te tille, sepse ajo nuk eshte e vertete, jo ne realitet. realiteti thote qe gjermanet kane shume me shume te drejta se shqiptaret. amerikanet kane shume me shume te drejta se shqiptaret. FAKT!

Gjithashtu je i vetmi komunist qe ja vlen te besh muhabet.

Po keshtu je i vetmi komunist ne kete blog qe je dhe nacionalist.

Pershendetje!

Ca komunisti eshte ai amon,te ishte komunist ai linte koken per Sali Berishen ai eshte AK ( Arrnaut Kokebosh ) smiley

Shume mire qe u ligjerua, se u mbush Evropa me aziatike e afrikane. 

Kisha 2 afrikane ne nje kurs gjuhe ne De., nje qe bente specializimin ne mjekesi dhe tjetri qe ishte shume i trashe (nuk dinte as te shkruante) dhe drogaxhi. Kete mjekun e ndaluan 2 here brenda muajit policet per ta kontrolluar dhe nje here tjeter i keputen nje varese nga qafa ca "gothic" ne tram - kot sepse ishte me ngjyre...

Pyll pa derra s'ka dhe te gjithe njerezit ne nje thes nuk futen. Kaq kisha!

Pyete njehere ate zezakun drogagji se sa here e kane ndaluar per droge dhe sa here per terrorism? Ne nje vend ku zezaket shesin droge, normal qe do te ndalohen zezaket e kontrollohen per perdorim ose shperndarje droge.
Sikurse ato qe duken si Pakistanez ose te tjere me mjekerr e me pantollona treqereksh e me shapka, do te ndalohen per kontroll terrorismi!
Dhe gabelt e Rumanise neper trena ndalohen se jane gjepista. Zezaket e Jamajkes per sjellje droge dhe pastrim parash, Ukrahinasit per letra falco, Rumunet qe kane leke neper duar per fraud, Rastafarians per hashish, do mo?
Kriminal profiling behet ne shkolle ketu, dhe neper kurse e metoda te policise, eshte e ligjshme se jep rrezultate. Por eshte e hapur per abuzime ne shume raste

Eris:

Fjale me vend. E keqja de jure diskrimin eshte se i hap deren te keqes. Slippery Slope. Sot ngjyra e lekures, neser, permasa e hundes!

Flas per ju qe jetoni ne hapsiren gjermane!

Komete shume te dobta  duke e ditur mire se cfare problemesh ka Gjermania me te huajt  smiley

Dmth kur te vijme nga plazhi duhet te mbajme dokumentat me vete...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).