Javën që kaloi, shkrojta për shqetësimet seksuale të fëmijëve dhe adoleshentëve. Sot do të shkruaj se si e përjetojnë të rriturit dilemën: A jam unë, seksualisht, normal?

TË RRITURIT i shqetëson ankthi për lojën seksuale dhe ata janë në merak për mënyrën si do të performojnë. Më poshtë do të përshkruaj vetëm pak skenarë, që tregojnë për influencën negative të këtij ankthi. Ju me siguri, jeni gjendur edhe në situata të tjera të ngjashme

1-Thuajse të gjithë njerëzit, kur bëjnë seks, përpiqen të mos bëjnë gabime. Ata ndjejnë një frikë të pakuptimtë, kur duhet t’i lënë energjitë erotike ta drejtojnë ato aktin seksual. Frika se mos dështojnë seksualisht mpak energjitë e tyre seksuale. Të gjithë, përpara ose gjatë marrëdhënies seksuale i bëjnë vetes këto pyetje: A mos ndërmora një iniciativë të papërshtatshme?. A mos do të përçmohem nga partneri ose partnerja?. A mos bëj gabim që e dua këtë djalë apo këtë vajzë?. Dhe radha e këtyre pyetjeve vazhdon pambarim.

2-Shumë grave u duhet stimulim seksual ekstra, që të arrijnë klimaksin. Por vetëm fare pak gra e kërkojnë këtë stimulim nga partneri. Ato nuk e kërkojnë stimulimin e klitorit, sepse mendojnë që gratë e tjera, shoqe të tyre, nuk kanë nevojë për këtë stimulim. Por ka edhe më keq. Çdo grua që nuk e arrin orgasmën, ndjehet e turpëruar, e ofenduar dhe fajtore, edhe pse nuk ka asnjë faj. Imagjinoni një grua që dëshiron të qëndrojë mbi burrin gjatë lojës seksuale dhe ajo e fsheh këtë dëshirë. Pse?. Sepse ndruhet mos nuk është mirë ta kërkojë këtë dhe partneri do ta fajësojë, ndëshkojë dhe përbuzë.

3-Frika se mos tregohen jo normalë seksualisht, i shtyn njerëzit që ta përmbajnë veten dhe të mos e shprehin atë që ndjejnë e që është natyrale gjatë lojës seksuale. Kjo do të thotë ti ndalosh trupit zërin, nuhatjen, frymëmarrjen dhe lëvizjet e tij natyrale. Kjo frenon kënaqësinë dhe arritjen e orgasmës.

4-Frika i detyron njerëzit që gjatë marrëdhënies seksuale  të observojnë veten dhe të monitorojnë përgjigjen e partnerit ndaj veprimeve të tyre. Në vend që të gëzojnë trupat dhe ndjenjat e tyre, ata vlerësojnë mënyrën si aktrojnë. Ata shpjegojnë si bënë seks, në vend që flasin si u ndjenë me të. Kjo bën që seksi të mos jetë gëzim i perfeksionit të tyre human, por të bëhet një mundësi më shumë për dështim.

5-Frika i shtyn njerëzit të frenojnë eksplorimin seksual. Ata të shqetësuar pyesin veten: Ç’do të ndodhë, po qe se kërkoj diçka që nuk është shoqërisht e aprovuar? Kjo i bën të ndjehen jo normalë dhe të vulnerabël. Ata mendojnë se do të përbuzen nga partneri, që është ofenduar prej kërkesës së tyre. Kur njerëzit mendojnë se seksualiteti i tyre do të konsiderohet jo normal nga partneri, atëherë, që të jenë të sigurtë, ata bëjnë  seks rutinë që përsëritet njësoj çdo herë, seks pa emocione.

6-Frika seksuale ka edhe shprehjen e saj sociale. Kjo, shprehet duke kundërshtuar edukimin seksual, duke kundërshtuar metodat e kontracepsionit dhe artin erotik. Kërkesa e fortë e vazhdueshme për të qenë “normalë”, sjell pikërisht “anormalen” – kërkesën për t’iu larguar seksualitetit, nga që kanë frikë prej tij.

