Përballja me vitrinat e librarive (aq sa janë) është vendi ideal për të ngritur pyetjen se çfarë po ndodh sot me letërsinë shqipe. Aty shikohet menjëherë se mungon mendimi hierarkik i vlerësimit të saj dhe ngrihet pyetja: kur tregtuesi i librit ngre supet dhe të thotë se cilët libra i shiten, kur në librarinë që mbahet si më seriozja, ngjitur me romanet e të shquarve gjenden romanet e panumërt të një shkruesi a shkrueseje amatore, kur në raftin e librave prej rrëmujës së madhe konsumiste të titujve zgjohet pyetja se cili është shkrimtari i sotëm shqiptar ku ti kërkojmë përgjigjet? 

Imazhet e krijuara nga media e përditshme, e cila gjithmonë noton nëpër faktorë jashtëletrarë, turbullojnë edhe më keq: një vend i vogël si i yni nuk mund të ketë me qindra shkrimtarë të mëdhenj, siç duket se del prej trumbetimeve të saj. Mendimi i paspecializuar, afërmendsh, i bën jehonë një prodhimi mesatar dhe nënmesatar, diçkaje që është artikuluar për arsye të ndryshme dhe diçkaje të pranuar përgjithësisht me sy mbyllur (fama është një shumë keqkuptimesh, i thotë Rilke Stefan Cvajgut), ndërsa prekja e këtyre tabuve bie reagime të ashpra, veçse pa argumente të mirëfillta artistike, duke mbjellë tash e parë vetëm pamje kaotike, qoftë në rastin e thjeshtë të lexuesit fanatik, qoftë në rastin e ndonjë esteti të mbijetuar nga epoka e socrealizmit. Rasti i këtij të fundit na kujton edhe një herë se thembra e Akilit nuk është krijimi, por gjykimi: prodhimi vulgar i socrealizmit do të kishte vdekur me kohë pa këtë të fundit, pra pa vënien në funksion, me të gjitha mjetet që zotëronte një shtet totalitar, si mjet propagande. Manipulimet me emra të tillë si Naimi, Noli, Migjeni ofrohen si shembujt më të kapshëm, pasi sot, edhe për mendjet më të thjeshta, dalin ndryshe nga çjanë fabrikuar për disa dekada. 

Si një herë e një kohë, paaftësia e plotë për të folur për letërsinë si letërsi, paaftësia e plotë për të zotëruar kodet elementare, pjell lista emrash që nuk maten as me nivelin mediokër të letërsisë shqipe, sipas parimit lista pjell listën dhe kështu diçka do të mbetet, pasi koha e kaluar e ka aprovuar këtë, përderisa predikuesve të mendimit të ri u mungon pushteti për të qenë të bindshëm për turmën, e cila si ka për qejf ndryshimet e shpeshta. Gjithçka që u tha më sipër tregon se, si çdo fushë tjetër e jetës shqiptare, edhe letërsia paguan çmimin e lirisë së fituar në emër të demokracisë, ku parësore janë fitimi i parave dhe thellimi i kësaj të fundit. Kjo është arsyeja që sot letërsia ndjehet e humbur përballë politikës dhe medias, dy prej pushteteve kryesore të kohës: ku media trumbeton politikanët si shkrimtarë, ndërsa politika, duke qenë çdo çast në qendër të vëmendjes, ia kthen kusurin me mjetet e saj, përballë një publiku të çoroditur prej lojës së pingpongut. 

Po cilët janë shkrimtarët shqiptarë, nëse heqim vetvetiu autorët thjesht pjella të subkulturave politike a mediatike, prandaj me mundësi të mëdha proklamimi? Sot për sot, në pamje të parë shquajmë ata që vijnë nga periudha e djeshme e komunizmit, në fakt dy kampe krejt të ndryshme, por edhe të përshkuar nga një tipar i përbashkët: kryesisht ata përcaktohen nga marrëdhënia me politikën dhe jo nga cilësia e veprës. 

Në rastin e parë kemi shkrimtarin me etiketën e intelektualit të shtetit, i cili lindi në një shoqëri strukturat e së cilës u bënë qartazi artificiale, pasi klasa sunduese e humbi funksionin e saj, por arrinte të mbahej në pushtet me forcë dhe mashtrim, duke premtuar më tepër një kohë skizofrenie sesa një kohë besimi, një kohë që nuk lejonte regjistrimin besnik të fakteve dhe sinqeritetin emocional të krijimit: nga pikëshikimi i shoqërisë totalitariste historia është diçka që duhet krijuar e jo diçka që duhet mësuar, kështu që lejohej vetëm një opinion, i cili sillte për pasojë një falsifikim të plotë. Kasta sunduese e shtetit totalitar duhej të ruante sundimin e saj, prandaj duhet të konsiderohej si e pagabueshme, mirëpo meqë në praktikë askush nuk është i pagabueshëm, është e nevojshme që ngjarjet e kaluara të përshtaten në mënyrë që triumfet e imagjinuara të duket se kanë ndodhur vërtet. Ky kamp i identifikuar lehtë si oportunist ishte dhe vazhdon të mbetet më i madhi, ngaqë në gjirin e tij krijohej mundësia e një mënyre mirëkuptimi me kastën drejtuese të shtetit, çka nënkupton vazhdimësinë e të shkruarit dhe të botuarit, sigurisht kundrejt çmimit të vetëcensurimit apo gjuhës së Ezopit, duke çuar nëpër disa simbolika dhe metafora të stërholluara. 

Në rastin e dytë, si në të gjitha vendet e Evropës lindore, kërkojmë ekzistencën e shkrimtarit disident, edhe pse efekti i përftuar prej tij, për arsyet e njohura të një diktature të shkallës më të lartë, ka pasur një minimizim të skajshëm në krahasim me vendet e tjera, kështu që edhe sot e kësaj dite vlerësimi për këtë shkrimtar vazhdon të luhatet përmes ulje-ngritjesh të mëdha: paradoksalisht, në të njëjtën kohë, për dikë janë gjeni, për dikë nuk vlejnë fare. 

Këto dy prerje të mëdha nuk mbyllin gjithçka, sepse ka edhe përjashtime të rralla për letërsinë shqipe në përgjithësi, por shërbejnë për të krijuar një ide për pamjet e saj më tipike që hasen në media apo shumë shpesh edhe nëpër studimet letrare, siç shihet në punime magjistrale apo doktorale, sepse njëzet vitet e fundit, lulëzoi ideja se grupi i parë vazhdonte të ishte më i fituari: vula zyrtare, verdikt politik i një kohe të perënduar, shtrëngohej me forcë, duke gëzuar edhe përkrahje organesh shtypi, përgatitësish tekstesh shkollore, apo fantazmash të ndonjë institucioni kohësh të kaluara - gjykime nga një kohë kur shkrimtarët merreshin seriozisht si nga shteti dhe nga publiku, ku dihej se çduhej shkruar, çduhej thënë ose menduar, ku shkrimtarët vlerësoheshin më shumë sesa shkrimtarë, duke u marrë si ideologë, si ndërgjegje morale, si mbartës të disa vlerave apo të drejtash të njeriut. Po tashti që nuk ka më ideologji sunduese, që vetë politika nuk ka më interes për asnjërin model dhe çmimin e lirisë së tyre, tashti që për ta shtrohet problemi se mund të shkruajnë çfarë të duan, po kush do ti lexojë; tashti që shtrohet problemi: a do të kemi pas kësaj shkrimtarë me vlerat e tyre të vërteta - sepse ata nuk kanë më funksion të veçantë në shoqëri, funksion ideologjik apo moral, dhe u mbetet veçse të prodhojnë letërsi a kemi të bëjmë me një humbje apo me një mundësi për vlerësim më real të letërsisë? 

Studimeve serioze u takon të jenë me të dytën. 

Dikush mund të thotë se tipari konsumist është fenomen tipik edhe në shoqëritë më të zhvilluara perëndimore (Kodi i Da Vinçit a Harri Poteri), por sduhet harruar se atje ai përballet me mendimin e specializuar, i cili sqaron se kur diskutohet në mënyrë serioze për letërsinë, W. S. Maughm dhe Archibald Cronin, bie fjala, janë shkrimtarë që shërbejnë për të rritur numrin e lexuesve, por pa i dhënë ndonjë shtysë letërsisë në vetvete. Sigurisht, pyetja Çbëhet me shkrimtarin shqiptar, do të thotë, ndërkohë, se Çbëhet me letërsinë shqipe. Mund të mendohet se në letërsinë shqipe nuk mund të diskutohet me tone kaq të ngritura: kaosi dhe rrëmuja që e karakterizojnë pamjen e saj hierarkike i japin pak mundësi këtij diskutimi, pasi statusi i tekstit letrar vazhdon të mos e ketë fituar qytetarinë. Nga ana tjetër, ende nuk kemi hartuar antologji që do të paraqisnin historinë e zbulimeve e risive dhe shprehjeve të tyre në kuadrin e fjalës artistike shqipe, të cilat pasuesit e shumtë i përsërisin, i zbusin ose i modifikojnë. Zgjedhja vetëm në bazë të zbulimeve që shtrihen në dimensionin e thellësisë, jo vetëm të ndonjë risie në sipërfaqe, do të hidhte dritë më të qartë sesa paraqitja kuturu dhe en block. Kjo metodë që nuk ka asgjë të përbashkët me metodat ose përpjekjet e atyre që i ndajnë elementet e letërsisë sipas disa kategorive joletrare, do të ndihmonte që të dallojmë shpikësit, mjeshtrit, ata që kanë merita në ngritjen e ndonjë forme në shkallë më të lartë, apo mbllaçitësit që nuk kanë ndonjë efekt mbi rrjedhën kryesore, pasi përndryshe do të jetë tregu dhe mendimi amatoresk ai që do të vazhdojë ta përcaktojë fatin e letërsisë shqipe edhe për shumë kohë, kështu nuk do ta marrim vesh kurrë Letërsinë që është shkruar, që po shkruhet dhe që do të shkruhet. 

Për kuptimin njerëzor, veçanërisht në modernitet, historia e letërsisë dhe letërsia vetë që priren të funksionalizohet subjektiviteti në strukturën e përgjithshme të shoqërisë nuk janë një e dhënë e pandryshueshme. 

Prej këtij toni subjektiviteti, kuptimi i tyre zgjerohet; 

- Me hyrjen e veprave të reja në sistemin dinamik të traditës; 

- Me vlerën e (ri)leximeve nga brezat e fundit; 

- Sot nuk mund të jetë më një sistem referimi botimi i fundit i historisë së letërsisë (konkretisht Historia e letërsisë shqiptare, botim i Akademisë së Shkencave e RPSH, Instituti Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë 1983), apo tekste të tjera para tij; 

- Është krijuar një traditë tjetër, në liri të plotë dhe bashkëkohore, e studimit teorik; 

- Është arritur një rezultat tjetër për vepra të veçanta, që, për arsye jashtëletrare, mund të ishin përjashtuar si pika referuese, megjithëse mund të tërheqin pas gjithë mendimin për letërsinë dhe poetikën e saj; 

- Nuk funksionon më kriteri përjashtues ideologjik; 

- Nuk funksionon më përpjekja për të kërkuar shpjegimin e historisë së letërsisë me historinë sociale. 

 

*Krijues dhe Publicist 

134 Komente

po mos perdorni kaq fjal te jashtme sapo nis, se s'ka lezet, quo vadis thot, apo s'jena edhe me mbledhjera deri ne gryk. por do dojsha ta dija me ter men, vec s'lexoj dot tani: ka po shko letersia shqipe. nga po ia mshtjell? si thote autori, nga po ia mataron? kuo vadis dhe po vete, këtë vjeshtë shoku Enver, rruga për Moskë është e keqe, bie borë, ngrica të ther. letersia osht si arka e noes, dove arrivera, kuesto non si sa. qeni macja ti, dhe une.

Tani e lexova deri ne fund. Ky ishte tip fillimi i fillimit. Vazhdoni Z. Krasniqi. Vazhdoni p.sh. te shtjelloni "Është krijuar një traditë tjetër, në liri të plotë dhe bashkëkohore, e studimit teorik". Gjithashtu, "Po cilët janë shkrimtarët shqiptarë, nëse heqim vetvetiu autorët thjesht pjella të subkulturave politike a mediatike, prandaj me mundësi të mëdha proklamimi? Sot për sot, në pamje të parë shquajmë ata që vijnë nga periudha e djeshme e komunizmit..." pret nje shikim edhe ne pamje te dyte.

 

 Aty shikohet menjëherë se mungon mendimi hierarkik i vlerësimit të saj dhe ngrihet pyetja: kur tregtuesi i librit ngre supet dhe të thotë se cilët libra i shiten, kur në librarinë që mbahet si më seriozja, ngjitur me romanet e të shquarve gjenden romanet e panumërt të një shkruesi a shkrueseje amatore, kur në raftin e librave prej rrëmujës së madhe konsumiste të titujve zgjohet pyetja se cili është shkrimtari i sotëm shqiptar ku ti kërkojmë përgjigjet? 

Te hongsha fjaline, te hongsha! Duket ashiqare qe e kishe harru per cfare e nise mendimin, kur vune ate pikepyetjen ne fund.

Ose: "Për kuptimin njerëzor, veçanërisht në modernitet, historia e letërsisë dhe letërsia vetë që priren të funksionalizohet subjektiviteti në strukturën e përgjithshme të shoqërisë nuk janë një e dhënë e pandryshueshme. "
Mbase Tropi ka naj dekoder leximi e na ndihmon smiley

Fiqo te kjo fjali pati dhe tropi nje qark te shkurter por tha me vete qe do te kete qene ndonje trop letrar per te zhuritur fjalet paraardhese ne mendjen e lexuesit te formuar ideologjikisht. Ndoshta autori ka dashur te thote smiley qe letersia dhe me te edhe historia e saj dhe bashke me keto te dyja dhe subjektiviteti i ketyre ndryshojne ne funksion te shoqerise me kalimin e kohes por pse jo edhe te hapesires. Diskutimin struktural po e le per nje punim magjistral.

Trop, nese ke kohe, a ma mund te ma zberthesh pak dhe kete fjaline dhe te ma lesh ashtu te zberthyer qe te vij e ta lexoj pak me vone se tani me duhet te dal pak te blej nja dy gjera se me mori ne telefon nje shok qe ma tha se ka pasur ulje cmimesh tek Staple dhe une kisha kohe qe doja te blija nje USB per te ruajtur ca dokumente qe mi kishte kerkuar njeri para nja dy ditesh po qe une nuk ia cova dot ngaqe kisha nje problem me motorrin e makines dhe xheneriku me tha ti gjeja nje pjese qe me mori gjithe diten per ta gjetur ngaqe keta japonezet e dreqit....

Ja dhe fjalia

Këto dy prerje të mëdha nuk mbyllin gjithçka, sepse ka edhe përjashtime të rralla për letërsinë shqipe në përgjithësi, por shërbejnë për të krijuar një ide për pamjet e saj më tipike që hasen në media apo shumë shpesh edhe nëpër studimet letrare, siç shihet në punime magjistrale apo doktorale, sepse njëzet vitet e fundit, lulëzoi ideja se grupi i parë vazhdonte të ishte më i fituari: vula zyrtare, verdikt politik i një kohe të perënduar, shtrëngohej me forcë, duke gëzuar edhe përkrahje organesh shtypi, përgatitësish tekstesh shkollore, apo fantazmash të ndonjë institucioni kohësh të kaluara - gjykime nga një kohë kur shkrimtarët merreshin seriozisht si nga shteti dhe nga publiku, ku dihej se çduhej shkruar, çduhej thënë ose menduar, ku shkrimtarët vlerësoheshin më shumë sesa shkrimtarë, duke u marrë si ideologë, si ndërgjegje morale, si mbartës të disa vlerave apo të drejtash të njeriut.

Rrofsh per mundimin Trop. Qi tshkoshe tek ajo fjali duhet te kaperceshe mbi trupin e fjalise se pare. E mirekuptoj qe autorit (respekt per te si krijues dhe merakli letersie, te kuptohemi) i ka rreshkit prej duresh ky shkrim. Po themi qellimi e justifiko mjetin nket rast.
Po rendktorit qysh?

Ose, ose... nuk jam kontra.

trop, thashe te dilja edhe une nen shiun e Krasniqit, por te betohem qe s'me lagu hiç smiley . me shtoi vetem nje zhurmues "jugosllavi" ne tru, se ate te rai-t e kam u be nje jave smiley 

Tani, moter e vllazen, une nuk e perballoj dot krejt peshen e besimit tuaj. Por duke e ndare trasta-trasta,

PF, autori do te thote smiley qe edhe pse duhet medoemos te kete shkrimtare te tjere pervec atyre te Driteroit e atyre te Arshi Pipes (por ky s'i tregon prej inatit tim), katedrat shqiptare akoma studiojne poetet e oborrit e c'eshte me keq, keta jane sot edhe te vetmit qe mbijetojne financiarisht fale mbetjeve ideologjike ne mendjet tona.

Fiqo, besimi yt me detyron dyfish, se c'do te thote redaktori eshte dyfsh e veshtire per tu deshifruar sepse jane dyfish redaktore me te pakten nga dy koka, dmth, cdo aprovim e ka nje mohim dhe anasjelltas, pra, redaktori do te thote cdo gje qe do te thote autori dhe ne te njejten kohe te kunderten e saj.

Fina, me pelqen ekonomia juaj bashke me metaforen 'e lagu s'e lagu'.

Si perfundim, "nuk funksionon më përpjekja për të kërkuar shpjegimin e historisë së letërsisë me Gazmend Krasniqe".

 

Nga: Petrit Nika

1.

Është e vërtetë që nocionet mbi letërsinë, qenësinë dhe vlerën e saj me sens individual apo kolektiv, perceptohen përmes ndryshimesh drastike nga njëri krijues tek tjetri. Por pavarësisht parapëlqimeve personale të gjykuesit, kur vepra e justifikon bindshëm qenësinë e saj dhe kërkon integrim, të vërtetat pranohen, vlerat faktohen dhe ndriçohen. Gjykimet dhe krahasimet bëhen brenda natyrës specifike që paraqet lënda letrare, prirjeve dhe realizimeve, tërësisë së ideve, kahjeve të tyre; të sipërfaqshme apo thellësore, natyrës së ideve dhe mjeteve letrare me të cilat barten, dinamikës së brendshme dhe larmisë së formave të ngjizjes së lëndës. Kurse në Shqipëri, kur bëhet fjalë për gjykimin publik të veprës, këto aspekte rëndom lihen mënjanë. Në vend të këtyre faktorëve formësorë dhe përmbajtësorë, primarë në gjykim bëhen faktorët socialë-jetësorë, marrëdhëniet midis autorëve, interesat imediate të palëve në proces për të dominuar në peisazhin e zymtë të pamjes në hapësirën e letërsisë kombëtare, sa kohë që mundësia ofron shanse veprimi, për të kaluar deri tek dogmat që zënë fill në thashetheme e përgojime qëndrimesh politike, të qena apo të paqena, tek matja e kapaciteteve reale materialiste dhe klanore të tjetrit, tek statusi social në jetë e në punë i autorit, tek statusi i tij publik nëpër mediume e kështu me rradhë.

Kjo është një tejqyrë e mjegullt dhe e urryer përmes së cilës shikohen shkronjat shqipe sot, mesazhi i tyre, elementi estetik, elementi semantik, trajta e kërrusur e qenies së krijuesit që shkel mbi dheun e butë të atdheut, që falë sjelljes hipokrite apo triumfale të kolegjit gjyqësor letrar, sa vjen dhe tëhuajsohet, zbehet, zhvoshket nën regëtimat e shpirtit deri në thelb të ofenduar.

Në këtë shkrim do flas sot hapur bash për pozicionin tim si krijues të damkosur në rolin e kësaj qenieje që kur kam filluar të botoj, diku rreth gjshtëmbëdhjetë vjet më parë dhe deri në këtë moment. Para së gjithash uroj që ky pozicion të mos ketë të ngjashëm në Shqipëri, jo se dua ta përjetoj në mënyrë egoiste vetëm për vete këtë “privilegj”, por sepse është e dhimbshme t’ia urosh dikujt tjetër, cilidoqoftë ai, atë lëngatë ku zvarritet qenia jote e pamundur, qenia që gjallon në kufijtë e një persekutimi social të mirëfilltë.

2.

Po e filloj këtë etyd me shansin pa shans të shansit të botimeve. Me përballjen time tejet donkishoteske me botuesit, e cila përbën mjerisht një përvojë të gjatë që e ka zanafillën të paktën që nga viti 1993. Emrin e njohur të atij botuesi që takova të parin asokohe, s’po e përmend, jo nga mungesa e kurajos, por ngase ai s’ka pse gjykohet i veçuar sepse nuk bën asgjë më shumë veçse gjallon me situatën e përgjithshme kolegiale. Pra, bën si të tjerët dhe s’përbën në vetvete ndonjë fenomen specifik për ta cilësuar këtu, siç do cilësoj pak më poshtë ca vetje.

Do t’i bie shumë shkurt sot me përshkrimin e përvojës sime, por po qe se ndonjë ditë vjen koha dhe më mbushet mendja të bëj autobiografi, atëherë premtoj se do t’i zbardh gjërat më me detaje. E kërkova gjatë këtë botues asokohe nëpër Tiranën e sapo futur në sistemin e ekonomisë së tregut të lirë. Ndërkohë, ndonëse ngadalë, gjërat kishin filluar të ndryshonin. Ishin kohëra shpresash të mëdha. Brodha gjatë derisa e gjeta derën e shtëpisë sime të parë botuese. (Që në fakt nuk ma botoi asnjë rresht.) Deri në varr nuk mund ta harroj qëndrimin shpotitës të të zot, kur më priti në atë zyrën e tij të sajuar në një apartament të vjetër. Asokohe isha vetëm një gjimnazist që sapo kishte mbaruar vitin e tretë të shkollës. Vija nga Puka e largët (edhe sot thonë se ky vend është jashtë shtetit), me para të marra borxh për rrugën deri në Tiranë. Në Tiranën e pamposhtur ku vendosen fatet për të gjithë. Përveç talljes shpotitëse të këtij botuesi, e cila do më rrijë në sy gjithë jetën, – Tirana asokohe dhe deri më tani nuk më dha asnjë shans tjetër. Asnjë ndihmë për misionin që kisha nisur. Asnjë ndjenjë humane. Asnjë shtysë për botimin e parë. As për të dytin. As për të tretin … As për të gjashtin.

Ky ishte honorari i parë real për mua krijuesin e ri, që vija nga provinca dhe kërkoja për të zënë vendin tim triumfator si donkishot pranë kamareve të përgjakura të letërsisë shqipe. Refuzimi. Tallja. Injorimi. Honoraret e mëpasme do të ishin akoma dhe më pak optimiste. Gjithësesi, botimin e parë arrita ta realizoj aty nga viti 1997. Në fillim të muajit korrik. Në një kohë kur njerëzit kërkonin të iknin nga Shqipëria përmes tokës e përmes detit, për të shpëtuar përkohësisht prej makthit të dhunës së përgjithshme që e karakterizonte vendin, në këtë kohë unë student i vitit të parë të letërsisë, bridhja nëpër kioskat e Tiranës duke u ofruar bashkatdhetarëve të mi një libër me poezi. “Mëngjes në Alpe” titullohej libri. Poezi tejet minore, të një moshe minore, të një përvoje minore, por me kumtin naiv të një shprese të madhe. Ishte shkruar diku midis moshës pesëmbëdhjetë dhe tetëmbëdhjetë vjeç. Isha shumë i kënaqur që e kisha botuar dhe nuk isha aspak i kënaqur me çka kisha botuar. Njerëzit ma lavdëronin shpesh, madje edhe pedagogët e mi të fakultetit, por kjo s’më bënte edhe aq përshtypje, për të mos thënë se nganjëherë vërtetë më krijonte një ndjesi bezdie.

Duket kisha filluar ta gjykoja vetë mjaft me realizëm arritjen time. Në mbarim të vitit të parë të universitetit unë u ktheva përsëri pranë familjes. Në hallet e mia. Atje në fshatin tim të strukur midis halleve të veta. Atje midis maleve të rrepta e të ngrysura migjeniane, në Pukë. Midis maleve “të malokëve”, siç ua kishte dhe ua ka ënda t’i quajnë këto hapësira të tokës shqiptare ata që përbënin dhe përbëjnë edhe sot elitat politike. Ata që përbëjnë medemek elitat kulturore dhe kolegjet gjyqësore të artit. Ata që drejtojnë mediumet. Ata që drejtojnë botimet. Ata që drejtojnë promovimet dhe japin intervista me prognoza surrealiste për miqtë. Ata që zënë hapësirat e panaireve. Ata që ta mbyllin gojën me një të shkelur syri …

Por kësaj rradhe fundja e kisha një arsye për t’u gëzuar. E kisha një arsye të vërtetë për t’u bërë më i çmendur në rrugën time vetëvrasëse të krijimtarisë. Pra, e kisha botuar një libër. E mbaja në duar dhe e shikoja nga të gjitha anët dhe s’më besohej. Naiviteti im i asaj kohe do më ndiqte gjatë. Ky është naivitet tipik për një krijues që i ka besuar aq fort letërsisë, si ai prifti i devotshëm pagan shelbimit hyjnor me shërbesën e vet plot devocion e përulje përpara altarit në tempullin e një zoti fluror, që s’ekziston askund përveçëse ne konceptet e tij metafizike. Dhe ky lloj naiviteti nuk do më ndahej gjithë jetën.

Pas këtij libri mundësia (në pamundësi) dikur do më jepej për të botuar përsëri. Tashmë librin e dytë. Asgjë më shumë, vetëm rreth dhjetë vjet më vonë. Sigurisht me paratë e mia. Sigurisht me para borxh. Siç kam botuar edhe librin tim më të fundit “Qenia brenda enës”, në dhjetor të këtij viti – tashmë librin e gjashtë. Siç do të botoj përsëri nesër. Po munda. Po arrita të gënjej. Të gënjej ndonjë të afërm. Në emër të artit të fjalës! E ku ka më bukur?! Në shekullin e XXI! Në këtë epokë kur ndihemi aq komfort përballë zhvillimeve dhe mirëqenies. Aq të bindur në shkallën e rrespektimit të vlerave dhe të protagonistëve që sakrifikojnë t’i prodhojnë këto vlera. Me një gjysëm punë dhe me një rrogë të denjë për një roje private në pension. Me damkën e borxhliut të pamundur. Me damkën e mashtruesit.

O miq, ky është mizerabiliteti i qenies së krijuesit pa treg. Pa lexues. Pa mbështetje nga askush. Dhe nën fodullëkun e përçmimit xanxar të gjykatësit letrar të tipit Balil Gjini dhe Bardhyl Londo. Të këtij lloj gjykatësi letrar i cili nuk të shikon dot në horizontin e mugët ku ti gjallon, kur fare pranë ka poetin “e vërtetë”. Poetin metropolitan. Poetin me të ardhme dhe model për të ardhmen. Poetin e mediumeve që i kupton fort mirë (në kahjen e përfitimit të llokmave) tabiatet e Europës dhe di sa duhet të presë nevojtari përpara portave të ambasadave që t’i jepet shansi dhe atij për ta marrë vizën. Poetin që e nuhat këtë temperament vetëvrasës të sivëllait të vet shqiptar dhe del kryq me të gjitha forcat pikërisht në momentin më kritik që vetëvrasja të mos ngelet thjeshtë në tentativë. Poetin që (medemek) orienton drejt shijes së poezisë së vlertë madje edhe lexuesin e huaj. Poetin e antologjive, revistave, reklamave, tubimeve. Poetin e udhëtimeve jashtë shtetit. Poetin që dhe po qe se të gjitha i di, (në fakt dyshoj fort në gjithçka), në rradhë të parë asgjë nuk di nga humaniteti dhe arti i të qenit njeri.

Në këtë situatë mizerabël ku të caktohet vendi në baltë padrejtësisht, nga këta lloj njerëzish, a mund të rrish pa folur? A mund të bësh më indeferentin, apo njeriun që shpreson se mund ta gjejë mirëkuptimin në kushte komunikimi normal, apo me të lutur? Pa bërtitur qoftë dhe vetëm një herë të vetme?

3.

Gjatë gjithë këtyre viteve jam përpjekur të shpalos në shkrimet e mia thjeshtë një panoramë përgjithësuese të asaj çka po ndodh me letërsinë në Shqipëri, më shumë si vëzhgues i fenomeneve, se sa si një nga autorët e penguar deri në thelb nga fenomenet më frenetike të motivimit për ta ndjekur letërsinë shqipe. Qoftë edhe si lexues. Jam përpjekur të mos i shtroj gjërat në tërë negativitetin e tyre tragjik, duke shpresuar për një shenjë ndryshimi në kahje pozitive nga “lart”, për të mos e bërë gjendjen më lënduese. Me shpresën se gjërat do të marrin dikur rrjedhën e tyre normale. Me shpresën e përligjur për pak më shumë vëmendje, jo në sensin e krijimit të kondicioneve, por të paktën të krijimit të hapësirës optimale të domosdoshme për ekzistencë brenda peisazhit letrar, ku gjakoj të jem ç’prej njëzet vitesh. Të gjej një rrugëdalje nga izolimi i imponuar në shtetin që pasi u izolua vetë për dekada me rradhë, së fundi sikur i ka thënë STOP izolimit. Por duket se letërsia shqipe tashmë ndihet mjaftueshëm me emrat që ka dhe s’ka nevojë hë për hë për të tjerë.

U jam shmangur vazhdimisht prekjes së problemeve më të thella, që kanë të bëjnë me letërsinë dhe gjakimin tonë si krijues nën mallkimin që të taks vetë sipërmarrja. Këtu në Shqipërinë e dikujt tjetër, por jo të shqiptarit që punon dhe dashuron zgjedhjen e tij me idealizëm.

Në Shqipërinë ku pangopësia është sëmundja e pashërueshme që trajtohet nën terapinë e mbrapshtë të shtimit të oreksit. Në Shqipërinë ku s’mund të botosh në mediumet e përditshme nëse s’je “i njohur” dhe nëse del kundër rrymës, shprehesh kritik pa pozicion politik, apo prek çështje që kanë të bëjnë pikërisht me miqtë e mediave. Në Shqipërinë tonë ku integrimi i tjetrit pengohet me çdokusht, ngase shikohet si rrezik për integrimin vetjak. Këtu pra, në Shqipërinë tonë, bash në atdheun tonë (për ne) të pamundur, (që kësisoj kthehet në atdheun vetëm të atyre).

Mua, përveç dhimbjes dhe zhgënjimeve të njëpasnjëshme që tashmë duket se kanë kulmuar në një pikë të padurueshme, asnjë privilegj tjetër s’më ka dhënë Shqipëria deri më sot. Nuk ma ka dhënë askurrë as një përqind të dashurisë idealiste dhe vëmendjes që i kam dhuruar. Ndërkohë Shqipëria është sot vendi më i plleshëm në botë i privilegjeve për “tregtarët e flamujve”. Vend i plleshëm për ata që e mbjellin hapësirën e qytetërimit të saj me farën e pusive, intrigave, pabesive, korruptimit, dallavereve klanore dhe dehumanizmit që po vazhdon të evoluojë në forma të egra dhe parake, si një metastazë kanceroze e epokës së kaluar komuniste.

Më ka dhënë vetëm privilegjin e gjykimit nga Bardhyl Londot dhe Balil Gjinët, bashkë me “nderimin” për mundin dhe sakrificat e mia, siç dinë t’i bëjnë vetëm këta. Por kjo besoj, s’do zgjasë përgjithmonë. Koha e tyre besoj po shkon drejt perëndimit ende pa lindur. Në vetëvete këta s’janë veçse ca persekutorë më shumë që të shtojnë dëshprimin dhe shëmtinë e ditës. Me siguri dhe të vitit. Ndoshta edhe të jetës … Por nuk mund t’i asgjësojnë kurrë aurën, vlerën e letërsisë dhe dashurinë për artin.

