Gjergj Kastrioti Skenderbeu - Kryqtari i fundit, Virgjil Kule (foto)

Përshëndetje miq të librit,

Kemi kënaqësinë t’iu njoftojmë se së fundmi doli në treg edhe libri historik: “Gjergj Kastrioti Skënderbeu – Kryqtari i Fundit” nga autori Virgjil Kule.

Ne e kemi prezantuar këtë libër disa muaj më parë dhe tani kemi kënaqësi ta ofrojmë si pjesë e librarisë tonë.

Një lexues e ka cilësuar librin kështu:

“Libri është me të gjithë kuptimin e fjalës “revolucionar” pasi e tregon Skënderbeun tërësisht ndryshe nga sa e njohim deri më sot ne shqiptarët.

Në këtë libër, i cili do ta ndryshojë një herë e mirë perceptimin mitik që kemi për Skëndërbeun, figura e tij shfaqet reale, njerëzore, inteligjente dhe dinake.

Tek “Kryqtari i fundit”, Skënderbeu nuk paraqitet më si një i pashpresë që bredh lart e poshtë me shpatë në dorë në mbrojtje të oborrit të fqinjëve, duke sakrifikuar gjakun e popullit të vet, por si një diplomat dinak, i cili gjatë gjithë jetës së vet qëndroi një hap përpara kundërshtarëve dhe shfrytëzoi aleancat deri në pikën e fundit.

Kësaj here Skënderbeu nuk vjen më si një kalorës naiv donkishotesk por vjen si një komandant dhe prijës largpamës me një projekt të madh, kryqëzatën anti-osmane.

Në libër shfaqen gjithashtu fakte dhe analiza historike që hedhin dritë mbi shumë aspekte të jetës së Skënderbeut që më së shumti nuk janë tepër të qarta për publikun e gjerë.

Tek “Kryqtari i Fundit”, historia e Skënderbeut vjen më e detajuar se kurrë, ajo vjen e shtjelluar vit pas viti, në disa raste edhe muaj pas muaji. Në këtë studim, autori është fokusuar tek veprimtaria diplomatike e Skënderbeut. Është bërë një radhitje dhe interpretim i ri i dokumenteve dhe është pasuruar me dokumente të tjera dytësore që flasin indirekt për veprimtarinë e tij.

Libri “Kryqtari i Fundit” hedh dritë mbi historinë e vërtetë të Skënderbeut. Ai i jep përgjigje të gjitha pikëpyetjeve të deritanishme.”

44 Komente

Abas Ali! Ne c`terr paskemi qene! Po u mbyll panairi...

kush eshte ky Virgjil Kule mo, ai i lajmeve?

“Libri është me të gjithë kuptimin e fjalës “revolucionar” pasi e tregon Skënderbeun tërësisht ndryshe nga sa e njohim deri më sot ne shqiptarët.

hem, kjo ''teresisht ndryshe'', me shqeteson mua...  them me vete ; kushedi, mos kane i zbuluar ndonje ''paudhesi'' te re Skenderbeut.smiley  p.sh  kur ka qene i vogel, ka vjedhur domatet e gjitonit ..ose ndonje gje me rende akoma...  pas asaj qe shkruan per familjen e Gjergj Elez Alise.., cdo gje ben vaki..

Qafshgjith, kush eshte ky lexusi qe e ka shkrujt ate me siper?

dmth s'kena pa si ky skenderbeu me perpara...

Qafshgjith, kush ka qene ai talenti i lindur qe ka bere kopertinen e ketij libri qe duket sikur titullohet "Ryqtari i fundit".

Perkundrazi, kjo asht e qellimshme. N'kte mnyre ka me i ra n'dore edhe atyne selektiv've qi s'paralexojne libra me Krygja n'kopertine. smiley 

K-eja eshte dhene me qellim e zbehte.

