Udhëtimet ngushëlluese drejt katër dyerve të hapura për mort në katër cepa të humbur Shqipërie ishin një dhimbje shumëkilometërshe në realitetin surreal të përditshmërisë së jetës pa të nesërme të atyre familjeve të këputura përtokë me plumba e me fjalë gur të rënda qeverie, në fund të rrugëve pa rrugë që lidhin netët pa ëndrra me ditët pa dritë në kërkim të bukës së fëmijëve. Familje si të zgjedhura enkas nga dora vrastare për t’i çuar nga një mesazh plumb Veriut e Jugut, atyre që zgjodhën të qëndrojnë në fshat e atyre që fshatin e lanë për të gjetur Amerikën në rrethinat dëshpëruese të askushëve të kryeqytetit, mesazh nënave të tretura nga vitet nën shamitë e vjetra, mesazh grave të vuajtura prej punës në tokën e vështirë e prej hallit të pashkrueshëm të një jete në errësirë, mesazh vajzave të martuara me fëmijë të vegjël a të porsalindur që u mbytën befas në të zezat e një lufte të hapur njëanshmërisht me zjarrin e pushkëve nga qeveria, mesazh djemve në emigracion dhe çupave si Ana, e bija e të gjorit Ziver, e cila bëri xhiron e botës në ekrane e gazeta me sytë prej deti që e humbën për të dytën herë, po këtë herë përgjithmonë, babanë e ndarë nga varfëria dëshpëruese prej nënës së ikur bashkë me Anën e vëllain më të vogël nga ferri i fshatit gjirokastrit ku u lidh në martesën e palumtur, në ferrin e një fshati në Lushnjë, ku vuan me shpirtin ndër dhëmbë shpotinë primitive ndaj gruas së divorcuar, mesazh pleqve, burrave e djemve të rropatur rrugëve të varfërisë, papunësisë, braktisjes sociale, mesazh të gjitha familjeve të zakonshme shqiptare që të bien në gjunjë e të ulin kokën përballë padrejtësisë së kthyer në regjim, të mbledhin ëndrrat në krodhën e bukës e shpresat në gllënkën e ujit dhe as të mos bëzajnë kundër qeverisë e jo më të kuturisen e ngrenë krye, siç bënë banditët që morën plumbin mu në çaçkën e kokës së tyre të palarë.

Të gjithë ta marrin vesh, njëherë e mirë, mesazh i unifikuar quhet ky, qeveria të merr ç’të dojë, ëndrrat, shpresat, dinjitetin, punën, lekët, shpirtin, të merr edhe jetën kur ia sjell në majë të hundës me pakënaqësinë tënde dhe as e ndal kush as e ndëshkon kush në mes të Europës së Bashkuar, paçka se është fillimi i dekadës së dytë të shekullit XXI kur Europa protestuesit e vet që shpërthejnë molotovët dhe dëndin me gurë policinë, djegin e shkatërrojnë në Athinë, Londër, Paris, Romë e kudo që u shkrepet të ngrenë krye për liri e të drejta që rëndom i kërkojnë në tym ndërkohë që jetojnë në parajsën e paarritshme për protestuesit shqiptarë, i qëllon vetëm me shkopinj gome, me ujë me presion, me plumba kauçuku në rastin më të keq, po jetën ua ruan si gjënë më të shenjtë për konstitucionin e saj moral dhe nëse, largqoftë, në kushtet e vetëmbrojtjes reale jo si “vetëmbrojtja” kriminale e Saliut në 21 janar, një polic europian hap zjarr për të shpëtuar jetën e vet e i merr jetën një të riu europian, dorëhiqet automatikisht ministri i brendshëm, shkarkohet prefekti, zhvishet komisari dhe polici fatkeq përfundon pas hekurave të burgut.

Kurse kryeministri europian vërtet dënon moralisht dhunën e kërkon publikisht që drejtësia të ndëshkojë shkelësit e ligjit, por edhe i kërkon ndjesë popullit të vet për fatkeqësinë e premton ristrukturim të forcave të rendit, rritje të cilësisë së menaxhimit të revoltave qytetare, ndryshim të metodave të edukimit qytetar në shkolla, përfshirje të prindërve në punën parandaluese të shpërthimeve urbane, rishikim të parametrave të buxhetit për financimin e periferive a zonave urbane ku gëlon pakënaqësia publike, hapjen e programeve të reja sociale e integruese e me radhë çka i takon qeverive që burojnë nga vota e lirë dhe punojnë me dashuri e pasion për vendin, për popullin, për njerëzit pa dallim, edhe për ata që e humbasin fillin e arsyes në rrugën e dëshpërimit social. Ndërsa në Shqipëri qeveria s’ka duar për të përkëdhelur duart kockë e lëkurë të nënës së Hekuran Dedës, zbritur në një fushë të humbur pranë Tiranës prej ferrit të një tjetër fshati lart në veri bashkë me plakun, djemtë, vajzat, nuset, nipat e mbesat, duart e dridhura që shtrëngonin portofolin bosh dhe paketën e zhubravitur të cigareve gjetur në xhepat e gjakosur të trupit pajetë të të birit, teksa nga sytë e mekur i binin pikë-pikë mbi to lotët e fuqisë së shterur mbledhur si grahmë e heshtur në cep të kolltukut rënkues dhe nga buzët e rreshkura i dilnin rënkimet kumbuese të lëndimit të pangushëllueshëm prej fyerjeve shtazarake të gojës vrastare të qeverisë që ia quajti botërisht djalin shtatlartë e krenar, banditë e kokëpalarë.

Nëna e Aleksit kishte ngrirë përjashta statujë me sytë nga kopshti i varfërisë para fidanëve të sapombjellë prej të birit fisnik, katër motrat e të vrarit vejevinin si hije përreth vajzës së mitur të vëllait të tyre, e cila shkonte karrige më karrige për të parë e hutuar nga afër vizitorët gojëkyçur prej zemëratës pa kuptuar dot psenë e pllakosjes së heshtjes së gjatë, nusja e re ishte mbyllur në zezimin e saj, bashkë me të sapolindurën e veshur në të bardha që gërvishtte heshtjen me belbëzimet e veta të forta, duke bërë me gisht nga fotoja e të atit, ndërsa babai malësor i katër vajzave të mbetura pa vëllanë e vetëm dhe vjehrri plak i nuses së mbetur vejushë mes katër mureve në lulen e rinisë, mundohej të kacavirrej fjalëve të dhimbjes për ta arsyetuar kasaphanën që mbylli përjetë sytë e të birit si vullnet të Zotit.

