138 Komente

ashtu eshte, por sonte me darke une kom porosit te me piqet nje gjengj ne hell. Ta festojme njehere sonte fitoren, e pastaj kur te na e jape edhe KQZ-ja pjekim gjengjin e dyte. Hajde feste bre.

 propozoj nje medalje mirenjohje per shemen dhe leftyn smiley

 hahaha shume e bukur foto .Ne pritje te godose. smiley

ka fitu basha ., llaf i sigurt nga mren ....

leftyyyy confirm pls

ata tek selia e pd-se jane pak me te sofistikuar sesa ata te ps-se; kane mar me vete edhe nja dy-tre flamuj amerikane dhe te natos smiley

 Berisha e tha sa per te qetesuar te vetet, se kqz s'ka ca thote tani. Ajo u firmos dhe u vulos nga kzaz me 66 vota plus per ramen, nderkohe qe KQZ e ka te faqja rezultatin pa kutine e fundit me 56 kuti minus per Ramen. S'kane si ta ndryshojne.

bast qe do te dali Edi Rama, me fytyre viktime e do te thoje duke levizur krahet ne ajer, "pavaresisht dhunes, presioneve, manipulimeve masive, deformimit cnjerezor votes te shqiptareve e blablabla, ne sot arritem nje fitore plebishitare"

 Edhe ne thente keshtu, ka arsye me thase per kete. Megjithate une mendoj se kur te dale, do jete shume i buzqeshur dhe i kenaqur, po shume e smiley

epo kot s'i ka vene dhembet e ri

p.s. ato arsyet me thase, jam kurioz ti degjoj nga goja e Erjon Braces

 Do ngelesh i zhgenjyer pasi Braçja ka si njesi matese "furgonin" smiley 

smiley e di se kur po jepnin filmime nga jashte qendres numerimit, si per koincidence kaloi pikerisht nje furgon i bardhe. Ky eshte ai i Erjon Braces, thashe me vete.

Aman e, shumica e furgonave te bardhe jane; kot t'ia fusesh, te del plot, si ato fallxhoret qe te thone "Ke ndonje me A ne familje?", do, s'do do gjendet nji.

 Uroj qe KQZ te mos behet shkak per incidente ose viktima duke manipuluar me rezultatet nga momenti ne moment! Me c`pash emocionet ne PD jane shume negative euforike e reflektuar kjo tek militantet e saj shume shume provokativ per incidente!

Shpresoj qe kjo situate e veshtire e shkaktuar nga Partite dhe KQZ, qe eshte e pabesueshme shume e paafte(ndoshta qellimisht) te mos shkaktoj viktima te pakten!

se shpejti ka per te bere nje konference shtypi ristani....ngrihni menget.

 desha te ndaj ketu statusin e nje mikut tim: shyqyr qe s`jena kineze se kushedi kur maronte numerimi smiley

Uuu, e bukur! Do ta vjedh edhe une. smiley  smiley

Ja vodhi njehere voten ne 99 sala rames. Nuk bie 2 here daci ne kos. Megjithe milionat e eurove, mercenaret nga rrethet, presionet psikologjike, presionet ndaj administrates, Rama fiton me 10 vota. KNOCKOUT me uppercut.

Mbajeni me shkume tani smiley

Po zogu, po e kisha per 2009. Flm per korrektimin.

 Tani nqs Ristanit ja ka marr ment njeanshmeria militante, cdo gje ben vaki...mate mire b...gangsteri KQZ. 

shperndahuni tani qafira!
go Red Sox and Bruins; fcuk Yankees and Heat!

 Jane cmendur nga gezimi, si duket sheqeri i eshte rritur shume ne gjak, me e gezuar me cfare pash ishte zonja Pernaska!!

 duhet qare halli atyre me ato smiley

Mua po me vjen keq per Vokshin sepse para perfundimit te numerimit te kutise se fundit pati nje moment kur u cu ne kembe dhe shifja ballkonin e saj qe valvitej prej gezimit.Epo e mori Basha mendova. smiley

shyqyr qe te paska genjyer syri dhe jo mendja.. smiley

 qarri eshte i syrit se mendja nuk genjehet me gjerat siperfaqsore..smiley

Urime FITIMTARIT......

Ulini gjakrat ju frymoret humbes...... shyqyr qe mbaruan numerimet se u bene njerezit kaps para TV-se.....

po tashti, vrasesi(t) i/e 21-janarit, a do dalin ne gjyq?

