"Kur më kanë pyetur disa kolegë pse nuk vjen [në mbledhjet e grupit të PD] u kam thënë me shaka se nuk dua që pas 20-30 vitesh kur të bëhen disa dokumentare siç bëhen sot mbledhjet e byrosë politike nipërit e mi të më shohin aty.”

Deputeti demokrat Gazmend Oketa deklaroi sot në mbrëmje gjate një emisioni televiziv se do të largohet shumë shpejt nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike ku ai aderon prej disa vitesh dhe kalimin e tij si një deputet i pavarur. Oketa thekson se, ka kohe qe nuk e ndjen veten si pjese te grupit te PD, ndersa shton se do te garoje ne vitin 2013 per nje force te re politike.

“Largohem nga ky grup politik dhe do jem në një forcë tjetër politike. De fakto unë jam tërhequr nga grupi parlamentar i PD-së duke mos marrë pjesë. De juro do të tërhiqem e do të thotë që nuk do jem më pjesë e këtij grupi parlamentar. Sigurisht unë e di se përse kam ardhur deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Në vitin 2005 u zgjodha në një zonë elektorale në Durrës e ju jam mirënjohës atyre që më kanë zgjedhur. Kandidova në një zonë me rekord negativ për votat në numër për PD-në, pasi kandidova përballë një ish ministri të PS. Duke patur këtë lloj mirënjohje edhe në 2009, pavarësisht faktit se tërhiqem nga grupi i PD në respekt të qytetarëve vota ime nuk do cenojë qeverinë aktuale. Nëse do të ketë një mocion mosbesimi ndaj qeverisë në asnjë rast vota ime nuk bashkohet me PS-në. Deri në fund të këtij mandati respektoj vullnetin e votuesve dhe qytetarëve pasi kam kërkuar votën e tyre nën siglën e PD. Që nga ky moment do orientohem drejt një force të re politike që do tentojë të mbushë hapësirën e lënë bosh në të djathtën shqiptare”, sqaroi Oketa.

Sipas Oketës, strukturave të PD u ka skaduar afati dhe vetëm kryetari i nënkryetari kanë mandat.

Në vlerësimin e ish-ministrit të qeverisë së kryeministrit Sali Berisha Oketa theksoi se mbledhjet e grupit janë shndërruar njësoj si mbledhjet e Byrosë politike.

"Për të thënë të vërtetën nuk i frekuentoj mbledhjen e grupit prej një kohe të gjatë. Nuk dëshiroj të jem prezent në ato mbledhje ku më tepër se të flitet për çështje konkrete merremi me individë të caktuar, njerëz që sjanë prezent në ato ambiente. Sulmohen vend e pa vend institucionet e tjera të pavarura të shtetit shqiptar. Kur më kanë pyetur disa kolegë pse nuk vjen u kam thënë me shaka se nuk dua që pas 20-30 vitesh kur të bëhen disa dokumentare siç bëhen sot mbledhjet e byrosë politike nipërit e mi të më shohin aty”, theksoi Oketa.

“Misioni i një force politike që vjen në pushtet nuk është të forcojë pushtetin por shtetin. Nuk kanë për detyrë të mbushin xhepat, por të forcojnë shtetin. Sot në 100 vjetorin e formimit të shtetit shqiptar përbën lajm fakti se tre krerë të shtetit shqiptar e të politikës, presidenti, kryeministri dhe lideri i opozitës ndodhen se bashku në rresht vetem në një ceremoni mortore. Kjo nuk ishte ëndrra e shqiparëve në vitet 90’. Nuk mund të përbëjë lajm fakti se këto tre personalitete ndodhen pranë njëri-tjetrit”, u shpreh Oketa në emisionin “Tonight” në Ora News.

