Kujdestarja denoncon drejtoreshën e Shtëpisë së Fëmijës për falsifikim dokumentesh.

Skandal në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”, ku janë vjedhur fondet për bukën e jetimëve. Kujdestarja e Shtëpisë së Fëmijës ka denoncuar për këtë abuzim drejtoreshën, e cila thotë se në momentin kur është bërë shkelja, ajo nuk ka qenë në këtë funksion. Megjithatë, kjo pritet të sqarohet nga krimi ekonomik i Tiranës, i cili ka regjistruar kallëzimin penal, ndërkohë që sot pritet të dëshmojë drejtoresha e shtëpisë së fëmijës, Drita Mandreja.

                                                                                                                                                                                                                           Abuzimi me paratë

Sipas të dhënave të mbledhura nga gazeta, historia zë fill katër vjet më parë. Në atë kohë, në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”, ku kryesisht qëndrojnë fëmijë jetimë, ose të braktisur, është dhënë një fond prej 280 mijë lekësh të reja nga fonacioni “Shpresë për Botën”. Ky fond do të përdorej për blerjen e bukës dhe ushqimeve të fëmijëve që strehohen në këtë shtëpi, por dyshohet se me ato para është abuzuar. Në këto kushte, pas dhënies së fondit dhe limitit të kohës për shpenzimin e tij, auditi i Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta ka ushtruar një kontroll te “Zyber Hallulli”. Gjatë kontrollit janë konstatuar prej specialistëve shkelje të ndryshme, kryesisht në çmimet e vendosura për blerjen e bukës dhe të ushqimeve. Më vonë, pas kontrollit të auditit, kjo dosje ka rënë në dorën e Kontrollit të Lartë të Shtetit, që pasi ka studiuar faktet, ka vendosur që të gjobiten katër punonjëse të Shtëpisë së Fëmijës, ku është vendosur një gjobë prej 70 mijë lekësh për secilën prej tyre. Nga këto punonjëse mësohet se ishte ish-drejtoresha e Shtëpisë së Fëmijës, dy kujdestare dhe një ish-financiere. Financierja është shkarkuar nga drejtoresha aktuale Drita Mandreja, ndërkohë që ish-drejtoresha është larguar nga “Zyber Hallulli”. Për dy kujdestaret, burimet tregojnë se janë aktualisht në punë.

 

Denoncimi në polici

Duke qenë se dy punonjëset dhe dy ish-zyrtaret e kësaj shtëpie do të paguanin gjobat, një prej tyre ka kundërshtuar, duke deklaruar se ajo nuk dinte asgjë për këtë fond dhe se firma e saj është falsifikuar. Bëhet fjalë për Eliverta Alushin, e cila, e ndodhur në këtë pozitë, është paraqitur në polici duke denoncuar skandalin e abuzimit me fondin dhe duke akuzuar se kjo është kryer nga drejtoresha e Shtëpisë së Fëmijës. Alushi ka pretenduar para oficerit të policisë gjyqësore se firma e saj është falsifikuar dhe për këtë ka kërkuar një hetim, me qëllim që të nxirren përgjegjësit e vërtetë dhe ajo të mos ngarkohet me gjobën e vendosur nga KLSH-ja. Megjithatë, ky denoncim nuk është pritur mirë nga drejtoresha e shtëpisë, Drita Mandreja, e cila hedh poshtë akuzat ndaj emrit të saj. Në një prononcim për gazetën “Shqip”, ajo shpjegon se abuzimi është bërë katër vjet më parë, kur ajo nuk ishte në këtë funksion. Ajo shprehet se falsifikime mund të jenë bërë, por kjo i takon organeve të hetimit për të nxjerrë përgjegjësit. Në këto kushte, ajo shprehet se sot do të paraqitet në polici dhe do të japë të gjithë dokumentet dhe pretendimet e saj për këto akuza për fondet e jetimëve. Megjithatë, pavarësisht se cili do të rezultojë se është përgjegjës i këtij abuzimi, tronditës mbetet fakti që janë vjedhur fondet për ushqimin e jetimëve.

 

31 Komente

Per kaq pak pare i ndyjne duart njerezit?!

Rikonstruktimi i Shtepise se femijeve Z.H. ka filluar qe ne qershorin e kaluar dhe deri me sot vazhdojne punimet. Femijet i kane shperngulur tek konvikti i shkolles se Gjuheve te Huaja dhe nuk e di ne c'kushte jetojne atje. 