Motrat e vëllezërit emigrantë të Faikut, ardhur për mortin e rënë rrufe në fshatin e mjerë nga arat e punës së krahut në Itali, lëkundeshin dhimbjesh pas dy djemve të të vrarit ardhur nga Greqia, që mbanin më këmbë me duart tërë kallo e sytë e përhumbur tutje nënën e lëshuar në buzën e gropës së varrit, ku një zakon i vjetër e donte të hidhej bashkë me trupin e të vdekurit edhe koka e një gjeli të therur mu përmbi qivurin e groposur, për të nxjerrë hijen e vdekjes nga dera e shtëpisë. Dreqi e di pse s’iku menjëherë ajo hije nga fshati lëngues, po mori me vete pak kohë më vonë edhe djalin e dytë të nënës shpirtplasur, gjendur shtrirë nga një plumb vetëvrasës në kodrën ku pas varrimit u ngjit përditë në muzg për të folur me qiellin, në kërkim të fantazmës së babait. S’ka duar qeveria e dalë nga votat e vjedhura që të vjedhë ç’t’i dalë para, për të trokitur në shtëpitë e heshtura që kanë të shkruara mbi muret bosh të gjitha mundimet e ndërtimit të tyre, as këmbë s’ka qeveria për të shkuar drejt zemrave të plakura prej dhimbjes e trupave të rraskapitur në rrugët e pamundura të jetës së familjeve të zakonshme shqiptare, s’ka qeveria as sy për të parë ku jetojnë, si jetojnë, me se mbijetojnë, çfarë bëjnë qindramijëra familje për të rritur fëmijët e dashurive të mallkuara prej varfërisë, e ëndrrave të vrara prej papunësisë, e shpresave të mbytura në gropat e izolimit shoqëror, e dëshirave të mbetura në vitrinat e dyqaneve e ekranet e televizorëve, e nevojave të panumërta që u rrinë mbi kokë sa çelin sytë çdo mëngjes, as veshë nuk ka qeveria për të dëgjuar kërkesat e fëmijëve që duan libra për shkollë e mbeten analfabetë se në shkollë s’shkojnë dot prej skamjes, që s’marrin dot një dhuratë për ditëlindje a Krishtlindje, e që për lodra kanë vetëm gurët e shkopinjtë e gardheve që ndajnë shtëpitë nga bota e iluzioneve të humbura të prindërve të tyre, qeveria ka vetëm gojë për të gënjyer, për t’u tallur, për të kaluar radhën dhe ka padyshim edhe forcën muskuloze të padrejtësisë për t’i mbajtur njerëzit në radhët e frikës, të lëmoshave korruptive, forcën që ta bën jetën bukë, ujë, televizor e ftohtësi paralizuese. Me atë forcë, kur frika s’mjafton e rreshti prishet nga të pakënaqurit, qeveria bën shembujt që i duhen frikës për t’u ushqyer e rritur, duke u hakmarrë mbi gjithë pemën e gjakut të shtëpisë, të qepet pas e s’të ndahet me shuplaka të paligjshme, të flak nga puna, të prish biznesin, të tremb të ardhmen, të heq rrogën e gruas, burrit, babës, motrës, vëllait, të shkon deri tek djali i xhaxhait, i tezes, i dajës, të gjuan në fis e në farë e të damkos si delet për t’u qethur a therur me vulën e përjashtimit social dhe, zi e më zi, kur hakngrënët ngrenë krye për të kërkuar hakun e tyre me kushtetutë, zot a zakon njerëzor, qeveria ka edhe pushkë që derdhin plumba në mish, që çajnë kafka e shpojnë shpatulla, brinjë, gjunjë, sakatojnë kë t’u dalë para, për ta unifikuar e bërë bombë në kokën e popullit mesazhin e saj “Shqipëria po ndryshon”.

Prandaj o me ne, kështu si duam ne, bëj si them unë mos bëj si unë, o sikter, bum-bum-bum, me plumba e me kërdisje të sharash që të mos guxojë kush ta ndalë ndryshimin e jetës sonë në kurriz tuaj, pasurimin tonë përmes varfërimit tuaj, riciklimin tonë me votën tuaj që edhe kur s’na e jepni e marrim vetë në emër të ndryshimit të pandalshëm, derisa të hiqni dorë fare nga ideja se mund të na hiqni nga kurrizi e të drejtoni kurrizin për t’u bërë të gjithë të barabartë para ligjit e votës dhe të mos mundoheni më fare dhe ne as mos të mundohemi më fare as t’ua vjedhim votën, se ajo do të na mbetet ne kur ju të bindeni më në fund dreqi e mori se me ne s’ka shaka, s’ka numra as votim, s’ka shpresë, dhe frika e bërë urti t’ju thotë në vesh të mos dilni më hiç nga shtëpia për “punët e botës” e të mos merreni me fjalë kur dilni nga shtëpia. Nëse këto rreshta mund të të duken prozë patetike e jo një projekt ogurzi për të nesërmen e oborrit të sotëm të pushtetit, hidhi sytë gjetkë, matanë kufijve të Europës së Bashkuar, në lindje tutje ku vendet e sovjetëve janë zëvendësuar me sulltanatet “pluraliste”, a matanë perëndimit teposhtë, nën kufijtë jugorë të  Shteteve të Bashkuara ku lulëzojnë pjellat e çeguevarrizmit “demokratik”, ose edhe mbi ca njolla të hartës së Afrikës, zgjidh e merr varietetin që do po në thelb, ku më shumë e ku më pak, ku me pak e ku me shumë gjak e ku tashmë fare pa gjak, projekti funksionon njëlloj, me parlament e me opozitë, me zgjedhje “të lira” e me qeveri të “zgjedhura”, aty ku fitojnë gjithnjë po ata, votojnë gjithnjë të njëjtët dhe të shumtit rrinë në shtëpi kur votohet, sepse rezultati dihet sidoqoftë edhe po dolën në votime, ndaj s’ia vlen mundimi, ekspozimi, sakrifikimi që shpërblehet pastaj me hakmarrje mbi pemën e gjakut të shtëpisë. Prandaj edhe ky i sotmi për Shqipërinë e goditur pabesisht tek liria e zgjedhjeve është një udhëkryq fatal, mes kthesës së fortë nga hullia e hapur deri këtu me shkelje, vjedhje e gjak e këtij projekti qeveritar, përmes bashkimit qytetar për triumfin e votës së lirë që na çon drejt Europës, dhe thellimit në rrugën e verbër, parashikuar në projekt përmes mpirjes shkallë-shkallë të shoqërisë e futjes së secilit si gur i heshtur nën murin e indiferencës së përgjithshme. I cili ngrihet gur pas guri nga rënia e rezistencës pas goditjeve të njëpasnjëshme mbi zgjedhjet që konfirmojnë me pahir pushtetin e krimeve, skandaleve, paudhësive dhe krijojnë, më në fund, psikozën se sidoqoftë, çfarëdo ndodhtë, sado të përpiqemi duke votuar, prapë s’e rrëzojmë dot binanë që votat përsëri do t’i vjedhë e pastaj do na turret edhe më keq, ndaj ditën e zgjedhjeve më mirë tek shtëpia sesa tek kutia.

Pushkët grykënxehta të 21 janarit dhe kutitë e shqyera pas 8 majit janë dy anë të së njëjtës medalje, emblema me dy pamje e projektit për ta kthyer lirinë e patjetërsueshme të votës në një votë të tjetërsuar lirisht, duke goditur në trup e në tru, paralizuar e indiferentizuar një masë sa më kritike qytetarësh të hedhur knock out, për të kalëruar lirshëm procesin zgjedhor mbi shalën e pushtetit pa pasur më një ditë as nevojën e dhunimit të zgjedhjeve, për ta katandisur kësisoj opozitën e burgosur në qelinë e humbjes së paracaktuar në një bashkëpunëtore të pushtetit që ha supën e tij për të bërë sikur kundërshton, e cila si rregull ka si hije në krah edhe një prani atavike të revoltuarish prej vërteti, pa lidhje me të, që, siç ndodh në ato “demokracitë” të kontrolluara shtetërisht, lihet të vijë vërdallë në protesta me dyqind vetë për t’i dhënë pak lezet gjellës bajate të kuzhinës së pluralizmit qeveritar dhe kur e tepron, i jepet dru e kyçet nëpër rajone policie ku mbledh mendtë për ca kohë. E në ndërkohë, vendi përparon në hendekun e tmerrshëm mes mungesë së lirive për shumicën dhe parave me shumicë për pakicën, me marrëdhënie bilaterale e foto takimesh ndërkombëtare, me sfondin e demokracisë së pikturuar nga mediat qeveritare ku hera – herës fanepset spërkatja e gjakut të ndonjë gazetari të vrarë për “motive të dobëta”, dëgjohen kërcitjet e zinxhirëve në dyert e ndonjë redaksie që “s’paguan taksa”, apo luhet teatri i demaskimit publik të ndonjë pronari televizioni të pasuruar me paratë e “popullit sovran” që prangoset e kalbet në birucat e “shtetit ligjor”.

