Tani, çfarë nuk ndodh, kurrë mos thuaj kurrë. Derën e kam të hapur. Kërkesa kam pasur, në fshat e jashtë fshatit. I kam thënë unë: Kur të thyejë këmbën ndonjëra, prisni radhën.

Ahmet Bajramaj është banor i fshatit Zall Bastar në Tiranë. Është 48 vjeç, për herë të parë është martuar në vitin 1986. Me dasmë të madhe, ashtu siç e do zakoni. Gruan e kishte nga i njëjti fshat, profesioni i saj, mami-infermiere. Aktualisht punon në qendrën shëndetësore të fshatit ku vazhdojnë të banojnë.

Lindën njëra pas tjetrës, 3 vajza. Ahmeti e donte një djalë. Dilte e tepronte si arsye për t’a folur njëherë me gruan idenë për një…grua të dytë! Vite të tëra biseda, përplasje dhe më në fund.. Pas plot 20 vitesh martesë ai çon në shtëpi gruan e dytë me ‘konsensusin’ e së parës.
 
Para se të martohej për të dytën herë, Ahmeti bëhej 5 vetë në familje, ndërsa tani janë 8. Vajza e madhe është 24 vjeçe, kurse djali më i vogël 8. Gruaja e dytë e ka gëzuar me dy djem. Ahmeti dhe dy bashkëshortet jetojnë në të njëjtën banesë dykatëshe, të cilën Bajramaj e ka të trashëguar nga i ati. Sipas tij, ato shkojnë shumë mirë me njëra-tjetrën. Ah, edhe një “hollësi”..  Gratë janë edhe kushërira, vajza tezesh.
 
Marrëdhëniet intime? Mëse të mirëkuptueshme. “Përderisa arrita të martohesha dhe të kem harmoni në familje, nuk e kam problem këtë pikë, me radhë çdo gjë…” – thotë Ahmeti që si punë të përditshme bën rrugën Zall Bastar-Tiranë me një  furgon “Ford” të kuq.  Kur e pyesim a ka ndërmend të marri një grua të tretë, përgjigjja e tij është: “Çfarë nuk bën vaki, kërkesa kam pasur boll. Derën të hapur e kam…” Ky është Ahmeti nga Zall Bastari. Gjithçka për martesat dhe gratë e tij na i rrëfen më poshtë.
 
Z. Ahmet, jeni i vetmi në këtë fshat që keni dy gra në shtëpi apo ka edhe të tjerë?
 
Ka pasur të tjerë, momentalisht janë dy. Kanë qenë tre po njeri është larguar nga fshati ka zbritur në Tiranë. Këto gjëra janë bërë me mirëkuptime, por ka pasur edhe nga ato “aksidentalet”, një shokut tim për shembull i ngeli si “dopio gjashtë” në dorë, e kishte të dashur, ra shtatzënë dhe kështu iu bënë dy edhe atij.
 
Me gruan e parë, si jeni martuar?
 
E kam marrë me dashuri. Edhe ajo është banore e fshatit, punon infermiere-mami në qendrën shëndetësore të Zall Bastarit. Jemi martuar në vitin 1986.
 
Po me gruan e dytë?
 
Po edhe me të dytën me dashuri, të dyja i kam gjetur vetë. Kjo e dyta, përveç dashurisë, ka dhe një tjetër histori. Me gruan e parë kisha tre fëmijë, vajza, dhe të treja me operacion. Siç e ka zakoni, e doja një djalë, por edhe plaka më hëngri veshët, bëj një çun, bëj një çun, dhe kështu duhet t’i plotësoja dëshirën vetes dhe nënës. Pas martesës me gruan e dytë, kam bërë dy djem.

Bashkëshortja e parë si e priti vendimin tuaj për t’u martuar, e pati problem?

Jo, nuk është problem, tani me duar në qafë nuk të lë kush, por nuk është se nxori ndonjë problem të madh. Ato janë edhe kushërira me njëra-tjetrën.  Këto nuk janë vendime që merren për 24 orë, kam ndenjur 4- 5 vjet duke punuar për këtë punë. Pengesë tjetër ishte dhe fakti që gruaja punonte mami, gjithë natën rrinte atje, priste lindje, ndërsa unë duhet të mbaja vajzat. Pra, të bëja si të thuash dhe rolin e nënës.