shume njerez do kujtojne se ashtu quhet vertete, ryqtari i fundit. se nga larg, pas xhamit te vitrines mezi do e shohin... nje dite, dy... kalojne duke e lexuar mekanikisht... ryqtari i fundit... dhe mendja shkon ne gjera me te rendesishme pastaj, si te vej bast per bajernin ket radhe, ose a eshte vertet duke ma lujt ajo apo ashtu me duket mu... dhe dita tjeter vjen e pameshirme, kalon anes vitrines, ok, ok, libri i rames, i sadijes... ryqtari (tani biles ke fillu, per ekonomi fjale, ta qush "ryqi" )... pra ryqi... edhe do te besh tutje si cdo dite tjeter, me menime me t'rencishme, dhe do ti qe tamam ate dite s'ke gjo me menu hic... edhe tak, eshte momenti per te cilin ka menu shefi i kopertines, ore thu, po ca eshte ryqtari?... sa e pasur shqipja, thu, edhe te kap i vale patriotizmi dhe te vjen inat me vete qe shqip s'mesove kurre... me vrap te fjalori i atij tipit qe merrej me rinine ne monizem, si e ka ai, elezi, kerko te r-eja, ruhem, rurale... ryqtar hic... bohesh nervoz, dhe te nesermen i drejtohesh me vendosmeri librarise: sa kushton ryqtari? e pyt shitesin duke e pa ne kokerdhok te syrit...

(nuk vijon mo)

Parashikoj qi ky liber ka me u prite mire nga perendimi e jo dhe aq mire nga lindja. smiley

Vallahi , u mendova shume me shkrujt ndonje gje ketu, po s'munda te gjej ndonje ide me inteligjente se paraardhesit.
Po kaloj nga Berisha, atje bi daci ne petlla dhe ka plot me thene....

Pas shume vitesh do shkruhet dhe per Berishen-Komunisti i fundit.

Ky liber do jete vertet revolucion per mendjet e verberuara qe i kane dhene ne dore nje pishtar demokracie ,nje personi qe e perdori kete pishtar per t'i vene zjarrin demokracise.

Kesaj here "demokratet",do kuptojne se kush ishte Berisha ne te vertet.

Shyqyr qe behen revolucionet ,se dhe " fasule "gjithe jeten nuk hahen ,sado te shijshme te jene.Duhen bere ca "shkembime kolumbiane" here pas here. 

Në këtë libër, i cili do ta ndryshojë një herë e mirë perceptimin mitik që kemi për Skëndërbeun, figura e tij shfaqet reale, njerëzore, inteligjente dhe dinake.

Mitik ?????  

Kryqtari i fundit -Skenderbeu nuk ka qene  pjese e ndonje kryqezate, e pavaresisht titujve qe i jane dhene nga papa ,ai kurre s'ka luftuar ne emer te fese.Kauza e krishterimit ishte thjesht ceshtje diplomacie per Skenderbun.

Megjithate ,do lexuar ky liber ,qe te jemi dhe ne pjese e revolucionit.smiley

E cfare quality mund te kete ky liber kur shkruhet nga dhendri i rita markos ku ky per te qene drejtor i tv ja falte dashnoert gruse vet.

Një lexues e ka cilësuar librin kështu:

smiley Kush na qenka ky lexuesi misterioz mor aman....Se keta kritiket vihen ne kopertine por te pakten "cilesohen" se kush jane.Apo autori e ben vete kritikun..

Akoma nje perpjekje per te hedhur ca me teper balte mbi Gjergj Kastriotin "per disa dite sencacjon"...Po qe e beri ta bente tamam ate hedhjen e baltes... Te mesonte ca nga "qerosi" qe ka marre lupen dhe po gerrmon neper breket e Enverit...I eshte kthyer ne mani gjetja e dashnoreve te Enverit.... smiley

Ky Virgjili qenka gazetar?!

Bote persembrapthi .

Kot qe marrkan leke keta historianet tane ,kur revolucionet ne histori i ben nje gazetar.smiley

Cfare orientim seksual ka patur Skenderbeu? Ka ndonje sqarim ne liber?

Duke gjykuar nga titulli "kryqtari",i bie te jete heteroseksual.Ndryshe Papa do e kish shpall heretik dhe jo te donte t'i varte kryqin ,por ta varte ne kryq.smiley

emo nje falemnderit te madh te madh per ryqtarin; per te te perifrazuar ty, kaq do robi per ta quajtur diten te kryme.

sa per skenderbeun kryqtar, smiley, tha sulltani qe e kishte mbajt ne preher, me duket se kjo ka qene kerkesa e austriakeve, atij populli aq ryqtar, per te na kthyer pallen e baces.