Dil e fol more Ristani

Se te kemi burre zamani

Dil te na gezohet xhani

Bej c'te thote Sali Sulltani

 

 

Kush di fjale te tjera qe mbarojne me -ani eshte i/e lutur te kontribuoje ne poemen dedikuar kleptokracise shqiptare smiley

 

 

 

Si kofini dol' Ristani

pas te vjeles, kapedani:

"Entuziazmin tuaj mbani

sepse Bash ka zgjedh vatani.

Me m'besue, ju, mir bani

se kot s'jam ZOTI RISTANI

ju t'Ps-se filloni qani

ju t'Pd-se pini e hani." 

Ishtu foli pelivani

n'intervist' q'ia bani Klani

gzoi Luli, kalamani

n'gaz Berisha, babaxhani.

 

LMAO meriton 5 yje smiley i fusim dhe nje varg tjeter sa per sport

Sokellin Gerti Bogdani

 Sokellin Gerti Bogdani:

 

"PD-ista, more xhani

mendjen hiç ju mos e vrani

n'KQZ eshte jatagani

n'dor e ka aj kapedani.

 

PS-ista, do ta hani,

se kerdi ban Katallani!

asht ba blu Albanistani

s'kini ma ku t'ia mbani."

 

Luli vocerr, qaramani

qì kur flet, shkelqen ekrani

fshihet tash te njaj jorgani

s'qet ma fjale, megalomani.

 

 

 

 

Jozefina del nga stani

ulerin porsi luani

"koken shume bre mos ma cani

s'ka fitue Ram talebani

Lul ik bej ti nani nani

se ket pun e ndreq Ristani.

Prandaj sherr shamat mos bani

A thue prej burgu ka dal Zani

Ram vagabondi e sallahani

me turinjt si byç tigani

shum po fryhet nj'aj hajvani

tash po qeshni, neser do qani!"

Po mendoja ta risjell këtë përmbledhje epike të elokuencës ndër vite të z. Kryeministër, tani në pushim të madh...

Dylberet e Edvinit po shkatrrojnë Tiranën
Tirana s’asht rregullue po shkatrrue
Ora e protestës po afron
Padrinoja i Bashkisë shef i mafias ballkanike
Edvini bosi i pareve t’pista n’Ballkan
Bashkia lavatriçja e rajonit
Miliarda taksa t’vjedhuna nga selimi i bashkisë
Edvini hajduti i Bagdatit
Strumbullari i krimit t’organizuem
Edvinët e bashkisë kriminelët e Shqipnis
Edvini si Musolini
Njerëzit e ndershëm vijnë te un
Edvini monstër pa shpirt si i jati
Ne do t’u vërtetojm shqiptarëve krimet Edvinit
Edvini skafist që po mbulon detin me drogë
Bashkia shpella e korleonëve
Prishja e kioskave krim kundër njerëzimit
Ne ngritëm në lanë kapitalizmin shqiptar
Nji dritë sa nji rrugë sa nji grataçelë
Pemët e Edvinit lavatriçe paresh t’pista
Lana kristal përpara bashksië që qelbet
Kinema 17 Nëntori truall i hakmarrjes për drejtësi
Fasadat fshehin krimin
Edvini vandali i kinemave
Edvini asht nji hale e mbulueme me mëndafsh
Pallatet e Edvinit kullojn gjak
Nji kat bashkishi për nji leje pallati
400 mijë lek me sharru nji pemë
Goditja ndaj Lanës atentat ndaj lirisë
Lana s’asht patrue po asht diskriminue
Burgu e pret Edvinin
N’bashki fallsifikohen dokumenta
Ne kemi origjinalet e krimit
Edvini i mban milionat në brekët e kuqe
Sadam Edvin Rama do përballet me koalicionin e lirisë
Kthimi n’identitet kthim n’diktaturë
Edvini po ndërton burgun e tij
Edvin Rama shef i hakmarrjes për drejtësi
Edvini kryetar i fondacionit “Gina”
Xhaketat e Edvinit me pupla droge
15 mijë dollarë nji kumbull e kuqe
10 mijë dollarë nji pemë
8 milionë lekë nji karrige
3 mijë dollarë një rozetë
Edvin jasini asht Al Kaeda mbas dy kullave të hakmarrjes
50 miliardë lekë të humbura nga Edvini
Edvini zhgrryhet n’dyshekë droge
200 milionë lekë kanë humb në Pezë
Kambana e paqes kambana e krimit
Edvini kjo pjellë e perversitetit njerëzor
Bashkia bunkeri i korrupsionit

Bukur, por ke harruar disa perla te rralla te oratorise shpellariste

 

Per shembull

 

1) Cadrat e Edvinit bien ndesh me ligjin.