Në mikrobotën e demokracisë shqiptare është bërë edhe prova e parë gjysmë e fshehtë e këtij projekti në 28 qershor të vitit 2009, edhe prova e dytë në ditën për diell në 8 majin e Tiranës, duke kaluar përmbi bulevardin e gjakosur të 21 janarit, ndërsa në dy vitet ndërmjet janë kryer eksperimente jo të pasuksesshme për ta bërë ryshfetin rutinë, vjedhjen e pasurive kombëtare e të fondeve publike zakon, shkeljen e Kushtetutës e të ligjit normë, shkeljen e lirive e të drejtave njerëzore të nëpunësve të padëshiruar ligj të pashkruar, dhunën e ftohtë mafioze mbi qytetarët, mbi shtypin e biznesin ligjësi, shkatërrimin e bizneseve që bezdisin biznesmenët e oborrit ligjshmëri, vrasjen e rrahjen e protestuesve rend kushtetues. Ndërsa zgjedhjet e ardhshme të vitit 2013 a kurdoqoftë do të mbahen, do të jenë prova gjenerale që do të përcaktojë fatin e projektit ogurzi, ose duke e kthyer Kushtetutën në leckë për të llustruar çizmen fashiste të pushtetit dhe Shqipërinë në një “demokraci” të kontrolluar plotësisht nga shteti i futur në oborrin e pushtetit, nëse konfirmohet fuqia e sundimit të popullit me vota të vjedhura, ose duke e rivendosur Kushtetutën në themelin e bashkëjetesës politike përmes fuqisë së popullit të ngritur në këmbë me një votë shumëfish më të madhe edhe sesa mali i votave të vjedhura dhe duke e rifutur kësisoj Shqipërinë në rrugën e triumfit të lirisë e të vlerave demokratike të Europës së Bashkuar. Në këtë ditë të shënuar përgjithnjë në historinë e re të Shqipërisë, një vit pas vrasjeve barbare të Hekuran Dedës, Aleks Nikës, Faik Myrtajt e Ziver Veizit, unë dua t’ju them megjithatë se ne nuk jemi vetëm në kërkim të drejtësisë. Shqipëria nuk është në mëshirën e fatit e të qeverisë që kërkon forcërisht të bëhet Zot i saj.

Drejtësinë e kërkon Shqipëria, por e kërkon me zë përditë e më të lartë edhe bota demokratike, e kërkojnë miqtë e partnerët e pazëvendësueshëm të popullit shqiptar në rrugën e përpjetë të ndarjes me të shkuarën, më të parët ndër ta miqtë e mëdhenj amerikanë, të cilët për zbardhjen e vrasjeve të 21 janarit nuk janë mjaftuar me fjalë, po kanë angazhuar agjencinë më të fuqishme investigative të botës, FBI-në. Pa Shtetet e Bashkuara në krah shqiptarët s’do kishin bërë shumëçka prej arritjeve historike të këtij njëzetvjeçari, pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara edhe për hetimin e 21 janarit Shqipëria sot s’do mund të shihte shpresë në pasqyrën e gjakut ende përvëlues të një viti më parë. Ndërkohë që urdhëruesi i flakëve të ndezura në tytat e pushkëve që vranë katër shqiptarë të pafajshëm, e plagosën dhjetëra të tjerë, nga njëra anë u kapardis, jo njëherë, para shqiptarëve për zbatimin e Kushtetutës në vrasjen e qytetarëve, ndërsa nga ana tjetër çoi në mesnatë hijen e tij për të blerë me para gjakun e Hekuran Dedës në familjen e të ndjerit duke premtuar fotografinë e vrasësit, madje citoi,në madhësinë e gomës së fuoristradës siç u tha vëllezërve të të vrarit, FBI-ja edhe falë këmbënguljes së mikut të madh të shqiptarëve Aleksandër Arvizu, vuri të gjithë profesionalizmin e saj të lartë në shërbim të gjetjes së autorëve të masakrës.

Jam sot i bindur, falë miqve të mëdhenj amerikanë, se 21 janari i ardhshëm, s’do ta gjejë Shqipërinë kaq të trazuar sa sot prej mungesës së drejtësisë për 21 janarin e shkuar, sepse provat e pakundërshtueshme të ekspertizës së lartë të Byrosë Federale Investigative, do të hedhin dritën që do të jetë e pamundur të shuhet nga pushteti i korrupsionit dhe korrupsioni i gjykatave të pushtetit. Mirënjohje dhe respekt për Shtetet e Bashkuara, të cilat me këtë mbështetje të vyer në rrugës e gjetjes të së vërtetës për 21 janarin, po i tregojnë Shqipërisë e shqiptarëve, të gjithëve ne, se rruga e demokracisë, e lirive e të drejtave, e barazisë së të gjithëve para ligjit dhe e drejtësisë së barabartë për të gjithë mund të mos jetë e lehtë kur kërkohet paqësisht, por vetëm paqësisht mund të ndërtohet mbi themele të qëndrueshme. Në orët e para të kësaj dite pimë një kafe me vëllezërit e Hekuranit, malësorë të varfër e kryelartë, të lënduar thellë në shpirt prej asaj trokitjeje në mesnatë të hijes së kryeministrit të vendit, po dhe prej shpifjes së radhës të atij që i akuzon sot si gënjeshtarë, e madje u kërkon 5 milionë lekë pse gjoja paskan gënjyer kur i kanë treguar publikut të vërtetën therëse të asaj mesnate. “Një valixhe me para për të pritur kryeministrin në shtëpi dhe në këmbim foton e vrasësit të vëllait!”, ofertë rrëqethëse prej koskash mafioze që ka efektin tmerrues të së vërtetës se nuk vjen prej një mafieje të fshehtë, po prej vetë qeverisë që u vrau vëllanë. Por lajmi çlirues që ambasadori amerikan u dha shqiptarëve për angazhimin e përfunduar të FBI-së, i ka bërë ata me fletë, u ka dhënë mbrapsht besimin se do të kenë përsëri të tyrin dinjitetin e vjedhur me përdhunë, shpresën e humbur përballë zezimeve të drejtësisë shqiptare, që qëllon me grusht në fytyrë sa herë bëhen gati me iluzionin se këtë herë mund të ketë drejtësi. U ka dhënë mbrapsht besimin e vrarë tek mundësia e rifillimit të jetës në shtëpinë e tyre teksa trupi i Hekuranit përpëlitet nëntokë nga mungesa e drejtësisë, së bashku me trupin e Aleksit, Ziverit dhe Faikut, përpëlitje prej fyerjet barbare, prej karshillëku i të parit të qeverisë që përdorimin e forcës së armëve e quan vullnet kushtetues.

Të dashur familjarë të katër dëshmorëve të 21 janarit, të dashur të plagosur me plumbat e shtetit në 21 janar, të dashur të rrahur e të nëpërkëmbur pabesisht për shkak të daljes suaj në demonstratën e 21 janarit,  të dashur të revoltuar, kudo ku ndodheni,  për padrejtësitë e panumërta që e kanë pasuar 21 janarin, kjo e sotmja është një ditë shprese dhe si të tillë duhet ta jetojmë të gjithë së bashku. Sepse ju nuk jeni vetëm, Shqipëria nuk është vetëm në rrugën e saj të mundimshme për t’u bashkuar me botën demokratike, ku Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian duan ta përfshijnë edhe Shqipërinë, në respekt të shqiptarëve si ju, të shqiptarëve  të zakonshëm si qytetarë që e meritojnë integrimin e plotë në atë botë të madhe vlerash e parimesh të paprekshme. Le të qëndrojmë të gjithë bashkë për ato vlera e parime, pa e humbur drejtpeshimin në rrugën tonë të ndërtimit paqësor të shtetit të së drejtës për çdo shqiptar, të demokracisë funksionale për të gjithë njësoj, të sigurisë e të mirëqenies së përbashkët në të njëjtin atdhe, i cili pas zbardhjes së krimit të vrasjeve të 21 janarit, do të jetë pa asnjë dyshim, një atdhe më i mirë për shqiptarët dhe një atdhe ku fëmijët e këtyre shtëpive, që sot shkruajnë papushim vjersha, ju dëgjuat vetëm tre, unë kam dëgjuar shumë më shumë se tre, do të mund të marrin frymë lirisht dhe do të mund të shkruajnë vjershat e të ardhmes së tyre.

