Bernd Fischer, studiues i njohur i historisë shqiptare thotë se Sali Berisha është një lider i ngjashëm me Enver Hoxhën. Historiani ka bërë këtë deklaratë gjatë një konference ku është marrë në analizë 100-vjetori i shtetit shqiptar.

Fischer duke kritikuar mungesën e demokracinë tek partitë politike shqiptare, ka theksuar se Berisha është “trashëgimtar” i Enver Hoxhës me argumentin se synon pushtet personal dhe sulmon ashpër kundërshtarët.

Sipas Fischer, Berisha “shumicën e energjive ia dedikuan kontrollit të gjyqësorit, prokurorisë dhe pushtetit vendor.”

“Në disa fusha të rëndësishme ndikimi i Enver Hoxhës mbeti i fortë tek njerëzit që e pasuan në krye të shtetit. Sali Berisha dhe shumë nga elita e Tiranës në vitet ‘90 kishin frymë autoritare, ishin jotolerantë dhe përjashtonin kompromisin dhe negociatat për të cilat Shqipëria kishte nevojë në mënyrë që të forconte demokracinë. Sali Berisha e përdori PD-në si një vegël për të forcuar pushtetin personal dhe ashtu si Enver Hoxha nuk lejoi debatin e brendshëm dhe sulmoi ashpër kundërshtarët pavarësisht kostos për demokracinë”.

Përveç Berishës, historiani i njohur ka kritikuar dhe ish-kryeministrin Fatos Nano, të cilin e cilësoi dogmatik. /F.S/

14 Komente

Shume gjera qe nuk i dinim. Na hapi site Fisheri. Tashi i humbi zgjedhjet e 2013 Berisha, siguro (me theks te u-ja).

yep. u qartsum. te kish shtu edhe qe kryeqyteti i shqipnis eshte tirana - ajo do na kish shastis pa kthim. te gjitha i din mer kopilat, s'iu shpeto gjo!

Sa jane shtuar keta sahanlepiresit e Edvinit mo!

E paska dhi edhe Fisheri. smiley Respekte sidoqofte. Per mua librat e tij mbi historine e Shqiperise jane me te miret.

Shume mire e ka Fisheri. Go Rama go. Te presim ne 2017-ten te sjellesh rilindjen smiley

Ky pó qe eshte studiues,vetem ketu ne peshk e kemi thene mbi nja milion here ( shemja,berberi,kozi dhe zotrules 867000 here diferencen ne te tjeret ) kurse ky paska bo studim,e voton Populli mor ca ti bejme smiley

Kjo qe thote Fisher, eshte mese e vertete. E ka treguar historia keto 22 vjet. 

historiani i njohur ka kritikuar dhe ish-kryeministrin Fatos Nano, të cilin e cilësoi dogmatik.

..ket e kena dit me kohe po sikur te jepej ndonje link per ket artikell(jo ai i shekullit se...kuptohet)  do ishte me e veshtire per te bere lojra te tilla  fantastiko-propagandistike...  

Nje nalize e Fischer per Transitions Online...

 

Berisha ky trashegimtar i Hoxhes
 

Nga Bernd Fischer

Me rastin e 20 vjetorit të zgjedhjeve të para post- komuniste dhe në prag të votimeve kyç në vendin tonë, portali i njohur Transitions Online, që mbulon analiza nga vendet post-komuniste, risjell këtë analizë të historianit Bernd Fisher

Sot Shqipëria do të shënojë 20 vjetorin e zgjedhjeve të para post- komuniste. Do jetë një moment historik i zymtë: një ngërç politik dy vjeçar ka ngrirë progresin e vendit dhe liderët e saj duken të pazot për të jetuar madje në të njëjtin univers politik duke akuzuar nga njëra anë të tjerët për vjedhje votash dhe nga ana tjetër duke u shprehur se humbësit e votave kërkojnë të fitojnë përmes veprimeve në rrugë pasi nuk fitojnë dot me vota. Ky koment i zotit Fisher, ekzaminon trashëgimin e Enver Hoxhës e duke bërë një gjë të tillë ofron një analizë të fortë se përse zakonet e demokracisë nuk janë ngulitur akoma aty.

Transitions Online

Kur diktatori stalinist i Shqipërisë Enver Hoxha u përcoll me nderime tek Varrezat e Dëshmorëve, nën statujën e monumentit Nënë Shqipëri, – data e vdekjes së tij, 11 prilli 1985, iu hoq nga varri. Ramiz Alia, i cili i shërbeu Enver Hoxhës si Sekretar i Partisë së Punës së Shqipërisë, tha se njerëz të tillë nuk vdesin kurrë.

Dhe është ndoshta një fatkeqësi për këtë vend, që 25-vjet pas vdekjes së Hoxhës, mënyra si janë zhvilluar gjërat, i ka bërë shumë shqiptarë ta rimendojnë ish-periudhën komuniste si të dëshirueshme. Duket sikur Ramiz Alia kishte patur të drejtë.

