Në këtë kuadër të nisë ndërtimi i parlamentit dhe i stadiumit. Vepra më e madhe e këtij 4 vjeçari, tuneli Tiranë – Elbasan, dëshmi e Shqipërisë 100 vjeçare. Të gjitha projektet dixhitale, Shqipëria dixhitale duhet të jetë Shqipëria 100 vjeçare

Kryeministri Berisha foli sot, gjerësisht, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, për organizimin e veprimtarive festive me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Gjithashtu, lidhur me këto kremtime Këshilli i Ministrave miratoi sot edhe dy vendime të propozuara nga Kryeministri Berisha, vendimin “Për shpalljen e vitit të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë” dhe vendimin “Për krijimin Komisionit Shtetëror, për organizimin e veprimtarive festive për “Vitin e 100 - vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë”.

Duke e cilësuar këtë përvjetor si ngjarjen më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar, Kryeministri Berisha u shpreh se duhet ta organizojmë këtë festë për shqiptarët kudo që janë, në të katër anët e botës, sepse pavarësia ishte vepra më madhore e mbarë kombit shqiptar.

Më tej, Kryeministri Berisha tha se duhet të hapet menjëherë konkursi për monumentin e pavarësisë në 100 vjetorin e saj. “Qeveria do të mobilizojë të gjitha burimet që ai monument të përfundojë më 28 nëntor. Është vendosur që në këtë kuadër të nisë ndërtimi i parlamentit dhe i stadiumit, dy projekte këto për të cilat qeveria qëndron plotësisht dhe, natyrisht, brenda të gjitha procedurave ligjore më solide. Vepra më e madhe e këtij 4 vjeçari, tuneli Tiranë – Elbasan, është një tjetër monument, dëshmi e Shqipërisë 100 vjeçare. Të gjitha projektet dixhitale, Shqipëria dixhitale duhet të jetë Shqipëria 100 vjeçare”, u shpreh Kryeministri.

“I gjithë projekti për kremtimet, - vijoi Kryeministri, - duhet të fillojë nga data 28 nëntor e këtij viti dhe ka parashikimin e vetë në buxhetin e shtetit”.

Duke folur për këtë çështje, kryeministri Berisha u shpreh:

“Data 28 nëntor e këtij viti shënon jo vetëm ditën e flamurit dhe të pavarësisë, por shënon edhe fillimin e vitit të 100 vjetorit të Shqipërisë së pavarur, viti i ngjarjes më të rëndësishme në historinë e gjatë, mijëravjeçare, të kombit shqiptar, ditëlindjen e tij të vërtetë. 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë është akti madhor, është themeli mbi të cilin janë ngritur dhe ndërtuar të gjitha ngjarjet e mëdha në historinë e kombit shqiptar. Ky vit, i cili fillon më 28 nëntor 2011 dhe vazhdon gjatë gjithë vitit 2012, duhet të shënohet me veprimtari ndër më të shumtat, më të shumëllojtat, të nderimit të sakrificës së shqiptarëve për pavarësi dhe dinjitet, luftërave, kryengritjeve, qëndresës së tyre për vendin e pavarur. Ky vit duhet të shënohet me nderimin e atyre që ngritën në Vlorë, në vitin 1912, flamurin e Skënderbeut, flamurin e kombit shqiptar, më të vjetrin flamur shtetëror sot në Evropë, por dhe më të bukurin flamur të planetit.

100 vjetori është një rast për të nderuar lumenjtë e gjakut dhe sakrificës që shqiptarët bënë me kryengritjet më të mëdha, që Evropa kish parë ndonjëherë, për shtetin e tyre të pavarur; përpjekjet e tyre për të konsoliduar pavarësinë e shpallur në përballje ndër më të egrat me fuqitë e kohës që cilat copëtuan trojet shqiptare në pesë shtete, duke regjistruar kështu aktin e një prej padrejtësive më ë mëdha që Evropa ka njohur në të gjitha kohërat. 100 vjetori i pavarësisë do të jetë viti në të cilin ne duhet të nderojmë përpjekjet e mëdha të shqiptarëve për bashkimin e trojeve kombëtare dhe sakrificat e jashtëzakonshme; të nderojmë të gjithë të rënët për liri dhe dinjitet, nga data e Lidhjes së Prizrenin deri në ditët e sotme. Pavarësia nuk ishte një akt spontan, por ishte një akt për të cilin shqiptarët paguan çmimin më të shtrenjtë në jetë njerëzore, në qëndresë.

100 vjetori është një përvjetor në të cilin në duhet të nderojmë burrat e shquar të kombit që me veprën e tyre, me vizionin e tyre, me luftën e tyre, themeluan shtetin e ri shqiptar. Të nderojmë rilindasit, pa të cilët nuk do mund të ishim bërë të pavarur, tribunët e lirisë, udhëheqësit e kryengritjeve të mëdha, të gjithë ata që luftuan dhe ranë për Shqipërinë dhe trojet shqiptare. Duhet të nderojmë Mbretin e parë të shqiptarëve, i cili bëri të mundur që pavarësia të shndërrohet në një realitet, të konsolidohet. Themelet e shtetit që u hodhën në Vlorë u konsoliduan gjatë Mbretërisë së Zogut I. Në të gjithë kompleksitetin e  historisë është domosdoshme të dalin të vërtetat historike. Kjo jo për të vendosur në hije një palë dhe nxjerrë në dritë një palë tjetër. Në asnjë rrethanë. Ata, të cilët bën të mundur pavarësinë e Shqipërisë kanë meritën e themeluesve të saj, të themeluesve të shtetit. Natyrisht, duhet të vlerësohen me objektivitet historik në të gjithë kompleksitetin e tyre. Mënyra më e papranueshme do të ishte njëanshmëria e vështrimit dhe vlerësimit të këtyre figurave, pasi ky është, për fat të keq, shablloni i totalitarizmit, i diktaturës me të cilën ato u konsideruan.

