Nëse nuk do të kesh në kokë kujtimin e madh të Apolonisë pranë Fierit, qytezave antike pak më tutje, atëherë harroje se ky qytet do të përcjellë ndonjë kujtesë historike.

Dy referencat më të vjetra të qytetit: Ura e vjetër dhe kisha e Shën Gjergjit në kohë të ndryshme u prishën, për ta lënë qytetin krejt jetim për sa i përket kujtesës historike. Për fat, një artist, ka filluar të skulpturojë, disa nga figurat më të njohura të tij...

Duhet të jetë e justifikuar më së miri moralisht, ajo çfarë bashkia e Fierit po mëton të sjellë në qytet. Imazhet skulpturore të disa prej njerëzve më të njohur të qytetit kanë ‘mbirë’ në qytet. Jo për gjë, por Fieri i sotëm nuk ka as edhe një objekt, veç pak ndërtesave të mbetura nga fillimi i shekullit të shkuar, që t’i rrëfejë një të panjohuri historinë e tij. Ca më shumë vetes. Në fakt, për të qenë të sinqertë, Fieri, është qyteti i cili ka pasur galopin më të madh urban në Shqipëri. “Nuk mund të krijosh një imazh të Fierit, duke qëndruar kaq pak. Por dhe po të shkruaj është e pamjaftueshme, thotë Kozma Dashi, një inxhinier vendas që shton se: duhet punë”. Për hir të së vërtetës, ka shumë të drejtë sepse asgjë nuk ka mbetur në Fier që të kujtojë se ky qytet ka një fillesë.  Në këtë ditë të ftohti, prezantimi me 50 vjeçarin, të sjell ndjesinë e mirë, pasi është njeriu i duhur për të zbuluar qytetin. Kozmai e ka të përmbledhur të gjithë pasionin e tij në mbledhjen e dokumenteve, librave dhe dëshmive të tjera me të cilat po përpiqet të rikuperojë hard diskun e qytetit të vjetër. Sak të atij, që është zhdukur me kohë dhe ku tek-tuk ndonjë ndërtesë apo ndonjë objekt ruan ende atë që nënkuptojmë si kujtesë. Megjithatë, kur pas një shëtitje disa minutëshe do më tregojë Fierin, atëherë zhgënjimi është i njëmendtë. Fieri i sotëm i ka gëlltitur objektet që bënë historinë e tij. Burri njeh akset dhe ndërtimet e vjetra dhe udhëtimi me të duket si një udhëtim informal mbi atë real. Këtu ishin këta, këtu filloi pazari, këtu Haxhi Qamili...këtu ishte, shiko çfarë kanë bërë, shton njëherazi duke u kujdesur të mbajë makinën në udhë. Kur kohë më vonë do jem në shtëpinë e mrekullueshme të Dashit, me koleksionet e paharrueshme të Rrotës, Kodrës etj., ndjej se zbres pak në normalitet sepse kam gjetur të materializuar qytetin “e vjetër” të Fierit. Burri, me të gjithë shpenzimet e tij, ka të mbledhur një koleksion, që shpejt mund të krijojë shumë mirë një lloj atelie-historike kulturore. Relike, piktura, foto, kartolina, libra etj, tregojnë më shumë se koleksionistin. Sa për ndërtesat jashtë, ato harroji më kujton, përhumbur në ndërtimet e mëdha, ato nuk tregojnë më asgjë. Përveç një si lloj ankimi, më shkon ndërmend: pse vazhdojmë të jemi ende këtu?! 

Historia

Këtu, në këtë hapësirë, erdhën sipas disa autorëve rumunë, cituar më vonë nga prof. Zija Shkodra dhe Hysen Emiri, familjet e para vllehe që e dominuan qytetin deri më fillimin e shekullit XX. Kozmai pretendon se familjet Xoxa, Kilica, Papa, Papuçiu, Dema, Pogaçe, Tiço, Bozdo, Vërrija, Poro, Dhima, Plaka etj., ishin që në djegien e parë të Voskopojës. Vrionasit me të cilët lidhet themelimi institucional i Fierit për t`i dhënë hov tregtisë dhe zejtarisë në qytetin e ri, sollën me kontratë tregtarë dhe zejtarë voskopojarë të cilët pas djegies së këtij qyteti në vitin 1769, ishin strehuar në Berat dhe rrethinat e Fierit. Pastaj, banorët e katër lagjeve të vjetra Shkozë, Pasha, Belik dhe Kishë u paguanin atyre për truallin e shtëpisë një taksë vjetore prej 20 groshë ari. Th. Kapidan në Librin ‘Freserotu’ thotë se prishja e Voskopojës solli që më 1840 të kishte në Fier rreth 280 familje. “Tregtia bëhej nga vllehët dhe më anë të skelës së Porto e Seman çoheshin kuaj, gomerë dhe lopë, yndyrna dhe cereale, misër, thekët dhe tërshërë. Themelimi i Fierit lidhet me prishjen e  Voskopojës sepse që nga 1769 e këtej vinin blegtorë të joshur nga klima e butë dhe nga kullotat e shumta. Këta banorë ngritën shtëpitë e tyre përdhese me kallam lyer me baltë pasi Vrionasit nuk lejonin oxhaqe. Fillimisht ishin 24 shtëpi të tilla”. Banorët kuptuan magjinë e vendit të ri  me ndërtimin e Urës së Gjanicës nga e bija e Kurt Pashës Ngurëzës, Rapusheja më 1764, objekt që gati 25 vjet më vonë do ndihte edhe ngritjen e Kishës së Shën Gjergjit në vitin 1786. Shumë pranë u ngrit dhe një han. Një dokument tjetër vërteton se rreth viteve 1858 - 1862, Kahreman Pasha bleu për 150 000 grosh fshatin e Fierit që ishte çiflig shtetëror. Ngriti tregun buzë lumit Gjanica dhe shpejt kjo qendër modeste plotësoi 122 dyqane. Konsulli i Janinës, Fransua Pukëvil, tek libri i tij “Udhëtime në Greqinë e Veriut”, shkruan se kur e vizitoi këtë fshat të madh më 1806 gjeti rreth 200 shtëpi?! Një mësues i vjetër ma tregon edhe më ndryshe qytetin. Pensionisti, që e ka për zët ta prononcojnë, më tregon imtësisht qytetin. Kohët i ngatërrohen me personazhet, por më tregon duke filluar nga Gjanica e tej-turbullt, vendi ku tregtarët e qytetit s’po gjejnë ende gjuhën me bashkinë, sesi një vijë uji nga ky lum vinte në përdorim dy mullinj drithi. “Njëri (dhe kthehet pas) është atje”. Më tregon spitalin e qytetit dhe tjetri (bën me shenjë përpara), ” ku është ish-turizmi”. “Unë, d.m.th. gjyshi erdhi me gjirokastritët andej nga 1927”. Qyteti po zhvillohej. Në fillim të shekullit kish 3 hane, dy në qendër dhe një në Shkozë afër urës së Kurt Pashait. Në vitin 1914 në qendër, me ardhjen e rebelëve, u ngrit xhamia me urdhër të Haxhi Qamilit, një objekt që ngjan edhe sot e kësaj dite megjithë rinovimin krejt i huaj.