51 Komente

Fjalia e dyte ka 5 rreshta, e tmerrshme. Nuk eshte mire ky jo. Qofte burre ai qe e lexon te teren.

O Emo dhe Spiritus (meqë ju lexova tek tema tjetër), çfarë keni kundër këtij njeriu? Ju pyes në mënyrë shumë të sinqertë, me respekt dhe për të diskutuar.

 

nuk po ben job-in, Jul. Ne politike ka rendesi rezultati, jo qellimi. besoj me thjesht se kaq nuk ka ku te veje.

nuk eshte fair qe te marresh vlera te paqena, vetem pse perballe ke nje zezone si sali berisha. benchmarking ka edhe te keqiat e veta, si ky rast.

pra, sikunder i thuhet nje CEO-je korporate nga bordi i drejtoreve: ed rama, bej jobin, ose ik pirdhu!

Kjo thjeshtësia i bën disa gjëra të pavlefshme. Fitore, si? Me bashibozukë? Me njerëz të armatosur, të ndërsyer, pa skrupuj? Të ishte nisur për luftë, Shqipëria do ndahej më dysh. Një përplasje civile e stërmadhe, nuk kish për tu përballuar në harkun kohor të 20 viteve, të mos harrojmë 97'. Mbase xhanëm gjërat do ishin më mirë kështu... kantoni i Tropojës, i Beratit, i Shkodrës, i Gjirokastrës dhe me rradhë. Aty do përfundonte, dhe aty ka rrezik të vejë. 

Edi Rama këtë "të keqe" ka, që nuk është i askujt. Nuk e ka pronësuar kush në koncepte krahinore. Nuk i ka shkel ndonjë krahine syrin. E megjithatë është "the best deal around" pikërisht për këtë arsye. 

oranje, m'fal per nderhyrjen por sic thote Cimi i takon CEO-se te gjeje menyren si ta nxjerre kompanine nga bataku. Perndryshe nese nuk mundet duhet ti lere vendin dikujt tjeter para se kompania te shkoje ne falimentim. Nuk ka justifikim qe tregu nuk eshte i pershtatshem dhe ka krize ekonomike, kompania duhet te mbijetoje dhe ai eshte kapiteni. Te gjeje menyren ose te pirdhet.

Oranje, dyshimet dhe dilemat per Edi Ramen, per ate se si do te jete neser kur te vije ne pushtet jane te arsyeshme, racionale, deri ne piken kur ato nenkuptojne garanci dhe dhenie besimi se, rrotacioni nuk do te jete thjeshte nje ndryshim emrash dhe mendesia/praktika e qeverisjes e njejte. Ndersa pertej kesaj pike,kur skepticizmi kthehet ne taktike asgjesuese,  fillon e ashtuquajtura teori e simetrise te se keqes qe po yshtet me zell e pikesynim per te vrare cdo shprese per ndryshim, qe legjitimon statusquone dhe ushqen ate endrren e te marrit per te qendruar ne pushtet deri sa Perendia ti kete dhene ymer.

Une qendroj tek skepticizmi arsyeshem dhe ajo qe kerkoj nga Edi Rama nuk eshte  nje Cheguevara, as duele te tipit te Mujit me  Halillin. Kerkoj  ca gjera qe jane detyrim per nje lider opozite.Kerkoj te jete mes njerzve opozitare dhe jo te  qendroje i mbyllur ne kafazin e kompjuterit  duke  bere ciu ciu. Dua nje lider qe te shkruaj editoriale por edhe te tregoje alternativa te besueshme.  Dua nje lider qe perballe nje qeverije te zhytur deri ne gryke ne llumin e korrupsionit, te mos rreshti se demaskuari kusarite. Dua te shkoj tek minatoret qe vdesin ne Bulqize, tek te semuret qe paguajne ilacet ne spitalet publike, tek te ngujuarit nga gjakmarrja, tek femijet ne maje te malit qe dridhen nga te ftohtit ne shkollat pa ngrohje, tek ndertuesit qe kane stopuar aktivitetet nga kriza dhe borxhet qe ju ka qeveria, tek fshatari qe "fermen" e punon me parmende etj.etj.

E kuptoj nje lloj "korrektimi" te sjelljes nen diktatin e nderkombetareve per dialog e konsensus me mazhorancen por kjo "dentante" nuk duhet te jete heshtje dhe ciu ciu.Asnje konference shtypi, asnje interpelance ne parlament, asnje levizje ne terren.Opozita ka fjalen dhe fjala e besueshme kthehet ne FRYME. Praktikisht ne Shqiperi ka FRIKE dhe MOSBESIM.

Une nuk pres mrekullira neser kur Rama te jete ne pushtet.Nuk di as si do sillet.Nuk di sa drejtesi do te beje. Por di qe nuk do te VRASE per te mbajtur pushtetin.Ata kater te vrare ne deren e Kryeministrise jane nje kujtese e forte per cdo kryeminister qe do kaloje aty pari. 

Shume i kthjellet, Spiritus! 

Ky palaco kryeminister qe zgerdhihej i sforcuar e i frikur sot ne Lushnje, bashke me shpuren e karagjozeve qe e shoqeronin, nuk e ka te gjate. E kam bindje kete. Por kjo do ishte fitore gjysmake, nese ne ate vend nuk fiton morali dhe mendesia e se drejtes. Edi Rama, te pakten me ate info qe ofrohet perdite ne media, shquhet per mefshtesi, mungese strategjie dhe eshte gjithnje nje hap pas kundershtarit. Ne kete realitet, sic e kish analizuar shume sakte diku dhe Anonim K, une do preferoja me mire dy qofte si Edi dhe Bamiri dhe nje rruge te gjate deri ne fitore, sesa ndonje skile te vjeter qe do ofronte nje sukses te shpejte per opoziten por te ngjashem pike per pike me stilin berishian. Duhet nje moral i ri, se per buke as ka vdekur e as nuk do vdese kurre njeri.

Fjale te gjata perdor Edi. Me mire shkruaje dicka me te thjeshte. Duket me reale e thjeshta. Sidomos ne momente te tilla.

ed rama, bej jobin, ose ik pirdhu..

me fal qe po nderhyj, por per cfare pune e ke fjalen? se ne qoftese e ke fjalen per nje tip udheheqsi luftarak tinzar intrigant ai se ben, jo se nuk do por seshte i gatuar ashtu!Doktoret ndryshojne nga Piktoret!

