Mbi gjashtëqind qytetarë vlonjatë u rrëmbyen nga rrugët, shtëpitë, dyqanet. Shumica e tyre nuk u kthye nga kampet naziste të shfarrosjes. Roli i vëllezërve Risilia dhe përse kjo masakër ka mbetur në heshtje edhe mbi 65 vjet më pas.

Kur Petro Marko botonte në gazetën “Bashkimi” të datës 7 gusht 1945, artikullin me titull “Vlora në kuje”, ndoshta ka menduar se hedhja dritë mbi ngjarjen-gjëmë me të cilën shkrimtari-luftëtar e më pas i shumëvuajtur, e hapte shkrimin e tij, do të ishte vetëm çështje muajsh. Mbi 65 vjet më vonë, ndeshja rastësore e një flete të zverdhur të atij numri të “Bashkimit”, na ngjalli një kureshtje të madhe dhe kësisoj, nisi një odise kërkimesh e hulumtimesh që mesa duket, nuk ka për t’u mbyllur plotësisht. Në këtë vend ku ngjarjet zënë njëra-tjetrën dhe ku njerëzit priren të harrojnë shpejt, gjithnjë e më të paktë janë ata që kanë interes dhe dëshirë të hedhin dritë mbi një episod kaq të dhimbshëm e ndoshta, kaq të sikletshëm për ndjeshmëritë e një qyteti jo dosido.

Por cila është historia? Ja si e nis artikullin e tij Petro Marko:

“Me të hyrë në Vlorë, njeriu ndjen diçka që i kujton të kaluarën. Po vajtimi i grave dhe ligjërimi i pa prerë i plakave të sjell në kohët e sotme. Sa nuk u kthyen nga kampet e vdekjes? GJASHTËQIND vlonjatë u dorëzuan nga tradhëtarët në kasapët e Hitlerit e sa u kthyen? Njëzet, tridhjetë, dyzetë, sa?... Atë që pësoi Vlora, nuk e pësoi asnjë vend tjetër: GJASHTËQIND martirë dhanë jetën e tyre në kampet e vdekjes duke mallkuar ata vlonjatë tradhëtarë e të poshtër që kujtuan se me të tilla krime do të shuanin flakët e patriotizmës që ndizet për jetë në tokën e bekuar të Vlorës…”

Megjithëse vendi sapo kishte dalë nga tmerret e luftës më të përgjakshme që ka parë njerëzimi, kjo ngjarje megjithatë ishte shumë. Zhdukja pa nam e nishan e shumicës së këtyre gjashtëqind vlonjatëve brenda pak ditëve, ishte një ngjarje që nuk mund të kapërdihej kollaj, qoftë dhe për një arsye të thjeshtë: Pjesa dërrmuese e tyre nuk kishin të bënin me luftën, ishin kapur në rrugë si kalimtarë, në punë apo në shtëpi. Dhe nëse të paktën për shtypin zyrtar progjerman të kohës, masakrës si ajo e 4 shkurtit 1944 në Tiranë i vishej një sebep (ishte reagim ndaj atentatit kundër nipit të Xhaferr Devës), rasti i Vlorës ishte krejt më vete. Për më tepër, harresa që pesha e kohës, dhe heshtja që indiferenca e njeriut i kanë vënë mbi vete kësaj gjëme, e bëjnë atë edhe më të mënxyrshme.

Në nëntor 1943, gjermanët po bënin tre muaj që ishin instaluar në Shqipëri, duke zëvendësuar rregjimin fashist italian, tashmë të falimentuar. Shqipëria jugore, e sidomos zonat e Vlorës e GJirokastrës ishin shumë të rëndësishme për armatat e Vermahtit të angazhuar në Ballkanin jugor, jo vetëm për të siguruar një rrugëkalim të sigurtë tokësor në rast tërheqjeje nga Greqia, por edhe për të mbajtur nën kontroll bregdetin. Rreziku i një zbarkimi të madh apo të vogël anglez ishte eminent, siç u vërtetua pak muaj më vonë me luftën e Spillesë, ku britanikët pësuan humbje të rënda. Gjatë kësaj kohe, rajoni i Vlorës dhe trevat e afërta me të, ishin shndërruar në një teatër interesant të përplasjes së forcave, rrymave politike, ideve, dhe zhvillimet dinamike të ngjarjeve ndiqnin njëra-tjetrën. Balli Kombëtar ishte rritur si forcë politike e ushtarake. Gati gjysmë viti para rrëzimit të Benito Musolinit nga pushteti, bashkëpunimi komunisto-nacionalist ishte konkretizuar me luftën e Gjormit (1-2 janar 1943) kundër italianëve, por ndërkaq brenda vetë eksponentëve të Ballit kishte diferenca qëndrimesh dhe pikëpamjesh. Ndryshe nga hierarkia e ngurtë dhe disiplina e fortë komuniste, brenda Ballit Kombëtar gëlonin ngjyrimet politike që pavarësisht se kishin si sfond nacionalizmin, varionin nga bashkëpunimi pa kushte me gjermanët, tek kërkimi i pikave të kontaktit me partizanët (Hysni Lepenica etj), e madje tek nevoja e ndërtimit të një platforme socialdemokrate (Skënder Muço) dhe një bashkëpunim i ngushtë me aleatët kundër gjermanëve. Përballë kësaj force heterogjene, po ashtu baza komuniste e zonës kishte problemet e veta, pas përçarjes së solli lufta mes fraksioneve (në kujtimet e diktatorit Hoxha shtjellohet gjatë “grupi fraksionist” i Sadik Premtes), ku një rol të dorës së parë kishte emisari jugosllav Dushan Mugosha. Duhet thënë se në këtë fazë ende palët takoheshin me njëra-tjetrën, bënin debate e këmbenin pikëpamje, pa harruar garën për të tërhequr sa më shumë njerëz e armatime nga repartet e shkërrmoqura italiane.

Panorama e kësaj jete vibrante politike, do të bëhej më e plotë në vakumin që la pas rënia e fashizmit, sidomos në periudhën gusht-shtator 1943. Por padyshim që kjo periudhë ishte jetëshkurtër. Ardhja dhe instalimi i gjermanëve në Shqipërinë tashmë zyrtarisht neutrale, por faktikisht të pushtuar, filloi të kristalizojë qëndrimet e palëve dhe gjithnjë e më tepër, parimi bazë i secilës palë u bë “o me ne, o kundër nesh”. Sa për gjermanët, në terrenin shqiptar ata sigurisht që kishin nevojë jo për bashkëpunëtorë “politikanë” që peshonin raportet e forcave dhe mbanin qëndrime të moderuara, por për njerëz besnikë dhe të bindur pa kushte. Në Vlorë, këta i gjetën në personin e vëllezërve Risilia.

