BalkanWeb - Video Lajm

"Njeriu që ka ndikuar drejtpërdrejtë në dënimin tim me vdekje, ishte Sali Ram Berisha". Ky është vetëm një pasash i shkëputur nga dëshmia rrënqethëse të dënuarit politik, Hysen Shoshori, e transmetuar për herë të parë me pamje vidio gjatë emisionit investigativ "Xhungël" në NEWS 24.

_________________

Mbi këtë lajm:

Mustafa Nano - "Nuk duhet harruar bisha që kafshon"

Ndoqa mbrëmë në News 24 programin Xhungël të Artan Hoxhës. Transmetuan një intervistë të gjatë me Hysen Shoshorin, një i përndjekur nga diktatura komuniste. Ai rrëfente jetën e vet, më saktë ferrin e vet, por nuk ishte kjo arsyeja që atij i kushtohej një hapësirë e vëmendje kaq e madhe gazetareske. Arsyeja ishte tjetër. Në një moment të intervistës ai nxjerr në shesh të vërtetën e madhe të jetës së vet. Në gjyqin që i është bërë andej nga viti 1975 nën akuzën se kish prodhuar e shpërndarë trakte kundër regjimit komunist (komunistët s’e kishin për gjë edhe të sajonin akuza atë mot, ndërsa në këtë rast ata nuk sajuan: Shoshorin po e dënonin për gjëra që ai praktikisht i kish bërë; Shoshori ishte antikomunist), i është fanepsur një dëshmitar i veçantë. I është fanepsur atje, në sallën e gjyqit, me një trakt në dorë, duke u ngritur nga fundi i sallës pa ia kërkuar ndokush, e duke u drejtuar nga kryetari i trupit gjykues me fjalët “të varet në litar”. Tundte në ajër traktin, të cilin e kish gjetur në rrugë. Ishte shtatlartë, me gjestikulacion të prerë, me hap të madh, militant i zellshëm partie. “Ishte Sali Ram Berisha”, thotë Hysen Shoshori. “Jeni i sigurtë?”, pyet gazetari (çdo gazetar do ta bënte këtë pyetje, pasi zotni Shoshori është duke folur për antikomunistin më dënglaxhi e më zhurmëmadh të Europës). Dhe përgjigja e tij ishte: nuk mund të harrohet kurrë bisha që të kafshon. Ka të drejtë. E përveç kësaj, tiparet fiziognomike të Berishës nuk janë nga ato që harrohen. Atë mund ta shohësh për herë të parë edhe në një superstore, e prapë nuk mund ta harrosh; e jo më ta shohësh, teksa mbin nga fundi i sallës së gjyqit tënd, duke çarë turmën mes për mes, e duke bërtitur “të varet në litar”. Vetëm varri të bën ta harrosh një skenë të tillë.

Pak më sipër thashë se “çfarë rrëfen Shoshori është e vërteta e madhe e jetës së vet”. Nuk ka qënë kështu qysh në fillim. Kjo bëhet e vërteta e madhe e jetës së tij në momentin që ai merr vesh se pikërisht kjo zgjyrë bolshevike merr poza antibolshevike; madje, më shumë se sa kaq; shumë më shumë: bëhet udhëheqësi i lëvizjes antikomuniste në Shqipëri. Deri në këtë moment pra (në vitin 1991, kur Shoshori sheh në tribuna atë portret, që e kish parë në sallën e gjyqit të tij), Sali Berisha nuk ka qënë asgjë më shumë se një çapaçul, që ka dalë të dëshmojë vullnetarisht kundër dikujt o i nxitur prej një fanatizmi ideologjik, o i nxitur nga synimi për të nxjerrë përfitime në terma të statusit, të karrierës, të aksesit te nomenklatura, etj. Ka patur mijra dëshmitarë në gjyqet komuniste, dhe ky që bërtiste në mes të sallës “të varet”, ka qënë një qelbësirë si gjithë të tjerët. Kaq. Por kur e ka parë nëpër tribuna duke bërtitur kundër komunizmit, kjo ngjarje e jetës së tij merr përmasa të tjera. E përfytyroni dot se ç’mund të provonit po të ishit në vend të Shoshorit e të shihnit një portret të urryer të merrte pozat e “udhëheqësit të madh”? Unë vetë nuk kam fuqi ta përfytyroj. Do kisha lajthitur sikur ngjarja e Shoshorit të ish ngjarja ime.

“Prit!”, mund të më thonë, “pse u dashka besuar kaq lehtë? Ky mund të jetë një paranojak. Edhe vetë i biri indinjohet për këto që thotë i ati”. Në fakt, i biri i Hysen Shoshorit ka folur për RD-në në vitin 2007. Hm, kjo dëshmia e të birit bie erë shumë; më mbush mendjen bash për të kundërtën. Nuk ka thënë asgjë në RD. Ka thënë thjesht që i ati nuk i ka folur me gojë pas daljes nga burgu, as atij, as nënës së vet, pasi këta nuk i kanë shkuar asnjëherë në burg për ta vizituar. E pas kësaj ka thënë, se “është i indinjuar me spekullimet që bëhen” (e bukur, apo jo? Saliu jo vetëm të del dëshmitar në një gjyq, por të nxjerr dëshmitar dhe djalin në një gjyq tjetër, në atë të opinionit publik). 