... as këmbë s’ka qeveria për të shkuar drejt zemrave të plakura prej dhimbjes e trupave të rraskapitur në rrugët e pamundura të jetës së familjeve të zakonshme shqiptare, s’ka qeveria as sy për të parë ku jetojnë, si jetojnë, me se mbijetojnë, çfarë bëjnë qindramijëra familje për të rritur fëmijët e dashurive të mallkuara prej varfërisë, e ëndrrave të vrara prej papunësisë, e shpresave të mbytura në gropat e izolimit shoqëror, e dëshirave të mbetura në vitrinat e dyqaneve e ekranet e televizorëve, e nevojave të panumërta që u rrinë mbi kokë sa çelin sytë çdo mëngjes, as veshë nuk ka qeveria për të dëgjuar kërkesat e fëmijëve që duan libra për shkollë e mbeten analfabetë se në shkollë s’shkojnë dot prej skamjes, që s’marrin dot një dhuratë për ditëlindje a Krishtlindje, e që për lodra kanë vetëm gurët e shkopinjtë e gardheve që ndajnë shtëpitë nga bota e iluzioneve të humbura të prindërve të tyre, qeveria ka vetëm gojë për të gënjyer, për t’u tallur, për të kaluar radhën dhe ka padyshim edhe forcën muskuloze të padrejtësisë për t’i mbajtur njerëzit në radhët e frikës, të lëmoshave korruptive, forcën që ta bën jetën bukë, ujë, televizor e ftohtësi paralizuese.

Cfare ka ketu qe nuk qendron ?

ilir-jani dhe Jul, keni te drejte ne ato qe thoni, por darwinizmi social ka ca ligje shume te ashpra, te cilat nuk pyesin per drejtesi njerezore, e as per moral. Imagjinoni sa specie te mrekullueshme jane zhdukur! madje madheshtore: dinosauret.

vjen nje moment kur sasia shndrrohet ne cilesi. qofte edhe per thyerje aparente te status quose se humbjes.

une nuk di se ksuh do te mund ta zevendesonte, por nje frike prej opsionit mbi tavoline nuk do e demtonte hic as forcen e tij politike, as shqiptaret qe jetojne atje, as edhe ne te tjereve nga larg.

vini re: une flas per edin sepse ne duo eshte i vetmi per te cilin ende ia vlen te flitet. ai tjetri eshte jashte cdo lloj konsiderate. ngan ai duhet shpetuar si prej gangrenes.

Emo, nese Edi behet KM, a do e kete forcen te sjelle drejtesi ne qeveri? 

Nuk e di.

Di ama se c'eshte drejtesia ne qeveri tani. Dhe qe s'duhet te jete sic eshte. Dyshimi per Edin nuk me ben te mbyll syte perpara kesaj qe eshte. Kjo qe eshte kerkon nje NDESHKIM, dhe une nuk e kam te pamundur qe ndeshkimi emrin ta kete edi rama. dhe nqse do i vije radha edit per tu ndeshkuar, s'do e kem problem qe ndeshkimi ta kete emrin Oketa. Ama jo Sale (se e provuam), as lul basha.

Uroj qe kushdo qe te vije, nese eshte koha e E.Rames, le ta provoje, te sjelle drejtesi, ne pushtet, ne gjykate, ne prokurori e kudo tjeter! Jam e lodhur nga kjo rropatje e pafund e ketij vendi, e popullit te percare me dysh nga bindjet politike, kur ata qe jane ne krye s'duan t'ja dine per asgje. Mbreme u takova me nje mikeshen time e cila ka punuar ne KM, edhe me tha qe populli zihet ketej poshte, e ata lart tallin menderen, qofshin te djathte, qofshin te majte sepse aferat i kane te perbashketa! Kjo eshte fatkeqesia jone! smiley

Nuk mund te sjelli drejtesi askush ketu per aq kohe sa padrejtesia qendron pikerisht ne rrenjet e sistemit partiak ne Shqiperi. I referohem financimit te partive.

Me cfare e financon partine Rama?

Problemi fillon pra qe ne gjeneze, qe ne nevojen paraprake qe eshte ajo financimit te partive qe con ne domosdoshmerine per t'u lidhur me interesa te tjera te nje natyre ekonomike e pse jo edhe kriminale. Dhe keshtu krijohet nje lemsh interesash, derisa arrin ne nivelet aktuale te Shqiperise ku partite praktikisht duket se jane disa shoqata sipermarrjesh (jo te suksesshme nder te tjera), apo ne kulmin e kulmeve qe vota blihet.

Idealet humbasin rruges.

Po si i behet pra? Cilat jane alternativat per Shqiperine? A do presim per ndonje mrekulli nga qielli qe te vije e te na shpetoje nga hallet qe ka sot vendi, apo si? Mua situata me duket e pashprese, me vjen keq qe e pohoj sepse ju jeni edhe ne Shqiperi, e dhimbjen e realitetin e prekni me nga afer, e perballeni cdo dite me te...

Mendoj se problemi nuk eshte vetem shqiptar. Pershembull ne Ameriken ku jeton ti politika punon praktikisht vetem ne interesin e sipermarrjeve. Por zhvillimi ekonomik dhe shoqeror i grumbulluar ne vite eshte si nje airbag qe mbron vendin nga nje politike qe ndryshe do te ishte teper destruktive.

Ne Shqiperi dominon injoranca dhe varferia dhe efektet e nje politike te tille te deshtuar jane me se evidente.

Une mendoj se alternativa eshte krijimi i subjekteve te reja politike me nje baze te forte ideologjike.

Ktu eshte problemi mungojne keto subjektet e reja te cilat te mos tundohen sa te vijne ne pushtet, e te shiten per dy cent, para interesave te popullit e te kombit.

Meqenese solle shembullin e Amerikes, eshte interesante te shtohet dicka. Me te vertete politika ketu varret shume nga interesat e sipermarrjave, por te pakten ndryshe nga shqiperia ato sipermarrje nuk kane lidhje kriminale. Ky eshte nje ndryshim i madhe qe nuk e mbyt kete vend ne ato rruge destruktive. Plus, kontrolli i sipermarrjeve ketu eshte relativishte demokratik, nuk jane prona e njeshit.

Ne pergjithesi ama do thoshja qe ka nje rruge jashte ketij realiteti Shqiptar.Pergjigja eshte tek politikanet e dobet. Si PD si PS dominohen nga nje person i forte, dhe ajo eshte c'fare e ka qelbur ate vend. Jame i sigurte qe ne rast se partite kishine lidera jo aq te forte gjerat do qene ndryshe: Rames apo X-it ne vend te tije do i duhej te jipte llogari dhe e njejta gje me Berishen. Ne fakt, ne te tera vendet e zhvilluara, rralle gjene politikan shume te forte. Kush qe Cameron me perpara? Po Obama? Po Gingrich kush eshte? Romney apo Merkel? As njeri as tjetri nuk ta mbushin syrin ose nuk kane dominuar vendet e tyre per vite me rradhe. Vende si Shqiperia, kane parti tip Berlusconi ose tip Putini, ku emri i partise eshte me i vogel se i liderit; ketu fillon problemi per mua.

Fatkeqesia eshte qe populli shqiptar duket gati per lidera te dobet qe nuk dominojne partite e tyre. Sa njerez simpatizuan me Oketen, Blushin, Malaj apo dhe Bojaxhiun? Bojaxhiu nuk kishte ndonje emer por perseri njerezit e njohen thjeshte nga puna ne KESH. Dhe Basha u simpatizua ne fillim nga kjo gje, dhe meqenese me vone u kthye ne autopalant i Berishes. Ne fakt dhe Rama fitojti shume pike nga ky pelqim i popullit... mbase nuk jemi aq mbrapa sa mendojme dhe koha e lidereve te dobet do vi.

