Po e nis nga vetja. Unë kam hequr mundim të madh (dhe vazhdoj ende) duke e mësuar gjermanishten. Një gjuhë shumë, po shumë e mirë, por ama edhe shumë e vështirë për ta zotëruar drejtë. Ndërsa për ta mësuar kam përdorur metoda nga më të ndryshme. Më në fund kam provuar të shkruaj tekste vazhdimisht dhe më ka ndihmuar shumë. Gjithashtu dëgjimi i librave audio dhe shikimi i filmave  duke i dëgjuar dhe lexuar njëkohësisht kanë qenë metoda efikase. Dhe natyrisht, duke bërë ushtrime gramatikore vazhdimisht. Në periudhat që kam pasur një disiplinë të hekurt, çdo mbrëmja nga 1 orë mësim, kam avancuar shumë. Në periudha tjera kam ngecur shumë. Më duhet të pranoj se gjuhët i gjej të vështira për t'i mësuar edhe pse deri tani më janë dashur 3 gjuhë të huaja t'i mësoj (me aq sa kam mundur smiley ).

Do të dëshiroja mendime nga ju. Përvoja personale. Mbase përfitojmë nga njëri-tjetri.

54 Komente

Pervec menyrave te siperpermendura; shkolla, kontaktet, librat, TV, metodat etj do permendja kenget.  Per nje nga gjuhet kam pasur kenget si "themel."  Te tjerat erdhen me vone.

Tekstet mesohen kollaj permendsh.  Po ashtu, tekst + muzike eshte shkencerisht me prove qe qendrojne me mire ne kujtese.  

Tani eshte me kollaj per tekstet sepse i gjen online me gjithe perkthim.  

Me zili te madhe per mesimin e gjermanishtes te uroj suksese smiley

Shumë e drejtë, por kjo funksionon sidomos me anglishten. Në gjermanisht nuk është se ka shumë këngë që më pëlqejnë smiley por mbase duhet eksploruar për të gjetur, do ta provoj. Flm.

Nuk e kisha per anglishten, bile ate e kam mesuar nga halli.  

Per tjeter gjuhe e kisha fjalen.

Sa per kenget gjermane, "vuaja" nga i njejti steriotip, por me ka kaluar smiley

Lizandro, s'e kishte per ty.  

Ty te morem vesh qe je allasoj per shije muzikore smiley.

ncuq smiley

Monda, dorezohem pasi eshte e lehte tani qe ka mbet vetem spanjishtja dhe italishtja smiley

epo te falurit s'ia pret dot ... kengen smiley.

Ncuq, as ato smiley.  

tani u bera kurioz, m'duket se qenka gjuhe nga keta te pushtuesve tane smiley

tres jolie smiley.

Por s'e kisha fjalen as per frengjishten.  Me ate u perdoren te gjitha metodat e disponueshme e te permendura edhe ketu smiley.  Plus ne moshe te re.

Arsyeja qe permenda kenget eshte se ne moshe me te madhe, t'i hysh nje gjuhe duhen ca mjete te tjera, pasi ngulitja eshte me mekanike se sa ne moshe te vogel.  

 

Sonte mesova fjalen "Krug" per shembull, qe s'kam per ta harruar kurre me. 

Goxha perparim me gjermanishten, he? smiley

A jo, dy fjale perihere, s'ben. smiley

Ndeshem ne rruge me njerez t cilet kan studiu per afro 4-5 vite per nje gjuhe te huaj,e kur i degjoj duke folur me duken si njerez te ngrire(pede),sepse nje gjuhe e huaj mesohet me mire kur ajo shijohet,jetohet dhe dialogohet e jo me kurse apo diploma sepse kurre nuk arrin ta zoterosh ate gjuhe.prsh:frengjishtja edhe te francezet ka probleme si ne drejtshkrim e ne prononcim e t imagjinojm ne qe nuk jemi francez?