Shpresoj që ky 100 vjetor të jetë një frymëzim i madh për historianët shqiptarë, për të bërë atë që nuk e kanë bërë sa duhet dhe si duhet, për të nxjerrë në shesh të vërtetat historike të cilat në çdo lloj varianti nuk mundet kurrë të zbehin qëndresën mbinjerëzore të këtij kombi për liri dhe dinjitet. Po të kthehemi në ato vite, jo pavarësia e shqiptarëve, por zhdukja e tyre ishin projektet makabre të një pjesë të fuqive të mëdha të asaj kohe. Dhe në funksion të kësaj  organizuan fushata të tëra ushtarake dhe të gjithanshme. Por ky komb rezistoi, krijoi mbi lumenj gjaku shtetin e tij, duke humbur në këtë betejë 3/4 e territoreve dhe materies së tij kombëtare. Sot shqiptarët janë të lirë. Janë të lirë, sepse Shqipëria u bë e pavarur dhe ata vazhduan betejën e tyre për liri dhe dinjitet.

100 vjetori duhet të jetë përvjetori i kremtimit të vlerave të mëdha të krijuara nga kombi shqiptar këto njëqind vite, të vizioni i tij evropian për të ardhmen e ndritur. 100 i pavarësisë së Shqipërisë është një akt madhor, në të cilin kanë kontribut kryesor dhe jo më të vogël, por e kundërta, në dritën e të vërtetës historike ndoshta kanë kontribut më të madh, shqiptarët në Kosovë, kryengritjet e të cilëve tronditën Evropën dhe botën, shqiptarët në Maqedoni, shqiptarët në Mal të Zi, shqiptarët në diasporë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që u bënë zëri i një populli që luftonte dhe sakrifikonte për liri e dinjitet. Ndaj dhe ky është viti i të gjithë shqiptarëve, kjo është feta e të gjithë shqiptarëve, është festa e të gjithë shqiptarëve, është kremtimi i të gjithë shqiptarëve. Ne duhet ta shndërrojmë këtë vit, ta organizojmë këtë festë në një festë për shqiptarët kudo që janë, në të katër anët e botës, sepse pavarësia ishte vepra më madhore e mbarë kombit shqiptar. Kremtimet e 100 vjetorit duhet të jenë një koncert mbarëshqiptar, një simfoni që duhet të luhet, të ekzekutohet, në të gjitha trojet ku jetojnë shqiptarë, por edhe në diasporë, për të shprehur nderimin e madh të të gjithë atyre që bën të që bën të mundur pavarësinë e Shqipërisë.

Duhet të hapet menjëherë konkursi për monumentin e pavarësisë në 100 vjetorin e saj. Qeveria do të mobilizojë të gjitha burimet që ai të përfundojë më 28 nëntor. Është vendosur që në këtë kuadër të nisë ndërtimi i parlamentit dhe i stadiumit, dy projekte këto për të cilat qeveria qëndron plotësisht dhe, natyrisht, brenda të gjitha procedurave ligjore më solide. Vepra më e madhe e këtij 4 vjeçari, tuneli Tiranë – Elbasan është një tjetër monument, dëshmi e Shqipërisë 100 vjeçare. Të gjitha projektet dixhitale, Shqipëria dixhitale duhet të jetë Shqipëria 100 vjeçare.

I gjithë projekti duhet të fillojë nga data 28 nëntor e këtij viti dhe ka parashikimin e vetë në buxhetin e shtetit. Një Komision, i cili kryesohet nga kryetari i Këshillit të Ministrave, përfshihen disa ministra, drejtues të institucioneve, Akademisë së Shkencave, Arkivit të Shtetit, janë të ftuar qeveritarë të Kosovës, qeveritarë shqiptarë të Maqedonisë, Malit të Zi, organizatat atdhetare e politike të diasporës, “Vatra”, Këshilli Shqiptaro-Amerikan, arbëreshët që u bën djep si djep i rilindjes sonë, shqiptarët me banim në vende të tjera, arvanitasit që aq shumë luftuan për pavarësinë e Greqisë dhe të Shqipërisë.  

Pra kjo është ngjarja më e madhe për shqiptarët në të gjithë historinë e tyre. Ndaj dhe vendosa të propozoj sot dy vendime,vendimin “Për shpalljen e vitit të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë” dhe vendimin “Për krijimin Komisionit Shtetëror, për organizimin e veprimtarive festive për “Vitin e 100 - vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë”.

59 Komente

Eh ke po e hiqka dhe ate Monumentin e Pavarsise ne Vlore per te vene ndonje monument te stilit Debilum si monumenti i Bushit ne Fushe Kruje apo ndonje Iriq me Gjemba futurist.

Tuneli si simbol i 100 vjet Shqiperi pastaj me duket hem Envero-paranojak e hem vaginalo-Frojdist. Po jam i sigurte qe Henri (Naim) Cili ka nje shpjegim me partiodemokratik per keto probleme.

Mire keta te PD-se, qe si te kastruar qe jane skane ndonje hormon qe tu ndryshoje sjelljen e ti bej te cohen e te ikin, por edhe keta te LSI-se rrine dhe e degjojne kete te fishkur nga fillimi ne fund? 

Ps:Lum si ata qe do punojne me qeverine per kete feste.. smiley 

Ndaj dhe vendosa të propozoj sot dy vendime,vendimin “Për shpalljen e vitit të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë” dhe vendimin “Për krijimin Komisionit Shtetëror, për organizimin e veprimtarive festive për “Vitin e 100 - vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë”.

eshte ringjall Luigji i XIV.