Oketa deklaroi se në 2013 do garojë për një forcë tjetër politike, por deri në atë periudhë “deri në fund të mandatit tim nuk do votoj kurrë majtas”.
"Në vitin 2005 u zgjodha në një zonë elektorale në Durrës e ju jam mirënjohës atyre që më kanë zgjedhur. Kandidova në një zonë me rekord negativ për votat në numër për PD-në, pasi kandidova përballë një ish ministri të PS. Duke patur këtë lloj mirënjohje edhe në 2009, pavarësisht faktit se tërhiqem nga grupi i PD në respekt të qytetarëve vota ime nuk do cenojë qeverinë aktuale. Nëse do të ketë një mocion mosbesimi ndaj qeverisë në asnjë rast vota ime nuk bashkohet me PS-në. Deri në fund të këtij mandati respektoj vullnetin e votuesve dhe qytetarëve pasi kam kërkuar votën e tyre nën siglën e PD. Që nga ky moment do orientohem drejt një force të re politike që do tentojë të mbushë hapësirën e lënë bosh në të djathtën shqiptare".

Oketa tha se sot ndodhemi në një debat ku secila nga forcat politike akuzon apo hedh baltë mbi tjetrën.
“Ndodhemi në një situatë e cila e ka sjellë Shqipërinë në këtë moment pikërisht për shkak se dy liderët kryesorë të forcave kryesore bënë një aleancë në prill dhe brenda një nate ndryshuan Kushtetutën e Republikës. Ndryshime që për të qenë i sinqertë edhe unë i kam votuar pasi isha pjesë e kabinetit qeverisës, jam konsultuar me shumë kolëgë dhe miq e rekomandimi i tyre ishte që për shkak të pozicionit ti votoja. Këto ndryshime kanë prishur balancat politike mes institucioneve të pavarura. Unë nuk kam hyrë në politikë për tu marrë me jetën personale të kundërshtarëve apo kolegëve të mi., nuk kam hyrë në politikë të sulmoj institucionet e pavarura të shtetit shqiptar por është eksperiencë që e kam fituar gjatë këtyre viteve. Nuk jam i njëjti me atë të vitit 2005 kur hyra në politikë pasi tani kam eksperiencën”.

Gazmend Oketa është deputet i PD nga viti 2005 ne zonen elektorale te Durresit dhe ka qenë pjesë e kabinetit Berisha në vitin 2008, në postin e Ministrit të Mbrojtjes, pas dorëheqjes së Fatmir Mediut nga ky post. 

64 Komente

Skafandrat ju lutem; do bejne rikoshete ciklat e ciflat ketu, si kurre me pare..

 

Kur më kanë pyetur disa kolegë pse nuk vjen [në mbledhjet e grupit të PD] u kam thënë me shaka se nuk dua që pas 20-30 vitesh kur të bëhen disa dokumentare siç bëhen sot mbledhjet e byrosë politike nipërit e mi të më shohin aty.”

Mjafton, shkrim i bukur..

 

Kur do boj vaki ne politiken shqiptare qe rrobt e pakenaq te heqin kryetarin. U bo kaq kohe qe hudhen rrobt sa nga njona parti te tjetra ose morin rruget se kryetari e ka saldu bythen te karigja. Po fajin e ka dhe poplli qe si mushet mendja as nga fotografite e Drilonit, as nga ato te Parisit, as nga '97 .... nga asigjo. Hic mos u nxefni per Kosoven anej nga tema tjeter, kaq e kemi si knej e si andej kufirit.

Do boj vaki atehere kur te kesh 100 Oketa. Ndryshe eshte lufte e kote. 

yes, 100 oketa > 300 petrita kamunista lule, por ku jane? ja ti numerojme...

oketa nr 1=oketa, oketa nr 2=blushi? Jo, se ky sikur u ul prap me ramen pasi e akuzoi nja nje vit per te gjitha te keqijat e vendit dhe partise.

ok, e fillojme numerim prap

oketa nr 1=oketa, oketa nr 2=adi krasta? jo, se ky e ka inat peshkun

nr 1 = Oketa, nr 2 = Pal Çoku, nr 3 = ???

blushi do te ishte brezi i dyte i oketave, se rama eshte brezi i pare. PD as brezin e pare s'ka krijuar ende.

Kur e ka bere luften e brendshme PD (qe ne 91), ju ishit vullnetare te Enverit qe protestonit kunder rrezimit te bustiit.