Frika për seksualitetin në fëmijëri i shtyn fëmijët ta braktisin seksin. Frika për seksualiteti kur janë të rritur, i detyron ta mohojnë seksin në mjedisin ku jetojnë. Njerëzit, në çdo situatë përpiqen të evitojnë atë që kanë frikë.

VERSIONET KRYESORE TË PYETJES “A JAM NORMAL?”

Në blogun tim www.seksologu.com kam mbi 4000 pyetje. Ato m’i kanë drejtuar njerëz të ndryshëm, kryesisht adoleshentë dhe universitarë. Prej tyre në funksion të këtij shkrimi zgjodha pyetjet e më poshtme, të cilat janë edhe më të shpeshtat:

1-    A janë normale fantazitë e mia ?

2-    A është penisi im normal?

3-    A janë ereksionet, testikujt, buzët e vaginës, gjinjtë e mi normale në formë, në dimensione dhe në ngjyrë.

4-    Më duket se nuk lubrifikohem, ose lubrifikohem shumë kur eksitohem. A jam unë normale?

5-    Ndryshe nga miqtë e mi, unë dëshiroj, ose nuk dëshiroj të shikoj video pornografike. A jam unë normal?

6-    Mua nuk më pëlqen seksi oral. A jam unë normal?

7-    Thumbat e gjinjve të mi janë të futura. A jam unë normale?

8-    Mua nuk më pëlqen, ose më pëlqen loja anale. A jam unë normal?

9-    Nuk më pëlqejnë puthjet me gojë të hapur. A jam unë normal?

10- Mua më pëlqen të bëj seks më shpesh se shoqja ime. A jam unë normale?

11- Mua më pëlqen të bëj dashuri, por orgasmat më të forta i kam kur masturboj . A jam normale?

12- Në të vërtetë më pëlqen të jem poshtë dhe të trajtohem pak ashpër gjatë seksit. A jam normale?

13- Kur isha në universitet, unë bëja seks rreth 4 ose 5 herë gjatë ditës. A jam normale?

14- Që të arrij në orgasmë unë dua që të më goditet klitori. A jam unë normale?

Këtyre pyetjeve unë u kam dhënë përgjigje në blog dhe në shkrimet e mia. Në kuadrin e këtij shkrimi është e mjaftueshme t’u them të gjithëve:  Mos u shqetësoni!

Njerëzit, që janë të shqetësuar nga që mendojnë se nuk janë seksualisht normalë, janë kapur në një dilemë të dhimbshme. Ata që kanë frikë se nuk janë normalë, punojnë fort që të bëhen normalë dhe gjithmonë kërkojnë mënyra për t’u bërë ndryshe. Shumë të tjerë që ndjejnë se janë normalë, jetojnë me frikën se mos e humbasin  statusin normal, sepse ata që e përcaktojnë këtë status, mund t’i ndryshojnë rregullat në çdo kohë.

Mënyra e vetme për t’iu shmangur ankthit, është të kuptoni se nocioni “normal” është i parëndësishëm. Merreni jetën nën kontrollin tuaj. Është e drejta juaj  ta pranoni seksualitetin tuaj në parametrat që ju vetë i vendosni dhe për ta bërë këtë ka disa mënyra:

  1. Vendosni vetë për vlerat tuaja seksuale, siç janë ndershmëria, përgjegjësia dhe respektimi i vullnetit të partnerit. Këto janë faktorët e brendshëm ku duhet ta mbështesni eksperiencën tuaj seksuale. Me fjalë të tjera: A ndjeheni ju mirë emocionalisht dhe fizikisht me jetën tuaj seksuale?. Kjo ka rëndësi. Çdo përcaktim tjetër social për “normalen”, mund të jetë i drejtë ose i gabuar. Rëndësi ka që ju të ndjeheni mirë dhe në ç’do rast të diskutoni vlerat tuaja seksuale, me partnerin tuaj.
  2. Bëjini të njohura qëllimet tuaja seksuale. Të jeni gjithmonë vetia juaj. Zbuloni veten, intimitetin, mënyrën si jepni dhe si e ndani dashurinë dhe kënaqësinë. Kuptoni sa të fuqishëm ndjeheni kur merrni kënaqësinë seksuale nga trupi juaj. Sapo të keni njohur qëllimet tuaja seksuale, ju keni të drejtën të merrni pjesë në çdo aktivitet seksual, që bazohet në këto qëllime dhe përputhet me vlerat tuaja.
  3. Mbani mënd, kur fjala është për seksualitetin, në çfarëdo forme qofte ai,  ju duhet ti besoni zërit tuaj të brendshëm – “intuitës” dhe  “ndjenjave tuaja”. Ka gjithnjë një “zë mbrojtës që del nga brenda”.
  4. Thyejeni heshtjen. Kur ju flisni me shokë e shoqe mbi eksperiencën tuaj seksuale dhe për ndjenjat tuaja, ju fuqizoni veten dhe të tjerët. Kur ju e shtrembëroni eksperiencën dhe ndjenjat tuaja, ato do të jenë të izoluara dhe të heshtura.  Izolimi nga realiteti dhe prej atyre që u rrethojnë, bën që ju të zotëroheni nga ankthi: Jam apo nuk jam normal?.

DISA SITUATA SEKSUALE VËRTET NUK JANË NORMALE

Ja disa prej tyre:

1-    Sjelljet jo korrekte të partnerit. Kur partneri me sjelljet e tij ose të saj, gjithmonë, shikon gabime vetëm tek ju.

2-    Partneri ve në dyshim seksualitetin tuaj normal. Kjo bëhet më e rëndë kur partneri këmbëngul se në marrëdhëniet tuaja ka diçka që është gabim

3-    Partnerët akuzojnë njëri-tjetrin. Sharjet “kurvë”, “homo”, “i ftohtë”, “e ftohtë”, “ i mërzitshëm”, “Aisberg” shumë të tjera si këto, janë të papranueshme. Kur partneri u ofendon në këtë mënyrë, kërkoni ta diskutoni shqetësimin, por kurrsesi mos lejoni që ai ose ajo të diskutojë lidhur me karakterin dhe seksualitetin tuaj.

4-    Partneri u ofendon se ju doni gjithë kohën seks. Kur kjo është për ju një gjë normale, bisedoni hapur me njëri-tjetrin për dëshirat e ndryshme që keni.

5-    Mos u përpiqni të mbroheni, kur partneri u akuzon se  “nuk jeni normal”. Insistoni të sqaroni se lidhur me seksualitetin nuk ka gjëra normale dhe jo normale. Duke vepruar kështu ju do të evitoni grindjet që janë me pasoja.

6-    Mos insistoni të gjeni kush nga ju të dy ka të drejtë. Largojuni kësaj dhe kalojeni bisedën në çështje më të mëdha. Pyeteni partnerin se çfarë quan ai ”normale. Kjo u jep shansin të bisedoni për gjërat kryesore, që qëndrojnë në themel të marrëdhënieve tuaja seksuale. Këtë lloj bisede duhet ta bëjnë të gjitha çiftet në konflikt. Kjo do t’i ndihmojë të sqarojnë standardet mbi të cilat gjykohet seksualiteti. Pra, gjykohet një standard me të cilin mund të jeni ose nuk jeni dakord.

7-    Nuk duhet të përfshiheni në një aktivitet seksual për të cilin nuk jeni dakord. Kur nuk u pëlqen një aktivitet i veçantë seksual, mos e bëni. Po qe se njëri nga ju do seks anal dhe tjetri nuk dëshiron, ju nuk duhet ta bëni këtë. Askush nuk ka të drejtë të jetë zotërues. Këtu nuk ka mëdyshje, ka ose nuk ka të drejtë partneri?. Këtu nuk ka  nevojë për shfajësim. “Mua nuk më pëlqen kjo dhe pikë!”. Ky qëndrim është i mjaftueshëm.