"shteti jam une;vete zot ,vete shkop" -a e morret veeeeesh?

Diell ,o diell do kemi me kete .smiley

Party animal eshte ky kryeminister, ate qe e ka e ka. 

Venus e paske lexu hamerikanshe kete rikthim e ringjallje te Komo-s tek Luigji smiley
"Une jam k/ ministri .Une jam ekzekutivi " smiley
Po Sali Ham - Humsi eshte Delirant dhe nuk ka asnje Lidhje me shqiptaret ne teresi . Ai vetem Blegerin e Rimbllacit fjale pa kuptim . Tani po veshtroja nje kronike te nje stacioni shqip ku na jepte interviste per viziten ne panairin e librave qe kishte organizuar nje koke - rrjepur si Blendi smiley
Vure re me vemendje .... Fjalet me disa momente i shoqeroi me levizje te "dridhura " te kokes ne menyre te pavullnetshme , si shenje Alzhemierit .
Ai dhe per nje peme qe mbillet diku do "shkumbezoje " .Eshte i semure THELLE dhe RENDE nga cicofrenia . Nuk kupton cfare flet dhe perse flet . Ne nje fare kuptimi ai ka kaluar ne nje riprodhues fjalesh te programuara pas shtypjes se nje butoni mbi ndonje regjistrues .
Eshte cudi ne kete Rast !!!! E para here pas thenieve te Arvizuse .....nuk po permend me " Se diktatura zotrie " smiley
C;ka ngjare ??? Ti kene thene hap zarfin e dyte ? Ka kalu me vakt qe ne 97 ajo kohe ! I ka kalu vafti dhe zarfit te trete .

idrizo ,ne fakt e kam lexu cik francezce ,por te vjeter.smiley

Ne lidhje me gjestet ,s'ke cfare interpretimi t'i besh ,pervecse te nje "roboti "me levizje te pavullnetshme. Ja ke pare syte ,si i vezellijne ne ato momente si te cakerdisura?smiley

Ai eshte njeri qe e reflekton lodhjen nga politika ,por s'e kuptoj pse e ngushellon veten me rekorde qesharake ,per te qendruar akoma ne pushtet  .smiley

Do ta rikujtoj gjithmone dhe do t'ja Uroj DITURISE - URTESISE - MATURISE e mbi te GJITHA Zgjurasise Shqiptare , se shprehje te kesaj natyre "Se diktatura zotrie " vete " DIKTATURA " i ndaloi ne vitin 1959 .Vit ne te cilin ne se merreshe me krahasime me kohen e KALUAR vallai nuk shihje drite KURRE.
Le te jete ky nje shembull Historik PERFUNDIMTAR se persa ka nevoje Kritike per te shkuaren nuk duhet kaluar me shume se nje Pese vjecar per Krime e ku di une, cfare dine ata qe kane vuajtur.
Megjithese Popuj me kulture zhvillojn ndonje GJYQ Shembullor kur ka Fakte ne nje kohe te arsyeshme japin denimet perkatese dhe .............dhe AQ . Me tej shohin perpara
Ne Shqiperi ndodhi qe te dominohet situata nga HUNJ me Tufa ,me "detyra kujtese e detyra harrese " per LOLO ! Paksa edhe e nxitur nga "dashamires " si mustaqetenderi austriak e rajersoneria , duke perfituar nga Injoranca dhe servilizmi karierist i Gruppit te Babzitur per Pushtet e Pasuri me ne krye Babasqapin .per te mbushur xhepat
Ketyre Modele Propogande te Marresh qe i vene pas ketij "se Diktatura zotrie " me ate out normales "hidalgon -Jozeficke ", ne kohe moderne Mnedoj se u ka dale BOJA e mbuluar Ndryshku per nje periudhe shume te shkurter .
Tjetra pervec inercise eshte BANDITIZEM dhe Pushtet i KAPUR nga Interesa Mafiozesh !Mbare i vafte asja klase Politike qe nuk merret me te Kaluaren si Pengese , por di te dalloje Vepren nga qenerite e vuvuzeleve te sotem te korit te Lehjeve !
Pas 28 Nendorit vjen nje date teper e shenuar 29 Nendori . E Para ne lloin e vet ne Historine e Shqiperise Moderne !
Dite te mbara pas ketak smiley
U kujtofshin ne shekuj 28 e 29 Nendori !

Vepra më e madhe e këtij 4 vjeçari, tuneli Tiranë – Elbasan është një tjetër monument, dëshmi e Shqipërisë 100 vjeçare.

Po ta shohesh nga kjo ane, i vetmi ndryshim qe pasqyron "Shqiperia po ndryshon", eshte se meperpara planet beheshin pese-vjecare, kurse tani jane 4 vjecare, dhe per mendimin tim, ky eshte nje ndryshim shume thelbesor.

Të gjitha projektet dixhitale, Shqipëria dixhitale duhet të jetë Shqipëria 100 vjeçare.

Se cka dicka groteske ne kete deklarate, po nuk po e marr vesh mire. smiley Por do ta gjej se s´ben, me jepni edhe pak kohe te mendohem, ka dicka ne kete mes qe eshte groteske, por do ta gjej patjeter, ja sa ta shoh edhe njehere. smiley

Ne fakt eshte gabim drejtshkrimi. Duhet te ishte "Te gjitha projektet dixhitale!" dhe lexohet njesoj si  "Te gjitha votat Frontit Demokratik." Kurse fjalise se dyte as une nuk i jap dum. Mbase duhet zberthyer edhe ajo ne pjese me te vogla? Apo mbase duhet zgjatur ca nga fundi? Nuk e di...nuk e di...

Kaq e pat dhe monumenti i pamvarsise ne Vlore....