Padyshim, por ndonjëherë është shumë e vështirë për të gjetur njerëz për kontakt. Pastaj unë jam natyrë pak më e mbyllur dhe u druhem gabimeve që mund të bëj në komunikim smiley Kjo më ka penguar jo pak. Shumë më të lehtë e kam kur komunikoj me ndonjë tjetër qe e zotëron pak a shumë si unë gjuhën.

Metoda me efikase eshte leximi,librat per femijet sidomos kur je ne fazen fillestare,une e kam filluar me ''Der Kleine Prinz''.

Brad, këtë me libra për fëmijë e kam provuar në fillim, por tek unë nuk funksionoi. Merrja në bibliotekë një krah me libra për fëmijë dhe i ktheja pa lexuar. Nuk i ngjisja dot. Por me libra të tipit "leicht zu lesen" ka funksionuar më mirë. I gjen për nivele të ndryshme dhe janë të shkruar për të rritur. Megjithatë, nuk gjenden shumë në treg libra të këtij lloji.

Te gjitha metodat e permendura me siper jane plotesuese te njera tjetres... por rezultati me i mire arrihet kur gjuha praktikohet... personalisht sado qe e kisha mesuar gjermanishten me metoda libra etj etj, arrita ta kompletoj dhe te flas vetem kur u gjenda ne situate qe duhet ta vija ne praktike ate gjuhe... si fillim me gabime, por po nuk fole dhe bere gabim, se meson smiley

Magnum, unë tani jam në situatën kur mund ta praktikoj (me gabime gjithsesi smiley. Deri para një kohe bëja shumë gabime dhe kjo më vriste shumë. Problemi tash qëndron sidomos në të shprehur, sepse pasi e lëshoj fjalinë e kuptoj gabimin e bërë, por nuk mund të mendoj aq shpejtë deri sa flas smiley 

Une i kam bo dy iseneshella dhe dy mozher
/edhe Italiano 1

Do ta tregoj, sepse meriton te tregohet :

Kam nje shok qe di ...  , ja po i numeroj (nota anash eshte pak a shume niveli i zoterimit nga ana e tij per ate gjuhe) :

frengjisht (gjuha e nenes) 10
italisht 9.9
spanjisht 7
portugalisht 9
rumanisht 7
shqip 7
gjermanisht 6
anglisht 9
rusisht 8
serbo-kroatisht 8
turqisht 9
hungarisht 9.9
azerbajxhanisht (dialekt i turqishtes) 9
finlandisht 8
estonisht 7
udmurt (gjuhe uralike, e folur ne rusi) 7

Keto jane gjuhet qe i di ne nje nivel, te themi, mbi noten 6. I numerova dhe del se jane 16 gjuhe. Kuptohet, bullgarisht dhe maqedonisht (per shembull) kupton, sepse jane shume te peraferta me rusishten, por nuk po i marr ne konsiderate. Sikunder edhe ka nocione te koreançes dhe kinezçes. Por shume pak.

Sipas tij, metoda baze mbetet puna e vullnetshme, didaktike. Kur ai flet shqip (per shembull), nuk lodhet aspak per te bere si majmuni qe perpiqet te imitoje theksin; kryesorja per të eshte ndertimi i fjalise ne forme te rregull gramatikore.

Tani kot per humor :
ne fakt, ai eshte ne gjendje te dalloje me perjashtime te rralla pothuaj te gjitha gjuhet e botes; tek perjashtimet mund te bejne pjese psh disa nga gjuhet e Kaukazit - psh ne Azerbajxhan ka gjuhe qe fliten edhe nga vetem 1000 banore, dhe jane diamertalisht te ndryshme me ate te fqinjit qe jeton 100 metra larg tij !; ose mund te bejne perjashtime disa gjuhe te Afrikes, edhe pse, ai arrin te dalloje grupet kryesore te tyre.
Pra 'per humor' : sipas tij, per nga sonoriteti, tre-kater nga gjuhet me te bukura ne bote, do te ishin :

- greqishtja
- singalishtja (gjuha kryesore ne Sri-Lanka)
- serbo-kroatishtja
- persishtja

Gjithsesi, per nje gje eshte kategorik : per të, gjuha me e shemtuar eshte... anglishtja !
Hajde gjeje ! smiley

ps: shqipen do e fuste (siç thote) tek te pakten nje nga 10 gjuhet më te bukura te planetit. Gjithmone sipas tij !
 