Vizhdan e Pertef Risilia nga Risilia e Vlorës, përfaqësuesit më në zë të një dere të pasur, ishin gjermanofilë të thekur. Tek këta vëllezër dhe njerëzit e tyre, gjermanët gjetën besnikë të bindur dhe pa kushte. Aq i dukshëm dhe kompromentues ishte pozicioni i tyre si vegla gjermane, sa edhe Balli Kombëtar do të distancohej prej tyre dhe jo vetëm kaq, siç do ta shohim më tej. Në postin e tij si prefekt i Vlorës, Vizhdan Risilia do ta shfaqte veten si huri dhe litari në duart e nazistëve. Është e qartë se në situatën e re, detyra e tij kryesore ishte ta “qetësonte” qytetin dhe rajonin e trazuar, trazim i cili në nëntor 1943 ishte bërë acarues: Sulme nëpër fshatrat e Vlorës ndaj gjermanëve, atentate e aksione në qytet. Në skenën e madhe europiane të luftës, fitorja kishte nisur të anonte qartazi nga njëra palë, dhe ata nuk ishin gjermanët. Gjëja e fundit që nazistët kishin nevojë në këto rrethana, ishte pamundësia për të tërhequr trupat drejt veriut në rast nevoje.

Në këtë sfond, në 25 tetor- 6 nëntor 1943, gjermanët kryejnë një akt të paprecedentë për Shqipërinë “neutrale dhe mike”: Rrëmbejnë në mënyrë rrufe dhe pa ndonjë arsye të dukshme, mbi gjashtëqind qytetarë vlonjatë, i hipin në kamiona të mbuluar dhe që nga ato momente, shumica e tyre nuk u pa më. Këta banorë u zhdukën në kampet e vdekjes në Gjermani. Le të bëjmë një parantezë këtu për të risjellë në vëmendje arrestimin e shumë banorëve të fshatrave të Bregut nga gjermanët, në verë 1944, trajtuar në një dossier tjetër të revistës, të cilët u dërguan si krahë pune në kampin e Mosburgut dhe shumë syresh arritën të ktheheshin. Ky episod i mëvonshëm do të ngjante “piktoresk” krahasuar me rastin e Vlorës, edhe për një arsye domethënëse: I shoqëruar nga SS gjermanë, Vizhdan Risilia dilte xhiro nëpër qytet dhe duke bërë me shenjë, piketonte njerëz që arrestoheshin në çast. Sigurisht që me këtë rast, Risilinjtë lanin edhe shumë hesape personale të tyret me vlonjatët. Por për më tepër, po rendisim disa intervista të mbledhura pas shumë mundimesh, të të afërmve të të zhdukurve dhe dëshmitarëve okularë të atyre ditëve, që edhe pas kaq shumë kohësh mbeten drithëruese.

Ja çfarë thotë 70 vjeçari Bardhyl Roqi, djali i Mujo Hasan Roqit: “Im atë, i datëlindjes 1895, ka lindur në Gjirokastër dhe për shumë vjet ka qenë në Amerikë, ku ka punuar tek shoqëria Vatra. Ishte mik me Faik Konicën. Është kthyer në atdhe në vitin 1927 dhe bleu një çiflik në fshatrat e Fierit. Ka qenë kryetar komune në Dibër, Lezhë e së fundi në Drashovicë të Vlorës. Ndodhej në Vlorë ditën e arrestimit, dhe e kanë rrëmbyer brenda në hotelin e Ilmi Çipit. Nuk dimë më asgjë prej asaj dite. Di nga nëna ime, se një person që nuk ja di emrin, i ka dorëzuar asaj unazën e tim eti dhe kaq. Shpresoj të vijë një ditë kur të zbardhet ky krim i shëmtuar”.

Shumë i detajuar është rrëfimi me shkrim i një dëshmitari okular të atyre ditëve, një fëmijë 10 vjeçar që do të bëhej funksionar me peshë në regjimin komunist, Harrilla Niko Papajorgji. “Kam lindur në Vlorë në tetor 1933, dmth në kohën e kësaj ngjarjeje kam qenë 10 vjeç… Kam parë me sytë e mi sesi natën por edhe në mes të ditës, gjermano-ballistët rrëmbenin dhe arrestonin pa asnjë lloj dokumenti a vendimi gjyqësor, qytetarë të Vlorës dhe i hipnin në kamiona të mbuluar me mushama. Kam qenë prezent tek pallati i Hamza Kokës ku ishte pastiçeri “Panozaqi”, kur morën Spiro Sulin, baba i pesë fëmijëve, dhe e shoqja Leni me fëmijët lebetiteshin duke u thënë “e keni gabim, Spirua nuk është pleksur fare me punët që mendoni ju”. Por ata nuk pyesnin. Pas tij, nga rrugica jonë po tërhiqnin zvarrë e pastaj e plagosën me armë xha E.Ymerin, të shoqin e Fetes me një tufë fëmijë. E hypën ashtu të gjakosur mbi kamionat e zinj. Pas ndonjë ore, pasi kishin bërë rrëmbime të tjera, u kthyen në lagjen tonë Muradie. Kësaj here nga ana tjetër e rrugicës, arrestuan doktorin dentist, baba i tre fëmijëve Emanuel Hazdurian”. Papajorgji kujton tmerrin që gjithë Vlora përjetoi me raprezaljen e atyre ditëve: familje të strukura nëpër shtëpi gjithë ankth se mos u trokiste dera, burra e djem të rinj që nuk dilnin jashtë, apo që përpiqeshin të dilnin nga qyteti. Ai shton se Vlora gëlonte nga fjalët: Ishin numëruar me përafërsi mbi 600 arrestime. Ja dhe disa emra: “…Ato ditë morrëm vesh se ishin arrestuar Llaqi Bitri me të birin, Josifin në lagjen Vranas, Mantho Gjyli tek kisha katolike, Vangjel Shkurti po në Vranas, Mit Simoni e Miti Strati në lagjen Çerekçi… Nga lagjet e tjera dëgjuam për Sami e Qazim Imamin, Hajredin Haxhirajn, Idai e Mazar Mezinin, Shenasi Natin, Koço Pandin, Nonda Papakostën… Në Skelë morën priftin Papa Isaia. Shkuan të kërkonin Milto Ndinin, xhaxhanë e dëshmorit të parë të Vlorës Teli Ndini, por ai çati më çati u shpëton dhe largohet nga qyteti”. Harrilla Papajorgji pohon se ato ditë, Vlora humbi mbi 600 burra e djem, “shumica prej tyre të papleksur me lëvizjen nacionalçlirimtare”.

Studiuesi Luan Memishaj ka bërë një punë hulumtuese serioze për ngjarjen e Vlorës. Në rrëfimin që atij i ka dhënë piktori Nestor Tasim Jonuzi, flitet për të atin Tasim Jonuzi, i diplomuar në Austri dhe anëtar qarkori i Ballit Kombëtar në Vlorë. Fakti është që Tasimi, një njeri i kulturuar dhe me autoritet si ndër njerëzit e thjeshtë, edhe në qarqet me ndikim, bëri një “gabim” që e pagoi shtrenjtë: Ai nuk e pranoi ftesën e gjermanëve për të punuar si përkthyes. Nga ana tjetër, shtëpia e tij ishte strehë e shumë veprimtarëve të luftës, të çdo krahu; si Veledin Hadëri, ashtu dhe doktorit Ibrahim Dervishi (që më pas mori detyra të larta në nomenklaturën komuniste). “Babai im nuk kishte pranuar të punonte me gjermanët”, pohon Nestor Jonuzi, “atë e arrestuan në nëntor 1943, së bashku me rreth 650 bashkëqytetarë, shumë prej të cilëve i njihte si miq e shokë nga qyteti, si dhe të njohur nga fshatrat përreth. Me arrestimin e Tasim Jonuzit, Risiliotët vranë dy zogj: Zhdukën një armik të tyrin dhe forcuan besimin tek gjermanët”.