E dini? Mund të jap dhe unë një dëshmi personale, e cila nuk është se shton ndonjë gjë në këtë mes. Por është një dëshmi, që tregon diçka tjetër. Para pesë a gjashtë vitesh kërkoi t’më takojë një miku im, i cili ka bërë burg, gjithashtu, gjatë kohëve të komunizmit (E kanë dënuar për motive politike. Sot është person i njohur për publikun, por nuk ka dëshirë që t’ia përmend emrin). Takohemi, dhe e pashë disi të shock-uar. Më thotë se “është një zotni me emrin Hysen Shoshori, është ish-i përndjekur, pretendon se Sali Berisha ka dëshmuar në gjyq kundër tij, dhe don të të takojë; më saktë, don ta denoncojë këtë fakt, e për këtë arsye duhet një foltore mediatike. E ndihmon dot?”. “Është e vërtetë që Sala ka dëshmuar në gjyqin e tij?”, e pyeta. “Këtë nuk e di”, më thotë, “po çfarë s’bën vaki në këtë vend!?”. “Është njeri serioz dhe i besueshëm? Nuk është se është kapur nga haluçinacionet, apo jo?”, vijoj ta pyes. “Jo, jo, është fare në rregull. Puna është nëse ti e ndihmon dot, apo jo, që këtë gjë ta thotë në një gazetë apo televizion të rëndësishëm”. “Besoj se po”, i them. Bisedova me do kryeredaktorë gazetash, dhe përgjigja që merrja ishte: “pse merresh me një njeri të lodhur e të dërrmuar nga burgu, o Muç?” E çuditshme, s’ke ç’thua! Gazetat tona që s’lënë idiotësi pa publikuar, këtë scoop nuk donin ta merrnin. Dhe refuzimi i tyre (fola me dy-tre vetë, jo më shumë) nuk kish të bënte me “besueshmërinë zero” të Shoshorit, të cilin nuk e njihnin fare; jo, jo, kish të bënte ose me besimin se Berisha nuk mund të bënte gjëra të tilla (kjo ka pak gjasa), ose me frikën se mund t’i gjente ndonjë gjë po ta botonin këtë denoncim. Më pas, mora vesh se scoop-in e kishin pranuar gazetarët e News 24-ës. Unë vetë pata rast ta ndiqja vetëm mbrëmë.

E dini dhe një gjë tjetër? Thonë se dikush ka të filmuar ca dëshmi të tjera të njerëzve të tjerë kundër Berishës. Janë dëshmi që ua kanë marrë me kamera të fshehta atyre “qyqarëve”, të cilët e padisin kryeministrin tonë “antikomunist”, se ka luajtur rol në deportimin e familjes së tyre. Nuk e transmetojnë. Është një filmim që e kanë bërë fshehtas. Njerëzit kanë dëshmuar pa e ditur se po filmoheshin, dhe transmetimi do të krijonte një problem në pikëpamje deontologjike. Por nuk e transmetojnë edhe nga frika prej “bishës që të kafshon”.

Unë i besoj këto që thonë për Berishën. E besoj që ka qënë një denonciator njëzet qindarkësh e një komunist i shpifur. Por besimi im nuk është provë. Provë është kjo që thotë Hysen Shoshori. Prova janë ato që dinë plot të tjerë, e nuk flasin. Unë di t’ju them një gjë tjetër, amá: Këto që ka bërë Sali Ram Berisha gjatë komunizmit nuk janë asgjë në krahasim me ato që ka bërë gjatë njëzet viteve të fundit. Dhe nuk e kam fjalën vetëm për gjërat që dihen e duken. Ka shumë krime të tjera, për të cilat tani nuk flitet. Kanë frikë prej tij. Por do të flitet kur Berisha të mos jetë më në këtë botë. Atëherë do të dalë tamam në dritë se kush është Sali Ram Berisha i vërtetë. Deri atëherë nuk është çudi ta kemi kryeministër.

Marrë nga ResPublica

159 Komente

s'lane gje pa nxjerre tani ne prag fushate !

E forta eshte, se ngaqe s'kane gje te re per te thene, nxjerrin "çeshtjet" e vjetra ! se dhe ky ka nja 2 vjet qe e ka "denoncuar" Berishen ... çuid, tani na del perseri neper TV e neper Gazeta : koinçidence ?!  smiley

Propagande e thartuar, ne shprese per te kapur 1 apo 2 vota me shume !

po ti je kaq iracional si person apo te ben shovinizmi salist?

 Shume gjynah. smiley

Po nuk e mora vesh pse na e shau komunizmin duke quajtur Saliun komunist...

po shume shume gjynahsmiley. E pafte Zoti, e pafte.

Po pse c'ka qene Saliu, reaksionar?  Komunizmi eshte i share qe ne permendje.  Edhe vete partia qe e praktikoi versionin Hoxhaist te saj, vajti e ndrroi emrin nga turpi.  Idrisi sigurisht e kundershton kete gje forte, dhe kerkon qe PS-ja te ktheje emrin qe ka pasur.

Please djalosh; megjithmend nuk kishe gje per te thene per Shoshorin? Vetem me dialektike politike do te merresh gjithmone? mbase gabohem une qe ta them, po pliiz ma hiq kete pershtypje atehere.

 Duhet t'i kuptosh za gjëra zotoooo!! 

Si dhe qysh, e thotë Willy Blake:

Every night and every morn
Some to misery are born.
Every morn and every night
Some are born to sweet delight.
Some are born to sweet delight,
Some are born to endless night.
We are led to believe a lie
When we see not through the eye
Which was born in a night to perish in a night,
When the soul slept in beams of light.
God appears, and God is light
To those poor souls who dwell in night,
But does a human form display
To those who dwell in realms of day. 

http://www.online-literature.com/blake/612/

p.s konsideroje këtë edhe si përgjigje tek ajo tema me juropianë. end rispekt tu ju, meit.