 

i pernderçmi Ben.....!!!!

Nje fjale e urte e popullit tone thote se ....nuk mesohet noti ne rere....

Ti i nderuar, ke fatin qe, te pakten sipas flamurit, je dhe ne Zvicer, dhe atje ka nje kanton qe flet gjermanisht. Shko atje, edhe nese nuk banon dhe fol me njerezit ne rruge. Kur kane mesuar Greqishten, 50% e popullsise tone, ku pjesa derrmuese kane qene injorante, fshatare, me kuptimin e plote te fjales, ti i nderuar duhet ta kesh me te lehte, aq me teper qe njeh dhe 3 gjuhe te huaja..... I vetmi, faj, e theksoj, faj, (te cilin e kam pasur dhe une me shumice, qe me pas mu kthye ne krim) eshte qe ke turp.... Mos ki turp vella, se ndryshe nuk ke gje ne torbe, hiqe ndrojtjen, behu "garip", fol me kalamajte, me femrat, me shitesat, me fatorinot, behu "budalla" me zor, vetem te flasesh, se vetem keshtu e meson, dhe ne fund te fundit, vetem keshtu nuk do vuash edhe ne jete, hiqe ndrojtjen, se nuk te vlen........

Nje mik qe e ka pesuar nga sidroma jote....

Te gjitha qe ke permendur jane metoda te mira, por do thexoja parjen e filmave me subtitles te asaj gjuhe ku kombinohet degjimi me leximin.

Ose filma anglisht, mundesisht seriale, me subs te gjuhes qe meson. Mbaj fjalore celulari, qe jane me praktike se fjaloret libra. Vete e kam fillu gjermanishten se fundmi me nje metodike liber "Lagune". Dhe dicka, gjermanishtja eshte gjuhe e shkerdhyer.

Një vendas (patroni) po mundohej ti shpjegonte diçka një puntori tê huaj por ky s'po  e kuptonte atë athere një  puntor (i huaj i një vendi tjetër) që as ai se zotronte gjuhën vendase por njihte proçesin e punës i erdhi në ndihmë pronarit dhe ja shpjegoi tjetrit dhe tjetri e kuptoi shumë mirë por pronari nuk mori vesh asgjë nga bashkëbisedimi i tyre megjithse folën në gjuhën e tij .

Dua të them se jo me ç'fardo komunikimi mund ta përkryesh gjuhën (pasi e kuptoj që ti kërkon të përkryerën ) Nqs se je në moshë(mgjths s'ka rëndësi mosha ) dhe ke kohë mund të shkosh në shkollë ose kurse kualifikimi jo domosdo për gjuhë. Unë përvete s'ja them shum për gjuhët .  

Beno, cfare moshe ke? Po qe se je ne moshe, gjej nonji goce dhe e mson persmari (vetem se gjermanishten!!! jo swicerdich). Nese je per studime dhe gjuha te duhet per Uni ose Fachhochschule, mos harro qe ndoshta te duhet PNDS ose ndonje provim equivalent. Ne kete rast vertet qe duhet te shkosh ne shkolle, meson gepflegtes deutsch por edhe pergatitesh per provim. Nese je moshe e madhe pastaj .....

- Sistem kartash ( i gjen per cdo gjuhe). E mira e tyre eshte sepse i ke ne xhep dhe mund ti lexosh kudo kur ke edhe 5 min te lira.
- Podcast (secili nga ne e ka nje celular ku mund te degjoje podcast,. shumica e tyre jane falas dhe i ke per tema nga me te ndryshmet. per fusha te vecanta nqs do te specializohesh)
- DVD me titull. Meqe qenke ne Zvicer po ti blesh aty reth 99% e tyre jane ne te gjitha gjuhet zyrtare. Mjafton te degjosh ne gjuhen qe deshiron te mesosh dhe te lesh te qarkulloje perkthimi ne gjuhen qe zoteron me mire. (Ketu ka disa pengesa sepse zakonisht nuk ka perkthim flaje per fjale dhe shpeshhere perkthehet vetem konteksti)