 

KRIMKULTURA OSE SHTETI DHE BOTUESI QË VRASIN AUTORIN

Nga Petrit Nika

“Përgjithësisht, për autorin shqiptar (sidomos atë të paafirmuar ende) është një poshtërim i vërtetë të trokasë në derën e një shtëpie botuese, ku po s’pate paratë në dorë, s’denjon njeri as të pranojë për të ta lexuar dorëshkrimin, qoftë edhe në disketë apo gjithësesi që ta kesh.

Një çështje fort serioze që ia vlen për tu ngritur sot në botën letrare shqiptare është ajo e shqyrtimit të funksionimit mardhënësor midis përbërësve të trinomit kulturor; autor (a) + botues (b) + lexues (l). Matematikisht, për ata që i pëlqejnë të dhënat përmes rrugëve dixhitale,neve na del se; a + b + l = ? Kaq. Por kjo “kaq” është një konstatim bashfort pikëllues për intelektualin shqiptar,mbasi qenësia e një dukurie të tillë po i sjell gjithë ato probleme letërsisë sonë të re, gjë që do të ishte mirë të shihej me më tepër interes për ta bërë object debati në faqet kulturore të shtypit shqiptar. Personalisht jam I mendimit se letërsinë nuk e bëjnë as kritikët, as botuesit, as lexuesit, as hartuesit e antologjive,- letërsinë e bën ai që ne rëndom i themi autor, disa i thonë edhe homoscritore, por… nejse.Megjithatë, duhet theksuar këtu pa mëdyshje, se letërsia s’mund të bëjë as pa këto tri kategori individësh, të cilat i qasen asaj me interesa respektivisht të ndryshme. Lidhur me rëndësinë, sa për mua, them se më I rëndësishmi dhe më i domosdoshmi ndër këto kategori është sall lexuesi,për të cilin botohet ajo ç’ka shkruhet dhe në mungesë të të cilit ajo çka shkruhet vdes; shuhet në asgjë bashkë me kohën, dmth., me autorin, i cili,fizikisht (sado gjeni le të ketë qenë intelektualisht),u nënshtrohet pa kushte ligjeve të materies. Lexuesi, mendoj,përbën një anë të rëndësishme të problemit,mbasi ai i qaset letërsisë sipas disa interesave, të cilat mund të jenë mbase thjeshtë shkagime kokëshkrepjesh vrakohëse, ase ndofta (fatbardhësisht) tërheqje prej përvojash të mirëfillta leximore.Gjithësesi, për lexuesin mendoj se ai nuk lind, por bëhet i tillë në një proçes të caktuar kohor, nga autori + (botuesi + kritika), në një mënyrë paksa të mistershme, perms artit të fjalës, përmes misterit të krijimit,ku pavetëdija kthehet prore në vetëdije, por edhe përmes prezantimit me vlerat e qenësishme të letërsisë nga një ndërmjetës (këtu; botuesi + kritika) që e merr përsipër këtë rol. Pra, që autori të shkojë deri tek lexuesi, ekziston një proçes i tërë, i cili quhet komunikim dhe në hallkat përbërëse të këtij komunikimi (midis autorit dhe lexuesit)luajnë rolin e tyre padiskutueshmërisht ndërmjetës botuesit, pastaj edhe kritika, e cila në letërsinë tone rëndom luan edhe role të pandershme,ndonjëri prej të cilëve tashmë edhe është kritikuar prej opinionit më të ndjeshëm letrar.Përveç kësaj mënyre, vërtetë të ndërlikuar (habitisht, në dukje e thjeshtë!) komunikimi autor-lexues me ndërmjetës botuesin (kritika vjen më pas), e cila sot varet pothuaj tërësisht në dorën e këtij të fundit (botuesit),mua më është dukur bollfort ideale një lloj mënyre krejt e drejtpërdrejtë, të cilën e kishte ideuar poeti Arjan Leka në fillim të vjeshtës së këtij viti, ku autori dhe lexuesi komunikojnë në sinkroni; përballë njëri – tjetrit dhe në fund kanë shansin edhe të ngjërojnë së bashku verën dionisiane, krejt si në epet homerike, pranë detit dhe rrëzë mureve të moshuar të një shqeli, siç ishte rasti i Poetekës në Durrës.Por autori gjakon për më tepër, kur gjendet me veprën në duar,pas aktit të krijimit. Komunikimi i tij me lexuesin synon të jetë në tejkohësi (diakroni), ase e thënë më thjeshtë ndoshta, në shumëkohësi. Në sinkroni kontakti autor – lexues (receptues),gjithësesi që të jetë, arbitrohet nga faktorët Kohë dhe Hapësirë. Autori jeton në një kohë të caktuar dhe jo përjetësisht, që të jetë përherë në dispozicion të lexuesit (receptuesit), kurse vepra letrare e shkruar dhe e botuar diku, mund të jetojë më gjatë ngasa mendohet. Më kujtohet një mbrëmje shtatori e këtij viti, kur bashkë me E.Hatibin lexonim në Durrës, rrëzë mureve të shqelit të vjetër, poezitë tona dhe të poetëve G. Çoçoli e R. Zekthi,sa me respekt, një auditor lexuesish(receptuesish) vërtetë të nderuar dhe me nivel kulturor, ndiqnin asosacionet poetike, ndërsa një rigë e lehtë shiu (prej lagështire dhe drite) vejevinte butësisht përmbi ta. Më vonë u mendova gjatë për ata lexues (receptues) dhe për shiun e asaj nate, i cili jo vetëm që nuk i detyroi të ngriheshin, por madje as të tregonin qoftë dhe më të voglën shenjë të padurimit. Ajo natë dhe respekti I veçantë (Hatibi e ka quajtur në një shkrim “religjiozitet&rdquosmiley që tregonin ndaj poezisë lexuesit durrësakë, më ka yshtur t’i brendashikoj më thellë raportet autor – lexues (a + l) dhe të konkludoj se botuesi, i cili gjithmonë është nyja kyçe e këtij komunikimi, më së shumti,ka në dorë t’i ndërtojë apo t’i prishë raportet midis tyre, o nga moskujdesia ndaj mesazheve artistike nga dhënës të paafirmuar ende në opinion, o nga grandeizmi, cinguiniteti që në vend se të investojë dhe të “konsumojë” atë që është vendase, zgjedh vetëm për të konsumuar në kuptimin e vërtetë të këtij verbi, atë që vjen prej larg, shpesh herë të sjellë përmes një eptimi në shqip krejtësisht skandaloz.Ky lloj (sa)botuesi te ne tashmë nuk përbën më një fenomen spontan, por gradualisht dhe pakorrigjueshëm është shndërruar në një kategori pothuajse përgjithësuese, ku në fakt, personalisht, (qofsha i gabuar!) unë s’di të veçoj ndonjërin, i cili në emër të vlerës (së paafirmuar ende) të“sakrifikojë” sadopak për të promovuar artproduktin më të ri në letërsinë e këtij vendi.Përgjithësisht, për autorin shqiptar (sidomos atë të paafirmuar ende) është një poshtërim i vërtetë të trokasë në derën e një shtëpie botuese,ku po s’pate paratë në dorë, s’denjon njeri as të pranojë për të ta lexuar dorëshkrimin, qoftë edhe në disketë apo gjithësesi që ta kesh.Pra, si i tillë (sa)botuesi shqiptar në vend që të jetë një urë komunikimi,dmth., ta çojë autorin tek lexuesi, ta realizojë komunikimin midis tyre, ai sa vjen e po bëhet vrasës i atij të parit (a) dhe zhvatës i këtij të dytit (l), rrjedhimisht po shndërrohet në një vrasës të kulturës kombëtare, ku vetëm u hap dyert gjithëfarsoj tuhafëve përsiatës, të cilët nga xhelozia e sëmurë për të patur një libër të botuar,qoftë edhe dosido, e zgjidhin qesen dhe, tak-fak shkojnë e zënë vend në vitrinën e librit përbri Kadaresë,Mustafajt, Zogajt etj., – të paktën në tre a katër qytetet më të mëdha të vendit.Botuesi po bëhet vrasës i autorit dhe I kulturës sonë kombëtare, mbasi nuk po bën as përpjekjen më të vogël për të ndërtuar ura komunikimi midis lexuesit shqiptar dhe autorëve bashkëkombas të tij, (për integrimin e këtyre të fundit në botë as që bëhet fjalë), jo vetëm përmes botimit, por as perms rrugësh të tjera më efikase në sensin e promovimit të autorëve në plural dhe më pa shpenzime në aspektin financiar,siç ishte rasti i Poetekës së Arjan Lekës në Durrës, apo siç mund të jetë ndonjë konkurs letrar apo mbrëmje letrare e ndoshta, pse jo, edhe plot mënyra të tjera, përmes të cilave do të mund të promovoheshin vlera të reja dhe të fitoheshin,gjithashtu, vlera të mëtejshme,duke investuar njëkohësisht për të ardhmen e tyre si botues (financiarisht)dhe për kulturën kombëtare(përmes prezantimit të autorëve). Botuesi po bëhet vrasës i autorit dhe i kulturës sonë kombëtare, mevipomaninë, ase e thënë ndryshe, me marramendjen e tij skandaloze për të parë vetëm e vetëm nga emrat e mjaftafirmuar, të cilët i boton e i stërboton pa ia dá, madje në tirazhe relativisht të larta, ndërkohë që për një“anonim”, i cili troket në portat e mbylluara (prej tyre) të letërsisë së vendit të tij, s’denjon njeri t’i lexojë qoftë edhe një faqe të vetme nga dorëshkrimi, le më të mendohet se do ta çojnë tek lexuesi; kjo në emër të parasë aq të dashur e të shtrenjtë, e cila as që duhet vënë në pikëpyetje kur bëhet fjalë për “provincialët” e letërsisë. Edhe në konferenca shtypi apo në intervista të ndryshme përpara mediave, në vend që të kurajohet lexuesi për t’u miqësuar me autorin e ri,vini re se sa me përbuzje flasin botuesit tanë për “autorët e vendit” (pikërisht për ata të cilët vetë i kanë botuar,duke u marrë goxha para madje), kur gjithkund e gjith’herë përmenden dytre sish dhe pastaj ngrihet para mbarë opinionit vlera e “autorit të huaj”, i cili thuhet se është i aq’fortshum’kërkuar“prej tij”, dmth., lexuesit. Këtu është momenti të gjykojmë se kemi të bëjmë me një vrasje të mirëfilltë kriminale, që i bëhet autorit shqiptar dhe ditën për

diell madje.Në historinë e zhvillimit të letërsisë botërore, që nga shpikja e shtypshkronjës së parë dhe deri më sot,po të ishte ecur me këto politika kulturore që kanë për autorin dhe letërsinë(sa)botuesit shqiptarë, them se do të ishte botuar mbase vetëm një Hygo,një Skot, një Balzak, një Dyma e ndoca pak autorë të tjerë kësodore, kurse Floberi, Dostojevski, Bodëleri,Aragon, Breton, Kafka, Xhojsi etj., as që do të botoheshin kurrëndonjeherë në letërsitë e tyre kombëtare, – në gjuhët e tjera jo se jo.Botuesi shqiptar po bëhet vrasës i autorit dhe i kulturës sonë kombëtare, duke e mbytur tregun e librit me autorin e huaj; ku pranon të sakrifikojë duke blerë copyright-in,duke hequr paratë e përkthimit, (tek ne përkthyesi vlerësohet më lart – hej! E hej! se autori), botimin, komercializmin dhe shpërndarjen, ndërkohë që për autorin shqiptar shpesh’herë(pothuaj kurdoherë) s’pranon të sakrifikojë duke i ofruar as vetëm njërin nga këto shërbime; atë më të domosdoshmin;botimin e librit.Të mos flasim pastaj për cilësinë e shqipërimeve që u bëhen veprave të autorëve korifej të letërsisë së përbotshme, gjithë gabime ortografike,pasaktësi në mjeshtërimin gjuhësor sintaktik e morfologjik.Mrekullohesh, psh., kur lexon një roman nga Kadareja, Camaj, Tufa,Kongoli, Graçi e ndonjë autor tjetër,ndërkohë që ngelesh ndërdyshas përballë Markezit, Buxatit apo ndonjë shkrimtari gjithaq të madh e të përbotshëm,të botuar nga shtëpitë tona(sa)botuese me asi tirazhi që pjesa modeste e autorëve shqiptarë, të cilët orvaten të afirmohen në hapësirën kulturore të atdheut të vet, as që mund t’ia lejojnë vetes vetëm ta përfytyrojnë për librat e tyre.E sikur të mos i mjaftonin të gjitha këto, autorit shqiptar në Udhën e tij të Kryqit, i vijnë pastaj vrasjet e ngandonjëhershme edhe përmes antologjive,ku botuesi vazhdon të bjerë e të bjerë me kokëfortësi në gabime kriminale ndaj autorit dhe kulturës,duke mos e parë e, shpesh me dashje duke e mohuar atë inisiativë, e cila kërkon të përkrahet në mënyrë urgjente.E theksoj “iniciativë”, mbasi ajo dukuri e re letrare edhe nëse ende s’përbën vlerë, përbën tek e fundit hapin e parë drejt vlerës; pa qenë iniciativa vlera s’mund të formësohet asnjëherë.Por mbi të gjitha, ç’është më kriminalja nga të gjitha këto, babëzisë kapitalgrumbulluese të (sa)botuesve tanë u shtohet edhe babëzia krejt skandaloze dhe e papranueshme e shtetit, I cili në vend që të jetë – në mos donator– të paktën rregullator i mardhënieve të kulturës me biznesin, është kthyer në një vrasës të pashoq të cultures në emër të interesit, biznesit dhe dreqit, përmes vendosjes së tvsh-ve tepër të larta që rëndojnë mbi aktivitetin e shtëpive botuese dhe sidomos përmes indeferencës totale ndaj proceseve të reja letrare në botën kulturore shqiptare.Si përfundim, ekuacioni I paraqitur për shqyrtim në krye të këtij shkrimi, na del si vijon: a + b + l = b +(l) – a.

 

keta revizionistat kerkojne histori te re letersie pa letersi te re.

ps:vertet ne universitete punohet me Historine eletersise -1983? 

Disa i thonë edhe homoscritore, por… nejse:

autor (a) + botues (b) + lexues (l). Matematikisht, për ata që i pëlqejnë të dhënat përmes rrugëve dixhitale, neve na del se: a + b + l = ?

Si përfundim, ekuacioni I paraqitur për shqyrtim në krye të këtij shkrimi, na del si vijon: a + b + l = b + (l) – a.

smiley

Nika me kenaqi, ne sensin qe me futi ne nje pusete ku dikush me masazhoi me se miri kembet, dhe sigurisht u bera kurioze per krijimtarine e tij, e cila edhe po te jete e keqe kenaqesine e leximit me siper nuk ma merr dot mbrapsht. Do ta kerkoj.

Ajk, jo te gjithe dine te bejne ekuacione, megjithate futja e l-se ne kllape s'ishte ide e keqe.

oh po po, ngrohte ngrohte, mbeshtjelle me nje batanije e me librin ne preher, se duart nuk i nxjerrim lart smiley

keta homoscritoret na dolen personazh negativ se smiley

Sizifi - Petrit Nika

 

Sirena sehiros stinët në Spartë,

dhe sillet me stil skilesh në stigmë,

saherë Sizifi starton sërish në start,

me stil Spartan si stoik me sqimë.

 

Sikur situata të sitej me sitën

e Sirenës, - sajuar salarg në Sirakuzë,

Sizifi s’do soste sfilie mes stinësh,

pa sqimë e sabër, - si Sfiniks në squfur.

 

Sigurisht dhe sfida s’do stisej në sindromë,

Sizifi të stolisej në spalë* me sovran.

solist simfonie do sosej në Sodomë,

sivëlla siamez sakaq me një satan.

 

1 janar 2011

_________

spale - radhet e instrumentisteve ne orkester

Nuk dua t'ia perkedhel mamin muhabetit as aliteracionit, por djali vete e kerkoi vemendjen:

Ditiramb në aliteracione për DRITËN

 

Driton dritë dritëhijeve drithëruese davaritur,

Dedikimesh dashamirëse deri në detyrim,

Drugë dromcash drejtshkrimore darovitur,

Në diakroni deshifrimesh deri në distilim,

 

Rekuizitash, reverancash, - rubin i Rilindjes,

Risjell ritualin e riteve të rimta dhe rys,

Rishtarë e regj’ të retorikës dhe risive,

Retushon retrospektivën robëruese pa risk.

 

Idhtarët e Idhullit idhnak me infeksion,

Të importuan ildi, ide e idioma idiote,

Iluminizmin ikonë e ironizuan në iluzion,

Në intelektualizëm imperialist e inkursione.

 

Tingëtin tash me tinguj trumpetash mbi tiraninë,

E tekstit tartarec tarabak teatral pa Tenzonë,

Triumfalisht tuhafit ia tipos në tru trininë

Tempullare të tekstit me temp që tingëzon.

 

Aurën e abshisave absolute të arsyetimit,

Ahtimin e alfabetit të alibive altarit pa anim,

Aortën antike ajros në ajër të amshimit,

Me Ajázmë, Aleluja dhe Amin.

 

8 mars 2011

lum ju sa thelle jeni ne gjendje te kuptoni smiley

kjo ishte tmerr fare njehere

M'u duk vetja si sizifi duke lexuar kete poezi, Trop. Ta le tani, ta le pastaj... ajo s-ja e perseritur ne cdo fillim fjale, mbase ngjan e bukur per disa, por mua me ngjethi mishte se po me dukej si fishkellime gjarperi. Tani e kuptova qe paskam alergji nga perseritja e "s" pafundesisht.

Une nuk e hap, po ti me duket s'e ditke qe nje nga makthet e mia eshte qe do vdes e mbytur pa fryme nga ajo gjeja zvarranike, mbledhur kutullac rreth qafes sime. imazhi eshte kaq i forte ne mendjen time, sa me duhet te dal jashte te marr ajer, qe te kthjelloj trute.

Ishte Devil's Dance nga Metallica, kenge nen mesataren por fishkellima e gjarprit ma kujton pa dashje.

Ti s'e ditke qe stergjyshi im mbante nje gjarper, i cili e pickonte here pas here, se ky im stergjysh do te kete pasur frikera te ngjashme me te tuat por iu ka nxjerre gjoksin, ose parakrahun.

P. Nika

Kthimi i Odiseut në Itakë

Agshol smiley mjegullor. Anì misterioze,
çan ujërat e mefshta të detit Mesdhe,
kërcasin direkët dhe velat e mallit
mbështillen mbi krye t’udhëtarit Odise.

Zgjohen ngadalë syprinave gjallesat,
llampat e qiellit fiken në fshehtësi;
njëzet vjet heroi humbi në detëra,
tevona - gjet vragën e Itakës së tij.

Mbi tëmtha thinjat i zbardhin n’për ag,
(kreshnik itakas riosh la atdhenë);
Kaq vite firuan; me humbje a lavd,
kurrgjë djalërinë heroit s’ia kthen.

Anì misterioze mes ujërash hepohet,
ta presë në breg askush s’ka dalë,
asnjë flamur për heroin s’çohet,
veç shiu këngëzon mbi direk me mall.

S’ka as Penelopë. Çdo ndjenjë zbehu koha
Dhe pritja e femrës e pati një cak.
S’e dinte Odiseu ç’legjenda të kota,
kthimi i tij do mbillte mbas pak.

Odiseu n’Itakë mbas vitesh t’shtegtimit,
s’u kthye të mbretërojë; u kthye të vdesë,
këtë gjë fort mirë e dinte Penelopa,
ndaj mashtroi kush tha se kuturisi të presë.

Itakë e gjorë! Burrit të lavdishëm,
nën qiellin e vranët moskokëçarëse i rri,
mbi tëmthat e bardhë të luftëtarit pikët,
rrëshqasin me mal dhe prehen m’anì.

13 korrik 2005

Dasma e Ifigjenisë

Gjithë ditën n’lumë Ifigjenia
U çmall me shpirt llagar;
Ndërsa n’ujdhesë, zgavra me mija
E prisnin plot ushtarë.

Një re e bardhë shaluar kish
N’Aulidë, kodrat përçark;
"Zefiri shpejt për ne do fryjë!"
- tha njëri nga detarët.

Dhe zbrazën kupat plot me verë,
për nder të hyut Poseidon,
dhe ditën shtynë të rëndë beter,
bashkë me prijsin Agamemnon.

Kur dita u bor larg ndër valë
Dhe mbrëmja e fshehu n’terr limanin,
një kor hyjnish u shkreh në vaj,
vajtonin bijat e oqeanit.

Aherë, n’Mikenë vasha e shkretë
Përmallur hynte në pallat.
(N’për ag, mbi kalë pas Odisesë,
nesër do shkonte nuse larg.)

Ende s’e dinte kjo ferishte,
ç’fatkob hyjnesha i kish gatitur,
i mrrolur nxinte Odiseu
dhe pinte verë me miq të fisëm.

Orët kalonin. Hije t’Erebit
Përgjonin Mikenën rreth e çark.
Mesnatë. Prân lira dhe aedi
I fundit shkon të flejë në shtrat.

Rrugët flenë. Fle pallati,
Ifigjenia, krushk Odiseu,
përmes rruzullimit kalon Hipnosi
dhe shpall pushtet n’qytet t’Atreut.

Fshehtas në gjumë, ati i mnershëm
I kumt ca fjalë vashës së gëzuar;
"O bijë, që era të bredhë ujdhesës,
hyjnitë për fli të kanë caktuar.

Nga dor’ atrore, gjakun n’altar
T’kërkon mëni e Artemidës,
ku presin fllugat radhë - radhë,
thellë në liman, pranë Aulidës."

Mëngjesi gdhiu me diga resh,
përmbi kodrinat gëlqerore.
Fugonte gjogu i Odisesë,
përmbrapa nusja si fjoll’ bore.

Kishe gje me agsholin tim, ti?! (kokeverdhe qe turfullon ketu)

Se harrova, ma mori mendjen tropi, smiley

Nga Kozeta (Këze) Zylo

 Pa frymë

Ç’ka që digjet zemra ime?
Miturakja dashurore,
Buzët si qershia skuqen,
Në agshole pranverore!

Vështrimit tënd rri hutuar,
Nga një re që psherëtin,
Herë e zbrazët, herë ngarkuar,
Më mek të tërën, më lë pa frymë!

Ske pse sikletosesh, se s'sosen s~ete, sa s~era sillen si sarhoshe e sa soj e sorollop s~erash, si z e c, sira sira sidozot, s'do sekelldisemi sister, o s~era, mos u sosshi.

E keqja s'paska fun thote dikushsmiley

Kesaj i thone t'ia besh gropen vetes me duart e tua... smiley

Kete me siguri e japin detyre shtepie ne kurset e thuthuqevesmiley

Intervistë me Loer Kume-n

Nga Drita Klosi, Klosi News

Klosi News: Ju jeni një autor i ri. Ç’keni botuar deri më sot ? A mund të na flisni për kontaktet tuaja të para me Letërsinë, për ndikimet dhe "zakonet" tuaja të të shkruarit ?

LOER KUME : Kontaktet e mia të para me letërsinë kanë qenë vizuale, diku nga mosha kërthi, kur në dhomën e ndenjies, dhe gjithashtu në korridorin e errët të shtëpisë së prindërve ngriheshin dy faqe muri me libra. Libra pa fund. Koleksioni i gjyshit dhe babait. Të tërë në shtëpi lexonin si të limaksur. Ç’mund të bëhej tjetër asokohe ? Diku nga mosha 4 ose 5 vjeçare, i mësuar me përralla të lexuara, fillova vetë t’i zgjidhja librat që më lexonin. Edhe pse me njëfarë çensure prindërore. Isha praktikisht tmerri i shtëpisë. Kushdo që shihej i lirë e pa ndonje punë, detyrohej me çdo lloj forme të më lexonte një libër. Erdhi momenti që nuk kishte më libra të rinj për atë moshë e detyrimisht u riktheheshin të njëjtave libra. 
Kjo gjë ndodhi dhe më vonë, para viteve ‘90 e gjatë viteve ’90, kur ndërkohë lexoja vete, mbaj mend çdo libër lexohej mesatarisht 7 – 10 herë. Uri për ushqim e për libra ishte motivi i atyre viteve. 
Dhe po të shihni botimet e fillim viteve ‘90, janë botime urgjente, të Freud, Kafka, Camus, etj., etj., me ca formate e fletë kaushash, s’kishte rëndësi, vetëm të kishin njerëzia libra në dorë. 
Sidoqoftë, leximi m’u kthye në problem sepse po lija e anashkaloja gjithçka, vetëm për të lexuar një libër, qoftë dhe për herë të dhjetë. Prindërit njëherë më blenë për ditëlindje “Feniksi dhe qilimi fluturues”, pjesën e dytë të sapo dalë të “5 fëmijë dhe xhuxhi i rërës”, dhe i gjeta në diskutim e sipër në duhet të ma jepnin librin apo jo se mos lajthisja fare e s’shkoja në shkollë.
Njëherë, babai mbaj mend mori i vendosur të më vinte në siklet, e më pyeste për kapitujt e “Pipi çorapegjatës”, dhe zbulova edhe vetë që arrija të mbaja mend përmendësh ç‘thuhej në çdo faqe.
Truri i fëmijës mendoj sot, është krejt i zbrazur dhe thith çdo gjë në mënyrë të egzagjeruar, ndaj është e vështirë të përqëndrohesh në lexime në moshë të rritur. Ndaj kush jeton intensivisht nuk lexon. Ndaj është shkruar BIBLIOTEKA. 

Kam shkruar poezinë time të parë, më falni, vjershën, rreth 6 vjeç. 
Zakoni im i vetëm i të shkruarit ka qënë një dhomë e vetmuar ku mund të rrija brenda me orë. Më pas iu shtuan të shkruarit në copa letre, që shpërndaheshin andej këtej, e me tutje, kur iu rriktheva shkrimit gjatë gjimnazit, sërish shkruaja në copa letre, por në errësirë. Pa asnjë dritë. Shpeshherë të nesërmen duhej hartë për të gjetur fillin e leximit. Disa nga ato shkrime gjimnastike, të moshës së gjimnazit, kanë qënë themeli i tregimeve ose dhe i pjesëvë më të mëdha që jam ndërkohë dukë shkruar. Ndaj i quaj gjimnastikë, sepse janë shkruar në gjimnaz, dhe kanë shërbyer bërthama e skelete për të ndërtuar një trup të shkrimeve të gjata.

Ndikimet e mia më të mëdha, që nuk u ka sosur jehona brenda meje sot e kësaj dite, kanë qënë mitologjitë. Greke, Egjiptiane, Asiro Babilonase dhe grimca Mitologjie Indiane. Mendoj se kanë një ndikim të madh për të qënë unë ky që jam sot. Idhulli im i fëmijërisë ka qënë Akili në të njëjtën masë, ashtu siç ka qënë Aleksandri më vonë. Më pas më kanë ndikuar letërsia fantastike për fëmijë, dhe akoma më vonë kur dhe rinisa të shkruaja në adoleshencë, me ndikonte bezdisshëm Kadare. Mbaj mend kur kam lexuar “Kush e solli Doruntinën”, kam pësuar një habi tepër të madhe dhe e kam quajtur me vete novela e parë “noir- triller- horror” shqiptare.
Sidoqoftë, me leximet e mëtejshme klasikët u zbehën e u bënë histori e kaluar. Tashmë e shqyejmë trurin me 300 000 km-s me kohën tonë.
Shkrimet e mia janë publikuar që herët nëpër tërë periodikët letrarë të mundshëm. Në 2007 hapa blogun tim interaktiv loerkume.blogspot.com, ku kam komunikuar me lexuesin tim në mënyrë të drejtperdrejtë, dhe vetëm në 2011 doli “LUX”, një tufë prozash e ekzaltuar.

Klosi News : Sot, flitet shumë për kritikën letrare shqiptare që, sipas mendimit të përgjithshëm, nuk ekziston. A pajtoheni dhe Ju me këtë mendim ? Si e mendoni rolin e kritikës letrare ?

LOER KUME: Heh, kritikë letrare ka. Sigurisht që ka. Por, të ç’niveleve ? Të nivelit mediokër që janë shumë, të nivelit të mesëm që janë më pak, dhe të nivelit exellence që janë pak fare fare, dhe të paprirur fare të bëjnë kritikët, sepse përgjithësisht lexojnë. 
Ndërkohë ka dhe lexues. Të të njëjtave nivele. Mediokë, të mesëm dhe ekselente. Këtu mungojnë dy gjëra. Trualli i kritikës, dhe leximi i mirë, nga të tërë. 
Trualli i kritikës është i domosdoshëm për të bërë kritikën, kritikë në tavolina kafeje nuk ka. Kritika letrare është që dikush të dojë apo të urrejë publikisht një vepër. Kritika letrare duhet të jetë zbërthimi dhe analizimi, sado i pakët i një vepre. 
Kritikën e bëjnë mediokrit. Kritikën duhet ta bëjnë ekselentët. 
Ekselent nuk lind, bëhesh nga leximet.Që të lexosh mirë, duhet që kritika të të orientojë ç’të lexosh. Kritika është pak pa qejf. Dhe ja ku kemi një situatë vicioze nga e cila s’dalim dot veçse me kohë. Më duket se do të duhen 100 vjet.
Unë personalisht kam marrë kritika super të vlefshme nëpër forume nga njerëz të panjohur fare, që me qejfin dhe pasionin e tyre bënin një zbërthim spektakolar të çdo fjalie apo fjale. Dhe po nga ata kam mësuar dhe të lexoj më mirë. Po përmend dy, “Peshku pa ujë” , dhe “Tiranacalling” . Njëkohësisht dhe vizitorët e blogut tim kanë lënë goxha gjurmë në mua.
Sidoqoftë roli i kritikës letrare do jetë i saktë, atëherë kur në truallin e duhur, që mund të jetë në mediat e ndryshme mbi te gjitha televizive, do përballen kritiku dhe shkruesi nën syrin vigjilent të lexuesit të interesuar. Në atë pikë asnjeri s’ka nga të luajë. 

Klosi News : Cilat janë mënyrat tuaja të ndjekjes së Letërsisë Europiane apo dhe asaj botërore : nëpërmjet përkthimeve apo leximit në gjuhën origjinale ? Ku e vendosni Ju, në krahasim me këtë letërsi, Letërsinë Shqiptare në përgjithësi dhe atë tuajën në veçanti ?