Eeeeee po kur ju them une, qe ky eshte shqiptari me antikombetar qe kena pas dhe kemi aktualisht, ju me tregoni deren......ja pra doni mo.....?????

Ec babe, Sali Bolleku, shtro ndonje rruge e na hidh ndonje leke, pa socio-kamunistat te vazhdojne te shkruajne editoriale ne fb e tweeter, se per pune te hajrit nuk i ke.

Ncuq, sado sado, s'ke doren e Brad ne te shkrujtme per kshu gjonash.  

smiley.

Sali Bolleku apo Bolja deshe me thene ti? 
Mos u ngaterro !

 

E meqe me solli hunter me zor smiley.

Ky shkrim u vendos ne Pa Kategori se vallai s'di robi ku t'i fus keto thagmat. 

U shpall viti 2012 (automatikisht i vete-shpallshem) viti i Pavaresise.  Po mire, se duhej per Fletore.

Festen kudo qe jane, e sidomos ata qe jane jashte Shqiperise, e kane bere gjithmone.  Vetem ne tri-state-area jane nje dynja me festa ate dite. 

Me i bukuri flamur i planetit, se francezi a amerikani, a azerbajxhanisti ( 0-1 meqe ra llafi) kane per te thene ndryshe n'fakt.  

Nje tjeter "welcome to the tunnel".

S'ishte mbyll ai muhabeti i parlamentit? 

Shqiperia Dixhitale = Shqiperiaville ne facebook.

Meqe duhet rishkru historia, pjese e festes, u dashka shpik dhe monument i Ri.  Pash guret e Vicidolit, ku ka per ta vendosur revizio-monumentin e pavaresise, KM-ja?  Epo meqe paska plas sheshit, po behemi faqezinj e t'i lutemi KM-s, t'kemi rixha, Muzeut te Pavaresise ne Vlore i duhen urgjentisht ca rregullime.  Ke gje ne Fletore per muzeun?

etj etj etj, se na u shteruan fuqite me gjithe keto thagma.

ps: ueeee, po per vitin e Zogut prit me burr, se me kete mendje e me kete popull aty do jesh akoma. 2028 shpalle vit mreti.  Se cik si shpejt tani, e eshte ters thone me festu para kohe. 

ps: ueeee, po per vitin e Zogut prit me burr, se me kete mendje e me kete popull aty do jesh akoma. 2028 shpalle vit mreti.  Se cik si shpejt tani, e eshte ters thone me festu para kohe.

Shejtani fle, ti shko e zgjo! smiley

C'ne une? Qe baca zgjut e syri pishe:

Duhet të nderojmë Mbretin e parë të shqiptarëve, i cili bëri të mundur që pavarësia të shndërrohet në një realitet

ose ose, per princin e vockel te ekzyperis.

Jo, nuk te le smiley

Themelet e shtetit që u hodhën në Vlorë u konsoliduan gjatë Mbretërisë së Zogut I.

Ket Vidin e kisha harru fare.  Si hyri ashtu dolli i ziu.  Po s'qe Zogu kurrnac, i ngreme dhe ketij nje dolli, jemi qe jemi ne feste smiley

Mire pra, por kur thuhet Mbreti i Pare i shqiptareve, atehere do Sala apo jo, ai eshte Princ Wilhelm zu Wied.

Apo Sala eshte si Pipi Corapegjatja, sepse Pipi kendonte:

2 x 3 macht 4
Widdewiddewitt und Drei macht Neune !!
Ich mach' mir die Welt
Widdewidde wie sie mir gefällt

 

Tani ,po nuk germoi me thelle ne kohe Sala, te iliret- paraardhesit tanesmiley ,i bie qe te jete Syra,mbret i pare (ilir).smiley

1)Syra(mbreti i pare ilir) 2) Vidi (mbreti i pare i Shqiperise) 3) Zogu (Zogu mbreti i pare shqiptare

i treti i verteti ,or ti..smiley

Epo c'paske qene smiley.

Vid vid vidi kish gje Vidi I?  S'kish.  Zogu kish I, ndaj smiley.

Mire te tjerat, po vete e na e krahason KM me Pipi rracisten.  Hic mshir, hic smiley

vidi vidi moj pellumbeshe
per ty qaj dhe per ty qesh
S’di ku jam e s’di ku vete
rroj per ty edhe per vehte

smiley

S'ka te bej me Salen.  Vidi s'ishte asnjehere mbret i shqiptareve dhe as mbret i Shqiperise (ndryshim kolosal midis ketyre termave).  Vidi ishte princ sovran i Shqiperise.

http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=222618

Deklarimi i kryeministrit për një monument të ri të Pavarësisë ka ngjallur reagime në Vlorë. Deputetët e këtij qarku e shikojnë këtë inisiativë të kryeministrit si një përpjekje për të zhbërë historinë dhe për të anashkaluar Vlorën, si qyteti simbol i shpalljes së Pavarësisë. 

Cfare budallenjsh!
Vetem se e thote Berisha e kundeshtojne.Po a e keni pare monumentin dhe e dini se ku do te vendoset,apo ja futni kot?

Ne Vlore nuk eshte.

Vlora nuk ishte përmendur fare për asnjë lloj investimi, kur duhet të mendosh që duke filluar që nga Muzeu i Pavarësisë, muzetë e qytetit, Monumenti i Pavarësisë në qendër të Qytetit, Teatri, Pallati i Kulturës, Biblioteka, në të gjitha duhet ndërhyrë patjetër 

Po te kishe lexuar artikullin, do ta kishe kuptuar ku e kane fjalen.

Po shume mire!
Vlora e ka nje monument.
zakonisht monumentet per 100 vjetore apo 200 vjetore ndertohen ne kryeqytet.
Personalisht do te doja te ndertohej ne Kruje ose Durres(ku ishte plani per ta shpallur pavaresine e Shqiperise) por nese ndertohet ne Tirane nuk ka ndonje gje te keqe.
Artikulli e thote qarte qe nuk dihet se ku mund te ndertohet monumenti,nese do te ndertohet.Pra nuk thuhet se nuk do te ndertohet ne Vlore.