2) Edvin Rama i zi si Obama

3) Edvin Rama mjekerosh si Osama

4) Xhamia e Rames: akt terrorist

5) Piramida ndertim pa leje

6) Autostrada Tirane-Bathore e sponsorizuar nga qeveria pengohet nga mafjozo-punistet e Bashkise se krimit t'organizuem

7) Rama trotuarangrenesi mbjell hashash ne kopshtin botanik.

8) Forcat blu sekuestrojne 37 stilolapsa-mitraloz te kalibrit te rende me destinacion Bashkine

9) Edvini si Stalini

10) Krimi i Rames shfaqet lakuriq. qe ku e keni ne foto.

 

epo paska fitu tamon basha... hej se cmu kujtua deklarta e teto qefkes... fitorja eshte e sigurt.. do jete me theller se 2007... katastrofe

 

 Ata grunbullimet para selive duhet te eliminohen. Ca bertasin Edi Edi, ata nga nahija tjeter Luli per Tiranen. O prit se po vazhdojne me O Edi o legen prite Lulin se po vjen, e duam tiranen pa edi ramen.....

kur do hiqet dore nga ky militantizem idiot...

Ja ka mbath Left(eri), ska lene asnje gjurme nga ky  militanti pd-ist. Ky eshte treguesi qe Bashabozukun e Bishes e ka marre lumi

po mire me shoku, ashtu do kishe bo dhe ti po t'ishe ne vend te lefterit...do kishe gjet naj cep te dhomes dhe do fshije syte me shami

nje sec: i lexon ato citatet oratore me lart? me thuaj, jane thene vertet ato ashtu, apo bejn gallate mileti? Nqse po, nuk ka tregues me te paster se si luhet mendsh mileti... po me ate doze ai do e kishte bo Suedine nje shtet tigrash qe qisin flake nga goja... me thuj qe s'osht e vertet.

 80% jane te verteta, po jo te tera jane te thena tani ne fushate.......

 Jane super te verteta, po ka dhe me. Thjesht njerzve nuk u bejne me pershtypje fjalet e tij. Eshte bela me trurin e robve. Pershtatet me cdo gje..

nuk e di per citatet e mesiperme, por te miat jane 100% te trilluara, kuptohet me ndihmen e ideologjise salistaniste. Per shembull termat "mafjozo-punist", "trotuarangrenes", "bathore" etj etj jane marre hua nga repertori i Liderrit. Kuptohet pa dijenine e autorit te lavdishem smiley

Kjo mu duk mu si humbja e Bajernit me Interit. Ne avantazh gjithe kohes, i fut nje petlle ( me uje kesaj here), dhe skualifikohet.

albano, i fut nje petell, amkuptove.

qenkan rraf aty te ps-ja te duja palet. bejne stervitje ne pritje te rezultatit, se si do rrifen mbas rrezultatit. ja pse duhet te votojne te gjithe, se humb kandidati edhe per 1 vote. vota jote llokum dinamiti per armikun.

 

 Lajme jozyrtare nga KQZ. Po flitet qe edhe pse deri ne kutine e fundit Basha ishte +56, dhe kutia e fundit nxori Ramen +66... KQZ thote se ka patur nje gabim njerezor dhe Basha del fityues me +12.

Berisha ka vrare e s'ka dhene doreheqje, jo me te lere nje rezultat per 10 vota. Pritej.

 çar nuk bo vaki o Blendo...nga ky Saliband, me banden e tij......

hm... me duket shume e dyshimte qe ky "gabimi njerezor" eshte kap pikerisht tani ne fund pas perfundimit te zons nr.5.

Mos rruges per ne KQZ eshte bere ndonje pisllik?

 Prandaj doli plaku Mere dhe si shkarazi permendi "gabimin njerzor".Si gabimi njerzor i Gerdecit !

ka pas shume rob qe kan qene ne shtrat te vdekjes po e shtyn minutin e kobshem sa t'u numronte kuti e funit...masi u numru, vdiqen t'gjithe ne menyre simultane

A di ca kam frike une tashi ,se une banoj ke NJesia 5 , maje mend po sna sollen fatura te kripura Uji+ Dritash se ca nuk pret nga Bisha e Plagosur

 Eshte aprovuar amnistia fiskale, pra kete qe thua ti, nuk ta bejne dot. Munden ama te rrisin cmimin, e aty s'ke ç'i ben... veç te dalesh ne proteste per zgjedhje te parakoheshme.

por nga ana tjeter vu gjelberimi.

ke zona 5

nje peme nje vote

pa s'pati vvend

e mbjellim ne gote.