Po familja e vajzës nuk e ka problem këtë situatë?

Po çdo bëjnë ata? Ku do e çojnë fëmijën vajza? Janë të detyruar ta pranojnë, nuk kanë rrugë tjetër.

A është problem për vajzat në këtë fshat për t’u martuar?

Jo. Kjo situatë nuk ka lidhje me martesën e vajzave. Nuk është problem. Mund të ketë ndonjë tek-tuk që kanë kaluar moshën. Unë tre vajzat e mia i fejova për një vit.

Çfarë moshe ka pasur gruaja e dytë kur u martua me ju?

Unë isha 35, ajo ishte 19-20 vjeçe. U martuam në vitin 2001.

Është e vështirë për ju të mbani familjen, se tani jeni familje e madhe?

Po tani, çfarë vështirësie? Ja… janë shtuar një tre të tjerë. Nga pesë që ishim ne, u bënë dhe tre, vajtën tetë, mirë, pak nuk janë, por gjithsesi.

Të ardhurat në familjen tuaj cilat janë?

Puna që bëj unë, aq sa mund të çoj në shtëpi, veç kalojmë kohën, dhe gruaja e parë që punon në qendrën shëndetësore.

Nga komuna merr ndihmë?

30 mijë lekë të vjetra asistencë.

Bijat tuaja si e pritën martesën tuaj të dytë?

Nuk e patën problem se kam pasur komunikim të mirë unë me to. Nuk kam luajtur rolin e babit të rreptë. E madhja është 24 vjeçe, e martuar.

Fshati e ka përfolur martesën tuaj?

Ambient fshati, normalisht. Dhe gratë e fshatit me nusen, e pyesnin, se kishin hallin e tyre më shumë, mos i çonte dhe burri i tyre nesër në shtëpi.

Po për sa i përket martesës ligjore, ju jeni celebruar vetëm me gruan e parë apo jo?

Po, vetëm me të parën, pasi nuk ka ligj që të lejojë martesën me dy gra. Ndërsa fëmijëve me gruan e dytë u kam njohur vetëm atësinë.

Si shkojnë gratë me njëra-tjetrën, pasi ato jetojnë në një çati?

Shumë mirë.  Punët i kanë të ndara.

Me të parën keni bërë dasmë?

Me të parën kam bërë dasmë, normale, të madhe, ndërsa me të dytën jo, asgjë, veç e mora e solla në shtëpi, kaq.

Po familjarët e gruas së dytë, e pranuan lehtë martesën tuaj?

Në fillim nuk e pranuan këtë lidhje, por më vonë u qetësuan e tani kemi marrëdhënie të mira.  Dhe ata të gruas së dytë nuk është se e pranuan lehtë, por nuk kanë çfarë të bëjnë.

Të duket vetja i veçantë që ke dy gra në shtëpi?

Ç’i veçantë! Ambientohesh.  Ka dhe nga ata burra që e dinë historinë time, më kanë ndaluar në rrugë, duke më thënë; ore si ia bëre që i ke mbush mendjen…

Ndihesh me fat që ke dy gra?

Jo, fati është si ta kërkosh.

A bëhen xheloze për njëra-tjetrën?

Po çfarë xheloze do bëhen ato tani? U mësuan. Edhe derr të jesh, do zbutesh.

Tani që keni dy gra, mendoni se mund të merrni një të tretë?

Po tani, çfarë nuk ndodh, kurrë mos thuaj kurrë. Derën e kam të hapur. Kërkesa kam pasur, në fshat e jashtë fshatit. I kam thënë unë: Kur të thyejë këmbën ndonjëra, prisni radhën.

Po familjet e nuseve e patën probleme?

Vjehrra e nuses së madhe e pati pak problem se normalisht është me mentalitet të vjetër, ndërsa unë i thoja, do të marr një tjetër veç këtyre dyjave. Aty pastaj heshti…

Kur linde djalë, u gëzove?

Normalisht që po. Ishte ajo që doja. Kam pas shumë vizita nga të dyja familjet e nuseve dhe të afërmit e mi.

Çfarë i afron tek ju kaq shumë?