Ndertohen ne kryeqytet sepse ne kryeqytet eshte ngritur flamuri.

Ne rastin tone eshte ngritur ne Vlore. Vlora ka 100 vjet qe njihet si qyteti i flamurit. 

Ti kur mbeshtet Salen per plehrat e per shitjen e detit, normalisht qe do ta mbeshtesh edhe per kete, keshtu qe opinioni yt s'merret parasysh, sepse nuk ke mendje tenden, thjesht perserit fjalet e Sales. 

 

Si do ta festoje Saliu 100 vjetorin e pavaresiseUnë njoh vetëm një Kryeministër

Koço Danaj

…Dhe ai është Ismail Qemali. Është i pari Kryeministër i Shqipërisë Natyrale. Më 28 Nëntor 1912 ai së bashku me një grup politikanësh shqiptarë shpallën Pavarësinë e Shqipërisë Natyrale, e cila shtrihej nga Presheva në Prevezë, nga Durrësi në Shkup.

Zgjodhën një qeveri të Shqipërisë Natyrale, ku bënin pjesë ministra nga Prishtina apo Tetova, siç ishin Mehmet Pashë Derralla dhe Hasan Prishtina. Zgjodhën një Asamble të Shqipërisë Natyrale, të cilën e drejtonte Vehbi Agolli nga Dibra e Madhe. Luftuan me të gjitha fuqitë e tyre që këtë Shqipëri Natyrale ta njihnin edhe Fuqitë e Mëdha.

Pas Ismail Qemalit, nuk ka më Kryeministër të Shqipërisë natyrale. Të paktën deri tani që po shkruaj. Të gjithë kryeministrat e mëvonshëm, që nga Ahmet Zogu, Koço Kota, Mehdi Frashëri, Enver Hoxha, Mehmet  Shehu, Aleksandër Meksi, Fatos Nano, Pandeli Majko, Ilir Meta, Sali Berisha, kanë qenë dhe janë kryeministra të Vilajetit të Tiranës. Pas vitit 1999, atyre iu shtuan edhe kryeministrat e Vilajetit të Prishtinës, si Bajram Rexhepi, Agim Çeku, Hashim Thaçi etj. Që të gjithë këta kryeministra, pavarësisht se kanë jetuar në fillim të shekullit të 20-të, në mes apo fund të shekullit të 20-të, në fillim të shekullit të 21-të, mendërisht kanë jetuar dhe jetojnë në kohën e Ali Pashë Tepelenës apo Karamahmut pashë Bushatlliut. Në të njëjtën kohë jetojnë mendërisht edhe deputetët e tyre, presidentët e tyre, analistët, gazetat dhe televizionet e tyre. Po pse mbeti i vetëm Ismail Qemali, pse ai nuk ka të dytë? Sepse ai dhe shokët e tij punuan për kombin, ndërsa të gjithë të tjerët pas tij punuan dhe vazhdojnë të punojnë për pushtetin e tyre.

Ky është realiteti. Por ky realitet është mbuluar dhe vazhdon të mbulohet nga mashtrimi dhe manipulimi. Që nga Turhan Pasha, Ahmet Zogu, nga Enver Hoxha deri te Fatos Nano dhe Sali Berisha, kanë festuar dhe vazhdojnë të festojnë 28 Nëntorin. Abuzim i pastër. Ata duhet të festojnë 29 Korrikun 1913, si Festë  të Vilajetit të Tiranës. Sepse këta kufij që janë sot u vendosën në këtë datë në Londër në 29 Korrik 1913. Në Vilajetin e Prishtinës dhe të Shkupit manipulimi është i një lloji tjetër. Politikanët e atjeshëm e festojnë 28 Nëntorin vetëm si Dita e Flamurit. Mashtrim dhe mediokritet i pastër. Më 28 Nëntor 1912 nuk u ngrit thjesht Flamuri Kombëtar në Vlorë, por u  shpall pavarësia e Shqipërisë natyrale mbi bazën e ish-katër vilajeteve otomane me popullsi dërrmuese shqiptare. Këtë e pranuan edhe përfaqësuesit e 6 Fuqive të Mëdha që u mblodhën në Londër. Por u justifikuan se nuk e njohën Aktin Juridik të 28 Nëntorit, gjoja për të shpëtuar paqen e Europës.

Dhe duke e shndërruar Aktin e Pavarësisë më 28 Nëntor 1912 thjesht në Ditë të Flamurit, politikanët e Vilajeteve të Prishtinës dhe Tetovës arrijnë në pohime të tjera si: Maqedonia është atdheu ynë apo që tani ekziston populli kosovar.

Unë e di se këtë shkrim do ta lexojnë simpatizantë të Enver Hoxhës, Ahmet Zogut, të Sali Berishës, Edi Ramës, të Hashim Thaçit apo Isa Mustafës, të Ali Ahmetit apo Menduh Thaçit. Por di edhe një gjë tjetër, që kjo është e vërteta. Dhe Dhimbja e së Vërtetës është më e lehtë se Dhimbja e mashtrimit njëshekullor. Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha festonin 28 Nëntorin, por shijuan siç deshën 29 Korrikun. Fatos Nano, Aleksanër Meksi, Ilir Meta, Pandeli Majko, Sali Berisha, festojnë 28 Nëntorin, por shijojnë 29 Korrikun. Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa shpallën 28 Nëntorin si Ditë të Flamurit, për të shijuar 17 shkurtin si ditë të pavarësisë së Vilajetit të Prishtinës. Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi shpallën 28 Nëntorin si Ditë të Flamurit, për të shijuar 9 shtatorin, ditën e pavarësisë së Maqedonisë, të cilën ata e konsiderojnë atdheun e tyre.