LOER KUME: Letërsia e mire është një thashethem i madh. Kalon fjala mes miqsh, lexuesish të zgjuar, merr një libër, e lexon, dëgjon nje emër, e kërkon, fillon orientohesh nëpër letërsi, lexon ndikimet e shkrimtarëve të sapolexuar, ecën përpara, herë pas here kthehesh pas, vlerëson, rivlerëson, kërkon më shumë, më tej, më koherente me ty, nganjëherë edhe devijon duke pasur impulse vetëshkatërruese në një lexim bastard, e kështu eshtë leximi im.
Letërsia shqiptare, hmmm, deri më sot kanë dalë nja, ca, pak autorë të më shokojnë e të kenë targën Al. Dhe ata pak autorë që i kanë rënë tryezës me shkelm s’i kemi të vlerësuar e të përmendur. Sidoqoftë ka ndoca. 
Ta mendosh mirë, ne s’dimë të orientohemi as në letërsinë shqiptare, jo më në atë botërore. Punët fillojnë nga brënda shtëpisë tënde. Këtu ka autorë, flas jo të rinj, po me një sërë titujsh, që si përmend askush. Ndërkohë që kanë një risi në të shkruar dhe të lexuar. Kuptohet me sekonda që kanë një botëkuptim plot me dritë. Ja, Kasëm Trebeshina p.sh., më ka lënë pa fjalë në përballjen time të parë me të, Odin Mondvalsen. Vëreni titullin. Ardian Kyçyku, Henrik S. G., Mira Meksi sa për fillim. Poetë si Frederik Rreshpja, Ndoc Gjetja, Ervin Hatibi për shembull… e ku di unë sa të tjerë, do më duhet të bëja një listë të madhe. Do më mbetet peng ndonjë pa e përmendur më pas, e di. Shumica nuk njihen. Pjesa tjetër nuk përmenden. Dhe askush nuk analizohet apo vepra e tij të bëhet i njohur për publikun. Rastësisht më ka rënë shumica e shkrimeve të tyre në dorë, dhe për sa kohë letërsia ngelet rastësi e nuk kthehet në thashethem të dashur, atëherë paçim shëndenë dhe e di që dhe ajo që unë shkruaj, e materializuar ndërkohë te “LUX” e me tutje, do zërë pluhur kioskave, në rastin më të mirë kur ka mbërritur te kioska, se ka dhe raste që mbeten në lagështirën e magazinës.
Shkurt, letërsi shqiptare s’ka akoma. Në Shqipëri kemi amulli, nuk kemi kaluar stade letrare që i ka kaluar tërë bota. Ne kemi bërë sforcime. E si pasojë kemi këtë tentativë të rraskapitur si legjionar i vdekur për ujë që quhet letërsi sot. Ka shkrimtarë shqiptarë, po. 
E di ç’më habit më shumë tani që e mendoj? Mirë shkrimtarët e brenda kufirit që s’kanë pasur mundësi të ecin në koherencë me botën dhe janë mbyllur në hermetizëm idesh nga halli, po ata qindra mijëra shqiptarë të komunitetit jashtë kufijve diktatorialë si nuk mundën vallë të prodhonin një ose dy autorë me vlerë ? Çudi e vertetë ?! P.sh., meqë këto kohë po lexoj Bolano, mund të paralelizojmë Kilin, vërtet kishte diktaturë, por pati të paktën jashtë kufijve (s’e di ç’bëhej brenda) një Allende, një Bolano e ku di unë. Po ne ? Booh ! Shkrimtarë shqiptarë sa keq ! 
Në fillim do zbulojmë, pastaj do klasifikojmë, pastaj do lexojmë, e në fund do shpikim letërsinë e vërtetë shqiptare. Do na duhen të paktën edhe 100 vjet.

Letërsinë time e shoh shumë të ngjashme me letërsinë e Murakami. Për nga mënyra e trajtesave se sa nga tematikat dhe stili. Letërsi pa kufij, shpesh magjike, dhe njëkohësisht pa tendenca të egzagjeruara moderniste e post, letërsi spontane dhe të egër në harlisje. Letërsi ‘si të vijë’. Por mbi të gjitha ‘ku të shkojë më tutje’.

Klosi News : Dihet se një tekst letrar, në fakt, është një ndërtekst. Veprat të dërgojnë tek njëra-tjetra, shkeljet e syrit ndërmjet shkrimtarëve janë të shpeshta. Po Ju, me cilët autorë ndiheni më afër dhe mundoheni të komunikoni nëpërmjet teksteve tuaja të mirëfillta ?

LOER KUME : Unë kam gjetur përkime të shkrimeve të mia me shkrimtarë të tjerë. Shumica kanë qenë rastësore. Unë i besoj unit kolektiv si një database gjigand jashtëkohor, që në një moment të caktuar, unë dhe autorë të tjerë kemi marrë të njëjtat info. Sidoqoftë përpunimi, sado i ngjashëm që mund të qëllojë, ka brenda shpirtin specifik të gjithësecilit dhe nuk mund të jetë i njëjtë përveç rasteve kur i ke fut një « copy paste ».
Kam pasur ndikime nga Hemingway, që detyrimisht është një shkollë shkrimi. Jam ndikuar nga mënyra e të konceptuarit të J. H. Borges, dhe nga shprehja e jetës e Kazanxakis. 

Më kanë habitur dhe çuditur kufijtë e pakufijshëm poetikë të Bataille dhe poezia e Baudellaire, Neruda, Prevert, realizmi magjik i Latino-Amerikanëve si Fuentes, Marques, Amado, Allende. Arroganca e Bukowski-it, poetika porno-erotike e Miller.
Sidoqoftë më shumë janë ata që s’kam lexuar e që më presin aty. Vepra e D.F. Wallace, Havier Marias, Fernando Pesoa, Milan Kundera, Haruki Murakami ende, Thomas Pynchon, Palanhiuk, Updike, Celine e plot të tjerë. Janë aty, në pritje. Dhe s’po më durohet as mua…

Klosi News : Një temë që rikthehet shpesh në mjedisin letrar shqiptar,është dhe ajo e « Çmimeve Letrare ». Ç’mund të na thoni këtu ? A mendoni Ju se përzierja e politikës së ngushtë partiake në Letërsi është një fatalitet nga i cili s’po dimë si të dalim ?

LOER KUME : Politika e ngushtë partiake është një fatalitet edhe për lëngun brënda membranave të qelizave tona. Përveç kësaj, çmimet letrare të ne janë qesharake në rastin më të mirë, e në ditën e tyre të keqe të bëjnë të vjellësh. Çmimet letrare janë tmerrësisht të manipulueshme nga politika sepse në fakt ne jetojmë akoma sot në gjendje diktature. Dhe çdo regjim që merr stafetën ka shkrimtarët e tij që edhe kur s’bëjnë lavazhin e mendjes së popullit, bëjnë të paktën rrahjen e shpatullave të pushtetit. 
Çmimet letrare si ide më vete janë gjëja më normale në këtë dynja. Ne nuk do shpëtojmë nga estabilishmenti, sepse është pjesë e jetës, është mosha madhore në çdo fushë, është ai brez që zotëron e gjithmonë të rinjtë kanë tendence ta urrejnë, luftojnë dhe rrëzojnë e më pas ta bëjnë themel të rrugës së tyre, deri në shndërrimin e vetë atyre në estabilishment. Është cikël jetik. Kështu dhe në Letërsi, por ama duhet të shpëtojmë nga neveritshmëria e zyrtarizmave e çmimeve të përçudnuara krejtësisht shtetërore. Dhe këtë gjë e bën vetëm kritika. E cila është mediokre. Sepse jomediokrit kanë punët e tyre. Mediokrit kanë punët e të tjerëve. Që sjell që aparati shtëtëror zë vendin e kritikës. Që sjell që situata është prapë vicioze e do na duhet të bëjmë një intervistë të përsëritur me këtë argument pas 100 vjetësh neveri.

Klosi News : Tani, edhe një pyetje mbi Gjuhën Shqipe. Zhurmat e sotme mbi standartin, dialektet, klanet apo komisionet, kanë krijuar një rrëmujë të vërtetë në mjedisin tonë letrar. Mendimi apo rrugëzgjidhja juaj ?

LOER KUME : Në idenë e letërsisë « si ti vijë » e « ku të shkojë » , gjuha ime është krejtësisht spontane. Ruhem nga përdorimi i plotë i të folurit dialektor karakterial që më duket diçka e dalë boje. Më kanë kritikuar për të përdorurit pa takt të vulgarizmave. 
Unë ama përpiqem që personazhet të jenë sa më reale dhe të tillë i bën gjuha specifike që mjafton dhe pak fjalë që të arrihet. Nuk jam aspak kundër dialektizmave, fjalëve të huaja si duket dhe më sipër gjatë intervistës, dhe as kundër fjalëve me origjinë turke e greke. Dhe mbi të gjitha, i fjalëve të ashtuquajtura ‘të ndyra’ në shkrime. Çdo gjë që egziston shkruhet. S’ka numra në këtë pikë. Ndryshe do bëjmë hipokrizi. Sigurisht me njëfarë takti i cili e kthen vulgaren në të bukur, ndaj është letërsi në fund të fundit. Letërsia është si një pluhur zanash që përhapet dhe infiltron kudo për të bërë magjinë e saj, dhe mekanizmat e përhapjes së saj nuk kanë rëndësi, rëndësi ka qëllimi final, fluturimi, ndaj gjuha si mekanizëm do marrë formën e pluhurit për të realizuar fluturimin. Nëse një vajze të vogël i vjen të thotë “është cool të ndryshosh rregullat primare”, atëherë këtë e bëj kolonë zanore të një tregimi të tërë, e s’pyes fare për akademizma të mjera. Gjuha është e lirë. Liria është gjithçka. Por egzagjerimi është sidoqoftë shenjë demence.

Klosi News: Dhe së fundi, çfarë do të dëshironit t'ju përcillnit lexuesve dhe dashamirësve tuaj?

LOER KUME : Gjithkush që lexon këtë intervistë duhet të sjellë pranë vëmendjes diçka. Letërsia është shtyllë e rëndësishme e një kombi. Pa letërsi nuk ka komb. Ndaj atdhetarët e flaktë që po digjen nga atdhedashuria, në fillim të lexojnë 5 libra më shumë që te bëhen njerëz më të mirë për vendin e tyre. Letërsia shqiptare nuk egziston mirëfilli. Ka shkrimtarë pika referimi ama. Le të nisim të bashkojmë këto pika referimi për të krijuar një hartë letrare, e cila do pasurojë shpirtrat e shqiptarëve e mbase dhe më tutje, duke i bërë njerëz më të mirë e më të denjë. Duke u zhvilluar fantazinë, e cila do vihet në punë me një fije dhembshurie e ndjenje të së bukurës që ta jep vetëm letërsia. Ndaj lexime sa më të mira e të mbara, e thashethemi i dashur letrar mbizotroftë në veshët e neuronet tona! 

Klosi News: Ju falemnderit !

LOER KUME: Ju faleminderit ju që më dhatë mundësinë të shprehesha me shkrim ashtu si di të bëj më mirë, e mirë u takofshim në libra ose në rrugë!

Dhjetor, 2011

obobo ky smiley "mirë u takofshim në libra ose në rrugë!" sa origjinal smiley

Intervistë me Darien Levani-n

Nga Drita Klosi, Klosi News

Klosi News: Z. Levani, a mund të na flisni për kontaktet tuaja të para me Letërsinë, për ndikimet dhe "zakonet" tuaja të të shkruarit ?

DARIEN LEVANI: Nuk mund të quhet tamam Letërsi, por kontakti i parë kanë qënë parrullat që “zbukuronin” qytetet tona. Ndoshta janë gjëja e parë që kam lexuar e që më ka ngelur e fiksuar përgjithmonë. Imperalizmi amerikan është tigër prej letre, kalitemi me punë, parime, gjak, ideale, armiq etj., etj. 

Klosi News : Sot, flitet shumë për kritikën letrare shqiptare që, sipas mendimit të përgjithshëm, nuk ekziston. A pajtoheni dhe Ju me këtë mendim ? Si e mendoni rolin e kritikës letrare ?

DARIEN LEVANI: Kritika është një filtër midis shumë plehrash që botohen ditë për ditë për lexuesit. Jam dakord që nuk ekziston, të paktën në formën e saj më të pastër. Deri diku sepse në Atdhe të gjithë duan të luajnë në sulm e askush nuk do të rrijë në portë. Kështu që detyrohen vetë shkrimtarët të shkruajnë për veprat e miqve, e ky është problem, sepse mund të kenë interesa personale për të folur mirë apo keq për ta. Unë flas mirë për ty nëse ti flet mirë për mua. E bukura pastaj është që nuk lexojnë as librat e nuk dinë se çfarë të thonë përveçse “ Doni më për Belulin?”
Çfarë është një kritik? Është dikush që është entuziast për një vepër arti e dëshiron t’ua tregojë edhe të tjerëve. Duhet të dijë të shkruajë, të jetë i ndershëm, i thjeshtë e nuk duhet të shkruajë për të treguar se sa i zgjuar është. Shpesh herë më ka qëlluar të shkruaj për albume muzikore e ky është rregulli i vetëm që kam ndjekur. 

Klosi News : Cilat janë mënyrat tuaja të ndjekjes së Letërsisë Europiane apo dhe asaj botërore : nëpërmjet përkthimeve apo leximit në gjuhën origjinale ? Ku e vendosni Ju, në krahasim me këtë letërsi, Letërsinë Shqiptare në përgjithësi dhe atë tuajën në veçanti ?

DARIEN LEVANI: Nisem gjithmonë me idenë për t’i lexuar në gjuhë origjinale, të paktën kur janë në frëngjisht e anglisht, që deri diku ia thek. Por shpesh herë pengohem, lodhem edhe e ndërpres. Autori i fundit që kam lexuar në gjuhën frënge ka qënë Maurice Leblanc, por përdorte një fjalor shumë të thjeshtë. Pasi e kam lexuar në italisht e kam taksur të ri-lexoj Consider the lobster në gjuhë origjinale, shpresoj t’ia dal mbarë. 
Letërsia shqiptare në këtë moment, ashtu si këto pesë shekujt e fundit, është bllokuar në baltë e nuk po del dot. Nuk shkruhen gjëra të reja, ri-shkruhet me formula të stërpërdorura. Mungojnë forma, teknika, mungon guximi, çmenduria, dëshira. Problemi tjetër, shumë i madh, është që kur flasim për shqipen po flasim për një gjuhë të vdekur. Kjo është e rëndë, por duhet thënë. Nuk përkthehet më asgjë, a gati asgjë nga kjo gjuhë, por me sa duket ky nuk është lajm serioz përderisa nuk shqetësohet askush. Por nuk përkthehet edhe sepse nuk shkruhet mirë. Ka shumë arsye e s’kam ndër mend të flas për të gjitha, por ajo që më turpëron më shume është kjo : që të shkruash duhet të jesh një lexues i mirë, e shumë “shkrimtarë” nuk lexojnë fare. Sa për letërsinë time...s’jam personi i përshtatshem për të folur për të kështu që nuk po flas. 

Klosi News : Dihet se një tekst letrar, në fakt, është një ndërtekst. Veprat të dërgojnë tek njëra-tjetra, shkeljet e syrit ndërmjet shkrimtarëve janë të shpeshta. Po Ju, me cilët autorë ndiheni më afër dhe mundoheni të komunikoni nëpërmjet teksteve tuaja të mirëfillta ?

DARIEN LEVANI: Shiko, ndikimet janë të panumërta e nuk janë vetëm shkrimtar, ka edhe shumë këngëtarë, regjizorë etj., Jack London,Paco Ignacio Taibo II, Francesco Guccini, Migjeni, Joe Strummer, Bertolt Brecht, Kurt Vonnegut, Sepulveda për sa i përket indinjimit social dhe konceptimit të shkrimit si një mision. Nick Cave, Hornby, L.Cohen, Bob Dylan, Piero Ciampi, Mike Patton për sa i përket legancës së mendimit dhe lehtësisë së popit. Wallace, de Gregori, Jacques Brel, Dave Edggars, Diaframma e Franzen për thellësinë e mendimit. Librat e parë të Palahniuk, Ellis e Welsh për shpjegimin momentit në të cilin jetojmë. Ellroy, R. Lansdale, Chandler, Carlotto për sa i përket frymës “noir e hard boiled”. Grisham, Ludlum, Deaver, Jack White, Elmore Leonard për sa i përket ndërtimit të një trame dhe frymës “thriller”. Por këta janë vetëm një pjesë e vogël... 

Klosi News : Një temë që rikthehet shpesh në mjedisin letrar shqiptar,është dhe ajo e « Çmimeve Letrare ». Ç’mund të na thoni këtu ? A mendoni Ju se përzierja e politikës së ngushtë partiake në Letërsi është një fatalitet nga i cili s’po dimë si të dalim ?

DARIEN LEVANIsmileyinqerisht nuk di çfarë të them për këtë sepse nuk e njoh situatën konkretisht. 

Klosi News : Tani, edhe një pyetje mbi Gjuhën Shqipe. Zhurmat e sotme mbi standartin, dialektet, klanet apo komisionet, kanë krijuar një rrëmujë të vërtetë në mjedisin tonë letrar. Mendimi apo rrugëzgjidhja juaj ?

DARIEN LEVANI: Dialekti është në radhë të parë pasuri, e si çdo pasuri duhet ruajtur. Gjuha kombëtare ama është një gjë tjetër e këto të dyja duhet të rrinë të ndara. Por kjo mesele duhet zgjidhur nga gjuhëtarë në vende të posaçme, e jo nga opinionistë a politikanë nëpër emisione televizive. Pastaj, këta njerëz që janë kaq të indinjuar për këtë problem, le të indinjohen pak edhe për fjalët e 
huaja që na kanë pushtuar.
Tani, sa për veten time, nuk më intereson nëse një fjalë që përdor është letrare, dialekt a ku e di unë. Pyetja e vetme që i bëj vetes është nëse është fjala e duhur për të thënë atë që dua të them apo jo. Nëse personazhi thotë “Pastaj na qiti në resme...” unë nuk mund të shkruaj “ Pastaj na nxorri në fotografi...”

Klosi News: Dhe së fundi, çfarë do të dëshironit t'ju përcillnit lexuesve dhe dashamirësve tuaj?

DARIEN LEVANI: Fat të mbarë!

Klosi News: Ju falemnderit !

DARIEN LEVANI: Faleminderit juve.

Intervistë me Arti Lushi-n

Nga Drita Klosi

Klosi News: Ju jeni një autor i ri. Ç’keni botuar deri më sot ? A mund të na flisni për kontaktet tuaja të para me Letërsinë, për ndikimet dhe "zakonet" tuaja të të shkruarit ?

ARTI LUSHI : Përshëndetje ! Unë jam një autor i ri dhe deri më sot kam botuar një përmbledhje prej 37 prozash të shkurtra dhe tregimesh artistike-filozofike në një botim të titulluar ‘’HUMUS’’. Gjithashtu kam në proçes botimi një bocetë poezish. Kontaktet apo ndikimet e para letrare kanë qenë kryesisht nga mitologjia greke, letërsia për fëmijë dhe ç’më binte në duar nga trashëgimia e bibliotekës së të parëve të mi. 
Vetvetiu, shijet u ngjizën dhe u strukturuar më qartë në një kohë më të vonshme, që përkon diku me periudhën e shkollës së mesme, madje mund të them, dhe uroj të jem ende i hapur dhe ta konsideroj veten ‘’të virgjër’’ në këtë aspekt. Po ta mendoj hollë-hollë, në fakt muzika dhe kinematografia kanë qenë ndër shtysat kryesorë që më kanë yshtur drejt shkrimësisë. 
Nuk kam ndonjë zakon të posaçëm kur krijoj. Edhe nëse nuk jam i frymëzuar, mjafton të krijohet një klimë e përshtatshme midis qetësisë dhe enthuziazmit. Dhe asnjëherë, asnjëherë, nuk shkruaj nën ndikimin e alkoolit apo substancave narkotike pasi nuk dua t’ua blatoj atyre suksesin apo dështimin e krijimtarisë time letrare.

Klosi News : Sot, flitet shumë për kritikën letrare shqiptare që, sipas mendimit të përgjithshëm, nuk ekziston. A pajtoheni dhe Ju me këtë mendim ? Si e mendoni rolin e kritikës letrare ?

ARTI LUSHI : Së pari nuk di në ekziston ‘’një mendim i përgjithshëm’’ në rastin më të mirë, për një tepër një kritike letrare. 
Ka njerëz letrash, duke filluar që nga lexuesit, shkrimtarët, botues, përkthyes, akademikë, gazetarë kulture, anëtare jurie apo nëpunës të ministrisë së kulturës që i kanë veshur vetes atributet e një kritike letrare, të cilën e shoh deri diku si diçka pozitive në bazë të parimit ‘’më mirë pak se asgjë’’, ama për një kritikë të mirëfilltë letrare kam rezervat e mia, ashtu sikurse për gjithçka tjetër në Shqipëri. Jo, për fat të keq, nuk ka. Ende jo. Kritika letrare ka një rol shumë të rëndësishëm, së paku këto janë pritshmëritë që i ushqejmë vetes nga ç’kemi dëgjuar se si funksionon jashtë, apo në perëndim më saktë, por nuk e shoh si ndonjë hata të madhe edhe mungesën e saj. Ka një kohë për gjithçka ; edhe për letërsinë, që ajo me vlerë nuk vdes kurrë, edhe për kritikën, që edhe kur është, ka gjithsesi një funksion të përkohshëm e të thatë mbi fuqinë e krijimit.

Klosi News : Cilat janë mënyrat tuaja të ndjekjes së Letërsisë Europiane apo dhe asaj botërore : nëpërmjet përkthimeve apo leximit në gjuhën origjinale ? Ku e vendosni Ju, në krahasim me këtë letërsi, Letërsinë Shqiptare në përgjithësi dhe atë tuajën në veçanti ?

ARTI LUSHI : Kur kam mundësi lexoj në gjuhën origjinale, kur nuk kam mundësi e lë për një kohë të dytë leximin e një vepre për të cilën jam i interesuar. Ose jam shumë përzgjedhës në profesionalizmin dhe shpirtin e përkthyesve dhe të shtëpisë botuese përkatëse.
Letërsia shqiptare, për aq sa e njoh, ka gjeneruar vlera të vërteta. Personalisht nuk di në më takon mua ta vendos diku, dhe ku ta vendos në përgjithësi apo veçanti, pasi nuk e kam të lehtë ta ndaj subjektivitetin nga roli që kam. Afria e natyrshme rreh kah vlerat e letërsisë europiane, jo si nocion gjeografik kufijsh të ngurtë horizontale por më tepër si një botëkuptim i nëndheshëm a si një palcë e një superndergjegjeje shumëshekullore në të gjitha manifestimet e limfat kozmogonike të shpirtit e mendësisë së saj. 

Klosi News : Dihet se një tekst letrar, në fakt, është një ndërtekst. Veprat të dërgojnë tek njëra-tjetra, shkeljet e syrit ndërmjet shkrimtarëve janë të shpeshta. Po Ju, me cilët autorë ndiheni më afër dhe mundoheni të komunikoni nëpërmjet teksteve tuaja të mirëfillta ?

ARTI LUSHI : Sigurisht që nuk do bie në grackën e të përmendurit emra konkretë. Shtratet kryesore ku shtrihet e ka një ndjesi më familjare letërsia ime janë ekzistencializmi, post-modernizmi, realizmi magjik dhe Librat e Shenjtë. 

Klosi News : Një temë që rikthehet shpesh në mjedisin letrar shqiptar,është dhe ajo e "Çmimeve Letrare". Ç’mund të na thoni këtu ? A mendoni Ju se përzierja e politikës së ngushtë partiake në Letërsi është një fatalitet nga i cili s’po dimë si të dalim ?

ARTI LUSHI : Ah ! Jo më larg se vjet kam rënë vetë viktimë e këtyre praktikave asfarë serioze të çmimeve të paracaktuara apo të vendosura në momentin e fundit nëpërmjet një telefonate a pëshpërime. Dhe më mirë që ndodhi kështu. Të tilla zhgënjime të bëjnë të esëllt dhe më të zhdërvjellët për të kuptuar si funksionojnë gjërat këtu. Mënd për herë tjetër. Më këtë dua të them që, nuk do lejoj që vepra ime në të ardhmen të kalojë në duart e pista e gjykimet e korruptuara të kësaj apo atij grushti njerëzish që, edhe kur nuk janë konkurrentë, kryesojnë juritë e kthejnë nderet sho-shoqit, vetëm për sho-shoqin. Turp ! Nuk dua ta shoh si një shqetësim a mllef personal, por i kanë hyrë në hak letërsisë shqiptare e nuk e di a do kenë mundësi ta shlyejnë. 

Klosi News : Tani, edhe një pyetje mbi Gjuhën Shqipe. Zhurmat e sotme mbi standartin, dialektet, klanet apo komisionet, kanë krijuar një rrëmujë të vërtetë në mjedisin tonë letrar. Mendimi apo rrugëzgjidhja juaj ?

ARTI LUSHI: Do ishte mirë që këto zhurma të përktheheshin në një debat të hapur akademik mes njerëzve të letrave, edhe në rast se nuk gjehet një rrugëzgjidhje. Gjuha ndryshon, pasurohet, piqet, rilind më shpejt e më shpesh se çdo gjë tjetër. Mendoj se ndryshimet nuk duhen paragjykuar por të pasqyrohen e sanksionohen në një medium ligjor-rregullues që të jetë me shumë përfshirës sesa përjashtues. Unë shkruaj në një gjuhë pothuajse të pastër letrare, ku janë ndërfutur edhe elementë dialektorë apo zhargonalë, e nuk ka kongres dhe komision që mund të më pengojë, qoftë me zhurmën a me heshtjen e vet. Logosi ka qenë dhe është çështje shumë intime dhe e ndjeshme e shpirtit për t’u negociuar në dëm të tij.

Klosi News: Dhe së fundi, çfarë do të dëshironit t'ju përcillnit lexuesve dhe dashamirësve tuaj?

...

Klosi News: Ju falemnderit !

ARTI LUSHI: Faleminderit Juve !

Dhjetor, 2011

Intervistë me Enkelejd Lamaj-n

Nga Drita Klosi

Klosi News: Ju jeni një autor i ri. Ç’keni botuar deri më sot ? A mund të na flisni për kontaktet tuaja të para me Letërsinë, për ndikimet dhe "zakonet" tuaja të të shkruarit ?

ENKELEJD LAMAJ: Dy janë librat e botuar deri më sot. Dy përmbledhje me tregime, e para titullohet “Fytyra tjetër e natës” dhe është botuar në vitin 2003 nga Shtëpia Botuese “Ombra GVG”, kurse tjetra, “Libri i bardhë”, në vitin 2011, nga Shtëpia Botuese “Bota Shqiptare”. Ky i fundit gjendet edhe në formatin elektronik “Kindle” dhe, ndryshe nga botimi në letër, përmban një tregim më shumë. Ndërkohë, janë në proces dy romane, si edhe një tjetër përmbledhje me tregime.
Kontaktet e para me letërsinë kanë qenë shumë të hershme edhe pse s’e mbaj mend me saktësi kur. Kam pasur fatin që në shtëpi të kisha një bibliotekë me libra, ku krijova shoqëritë më të mira, duke nisur me magjinë e vëllezërve Grim, atë të Andersen, apo duke ndenjur mbi “Një Mijë e Një Netë” zgjuar. Pak më vonë erdhi Tom Sojeri, Hak Fini; sikur edhe shkova për nja “Dy Vjet të mira Pushime” dhe (ndoshta më parë, a ndoshta më vonë, s’di ta them me saktësi) për një “Udhëtim në Qendër të Tokës” dhe për një zhytje tjetër plot “20.000 Lega nën det”; po aq natyrshëm erdhi pastaj edhe “Lundrimi im i parë”, e të tjerë e të tjerë. Por, mbi të gjithë këta, u vendos dhe aty qëndroi Mujo, Halili dhe gjithë Cikli i Kreshnikëve. Dhe pa dyshim që “ Tregimet e Moçme Shqiptare” më dhanë përbërësit e pjatës kryesore, kurse të tjerat garniturën.
Pas kësaj erdhi koha e hapjeve. U hap rruga drejt pluralizmit, ambasadat, ca kufij... e çfarë nuk u hap atëherë!... dhe, mes tyre qe edhe hapja e frekuencave televizive. Papritur me atë antenën e shëmtuar majë pallatit mund të shikoje një larmi stacionesh televizive dhe nuk kishte më nevojë për ta përforcuar vibratorin me zhivë termometri. Disa prej tyre, çdo natë transmetonin vetëm filma horror dhe unë e gdhija pothuajse çdo natë për të parë “kulte” (por që ishin të tillë do e mësoja vetëm më vonë).
Një emër mbi të gjithë: Stephen King. Një film: “It” (dhe Ju lutem, mos e përktheni “Kllouni”, se është e tmerrshme!). Kjo është zanafilla. Në atë kohë kujtoja se King ishte regjisori, por kur mësova se ishte autori i librave, që më pas qenë bërë filma, nisa ta kërkoj nëpër libraritë e vendit, në fillim në Lushnjë , pastaj në Tiranë e kudo që mund të shkoja. Sa për këtë pjesë, jam akoma duke e kërkuar edhe sot. Por mirë që e gjeta përtej detit, ku dhe ndodhi ai Kontakti i Afërt i Llojit të Katërt me Shkrimin. I apasionuar tashmë pas fantastikes, në mënyrë të veçantë horrorit, atje gjeta, si të thuash, Parajsën time të Ferrit, të populluar (përveç se nga King), edhe nga Richard Matheson, Edgar Allan Poe, H.P.Lovecraft, Robert Bloch, Peter Straub, Clive Barker, Ramsey Campbell, por edhe Ray Bradbury e Isaac Asimov, pa harruar as kontributin e Mary Shelly dhe Bram Stoker. Për një periudhë të gjatë nuk lexoja asgjë tjetër përveç letërsisë horror. Por, për fat të keq vetëm në italisht dhe kjo pati jo pak ndikim në shkrimet e para. Nuk mund të lexosh vetëm në një gjuhë e të shkruash në një tjetër. Përveç kësaj, fakti që rrjeta e trurit le të kalojë përmes saj çdo gjë që nuk është horror dhe çdo gjë që është e tillë e çon drejt e në magazinën e ideve, kjo do të thotë vetëm një gjë: duhet të marrësh një rrjetë me vrima më të vogla. Kështu ndodhi që sa herë vija në Shqipëri mbushesha me libra në gjuhën shqipe. Por, që të jem i sinqertë, mbas çdo libri shqip të lexuar, lexoja dy apo tri të tjerë në gjuhë të huaj, por kjo nuk kishte të bënte me cilësinë e librave, sesa kishte të bënte me zhanrin e tyre.
Lexoja dhe lexoj kudo që të mundem, kurdo që të kem kohë të lirë. Dhe jam mësuar të mbaj gjithmonë një libër me vete. Kurse për të shkruar, nata mbetet mbretëresha e vetme. Siç thonë dhe ato vargjet e famshme të Nirvana-s: “me dritat fikur, është më pak e rrezikshme”. Personalisht nuk i përkas pjesës që beson se duhet shkruar vetëm kur të vjen frymëzimi, përkundrazi. Sa herë që ulem për të shkruar, është frymëzimi ai që duhet të vijë tek unë. Dhe kur ulesh përnatë, qoftë kjo nata e ditëlindjes, apo ajo e ndërrimit të viteve, ju garantoj që edhe frymëzimi mësohet e të vjen pas avazit.

Klosi News : Sot, flitet shumë për kritikën letrare shqiptare që, sipas mendimit të përgjithshëm, nuk ekziston. A pajtoheni dhe Ju me këtë mendim ? Si e mendoni rolin e kritikës letrare ?

ENKELEJD LAMAJ: Është vërtet e trishtueshme, por edhe unë bashkohem me këtë mendim të përgjithshëm. Kritikë të mirëfilltë letrare shqiptare nuk ka. Për sa kohë që tek ne kritikën e bëjnë vetë shkrimtarët, gazetarët që gjatë gjithë javës shkruajnë për “politikë” dhe “aktualitet” dhe vetëm në fundjavë për “letërsi”, apo opinionistët (çfarëdo që do të thotë kjo fjalë), vështirë që në Shqipëri të ketë kritikë të mirëfilltë letrare. Ekuacioni është shumë i thjeshtë: që të bësh kritikën letrare, duhet që si punë të kesh leximin, ndërsa kohën e lirë ta kalosh duke lexuar. Kritika duhet të jetë si pikë referimi për lexuesin, për botuesin, por edhe për vetë shkrimtarët, pse jo?

Klosi News : Cilat janë mënyrat tuaja të ndjekjes së Letërsisë Evropiane apo dhe asaj botërore : nëpërmjet përkthimeve apo leximit në gjuhën origjinale ? Ku e vendosni Ju, në krahasim me këtë letërsi, Letërsinë Shqiptare në përgjithësi dhe atë tuajën në veçanti ?

