Bashkimi Europian ka njoftuar se palët kanë arritur marrëveshje për bashkëpunimin dhe përfaqësimin rajonal dhe protokollin teknik IBM.

BE bënë të ditur se të dyja palët kanë konfirmuar përkushtimin për një bashkëpunim rajonal reprezentativ dhe inkluziv si vlerë fondamentale e BE’së.

“Marrëveshja do të lejojë Kosovën që të marrë pjesë dhe të nënshkruajë marrëveshje të reja në llogari të saj dhe të flas për vetveten në të gjitha takimet rajonale.

Deri më tani marrëveshjet janë nënshkruar nga UNMIK’u në emër të Kosovës. Kosovo* do të jetë denominimi i vetëm që do të përdoret dhe në fusnotën që do të përdoret në asterisk do të shkruhet : Ky identifikim është pa paragjykime ndaj pozicioneve rreth statusit dhe është në pajtim me rezolutën 1244 të KSKB dhe Opinionin e GJND’së për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Palët po ashtu kane rene dakort edhe për protokollin teknik për implementimin e marrëveshjes IBM të arritur më 2 dhjetor 2011.

“Kjo i shndërron konkluzionet e arritura në muajin dhjetor në marrëveshje operacionale.

Kjo do ti mundësojë palëve që të fillojnë të punojnë në çështjet praktike sikur që është buxheti , dizajni dhe lokacioni i ndërtesave” ka njoftuar BE.

Takimi po ashtu ka ofruar një mundësi për të rishikuar progresin për implementimin e marrëveshjeve të arritura më parë.

BE bën të ditur se palët janë pajtuar që të punojnë sidomos rreth Regjistrit Civil javën e ardhshme në mënyrë që të përshpejtojnë implementimin në këtë fushë.

_______

Tadic: Edhe Evropa, edhe Kosova

Me arritjen e marrëveshjes për bashkëpunimin rajonal, presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka thënë se është konfirmuar politika “Edhe Evropa, edhe Kosova”.

“Kosova, në forumet rajonale, nuk do të përfaqësohet si shtet i pavarur, por në përputhje me Rezolutën 1244 të OKB-së dhe me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, ka thënë Tadiq.

Sipas tij, Serbia do të vazhdojë të jetë konstruktive dhe e hapur për dialog me Kosovën, me qëllim gjetjen e kompromiseve për problemet e njerëzve të zakonshëm, të cilat “gjithmonë do të jenë në përputhje me Kushtetutën e Serbisë dhe interesat e qytetarëve të saj”.

_______

VOA - Soren Jessen-Petersen: "Kosova nuk duhet të bëjë kompromis"

Ish-shefi i UNMIK-ut në Kosovë, Soren Jessen-Petersen është i shqetësuar që dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit për çështje teknike, është kthyer në thuajse një rifillim të bisedimeve për statusin e Kosovës, i cili thekson ai është përcaktuar dhe nuk ka pse të rihapet.

“Tani, pothuajse nga një derë e pasme, po diskutohet përsëri për statusin dhe Kosova është vënë nën një presion të madh, mesa kuptoj unë, që të pranojë që për të marrë pjesë ata duhet të identifikohen si Kosovë dhe pastaj kjo të shoqërohet me një asterisk dhe një referencë për rezolutën dhe Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë”, thotë zoti Petersen në një intervistë për Zërin e Amerikës.

“Nuk e kuptoj se pse duhet Kosova ta bëjë këtë kompromis. 22 vende të Bashkimit Evropian e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, 87 vende në gjithë botën e kanë bërë një gjë të tillë dhe vetëm 5 vende të BE-së që nuk e kanë bërë një gjë të tillë, duket se po përcaktojnë se çfarë do të bëhet. Dhe mendoj se kjo është shqetësuese”, thotë zoti Petersen.

Ai shton se dialogu mes Serbisë dhe Kosovës është i rëndësishëm, ashtu si edhe pjesëmarrja e Kosovës në aktivitete ndërkombëtare, por “duhet ta pyesim veten se çfarë çmimi i duhet të paguajë dhe unë mendoj se po paguan një çmim shumë të lartë”.

______

VOA - Kosovë: Dell: “Shtetin nuk e bëjnë simbolet por ushtrimi i shtetësisë”

Zëri i Amerikës: Zoti Ambasador, Kosova po hyn në një periudhe të re të përfaqësimit rajonal me një shënim të veçantë gjë që ka nxitur shumë reagime. Si e shihni ju këtë proces?

