Kuvendi i Kosovës ka shpërndarë fletore pune – falas për të gjithë deputetët. Për ta bërë më interesante këtë punë, në to ka përfshirë “fjalë të urta”.

Shumë prej tyre dedikuar femrave. Ato të muajit maj, vecanërisht kanë thënie për femrat që janë diskriminuese dhe paragjykuese për karakterin e tyre.

Për këtë ka reaguar deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu. ‘Nuk e di kush e ka bërë përzgjedhjen e këtyre fjalëve të urta dhe cili ka qenë qëllimi i tyre: t’i edukojë deputetët në këtë frymë, që tua kujtojë deputetëve se cili është koncepti shovinist, mashkullor e seksist për gruan apo ndoshta thjerrëza nëpër të cilat duhet të shihen koleget deputete”, ka thënë Haxhiu duke shtuar se këto kanë qenë thëniet më poshtëruese që ka dëgjuar e që përputhen edhe me mendimet e Ilir Mirenës, Halit Krasniqit e Hajredin Kucit (të gjithë PDK) për femrën. Kryeparlamentari Krasniqi ka kërkuar falje më pas.

Ja disa prej thënieve në fletoren e deputetëve:

1. Te femra gjithçka është zemër, bile edhe koka

2. Heshtja është ari i vetëm që kanë femrat

3. Heshtja dhe modestia janë stolia më e bukur e gruas

4. Luleve u nevojitet dielli, kurse femrave dashuria

5. Gruaja jashtë familjes ngjan me perandorinë e rrezikuar

6. Gruaja është enigmë, qëllimi i saj është fëmija

7. Femrat dashurojnë fitimtarët, andaj i lejojnë edhe t’i pushtojnë

8. Jeta e gruas është e zbrazët, në qoftë se nuk e plotëson dashuria

9. Nuk ka grua që me kohë nuk do të lëshojë pe

10. Femra është mbretëreshë e botës, por skllave e dëshirave

11. Kërko femrën që të pëlqen ty, e jo të tjerëve

12. S’ka njeri që gruas së vet i duket mençur

13. Ajo që na tërheq te femra, rrallë edhe na lidh me të

14. Asnjë grua, që kur ekziston bota, nuk është martuar në heshtje

15. Femra që dashuron, nuk plaket shpejt

16. Sikur të mos ishte femra, diamanti do të ishte një gur i rëndomtë

17. Femrës i plaket së pari fytyra, e pastaj zemra

18. Stili ka një gjini, gruaja njihet me një fjalë

19. Gratë nuk zbukurohen aq shumë për meshkujt, sa kundër grave

20. Gruaja e mençur lejon burrin të bëjë atë që i pëlqen asaj

21. Gruaja mbetet pa fjalë vetëm kur puth

22. Femrat mendojnë si mbretërit, se të gjithë u kemi borxh

23. Merrni gruan, e cila nuk beson atë që dashuron

24. Thirreni gruan si të doni, por asnjëherë jo si nënë

 

Portali IndeksOnline

98 Komente

A ta jap kontributin (O. Wilde) edhe una...

Femrat nuk duhen kuptuar, duhen dashur.

20. Gruaja e mençur lejon burrin të bëjë atë që i pëlqen asaj

Nice one!

Dhe thone pastaj, perse e quani konservatore Kosoven..

E papame! smiley

Pas kesaj ideje gjeniale te kuvendit te Kosoves une s'e kuptoj se c'rrine me ne parlament deputetet femra?! smiley

Imagjinoj tani nje hakmarrje te fuqishme vecanerisht nga Mimoza Kusari per te cilen kam shume simpati. smiley

Te femra gjithçka është zemër, bile edhe koka

Heshtja eshte ari i femres

 

Nje nga pyetjet qe nuk ka patur kurre pergjtigje dhe per te cilen une nuk i jam pergjigjur ende ne keto 30 vjet studimi per shpirtin e gruas  eshte;

Cfare kerkon ( do ) nje grua ?

 

Zigmund Frojd.

 

dhe une e dija te zgjut ket Zigmundin. Po paska qene leshko. 30 vjet dhe nuk e paska kuptuar se cfare do nje grua. hahahahahahhaahhahahahahhaahhaa

 

 Po aty:

Ne hakmarje dhe ne dashuri nje grua eshte me shume barbare, se nje burre! 

Nitche.

 

Cfare kerkon ( do ) nje grua ?

Nje grua kerkon vemendje, dashuri, perkujdesje, por te gjitha kerkojne dike qe t'i doje, t'i kuptoje dhe t'iu jap besim, kerkon ate qe nje burre nuk mund ta enderroje.. smiley
Tani lind pyetja: Cfare nuk enderron nje burre? smiley

Keti ti qenke grua e vecante se kerkoke shume gjera dhe njekohesisht. Kur kerkon shume merr asgje.  smiley

Nuk i kerkoj une i kerkojne femnat.. smiley
Si thone andej nga shkodra "Femna asht e dhimshme i ban ner gjithkujt" pavaresisht se nuk i merr ato qe meriton.. smiley

Jam dakort me ato qe thua, por edhe kjo qe thua ti, ka nje klauzol ( nje te vecante), "ciklin periodik"smiley, nuk eshte gjithmone ashtu, kjo dihet qe shpesh, ai, ja ndryshojne humorin shpesh femres, prandaj Zigmundi se ka zbulu ala, se cfare do (kerkon) nje grua!