Njerëzit ishin të varfër dhe vetëm Vrionasit dhe njerëzit e tyre kishin të drejtë të mbanin oxhak, të tjerët quheshin përbuzshëm: plitharë. Lagjja Shkozë si dhe tokat përreth Sheqi i Vogël dhe Sheqi i Madh vazhduan të ishin toka shtetërore por kjo hapësirë u ble më vonë nga Selim Aga Resuli nga Berati. Kurse Lagjja Pasha deri në Qenas ka qenë po ashtu tokë shtetërore derisa më vonë e mori Kapllan Pash i Patosit, që ua dorëzoi të fortëve të qytetit Vrionasve. Lagja Belik vazhdoi deri në kohën e Pavarësisë si tokë shtetërore ndërsa lagja Kishë mbeti tokë e privilegjuar sipas sulltanëve. Në këtë udhë kaluan Ismail Beu me shpurën e tij për në Vlorë. Në Fier, ikanakët e rraskapitur gjetën dhe pushuan në shtëpinë e Vrionasve. Kurse, disa prej tyre si Riza bej Jakova me gjithë familje, Begollët, Dragot, gjeneral Mehmet pashë Dërralla qëndruan më gjatë teksa të tjerët vazhdonin udhën për në Vlorë.

Humbja

Në fakt, humbja e Turqisë solli ndryshime të jashtëzakonshme dhe këtu. Eqerem bej Vlora në kujtimet e tij do kujtojë sesi kur shkon në Fier has me trupat e fundit osmane të mbetura në vend. Ka hallën e martuar me Galib Pashën... “Bashkë me kushëririn Avni bej Delvinën shkova në Fier në shtëpinë e të afërmve tanë Vrionasve. Omer pasha dhe Galip Pasha Vrioni zotër të gjithë trevave përreth po bënin sakrifica të mëdha për të ndihmuar ushtarët fatkeqë turq...”. Raca e Vrionasve dhe Eqerem beut e dinë se çdo të thotë ikja e perandorisë. E ndjejnë se nuk kanë më ofiqe dhe rreth njëzetë e pesë vjet më vonë asgjë s’do mbetet më nga kujtesa e tyre. Bashkë me ta do të humbasë edhe një pjesë e Fierit historik. Dy nga monumentet më të vjetra të qytetit: Ura e Gurtë mbi lumin Gjanica dhe kisha e vjetër e Shën Gjergjit me kohë do të zhduken. Tregut të vjetër, ndërtuar nga Vrionasit, do t’i vijë radha pak më vonë. Mania e shkatërrimeve të periudhës komuniste e shkatërroi Fierin gati si asnjë qytet tjetër në Shqipëri. Ura, në fakt, u shkatërrua nga ushtria gjermane gjatë tërheqjes së saj në 15 tetor 1944, kohë të cilën qyteti do e festonte si çlirim nga fashistët por edhe nga një prej simboleve të tij. Kurse kisha e vjetër e Shën Gjergjit, një nga monumentet simbol të Myzeqesë me një interior prej 3 nefesh, pagëzimores, dy portikeve dhe kambanores, nuk do e përballojë dot histerinë antifetare të 1967. E ndërtuar në vitin 1782 nga një grup ndërtuesish të drejtuar nga mjeshtri i quajtur Gega, ajo mbante zbukurimet brenda me afreske të punuara nga piktori grabovar Joan Çetiri. Fieri s’do ketë atë frymë urbane që e mendoi më 1877 Omer Pashë Vrioni (i riu). Ai solli për këtë qëllim arkitektë dhe topografë italianë dhe qyteti më vonë thuhet se kishte një planimetri që i ngjante Barit. Qyteti bie në një letargji gjatë kohëve të Luftës Botërore me pasojat e saj dhe e vetmja gjë që mbetet në kujtesë është se kohë më parë Luftës së Madhe më 14 gusht 1935 qyteti i Fierit bëhet qendër e shpërthimit të lëvizjes më të fuqishme kundër regjimit të mbretit Zog. Pasi morën nën kontroll qytetin rebelët iu drejtuan Lushnjes, ku pas disa orë luftimesh u thyen.