Christopher Dell: Mendoj se në pikëpamje afatgjate, shënimi (fusnota) do të jetë e tillë në histori. Me fjalë të tjera, nuk është çështja kryesore, është e parëndësishme. Çështja e rëndësishme është se Kosova do të jetë anëtare e organizatave, do ta përfaqësojë vetveten me të drejtën e saj dhe përfaqësuesit e popullit të Kosovës, do të jenë të pranishëm në të gjitha forumet rajonale duke u përkujdesur për interesat e vendit. Rruga nëpër të cilën vendi krijon dhe ndërton sovranitetin nuk është nëpërmjet simboleve. Sigurisht, flamujt janë të mirë, janë të rëndësishëm, na identifikojnë, por sovraniteti i vërtetë bëhet nëpërmjet ushtrimit të tij. Kjo është ajo që Kosova ka përfituar nëpërmjet kësaj marrëveshjeje. Për më shumë, natyrisht, kjo vendosë themelet për një marrëdhënie më të ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. E di se shume skeptikë, shumë të ashtuquajtur intelektualë dhe analistë mendojnë se kjo e kurthon Kosovën në njëfarë getoje në të ardhmen. Ata e kanë shumë gabim. Ajo që do të ndodhë është se kjo do të hap rrugën e ardhmërisë evropiane të Kosovës, për liberalizimin e vizave, për marrëdhëniet tregtare dhe mbase edhe për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian. Ju e filluat duke thënë se kjo është marrëveshje historike dhe unë pajtohem. Mendoj se është historike dhe mendoj se i gjithë debati mbi simbolet dhe fusnotat do të shihen në afat më të gjatë si fusnota në rrëfimin kryesor.

Per me shume klikoni ketu.

68 Komente

Shuuume keq. Turp e faqja e zeze*
Per cka lypej?
------------
*

Bac, te paten rrejt, i m*t o kry!

Mendoj qe marrevesthja nuk eshte aq e keqen sa ce paragjykon opozita.

Se pari me kete marreveshje,Serbia ka rene dakort te mos organizoje zgjedhje ne Kosove per serbet atje sic ka bere deri tani,dhe kjo u deklarua hapur sot,si pamundesi teknike.

Keshtu qe kufiri eshte ne Jarinje dhe jo ne lumin Ibar.

Se dyti,ne mars dhe maj mbaron mandati i strukrurave paralele dhe rrjedhimisht ato do te shperbehen dhe do te zevendesohen me koordinatore qe do te jene te aporovuar nga Serbia dhe Kosova dhe BEja me SHBA-ne.

Se treti,tani Kosova do te hyje ne organizatat nderkombetare dhe te aplikoje ne BE,NATO,OSBE apo OKB.

Se katerti,ndonese permendet 1244,ne fakt ajo nuk ka asnje ndikim ne terren pasi ajo mbahet vetem prej vetos se Rusise dhe te gjithe dhe serbi me nacionalist e di kete.

Kur ben kompromise do te besh edhe leshime,1244 eshte vene por eshte vene dhe vendimi i Gjykates per pavaresine e Kosoves.

Dell ka te drejte,dhe une cuditem me Skender Hysenin qe per mendimin tim ka qene ministri me i dobet ne qeverine e Kosoves.Vertet mendoni se Hyseni po te ishte ne qeveri do ti thoshte JO Amerikes dhe BE-se?

Se fundit,Serbia duhet te futet ne BE dhe te mos mbetet vegel e Rusise dhe per kete kemi interes te gjithe dhe ne shqiptaret.

Telefonata e Hillary Clinton dhe vizita e zevendesit te saj ne Kosove duhet tu kujtoje "patrioteve" qe ne politike ka kompromose dhe me kete kompromis Kosova me shume fiton se sa humbet dhe Serbia merr statusin kandidat pa Kosoven si pjese te saj.

 

Ore Kristi, je ne vete ti apo flet kodra mbas bregut. Pse duhej arritur marreveshja disa dite para se BE-ja te bej publik raportin per progresin e Serbise drejt integrimit ne BE? Be-ja e ka thene vazhdimisht qe eshte vetem ceshtja e Kosoves qe e mban Serbine larg BE-se, dhe arritja e nje marreveshje me Kosoven ishte ne mos e vetmja, detyra kryesore per Serbine nga Brukseli. Edhe sikur kjo marreveshje te jete ne interes te Kosoves nuk duhej pranuar kurre ne kohen e gabuar. Vetem Serbia ka fituar, dhe duke hyre ne BE Serbia, edhe ndonje leshim te vogel qe mund ta beje sot ta kthen mbrapsh 100 here ne te ardhmen. Ja ashtu. C'eshte me e keqja eshte se keto gjera dihen shume mire, dhe behen megjithese dihen, dhe prandaj ka vetem nje shpjegim. TRADHETI. Ka dhe vetem nje zgjidhje.... zgjidhja anti-tradheti.

Po Thaci sikur tha qe edhe te gjithe ta pranojne ai s'do pranonte asnje emertim pa "Republika e Kosovës".

Apo eshte "Republika e Kosovës" me footnote poshte?

 

Pa hyrè shumè nè detajet e marrveshjes..se ndoshta sinqerisht nuk di..e as nuk dua ta di..por 1 detaj e kuptoj dhe e lexoj shumè mirè...e dua tè bèj njè pyetje...Pèr çfarè dreqin i mbajta nè shtèpi 3 gra e 4 fèmij nè kohèn e luftès,pèr ta quajtur pèrsèri Kosovo...?? Por tè paktèn emrin ...ore emrin KOSOVA...se me atè emèr jam rritur..dhe pèr atè emèr bèra edhe unè sakrificèn e vogèl,e tè tjerè edhe mè tè mèdha!!

