Ka njerëz që duan që ju të besoni se kjo ishte pikëpyetja e madhe e politikës ruse. A do kthehej vitin që vjen si president i Rusisë Vladimir Putin, Kryeministër nga 1999-2000, President deri më 2008 dhe prej atëherë deri sot sërish Kryeministër? Nëse kjo ndodh, Kushtetuta (e ndryshuar gjatë kohës që Putin nuk ndodhej në Kremlin) do t’i lejonte atij dy mandate të njëpasnjëshme me nga 6 vjet, gjë që do e mbante në pushtet deri më 2024, kur të ishte 71 vjeç.

Lajmi nga kongresi i sotëm i partisë Rusia e Bashkuar iu përgjigj kësaj pyetjeje. Dimitri Medvedev, aktualisht njeriu i ulur në Kremlin, tha se donte që zoti Putin të kandidonte për president vitin tjetër. Putin e falënderoi dhe tha se ky ishte një “nder i madh”. Rikthimi i tij do të vuloset në zgjedhjet presidenciale në mars. Nga ana e tij Medvedev (aktualisht President) do të garojë në krye të listës së partisë Rusia e Bashkuar në zgjedhjet për Dumën, dhoma e ulët e Parlamentit rus, në dhjetor dhe do të marrë nga Putini detyrën e Kryeministrit.

Ky shkëmbim i pastër postesh mund të paraqitet si triumf i demokracisë ruse. Ata po i binden asaj që është shkruar në Kushtetutë. Medvedev do mund të vazhdojë kryqëzatën e tij modernizuese për të çliruar Rusinë nga burokracia dhe korrupsioni, apo të promovojë versionin rus të Silicon Valley (Fusha e Silikonit, zonë ku është përqendruar teknologjia e lartë në Amerikë), e cila po ndërtohet në Skolkov, në të dalë të Moskës.

Putin, ende politikani më popullor në Rusi, mbetet një garanci për stabilitetin - një farë versioni rus i Lee Kuan Yew të Singaporit.

E parë në një kënd tjetër, e gjitha kjo është një shtirje sa për fasadë. Edhe pse ndodhej në një pozicion “më të ulët” në punën si Kryeministër, Putin mbetej figura më e fuqishme politike në Rusi. Pyetja, ashtu siç ne kemi shkruar shpesh, nuk ishte nëse ai do të qëndronte në pushtet, por mënyra sesi do të qëndronte.

Medvedev në mënyrë të përsëritur ka zhgënjyer të gjithë ata që shpresonin se ai do të ishte një flamurmbajtës i një krahu të pavarur për një Rusi të reformuar. Ai kishte zgjeruar në një farë mënyre kufijtë e gjërave për të cilat mund të diskutohej (të paktën më shumë se në të kaluarën staliniste), por duke parë pas në tre vitet e drejtimit të tij nuk gjen asnjë ndryshim thelbësor që ka vulën e tij.

Në të kundërtën, Putin, një ish-oficer i KGB-së, e riformatoi politikën ruse sipas imazhit të tij sapo mori pushtetin. Ai kërcënoi dhe burgosi kundërshtarët, sekuestroi pronat e tyre në fushën e energjisë dhe asetet mediatike; ai krijoi një sistem politik në të cilin vendimet e rëndësishme merren gjithmonë ashtu siç i duhen pushtetit. Edhe vendimi i sapo marrë apo të tjerë, nuk pritej të bënin përjashtim.

Problemet në Rusinë e sunduar nga Putini nuk kanë pasur asnjëherë të bëjnë me zgjedhjet apo me faktin se kush do të ulet në Kremlin.  Ato gjithmonë kanë pasur të bëjnë me ekonominë në stanjacion, korrupsionin e papërmbajtshëm, tensionin në rritje mes klasës së mesme dhe një lufte në Kaukazin Verior.