Sa per burrin, ai kuptohet shpejt, eshte shume i thjeshte i shkreti, pa komplekse  ! smiley

Si mund te kuptohet nje burre pa nje femer ne jete? smiley Si thone burrat: Grate jane nje pjese integruese e shoqerise dhe per me teper nje pjese e rendesishme e diteve dhe neteve tona.. smiley

10. Femra është mbretëreshë e botës, por skllave e dëshirave

sidhe

20. Gruaja e mençur lejon burrin të bëjë atë që i pëlqen asaj

Pra i bie qe ne jemi zoterit e deshirave smiley

Loje e lezetshme kjo dom-dev smileysmiley

Kot nuk thone: I papami, kurre most pafte.

Kshu eshte kur katunarit i bie ne dore, kompjuter, printer dhe google.

1. Te femra gjithçka është zemër, bile edhe koka

Medemek femra eshte qenie emotive, nuk i duhet besuar shume. Ka nje film interesant Clint eastwood, mbi kete, "Changeling"

Tek femra gjithcka eshte zemer,bile edhe koka.
ouuu,skam nigju njeri te thote te hongsha koken.

Kjo eshte komplet e papranueshme! Sidomos keto insinuatat per nenshtrimin e gruas seksualisht:

Nuk ka grua që me kohë nuk do të lëshojë pe

Apo e kishin fjalen thjesht per seks anal?

Ariu polar eshte heshtje. Ariu i murrme eshte parlamentar. Arusha eshte me xhibin.

Arusha eshte me xhibin.
smiley
Me sa shihet ketu,xhibi vdes per arinjte.

smiley te shpresojme qe arusha me kalimin e kohes, sic ndodh dhe me grate eventualisht, t'i leshoje xhibit pak pe

smiley 

(sorry xhib, s'nuk i rezistova dot batutes)

Juve po me cudisni. Nuk ka asgje per te qeshur ketu me shprehjen "Heshtja është ari i vetëm i femrës", eshte ofenduese dhe e papranueshme. Mos valle sipas juve duhet te ngushellohemi qe ne kete shprehje orendish zbukurimi femeror ata nuk kane pershtatur ne shqip togfjaleshin "pearl necklace"? smiley

edhe une kshu mendoj xhib. po nuk gerthiti pak femra eshte njelloj sikur shikon filma pa ze.te pakten te psheretije.po heshtje fare, se kuptoj.

Po ta shohesh me vemendje xhibo,nuk qendron si shprehje,diku nga fjala e trete mungon nje germe besoj smiley

Aaaaari Aaaaari / hajde te pazari, kendonin jevgjitet e katit te pare.

" .... 16. Sikur të mos ishte femra, diamanti do të ishte një gur i rëndomtë..." 

smileysmileysmiley

Cfare hajvanesh mer yahooo;na bâne perralle me tupan.Nuk e di nese ka pershkrim me adekuat per kosovaret se ajo thenja e vjeter:"trup e hije,mendje asnji fije".

P.S.
Shprehja nr 21 "Gruaja mbetet pa fjalë vetëm kur puth" me pelqeu ,mirpo shprehja nuk eshte komplete smiley

Sa të madhe e bëni dhe ju " Kryeparlamentari Krasniqi ka kërkuar falje më pas." seanca u mbyll çdo gjë në rregull  .

 

Gruaja është enigmë, qëllimi i saj është fëmija

 

kete se kuptoj sh. mire

dmth qenka enigme por enigme e zgjidhur

Enigma eshte qellim, femija eshte arithmetike

smiley

edhe, c'pe! arusha te ha.

ariu ha pe, qellimi i tij eshte bile edhe koka

pe ari bile edhe koka ha edhe arusha.

tashti ari mund dhe te jete i sojit fitimtar, andaj arusha e le ta pushtoje

ari fitimtari eshte perandori e rrezikuar nga arusha e pamartuar

e pasi kjo e ha (marton pra), ky ari s'iu dukerka me i mencur.

ariu eshte i mencur vetem per pallen e vet

arusha rri e pamartuar jo per inat te arit smiley por per inat te arushave te tjera 

o.z.t, shikojeni dhe njehere a eshte lajm i vertete ky!

jo, gabim. s'kalon.

arusha eshte nje enigme,...

arusha mund te jete nje enigme, po ...

por martesa e asnje arushe nuk kalon ne heshtje (megjithese heshtja dhe diamanti jane stolia e vetme e tyre)

por, tekefundit, ajo qe i nevojitet vertet arushes, eshte dashuria.

smiley

arusha nuk mbetet pa fjale vetem kur puth

ariu nuk puth vetem kur mbetet pa fjale. fjalet mbeten pa fjale ne pergjithesi.

rasti klasik i arushes qe i lejon ariut te beje vetem ate qe i pelqen asaj

klasikja ka nje gjini, gruaja njihet me nje fjale, ariu me nje puthje.