Fier, Vlora dhe Laci kane disa dite qe jane pa uje...  po per te njejten arsye!

Edhe Durrësi kam përshtypjen.

 He mo e nxorri perfundimtarin Komisioni Qendres se Zjarrit apo jo?

KQZ ka te drejten ligjore brenda 48 oreve te jape rezultatin...Keshtu qe teriq e mos keput vajti kjo pune...

nuk e nxjerr deri neser, pasi serveri nuk punon. Dhe do fillojne ti mbledhin shifrat nga e para edhe njehere me dore.

Bastjoneve te PSse si zona 5 ju jane shpendare shume fleta votimi me "defekt shtypje nga fabrika", te cilat i ben ato vota te pavlefshme automatikisht..

 KQZ nuk ka fuqi vendimi nese KZAZ ka nxjerre nje procesverbal te vulosur e te firmosur. Por edhe nese e zeme qe do ndodhe kjo qe ti parashtron, prapeseprape diferenca do ishte +7 per Ramen, sepse nga fletet me njolla te njesise 5, qe ishin 23 te kontestuara, gjate rishqyrtimit te tyre, 10 flete u quajten te vlefshme per Ramen dhe 7 per Bashen. 6 te tjerat ishin vertet te pavlefshme (sipas KZAZ-se 49, njesia nr.5). 

 

Nuk mban me uje pilafi dhe ne te s'emes vafshin te gjithe ata qe do manipulojne rezultatin real apo dhe ata qe thjesht do tentojne, me Ristanin ne krye. 

 

"Bar me nuk do hame, gjak do derdhim, sot ndryshon gjithçka" smiley

Po pra, +10. Per ty + any, nice number do ishte!

Sheme, qe thu ti, na bojshin ne shkoll ne lidhjen e estetikes me utilitaren. Estetika e Alfred Ucit, po c'boni amon. Muhabet po bojm. E mire, thojte zysha: a jon te bukur numrat? Jooo, e gjithe klasa e etur per dije. Po mire tha zusha, kur ju kerrcas une naj 4 ne provim juve, isoj ju duket sikur ju vej 10+, e? Filloi klasa tu u menu... e u mendua e u mendua... kur tha njoni nga rreshti  i funit: per zotin, tani qe po i shof, s'ka gjo me te shemtut se 4-a o zjushe, kurse 10-ta me ngjan yll bote, miss universum, gjo me t'bukur s'ka ba nona e nuk shef njeriu mbi ket dhe, vetulla e saj e drejte si fiskaja, shtegu i ballit si shtegu i malit, kur merr hana me prendue, syni i saj si kokrra e qershis, e ka qerpikun si krahu i dallendeyshes. ftyra e saj si kuqet molla n’dege, hunda e drejt si kalemi i Tushes*, goja evogel si lulja qe shperthen, dhambet e bardhe si gurezit e lumit, fill mbas shiut, kur po i shndrit dielli, qafa e saj si qafa e pellumbit, shtati i saj porsi shtat cetine...

*not a PPU member

emo: per ato zgjedhje pra, po per nji ato zgjedhje, ke ba nji zuper zgjedhje sa na dhe nji zgjidhje te vertete. kjo

dhambet e bardhe si gurezit e lumit, fill mbas shiut, kur po i shndrit dielli,

kjo eshte me e preferumja per mu. do kete qene nga koha kur shqiptaret kishin dhembe,  nuk guxonte anji ambasador me u afru te kutite me fleta te bardha se shkyshin per zhelesh aty.

rrofsh shume gjo e bukur kjo, ne nje dite kaq te zeze per te djathten e per shqiperine.... ten ten ten.

petlle, ti nuk e di, po bo me fitu PS-ja zgjedhjet zhenerale (se nga goja s'vje gjo), kom nijet me u bo kondra rames, se s'un e duroj dot komformizmin, jam dashnor i fjals lir dhe establishmentit (kom qejf me perdor fjal te mdhoja qe ti s'un i perdor), po kshu i terbum, e? me tu duk ky lefti ktu si nji pulisht paqsor happy-go-lucky para kulcedres time militante.

ahahahahahaaaaaaaaa. je i modh. po nga goja svje gjo siguro, po qe do bohet do bohet emo, se kshtu osht kjo pune. kur ti vij dita terbohena. une e kom me shume qetsi e po tallesha i cik shpare se une as nuk dola pri shpije me votu.