Nje gjuhe qe sperdoret eshte nje gjuhe qe vdes. kjo vlen te pakten per mua.
- Prandaj komunikimi eshte shume i rendesishem. Nqs je vertet ne Zvicer ekzistojne gjithmone grupe qe takohen ne restorante vetem per te ushtruar e komunikuar. Ne Bern ke disa te tilla. (Po ta besh ne Bern duhet te kesh kujdes qe te mos kete Zvicerian te Bernes sepse ata flasin nje fjale ne 10 min. Nuk eshte aq produktive smileysmiley )

- Televizori eshte gjithashtu nje menyre per ta perforcuar por fatekeqesisht ketu nuk flitet gjuhe e paster

- Me e rendesishmja As mos u perpiq te flasesh ne dialekt (mundart) !!!!!

Te uroj sukses me gjermanishten. Eshte nje gjuhe e veshtire. Po qe se do te perdoresh theks perfekt shanset jane te pakta. Edhe pas dy brezash e di pak a shume nga e ka origjinen folesi nqs nuk flet me theks te paster smiley

Emil, duket se ke kaluar ne nje rruge te njejte smiley ose mbase jam gabim, por e shoh se e njeh problemin shume mire. Podcast nuk kam gjetur shume, kam perdorur podclub.ch here pas here. Eshte falas. Une ne janar do te zhvendosem ne Zürich dhe flm per infot rreth restoranteve qe mblidhen per te komunikuar. Do te interesohem per te gjetur ndonje te tille. 

Dialektin e kam lene anesh qe ne fillim. Tani e kuptoj dialektin shume mire, por gjate komunikimit me nje qe flet dialekt nuk perfitoj aspak, perkundrazi. Mund te qendrosh 30 vjet ne Zvicer dhe mos te dish asnje fjale te shkruash drejte - kam takuar plot njerez te tille. Eshte vendi me i papershtatshem, sipas meje, per te mesuar gjermanishten. Madje, zviceranet e thjeshte, kur fasin Hochdeutsch, duken me qesharake se une. Kane veshtiresi te medha. Madje ka nga ata qe nuk e provojne asnjehere.

Sa per theks perfekt, nuk po tentoj sepse ne Zvicer nuk njohe ndonje qe flet Hochdeutsch me theks te perfekt smiley Perveç gjermaneve kuptohet smiley

Une kam jetuar 17 vjet ne Gjermani (dhe pjesen me te madhe ne Veri ose Mes keshtu qe kam patur fat sepse flitet nje gjuhe me e paster) Ne Zvicer jam prej 4 vjetesh.

Edhe une per shkak te punes u detyrova qe te perfeksionoje gjuhen. E mbeshtes mendimin tend se si flasin Zviceranet sepse une ne Gjermani isha gjithmone i huaji ( kur behet fjale per te shkruar dokumenta) dhe ne Zvicer me shikojne me nje sy krejt tjeter smiley

Per podcast installo ne kompjuterin tend iTunes dhe aty ke vertete qindra podcast pa pagese.
Ke Podcast per gjuhen por edhe per tema te ndryshme ne qofte se do te thellohesh. Podcast te Deutsche Welle jane shume te mira dhe i ke per fusha te ndryshme por gjithmone ne kontekstin e mesimit te gjuhes.

Kur te kthehem sot ne shtepi do te te dergoje nje liste me ato qe kam une.
Mua edhe ne shqip do te me perqeshnin po te flisja ne dialekt (te veriut apo te jugut) keshtu qe ne vend te huaj as perpiqem qe ta provoje. smiley

Ne Zyrih do te gjesh shume vete qe flasin Hochdeutsch. Po ashtu Zvicerianet kur e shohin qe sje gjerman smiley jane vertet te sjellshem dhe te pergjigjen gjithmone ne hochdeutsch po tu thuash.

