"Shqiptarja.com", gazeta e re
20 Nëntor 2011 - 16:08Pershendetje miq te Peshku pa uje
Ne daten 4 nentor, ne tregun mediatik shqiptar, u shtua edhe nje emer i ri, gazeta "Shqiptarja.com". Po ne daten 4 nentor, gazeta publikohet edhe online ne www.shqiptarja.com.

Synojme nje media te pavarur dhe profesionale, me qellim kryesor jo vetem dhenien e lajmit, por gjetjen e zanafilles se tij.
Mund te klikoni ne www.shqiptarja.com dhe te na jepni pershtypjet tuaja.
Falemnderit
Anila
postoi: anila
106 Komente
admin, shtoje tek lidhja Gazeta/Media pls, që të kemi easy access tek gazeta e Nilës.
Nila, urime dhe suksese.
falemnderit, ju pershendes
Urime, urime! Jam i sigurt se me dy goca kaq te zonja, (njera per permbajtjen dhe tjetra per marketingun), "shqiptarja.com" do te jete nje gazete e shume suksesshme (ne shtyp dhe mbi te gjitha online).
PS: Ore ai emri dhe logoja se kujt i ngjan, se kujt i ngjan...

Falemnderit
Do perpiqemi te hyjme thelle te investigimi i lajmit.
Gjithsesi, presiom sugjerimet dhe kontributet tuaja
Ju pershndes
Urime te metejshme!
Keshtu thone te gjithe andej...
Obobobo, paranoje qysh per te hene
!
Jo moj xhan. Ti je vajze e zgjuar edhe e di mire sa te pavarura dhe profesionale jane mediat ne albananistan. Eshte pohim i bazuar ne logjike empirike dhe ne faktin qe kjo gazeta e re na vjen nga nje gazetare jo dhe aq e re.
(e) Zgjuar jam xhan
, por hera-heres fle, shoh ndonje film, pi ndonje gote vere e argetohem... Marr pushimet nga te qenit (e) zgjuar me nje fjale, se ndryshe behem e padurueshme.
Te keshilloj me zemer te besh te njejten gje. Ndihmon!
Finis po te me njohesh nga afer do shohesh qe di te argetohem e te bej gallate aq sa s'ta pret mendja.
Lere se e ka dhene vete pergjigjen, qe "synon" jo qe "do jete". Pune Anile.
Ti prandaj je i pakapshem se i kap gjerat qe ne ajer
Anila, a na thua dot se kush ju financon?
suksese Anila
P.S .. kshu nga emri me duket me ngjyrim feminist ky sit i ri informacioni
po he de se na mbyten meshkujt
Po, gazeta "Shqiptarja.com" eshte prone e kompanise Free And Fair Media Group, me 80 perqind te aksioneve, dhe 20 perqind i ka Anila Basha. Pra, eshte media e financuar nga Gazetare.
Ne politiken tone te financimit, nuk do te pranojme shitjen e aksioneve tek asnje aksioner, biznesmen apo politikane, majtas apo djathtas, kjo per te ruajtur pavaresine e grupit Free and Fair Media grup dhe Shqiptarja.com.
Gjithcka eshte bere duke zbatuar legjislacionin ne fuqi dhe dokumentat gjenden kollaj dhe ne QKR
Ne besojme se me ide dhe profesionalizem, mund te jemi konkurrent ne tregun mediatik shqiptar.
Ju falemnderit per interesimin
A.
dmth, sdo kete me mufka si ato te BW?
po pra, te njejten pyetje si Bama kisha dhe une, nuk do kete me mufka si gazeta shqiptare? faleminderit paraprakisht
Edhe stafi i Kothit bashkohet me shqetësimin e parafolësve.
Ju faleminderit për përgjigjen edhe sikur të mos na pëlqejë.
P.S. SHumë e lodhshme kjo bërja e ë-së me metodën alt+137
Kor rrime ne rradhe.. lajmet per sot mbaruan..
Jo mer se eshte koha per nje kofi.
shume faleminderit qe i bashkangjitesh kauzes sone
me respekt,
S
Tamam tamam A-ja ishte drejtore e Gazetes, ndersa i BW ishte nje veshderr e me duket se nuk varej nga A-ja drejperdrejt.