Dilomaci pergjjthsisht e deshtuar shqiptare, ne te dy anet e kufirit. Edhe pas gjithe masakrave serbe ne jemi akoma the bad guys. Wtf, as kaq perceptim dhe leverage nuk bene dot shqipot, tani dhe emrin u dashka tja shkruajne Kosovo (jo Kosova) me footnote!

Per cfare dorezimi flisni?

Sot ne mediat serbe u tha qe sipas kesaj merreveshje,Kosova do te hape nje zyre perfaqesimi ne Beograd.

Serbia pranoi te marre statusin e kandidatit,qe nuk eshte ndonje gje e madhe,PA KOSOVEN SI PJESE TE SAJ.

Se dyti,Veriu i Kosoves me kete marreveshje mbetet nen Kosove dhe jo nen serbi.

Serbia sot deklaroi qe nuk do te organizoje zgjedhje lokale ne Kosove me sic ka bere me pare.Pra ajo ja le sovranitetin Kosoves ne kete pike.

Kosova ka fituar me shume se cfare mendoni juve.

 

Kesaj qe ben ti, shqipot e Malit të zi i thone "fik se fik, fik me gajret"

Vrej ca bohet:

"We have never intended to boycott or obstruct Priština's participation in regional fora, because it is in our interest to enable that, so Serbia could use regional initiatives to gain more influence over the economic and political processes in Kosovo," Tadić stated.

ja c'thote tjeter "...secures a European future for Serbia and protects our national interest, but also shows that Serbia is a factor of stability in Southeast Europe", Tadić underscored.
 

Ti fli i qete gjithsesi, se ne ja u kemi fut me kete qe kemi bo. smiley

Marreveshja u be e tille qe te dy qeverite ta paraqesnin si fitore te tyren.

Edhe Thaci njesoj si Tadici u shpreh per fitore.

Edhe ne serbi sot Tadici u akuzua per tradheti kombetare nga opozita...

Kristi. Seriozisht tani. Meqe kete marreveshje e beri Tadic me Thacin, te shohim kush eshte me i kopsit.

Tadicit i duhej tani shpejt kjo marrevhje, sepse ka zgjedhje e duhet te marre statusin e kandidatit per te pasur shansin per t'i fituar ato. Pa marreveshje nuk ishte status. Tani Serbia me Statusin e rrjedhimisht edhe Tadic zgjedhjet.

Thacit nuk e di pse i duhej. Nuk arrij te gjej asnje perfitim per Thacin (per Kosoven jo e jo).

Deri ketu, me duket se ne planin personal, me i interesuar, dhe rrjedhimisht me i prirur per kompromis eshte Tadic (dro Thaci ka nanji hall te madh qe une s'e di smiley )

Kesaj te mesipermes, shoji edhe qe perpara nesh, Thaci jo me larg se nje jave me pare tha "Edhe sikur gjithe spektri politik ta pranoje heqjen e "Republikes", une nuk e pranoj".

Me memorie te rifreskuar, si meno t'i kush eshte me i fituar? Nuk te duket se Thaci duhet te kish qendruar shume me fort?

Ndersa une di te them nje gje,qe sot per Kosoven nuk firmos dhe flet UNMIK-u por perfaqesuesit e saj.

Ndersa me marreveshjen e kufijve,Serbia pranoi qe kufiri eshte ne Jarine dhe jo ne Mitrovice,pra Veriu i Kosoves i takon Kosoves.

Kjo do te tregohet edhe me mosmbajtjen e zgjedhjeve serbe ne Kosove.

Thaci qendroi goxha fort,por kur te vjen gjithe BE  dhe SHBA te telefonin vete Clinton dhe te thote bej kompromis se nuk preket fare Kosova por perfiton,jam i sigurte qe dhe Albin Kurti dhe "patriotet" e rrokullisjeve te kamionave, pa nje pa dy do te firmoste.

 

 

Marreveshja me praktike do ishte: ju japim veriun me serbet, na jepni Plave, Guci, Metohi.

what??? cfare thua bre gjemb? plava e gucia jane ne mal te zi. metohia eshte kosove. c'marreveshje eshte ajo qe thua ti? please explain!?

O Kristo, 

Nuk duhet ti thush me"Kosova", por "Kosovo"! Mos e bej tjeter here kete gabim.

Vetevendosja: Fjala e Albin Kurtit gjatë konferencës së sotme për media

Kosovës ia hoqën Republikën dhe ia shtuan fusnotën. Sot, në Bruksel, përfaqësuesit e kryeministrit të Kosovës, u morën vesh me Serbinë edhe për përmbajtjen e fusnotës. 

Fusnota i ka dy elemente: së pari, Rezolutën 1244 dhe, së dyti, mendimin këshillues të GjND-së. As pavarësia dhe as shpallja e pavarësisë nuk janë elemente të fusnotës. Aty vetëm sa thuhet në mënyrë njoftuese se për çfarë ishte ky mendim këshillues i GjND-së. 