Cila PD? se te gjithe ata qe bene ate luften s'jane ne PD, kane ikur me kohe, ose jane ne PS e ne partine e re te topit. Berishen e dime nepermjet fotove qe eshte i perkedheluri i familjes se Enver Hoxhes. Per cilen PD e ke fjalen? Per Rusmalin, cun torturuesi komunist? Topallin? Berishen? Alibeajn? Apo Patozin? Sepse keta jane PD sot. Ate te PD-s te asaj kohe s'jane aty, perkundrazi, jane kunder kesaj PD-je.

E kam fjalen per PD-ne qe rrezoi eterit e Edi Rames. Te gjithe ata qe perfaqesonin nje rryme ndryshe brenda PD ne 91 sot i ke ne PD. Ja ti permendim disa: Pashko i ndjere, Imami, Ceka, Demeti etj. PD-ja perplasjet e brendshme dhe rregullat demokratike i kaluar qe ne kohen kur ti kendoje per partine e Punes.

E di si thone njerezit qe reformuan PS-ne, duke e larguar nga PPSH-ja? Ne 91 beme lufte me drejtuesit e PPSH qe ti largonim nga partia qe po pasonte PPSH-ne, sot bijte e ketyre i ke te gjithe ne PS te sjlle aty nga Edii Rama dhe qe edhe sot e kesaj dite nuk jane distancuar nga krimet e eterve te tyre.

Edi Rama me ndihmen e pinjolleve te blllokut ja ka bere 8 me 2 PS. Humbet zgjedhjet dhe megjithse e kishte ne status qe duhej te largohej nga posti i kryetarit, nuk e ben.

Aha, thashe se e kishe per PD-n e Sales.

Ceka me PD? lol Imami, ai qe organizonte ne 1997-en grupet e armatosura kunder Berishes? Pashko i vdekur, qe ka qene gjithe jeten kunder Berishes? lol rremove sa rremove dhe vetem keta gjete?

Ata njerezit qe thua ne 91-shin i ke ne biznes me Salen qe prej viteve 90, qe nga cunat e enverit e deri te njerezit e fatosit, si lefter koka, qe e keni ne qeveri, e agron dukat me shoke... ke parasysh, ata qe gjasme ishin dukat e famshem te krimit? 

qe ne 91 ?! 

Me c'parim e beri,kur te gjithe demokratet kane ik dhe ai (komunisti)qendron aty , me i forte se kurre?

Pse,vetem cdo 30 vjet behen ndryshime  ne PD? E ka ne statut?

Po pra, por lufte ama dhe rotacion u be. U zhvendosen Azem Hajdari, Eduart Selami e te tjeret dhe u vendos Zoti ne vendin qe meriton. Dhe s'ka luajtur nga vendi qysh atehere.

smiley

Shyqyr,se stabiliteti politik ndikon ne zhvillimin ekonomik te nje vendismiley

Endrity,  jo ahere kur te kemi 100 Oketa,  se kemi shume si  ai, por vetem  pasi te  heqim qafe vetem nje te marrosurr si Salihu.....E shikon sa e thjeshte eshte  zgjidhja?

Shume mire ka bo qe ka ik,ai ka kohe qe ska qene.

Po 100 Oketa jan o Endrity, se ndryshe sa vete do kishte partia e re ?!

pse hala n'PD ish ky ?

Hajt udha e mbare

Personalisht i uroj sukses, pasi ka shume me teper integritet politik se Bamja, ndonese ne pozita te paprovuara lidershipi. Problemi i partive te vogla shqiptare shqiptare eshte se imitojne fizionomine e partive te medha, asnjera prej tyre nuk e ka nderruar kryetarin gjate tere ekzistences se saj. Kjo ndodh dhe per shkak se, me aq hapesire sa te ofron sistemi politik shqiptar(sidomos me kodin aktual zgjedhor) pozicioni i numrit 2 te nje partie te vogel thuajse vlen zero. Te shohim sa do i rezistoje kohes mirekuptimi i kaq shume kaposheve ne nje kotec te vogel aq me teper qe dallget elektorale do i shpien sa majtas aq djathtas. Do kishte bere me mire mbase te kishte mbetur ne nje parti te madhe, ku kapitali politik mbetet dhe ne kohe jo te mira, keshtu rrezikon te beje levizje te forta ne pak kohe, duke e shfryre potencialin e ketyre viteve. Gjithsesi, suksese, flet mire po rralle.