 

smiley) hahaha ec babe, smiley na pula - pula - pula. ketu, ketu, ashtu, ashtu.

I është fanepsur atje, në sallën e gjyqit, me një trakt në dorë, duke u ngritur nga fundi i sallës pa ia kërkuar ndokush, e duke u drejtuar nga kryetari i trupit gjykues me fjalët “të varet në litar”. Tundte në ajër traktin, të cilin e kish gjetur në rrugë. Ishte shtatlartë, me gjestikulacion të prerë, me hap të madh, militant i zellshëm partie. “Ishte Sali Ram Berisha”, thotë Hysen Shoshori.

Po tani kur thote "me hap të madh", u ngrit ne kembe fund te salles apo u ngrit dhe ju afrua gjykatesit duke care me berryla turmen me traktin ne dore, qe ja vuri re hapin e madh. Ncuk, ncuk, jo kshu. Per bllofin duhen detaje me pikante si psh ngjyra e xhupit, pozicioni ne salle ne mes, majtas apo djathtas, toni i zerit, pika e djerses qe i rridhte ne temth.

“Ishte Sali Ram Berisha” ec ta lumsha, jo vetem emrin po edhe emrin e te atit. Sali Ram Berisha. Po datelindja, vendlindja?

Do te te ndihmonte kjo fotoja me poshte si karte identiteti? e ka dhe ditelindjen, dhe vendlindjen, dhe atesine, dhe se kush ishte. smiley

smiley gjithmone me ka intriguar pse neper dokumenta zyrtare, kerkohej dhe vazhdon te kerkohet atesia.

Pyetje: 9mije e 5qind leke e paskan patur mjeket?! Sa shume!

Dy verejtje:

--paska lindur me 15 tetor, fiks nje dite para xhaxhit Enver. 

-- pranuar ne Parti me 8 Nentor (diten e themelimit te saj) qe me 1968, pra 24 vjeç dhe ka qendruar ne te deri me 1990, pra gjate 22 vjeteve, pothuaj tere jeten madhore. 

Nje thirrje edhe per gaeztaret e kedo te interesuar. Perveç arkivave te Min se Brendshme dhe Sigurimit, arkivat e tjera shqiptare jane te hapura (PPsh, Organizatat ndihmese, ministrite, etj). afati eshte 25 vjet, pra jane sot te hapura dokulentet deri ne vitin 1986. Mbledhjet e organizateve te parsitse kishun normalisht proces-verbal. Do te ishte e lehte te gjurmohej te pakten veprimtaria partiake e Berishes (fanatik ose jo)? Cuditem se si per gjithe kohen gjate komunizmit ka vetem hipoteza dhe asnje deshmi. Nderkohe, ky fare tipi duhet te kete patur kolege, vartes, eprore; ne Spital, ne organizate te Partise etj. Sikur gazetaret mos ta prisnin scoop-in t'u vije te dera, por ta kerkonin...

Gazetare Albananistani qe vetem hedhin shashka tymuese, ca nga politizimi i skajshem e ca nga paaftesia.

jashtezakonisht e drejte ajo qe thua ti. qe duhej te kishte dokumenta. keshtu mendoj dhe une. vetem se shteti ka qene nje here per 4 vjet shtet personal i saliut, dhe arkivat shteterore ne nuk i ruajme ne Zvicer. dhe nje njeri qe i ve flaken gjithe shtetit, nuk ka si te kete ndroje te hape arkivat. - that by the way, si nuk u gjet nje dokument qe te vertetoje nje krim te Enverit njehere... se boll kriminel na e kane bere gjate ketyre 20 vjeteve. kjo me cudit mua, pa ajo e saliut dhe shtetit te tij te kepushave... smiley

...nuk e di, ne se do ja vlente  te paraqisja nje fakte qe verteton se kjo eshte nje foto montazh amator....

zamet e ke. na e verteto montazhin.

vetem se nuk di cer nuk do dali e vertete ketu, ditlindja e Sales, Nr. i teseres, rroga, viti i antaresmit apo kuotizacionet, qe dro s'i ka pagu me diftu disidencen... smiley

Cfare te them per Shoshorin? Shoshori eshte nje ne qindra mijra Shoshora te tjere, qe lihen ne heshtje sepse nuk akuzojne Berishen si deshmimtar ne gjyqin e tij.  Vetem ne familjen time nga te dyja anet une kam pese a gjashte Shoshora.  Per Shoshorin kam vetem respekt dhe admirim per kurajon dhe trimerine qe pati te shtypte dhe shperndante trakte ndaj atij rregjimi te felliqur.  Historine e Shoshorit kam kohe qe e kam lexuar ne detaj ne nje liber te Mustes, qe tregonte histori te ngjajshme si kjo e Shoshorit qe tregonin edhe pse ne kushte te nje shtypje barbare njerzit te revoltuar deri ne kulm shpesh here reagonin dhe reagonin rende ndaj atij regjimi te felliqte.  Me kujtohet historia e nje studenteje ne nje fshat te thelle diku, qe e bente shkollen e mesme naten mbasi kthehej nga puna ne ferme dhe qe ne nje moment inati i nguli cfurkun fotos te Enverit te varur ne krye te klases.  Vajza sigurisht u zhduk pa nam pa nishan mbas ngjarjes...