Kjo marrëveshje nuk ka të bëjë vetëm me përfaqësimin por edhe me bashkëpunimin rajonal. Pra, Republika e Kosovës kësisoj privatizohet. Atë mund t’ia shfaqim vetes sonë por jo edhe të tjerëve. Jemi Republikë vetë-me-veti. Mirëpo, kjo është saktësisht e kundërta e konceptit të Republikës.   

Qëndrimi personal i kryeministrit aktual, pa diskutim të Qeverisë dhe pa vendim të Kuvendit, u shndërrua në marrëveshje me Serbinë. Kjo është marrëveshje personale e kryeministrit ndaj së cilës nuk duhet të obligohen institucionet e shtetit dhe shoqëria e populli ynë. Serbia, nëse don, le t’ia vendos fusnotën vetes së saj, por jo neve.   

Me këtë marrëveshje, 4 vjet pas shpalljes së pavarësisë, Kosovës përsëri po i bëhet statusi i papërcaktuar, përsëri për Kosovën e paqartë po legjitimohen dy palë: vetë Kosova por edhe Serbia. Dialogu i Brukselit 2011/2012 po na kthen te negociatat e Vjenës 2006/2007. Madje, është edhe më keq se kaq. Sepse, tashmë është hequr fjala ’Republikë’ nga emri ynë. Statusi bëhet i papërcaktuar në kuptimin që nuk dihet se çka do të jetë porse dihet që s’do të jetë Republika meqë atë e hoqën paraprakisht.    

Rezultatet e dialogut në Bruksel janë realizim i kërkesave të Serbisë. Serbia tashmë nuk po i arrin qëllimet e saj përkundër kryeministrit të Kosovës, por nëpërmjet kryeministrit të Kosovës. Sepse ai po e konsideron pushtetin e tij shumë të rëndësishëm sesa shtetin e Kosovën. 

Prandaj, të hënën, me 27 shkurt, duke filluar nga ora 12:00, në sheshin ”Nëna Terezë” dhe para Qeverisë së Kosovës, do të mbajmë një demonstratë paqësore. Kjo demonstratë e parë do të zgjasë katër orë. Ajo do ta pezullojë për katër orë punën e kësaj Qeverie që po na e pezullon shtetin dhe pavarësinë.

Per Qesim Bejleret:

Petersen:  “Nuk e kuptoj se pse duhet Kosova ta bëjë këtë kompromis. 22 vende të Bashkimit Evropian e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, 87 vende në gjithë botën e kanë bërë një gjë të tillë dhe vetëm 5 vende të BE-së që nuk e kanë bërë një gjë të tillë, duket se po përcaktojnë se çfarë do të bëhet. Dhe mendoj se kjo është shqetësuese”, thotë zoti Petersen.

Ai shton se dialogu mes Serbisë dhe Kosovës është i rëndësishëm, ashtu si edhe pjesëmarrja e Kosovës në aktivitete ndërkombëtare, por “duhet ta pyesim veten se çfarë çmimi i duhet të paguajë dhe unë mendoj se po paguan një çmim shumë të lartë”.

Per Albin Kurtet!

Sa sukses ka pasur Kosova pa kompromisin?

Asnje.Serbia deri sot organizonte zgjedhje ne Kosove dhe se ndalonte dot njeri.

Ne OBK nuk ka shumicen,ne BE 5 shtete nuk e njohin dhe ne mbledhjet firmoste dhe fliste UNMIK-u dhe perfaqesuesit e Kosoves ishin vetem vezhgues.\me merreveshje,Serbia merr statusin kandidat PA kosoven ne harten e saj,dhe kufiri Serbi Kosove eshte ne Jarinje dhe jo mbi lumin Ibar.Eshte rene dakort qe strikturat paralele te shperbehen ne mars dhe maj se Serbia nuk organizon dot asgje ne Kosove tani e tutje.

Se dyti,Perfaqesimi me fusnote behet vetem per vendest qe e kane deklaruar qe nuk e njohin Kosoven si Rusia apo Argjentina.Per te tjeret qe e kane njohur apo do ta njohin ajo eshte Republika e Kosoves.

Albini po ja fut kot dhe opzita ne Kosove flet kot se edhe ata nuk do te arrinin me shume se kaq.

Nejse sic duket e ka marre malli per demostrata Albinin dhe opziten se u be ca kohe qe jane pa pune.

Ndjese se kaq "pro bono" kohe kisha per te nxjerr gurin nga lumi, treshifro-fishimin e IQ e me radhe. 

Shnet. 

Eshte fakt kuptimplote qe opozitat e te dy shteteve si te Serbise ashtu dhe te Kosoves po e denigrojne kete kompromis,bile opozita ne Serbi e quajti marreveshjen tradheti kombetare.

te njejten gje por me fjale te tjera po ben edhe Albin Kurti dhe Ish ministri Hyseni qe kur ishte minister ka qene ministri me i dobet ne historine e Kosoves.