ENKELEJD LAMAJ: Letërsinë e huaj e ndjek në të dyja mënyrat që përmendni, por edhe përmes një tjetre, që është përkthimi nga gjuha origjinale, por jo në gjuhën shqipe. Për të qenë më i qartë, lexoj shumë në italisht ose anglisht. Arsyeja është shumë e thjeshtë. Librat/autorët që dua të lexoj unë, përgjithësisht nuk përkthehen fare në shqip dhe, kur përkthehen, kjo ndodh me shumë, shumë vonese. Të flasësh për Stephen King, Richard Matheson, Robert Bloch, apo Lovecraft, e të tjerë e të tjerë, është si të flasësh në një gjuhë jashtëtokësori. Madje, kam një bindje timen se, po të mos kishte qenë për suksesin e filmave, “Lord of the Rings” dhe “Harry Potter”, do ishin përkthyer akoma edhe më me vonesë. Dhe të njihesh me filmin para librit, është një prej fataliteteve më të mëdha në këtë fushë. Për sa i përket vendit të letërsisë shqiptare, mendoj se letërsia jonë ka bërë hapa jo të vegjël vitet e fundit, po të mendohet se në ç’ambient hibrid dhe të infektuar jetoi për aq shumë vite. Megjithëkëtë, për sa kohë nuk do ketë sistem filtrimi të shëndoshë, të bazuar në parime dhe vlera të vërteta, kjo letërsi do vazhdojë të ecë me marrsh të parë.
Për sa i përket letërsisë sime pastaj, kjo i mbetet të tjerëve ta thonë, jo mua. Mund të them vetëm që të shkruaj në këtë lloj zhanri, për mua, nuk është thjesht çështje sfide, por kënaqësie e shumëfishtë, diçka e tipit “sine-qua-non”, siç thonë juristët, ndaj dhe, në këtë aspekt, çdo gjë tjetër mbetet të jetë pasojë. 

Klosi News : Dihet se një tekst letrar, në fakt, është një ndërtekst. Veprat të dërgojnë tek njëra-tjetra, shkeljet e syrit ndërmjet shkrimtarëve janë të shpeshta. Po Ju, me cilët autorë ndiheni më afër dhe mundoheni të komunikoni nëpërmjet teksteve tuaja të mirëfillta ?

ENKELEJD LAMAJ: Jo, të them të drejtën nuk e shikoj letërsinë në këtë mënyrë. Është e vërtetë që bëhet fjalë për një formë komunikimi, apo dialogu, ku e pavetëdijshmja mund të bëjë të vetën dhe, në këtë prizëm, ndokush mund të kërkojë dhe, ndoshta edhe gjejë, diçka mes rreshtave, por nuk është ky qëllimi parësor i asaj që shkruaj. Unë kam përshtypjen se, shpesh herë, një historie (pavarësisht formës: tregim, novelë, roman, apo tjetër) i jepen, i vishen atribute, apo i bëhen krahasime të cilat jo vetëm që nuk i ka, por autori i saj as që i ka çuar ndonjëherë ndër mend. Thënë ndryshe, një histori, në të shumtën e rasteve është vetëm një histori. Përgjithësisht – të paktën kur lexoj “fiction”, – mundohem të marr gjithçka që mund të marrësh nga një histori, sidomos kur kjo është e bukur dhe, mbi të gjitha, kur është treguar bukur. Çdo histori është një botë më vete dhe për sa kohë që jam duke e lexuar, mundohem ta jetoj sa më këndshëm, të argëtohem sa më shumë.
E njëjta gjë ndodh edhe kur shkruaj. Në radhë të parë kam kufijtë e mi. Mendoj se duhen, kufijtë. Vetëm kështu, duke e ditur që ke ca kufij diku, mund t’i kërkosh dhe t’i gjesh, pastaj t’i kapërcesh dhe të vendosësh kufij të rinj. Që ta nisësh pastaj procesin sërish nga e para. Të shkruarit në zhanrin e fantastikes, apo horrorit (dhe çfarëdo që të referojnë këto terma), ma mundëson këtë gjë më së miri. Por edhe letërsia e horrorit i ka disa rregulla-deri-diku-të-pashkruara: pavarësisht territoreve të reja e të pashkelura, për të cilat je gjithmonë në kërkim, duhet që të shkelësh edhe nëpër ca territore të zbuluara e të shkelura më parë nga të tjerë para teje. Është si një lloj provimi, që duhet ta japësh herët a vonë. E bukura (dhe sfida e vërtetë) qëndron në faktin, që, edhe në këto territore, duhet të kesh si qëllim të kërkosh, zbulosh dhe pastaj të ecësh përmes një rruge të parrahur më parë, ose, të paktën, të mos furnizohesh në të njëjtat pika karburanti. Por, përfundimisht, jo; pavarësisht kësaj, nuk mendoj se mundohem të kem ndonjë komunikim tjetër, përveçse atij që mundohem se mund të kem me lexuesin.

Klosi News : Një temë që rikthehet shpesh në mjedisin letrar shqiptar, është dhe ajo e "Çmimeve Letrare". Ç’mund të na thoni këtu ? A mendoni Ju se përzierja e politikës së ngushtë partiake në Letërsi është një fatalitet nga i cili s’po dimë si të dalim ?

ENKELEJD LAMAJ: Çmime Letrare në Shqipëri nuk ka dhe kjo është e vërteta. Në qoftë se doni të më ndërprisni dhe të më kujtoni çmimin e ministrisë, ju them lexoni fjalinë e parë të këtij paragrafi, kësaj here, duke e imagjinuar si të shkruar të gjithën me germa kapitale. Një çmim letrar, që as vetë nuk e di se për çfarë motivacioni jepet, apo që nuk i jep fituesit as edhe një vlerë të vetme të shtuar, nuk mund të jetë çmim letrar. Pastaj, kur një vend nuk ka kritikë letrare, është e kotë të flasësh për çmime letrare. 
E pra kjo; e dyta: a ka ndonjë vend tjetër ku këto çmime ndahen nga shteti? Tjetër: në Shqipëri, të krijohet ideja sikur nuk bëhet një ndarje të mirëfillte e zhanreve të letërsisë. Jo se nuk ka, një ndarje, por sikur nuk i kushtohet një rëndësi e madhe. Ndoshta do jetë më mirë që çmimet letrare të kenë karakteristikat e tyre të veçanta të ndarë sipas zhanreve dhe jo thjesht dhe vetëm sipas formës.
Në çdo rast, nuk do ishte keq që çmimet letrare të shtoheshin. Ndoshta shoqata të librave, botuesve, apo edhe të vetë shkrimtarëve mund të bëjnë diçka në këtë drejtim. Kurse shtëpi botuese të veçanta mund të organizojnë konkurse për të gjetur autorë të rinj. Por, që të bëhet kjo, duhet që të gjitha këto më sipër të kenë si qëllim zbulimin e autorëve të rinj dhe vlerave të vërteta, sepse puna e tyre nuk do duhet të mbarojë vetëm me dhënien e një çmimi, do duhet që, më pas, edhe ta mbrojnë këtë çmim përballë lexuesit dhe jo vetëm atij.

Klosi News : Tani, edhe një pyetje mbi Gjuhën Shqipe. Zhurmat e sotme mbi standardin, dialektet, klanet apo komisionet, kanë krijuar një rrëmujë të vërtetë në mjedisin tonë letrar. Mendimi apo rrugëzgjidhja juaj ?

ENKELEJD LAMAJ: Kjo është një gjë që duhet t’i përkasë specialistëve të fushës. Në përgjithësi jam gjithmonë pro ndryshimeve, nëse kjo është e nevojshme, por duke pasur parasysh:
• Çfarë e gjeneron nevojën për ndryshim? 
• Në ç’formë duhet bërë ky ndryshim? 
Për të parën, 40 vjet letargji besoj se e justifikojnë mjaftueshëm këtë nevojë, kurse për të dytën, kjo i duhet lënë në dorë vetëm ekspertëve. Por ne jemi pak fanatikë ndaj gjuhës sonë, aq sa, ndonjëherë, përkthejmë edhe të papërkthyeshmen, vetëm e vetëm që ta kemi në shqip. Jo se është gjë e keqe, por ashtu siç zhvillohet shoqëria, siç përparon shkenca dhe teknologjia, ashtu duhet të zhvillohet dhe pasurohet edhe gjuha e një kombi.

Klosi News: Dhe së fundi, çfarë do të dëshironit t'u përcillnit lexuesve dhe dashamirësve tuaj?

ENKELEJD LAMAJ: Meqë është edhe fillimi i një viti të ri, do t’iu uroja një vit sa më argëtues, me një listë librash për të lexuar sa më të gjatë, por me pak kujdes ama, se, në fund të fundit, librat janë po aq të rrezikshëm sa dhe çdo gjë tjetër; madje, disa prej tyre, janë aq të rrezikshëm sa mund të të ndryshojnë edhe jetën. Sepse historia qëndron më gjatë nga ai që e tregon atë.

Klosi News: Ju faleminderit !

ENKELEJD LAMAJ: Ju faleminderit Juve !

Janar, 2012

So much nonsense, as we have never seen before.

Mirazh, e perse i postove te 4 intervistat per te thene qe Klosi i ka pyetjet shabllon apo per te pare tendencen e te rinjve ne letersi?.

Gjjithsesi, me duket se te rinjte, ta pakten keta qe jane intervistuar sjellin diçka te re ne letersine tone, por qe akoma nuk jane zbuluar, pasi ne kemi te tjera hallle e probleme....Dikush ka thene se shoqeria behet me e mmire, kur perrreth ka me shume kulture e art te mire, por ama qe kete art ta shijosh duhet ta kesh barkun plot, se pari dhe se dyti, kete shoqeri po e mbyt antireklama e vlerave.... Njerezit me shume shohin nje film porrno, se sa lexojne nje liber artistik..... e kane me te lehte...por kjo vjen edhe per shkak te nje kritike te zymte dhe klienteliste qe kemi ne.....shembulli me i paster i kesaj kritike, qe perben dhe thelbin e saj sot eshte pyetja "si padashje " e Fevziut ne Opinion,  Kadarese, ...a e keni lexuar librin tim, dhe a mesuat ndonje gje te re...... ja kjo eshte kritika sot.....

...Mirazh, e perse i postove te 4 intervistat.

Sepse kishin lidhje me temën.

kush e ka pa Kapitenin Klos?
i lash pa men nje dy polak, bab e bir, miqt e mi, teksa iu thashe si pa teklif: tak jest pane majozhe. 3 minuta s'po flisnin dot. degjohej penduli i ores se babagjyshit tek priste rriskullat e sekondave.
tani qe e mendoj: mos kan kujtu qe kam dit polakce, dhe nderkaq kan thon mes tyne noj sekret qe s'do donin ta dija une. po pat qen kjo, mir t'ju bohet. mos ta shlojn gojen. kjo esht forca e gjuhve te huja.dhe e sinqeritetit. po hiqem si i prek thellsisht, si versioni me gjithperfshires i situatave. nje zot e di pse dola ktu, po s'po e shuj mo tani.

po c`borxh te kishin polaket e shkrete,jane dhe njerez te urtesmiley

 

"Flaka e Janarit 2012" ajka e kulturës mbarëkombëtare shqiptare

 

 Janë bërë të gjitha përgatitjet për nisjen e Manifestimit shumëkulturor "Flaka e Janarit 2012", ngjarje kulturore kjo që mëton të mbledhë ajkën e kulturës mbarëkombëtare dhe për këtë qëllim bordi drejtues i këtij manifestimi ka miratuar programin e kësaj ngjarjeje shumë kulturore, ndër më uniket në trojet shqiptare, që mbahet prej njëzet vjetësh e këndej në Gjilan, në nderim të heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të historisë sonë kombëtare.
Siç ka thënë Shefik Surdulli, nga Bordi Drejtues i Flakës, edhe edicioni i sivjetmë, i 21-ti me radhë është konceptuar në katër shtyllat e tij kryesore. Ai tha se si gjithherë manifestimi fillon më 11 janar, me ndezjen simbolike të flakadanit, homazhet te varrezat e dëshmorëve si dhe një pritje tradicionale për familjet e dëshmorëve, që e organizon kryetari i Komunës.
Në Festivalin e Dramës Kombëtare "Talia e Flakës", që përbën njërën nga shtyllat kryesore të manifestimit, do të paraqiten trupa teatrore nga Gjilani, Prishtina, Tirana, Shkupi, Peja, duke filluar nga data 19 janar edhe pesë drama do të jenë në konkurrencë zyrtare për çmimet që ofron ky festival.
Pjesë e "Flakës së Janarit 2012", do të jenë edhe Festivali i muzikës popullore "Fest Faka", sikurse edhe arti letrar "Pena e Flakës" e arti pamor "Peneli i Flakës", pastaj akademia tradicionale, koncerti i muzikës klasike si dhe aktivitete të tjera përcjellëse, derisa rezultatet e konkursit letrar shpërblyes, do të shpallen në Orën e madhe letrare, më 25 janar.
Poezitë duhet të dërgohen më së largu deri më 10 të këtij muaji në zarf, secila me nga pesë kopje, në teatrin e qytetit të Gjilanit. Mund të konkurrohet deri në pesë poezi. Surdulli ka thënë se manifestimi i sivjetmë pritet të tubojë në Gjilan mijëra artistë e artdashës nga të gjitha trevat shqiptare, të cilët për tre javë rresht do ta shndërrojnë këtë qytet të Kosovës, në një kryeqendër të kulturës shqiptare.  http://alsat-m.tv/index.php/lajme/kulture/108654.html

O Mirazh na ke bombardu kaq shume sa nuk po arrijme ti pertypim mire te gjitha bashke......na le pak kohe pushim se na more frymen.....smiley

O mirazh! Duhet me o bo mausin me guzhinjeta, qe ti kalojme gjithe keto shkrimet qe ke sjelle !

paska mbaruar darka. vetem kockat paskan mbetur smiley 

Përballja me vitrinat e librarive (aq sa janë) është vendi ideal për të ngritur pyetjen se çfarë po ndodh sot me letërsinë shqipe.

Pse o myll kafja qe te shkojme ne vetrine kshu? E ta pime kafen ne kembe?

Aty shikohet menjëherë se mungon mendimi hierarkik i vlerësimit të saj dhe ngrihet pyetja:

Si e shikon ne vetrine qe mungon "mendimi hierarkik" ( ça dreqin eshte mendimi hierarkik?) i vleresimit te saj? Te kujt pastaj? Te vetrines? Nuk vleresojme vetrinene me mendime hierarkike? Allahu na rujt.

kur tregtuesi i librit ngre supet dhe të thotë se cilët libra i shiten,

Eh, zakonisht kshu ja bejne kur i pyet se cilat libra u shiten.

kur në librarinë që mbahet si më seriozja, ngjitur me romanet e të shquarve gjenden romanet e panumërt të një shkruesi a shkrueseje amatore,

Tamam, s'duhet ta mbaje kete shkruasen amatore, duhet te enderrojme nje librari mbushur me Proust, Kafka, Wallace, Franzen, Shakespeare....vetem keshtu do e ndertojme njeriun e ri.

kur në raftin e librave prej rrëmujës së madhe konsumiste të titujve zgjohet pyetja se cili është shkrimtari i sotëm shqiptar ku ti kërkojmë përgjigjet?

Mendim i pa plotesuar. Mos u kurse presjet here tjeter.

Gazmend Krasniqi

Nga historia e letërsisë te historia letrare

Shumë studiues në Europë dhe në SHBA e kanë ngritur diskutimin mbi paradigmat Historia e Letërsisë dhe Historia Letrare jo vetëm si shqetësim të çastit për disiplinën e tyre por edhe për të ardhmen e letërsisë. Megjithëse shqetësimi për të si disiplinë i takon kohëve të reja, koncepte dhe shembuj të Historisë Letrare mund të gjenden që te Aristoteli, kur thotë se, pasi shkon nëpër shumë ndryshime, tragjedia ndalon kur arrin natyrën e vet të qenësishme: fillon nga më e ulëta, derisa bëhet një formë fisnike arti (pra, asaj i duhen Eskili dhe Sofokliu për të gjetur dinjitetin e vet). Historia moderne e romanit dhe e filmit mund të ndihmojnë të kuptohet më mirë ky proces. Argument i ekzistencës së Historisë Letrare merren edhe fjalët e Dantes (De Vulgari Eloquentia, VI) që thotë se te grupi i poetëve të së shkuarës ne thërrasim përjashtimet më të mëdha të llojit, ku ai veçon Virgjilin, Ovidin me Metamorfozat, Statiusin dhe Lucanin. Dihet se te Komedia Hyjnore ai zgjodhi si udhëheqës Virgjilin.
A është e mundshme një Histori Letrare?
Titulli që po përdorim këtu është huazuar nga libri Is it Literary History Possible? (The Johns Hopkins University Press, 1993) i autorit David Perkins, profesor i universitetit të Harvardit. Pyetja ngrihet për të theksuar rëndësinë themelore që ka pranimi apo mospranimi i një paradigme ndaj një tjetre, sepse, siç mund të kuptohet lehtë, nëse për një paradigmë flasim me ligjësitë e një tjetre, do të ngecnim në një pikë pa rrugëdalje. Natyrisht, për të përparuar si duhet me këtë ide, me shumë rëndësi është edhe njohja e nënparadigmave që rrjedhin prej tyre, si autori, letërsia, tradita etj., për të thyer tabutë me të cilat ato vlerësohen në paradigmën tjetër. Dyshimet mbi paradigmën Historia e Letërsisë i gjejmë që në librin “Teoria e letërsisë” të autorëve Rene Wellek dhe Austin Worren, ku pyesin: A është e mundur të shkruhet një histori letërsie, pra – të shkruhet diçka që do të jetë edhe letërsi, edhe histori? Vlen të përmendet se vetë Wellek-ut i njihet një punim i mëvonshëm i titulluar “Historia letrare”.
Sot e dimë se sfidat që ngrenë paradigmat e reja metodologjike por edhe mundësitë konkrete që hapin ato i kanë tronditur konvencionet e njohura për trajtimin e historisë së letërsisë, edhe kur kemi të bëjmë me rastin më të mirë të saj – trajtimin e lëvizjeve artistike (romantizmit, simbolizmit, ekspresionizmit, avangardës, postmodernizmit) dhe të lëvizjeve kulturore historike (Rilindjes, Barokut) – apo edhe në rastin më të dyshimtë të saj – trajtimit të letërsisë brenda periudhave të caktuara historike (për shembull, viktorianët në Angli, Rilindja Kombëtare në Shqipëri).
Megjithatë, me gjithë familjarizimin e tij, sipas studiuesve, koncepti i Historisë Letrare vazhdon të kërkojë ndriçimin e disa prej veçorive të tij themelore, si:
- Qëllimi i qasjes së brendshme është përcaktimi i forcave që veprojnë, udhëheqin, vënë detyra apo shprehen prej teksteve letrare – ajo që i bën çfarë ato janë – si dhe i rrugëve me të cilat këto forca ndikojnë te letërsia.
- Në ndryshim me historinë tradicionale të letërsisë, historia letrare u pa jo thjesht si një koleksion i rrëmujshëm i teksteve në marrëdhënie arbitrare me njëra-tjetrën, por si një renditje e momenteve apo sekuencave që së bashku formojnë një narrativë koherente dhe bindëse.
- Në sensin e ngjarjeve të jashtme, duke kërkuar formulën e një pamjeje të letërsisë në rrjedhën e kohës, ia nënshtron historinë letërsisë.
- Pa një zhvillim të teorisë letrare, nuk ka një histori letrare.
Janë vitet ’60 të shekullit XX ato që institucionalizuan nocionet e reja mbi fenomenet që po shqyrtojmë, duke arritur pikën e vlimit, sepse u përfshinë në diskutim personalitetet më të njohura ndërkombëtare të fushës, personazhe që ndikojnë sot e kësaj dite në studimet letrare. Në volumin II të revistës jetëgjatë amerikane Historia e Re Letrare (New Literary History) përfshihet edhe diskutimi Qasje stilistike te Historia Letrare i Michael Riffaterre, që shkruan:
Historia Letrare interesohet për gjenezën e letërsisë, marrëdhëniet e saj me realitetin e brendshëm dhe ndryshimet nëpër vite në kuptimin e saj.
Analiza e stilit merret me tekstin, i cili është më i qëndrueshëm; me marrëdhëniet e brendshme midis fjalëve; me format më fort sesa me përmbajtjet, me veprën letrare si nisje e vargut të ngjarjeve më fort sesa si një produkt përfundimtar.
Si rrjedhim, të dyja qasjet janë plotësuese.
Është shumë e dukshme – thekson ai - që historia letrare, edhe në zgrip të kthimit në historinë e ideve, sociologjisë, estetikës apo studimeve historike të çështjeve letrare, duhet të gjejë mbrojtjen e këtyre elementeve bazë të analizave të tekstit:
- letërsia është e bërë prej tekstesh, jo qëllimesh;
- fenomeni letrar mund të përcaktohet si marrëdhënie ndërmjet tekstit dhe lexuesit, jo i marrëdhënieve ndërmjet autorit dhe tekstit.
Ky konkluzion na kujton se gjithçka kishte nisur më herët.
Nëse duam të përcaktojmë pikënisjen e atyre ndryshimeve që ka pësuar teoria e letërsisë në shekullin e kaluar, thotë teoricieni anglez Terry Eagleton në librin me përdorim të gjerë ndërkombëtar Teoria e Letërsisë, nuk do të ishte aspak e gabuar sikur të merrnim në konsideratë vitin 1917, vit në të cilin formalisti i ri rus Viktor Shkllovskij botoi esenë “Krijimi, si procedurë”. Te tekste të tjera pohohet më në gjerësi: Pikëpamja më e përpunuar dhe fleksibël për letërsinë ka rrjedhur nga parimet themelore të formalizmit. Studimet letrare mbeten një shkencë specifike dhe koherente.
Formalistët kujtohen sepse kishin marrë përsipër përcaktimin e objektit të studimit letrar, ndërsa me përcaktimin e këtij objekti shkenca do të synonte studimin e atyre specifikave, të cilat e dallojnë, apo e veçojnë letërsinë nga ndonjë material tjetër”. Termat “formë” dhe “përmbajtje”, që kishin marrë formë gjatë pozitivizmit, pushuan që qeni vepruese dhe u zëvendësuan me dallimin midis “materialit” dhe “mjetit”: kur një vepër ndërtohet me qëllimin që të shfaqë gjithë mjetet e saj, forma, në vetvete, bëhet përmbajtje. Aplikimi i këtyre qëndrimeve tregonte se, kur ballafaqohesh intensivisht me gjuhën, në mënyrë më të ndërgjegjshme se zakonisht, realiteti që përmban kjo gjuhë do të ripërtërihet dhe gjallërohet (shih tekste të Ndre Mjedës, Poradecit, Fan Nolit etj.). Nëse drejtimi pozitivist e përjashtonte dukshëm rëndësinë e letërsisë në vetvete, ai formalist veçoi letraren dhe u karakterizua nga përpjekja për të krijuar një shkencë të pavarur të letërsisë.
Sigurisht, në këtë pikëpamje, arti poetik nuk ndryshon nga e folura e përditshme jo vetëm për faktin se mund të përfshijë konstrukte ose fjalë që nuk gjenden në të, por sepse mjetet e tij formale (si rima dhe metri) veprojnë mbi fjalët e jetës së përditshme, duke ripërtërirë konceptin tonë mbi to dhe, në veçanti, mbi konstruktin e tyre. Është e njohur se Jakobsoni e përcakton themeloren e formalizmit: Objekti i shkencës së letërsisë nuk është letërsia, por letrarësia, e cila bën që një vepër të konsiderohet letrare. Dhe shton: Në qoftë se shkenca e letërsisë synon të bëhet shkencë e vërtetë, duhet të njohë “mjetin” si heroin e saj, sepse, siç kishte theksuar Shkllovski, forma dhe rregulli mund të veprojnë si faktorë të fuqishëm.
Tradicionalisht, forma qe konsideruar si një enë ku derdhej përmbajtja. Nëse ndonjëherë forma ndryshonte, kjo vinte si pasojë e përmbajtjes. Megjithëse qe shprehur si koncept që në antikitetin grek (nuk ka rëndësi se çfarë thuhet por se si thuhet) vetëm formalistët e panë përmbajtjen të varur nga forma, duke thënë se nuk ka rëndësi ndarja mes tyre. Jakobsoni e shpjegonte raportin formë-përmbajtje ashtu si në krahasimin enë-lëng:
Poetikja është si vaji në gatim, i cili nuk mund të shijohet vetë, pa u shoqëruar me ndonjë ushqim tjetër, por, kur ai shoqërohet me diçka tjetër, atëherë e ndryshon shijen e ushqimit; një sardele e freskët është ndryshe nga ajo e konservuar në vaj. Principi i tjetërsimit në art, ka ekzaktësisht të njëjtin efekt në “përbërësit” materialë të tij. Ai vë në vartësi dhe transformon mënyrën se si ato ndodhen në rrethana jo-letrare.
Ashtu siç veprojnë këmbët e kërkuara metrike, asonancat, aliteracionet, leksiku i zgjedhur qëllimshëm për muzikalitet dhe përsëritjet e shumta, në këtë fjali eliptike (këtu vetëm një pjesëz e poemës), e ndarë në konsonanca të brendshme, te këto vargje të Fahredin Gungës:

E, tani, shkëmbët, po shkel nëpër hijen
e bjeshkës së nëmave, pranë reve të etura,
nën mjegullën e nëmët, nga kohë e ime e thinjur
nga brymat e mërive të gëlltitura, nga etjet
...

Përcaktimi se një vepër ndërtohet me qëllimin që të shfaqë gjithë mjetet e saj, forma, në vetvete, bëhet përmbajtje, këtu arrihet nga shumë shmangie konvencionesh letrare tradicionale.
Edhe në vargjet e mëposhtme të Lasgushit është muzika ajo që na rrëmben dhe na bën për vete, përpara se të priremi drejt kuptimit të asaj që thuhet aty, përpara se të gjejmë rolin që luajnë tetërrokëshat e saktë dhe alternimi po i tillë i tyre, përpara se të gjejmë me radhë asonancat dhe aliteracionet.

Këto kopshte ku fryn era
Muar ngjyrën e floririt...
Se ç’m’i shkel baluke - prera
Këto kopshte ku fryn era

Parëvera! parëvera!
Po më çel në mes të gjirit -
Këto kopshte ku fryn era
Muar ngjyrën e floririt.

Në të dy rastet, një analizë e veçorive stilistike do të na tregonte se si është realizuar secili prej efekteve.
Për formalistët rusë dhe Kritikët e Rinj objektivat ishin të njëjtë: të përcaktonin letërsinë si diskurs dhe formë arti, si dhe të tregonin funksionet e saj që vërtet mund të studioheshin. Dy grupet, që mbetën të ndara në kontekstet gjeografike dhe akademike, gjatë viteve ’60 filluan të njohin ngjashmëritë dhe përkimet në qëllimet dhe metodat e tyre, duke mbrojtur idenë e dallimit midis letërsisë dhe tipave të tjerë të gjuhës dhe duke u përpjekur që ta përcaktojnë këtë dallim me terma të stilit dhe efekteve. Ata nuk e shihnin stilin letrar si ekskluzivitet të plotë të letërsisë – ritmi është element i gjithë gjuhës së folur – por kur këto veçori stilistike kombinohen për të mbizotëruar ndërtimin e një teksti, ky tekst shihet si letërsi, pasi në një vepër arti çdo gjë është sistem (asgjë nuk është aksidentale, e rastësishme) dhe çdo gjë në një vepër arti është thyerje sistemi. Për ta kuptuar më mirë këtë, le të bëjmë provë t’i vendosim në kohë, në stadin e poezisë së atëhershme shqipe, kur vargut të lirë që kishte dhënë shenja me Asdrenin dhe Migjenin, do t’i duheshin vite të tëra të pranohej të qytetarizohej, këto vargje të Gaspër Palit:

Mbi syt t’lodhun, dalngadalë,
nji tymtajë ndehet.
Në dhomë nga çdo anë,
hije burojnë e qasen me hap t’ploshtë.
Dielli ka mshehë ballin e gjanë.
E poshtë
i njellë, zogu zogut, gjumë.
...

Me këto vargje, nëse kemi kuptuar “sistemin” mund të kuptojmë edhe “thyerjen e sistemit”. Ndërsa analiza e studiuesit Gjergj Zheji tregon rastin tipik kur shmanget qasja e jashtme: në mënyrë të veçantë prania e a-së dhe o-së kalon si një fill i kuq melodioz e lidh gjymtyrët, pa zënë në gojë këtu rimat (në fund të vargjeve apo të brendshme), vendosur me kujdes, si piketa paralajmëruese në momente kyçe, në fjalë që tërheqin vëmendjen (dalëngadalë-tymtajë-çdo anë-e gjanë etj).
Nga pikëpamja ku vështrimi e përfshin letërsinë si një tërësi, në fund të fundit jo – historike, ose më saktë kemi të bëjmë me një dalje nga koncepti i historisë së letërsisë dhe hedhjen në konceptin e Historisë Letrare, i shohim edhe përpjekjet e strukturalizmit që u përqendrua më fort në ngjashmëritë sesa në dallimet ndërmjet letërsisë dhe ligjërimeve të tjera. Zheneti përcakton se Metoda strukturaliste konstituohet si e tillë pikërisht në momentin kur gjendet mesazhi në kod, i nxjerrë nga një analizë e strukturave imanente e jo më i imponuar nga jashtë me anë paragjykimesh ideologjike. Kalimin nga formalizmi në strukturalizëm ai e sheh si kalim nga fonetika në fonematikë, domethënë, nga pastërtia e substancës tingullore, e çmueshme tek frymëzimet e para të formalistëve, në organizimin e kësaj substance në sistemin shenjëzues, ose së paku të aftë për shenjëzim, sepse atje figuron mjaft qartë se ç’mund të jetë kontribut i strukturalizmit në tërësinë e studimeve të morfologjisë letrare: poetika, stilistika dhe kompozimi.
Ambicia e strukturalizmit, thekson ai, nuk kufizohet në llogaritjen e këmbëve ose në zbulimin e fonemave: ajo duhet të merret edhe me fenomenet semantike, të cilat, siç e dimë nga Malarme, përbëjnë esencialen e gjuhës poetike, dhe, më përgjithësisht, me problemet e semiologjisë letrare”. Sepse, e ndjen e ai të nevojshme të sqarojë: më duket që në letërsi objekti historik, do të thotë njëherësh i qëndrueshëm e i ndryshueshëm, nuk është vepra: janë elementet konstitutive të veprave dhe konstitutive të lojës letrare, të cilat do të quhen, për të ecur më shpejt, forma: për shembull, kodet retorike, teknikat narrative, strukturat poetike etj. Ekziston një teori e formave letrare, si e të gjithë formave estetike dhe teknikave, pra e vetmja e dhënë që, duke kaluar koha, këto forma qëndrojnë dhe modifikohen. E keqja këtu, ende, është se kjo histori, në esencë, mbetet të shkruhet, dhe më duket që themelimi i saj do të jetë një nga përpjekjet më urgjente të sotme. Është e habitshme që ende nuk ekziston, së paku në domenin francez, diçka si histori e rimës, e metaforës apo e përshkrimit...
Mbi ç’skemë mund të ngrihej historia e rimës në prodhimin letrar të shqipes? Punimi Rimari i Mjedës, nxjerrë nga një studim më i gjatë, i titulluar: “Fjalori i plotë i nxjerrun nga vepra e Mjedës dhe Rimari”, një punë pioniere, nga pikëpamja e llojit, për studimet shqiptare, edhe në dritën e teorive moderne letrare, nxit një plan krahasimi midis Rimarit të Mjedës dhe të Varibobës, bejtexhinjve, Zarishit, Naimit, Çajupit, Fishtës, Poradecit, Nolit apo Migjenit, çka mund t’i shërbente evolucionit letrar, ku një element mund të qëndrojë, duke e ndërruar funksionin, dhe, përkundrazi, të zhduket duke ia lënë funksionin një tjetri.
Historiku i rimës nga fillimet e saj e deri kur u përdor vargu i lirë nga Asdreni (1934) na tregon se koha kur rima nuk ekzistonte, kur ajo tregonte pasuri dhe provoi përsëri humbjen duhet të kenë justifikimin e vet. Arsyeja e këtyre justifikimeve mund të bëhet objekt i poetikës që merret me analizën e raporteve të brendshme. Edhe në kohën e Poradecit, rima vazhdonte të shihej si mbret, ndërsa konsonanca si mbret pa kurorë. Gjithsesi shohim se ajo ka sunduar shumë gjatë, edhe pse populli e merrte në konsideratë konsonancën.
Mungesa e rimës nuk përjashton rimat e brendshme, e cila mund të fuqizohet tepër me këtë rast – siç kemi parë shembullin e mësipërm te Gaspër Pali – apo mund të njohë edhe shpërndarje të brendshme më të shumta - siç kemi parë te shembulli i mësipërm te Fahredin Gunga.
Krahasimi me citimin nga Poradeci do t’i nxirrte më në pah dallimet për të cilat po flasim.
Por para se të kapeshim pas elementeve të veçanta, do të kishte vlerë zgjedhja e një kodi që jep mundësinë të shihet letërsia në tërësi, pa harruar që ajo bëhet e plotë pikërisht kur nuk pranon funksione jashtë vetes, por mbahet me raportet e veta të brendshme.