Une ju falenderoj juve ne emer te stafit te Kothit
Me respekt
K
V ndoshta nuk varej nga A, po neve si S nuk na pelqente GSH qe varej direkt nga A, ndersa B kishte ankesa per BW.
Pershendetje stafit tuaj,
S.
I dashur S,
A-ja po qesendis pak me poshte dhe une tani e vura re qe ti e kishe me GSH-ne jo me BW-ne. Ndersa une me shume e kam pas me CB-ne atje megjithesi ishte profesionisti me i mire ne gazetari per sa ka lexu gjera te shkruara ne leter stafi i Koth. Me pak fjale menim kolegjial ketej per CB.
Mire mer mie stafi yne.
K
I nderum K.
A-ja mund te qesendisi sa te doje, une nuk kam kohe per qesendisje por vetem per qendisje, pune qe na siguron buken e perditshme
A din gja noi i stafit te Kothit, mbi ate cka ka bo cuni i Mozit?
Ps: Pytjet po jua drejtojme juve meqenese stafi i shqiptares nuk denjon te na pergjigjet.
lexoje ne www.shqiptarja.com
po je qe je na thuj noi gjo, larg gjer atje
noi zanore per pytjet e mesiperme?
E shef qe na do e na respekton A-ja neve ?
Pak a shume aq di dhe une sa thote media, pervec qe disa media po e theksojne qe djali i Gramozit, afersisht si ai rasti me Tanin e Topit.
Ti shifke me syte e zemres..
Una do ta marr si te mirqene qe heshtja eshte pohim dhe nuk do ta bezdis me stafin e sh.....
26 grade knej.. nuk shtyhet dimri keshtu...
EnPiAr-i shqiptar do jeni vallai.
Me pelqeu rubrika thash e them.U trishtova shume per A.Ismailin.Kohe krizash..
Urime Anila.
falemnderit, risi eshte ne fakt edhe publikimi online i gazetes ne pdf. Hidhini nje sy nderkohe
A.
falemnderit peshq
po do e shohim rruges, ju e gjeni gjithmone nje gje per te kritikuar, mire e beni
Ti e di kush t kritikon
Ai qe te lexon dmth
Nuk thashe te kunderten, thashe pikerisht kete. Keshtu qe do keni shume mundesira. Megjithate, mos ngurroni ta shihni www.shqiptarja.com
A.
A., nje pyetje te fundit po deshe me u pergjigj:
c'kane te perbashket keto tre linqe?
http://www.shqiptarja.com/home.php?IDCategoria=1
http://www.thesun.co.uk/sol/homepage/
http://www.bild.de/
Faleminderit,
S.
...e di qe ne shqiperi po nuk ka politike ne gazete e po nuk ishte sala me ramen ne faqe te pare gazeta nuk blihet!...Biznesi eshte ai qe e mban gazeten dhe dihet qe mentaliteti i njerzve eshte i tillle qe gazeta i shkon nga pas ketij mentaliteti dhe nuk perpiqet ta drejtoje sic duhet dhe ti mesoje njerezit qe kerkesa neper media mos jete se cberi Sala apo rama sot cfare i thane njeri tjetrit etj etj ....Mendoj qe media duhet te lajm-oje interesat e thjeshta dhe mediate te shumices, nevojat ekonomike, shendetsore, arsimore etj etj e pastaj edhe politike - gjithmone ne interes te shumices.....
Nuk e di ne europe por ne usa (gazetat qe shfletoj - me shume nepermjet internetit, por edhe lajmet ne tv)...politika apo personat politike zene me pak se 20%,....aq me teper qe kur jane dhe personale nuk merren seriozisht fare....
Ardi, pikerisht keto lajme i kemi vendosur vetem pese radhe ne gazeten e re "Shqiptarja.com". Me shume vend, i kemi lene investigimit
Falemnderit
Po lajme nga sporti do kete?
ne fillimet tona nuk kemi faqe sportive. Sepse ne treg ka shume gazeta sportive. Duke testuar tregun dhe duke menduar me te miren per lexuesit
A.
Me e lexuara -poezite erotike te Olldashit. Me keto ereza pikante dhe dy tre komentatore te mire, rritet nr. lexuesve se sa per investigimet..aha.