72 Komente

Kam qenë prezent tek pallati i Hamza Kokës

Po ashtu dhe njeri nga djemte e Hamza Kokes, Habibi u rrembye ato dite dhe perfundoi ne ndonje kamp. Prej asaj kohe askush nuk mori vesh me per te. Habibi u shpall deshmor. Por, ca vite me vone, vete H. Koka u arrestua si kulak dhe iu konfiskua gjithe pasuria qe kishte ne Vlore, po dhe e djemve ne Lushnje e Fier.

T'vetmit te vuejtun kane kene ato qe skan kerku me u perzi me politike. Pjesa tjeter, t'hjithe kane pase arsye per t'u arrestu. Merre nga cila ane te duash, patriotike apo thjesht humane. Gjermanet te grabisin djalin e ta mbysin ne kampe perqendrimi e pastaj vijme komunistat e te burgosin e interrnojne si gulak. Ktu ska aspak tbaj patriotizmi, ka t'baje çnjerzorja!!! E paspjegueshmja!!!!

me te vertete, nuk eshte folur shume per kete ngjarje... faleminderit per prurjen!

''Shumë i detajuar është rrëfimi me shkrim i një dëshmitari okular të atyre ditëve, një fëmijë 10 vjeçar që do të bëhej funksionar me peshë në regjimin komunist, Harrilla Niko Papajorgji.
Ja dhe disa emra: “…Ato ditë morrëm vesh se ishin arrestuar Llaqi Bitri me të birin, Josifin në lagjen Vranas, Mantho Gjyli tek kisha katolike, Vangjel Shkurti po në Vranas, Mit Simoni e Miti Strati në lagjen Çerekçi…''

1) lagja quhet Vrenes, jo  Vranas. 
2) Mit Simoni eshte kthyer pas mbarimit te luftes.. e kam njohur sepse ime më, ka qene dhe eshte shoqe  me Varvara Simonin, te bijen e Mitit.
3) nga disa histori qe di une nga te aferm te mi , por edhe nga familja Simoni, shume nga rembyerit e Vlores (nder ta Mit Simoni)  jane çuar ne kampin e Mathausenit, Austri. çudi qe spermendet te ky shkrim.

4) Harrilla Papajorgji. e njoh.., burre i poshter!smiley

Keta beushet e Risilise shume kan bere ne Vlore e ne fshatra perreth, ne Gorisht i zhdepen ne dru kur vajten si trima..

JO,por jo larg nga gorrishti

 GJASHTËQIND martirë dhanë jetën e tyre në kampet e vdekjes duke mallkuar ata vlonjatë tradhëtarë e të poshtër që kujtuan se me të tilla krime do të shuanin flakët e patriotizmës që ndizet për jetë në tokën e bekuar të Vlorës…

 e po cibane te huaj keta spiunet tradhtare - do te thoshte xha Jaho! ..e kush e filloi luften vllavrasese ?smiley

Dhe Hamdi Rrapi nga Gjormi u rrëmbye dhe vdiq në kamp.

Jo po ku eshte ai qe thoshte ne ate temen tjeter, qe gjermanet kishin ardhur per turizem kendej dhe nuk vrane asnjeri..... se e kishte me amanet gjermani, meqe ne ishim ariane si ata...qe per nje gjerman te vrare....gjermani do te vriste 10 burra nga fshati........

qellimi i gjermaneve ne shqiperi ishte qe te siguronin rruget e furnizimit dhe terheqjes se ushtrise se tyre.italianet kishin per qellim kolonizimin e shqiperise qe nuk do te ishte ndonje hata e madhe krahasuar me ato qe hoqen shqiptaret pas lufte .Politika e gjermaneve ishte mos na ngisni te mos ju ngasim dhe ata u perqendruan ne rruget e qytet kryesore.Ruseve dhe anglezeve iu interesonte qe shqiptaret te luftonin kunder gjermaneve sepse sa me shume te mbaheshin gjermanet me lufte gjetke aq me shume lehtesohej barra e tyre ne frontin e lindjes.Anglezet i furnizuan partizanet me arme para veshje e ushqime.Enver hoxha pas lufte e mohoi ndihmen e tyre ashtu si beri edhe me fuqite e tjera qe e ndihmuan.Lufta e partizaneve kunder gjermaneve ishte e tipit smileyulmonin ndonje patrulle vrisnin nje apo dy gjermane ata per hakmarrje vinin e shfarosnin nje fshat te tere.E nevojshme te luftohej kunder gjermanit nuk ishte se ne ishim nje popull pa pike peshe e rendesie ne teatrin e luftimeve nderkombetare.por ne morem pjese megjithese te organizuar nga jugosllavet te cilet kishin udhezimet e kominternit per te lehtesuar barren e luftes te bashkimit sovjetiket te cilin komunistet e konsideronin si atdheun e tyre u futem ne rradhen e vendeve fituese.Ndonje gje nuk do te kishim humbur edhe po te kishte ndodhur e kunderta.

gjermani do te vriste 10 burra nga fshati........

Gjermanet kane vrare edhe babane e nje njeriut tim. Kur i lajmeruan se po vinin gjermanet ne fshat ne Terbac  ata u nisen ne stan. Rruges per ne mal i bie djepi me djalin brenda, qe shpeton mrekullisht pasi ishte i lidhur. I ati ka qene komit dhe tregtar ne ato kohe. Biles ne Greqi ai i ka prere koken nje grekut ne tavoline ne nje bar. E vrane gjermanet kur dogjen fshatin. Tregojne qe kur u kthyen nga stani pasi ishte larguar gjermani nga muret e shtepise se djegur shkrinte floriri. Njihet shume mire ne ate zone ai njeri.. smiley

Shpresoja tè mèsoja diçka mè shumè rreth kèsaj ngjarje...por s'paska qenè e thènè...me sa kam dègjuar unè edhe kèto internimet e zhdukjet e njerzve tè pafajshèm nga ana e gjermano-ballistève janè bèrè pèr tu hakmarrè ndaj 1 atentati tè kryer nè qytet ato ditè ..por nuk e di mirè...prandaj shpresoja se artikulli do tè hidhte dritè..sikur tè kishte botuar tè gjithè artikullin e Petro Markos autori..mirè do tè kishte bèrè..

se s'po marrim vesh tani; kta autoret mos dun me thone qe mire bone ata derr komunistash qe luftuan kunder gjermaneve se gjermanet s'paskan qene dhe aq kalimtare? sqarojini gjonat po deshe se flasim ndryshe, ju lcoj komanden e muxhahidinve te peshkut edhe hajt se folim masnej

E kemi studjuar ne kete fakt ne histori? Pse me duket sikur e kane kaluar pak nen rrogoz librat komunist, apo eshte pershtypja ime?

Nuk te duket,e kane kaluar vertet nen rrogoz.

Kete dhe demonstraten e 9 shtatorit 1943 ke Korce ku u vrane 69vete dhe u plagosen nja 300.Me vone kane bere nje version jo afer te vertetes, tek filmi Rrugicat qe kerkonin diell" te asaj demostrate,por fakti eshte qe ne Kosrce per kete demostrate vetem nje lapidar xhuxhmaxhuxh kane ngritur dhe as qe perkujtohej.Ndoshta se organizatori i saj ishte Koci Xoxe.