TË NDJENI PËRGJEGJËSINË 

Deri sa ka një koncept për atë që është seksualisht normale, do të thotë se ka një kufi që ndan  seksualitetin shoqërisht të pranueshëm, nga seksualiteti që shoqëria nuk e pranon. Pavarësisht, në cilën anë ju keni zënë vend, vetë ekzistenca e kufirit është ndrydhëse. Shumica e njerëzve nuk kanë informacionin e duhur, nuk kanë, madje, as kurajën e as vetëbesimin seksual të nevojshëm, që ta vënë në dyshim këtë kufi, e aq më keq, të kenë kurajën ta heqin atë fare. Qëndrimi ndaj këtij kufiri, është çështje kyçe për çlirimin seksual, për kënaqësinë, për intimitetin dhe për vetëbesimin. Njerëzit duhet të ndjejnë përgjegjësi të lartë për seksualitetin e tyre. Seksualiteti është pjesë e rëndësishme e personalitetit të tyre.

A do të thotë kjo se njerëzit duhet të pranojnë çdo gjë? Jo. Kjo varet nga vlerat e gjithkujt, varet nga ndershmëria, përgjegjësia dhe  bashkëpunimi. Shumë njerëz shqetësohen se mos me sjelljet e tyre të rrezikshme e “kapërcejnë këtë kufi”. Po të keni vlera të qarta dhe të forta dhe po t’i përdorni këto vlera për të orientuar, sjelljet dhe ndjenjat tuaja në drejtimin e duhur, ju do të jeni të ndërgjegjshëm për sjelljet tuaja seksuale dhe për pasojat që rrjedhin prej tyre.

Përdhunimi është i dënueshëm sepse është marrëdhënie pa aprovim të dyanshëm. Të mashtrosh dikë, që të kryesh marrëdhënie seksuale duke i thënë në “unë të dua”, kur nuk e do, është keq sepse është e pandershme. Ta infektosh partnerin me një sëmundje seksualisht të transmetueshme që ti e ke, pa e paralajmëruar atë fillimisht,  është sjellje shumë e keqe dhe e papërgjegjshme.

Le ta pranojmë këtë të vërtetë. Natyra na ka bërë një dhuratë të bukur, kur na dha seksualitetin, me të cilin askush nuk ndjehet keq. Ju duhet të ndjeheni gjithmonë vetia juaj. Kurrë nuk do të ndjeheni keq dhe kurrë nuk do të dëmtoni njeri, po qe se do të bëni seks të ndershëm, të përgjegjshëm dhe me mirëkuptim. Do të keni shumë shpërblime të rëndësishme,  po qe se do t’i qëndroni besnikë seksualitetit tuaj.

Padija, ose kujdesi i tepruar për atë që është seksualisht normale, është demonstrim i mungesës së njohurive seksuale, që në shumicë i kemi trashëguar nga shoqëritë represive, nëpër të cilat kemi kaluar.

26 Komente

Zoti seksolog, mua me rezulton krejt e kunderta, vecantia (anormalja) eshte shume e rendesishme. Megjithate mire se te na vije ky apel 'duaje veten tende'.

''Të gjithë, përpara ose gjatë marrëdhënies seksuale i bëjnë vetes këto pyetje: A mos ndërmora një iniciativë të papërshtatshme?. A mos do të përçmohem nga partneri ose partnerja?. A mos bëj gabim që e dua këtë djalë apo këtë vajzë?. Dhe radha e këtyre pyetjeve vazhdon pambarim.

jo po mbajne fjalime....smiley.        çjane keto brockulla qe shkruani mor aman?!laugh

cool Sa te mbarojne fjalimin keta "te gjithe", ka ikur tjetri.

E de bej si te besh, se mos do besh krushqi me te..

