Gëzuar Kosovë!

Pavarësia e Kosovës është padyshim njëra nga ditët historike jo vetëm për Kosovën si shtet, por për të gjithë shqiptarët në përgjithësi. Sakrificat shekullore, mundi i përbashkët për një shtet të pavarur dhe sovran u kurorëzuan zyrtarisht me deklaratën e 17 shkurtit të vitit – 2008. Si çdo përvjetor edhe kjo ditë e shenjtë për ne shqiptarët, manifestohet me ceremoni të ndryshme. Çdo njëri nga ne përjetimet emocionale i manifeston në mënyrën e vet. Këtë vit një gjest i bukur dhe jo i zakontë vjen nga një mërgimtar.

Ai është Ibrahim Suli nga Gjilani i Kosovës, i cili jeton dhe vepron në Lugano të Zvicrës. Profesioni i tij prej bukëpjekësi dhe puna e tij fisnike e mundësuan një vepër të cilën z. Ibrahimi e prezanton me shumë kënaqësi.

Është një urim për të gjithë shqiptarët, urim për katër vjetorin e Pavarësisë, ku mbi hartën e Kosovës qëndron shqiponja dy krenëshe (symboli ynë kombëtar).

Njëra ndër arsyet që e kanë motivuar z. Ibrahimin për ta bërë këtë dhuratë, ka qenë fati i keq i të gjithë shqiptarëve, përvuajtja e madhe e popullit, e cila falë vullnetit të çelikt të shqiptarëve, ndihmës së pamohueshme të ndërkombëtarëve dhe falë Zotit u kurorzua me Pavarësinë, fitoren e kahmoçme…

Ky gjest, sado modest, meriton çdo respekt, sepse qëllimi i tij është urim i sinqert dhe fisnik për të gjithë ne që frymojmë Shqip.

56 Komente

Dicka e thjeshte, e vecante, kool, gezuar pavarsine. smiley

Po te pjekur pse s'e ka treguar buken?

P.S. Do ta shajne feministet e Peshkut se uroi vetem vendlidjen e babes, jo te nenes smiley

Kot i shtremeron turinjte ti Ravi.smiley e megjthate, ajo rrotullohet...,tha. 4 iken,4444 do vijne... pa merak.smiley

Ma kishin bere peshqesh tek wall-i im po e shperndaj ketu, meqe jemi brenda temes..

Lule Shqiperie!

 

Nje dite te bukur shkurti,

Nje lule mbiu, ne lendine,

Dhe celi, avash-avash,

Ne c’do zemer,lumturine!!

 

Kishim vite, qe e risnim,

C’do dite pak e nga pak,

E vaditem, me lot shqiptari,

Nene flamurin, lagur me gjak!

 

Nene hijen, e flamurit,

Atij flamuri, kuq e zi,

Qe mbeshtolli,Shqiperine,

I dha flatra, per liri!!

 

I dha gjakun e flamurit,

Dhe shqiponjen, trimerine,

I leshoi drejt furtunes,

Per Kosoven, per Shqiperine!

 

Po a mund te rroje shpirti,

Pa trupin qe e lindi!??

A mund te rroje toka,

Pa qiellin qe e riti!??

 

A mund te rroje ati,

I vetem, pa dhe!?

Magjia nuk plocohet,

Fjala magjike-Atdhe!

 

Po Kosova do te rronte,

Pa nenen, Shqiperi,

Ne djepin ku u rrit,

U injektua dhe kuq e zi!!

 

Po shqiponjat, u leshuan,

Te shfarosnin,ligesine,

Qe flamurin deshnin ta grisnin,

Dhe atdheun, dhe Shqiperine!!

 

Se gjarprinjte, ishin versulur,

Per mbi lule, shqiperie,

Dogjen nder, e lane vatrat,

Me gjuhe te helmur, barbarie!!

 

E nuk pyeten, c’kish perpara,

Ishin gra, apo femij,

U ther  lulia, qahu loti,

Ju ndan bija, ju ndane bij!!