Kohe lekesh eshte dhe s'ka asnje cudi per "permbysje mitesh " te vjetra dhe "lindje mitesh" te ri..... Si Ju duket libri Bari Falliut "Berisha dhe Kasandrat "
Eshte shpejt po me kalimin e viteve mendoj se do beje fame te Madhe " miti i Jozeferckes" .Biles dhe titullin e parashikoj pak a shume " Cdo dhjetor nga nje grusht uje .Shkodra Venec " Dhe ....kendo o Muze merite e Akil kordhetarit .....ku do shpjegohet fati i keq i Fallxhores Ikone (Shen Oboreozes Jozeficke ) , qe nuk mujti me e realizu per se gjalli .
Po Skanderbegi jetoi ne kohen e Venetikut dhe mund te bahet paralelizem si pune CORBE ...Psh Venetik - Venec
Po qe se ai " lexuesi " nuk eshte Kule , nuk mbetet vecse ti themi qe ka shkrujte me "kule" per ardhmerine e Librës !

 

E para mos u nxitoni e beni komente pa e lexuar librin, dhe e dyta, mos e tirrni muhabetin ne e lagu se lagu.....Per Skenderbeun, jane shkruar mijra vepra, dhe disa here me shume do te shkruhen, plotesimi i portretit te tij, akoma nuk ka perfunduar, ashtu siç nuk ka perfunduar akoma plotesimi i portreteve te mijra e mijra njerzve apo veprave te shquara, ne tere boten.... Kush ka deshire dhe pasion, mund te beje diçka ne kete mozaik madheshtor....

Ja nje koment mbi librin, qe ja vlen te lexohet (jo nga une natyrisht) autor nuk kishte................

Në bazë të dokumentacionit historik, autori e ndjek hap pas hapi heroin tonë kombëtar duke dhënë të plota shkaqet dhe pasojat e çdo veprimi të tij.  Libri nuk ka as prognoza dhe as digresione, karakteristika  këto të monografive të tipit klasik që e vështirësojnë  të kuptuarit për lexuesin e thjeshtë.  Megjithëse  një vepër  e  mirëfilltë shkencore, ajo i jep mundësi  lexuesit të  shijojë  një narracion të rrjedhshëm, gati artistik,  mbi veprimtarinë e Skënderbeut  nga muaji në muaj e nga viti në vit.  Duke e ngërthyer veten brenda  rrjedhës së natyrshme të kohës, autori përballon me guxim të papriturat dhe  kthesat  që marrin ngjarjet historike duke  argumentuar  me dokumentacion  dhe konkluzione analitike thuajse  në  “real time” çdo veprim të heroit. Ndoshta për herë të parë e shohim Gjergj Kastriotin si nxitës të ngjarjeve dhe jo si viktimë e tyre. Ndoshta për herë të parë e shohim atë si një mjeshtër të madh të diplomacisë së shfrytëzimit të konflikteve, po aq politikan e diplomat sa edhe luftëtar. Me siguri për herë të parë e shohim heroin tonë kombëtar si një njeri të zakonshëm,  por me një projekt të madh politik që e zbatoi në mënyrë gjeniale deri në fund të jetës së tij. Si dhe pse u kthye në atdhe? Si u vu brenda një kohe rekord (4 muaj) në krye të princërve egoistë shqiptarë? Çfarë iu premtoi atyre? Si manovroi mes fuqive më të mëdha të kohës, Venedikut, Mbretërisë së Napolit, Papatit dhe Perandorisë Osmane? Si arriti të emërohet komandant i Kryqëzatës së papës Piu II? Si mundi të qëndrojë aktiv në politikën ndërkombëtare për 25 vjet?.. Pse nuk ka tragjizëm në historinë e tij? Si e mbrojti realisht krishterimin?…

Përveç interpretimeve befasuese për momente historike të pathëna më parë ose deri tani të kaluara shkarazi nga historiografia, vepra ofron këndvështrim krejt të reja edhe ndaj  ngjarjeve të njohura. Në shumë raste lexuesi mrekullohet nga fakti se shumë gjëra që, për tradicionalizëm,  i dinte ashtu siç i ka ditur, dalin se janë ndryshe. Virgjil Kule ka dhënë  një Skënderbe që, ndonëse krejtësisht  me  “këmbë në tokë”  paraqitet  shumë më  madhështor  nga sa e njohim deri më sot.  Është një libër me interes si për lexuesin e nivelit akademik ashtu edhe për lexuesin e zakonshëm. Pas leximit të tij gjithkush është në gjendje të flasë për heroin tonë kombëtar jo vetëm me krenari e  pasion, por  edhe me kompetencë të plotë shkencore.