Nuk e di, por unë në fakt nuk i kërcënoj, nuk i rrah. Nuk bëhet çdo gjë me dajak. Me fjalë bëhen punët.

Thatë që keni pasur kërkesa të tjera, sa keni pasur?

Po, kam pasur, por jo shumë, se nuk jam Berluskoni unë.

Ka ndonjë moment që bëhesh pishman?

Jo, i kam bërë me paramendim çdo gjë. 5-6 vjet kam folur çdo ditë me nusen e parë për të marrë këtë të dytën. Nga një çikë çdo ditë.

Fshati i burrave me shumë gra

Të shkosh në Zall-Bastar?  Është fshat i kryeqytetit, por nuk ka asnjë lidhje me Tiranën. Për të shkuar atje, harroje se mund të përdorësh një makinë normale. Duhet të jetë fuoristradë që të përballojë gropat, kthesat e vështira. Duket sikur nga momenti në moment mund të përfundosh në përrenjtë e greminat e që të shoqërojnë gjatë gjithë rrugës në malin e Dajtit e atij me Gropa. Mendoni se si mund të jetë rruga kur dhe një mushkë transportohet në fshat me kamion…

Natyra që ke përballë, është e bukur, por gjatë gjithë gjatësisë së saj sheh punëtorë dhe makineri gjigante e, herë pas herë, bomba që shpërthejnë shkëmbinjtë dhe transformojnë peizazhin. Pasi kalojmë 2 fshatra, të cilat në pjesën e parë të emrit fillojnë me Zall, na shfaqet Zall Bastari, i cili shtrihet në një pllajë mes malesh. Veç kullave dykatëshe, bien menjëherë në sy minare xhamish të bardha. Në qendër të fshatit gjendet një lokal, me disa karrige të drunjta, ku nuk janë të ulur më shumë se 5 veta, përbri tij qendra shëndetësore e fshatit. Po ashtu, shumë pranë tyre është edhe shkolla, pjesën më të madhe të punonjëseve i ka nga vetë fshati dhe rrethinat përreth.

Njerëzit na shohin me kureshtje. Rrallëherë ndodh që në fshatin e tyre të ketë vizitorë… Edhe zbritja në Tiranë është shumë e vështirë për të gjithë banorët. Ata vijnë në kryeqytet vetëm kur kanë ndonjë hall të madh apo kur duan të blejnë diçka.  Të ardhurat e tyre janë nga blegtoria, delet apo lopët, ndërsa pjesa me e madhe e djemve janë në emigrim. Kur pyesim një djalë se me çfarë pune merret, na përgjigjet me shaka se “mat rrugët”… Si ai ka shumë të tjerë të papunë. Nisim pyesim burrat e fshatit për atë që kemi shkuar. Pse burrat e këtij fshati martohen me më shumë se një grua? Kjo gjë nuk është vënë re vetëm vitet e fundit, por edhe para viteve 90’ ka pasur raste të tilla në të njëjtën zonë. Banorët na japin argumente nga më të ndryshmet. Më të besueshëm na duken ata që thonë se vajzat e kanë të vështirë të martohen, pasi zona është e thellë… bien në dashuri me njëri-tjetrin pasi nuk dalin…

Poligamia

Poligamia është praktika e të paturit më shumë se një bashkëshort/e njëkohësisht. Në doktrinën islame, psh  lejohet martesa me më shumë se një grua, por gjithmonë vetëm nëse burri është në gjendej t’i trajtojë dhe të veprojë në mënyrë të drejtë me secilën prej tyre. Poligamia gjithmonë kryhet me vullnetin e personit.

119 Komente

Sa fat kane ca mor vlla smiley grate goca tezesh,ca spo na nigjojne veshet,tani ca i bie me qene kalamojte e gruas se pare me kalamojte e gruas se dyte me qe grate qenkan goca tezesh?

Nje pershkrim i tille i Zall Bastarit eshte shume provokues; shumicen e banoreve te ketij fshati e gjen te Shkolla e Bashkuar e siper, duke tregtuar lloj lloj mallrash. Nje pjese e tyre kane zene vend me shtepi, por tani duket se do nderrojne mendje. Rruga e Dibres qe lidh Tiranen me Maqedonine po u kalon te pragu i deres, dhe ma do mendja qe per jo me shume se nje vit keta 2 gazetaret do ta kene zili nje zone te tille.