 

Ju nda kenga, e bilbilit,

Qe himnonte, c’do mengjes,

Per mbi lulet, e Shqiperise,

Ne lendinen, lagur me ves!!

 

Po barbaria s’kishte te sosur,

Hodhi,helmin, mbi Shqiperi,

Masakroi,me doren e zeze,

Foshnja qumeshti, me goje ne gji!

 

Perdhunoi, nderin tone,

Gjarpri plak, helmatisi,

S’kishte te dendur gjaku jone,

Varosi  ndrerin , e bombartisi!

 

Bombartisi  me  eresiren,

Bashke dhe, me perendine,

Qe rinte, e bente sehir,

Se si helmuan, bukurine!

 

Dhe perendia, e magjepsur,

U derdh, e u derdh gjak,

Gjakataret kishin force,

Dhe perendia, s’merte hak!

 

Lemeria, s’kishte te ngopur,

Ne c’do cep vec lemeri!!

U lane rrugicat plot me gjak,

Dhe perendia shihte, vec  llahtari!

 

Po shqiponja, se uli koken,

Me thonj luftoi, pa mbarim,

Per Shqiperine, kishte shprese!

Kishte gjak per shpetim!

 

U ndez, gjaku i Ilirise,

Te ngrihte koken, per atdhe,

Lidhen besen e burrerise,

Ngriten grushtin, per memedhe!

 

Per kete lule,

Per kete lule, plot bukuri,

Mbodhen faren, e ilirise,

Dolen zotre mbi Shqiperi!!

 

Luftuane si heronj,

Si bijte e shqiponjes,

Me thonj dhe me sqep,

Ne emer te zhgabonjes!

 

Rrenkojne akoma ato pllaja,

Duan bashk, shpirt e trup,

Nuk ka vdekie per Shqiperine,

Po te jete grusht, ne nje kup!

 

Por do nisim, bashke nje kenge,

Sic e nisem, qe dikur,

Nga Presheva ne Konispol,

Nuk ka gardh, e nuk ka mur!

 

Keshtu do jemi te mbeshtjelle,

Nga flamuri me shqiponje,

Per lirine e Shqiperise,

Eshte nje komb, e nje zhgabonje!

 

Te brohorasim kengen tone,

Rrofte, Shqiperia!!.....

Se nga Presheva,ne Konispol,

Shtrihet e lire, ILIRIA………!!! Andrea DANGLLI………….Shkurt 2012

 

 

 

matra pa pu pa

matra pa pa..

sakte smiley

ne se do te gjykojme nga (dhe ferkon dy gishtat)do t'kete qene Almaviva vete.(Trupa e vlores e ka pas shfaq)

Berberi i seviljes.smiley Jorgaq Tushe quhet aktori.

p.s pjeter,ishe ne forem para nja dy ditesh te faqa e batutave ne fb. te kam identifikuar.smiley

S'kam per ta harruar asnjehere emocionin qe kam ndjere ne shpalljen e pavaresise se Kosoves ne sheshin Times Square! Flamuj shqiptare qe valviteshin, makinat me shqiptare dhe borite qe binin papushim, njerez te gezuar me fytyra te qeshura per kete dite te shumepritur!

Gezuar Ditelindjen Kosove! 

Gezuar per shume vjet por amaneti nuk u ka KRY akoma!

Gezuar Kosove!

Nderime gjithe deshmoreve!

Gezuar Pavaresine Kosove,se shpejti bashke!!!!

Ja Gezuar njehere, e gjette viti i peste me nje qeveri me te hajrit

Gëzuar !

Mot ma mirë !

U afrofshim sa më shumë

Gëzuar ditën e çlirimit Kosovë! Pamvarsinë, si pjesë e Shqipërisë, Kosova e ka shpallur më 12 nënduer 1912!

smiley

Eshte nje dite per t'u shenuar.  Por se per cfare, ose me sakte cila eshte fjala qe e karakterizon tamam eshte pak dileme.  Ditelindje?  Pavaresi?  Jane pakez te cunguara ngado t'i marresh.  Kjo e clirimit sikur eshte me e plote, por prape ... 