 

Dhe dicka tjeter per kete punen e Shoshorit.  Interesante sa te shpejte jane mbrojtesit e sistemit per shprehur keqardhje per Shoshorin, kurse kur ka tema te tjera te ngjashme per brutalitet dhe antikombetarizmat e atij sistemi te njejtet njerez jane po aq te shpejte t'i kundershtojne keto gjera, t'i minimizojne, t'i shperfillin, t'i shtyne matane me nje "e po kshu ishte sistemi", te thone qe sistemi nuk kritikohet keshtu etj etj. 

Sec kam nje ndjenje qe interesi juaj nuk ka te bej me Shoshorin dhe burgimin e vuajtjet e tija hic, por me faktin se ne kete histori eshte i implikuar Berisha dhe ne realiteti ai qendra e vemendjes tuaj dhe jo Shoshori...

jo nuk eshte interesante hic.. e ben ti interesante. you make it what it is me duket mua. you see what you want.

ashtu mendon tio, por edhe shyri do stervitur te shoh. ti e ke stervitur te shohesh komuniste kudo.. edhe atje ku ska.

If it walks like a duck and it quacks like a duck, most likely it is a duck.

 Ore pse pse e shani kot Salen. Nga nje vezhgim i shpejte i librezes se Partise, duket qarte qe ai ka qene nje sabotues i Partise, pra i rregjimit. Vertet i maskuar si anetar por vetem keshtu mund te ishte me efikas. Vetem per vitin 1989, ne kater muajt e pare, ai nuk i ka paguar kuotat. Dhe kjo nuk eshte pak te nderuar...

cilet njerez thone se ashtu ishte regjimi? 7 njerez kane shkruar ketu. Nge keta te shtate cilet kane justifikuar krimet e regjimit?

Per ty nuk ka rendesi fare se njeriu qe i hodhi sy sa e sa njerzve qe me te vertete kerkonin nje parti  demokratike, njeriu qe u be antar i partise se punes "per ta luftuar diktaturen nga brenda" se ashtu kishin ndodh ca gjera ne nje vend ne nje kohe te mevonshme, njeriu qe akuzohet per vrasje, zhdukje dhe dhune brutale ndaj popullit te tij, i gervishet maska pikerisht nga njerez qe ai propogandon se prezanton?

 

".........ka qënë një qelbësirë si gjithë të tjerët (per SB)......"

Bravo Muc Nano. Je i vetmi qe thua ate qe ke ne mendje pa e zbutur si shume lavire te tjera.

Or po si kane guxim komuniste si Shoshori te shpifin keshtu per ate qe na solli demokracine. Po ky kelyshi i bllokut Rama cfare nuk po ben ne kete fushate shpifjesh, po nuk fiton or jo. Se na i kena mush kutite me vota or taj. Vota asht e xanun.

Or po si kane guxim komuniste si Shoshori te shpifin keshtu per ate qe na solli demokracine.

e para;demokracine e sollen shqiptaret kurse ai qe ti don te ironizosh u vu ne krye te tyre dhe rezultatin e di mire ti se cfare beri..

e dyta; ndjej nje keqardhje per gjithe bashkevuajtesit e Shoshorit qe djallezisht  dhe hipokrizisht  dhunohen perseri duke u tallur dhe  "marre ne mbrojtje" nga  fanatiket dhe admirusit e diktatures.Ata e dine mire se sa  mund te "merakoset" Gramoz Ruci per hallet e tyre.

e treta ;rasti i Kurt Koles eshte deshmija e hidhur  se per njemije arsye  edhe  mund te arihet te transformohen dhe shfrytezohen poshtersisht viktimat e diktatures nga xhelatet e djeshem .

Interesante sa te shpejte jane mbrojtesit e sistemit per shprehur keqardhje per Shoshorin, kurse kur ka tema te tjera te ngjashme per brutalitet dhe antikombetarizmat e atij sistemi te njejtet njerez jane po aq te shpejte t'i kundershtojne keto gjera

Interesante eshte edhe fakti qe, pas gjithe atyre komunikimeve te panumerta qe ti ke patur me "mbrojtesit e sistemit", edhe pas kaq e kaq te thenash, ti perseri nuk ja ke haberin se per cfare e mbrojne ate sistem! - Une di per cfare e mbroj une, po harrome mua, se mua pak ma varin njerezit ketu... po edhe pas komunikimesh me Idrizin? Me Emon? Me Graven? me shume e shume te tjere, qe e tregojne ne shume lloje temash qe nuk jane injorante, nuk jane te pashkolle dhe kane menyre te mrekullueshme dhe te njerezishme komunikimi? Po dhe nga ata nuk e ke kuptuar?

Po po, i qendroj fjales hapese: interesante! smiley

Jo ne kete teme Bush, por ne tema te tjera.  Dikush si zotrules qe e ka shprehur hapur admirimin e tij per Hoxhen  dhe sistemin eshte njeriu i fundit qe mund te besohet qe ndien keqardhje per Shoshorin.

Berishes i eshte grisur maska tashme me kohe, dhe kjo historia e Shoshorit eshte cjerrje me teper ne masken e tij.  Nuk e di sa te perndjekur politike pranojne te prezantohen nga Berisha ende, por numri besoj qe duhet te jete teper i vogel.  Mund te kishte ndonje iluzion per Berishen ne fillimet e demokracise kur nuk i dihej historia, por tashme Berisha eshte djegur nga te gjitha anet.