Vërtet, aspektet më brutale të regjimit të Hoxhës tashmë kanë kaluar me kohë, përfshirë izolimin, vrasjet politike, vuajtjen në burgje, punën e detyruar dhe vështirësitë që vinin nga internimet.

Por sot, elita nuk përfill dhe nuk është e interesuar për mirëqenien e popullit, nuk punon për të mirën e vendit të vet; politika është e vrazhdë dhe jotolerante, mungesa e sundimit të ligjit është e dukshme. Këto probleme ua kanë penguar rrugën qëllimeve të vetëdeklaruara nga Shqipëria, siç është ngritja e një demokracie funksionale në vend, ngritja një ekonomie të qëndrueshme dhe integrimi euroatlantik.

Lideri i madh

Dyzet vjet të sundimit të Enver Hoxhës, lanë një trashëgimi të zymtë për Shqipërinë post-komuniste. Por ka diçka në favor të tij.

Në kushtet e një varfërie të lartë të trashëguar nga viti 1944, ai e ngriti ekonominë bazuar tek modeli sovjetik i industrializimit, përmirësoi nivelin e jetesës, reduktoi dallimet mes rajoneve në shoqërinë shqiptare, mbrojti integritetin territorial, dhe bëri përmirësime të veçanta, në fusha të tilla si shëndetësia, arsimi, si dhe në drejtim të të drejtave të grave.

Mund të tingëllojë, mbresëlënëse, për aq kohë sa përshkrimi është sipërfaqësor, pra pa hyrë akoma në detaje.

Sepse ky përshkrim lë jashtë një nga tiparet e dukshme të sundimit të Hoxhës. Ndryshe nga diktatorët e tjerë të Europës Lindore dhe Qendrore, me kalimin e moshës, Hoxha u bë më ekstrem dhe dyshues, duke përdorur një aparat të gjerë dhe të fortë sigurimi, policinë e fshehtë (spiunët), duke depërtuar me to deri në shtëpitë e shqiptarëve.

Shqiptarët bashkëjetuan me këtë (përveç ndonjë rasti të rrallë dhe heroik) duke u karakterizuar nga konformizmi, dhe apatia, duke marrë me vete edhe pak nga paranoja e sundimtarit të tyre.

Në mënyrë periodike dhe të pamëshirshme Hoxha eleminoi disa nga kolegët e tij. Asnjë regjim komunist nuk ka përjetuar një spastrim të tillë. Ndërsa procesi ecte përpara, pushteti përqendrohej tek një grup i vogël njerëzish, me lidhje të ngushta familjare, mbështetur tek besnikëria dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm në spastrimin e kundërshtarëve politikë.

Ky regjim krijoi atë që është quajtur si një “kolazh i fantazisë”, një lloj vendi që do ta bënte një surrealist të qante nga gëzimi. Por, edhe, në qoftë se kjo do të ishte thjesht një fantazi, ishte gjithsesi e tmerrshme.

Njeriu i fundit në këmbë

Vdekja e Enver Hoxhës la një vakuum që u mbush nga një përkrahës i tij, Ramiz Alia. Lideri i ri u përball menjëherë me probleme serioze, ekonomike dhe sociale, produkt i disa reformave të rrezikshme të bazuara në vendimmarrje ideologjike.

Ramiz Alia, i cili aspironte të ishte një komunist i reformuar, gradualisht reformoi disa nga aspektet më të egra të regjimit. Pas kësaj, disa segmente të shoqërisë njohën rritje dhe shoqëria u bë më e guximshme.

Alia bëri diçka më shumë se sa thjesht reagimi; ndryshoi paksa strukturën e Hoxhës, por u përpoq gjithsesi të ruante sistemin e Hoxhës. Gjithsesi, ishte shumë vonë. Shqiptarët kishin parë tashmë ndryshimet që po ndodhnin në të gjithë pjesën tjetër të Europës Lindore.

Përkeqësimi i kushteve brenda vendit çoi në konfrontime radikale. Shtytjen përfundimtare drejt ndryshimit, vendi e mori nga studentët e Tiranës. Ndryshe nga intelektualët e vendit, ata ishin të gatshëm të përballeshin me rrezikun, dhe e kundërshtuan hapur regjimin.

Shumë i shqetësuar, Ramiz Alia, zgjodhi Sali Berishën për ta dërguar si ndërmjetës. Berisha e përdori mjeshtërisht këtë moment, për t’u hedhur më pas në protesta, deri në dorëzimin e Ramiz Alisë. Në shumë mënyra, Sali Berisha e ka dominuar Shqipërinë qysh atëherë.