Shkrimi me siper me videon i eshte derguar Peshkut via opsionit "kontakto" dhe per nga natyra e gjestit, ne thjeshtesine e vet, u pa e arsyeshem te vendosej si urim per Kosoven. Buke e kripe e zemer te bardhe smiley.

Ashtu si tre vitet e shkuara, Urime Kosove, e mot me shume!

___

Uganda njeh Kosoven.  

 

___

Uganda njeh Kosoven.  

Ti kte thuj bre burrneshe smiley

S'e kisha lexuar ate ujkun zvicerian qe mbulon kemben me miell qe ke shkrujt me poshte, se do i kisha kursyer te tjerat smiley

Ububu, qe s'u genjen dot njeri me "simple is beautiful" smiley.

Gezuar Kosovez e Bukur!Ju prifte e mbara pas ketij 4 vjecari.Respekt e perulje per gjakun e deshmoreve e luften e trimave shqiptar.

Sa bukur do ishte sikur Kosova të ishtë vërtet e lirë e të mos kishte zëvëndësuar pushtuesin e keq me një pushtues më të mirë.

Ta gezosh Kosove, por fillo e fito pavaresine nga buka e Zvicres.

smiley

e madhe kjo

smiley

Leni i here per i here se jane mire me vllaznit ne Gjerrmani dhe Zvicer.

Ka pshtu Kosova pri krize bre.

Ca te bajme ne qi i kemi vllaznit ne vatra zjarri si Gërrqia dhe Italia smiley

Ruzhe e kisha edhe per miellin edhe per konsensusin edhe per zvicerira te tjera. Por me ty jam, rrezik konkursin per debilitet varesie e fitojme ne - edhe per emigracionin por edhe per bizantizma te tjera.

Gezuar ri-rilindjen! Se shpejti nje, e me njerez me mend ne krye.

Urime dhe gezuar.... dhe me tru te kthjellet dhe dyfekun gati smiley.

Flm Ugandes per njohjen.smiley

Gezuar e me sa me shume njohje kete vit! Nderim te reneve!

Rruga Deshmoret e 4 Shkurtit , ne Tirane, nga sot do jete Rruga Bim Rugova nr 2

 

Po njona osht Bim Rugova e Ed Rames dhe kjo e dyta osht Bim Rugova e Kanakarit. Ka ndryshim te modh Koth-o, dallohen menjehere. smiley

Zgjerim e? Po guzhinen ku do ja japin? Po ata 80+ te shkurtit ku do i fusin? 

Shpresoj te shof reagim Tironsish..

Sakrificat shekullore, mundi i përbashkët për një shtet të pavarur dhe sovran u kurorëzuan zyrtarisht me deklaratën e 17 shkurtit të vitit – 2008.

bullshit!

nuk eshte aspak e vertete qe perpjekjet e perbashketa qenkan kurorezuar me deklaraten e 17 shkurtit!!!

diten kur ky popull te mos ushqehet me si bageti nga bagetite qe e konsiderojne veten si ajke apo inteligjence e kombit, atehere do kurorezohen mundi dhe sakrificat. 

sikur halja shqiperi, te kish respektuar te PAKTEN kushtetuten e vet, nuk do kish patur asnjehere, as edhe nje sakrifice te vetme te kurorezuar ne 17 shkurt, pervecse ne rastin nese 17 shkurti do kish qene bashkimi i te gjitha trojeve etnike shqiptare ne nje shtet te vetem.

bullshit!

as pavaresine nuk ja uroj dot... shtet baxhelle andej kufirit, shtet baxhelle ketej kufirit... faqja e faqes se zeze.

 

 

Po ja kercasin kot o gjembo. Kaq dite e rendesishme eshte kjo saqe e mbushin me dengla, gjepura dhe lloj soj idjotesish te tjera ...

S'ke faj plako smiley  Kam fillu me ta kuptu hallin se fundi 

Sapo pashe Sulen t'u hy te Ambasada e Kosoves. E merni dot me men ca boni???