Megjithate oferta i pershtatet kerkeses, s`ju ve faj.
ishte nder me te klikuarat. E balancum pak se te gjithe po merreshin vetem me kurbanin e edi Rames. Por panairi prodhoi shume libra me tregime, rrefime, autobiografi e poezi
Ore si do qe te jete puna une gazeten tende do ta blej dite per dite,kur vjen puna qe ben dicka me fituar aaa une te rrespektoj.
edhe une do ta klikoj shume shpesh se paska lajme qe ja vlejne, si ky psh.
http://www.shqiptarja.com/shq_lajm.php?IDNotizia=65393
Dhe ti o burre direkt tek tema e fenereve?
m duket se nuk ka print per momentin Brad
po sponsorizoje. Dmth nese lejohet
Nuk ka nevoje Anila per sponsorizimin tim,ka mbi 15 vjet eksperience dhe ja del vete.
Meqe je online, jo per te bezdisur, por vertet me duket pak e cuditshme: te gjithe u ankuan per dominimin e shkrimtareve politikane ne Panair. Nderkohe shikoj qe edhe ne gazeten tuaj vazhdohet ti behet jehone ketij fakti (shkrimi L.V) Per mua do ishte interesante nje investigim se cilet jane librat me te shitur ne 2011 (letersia artistike )ose intervistimi i botuesve te tjere qe mbeten te eklipsuar.
Se na mbyti pop silikoni
Te vaftë mbare mi Bashë,
Mos e rruj hiç, ti ke ça përpara ne kohe me te veshtira, e jo mos ja dalesh sot
p.s. a del ne print ? sa lek eshte ? baba im pensionist qe e ka tavanin e shpenzimit per informacion 200-300 lek te vjetra e blen dot ? Flm paraprakisht
Po Ruzhdije. qe nga 4 nentori, gazeta del ne print dhe kushton vetem 20 leke. Ka nje konkurrence te papare ne treg me gazetat e tjera sigurisht (edhe per shkak te çmimit) por jam e sigurt se do te hyje.
Ne do bejme punen tone, dhe baba yt mund ta bleje me 20 leke
ta bofte zoti mbare pra
Te rencin dhembet te rencin...si moj i thu tjetres " mos ta ruj" ...Po gjith gazetat lesh shesin ....i dashke te miren . Po ajo gazete cfare te shese
qe dhe e Uron.. 'ta befte zoti mbare " 

Mrgjithse ca here sikur e ke labce ti Rush i Dijes " Te dua moj Qene "
Keshtu qe s'kom rruge tjeter si fans i Lecitjes dhe po i jap Urimin tat
......ta befte zoti mbare pra .....
Nuk eshte aspak turp te jesh gazete qe anon ne nje krah politik. Thjesht mos vendosni nje slogan "jemi te pavarur" kur keni nderment te anoni totalisht nga njeri krah, si Topi ose Klani. Sa me shume te balancuar te jeni aq me shume sukses afatgjate do te keni. E vetmja gje qe ka rendesi eshte qe lajmet te jepen me profesionalizem dhe te mos perdoret dopiostandart ne analizat e lajmeve.
Suksese!
Nese arrini gjysmen e klikimeve qe ka Tema, do jeni sukses.. megjithate, sido qe te jete nje arritje e keni tashme, balkanweb qe late pas dhe GSH jane hije sot ne krahasim me kohen tuaj.
Por cdo gje do kohen e vet, ne pergjithsi kur vjen nga nje "sukses" njerezit presin me teper dhe niveli i presionit me i larte.. eshte si puna e atyre filmave qe kane nje sukses te madh, por filmat e tjere ne seri nuk jane kurre me te sukseshem se i pari ( me perjashtime te rralla) megjithese kualiteti mund te jete me i larte.
Gjithmone cuditem nga numri i madh i klikimeve qe ka tema?! Besoj se kjo tregon nivelin kulturor te popullit tone. Njerezit qe presin te mesojne nga Meroja, Fariu dhe shume te tjere si keto e meritojne te shkelen me kembe.
Eshte mesiguri modestia jote qe te detyron te shprehesh keshtu?
