Je ajo që vrapon, jam ai që pres,
ti kërkimi, unë përkushtimi,
të dyja dot s’bëhen
tjetër zgjedhje s’kemi,
të shoh të njëjtën prapë e gjithnjë,
më sheh të ndryshmin që është unë gjithnjë,
në vdek-lindjet e tua plot qefinë të bardhë
me jetë flur flut’rash ku flatrën shkumb çasti,
jeta nënqeshet me fildishin prej rasti
dhe perlën që shfaqet në kapakët kur koten
një grimë nga mërzia botore nën ujë.

S’di a jemi mirë kështu, por jemi,
i vetmi ngushëllim mençuri e steres
thotë pritja time ka shumë vrapim
e n’vrapimin tënd thotë ka shumë pritje
e puthja zgjatka veç sekondën e vrasjes,
puthjet e gjata - lëvozhga të thara
buzësh që eten me tepër për veten
dhe veten e thajnë teksa shuajnë etjen,
se-defin ua hoqën ose kurrë s’e patën.

Vetëtima njëgrimshe gënjen me jehonën,
bubullimën që zgjatet si frika pa shkak
që do të shurdhohet ndaj veten dëgjon;
rutina e frikës nga mungesë e rutinës
sinus kokëfortë e ndaj ti s’mungon…
por qe njëra nga mijërat e tua që bëri
magjinë e ftohjes dhe të ngrirjes sime
në buzë të ngurruar e të ngurtë magme;
çdo gjë më pas - përsëritje vinili.

5 Komente

e kendshme, e meditueshme, e vertete... e ka frymezuar frika e mungesese se rutines?

"...L'onda si spezza,
precipita nel cavo
del solco sonora;
spumeggia, biancheggia,
s'infiora, odora,
travolge la cuora,
trae l'alga e l'ulva;
s'allunga,
rotola, galoppa;" (Gabriele D'Annunzio)

shpesh rutina eshte edhe vrasese per dashurine ,por aman sa eshet rassicurante...bukur

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).