Presidenti i ri – i vjetër

Sali Berisha, një nga kardiologët kryesorë të Shqipërisë, ishte komunist dhe kandidat për anëtar në Komitetin Qendror të Partisë së Punës.

Por që në momentin që ai u bë president i Shqipërisë në vitin 1992, ai tundi flamurin anti-komunist, duke e deklaruar si “rruga e së ardhmes” dhe duke e përdorur për hakmarrje ndaj ish-komunistëve të tjerë.

Ta lije regjimin e Hoxhës pas vetes, ishte shumë më e vështirë nga ç’mund ta kishte parashikuar dikush.

Vendi bë anëtar i Fondit Monetar Ndërkombëtar, ndoqi rrugën e privatizimeve të shpejta, i dha fund kufizimeve në import, braktisi kontrollin e çmimeve etj. Por papunësia u rrit. Për dhjetëra mijëra anjerëz, varfëria sa vinte e thellohej. Qindra mijëra shqiptarë u larguan nga vendi. Dhe në shumë fusha, ndikimi i Hoxhës vazhdonte të ishte i fuqishëm.

Berisha dhe pjesa tjetër e elitave në Shqipëri, treguan një mentalitet autoritar dhe jotolerant që nuk lejonte asnjë kompromis apo negociata, të nevojshme për ta çuar vendin drejt demokracisë.

Berisha me gjithë guximin që kishte treguar në momentin e shkëputjes nga regjimi, dukej i paaftë për t’u shkëputur nga e kaluara e tij. Në të vërtetë, partia e tij, Partia Demokratike u bë një makinë personale për të forcuar pushtetin e vet. Njëlloj si Hoxha, ai nuk pranonte ata që nuk pajtohesin me mendimin e tij dhe goditi çdo sfidant të vetin me të gjitha mënyrat që kishte në dispozicion (përfshirë dhunën), pavarësisht nga kostoja që paguante demokracia e re e Shqipërisë.

Fushatat e tij elektorale të kujtojnin propagandën komuniste të kohës, Berisha opozitarët i quante “terroristë” dhe të “frontit të kuq” të cilët, sipas tij, kishin mbështetje nga armiqtë tradicionalë, grekët dhe serbët.

Forcat e tij të sigurisë dhe bandat kriminale, ndërprisnin mitingjet e opozitës, bastisnin dhe sulmonin të gjithë mbështetësit e opozitës, kandidatët, përfshirë këtu dhe shtypin.

Kryeministri i vjetër – i ri

Kombinimi fatal i këtyre politikave dhe trajtimi i papërgjegjshëm i skemave piramidale, e çuan Sali Berishën drejt largimit në vitin 1997, pas asaj që mund të konsiderohet kryengritja e parë e suksesshme popullore e armatosur në Europë që nga shekulli XIX. Trazirat në rritje dhe rebelimi i plotë i popullsisë çuan në shpërbërjen e ushtrisë. Trajtimi i egër që pushteti i Berishës i bëri popullsisë nuk mundi të ndalontë bastisjen e afro 1 milion kallashnikovëve, tankeve, artilerisë së rëndë, deri tek raketat e sofistikuara kineze tokë-ajër – nga repartet ushtarake të vendit.

Dhuna që pasoi shkaktoi qindra të vdekur, duke e detyruar Berishën, të turpëruar, të jepte më në fund dorëheqjen duke i hapur rrugë zgjedhjeve të reja parlamentare. Opozita erdhi në pushtet pas një procesi gjithashtu të turpshëm demokratik, por komuniteti ndërkombëtar e miratoi rezultatin pasi nuk kishte zgjidhje tjetër.

Kryeministri i ri, Fatos Nano, ka qenë kryeministri i fundit i regjimit komunist. Edhe ai ishte gjithashtu një krijesë e kohës së Hoxhës, dhe i brumosur me politikën e hakmarrjes dhe autoritarizmit. Në të vërtetë, për shumë arsye, ai ishte mëshirim i kësaj kulture. I privilegjuar nga gruaja e Hoxhës, Nexhmija, ai e kishte kundërshtuar pluralizmin e vërtetë dhe sistemin e ekonomisë së tregut deri në fund të sistemit njëpartiak.

Si Nano i vendosur në pozicionin e tij të hershëm, ashtu dhe Berisha, në atë të Hoxhës, prireshin të ishin dogmatikë, konfrontoheshin, dhe ishin të fokusuar, fillimisht të paktën, vetëm tek rezultatet.

Ai solli disa figura të vjetra në rrethin e tij të brendshëm, duke mënjanuar reformatorë shumë të përkushtuar, dhe shtypi debatin e brendshëm në parti. Nano po ashtu si Berisha, shkatërroi idenë e një sistemi civil të pavarur, duke e spastruar aparatin e sigurisë, gjyqësorin dhe administratën shtetërore, dhe pothuajse të gjithë ambasadorët dhe gjeneralët.