Kohët e reja 

Haxhi Kalluci, një nga nënkryetarët e bashkisë, është më i tërhequr. Ai është njeriu që ka bërë disa prej punëve skulpturore në qytet dhe vazhdimisht mundohet të tregojë më të mirën. Por, Fieri i tij me zhvillimin e harlisur dhe megjithë dashamirësinë e kryetarit të saj, është shumë i pamundur të kurohet në mënyrë artistike. Jo vetëm nga limitimi i hapësirave të lulishteve por gjithçkaje tjetër. Si në të gjithë qytetet tona, qytetari fierak, s’ka kursyer asgjë. Godinat e vjetra s’përcjellin asgjë, ngaqë tashmë të humbur mes ndërtesave të reja dhe pa asnjë logjikë urbane nuk rrëfejnë më vlera. “Nga çfarë pa E. Durhami nuk ka mbetur më asnjë gur, kurse përpjekja  për ruajtjen e godinës së fundit u bë më 1990 nga urbanisti fierak Ing.A. Gjata kuptohet pa sukses”, më thotë z. Dashi. Zgjimi, gjithsesi, duket ndryshe dhe falë Haxhi Kallucit shumë të pagojë, sot, në qytet janë disa punë skulpturore të tij kushtuar personaliteteve të njohur Sejfulla Malëshovës, Liri Geros, Tonç Kilicës etj. Kalluci, një ndër skulptorët më atraktivë të punëve urbane, jo vetëm e laton shumë mirë bustin por me linjat e qarta i ka shkuar sa më shumë realitetit, që kanë treguar këto figura. Në sytë e këtyre personazheve janë jo vetëm një pjesë e historisë së Fierit, por më shumë akoma trashëgimia e pak e mbetur e qytetit. Në ballinën e ndërtesës simbol ishte edhe një orë diellore, kujtoj rrëfimin e Kozmait. Ky idealist vetmitar më fut me njohuritë e tij në të gjitha skutat historike të qytetit, atë që Kalluci duket se e memorizon materialisht në bronx.

E pyes Dashin, se kë mund të quaj filantropë në Fier ose ka pasur ndonjëherë. Më tregon një histori të jashtëzakonshme sesi ka gjetur në Itali, një pinjollin e një familje të nderuar në qytet. “Vëllezërit PAPA, familja e të cilëve ishte nga VOSKOPOJA është prezente që në fillimet e 1800. Spiro Papa me arsim të lartë dhe zotërues i 6 gjuhëve të huaja[e rrallë për kohën]ishte përfaqësues i Fierit në kongresin e Lushnjës,më vonë senator ,deputet deri 1932 pjesëmarrës në kryengritjen e Fierit më 1935 dhe për këtë i dënuar me vdekje dhe më vonë i amnistuar nga Mbreti Zog .Vëllezërit Papa sponsorizuan fotografin fierak Vangjel Droboniku për një kolanë kartolinash me pamje nga Fieri i atyre viteve, pa të cilat nuk do kishim pothuaj asgjë nga trashëgimia ndërtimore e qytetit”. Je pesimist? “Jo, s’jam”- më thotë, por e ndjej që duhet bërë diçka. Fillimisht duke nderuar Dr.Jakov Milajn, Sami Vrionin,Spiro Papen,Jakov Xoxen,Tonci Kilicen,Llazar Kilicen,Kahrreman Vrionin,Vilson Kilicen ,Nasho Jorgaqin, Liri Geron, ata që miku i tij Haxhi Kalluci, po i bronzon. Me Haxhiun në pak kohët që ri më tregon planet e tij të jashtëzakonshme dhe sesi është i uritur për hapësira, ku të rrinë punë arti. Duket sikur modifikon hapësirën për veprat e artit. Sesa do t’ia arrijë këtë nuk e di askush? Madje, as ai vetë. Ka ardhur koha të iki. “Po të flasim për trashëgiminë ndërtimore të fillim shekullit XX do na kujtohet historia pse nuk bie kambana,megjithatë përpjekja mund të bëhen duke restauruar dhe tentuar të marrin statusin monument kulture disa ndërtesa të viteve ‘30,të ruhen dhe mos priten me Rrapenjtë në rrugën për Vlorë,të rindërtohet ballina e ndërtesës pas memorialit të pavarësisë”, kujtoj apelin e Dashit . Kaq mjafton, përfundon. Për ne, jo kuptohet. Më duket si i pa histori ky qytet kaq domethënës për Shqipërinë. Dashi ikën shpejt, kurse Haxhiun e kanë thirrur në Bashki. Mësuesi i vjetër duket që s’ma ka ngenë më. Ndahemi. Dimër 2012.

Revista JAVA

84 Komente

Ose e asimiluar, spiritus.

Fieri dhe Azotikun per te cilin permendej dikur, per fat te mire, tani s'e ka me. Me ka ardhur keq ne fakt, kur biblioteka e vjeter u be lokal edhe muzeu i luftes, shesh ku shesin arixhinjte.

Qyteti pa kujtese-do ishte me sakte sipas meje. Asimilimi eshte perthithje, dicka qe vazhdon te jetoje por ne nje forme tjeter.Po edhe kujtesa historike-e gelltitur-cfare eshte? Nje ure dhe nje kishe? Kaq. Ne shkrim asgje me shume nuk thuhet.Autori vetem na ben nje inventar pronash dhe te oxhakeve me emer dhe asnje perpjekje me shume per te zbuluar se cfare ka humbur nga ky qytet.

Po s`ka faj.Fieri nje katund i vogel me nje han, nje ure dhe nje kisheze ka qene. Njerez te bute dhe te mire. Ama qe kur u rriten niperit tane, aha smiley

Kisha e re me pelqen shume. gjunof me vjen per ato kullat pas Ba-ri-si-se e midis pallateve.. Me kane pas pelqy shume ato shpite perdhese me bace, ne mes te qytetit...

Te flitej per Gjirokastern, Shkodren, apo Korcen, mbase do kishte kuptim. Por per Fierin? Sikur te flaseh per kujtesen historike te Kamzes.

Nga Fieri per Fierin do fliste ai o eunuk smiley 

smiley 

Po i lutemi Ben Andonit te hidhet njehere deri ne Kamze ke Xhelal Mziu ta pyese per shamikuqen...

 

......apo Korcen, ??????
Ka te njejten vijushmeri historike si Fieri .me ndryshimin se para se te fillonte te merrte pamjen e Qytetit , pas djegjes se Vockpoles , nuk kishte as URE as KISHE !. Nje si pune Kalaje ( nen themelet e Hotel Turizmit ) ku kontrollohej Tregetia dhe Vilej TAKSA , dhe hani ne hyrje te rruges se Vskopojes ku lidheshin kolt e cpinin kockat ne rrogoz Tregetaret e Udhetaret ! Mbase u sherbehej edhe ndonje tas Grosh!