po ama sun rri pa ta thone se uroj megjithe men mos nodhi nai gjo kshu se nuk ke idene sa gati jon. se i shof un ca gjona qe nuk me pelqejne hic. qy ke makinat me xhoma te zi qe sikur ishte e ndalume me dal ne rruge, ene hajt mo. po edhe diferenca e ngushte ne tirone do kohe te pertypet. keto te pd nuk i kom fryke une se ketyne po u tha sala fitore, fitore e qujne, po kur ta quje rama fitore osht halli. aty fillo e qelb muhabeti.

prite Zot rrezikun! sak!

ps. ne po t'na lejn te pamonitorum, perfundojme ne monarki absolute maximumi per 5 vjet (dmth tani do kishim 15 vjetorin e mbretnis - kjo eshte gjendja jone e natyrshme). pra ti e kupton qe edhe qetsia, edhe mirqenia e cdo gjo eshte jo vetem fiktive, por edhe e s(t)imulume. U tha dje per demokracin: s'osht me te thon, osht me te dhon. e ne per ca gjona s'na jepet gjekundi hic o petlle. se s'mun i ket gjith talentet e botes, robi nfakt.

cheers emo! une po pik i got me raki, rezultati kur te doj le't'vi. ne fakt do ishte mire ta merr per shkak te asaj mretnis qe thu zotnjote, duhet te kishte diference me te modhe fitusi se kshtu ene sikur rrine me urte e rrejdhin ca ujna. tashti rama ne tetor i ka zgjedhjet e parakohshme edhe nuk ma ha menja se do kete ksi rrezultati si sot, jo se ka me mor masat berisha, po se do ta haje per inot te revizionizmit kapitalizmit edhe imperilizmit do bojn te gjithe turnin e trete pa pare vetem te humi rama. nuk m'duket krejt pa gjo kjo me ujin. edhe tashti do ia rrasin bashkive pagesat e korrentit ta mbledhin nga taksat.ktu bohet fjala vetem low blow ou ou ouuuuuuu.

Kot e prisni KoQeZe-ne. Nuk vjen sot. E shtyu mbledhjen per neser se sonte duhte te bejne shumen e tere kutive se nuk u del mire llogaria.

Une shoh ne horizont pergatitje per manipulim "kirurgjikal"....Shpresoj se do ti therrasin mendjes kesa radhe dhe mos ta cojne vendin ne qorrsokak

Mbushni uje me shumice se qe neser nuk do kete uje ne tirane. Sigurisht qe ujesjellesi i tirones eshte debitore tek Cez-i.

Pse festuan ato te PD kur perfundoi ajo kutia e fundit, nuk e mora vesh?

Pse nuk festuan ato te PS kur perfundoi ajo kutia e fundit, nuk e mora vesh, meqe Rama dilte fitues?

Gabimi i KQZ lexova qe eshte rregulluar e publikuar ne ora 14.00; me duket e cuditshme qe te dy kampet te mos e kene bere update kete korrigjim, kur votimi i fundit u mbyll ne 16.30.

Ata qe jane mbledhur atje jane shumica 25 vjec e poshte. Kane bere rrumpalle ne shkolle, jo arithmetike...

pse ti thu o Dorina qe as filloren nuk e kane bere? Kane more direkt dipllomen e shkolles se larte?

Ka shume mundesi, ose do kene vajt per arte, p.sh. pikture.  smiley

festuan ata te PD-se se donin ti benin presion KZAZ per te deformuar rezultatin ne favor te vrasesit. E sqarova njehere, por nuk e di pse nuk u pelqeu moderatoritt dhe ma hoqen.

o berber, ti te cmend fare. +66 ishte, +66 u firmos. Car lesh presioni ka ketu?! S'e marr vesh. Ok ato te PD paskan gabuar ne llogaritje, po ato te PS pse nuk festuan aspak?

Une thjesht po pyes, se me duket shume e cuditshme sjellja e dy paleve ne fund te numerimit. Kupto ti.

Pastaj, eshte i njejti KQZ qe paska korrigjuar nje gabim qe demtonte Edi Ramen. Pse perjashtohet a priori nje gabim qe mund te demtoje Lul Bashen?

 Pse perjashtohet a priori nje gabim qe mund te demtoje Lul Bashen?

Ca pyetjesh ben dhe ti o burr!

RASHA!!! RASHA!!! RASHA!!!

FITOREEEEEEEEEEEEEEEE!!!!

RASHA!!! RASHA!!! RASHA!!!

smiley

Njerez nuk e keni idene se cfare situate fantastiko-shkencoro-absurdo-psikedeliko-apokaliptiko-pellazgo-tragjikomike... qe eshte!!!