Menjëherë sapo të kthehet në presidencë Putin, një njeri pa bindje të përcaktuara ideologjike, mund të vendosë që e vetmja mënyrë që ai të qëndrojë në pushtet i pa bezdisur është të shkëpusë ekonominë nga varësia e saj prej industrive nxjerrëse, të godasë seriozisht ryshfetin dhe të ndërtojë një politikë të re ndaj rajoneve të tensionuara të Rusisë. Por, ashtu si njoftimi i sotshëm, ky do të ishte një besim fëminor. Ai më shumë do të tentojë t’i mbajë gjërat siç janë, dhe nëse kjo ndodh, Rusia mund të hyjë në një kapitull tjetër shumë të rrezikshëm të historisë së saj.

Artikulli i The Economist, përkthyer nga Mapo.

Foto nga blogu In Focus.

21 Komente

po ky, kerkon tia fusi Sales ne not?smiley

Rusia gjithmone, ndryshe nga Europa, ka ndjekur rrugen e saj.. ska pasur dhe sdo kete kurre demokraci (ne kuptimin e demokracise perendimore)... ruseve sikur ua kerkon organizmi te udhehiqen ne menyre te tille, autokrate..  ndofta vetem keshtu mund te funksionoje ai vend.. ca gjera jane keshtu...

Putini ha buke vec, mos e krahaso me Salen se eshte turp! Krahasohet floriri me kacidhen?!!  smiley ..Putini i ndroi faqen Rusise qe prej 1999, te mos kish qene ai Rusia do te kish shkuar perfund, sot Rusia mbetet nje nga shtetet me te fuqishme te botes! ..e shqiperia? ..me mire te mos flasim fare se eshte turp!

-jani.., (sec kam pershtypjen qe je nje mik i vjeter qe na u zhduke papritur pa lene gjurme.smiley).., nuk mendoj se Rusia, vendi i shkrimtareve, kompozitoreve, artisteve, shkencetareve, sportisteve me fame te padiskutushme boterore do te kish shkuar,keshtu, perfund... fjale e rende! do dilte nje Putin tjeter mor burre...

Belul,ne vendet ish komuniste,ikim drejt Perendimit me koken mbrapa

Gjitha ajo Rusi me 150milione banore e kusur ,s'ka suurat tjeter me te bukur dhe njeri me te mencur? Vetem Putini ka ngele.smiley

ti venus qenke shume siperfaqesore.smiley.  e do  per model, apo e do te bej punen?  ''shikoi punen, jo gunen'', tha.smiley

Belul ,kaq larg sa jam une, vetem gunen i shoh.smiley

 21

Mbaj mend kur shkonte Bush ne Rusi e gjate takimeve me Vladimirin, ky i fundit perdorte ato teknikat e KGB-se per ta hipnotizuar dhe vuuuu fondet amerikane per Rusine, nga 10 miliarde dollare cdo here. Eshte njesh! 

*76* çoç ndonjë gjë e re në historinë e pushtetit!

Politika është bërë gjithnjë nga të njejtët regjisorë, që karriget i kanë të lyera me zamk. Aktorët pastaj janë përzgjedhur sipas të njejtave kritere dhe janë udhëzuar t'i lenë vendin njëri-tjetrit për efekt artistik e për të shmangur monotoninë te publiku. Rikthimet krijojnë sensacion, emocion, e si rjedhojë konsum, kështuqë janë të rekomandueshme.

Pytëni është nga aktorë-regjisorët, një specie më e pakët në numër se e aktorëve të thjeshtë, për shkak të shkallës së inteligjencës mendore më të lartë të nevojshme. (Krahaso me Bushin... marionetë primitive).

Tani, pavaresisht se cfare mendon ekonomisti, Putini ka nje derr popullariteti ne Rusi, qe te cuditesh. Personalisht, ne keto kohe te turbullta, mendoj se Perendimit i leverdis me mire te kerkoje nje aleat tek Putin se sa te kerkoje gjilperen ne kashte. Sa per diktaturen: kur paten nofulla te pertypin per dekada Mubaraket e Abdullah bin Abdul Aziset, Putini do te jete i kendshem si nje lolipop me mente.