Artikulli ishte interesant. Fieri, nuk e di, po me ka pelqyer gjithmone, njerzit ishin me kulture, te bute, te dashur. 

 

Historia

 

2 km larg qytetit te Fierit, ndodhen rrenojat e qytetit antik te Apolonise. Qyteti u themelua ne vitin 558 p.e.s ne një koder pranë detit dhe afër grykederdhjes se lumit Aoos (Vjosa) nga kolone te ardhur nga Korinti e Korfuzi. Ne lulezimin e tij mendohet te këtë patur një popullsi prej 50 000 - 60 000 banoresh. Për rendesine ekonomike dhe kulturore dhe për hapësirën e madhe te shtrirjes se tij, Ciceroni e ka quajtur "qytet të madh dhe hijerende".

Në vitin 1769 Fieri ishte një fshat me rreth 24 shtëpi prej balte dhe qerpiçi të ndërtuara nga voskopojarët që sapo ishin ngulur në Fier dhe rrethinat përreth. Qyteti modern i Fierit u themelua më 1864 nga Kahraman Pashë Vrioni dhe djali i tij, Omer Pashë Vrioni, të cilët me ndihmën e urbanistëve dhe arkitektëve francezë hodhën themelet e qyetit modern të Fierit. Fizionominë e këtij plani, qyteti i Fierit e ruan edhe sot ku ndërthuren dy sisteme; ai kuadratik dhe rrezor. Në fund të shekullit të XIX Fieri kishte 4 lagje: “Shkozë”, “Belik”, “Kishë” dhe “Pasha”. Në librin e saj “Brenga e Ballkanit” udhëtarja angleze Edit Durham kur shkruan për Fierin e vitit 1904, tregon se në të janë ngritur godina prej guri me arkitekturë çuditërisht moderne.

Monumentet me te rëndësishme arkeologjike janë : muri rrethues, biblioteka, Odeoni, Portiku dhe Kisha Bizantine e shekullit te XIII. Kerkimet e para mbi thesarin historik te Apolonise u benne gjatë Luftes se Pare Botërore nga arkeologet austriake, qe zbuluan dhe eksploruan muret e mëdha qe rrethonin qytetin e dikurshem. Zbulimet sistematike filluan ne vitin 1924 nga Misioni Arkeologjik Francez drejtuar nga Leon Rey. Ata nxorren ne drite kompleksin e monumenteve te qendres se qytetit. Zbulimet kanë vazhduar nga arkeologet shqiptare pas çlirimit.

Qendra te tjera te popullimit parahistorik ne rrethin e Fierit kanë qenë edhe Stefanafana, Nemfeumis, keshtjella Argyas, Kolkondasi, Cakrani, Margellici, Porteza, Petova etj.

Regjistrimi I pare I populsise është ai I vitit 1923 ku Fieri ishte nenprefekture nenvaresine e Beratit. Ne perberjen e Fierit futeshin 2 krahina : rrethi Fier me 71 fshatra, 2193 shtepi dhe 12.760 banorë, krahina e Semanit me 22 fshatra, 305 shtepi dhe 1940 banorë. Vete qyteti I Fierit kishte 5 lagjje dhe 1493 banorë.

Gjatë fillimit te shekullit te XX-te deri ne vitet e Luftes se Dyte Botërore ne Fier ndodhen mjaft ndryshime demografike. Aty u vendosen banorë te ardhur nga Laberia, Çamëria dhe Kosova si dhe grupe të ndryshme popullatash te ardhur nga Toskeria si nga Mallakastra, Berati, Gjirokastra etj. Ndërsa pas Luftes ne qytetin e Fierit u vendos një numer I madh camesh te debuar nga Greqia.

Ne vitin 1958 sipas ndarjes se re administrative rrethi kishte një siperfaqe prej 1175 km2. ne te bënin pjesë 4 qytete si dhe 139 fshatra te grupuar dhe 21 te bashkuar. Me shnderimin e rrethit ne qendren ekonomike me te zhvilluar pas kryeqytetit, ndodhi një proces I zhvilluar urbanizimi. Për te plotësuar nevojat e industrise dhe bujqesise, filloi një levizje e madhe migratore drejt Fierit. Ne vitin 1965 qyteti I Fierit numeronte 20 000 banorë, kurse ne 1982 kishte 35 000 banorë. Ne vitin 1985, Fieri si rreth kishte një popullsi prej 226.200 banorë, dhe dendesi 192 b/km2. Popullsia qytetare arrinte shifren 27.6 % ndërsa ajo fshatare 72.4 %. Rritja natyrore ishte 2.09 %.

Me fillimin e viteve 90 –te ne Fier ndodhen mjaft ndryshime demografike. Një pjesë e madhe e banoreve kanë emigruar drejt shteteve te huaja dhe kryeqytetit si dhe kanë ardhur banorë nga rrethet e Mallakastres, Tepelenes, Beratit, Elbasanit, Gjirokastres si dhe nga zonat veriore e verilindore te Shqipërisë. Ne vitin 2001 popullsia e rrethit te Fierit ishte 199.082 banorë. Ndërsa qyteti I Fierit ka një popullsi 82.262 banorë. Dendesia e popullsise për rrethin e Fierit 255 banorë/km2, një nga me te lartat ne Shqipëri. Mosha mesatare e popullsise është 38 vjeç.

 'Bama - pergezime dhe falenderime per prurjen.Mua me pelqyen shume fotot.

Ma shtoi me shume ajo  shprehja e lanetit, spiritus -" Ama qe kur u rriten niperit tane, aha... s`na vete, per  te   grapsur 

Ti i nderuar qofsh, por prurja kryesore eshte e Mondes.

Dre-dre! Tre  here  falenderime edhe Mondes

Fieri qyteti i nerum! 

Une e du fort!