Prisni se ka akoma dicka e rendesishme ka per te ndodhur.. smiley 

Spektakli vazhdon.......

O Dejon

Si vajti puna e atij parakalimit te Shumaker, se nuk e pashe deri ne fund.

smiley

E hongri Shumaker, u (e) perplasen pas murit.

kish gabu pitstopin ai, po s'ka gjo, gjona qe ndodhin. nodh perher. puna esht se roni do jet bo per hekra, pa mire...

Ronin e ke te sigurte tu gatu fasule nga qefi

 Pace koke vici...ne fakt do doja te me dergonte receten, me gjithe mend dua t'a provoj t'a gatuaj.

E ka pas fajin makina o burr jo piloti, tamom si Ferrari ne fund te gares shperthe motorri.

Qortimi i atij gabimi u pranua nga KQZ-ja dhe vlen. POR, thane, meqe paskemi gabuar njehere, NDOSHTA kemi gabuar edhe gjetke keshtuqe t'i llogarisim edhe njehere. Neser jane te shtatat, tha.

Gabimi njerezor eshte kap perpara numerimit te kutise se fundit nga OraNews sipas se ciles diferenca ka qene 74 jo 56. Sido qe te jete rradhat e qofteve jane shtu si te PD si te PS.

KQZ pranoi gabimin ne regjistrimin e te dhenave per kutine e para-fundit. ne vend qe diferenca te ishte vene +70 per Bashen, u vu +56. prandaj dhe llogarite u bene gabim dhe prandja del Rama me 10 vota plus.

pra ne te vertete Rama nuk ka fituar prandaj te mos besojme shifrave te Top Channel apo disa mediave te tjera. presim rezultatin zyrtar te KQZ dhe pastaj flasim.

por nje gje eshte e sigurt, Socialistet gezuan para kohe!

I vodhet dhe kesaj here? Ju heq kapellen se ju ti vidhni dhe breket kur i ke veshur.

Placa une ne ka thene njeri gje. Lefty i gjore po mundohet te fitoje buken e gojes duke bere postime trazovace te tilla. Per cdo postim merr 3000 leke te vjetra dhe 1 buke e qofte.

o lefto e rendesishme eshte qe deri me darke edi te jete fitues, sa te ha megjithe kocka nje qengj te pjekur ne hell. Jo per gjo por tani eshte duke u pjekur dhe nuk dua te me shkoje dem.

 po mos genje mor gomar se kqz nuk pranoi asnje gabim, thejsht kerkoi kohe per te perpiluar rezultatin.

dhe mso u bej budalla, sepse ato procesverbalet jane te firmosura e te vulosura, nuk ka si te ngaterrohet ai qe rri te rezultatet

Me vjen shume veshtire te besoj kete rezultat kaq te çuditshem.Kete diference kaq te vogel e ende nuk dihet fituesi.Me duket se fituesin duhet ta shpalle Arvizu me turre a jaze....Jaze asht basha ,turre asht Rama...O kasolle ku na mblodhe....smiley

 Une e mbarova kete kapitull dhe kalova te faqja tjeter...

Weekend time...bye-bye country no 1, te merremi pak edhe me country no.2 qe deri tani nuk ka bere tentativa per te n'a cuar te 5a.

Have fun piranas...

Over and out! 

Sic erdhi puna, per mua tani s'ka rendesi fituesi aq shume sesa kane ata qe kane dale atje. Uroj qe fituesi mos jete aq kokoros dhe humbesi aq i hidhet, sa te bejne ndonje te pabere.

 Me duket se ka fitu Basha, gabimi ka qene raportuar qe me perpara e prandaj te PD-se ishin te gjithe ne feste sa mbaroj numerimi. Qe Albana Vokshi te bej gabime ne numerim kjo eshte e pritshme smiley po nuk besoj ta bej kete edhe Genc Ruli. 

Nga PD-ja thone qe jane shume te sigurte, e dine mire kush kuti eshte bere e ca gabimi eshte bere. Nuk e di akoma ca thote PS-ja per kete. 

 Wanna bet se c'fare thote? C'fare do thoshte edhe PD po te ishte ne vend te saj ne keto momente?

Eh ja ika vertet tani, se vajti ora per brunch!

Cheers dhe ishalla pa trazira u mbyllte ky muhabet!

 Keta thone qe kane procesverbalet e firmosura, dhe jane shume te sigurte. Po te jete keshtu puna, mbaroj me kaq. 

Dejonit jeni duke i ra ne qaf kot per Schunmacher!

Une e njof prej shume e shume kohesh, ai gjithmone ka qene sportdashes i gjermaneve.