Se dhe me rol modele si Berlusca, zor se jemi kompetitive ne fushen e figurave politike.

Putini nuk eshte larguar ndonjehere nga pushteti qe kur e mori ate.. presidenti aktual ishte de jure por jo de facto i tille serish Putini i merrte vendimet. Ai thjesht e beri kete levizje shahu per tiu permbajtur kushtetutes .. Sa per krahasimet Shqiperi - Rusi eshte njesoj si te krahasosh kumbullat me kastravecat

...Putin, një njeri pa bindje të përcaktuara ideologjike, mund të vendosë që e vetmja mënyrë që ai të qëndrojë në pushtet i pa bezdisur është të shkëpusë ekonominë nga varësia e saj prej industrive nxjerrëse, të godasë seriozisht ryshfetin dhe të ndërtojë një politikë të re ndaj rajoneve të tensionuara të Rusisë. Por, ashtu si njoftimi i sotshëm, ky do të ishte një besim fëminor. Ai më shumë do të tentojë t’i mbajë gjërat siç janë, dhe nëse kjo ndodh, Rusia mund të hyjë në një kapitull tjetër shumë të rrezikshëm të historisë së saj....

I gjith artikulli nuk shpreh ASNJE gje per te percaktuar e permbyllur nje shkrim me togfjaleshin..... Rusia mund të hyjë në një kapitull tjetër shumë të rrezikshëm të historisë së saj....

  Ai me shume do te tentoje ti mbaje gjerat sic jane ... ?????? Ku eshte rreziku ketu aq me teper shume rreziku smiley

Ne te kundert te ketij arsyetimi permbylles flet fakti i mesiperm i theksuar , me te ZEZA  ose me fjale te Emigrantit ..i hallakatur smiley .....Putin, një njeri pa bindje të përcaktuara ideologjike..

Kush kuptoi ndonje gje nga ky artikull eshte i Lutur te na shpjegoje dicka jashte konkluzave te thekura ...... me koke mbrapa smiley

Kam pershtypjen, se kjo rilevizje, do te lere shije te keqe ne perendim. 

kam biseduar me ruse qe jetojne atje. nuk kane patur ndonje dashuri per Putin. nje faktor i rendesishem qe po qendron kaq gjate ne politike eshte nafta. rusia eshte e pasur me nafte dhe putin di c'ben.

O lira keshtu thone edhe per qenien njerezore .

Nuk do kishte shume jete.Biles ka edhe deklarata ..." sa me shume njoh kafshet aq me shume urrej njerzit " .... smiley por cfare ti besh kesaj qenie qe ka epersi se ka MENDIMIN . Ou pse tani u zbulua qe Rusia ka nafte ??? 

sigurisht qe ka mendimin se e thashe qe di c'ben. kush di c'ben, ka nje mendje per se mbari e tejet per se mbari. rusia kish nafte po ja qe falimentoi dhe u katandis kokoshi nje thele pas '90. rusia ka nafte dhe putini di c'ben. te dyja anet e ekuacionit plotesojne njera-tjetren. pa naften, putin nuk do kish mbijetuar. pas-komenti yt eshte i panevojshem.

....Nje i pari i ruseve sajoi emrin "Car", ne pergjasim te emrit  te Jul Çezarit  te madh Romak.Dhe qe te themi ate qe eshte,  te kesaj perandorie gjigande, gjithmone kane  kopjuar ide   prej te tjereve ne Evrope.Mirepo ashtu sikurse kane kopjuar edhe jane treguar krijues  ne sensin e transformimit te ideve te marra.Keshtu  vepruan me idene e 'Artit proletar" te  lindur ne France  aty nga vii 1913, sipas mendive gte  Marsel Martinetit.Biles para tij, nje  anarkist i vjeter, Sharl Alberti, pati  leshuar  si shprehje "Arti Proletar".Cilin thelb "rrembyen" ruset prej kesaj ideje?