Dhe të gjithë bashkë, harrojnë një të vërtetë të madhe: Shteti-Vilajet prodhon totalitarizëm ose autoritarizëm, prodhon varfëri dhe mercenarizëm. Shteti-komb prodhon demokraci dhe mirëqenie. Shteti-Vilajet prodhon përçarje deri në armiqësi dhe eliminime fizike. (Kujtoni historinë e pas viteve ‘20 deri në ditët tona). Ndërsa shteti-Komb është parakusht i demokracisë dhe i konkurrencës politike.

Ismail Qemali fizikisht i përkiste fillim shekullit të 20-të. Por mendërisht i përket shekullit të 21-të. Kryeministrat e mëvonshëm i përkasin fizikisht gjysmës së dytë të shekullit të 20-të dhe fillim shekullit të 21-të. Por deri më tani, të gjithë ata, mendërisht i përkasin kohës së Ali Pashës dhe Kara Mahmut pashë Bushatit.

Sepse Ismail Qemali ishte Kryeministër i parë i Shqipërisë Natyrale. Por, a do të kemi një të dytë? Le të shpresojmë dhe të punojmë. Por deri atëherë, unë si mbështetës i Shqipërisë Natyrale, do të njoh vetëm një Kryeministër, Ismail Qemalin. Unë refuzoj të njoh kryeministra Vilajtesh neo-otomane.  

Koco Danaj ka te drejte,por te themi te drejten bashkimi ne Shqiperine Natyrale nuk varet vetem ne doren tone.
Ajo qe mund te bejme ne eshte festimi i 28 Nentorit dhe aktivitate te perbashketa nder trevat shqiptare.Pasi izolimit absurd nga tirani i Shqiperise,kjo qe po ndodh pra afrimiteti kulturor eshte gjeja e pare dhe me pozitivja.
28 nentori festohet dhe do te festohet kudo qe ka shqiptare pasi eshte ajo feste qe na bashkon te gjitheve.
Nese kryeministri kerkon te ndertoje Parlamentin e ri,stadiumin e ri( qe do te ndertohet me fondet e UEFA-s) tunelin Tirane -Elbasan kjo nuk ka per tu hedhur perpjete dhe per ta share me rrenje dhe me dege.Ne fund te fundit te tre veprat e mesiperme i duhen Shqiperise.

Sa per monumentin e 100 vjetorit eshte zakon qe ne cdo vend qe feston 100,vjeorore apo 200 vjetore ,te ndertohet nje veper kushtuar kesaj ngjarjeje.Keshtu qe kete nuk e ka shpikur Berisha por eshte praktike pothuajse ne cdo vend te botes.

Para se te shahet si zakonisht kryeministri,me mire te shihet se per cfare monumenti behet fjale pastaj mund te gjykohet dhe jo te gjykohet si sheshi Skenderbej,kur nuk ka mbaruar akoma 1/4 e punimeve.

28 nentori eshte feste bashkimi dhe jo feste sharjesh dhe fyerjesh.Nuk mund te ulesh rendesine e 28 nentorit vetem se je nostalgjik i tiranit te izolimit te Shqiperise.
Lerini bindjet politike menjane per ate dite,se nese vertet behen ato qe thote KM,asgje te keqe nuk do ta gjeje Shqiperine.

Personalisht do te doja qe te punohej te silleshin ne atdhe eshtrat e firmetareve te marveshjes se Lezhes ne 2 mars 1444,nese kishte mundesi dhe te vendoseshin ne Kruje.Po ne pamundesi e kesaj,te pakten te shpallej 2 marsi se bashku me 10 qershorin festa kombetare.
Kjo do te ishte vertet hapi tjeter i bashkimit te Shqiperise Natyrale.

je ne rregull koco.edhe r.qosja kur flet per ''patriot lagjesh'' keta ka parasysh .bile ata qe jane kunder idese se nje shteti shqiptar ne ballkan nuk duhet ta festojne 28-nentorin fare.ne 28 nentor eshte firmosur ajo qe sot quhet nga disa shqiperi e madhe dhe te festosh 28 nendorin do te thote te jesh pro kesaj ideje

Eshte akoma me skandal kur flasin per diten e flamurit.  Flamuri para se te ngrihej ne Vlore u ngrit ne Deciq, dhe ngritja e flamurit eshte vecse nje gjest simbolik.  28 nenetori eshte shpallja e vullnetit kombetar shqiptar dhe shpallja e pavaresise te Shqiperise etnike.

 

Ja te erdhen dhe pellumbat....vetem hidhu ca kokrra.....

 

Ja pse Berisha e urren këtë Monument!  

Ky është Monumenti i Pavarësisë në Vlorë. Sali Berisha ka premtuar dje në mbledhje të qeverisë se do ta zëvendësojë me një tjetër me rastin e 100 vjetorit. Siç shihet ky Monument është dhe simbol i luftës kundër Sali Berishës. Duket që kryeministri e urren këtë Monument . Dhe nuk ka faj! E ka nxjerrë një herë nga historia me turp.

 

 

 

Kta te Temes jane lamasher*!

Po pse ende doni te perdorni Vloren dhe vlonjatet?? VLORA e beri te veten ashtu sic e beri edhe me 1912.