Hej ndoshta Ballkani ka nevoje per ca tradhetare,se me "patriotet" pati vetem lufte dhe genocide.

Thjesht do te doja qe Albin Kurti te ishte veten per 3 muaj ne qeveri dhe te shihnim se si do te fliste.Talk is cheap,por te drejtosh nje shtet nuk mund ta besh me rrokullisje kamoinash por me kompromise.

Ky kompromis ishte i dobishem dhe do ta shonim me vone se kush ka te drejte.

Ore, po pse mo gjithemone do qajme hallin e liderve ne. Te shkretet sa te veshtire e kane me drejtu vendin. Ta bejen nanji kompromis se gjynof.

Po robt mer ku t'i kene/te (Thaci e gjtieh drejtuesit). Ti pse e justifikon nuk e mor vesh une? Apo je i PDK-se? 

Tirons, peshku qe ti po replikon nuk shkrun si person privat. Se neqofte keshtu, atehere shkalla e huan-maria-kramsizmit arrin nje nivel te ri te papam me pare.

Dhe ja pse: vertet qe ka edhe bajagi me keq se kaq, por ato raste i gjen ne rrethina ku nje etatizem dhe kasneceri e linjes zyrtare/partiake eshte e kerkuar dhe e domosdoshme; ndersa ketu eshte nje mexhlis ku pergjithsisht robt thone cfare u keshillon rradakja (per momentin)... tip bari, pat thene me aq te drejte ET yne nje here vaktit. Pastaj u rrit fmija, u dhi shpija. Kur peshku u bo i lexueshem bajagi, fillum ne tu pa (te cmerit megjithmend) gjithfare policash e speaker-ash, te cilet nga menyra se si shkrujne te habisin jo vetem me formatimin gazetor e redaksional, por edhe te bejne te dyshosh per vendndodhjen e tyre fizike, qe me gjase mund te jete ne shqiperi fare e jo sic kallxon flamuri (perjashtoj ketu kevinjonin per te cilin kom siguri qe shkrun nga gjermania, si dhe leftin, francezlliku i te cilit ka kalu neper shtate filtra smiley ).

E permbledhur shkurt: pune mooti se replika behet nga dy regjistra te ndryshem dmth. Ti i fut edhe nji birre, qofte e gerbsine, bi llafi, kurse tjetri kthen faqen e plankonspektit. Edhe nje shembull tjeter nder mijera kur dicka (peshku pra) viktimizohet prej suksesit te vet. Ose, qe suksesi vjen ne package, ka edhe kosto.

Fundjave te bukur, o rob Zoti!

 Po vija vërdalë (me mëndje) ku dreqin e kam dëgjuar këtë Huan Maria Kramsin. Hiiiç. Pastaj bashkë më Kramsin m'u kujtuan edhe çjentiçitë smiley

Po t'u kujtua Huan Kramsi dhe nuk t'u kujtua Nafija? Është më adapte si shembull. Huan Kramsi ishte parazit i luhatëshëm, kurse Nafija ishte e devotshme deri në....dybek.

 

nafija eshte nje qeshtje delikate, pasi ai qe e lepinte si lollipop sec na ka nje status prej zone te ndalume, dhe ne do i respektojme vendimet e jaltes.

poooor, do te lutesha qe huan maria kramsin ta lexoje (edhe si) marks marihuana - ironi qe shkon deri ne sarkazem me idealin tone: feja (marksi) opium per popllin.

kshu kshu kan qen ca gjona. edhe pse ai lamankshi merret me qen kufini.

Te kjo anagrama s'më kishte vajtur mendja. Dhe të them të drejtën të bëhej fjalë për dikë tjetër, do vija bast që ishte koiçidencë. Por Ai, ishte vërtet kopil (kuptim pozitiv në këtë rast) i madh. Them "ishte" meqë ka dhënë dorëheqjen.

Domethënë rastin në fjalë shfaq efekte të Liri-Sali-Demokraci? smiley

smiley  yep!

e la sportin ai qe ne 90-ten. Qiti kaviljen thane. Punoi pastaj mesus fiskulture ca kohe, kishte i far prirje drejt femnave te pengume. por s'ka ca qe doli fare ne pension. Se bej dot pa nje pushim ne mes trokaderone, tha (s'e di c'eshte kjo, por po them c'dgjoj lart e posht kshu) edhe do dal ne pension. ne me daci si pilo peristerin per 16 tetore, me beni ze, se ketu do jem, s'do jem larguar, duke bere me shqipe nga kjo e cpifura veprat e mia te mira te vaktit. duke i bere jasteqet nenkresa me i llaf.. dhe kanatat flegra. kur s'kam pune luaj deren, edhe coj naj leter debile, jam kryetar nderi i akademise sone, si dhe antar i bullgares... s'ka njeri pa te meta.

Shpresoj qe fusnota te jete e permasave 2x2 m,ku perveç rezolutës 1244 të KSKB ,Opinionit te GJND’së dhe Deklaratës se Pavarësisë së Kosovës ,duhet patjeter te permbaj fotografine e Edites,koperteninen e CD-se me te re te Ilir Shaqirit,mustaqet e Rifat Jasharit dhe,helbete,nja dy-tri veshka dhe nje melçi.