Kete e them me siguri se nje komshija ime kishte humbur krahun ne ate demostrate.

ke ndonje evidence/reference qe tregon qe jane vrare 69 veta ne Korce? Nese e vertete atehere kot qahem une per 4 deshmoret e 21 Janarit! 4 jane shume pak perpara 69-tes!

Eshte lapidari mu ne mes te qytetit.

Ashtu thote pllaka perkujtimore.

Nese kjo nuk eshte evidence atehere shko pyet ata qe e jetuan.

nuk e kisha degjuar kete histori. E tmershme jo per menyren sesi u kapen dhe u degdisen, por per numurin e madh te tyre; 600 persona!!!!!!!!! dhe vetem ne Vlore!!!!!!! Kisha degjuar per rembimet ne veren e 1944 ne zonen e bregut nga babai i nje shoku tim nga fshati Piqeras. E rembyen tek sa ishte me nje lopate ne dore buze rruges nacionale tek fshati i tij dhe me duket se ishte vetem 17 vjec. Por kjo e Vlores qenka katraure. Po pse historia qe u shkruajt pas clirimit nuk e permend kete ngjarje? smiley

kuazo, arsyeja se perse historia, te cilen vete komunistet e bene, nuk e permend kete ngjarje, eshte e thjesht:   gjermanet, pervecse arrestuan e rrembyen familjare qe kishin lidhje me levizjen komuniste, psh  djalin apo vellane partizane ose ne njesitin guerril te qytetit ,  rrembyen edhe shume qytetare te  tjere qe skishin lidhje me levizjen... shume nga keta ishin tregetare apo intelektual te qytetit, etj ...  tani, menjehere pas luftes regjimi komunist ne baze te parimit te luftes se klasave persekutoi shume familje..  pikerisht,  edhe nga keto familje kishte pjestare qe ishin rrembyer dhe ishin internuar ne kampet famkeqe nga gjermanet.  keshtuqe sikur nuk shkonte:  edhe te te persekutonin si armik e tradhetar, por edhe te kishe babane, vellane, apo xhaxhane te internuar nga nazistet gjermane.   e pra,  vendosen te mos e permendin fare kete histori, sikur skish ndodhur.

por ne te vertet kjo ka ndodhur. tamam ashtu... njerez qe rrembeheshin dhe i hipnin ne makina te mbuluara... une kam ne familjen time, por kam degjuar edhe per te tjere. numri 600? ndofta.. por nuk them dot nese eshte i sakte apo jo.  ku  i ke historianet kur te duhen?!smiley

Shume interesante kjo prurja..Kaq kohe dhe ne erresire

Ku ju ngelet radha te permenden Shiptaret..U morem dhe analizuam deri ne qelize Heronjte greke dhe cifute..... smiley

Ato jane per njerezit e kapur si cifut. Ketu nuk po flasim per cifut, po flasim per shqiptare. Askush nuk e di cka ngjare me keta njerez, ajo qe dihet eshte qe jan marre dhe jan zhdukur.

Databasa me lart,s'eshte vetem per cifutet por dhe per te denuarit politike,rrober lufte e te tjere,te cilet mund te kene pasur etni te tjera.Te dhenat per shqiptaret me siguri duhet te jene diku te regjistruara por duhet te behet ndonje pune sagllam nga persona qe kane nge.Une personalisht kam qene tek kampi i Majdanek ne Lublin te Polonise, dhe aty ishte e shenuar qe kishte pasur disa vellezer nga Shqiperia dhe shqiptar te tjere.

Mustafa Merlika pra, regjenca gjermane.

Kolabracionistet sikur vezen e arte te kene bere duhen kaluar ne plumb. (pike)

Prandaj flet "vranakonti" do ti japi nuance ngjarjes se kjo histori 10 shume nga keta "historianet" e rinj ku di une psh emer qe me vjen nder mend .... hmm PO Ledi Shamkun apo Artan Lamen, ky i fundit mbronte Merliken para Arben Putos (o tempora o mores)

Sidokjoft asnji çifut nuk e ka dorzu, kjo asht e provume dhe e pranueme edhe nga vete çifutat organizatat e tyne. Ka shume historian komunizmit qe e pershkrujne kshu sikur ju, por duhet te ngadalesojme dhe te analizojme qetesisht veprimet, kontradiktore, te Mustafs. Une besoj qe ai ka dashte te miren e shqipnise, edhe asht mundu me kene perhere afer popullit duke u mundu, qe me dipllomaci, me ja ndale turrin bishave nazi-fashiste. 

Merlika u ba sherbtor i pushtusit. ti nuk e din hic qi nuk ka dorzue cifut pasi ti nuk e dije hic dhe i kyt fakt per vllaznit Risilia qi u bane Prefekta n Vlon, sigurisht prej qeverise kukull kolabracionistet t Merlikes e plot tradhtarve tjer t' ki veni.

@qe me ja ndale turrin bishave fashiste - ky asht nji spekullim i ult i joti pse s'don me kujtu fjalimet dh shkrimet patetike t'kti far tradhtarit per nazi-fashizmin, mos me permen ktu dhe dasin qi asht perpjek gjimon me kriju mes veriut e jugut.

hajt shnet e t'mirat

Mire asht me i lane menjane msimet e xhaxhit, per 5minuta, dhe me mendu per kushtet ne te cilat asht ndodhe shqipnia at'here, dhe me analizu veprimet e disa figurave t'perdhosuna nga shqiptaret per 50vjet. Nder te tjera te kshilloj me ndjeke me vemendje kte dokumentar te shkurte, mbase do mesosh dicka te re. Edhe ihere po t'lutem qe ta ndjekesh ne menyre asnjanse. Mundoju mos me u ndiku nga propaganda dhe poshtnimi qe i ka ba komunizmi figurave te para-luftes se madhe. smiley

http://www.youtube.com/watch?v=HpGt8R94Ix0

Le ti referohemi fakteve, panvarsisht intelektualizmit te Merlikes ne publicistike, ai si nje kryeminister kuisling,(sherbetor) i nazifashizmit, i beri nje dem te madh kombit shqiptar pikerisht ne drejtim te fqinjeve, dhe konkretisht ne luften Italo Greke, ku ajo qe do te demtohej me shume do ishte shqiperia, me veprimtarine e kuslingeve, bashkepuntoreve te nazifashiteve, shqiperia mbeti e godiur e shkatruar nga te dy krahet dhe e kercenuar per nje kohe te gjate nga shteti grek i cili nuk e hoqi qe nuk e hoqi ligjin e luftes me shqiperine, edhe ne ditet e e paqes, qeveria kuslinge dhe fjalimet e Mustafa KRUJES do te perdoreshin me vone, nga greket, ne reprezaljet kunder shqiptareve te camerise dhe ato te jugut, gjirokaster korce..pranaj nuk eshte mire me pa vetem njeane te medaljes se Merlikes, ate qe "shkelqen" me publicitiken, por edhe ate te errten fare, fare,  kuislingun e madh! 