A ban me i fshi tgjitha sa ma siper dhe me e fillu diskutimin prej kesaj pjese qi ka prumun Joja?

Gazmend Krasniqi

Çështja e Autorësisë

Përpara periudhës së institucionalizuar dhe të privilegjuar si “Letërsi”, asaj të epokës romantike, koncepti i autorit ka kaluar në disa faza – autori i antikitetit, auctor-i i mesjetës, periudha e hershme moderne (shpikja e shtypshkronjës) dhe rëndësia e shpikjes së kopirajtit. Fundi i shekullit XVIII (periudha e romantizmit), ose fillimi i shekullit XIX, identifikohen me përmbushjen e konceptit “modern” të autorësisë – ideja e autorit origjinal dhe gjeni. Sidoqoftë, vetë teoria romantike e zhvilloi atë që Bahtini e quajti “kriza e autorësisë”, pra romantizmi ishte epoka në të cilën nuk ishte qëllimi i tejkalimit të të tjerëve në art, por tejkalimi i artit vetë.
“Krisja” e mirëfilltë e këtij koncepti mund të vendoset pas Luftës II Botërore. Në trajtimin Kritikët formalistë (1951), Cleanth Brooks, njëri nga përfaqësuesit kryesorë të Kritikës së Re amerikane, u përpoq të bënte një ndarje të qartë midis “veprës në vetvete” dhe “spekulimit mbi procesin mendor të autorit”. Një spekulim i tillë, argumentonte ai, e çon kritikun nga vepra në biografi dhe psikologji (Brooks 1988:53). Një përpjekje e ngjashme, për ta ndarë autorin nga vepra, qe bërë pak vjet më parë (1946) edhe nga dy bashkëkombësit e tij, Wimsat dhe Beardsley, në njërën prej trajtesave më ndikuese në studimet anglo-amerikane të shekullit XX, të titulluar “Gabimi i qëllimshëm”. Më vonë, në vite të ndryshme, këta dy autorë shpjeguan se e kanë drejtuar këtë ide kundër thashethemeve, llomotitjeve pafund dhe laramanisë (Wimsat 1976:137), apo “për t’u larguar nga mishmashi i filologjisë, biografisë, këshillave moralizuese, interpretimeve dhe historisë shoqërore” (Beardsley 1982:137).
Kontributet themelore bashkëkohore për çështjen në fjalë vlerësohen trajtimet e Roland Barthes-it dhe Mishel Foucault-së. Te eseja “Vdekja e autorit” Barthes-i na kujton se tradita e ka parë autorin te personi njerëzor, duke e vënë atë në rolin më të rëndësishëm: personi i autorit ekzistonte në historitë e letërsisë, biografitë e shkrimtarëve, intervistat dhe revistat, kështu imazhi i letërsisë është përqendruar më tepër te jeta vetjake e autorit, sesa te teksti apo vepra vetë. Vepra e Bodlerit është dështimi i Bodlerit si njeri, ironizon Barthes-i. Barthes-i arrin në përfundimin se një autor nuk është asgjë më shumë sesa një fjali e shkruar: “shkruesi” modern lind në një kohë me tekstin. Për Barthes-in teksti është një thurje citimesh lëshuar nga qendra të pafundme të kulturës. Shkrimtari mund të imitojë diçka të mëparshme, por jo burimin, sepse fuqia e tij është që të përziejë shkrime, por jo të japë një origjinë. Kështu, kemi një tërheqje vëmendjeje nga lexuesi më shumë sesa te autori. Njëkohësisht, përmes kësaj marrëdhënieje tërhiqet vëmendja te Vdekja e Autorit, një koncept që, në mënyrë të gjerë, i atribuohet Barthes-it.
Pra, ka vetëm një vend për shumësinë e shkrimit dhe ky është lexuesi, një mënyrë me të cilën tërhiqet vëmendja te destinacioni dhe jo te origjina.
Në punimin Foucault-së, me titull: Çfarë është një autor? gjejmë pyetjen: What matter who is speaking? Kujt i intereson se kush flet? Foucault e shikon këtë fjali të marrë nga një tekst i Beketit (Becket) si shprehje e parimeve më kryesore të shkrimit bashkëkohor, apo si e quan ai ecriture. Duke analizuar këtë shprehje, Foucault-i arrin në përfundimin se: shkrimi nuk është makinë me të cilën autori shpreh emocionet apo idetë e veta, meqë shkrimi nuk kupton komunikimin nga autori te lexuesi; shkrimi, më tepër, është një qarkullim i vetë gjuhës, i pavëmendshëm ndaj ekzistencës individuale të autorit dhe lexuesit. Një autor ekziston vetëm si produkt i tekstit apo i shkrimit, në një proces ku ai zhduket pafundësisht, duke qenë funksion i gjuhës vetë. I përket pikërisht Foucault-së termi “autori-funksion”, që do të thotë se në këtë mënyrë, ai ndjek deklaratën e Niçes, “Zoti vdiq”, të cilën Derrida e shpjegon se Zoti nuk është më në qendër të filozofisë së Niçes. Njëkohësisht, Foucault bashkohet edhe me idenë e Bartit të Vdekjes së Autorit.
Duke vazhduar analizimin e fjalisë së Beketit, Foucault arrin në përfundimin se bie ideja që thotë se me anë të shkrimit bëhemi të pavdekshëm. Ndryshe nga ideja që vjen nga epika greke se heroi mund të vdesë i ri, sepse veçoritë e epikës i garantojnë pavdekësinë, apo ideja se Sheherezadeja tregon e tregon për të mbetur gjallë, në kohët moderne shkrimi e ka ndryshuar ekuacionin: më fort sesa garanton pavdekësinë, apo e mban vdekjen larg, shkrimi e “vret” autorin. Foucault-i diskuton edhe mbi emrin e autorit si individ i veçantë historik dhe tingëllimi që mund të na japë përmendja e këtij emri. Gjatë këtij tingëllimi të veçantë kuptojmë diçka më shumë se ky person, sepse kujtojmë mënyrën e tij të menduarit, objektet e meditimit, metodologjinë dhe shkrimet apo format e diskursit që shoqërojnë këtë emër. Foucault-i arsyeton se këto dy pamje nuk na thonë të njëjtën gjë, sepse nuk përmbajnë të njëjtin thelb. Nëse themi, siç diskutohet shpesh, se Shakespeare-i nuk është ai që ka shkruar pjesët dramaturgjike, na bëhet më i qartë dallimi midis dy koncepteve.
Le të kujtojmë edhe një herë poezinë “Vaji i bylbylit”, ku kishim interpretime në pafundësi të poemës, nga më të ndryshmet, deri tek ato pa asnjë lidhje me njëra-tjetrën: ato argumente që përjashtojnë njëra-tjetrën, na japin idenë që përçon, sidomos, Historicizmi i Ri se ajo që njohim si histori, është ajo që kemi shkruar për të, pa një tërësi faktesh të provueshme. Ndryshon puna kur bëjmë analiza tekstuale: kështu do të shohim përpjekjen që bën poeti për t’i ikur ndikimit, sipas konceptit bloomian, të një poezie si “Zogu në kafazin e horiatit”, shkruar kohë më parë nga Leonardo de Martino, për të na dhënë krijimin që mban firmën e tij.
Për të kuptuar më mirë mënyrën se si ai vepron, duhet të kujtojmë se Ernest Koliqi shkruan që Ndre Mjedja i ka thënë se krijimi i poezisë është një “çështje durimi”. Ai që i prin argumentit në fjalë, sepse, pa dyshim, Mjedja atë ka patur parasysh, është latini Horaci me teorizimin e vet te Ars Poetica, ku, mes të tjerash, thotë “ngutu ngadalë” (festina lente), ose “veprat duhen mbajtur nëntë vjet në sirtar përpara se të botohen” (nonum prematur in annum). Të tjera pikëtakime të poetit tonë me teoricienin që ka sunduar botën letraro-artistike për rreth dy mijëvjeçarë, janë: kërkesa për harmoninë e kompozicionit (në këtë pikë “Andrra e jetës” dhe “Vaji i bilbilit” mbeten nga poemat më të shquara të letërsisë shqipe), si dhe ndjenja e masës e respektimi i rregullave, zgjedhja e lëndës e shtjellimi i saj, sepse “në shtjellimin e mirë edhe tema banale shkëlqen”. Si te Horaci, i cili i qesëndis poetët që besojnë se janë njerëz të jashtëzakonshëm, Mjedja nuk merr përsipër asgjë prej profeti, apo diçkaje tjetër të tillë: vlera e këmbënguljes së tij është se e sheh traditën në konceptin eliotian të fjalës, pra në dinamikën e saj. Krejt i vetëdijshëm se çfarë po bën, ai ndahet prej autorëve antikë që në thelb të ligjërimit: megjithëse i njihte mirë, nuk i imitoi, nuk mbeti rob i mënyrës së të derdhurit të mendimeve të mëdha në vargje muzikale e mjeshtërore, të cilat veshit modern i tingëllojnë disi monotone – ai, ndërkohë që kujdesej për kompozicionin, format strofike, metrin, u kujdes edhe për njësitë më të vogla, që nga fjala deri tek fonema, dhe dha përftime tingëlluese thellësisht moderne, si këto:

shkon kau e avllin që del prej arvet
erton e nepet…

ose:

Asht i madh shendi
kur ndihet shpendi
ndër pyje tuj pingrue;
e knaqshme a’ i lule
kur iu përkule,
o fllad i lehtë, m’e lmue.

Botimi i veprës “Juvenilja” më 1917 pati fatin e veprave të dorës së parë, ato me të cilat mediokriteti i zakonshëm nuk hyn dot në marrëdhënie: pra, nuk u shkrua për të. Nuk e dimë pse nuk përmendet asnjëherë në formatimet e letërsisë shqipe që bën Konica. As pse nuk përmendet as te panorama letrare shqipe që bën Skënder Luarasi në një botim jashtë vendit. Gjergj Fishta ishte zëdhënës i letërsisë romantike kur do të donte (Hylli i dritës, 1921) që kjo poezi të vinte “më tepër prej zemrës se sa prej mendjes”, mirëpo s’duhet harruar se në kulmin e postulatit romantik “poezia është shpërthim spontan i ndjenjave” (Wordsworth), John Keats thoshte se poezia është diçka “impersonale”. Pa dashur të përmendim Edgar Alan Poe-n e Charles Baudelaire-in, të cilët sollën shkëputjen e plotë nga kjo atmosferë dhe se për termin “impersonal”, te eseja Tradita dhe talenti individual, Eliot-i la një nga teorizimet më të njohura të gjykimeve moderne për krijimin artistik. Dimë se impersonalja zvogëloi fluksin pafre të ndjenjave romantike, çka solli konsideratën për tekstin në vetvete.
Ithtarët më të zjarrtë iu përshtatën heshtjes stoike të Mjedës në punën me tekstin. I takon historianit të letërsisë të gjejë ndikimet mjediane te fillimet e krijimtarisë së Pipës apo Camajt, se si dekadave në vazhdim, u la mënjanë vetë shkolla e tij poetike, sepse kohët e reja, të sunduara nga ideologji dritejetëshkurtëra, nuk patën nevojë për kulturën klasike, burimin dhe bazën e çdo kulture të vërtetë. Mungesa e vëmendjes që e ka karakterizuar Mjedën deri në vitet ’40, shpjegon debatin e hapur për të në organet e kohës, i cili shërbeu, të paktën, për të thënë se ishte një poet që ende nuk i qe dhënë vendi, por edhe për vështirësinë për t’ia dhënë vendin që i takonte.
Më vonë, Ndre Mjedja (flasim për anën zyrtare) u pranua si poet, u botua, u fut në tekstet shkollore, duke iu mëshuar anës patriotike, humane, simpatisë për të shtypurit dhe të vegjlit; nuk u harrua të përmendet si stilist i shquar, por meqë statusi letrar nuk e fitoi qytetarinë e vet, nuk u diskutua kurrë se çfarë do të thoshte kjo për letërsinë shqipe.
Një histori letrare duhet të shpjegojë vatra të tilla rrezatimi, të cilat pasi futen në proces, fillojnë rrezatimin, derisa sa bëhen të qëndrueshme. Ajo duhet të shpjegojë mënyrën e integrimit të këtyre vatrave në procesin tërësor, pulsimin e tyre, d.m.th. fazat e fuqizimit dhe të dobësimit të rrezatimit, amplifikimin e tyre nga bashkëtingëllimi me vatra të tjera etj. Një nga studiuesit shqiptarë që është marrë në gjerësi me çështjen e autorit, arrin në përfundimin se: Është e saktë se Roland Barti me esenë e tij të vitit ’68, Vdekja e autorit, metaforikisht ka shpallur vdekjen e autorit, por po ashtu, konform kësaj metafore, që i hetohen motivimet, ne mund të theksojmë se vepra letrare mund të pandehet edhe si “varri” më i dashur i tij. Kjo filozofi prek edhe letërsinë shqipe të modernitetit.
Me punën e tij të paepur, një poet si Ndre Mjeda e gjen veten plotësisht te ky përcaktim. Që ai rri me një këmbë në Rilindje dhe me tjetrën në modernitet, e tregon edhe poezia e mbetur në dorëshkrim: Iliria e Epiri (Kang’ për mot që vjen), Lissus. Kjo poezi nuk gjendet as në botimin e parë, as në botimin e dytë të vëllimit Juvenilja, të bërë prej vetë autorit. Sot shohim dy arsye që të ndodhte ky botim:
- E para, poeti ia arrin qëllimit e tij prej rilindësi – të ringjallë kujtimin e Skënderbeut për shqiptarët e robëruar nga turqit.
- E dyta, ia arrin të ndërtojë këto vargje virtuoze, të cilat mund të zgjojnë zilinë e shumë poetëve.
Por vetëm Mjeda mund ta dinte secilit tekst pranonte t’ia dhuronte “vdekjen” si autor.
Përveç shenjueshmërisë së tekstit dhe krijimit të përparësisë së lexuesit, Barthes-i, në punimin më të vonë, Kënaqësia e tekstit, do ta rikthejë autorin, por gjithmonë të humbur në tekst, në botën diskursive. Kjo përcakton besimin se, kur flitet për autorin, flitet për letërsinë dhe anasjelltas. Duke u shkrirë me poezinë autori shpall vdekjen e vet, duke e lënë emrin si ikonë të diskursit të tij poetik.

Najs! Rrofsh shume shume per prurjet.

I kolauduar dhe fokusuar mire Krasniqi ne dy shkrimet e fundit.Vdekja e autorit-autori si produkt i krijimtarise se tij-cvendosja e fokusit tek letrarja-kqyrja e letrares si strukture e harmonizuar shenjezash, si forme dhe jo si permbajtje etj, jene kritere per te ndare letraren nga joletrarja, per te ndare letersine nga letyresia.Por sapo behet kjo ndarje, ky vecim , kqyrja e tekstit letrar vetem si harmoni e strukturuar , pa marre ne konsiderate frymen e kohes dhe frymen e autorit, kumtet qe teksi percjell , sipas meje e redukton letersine ne nje melodi orkestrale qe thjesht kenaq veshin. Si mund te me impresionoje vepra e Shekspirit pa llogaritur frymen e kohes kur ai krijoi vepren e tij? Si mund te kuptoj letraren tek Migjeni pa kontekstin e kohes dhe jeten e tij individuale, turbekulozin e tij, virgjerine e tij, natyren depresive te tij? Analiza e letrares doemos duhet te komplementohet me analizen sociologjike te letersise.A ka nje mision arti? Nuk besoj se shtysa e artit eshte  fund e krye narcisizmi autorit.

Gazmend Krasniqi

Statusi i tekstit letrar

A është e mundur të shkruhet një histori letërsie, pra – të shkruhet diçka që do të jetë edhe letërsi, edhe histori? Lypset pranuar se pjesa më e madhe e historive të letërsisë të janë ose histori të jetës shoqërore, ose histori të mendimit shoqëror të ilustruara me vepra letrare, ose përmbledhje përshtypjesh e gjykimesh për vepra të veçanta të renditura pak a shumë në rend kronologjik.
Kështu pyesin Rene Wellek dhe Austin Worren, autorët e librit Teoria e letërsisë.
Më pas, ata japin disa përcaktime që janë bërë për letërsinë nëpër historitë e letërsisë te botimet e traditës, si “Biografi e kombit”, “Histori e shpirtit kombëtar”, “Funksion i veçantë i organizimit të shoqërisë në përgjithësi”, “Regjistron me besnikëri tiparet e kohës së vet”, apo “U transmeton brezave të ardhshëm një histori të vërtetë të jetës”. Të gjitha këto formulime na duken të njohura, sepse e njëjta gjë ka ndodhur në të gjitha letërsitë e mëdha, të cilat kanë qenë modele edhe për letërsinë tonë. Arsyet që nuk ka pasur përpjekje për hetimin e evolucionit të letërsisë si art, dy studiuesit i kërkojnë te:
1) analiza paraprake e veprave të artit nuk është bërë konsekuente e sistematike, pasi mjaftohemi me kriteret e retorikës së vjetër, e cila rrëshqet në sipërfaqe të dukurive
2) paragjykimi se historia e letërsisë mund të dalë vetëm si shpjegim kasual nga ndonjë veprimtari tjetër
3) koncepti i zhvillimit të artit të letërsisë
Pas argumentimeve të tyre, ata mbërrijnë në përfundimin se gjithçka duhet të përcaktohet prej kriterit letrar. Ky botim i takon viteve ’40, kur teoritë formaliste dhe ato që i shoqërojnë apo i pasojnë, nuk ishin akoma pjesë e diskutimeve të ditës, por Rene Wellek dhe Austin Worren, megjithatë, i citojnë shpesh ata të cilët rreth dy dekada më vonë do të mbizotëronin në mendimin teorik perëndimor. Këtu e shohim të vlefshme të ndalemi pak në kohën e rritjes së vëmendjes ndaj statusit të tekstit letrar. Në një studim të tij, poeti dhe teoricieni francez Paul Valery tregon për një histori që piktori impresionist Edgar Degas ia përsëriste shpesh. Sipas kësaj historie, Edgar Degas, i cili shkruante poezi herë pas here, duke i filluar ato mjaft mirë, një ditë ankohet te Stephane Mallarme se poezia është një zanat ferri, se si ai është plot ide, por nuk arrin të thotë atë çfarë do. Mallarme i përgjigjet se poezia nuk bëhet me ide, por me fjalë.
Kur Degas fliste për ide, do të thoshte Paul Valery, ai, para së gjithash, po mendonte për ligjërimin e brendshëm apo imazhet, të cilat mund të ishin shprehur me fjalë, por këto fjalë, fraza sekrete, që ai i quan ide, të gjitha këto qëllime dhe perceptime të mendjes nuk bëjnë vargje. Ka diçka tjetër, po sipas Valery-së, një modifikim, i papritur apo jo, spontan apo i përpunuar gjatë, i cili zakonisht ndërhyn te mendimi që prodhon ide:
- fjalmim i përftuar, kaq i ndryshëm nga ligjërimi i zakonshëm, kaq kuriozisht i rregulluar, i cili nuk flet tjetër përveçse për mungesë gjërash, ose gjëra të ndjera thellë dhe fshehtësish;
- fjalmim i çuditshëm, si mendim i bërë më shumë nga tjetërkush sesa nga folësi dhe adresuar te tjetërkush më shumë sesa te dëgjuesi.
Mund të shprehemi menjëherë se poezia është gjuhë brenda gjuhës. Duke dashur të bëjë krahasimin mes poezisë e prozës, Paul Valery kujton raportin mes vallëzimit e të ecurit, çka e ka thënë disa shekuj para tij poeti dhe teoricieni tjetër francez Malerb (Mahlerbe), por shekulli XIX e bëri diskutim të ditës, duke kujtuar kështu se fara e çdo diskutimi të ri gjendet brenda traditës, deri te Aristoteli.
Fjalët e Edgar Alan Poe-s, kur flet për “Korbin”, krijimin e tij të njohur poetik, se e tërë poema ka vijuar hap pas hapi, gjer në përfundimin e saj, me përpikërinë dhe rigorozitetin e domosdoshëm matematik, si dhe fjalët e Stephan Mallarme-së se më mirë thjesht një libër i vetëm, i organizuar dhe i punuar fort, sesa një përmbledhje frymëzimesh të rastësishme, qofshin këto edhe të mrekullueshme – flasin për diçka mbase jombizotëruese gjerësisht në poezi, pasi lexuesi, zakonisht, as që do të dijë për mundin e krijuesit, megjithatë kjo përvojë zbret që nga emrat e përmendur e deri te krijues pa shumë emër, kështu që përkimet e mësipërme nuk janë rastësi, pasi Mallarme-ja është në linjën e dishepujve të Poe-s.
Që nga viti 1861, thotë Paul Valery-ja, nuk ka një rresht të tij që të mos bëjë të ndjesh se ai që e ka shkruar, ka menduar në vetvete, si në një jetë tjetër, shpikjen e pallogaritshme, Ligjërimin; dhe duke u vendosur në një lartësi pamjeje ku askush para tij nuk kish menduar të vendosej ndonjëherë, qëndroi i palëkundur gjer ditën e tij të fundit në soditje intime të një të vërtete, si sprovë të së cilës ai donte të kumtonte vetëm zbatime të mrekullueshme.
Kur analizonte poezinë “Erashka” të Mallarme-së, kritiku Marcel Raymond shprehej: ky është, sigurisht, lloji i poezisë që do ta joshte Poe-n, por, siç do të thoshte një kritik letrar francez, Batuta e famshme e Malarmesë (Mallarme): “Poezia nuk bëhet me ide, por me fjalë”, në fund të fundit, është veçse formula e mbrame e asaj fitoreje të re të shprehimësisë fjalësore, pionieri mendjendritur i së cilës ka qenë Bodleri. Mallarme e kishte pranuar provokimin e Poe-s, kur do të shprehej se çdo rastësi duhet të përjashtohet nga vepra moderne dhe nuk mund të jetë e pranishme aty, veçse gjoja. Për ne ky është rasti më i mirë për të pranuar kalimin e interesimit nga autori te krijimi: teoria moderne do të na thoshte se një vepër letrare lidhet me letërsinë në përgjithësi, ndërsa autori është një ekspert në punën e tij, sepse forma duhet të sajohet nga “sistemi”, një tërësi që ekziston para poetit.
Duke u shprehur, sipas një gjykimi eliotian, jo intensiteti i emocionit, por intensiteti i procesit artistik, shohim se i jemi afruar diskutimit mbi poetikën, dija teorike që studion poezinë dhe aktin e krijimit poetik: poezia, e lirë sa edhe e disiplinuar me metodat e programet, ka historinë e zhvillimit, funksionet dhe pavarësinë konceptuale, çka çon në nevojën e dallimit midis poetikes dhe poetikës. Është shumë domethënëse të vëmë re që cilësia estetike e një peizazhi paraqet një nga shfaqjet e mundshme të asaj që mund të quhet poetike. Ajo që, nga na e vet, dëshmon për ndërhyrjen e Poetikës, është evidentimi i artit që ka përdorur autori për të ndërtuar veprën e tij. Poetikja ndërtohet ose krijohet nga poetikja. Por midis poetikes dhe Poetikës qëndrojnë zona të përbashkëta që shfaqen në fushat semantike që mbulojnë këto nocione. Poetika trajton pjesërisht poetiken, syth ajo zbulon ose vë re apo prodhon një grup që vetëdija intelektuale ose perceptimi i menjëhershëm e çmon si të ardhur nga zona e poetikes. Në fund të fund, Poetika e rikrijon poetiken.
Ndryshe nga Aristoteli që shqetësohej se ç’tip vargu i përshtatej kësaj apo asaj gjinie letrare, Jakobsoni ka famën e poeticienit (historiani i poezisë, komentuesi, teoricieni). Retorika dhe Poetika e lashtë shënonin dhe numëronin fenomenet përmes të cilave manifestoheshin format e ndryshme të produktit letrar, por shpirti kërkues i kohëve moderne kërkon ligjet nga të cilat janë krijuar qeniet dhe sendet, strukturat dhe format e tyre, mënyrat e funksionimit dhe evolucionit.
Duke kërkuar terrenin e vet, Poetika bëhet filozofi, vizion, pasi mund të fitojë rëndësi mbi poezinë që kthehet në një kotësi tingullore, si thoshte Mallarme-ja. Sidoqoftë, Poetikë universale nuk ka ekzistuar dhe shkollat e ndryshme kanë pasur për mision të sjellin diçka të re dhe të ndeshen me njëra-tjetrën. Ato shërbejnë për të pasuruar ndjeshmërinë dhe i propozojnë lexuesit mënyra të reja për ta lexuar tekstin.
Se çfarë bëri konkretisht Mallarme-ja, na e thotë Paul Valery-ja, kur shprehet se:
...tregoi nëpërmjet arritjesh të habitshme se poezia duhet të japë vlera të njëjta me domethëniet, me tingëllimet, madje me fizionominë e fjalëve që, të kontrastuara apo të ngritura në art, kompozojnë vargje të një shkëlqimi, të një plotësie, të një rezonance të padëgjuar. rimat, aliteracionet, nga njëra anë, figurat, tropet, metaforat, nga ana tjetër, në poezinë e tij nuk janë më si detaje e zbukurime të diskursit që mund të hiqen. ato janë bukuri substanciale e veprës: “përmbajtja” nuk është më shkak i formës, por njëra nga pasojat e saj. Çdo varg bëhet një entitet që ka arsyet e veta fizike për ekzistencë. Ai është një zbulim, një lloj “e vërtete” e brendshme e shpëtuar nga kthetrat e rastësisë.
Vetvetiu, statusi i autonomisë së tekstit ngre pyetje për statusin e autorit, ndërsa nga ana tjera sjell në vëmendje intertekstorësinë, dy çështje shumë të diskutuara në mendimin kritik e teorik të shekullit XX. Brenda paradigmës ku po procedojmë, diskutimi i tyre bëhet i pashmangshëm. Por, më parë, duhet të ndërgjegjësohemi se, siç thotë Paul de Man: Që të vinte në jetë teksti, duhej të ndërpritej në rrugë funksioni referencial. Lajthitjet e shumta që krijohen nga projektimi i asaj që nuk gjendet në tekst, kërkon të përqendrohet vëmendja vetëm në vlerat letrare të tekstit, të cilën e ngatërrojmë shpesh me biografinë a jetën psikike të poetit.
Për ilustrim, do të veçonim rastin ku merret poezia e njohur “Vaji i bylbylit”, shkruar mbi njëqind vjet më parë nga Ndre Mjeda, botuar e propaganduar gjatë në botime të veçanta, sidomos në tekstet shkollore, dhe argumentohet si më poshtë:
Kur e përktheu atë poezi në italisht, Leonardo de Martino e interpretoi si një vaj për atdheun e robëruar. Nën presionin e shoqërisë së rreptë jezuite (e cila për arsye të veta të brendshme reagoi ndaj interpretimit të mësipërm), vetë autori e interpretoi poezinë si vaj për humbjen e një shoku të afërt. Studiues më të vonë (si edhe tekste shkollore) thanë se me këtë poezi Mjeda i këndoi ndrydhjes në shoqërinë jezuite, ku poeti bënte pjesë.
Me këtë lloj qasjeje, siç mund të shihet, sipas logjikës së mësipërme do të kishim interpretime në pafundësi të poemës, nga më të ndryshmet, deri tek ato pa asnjë lidhje me njëra-tjetrën.
Vetëm kaq ilustrim mjafton të na shtyjë drejt diskutimeve serioze mbi tekstin, statusit letrar apo Poetikës së tij, duke kuptuar se është mënyra e vetme për të folur për gjëra të dukshme, që biem të gjithë në një mendje: ose, sipas qasjes jakobsiane, fjala e ndjerë si fjalë dhe jo si zëvendësim i thjeshtë i objektit të emërtuar, as si shpërthim i ndjenjave. Siç kemi thënë, për kuptimin njerëzor, veçanërisht në modernitet, historia e letërsisë dhe letërsia vetë – që priren të funksionalizohet subjektiviteti në strukturën e përgjithshme të shoqërisë – nuk janë një e dhënë e pandryshueshme.
Siç thotë Jurij Lotman-i te libri i tij Struktura e tekstit artistik, jo çdo bashkësi shenjash e frazash mund të merret si tekst artistik. Për të qenë e tillë kjo bashkësi duhet të formojë një strukturë të dytë, të një rrafshi më të lartë se teksti thjesht gjuhësor. Sepse, Për Lotman-in, koncepti i ligjërimit ngërthen:
a) gjuhët natyrore (shqipja, anglishtja, rusishtja etj.)
b) gjuhët artificiale (ligjërimet e shkencave, metaligjërimet e përshkrimeve shkencore, ligjërimet e shenjave konvencionale si sinjalet e rrugëve etj.
c) ligjërimet dytësore (strukturat e ligjërimit që i mbivendosen rrafshit natyral gjuhësor (miti, religjioni si dhe arti).
Sistemi i tretë është më i fuqishmi i komunikimit të bashkësisë njerëzore.
Në përcaktimin e Lotman-it, teksti artistik mund të paramendohet si mekanizëm i organizuar në mënyrë të veçantë, që ka aftësinë për të përmbajtur një informacion me përqendrim jashtëzakonisht të lartë.
Ky informacion dhe përqendrim duhet të dalin nga analizat tekstore. Po çfarë e përcakton sasinë e informacionit? Në përgjithësi ajo lidhet me veçori të tilla strukturale si zhvendosja e dominanteve strukturale. Lotman-i flet për parimin sintagmatik dhe parimin paradigmatik, ku:
- i pari i ndërton njësitë e tekstit në lidhje lineare mes tyre mbi baza kundërshtore;
- i dyti i ndërton njësitë e tekstit mbi bazën e mospranisë, pra mbi bazën e kundërvënies.
Në rastin e parë elementet e ndryshme bashkekzistojnë në një rrjedhë, ndërsa në rastin e dytë e përjashtojnë njëri-tjetrin në një pikë.
Sipas kësaj qasjeje, për të gjetur semantikën e një teksti poetik, kërkohet:
- ndarja e tekstit në rrafshe dhe grupe sipas rrafsheve të prerjeve sintagmatike (fonema, morfema, fjalë, fjali, vargje, strofa etj.)
- dallimi i përsëritjeve të barasvlershme
- dallimi i përsëritjeve në vazhdimësi
- dallimi i përsëritjeve që kanë forcë të madhe ekuivalence
- mbivendosja reciproke e përsëritjeve semantike ekuivalente për të dalluar veçoritë semantike dhe kundërvëniet semantike themelore që veprojnë në një tekst të caktuar; shqyrtimi i semantikës së ndërtimeve grasmatikore
- vlerësimi i strukturës sintagmatike dhe i shmangieve domethënëse në raport me to në përsëritjet e vazhdimësisë; shqyrtimi i semantikës së ndërtimeve sintaktike.
Për Lotman-in, teksti artistik integrohet domosdoshmërish në ndërtimet jashtëtekstore: nëse e përcaktojmë një tekst si poezi shqipe, mund të na shkojë mendja te një veçori e caktuar e saj, që lidhet me vargun a strofën. Nëse themi se është poezi shqipe e gjysmës së parë të shekullit XX, atëherë i afrohemi edhe më tepër identifikimit të saj. Nëse themi se është një sonet i shkruar në dialektin gegë, i jemi afruar shikimit të saj si poezi e Ndre Mjedës.
Lotman-i e mbështet përkufizimin e tekstit mbi këto pika: shprehja, kufijtë dhe karakteri struktural.
Nga pikëpamja e shprehjes:
Teksti është i fiksuar në shenja të caktuara dhe në këtë kuptim u kundërvihet strukturave jashtëtekstore. Këtu ndodh shprehja e tekstit nga shenjat e gjuhës natyrore.
Nga pikëpamja e kufizimit:
Teksti u kundërvihet të gjitha shenjave të mishëruara materialisht. Teksti ka një shenjëzim të vetëm tekstor dhe në këtë raport mund të shqyrtohet si sinjal i pandashëm.
Nga pikëpamja strukturore:
Teksti nuk është një rrjedhë e zakonshme shenjash midis dy kufijve të jashtëm. Në çdo tekst ekziston një numër i caktuar raportesh brendatekstore. Teksti artistik formon një strukturë të dytë të një rrafshi më të lartë se teksti thjesht gjuhësor.
Një qasje e tillë ndaj godinës së sistemit shpalos mundësitë tona për t’u thelluar në konceptin mbi tekstin.