E drejte. Berisha kishte pozite te provuar lidershipi ne 1990-en si sekretar partie i PPSH-se.

Po, po, madje ka qenë sekretari i parë i vërtetë i Partisë së Punës. Ne të tjerëve na kanë gënjyer me figurën kukull të Enverit.

Edhe .... ? S'ka rendesi ne ka qene i pari apo i fundit ;ne ka qene 3 dite apo tre vjet.Rendesi ka qe ka qene.Im ate e mbante veten per komunist ,por nuk e bene asnjehere sekretar partiesmiley

Berisha e ka pranuar vete me gojen e tij " :kam qene sekretar partie nga fundi i vitit 78 e fillim viti 79 ";

Gjynah! Ja përse komunizmi dha shpirt në fund. Bijtë e tij më të devotshëm i linte të digjeshin në rangjet më të ulta.

Kur lexoj kete komentin tend,bindem qe s'ka dhene shpirt akoma ,por ka ndryshuar vecse ngjyre. Gjynah!

Ne rangun e sekretarit te celules se Spitalit? Drejte e ke.

Berisha jo vetem ka qene kelysh blloku, por ka marre dhe njerez ne qafe per inate personale, per gjera te vogla, qe nuk rrinte pa u hakmarre deri ne fund. Ka marre ne qafe profesore qe e kundershtonin, e madje edhe njerez qe s'i bindeshin neper aksione partie, per gjera qesharake, s'rrinte pa u hakmarre.

Ironia e shpelare nuk e zvenit dot faktin qe ka qene jo vetem antar aktiv i PPSH-se (dhe ka bere shkollen e Partise), por edhe udheheqes i celules se Spitalit.

Ironia e shpëlare iu përgjigj një fakti të shpëlare që solle. Më ndihmove në fakt, pasi nuk do më vinte ndërmend ndonjë term më i saktë. E lëmë këtu pasi është diskutim vërtet shterpë.

Ikje , zonja semjonovic ...ikje ...ketu te gjithe ikin pa ditur se ku vene . Kaos , turbullire , mjegull Uindsori . Plaku Merre qeshet i skermitur   . Plakut Mere ngrihet i tmerruar , i eshte trembur gjumi nuk fle gjumemadhi AI . .Gjak neper duar e nepr kabinet .Fytyra feminesh qe i kerkojne prinderit .Trupa acar janari .Janar kudo  ! Po vjen Hamleti !

U ngrit FATI Shqiperise

si vdekuri nga varri

Mori udhen e Yjesise

duke ikur si i marri............Kendonte Ai

Po ku do vene ? Ndrroni emrin nga Lefqeni ne Shqiperi se ikin vete  semjonovicet smiley . Me shpurre  e vuvuzele , modele liburneshash qe su bene kurre gra , ikin vete .....ikin zonja semjonovic smiley

..ikin vete .....ikin zonja semjonovic

...mire o xiko mire, por beratasit kane nje shprehje te bukur per keta te ikurit ne kete menyre;

"nuk mbeti Berati pa dhalle ..se ngordhi nje dhi (ne kete rast cjap) ne Velabisht .."

Ashtu është. Sa të jetë Baba Sqapin (dihet autori) nuk ka nevojë për dhallë, se ka sh... sa të duash.

Nuk heq kontra z.Loku , po fjala e Urte eshte e Beratit te Shqiperise , jo e  Lefqenise te plakut Merre .. Keshtu mbetet ne fuqi po e pa vlere per kohen kur s'dihet kush ka mbetur dhe mbi te gjitha nuk dihet pse ka mbetur .

Ja psh Liburnesha i ka "perzen" ca nga lloi i saj per te gjete vathe te reja .

"Kur më kanë pyetur disa kolegë pse nuk vjen [në mbledhjet e grupit të PD] u kam thënë me shaka se nuk dua që pas 20-30 vitesh kur të bëhen disa dokumentare siç bëhen sot mbledhjet e byrosë politike nipërit e mi të më shohin aty.”