Po ca nje vit o Gazo,une po i kom zili qe tani.

smiley

Edhe jazek te qofte qe je katandis ne kete pike me pas zili Ahmedin. 

Po pse kot shkova e bona gjithe ate shpi ne Fshat une? Nje jete kemi pse duhet me ja dredh gruse kur te martohesh duke qene se i mbledh te gjitha ne shpi smiley

Lum ato qe do te te marrin.  Me shpi ne fshat po, i ndershem pa rrena po, i padredhshem po.  

Hudhren, t'kam rixha, hudhren.

smiley

I kom keto veti bereqavers i kom po i du te jene dhe pak intelektuale,kupto ti? se kur te rri aty tek oxhaku te na recitojne noj konge a noj vjershe a dhe fundi fundit pse jo dhe te rejat e Burses? smiley

Perendia s'ti fal te gjitha, po c'ke ti, nje per burse, nje per vjersha, nje per peta byreku. Shpia eshte.  Ti hudhren po.  E la vita e bella, tha smiley

nuk je tregu shum gjithperfshirese, monde. ka boshlliqe te medha aty.

Ka mendu Allau dhe per boshlliqet, ka bo harem smiley.

Po he i her ti emo,se kom morr vesht qe ke mor shume info per mua keto kohet e fundit smiley

ato qe din t'gjithe smiley

vetem qe kon fryk me i thon, s'e kuptoj pse... ke hije t'rond, brado. c'bo posti, thuj...

Po, kam pasur, por jo shumë, se nuk jam Berluskoni unë.

I forte fshatari smiley

Siç e ka zakoni, e doja një djalë, por edhe plaka më hëngri veshët, bëj një çun, bëj një çun, dhe kështu duhet t’i plotësoja dëshirën vetes dhe nënës. Pas martesës me gruan e dytë, kam bërë dy djem.

Po meqe e ka dashur maaaaami paska justifikim ky. Kur s'merr dhe gruaja e pare nje burre ta sjelle ne shtepi smiley

bageti e bujqesi.. vetem se kjo e dyta akoma esht n pikpytje

Oh Alidea,pse kaq e hidhur keshtu,gjera qe ndodhin jane smiley

smiley  s ke faj , biles biles ndodhin dhe n mes te Tiranes, vetem se i majn ne shpija t nryshme.

P.S mos me emerto me drejtoresh te lutem 

Ouuuuuuuuu? ke noj fakt ti per kete do thoshte i pakapshmi? smiley

me t nigjume , te gjith biznecmenat , apo pulitikant e kan nga nje ekstra  ca me than esht n mod

sigurisht ka perjashtime qe konfirmojn rregullin smiley Sala nuk ka psh smiley

Ca bo  Penaro sa here leviz faqen duhet me u identifikuar #-O

"Te ardhurat ne familje cilat jane?
Puna qe bej une, aq sa mund te coj ne shtepi, vec kalojme kohen, dhe gruaja e pare qe punon ne qendren shendetsore."

po e theu kemben ky si do i veje halli? do punoje nusja e pare shushka per 8 veta?

Ne menyre te vazhdueshme fshatrat e Tiranes kane rritur popullsine me te prapambetur ne vendin tone. 

"Edhe derr po te jesh, zbutesh" - do ishte i tepert cdo koment tjeter per te vlersuar personlitetin apo karakterin e personit ne fjale. 

kam dy vjet qe njof 'peshku pa uj' besoj se kam lexuar rreth 200.000 komente por ky komenti esht kampion ;Ne menyre te vazhdueshme fshatrat e Tiranes kane rritur popullsine me te prapambetur ne vendin tone. ' 

sinqerisht kampion 

pse mormonët në USA nuk janë poligam. Po ata kurvarët e martuar nuk quhen poligam apo vetëm ky që imban në shtëpi . Vetëm Brad e kupton drejt Ahmetin . E ç'lidhje ka poligamia me prapambetjen .