Do shtoja si perfundim dhe hapat mbrapa qe kemi bere ne tre vitet e fundit. PD gjithnje ka qene e monopolizuar nga nje njeri, por PS-ja nuk qe ashtu. Majko, Meta, Nano te gjithe ishin kryeministra kur PS-ja qe ne pushtet. Rama ama beri shume hapa mbrapa duke zbuar shume njerez, ose duke ja u mbyllur gojen. Vetekuptohet, populli i PPU i duartrokiti keto hapa se Rama denonte "tradhtaret" por ne fakt e ktheu partine me demokratike ne ate vend ne "PD(beta)+Maqo Lakrori." K. Islami shihet akome si tradhtari numer nje kur ne fakt, sic kishte shkruajtur dhe perpara disa ditesh nje anetar tjeter, ajo qe rruga qe PS-ja morri. Te fitoj neser Rama, nuk ma merre mendje se do kete njeri ne ate parti ti kerkoj llogari, nuk ma merre mendje se do kemi me shume fitime nga c'kemi tani. Thjeshte Rama u mundua me tere shpirt te kishte mbi PS te njejten kontroll qe Berisha ka ne PD, dhe ne kete proces e shkatrojti shume ate parti.

 

Mendoj se kane interesa kriminale sa te duash, por jane ne nje shkalle shume me te gjere dhe gati-gati duket sikur jane pjese e sistemit. Nuk jane si keto interesat meskine te politikes tone qe i ngjasojne me teper atyre te nje kriminaliteti bandash lagjeje e rrugaxhesh. Torta qe ndahet ketu eshte shume me e vogel se sa ajo qe ndahet ne Amerike. Rrjedhimisht edhe personazhet dhe lojrat e tyre jane shume me te vogla e meskine.

Une jam i bindur se shumicen e luftrave te pas 90-es Amerika i ka bere ne funksion te interesave te industrise se armeve dhe te karburanteve. Kjo do te ishte mjaftueshem kriminale. Per te mos folur per semundjen e madhe te obesitetit kaq te perhapur ne popullesine amerikane qe une mendoj se eshte e lidhur drejtpersedrejti me mbrojtjen nga ana e qeverise te interesave te industrive ushqimore dhe jo te interesave te shendetit te qytetarit. Etj, etj...

Populli shqiptar vazhdon ende te mbeshtesi personin dhe jo idete. Karizmen dhe jo vizionin. Militantizmin dhe jo arsyetimin. Fukaralleku dhe injoranca i kane keto.

 

Karizmen dhe jo vizionin.

besoj se e ke fjalen per variantin grek te fjales se pare .ne shqip do te shkonte me shume,,,

po, ka nje process oligopolie ne te gjithen kete. pra PS dhe PD i perkasin te njejtes specie ne raport me sundimin. force te trete nuk ka. sepse forcat politike nuk krijohen me nje te rene te lapsit. pra status quoja eshte relative. qeverite mund te bejne aq sa mund te bejne ne nje substrat populli me stadin tone kulturor. eshte e padiskutueshme qe gjendja nuk eshte ekskluzivisht pasoje e PD-se. Le te themi qe krijesa te perbindshme si bordi drejtues i PD-se nuk do pinin uje ne nje popull me kulture tjeter politike. kjo sa per nje perspektive te gjese.

Por status quoja absolute, per te cilen i qan zemra sali berishes, ne mendimin tim eshte bajagi me e keqe se status quoja relative, qe do te thote nje rotacion mes te ngjashmish te supozuar (se vertet nuk e dime sa do ngjajne, ne respekt te pales dyshuese per ramen kjo). Per hir te vete rotacionit si te tille - duhet ndryshim. Jo aq per tjeter. Shqiptaret jane nje mase njerzish ne ndergjegjen e te cileve rendojne leaders qe sundojne me dekada (zogu afer dy, enveri afer pese, sala beje vete llogarine). E para gje pra do ishte qe dallkauket siper te kuptonin qe nuk jane te perhershem, edhe mund te zevendesohen... me te tjere dallkauke? vjen menjehere pyetja... po mbase, do them duke i dhene benefitin e dyshimit pales tjeter, ama ka nje ndryshim te madh midis: "po vrava do me vrasin" dhe "vras se dua dhe asgje nuk me gjen". Naytra dhe shoqeria nuk ka kurre zgjidhje perfekte, ato jane gjithnje pjeserisht te mira.

Jam pro rotacionit! Dhe po, jam pro largimit te ketij dallkaukut, djallit me sy te kuq (kjo e degjuar jo me larg se mbreme), i cili per te mbajtur pushtetin eshte kail te vrase cdo njeri qe mundohet t'i marri karrigen! Kete e ka treguar edhe here te tjera, e jo vetem me 21 janarin e vitit te kaluar. 

Edi per mua ,ndryshoi mentalitetin e PS se NanoMetes, te gjithe e dime si perfunuan keto dy figura te koruptuara politikisht,Edi per mua po tregohet shume trim i vendosur, dhe koke fort, besoj panvarsisht voneses, ai do te fitoj. dhe mos harrojme se per rreth ka pasur dhe ka shume tipa te dhjere, per nga karakteri, karierizmi, servilizmi,tipa intrigantesh,  qe e lufojne nga brenda per arsye te ndyshme karieriste! Mos harrojme se Shqiperia eshte nje vend i veshtire per te gjet nje mesme ku te kenaqen te gjithe! Une nuk them se Edi eshte i persosur, por deri tani nuk ka ndonje lider tjeter, qe te kete kete popullaritet, pastaj ai eshte pak edhe  ne "daren" e nderkombetareve, dhe pa ato as nje lider nuk mund te bej hajer ne shqiperi tani per tani, kur shqiperia eshte komplet e shitur ne tave!smiley Nje Ceguavara ne Shqiperi do te ishte vetvrasje! smiley

Shume mire ke thene Edi Rama, te gjitha te verteta, por ajo qe ske thene eshte qe JENI JU, PA ESHTE KJO QEVERI E TE GJITHA EPITETEVE QE I KENI VENDOSUR JU. Boll me tani, nqs ske bythe te besh ate detyre qe ke, nqs ske bythe te luftosh luften e popullit ashtu sic e ka per detyre opozita, DOREHIQU. Boll u qurravite. Qurravitjet para kesaj poshtirsie nuk jane te dobishme. Opozitari eshte ne ate detyre qe ti thyej hundet qeverise. Ti si kryeopozitar je ne ate detyre ti thyesh hundet kryeministrit. Kete gje duhet ta besh politikisht ne situate normale politike, dhe si MBAS VAKTIT. Arrite nxorre 100 mij shqiptare ne demostrate dhe bere nje vryme ne uje. Dorehiqu. Dorehiq PS-n nga lufta per pushtet. Nqs ka krimba e turilloj zvarranikesh ajo parti qe nuk duan te terhiqen dhe rrjedhimisht te behen shtylla e mbajtjes ne kemebe te plehrokracise, shkaterroje atehere kete parti komplet, deri ne 0. Ka nje menyre per te fituar Shqiperine, dhe per te mundur cfaredolloj diktati. Pushimi i opozites politike kur ajo e ka efektin te barabarte me zero.

Nuk ka zgjidhje te bute ne Shqiperi, sepse s'ka kontekst qe ta beje te mundur nje te tille. Sikur te besoja tek deus ex machina dhe te isha pak me e shpenguar moralisht do te propozoja nja dhjete te tille smiley :

Per fat te keq (ose te mire), s'jam! smiley

Per hartime sja mer njeri. Eshte djale me bote.

Edi Rama ka vetem nje mekat : qe pranoi te futej ne zgjedhjet lokale te majit. Kur ja tha dhe xhaxhai (une nuk di njeri me te moderuar se ai) qe nuk ben te futesh ne zgjedhje lokale ne nje situate te tille...
Por me sa duket, garancite per 2013 ishin dhene tashme. Kemi filluar déjà tua ndiejme eren... 

Po te pranojme sistemin ne menyren se si ekziston ai (per ilustrim : shikoni tek video e Berishes ne Lushnje, kryetarin socialist te bashkise se qytetit ne krah te kryeministrit), perveç vendimit te gabuar per pjesmarrje ne zgjedhjet lokale te majit, nuk keni ç'i gjeni tjeter te gabuar Rames.