Ate te  zhdukjes se çdo  gjurme te  klases se vjeter shoqerore ne fushen e letersise, artit, politikes .... dhe ekonomise.

 I  vetemi, Trocki ju kundervu  kesaj ideje, duke bere te tij idene se  .."Qellimi i transformimit  te shoqerise  kerkon nga klasa puntore, permbi te  gjitha,zoterimin e njohjes se artit te arrire, te shkences, dhe sidomos te kapacitetev  administrative te politikave te shoqerise vjeter, ne menyre qe ta shpiem shoqerine  perpara, duke ndryshuar ato ç`ka te vjetren e kane ndalur apo penguar..."

Tek ky Car i  pashpallur, me emrin Putin, i cili  nuk eshte aspak ne staturen qe me i pari ruseve pati sjelle kete emer, si nje burre i madh ne trup, me vetullat ngritur  e mbledhur pake mbi balle, por nje biond sykalter,tipik i  stepave ruse, me nuanca te  fytyres si te meshtenkave ne vjeshten e vone, i cili  gjithe jeten pergjoi duke u  futur thelle ne idete e trockit, ne kombinacionet poltike, te  Buharinit ne fushen e transformimit te ekonomise, te  Stalinit  ne fushe ne brrylave per te mbetur gjithenje ne krye dhe te ideve praktike te ish  studentit me te  shkelqyer ne Univesitetin Politeknik te  Leningadit, Malenkovit, ne fushen e permiresimit te ideve te  se tjereve, per  nje shtet dhe nje .... Rusi shume te forte.

   Rusia eshte  nje hambar  pafund figurash te medha, por kombinuar  keshtu  si tek e Putinit i  ka te  rralle.Se te tillat i kerkon dhe ifarketon,  nje kohe  ndervarur prej shume faktoreve historiko-shoqerore

 Pra ky Putin, eshte nje amalgame e shume figurave ruse, qe atij i jane bere pjese e shpirtit dhe mendjes, te kombinuara ato me sa  mesoi e "rrembeu" nga ambjenti  dhe  mentaliteti gjerman.

   Ai  tashme eshte  nje "Car  Rus".....  i permasave.. te Pjoter Velikit !

Pjoter Veliki-I vure vulen Grava ? Po ky cari yne nga c`modele eshte amalgamuar ? (Ali Pashai, I.Qemali, Noli,Zogu,Enveri, Ramizi )

nje gje eshte e sigurt,notin e qaka ky,komplet flutur paska dale smiley

Rotacioni në Moskë, çfarë fshihet pas Putin-Medvedjev

Shpallja e parakoshhme kandidaturës së Putinit për president të Rusisë nuk i ka suprizuar vëzhguesit në Gjermani. Por ajo, që i befason ata, është gatishmëria e Medvedjevit të pranojë postin e kryeministrit.

Kandidatura për president e Vladimir Putinit në kongresin e partisë ruse në pushtet “Rusia e Bashkuar” dhe shkëmbimi i posteve mes presidentit Dmitri Medvjedev me kryeministrin Putin nuk i befasoi ekspertët e Rusisë në Gjermani. “Unë tani kam fituar shumë baste në rrethet e mia shoqërore”, u shpreh drejtuesi i Qendrës Berthold-Beitz, Alexander Rahr.

Sascha Tamm, drejtor i zyrës së Fondacionit Friedrich Naumann në Moskë, shprehet gjithashtu jo i suprizuar prej shpalljes së kandidaturës së Putinit për president në zgjedhjet e marsit 2012. Megjithatë ai është i befasuar nga gatishmëria, që shfaq Medvedvjevi për të pranuar të jetë kryeministër nën presidentin Putin. “Që ai paskëtaj vërtetë do të jetë kryeministër, këtë përpara disa javësh nuk e konsideroja të mundur”, thekson Tamm.”Fytyra e Medvedjevit ishte e trishtuar”....

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).