http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=LVKvCtYs9JU

Ilirjan, ky fakt me ka shqetesu perpa se ti ta permendje, per te cilin kam pyetur peshqit ketu per info shtese, por qe nuk kam marre pergjigje, sepse duket kjarte qe kto nuk dine asgja per Mustafa Merlika-Krujen, pervec ato qe u kane mau ne shkollen e partise, ku paraqitet si tradhtar. Firmosja e aktit per ti ra Grekut, asht nje gabim i madh, per nje popull paqedashes. Ndersa pergjigjet ndaj shkrimeve serbe, te tipit "shqiptaret jane me bisht", mendoj se jane thjeshte te drejta, dhe teper patriotike-heroike. Keshtu qe, po te germojme, do zbuloni qe per nje akt te tille asht mendu se do kemi perfitime edhe ne. Ne nje kohe, kur historikisht, greqia ka pretendu per te marre krejt jugun e shqipnise (pretendime te cilat Edith Durham i dokumenton qe ne 1903). Kurse nje akt lufte, te cilin skemi bole ta bejme vete ne shqiptaret, keka i gabuem. Enveri ne fillim ishte shok me ta, serbet dhe greket, organizonin orgji pederasta se bashke, kshu ne grup. Pasta u prish dhe ai me te gjithe. Me siguri qe kur u prish, do te te kete dhembur zemra ty dhe sojit tand. smiley

e thashe edhe me siper njeriu e erreson figuren e vet kur merr pjese ne nje krim te caktuar, tani edhe histleri, edhe ducja, edhe stalini, kishin hob artin muziken sportin letersine, ect, por kjo nuk i justifikon krimet.dhe ne rastin konkret po flasim per historine e zhdukjes  t` 600-ve, si rezultat i spiunimit nga "vellezrit" vlonjat, nga ku e ka nje pik referimi, edhe "lufta vllavrasese" me te cilen abuzohet shume...persa i perket anes tjeter te miqsive me serbet greket  dhe orgjive ...,  sot i ke me shumice  me shume se kurre.. e ke edhe te ligjeruar smiley

http://www.youtube.com/watch?v=IR25wbCmCS0

So far, nuk ke asnje dokument qe verteton se Mustafa Merlika ka kene ai qe ka urdhnu dicka te tille. Ky komunisti qe shkrun artikullin qe mbeshtete nji krah, nuk ka puet te gjithe familjaret, se sic than Pjeri diku ktu (i cili qellon te jete i aferm i nje nga ato "600" te reembymit), shume nga kto "600" martire qe mbijetuan deri ne mbarim te luftes ju ofruan pune, dokumenta dhe passaporta amerikane, australiane, gjermane, etj etj. Per kte nuk i ka permend kurre enveri sepse shumica derrmuese kane vdeke si millionera neper amerike e australi. Keshtu qe te vetmit tradhtare so far jane ato vlonjatet. smiley

Një dëshmi nga ana e Mustafa Krujës të asaj që ishte burrëria e tij, domethënë aftësia për t'i përballuar situatat me guxim e zemërgjërësi, e pati pak kohë mbasi ai kishte marrë përsipër kryesinë e këshillit të ministrave. Ishte paraqitur tek ai konsulli i përgjithshëm i Gjermanisë dhe i kishte paraqitur një notë verbale me të cilën qeveria naziste kërkonte dorëzimin e mbi treqind hebrenjve t'emigruar nga ish-Jugosllavia, që kishin gjetur strehim në Shqipëri. Komanda ushtarake naziste e Beogradit kishte dhënë njoftime të sakta lidhur me emrat e hebrenjve, si edhe vendet se ku ishin strehuar ata në "Kosovën shqiptare" (bashkuar me Shqipërinë). Mustafa Kruja erdhi të më merrte pëlqimin që t'i linim këta hebrenj të qetë në Shqipëri. Në fakt, në Shqipëri nuk kishte asnjë këmbë ushtari nazist, që autoritetet e Reich-ut të mund t'ia dilnin për të identifikuar hebrenjtë e vendosur në Shqipëri. Megjithatë, ramë dakord që hebrenjtë e mërguar dhe të vendosur në Kosovë të transferoheshin menjëherë në zonën e Gjirokastrës, e cila kufizohej me territorin grek nën kontrollin e trupave italiane. Ata do të pajiseshin me pasaporta shqiptare me emra të rremë dhe, po të lindte nevoja, do të ndihmoheshin edhe materialisht. Këto masa do t'i lejonin Mustafa Krujës t'i përgjigjej mbas disa ditëve konsullit të përgjithshëm të Gjermanisë se si të gjitha hetimet e kryera në Kosovë lidhur me listat emërore kishin rezultuar negative. Roma nuk u njoftua zyrtarisht lidhur me këto zhvillime, por privatisht informova drejtorin e përgjithshëm të "çështjeve sekrete" (rezervate), ministrin fuqiplotë Vidau. Ai ishte njeri me zemër të gjërë dhe nepërmjet tij, mundësuam që edhe gjetkë, nepërmjet përfaqësive tona jashtë shtetit, t'i pajisnim hebrent jorezidentë (gjermanë, bohemë, polakë, hungarezë e rumunë) me pasaporta shqiptare. Kështu atyre u krijohej mundësia t'u shmangeshin persekutimeve racore, duke iu drejtuar Shqipërisë.

F. Jacomoni "La politica dell'Italia in Albania" f.288-289, edit. Cappelli, 1965
Marrun nga Shaban Sinani "Hebrenjtë në Shqipëri - Prania dhe shpëtimi", "Naimi", Tiranë 2009.

Une besoj qe ai ka dashte te miren e shqipnise, edhe asht mundu me kene perhere afer popullit duke u mundu, qe me dipllomaci, me ja ndale turrin bishave nazi-fashiste.

smiley

Ca te thush ty, t'i ma pret ene mu turrin me te thon naj gjo tani  smiley

smiley  lool

Hej, mas kasj me vjen nde mend vetem fraza "Urte e bute e plot tigonin" (me pancakes and maple syrup, grade B, Teefo).

 

 

Listen. I used to think just like you, when i was 17-18. At'here kur frymzohesha nga idealet e partise, sepse vetem ato njihja. smiley

mos thuj kot se at lloj breakfastit s'e ke pas njoft ateher, edhe pse Meksika ta vari ne qafe medaljen e arit per ushqimin.

ps. pse shan mer? smiley

 

  • Familja e madhe e Kokajve te Golemit, te laberise, eshte nder pjeset me te qenesishme te luftes  per mevehtesi dhe po ashtu edhe te krenarise kombetare.Kane qene pinjolle te kesaj familjeje jo vetem brenda ne Vlore, por  edhe  qe nga Tukumani i Argjentines(Kalo Koka me vellezer)  krijuan seksionin e Vatres dhe ushqyen vet Vatren, me fonde e gjitheçka, per diten qe u ngrit flamuri.Ishin ata qe financuan dhe stimuluan e sollen Banden e pare kombetare, e cila parakaloi rrugeve te Vlores... diten e ngritjes Flamurit.
  • Gjemon kjo e  shktrete histori 

tefe ...se qeke ne qejf sot me Muc Krujen smiley Nja dy pytje si per qejf me qe je dhe i krahines ...  Vec i paranteze ket te paren e ke pyetje dishiri se nuk besoj te kesh qene ne kabinet in e Mucit . Por ket te dyten me thane se ke fitu dhe cmim si Recitatues i persour ne Intonacioneregjistralevokale smiley

A di gjo pse i fali Ducja 12 Kullaro Mustafes smiley  m'vaktit ? Kta Italionet mos i kane qejf kta "dylberet k/ministra " ( si Berluskoni Berishes) qe i dhuroi KULLARO te kuqe .Di gjo per ngjyren e killarove te Mustafes?. Apo eshte nonje sinjal .. "Mo e kruj me ne se te kemi ne dore Kapistallin " smiley

E dyta isht mo e thjeshte ! A osht mo ajo konga

Mustaf Kruje tradhtari

shif si vdes shqiptari

 digjet bahet zhari

per Liri vatan .