Libri është me të gjithë kuptimin e fjalës “revolucionar”

Ky cilesori  "revolucionar" sikur i ngaterron njecik punet, alidemsi. Jo se revolucionet jane gje e keqe, por permbysja ne nje fushe te ngarkuar me kaq studime e shkrime, tingellon pak si pretendim i madh. Nqs ky liber vertet sjell nje risi, aferim per autorin.

Aman o alidemso na u kthyen fejvzot,analistet,demagoget,kollumnistet ne historiane te mirefillte. Nuk ngeli njeri pa hedhur gur ne ate pellg....Nuk jam kunder librave "artistike" por kur bejme fjale per libra historike gjerat komplikohe dhe nuk  e ngre dot kurrizi i cfaredolloj analisti ate peshe...Qe ti hysh librave historike duhet te kesh minimalisht nje targe DR apo PR per te mbartur "ate zgjedhen qe merr mbi supe"

Me siguri për herë të parë e shohim heroin tonë kombëtar si një njeri të zakonshëm,  por me një projekt të madh politik që e zbatoi në mënyrë gjeniale deri në fund të jetës së tij.

 

(kjo me te zeze mjafton per t'i pohuar vleresimin qe i ka dhene historia)

Alidems,asgje nuk e eshte e re te keto fjale,se pas nje heroi ,nje artisti,nje gjeniu,fshihet gjithmone nje njeri i zakonshem dhe e jashtezakonshmja e tyre qendron ne vepren e tyre ,e cila mund te jete dhe  produkt fati smiley,por dhe zotesie,inteligjence etj  ,dhe kjo s'do te thote qe e gjithe jeta e tij ishte e perkryer ,pa cene,pa vese "Kali i kuq e ka nje huq"smiley.Edhe Skenderbeu ishte si te gjithe njerezit e tjere ,nuk ishte figure Mitologjike,se dhe figurave Mitologjike u eshte dhene nje nje "difekt" per te zhvleresuar persosmerine  e tyre.

PS:Edhe njerezit e sukseshem ,nuk jane ata qe duken ne skene dhe ne prapaskene.(lexo per me shume vepren e H.Kadarese.smiley

Amon me te jete keshtu sic thote ky komentusi jot,se te tjeret na e felliqen fare.Prap dje Tos Lubonje te Opinioni e bote Skenderbeun legen!!!!!!

Mire me Ramen ,por me Skenderbeun c'pati?smiley

S´di a ka lexuar Ljubonja kete liber....desh na ngeli ne dore te Fejzo.....

Spiro, e vertete, ajo fjala revolucionar, ketu eshte futur pa dogane, po e ka bo per tu duk interesant...dhmth, thjeshte nje reklame...e keqe

Arto, askujt qe ka mundesi dhe pasion, nuk i hiqet e drejta, per te hedhur nje gur ne pellgun e historise, pastaj tjeter gje eshte vlera qe mbart dhe analiza qe ben autori, qe mund te mos jete historian i mirefillte, po pasioni ja ben te mundur diçka, koha pastaj do te lere mbi uje gurin, apo do ta lere ne fund te pelgut... (varet nga guri, eshte diamant, flori, apo shkemb steril).....

O rakiberes..., lene Tos Lubonjen, ai ka mar persiper, qe te çmitizoje historine dhe njerzit qe e bene kete ne menyren me te felliqur.....nuk ja vlen as ta lexosh e as ta degjosh kur flet per te tilla gjera.....mbase ky libri i ri, ja vlen per ti thyer turinjte ketyre lamasheve.....po ta lexojme nje here (çmimin me duket se e ka pak te kripur nja 25 mije me duket)

Venus, ja per keto sherbejne sa me teper llibra, per ta nxjerre cullak figuren e gjithsecilit....qe dhe vleresimi te jete sa me objektiv....

Nqs zotnia ka shkruar nje liber te historise se letrarizuar, te tipit te Cvajg per Fushe-ne, bie llafi, hallall.

..nejse, nuk mund te flasim pa e lexuar....mbase ja kalon dhe Sabri Godos ne ate qe thua ti, po nga botuesi Ombra me duket me teper si nje liber i mirefillte historik.....se sa artistik...

Meqe ra fjala per Gj.K.S.