Mas qytetit tem, Fieri eshte rrote m'rrote me Pogradecin... smiley

"Fieri - Milano e Shqiperise", e kam degjuar nga nje cun fierak qe studjonte ne Milano kete. smiley

I luv Fieri! Kam qen per her te funit ne fillimjanar 2006, naten. Kishin zbukuru rruget me drita per vit te ri. u cudita per mire.

Dashuroj edhe pjeset fermere kur shkoje per ne Seman, dikur kan qen ca serra aty. Kishte nje gjo fshati dhe paqeje te cuditshme, dicka letersie prej "lumi i vdekur". Novelash pa te keq prej realizmi socialist, tip "bereqeti". kishte traktora, shofere qe pinin ferrnet ne ca klube kioska buze rruges, gra qe dukeshin shume familiare dhe goca qe e merrnin jeten me seriozitet bukevaleje dhe amvisash-to-be. qe i vlersonin cunat e forte me zanate hekuri dhe favorite guximtare.

ne fier nuk ka pas zhurmus smiley po kjo eshte nje info qe pak veta e vlersojn ne ket mexhlisin ktu.

Qyteti i Fierit ka gjuhen shqipe te paster  fieraket jane  shume patriot, shume shqiptar! Jam i lumtur qe kam nje pjese nga ky qytet! smiley

Fatkeqesisht, si ne nje pjese te madhe te Shqiperise, edhe ato pak ndertesa qe kane qene simbol i qytetit, relativisht te ri, dhe pa ndonje peshe te madhe deri ne ndertimin e Azotikut, nuk ekzistojne me ne Fier smiley
Sinqerisht me merr te qaret kur shkoj.
Mbaj mend tregun fshatar ne qender te qytetit. Pikerisht atje ku sot ngrihet xhamia e stermadhe qe i ben karshillek nderteses se Bashkise dhe asaj te Bankes. Ndoshta nostalgjia ben te veten, por ai treg, qe ka qene funksional deri ne fillim-vitet 80, mund te rikthehej ne gjendjen e meparshme me shume pak investim.
E famshmja Biblioteka e qytetit, (sot Bar-Pizzeri Piazza, uff c'trishtim smiley ) u shperfytyrua. Iu shtua nje kat, asaj qe ishte ndoshta ndertesa me e bukur dhe simbol i qytetit.
I te njejtit stil eshte edhe ndertesa e Prefektures (ish Shtepia e Kultures).
Studimi dhe Plani Urban i Qytetit, ka qene bere nga nje arkitekt francez, Leon Rei. Ky ka pas bere zbulime e germime edhe ne Apoloni. Ne fakt nje nga rruget ne qender te qytetit mban ermin e tij. Sipas puneve qe ai ka lene, dhe shpjegimeve qe ka dhene, e mendonte Fierin nje qender te rendesishme, qe ndodhej ne nje vend strategjik te favorshem. Ne Jug eshte Vlora. Ne perendim Apollonia e Lashte dhe me tej Deti Adriatik. Ne Veri rruga qe te lidhe me Kryeqytetin e ne Lindje rruga qe te shpie ne Berat dhe ne Jugun e thelle, Tepelene, Gjirokaster e me tej.
Ne Fier kane jetuar Jakov Xoxa (Lumi i Vdekur, qe ekziston vertet, eshte nga librat e mij te preferuar), Sejfulla Maleshova, Enriko Veizi, Koco Kosta, Pellumb Kulla, Koco Plaku, Vilson Kilica per te ardhur te Luftar Paja, Pavlina LLaci, Kaliopi Semanjaku, Kujtim Majaci.
@ Emo.
Mungesa e zhurmuesit ka qene nje perparesi qe kemi patur ne krahasim me qytete te tjera qe e kishin. Me kujtohet kur zija dritaret me batanije qe te mos dukej drita e TV "Iliria" nga jashte, dhe shihja RAI-n (me shume) por edhe Jugosllavin smiley Madje kapte 2 stacione te Jugos, Malin e Zi (ne i thoshim Beogradi smiley ) dhe Shkupin.
Por kishte edhe dicka qe nuk do te doja kurre me te perseritej. Era e rende e Azotit qe mbulonte tere qytetin. Kur binte shi, pellgjet qe krijoheshin kishin uje te verdhme smiley. Plus qe te gjitha mbetjet e Azotikut, Rafinerise dhe Urese, derdheshin ne lumin Gjanica qe pershkon qytetin mes per mes. Babai me tregonte qe Gjanica kishte patur uje te paster. Atje laheshin, zinin peshk, dhe natyrisht, atje festohej hedhja e Kryqit ne diten e Ujit te Bekuar.

Vazhdoni tirmat e xha jahos vazhdoni ... se mire e keni nisur ...

 

Te nxjerresh fierin si qytet me origjine ne vitin 1840 eshte pak me teper se skandal apo padituri historike ... nuk keni faj ju e kane fajin ata qe rrojne me taksat e ketij populli ... dhe qe duhet te mbrojn jo vetem historin e fierit por te tere kombit shqiptar

Edhe vete Via Egnatia kishte nje degezim per ne Fier. Thuhet se ne Fier shkolloheshin kuadrot e perandorise romake. smiley

Via Egnatia-en.jpg

Nuk shkolloheshin ne Fier, po ne Apoloni. Ka qene nje nga akademite me te mira ushtarake te perandorise romake. Thone qe ka studiuar dhe Cezari atje. Historia eshte vertet shume interesante, po me thene te drejten, tani nuk e mbaj mend. Njehere qe e kam vizituar me ciceron, jam kenaqur shume vertet. Per te mos permendur pastaj peisazhin, qe te celen syte e shikon dhe detin nga kodra e Apolonise.

p.s. Udhetimin tjeter per ne Apoloni, more vesh?! Po me ciceron, ama! smiley

Nuk shkolloheshin ne Fier, po ne Apoloni.

Jo mi jo, ca thu ti?! Faleminderit qe me informove se nuk e disha. smiley

p.s. Udhetimin tjeter per ne Apoloni, more vesh?! Po me ciceron, ama! smiley

Oh yes. Plus Bylis. smiley

Ore, ka dallim, po s'e kupton ti.. prandaj te duket per te qeshur. smiley

Ne Bylis s'kam qene as une. Po me sa di, rruga eshte e keqe dhe makina ime s'mban aq shume.