Nuk dua tju nderpres fantazirat tuaja arushuerotike ne nje teme kaq serioze per femren shqiptare, po te pakten tregoni meshire me arushet panda se jane rrace ne zhdukje e siper. smiley

Tashme fjalen Arushe ti e ke perdhunuar keq fare.

Duhet te kishin vene para: KUJDES!!!!

Edhe ta shoqeronin me foto ilustruese:

Paskan harru edhe ket qe eshte fix per parlament:

Burrat udheheqin boten, grate udheheqin burrat.   (Shekspir)

smiley

Burrat udheheqin bote, grate terheqin mushken.

burrat udheheqin boten, grate terheqin mushken, skneri bo tifozllik.

Trop, ky eshte niveli primitiv dhe me i ulet i udheheqjes! Tani kane ndryshu kohet! smiley

smiley dmth mos te lodhemi kot ne, te dorezohemi paraprakisht? 

hi!

p.s. leje se qenka vetem per ne parlament smiley ; jashte parlamentit qenka kjo e tropit me sa duket 

Hi katror! smiley

Vlen vetem per ne parlament, keshtu qe vazhdoni te jeni ne krye te detyres, mos u dorezoni. smiley

Touttes les femmes, sauve nos meres et nos soeurs, sont des putes - thone francezet, dhe
Beat the crap out of your wife every single morning. - if you don't know why, she knows.
10 femra ka ketu ne peshk dhe llapin me shume se 100 meshkuj. Prove eshte dhe kjo teme.

olele, zotrules, kjo me dhembi mu ne zemer te heshtjes sime. ariu

zoto, leshove pe ari yne?

Ku eshte lajmi ketu?! Mese logjike. Nje ar - nje ari.

Where is the problem with you people????!!! smiley

"zoto,leshove pe ari yne ?"
smileysmiley
Shume gjynah qe mungon ajo dreq germe smiley

Shqiperuar nga Rushit Bilbil Gramshi

Natën kur flinja, më tha shpirti: "Pi!
Në gjumë dhe në Varr s'ka lumëri;
Ngrehu! Sa rron, zbras Kupa dhe puth Çupa;
Ke shekuj që të flesh në qetësi".

Në ëndërr, kur agimi zbardhëllonte,
Një zë që nga Taverna po gjëmonte:
"Çohuni, djem, e Verë sillnani,
Se Fati na e tha lëngun sonte."

Dhe posa në Tavernë këndoi gjeli,
Besnikët jashtë thirrë "Portat çeli!
E shkurter është Jeta, ja, u mplakmë
Dhe mbetmë si kofini pas së vjeli."

A di përse këndesi po këndon
Menatë dhe nga gjumi po të zgjon?
Që shkoi një ditë po të lajmëron,
Dhe ti, çkujdesur, fle dhe ëndërron.

U gdhi! Me Verë zemrën e zbardhëllonj
Përdhe çdo Fe të Natës e dërmonj:
Në Djall dërgonj Parajsën e përpjetë,
Gërshetin me Llaut' e lavdëronj.

Kur Diellin me zjarr kurorëzuar,
E pret me gas Natyra faqeshkruar,
Shoqen me mall po shoh në gjumë shtruar
Dhe foshnjën buzëqeshur më të zgjuar.

Ja, Kup' e Qiellit skuqet prej Agimit,
Bilbili nisi këngën e dëfrimit
Me trëndafilin: Eja, Faqepjeshkë,
Natyra qesh; nem Qelqin e Rubinit.

Zgjohu! Mëngjesi me shigjet' e grisi
Perden e Natës, Yjt' i arratisi,
Dhe Dielli gjahtar me rreze kapi
Çdo majë mali, pallati e lisi.

O Engjëll faqedritë, ja u gdhi,
Shtir Verë dhe këndo me ëmbëlsi!
Xhamshidi e Khosroj qysh lulëzuan,
Qysh dimërojnë sot në Varrvërri

Natën kur flinja, më tha shpirti: "Pi!
Në gjumë dhe në Varr s'ka lumëri;
Ngrehu! Sa rron, zbras Kupa dhe puth Çupa;
Ke shekuj që të flesh në qetësi".

... dhe analizova vetem strofken e pare eh... smiley

Fjala arixhiu, ari - xhiu smiley
Kush i mban mend arixhinjte qe gjithmone mbanin nje ari me vete dhe nje def.. i binin defit kercente ariu smiley

Ueeeeeeeeeeee car gafe ata te Parlamentit te Kosoves! Si kone harru ata me fut m'fletore ato 10 arsyet pse nji birre o mo e mire se nji femer!

Funi i funit me qe qeveriu atje ka ne koalicion partine radikale myslimone, le ta precizote qe ishte birre pa alkool.

Seriozisht ti Tepro e ke tepru tani. Ti e di fort mire qe e ke te NALUME me fol per te drejtat e grave. VETEM per pune ekonomie do folesh per te pakten 2 vjet (ta bera 4!). Nohie foli shoqes!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).