Dhe si shtese ... Mustafa Kruja erdhi të më merrte pëlqimin që t'i linim këta hebrenj të qetë në Shqipëri ... megjithse me keto nuik duhet marre po hajt mo po i kapercajme kujtimet e atij qe thote "se Mustafa i shiti Hebrejte me la Borxhet e Kumarit " dhe po hudhemi ke infua Jote

Komanda ushtarake naziste e Beogradit kishte dhënë njoftime të sakta lidhur me emrat e hebrenjve, si edhe vendet se ku ishin strehuar ata...

Ka thone gjo Jakja ka i kishte te "sakta " komanda Naziste  te dhenat per Hebrenjte sidomos vendet ku strehoheshin ? Jo per gjo po me qe qeke mrena muhabetit me Jaken e Muc Krujen smiley

 

Listen, nese ti e ve m'dyshim fjalen e çifutave qe thone se asnje çifut nuk asht dorzu nga shqiptaret, une sdi se si ti jap fund vujtjeve tuaja dhe te te ndihmoj per t'dale nga injoranca, vecse po ta mbeshtetsha koken tande mbi nje gure dhe me nje tjeter gure te te godisja deri sa ti te tregoje shenja permirsimi. A e di qe nga fundi i luftes, ne shqipni ka pase ma shume çifute se sa ne fillim te luftes? Çdo çifut ne evrope e ka dite se shqipnia asht toka e shpetimit. Kto jane fjalet e vete çifuteve, jo te mijat. 

ja  po e vej ketu meqe nuk kisha te drejte me redaktu komentin smiley

Tef ...njaty pari jane do shkrujtes te habituem .Njani asht mjaft i "dishpiruem " dhe tjetra"kristulla " po njashtu.

Qekan habitue se Gjermanet paskan kene "ma zi e ma kriminele " se sa na i paska mesue zoja ne shkolle , kur ishim 17-18 vjec ne oren emesimeve te Partise. Ajo diktatura kete fakt te Tmershem te Gjermaneve na i paska anashkalue smiley Po kuptoje hilen e te ' habitumve "  se bajne sikur nuk dine gja qe ne krye m'at kohe ka qen njaj trim mbi trima njaj Mustaf Kruja or tie . Mos jau prito dhe jepju nji pergjigje burrnisht !

Ma siper u thote se njani (tpakten) nga ata te grabitunit ishte shpalle deshmor dhe hero i  popullit nga xhaxhi. Pastaj partia i ka sekuestru te atit pasunine edhe e ka perndjeke si gulak(medoemos qe edhe te birit do i jete terhjeke e drejta ler t'kene deshmor e hero, fundja hero gulak ska nkomunizem). Kjo dmth qe mund te jene dy shpjegime: nji asht qe informacioni ka kene neper libra, por nuk i ke lexu as at'here. Dhe i dyti asht se e ka msheh e mbajt sekret sepse nuk ka kuptim qe te perndiqeshin heronjt e deshmoret; dhe t'gjithe e dime qe "Xhaxhate" kane nevoje per mercedeze, e per mercedezat duhen dollaro. Nje hero anti-nazi me pak, dhe ca dollaro te babit te tij me shume per tble benzin nazi. smiley

O teff mos rrin me fol marrina kot, munohesh me mrojt nji njeri qi me veprat e tij don mu deklaru vet qi ishte kokrra e tradhtarit. Na duhet me ken kaq t fort sa Francezt qi njashtu si denun ata Petenin dhe nuk e ven karrkush n'dyshim qi ishte tradhtar edhe na me denu, perifrazoj Idrzin ne i teme t'larget po me t'njajtin personazh, Kurvnine e mendimit. Pse asht kjo kurvni mendimit qi don t'na shesi per patriot t'madh vec nji tradhtar e njerit t'ulet. 

Sepse njaj tradhtar qe e quani ju, ka msu i g'juhe per 6muaj qe t'ju pergjigjej atyre qe shkruan nje liber "shqiptaret jane me bisht", ne g'juhen e tyne. Ndryshe nga ai qe ju quani hero e burre shteti, i cili mori idenat dhe nderoi nje njeri i cili identifikonte ballkanin si kazan mbeturinash i mbushun plot me "ethnic trash". Sepse ky tradhtari, shkriu jeten per g'juhen shqipe, fakt qe ti fmi komunisti, nuk e din. Ndersa ai qe ju quani hero e burre shteti, ka shkru libra te cilet u ka detyru me i ble me zor, e per ma teper, plot me rrena. Por qe as kte nuk e din ti, sepse je vertete me bisht, ashtu si ju quajten serbet, shefat tuaj qe ju punesuan dhe ju dhane nje pune gjate dhe mbas luftes se madhe. 

Ky Merlika-Tradhtari, ka pranu me kene kryeminister, duke ju vendose kushte Pushtuesit, ne nje kohe kur ai me dijen, 6-7g'juhet e huaja dhe lidhjet e tij mund te kishte gjetur pune ne cdo shtet te botes, pa pase nevoje me u quajt tradhtar sot nga pushta e spordhjake

Ky Mustafe tradhtari, ka lane gati per botim, disa libra te shkruar ne copa letrash e karonash (per g'juhen shqipe) sepse nuk kishte pare per te ble leter.

Shka mar karas, pa ti keke pjerdhun krejt. Shko kallxoi Francezve per Petenin qi megjithse i udhhoqi e fitoj n luften e pare botnore, e dhiu muhabetin ne luften e dyte dhe u mulu prej turpit qi bashkpunoj me gjermant.

Tash per njato kushtet me pushtusit e kallxon historia ma siper caret kushtet kan kene, me na vra e me na cu neper Aushvicna e Mathausena.

Po ti njashtu njerit me bisht je qi per inat t'sime vjehrre shkan e flen me mullixhin.

Ignorantat duhen te ignorohen, thone amerikanet! smiley

Ngjarja dihet nga populli, pavarsisht se historia zyrtare ka folur shum-shum pak, per te mos thene qe e kaloi ne heshtje. Gjermanet rrembyen jo vetem ne Vlore, por ne ter zonen e Laberise, zone qe perfshin ter jug-perendimin e Shqiperise. Shum shqiptare, u çuan neper kampe te ndryshme perqendrimi, jo vetem ne nje kamp. Kishte raste kur shqiptare qe filluan te mesonin dy fjal gjermanisht, autoritetet e kampit i çonin te punonin neper familje gjermane, me kerkesen e ketyre familjeve, pune nga me te ndryshme, si pjatalares, bahçehvane, riparues, mirmbajtes. Me renien e Gjermanise dhe futjen e trupave aleate ne Gjermani, kampet u moren nen administrim nga amerikane dhe ruset. Te burgosurit, ata qe mbeten gjalle, kishin te drejte te ktheheshin ne vendet e tyre ose ne vende te tjera, nese keto vende ishin dakort. U krijuan komisione qe mirreshin me fatin e ketyre te vuajturve. Fatmirsisht disa vende kishin nevoje per fuqi puntore, si Australia, USA, Kanadaja, Argjentina, etj. dhe disa/shum te burgosur u regjistruan per emigrim ne keto vende, pune qe e benin keto komisione qe jepnin e merrnin me autoritetet e fuqive fituese dhe vendet pritese. 