Ky qenka i lezecem shume, paska nje emision televiziv "Linja e kuqe", paska gallate, xhanem jo kushedi ca, mbase ngaqe s'jam mesuar une te degjoj emisione te tilla shqip. devil

Ju ftoj te gjeni videon me interesante te ketij. laugh

smiley Filloi Revolucjoni seksual.... Me ben cud se keta telefonuesit flasin me theks labi

oboboboob ç po na degjojne syte smiley ...lloje lloje paska pas...na çuditen fare. duhej faqja e re e peshkut qe t`updateoheshin dhe detajet mbi jeten e te rriturve. lol hajt me kembe te mbare tamam

Dje lexova nje citim te shkurter permbledhes per Rezultatet e nje Studimi te Fundit i cili se shpejti do shikoje driten e Botimit!

Seksi qeka Loje , dmth eshte i shkeputur nga Dashuria . Pra pregatituni qe dashuria te marre forma te reja cfaqjeje e argumentimi , sidomos ne llojet e Martesave nga njeri - njeri ne njeri  -shpende , njer i-  kafshe dhe njeri -Peshk.

Kjo e fundit edhe mund te besohet kur shikon dashurine e madhe te peshqerve per PPUheartperderisa nuk ka dale nje Blog si sgpendet pa krahe !

doktori (ky seksologu jo ai tjetri), perpiqet qe te japi disa informacione, te pergjithshme, rreth disa dukurive. kjo puna e ndrojtjes nuk eshte problem vetem i shqiptareve (qe kush e di bejne a s'bejen 1 here ne vit seks) por i te tere njerezve. ai thjesht ben apel qe te jeni te lirshem. smiley mos ta kufizoni veten! smiley  te eksploroni anet me te erreta te trupit tuaj smiley , dhe te jeni vetvetja... edhe pse mund te dukeni si rokua, apo ndonje ninfomane! smiley

une, personalisht i vleresoj mundimin qe ben doktori(per te dhene edukaten seksuale qe u mungon shqiptareve), edhe pse kur shkruan keta artikujt flet per gjera shume te pergjithshme dhe teorike.

te njejten gje mendova dhe une.

Une e lexoj dhe nuk shoh ndonje gje te gabuar, ose te per ta tallur, ose gjera jashte te pergjithshmes teorike. Eshte i pergatitur ne te pergjithshmen teorike dhe ka nderimet e mia qe, edhe pse nuk jep informacion te vecante por te pergjithshem, ne radhe te pare guxon, ne mes te nje shoqerie me provinciale qe tallin ate qe guxon te flase per gjerat tabu, sic duken dhe ketu ne peshk, dhe qe ne radhe te dyte ndihmon shoqerine shqiptare qe duhet pranuar qe eshte shume e ndrydhur ndaj seksit dhe ka nevoje pikerisht per gjerat e pergjithshme teorike e jo te vecanta.

une kete emisionin e dr. harxhit s'e kam pare asnjehere ne tv. transmetohet ne ndonje tv lokal? apo jane vetem keto vidjot ne internet?

 

Me vrap keta, te tregojne katnarizmin qe te flasesh per seksin eshte tabu, duke share ate qe flet.

 

Profesori ka dhe nje faqe te veten, me gjera shume te dobishme. seksologu.com

ja nje pjese nga faqja

 

Pyetje:
Përshëndetje doktor, dua të pyes se sa i dëmshëm është masturbimi gjatë ciklit menstrual, jam e brengosur shumë pasi ndonjëherë më vjen të masturbohem edhe gjatë ciklit menstrual.
Dua të kem një përgjigjeje sa më të shpejt ?

Përgjigje:
Masturbimi nuk është i dëmshëm asnjëherë, po qe se masturbohesh kur ke dëshirë. Gjatë periodave shumë vajza dhe gra ndjejnë dëshirë më të fortë për të bërë seks. Kjo është normale. Ki parasysh të masturbosh me duar të pastra dhe po qe se fut në vaginë ndonjë objekt sic është një penis artificial, një vibrator, një objekt tjetër që zëvendëson penisin (kastravec, karrotë, kungull, patëllxhan etj) bëj kujdes që ato të jenë të pastruara mirë. Rreziku i infeksionit gjatë kohës që je me menstruacione është më i madh.