Libromania, nje patologji e sotme shqiptare 

Ndue Dedaj

Dhjetë vjet më parë pata botuar shkrimin e natyrës polemike “Libromania, epidemia e shkrimanëve”, që mbarte shqetësimin qytetar, social dhe intelektual se çfarë po i lëçisnim lexuesit? Një tollovi letrare, studimore, pa një kandar. Ndërkohë që në shtëpinë e motrës së vuajtur të Dom Nikollë Mazrekut (alias Nikë Barcolla) në Shkodër prisnin një turrë dorëshkrimesh që askush nuk ua ngjiste dorën për t’i publikuar. Bile as sot e kësaj dite, ku pos nja dy poemave që pati botuar prej tij At Zef Pllumi, të tjerat janë si atëherë në sirtar. Vetëm vepra “Me flamujt e Kastriotëve” në tre vëllime ngërthen 1500 faqe dorëshkrim. Sikur veç për stilin dhe sqimën e të shkruarit të publikohej do të ishte me interes. Por jo! Nuk është koha e autorëve të tillë seriozë, që koha i rrëzoi si ata lisat e mëdhenj rrufeja, por e shkrimanëve pa fre, që e kanë kthyer librin në një teknologji, që sipas tyre do t’iu sjellë emër, lavdi dhe përjetësi(!) Nëse në shkrimin e para dhjetë viteve libromania trajtohej si shkrimanì, autorësi e pretenduar, por e pamundur dhe rrjedhimisht e paqenë, kësaj here meraku është dhe më i madh pasi kjo lloj “krijimtarie” po sulmon me të gjitha mënyrat që të institucionalizohet, duke synuar të bëhet pjesë integrale e kulturës shqiptare. Pra nuk është diçka që mund të kalohet me të qeshur, “hajt more lëri grafomanët të bëjnë qejfin e tyre, se dihet sa vlejnë”.

Ka qenë zakon që autorët e dobët të etiketoheshin “mediokër” dhe kaq ishte e mjaftueshme që ata të refuzoheshin, ose të lexoheshin pa shumë pretendime, pasi çdo të presësh nga mesatarizmi në art, kur lexuesi o aty o askund kërkon elitaren. Por tashmë autorë librash janë bërë të gjithë, prej 10 në 90 vjeç, para se të jenë lexues!? Duket se askush nuk bën gjë tjetër, por merr lapsin e shkruan libra, si në kohën para “Don Kishotit”. Në të vërtetë qysh se pati dalë në log kalorësi i fytyrës së vrerosur me shpatën thyer me mullinjtë e erës, dhe më aventurierët për të mbetur përmes shkrimtarisë, iu kthyen punëve të veta të dobishme, të cilat dinin t’i bënin për bukuri dhe ajo sadopak lavdi, aty në ara e vreshta, ishte e mirëqenë dhe jo e rrejshme. Që këta kinse autorë kërkojnë të bëjnë vend dukshëm në atë që quhet hierarkia e letrave, kjo shihet në promovimet butaforike që iu bëjnë “veprave” të tyre, ku lehtësisht iu lëshohen salla entesh shtetërore, bibliotekash, pallatesh kulture etj., e ku miqësisht e si pafajësisht gjendet në ato auditore dhe ndonjë emër i njohur, që thotë dy a tri fjalë vlerësuese për “autorin e admirueshëm”, ku ky i fundit si rregull shtron dhe një koktej a drekë me fruta deti a zogj mali. Ja, kështu ujdisen punët e “letrave” të letrarëve dhe studimtarëve të orëve të vona në këtë vend, teksa rrallë kemi parë të promovojnë vepra autorë të shquar, qoftë dhe Kasem Trebeshina e Mehmet Myftiu, që qenë ndaluar për gjysmë shekulli. Dikur mediokrit i kultivonte sistemi monist, për të pasur shkrimtarë e “doktorë shkencash” në çdo rreth, ashtu si dhe “heronj të popullit” e “heronj të punës socialiste”. Shkrimtarë punëtore. Shkrimtarë ushtarakë. Shkrimtarë bujqësorë etj. Kurse tani i stimulon mungesa e një site vlerash krijuese dhe shpërdorimi i lirisë së fjalës prej etheve të megalomanisë.

Po aq përgjegjës sa grafomanët, në mos më shumë, janë dhe ata që i presin e përcjellin botime të tilla pa kurrfarë fryti brenda, redaktorë e recensentë (jo pak të vetëshpallur), studiues e shkrimtarë, që pranojnë ta vënë emrin në libra të tillë, duke i thënë lexuesit “garanti jam unë”. Një gazetë periferike ditë më parë botonte: “Analizë e veprës së shkrimtarit... (inicialet)”, ndërkohë që ky “shkrimtari” ishte një pensionist që kurrë më parë nuk i kishte shkuar mendja të shkruante, por tash i ishte vardisur aq fort kësaj gjëje, që ta bënte sa më shpejt kolanën e veprave të tij të (pa)zgjedhura. Kishte qenë kuadër, punëtor i vyer i regjimit të djeshëm, por i kishte mbetur dhe një gjë pa bërë... të qenit shkrimtar! Autorë të tillë kanë ardhur duke i shtuar “detyrimet” ndaj vendlindjes, nuk u mjaftojnë më kujtimet e shënimet autobiografike, por po hartojnë libra për fshatin, zonën, krahinën. Mësuesit dhe ish-ushtarakët duket se janë ndër shkrimanët më të zellshëm të kësaj kohe. I janë bashkuar kësaj armate dhe disa letrarë modestë që pas nëntëdhjetës nuk munden të bënin asgjë si të tillë, por që tani shkruajnë libra për komshinjtë e dalluar të pallatit e lagjes. Nuk ka mbetur ish-zyrtar, kryetar, drejtor, shef pa iu “kënduar kënga”, siç thotë populli, domethënë pa iu bërë monografia, ndërkohë që ende nuk dimë të ketë monografi për Princ Vidin, Ahmet Zogun, Sulejman Delvinën, Spiro Moisiun, Sejfulla Malëshovën, Nako Spiron, Pjetër Arbnorin etj.

Elita krijuese dhe studimore e vendit nuk mund të thotë se nuk ka asgjë në dorë për ta ndaluar ketë flamë kulturore, që ndot krejt mjedisin shkrimor të një populli. Ti si botues, edhe pse bën biznes, mund të mos e pranosh një libër të dyshimtë për nga vlerat artistike, që vetëm vargëzon rëndom e ku në pesë mijë vargje nuk xixëllon qoftë dhe një metaforë. Tipari kryesor i kësaj kategorie është se ata nuk lexojnë asgjë nga letërsia, vetëm kur duan të ndërtojnë ndonjë plagjiaturë, ashtu si një varg “studiuesish” kësodore që nuk dinë të lexojnë në dokumentet arkivore, por thjesht mbartin referencat nga librat e autorëve të njohur në librushkat e tyre minore. Kështu një ish-mësues, që nuk kishte shkëlqyer në zanatin e tij, ishte bindur në talentin e vet letrar kur ishte bërë 65 vjeç dhe pushimet në Itali te fëmijët i kalonte duke vargëzuar për katundin, farefisin, të njohurit dhe fëmijërinë... Hajt se po ia bëjmë babës qejfin se është i vjetër, njëherë e dy, kishin thënë në fillim të bijtë, por kur kishin parë se baba “shkrimtar” nuk e kishte ndërmend të ndalej, u shtrënguan t’i thoshin si me takt, se mund ta qiste ndonjë aso librash në të rrallë, por jo aq dendur, se nuk kishte parà. Janë bijtë e emigracionit që paguajnë faturat e shtypshkronjave të etërve “plangprishës” që kanë zënë të argëtohen në një mënyrë vërtet të çuditshme, për libërshkruarjes. Një komedi e dhimbshme kulturore, sociale, pse jo dhe kombëtare. Kur sheh këto soj botimesh thua: sikur të kishin “tepruar” ca lekë për ato dorëshkrimet e Dom Nikollë Mazrekut e shumë të tjerëve si ai.

Dihet se koha bën seleksionin e saj, mbetet ajo që është vlerë, kurse ajo që nuk është e tillë shkërmoqet dhe autorit i rroftë fotografia në kapakun e librit, që askush nuk ia hedh sytë. Në letërsi dhe në art nuk ka kuptim përifrazimi: “shkruaj, shkruaj se diçka do të mbetet”, “nga sasia vjen cilësia” e të tjera parime doktrinare të realizmit socialist. Ka veçse një ligjësi universale në këtë lëmë, mbetët ajo që është esencialisht cilësore, e krijuar prej autorësh esencialisht të talentuar. Por kjo është një gjë që e dinë profesionistët, zotërit e penës dhe jo ata që shtiren si të tillë.
Edhe nëse këtë soj shkrimtarie do të donim ta përligjnim sadopak me lirinë e krijimit e të tjera slogane “demokratike”, pra edhe nëse do ta anashkalonim me pa të drejtë Konicën, që na ka lënë amanetin shekullor “kur nuk keni gjë për të thënë, mos e hapni gojën”, si t’ia bëjmë kur kjo grafomani u është sulur shkollave? Autorë të vetëshpallur, me çanta të rënda në duar, trokasin në dyert e komunave dhe zyrave arsimore në rrethe për t’ua shitur mallin e tyre bibliotekave shkollore e publike. Kështu, këto libra pa sens, në një mënyrë apo në një tjetër, i gjen nëpër klasa mbi tryezën e nxënësve, kinse tekste për vendlindjen, matematikën (ushtrime, teste) etj., që depërtojnë në mjediset shkollore duke krijuar një gjendje artificiale të librit. 

Edhe pse pragu i shkollës është i shenjtë dhe organet e arsimit e kanë për detyrë t’i ndalojnë grafomanët t’i afrohen dijes. Është dhe paaftësia e drejtuesve kësodore që i qasin këta anonimë, që kanë ardhur të bëjnë karrierë në “shkrimtarì” dhe “ekonomi tregu” përmes sajesave të tyre në formë tekstesh. Ka drejtorë shkollash që lejojnë shitjen e librave “rifuxho” gjimnazistëve apo nxënësve të shkollës 9-vjeçare, ashtu si kryetarë bashkish apo drejtues të tjerë lokalë që marrin pjesë në promovime librash që nuk thonë asgjë. Puna është se nuk ka më biblioteka serioze, por një “sallatë” botimesh, njëlloj si ai lëmi i pa seleksionuar i fshatit. Por nëse atëherë për ta veçuar kallinjtë e krimbur të misrit nga të tjerët viheshin punëtorë, sot lexuesi i gjerë gjendet i hutuar, nuk përzgjedh dot dhe ka rrezik ta braktisë librin, të krijojë ftohje me të.
Por nëse e gjitha kjo mund të quhet puna me librin “në të zezë”, që nuk del dot nga amatorizmi, si i bëhet kur vetë shteti dashur padashur bëhet pjesëmarrës në një gjullurdi të tillë. 

Kohë më parë Shoqata e Librit Shqip ngriti me mjaft shqetësim faktin se zyrat dhe drejtoritë arsimore, me paratë e buxhetit e shtetit të vëna në dispozicion nga MASH për pasurimin e bibliotekave të shkollave, porosisin libra autorësh mediokër nga shtëpi botuese jo kryesore. Sipas tyre lista e librave që është hartuar nga kjo Ministri ka mungesa të theksuara autorësh të njohur dhe njëherësh ka libra autorësh mediokër që as në kohën e diktaturës nuk përfilleshin. Siç mund të shihet, problemi i libromanisë është më të vërtet kompleks dhe i duhet prerë çdo rrugë që ajo të mos depërtojë zyrtarisht në shkolla, biblioteka, por të hijeshojë vetëm sëndukun e sendeve vetjake të autorit. Kultura shqiptare dhe sot e kësaj dite nuk është pastruar nga tekstet e këngëve të bëra nga përgjegjësit e vatrave të kulturës në fshatra, për të cilat Kadare e kishte ngritur zërin qysh para 30 vjetësh, pasi i kishin zënë vendin Eposit të Kreshnikëve në tekstet shkollore. Ata ishin grafomanë që i interesonin propagandës t’i bënte “poetë”, këta të sotmit janë grafomanë vullnetarë, por porsa i përket kulturës shqiptare, njëlloj të rrezikshëm.

Btw, kush eshte x 1 drink @Quo vadis? smiley

Poezia e vendit te trete te festivalit nga Seveme Fetiqi:

MACJA ME VIRTYTE

Nuk ecte kurre
Mbi pullaze
Ecte neper skaje
Shume me kujdes
Skajet ishin orientimi i saj

As nen sofra
Nuk hynte
Kur e nuhatte
Eren e mishit
E minjte e perhimte
Loznin valle rreth saj

Nuk kotej
Afer zjarrit
Rrinte prapa
Dyerve
E sillur
Rreth e perqark
Heshtjes se vet

Ndonjehere e mllefosur
Me thonjte e mprehte
Gerryente
Durimin e saj
Mbi gur

Nuk e pinte
Qumshtin nga pjata
As ujin e shiut

Nente shpirterat e saj
Ketu ne kete vend
I kishte lene

Sa here
Ia mbyllen deren
Sa here
E humben ne largesi
Cdohere e gjeti
Rrugen
Deri te pragu
I shtepise
Ku ishte lindur

Nga fituesja e vendit të parë Puntorie Ziba

marrë nga Zemra shqiptare

 

Nga romani "Vjeshte totemesh"

***
 
Retë filluan të shpërndahen shtëllunga - shtëllunga. Pasi u ndal breshëri, vazhdoi të bjerë një shi i imët sikur të dilte prej sitës me vrima të imta, që shërben për të ndarë krundet nga mielli i bardhë. Himara mundohej ta sodiste malin e teletisur me ngjyra vjeshte. Ai mal, jo shumë i lartë por i bukur, me një pyll të dendur gjendej dy kilometra afër lagjes shqiptare. Ai mal në sytë e Himës në asnjërën stinë nuk mbetej lakuriq. Vajza përjetonte gjatë koloritin vjeshtor me gjethet e zbukuruara. Nga ai mal thua se absorbonte tërë lirinë dhe dashurinë që e posedonte njerëzimi. Ajo nga larg bisedonte me lisa e me dushqe, me mjedra e manaferra e me gjethe që nuk shkuleshin nga trungu, dhe ndjente dhembje për më të zverdhurat nga vjeshta, edhe për ata të skuqurat me nuanca marramendëse, që para se të pikojnë nga drunjtë e lloj-llojshëm në tokën e zezë e të lagësht nga vesa që krijohej prej hijeve, zbukuroheshin si faqet e skuqura të nuseve, që ngarkoheshin me sikletin 
e nusërisë kur martoheshin pa dashuri. Asaj i vinte shumë keq për nuset që, njësoj si ato gjethet që i rrëzonte era në tokë, shtriheshin si të vdekura në shtratin e ndonjë palaçoje që s’donte të dinte se e ka marrë me dhunë bukuroshen e fjetur. Ky peizazh ia pushtonte shpirtin Himës dhe e dërgonte larg, përtej shtëllungave të reve, që ecnin nëpër qiell lart e poshtë e nuk i zinte vendi vend. Ajo endej me ato shtëllunga resh të zeza sa herë dëshironte ta kulloste mendjen e të ikte nga imazhi i keq që i qe ngulitur në tru për totemët, të cilët disa i trajtonin si krijues të njerëzimit duke futur në krizë religjionin dhe kombin. Ajo shikonte malin dhe sikur i ndillte zemra kob e jo mirësi. Intuita e saj i rrëfente për ardhjen e llumit të së keqes që do ndryshonte deri në themel rrjedhën e jetës dhe do kërcënonte autoritetin e sojit ilir. Vetëm kur meditonte me pyllin e dendur, me majat e drunjve që i luhaste era vjeshtore, harronte totemët, Aganin që i dukej fodull dhe me 
sedër të përkëdhelur e të mbrapshtë. Ajo e njihte mirë edhe spiunin Sabo që ndërronte si kameleon për t’u futur në beteja qëllimkeqe, që të mashtrojë e të nënvleftësojë gjithçka që ka të bëjë me sojin tonë. Njerëzit ruheshin dhe frikësoheshin nga ky far spiuni, që menjëherë ju fuste grusht turinjve, atyre që tregoheshin moskokëçarës për fjalët, për ligjet e shpifura që trillonte. Të gjithë ata që dëgjonin fjalimet e tij boshe ju dukej vetja budallenj sepse dëgjonin budallain. “Si do ta përballojmë këtë përbindësh, sa do të qëndrojë ky këtu! ”- mendoi Hima me vete. smileyAjo ishte e prangosur nga rutina dhe nga mendimet e këtilla. E dinte se asnjë popull tjetër në botë, me gra e fëmijë, me pleq e të rinj nuk është prangosur aq shumë brez pas brezi, me çështjen kombëtare, me të keqen e madhe nga sllavët e ardhur; që i kanë rrahur e i kanë vrarë dhe ua kanë rrëmbyer tokat sa kanë mundur. “Ata do ta kishin gllabëruar edhe Shqipërinë sepse e kishin lakmi detin, por mbase e kanë shpëtuar malet e larta që nuk kanë mundur t’i kalojnë në këmbë. E ka shpëtuar mrekullia strategjike atë copë vend.” Lodhte trurin Himara për Shqipërinë, për zhurmën që bëhej në tranzicion, edhe atëherë kur shoqet i thoshin se mbase kot e ngarkon shpirtin me ca fenomene që është normale të lindin dhe të vdesin në periudhën e kalimit nga një sistem në tjetrin. 

Pas gjithë këtij sikleti asaj iu lehtësua shpirti kur kujtoi Bohemën. Mori frymë thellë, hapi dollapin e teshave, i nxori një nga një bluzat dhe, duke i parë, nisi të mendohej se çfarë do të vishte që të dilte në lokalin “Skupi” ku mblidheshin miqtë e mikeshat e saja, relativisht të reja. Dëshironte të dukej pak më moderne, prandaj filloi t’i provojë teshat një nga një sikur t’i kishte blerë asaj dite. U shtang nga mnera pasi dëgjoi nga larg një zë të neveritshëm e të çuditshëm, pak të shterur. Ishte një zë i trashë burri që duhet të kishte moshë mesatare. 
- Peshq, hajde, peshq taze! Akoma lëvizin, janë gjysmë të gjallë! Ja, tani sa kanë nisur të japin shpirt! Peshq, peshq, një të puthur një peshk, dy të puthura dy peshq, tri të... 
- Ik, more matuf!- iu kërcënua vajza nga dritarja. 
- Dil e bli një peshk Hima se kam tri ditë që s’kam futur gjë në gojë. Asgjë më s’ka shijen e mëparshme. Dil, bijë, mbase do më bëhet ilaç ky peshk. 
Ajo u drodh kur gjyshja e saj, pas një kohe shumë të gjatë e thirri Hima, ashtu si e thërriste e ëma para se të vdiste. Zëri i saj lutës e bëri që të hyjë në dhé për së gjalli, por kujtoi se gjyshja plakë nuk i kishte dëgjuar të gjitha fjalët e peshkshitësit. 
- Prit, prit pak, dëgjoje mirë gjyshe!- e luti ajo. 
- Peshk pa para, një të puthur një peshk! Shes peshk pa para... 
- E dëgjove? 
- Dil, puthe njëherë atë matrapaz e merre një peshk të ma pjekësh me saçin e Naxhijes. 
- Si?! 
Himara u shtang në vend. Ju duk se i vinte nga afër një intrigë, një sherr, por kur e pa gjyshen të molisur, aty për aty ndërroi mendim. E thirri nën strehën e kamxhikut peshkshitësin e veshur zhele-zhele, me një kapelë të arnuar e të rrasur thellë në kokë ku mezi i dukeshin sytë. Vuri re se para saj rrinte stoik një monstër që ia shikonte gjinjtë e bardhë. Shikoi pjesën e parme të trupit dhe iu pështirë vetja sepse, duke shpejtuar kishte dalë pa veshur bluzë, mbi dekoltenë e tejdukshme. Filloi ta tërheqë herë anash, herë lart, këmishën e hollë që të mbulohej se po pëlciste nga inati që ishte gjysmë e lakuriqësuar para një njeriu të huaj, që ia kishte ngulur sytë si shigjeta me helm në majë. Filloi t’i dridhet mjekra, dhëmbët dhe tërë trupi. Peshkshitësi e la shportën me peshq pranë këmbëve të vajzës dhe e afroi ngadalë afër vetes trupin e saj si ngjalë. Pasi ia kapi me naze dy duart e buta , e mbështeti te kraharori i tij dhe e puthi në ballë, në hundë, në flokë e pastaj ngjiti buzët e tij me buzët e saj e nuk i shqepi një copë herë. Dukej si një dashnor i përvëluar. smiley Himara e shtyu me forcë dhe ai u largua pa bërë zë. 

- Shportën, shportën, unë bleva vetëm një! - çirrej vajza e rrënuar në shpirt dhe e trembur, kur e pa peshkshitësin që fshiu buzët, fërkoi duart dhe u largua duke pëshpëritur diçka sa për vete, pa e kthyer kokën pas.

***

Ca ditë vjeshte sikur filluan të bëhen të bezdisshme për Himarën. Natë e ditë binte një shi i përzier me erë të stuhishme që përplaste dyer e dritare dhe krijonte një zhurmë të tmerrshme. Asaj gjithçka i dukej e frikshme. Pa me përgjërim gjyshen dhe doli ngadalë që të blejë barna në një barnatore afër shtëpisë. I mbylli sytë porsa kapërceu pragun sepse i hynin në sy e në hundë pikat e shiut që furishëm binin në tokë. I erdhi një drithërimë dhe u ndje keq. Kujtoi se hallet e saj s'kishin të sosur. Më shumë druhej kur i hapte kapakët e syve se sa kur i mbante mbyllur. Besonte në thënien se, e keqja ndjell të keqen, kurse e mira të mirën. Vdekja e prindërve i kishte lënë gjurmë në shpirt. Jetonte me frikën se mund t’i shtoheshin brengat. Ajo trimërohej vetëm për ideale. Shpesh e mallkonte veten që kishte lindur disidente e nuk i duronte ata që e rrethonin dhe e shikonin si flutur të bardhë që lind në mëngjes dhe vdes në mbrëmje, si një gdhë, pa shijuar gëzimin e lirisë dhe pavarësisë gjinore. Femra e fortë dhe e guximshme e ka armë mendjemprehtësinë. Himara ishte e gatshme të luftonte me më të tmerrshmin e gjinisë njerëzore, madje edhe me Aganin. Hima kujtoi se askush nuk e dinte se ç'po ndodhte dhe çka do të ndodhte me njerëzit e anës së majtë të qytetit në tranzicion, që ballafaqoheshin me të keqin e me të keqen. Ajo shikonte si ecte, si çalonte, si egërsohej, si gëzohej, si qeshte, si çirrej, si ikte e kthehej përsëri ai i keqi, që vite të tëra e ka vënë para popullin shqiptar dhe i thotë “ajs” dhe “ndal”. smiley
Ishte e bindur se është normale të brengosesh për komb e për një burrë të ndershëm, por se si i dukej ky farë Agani! Disa i thoshin se ai ka origjinë të sojit të mirë. 
Lokja çdo pasdarke fliste për dinastinë e kësaj familjeje dhe nuk harronte pa i thënë se Agani, gjoja, nuk kishte trashëguar genet nga babai i tij i butë e fisnik, por nga e ëma ambicioze, që vinte nga një qytet i largët bregdetar. 
Himara tri net nuk vuri gjumë në sy. Ndjehej e fyer. Loja e peshkshitësit i dukej punë inati dhe veprim shumë i fëlliqur. Në fillim mendoi se do ishte ndonjë i huaj, që e ka paguar me euro Aganin, i cili filloi t’i duket njeri i sherreve dhe ngucakeq. Pastaj sikur qe e bindur se e ka keqpërdorur atë, të gjorin, Ibrahim Cezarin. 
Një ditë filloi t’i ndryshojë mendimet e t’i thotë vetes se edhe po ta kishte mashtruar me para Ibrahim Cezarin e ta kishte mësuar ta bënte me mjeshtëri atë punë, ai nuk do të mundte të aktronte aq bukur sepse ishte i sëmurë mendor dhe shumë i padjallëzuar. 
Kjo që i ndodhi shpejt zuri myk mbi mendimet e tjera të saj. Njeriu, që dikur i dukej joshës, elegant dhe shumë i dashur, nisi t’i bëhej i huaj. Mendja i sillej vetëm aty te akti i shëmtuar, kur atë e puthi një i panjohur. Nisi ta humbte edhe drejtpeshimin trupor ngaqë i dridheshin këmbë e duar. Mbushi gotën me ujë, hëngri një lugë sheqer dhe piu një lexsilium që të dukej më e qetë. Më vonë mblodhi pak veten, veshi pantallonat e ngushta, një bluzë mëndafshi blu dhe u nis për në lokalin “Ŝkupi”. Atë çast ndjeu nevojë të madhe të përzihet me grupin e saj, që të pushonte sadopak dhe të ushqente trurin me bisedat e ëmbla e të mbushura me humorin e hollë të Bohemës.