Daja i plakut tim psh, vellai i gjyshes, ishte internuar ne nje nga kampet gjermane, dhe kur u çlirua kampi, komisioni (qe ishte ne rolin e autoritetit te ri te kampit), pas disa ditesh a javesh pune e regjistrimi me te mbeturit, e pyeti (siç pyeste kedo aty) se a kish deshire te rrinte ne Gjermani, te kthehej ne vendin e tij apo te emigronte ne Australi, ku kish kerkesa te shumta nga nje organizate australiane qe ishte e pranishme ato dite aty, per fuqi puntore, dokumentat e te cileve i benin ne vend aty.  Dhe daja i plakut pranoi per te shkuar ne Australi, ku dhe vdiq aty, pas disa vitesh pension. 

E shikon, edhe ato qe shkruajta une ktu posht, rreth postimit tand, i hoqen. Nuk e di se cfare kishte aty qe nuk shkonte. Lol

Me gjithe respektin per Petro Markon, 600 me duket nje numer i tepruar. Sa banor mund te kete pasur Vlora ne 44?

Nuk ishin vetëm nga qyteti por dhe nga fshatrat e lumit të Vlorës dhe nga rrethinat e Vlorës.

Nuk eshte vetem Petro Marko qe deshmon "te 600-tet"  

e cuditeshme, tradhetari dhe krimineli Merlika jeten e tij e perfundon ne SHBA. Cfare paska kene kjo Amerika, strehe e krimineleve dhe tradhetareve, ose sic e quajne ndryshe "bota e lire".

SHBA jane nazista dhe fashista dhe tradhetare-dashes e kriminele-strehues.

ke harruar komunistet ne listen e atyre qe do me fort shba-ja smiley

ps. eshte fakt, ne shba azilin politik nga njeshi te dhjeta (terhiqem te njezeta) shkon 1 per te denuarit nga komunizmi, pjesa tjeter .... smiley kjo nga pervoja personale.

te gjithe kriminelat e botes, bojne cbojne po shkojne e falen njehere ne Amerike. Dhe ajo i pranon se i zhvat dhe i kthen perfundimisht ne plehra. 

Te gjithe, pa asnje perjashtim. Shkon i kerkon me qiri dhe i mbledh. Vec Stalini dhe Enveri nuk pranuan te falen, keshtu qe i shpetuan zhvatjes dhe kthimit perfundimisht ne plehra.

gjembi- nuk di e ke degjuar shprehjen Zoti te denon bute. e gjen vete sa lidhet kjo me komunistin shqiptar apo edhe kriminelin qe rron ne amerike dhe shfrytezon pa dashje kushtet e lirise dhe mireqenies.

Shihet se ne vend te gogolit apo perbindshave, prinderit tu paskan perdore Xhevdet Mustafen. smiley

Kriminelat dhe komunistat. Shif virusin Idriz. Enverist flet ne ppu per komunizmin nga maja e Amerikes.

Pikrisht, mu me vjen inat se e di me siguri qe ne nje pike gjate qendrimit te tij ne amerike apo para se me u leju me u fute ne territor amerikan, shteti e ka pyet se a ka lidhje me kommunizmin dhe nese e mbeshtete nje politike/ideollogji te tille. Perderisa vazhdon me e pase flamurin amerikan ne krah te emnit, dmth qe ka rrejt sa ka kryet. Se po tu kishte thane te drejten, aijajajaja! smiley

Xhevdet Mustafa ishte nje idiot. Humbi trenin e Rrogozhines se kishte ngateruar oren e mbritjes ne stacion. E masanej e qeruan si qen te terbuar.

Ababa ti keke komunist me gjijufke! smiley

Une gjithmone e kam degjuar se kane qene 300 burra ne Vlore qe u arrestuan dhe u internuan ne Gjermani. Nje prej tyre ka qene edhe gjyshi  qe u internua ne nje kamp perqendrimi por jo nga ata te njohurit,diku afer kufirit me Polonine.Arriti te mbijetoje dhe u kthye nga fillimi i 1946 mbas nje odiseje te gjate neper Europe.Nga nena gjithmone kam degjuar per 300 vete. Nuk di te them perse nuk eshte trajtuar si 4 shkurti i Tiranes. Mbase nga qe nuk ka qene nje histori aq e paster. Them keshtu sepse per gjyshin flitej se e kishte vene ne liste i kunati   ( qe me pas perfundoi ne Amerike) per t'i marre pasurine.Gjyshi ishte nje fare tregtari, kishte disa prona , por nuk kish ndonje lidhje te dukshme me nacional-clirimtaren ,pervec ndonje ndihme te rralle ne tesha apo ushqime, qe sigurisht mbetej e njohur brenda per brenda familjes..

Artikulli eshte i dobet, ne kuptimin qe nuk sqaron gje, thjesht permend nje ngjarje. Po eshte e vertete qe me pas familjaret e Vizhdanit,motra e vellezer, as Balli Kombetar s'i ka qasur me, i shikonin si kriminele, megjithese ata qe mbeten dhe iken me '44 ishin me bark tjeter dhe te mitur , te patrazuar me luften. I kam njohur disa prej tyre ne moshen e pleqerise, dikush e ndjente peshen e rende qe u kish lene i vellai,dikush jo.Po prape mentalitet bejlurçine.. ndonse njeri prej tyre njeri shume i mire.

 

Sa per Merliken besoj se Teefa gabohet. Merlika vertete ne etapen e pare te karrieres se vet politike ka patur kontribut kombetar qe eshte e padiskutueshme. Por me pas e ka ndyre veten shume keq. Ishte kolaboracionist,kuisling, jo vetem por edhe fashist, bile pretendon te jete edhe ideolog i fashizmit , sic duket ne fjalen e mbajtur ne senatin fashist dhe botuar e plote ne gazeten 'Tomorri'. Bile me keq rezulton informator me pagese i fashisteve italiane ne gjirin e emigracionit shqiptar ne Itali gjate periudhes se Zogut.Dihet bile edhe pseudonimi : Vittorio Pucciani. Eshte Merlika qe eshte shprehur tekstualisht :"Atdheu i perpashket, perandoria fashiste." pervec shume te tjerave qe te vjen turp edhe t'i lexosh , dhe te gjitha te publikuara ne shtypin e kohes.

Nese dikush mendon se A.Puto nuk eshte i besueshem ndaj qendrimit per Merliken, atehere mund t'i drejtohet librit "A.Kelcyra, aristokrati kuq e zi" te autorit T.Frasheri , i cili ka qene i denuar politik ne kohen e komunizmit dhe sjell ne rastin e Merlikes jo vetem opinione por dhe dokumentacion te padiskutueshem nga burime italiane.