Korrenspondeti nga PD'ja thote se Basha eshte para me 12vota. 

Forget Basha (xhan-xhan), forget Rama too - Cee Lo. Ngelem brenda dhe te Shtunen...

Ka 10 minuta qe Rama s'thote dot asnje fjale nga britmat e njerezve.

Ok? Edhe?

Mua me habit zelli i papare i militanteve te PPS...ahem! PS-se.

 "Edhe-ja?" vlen per ate postimin tend idiotesk te cilit iu pergjigja. Rama te pakten pret te kete qetesi per te shprehur mendimin e tij, ndersa Saliu gerthet bashke me turmat e tija blu, aq shume sa ngelet shpesh here pa ze gjate fushatave.

 

Per zellin perse habitesh? Ne cilin vend te botes nuk festojne njerezit? I degjove ata te PD-se tek njesia nr.5 qe filluan te martonin kalamajte pa u zyrtarizuar akoma procesverbali nga KZAZ-ja e atyshme? 

 

Ty or mik te percellon gjer ne palce kjo fitore e Rames, je nje Berishist i kamufluar si i paanshem, por e tregon shemtiren tende kur ben ato "gabimet" ne emertimin e partive. Rama s'ka qene ndonjehere anetar i PPSH-se, Berisha po, merrte dhe rroge madje. Ik futi nje tas pershesh se shkon me statusin shpirteroro-mendor ne te cilin gjendesh, ti dhe gjithe te zellshmit e PPSHD-se smiley

 

Perfundimisht nuk ia vlen te merresh me paçavuret qe shkruan ketu. Tung!

Mua me percellon gje apo je ti rrote komplet?  Postimi s'ishte idotesk o rrote por thjesht nje vezhgim i thjesht.

Une i paanshem s'jam dhe s'kam thene ndonjehere qe jam.  Une kam anen time, dhe antipatine time per PPSH-ne ose PS-ne e kam shprehur me qindra here.  Une gabim s'bera aspak.  Do apo s'do ti, PS-ja eshte PPSh-ja qe ndrroi emrin ne kongresin e 10 te saj ne qershor te 1991, sic e nderroi ne 1948-ten.  Tani tasin pershesh shko futja vete, se mua s'me ben pershtypje se kush fiton.

Perfundimisht ti ke per t'iu pergjigjur ketij postimi se e di qe une ty dhe shume militante si puna jote i kam si marioneta te cilave ju terheq fijet dhe reagojne sic dua une.

P.S. Per kete punen e Berishistit te kamufluar futu ne rradhe mbas te tjereve.  Idiotizma te tilla vetem konfimojne vertetesine dhe saktesine e postimeve te mia.

Homo albanicus electronicus: errare humanum est smiley

 

po na flet krietari, por spo thot asgje....te siguri ama, flm amb. flm osbe. 10 vote kam fituar hah!

 

Krietari sapo shpalli fitoren ...s`ka çte thote me shume... ah po ia dedikoi fitoren dhe jetimeve te 21 janarit...si nuk i vejn turp...ktej i le jetim ktej i dedikon fitoren.

 u dha verdikti miku...turpet u takojne humbsve.

shoku miku verdikti s eshte dhene akoma, po edhe sikur te ishte dhene te humbesh s eshte turp sidomos me ato rezultate, nesje une per ato/ata qer kane votuar ramen uroj te kete fituar rama se kam qejf ti shikoj duke u sorrollat pereth humnerave te tiranes perdite per 4 vitet e arrdhshme...

per S. Berishen, L. Bashen, J. Topallin dhe te gjithe ata qe na kane vrare dhe pire gjakun per kaq shume vite: HIT THE ROAD JACK, AND DON'T U COME BACK NO MORE NO MORE NO MORE NO MORE NO MORE... HIT THE ROAD JACK, AND DON'T U COME BACK NO MORE!!!!
www.youtube.com/watch  

Bashen e ka votuar gjysma e tiranes = ato perrallat qe tregon ps-ja si beson me njeri / i besojne 20 000 banore me pak.

Ore, njerez jemi dhe emocionet na kapin te gjithe, por ne s'duhet te bejme si ata 2 qe u rrahen "live" para kamerave te Vizion Plusit per pune flamujsh e partishe ...   smiley

Degjoni versionin qe ka PD, meqe doni sqarim nga une :

3 kuti nga fundi, Basha ishte 270 vota +

U numerua 1 kuti dhe diferenca ra ne 183 +

U numerua e parafundit dhe doli ne 70 + (pra, vetem me kete kuti, Basha humbi 113 vota) - kjo shifer 70 perhapi panik, sepse socialistet moren revansh dhe u hodh menjhere ne loje kutia e fundit, pa analizuar ne kohe shifrat e deri tanishme.