Ne fakt, ne pergjithsi goxha modest jam. E kuptoj qe ti e ke me ironi ketu, por po te mendohesh do te kuptosh qe kam te drejte. Eshte faji i atyre personave qe nuk dine te mendojne me koken e tyre por besojne c'do pallaver qe i thote lideri shpirteror, qe jemi ne kete pike ku jemi. Sikur njerezit te mendonin me shume per interesat e tyre dhe femijeve te tyre, Sala e Rama e Meta dhe shoket e tyre do i kishim larguar me kohe. Fakti qe i kemi akoma aty tregon qe shumica e popullsise i merito te gjitha padrejtesite e ketyre viteve.
Ok Albo, meqenese e thua ti po te besoj
. Ç'te te them une ty, faji eshte i parajses!
Pershendetje edhe njehere
Pak a shume duhet te shikoni renditjen qe u behen site-ve shqiptare ne www.alexa.com qe eshte edhe nje mates i mire i klikimeve. Nderkohe qe dua tju them se www.shqiptarja.com, qofte si media online, apo edhe ne print, eshte rritur ndjeshem per dy jave, duke lene pas shume site te tjere informative. Nese keni sugjerime konkrete, mund ti shprehni ato ne çdo kohe.
Ju pershendes
Anila
Nila,
me pelqen qe se fundmi po perdorni teknologjite me te fundit ne faqen tuaj. Me pelqen qe keni fillu te perdorni feisbukun per te gjet foto..
O goc mbani doren mer kur beni lajme ! Shif cer shkruan ti mer ne gazete :
Do bejme dhe leksion morfologjie ketu apo varja se e keni lexuesin vetem per titullin e lajmit ?
Ne lajm sapo thua qe ekspertiza vertetoi qe Ledio ka hyre me jeshile e rrjedhimisht eshte pa faj, pra nuk eshte me ne burg, ndersa nje gisht me poshte ( por qe nuk lidhet me ate barcaleten nje gisht me poshte
) thua aksidentoi ne te kryer te thjeshte. 
+1
thellohu....
Do thellohem vertet. Ja do lexoj me shume u pa puna .
A do me japesh gjysmat e aksioneve te tua per 10 000 euro ?
Anila, Urime per gazeten e re
preferoj me mire emrin :
GAZETA SHQIPTARJA se dhemb me shume,besoj me kupton.
Nila,
kot per kuriozitet, a prisni noi padi nga pronaret e rinj te GSH? Se funja kush e shiti nuk duhet ti boj konkurence blersit.. ligja, morali etj
Jemi te hapur. Une pres vetem shtimin e lexuesve te Shqiptarja.com. Ne te kundert, mund tju them se une kam paditur pronaret e rinj te Gazeta Shqiptare, per shkarkim te padrejte nga detyra
me i llaf, do boke i dore lekesh....do boke hajer me duket.....urime, e ishallah fito, se ne mire na bohet, keq jo se jo...loool
Boll mo punoi per Bolino a Baze,shyqyr qe i erdhen mente.
Mero e hoqi se ishte shume ekstremiste, qarkullo llafi
qenkan llafe qe qarkullojne kot. skam punu ndonjehere me meron te tema. Kam pershtypjen se po flisni per periudhen qe shkrimet e mia i botoja ne fcb dhe tema i merrte prej andej....
Iniciativa eshte e dy gazetareve Alba Malltezi dhe Anila Basha....Respekte
Sinqerisht,jua befte zoti mbare.
Hallall!
Si gjithmone heshtja eshte pohim.
Rendesi ka qe kuptohemi.
Gjithsesi nese faqen do ta mirmbani nga te gjitha aspektet une do tju lexoj me qef.
Aman, Anila vetem dicka, Jo tituj bombastik te stilit.
UNE X-si QE KAFSHOVA LUANIN NE PYLL
ose
SI ARRITA TE BEJ FABRIKEN ME TE MIRE TE BIRRES NE BOTE
ose
A DONI ME PER BELULIN. etj si keto te GSH tani
miqesisht
geldi
hahaha Geldi po pyet apo po konstaton? Rrefehu me qarte
JO, JO, nuk e kam per ju, por kur shoh ndonje titull te tille ne ndonje gazete me duket vetja sikur jam ne shkole fillore akoma.
sinqerisht te uroj suksese !