Preu nje shirt inaugurimi. I papam  smiley  

Rujna Zot, mire qe nuk e shtyu Thacin, ti thoshte "Ik anej"  smiley

I heq kapelen tropizmes per komentin me lart.Si vazhdim,po e bashkangjes  nje koment te Kastro Zisos(gjithnje me shprese se,nuk do te me denoncoj per te drejtat e autoritsmiley ) :

"Nje gje kam verejt ne Kosove:njerezit fitojne nga 300 euro ne muaj,ndersa shpenzojne nga 3000.Ku i marrin?Duhet te jete Kosova 2(diaspora v.i.) qe e mbane shtetin ne jete,sepse ketu askush nuk punon .Jeni pertac".

Jam une,ky furraxhiu ,bashke me  nja 2-3 milione kosovare tjere qe kemi barren e Kosoves.Ne emer te Kosoves2  pershendes Kastron dhe te gjithe peshkataret.

Kosove,urime ditelindjen.Je "sui generis" dhe "new porn",por para se gjithash je e imja.

 

 

Kosove,urime ditelindjen.Je "sui generis" dhe "new porn",por para se gjithash je e imja.

 Me shpresen qe do ndryshoje, sepse asaj i perkasim te gjithe! Nje dolli per nje Kosove me te shendetshme! smiley

Belle,dolli e dasma paç gjithe jeten.

 

''Kosove,urime ditelindjen.Je "sui generis" dhe "new porn",por para se gjithash je e imja''.

belle,  ç'doje te thoje me ''new porn''?smiley      apo mos doje te thoje:''new born''.smiley

faleminderit per sqarimin, jakovë!smiley

You can leave her hat on.

Feeling like Joe Cocker?Yeap,sax makes the tune smiley

Kosova ka patur një qeveri të pavarur nga Serbia që nga 1999. Pas dy-tre vjet deklaratash paralajmëruese u shpall pavarësia më 2008. Por pakkush mund ta imagjionte që pas VETËM 4 vjetësh do hapej një Ambasadë e Kosovës në Tiranë. Kush nuk e beson që hapja e një ambasade mund të bëhet në një kohë kaq të shkurtër, le të shohë lajmet. Edhe unë nuk do e besoja po mos ta shihja në TV. Këtë mrekulli mund ta bëjë vetëm Usta Hajvani.

Më pëlqeu edhe fjala që mbajti Kryeministri Thaçi. Kur u takuan me Usta Hajvanin me siguri që kanë kujtuar kohët e vjetra. Kur Thaçi vinte ilegalisht në Tiranë dhe SHIK-u e rraste në birucë...për ta mbrojtur nga agjentët e Beogradit. Biles sipas burimeve që nuk pranojnë të identiifikohen takimin e parë kokë më kokë me Bacën e Jasharajve Thaçi e bëri në birucat e Salës. (Edhe Baca për t'u fshehur nga serbët strehohej në birucë. Qeranë e paguante SHIK-u, kurse Remzi Hoxhës i prenë një biletë vetëm vajtje).

Me rastin e 5-vjetorit të pavarësisë së Kosovës nuk do ndërtojmë ndonjë Hipodrom me formën e Republikës së Kosovës? Nuk do ndërtojmë ndonjë Kompleks Ministror apo bazë aeronautike? 

eh sa te pista jan prapaskenta e politikes,por leshkot  shikojn tv,lexojn gazeta,dhe jan te gezuar me "çlirimin" e kosoves

Duke i uruar shqiptaret e Kosoves per kete dite te shenuar, po dal pak nga tema: dy festat, dy festimet me sakte, ai i pavaresise se Shqiperise e me pas ai i Kosoves, te lene po ate shije te çuditshme qe lene tek shqiptaret festimi i Krishtlindjeve dhe me pas, ai i Vitit te Ri...

Urime Kosova!!!!!

Kjo eshte dita e clirimit  per Kosoven. Si harroj dot lotet e femijeve ne '99, prandaj kjo dite me jep  gezim.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).