E kam kuptuar pa problem pse e mbron ti, emoja, Idrizi, grava e plot te tjere dhe i kam kundershtuar dhe do vazhdoj ti kundershtoj.  Jo te gjithe kane te njejtat arsye ne menyre absolute per mbrojtjen e sistemit.  Sistemi matet ne kandar, dhe te keqijat peshojne me rende se te mirat. 

Mos e ki problem fare or trim, se as mua qe po me pergjigjesh nuk me ke kuptuar as persa i perket me siper. smiley

Nje keshille miqesore vec nga une, po te beri pune, pranoje, po s'e deshe, fshi kepucet me te...

Ne jete nuk duhet te kete vetem urrejtje. Ne zemren e nje njeriu nuk mund te kete vetem urrejtje. Eshte gjeja me e demshme per njeriun, edhe fytyren ta tjeterson, eshte gjeja qe te vret perbrenda me efekt masakrues, no questions asked! Nuk mund te flasesh vetem me urrejtje. Nuk eshte mire, nuk do kesh sukses edhe sikur te jesh i vetmi njeri i drejte mbi faqe te dheut. Te keshilloj perzemersisht t'ja besh vetes tende kete favor dhe te sherohesh nga kjo. word to the wise. smiley

Per kete ngjarje, Ceni me ka folur para nja 15 vjetesh, kur rrinim tek bibloteka Kombetare, ai rrinte tek salla shkencore siper, une lexoja gazetat gratis tek salla poshte.  

Ne disa pikpamje e kundershtoja, i pranonte, disa dhe nuk i pranonte, nxirrte argumentat e tija. Kur me fliste per ndodhite e tija, per torturat qe kafshet i kishin bere atij, i thoja qe keto kujtime ti shkruante, ti hidhte ne leter, se nuk i dihej, mund te vinte dita qe dhe te botoheshin. Me Cenin kemi bo nete te tera dimri muhabet, ngaqe ai flinte tek nje dyqan perball shkolles se bashkuar dhe une kam shtepine ne Allias tek parafabrikatet, dhe rrugen e kthimit apo drejt biblotekes e bonim bashke. 

Lajmi ketu eshte qe dy eksponente te rendesishem te hapesires mediatike shqiptare (News 24 dhe M. Nano) kane zgjedhur ti besojne dhe ti japin jehone deshmise-denoncim te qytetarit Shoshori. 

Po te ishim ne nje shtet normal Berishes do ti takonte te pergenjeshtronte sa Shoshorin, aq edhe mediat dhe duke i hedhur ne gjyq per shpifje.

Gjyqi pastaj do te na thoshte se kush tregon te verteten. 

Po nuk besoj se kjo do te ndodhe.

Berisha do tallet me deklaratat e Shoshorit, ose do beje sikur indinjohet dhe do ti akuzoje sa ate aq edhe mediat qe i kane lene hapesire se jane vegla ne duart e opozites dhe se e tere historia eshte trillim elektoral.

Ne ket mes te vetmit personazhe jashte rolit jane qytetaret si puna jone qe rrijne e bejne sehir, praktikisht si te droguar, teksa perfaqesuesit e pushteteve i manipulojne e i terheqin per hunde sipas qejfit

 

 

 Këto që ka bërë Sali Ram Berisha gjatë komunizmit nuk janë asgjë në krahasim me ato që ka bërë gjatë njëzet viteve të fundit. Dhe nuk e kam fjalën vetëm për gjërat që dihen e duken. Ka shumë krime të tjera, për të cilat tani nuk flitet. Kanë frikë prej tij. Por do të flitet kur Berisha të mos jetë më në këtë botë. Atëherë do të dalë tamam në dritë se kush është Sali Ram Berisha i vërtetë.

Keshtu eshte Muç. Ke thene nje te vertete, qe mjaft nga ata qe e kane pesuar, kane frike ti thone, se e dine, se ky eshte nje bishe, dhe hakmarrja e tij, eshte e pamate. 

Ja dhe nje rast tjeter, tashme mediatik, qe nje miku im, (te me fale, qe po e publikoj, pa lejen e tij) me ka derguar, per te ndjerin REMZI HOXHA

 

Vjeshte 1995...


X rrëfeu në lidhje me dyshimet për një takim të ish-presidentit të Sërbisë Sllobodan Millosheviç, presidentit të Maqedonisë Kiro Gligorov dhe presidentit të Shqipërisë Sali Berisha. Sipas X, takimi është realizuar në ish-rezidencën verore të Josif Broz Titos, në Shën Naum, shumë pranë kufirit me Shqipërinë. Remzi Hoxha, një nga eksponentët kryesorë të shërbimit informativ të Frontit të Rezistencës e ka survejuar këtë takim duke njoftuar më pas kolegët e tij për të informuar presidentin e Republikës së Kosovës Ibrahim Rugova. Sipas X, pa u mbushur mirë dy javë nga ky informacion i Hoxhës, ai u rrëmbye dhe u zhduk pa lënë gjurmë.

ps

Pak a shume ajo eshte, Remziu ka qene deshmitar ne ato takime sekrete te Berishes( me duket se Remziu eshte paraqitur si gazetar zviceran, s'e mbaj mend mire)...

Ato pjese te shkeputura m'i ka derguar nje person  i sigurt me email, me heret... deshmitar i asaj ngjarjeje...

Berisha e mban peng ate ngjarje, ndaj atij s'i intereson aspak ardhja ne Tirane e Kumbaros...

Edhe keto, jane te mjaftueshme, per te pare tek ai njeri, barbarin.........

le te vije altini dhe ta mbroje, ose me mire, ta dekonstruktoje, bashke me Zikon.......

intriguese! ka akoma Alidemso... ka akoma. Berisha eshte rekrutuar shume me heret se aq, ta kesh te sigurte kete.