Anila , meqe ra fjala ,
ne teatrin e komedise ka nje shfaqje me titull XXL te sygjeroj qe ta shikosh, dhe pastaj flasim prape.
Jam kurioz se kur do te dali gazeta apo siti www.presidentja.com ne treg?
Anila, kot sa per muhabet, po nga titulli kujtova se ishte nje gazete e fokusuar me shume ne boten femerore. Kur e hapa pastaj pashe qe flitej per gjenerale ne Mitrovice dhe korrupsionin e Harasanit. Pse ky titull atehere? Ose nese e kam bere gabim pyetjen: Pse kjo permbajtje atehere?
ja te shohim a do te te pergjigjet ty
se te njejten pyetje me pik n fund i bera dhe un 
Shqiptarja.com, fillimisht u ideua si gazete. Ka shume njerez qe kane bere pyetjen pse, dhe nuk ka detyrimisht nje sepse. Pse Korrieri, Pse shekulli, pse albania, pse gazeta shqiptare? Kemi menduar te fusim nje risi, duke qene se jemi ne moshen e internetit, per te fuqizuar idene qe jemi edhe online, e krijuam gjetjen .com. Ka shume propozime, ta bejme shqiptari, e shqiptareve etj etj. E kemi lidhur me 100 vjetorin e pavaresise, hahahaha
në "epokën" thuhet, e ka përkthy keq Sala
Me fal po une jam pak me IQ te ulet. A ka lidhje shqiptarja ne femerore (kjo ishte pyetja e PF) me temat pa gjini? Plus, si lidhet 100 vjetori i pavaresise me te qenit ne femerore, se mesa kemi mesuar ne histori, nenshkrimtaret ishin te gjinise mashkullore.
PF - me vjen shume keq qe litari varet ke shpia e te varmit, i thone kesaj pune, per kete pergjigje qe nuk e ka idene se kujt ja ka dhene, si per njohje te gazetarise, si per origjinen e familjes.
E kuptova qe e paska gjet me tafmina. Pak rendesi ka mi Anila, nje pyetje bera, jo se do anulloj abonimin, qe edhe nuk e kam bere. Me pelqen qe paske mbetur si gjithmone ai poçi i vogel gazmor i gazetarise shqiptare.com.
Kongresi i vazhdimsise paten than per te nantin..
bashkohem me pyetjen e Pf...
Kurse une pervecse do ti bashkohesha pyetjes se PF, do te deshiroja te dija, perse une duhet te heq dore tani e te lexoj Gazeten Shqiptare dhe te filloj e te lexoj Shqiptarja*?
*pervec argumentit te mireditur prej meje, qe Anila Basha shkruan ne kompjuter me dhjete gishta.
skam ndryshuar metode, me te dhjete e bej skam cbej (shkrimin). Askush ne jete nuk mund te te imponoje te heqesh dore nga dicka. Jeta eshte e jotja, ti vendos, ti vulos, ti pelqen, ti nuk pelqen. Askush nuk te detyron te besh te kunderten e asaj qe ti do. Sepse, dua te besoj se kemi arritur lirine qe duam te pakten me mendim. Te falenderoj per pyetjen, dhe shpresoj te kesh kuptuar pergjigjen
Po mire moj Anila, sinqerisht shume faleminderit ty, qe me solle edhe njehere ndermend qe jam qenie me liri themelore.
Por gjithnje sinqerisht po te pyes: Perse duhet te lexoj une gazeten Shqiptarja dhe te mos lexoj Gazeta Shqiptare?
Pyetja nuk eshte fare tendencioze, por e sinqerte dhe ta shpjegoj une me pak llafe, perse kjo pyetje.
Une pervec lirive te mia themelore kam edhe detyrime dhe pergjegjesi, qe vijne nga te qenurit jo vetem qenie e lire, por edhe i rritur, i zene me pune dhe me familje.
Kur kam bere llogarite e menaxhimit te kohes se lire, me del qe kam nje gjysem ore deri ne trecerek ore kohe, qe sipas deshires mund t´ja kushtoj shtypit te dites ose/dhe Peshkupauje.com.