Per te treten ,dakort eshte e dyta ,se ajo e para u mesua tashme ee eeeee

Katnaret e Tirones,shume te emancipuar .E ta mendosh qe ne Tirane ardhkan vetem kur kane ndonje hall.

kto grate si ka vajtur ne mendje hic t'i pyes gazetari.. a thua se kane qene ne supermarket?? marrin vetem ahmetin ne interviste, kur dihet tashme se ahmeti te thek piten ne muhabet...

po ky ne 2001 ishte 35, tashti ne 2011 eshte 48...e ka ky problem aritmetiken apo gazetari?

Bohhh tmerr! Ca femijesh do rriten ne kete familje?! Si do mundet nje prind i tille te edukoje, dhe te behet shembull e 5 femijeve?!

Qenka edhe i shpifur ky fshatari qe ka dy lope ne shtepi..smiley. Vallai une do ja kisha prere ate po te me sillte tjetren ne shtepi. smiley

hahhaa e bukur kjo, un lexova gazeten  sot ishin dhe fotot e grave smiley si burra mu duken ne ato smiley 

Po cfaj ka Ahmeti,TCH po thote qe ne Korce brenda nje muaji 315 divorce,ja sa kollaj e ka Ahmeti,ka lind me kmishe.

Dy grazetare u paskan dashur edhe per qe interviste! smiley

-..mbaj shenim! 

-I kam duart e lidhura.

 

Dy gazetarë se ajo gazetarja ka pas frikë të shkoj vetëm se mos ja prishte mendjen Ahmeti dhe bëhej e treta .

ky s'eshte me lajm, lajm do t'ishte ndonje grua poligame*

*ne nje fshat te Tiranes

Sa gjynah qe shumica e shoqerive neper bote jane patriarkale.

Aaaa shoqe, lajm do t'ishte ndonje grua poliandre* smiley.

Mire qe ncuq lajme te tilla, po te pakten t'i imagjinojme ne terminologjine e duhur smiley.

*ne nje fshat, qytet a ku t'u shkrepet smiley

Jo shoqe, une n'rregull jam (polys+gamos) smiley , po aq sac ti dmth.

Cfare doja te nenvizoja eshte qe meqe Shqiperia do na kete me shume meshkuj se femra ne nje te ardhme jo te larget (saje seleksionimit te fetusit mbi baze gjinore), atehere i bie qe neper gazeta duhet te presim lajmin e kundert. Ose-ose kuota emigracioni me baze gjinore, eksport meshkujsh me nje fjale smiley .

Djale zemergjere!

Ne fakt kjo monogamia eshte kaq e merzitshme, pervecse funksionon vecse teorikisht, fiks si komunizmi!

Lerini ore njerezit te duan me shume se nje njeri. smiley

Me fakte, jo 3, por sa te jete. Fuqi te kesh, pa zemra eshte e madhe! smiley

Bravo fshati! Shume me mendje-hapur, i siqerte dhe advangadist! smiley

Po dhe gra me shume bura ka .Bile bile gratë e kan pas fillu kte me poli kur kishin fuqin në matriakat.

he mo, prape doli ky trangulli? e dha dhe top channel para nje viti, ketu ne peshk e keni

kane gjetur nje idiot gazetaret e mbeten duke i marre intervista

 

he mo, prape doli ky trangulli?

... dhe 3 pjeshkat e tij? smiley

 

PS: Na falni per banalitetin! 

Po s'ka gjë , ne flasim për qejfin ton jo të Ahmetit apo Top-it. Na hypën inati ose zilia ndoshta disa dhe frymzohen .

çer syu , gjysma e t 'keqes por, lexo ahmetin e vrit menjen me imagjinata smiley

E ke hak po duhet t' imagjinosh sikur je sulltan dhe sakaq plotson dhe të tjerat.smiley

Ka qene me oferte..Po dhe keto peshqet se fshehin dot zilin

Peshqet apo gabim shtypi , se peshqet kan inat që s'ësht e kundërta .

peshqet kane inat qe si u shkon fati cave qe kenaqen me gjys zallbastarsi.

"Si shkojne grate me njera tjetren"

Shume mire punet i kane te ndara.

smiley

Ky tipi duhet arrestuar, jo te japi intervista!

Idiot.