Persa i perket aktivitetit shkencor te Merlikes , ne fakt nuk di te them ndonje gje ne fushen e gjuhes; me ka rastisur te lexoj pak prej tij por pa me bere ndonje pershtypje te vecante.Gjithsesi nuk e njoh vleren e tij ne kete fushe. Kurse per sa i perket historise kam ne dore permbledhjen e tij "Shkrime historike". Nga 420 faqe qe ka libri, 160 merren me historine e vjeter te Egjiptit,125 faqe te tjera jane perkthim nga Plutarku per jeten e Pirros. Ne 100 faqet e mbetura merret pellazget, Skenderbeun, Ali pashen, Lidhjen e Prizrenit, qe jane me teper shenime te shkurtra kronologjike, gjera pergjithesisht te njohura qe i gjen lehtesisht ne literature. Me aq sa kuptoj une nuk me duket ndonje kontribut i vecante per historine e Shqiperise, sic kam lexuar shpesh ne nje pjese te shtypit. 

Mendimi se figurat e denuara ose lene ne harrese nga komunizmi  duhen konsideruar sot automatikisht te shquara e patriote me duket shume populist e i pabazuar. Ato figura kane drite hijet e tyre dhe sot fatmiresisht ka material te bollshem per te gjykuar ne menyre te pavarur e realiste. 

 

 

Epo loloto, nqs per ty ka kene tradhtar sepse ka punu me italianet e gjermanet,  duhet te jete tradhtare edhe pse ka punu e luftu per turqit ne luften italo-turke ne 1912, dhe disesi arriti qe te jete ne Vlone per te vu firmen ne Deklarate te Pavaresise. Apo kte se permend, se me kte mnyre te mendumunit i bie qe 80% te ktyne atdhetarve qe njohim une dhe ti te jene ne te vertete tradhtare, perfshi ktu dhe Ismail Qemali. Apo e kam gabim?

 Edhe ai quhej Vizhdan. Ishte bej i madh nga familja Risilia. Ky u bë prefekt i Vlorës në kohën e gjermanit. Ruhej gjithë kohën nga dy SS. Njësiti gueril i qytetit i bëri një atentat afër fushës së dikurshme të druve, por nuk e vrau dot. Ky atëherë ka mbledhur 20 burra nga lagjja, mes të cilëve edhe im atë, dhe u ka bërë presion që të dorëzojnë njërin nga djemtë e lagjes që thuhej se kishte marrë pjesë në atentat. Këta sigurisht që nuk pranuan dhe atëherë Vizhdani me gjermanët hodhën hapin tjetër. E mbaj mend si sot. Ishte gusht 1944, natë. Dëgjuam trokitje të forta dhe pamë dy ushtarë gjermanë te porta. Morën babanë, ishte hera e fundit që e pashë. Më vonë mësuam se e kishin çuar në Matthausen nga ku nuk u kthye më kurrë. Xhaxhai im shkoi dhe iu lut Vizhdan Risilisë që ta lironte babanë, por ai iu përgjigj: Më jep atentatorin të të jap Vehbinë. Vonë, pas lufte, nga të paktët që u kthyen që andej ishte dhe një doktor. Ky na tregoi për babanë. Ishte shuar nga mungesa e ushqimit. Atë pak gjë që u jepnin ia kishte dhënë një shoku që kishte qenë shëndetlig"

http://reportazhe.blogspot.com/2009/11/vlora-qe-nuk-shfaqet.html

A e sheh, kto e paskan pase nje motiv per te arrestu ato njerz ne Vlone. Nuk te arreston kush kot. Gjithmone asht nji shkak, sado i padrejte te duket ai.

Kur te bie tjeteri me qaf, si puna e atij Vizhdanit, qe sic thone ka qene njeri i poshter, sipun kriminel, natyrisht qe do ta kesh koken ne torb, thote populli. do te tentojne te heqin qafe, keshtu ndosh edhe tani ne shqiperi ..eeeee  Vizhdani kishte mbrojtje "ligjore" gjermanet, kishte pushtet  dhe bente ligjin, dhe kush e gjente te drejten pastaj... me gjermanin?!!! Vizhadani e kishte kollaj fare nje ze gjermanit, dhe i rregullonte punet e veta me kundershtaret! O teef po pse merresh me motivin se jo per gje edhe motivi e ka nje motiv,dhe keshtu nuk e gjen tamam shkakun qe ti ke qef ta theksosh, se ishin ata qe i ben atentat Vizhdanit, motivi i arrestimit!!! 600 vte nuk ishin pjesmnares ne atentat!smiley

 

Ma siper thuhet se jane arrestu pa motiv! Une po thosha qe nuk te arreston kush pa motiv ne kte rast motivi paska kene se komunistat qe jane mundu me i ba atentat vllazenve vlonjate, paskan kene fajtore dhe shkaku i arrestimeve. E xeme se kto do kishin arrite me i vra kto vllaznit tradhtare. Gjermanet do kishin vendose dike tjeter si prefekt, dhe do kishin ba te njajten gja, dmth do kishin arrestu njerz nga rruga. A asht kjo rruga e duhun? Ne ushtri, nqs ti ben faj e ha i gjithe grupi. Kjo asht mendu per ato qe nuk u plase nqs hane apo jo denime, por kur vjen puna tek i gjithe grupi, aty ndryshon puna. Komandanti te ben nje jave ferr, por i gjithe grupi te ben qe te jeshe ne ferr per dy vjet a sa je n'sherbim. Quhet disipline ushtarake, dhe gjermanet ishine ushtare. Ndryshe ishin Komunistat, te cileve nuk u ka plase bytha per krejt grupin, me sa duket.

Pa mor Tefe si bjen vet me kamt e tua. 

Nuk t'denon njeri kot thot Tefa, po pra njashtu asht edhe nkohe te komunizmit nuk t'denonte njeri kot vec me shkel ca nene e ca kode. 

Shka mar zog gomarit dan me e ba t'bardhen t'zeze dhe t'zezen t'bardh sic ta don ty qefit.

Dhe sa per njat tradhtarin e kombit Mustafa Merliken e din bota mare care thiut ishte.

Ka diçka qe nuk shkon xhanem: si ai Mustafa Merlika qe perfaqson Kruje-n ne nentor 1912, e eshte hero i kombit, 20-30 vjet me vone behet quisling, i poshter e sherbetor.

Ky eshte shenim per peshqit qe shkruajne keto: mos i ndani gjerat me thike!

 

Henri Philippe Benoni Omer Joseph Pétain (French pronunciation: [petɛ̃]; 24 April 1856 – 23 July 1951), generally known as Philippe Pétain or Marshal Pétain (Maréchal Pétain), was a French general who reached the distinction of Marshal of France, and was later Chief of State of Vichy France (Chef de l'État Français), from 1940 to 1944. Pétain, who was 84 years old in 1940, ranks as France's oldest head of state.

Because of his outstanding military leadership in World War I, particularly during the Battle of Verdun, he was viewed as a national hero in France. With the imminent French defeat in June 1940, Pétain was appointed Premier of France by President Lebrun at Bordeaux, and the Cabinet resolved to make peace with Germany. The entire government subsequently moved briefly to Clermont-Ferrand, then to the spa town of Vichy in central France. His government voted to transform the discredited French Third Republic into the French State, an authoritarian regime. As the war progressed, the government at Vichy collaborated with the Germans, who in 1942 finally occupied the whole of metropolitan France because of the threat from North Africa. Pétain's actions during World War II resulted in his conviction and death sentence for treason, which was commuted to life imprisonment by his former protégéCharles de Gaulle. In modern France he is remembered as an ambiguous figure, while étainisme">pétainisme is a derogatory term for certain reactionary policies.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).