Ah, nese flasim per mos-pranim te sistemit (dhe asaj gjithe ç'imponon ai), tjeter muhabet !!

Stalker, me vjen keq por po i jep shuuuuume kredi Edit. Edi eshte ne pikiate prej kohesh dhe ka humbur komplet kontaktin me realitetin. I pavendosur dhe konfuz duke bere bojkote kur nuk duhej dhe duke mos i bere kur duheshin, ka humbur shume perkrahje. Te mos flasim per marreveshjet me Berishen te para do viteve qe tani po i bien surratit. O duhet aksion sot o kurre, ne te kundert ai i eshte kthyer publicistikes ne nje kohe qe masa nuk ka as intelektin dhe as takatin te stermundohet per te deshifruar mesazhet e Edit. Pamja e tij e ngrysur nuk inspiron askerkend. Ka shume per te folur por thelbi eshte qe Edi eshte nje "loser" me plot kuptimin e fjales. Kam qene teper pasionant pas tij, e shihja si shpresen e vetme per te shporrur kafshen por Edi ka mbaruar dhe as dreqi nuk e shpeton dot. Nese nje dite vjen ne pushtet do jete vetem se do i ngelet ne dore.

Ne fakt me teper se sa ne kendveshtrimin e "looser" apo "winner" une do ta shpjegoja ate qe ka ndodhur me Ramen ne keto vite (pra renien drastike te besimit ndaj tij) me fatin qe zakonisht kane shume prej personazheve karizmatike (apo femijeve prodigje) qe behen papriturazi te famshem apo te rendesishem apo popullor etj... dhe ndaj te cileve populli mbeshtet te gjitha shpresat e tij.

Po aq shpejt sa behen popullor, po aq shpejt edhe mund te humbasin popullaritetin e tyre. Po aq shpejt sa behen te famshem, po aq shpejt edhe mund te harrohen.

Ne fakt eshte spektakolare se si ne keto 3 vjet figura e Rames eshte transformuar nga ajo e liderit qe socialistet zgjodhen me idene qe ashtu sic beri "mrekullirat" ne Tirane, po ashtu do te bente "mrekullira" edhe ne nivel kombetar e mbi te gjitha do te arrinte te fitonte mbi Berishen, ne nje lider qe sot gjithmone e me shume populli opozitar po e shikon si te deshtuar.

Mjafton te shikosh kronologjikisht vetem komentet ketu tek peshku per te pare se sa tragjik realisht ka qene udhetimi i Rames ne politike.

Ne kete sens, Rama ka qene shume "i suksesshem" ne konsumimin e figures se tij.

Mua  gati-gati, (dhe kete nuk e them me konotacion ofendues) me vjen keq per te. Me meshirohet. Dhe nuk ka gje me te shpifur se sa kjo.

Mendoj se ky eshte nje mesim i mire per te gjithe. Ka mbaruar koha e heronjve dhe shpresa nuk duhet te kryqezohet vetem ne nje njeri te vetem. Duhet te shohim ndoshta me teper ne aftesite dhe pergjegjesite e secilit prej nesh per te ndryshuar gjendjen ne te cilen jetojme.

O dajosh, po ti e the dhe vete : do e marri pushtetin se do i ngelet ne dore ! K'shu pra mo i ngeli ne dore dhe Berishes (së 1992-1997-s smiley ) ne vitin e larget 2005. Ho pra mo, jepi dum, kshu eshte ne Shqiperi qe prej 20 vitesh : e merr kur te ngel ne dore (1).

Kur shkruan "Edi ...humbur komplet kontaktin me realitetin", nuk e ke idene sa gabohesh !!(po deshe, te jap te drejte per gjithe te tjerat, s'ka problem, por jo per kete !  smiley ).
Do emrin e njonit qe nuk e ke idene se sa nuk e ka sensin e realitetit ? Berisha !! Dhe me prova (po deshe !! smiley )

 

(1) : Berisha u thote te huajve qe takon se shqiptaret nuk kane tradite ne politike, nuk kane patur ndonjehere politikane ne sensin perendimor te fjales. Dhe argumenton se ata, pra politikanet, e marrin pushtetin "kur u ngel ne dore" (siç thua ti), sepse keshtu jane me te stervitur, me te stazhionuar. smiley
E kam seriozisht !
 

Dmth Edi po kopjo Berishen? Mbase mund te arri dicka, po nuk ka karizmen e Berit, Se ku e kam lexu te nje koment te BW per Edin, qe thosh " doli kronika e zeze ".

te medhenj te medhenj jeni ju ppu-psat smiley

tashti ju keni turr Edit, sa e pikasni dobesine e tij. nccqqq kadale mer kalade.

Por harroni nje gje, qe politika, edi, sala, lulka, gramozi, patozi etj, nuk jane tuj punu per homazhet, as per krizen politike, as ekonomike e vari lesht. Gjithcka rrotullohet rreth zgjedhjeve te 2013. Ne momentin e pare qe zgjedhjet lokale mbaruan, cdo grimce interesi dhe vemendjeje spostohet tek 2013.

Pra te gjithe jane tuj punu dhe tuj bo hesapet per 2013.

A osht tu bo mire, a osht tu bo keq Edi qe vetem ciceron ne twiter une sdi me t'thane. Te dy, si ai , si Sala duken shume te vrerosur ne surrat. Edi eshte thinj komplet. Sale zagari eshte plak aty ku sman ma.

Secila pale eshte tuj mbush artilerite e renda, gara ka filluar, tenderi politik eshte hapur.  Diktatura ne secilen parti vazhdon te konsolidohet ne te njejten permase dhe intesitet.  Sharlatanizmi po ashtu.

Popullin mandej, e qorrollepsin me viedo,kronika,shpulla,venie ne skene te dramave personale,hudhje pritje,miklime ambasadoresh, xhel flokesh, libra Fevzinjsh etj.

Nderkohe, ne sfond mendojne vetem se si do ndahet byreku i madh.

Sa kohe se kam pa te artikuluar apo te aplikuar strategjine e PS-se dhe Rames per 2013, nuk di ca te them, nuk mund ta godas me gure sic beni ju. He is the man on the job. Nuk eshte barre e vogel te udheheqesh partine me te madhe, me elektoratin me te madh, me trashegimine me te forte, me te shkuaren me te felliqur, dhe me ambientin me konkurues.

Partia Socialiste ka ardhur ne nje pike shume problematike, pak a shume si PD-ja. Ka ardhur ne piken ku individi eshte percaktues. Ka nje mase te madhe njerezish qe e votojne vetem prej Edit, dhe nje mase tjeter te madhe njerezish qe nuk e votojne vetem prej Edit. Me duket fatkeqesi qe PS-ja ka arrit ne ket pike. 

Rama sduhej te kish nejt aq gjate krytar bashkie sepse u konsumua dhe i nxorri te palamet e veta. Njerezit e tij, jane po aq te pushkes sa dhe kta te sales smiley Ska per ta harru qytetaria Tironse masakrimin dhe grabitjen e prones se vet nga bandat e Edit. Kane me ardhe prape me fare e me fis nga jashte shtetit, kane per te mbush avionet charter per te votu kunder tij sic bene ne zgjedhjet e fundit lokale. 

Kesaj Edi ska ci bon mo, e keqja eshte bere.

Mua me vjen keq, se i jane turr kunder dhe plehrat qe ka pas majt me buke ne bashki,media e shoqeri civile, ne biznes etj.

Me vjen keq qe e gjujne dhe krejt ppu-psat a thu se çju ka bo.

Megjithate si perhere, ka me vendos parja dhe pushka.