Shumë e bukur kjo rruga Egnatia, e shkurtër dhe lidh 4 shtete, me disa tynele del një mrekulli të paktën deri në Selanik.

Shoh gjithmonë një tendencë tek historianët për ta shkëputur historinë e vendbanimeve në Shqipëri pa pikën e sensit siç thuhet se themeluesi i Tiranës ai i gjati me shpatë ,sikur Tiran ka qenë shkretëtirë para nguljes së hunit për kalin e tij , dhe Fieri mgjth ja më shumë se 2 km larg vendbanimi të lashtë tak fak si me magji është themeluar nga Vrionët ashtu nga boshi. E qartë se ka ndikur ndërthurjet e ndjesive të Rozafës ; "ndërto ditën e shemb natën" që ka sjell një si lloj pavazhdimsie ose më mirë një pavazhdimsi të vazhdueshme .Ne kemi trashëguar vetëm ndërtesa që s'ka mundur  kush ti rrafshojë.Pak ose aspak gjëra që i kemi ruatur e rindërtuar brez pas brezi .Dhe vazhdojmë me pavazhdimsi dhe në kohën e tanishme mënyra urdhërore. (psh sheshi Skënderbej u këput vazhdimsia me mendjelehtësinë e një fëmije ) Rozafa na ka mallkuar : "ju që vazhdimsinë e kërkuat në murimin tim gur mbi gur mos i lënshi brezi brezit !

Rruga Egnatia ishte nje nga rruget me te rendesishme te Perandorise Romake. Lidhte Romen me Kostandinopojen. Ishte e realizuar mjaft mire, me vize ndarese ne mes madje. smiley Ne Shqiperi ka plot seksione te saj qe kane mbijetuar.

Persa i perket Rruges Egnatia moderne, segmenti Elbasan Qafe-Thane shkon mbi gjurmet e rruges Egnatia. Autostrada nga Kozani ne Selanik (nuk e di per me tutje) eshte ndertuar gjithashtu mbi gjurmet e rruges se vjeter.

Por le te kthehemi tek Fyri.

Fyri ne kohen e dulles:

Click to view full size image

Harta e Fyri-city:

Fyri - skyline:

Nje ndertese e vjeter e restaururar:

Per me shume foto:

http://www.skyscrapercity.com/showthread.php?t=747350

Nen kujdesin e vecante te Fierakut.

Kjo ndertesa e vjeter eshte ish Biblioteka e Qytetit. Ka patur vetem 2 kate. Tani eshte Bar-Pizzeri Piazza smiley "Restaurimi" ka te beje me katin e 3-te shtese dhe perdorimin e tarraces.

Ne fakt kjo ndertesa perralle fare,a mund te na gjeni ndonje nr tel te restauruesit,brenda mundesive sigurisht.

Ne fakt duket qe eshte shtese.

Bravo! Duhet te jesh patjeter gje shume e trashe qe te besh nje shtese qe s'ka pike lidhje me stilin e nderteses se vjeter, shiko ato dirtaret trapezoidale apo kollonat qe dalin si brire, si briret e ketyre "cornuti" injorante. smiley

Ah,kujtova se kane djeg librin e Fevziut Kokedhimesat.
Ka ardhur dita qe merak per protestat duhet te behen ata qe e bejne smiley

Qysh, eee?! kur,eee? qenksh, pa pune nashi, ti reee! Urime per detyren e re! smiley

Opo paskesh qen nam fare ti e. Do rric uzur nashi apo ta jap nj'here s'prapthi...

smiley Me lot! e kisha harruar shprehjen "uzur"...

p.s. Gjyshi im( ne fakt, eshte lere e rritur ne Vlore dhe ketu futet ajo historia e koklavitur qe te thashe) e ka pasur dyqanin e embelsirave ke banka e vjeter, mu tek fillimi i ures se Gjanices, di qe ne shtepi, tek daja ka pasur co foto te vjetra te dyqanit. po i gjeta, do t'i hedh ketu.

Mos me thuaj qe gjyshi yt ka qene Bakall smiley Eh, c'me bere moj Ana smiley Nuk ta pata borxh kete smiley Une, ne femijeri kam jetuar ne lagjen Shkoze (sot 1 Maji), qe ne fakt nuk eshte shume larg prej Bankes se Vjeter (plus, ta themi ketu, midis nesh smiley babai ka punuar ne banke, jo bankier smiley, e une shkoja shpesh) ndaj te them: c'me bere?! smiley
Flm.

jo, jo, nuk ka qene bakall. Ka pasur nje pasticeri ku beheshin embelsira, llokume, aranciata, e kshu gjonash. Ka pasur dhe fabriken e akullit aty mbrapa dhe me sa me kujtohet, kshu si vegim, kane pas bere dhe akullore. Shtepine e kane pasur atje tek eshte sot shkolla industriale, i ra plani shtepise dhe u ndertua shkolla. Ime eme i ka pike ne zemer oborrin dhe pemet pa fund qe kane pasur atje.

p.s. se mos fillosh te shkruash ndonje liber me kujtime tani. smiley

Vetem per p.s. smiley Ka kohe qe kam filluar ta zbatoj, kete qe e the si padashka me shaka smiley

beheshin embelsira

shiteshin tullumba (nga Bregu u thone "fucka" ) ne nje embeltore, nuk i gjeje ne te tjere qytete.

Emo,
pervec tullumbave, ne Fier kishte edhe nje lloj Kasate dhe Paste Akulli, qe nuk e gjeje ne asnje qytet tjeter. Ndodhi qe zanatciu i tyre, u fut ne burg disa kohe, dhe u ndje shume mungesa e tyre. Pasi doli nga burgu e moren serish ne pune ne te njejtin vend. smiley

Pasta e akullit shitej tek nje embeltore afer turizmit dhe/ose te turizmi. Duken te dyja tek nje foto e anonimit.