Duke qene se PPU e kam meteper qejf se shtypi i dites, me del qe per shtypin e dites shqiptar mund te me teprojne pese deri ne dhjete minuta. Duke qene se ne, njerezit, jemi edhe paksa qenie automatiste ose gjysem-automatiste, atehere une per force zakoni, per shtypine dites hap tre gazeta te ndryshme, ne mes te cilave eshte edhe Gazeta Shqiptare. Duke qene se sipas kohes qe ta llogarita melart nuk ka vend per nje gazete te katert, atehere i bie, qe nese me duhet te lexoj gazeten tende, duhet te heq dore nga Gazeta Shqiptare. Por arsyeja per te bere nje gje te tille nuk eshte ende e qarte per mua. Dhe duke qene se ne, njerezit, jemi edhe qenie te arsyeshme, atehere une kerkoj qe minimalisht nje veprim qe me kerkohet te kryej te kete edhe arsyen nga mbrapa. Dhe duke qene se kjo arsye per mua mbetet akoma e erret, me duhet te kerkoj ndihme tek ty, Anila.
Tani, Anila, pa me thuaj, perse me duhet ti kushtoj ato minuta leximi Shqiptarja.com ne vend qe te lexoj Gazeta Shqiptare ose Balkanweb?
Un them, qe pse nuk ben dhe peshku ppu nje gazete te printume e ta hedhi ne treg. Kryeredaktore propozoj Ruzhdijen, agjent shitjesh ndonje cerr nga keta te pd qe e kane mire me pushtetin. Korrespondent nga terreni ka plot..
sa mire qe dalin zera serioze ne tregun e mediave. ja psh nje lajm i dhene me profesionalizem nga shqiptarja.com. po ka bir kurve qe ta beje dot aritmetiken e numrave qe jepen dhe ti perputhi me numrin te titulli, une e votoj direkt per president konsensual
http://www.shqiptarja.com/news.php?IDNotizia=65698&IDCategoria=1
Bypass Fier-Vlorë, Bode merr
125 milione Euro kredi nga BERZH TIRANE - Ministri i Financave, Ridvan Bode dhe drejtori menaxherial në zyrën e zv. presidentit të bankingut të BERZH, Jean-Marc Peterschmitt nënshkruan sot marrëveshjen prej 125 milionë eurosh për ndërtimin e Bypass-it të Fierit dhe Vlorës.
Sipas agjencia NOA, ministri Bode bëri të ditur se të dyja kreditë për ndërtimin e Bypass-eve kapin vlerën e 125 milionë eurove dhe do të shlyhen për një afat kohor prej 15 vjetësh. Sipas ministrit Bode, kreditë nuk rëndojnë koston e borxhit të vendit.
“Të dyja kreditë kapin një vlerë prej 125 milionë euro, nga të cilat 18 milionë janë në grant. Janë kredi zhvillimi me një afat-15 vjeçar, që i japin mundësi vendit që përfitimi i këtyre veprave ristrukturore në ekonomi të jetë maksimal dhe me kosto sa më të ulët”, tha ministri Bode.
Bypass-i i Vlorës do të lidhë autostradën Levan – Vlorë me rrugën nacionale bregdetare Vlorë-Sarandë. Kosto totale e parashikuar për ndërtimin e këtij aksi rrugor është afërsisht 49 milionë euro.
Ai do të ketë formën e një autostrade interurbane, midis qytetit të Fierit dhe Levanit me gjatësi afërsisht 22 km. Kosto e parashikuar për ndërtimin e këtij by-passi është në vlerën 60 milionë euro dhe do të financohet nga kredia e BERZH-it, nëpërmjet transhit prej 35 milionë euro dhe kredia e BEI-t nëpërmjet transhit prej 35 milionë euro.
Ja dhe faqja zyrtare e EBRD cfare thote:
http://www.ebrd.com/pages/news/press/2011/111124a.shtml
Deri tani jane bere ne Shqiperi 1137 parti dhe 9715 gazeta, ose mesatarisht pjestuarperpopullaten duke inkuadruar dhe shifrat cmendumerobazore te artikllit qeter, ne cdo pese veta: njeri ka parti, njeri ka gazete, njeri eshte i cmendur, njeri ka ojq, kurse i pesti s'gjen mukaet akoma.