Te shofim kush do shkrepe ma fort ne 2013. Une per vete sjam tuj votue smiley

Se di çka prisni nga politka. Asihere ska per te pas oferte te mire, po qe se oferta do artikulohet vetem nga politika. Po nuk u be publiku force presioni per qeverisjen, politika prape ka me hedh valle duke shkel me kembe te drejtat tona, leket tone, dinjitetin tone.  Po priten njerezit me i mbledh rreth vetes opozita e radhes per te kundertshtu qeverine e radhes, skane per te dale ndonje here te fituar.  

Kur ta doje i cike me shume veten shqipua, kur  ta doje shqipua nje cike me shume shqipon tjeter qe ka ngjitur, athere kemi per te pas i fije shprese. Ishalla era sjell nje cike nga virusi kosovar edhe ketej smiley

 

 

 

Megjithate si perhere, ka me vendos parja dhe pushka. 

 

Lawyers, Guns And Money 

Well, I went home with the waitress
The way I always do
How was I to know
She was with the Russians, too

I was gambling in Havana
I took a little risk
Send lawyers, guns and money
Dad, get me out of this

I'm the innocent bystander
Somehow I got stuck
Between the rock and the hard place
And I'm down on my luck
And I'm down on my luck
And I'm down on my luck

Now I'm hiding in Honduras
I'm a desperate man
Send lawyers, guns and money
The shit has hit the fan

Send lawyers, guns and money...

Shrkim shume real.  Partite politike ne shqiperi kane filluar tamam si ato kafshet qe nuk kane me se te hajne, ti sulen njeir tjetrit. Te shohim se kush do dali me i forte.

Ne baze te intervjuse tek Top Story doli qarte se ortaket me te fuqishem i ka kap Topi.

Ky i fundit ja ka more te gjithve kalane nga mrena dhe i ka lone te tjetert si peshku pa uje smiley

 

Preceptimi i Ruzhdies,nuk eshte plotsisht i sakte, ka ca te verteta ca jo, pasi duke qene gjithmone nje qyetare e ndershme pasive, e pa angazhume, i heq te gjithave nje vize te trash, duke mos lene asnje shprese,Ruzhdies i ka ngordh shpresa dhe kur te ngodh shpresa, ke hup krejt, vetem me ngrejt kom..,.duart lart, i ka ngel, smiley desha me thone!smileysmiley

perceptime ke ti ene gjoni qe rroni tehu mer plak,

une skam perceptime, une i kam komet ngjeshur ne ket vend, dhe jo ne ajer smiley

ne ajer mos i paç vetë

smiley

ama, ke thone llaf me mend, une jam e pangazhume, pranej skam shprese. Vetem ju te angazhumit keni shprese smiley pale del nai gjosend

smiley

   ngjeshur i pac komet Ruzhdie, eshte me mire ashtu ne fakt ke te drejte ku ka si ntoke tate!,smileysmiley une vetem kur jam ne avion i kam komet ne ajer! ..kshu per angazhimin un vetem sa shkruj noi her m te rall!smileysmiley

Ruzhdije, nuk e ke idene sa sakte e ke ! Ky eshte shkrimi me i mire qe ke shkrujt prej kohesh ! hallall

"Me vjen keq qe e gjujne dhe krejt ppu-psat a thu se çju ka bo."

Ruzhdie, gjithmone te lexoj me interes por sot me nuk me binde. E para shfajeson Edin duke na treguar se ai ka barre te madhe dhe pastaj na tregon se vecanerisht ne peshqit nuk duhet te flasim kunder se s'na paska bo gjo. Pfffff. smiley

terhiqem dhe te jap te drejte

une e pashe dje tek perkujtimorja, e mu duk i nxime, plus shume i thinjur,

po ka mundesi i kane bo makeup per tu duk i pikllum ne kulm, ca te them une.

Nje politikan lexon, ben retorike. Eshte detyra e tij. Deri ketu ok.

Po kur tekstin ja jep ta lexoje femite....S'e kuptoj si prinderit i lejojne te tilla situata?

Nuk i dha kush te lexojne femijet, nese e ke pa me kujdes, ajo vajza mbesa e Hekuran Dedes, mori persiper te lexje letren qe do ta lexonte ne fakt vellai i Hekuranit, por ai ishte i mbushur me shume emocione, dhe nuk ishte i pershtatshem per momentin..nuk shte mire te dalim ne konkluzione te gabuara, ata qe e kane pare, ata qe kane qene ne salle e dine me mire arsyen, ndersa vajza e Ziverit, thjesht lexoi nje poezi, "shkurt" sic e tha dhe vet!

edhe njehere mos merrni rolin e djallit qe gjithmone i mban veshet syte gojen, hapur per te paqena per intriga dhe ligesira. 

Ajo cermoni ishte shume e persosur, e papare deri tani, njerezore, qyetatare,korrekte, pa as me te voglin, qellim politik apo gje tjeter, sic mund ti shkoje mendja djallit ne Pushtet!

Ceremonia ka qene shume dinjitoze. Respekte.

Por te mbledhja ku mbajten fjalime, pashe nje femi te lexoje tekste te rritursh. Shume shije te keqe. smiley Kjo s'ja ul vleren ceremonise eh. Prinderit nuk duhet te lejojne situata te tilla. Te njejten gje e them kur psh japin emisione, reportazhe per kanunin kur femite rriten me frymen e gjakmarrjes. Eshte e gabuar.

Po ti e di qe per nje burre,  nje malsor per te lotet jane nje shenje jo e mire, nuk eshte burrei, te tradhtojne lotet, ne sy te kameras! ajo cermoni ishte shume me afer familjare shoqerore..ngushelluese, se sa publike, ose per publikun, si konsum!

Une keshtu e kuptoj.Ne se nuk do te kishe kamera, ate leter do ta lexonte Hekurani! Eshte pak e veshtire per ta kuptuar, ata jane njeres te thejshte, qe nuk dine te shtiren,para mikrofonit, ka shume sinqeritet atje, dhe dhimje, nuk eshte kollaj!

Hunter
edhe tek versioni i "panorames" qe ti solle, nuk permendet 14 shtatori i 1998 (per shembull). Pra nuk eshte i plote.
Por dhe tek ai i "shekullit", nuk eshte i plote evokimi qe i behet 14 shtatorit.

Une e pashe me ze dhe figure, direkt, intervisten e tij pardje. Eshte e vetmja interviste qe kam pare keto 20 vite, te plote, te nje politikani shqiptar.
Berisha ndalet më gjate per 14 shtatorin; thote qe ai ishte ne zyre, dhe e moren nga zyra per ti prire protestes. Por thote se futja ne kryeministri ishte gabim.

Tani :
Jam dakort me ty : te evokosh 14 shtatorin per ta krahasuar me 21 janarin, eshte gabim. Eshte nje tjeter ngjarje qe ngjan si dy pika uji me 21 janarin : 2 prilli i Shkodres, i vitit 1991.

E dini ju se kur ka ndodh 2 prilli ? Fiks 4 dite pas 28 marsit, zgjedhjeve te para pluraliste ne Shqiperi.
E dini ju mesazhin e 2 prillit ? Ka qene ky : U votua. Fitoi PPSH-ja. Fitoi si fitoi, por fitoi. Kush kundershton me dhune, merr plumbin.

E dini ju kur ka ndodh 21 janari ? Plot nje vit e gjysem pas perpjekjeve te opozites per te vene drejtesi per votat e 2009-s. Ishte preludi i atyre perpjekjeve.
E dini ju mesazhin e 21 janarit ? Ka qene ky : U votua. Fitoi PD (+LSI). Fitoi si fitoi por fitoi. Kush kundershton me dhune, merr plumbin.

Konkluzion : Berisha e ben 21 janarin (nga pozita e pushtetit), sepse e ka bere vete 2 prillin (nga pozita e opozites).

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).