duke qene se keto dite jam lodhur duke perkthyer dhjetera faqe per projektet e Be (IPA Adriatic CBC 2007-2013) po mendoja dhe po kerkoja neper web ndonje faqe qe te merrej me keto gjerat. po nuk po gjej. 

ideja ishte qe te kishte nje faqe, tip forum, ku te mund te ndajme dijenite qe kemi. dmth ate materialin qe kam perkthyer une dhe qe besoj se dhjetera kolege te mij ne te gjithe shqiperine po edhe ne ulqin, duhet ta kene bere, ta ndajme ne net, normalisht duke hequr pjeset qe mund te quhen sekret dhe ne kete menyre te konsultohemi me njeri tjterin per perkthimin me te mire dhe te kemi dokumente me cilesore dhe me me pak lodhje. 

nuk di nese dikush di ndonje faqe te tille apo te mund ta ngreme nje faqe te tille? sa vete ketu merren me keto projektet, po besoj se do ishte shume praktike nje faqe e tille, edhe per konsulence per thirrjet e ndryshme, mundesite e ndryshme per aplikime etj. 

e di se shkrujta shume po hajt mo!

5 Komente

Nqs ka para/buxhet per ojqista ne ato projekte patjeter do gjesh shume shoke ne Peshk, ndryshe, pervishi menget vete. smiley

Per ca projekte behet fjale, pse s'na thua shkurtimisht?  smiley

behet fjala per IPA Adriatic pra. ka edhe per ojq-ista dhe per administratista. po edhe per projektet e tjera. 

doja te thoja, ne ketu protokolli na kerkon qe cdo leter ta perkthejem edhe shqip per ti vene vulen dhe jane disa letra qe jane formate te IPA-s tip letter of intent, de minimis declaration, bank account statement ecc, qe mund ti perkthejme njehere dhe ti share me njeri tjetrrin, dmth duke hequr ato pjeset specifike per secilin institucion ato tjerat mund te rrine. 

por nderkohe mund te "share knowledge" edhe per ceshtje te tjera tip si kemi dhene logari secili prej nesh, si kemi kryer kete apo ate aktivitet apo si e kemi kuptuar kete apoo ate rregull te programit. 

pavaresisht se territori ku jam futur une eshte zone ujqerish dhe dikush qe ka njohuri nuk i intereson te ndaje me te tjeret, thashe mos kot ka edhe te tjere qe e mendojne si une se shared knowledge is better knowledge. 

po me sa shoh, pak paska. 

Ketu e ke faqen zyrtare te IPA Adriatic

Ironik nje nentitull titull ne po kete faqe.....Eko turizem ne gropa plehrash

 

 ALBANIA: ENVIRONMENTAL PROTECTION & PROMOTION OF ECO-TOURISM

 

Ketu mund te aplikosh per projekte te ndryshme...Fatkeqesisht deadline mbyllet sot...Keto me sa po shoh jane marre persiper nga qeveria greke ne kuader te BE-se, keshtu qe keto projekte kane shume pak gjasa te marrin forme.

i dashur art, ajo eshte faqja zyrtare dhe menaxhohet nga taljont (edhe gocat e ministrise tone te integrimit) dhe nga robe nga te gjitha shtetet e adriatikut (greqia perfshire). por une me teper e kam per ndonje forum shqiptar ku mund te sharim knowledge me njeri tjetrin dhe ti lehtesojme punen njeri tjetrit. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).