Pse? Me ligjin eshte ne rregull ai ,me moralin eshte me mire se ata qe i mbajne fshehurazi nga 2 a 3 dashnore .Te pakten kjo e dyta ndihmon dhe te paren me punet e shtepise,kurse dashnoret mire se nuk te ndihmojne ,por dhe te rrjepin nga leket ,dhe te largojne burrin nga shtepia.Kurse ky merumi ,s'ka me arsye te dali prej shtepise.

PS:Nje urim mund t'ja bejme ama "Te dalshin grate nga hundet!

Shpresoj ta kesh gabim dhe te mos jete ne rregull me ligjin. Eshte turp qe ligji te lejoj me shume se nje grua. 

Kam pare nje emision tek programi "Panorama", mbi poligamine ne Kine, ku burra biznesmene, mbanin ne nje shtepi te dyte, gruan/dashnoren, te cilen e vizitonin gjat fundjaves apo ne kohen e lire, femra qe vinin nga zonat rurale, periferike, zona me varferi, dhe ato ishin te gezuara qe gjenin nje burre te martuar e me femije, sepse arrinin te jetonin mire.  Kishte raste kur policia i kapte, vetem kur merrte ankesen nga gruaja e pare, ajo ligjore, sepse ne te tilla raste ishte e veshtire per tu marre me keto çeshtje private apo intime, siç quheshin.  

Ketu ne perendim, ka femra qe kane kaluar gjate nje viti mbi 100 meshkuj, nga 1 ne jave, apo nga 1 ne muaj, dhe kur vjen puna, policia nuk nderhyn dot. 

eeehh, eshte i eger perendimi Pjero.smiley

O i nderuar Pjjer , ...100 meshkuj gjate nje viti ....me analizen ekonomike cdo jave nga nji , per 52 jave ...ncuk del llogaria . smiley
Dhe..." jeta eshte llogari Olimbi ...tha Nikollaqi
Shife dhe njehere se kompromenton "nje liber te famshem" ... kjo berje hesapesh , jo per gje smiley

po mire o..me ca e bejne dy here ato...i her tap, i her esell...dy rob te ndryshem jan, ngado ta marresh smiley

idriso, ty te duket e pabesueshme, por ja qe i shohim (me sakte i ndigjojme) qe shum femra te reja ketu, çdo jave apo muaj, direkt pas diskos, apo shkolles, provojne banane te ndryshme smiley

Bananja eshte frut i shendetshem dhe Urojua pipllave ta shijojne. Po i shijojne dhe meshkujt tani .Boll vujtem ne Diktature qe nuk na i ofronte smiley
Te diel te gezuar Pjer ....Libri do shitet duan apo nuk duan leuesit si puna ime qe bojne llogari dhe dun me gjet sa here hy treshi tek njishi
Nosh je flori nga njehere sidomos me keto shkurtesat ...si ke "bishti dardhes " smiley
Jo se nuk dihen po te gjithe dine ta vejne VEZEN si Kolombi ...puna eshte kush e vuri i pari smiley

"Çfarë i afron tek ju kaq shumë?
Nuk e di, por unë në fakt nuk i kërcënoj, nuk i rrah. Nuk bëhet çdo gjë me dajak. Me fjalë bëhen punët."

Wowww... nje burre qe nuk te kercenon dhe nuk te rreh... cfare kerkon me shume nga nje burre?! smiley

Ky me shkriu mua, luan rolin e shejtan budallait. pale ato me Berluskon dhe me kerkesat e tjera qe ka. tamam tallet. une e shikoj si pjese te varferise kete pune. ai po te doje e ndan gruan e pare, por i vjen keq se ajo s'ka ku te shkoje. kjo gjendje e veshtire ekonomike ka krijuar kete mysebet. sikur eshte sjelle dhe me pare ky personazhi ketu. ka dhe nje emision televiziv ku flasin: gruaja e pare, gruaja e dyte, ''berluskoni'' vet etj..smiley

ky me shume se zall bastar  me ngjan zall bastard smiley 

ky po qe e ka kuptuar si funksionon mekanizmi, pale na krahasohet me Berlusken...te rrofshin lulet qe ke ne shale vella

O shoqet gazetare, kontrolloni pak moshën e grus së dytë se ky thotë:

 

Çfarë moshe ka pasur gruaja e dytë kur u martua me ju?