 

Vrafshit veten me doren tuaj,ne menyre qe mos t'i detyroni te tjeret te zhlyejne duarte me ju.

 

 

Jeni te lire ti fusni nje Fusnote!

 

 

 

tani po e vej re sa i ngjaka kadri hazbiut.

* Wanker

Fusnota ime per Hashimin ta kuptojn edhe xhuxhat e ambasades ne Prishtine e Tirane.

Skandaloze menyra primitive e presionit, shantazhit te hapur, kercenimeve publike, poshterimit ne syte e e gjithe shqiptareve  qe eshte bere ndaj nje gjysem shteti te dobet ekonomikisht dhe politikisht nga Amerikanet dhe Evropianet.

Nuk do te isha kunder fusnotes, nuk ka asnje problem me te praktikisht sepse fundja dihet perse behet kjo gje... Serbia duhet integruar ne Evrope, jo te ngelet ne duart e Sllave shtaze te opozites Serbe.

Por, te dhemb menyra sesi Kosova u trajtua... Kosova vetem humbi, perseri 5 vendet e BE nuk e njohin, perseri Veriu nuk hoqi barrikadat dhe perseri Kosovaret do trajtohen poshterisht neper ambasadat e Evropes... Me keqe ende, atyre njerezve ju vrane dhe shpresen.. Futja e Serbise ne BE ( qe as nuk diskutohet me ) do te jete nje pengese tjeter jo vetem per Kosoven por edhe per Shqiperine vete.

Ku jane kta sharlatanet e aleances kuq e zi apo intelektualet palaco e analistet?

 

 

Thonë që Kadriu ka pas hyrë shpesh andej nga Kosova edhe pas prishjes...me jugosllavët.

Po shumë çudira po shohim në politikë. Njëri i ngjan Enverit, tjetri i ngjan Kadriut. Vetëm Mehmeti i paska përdorur mirë frenat? 

Kesaj i  thomi, na: Edhe ujqit te ngopur edhe delet tamam.Ka fituar Serbia! Nuk ka shembell me te mire se sa ky, per te britur:" Per qiell e per dhe`, ketu ka veç tradheti,  o burra!

   Si more qenka i percaktuar(i definuar)  statusi, kur nuk permendet emri  R E P U B L I K A  e   K O S O V E S ? 

Po u fut e para Serbia ne Be, Kosova ta shohe me dylbi BE-ne pastaj... ngeli jashte ne mot te moteve, dhe atehere hyn ne pune vetem bashkimi me Shqiperine...... po vetem pasi te kete hyre dhe Shqiperia ne BE..... pastaj le te filloje festa me  shkembime teritoresh, njesoj si me pullat e postes kur ishim femije....me jep nje Gabon te jap dy USA te spilume......

nuk eshte " po u fut para Serbia ne BE " por eshte e futur pasi Serbet jane shume here perpara Kosoves dhe Shqiperise dhe plotsojne cdo standart tjeter, pervecse Kosoves.

Ne ende kemi nje idiot primitiv kryeminister qe vjedh vota dhe vret njerez ne mes te Tiranes. Ndersa kta ne Kosove vendos qe ta fusin koken ne bythe.

Ky Delli i Amerikes di gje si do ja bej tani Kosova me flamujt e saj apo edhe flamuri do vij me fusnote? Imagjinoj lojtaret e basketbollit dhe futbollit te kombetares Kosovare me FUSNOTE ne uniformat e tyre...  smiley

 

 

patriot, me vje keq se je nje kontributor i spikat i ksaj faqeje; po si e dyshon ti afrimitetin ku e ku me te madh te serbve me evropen se sa shqiptaret? ore jan me te dhenme ca pune, jo me te thenme. serbet masakrojne e bojne te 1001 te zezat, por kjo ka pak te boj me aferine e tyre ndaj europes. shiptaret gabohen ne menyre tragjike kur kujtojne se me aleanca e sjellje te mira (evropianka sic tha ajo tek karnavalet e korches) do i afrohen perendimit. eshte si ne dashni kjo pune: sjelljet e mira shembullore nuk se ndihmojn kushedi se ca, per te mos thon rastet kur te prishin pune keqaz, pasi ajo fyrja qe do ti shkon me gangon e lagjes, dhe ty te rrofte buqeta e luleve me nje "fusnote" aty ne forme karte te parfumosme, papijoni, dhe pritja tek dera e shpise se saj me frak, ku iu thua prinderve qe gocen do ua kthesh ne shtepi pas orarit te detyrum-e-percaktum, ne 8:00 te mbremjes makssimumi, pra.