Mbreme, ne Opinion, teme pushtimi osman (se turk u ndalua), Fatos Lubonja, profesion analist i pergjigjet Pellumb Xhufit profesion historian, i cili nenvizon emigrimin e arberesh ne Itali, si deshmi e gjalle e terrorit, qe pushtimi osman solli dhe qe ....

ketu nderpret Lubonja: Po rri or burre car emigrimi, po vasal ishin, po Skenderbeu ishte mercenar, dihet, e ajo ishte pasoje e mercenarizmit tij, po lere!!! Po car lufte anti-osmane, po Skenderbeu vasal i Federiko te Napolit ishte, jo po lufte shqiptare, eeee te lutem eeee. Po pse s'i dime neee, po leri ato, se i kemi lexuar ato se ishte vasal.

Cdo shpjegimi logjik te historianit P. Xhufit, qe psh nderhyrja e Skenderbeut ne Puglia ishte shenje e miqesise te tij ndaj Federiko te Napolit, jo akt vasalizmi, F. Lubonja e nderpriste me eeee dhe po leri, po une cuditem si i thua vetes historian kur nuk di keto gjera eee.

Tung

bbobobob dhe hajt lexo analizat e Lubonjes pastaj.Po pse nuk shprehesh hapur Lubonja ,por i binte shkurt e shkurt ,nga kush trembej?

Zoti eshte meshire madh qe nuk me la te shikoja ate sheshin e bere ugar ne mes te tiranes (skenderbeu ngjan si ndonje kaubojs qe po mbledh lopet andej nga New Mexico) si dhe kete gjene siper. Kusuri i televizorit qe do ishte bere cope cope, se eshte gjynah te ndysh duart me nje felliqsire si lubonja dhe ti thush burgut hapu per ate zgjyrre! smiley

 

...maje veten bre burr'i dheut,,,,mos i kerrcellit dhomet kshu....ma kadale, se osht hanalist i modh mer jahooo (rrofsh o idris per keto onomatope te reja...)

Lubonja ka njefare te drejte .Shqiptaret u bashkuan nen skenderbeun po kjo ishte pasoja jo shkaku.Ose me sakte skendebeu nuk u nis te krijonte kombin shqiptar apo te kishte te ardhmen e popullit shqiptar ne mendje.Ai u nis te luftonte per veten e per pronat e tij ne proces e siper bashkoi shqiptaret.Kjo nuk ia ul vleren e tij ne historine tone por nuk kishte si te luftonte per te krijuar nje komb kur kombet ne europe u krijuan 2-300 vjet pas vdekjes se tij.

Domosdo, edhe Gandhi per tu dobesu agjeronte.

Tani qe 'nje lexues' me siguron qe libri ja vlen, nuk ka me arsye per te mos e lexuar! Kjo behet edhe me interesante meqe 'Kësaj here Skënderbeu nuk vjen më si një kalorës naiv donkishotesk por vjen si një komandant dhe prijës largpamës me një projekt të madh, kryqëzatën anti-osmane'. Sidomos kur 'e tregon Skënderbeun tërësisht ndryshe nga sa e njohim deri më sot ne shqiptarët'
Une nuk e dija qe ne shqiptaret e njihnim Skenderbeun si kalores naiv donkishotesk. Pervec Lubonjes e kam fjalen.

jam kureshtar ,cfar te rejash do ket shkruar per Skender-beun ky?

me siguri orientimet sexuale te Skender-beut, jo? skenderbeu ka qen gay?bisexual? se keto jan ne mod ne shqiperi tani smileyp

lubonjes aty i mbante ison edhe djali i arben putos(me duket) ,kandidat per historian c'mitizues nga stani i lubonjes.pikpamjet e lubonjes jane ne pergjithesi ne te njejten gjatesi vale me ato te ''babes'' e co per rishikimine historise.edhe i.qemalin e kane futur ne shenjester.

Ky muhabet me historine dhe heronjte shqiptare me duket tamam si ajo fjala e urte shqiptare:

Vajza ime e shkrete ska burre e pjell femije

 

Me nje fjale keta historijanet e sotem albanezi ose nga ndjenja personale, ndergjegjsore apo nga interesa ekonomike jane bere grup me politikanet dhe ne kete rast historjanet e opozites po sulmojne historjanet dhe historine e maxhorances ( jo me kot po perpiqen ta bejne te madhin Fishta fashist o Zooot fali se nuk dine se cbejne ). Fatkqesia ne kete mes eshte se Lubonjat, te cilat fatkeqsisht i kemi me shumice midis nesh perfitojne nga rasti dhe bejne kerdine sipas prinzipit dy zihen i treti fiton.

Vetem kur te na shkoje thika ne palce do ta kuptojme se cdem i kemi bere vetes sone smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).