Unë isha 35, ajo ishte 19-20 vjeçe. U martuam në vitin 2001.

e çikë më poshtë thotë:

 

Ka ndonjë moment që bëhesh pishman?

Jo, i kam bërë me paramendim çdo gjë. 5-6 vjet kam folur çdo ditë me nusen e parë për të marrë këtë të dytën. Nga një çikë çdo ditë.

Qëkur e ka filluar molestimin Ahmedi, kur ishte 14 vjeçe ajo e dyta?

Fshati e ka përfolur martesën tuaj?

Ambient fshati, normalisht.

smileysmiley

"Vjehrra e nuses së madhe e pati pak problem se normalisht është me mentalitet të vjetër,"

Sa para ka ec ne mentalitet katuni. Po keta qekan elita e menimit perparimtar katnar; ne te Farkes akoma s'kina progresu kaq shume smiley

Shteti ka pune me ksi loqesh.. duhet tu mesohet robve se nuk e kane fajin femrat per cunat, por loqet vete..

ja dhe budalleku i rradhes ne albanistan

e mo le tani me keto krahasime 

O shoku ky ahmeti eshte bombe per shoqerine. Justifikon me fene perversitet e tij... cleshin historie kishte kjo 19 vjecarja??? apo kish njohur nje djale dhe kish humbur virgjerine me te dhe per kete arsye e hoqen dere dhe ja lane ahmetit ta ushqente. 

Perse leshin une duhet ti jap ketij gjese 30 mije lek ne muaj? Po me ben ndonje favor mu se po "shkarkohet"?!

Albanistan dhe nga ato te degdisurit ne kohe dhe vend.

 

o miku, nuk e justifikoj fare Ahmetin une. por doja ti thoja atij me siper, me kete rast edhe ty,  qe histori te tilla apo tipa si Ahmet gjen kudo, jo vetem ne Albanistan.

p.s   ate videon nuk e vura per krahasim te drejperdrejt,  ishte e para qe me kapi dora, por po te kesh pak durim ne  you-tube, patjeter do gjesh edhe Ahmetin amerikan me 2 a me shume gra..

po mor mik po ata te tjeret sna interesojne apo jo? 

neper bote ka edhe 1 mije here me keq se kaq po c'fare do te thote ajo per ne? hic! do te ngushellohesh ti? 

jo mor jo, nuk eshte pune ngushellimi..  po doja te thoja qe edhe Albanistani yne nuk eshte as i vecante, e as i jashtzakonshem qe te bej dallim nga stanet e tjera. kaq

nejse, e leme ketu.

Crendesi ka kombesia e perversitetit mor aman? i rendomte eshte kudo.

 

as e zuri ne goje fene fare ai. mos shpikni kot. varferia e ben qe mos e braktisi gruan e pare dhe kaq. mos beni sikur s'kuptoni. edhe shteti nuk nderhyn se po nderhyri, ai menjehere ben ndarjen me te paren dhe eshte ne rregull. po ku do e coje shteti gruan e pare, si siguron dot shtepi, se eshte shtet koti.

Po po aty mbahu ti se eshte i varfer.........ai me dy gra  ne krevat....Ypppppp Xhibiiiiiiiiiiiiii........ti i qan hallin.

''fukarallek, maskarallek'', kjo thenie i shkon kesaj situate.

me shume inatin e kam me ate te dyten se me idjotin. ku e conte mushka ate qe i shkoi pilaf ne shtepi vajzes se tezes.

Aaa tani e kuptova ku e ke pas hallin,po per kete te jap te drejte,ja ka bo goces se tezes per kunj smiley

E dini qe eshte padrejtesi kjo gje, vetem burrat kane te drejte te marrin dy gra? po grate pse nuk marrin dy burra? smiley Skemi degjuar ndonje rast te tille, vertet mendoj se do ishte nje gje fantastike apo jo? smiley

drejte, mbase do coje dhe drejt uljes se dhunes ne familje..

ato gra qe do aplikonin martesen me 2 burra do te duhej te kishin te drejten e daljes ne pension ne moshen 30-vjec per skak te ''veshtiresise se punes''smiley.eshte njecik veshtire te mbash 2 shalqinj nen nje sqetull

