Ministria e Punëve të Jashtme ka nisur përpjekjet për heqjen e vizave të shtetasve shqiptarë që duan të shkojnë në Meksikë.

Kjo i është kërkuar ministres së Jashtme të Meksikës Patricia Espinosa gjatë takimit që ajo pati me ministrin e Punëve të Jashtme Edmon Haxhinasto.


Sic njofton zyra e shtypit e Ministrise se Jashtme, gjatë vizitës së zotit Haxhinasto në Meksike u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit midis dy Ministrive të Jashtme, si dhe Memorandumi i Mirëkuptimit midis Akademive Diplomatike. 

Ministri Haxhinasto tha se nënshkrimi i këtyre dy protokolleve duhet te pasohet me ndërmarrjen e hapave konkretë, si dhe me nënshkrimin e marrëveshjeve te reja per heqjen e vizave për qytetarët e dy vendeve dhe heqjen e taksimit te dyfishtë. Gjithashtu gjate qendrimit ne Meksike, zoti Hazhinasto eshte katuar edhe me kryetarin e Dhomës së Senatorëve, Senatorin Jose Gonzalez Morfin, si dhe me përfaqësues te biznesit meksikan. Senatori Morfin nënvizoi domosdoshmërinë e forcimit e marrëdhënieve midis Shqipërisë e Meksikës, si dy vende që ndajnë të njëjtat vlera. 

Vizita zyrtare e Zevendeskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto në Meksikë, u mbyll me një takim me përfaqësues të biznesit meksikan, ku morën pjesë përfaqësues të lartë të “Promexico” dhe Këshillit meksikan për Tregtinë me Jashtë si dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit. 

23 Komente

Prit kur te vijne meksikanet ne Shqiperi, por athere do te jete vone, veç kur ta shohesh edhe Shqiperine si Salvadori, Meksiko, Nikaragua, ku çdo dite vriten nga 20-30 veta. 

jane te nenshtruar e pa pretendime, do te thuash..

kane edukate te larte pune .nuk jane dhi e zgjebosur bishtin perpjete.

se bejne punet me te veshtira dhe nuk ngrene koke e te ankohen per kushtet, kete deshe te thuash..

Patricia Espinosa,me kete emer qe ka kjo jo vizat por te heq dhe petllen.

great,

me ket rast kalojne ne kufirin ilegalisht per amerike smiley

Pertej shakase, lajm i mire, nje destinacion interesant turistik, e pse jo dhe interesant nga pikepamja e biznesit

Ske pse e kalon kufirin ilegalisht Bedrana,beje tranzitin ne Amerike dhe ja ku shkove dhe ne Amerike,jo ti e kam keshtu ne pergjithesi.

..si dy vende qe ndajne te njetat vlera

_

Meksikanet jane nje problem madhor ne kufi me amerikanet, jane klandesitene dhe trafikante droge klasik, Amerika harxhon miliona dollar per te siguruar kufirin me Meksiken, pastaj cne shqiptaret ne Meksike?!!! smiley ..nejse zoti i shtoft inatin Ministrise Jashtme se besoj ndajme te njetat vlera pse jo edhe me Kolumbine! 

Jane dy vende qe perdorin shume MISRIN per buke  .Dhe nuk thone kot qe ata qe perdorin misrin e kane "gjakun ne siperfaqe " dhe e kane "deken si me le " Po me duket se ata e kane avancuar perdorimin e misrit edhe deri tek Rakia . Ne mbritem deri tek Alkoli .Si akllep misri qeme rrote me rrite kur e tregonte Jozeficka ne TVSH ne kohen e Inst Miser - Oriz .Urime vllezerve shqiptare per kalim kufiri tashme te Ligjshem per ....Meksike !

Te dy vendet hane miser e grosh per te ekuilibru aminoacidet. Hajde na e bofte zoti per hajer bashkimin me vellerzerit pordhace!

 

Kete fjalen, per "ndarjen e vlerave" e kane shperdoruar aqe shume se dhe  me inkasit e kamaçot do te kemi  te njejtata vlera.

Kurse une them;ate kufirin  me Ameriken si  e kana sot meksikanet?Me ate punen e kufirit atje,.... mund te ndajme te  njejtat  vlera, or Haxhiu i Nastove !

A ka marreveshje ekstradimi me Meksiken?

Kur te behet heqja e vizave nga te dyja palet nuk do shohim me Meksikane qe kalijne kufirin ne menyre klandestine per ne USA por vetem Shqiptare sikur ikin per ne Greqi...... smiley
Tani ta shikoni ju mafien Shqiptare te klandestineve hahahaha......

E qelbem Evropen tani do qelbem edhe Meksiken.......

Me ne fund e vuri re Ministria qe ka dhe shtete te tjera pervec BE! Nuk e di si eshte tani por u sterhabita kur mora vesh para dy tre vjetesh qe na duhet vize dhe per ne Tajlande! Pastaj Korea e Jugut, Japonia, Zelanda e Re, Australia, Vietnami, Filipinet, Indonezia, Argjentina, Brazili, etj. Beni kete pune te pakten e justifikoni rrogen se per diplomaci e dine te gjithe qe nuk ia themi/thoni fare. Mjafton te takosh ambasadoret tane neper bote.

shqipni meksike pa viza, po me ca mar ta marrsha, me pikatore a?

Memorandumi i Mirëkuptimit midis Akademive Diplomatike.

Vendosni dhe perdorni Redaktorin !

Aademia Dipkomatike ne Shqiperi ??????  . Edhe V.V te ngjallet dhe nuk e ben dot te qeshur sarkastike si kjo qe te shkakton kjo fraze Buuuuuuuu ....hahahahahahahahahaha

Dy cicat si një autobus i vetëm përmbi hartën gurore e pluhur...

Kjo i pershtatet me mire Dy Akademive Diplomatike ...Buuu -hahahahaha

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).