Me 1912 ju dhame Shqiptareve lirine, pavaresine, nderin, flamurin. U rrethuam nga Turq e Greke, Serbe e Italiane qe ju versulen Vlores si ujqer te eger qe te mos ta pranonim Ismail Qemalin ne Vlore. Askush ne Shqiperi , Kosove e Maqedoni nuk e pranoi Ismailin. Ndersa Vlonjatet i thane gjithe botes "labce" qe ne kete vende ka "cecua bicak" dhe jo vetem qe e priten Ismail Qemalin me lule dhe moren armet dhe siguruan qytetin por vlonjatet e vjeter ende tregojne sesi njerezit e moren ne krahe karrocen e Ismail Qemalit ne hyrje te Vlores.
Si shperblim askush nuk e falenderoi cmendurine vlonjate por Ismailin ja tradhtuan, ja perbuzen, ja shane dhe Shqiperine ja bene copa-copa mavriut. Me keqe ende sollen ne Shqiperi per mbret nje te huaj! Ndersa sot per ironi te fatit na festojne.

Me 97 kur nje Shqiperi e gjitha vidhte gjak nga qeveria e Saliut, kur njerezit ne Tirane rriheshin nga policat e Agimit dhe horrat e Gazidedes, kur parat ju vodhen dhe Shqiperise po i vihej flaka ishin ata Vlonjatet qe perseri i thane mendejs pirdhu dhe i thane prape labce botes qe ne kete vende ka "cecua bicak" dhe e morem zvare rregjimin e Saliut.
Si perfundim askush nuk i falenderoi vlonjatet, por na shane perseri dhe na sollen Saliun prape ne pushtet.

Si per ironi, kur Saliu te ngordhe nga kanceri qe e ka zene dhe te gjitha te dalin ne shesh per 97, perseri do na festoni dhe uroni ashtu si per 28 Nentorin!

*lamasher - zhargon i vjeter vlonjat nenkupton njerez qe nuk lahen kurre, qe ju varen qurrat dhe servila te peshtire.

Kuptojeni mire  kete te marrin.Nuk e ka hiç tek sekelldisja e tij festa  gjithe shqiptare per  100 vjetorin apo  per faktorin gjithe shqiptar ne feste.Me gjithçka ben, synon tu mbushe mendjen nderkombetarve, realisht  amerikaneve, se eshte ky fare  burri,  burri  i shtetit,...  qe ka ne dore gjithe  faktorin shqiptar ne Ballkan.Pra, pa ate  do te kishte destabilitet.

  Ndaj(tenton mendja e tij dabiloke),  duhet mbajtur  edhe kur dihet mire se eshte kryekusari i votave... 

Po, po. Kur te te perdredh mustaqen e majte te hidhet Kosova. Kur te perdredh te majten te hidhet Maqedonia e kur te ze koqet me dore te hidhet Shqiperia. Grave nuk ka faj, i ka ardhe dita. Dhe c'eshte me e keqja i ka ardhur edhe me votim te lire, sic ngulmojne ca ketu.

Askush ne Shqiperi , Kosove e Maqedoni nuk e pranoi Ismailin.

Historia shqiptare si mbas liqenit smiley

 

Kryeministri Berisha: 100 vjetori i pavarësisë, festë në të gjitha trojet ku ka shqiptarë

Tani ,keshtu per saktesi,hajengu kur fillon?

George lloyd i tha W wilson smileyo t'ua japim pavaresine shqiptareve , po nuk e di se c'do te bejne me te pervecse ti presin gurmazin njeri tjetrit.."Deri tani i ka dale fjala..

e ku ja kane prere njeri-tjetrit gurmazin, shqiptaret. E ku eshte kjo fjala e dale? ta ka prere njeri gurmazin ty se gurmazine e ke top me c'shoh. llafe kot fare. e di ti qe gjithe bota keshtu eshte. italianet, allasoj shajne njeri-tjetrin. ne spanje, katalanjasit thone s'jemi spanjolle po katalanjas... e keshtu me rradhe.

shqiptaret e ndihmojne njer-tjetrin, dhe pastaj, si gjithe te tjeret, kane ato te tyret.

e ku ja kane prere njeri-tjetrit gurmazin, shqiptaret. E ku eshte kjo fjala e dale?"
Ketu nuk di nga t'ia nis se duhen nete dimri.Rasti me i fundit ishte ne 1997 nje a dy vjet perpara lindjes tendesmiley.

Ky ka lojtur menc Eshte bere si enveri qe i dinte dhe i urdheronte te gjitha. Deri ndryshimi i monumenti i pavarsise do e vendose ky idiot . O zot ky ka lojtur menc.

Duhet të nderojmë Mbretin e parë të shqiptarëve, i cili bëri të mundur që pavarësia të shndërrohet në një realitet, të konsolidohet. Themelet e shtetit që u hodhën në Vlorë u konsoliduan gjatë Mbretërisë së Zogut I. Në të gjithë kompleksitetin e  historisë është domosdoshme të dalin të vërtetat historike.

 

Fuck Off! 

Une perseri kete vit ashtu si vitin e kaluar. ashtu si edhe per 100 vjetorin e pavaresise do i jap memedheut ngushillimet e mija.

Ismail Qemali eshte i vetmi kryeminister shqiptar, i cili per mendimin tim eshte vrare nga europianet sepse kerkoi te drejtat e popullit shqiptar. Koco Danaj ka shume te drejte, por edhe ai vete stonon sepse e di qe sido qofte e verteta, ne nuk kemi fuqi te kerkojme te drejtat tona. Ne fakt SHQIPTARET JAN SHPERBERE dhe ndoshta prandaj me te fituarit jane ata te mentalitetit te bajrakut.

Berisha per kete opozite te mbaruar rron ne pushtet sa te doje. Nuk ka bere vaki ndonjehere qe opozita te ngrihet kunder festimeve te pavaresise te vendit te saj aq me shume kur Shqiperia ben 100 vjec. Eshte aniversar shume i rendesishem dhe meriton shume me teper vemendje se sa aniversaret e kaluar. Berisha thote qe te ngrihet nje monument per pavaresine, qe te jete gati per 100 vjetorin, halabaket e Rames thone qe po rishikon historine e po provokon Vloren. Tani se ku eshte rishikim historie e provokim ngritja e nje monumenti te ri per pavaresine, vetem ky soj njerezish qe nuk ka lexuar libra te tjere pervec atyre te Enver Hoxhes e dine.