 E dime, por me llafe pazari. Nese ka nanjoni na i gjo me konkrete, (si ato qe shkruhen me larte) do ta shpallim pa hezitim "Ndriçuesin e mendjeve te PPU-se"

 

Ne fakt do kishte shume teper sens sikur vete PS-ja t'i shrytezonte keto lloj akuzash dhe t'i bente publike jo vetem me konferenca shtypi te perditshme (qe zor se i ndjek njeri), por me spote publicitare te ngjashme me ato te Zgjohu. Impakti do ishte masiv per mendimin tim.

 Daje, amon, mos na e ço diten dom. Na kan ardh ne maje te hundes, keto spote negative. Jane dhe te peshtira. Se ç'te sjellin nje ndijim negativ, nje empati enorme.  Uubububububu

Ne rregull. Por nese kerkon qe publiku t'i dije keto zullume te SB nuk ka menyre tjeter per t'ia bere te ditur. Muc Nanon e lexon vetem 0.01% e gazetalexuesve. Shumica e votuesve eshte super injorante qe voton kunder komunisteve (lexo PS). Po deshe t'i dekurajosh do te duhet t'ia nxjerresh troc para syve me spote te shpifura ose jo. Lufta politike eshte e shpifur ne vetvete.

Cfar do bejne me perpara more dajosh? Nga t'ja fillosh e nga t'ja mbarosh me demet qe ai felliqesire ka bere kunder vendit dhe popullit te tij? Po ai u kap mat more duke shitur detin dhe nje pjese e llumit akoma e mbronte!!!!!!

Ashtu sic thote Muc Nano per sa gjerra te tjera eshte i kapur mat ai plehre, qe eshte turpi i shqiperise dhe qe ka per te lene me turp nje pjese te mire te shqiptareve qe sot e mbrojne pergjithmone. Ka me qindra raste te tilla, shume flagrante por qe sic thote Nano nuk dalin sot ne drite sepse ai njeri ka ne dore ti ver flaken shqiperise.

Alidems per ate qe te thote zotrulsi se ai ka qene i rekrutuar kohe me pare mos te kesh asnje dyshim.

o plako, redaktoje dhe iher se nuk del mire kshu si e ke shkrujt ti...takim sekret ne prani gazetaresh? wtf man? thuj atij shokut ta boj cik me t'besushem per publikun e gjon...t'na falesh per skepticizmin

Ne fakt kane te drejte disa, kjo video nuk duhet te dale ne prag te zgjedhjeve te 8 Majit, por duhet te kishte dale dhe te dale cdo prag zgjedhjesh.

Po ato dokumentat per ate familjen e internuar nga Sali deshmitari kur do dalin?

po pse merr vrap o trim? ca dokumenti ke pa deri tani ti qe po kerkon ato dokumentat e tjera? kjo pacavurja plot pathos e mucit flet per njonin qe kujton se ka pa dike ne fund te salles se gjyqit, shtatlarte, me levizje te prera qe kerkoi denim me vdekje. Tani ktij robit i paska dale emri (dhe atesia)...ktu eshte rasti me brohorit urraaaa!
Per t'u cudit qe media (sidomos tch) nuk ka dash me u perzi me ket ngjarje te bujshme deri sot qe plasi fushata...oh, meqe jena te fushata, sot u zgju prej letargjise edhe kurt kola.

fushate te mbare dhe pa shume ekse-k-se!

 Puna është që robve u ka ardh në majë të hundës prej Salës. Çdo gjë do bënin e do thonin për ta heq. Siç hiqet një gjë e ligë prej trupit dhe shpirtit. 

POR... nuk e di a do jemi këtu, kur të kthejë patkojtë nga dielli ky njeri, do dalin shumë shumë fëlliqësira për të. Jashtë mase shumë. Unë madje hedh bast që Mero Baze psh, prej këtyre skandaleve dhe scoopeve, ka për të ngrënë bukë si gazetar e publicist, për nja 10 vjet të mira pas ngordhjes së Saliut. 

 

vecse ka rrezik qe kjo t'kthehet ne bumerang si cdo gjo tjeter e stisur dhe pa baze

 nuk e di. këtë ta kenë parasysh të zotët e punës që do merren me këto gjëra. 

ka materiale reale plot. nëse ndërthurin misionin me dokumenta reale, do kenë bërë punë të paqme. 

 

a do bente ndonje ndryshim po te kishte element te vertete ne kete akuzen e Shoshorit ndaj SB?

jo persa kohe na terheq me shume ajo qe dum me besu

Po shkruaj per rastin e nje familje te nderuar Tiranase te cilet u internuan ne ate kohe me deshmitarin e rreme Sali Berisha.

Keto dy raste jane te njohura, nuk bejne habi per nje njeri me nje fije inteligjence ne koke. Ashtu si edhe per fotot me familjen e Enverit. Kto te kaluarat, te sotmet jane videot me femijet duke marre para te thata ne dore.

 Me thjesht se kaq s'mundet robi ta shkruaj. Nuk eshte me detyrim te kuposh aq me pak nga une.

 Liqeno do ta bish ketu, amon bjere........???????????

ok, une dorzohem me t'kuptu plako...sic duket nuk e kam kapacitetin mendor.
Me lart, ti bo pytjen se kur do dalin ato dokumentet per 'x' familjen. Me poshte pergjigjesh po vete duke thon se po shkruan per ket familjen 'x'....ku di un...s'po kerkoj shum o vlla vecse 2 fije rrjedhe llogjike midis 2 komenteve te shkrujtme ne distance 10 minutash nga i njejti person...kjo nuk eshte shum apo jo?!