Tani qe lexova doktorin u bera me shume konfjuze per lojen..cpata qe e lexova.. sad

Se pari, urime per faqen e re - sigurisht qe ka permiresime nga me pare, por edhe me mire mund te behej.

Kur po pashe kete temen, m'u kujtuan disa shkrime te se njejtes rubrike (Are you normal?) qe i kam lexuar kur marr trenin ketu tek nje gazete nga ato falas (metro). Sa kopjace bre keta gazetaret e Metro-se! Duhet te pranoj qe humori ishte me origjinal tek shkrimi i doktorit tone se ketij terapistit new-yorkez. Ja p.sh. c'thote doktori kur flet per shqetesimet potenciale te njerezve ndersa gjate aktit seksual:

 A mos ndërmora një iniciativë të papërshtatshme?. A mos do të përçmohem nga partneri ose partnerja?. A mos bëj gabim që e dua këtë djalë apo këtë vajzë?.

Nuk e di per ju te tjeret por, mua personalisht, mendime te tilla s'me kane shkuar ndonjehere ne mendje kur jam duke bere ate pune. Dhe me duket nje cike e veshtire qe truri te kete kohe te beje pauza e te mendoje seriozisht per pyetje  te tilla ndersa gjithe ato impulse e sinjale te forta vershojne drejt tij nga gjithe organet sensore. Me duket nje cike si irreale. Eshte njesoj sikur une tashti, duke lexuar kete artikull interesant, te ndaloj e t'i bej vetes pyetjen: "A eshte gramatikisht e sakte te vesh pike pas pikecuditeses?." Nuk shkon, apo jo?

Imagjinoni një grua që dëshiron të qëndrojë mbi burrin gjatë lojës seksuale dhe ajo e fsheh këtë dëshirë. Pse?.

Doktor, me duket se ke ngel me mbrapa nga "pacientet" qe kerkon te sherosh. Cfare je tuj thene or burr i dheut - te kerkosh me qiri dhe s'e gjen sot grua te tille, madje dhe njehere qemoti, u dilte direkt turpi pas heres se pare. smiley

Kjo do të thotë ti ndalosh trupit zërin, nuhatjen, frymëmarrjen dhe lëvizjet e tij natyrale.

Tashti, zerin edhe do ta mbash nje cike se c'kusur ka gjitoni, me kupton apo jo. Le pastaj anetaret e tjere te familjes (if applicable, of course). Sa per nuhatjne e frymemarrjen s'ma ha mendja se e kufizon njeri gjate asaj pune. Nuk mundesh edhe te duash. smiley

Frika i detyron njerëzit që gjatë marrëdhënies seksuale  të observojnë veten dhe të monitorojnë përgjigjen e partnerit ndaj veprimeve të tyre.

se lubrifikohem shumë kur eksitohem. A jam unë normale?

Qyshkur na u perceptoka kjo si dicka negative? Eshte si nje grua te trembet se mos i ka buzet si te Angelines (Jolie-se, of course).

Në kuadrin e këtij shkrimi është e mjaftueshme t’u them të gjithëve:  Mos u shqetësoni!

Po kete na kishe thene qysh ne fillim bre, se na ngrive gjakun. wink

 

Bëjini të njohura qëllimet tuaja seksuale.Sapo të keni njohur qëllimet tuaja seksuale, ju keni të drejtën të merrni pjesë në çdo aktivitet seksual, që bazohet në këto qëllime dhe përputhet me vlerat tuaja.

Qe sot e tutje do t'ia bej te qarte kolektivit qellimet e mia - zaten se ndonjera me mohon te drejten time te patjetersueshme! Rrofte doktori, qe na hapi site! laugh

Mbani mënd, kur fjala është për seksualitetin, në çfarëdo forme qofte ai,  ju duhet ti besoni zërit tuaj të brendshëm – “intuitës” dhe  “ndjenjave tuaja”. Ka gjithnjë një “zë mbrojtës që del nga brenda”.