Po e vertete, ka shume parti e gazeta. Dalengadale do shuhen. Shteti do forcohet edhe tek ne. Ju garantoj per kete.
Sa per emrin, shqiptarja.com, nuk ka lidhje me gjinine femerore apo mashkullore te gjerave
Shteti do forcohet ngaqe ju kollona e katert e pushetit do beheni me te pavarur, apo garancite jane .com? Lidhet gje paveresia juaj ekonomike me forcimin e shtetit?
Po jo mi Anila, shteti do vije duke u shuar, zvogeluar kurse shoqeria civile (ku hyn dhe shtypi) do forcohet, tregu do zgjerohet etj. Shteti i vogel, treg i madh .Pse kaq kasandrike ti
Me kujtove nje gje: Shume vite me pare kur na conin ne ekskursion tek Coca-Cola, atje na tregonin ca produkte qe, shqiptarce, kishin etiketa Cola-Cola e na thuhej tu rrinim larg ketyre. Tani, nuk eshte se titulli ka ndonje rendesi ne vetvete, pasi ai qe gjykohet e vleresohet eshte produkti, po gjithsesi me duket se ket emer e keni vene shqiptarce.
Tani emri gazetes ruan origjinen dhe dallimin prej gazetes shqiptare, nje lloj diversioni viziv ashtu sic beri Pollua kur u shkeput nga PD dhe krijoi PDr.
Pertej kesaj, zgjedhja me duket interesante ne koncept dhe grafikisht.
"Disa shkencëtarë pretendojnë se kanë krijuar materialin solid më të lehtë në botë. Substanca është e përbërë nga tuba të hollë metalikë- muret e të cilave janë 1 mijë herë më të holla se ato të flokëve njerëzore. Shkencëtarët thonë se materiali përbëhet nga 99.99 përqind ajër dhe ka një energji jashtëzakonisht të lartë përthithëse. Në të ardhmen materiali mund të përdoret për izolim termik, në elektrodat e baterive, për absorbim etj..."
E tashi duhet ta marr per info te besueshme une kete??? ndonje reference gjekundi apo hic, ku punojne a te c'kombesie jane keta shkencetaret,a ndonje hollesi per llojin e metalit etc
se tashi ky brezi i ri ne auditore te thote- o e vertete zyshe se e kom lexu ne internet
qe te mos zgjatem nje keshille per seksionin shkencor-ju lutem kerkoni ndihme nga ndonje specialist, se ma morret ne qafe mamin
Ke te drejte, ne pergjithsi te gjithe lajmet nga bota ne mediat shqiptare jane plot pasaktesi, sidomos ato qe kan lidhje me shkencen/teknologjine. Kjo vjen ngaqe artikujt nuk shkruhen nga gazetare profesionist, por nga "gazetar" me nje dipllome gazetarie shqiptare.
Por ky materiali i ri i lehte eshte i vertete. Pergjegjesit jane Caltech ne bashkpunim me disa institute te tjere teknologjik.
Me emrin "shqiptarja" une di se njerezit e medias e te plotikes, deri dje, i referoheshin Gazetes Shqiptare. Madje dhe Anila vete, kush e di sa here i eshte referuar asaj gazete ketu ne peshk me "Shqiptarja shikon kete e ate spekt".
Mua me duket se emri "Shqiptarja" eshte zgjedhur pikerisht per te mos humur teresisht lidhjen, eksperiencen, identifikimin qe mund t'i bejne njerezit gazetes se re me emrin e Bashes, Malltezit e Boninos.
Tek e fundit, edhe kur shkon tek kioskat e gazetave, njerezit do vazhdojne te thone "Me jep Shqiptaren", duke iu referuar "Gazetes Shqiptare" e mund te perfundojne duke marre Shqiptaren e re.
Sa per .com-in, vertet mund te shitet si lidhja e re me epoken e internetit, por mua me duket si shenja qe krijuesit i kane vene per te shmangur ngaterresat e mesiperme. Por ne fakt, krijon edhe gocha konfuzion, se duket sikur eshte vetem gazete online, me ate domain nga pas.
duhet përshëndetur ç'do zë i ri që lind, ashtu si klithma e një fëmije të porsalindur,
urime shqiptarja com