S'po lexoj me tutje.Me kaq i ka thene te gjitha,ndonese me "shaka".

smiley

E ka me te drejte patrioti qe, keta ikin, se nuk kane bythe te qendrojne ....ikin se e kane me te lehte se qendrimi,....... ikin se e kane me te lehte riciklimin ...ikin se nuk ua mban sooma me e sha kryetarin ballas.... kerkojne te ndertojne shtepi te re se e kane te sigurte qe do ti perzene nga shtepia e vjeter....  nejse, u qofte udha e mbare dhe me bereqet....

Si te qendroje tek PD-ja?! Nga njera ane, je ti dhe shume te tjere qe thua PD eshte parti diktature kur per cdo gje vendos kryetari, nga ana tjeter thua pse nuk qendroi aty te luftonte per demokraci. lol. Qartesoi mendimet.

Selami angazhohet për partinë e Topit, kujdeset fillimisht për marrëdhëniet me SHBA dhe diasporën

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, i larguar me dhunë 17 vite më parë nga drejtimi i kësaj partie dhe më pas nga gjithë strukturat e partisë së parë opozitare, Eduart Selami tashmë është aktivizuar maksimalisht për partinë e re të Topit. Ndërkohë që kjo parti e spektrit të djathtë politik pritet të startojë zyrtarisht deri në fund të marsit të këtij viti, grupi nismëtar drejtues ka menduar tashmë dhe për lidhjet me SHBA e BE, për ta ndërkombëtarizuar këtë nismë politike e për të kërkuar partneritet me këto dy fuqi të mëdha demokratike botërore. Kështu, marrëdhëniet me SHBA, konkretisht me kongresin amerikan, senatin, komisionet e tyre por dhe diasporën shqiptare atje, i ka marrë përsipër Eduart Selami, i cili pritet të jetë “ministër fuqiplotë” në shtetin më të fuqishëm të botës.

Duke shfrytëzuar të gjitha lidhjet që Selami ka në strukturat e larta të qeverisë amerikane, por dhe të kongresit dhe të senatit amerikan, grupi nismëtar i partisë së Topit ka menduar që krahas punës që do bëjë për partinë e re, Selami do të bëjë njohjet e duhura në këto institucione të rëndësishme në SHBA dhe njëherësh të tregojë se partneri i vetëm serioz në spektrin e djathtë politik në Shqipëri, është kjo parti dhe jo ajo e demokratëve e kryesuar nga Berisha. Burimet brenda grupit drejtues të partisë së re të Topit bëjnë me dije se “Selami tani për tani do të qëndrojë në SHBA për të bërë njohjet e duhura, madje dhe për t’u përballur me lobet që paguan Berisha me lekët e qytetarëve shqiptarë për të mbajtur regjimin e tij në këmbë. Por me krijimin e partisë së re, Selami do instalohet në Shqipëri për të marrë përsipër bashkëorganizimin më tej të kësaj partie dhe për të qenë këtu përballë sekretarit të Enver Hoxhës dhe ‘Nexhmijes’ dhe për të fituar mbi ta. Por pa u shkëputur asnjëherë nga përgjegjësia që ka në SHBA për partinë e re”.

Njëherësh mësohet se promovimin e kësaj partie dhe krijimin e mbështetjes në BE dhe Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës e kanë marrë përsipër Aleksandër Biberaj, ish-deputet i PD dhe ish-ministri i Jashtëm, njëherësh ish-deputet i PD, Besnik Mustafaj. Kjo treshe e fortë do të jenë ata që do të promovojnë partinë e re të Topit këtej dhe andej Atlantikut, pra në SHBA por dhe në vendet e BE, ku Shqipëria aspiron të integrohet, duke qenë sipas grupit drejtues të kësaj partie, zë më i besueshëm se sa të gjithë kundërshtarët e tyre në PD, me gjithë paratë e hedhura për lobimet e ndryshme në të dy vendet. Ndërkohë që strukturat e partisë së re janë ngritur në të gjithë vendin, dhe tashmë vetëm sa po pasurohen me elementë të rinj, ku sipas burimeve brenda grupit nismëtar ka një interesim të jashtëzakonshëm nga të rinjtë, studentë ose jo, intelektualët por dhe qytetarët e thjeshtë të të gjitha shtresave. Përfshirë këtu ish-pronarët dhe ish-të përndjekurit politikë, që me sa duket besojnë shumë te kjo parti në zgjidhjen e problemit të tyre. Njëherësh, grupi nismëtar është ndarë sipas mbështetjes nëpër zona, ku deputeti aktual i PD, Oketa ka marrë përsipër Durrësit. Elbasanin e ka marrë përsipër Stringa, Biberaj vetë Shkodrën dhe qarkun e Kukësit, përfshirë dhe Lezhën bashkë dhe me Mustafajn. Ndërsa Dibrën e ka marrë përsipër Sali Shehu, për të zbritur në qarkun e Fierit të cilin e ka marrë përsipër Blerim Çela. Ndërsa Tiranën e ka vetë Topi si dhe Aleksandër Meksi, ky i fundit mbulon dhe Gjirokastrën. Ndërkohë që pritet dhe shkëputja e disa deputetëve të PD për të kaluar në partinë e re të Topit, duke rrezikuar Presidentin dhe vetë mazhorancën pas korrikut./shqiptarja.com