Mos ji kaq i sigurt jo! Ka femra qe e aplikojne poliandrine,jo kaq hapur sa ky i peshtiri ne kete artikull. smiley

po pse mer dilni m'shteg vete? smiley 

nje here ne kaq kohe dhe per qejf ,po,por te kesh dite per dite per te ''care drute''ma ha mendja (me aq sa mund te kuptohet nje femer) se duhet te jete pune e lodhshme ,aq me teper qe meshkujt duan dhe ''sallate'' vec bukes

Prostitutat me duket se femra jane apo jo? Keshtu qe femrat kane dhene prova qe mbajne me shume se nje mashkull smiley

Nuk me duket krahasim me vend kjo me prostitutat,eshte ndryshe besoj pozicioni i nje femre ne shtepi me dy meshkuj,prostituta e ka flesh punen kurse ajo e shkreta nate per nate nate per nate me dy burra ne krevat.

mban, plot mban.. per ket e kish dhe beti uait kur tha shprehja " grou a per" duhet ndryshu me "grou e vexhaina"..

prostitutat(e thjeshta)te japin vetem buke thate dhe me procedura te pershpejtuara dhe nuk para lejojne 2 njehersh.tek kjo e fundit qendron edhe veshtiresia.ato shrengojne edhe dhembet se s'kane c'te bejne.eshte pune .po nje grua e martuar me 2 burra sa do duroje?ndersa te burri i martuar me 2 gra eshte komplet ndryshe .te gjithe jane te kenaqur ne kete rastsmiley

Eshte mire te percaktohen keta meshkujt.Te qenit mashkull nuk eshte e drejte ti atribuoni kete potencial kaq te madh sexual sa ta beje femren te ndihet tmerresisht  e lodhur dhe e pafuqishme per ta perballuar.... smiley

Konkursi do ishte i pavlere. smiley Une e kam te qarte rezultatin.Ju mund te hyni ne konkurs nese doni,do ishte mire tia demonstronit njeri-tjetrin kete gje.(peshqit meshkuj nenkuptoj ) smiley 

E kisha ne pergjithesi dhe jo per peshqit.

Ne te dyja rastet ,te jesh i bindur se do dilte fjala ime.. smiley

'' He mor bir si po te shkojne punet" Vari trapin Teze,pune ushtrije.

flasim gjithmone per rastin me 2 meshkuj njeheresh dhe jo vetem nje te shtune mbas dita gotave vere,,,,e dime qe femra ka 7 shpirtera por ne kete rast behet si zis-i me rimorkio ne malore

E mira e te mirave do ishte nje nje burre te kishte nje grua dhe anasjelltas, smiley

mre mer mire, po shembulli me i paster per fuqine e nje mashkulli e keni dhe ketu.....

 

Prostituta: Strauss-Kahn ka energji të pashtershme

Të papriturat për ish kreun e FMN-së, Dominique Strauss-Kahn nuk kanë të sosur. “Daily Mail” njofton sot se një prostitutë, e cila e ka quajtur veten Florence ka rrëfyer se ka marrë pjesë në 11 orgji, në të cilat ka qenë prezent edhe Strauss-Kahn, gjatë 6 viteve të fundit.

30 vjeçarja ka zbuluar detaje nga takimet e fshehta me ish kreun e FMN-së, ndërsa e ka cilësuar atë si një njeri me energji të pashtershme. Ajo ka treguar se Strauss-Kahn kryente marrëdhënie seksuale me secilën nga femrat që merrnin pjesë në këto takime.

Florence është një nga prostitutat e ndaluara së fundi nga policia, pasi ushtronte prostitucionin në mënyrë jo të ligjshme në një nga hotelet e Lilës.

Florence ka treguar se Strauss-Kahnishte një frekuentues i rregullt i këtyre takimeve, dhe se kishte arritur në përfundimin se atij i pëlqente të frekuentonte vajza të ndryshme çdo herë.

“Unë kuptuar se ka pasur edhe seanca të tjera në të cilat unë nuk kam qenë e ftuar”- ka thënë ajo.

Pas këtyre akuzave, Dominique Strauss-Kahn rrezikon sërish të përballet me drejtësinë.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).