Monolog nga i njejti roman. 
“Fillova të ziej përbrenda. Vetja më duket si një lloj insekti i bardhë që lind në mëngjes dhe vdes në mbrëmje, pa kryer ndonjë punë të rëndësishme. Emri i atij insekti nuk më kujtohet. Dita më kalon duke bërë ca punë jo produktive. Nuk shkruaj. Nuk lexoj. Nuk mundohem t’ju bëj mirë të tjerëve. Do të kisha një lektisje shpirtërore, po t’i rikthehesha jetës si më parë. Nuk kam as kujt t’i qahem. Nuk ia dola mbanë t’i lehtësoja dhembjet, as nuk u martova. Do ndjehesha mirë po të kisha një shpatull ku do mbështesja kokën, për të qarë kur të më qahej. Rrallë herë meditoj. Më ka mbetur vetëm një huq: të hedh vështrimin nga mali. Më duket se atje fshihet dielli pasi perëndon. Sa e bukur, sa misterioze. Në këtë botë vetëm misteriozja është e bukur. Gjithçka tjetër është m... Dielli m’i hap do dritare të mbyllura ku futem e rri ca minuta e pushoj pak. Më vjen mirë, më vjen ngrohtë. Nuk e kuptoj fare përse nuk i lutem Zotit, mbase do mbushesha me shpresë, mbase Ai i Gjithëfuqishmi 
Absolut do të më ndihmonte. Ku ta di unë se kujt i ndihmon Ai, e kujt jo! Do bëhej mirë po të hapja një rrugë shprese tek Ai. Unë as gabim nuk ia kujtoj emrin, sepse më bëhen lëmsh në lukth shpresat. Mua pastaj më villet nga realja dhe më vdesin shpresat. Shpresat që vdesin nuk ngjallen më kurrë. Ne mund të vazhdojmë të shpresojmë se vdekja nuk është vrastarja jonë. Po ajo na vret, na le pashkull. Unë mundohem të besoj se ne do vazhdojmë të jetojmë pas vdekjes që të mos vdes vërtet. Sa e bukur. Po ta dinte Behija, do kujtonte se unë jam çmendur, mbase nuk i besoj Atij të Gjithëfuqishmit. Le të mendoj çka të dojë! Pse, nuk ishte ateiste lëvizja komuniste? A nuk është politeiste lëvizja demokratike? Unë mendoj se kjo lëvizje është poli-fe-iste dhe poli-sekt-iste. Ne kemi qenë ateistë të përulur, të varfër, inferiorë para luanit dhe para derrit. Sot nuk jemi ateistë dhe jemi të varfër dhe të lënë pas dore. Akoma inferiorë para derrit. Me vatan dhe pa vatan. Nuk heqim dorë nga 
të mirat materiale dhe shpirtërore, jo! Qoftë larg! Feja i duhet njeriut. Çka do ishte bërë njeriu pa fe? Njerëzit vetëm një gjë e dinë përmendësh, si ai gjeli këngën e mëngjesit: dinë ta çojnë kokën laaart dhe të bëhen snobë, islamë, katolikë, të krishterë, atdhetarë e politikanë; në rrugë, në mortje, në ahengje, në tubime grash, burrash. Vetëm snobë. Aq. Më kuptoni! 
Sot dëgjojmë: ”Unë jam më Papë se Papa. Unë jam më Hanibal se Hanibali”.”Unë jam hoxha i katundit”. Unë jam ...Unë.” Më lodhin mendimet e mediokërve. Mendoj se nuk kam fat, se më kanë dënuar edhe mua edhe popullin tim. Çdo natë shikoj atë ëndrrën e keqe shqiptare. Nuk ua tregoj se e dini vetë. E keni mësuar përmendësh si “Lahutën e malësisë”. Po kujt i shkon mendja te Lahuta e malësisë sot? Po tyrben e di dikush përmendësh? Unë qaj për popullin tim të robëruar. Populli im i vuajtur, që sot shtiret se është më Hanibal se Hanibalët e Ballkanit. Mos u shtir, o popull! Bëhu Hanibal, o popull, lufto dhe haji me dhëmbë smirëzinjtë, hipokritët, despotët e lazdruar dhe tiranët! Griji derrat! Po ç’faj ka populli, more, që e ka humbur rrugën në oborrin e tij? Fajtorë janë komandantët. Ata rrahin gjoksin se do t’i trasojnë rrugët nga duhet të ecë populli. Populli ecën dhe çalon. Mos e rrihni popullin kur çalon! Po përse e rrihni popullin edhe se lini të qajë? Po kush vuan më 
shumë se populli? Po kush lufton më shumë se ai? Vaj halli për ne! Kush na solli në këtë gjendje? Kush na bëri arna-arna gjeografie? Po fajtorët ku t’i gjejmë? Të futemi në histori të kërkojmë fajtorë? Futuni të gjithë po deshët dhe kërkoni vetëm ata që kanë bërë faje. Në cilën histori? Në atë të para pesëdhjetë apo njëqind e ca viteve!? A kemi të drejtë t’i bëjmë me faj të parët? Po. Ata na lindën. Po çka nëse na lindën? Pse ata na lindën, ne duhet të rrimë me litar në fyt? Jo, jo, faleminderit, ne nuk e kemi ndërmend të jetojmë me litar në fyt. 
Sa afër jetojmë me kundërshtarët tanë ideorë. Na e morën frymën. Po. Ne jemi shqiptarë dhe i kushtojmë shumë rëndësi rivalitetit. Ne bëhemi copa-copa. Brenda nesh ka një durim dhe një mosdurim, një smirë patologjike. Ne jemi smirëzinjtë e Ballkanit. Edhe serbet janë smirëzinj. Ata nuk na duan ne. Na quajnë kokëtrashët e Ballkanit. 
Çka s’më pjell truri sonte! Po ta kuptojë Behija se ç’bëj tani, më vjen te dritarja e më thërret budallicë. Po ku ka më budallicë se spiunia Behije? Në djall vafshin njerëzit që grinden! Po poetët? Përse grinden ata? Janë smirëzinj apo budallenj? Ata që janë disidentë zihen e rrjepën me ata që nuk janë të atillë. Ndonjëherë mendoj se ata duhet ta fshehin disidencën përmes alegorisë që t’i shpëtojnë regjimit të keq, sepse mund të vdesin bashkë me veprat që duhet të lënë pas. Nuk e di se sa jemi ne të ndërgjegjshëm. Jemi pak si tepër tolerantë kur na hidhërohet ndonjë i huaj. E dini ju më mirë. Unë nuk e di se jam femër. E femrat nuk dinë. Kush ju tha se nuk dinë femrat? Injorantët? Ato dinë më shumë se meshkujt. Ju garantoj me kokë. Vëmë bast po deshët. Mos i trajtoni si njerka. Ato janë vetëm nëna. Ato ju miklojnë dhe ju mëkojnë. Ju rrisin. Ato lëngojnë, kurse ju i lini pa gjumë sepse vetëm qani. Edhe ato qajnë. Përse lëngojnë ato për atdhe, për komb e traditë, 
për djemtë që duhet t’i dërgojnë në luftë, për vulën e ardhmërisë? Cilës ardhmëri? Ardhmërisë me totemë e me ngatërresa? Dikush na ndëshkon. Ha! Është burrë apo grua. Është i veshur apo i zhveshur? Mos dëshiron të mbajë fronin në dorë? Jo nuk është grua. Ku di gruaja të mbajë fron? S’mundi ta mbajë as Teuta. Merreni me mend, si mund të mbajë Teuta një fron? Ah, sikur të kishte mbajtur fron! E kanë mashtruar ata! Gratë kanë të drejtë vetëm të punojnë dhe të lindin. Po si do bëhej kosi, kos, pa i futur pak dhallë? Kujt i ha palla për logjistikë. Po. Nejse. Është shumë patetik sinqeriteti prandaj s’do flas më. 
Në mendje kam krijuar një imazh tjetër për shpëtimin. Është sekret. Kam edhe një imazh të bukur për misteriozen, për atë që gjendet pas diellit e pas djallit. Nuk është ndonjë sekret i madh. Është një hiç, por është i bukur sepse nuk e kemi parë. Po ta shikonim do villnim. Mbrëmë në ëndërr mundohesha të shikoj se si duket shpëtimtari i qenies sime. Jaa, kam plasur prej sikleti! Unë i thosha ktheu se dua të të shikoj fytyrën, kurse ai më kthente shpinën. Nuk ia shikova fizionominë që s’e kam parë kurrë. Çfarë sysh ka, çfarë goje, çfarë zemre gjigante! Ku e ka shtrofullën që fle, a ka pamje njeriu? Po shpirt ka apo nuk ka? Ku mund ta shikosh fizionominë e tokës me një të hedhur sytë? Oh, i ëmbli shpirt! - thirra unë. Askush nuk m’u përgjigj. 
Sa naiv është njeriu. Tërë jetën pret e pret, lutet e lutet, lutet dhe kërkon falje derisa e thyen qafën në bujtinën varr. Mbase e ndjen veten fajtor që predikon urrejtjen, dashurinë dhe marrëzinë. Predikon edhe fenë. Po mirë që predikon fenë. Ai respekton etikën, moralin dhe dallohet nga kafsha se, ndryshe, kush do i dilte para njeriut.! Do bëhej si lopa kur e zë zekthi dhe si burri kur utnohet. 
Njeriun do duhet ta ketë krijuar dikush ose ka lindur vetë, si flutura nga krimbi. Sa punë e lehtë, sa fluide! Ca veprime të tij janë shtazarake. Punë instinkti. Po kur do të vdesin kafshë e njerëz me ujëra e male, atëherë çka do frymojë!? Po Agani ku do të jetë? Po sikur të ketë parajsë, a do jemi unë e Agani bashkë? Përse jo? Kritere janë mëkatet. Edhe ne kemi bërë mëkate: kemi bërë dashuri pa u fejuar, pa u kurorëzuar dhe pa i thënë njëri - tjetrit: ”Unë të dua!”. Ose: ”Unë vdes për ty!” sepse askush nuk ka vdekur për askënd. Disa kanë dëshirë të vdesin dhe varen në litar ose pinë helm, ose ... sepse ashtu ju teket. Të tjerët vdesin nga sëmundjet ose sepse duhet të vdesin. Unë dhe Agani kemi merak të bashkojmë shtratin e të bëjmë dashuri, ashtu rastësisht kur takohemi dhe nëse takohemi. Vështrimet e tij të etura më ngjallin epsh. Në ata momente nuk arrijë dot ta kuptojë përse i zgjidhte rrugët e ngushta me ferra anash që të bëjmë seks. Mua më dukej i pa 
sjellshëm, vetëm e vetëm pse prishte sublimen e dashurisë me naze. 
Njerëzit e rruzullit ndryshojnë nga njëri tjetri. Sa njerëz aq karaktere. Edhe në fizionomi nuk ngjajnë. Po t’i bësh bashkë një milion njerëz, as një gjymtyrë, bile as një sy se kanë me formë dhe me ngjyrë të njëjtë. Vetëm dashurinë e duan njëlloj, vetëm instinktin e epshit e kanë të njëjtë. Se mos e duan poezinë, a vatanin, a luftën për liri, a paqen, a kafshët e buta, a derrat e egër... Gjithnjë kanë dëshirë t’ju mungojë diçka. Po. Ndryshe nuk mbeten të qetë. 
Unë dhe Agani nuk ju përngjajmë aspak njerëzve. Ne takohemi pa lënë takim, pa shikuar orën. Fqinji im i tmerrshëm dhe i lezetshëm, më pret si gjahtari lepurin dhe më rrëmben. Më fut në veturë dhe pastaj ne bëjmë dashuri si të marrë. Unë azdisem dhe futem në lojë, në ekstazë, pastaj porsa mbaron dehja dhe shuhet epshi, futem në histerizëm çirrem si e marrë. Loja vazhdon mbrëmjen e ardhme. Unë nuk e di në jam rebele apo e dashuruar. Kjo nuk do kishte rëndësi për një franceze. Unë jam shqiptare. Ai nuk më mashtron. Ai më do. Por veprimet nuk i ka si të tjerët. Ai nuk më lutet, nuk më llaston, nuk më bie në gjunjë, nuk më premton ardhmëri të lumtur. Po përse edhe ne të bëjmë si të tjerët? Mbase do duhet t’ju dukemi normalë. Po le të na quajnë budallenj! Ne edhe ashtu kënaqemi. Jam në gjendje ta hetoj shpirtin e humbur të Aganit. Ai merr frymë thellë vetëm kur është afër meje.. Futet në ekstazë, humbet. Edhe unë dua t’i shtrihem mbi trup si ngjalë, sepse aty më pushon 
shpirti. Është diçka shumë mistike, shumë e fuqishme që më ngujon afër tij. Mos pritni t’ua tregoj të gjitha! Ne lidhemi si me zinxhirë dhe mezi shkëputemi. Lavdi Zotit që nuk ngujohemi në pozita të tilla, e të bëhemi gaz i botës, sepse dashuria është si magjistare edhe të ngujon, ta merr frymën e të lë pa mend. Gjatë ekstazës ne nuk flasim fare. Unë mundohesha ta kapja thelbin e madhështisë te heshtja. Ne nuk kemi biseduar se duhet të lindim fëmijë, se do të na duhet t’i pagëzojmë ata: me emra arabë apo turq apo shqiptarë apo anglezë.... Shoqet e mia kanë lindur fëmijë. Unë ju thashë t’i pagëzojnë me emra shqiptarë. Ato më thanë me emra anglez, se po globalizohet bota e me sa duket do dominojë anglishtja. Po ajo e bukura, kombëtarja ku do të mbetet? Mos vallë do ta rrëmbejë cunami? Kjo më tremb mua. Nuk e di më tutje a do t’i bëjë dikujt syri fërt, për kombëtaren? Mbase edhe mund t’i bëjë! 
Unë s’kam fëmijë. Ende nuk jam shtrirë në shtrat si lehonë. I dua shumë gratë kur lehonojnë. Lehonat duken të zbehta dhe shumë hënore. Bebet janë të kuqe. Të gjithë sillen rreth tyre dhe rreth bebes, vjehrra e vjehrri, tezet e hallat me gjithë kushërinjtë. Edhe burrat për një kohë të shkurtë bëhen mërkosh. Ju vjen ëmbël. Edhe shtëpisë i vjen era jetë, era bebe. Gratë kur lindin ndjejnë një intencë të fortë sa dëshira për të jetuar. Po kush e motivon më shumë njeriun për të jetuar? Mëmësia, dashuria apo natyra dhe epshllëqet? Cila e magjeps tërësisht? Cila është më sublime? 
Nëna ime më ka lindur vetëm mua, prandaj unë nuk kam nipër e mbesa. Sa të vegjël jemi natën që lindim e shtrihemi në mitrën e nënës! Sa një kokërr loti. Jo, pak më të vegjël se kokrra e lotit. Sa punë e mirë! Je gjallë në barkun e femrës, je ngrohtë, ha e pi dhe nuk di asgjë. Nuk e di se ç’të pret kur rritesh e bëhesh beqare. Ah, sa punë e mundimshme kjo puna e jetës! Njeriu mbase nuk bën dashuri me dikë, që të lindë dikush. Në atë çast nuk ka kohë të mendojë. Po nëse femra nuk e do hiç atë far burri dhe bën dashuri vetëm se ka dëshirë të lindë dikë? Instinkt nëne. Po. Po pate fëmijë ndjehesh pak më e gjallë... Njerëzit disa punë i bëjnë që të duken njësoj si të tjerët, sepse në çdo shoqëri, po u duke pak më i veçantë do të shikojnë si budalla. Unë nuk dukem, as nuk veproj si ata: Shpesh mendoj se dielli i shndritshëm pjell me nxehtësinë e tij. Pjell bimë, kafshë, gjarpërinj, njerëz, po, po edhe njerëz ai pjell. Unë për inat të Darvinit mendoj se ne e kemi prejardhjen 
nga dielli. Të themi se një copë bagël lope që ngrohet nga rrezet e diellit, thahet mbi e bëhet kore, kurse nga fundi ku mbetet e butë dhe e ngrohtë dalin krimba që lëvizin, që enden dhe frymojnë. Të tjerët nuk mendojnë si unë sepse janë majmunë. Edhe fëmijën e ngroh dielli në mitrën e nënës? Po, e ngroh. O Zoti im absolut, faleminderit që njerëzit nuk e dinë se unë mendoj kështu, se po ta dinë, ah, po ta dinë...më therin, më rrjepin, ma mbushin lëkurën me kashtë, më varin në tra dhe angarisen me mua, derisa të mpaken nga lezeti. Po përse, me kë nuk janë angarisur? Me poetë e shkrimtarë, heronj, historianë e shkencëtarë: i përflasin, i përqeshin, fusin hundët në historitë e tyre, i përplasin kodër më kodër. Po. Njerëzit nuk i shikojnë gabimet e veta. As nuk i pranojnë. Po unë ç’jam duke bërë tani? Këtij i thonë ditar? Ç’është ky ditar me mendime të ngatërruara të bëra lesh e li! Pa datë, pa rend! Po nuk shkruhet kështu ditari. Ka ca rregulla në letërsi që duhen 
respektuar. Unë nuk po i respektoj rregullat, as ligjet. Më duket se ato rregulla i krijojnë njerëzit e mbrapshtë. Unë me ata e kam inatin: me njerëzit e mbrapshtë. Po ta lexonte Behija ditarin tim do të më thoshte se ky është një far monologu i brendshëm që dëshmon se Himara na qenka e çmendur. Mbase edhe unë kam paragjykime të errëta. Jam stereotipe. Po ku merr erë Behija nga letërsia. Më duket se jam djersitur. Më vjen era djersë, si një erë kërpudhash të mykura. Mbase nga mundi që shkruaj dhe recitoj me zë. Po. Do duhet të çohem e të bëj një dush, të këndoj, të parfumohem, që të freskohem pak. Ah, sa më vjen mërzi! Ç’do punë më duket tejet e rëndë. Më zhgënjeu dikush. Po askush s’më ka zhgënjyer. Vetë jam zhgënjyer. Mbase jam e paaftë të ndjehem ndryshe . Më mirë do ishte ta grisë ditarin e kësaj dite se po ma lexoj dikush do kujtojë se jam e marrë”.

 

Për të bërë një përmbledhje të këtyre materialeve më sipër:

Ku është problemi?

Me sa duket, në trevat shqiptare, më shumë besoj se në çdo pikë të globit për kohën, shkruhet, organizohet, botohet e flitet për letërsinë. Kjo është më shumë se shumë për një vend të vogël me disa milionë banorë.

Ajo që unë nuk kuptoj është, se pse çdokush është i pakënaqur. Çfarë presin të pakënaqurit të ndodhë më? 

Mua personalisht më duket se atmosfera letrare e shqipes është këndellëse, pavarësisht se dera është e vogël e janë shumë ata që po kërkojnë të hyjnë. Po a nuk na parajmëroi edhe Jezusi për këtë?

 

Problemi, Mirazh, eshte qe ka njerez qe duan te jene te trishte e te shkruajne gjera te trishta sepse u duket me fisnike, edhe e bejne pa pare fare se ça ndodh ne te vertete. Tip ky Alfonsi a Muçi qe ka shkrujt kete artikullin.

Me sa shoh unë, e ky nuk është problem, problemi është se gjërat ende nuk janë katalogizuar e nuk kanë marrë format hierarkike. Pas rënies së monizmit, me liberalizimin e botimeve, dmth. me mungesën totale të ndonjëfarë kontrolli cilësor, tregu u përmbyt dhe macja kafshoi bishtin, të cilit tani po i vjen fundi, pasi botuesit, në sajë të grykësisë së tyre fillestare po përballen tash me situatën e kundërt. Me këtë situatë po përballen edhe autorët vetë, por nëse për botuesit dilema është financiare, nuk kuptohet se e ç'lloji është kjo për autorët. Shumica kërkojnë mendim kritik, por mund të qenë të parët e më të kualifikuarit për ta bërë e nuk e bëjnë, ose edhe kur e bëjnë lëvdojnë shoshoqin. 

Kjo nuk mund të vazhdojë gjithnjë e, me sa duket, në këtë maratonë të pakuptimtë shkrimtarie shumë po lodhen nga absurdi i krijuar nga të shumtët.

Po të më pyesësh mua, nuk do të kisha gjë kundër, nëse me shumë botime të këtyre viteve do të bëhej një autodafe e shkurtër e do të hidheshin, me mirëkuptimin e të gjithëve, publikisht në zjarr.

Ketu s'jam dakord Mirazh: le te botoje kushdo, kush ka mundesi, kush do te shkruaje. Tregu do vendosi.

Unë do të isha për norma botimi. Drejtshkrimi, të paktën, dhe cilësia e mallit duhet të jetë e normuar. Ashtu si edhe ajo e ushqimeve. Botime me salmonelë, të rrezikshme për shëndetin publik, sidomos të vocërrakëve që nuk kanë privilegjin e gjykimit, nuk duhen lejuar.

Mire, kjo eshte e qarte. Mirepo siç ti e di mire, eshte pune shume e ngaterruar kjo sepse mund te ngaterrohet me dialekte, me zgjedhje te autorit e me liri mendimi. Sidoqofte qe shtepite botuese duhet te kene nje redaktor kjo dihet. Por por por, nese nuk e kane do deshtojne, e thjeshte. 

Mendoj se ajo që ndodh në tregun shqiptar fizik të librit është, mes të tjerash, një zgjatim absurd i keqkuptimit për t'u dhënë krijimeve formë materiale, zgjatim i fenomenit të virtualitetit në realitetin e prekshëm me faqe prej vërteti. Natyrisht që nuk na duhet censurë, aq më pak në internet. Ajo që do të kërkoja unë nuk do të qe cilësia e peshkut në konservë, por mbyllja profesionale e kësaj të fundit dhe vendosja e datave të skadimit. 

Nuk mendoj se ligjet e tregut, aq më pak në kushtet e një tregu të pakonsoliduar siç është ai shqiptar, ku nuk mund të thuhet ende se mbizotërojnë ligje, por amulli; pra, nuk mendoj se ligjet e tregut shkojnë hap më hap me kulturën që synohet nga ata që duhet ta dijnë më mirë këtë punë, të kulturuarit vetë. Shumë fenomene të shëmtuara që nuk përbëjnë ndonjë ligj, si korrupsioni, të jetuarit sot për nesër, tarafllëku, paaftësia, të folurit me superlativa pa shkallë të ndërmjetme, mund të shmangeshin fare mirë me pak guxim qytetar e dëshirë për të thënë të vërtetën. Gjen me mijëra faqe në internet e në realitet plot me lëvdata, cilësinë e së cilave nuk dua ta vë këtu në dyshim, por asnjë shënim për be me kritikë mirëfilli, me emra e mbiemra. Fundja, këtë po e kërkojnë edhe shkruesit vetë. Që çmimi i parë i festivalit të 54 të Vushtrrisë është horror, kjo, ma do mendja e kam pafytyrësinë ta shkruaj, nuk do ndonjë arsimim të specializuar a ndonjë Mandelë për t'u shpallur publikisht. Të konstatosh që është absurde që pikërisht ata që kanë uzurpuar kulturën të qahen për këtë të fundit, edhe për këtë nuk duhet të jesh profet. 

E këta fenomene janë mbarëshoqërore, jo vetëm kulturore; në kulturë pasqyrohet veç morali i shoqërisë. 

Tani Mirazh, s'kemi çfare ti bejme: jetojme ne nje bote reale e me te duhet te merremi. Ne kete bote reale - me arafllëku, paaftësia, të folurit me superlativa pa shkallë të ndërmjetme, - them se vetem tregu mund te vendosi. Ashtu si vendos ne gjithe boten.

Nuk është se ne do të vendosim ndonjë gjë, jo. Por unë mund të vendos me veten time, për sa më përket mua, në këto rrethana modeste, përpara ekranit, të shtunën, me një kafe në dorë, që të them mendimin tim, po aq modest, për këtë temë. 

Këtë mund ta bëj e, shyqyr Zotit, nuk më ndalon dot kush.

Jo mo dakord por une s'kuptoj kete: nje piktor mund te pikturoje gjera te keqija, kujt i plasi, por s'duhen botuar libra te keqinj.

Pse ky ndryshim ne trajtimin e dy gjerave qe jane, sipas meje, identike?

 

Ka një dallim në këtë që thua; ne komunikojmë me anë të gjuhës e jo me ngjyra. Në një ekspozitë shkon e nuk shkon, gjuhës nuk i shpëton dot.

Është sikur të shkosh në një supermarkt, në këtë rast libraria, e të të nisësh e të kërkosh mes plehrave, që përbëjnë shumicën e mallit, diçka të ngrënshme e të mos dish se ku gjendet. Asnjë orientim, asnjë mbishkrim. Veç male me plehra të importuara ndoshta nga vendi fqinj smiley, shumë plehra, pafund shumë. E të shohësh fëmijët e rinj, mutantët që janë mësuar me to e i përtypin mu aty duke dëgjuar tallava. E që thonë pastaj, kur ti gjen një krodhe: "Kali oreksi, sinjore".

Mua personalisht më duket se atmosfera letrare e shqipes është këndellëse

Bie dakord me kete. Te kap nje gazmim i llojit te vet kur lexon. Gjithe puna eshte te mos marresh as letersine, as veten shume seriozisht. smiley

Nga sa pashe me larte nga e tere kjo prurnaje e Mirazhit, vura re disa probleme te cilat nuk presin zgjidhje nga ne...

- se pari ne Kosove behet nje jete artistike me e larmishme nga ne dhe se tharmi artistik atje ka me teper brume per te zene; Atje ka botime te ndryshme te cilave u behet jehone, ka botime per femije, ka per te rritur, por ka edhe aktivitete te mirfillta artistiko-letrare elitare...ndryshe nga ne, ku presim vetem fonde apo sponsorizime nga qeveria apo OJF te ndryshme, pasi edhe perurimin edhe kritiken ne e shohim vetem si biznes, dhe jo si nje ngjarje artistike, nga ku te gjithe mund te dalim te fituar dhe nga ku shoqeria ka ç'te mesoje dhe ke duhet te ndjeke....dhe kjo vlen edhe per pothuaj te gjithe krijuesit, te cilet duan promovime pompoze, ku te kene medoemos shtypin dhe tv. Vertete qe kjo duhet, po e mira do te ishte per ate krijuesin e thjeshte dhe kokeulur, qe kete promovim te shkonte e ta bente ne shkollat e mesme, apo ne auditoret e fakulteteve dhe te degjonte ne memyre te drejteperdrejte mendimet e lexuesve, te atyre qe i japin atij ate emer te rendesishem krijues dhe po te behet kjo nga pjesa me e madhe e ketyre krijuesve, mendoj se do ti behet mire edhe publikut, edhe krijuesit, por edhe kritikes. Degjoj vazhdimisht, se ketu tek ne  behet letersi komerciale dhe muzike po komerciale, e cila nuk ka asgje te perbashket me artin dhe kulturen tone. me artin dhe kulturen e vertete. Po mire, dakort jam edhe une me kete problem. Po si do te duhet ta zgjidhim? Cilat jane rrugezgjidhjet? Shumkush mendon se kete e percakton tregu dhe jam shume dakort me kete pohim. Po kush e perben tregun? Cilet jane klientet e ketyre shijeve? Publiku i gjere, ky publik i cili eshte vetedukuar nepermjet ofertes qe ka dhene tregu dhe jo nepermjet kerkeses se tij, se per keto kerkesa nuk ka patur produkt. Une mendoj se rrugezgjidhja e vetme eshte edukimi i publikut me artin e shendoshe dhe jo me vulgaritetet. Dhe ky edukim vjen nepermjet ketyre takimeve, nepermjet botimeve te tilla te cilat te orientojne publikun dhe mese fundmi nepermjet hierarkise se vlerave

- Kritika letrare vazhdon e te flere gjume, po çfare gjumi ama....akoma nuk ka njerez kritike te cilet te marrin penen dhe te studiojne nje veper letrare, qofte edhe rte nje letrari te ri, dhe kur flas per kritike, e kam fjalen per nje kritike te specializuar qe te zere vend ne faqet e shtypit, apo neper foltoret e speciializuara ku publiku i gjere te njihet me nuancat, predominancat apo shtresezimet e letersise sone bashkekohore, se me lart ne nje interviste te Loer Kumes, me pelqeu ajo shprehja e tij, se kritike te mirefillte behet vetem neper blogje dhe permendi ketu PPU. Pse vjen kjo? Pasi ne jemi akoma njerez te frustruar, akoma nuk e kemi te ngjizur ate qytetarine qofte publike e qofte artistike. Kur jemi njerez te panjohur, ne flasim açik, i themi gjerat pa dorashka siç i mendojme, me mendimin se ai qe kritikohet nuk na njeh dhe si i tille nuk i mbetet qefi nga mua, ndryshe nga sa ndodh ne mbledhjet e hapura ku autori dhe kritiku ndodhen perballe dhe njihen me njeri tjetrin ...Pra kjo na pengon shume, dhe kjo nuk se eshte vetem ne art dhe letersi, por edhe ne te tera fushat e jetes, te pakten ketu ne Shqiperi, se per ne Kosove e ne Maqedoni, nuk flas dot....

ja per keto gjera mendova te shkruaj....

... Kur jemi njerez te panjohur, ne flasim açik, i themi gjerat pa dorashka siç i mendojme, me mendimin se ai qe kritikohet nuk na njeh dhe si i tille nuk i mbetet qefi nga mua, ndryshe nga sa ndodh ne mbledhjet e hapura ku autori dhe kritiku ndodhen perballe dhe njihen me njeri tjetrin...

Kjo është shumë e vërtetë. Ndoshta edhe mund t'i ndodhë ndokujt, pasi ka arritur në këtë pikë njohjeje, që të dojë e ta thellojë edhe më këtë proçes e të nisë të flasë troç. Aq më shumë kur nuk ka gjë për të humbur. Ajo që bëjnë p.sh. djemtë e Vetëvendosjes mund të përkthehet fare mirë edhe në kulturë. 

Problemi në këtë rast mendoj se qëndron gjëkund tjetër; njerëzit pajtohen me gjendjen dhe presin të vijë dikush tjetër e ta bëjë këtë. Por nëse presim të gjithë nuk bëhet asnjëherë. Pafundësisht. Amen!

Po. Dhe ne fakt "djemte e vetevendosjes" e kane vlere te shtuar nga benchmarku shume i ulet i sinqeritetit daljen hapet e pa kompromis e doreza, aq te shtuar, sa qe i ben ne fakt forcen e vetme qe mund t'i thuash "normale" (ne kuptim te pritshmerise me te gjitha cilesite qe ka kjo, normalja, si funksion), sepse vertet sot eshte bere kaq e rralle, e pazakonte, te jesh normal.

Duhet folur hapur.

Dhe eshte marrezi qe per nje dore te palidhur materialisht me letersine (rroge, jetese, karriere etj) te mos flase hapur. Per ke do ruhen manierat? Takti dhe diskrecioni? Kush i la vend vetes per keto arzualle komunikimi?

Një njeri normal, dashamirës i kulturës, në këtë rast i letërsisë e këtu po fus pa modesti (do të vetëndëshkohem për këtë) edhe veten, nuk ka kohë e vrull të brendshëm për të kritikuar, aq më pak për të sharë dikë. Në fund të fundit, secili bën atë që bën, me aq sa e bën e si e bën; deri këtu nuk ka asgjë për të qortuar. Le të shkruajnë e të botohen të gjithë; ky nuk është problemi, biles mendoj se është shumë mirë që qasja ndaj shkruesisë të jetë e hapur për çdokënd e të shkruhet edhe më shumë e, pse jo, edhe të botohet e tëra kjo. Problemi nis, e ky është, siç thashë më sipër, problem mbarëshoqëror, tarafllëku e mungesa e dëshirës për t'u marrë me të dobëtit, kur mund ta harxhoje fare mirë po atë segment kohe me diçka të mirë.

Mirëpo kjo mungesë dëshire po na kthehet në bumerang. Sipas konstatimeve të gjithëkudondodhura e lëvdatave, çmimeve, humbjes së masës e frikës së përmendur për të mos lënduar njeri, nuk po dimë më fare se çfarë ia vlen të lexohet kohët e fundit në mëmëdhe. Për të arritur në këtë konkluzion, dmth. të vlerës, duhet skartuar së pari gjithë antivlera, e cila të shitet si e kundërta.

Këtë gabim e bëjnë pothuajse të gjithë ofiqarët e kulturës (emrat mund të t'i gjej shumë kollaj), ata bëjnë atë që nuk bëjnë asgjë e presin ta bëjnë të tjerët, që presin nga ata që të bëhet.

A mund të më bëjë dikush e do ia dija shumë për nder, një listë të vogël me tituj, të themi deri në 10, pa I.K, se edhe më shumë cilësi nuk prodhon dot ky vendi ynë i vockël, që duhen lexuar nga 90 e këtej? Meqë sipas mediave çdo gjë qenkësh në nivele planetare, duhet operuar në drejtrim të kundërt pacienti: a mund të na thotë dikush, troç, copë, ashiqare, se cilët libra e autorë janë plehra fare? 

E pikërisht këtu na kap sedra, po lëre ore se është burrë i mirë, po ti si e ke hallin etj., e biem në sentimentalizma e sharja të ndërsjellta, duke ngatërruar vepra me autorë, libra me njerëz, objektin me subjektin. E kjo nuk ndodh veç në kulturë.

 

Me falni qe nderhyj, por qe gjerat te funksionojne duhet ri-diskutuar parrulla liberiste: le te publikojne te gjithe. Thua tregu i kultures eshte tregu i djathit te dhise.

Plus duhet rivendosur statusi i arsimimit si norme e domosdoshme shoqerore.

Jam dakord. Dhe per ate e kisha te folurit hapur.

Dhe e verteta eshte qe shpesh ai qe quhet "opinion publik" nuk shfaqet me sterhollime dhe doreza manierash, por me nje qasje lakonike, pa nevoje per vetshpjegim, me te drejten e mendimit dhe te goditijes se derrit ne koke, pa e bere ate vellain e nenes.

Problemi i publikimit nuk shtrohet si i tillë, aq më tepër që, nëse paguan vetë paratë e nevojshme e gjen librarët për këtë, siç ndodh në atdhe, mund ta bësh kudo në botë. E kjo gjë rregullohet vetvetiu nga kërkesa e oferta.

Edhe po të duash të ndërhysh në mekanizma të tilla është pothuaj e pamundur, pasi secili mund të publikojë ditën e sodit në internet. Botimet reale ndryshojnë në asgjë nga ky i fundit. Paradigmat mediatike po ndryshojnë dita-ditës e më shpejt; edhe kjo është një e re që nuk e kanë përtypur bashkëkombësit.

Edhe statusin e arsimimit, me atë arsim, e ka marrë e po e merr lumi.

"mund ta bësh kudo në botë"

Them se e njoh realitetin e shtepive botuese ketu dhe di te them qe jane vetem shtepi te vogla e shpesh te panjohuara qe aplikojne botimin me pagese. Tek Adelphi, Einaudi apo edhe Mondadori "s'puth" sado te paguash.

Tjeter gje pastaj qe kriteret e publikimit i binden logjikes se kerkeses dhe ofertes. Leximi serioz kerkon impenjim ndaj edhe kerkesa ka prirjen te jete per "libra te lehte". Ne kete kuptim ambicja e botimeve e ka kahun e shigjetes per-poshte e jo per-siper. Ndaj them qe duhet ridiskutuar nese ka kuptim qe ne kulture te flasim per kerkese-oferte? Se po ta pyesesh nje kalama a do te shkoje ne shkolle per shembull, te siguroj qe pjesa me e madhe do te te pergjigjen "jo".

Dakord Fin, permend tre shtepi botuese tek te cilat "s'puth" sado te paguash por egzistojne me qindra ( s'tallem, vertet me qindra ) te tjera ku push e biles ben edhe gjera te tjera.

Per te mos folur per Luli, Amazon, Il Mio Libro etj etj. Nuk po shkojme drejt Evropes, Evropa po vjen drejt nesh per demokracine e botimit.