Vjet, u be nje projekt ndihme per disa institute nga kompania ku punoj dhe iu vu ne dispozicion shtepise se femijeve nje shume prej 10 mije eurosh per ndonje investim ne ndihme te femijeve. Drejtoresha donte calcetto te mbuluar! Se per cfare iu hyn ne pune calcettoja femijeve, nje zot e di! Se nuk kerkoi as ndonje kend sportiv, po calcetto me te gjitha standardet. "nese nuk me beni kete, nuk dua asgje tjeter!!" fjale per fjale keshtu ishte shprehur. U terhoq kompania dhe beri biblioteken audio tek shkolla e nxenesve qe nuk shikojne. 

Nje pjese te atyre femijeve i njoh nga afer. Deri ne qershor, kur u mbyll shkolla, shkoja i takoja cdo 2-3 jave. Pastaj i humba, sepse me thane qe i kishin cuar ca ne Durres, ca i kishin marre te afermit per pushimet e veres. 

Vetem pasditen e 31 dhjetorit e mora vesh qe ishin tek konvikti. Po kaloja aty perpara, vajzat me kishin pare dhe po me therrisnin ne kor, ca nga dritaret e konviktit, ca nga kangjellat! Jane shume femije te dashur e po me pyesnin, sa me bene keq, "Po ti pse s'ke ardhur te na shohesh me?" U ndjeva keq se nuk eshte justifikim para tyre te thuash "nuk e dija se ku ishit". 

Po ne kane arritur deri tek buka e femijeve, buka ju zente syte deri ne 7 breza!  

Hallall Anahuqe, very nice of you qe shkon i takon smiley

"nese nuk me beni kete, nuk dua asgje tjeter!!" fjale per fjale keshtu ishte shprehur.

po ja per keto gjera duhet te bejne ndonje shkrim here pas here gazetat, jo vetem per leshmeqime sherre politike.

Sic thote AK, ju befshin ilace kush i ka vjedhur!

Dikur ka pas qene nje kompani amerikane "hope for the world" qee financonte shtepine e femijes.

Perpara 10 vitesh kam bere te njejten perpjekje si ty Ana. Isha vecse nje femije, lija mesimin dhe kerkoja shoqatat qe ti ndihmonin. Me ne fund Kryqi Kuq Amerikan pranoj dhe shkoj tek drejtori i asaj kohe dhe i kerkoj projektin e objektit. Ai ju tha me sillni leket mua se ska nevoje per projekt. I dime vete se cduhet bere, ja 5 wc, 3 dushe, pllaka shtrimi. Ata inxhinieret i thonin me te mire, po dakort ore por neve punojme me projekte. Dhe qe duhet nderruar wc e shohim por duhen perpamast e objektit per te llogaritur sa pllaka duhen.

Si perfundim me thane o goce ik ne mesim e leri keto pune ti se keta i rujt Zoti.

smiley

 

Nuk e di si i ze gjumi naten ...

Femijet apo ata qe vjedhin?

Cfare speciesh pa shtylle kurrizore!Jazek i qofshin.

Ka pas qene vite te shkuara nje drejtor i jetimores Mumtaz Hafizi ndjese paste.Ai ishte mesues nga profesioni , burre i ndershem e i trajtonte jetimet si femijet e tij.Njerez te tille i takon rralle e me rralle ne ditet e sotme.

Eeee! U kthye ne  mentalitet kusarai.Kur ju them se, gjithe llojet  e qeverrisjeve poshte,  ndjekin shembullin e qeverrise siper, te saliqeverrisjes, jane gjendur edhe  ketu, te kudondodhurit   mercenaret e e kusareve, qe me opinionet  ne favorr te kusarise, gjasme bejne disidencen.Besoni ore se ne kete sistem qeverrisjeje, "punojne" te  gjithe si  kusare.

Aqe sa vidhet edhe mjerimi.Edhe rrazhdat  e fakireve.