Dmth, sipas kesaj qe thote doktori, kushdo qe perdhunon eshte i justifikuar ngaqe ka besuar ne "zerin e tij te brendshem", "intuiten", dhe "ndjenjave te tia." 

Thyejeni heshtjen. Kur ju flisni me shokë e shoqe mbi eksperiencën tuaj seksuale dhe për ndjenjat tuaja, ju fuqizoni veten dhe të tjerët.

Tamam, tamam, kjo shprehja "fuqizoni veten dhe te tjeret" e perdorur me lart, cfare kuptimi ka?

Po qe se njëri nga ju do seks anal dhe tjetri nuk dëshiron, ju nuk duhet ta bëni këtë.

A ka rendesi ketu te percaktohet me qarte se kujt i takon ajo "ju"-ja ne pjesen e dyte te fjalise?

DISA SITUATA SEKSUALE VËRTET NUK JANË NORMALE

Ja disa prej tyre:

1-    Sjelljet jo korrekte të partnerit. Kur partneri me sjelljet e tij ose të saj, gjithmonë, shikon gabime vetëm tek ju.

E c'lidhje ka kjo me situatat seksuale?

Padija, ose kujdesi i tepruar për atë që është seksualisht normale, është demonstrim i mungesës së njohurive seksuale, që në shumicë i kemi trashëguar nga shoqëritë represive, nëpër të cilat kemi kaluar.

E dija une, Enverin do fajesonit ju dhe per kesi gjerash.... cheeky

 

 

Nuk e di per ju te tjeret por, mua personalisht, mendime te tilla s'me kane shkuar ndonjehere ne mendje kur jam duke bere ate pune. Dhe me duket nje cike e veshtire qe truri te kete kohe te beje pauza e te mendoje seriozisht per pyetje  te tilla ndersa gjithe ato impulse e sinjale te forta vershojne drejt tij nga gjithe organet sensore. Me duket nje cike si irreale. Eshte njesoj sikur une tashti, duke lexuar kete artikull interesant, te ndaloj e t'i bej vetes pyetjen: "A eshte gramatikisht e sakte te vesh pike pas pikecuditeses?." Nuk shkon, apo jo?

 

Anormale eshte te mos e kesh menduar. Normalisht qe kur ben ate pune, nuk eshte vetem jepi si makineri e mos mendo. Mendon edhe per tjetren, nese e lendove, nese po i pelqen dhe asaj apo vetem ty, nese i pelqente me shume ashtu si me pare apo keshtu si tani, apo po te provoj kete tjetren. 

Doktor, me duket se ke ngel me mbrapa nga "pacientet" qe kerkon te sherosh. Cfare je tuj thene or burr i dheut - te kerkosh me qiri dhe s'e gjen sot grua te tille, madje dhe njehere qemoti, u dilte direkt turpi pas heres se pare.

Aspak e vertete. Jashtezakonisht irreale kjo qe ke thene. Varet si eshte marredhenia ne cift dhe nga personi. Dhe profesori nuk po thote vetem per kete qe te rrije gruaja siper, por mund te merret per shume pozicione apo gjera te tjera qe nxirren me frike e me turp. 

Kjo do të thotë ti ndalosh trupit zërin, nuhatjen, frymëmarrjen dhe lëvizjet e tij natyrale.

S'e ka fjalen per nuhatje normale apo frymemarrje normale, por ato te shfrenuarat e seksit qe te japin kenaqesi. Eshte e vertete qe shume e frenojne veten nga keto prej turpit, derisa mesohen. Ka qe kane turp te mesohen. Varet nga tipat, nga cifti.

Per te tjerat s'po vazhdoj, sepse pertoj dhe sepse jane komente prej provinciali, qe e bejne te foluren per seksin tabu ne shoqerine tone, pikerisht sepse njerezit i druhen komenteve tallese prej provinciali.