Jo, nuk jane tre. Kjo eshte zyrtarisht norma e botimeve ne Itali. Qe ka pastaj qindra realitete te vockla qe mbahen me parate e shkruesve, ky eshte hesap tjeter.

A propos dhe për hajgare, a mund të na bëni miqësisht ju që jeni më të informuar, një best off-, njëfarë liste personale me 10 vende me librat shqiptarë, sipas jush, më të mirë nga 90-ta e këndej? Ime më niset javën tjetër për Tiranë e do e porosisja t'i blinte.

..te flasesh açik, eshte nje vlere qe jo te gjithe e kane....por tjeter gje eshte te flasesh açik ne art e letersi dhe tjeter eshte te flasesh ne politike...jane dy gjera qe kundershtojne njera tjetren.....sjellja e shembullit te VV ne kete rast, nuk besoj se ja vlen per rastin......ne politik te flasesh açik, jo gjithmone eshte e pranueshme.....shembulli i Wikileaks-it, vlen te permendet, se keshtu funksionojne gjonat.... mbase do te vije dhe dita qe nje shoqeri e edukuar qe te flase açik do ti pranoje dhe politikanet qe po ashtu flasin açik...... nejse eshte teme me vete kjo.....

Ma do mendja, se të folurit açik si i tillë, është kudo njëlloj e na kërkohet qysh të vegjël  nga prindërit, shoqëria e morali. Kur nuk e bën të akuzojnë për këtë. Të paturit të drejtë është pastaj diçka tjetër.

E megjithate nuk ndaj te njejtin opinion me ty, Mirazh......nje kritik arti edhe mund te flase açik, se i drejtohet nje personi, a nje vepre apo nje niveli te paracaktuar moralokukturor ...kurse nje politikan po te flase açik, i drejtohet jo me nje shtrese, por nje turme....dhe ketu eshte ndryshimi......

Marrja parasysh e dëgjuesit në açikllëk e bën këtë të fundit jo të tillë. Mirë do qe të flitej nga kushdo, kurdo e gjithkund açik, por kjo do të ish pastaj liria e lirinë nuk e gjen asnjeherë "mes jush, por e sjell vetë".

Epo ja qe ndodh Mirazh ne te tille bote jetojme....vetem une e ti,  qe fshihemi pas tasieres mund te jemi pjese e açikllekut pa pasoja e trauma.....

Edhe ashtu nuk është ali. Fshehja pas tastierës normalisht përdoret për të bërë të kundërtën. Hidhu për kuriozitet një sy temave letrare për më të mirët e letërsisë tonë, meqë po flasim për të. Shiko se ç'bëhet në temat e Kadaresë, Tufës, Hatibit, (marrë a priori emrat e dy të fundit) etj. Ngrihen këmbët e i bien kokës; çdo karrocier a teneqexhi nuk e lë rastin t'i kalojë, pa e thënë dhe ai mendimin e tij estetik. Do të thuash: po internet është, hyn e del kush të dojë. Ashtu është, por ky fenomen nuk ndodh në faqe të huaja p.sh., pasi dikujt që nuk i pëlqen ajo gjë, nuk harxhon kohë, por vetëklikohet tutje.

Mund të merreshim tani gjerë e gjatë me psikologjinë traumatike të "homo albanicus" e shkaqet që çojnë në deformimin e komunikimit shoqëror, por do i binim gjatë e do të dilnim nga tema. Shkurt do të thoja se është çështje fisesh, çështje "të fortësh" pak a shumë.

Gazmend Krasniqi

HISTORI ME ËNDËRRIMTARË

1.
Personazhi im mund ta ketë emrin Llesh. Mund ta kishte edhe Gegë, Dedë, por për mua kjo nuk ka shumë rëndësi: ajo që do të desha të them unë, është se nuk i duam ëndërrimtarët, sepse me ëndrrat e tyre ata na sfilitin, edhe pse dështimi i tyre i kalon sukseset e të tjerëve. Nga ana tjetër, të vetmuar në lavdinë e tyre të çuditshme, as ata nuk i duan njerëzit, ose, më mirë, i duan në mënyrën e tyre, por ky nuk është problem i tregimit tim – kjo mund të ishte një histori tjetër, me një trajtesë ndryshe.

2.
Le të hyjmë drejtpërdrejt në temë.
Si shumë të tjerë, përpara se të njihem me Lleshin, edhe unë kam pasur mendimin e njohur për zhdukjen e Mujit e Halilit: u zhdukën kur u shpik pushka, sepse heronjtë e mësuar me një tjetër mënyrë luftimi nuk u pajtuan më mënyrat e reja.
Lleshi e hedh tezën e tij të re një ditë të bukur, në të hyrë të verës. Fillimisht, kur sheh çudinë te unë, ndryshe nga ç’e ka zakon, nuk e zgjat, por gati i prekur se po e quajnë fantazist, për të vërtetuar tezën e tij, më fton te të parët e tij, në një vend rrëzë Bjeshkëve të Nemuna, ku ai ka një shtëpi verimi. Ndërkohë, i ka menduar gjërat hollë dhe me shumë durim, sepse nuk e hap më këtë temë, derisa më dërgon te një rapsod i vjetër aty afër, kushëri i tij. Rapsodi, një specie e dalë vetë nga eposi, shtatlartë dhe i drejtë, me mustaqe të mëdha dhe qeleshen e bardhë, sapo është kthyer nga Amerika, ku ka shkuar pas të bijve, që emigruan atje pas viteve nëntëdhjetë. Është aq jetëgjallë dhe pa moshë, saqë kur thotë me çiltërsi se ka ardhur për të vdekur në vendlindje, unë qesh me gjithë shpirt, si nga solemniteti në një bisedë fëmijësh: më duket se ai njeri mund të vdesë, aq sa mund të vdesë eposi. Është krejt e besueshme, siç tregon vetë, se atje në Amerikë i ka mahnitur një grup gjermanësh, kur u flet për vendlindjen, saqë ata mezi ç’presin t’i thonë se përse ndodhet në Amerikë. Përgjigja e tij nuk vonon: e kanë sjellë shtatëqind dreqër. Pyetja se pse nuk kthehet prapë atje, ka përgjigjen: e mbajnë njëmijë të tillë.
Më duhet ta pranoj haptas se, gjithë përshtypje për jetën e tij të gjallë, nuk u tregohem fort i vëmendshëm ndaj asaj që këndon. Aq vëmendje sa tregoj, e kam sa për të mos e prekur Lleshin.
Mandej, tepër vonë për t’u penduar: sado që më duket e pabesueshme, rapsodi vdes vërtet disa ditë pas largimit tim nga ai vend.
Vetëm atëherë e kuptoj se ç’do të thotë mosshkrimi i këngës në kohën e duhur.

3.
Mendohem gjatë, por, gjithsesi, atë që këndon rapsodi, mund ta kujtoj vetëm në prozë. Thelbi i asaj rapsodie është pak a shumë kështu:
Muji e Halili zbresin në një han. Dalin të gjithë t’i shohin dhe i presin me brohoritje e duartrokitje. Ata dy zënë vend në një kthinë të veçantë, sepse s’para i pëlqejnë këto gjëra. Të lodhur nga rruga, hanë shpejt e shpejt dhe shtrihen.
Në një farë ore, Muji ndien se po e prekin në krah dhe zgjohet menjëherë, duke çuar dorën te shpata, po Halili vë gishtin në buzë, si shenjë që të mos bëjë zhurmë. Arsyeja e zgjimit: Halili ka kohë që po dëgjon se çfarë mendojnë njerëzit për ta. Muji s’do t’ia dijë dhe kthehet në krahun tjetër, por disa të qeshura cingëritëse e mbajnë zgjuar për një çast. Kur dëgjon qartë se çfarë po thuhet, edhe ai nuk mund të flejë më.
Çfarë dëgjon, janë gjëra si këto:
Muji e ka hundën me kurriz.
Kur zbret nga kali, i duken këmbët e shtrembra.
Halili e ka bukurinë pak prej femre.
Puna është se këto thuhen mes të qeshurash hokatare dhe nuk hidhen poshtë prej askujt.
Siç mund ta marrim me mend lehtë, kreshnikët befasohen, sepse dinë për veten ato gjëra që shihnin të tjerët ndër ta, ato çfarë dinin rapsodët, dëgjuesit – të cilat, kuptohet, janë aq ndryshe nga çfarë po dëgjojnë.

4.
Kreshnikët zhduken vjedhas, pa bërë zë: nuk ka vlerë se, kur hipin në kuaj, të gjithë i shikojnë me admirim, madje të mahnitur.
Një teori e shekullit XVII i jep të drejtë kësaj race heronjsh për të qenë nëpër disa gjini fisnike (tragjedi, epope), veçse duhet të zhvishen nga e mbinatyrshmja, por te eposi ynë problemi qëndron në zanafillë: Mujit i jepet forca nga zanat.

5.
Mbetur pa rapsodin, që mund të na i këndonte edhe një herë, i kërkoj me këmbëngulje mikut tim të kujtojë vargjet, por as ai nuk ia arrin.
- Kjo nuk ka rëndësi, - thotë, pa ia varur zhgënjimit tim.
Në të vërtetë, as nuk do t’i kujtojë vargjet, sepse e ka mendjen diku tjetër, por këtë gjë e marr vesh më vonë, disa javë më vonë, kur, pasi i ka bluar gjërat mirë e mirë në ëndërrimin e tij të thellë, më thotë:
- Atyre njerëzve ua çoi fati kreshnikët afër, sepse më parë nuk e kishin pasur kurrë këtë mundësi. Ata i vështrojnë poshtë-lart, i kthejnë së prapthi, ua heqin koracën mbrojtëse, i ndajnë, i analizojnë, i zhveshin dhe ua heqin maskën. Ata gjejnë rast për të bërë një kërkim krejtësisht të lirë – të qeshurit është elementi më i rëndësishëm në krijimin e lirisë e të guximit, në zhdukjen e frikës e të druajtjes.
Kur marr të them se kreshnikët mund t’i kapnin ata njerëz me shpulla, Lleshi bën menjëherë një shenjë mohuese: sipas tij, kreshnikët janë njerëz të kryer dhe të pandryshueshëm, njëherë e përgjithmonë – nuk mund të bëjnë kurrë gjëra të tilla. Ata u bënë gjithçka që mundën të jenë dhe mundën të jenë veç ata që u bënë: të përkryer në nivelin më të lartë heroik. Ata nuk mund të provokohen, nuk mund t’u kërkohet diçka. Janë të privuar edhe nga gjuha: kanë një gjuhë të vetme, të veçantë dhe të mbyllur përgjithmonë. As qeniet e mbinatyrshme nuk mund të bëjnë dallim nga kjo.
Që këtej vjen kufizimi i këtyre kreshnikëve dhe apatia në kushtet e reja të ekzistencës së njeriut.

6.
Për shumë kohë, i kapluar nga përditshmëria, i shoh me indiferencë fjalët e tij, por më duhet të pranoj, se dalëngadalë filloj të bëhem edhe unë ithtar i kësaj teorie, edhe pse më bren pengu se mungon mundësia për të dëgjuar mendimin e atij që e këndonte rapsodinë. Megjithatë nuk jam i sigurt se rapsodi do të kishte një mendim ndryshe, jashtë këngës, pasi kjo është punë e ëndërruesve të mëdhenj, si Lleshi, të cilët janë gjithnjë e më të rrallë në kohët tona.
Një gjë është e sigurt për mua: atje rrëzë Bjeshkëve të Nemuna, i ndjeshëm ndaj shpirtvogëlsive që karakterizojnë jetën tonë, Lleshi vuan mungesën e njerëzve si Muji dhe Halili, prandaj zhytet thellë në zonat e pashkelura të ëndrrës dhe imagjinatës, siç bëri dikur, bie fjala, Aleksandri i Madh (për koincidencë, emri Llesh vjen nga Alessio – Aleksandër).
Historia tregon se, në këto raste, ne, kori i njerëzve të zakonshëm, ia nisim avazit tonë:
- Kthehu, Aleksandër! Kthehu, Aleksandër!
Sepse na presin punët, gratë, fëmijët, përditshmëria që na bën për vete.

7.
Këto shënime të hedhura shpejt e shpejt janë mënyra më e mirë për të kërkuar ndjesë: mes njerëzve nuk ka pak virtyte për të zgjedhur.

Jo, rrofsh qe e prure kete shkrim, jashtezakonisht i thjeshte per te qene shume i bukur......shume flm... e nisa me pertese po me thhethiti aq shume saqe e lexova tre here......

Lleshi ne te vertete nuk ka shtepi verimi ne Lugje te Verdha. Dhe njerzve te paket te mbetur atje nuk se iu mungojne kreshniket a i merr malli per ta. Atyre u mungon nje ambulance qe ne rastet kur do semuren jo-kreshnikisht, ti coje tek qendra me e afert e lokalitetit.

Lleshi statistikisht eshte "nje djale dai" qe mori pushken vertet e ra n'carshi, o alidemsi im i ekzaltuar nga fjalia e latuar, dhe Lleshi uzurpoi e nuk bleu toka te tjeterkujt.

Lleshet kane qene gjithnje mes nesh, ata psh urrenin bajagi Migjenin, sepse mendjen e kishin tek zanat dhe oret, ndersa tek cepi me i afert i rrugices, ishte njena nga ato... qe keta Lesherit e sotem nuk duat t'i shikojne!!!

Lesherit kane zbritur neper carshite tona dhe po na vrasin perdite me moskulturen e tyre, me shijet e tyre te vulgut, po na masakrojne shqipen me perkthimet e tyre zhulse, keta jane Lleshet... kur nuk quhen Haxhi!

..jo, jo nuk e kishim keshtu, jo kaq moskuptim. Ne fund te fundit, nuk eshte faji i tyre qe jane ne kete stad, eshte faji i nje shoqerie e cila nuk arriti qe ketta njerez ti kthente ne qyytetar dhe te tille ka ne te gjitha svendet ky qyyteterimi ka arritur kulmmett....dhe mos me thuaj ........jo, s'eshte e vertete....se ti ke qene qe me ke thene se ne Austri vetem Vjena dhe disa qytete bien ere qyteterim, se te tjeret jane maloket e evropes....pra njesoj jane shtresezimet e qyteterimit dhe te qytetarise....

Ne temen e qytetarit te eger, folem bajagi per kete qasje ndaj tyre, po kjo eshte teme tjeter....Per keta Llesher ka fol edhe Migjeni, per keta qe akoma nuk dine se ç'eshte interrneti dhe nuk dine se ç'eshte  fashion-i..... e keta nuk jane prodhimi yne, i qytetareve dhe i inteligjences, keta jane akoma vetvetja.....dhe moskkultura e tyre qe na ka zaptuar ne sot, nuk vjen prej tyre, po prej atyre qe e kishin per detyre qe kur keta te zbrisnin neper çarshite tona, te zbrisnin me rregull dhe ne radhe dhe jo ne turme, se turmes nuk ke ç'ti besh, e ne kesi rastesh te tilla turma nuk ka pasur vetem nder ne, po ndryshe sa nder ne, andej ata,  qe duhej te kishin detyre per te respektuar rrregullin dhe shoqerine e bene kete per nje kohe shume te shkurter dhe e rivendosen ate gjene e vogel qe quhej rrregull. Po ndryshe nga ne ama, qe akoma edhe sot e kesaj dite, qe ata nuk kane as me te voglin deshire apo respekt per kete rregulll..... dhe sa per dijeni, njai Llesh akoma nuk e ka marre pushken dhe akoma nuk ka ra n'çarshi....po vazhdon e jeton akoma atje tok me zanat, arinjte ujqit dhe kreshniket qe i ka pas lene amanet baba.....

mire.

ps. persa i perket "lakrave" nga teorite idealiste te filozofeve ferraj and co. ndikimi i te cilave duket acik ne c'ke thene me lart, te kam folur (nga dhembja qe kom per ty kur gabon, kuptohet smiley ) ne temen perkatese.

flitemi prape, patriot. smiley

 

boten perpara e kane shpure idealistet mer daj, e pragmatistet vetem sa kan perfitu....

c'me kthen prape ketu, pash Zotin!

idealisti kur shpuri perpara boten qe nje rast i lume nder 999 te tjere te deshtuar. gjasat gjeji vete tani si e sa jane.

e fundit per ktu kjo. cheers!

Ja përse duhet të krijohet inspektoriati i librit

Nga Sulejman Mato 

(Gjoba botuesve për botime të dobëta) Për të shkruar këto radhë mora shkas nga dy reklama televizive për dy libra të ndryshëm, në dy televizione të ndryshëm, në të njëjtën orë. I pari ishte libri tashmë i njohur, i Blendi Fevziut (në News 24), tjetri ishte libri me poezi i një vajze të re, (në Top Channel) le të mos i themi poete, pasi, nga sa u tha, nuk m’u mbush mendja se kishim të bënim me një poeteshë të re. I ndoqa paralelisht të dy këto emisione. Memuarëve të Fevziut, pas bujës së panairit, i krijohej një mundësi tjetër për të përmendur shitjen e 33000 kopjeve. (nëse është një shifër e besueshme.) 

Libri ri përurohej, në prezencën e qindra personave, le t’i quajmë personalitete politike. Me këtë rast, shampanja u derdh si lumë. Librin nuk e kam lexuar, ndaj unë s’ kam si të jap një gjykim, të mirë ose të keq, por unë në kësi rastesh besoj te porosia e një shkrimtari të njohur që thotë; librat që bëjnë bujë mos u mundo t’i lexosh. Sa i përket memuarëve, kam të njëjtin mendim me atë të Rexhep Qosjes, kur thotë që 70% e dokumentacionit për figurën dhe veprimtarinë e tij gjenden në arkivat e ndryshme, të huaja, kur ato të hapen do të kemi vërtetë fjalën e fundit për këtë figurë që sundoi dyzet vjet shoqërinë tonë, kushedi se çfarë të dhënash të tjera nxirren në dritë. Dhe për librin e letrares së re, (emrin nuk ia mbaj mend), nuk mund të flas pa e lexuar, veçse ajo që më bëri përshtypje, ishte vetëlavdërimi. Autores së re i mungonte modestia e fillestares. Të njëjtën vetëndijim vura re dhe te fjalët e hapjes te Fevziu... 

Një farë vetëlavdërimi, duke përmendur Kadarenë, Berishën dhe Topallin. Ajo që më bëri përshtypje tek fjalët e të dy këtyre autorëve, ishin komplimentet që iu ishin bërë prej disa figurave të njohura. Ndërkohë që poeti Visar Zhiti i ngrinte në qiell vargjet e saj, gazetari Andi Kananaj i quajti “sprova të pasuksesshme të një gjimnazisteje”. Kujt t’i besosh?...Për librin e Fevziut ka mendime të kundërta. Qosja mendon që libri ka nevojë për mbështetje në dokumente arkivore, Kadareja thotë që nga ky libër kam mësuar shumë... gjëra që nuk i dija...(?!) 
Kujt t’i besojmë?Opinionet pa përgjegjësi komprometojnë mendimin kritik ndaj dhe disa autorë duhet të jenë më të kujdesshëm në vlerësimet e çastit, të cilat jepen në raste promovimesh, e midis miqsh. Komplimentet e rastit u bëjnë dëm letrarëve të rinj. Letrarët e rinj doemos duhet inkurajuar, por njëkohësisht ata duhet të kuptojnë se krijimtaria nuk është fushë me lule. Krijimi është një rrugë e mundimshme. Përveç talentit, ai kërkon përvojë jetësore, dije dhe kulturë. Letrarët e rinj, para se të dinë çfarë do të shkruajnë, thotë Naipol, duhet të mësojnë çfarë nuk duhet të shkruajnë. Shkrimtari nobelist i jep shumë rëndësi këtij fakti. Në një kritikë që ai i bën një kolegut të vet, ai thotë: “Atij i mbetet të mësojë pjesën më të rëndësishme të artit, se jo gjithçka shkruhet”. Kjo porosi shkon jo vetëm te letrarët të rinj, por dhe te shkrimtarët me përvojë e për kritika, e cila shpesh vihet në shërbim të skarciteteve letrare. 

Ja pse për botimin e një libri letrar duhet të ketë ca kushte, të sanksionuara me ligj nga Ministria e Kulturës... së pari, për botimin e një libri duhet të kërkohet paraprakisht mendimi i specializuar, një recensë me shkrim, e përgjegjshme. Pa recensa autorësh, nuk mund të botohen më librat. Kështu ndodh kudo. Në Itali, në Francë... asnjë shtëpi botuese nuk e boton librin e një letrari të ri, pa mendimin e një autori të njohur. Kur zotërinjtë politikanë pinin shampanjë, unë bëra një llogari të fitimeve ...33 000 kopje, herë 15 mijë lekë kopja... 450 mijë dollarë... Biznes i madh... Ç’të bëjë lexuesi i shkretë? Të vrapojë drejt librarive për të blerë librat që reklamohen në media, apo të mbetet në pritje të mendimit të studiuesve seriozë. 

Ndërkohë që libra të rëndësishëm mbeten sirtarëve të librarive. Kjo që po ndodh është rezultat i mungesës së mendimit letrar të pakorruptuar.Mora si shembull këto aktivitete të ndodhura brenda një dite dhe nuk përmenda qindra libra të tjerë, pa asnjë vlerë letrare ose shkencore, të cilave u bëhet i lehtë botimi. Në botimin e tyre, kriteri bazë është: “Paguaj që të botosh”. Libra të tillë nuk i nënshtrohen asnjë lloj kriteri. 

Letërsia nuk është një fushë, të cilën mund ta lëvrojë gjithkush... Dhe memuaret nuk shkruhen nga gjithkush dhe pa shfrytëzuar të gjitha arshivat e kohës. Kriterit “Ke para, boto”, duhet t’i jepet fund, duke i penalizuar botuesit që botojnë libra nën nivel me gjobë. Pranë Ministrisë së Kulturës duhet të krijohet një inspektoriat i librit. Nuk është ndonjë punë e vështirë të kontrollosh një herë në vit rreth 100 shtëpi botuese, ndërkohë që kontrolli cilësor ushtrohet me sukses në rreth 20 000 subjekte tregtare. Librat nuk janë fruta, as zarzavate. Krijimi i një libri është një punë e mundimshme që kërkon talent dhe origjinalitet. Origjinaliteti dhe krijimi nuk është diçka që e ka dhe e bën gjithkush. Pa çka që ka pasur raste që dhe shkrimtarë të njohur e shesin shpirtin, duke bërë vlerësime të paqena...
Kur mediokriteti pushton sallat, ekranet dhe libraritë, librat e mirë ndjehen ngushtë... S’ka më zi për një kulturë kombëtare se kur antivlera kthehet në vlerë. Kemi autorë dhe libra të rëndësishëm që kalojnë pa u ndjerë nga kritika dhe mediet? Kemi. Sigurisht. Ku janë? Në rafte librarish. Mos doni të kujtohen pas vdekjes, siç ndodhi me Migjenin e madh. Migjenin universal. Migjenin... lavdia e të cilit i kapërcen dy shekujt. 

Na duhet kohë për t’i mbushur mendjen Ministrisë së Kulturës, për të mos financuar më botime mediokre, por të krijojë një bord për rishikimin e vlerave letrare dhe të mendojë për ta eksportuar letërsinë tonë në shumë vende të tjera. Nuk mjafton vetëm një emër, në dyzet vjet. Duhen të lulëzojnë shumë lule. Doni emra? Doni vepra? Jua jap unë nëse do të autorizohesha nga kjo ministri për të bërë përzgjedhjen e tyre. Ne kemi jo një, por dhjetëra autorë, të denjë për ta prezantuar letërsinë tonë në të gjitha vendet e botës.Mungon organizimi, mungon dëshira, mungon mundësia e njohjes dhe e përkthimit të librave seriozë. 
Mungon krenaria kombëtare. Ishte një kohë kur kishte kritere artistike. Nuk botohej asnjë libër pa kaluar në filtrin e recensentëve dhe redaktorëve. Kam qenë vetë redaktor dhe recensionues i veprave letrare, dhe e di ç’do të thotë të mbash përgjegjësi për vlerat dhe botimin e një vepre letrare.Sot, librat botohen pa iu nënshtruar asnjë lloj kriteri, as tematik, as artistik. Shumica e librave të botuara në këto njëzet vjet nuk kanë arritur dot cilësinë e disa librave të para nëntëdhjetës. Zgjidhja e vetme do të ishte kjo. Ministria e kulturës duhet t’u vërë kushte shtëpive botuese. 

Së pari, të ketë një raport midis letërsisë së përkthyer dhe asaj shqiptare, në favor të letërsisë shqiptare.

Së dyti, asnjë libër nuk duhet botuar pa pasur një mendim kritik të specializuar, nga një studiues letërsie , nga një poet ose nga një shkrimtar i njohur. Botuesit letrarë nuk janë më në fillimet e tyre. Një pjesë e mirë e këtyre botuesve e kanë formuar profilin si botues, dhe kanë nisur t’i japin rëndësi cilësisë artistike,pra, është çelur drita jeshile për të menduar për të ardhmen e letërsisë shqiptare. 
Një zgjedhje tjetër do të ishin gjobat për të gjitha ato shtëpi botuese që, për shkak të fitimit botojnë libra pa nivel artistik, pa përmbajtje, pa redaktim letrar dhe pa rekomandime nga shkrimtarë të njohur.

Gazmend Krasniqi

QUAJE KËNGË

Tashti që marrin jetë vendimet,
që ke krahë të lehtë, eja:
Ke pranë prekjen time të nxehtë.

Sa herë na lë prapa drita,
sa herë e lëmë ne prapa,
atje ku gjethi s’e luan më,

Të tregoj vendet ku ishin gazeta
dhe kafja, qumështi dhe
çadra; ku prehej mëngjesi

dhe mbrëmja, të tregoj lumin
e zemrës, kur qeshte me veshjen
prej dielli luadhi i marsit – dhe cepave

Të humorit të Zotit, në prehër
të Zotit të harresës apo
kujtesës, gishtat e Mbidritës

Pa peshën e fajit në breroren
e tyre të humbur, do jenë
vetë shtëpia jonë. Me pak zi

Për ditët që priten të vijnë,
me pak vargje për ditët që ikën
ndër avujt e padukshëm të Tokës,

Me duart e ndera mbi mallin
për gjërat e mbyllura Askundit,
ku na ka hije bekimi

I puthjes – atëherë qeshu.
Në qofshin të vërteta çfarë përmendëm
këtë quaje këngë. Byrekët

E mirëdashjes së saj ndoshta
na çojnë përtej malit
ku zgjohet një stinë më e butë, sa

Pa na lënë zemra, se
nuk është kështu me gjithë
gjërat që ikin një herë, si

Ajo jetë që s’ndodhi
por hequr mënjanë këndon
himnin e zotvrasjes në pentagramin

E shtatë zanoreve
kuptimbjerra nga kumbi tradhtar
i tunxhit të vet.

Jo, nuk do të ishte më mirë të hapje një temë më vete me gjërat e Krasniqit, që të diskutoheshin më vete e jo në këtë rrëmujën këtu?

Mirazh, me gjithe respektin per mendimet e tua, kjo prurje qe kerkon ri-krijimin e lidhjes se shkrimtareve, eshte pa pike vlere, eshte mendimi i nje personi te semure.

 

Ja pse për botimin e një libri letrar duhet të ketë ca kushte, të sanksionuara me ligj nga Ministria e Kulturës... së pari, për botimin e një libri duhet të kërkohet paraprakisht mendimi i specializuar, një recensë me shkrim, e përgjegjshme. Pa recensa autorësh, nuk mund të botohen më librat.

Kështu ndodh kudo. Në Itali, në Francë... asnjë shtëpi botuese nuk e boton librin e një letrari të ri, pa mendimin e një autori të njohur.

 

Des, rikrijimi i LSH, mbase eshte i tepert dhe e pavlere, por ama qe duhen vene ca rregulla, duhen vene, dhe kjo per hir te publikut, i cili kerkon kulture dhe art, dhe kur i mungon ai i verteti, bie pre e atij arti e kulture falllco, dhe fillojme e shajme perseri, strukturat, shtetin apo popullin qe mbeti i pagdhendur dhe qe ka shije jo te mira per sfera te ndryshme te jetes.....

S'jm dakord,

nuk eshte detyre e Shtetit te veri rregulla e te edukoje lexues,

nese sot vendosin qe nuk botohet libra me gabime drejtshkrime, neser mund te vendosin qe nuk botohen ata me ca ide politike, pasneser vendosin qe censurohet gjithçka perveç Zeri i Popullit...

une per vete kam frike nga diçka e tille!

me fal qe nderhyj serish, por kush e ka per detyre te vere rregulla dhe te edukoje lexues? kush e ve rregullin ne kaos? apo me veterregullim? si eshte e mundur qe frika per skajin qenka me e madhe sesa frika per para-skajin? 

edhe nje gje: kush i aprovon programet shkollore?

Fin: kontributi jot o gjithmone i mirepritur,

po, tekstet shkollore i aprovojne struktura te ministrise se arsimit, e me duket shume e drejte sepse shkolla duhet te te japi instrumentet per te ecur para, aty kontrolli, programimi ka kupton me tej - sipas meje - jo.

Mirazh: po, gjuhen shqipe e kane shkale, perdhunuar e çvarrosur. Por nuk duhet e nuk mund ta mbroje Shteti sepse Shteti nuk eshte roje i estetikes publike. Zgjedhja ideale do ishte vete rregullimi i shoqates se gazetareve sipas meje. Kush me mire se ata e di se per çfare kane nevoje.

Sidoqofte, ky eshte vetem mendimi im!

 

@ Des

prurjet që kam sjellë nuk pasqyrojnë mendimin tim për temën, as nuk janë të qëllimshme. Ideja është për t'i lënë vend këndvështrimeve të ndryshme të pjesëmarrësve të kulturës që të shprehen vetë e për të dhënë, me aq sa lejon vendi, një panoramë të diversitetit të qasjes ndaj kësaj teme. As unë nuk do të isha dakord me një kulturë të drejtuar nga shteti. Shteti duhet veç të kujdeset për shkeljet etike, diç si policia për sherret me thika dhe pornografinë. Është detyrë e përgjegjësi e shtetit të kujdeset për edukimin e brezit të ri dhe ruajtjen e vlerave kombëtare e këtu padyshim që gjuha është kryesorja. Është kjo e fundit një nga elementët shpirtërorë më të rëndësishëm në qenësinë e kombit. Besoj se për këtë jemi të tërë në një mendje.

ke te drejte nesa thua sidomos per pjesen e dyte te frikes tende, por kete rregull qe ppretendohet te vendoset, nuk besoj se nese duan qe ta realizojne friken tende, do tu duhet te kalojne neper gjithe kete radhe pune, e bejne dhe kaq, ashtu si veproi Orbani ne Hungari, veproi dhe kaq....atehere pse duhet te kemmi frike nga disa rrregulla, qe vetem mund te ngrene nivelin deri ne nje sasi te caktuar ? Psh, po te sjell nje rast pothuajse banal, .......a nuk te duket ty e arsyeshme qe ne te gjitha shtepite botuese, mediat e shkruara apo audiovizive, apo edhe ne blogjet online te vendoset nje redaktor, per te pastruarr gjyhen shqipe, e cila flitet shume shhemtuar nga nje pjese e mire e gazetareve apo e pjesemarresve neper keto blogje......nje shembull i fresket......ne gazeten shqiptarja.com, ne nje artikull fjalen kabell, ne shumes e kishin shkruar   kabuj.... a e kupton se sa e tmerrshme eshte kjo, ose ne nje reklame te albtelekomit folesi kkur shprehte fjalen modem...e vinte theksin tek è..., ja pra edhe per ketu duhet nje rrregull pra per keto rregulla flasim edhe per nje fare rregulli ne te botuar, ne perzgjedhjen e botimeve apo publikimeve te ndryshme....

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).