Te uroj gjithe te mirat dhe suksese ne Zyrih. Eshte qyteti me perfekt per mua (duke mbyllur nje sy per shtrenjtesine) smiley .

Shume falemnderit per mundimin. Ne Zyrih shpresoj te jete bukur, por per çmimet nuk diskutohet. Banesat fillojne nga 1500 e larte smiley dhe gjithçka tjeter eshte shume shtrenjte. Por puna e kerkon ashtu dhe deshira ime ishte gjithashtu qe te jetoja ne Zyrih. 

Une nuk dua te tingelloj old fashioned por mendoj se meqenese mund te flas nga eksperienca e mesimit te 4 gjuheve te huaja mund te them se 'lexim, lexim dhe vetem lexim'. Pasi ke lexuar gjithe kohes, fillo te lexosh me ze te larte ne menyre qe gryka te te mesohet me artikulimin e tingujve te huaj. Beje kete per aq kohe sa mos te ngecesh me kur duhet te artikulosh nje fjale te veshtire. Dhe si perfundim fillo dhe flit pa druajtje me kedo qe flet gjuhen qe do ti. Persa i perket metodave, vizive, audio etc etc ... per mua te gjitha rruget te çojne ne Rome. Eshte vetem ulja e b... per te lexuar çdo gje qe te del perpara qe te ben te zoterosh nje gjuhe ashtu si ç'duhet.

Menyra 1- te jetosh ne vend

Menyra 2- te marresh filma ne gjuhen qe kerkon te mesosh me titra poshte (jo perkthim por subtitrim i asaj qe degjon)

Menyra 3 - te lexosh libra (deri diku plotesuese e menyres 2)

Menyra e fundit - te futesh ne kurs

renditja eshte bere nga me efikasja....

mundohu te zesh nje dashnore gjermane dhe qe nuk di as edhe nje gjuhe tjeter pervec gjermanishtes. Une keshtu kom mesu 5 gjuhe te huaja. Tani du me msu gjuhen iraniane por qeka shume e veshtire me gjet nje femen qe anej. Me ndihmoni !!

Une kshu e kam mesuar gjuhen anglishte.. Metoda me e mire. Por, anglishten vetem ama.

Mua më kanë ndihmuar shumë filmat me titra poshtë. Qoftë edhe në të njëjtën gjuhë. Mendoj se kjo mund të bëhet kur je nivel i mesëm. E dëgjon fjalën dhe njëkohësisht e lexon..

Suksese!

Car jane keto tema qe hapni mer amon? A e dini ju se kur del tema te postimet e funit nuk del e plot? Ja kjo psh dilte vetem "Cila eshte metoda e preferuar (dhe..."

Car s'meno robi i shkrete ne te tilla raste. Sikur mos mjaftote Ketlina dhe qendrimet e saj ndaj Olsit!

Po te mos kish dal ashtu, ti as qe do e merje mundimin per tu futur ket smiley keshtu qe metoda e parashtrimit te pyetjes ka qene e sakte smiley

Pash Zotin, ene ti m'njef mu? Jo se 'emri' me flamurin tat me lidhen vetem me nje pike. te jete ajo valle?

Jo, jo. Nuk te njoh. Ose me sakte e kam lexuar here pas here emrin tend kur kam lundruar neper komente, por me shume se kaq nuk te njoh. Per me teper jam "ai" smiley

Metode te mire per nivelin fillestar nuk di cfare te rekomandoj. Besoj se libra e CD'ra te hyjne ne pune. Por pasi te jesh pas nivelit mesatar te ndihmon shume te lexosh romane/libra/artikuj gazete ne gjuhen qe je duke mesuar. Me fjalor ne dore ose me google translate hapur. Eshte metoda me efikase qe kam provuar deri me tani.

Metoda me e mire per te mesuar nje gjuhe te huaj - degjimi i mesimeve! E rekomandoj programin Pimsleur (mund ta shkarkosh)...

Ta praktikosh me dike qe e ka gjuhe te pare folese.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).