Jo per gje po ne 1957, kur u ngjiz Beu ne Rome, dy baballaret ishin Gjermania e Italia, vetem 12 vjet pas gjemes. Serbia i ka kaluar te dymbedhjetat.

njerzimi do e kaloj proven perfundimtare te debil-llekut post-modern kur ne tekstet e historise ne shkolla, ajo gjymsa e dyte e flamosur e shek te 20 te trajtohet si nje loss-loss situation, dhe ngadhnjimi mbi fashizmin nuk se do kish ndonje dallim domethenes (ne kuptimin e LSD - least significance difference te Fisherit, se mos kujton tjeter gje) nga ngadhenjimi mbi ushtrine e kuqe, e pare kjo nga observatori kozmik Cirius, gjithnje. Se ato blloqet gjysem te randomizume qendror dhe ansor, ishin ca konvenienca shprehjesh (gjeografike... cha-ching!) e asgje me teper... por kjo i do edhe nja 200 vjet te mira me kalu, te 201-tin e jesh ktu, ti j'e mire, ti j'e mire, ti je edhe ma e mire!

s'do te dale, se i vjen zor. flamuri i jugosllavise ishte.

Cfare perfshin kjo marreveshje? Pro, kunder?

dhe cfare dmth "fusnote"?

Flisni ju flisni por Dell ashtu si si mëkëmbsi në Shqipëri foli për celula antiameriakane , jo më keq, parti antiamerikane e anti Be dhe LDK që bashkëpunon me ta.
Nesër avazi; kush është kundër fusnotës është antiamerikan dhe Antiamerikanizmi është antishqiptarizëm i Zhejit del në ribotim në të gjitha gazetat.

Kjo "fusnota" kam pershtypjen se eshte si ato shenimet me shkronja te vogla, qe pershkruajne kunder-efektet tek ilacet.

duhet me pas lupë në dorë me lexu se çer shkruhet...fusnote tipike!

Ke provu ndonjehere t'i lexosh? Une e kam bere. Psh. Ishte nje ilac nga ato qe kur je me kolle, te shkrijne katarin (gelbazat). Kjo gjeja qe thu ti, mund te te shkaktonte vdekjen. Me vdek per gelbazat! smiley

eh me larg se dje, m'u desh te lexoja nje fusnote, edhe thashe se me dolen sytë vendit smiley 

Te pakten, me rastin e kesaj marreveshjes morem vesh se ca jane 'fusnotat". Paralajmerime per vdekje, alergji, kolapse, vjellje... Me mire pa "fusnota" them une. Thjesht "KosovA" (me "A" te madhe te shtypit, nga fundi). KosovA si AspirinA.

epo dhe kosova e ka marre vesh qe ata qe s'e kane njohur, ndonese 27.5% e GDP-se boterore, ndihmojne me shume sesa 72.5shi qe supozohet te jene vende te zhvilluara... dhe ndoshta jo rastesisht, vendet e zhvilluara kane ndihmuar serbine 100 here dhe kosoven 1 here. eshte skandal, sic ishte skandal qe pas luftes dhe masakres e gjenocidit kunder shqiptareve, serbi mori 5 miljard dollare ndihme e kosova leshte e bacurrit... nje 300 miljoneshe qe u rrujt fet-fet nga vete nderkombetaret me paga ekspertesh, me dieta dhe programe... sikur nuk i dime keto ne.

bote demokratike MY ASS!

kjo do te ndodhi sa here qe ne shtepine tende te lejosh te bejne ligjin te huajt dhe jo te jesh zot i shtepise dhe truallit tend. bota do beje sehir sa here t'i jepet rasti, dhe ne kete rast ate po ben, sepse ne s'kemi mendere t'i tregojme vendin! 

Po, interesat e Serbise ne plan te pare. Legena!

Ishte e vetmja rrugzgjidhje per kosoven,pavarsisht kush ka perfituar me shum momentalisht por e nesermja nuk premtonte naj te ardhme tjeter me favoruse per kos.mirsetevinjn marrveshjet.sa me shum marrveshje aq me shum perfitime

Qe dhe reagimet e burrave te shtetit ame, Shqiperise:

Topi: Një arritje e rëndësishme

Berisha: Serbia pranoi pavarësinë

Rama: Prezantojmë programin për sportin

Spahiu: Skenderbe o Skenderbe lum si ti qe na ke ne

Topi, Berisha e Rama e kane quajtur arritje te rendesishme.

Po ashtu dhe BE dhe SHBA, si protagoniste te rendesishem, duam s'duam ne.