Bredharaku, ki kujdes se me duket ka rene bore radioaktive atje ne stepat e Kanadase edhe te ka infektuar smiley

tani qe po mendoj...pranej nuk e shkrinte dot kripa ket boren e fundit...

Harrove rregullin kryesor ti kur flitet kunder Saliut:

Nuk ka nevoje per rrjedhe llogjike apo per faktim te atyre gjerave qe thuhen.  Mjafton te jete dicka kunder Saliut.

dhe ka rrezik me t'kryqzu direkt si 'salist' nqse refuzon me besu naj gjo si kjo me lart.
Se nuk e di po un n'vend te ktij Shoshorit, inatin kryesor do e kisha me ate legen prokurori dhe kedo tjeter qe e ka denu e keqtrajtu; jo!, ktij i paska ngel ne mendje ky robi nga salla qe paska kerku denim me vdekje. Te pakten ne interviste, nuk del se ku e njofti se ca perfaqsonte ky person (sal ram berisha), vecse ne interviste thote se 'me siguri do i ket ron ne dore trakti qe ka cu ne fakultetin e mjeksise ne vitin '62'...kape cik llogjiken e ktij: ka shpernda trakte per 13 vjet ose me shum, po e mban mend mire vitin kur ka hedh trakt ne fakultet te mjeksise edhe pse nuk ka asnji tregus se personi qe po kerkonte denim te ktij me vdekje vinte nga fakulteti i mjeksise...as nuk ka qene naj ftyre e njoftme qe dilte ne tv si shoket pilo, rita apo haxhi.
Ja ta shpalos un mendimin tem modest meqe ktu kan plas lajmet bombastike:

(1) ktij robit fatkeq i duhen pare.
(2) nji "bujar" ka pare
(3) "bujari" jep paret, merr firmen e ktij poshte ksaj intervistes-pacavure
(4) there it is...we're all happy

 

 

 Br3dharaku, Cenin e njof personalisht, lexo komentin me siper te lutem. Ai eshte pjese e disidences. 

ore do jet virus ky qe dergon Sula, e shpendarka me email...

Ti kete muhabet ke o bredharaku, kerkon prova, kur dalin provat thua te dhjefsha provat se nuk ma mbushin mendjen..

Edhe thua s'po kerkoj gje, prova po kerkoj.

p.s. Hyseni beri 13 vjet burg se ishte i sigurimit.  E ka bere per te degjeneruar Salen ne pleqeri me Ramizin. 

m'fal qe t'preva hovin plako se e shof qe e paske mor me qejf t'modh

kur s'ka prova, shkohet me te besume. osht si pune feje ky muhabet. gjo te faktume nuk ka - deshmia e kti fakirit, nuk mund te merret si prove. tani, ty Bredh nuk te besohet qe sala mund te bonte ksi gjonash. ok, por si thu ti, cer e pengonte salen - hipotetikisht gjithnji - qe ta bonte at gjo, flasim per vitet e kekurta '70.

perseris, nuk flasim per fakt, as per venie gishti. per mu fjala e shoshorit ngre dyshim, por dyshimi nuk eshte prove, nuk eshte fakt.

nga ta nis emo?
nga fakti se jemi n'kohe fushate dhe qe ashtu, rastesisht ky robi kujtohet me e bo publike ket vec sot, 19 vjet mas '91 qe katapultoi Berishen?
nga fakti tjeter se Muci e paska pas te veshtire me e bo publike ket? po GSh e Tch kishin me shkrujt e me fol minimumi per nja 2 muj vec me ket histori...
per mos me permend ato qe thashe me lart, nga mnyra si ky ka fiksu Berishen qe u ngrit nga fundi i salles po qe ktij i ka ngel ne mendje qe nga mesi i '70 e deri sa ka dal prej burgut. Ky njeri ka kujtesen e nji supermani plako.

Per t'ju pergjigj pytjes tate, une nuk di me t'thene nqse berisha do ishte i afte me e bo apo jo ate gje...po nuk do m'cudiste aspak nqse do e kish bo. After all, une kam kriju idene e nji njeriu qe se ka per gjo me mohu sot ate qe ka thon 1 dite perpara po kjo nuk me lejon mu me ngrit historina sot pa pas nji leter te shtypme ose te shkrujtme me emrin ose firmen e ktij. M'fal po un anoj nga ajo qe ky rob eshte "sponsorizu" me e bo ket gjo, nis edhe prej faktit se nismen e cjerrjes se maskes e ka mor tch dhe muci...

Me pelqeu e gjithe pergjigja jote, bro!