 

Mendon edhe per tjetren, nese e lendove, nese po i pelqen dhe asaj apo vetem ty,

Wow! Po nuk jane keto mendimet qe une iu referohesha. Eshte tjeter gje cfare te pelqen ty te lexosh mes rreshtave - une i referohesha atyre qe ka shkruar doktori. Krahasohe kete lart qe ke shkruar ti me c'ka shkruar doktori:

 A mos ndërmora një iniciativë të papërshtatshme?. A mos do të përçmohem nga partneri ose partnerja?. A mos bëj gabim që e dua këtë djalë apo këtë vajzë?.

Te duken njesoj ty? Sa per ate provincialin, na ofendove shume. Me demek ngaqe jam prej Permeti une nuk i kuptokam dot keto punet e fella te doktorit. Me beso qe une jam shume here me teper se ty i kualifikuar te flas per kesi gjerash. Kritika ime ndaj postimit konsistonte ne ate se bazohej kryesisht ne muhabete kafenesh qe doktori mund t'i kete degjuar ketu e 20 vjet me pare, jo ne ndonje studim apo kerkim real per ceshtjet ne fjale. Ishte nje perqasje naive, per mendimin tim. Per ty, duket se ka qene nje shkrim i felle. E pastaj cfare? Ja nuk biem dakord ne kete pike. Kujton ti se te jep kjo te drejte te mendosh se domosdo une jam ai qe s'marr vesh nga keto pune? Une e dija qe tycat si puna jote qarkullojne me shumice neper internet, po keshtu si rrufe ne qiell te paster s'e dija - pa u presantuar, pa u njohur - thuaj njehere "turqeta", pastaj hidhu ne sulme. Apo je ndonje nga ata iditotet qe ka ndryshuar emrin e do te marresh ndonje "hak" te vjeter.

 

 A mos ndërmora një iniciativë të papërshtatshme?. A mos do të përçmohem nga partneri ose partnerja?. A mos bëj gabim që e dua këtë djalë apo këtë vajzë?.

E njejta gje eshte, ato qe thashe une tek keto te cojne.Dhe njeriu nuk mendon po aq ngadale sa shkruan apo lexon. Nje mendim sa ai qe ka shkruar eshte nje click i mendjes. Varja, je shume jashte rruge per te vazhduar debatin. Je i gjithi i perqendruar te sharja e atij qe guxon te sfidoje tabute e provincialeve.

Te takon vec ty xhibi. Une s'e kuptoj pse s'ke shkruar dhe ti artikuj per kete teme? Duhet te kesh programin tend ne radio/TV smiley

Gjemb, ti po thua fakti qe me pelqen emisioni i ketij xhaxhi seksologut ne shqip nuk eshte dhe aq tregues i cvirgjerimit te veshit me muhabete te tilla ne shqip sesa i kompensim virtual i mungesave reale? smiley

Te pakten s'jam si juve qe ju vjen turp te pranoni se masturboni. smiley

Sa larg e cove o xhibo. S'e kisha aspak atje por eshte interesante ku te shkon mendja.

Tani po me akuzon se me shkon mendja tek ty & masturbimi? smiley

Qafshapartine shaka po beja, nuk jam aspak tip siperfaqsor apo paragjykues, keshtu qe natyrshem nuk i vleresoj njerzit se ca e si i (s&#39smileybejne gjerat seksuale, as edhe nga komplekset apo konfidencat e tyre per te folur per keto gjera. Me pak fjale, se na bere lemsh, ku e lame? smiley

Apo po, tek seksologu:

Më mirë një penis i vogël dhe i apo një penis i madh dembel?

Tushe, se ty te kemi seksbarometer te kombit ne; mire ke qene me shendet kohet e fundit? smiley

Informative per seksin dhe hot dhe seksi ne te njejten kohe jane keto

kane shume episode. smiley

me duket mua apo eshte shume seksi kur degjon nje tufe me femra qe flasin lirshem per seksin e per gjerat edhe me ekstreme *9*

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).