Fieri kishte keto, kurse Berati kishte "momlanin" - po ashtu te turizmi. smiley

jo Ana, jo smiley Vite drite larg...
Pasta e Akullit kishte nje shtrese kek, nje shtrese kasate (tip sandwich) por te perseritura 2 here.
Trashesia e seciles shtrese mund te ishte 2 ose 2.5cm. Ne ate kohe kushtonte 2.5 Leke (25 Leke te vjetra). E gjeje ose ne Turizem (Hotel Apollonia, sot Univ Kristal) ose te Aneksi (Hotel Fieri) ose te Partizani (Pallati Hark ne krah te Turizmit).

Ka gjasa, por duhet te informohem per tollumbat. smiley

Paska qenë i sistemuar dhe në 30 .Fieri më ka lënë gjithmonë përshtypje të mira përjashto 2003 që më la përshtypjen e një  një katrahure të vërtetë.Po kto palmat para bashkisë janë apo i kanë prerë nga frika Melisës?

Gjithe ky buuum ndertimesh te reja e spektakolare ne shume pak vite ne nje zone e cila nuk eshte se shquhet per ndonje zhvillim apo potencial te shfrytezuar ne industri. Mrekullia cudiberese e kapitalizmit shqiptar... smiley

Celesi, e ke seriozisht kete: "...ne nje zone e cila nuk eshte se shquhet per ndonje zhvillim apo potencial te shfrytezuar ne industri." ?
E the ketu te peshku, mos e thuaj gjekundi tjeter se e le namin topa-topa smiley
Dashamiresisht.

Na ndrico pak, o mik, se ndoshta edhe gaboj. E nese gaboj, njerezore eshte te lihet nami "topa-topa". smiley

Po c'te te them une?
Fieri ndodhet ne zonen naftembajtese te vendit. Ka patur nje Rafineri (ndoshta funksionon ende). Ka qene qendra e prodhimit te plehrave kimike (Azotiku/Urea). Ka patur te vetmen fabrike te prodhimit te Margarines ne Shqiperi. Ka patur nje UMB (Uzina e Mekanikes Bujqesore). Plus fabrike te prodhimit te vajit te lulediellit e te ullirit. Uzina e prodhimit te pambukut. Ndermarrja e perpunimit te drurit. Mund te kem harruar ndonje gje tjeter. Kjo per sa i perket industrise prodhuese e perpunuese.
Shto ketu sherbimet dhe sidomos potencialin bujqesor te zones.
Uf, se u lodha. I thashe me nje fryme smiley

Nga pothuajse te gjithe shembujt qe dhe, vetem zona naftembajtese sikur i ka rezistuar kohes, por qe dhe kjo e fundit duket sikur bilancin e ben ne Tirane tek ca shefa qe shume veshtire te investojne ne pallate shumekateve lluksoze ne nje qytet provincial te Shqiperise. Industrite e tjera qe permend kane vdekur me kohe, miku im, ato tashme i perkasin nje kohe te shkuar. Tashme, ose jane copetuar ne biznese me modeste ose jane asgjesuar krejt ose jane zevendesuar me "industri" shume here me te sofistikuara..

Ps. Azotiku i fierit u shit para pak kohesh, per skrap, ne elbasan. smiley

Ps. Per bujqesine ke te drejte. Speci, domatja dhe shalqiu, i ngriten gjithe ato pallate marramendese. smiley

Sot cila eshte industria e cila justifikon gjithe kete zhvillim ne Fier? smiley

Pse,edhe ajo e milanos,Gogo Nushi quhet?smiley

Kerkoj ndjese paraprakisht per pyetjen e mposhtme, sepse mund te jete pa takt:
Qysh kur ndertimi pa kriter e pa leje i banesave shumekateshe konsiderohet zhvillim? smiley
Shtimi i ndertesave ka te beje thjesht me levizjet e pa kontrolluara urbane (te pakten per mendimin tim modest ne kete rast). Ne pikepamje te zhvillimeve ekonomike, industriale apo bujqesore, mund te ta them me bindje se Fieri, ka bere hapa prapa. Po shuuuume ama.

Sot ne rrethin e Fierit ne industrine e nxjerrjes dhe perpunimit te naftes, veprojnë dy nga kompanite me te mëdha ne Shqipëri, Albpetrol dhe ARMO si dhe kompania kanadeze “Banker’s “

- Nga Wikipedia

Jo, jo. Eshte Fieri. Normale qe ngaterrohesh se ngjajne si dy pika uji.

Etimologjia:

Origjina e emrit të Fierit është e diskutueshme, megjithatë shumica e kërkuesve besojnë se emri Fier vjen prej fjalës Italiane “fiera”, që do te thotë panair. Sipas mbështetësve të kësaj teze, ishin tregëtarët Venedikas që e emërtuan qytetin ne shekujt 14-të dhe 15-të, kur blinin produktet bujqësore në tregjet e qytetit.

Fiks si Fiera di Milano.

anonimo, duhet ta pranosh ama qe fieri ka shpyrt! ka dhe i cik histori. kryengritja e fierit.

ps kujtoj nje minoritar dropulli, i shkreti kishte siklet me y-te dhe i-te ne shqip, edhe i nderronte gjithnji, dhe nje here tha "ne qitetin e fyerit" smiley

pps. fyre i kan pas thon femnave per s'mari. ne gjirokaster u thoshin "cope", kalonte ndonjera dhe thuhej: "ueee cfare cope" smiley

ppps. eh shqipni etnike, cika cik do na e hash melcin. edhe zembrene.

Ou, pse kshu?! smiley

Olsi ka nje te drejte ne fakt. Ne ka gje qe une s'ua duroj dot fierakeve ( ketyre te sotmeve flas: (mesdhetar, me fal, po do ta them) eshte fodulleku e kapadailleku, per te mos thene ate fjalen tjeter me p. Nga ana tjeter, ka dhe njerez te mire, te urte, por qe u mbytet zeri nga keta "te fortet", per fat te keq.