Nuk rregullohet me kjo  shoqeri pa piken e melaqeve.Ka mbeshtyre djalli  ne te.Gjithe pasuria e gjetur nga sistemi i budallenjeve, te cilet  gjate qeverrisjes me idealizem( e paskejn patur vertete, se asnje lloj pasurie nuk u  lane femijeve,asgje nuk moren per vehte), u vodh nga te sotmit. Asnje pasuri, per shtetin nuk zuri  vend ne kete 20 vite. U  ngrit sistemi i  kusarise ne art.Gjer sa e  shtrine ...ne thellesi te "shpirtit" te  njerezve te thjeshte-popull.Jemi  vendi, ku me Vendime te Gjykates me te Larte    kthehen ne shenjter Kusaret.A nuk kemi shenjteruar  Kusarine ?

 Ne kisha vidhen te gjitha gjerat, qe nga qirinjte.Ne xhami te gjitha sixhade, qilima e rrugica.... e gjer tek tespihet e hoxhes.Po guxove te lesh deren e shtepise hapur,te perlajne edhe shapkat.Ç`duam me teper...? Edhe buken e jetimit...!  

Mire atje ore Grava, por kur vjedhin edhe neper varre, kesaj ç'i thua.....

vallai kur lexova tek peshku ate shkrimin sesi vidheshin dhe dhunoheshin varret,jam rrenqethur,nuk arrij ta kuptoj dot sjelljen e kesaj shoqerije ,te kalbur deri ne palc?mos te ken as minimumin e ndergjegjes?nuk e di
Zotia na ruajt,nese ka zot

Perbindesha me fytyre njeriu... Mos i gezofshin ato para!

Nje njeri qe arrin te vjedhi buken e jetimeve per t'u pasuruar vete ,eshte i zoti te beje cfaredo lloj ligesie te kesaj bote.

 

Ky ësht aksion Venus e në aksion mund të vritesh .Ne nuk na vrasin por na lenë pa bukë.smiley

ne nje aksion ka rendesi kauza,e cila mund ta perligji ne fare feje ,por ky nuk eshte aksion .ky eshte nje akt i shemtuar dhe c'njerezor .

Kete e kan ditur te gjith njerezit, gjithmone, dhe askush nuk ka thene nje llaf. Si ska dal nje njeri nga te gjith ata qe e dinin dhe ta peshtynte ne surrat kedo qe vjedh nga jetimet? Kur isha ne Tirane dikush ma permendi nje rast te tille, nuk e di ne eshte i njejti rast, por muhabeti se si ra, dhe personi me tha, qe nuk ke se si te bisedosh apo arsyetosh me njerez qe vjedhin femij. Keta jan njerezit qe i ngjiten shtetit si shushunja... dhe nuk lene vend pa thithur mut..

Dua te shtoj edhe nje gje tjeter, si ka mundesi qe ne ate vend nuk ka nje opozite qe te kontrrolloje e te merret me keto pune? Apo muhabeti eshte kush do te marr postin per te vjedh vete parate. Ja shperblefte perendia me te njejten monedhe.

te ne nuk funksionon denoncimi sepse nuk funksionon drejtesia.me rastet qe kemi degjuar e dime duhet te ishin futur shume njerez ne burg,mirepo ta 10 muhabetin gjyqtari,dhe duhet te behesh hasem me miletin e qelbet hajdut shqiptar.

ok,edhe une kam degjuar qe vidheshin ndihmat e psikiatrise ne Vlore dhe shiteshin per te lozur kumar ai kafsha(nga keta qe hedhin 200 vota),po kush do flase,kush do e denoncoje?

edhe keshtu mos fol ketu se s`i bejne gje,mos fol aty...dhe njerezve vjen e u behet lekura sholle.

po nuk u bene shembuj,keshtu do vazhdoje.

vdekshi mer plehra qe jua q@@@@ dreqi grate, motrat, edhe kalamojte bile smiley

po kur jan gra qe vjedhin edhe femijet jetim, apo dreken e kopshtit per tu blere femijve te vete ndonje playstation tipi i fundit? Eshte i gjith sistemi i kalbet, sepse edhe ai qe i ka marre ne pune e di shume mire ke ka marre ne pune dhe  e di shume mire qe e ka marre ne ate pune per te bere ndonje lek, rrezik biles ka marre edhe vete ndonje lek per ate vend pune qe gjeneron lek duke vjedh jetimet. Por edhe shefi i shefit e di shume mire ke ka marr dhe pse e ka marre ne pune, e keshtu me rradhe, peshku qelbet nga koka.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).