cfare katnaresh mer aman! shife qethjen e ketij presidentit tone... si marangoz komunaleje. veri nje fije shkrepseje ne goje, dhe ja ku e ke. selami, si kooperativist i mire.

do i beje sala pacavure keta te dy dhe oketen me mustafajn 8:2... do kalojne nja 4 vjet dhe edhe keta do i kthehen saliut, si skuadra e karrikethymve dikur, qe i nxorri sala me shpulla dhe iu kthyen prape e tani i rrijne nenshtruar si baxhella bordellosh..

moulin bleu.

Edhe ti ndjekes i modes? Kujtova se vec la rose dhe olsi ishin kritizeret e modes ketu tek PPU. Po te ishin pa floke fare, a do ishin me shume katnare apo me shume qytetare?

Skandal me edhe pa floke qe do t'u dilte koka shesh nga mbrapa si pagure ushtrie.

si pagure ushtriesmiley

Kurse veshet si llapush. smiley

po gjembi kujton se e kam per rrobat une... ata veshin armani nga 2 mije euro kostumi... po fizionomise si t'ja bejne se... del katnari prej katuni por s'del kurre katuni prej katnarit oj motra. smiley

Jo nuk e kisha per rrobat. Ti permende qethjen. Se si ndikon qethja e dikujt ne cilesite e tij/saj une nuk e di. Prandaj te thashe po nese ishin pa floke fare, cfare mendimi do te kishe ti dhe te tjeret?

cfare cilesish ka topi mo aman... ajo gje e leshte, vetem cilesine e shulit ka. te kam thene njeqind here. ne pd vetem antishqiptaret, kriminelet dhe budallenjte jane. ndersa keta te fundit vuajne nga STI(severe thought impediment) ata te paret jane te lidhur ngushte pas interesave.

Nuk e di, sinqerisht. Por ama nuk rri duke i gjykuar njerezit nga modeli i prerjes se flokeve.

Ahmadinejadi me ate model flokesh qe ka, te ngjashem me Topin, po ben namin smiley

 

Kushedi ca suksesi do kish patur Hoxha ne kohet e sotme, do ngordhte Merkeli per te.

Selami ne Amerike shet makina, kush e njeh kete qe ky te siguroje "marredheniet me SHBA per partine e Topit"?

Amani ore vellezer mos na ofendoni kaq rende edhe pas 20 viitesh hapje ndaj botes ku nje emigrant, qe shet makina ne Amerike paska lidhje me admiinistraten amerikane.

Po ç'keni o te uruar qe flisni keshtu, historia e tranziscionit ka treguar se shum politikane me integritet, nuk mund te rrijne nen nje çati me Buallin, se Bualli te shtyp e nuk le njeri ti kaloje perpara, le te jesh ti 100 here me i mençur, ai te shtyp, ose te le te vegjetosh vetem duke ngritur doren per aprovim. 

Oketes i urojme suksese ne partine e re dhe te themi te drejten beri mire qe iku se PD-se, partise kryesore ne Shqiperi nuk i shtonte gje. Nuk di se cfare ti quaj merite politike Oketes ne gjithe karrieren e tij te shkurter (qe nga 05) megjithese postet nuk i kane munguar. Edhe po nuk i eci me partine e Topit, Oketa nderton perseri pallate ne Durres.