Mos kerko ndjese hic! smiley
Ne nga anet tona i themi: edhe Qeros edhe Fodull! ose: Dhi e zgjebosur e bishtin perpjete!
Nje pyetje serioze smiley
Vertet mendon se eshte fodullek apo kapadaillek, apo ajo fjala tjeter me "p"?
Une mendoj qe eshte thjesht: INJORANCE! smiley

Jane te gjitha bashke ne fakt. Injoranca duke u bashkuar me ate ngrefosjen behet e padurueshme.

Plotesisht dakord smiley
Por kjo eshte ne pergjithesi karakteristike e injoranteve provinciale kudo.
Fatkeqesisht, keta te "ngrefosurit" bien perhere ne sy me shume e menjehere se pjesa e qete apo edhe intelektuale.

Nuk e di emigranto. Se si me duken te gjitha keto qytetet e Shqiperise, Fieri, Lushnja, Pogradeci, Kavaja, Rresheni, Lezha, Kukesi, Puka, Rubiku, etj, etj... si te mbarume, si te lodhme nga jeta, te shkaterrume, te varfra, te mjera...

Nuk e di se cfare i shtyn njerezit qe te vazhdojne te jetojne atje, pervecse pamundesia per t'ja mbath prej andej.

Nuk e di, por duken si skenare filmash post-apokaliptike, me njerezit qe jane kthyer ne zomby dhe qe thjesht vegjetojne pa ndonje deshire te vecante per te jetu, per t'u zhvillu, per te ec perpara, por thjesht me qellimin per te shtyre edhe nje dite tjeter jete.

Dikur i mbante pashaportizimi, anonimo.

Por jeten duhet me e kerku. A ka qytete me pa jete se psh patosi ose ura vajgurore?

e mire, isha per vizite ne shqipni, ne tirane, viti 2005. qelloj ne nje vend me nja dy gra qe kishin ardh (per hall ne fakt) ne tirane, ishin nga "ura" (vajgurore... vetem emri ta heq kapakun e kokes). edhe fillun muhabetet ato. Po Felini mer, Felini po te them. I kom nigju 1 ore rresht (po folshin me te zonjen e shpise ku isha une). Sikur pash film neorealist. smiley

Dole aty ku te kam thene une. Po une kam perfshire dhe Tiranen ne kete mes.

Krijohet nje paradoks i madh mes komentit tend dhe realitetit (atij material). Ne parim ndoshta ke te drejte, nga ana kulturore dhe zhvillimeve shoqerore qytetet provinciale, kryesisht ato jo universitare, jane te rrenuara. Por nga ana tjeter, kemi qytete si Fieri, Elbasani, Korca (ndoshta me pak) kane zhvillime shume te dukshme persa i perket infrastruktures. E nese ne qytete si Tirana, Durres, Vlore e Sarande mund te gjejme argumente qe mbeshtesin zhvillimin gradual e deri diku te shendoshe te qyteteve, ne rastin e pare (Fier, Elbasan, Korce,) realiteti (papunesi dhe kryesisht rrenimi shoqeror) sikur nuk na "mbeshtet" per te perdorur te njejtin argument analog.

Dhe levizjet demografike luajne rol shume te madh ne rrenimin shoqeror.

Anonimo ia ke fut çik kot.

Fieri eshte i vetmi qytet ne Shqiperi qe perfaqeson nje kryqezim te vertete, Vlore-Berat-Lushnje-Jug dhe lidhjen e ka fushore ose me kodra te lehta.

Per krahasim Tirana eshte e rrethuar nga 3 ane me male, dmth perfaqeson nje xhep nga pikepamja tregtare.

Tregtia e mban gjalle, te qenit qender strategjike ne rruget tregtare brendashqiptare. Pastaj normal qe bujqesia ben te veten, afersia me Vloren po ashtu.

Qe prej kohes se Nanos Fieri perfaqeson pas Tiranes qytetin ku mblidhen me shume taksa ne Shqiperi dhe jo sepse fieraket jane kaq qytetare te ndershem sa te mos bejne evazion fiskal, por sepse realisht ka para ne qarkullim.

Bumi i ndertimeve nuk eshte i pashpjegueshem, biznesi i ndertimeve sot lidhet me kapacitetin tregtar si ate taktik ashtu edhe me parashikimet strategjike.

Nga ana tjeter, ngelet fakti qe si pothuaj çdo qytet i Shqiperise, inteligjenca eshte larguar e largohet drejt Tiranes, keshtu qe pasuria faktike e qytetit nuk kanalizohet ne ndonje jete intelektuale per t'u dalluar.

Nga qytetet e tjera qe permende Lezha gjithashtu eshte per t'u hequr absolutisht nga lista, shko kruaje te blesh nje shtepi ne Lezhe po ta mbajti, i ke çmimet te kripura si me qene Tirane.

Kjo lidhet qofte me potencialin e pashfrytezuar te Shengjinit si port por edhe ne pergjithesi te turizmit, por edhe sidomos me pozicionin e favorshem tregtar te Lezhes.

Pas tharjes se kenetave Shqiperia anoi gjithnje e me teper nga bregdeti dhe po riprodhon elementet natyrore te zhvillimit si ne kohen e lashte, dmth zhvillimi i Durresit, Vlores, Lezhes, Fierit etj, ku ky i fundit duhet pare si trashegimtar me teper i Bylisit per nga roli i tregtise tokesore, sesa i Apolonise, rolin e se ciles e ka zene Vlora (Aulona ishte nje katund bregdetar ne krahasim me Apolonine, gjithe tregtia detare e Vlores se sotme nuk ka lidhje me volumin tregtar te Aulones antike por me te Apolonise).

Ashtu si dikur Apoloni-Bylis perfaqesonin nje bosht shume te rendesishem tregtar edhe sot Vlore-Fier i kane te gjitha mundesite t'i zene vendin, natyrisht si hap i pare eshte mbarimi i autostrades, qe duhet pare si pengmarrje nga ana e boshtit Durres-Tirane, dmth si pengmarrje nga ana politikaneve-biznesmene te Tiranes.

C'ne 80 komente, mendova.. anonimi? smiley hapa temen, dhe of course anonimi! smiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).