Nano, pasi pothuajse u përmbys nga një grusht shteti, i iniciuar nga Berisha, vendosi një regjim korruptiv që mund të pasuronte atë dhe mbështetësit e tij. Edhe njëherë, thelbi i detyrës së tyre, puna për të mirën e popullit ishte injoruar. Por kur qytetarët patën shansin për ta zëvendësuar atë, Berisha doli si e vetmja zgjidhje.

Disfata e fundit

Sali Berisha “i ri” u kthye në pushtet në vitin 2005. Disa përparime ishin arritur, por shumë nga mënyrat e vjetra Hoxhiste vazhdonin të ishin prezente. Pjesa më e madhe e energjive të Berishës u përqëndrua në zgjerimin e pushtetit të tij, përmes një kontrolli të madh, në qeveritë vendore, dhe kinse ‘administratën e pavarur’.

Zgjedhjet në Shqipëri vazhdojnë të jenë të shoqëruara me sharje dhe një shkallë të lartë dhune, shpesh rezulton të ketë ngecje të gjata në aspektin politik, duke shtyre reformat aq shumë të nevojshme për vendin.

Vërtetë, zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009 ishte pak më i mirë, por ata u penguan nga dhuna parazgjedhore, politizimi i aspekteve teknike, dhuna verbale ushtruar mbi votuesit, dhe parregullsitë e shumta të vërejtura gjatë numërimit.

Shumë vëzhgues vendas dhe ndërkombëtarë vazhdojnë të bëjnë thirrje urgjente për reformën zgjedhore dhe gjyqësore, luftën kundër korrupsionit, lidhjet e qeverisë me krimin e organizuar, si dhe forcimin e sundimit të ligjit.

Vitet e Enver Hoxhës ishin një histori e mbijetesës personale dhe elitare, fuqie të pamëshirshme, represioni të pamëshirshëm, internimi dhe fanatizmi ideologjik. Një çerek shekulli pas vdekjes së tij dhe gati dy dekada pas rënies së komunizmit, Shqipëria është ende duke luftuar për të përfunduar tranzicionin e saj demokratik. Përmbushja e këtij qëllimi do të ishte mposhtja përfundimtare e diktatorit të vjetër.

* Dr. Bernd Fisher, profesor në Universitetin e Indianas në SHBA është historian dhe studiues i njohur i historisë shqiptare.

 

Sna tha noj gje te re.

Po Sal kllufi nuk fiton sikur dreqit tja lej sumen ne 2013. Do filloj do bej prape si gore per 8 vjet me garnizonin e tiranes dhe damllate qe i shkojne nga prapa, katnare e injorante te tere.

Ja u paska futur dyfish komunisteve dhe nostalgjikeve Fisheri.  Nga nje ane ka bere herezine e te krahasuarit te Saliut me kumandarin, nga ana tjeter paska thene qe gjermanet jane larguar nga Shqiperia me 4 dhjetor.

Shpërthen Kavaja: “O Sali, o legen, ke 20 vjet që gënjen”..)
Ja paska fut Fisherit Kavaja smiley Boll genjyen keta bebet me lojra fjalesh qe kruhen ne kurriz , ku u ha e ku u gris smiley

Do jete socialist ose Komunist i reformuar ky Fisher smiley

Ju mos ja hidhni fajin Berishes! Populli e do Berishen por edhe Berisha e do popullin. Edhe ky Fisheri, kot mundohet se Berisha, sa te kete unitetin Parti-Popull aty do te jete. . Kur te transformohet truri i shqiptareve athere sdo te kete me Berishe ne krye!

Berisha eshte me fat, ka krijuar nje kaste rreth vedit prej kohesh, u ben 20 vjet (sjan pak) ne krye "te shtetit"....

eshte nje shtrese e caktuar " demokrate" qe "udheheq" vendin qe kane krijuar pasuri te tundshme dhe te patundshme, kane poste detyra ofiqe qe i sherbejne Berishes, dhe politikes se tij, eshte ceshtje kulture kjo puna e sundimit gjate ne shqiperi nga nje person i vetem, dhe kete kulture te keqe e ushqejne edhe intelektual qe nuk perfitojne pak nga sundimi i sundimtarit ne vite...me keqardhje por keto libra apo shkrime kunder personit Berisha nuk i bejne aspak pershtypje shoqerise shqiptare, sepse nuk ndryshojne realitetin, nuk ngacmojne apo reagojne as nje krijese, ka ngordh nervi i popullit ai popull eshte mesuar te vuaj, te perpelitet te genjehet dhe te mashtrohet Berisha e ka krijuar imunitetin  per kaq kohe, dhe nuk eshte rrezuar dhe nuk ka ndermend te rrezohet sa te kete kasten e tij qe e mbeshtet qe e ushqen kudo qe eshte Berisha, Politika eshte biznes!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).