Filloi numerimin utia e fundit dhe nga mesi i saj u perhap lajmi se diferenca na ishte 56, jo 70 ....

pjesen tjeter e dime te gjithe : e fundit doli +66 per Ramen, dhe kjo s'ka asnje kontestim

Gjithe problemi qendron tek diferenca perpara kesaj kutie : Ishte 70, apo 56, ne favor te Bashes ?

PD qe ne fillim te numerimi te kutise se fundit, po njoftonte se diferenca ishte 70 vota, jo 56. Diferenca doli se rezultonte nga nje gabim ne hedhjen e te dhenave ne DataBase nga KQZ ... (deri tani kjo ishte flou si problem); Por tani po qartesohet :

Behet fjale per nje rezultat tek Njesia nr 8, ku per shkak te nje gabimi, rezultati ishte korigjuar njehere, dhe kur ishte hedhur rezultati i ri ne database, ishte hedhur gabim : -12 a - 14 vota per Bashen

Kjo gje eshte verejtur kollaj dhe provohet kollaj nga proçesverbalet qe kane tere palet, pra, s'ka lidhje fare me numerimin e 5 kutive te fundit te Njesise nr 5.

Tani, ju do thoni pse KQZ nuk e korrigjon tani. E drejte, POR

Mora vesh se Arvizu i ka dhene "urdher" qe rezultati zyrtar te shpallet neser, dmth, korrigjimin nuk e bejne dot sot,s e ndryshe merret vesh se ka fituar Basha. Gjithe kjo gje behet per te qetesuar situaten, qe vajti shume elektrike ne nje moment te caktuar

Askush nuk e parashikonte dot nje rezultat te tille. S'ben vaki. por ja qe ndodhi. Humbja si per njerin apo per tjetrin eshte akoma me e hidhur ne keto kushte, por shifrat zyrtare duket se do anojne nga Basha

Dihet kjo pune tani: do kemi kontestime! Arvizu e fitoi bastin e tij smiley

 

Behet fjale per nje rezultat tek Njesia nr 8, ku per shkak te nje gabimi, rezultati ishte korigjuar njehere, dhe kur ishte hedhur rezultati i ri ne database, ishte hedhur gabim : -12 a - 14 vota per Bashen

Kur eshte korrigjuar ky gabim? Rezultati  i ri kur eshte shpallur? Nese behet fjale per njesine nr 8, atehere ky gabim perse nuk eshte vene re me kohe?

p.s. shume dakort, nese ka ndonje gabim eshte dicka qe verifikohet lehte.

Versioni i leftit eshte i rregullt. edhe mu ky informacioni merdhi nga selia e pes pes , pra nga kundershtari

Nuk di robi ca te bej.. te qaj apo te qesh? 

ata qe thone fitore u ka ngece fitorja ne gryke.. smiley

Nga Canada e more infon ti ke Selia e Pes Pes?

Hallall Basha. Na nderoi lagjen. Fjalim model. Fushate model.
Diference e madhe me at tjetrin. Kaq ishte.

 S'di per hallall apo jo, po une mendoj qe Basha eshte kandidati benjamin per kryetar (trashegimtar, jo tani) i PD. Kam pershtypjen qe do jete rrotull per shume kohe. Olldashi eshte (ishte?) tjetri.

Ishin 56 apo 70 vota eshte gabim fatal i KQZ. Justifikimi i gabimit njerezor nuk eshte arsye bindese kur dihet ndjeshmeria e ceshtjes ne shqyrtim. Gabime te tilla mund te cojne deri ne nxjerrjen e armeve dhe nji KQZ normale prandaj puneson matematicien, staticien e juriste profesioniste per te shmangur keto gabime. Problemi i KQZ tone eshte tek punonjesit e punesuar ne baze bindje partiake. Kjo shkaktoi 21 janarin dhe mund te jete precedent per histori te ngjashme.

Nqs bazohemi tek gabimi njerezor, ti heqin fare ato njerez e te vene kompiutera per te mbledhur e raportuar shifrat.

Nuk ka sens qe KQZ te dali me te tilla argumente, sepse precedenti i ngjashem eshte fare i fresket: Zgjedhjet e 2009; ku njera pale pretendonte ne rinumerim me justifikimin se kishte "gabime njerezore" ne numerim e perllogaritje por KQZja mori vendim per djegien e fleteve.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).