Me sojin e opozitareve Ngjela e Rama Berisha ben kokrren e qejfit. Meqe ra fjala per Ngjelen, po e mbyllim me nje xhevahir te tij thene ditet e fundit: "Luften e Dyte Boterore e fitoi tregu".

 Berisha thote qe te ngrihet nje monument per pavaresine, qe te jete gati per 100 vjetorin, ...

Ky Berisha jot, dhe ti bashke me te, duhet te dini ca rregulla qe zbatohen ne boten e qyteteruar. Pavaresia u shpall ne Vlore dhe ndodhet nje monument atje per kete ngjarje. per cfare i duhet nje monument tjeter pavaresie zotit Berisha dhe ty bashke? ku do ta vere kete monument?  apo hajde, e bejme zulustan Shqiperine.

nuk thote njeri qe te mos festojme, te festojme dhe shume biles, se dhe Kosova eshte shtet me vete. Te nderoj dhe Mberin Zog, se i takon nderimi edhe atij. po keto monumente provokuese, pa pike kuptimi, vec nje mendje ose e cmendur ose djallezore i kerkon.

Injoranca nuk eshte argument po ty do te ta falim. Monumenti i ri shenon 100 vjetorin e pavaresise ashtu si ai momumenti qe eshte sot ne Vlore ka shenuar dicka kur eshte ngritur. Ne Vlore eshte ngritur flamuri por Pavaresia nuk ka qene vetem per Vloren po per gjithe Shqiperine. Monument mund te kete ne Vlore, ne Tirane, ne Kruje, ne Prishtine, ne Tetove etj. Nuk e kane marre me tapi komunistet kete pune qe ne te mbajme sot vetem monumentet qe jane ngritur ne kohen e tyre. Ne Amerike aty ku je ti ka me dhjetera monumente ne qytete e zona te ndryshme qe i jane kushtuar pavaresise e perpjekjeve qe jane bere per te. Ja keshtu ben bota e qytetaruar.

''Injoranca nuk eshte argument po ty do te ta falim.''

kush jeni JU qe flisni ne shumes per vete? keq me vjen te ja u them JUVE, por keshtu ne shumes per veten e tyre, flasin katnaret. apo je  perfaqsues i ndonje grupi anonim? 

shih c'thua:''Nuk e kane marre me tapi komunistet kete pune qe ne te mbajme sot vetem monumentet qe jane ngritur ne kohen e tyre.''

e nxorre koken ashtu sic kisha frike. ky eshte mentalitet zulu-je: ''pse e ben ata dhe mos ta bej une.'' por se di ti, oh me fal Juve, qe pas ketij mentaliteti vjen vec percarja dhe shkaterrimi. dhe ameriken lere, s'e  duhet nje mendje e hapur te kuptoje ameriken dhe historine e saj. s'kuptohen gjerat me mendje zulush.

Hipokritin dhe Hajdutin Berisha si figure emblematike , do ta kishte zili edhe Hygo sepse ai cfaqet ne nje masshtab te nje lloi te vecante . Ai krijon nje frymezim te pashembellt ......
"Ne fushen e Vlerave Historike e Morale te nje KOMBI si i avancuar ne raport me Ternadien."
Eshte kollai te spekulosh e pergjithesosh si "Kombetare " keto vendime te ketij karieristi e matrapazi qe nuk ka lene gje gje pa bere qe te shuaje nga harta kete cop truall me emer Shqiperi .
Atij i ben Fajde vetem vjersha e Driteroit pe shkopin e flamurit !

po c'i duhet monumenti ketij, apo ja ka futur kot si per inerci. e ku do e vere monumentin ky zulu? eshte nje monument ne Vlore. do qe t'i bej karshillek Vlores ky zulu?

Njerez qetesohuni, ne kete 100 vjetor i ka rene hise Berishes te jete kryeminister e perfaqesues i Shqiperise, e sigurisht ja kerkon detyra qe te beje te gjitha nderet e kremtimet per ditelindjen e Shqiperise se pavarur. Mund t'i besh opozite Berishes po jo shtetit shqiptar e shenjave te tij. Ne 200 vjetorin e pavaresise mund te jete Rama kryeminister, nese rron aq gjate kuptohet.

jo, rama nuk do jetoje aq gjate, kuptohet. dhe fakti qe pas 100 vjetesh shqipnia ngryset me nje tip si sala ne qafe, kallxo me se miri se sa "mbroth" i kon shku punet shqipnis ne kto 100 vjet.

Ne 100 vjetet e para te pavaresise shqiptaret jane bere gazi i botes ne ndertimin e vatanit.ndoshta 100 vjetet e ardhshme do te jen me te mira.megjithese kur lexoj shkrimet e nolit te parar 90 vjeteve duken sikur jane shkruar sot ka gjasa qe dhe shekulli i ardhshem te jete si i pari.

Pse me duket mua sikur keto konstatime melart i thua me njefare distancimi ndaj shqiptareve?

"....Duhet të nderojmë Mbretin e parë të shqiptarëve, i cili bëri të mundur që pavarësia të shndërrohet në një realitet, të konsolidohet. Themelet e shtetit që u hodhën në Vlorë u konsoliduan gjatë Mbretërisë së Zogut I. Në të gjithë kompleksitetin e  historisë është domosdoshme të dalin të vërtetat historike..."

E  gjitha kjo , nga Mbreti  i  dyte i shqiptareve .

I marre  krejt 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).