Mbase eshte vertet arritje. Fundja, keshtu Serbia po pranon kontrollin e pikave kufitare nga Kosova, pra po njeh kufinjte, dhe po pranon perfaqesimin me vete te Kosoves neper nisma rajonale, ku Serbia ka pushtet bojkoti apo vetoje, se ne ato nderkombetaret s'ka cfare te beje. Le t'i bojkotoje, po deshi. Pra, Serbia po e njeh Kosoven, me kembim qe emri te kete nje yll. C'rendesi ka ky emer, kur Kosoves i hiqen pengesat per t'u zhvilluar ekonomikisht ne menyre te pavarur nga Serbia? Ai ylli eshte dicka jokonkrete. Le te rrije aty, derisa te hiqet pas ca vitesh kur Serbet te jene mesuar me statusin e pavarur te kosoves, te kene ikur nacionalistet e vjeter qe bejne numra tani e te rinjte te duan vetem te shohin punen e vet. Nje yll eshte, nje simbol, dicka jo konkrete. Gjerat konkrete, ato realet, ato qe duhen, jane ne favor te Kosoves. Te mos pretendojme se mund t'i zgjidhim gjerat me nje urdher, pa kompromise, ne kushtet kur ka ende vende te BE-se qe s'e kane njohur pavaresine dhe ende s'eshte plotesuar numri i vendeve ne OKB qe e njohin. Une nuk shoh zgjidhje tjeter, kur cdo mase kokeforte do te sillte vetem pengesa pa fund. Vetevendosja, pavaresisht qellimeve te mira, e ka te lehte te flase ne opozite dhe sikur fluturon pak me ate sjelljen sikur jane nje vend qe po s'u be si thone ata, 100%, mund te zgjidhin gjithcka me menyra alternative, pa thene se cilat jane keto menyra alternative, sepse pa BE dhe SHBA Kosova s'ben dot asgje me Serbin. As lufte, as politike. E vetmja zgjidhje alternative qe ofron Vetevendosja eshte bashkimi me Shqiperine, qe sic e dime, eshte prape te fluturosh me presh, ne keto kushte qe eshte Shqiperia dhe Kosova, asnjera e afte per nje bashkim te tille.

Marreveshja eshte arritur vetem qe te HY SERBIA NE BE. Mbas marreveshjes qendron Brukseli dhe te gjith antishqiptaret e Serbise, Rusise Brukselit, dhe larove te tyre ne Kosove dhe Shqiperi. Me te hyr Serbia ne BE, i bie pastaj ti thote Shqiptareve dhe Shqiperise, "HYP KETU EDHE SHIKO BRUKSELIN:"

Me kete i hapet rruga Serbise te hyj ne BE dhe Rusise ta marre kalane e BE-se nga brenda. Shqiptaret e HUMBEN TE VETMEN, TE VETMEN, TE VETMEN karte qe mund te lozin.. karten e te mbajturit Serbine jashte BE-se deri sa te piqen rrushte ketej nga shteti ame.

Berisha nuk ka bere kurre gjat gjith karrieres te tij asnjegje asnjegje te vetme, asnje vendim te vetem nuk ka marre ne sherbim te Shqiperise dhe shqiptareve ne rajon. ASNJE. Perkundrazi.

Ka ardhur koha qe Vetvendosja te shtrihet ne Shqiperi, (me mire vone se kurre) te ngrihen intelektualet dhe patriotet shqiptar ne kembe, te koordinohen cep e me cep kombit, te marrin ne dore fatet e kombit, dhe kesaj race gjakprishurish qe na kan katapultuar mbi krye tu japin denimin e merituar. ME SOJ E SORROLLOP..

ahaaaa.... se komunizma zotri...

Ca eshte fusnota? shqip s'me duket s'e kam degju ndojhere!!!!!

Fusnota* vjen nga bashkimi i dy fjaleve, ne gjermanisht dhe anglisht. Fus vjen nga Fuss = kembe ne gjermanisht dhe, not vjen nga knot = nyje ne anglisht - qe do te thote, ti kane lidhur kembe nyje.

Domethene, Kosova qe tani e tutje i ka kembet e lidhura. Dhe kur i ke kembet e lidhura nuk ecen dot ose qe te ecesh perpara duhet te te marrin te tjeret ne krah. Nuk ke pavaresi me nje fjale. 

Rusia ja ka lidhur kembet Europes (me gazin), Europa ja lidh kembet Kosoves. Bac u kry'.

 

* Nqs me te vertete nuk e di se cdo me thene fusnote or footnote eshte nje note qe vihet ne fund te nje texti me germa te vogla per te sqaruar me shume nje fjale, per te dhene referenca etj. fus(s) or foot = kembe (gjer. dhe ang. respectively) dhe note - shenim. Shenim ne fund te faqes apo tekstit.

Per mua eshte e thjeshte, Europa e kishte gati planin per ti dhene Serbise statusin e kandidates, Serbise i hipen vetja ne qejf e nuk leshon pe, Europa i thote Thaçit do leshosh ti, lepe-peqe i thote Thaçi.

Amerikani nga dera, pyeste, he mo te iki rehat nga Ballkani une i vute gjerat ne vije, po po iu pergjigj evropi e Thaçi. Epo rrofshi i thote do leshoj per ndihme Dellin tim, qe eshte dell fare, per te kercenuar opoziten dhe mbaron kjo pune.

Si perfundim shqiptaret e kane ngrene te gjithin ne kyl e thone edhe falemnderit.

Po zbatojne me ne teorine e njohur dhe te suksesshme, q-ija nenen te te thote baba.

BE ka thene sot qe Serbia i permbushi te gjitha kushtet per ne BE me marreveshjen qe arriti te siguroj me Kosoven. Tadici ka thene ju shqiptar tani 'hypni ketu e shikoni brukselin'.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).