Partite e vogla, qe formohen nga te paafte dhe qejfmbetur jane vertetuar qe ne Shqiperi nuk ndikojne pozitivisht ne forcimin e frymes demokratike, institucioneve etj. por behen bash bishta te partive te medha dhe lypsare qe mbrojne kryetarin e partise se madhe me shume se vete anetaret e partise se madhe per nje post. Keto parti edhe me keq se partite e medha nuk e ndryshojne kurre kryetarin, nuk kane demokraci te brendshme e as parime. Per fatin tone te keq kjo gje eshte e shtrire ne te gjitha organizimet qe mund te bejne shqiptaret. Edhe ojf-te nuk i nderrojne drejtuesit, edhe shoqatat e gejve e grave e keshtu me rradhe.

Zgjidhja eshte nderrimi i lidershipit nepermjet zgjedhjeve, sic behen ne boten demokratike. Kush humbet zgjedhjet largohet dhe ne Shqiperi qe me Naanon u tentou te vendosej ky standard po e prishi Edi Rama qe humbi zgjdhjet dhe nuk dha doreheqje.

Shume e ngjashme me ate cfare shkruajti me siper boisa.

Dmth, eshte plotesisht e pranueshme qe partite e medha mos te kene demokraci te brendshme dhe parime e mos t'a nderrojne kryetarin, por s'eshte e pranueshme per te voglat?

n u tentou te vendosej ky standard po e prishi Edi Rama qe humbi zgjdhjet dhe nuk dha doreheqje.

Berisha nuk e prishi, e? Rama e prishi? lol

Berisha vetem nderton. Ku hedh syte, ben mrekullira. Prite kur te marre persiper neutrinet e me flamurin e PD-se ne dore ti beje te ecin me shpejt se drita. smiley

Ai t'a ka dhene shenjen (Shqiperia=Zvicer me det), eshte pune tjeter qe ne jemi te verber e s'e shohim. Eksperimenti me neutrinet behet ne Zvicer apo jo?

mos na ben ndonje vrime te zeze, se ashtu i ka arritjet ai.

 inconformista"......partise kryesore ne Shqiperi nuk i shtonte gje...!!"

-Qe nga 90-ta nuk je kthtyr me ne Shqiperi, mo?Parti  kryesore e leshit!Ku  ka parti  PD- more?Eshte "Klani" i Familjes mafjoze  dhe aqe.Na hap barkun duke e quajtur akoma parti,  pa le me kryesore...

Akoma me merhumin ?

 

"Kur më kanë pyetur disa kolegë pse nuk vjen [në mbledhjet e grupit të PD] u kam thënë me shaka se nuk dua që pas 20-30 vitesh kur të bëhen disa dokumentare siç bëhen sot mbledhjet e byrosë politike nipërit e mi të më shohin aty.”

  Gjeja me me mend asnje s'i shpeton historise, sado qejf te beje per se gjalli

 

Kam frike se Partia e re do te pesoj fatin e Aleances Demokratike te Neritan Cekes me duket.

Po muk arriten te mbledhin katnare te varfer per Parti qe perfaqesojne te Pasurit si partia e Babasqapit allias  PD e bathoristeve e Koder kamz e Mziut , edhe une ate menim kam """ do te pesoj fatin e Aleances Demokratike te Neritan Cekes me duket.""""

Cuna me kalem dhe qendrim e pamje moderne , qe menojne se Partite bohen me libra e citate. Me shume shanse ka ai qe i ka hy Berishes "vence " po qe se arrin me vertet te ruaje gjuhen qe ka filluar si "Part-icke " per PD smiley Aty shko gjindi kur gju me kto llafe !

Duke shfrytëzuar të gjitha lidhjet që Selami ka në strukturat e larta të qeverisë amerikane, por dhe të kongresit dhe të senatit amerikan

 

si i sajoj ky gjithe keto lidhje ?

ai me sa di une ka hik me "pantallona" neper kembe dhe ne nje interwiu qe ka dhene mbas idsa vjetesh u ankote se jeta ne "amerike nuk ishte e lehte" er perkthyer shqip skam buke me honger.

ka ndonje ketu te na thote se me cfare eshte marre ky selami apo se cfare punesh ka bere deri tani?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).