Pa diskutim qe flitet per veprime fushate. Mekanizmi eshte shume interesant. Nuk ka rendesi fare nese shoshori mban mend apo jo. madje nuk ka rendesi nese sala e ka bere vertet ate gje apo jo. puna eshte te shtrimi i ceshtjes, hedhja e saj ne tavoline; kjo eshte nje hipoteze, Bredh, dhe hipotezat ne pergjithesi as pranohen (accept) dhe as kundershtohen (reject) me siguri absolute 100%. Dhe pikerisht te ai kusuri qe mbetet prej ngjarjes se sigurte fshihet e gjithe dobia, utilitaria e hedhjes se hipotezes, qe ai boti e permblodhi me fjalet shpif se dicka do mbetet.

ne fakt une e kisha gjetke fjalen; ka nje kombinim shume intrigues e gjithe kjo pune e sales sekretar ne monizem. pasi po te perjashtosh mundesine qe sala ta kete bere ate gjene qe perflitet, i bie te clirosh nga nga kjo edhe gjithe aradhene e madhe te sekretareve dhe te devotshmeve te asaj kohe. sepse perndryshe do i binte qe sala na qenkesh nje lloj i vecante komunisti, nga ata te miret, c'ka sjell pastaj ne piken qe "djalli komunist qe hante mish njeriu s'paskesh qene aq i zi sac e tregojne". te qenit e sales si komunisti i vetem i mire them pastaj qe do krijonte ndonje sekt tjeter mormonesh shqiptar apo deshmitaresh te jhvs me nje version te ri ungjilli, qe mundeson serine e shtate te Star Wars... jedi... nje qar e ka edhe kjo dmth.

Ky paragrafi jot i dyte flet ne terma absolute dhe mundohe ta anekdodizoj kete punen e sekretareve qe o ishin te gjithe katile, ose po te perjashtosh Salen nga mundesia e te berit kesi gjerash athere duhet te heqesh dyshimet edhe per te tjeret.

Ai me siper nuk flet ne terma absolute, e nuk thote qe 100% s'ka asnje mundesi qe Sala te kete bere kesi gjerash.  Ai thjesht shpreh skepticizmin e tij mbi detajet, mbi kohen qe kjo histori del, mbi personat qe e nxjerrin kete histori etj etj.  Te gjithe sa thote Bredha me siper jane dyshime te arsyeshme, dhe jo kjo nuk i cliron gje sekretaret e tjere qe jane te faktuar qe benin kesi gjerash sidomos ata te rretheve, golajterat e PPSH-se.

Berisha sekretar partie ka qene vetem 2 muaj dhe e kane hequr pasi ka shpetuar nga burgu nje person qe kishte thyer bustin e E. Hoxhes. Komunist po, ka qene per shume vite por kjo puna e anetaresimit ne parti, sic na e shpjegon edhe Muç Nanua (qe ka qene kandidat per anetar partie ne vitet e fundit te diktatures), ka qene nje vize, nje pasaporte per te çare ne jete. Sidomos per ata qe kishin ambicie profesionale siç ishte Berisha qe kalonte 18 ore ne dite duke studiuar. Berisha ne kohen kur u desh, kur duhej te ngrinte zerin, megjithese pas renies se murit te Berlinit, ju kundervu hapur regjimit komunist dhe drejtoi Levizjen Demokratike qe permbysi komunizmin ne Shqiperi. Merite historike. Askush nuk merret sot me faktin se numri 2 i PS, Gramoz Ruci ka qene minister i PPSH dhe drejtues i Sigurimit por pertypin bash si lopet rrenat dhe shpifjet e Sigurimit. Kjo shpifje nuk ka asnje fakt, eshte thjesht propagande sic po behet keto dite edhe me ca gjera te tjera kunder Berishes. Tregon mjerimin e opozites ne program dhe ide por jo mjerimin e saj persa i perket propagandes dhe trushpelarjes bolshevike qe kam ne dore nje doracak per kete pune qe te le pa fjale. Per Edi Ramen perflitet se ka qene si biçim spiuni i shokeve te skuadres kur dilnin jashte Shqiperise, por pa pasur nje fakt une nuk mund ta akuzoj si sigurims Ramen. Ajo e cila e dihet dhe eshte e dukumentuar eshte se Rama ka bere ilustrime me vizatime per revisten e Sigurimit te Shtetit.

Berisha sekretar partie ka qene vetem 2 muaj dhe e kane hequr pasi ka shpetuar nga burgu nje person qe kishte thyer bustin e E. Hoxhes.

 

hahaha, meqe e ditke kaq mire sekretarellikun e frymorit, mos e zevendesove gje ti kur e hoqen si te paafte?

sepse perndryshe do i binte qe sala na qenkesh nje lloj i vecante komunisti, nga ata te miret

Me vjen keq se te mbaja dhe per te zgjuar. Po sa here duhet t'jua perserisim qe po, ka qene lloj i vecante, i mire, qe u fut ne parti pikerisht ngaqe ne radio kishin filluar te jepeshin kenge Italiane, dhe ngaqe komunistet Ruse pushtuan Cekine komuniste. Cfare ka ketu per te mos kuptuar s'e marr vesh. Thjesht. Sakte. Bukur. Dmth une cuditem qe Berisha me modestine e tij legjendare, nuk e pranon qe u fut ne parti per t'a minuar nga brenda, per t'a marre kalane nga brenda.

edhe mua me pelqeu e gjithe pergjigje, well.. pothuajse e gjitha. nuk em pelqeu pjesa e kujteses se supermenit. thjesht sepse nuk perjashtohet mundesia se dikush mund te mbahet mend per 15 vjet.

mua me intrigon kjo ngjarje jashte kontekstit te zgjedhjeve qe po vijne. thjesht ideja se sb ka qene ai qe thot shoshori, eshte per mua dmthns ne nje menyre qe do te kekronte goxha te pertypej e te konceptohej. eshte nje sfide, te shtron pyetjen 'what kind of person are we dealing with?'.. a kemi mundesi te diagnozojme klinikisht, e shkencerisht nje psikopat?

Bredh, shoshori ska asnje dokument qe ta provoje kete qe thote. Muc Nano, na paska gjetur sebep nga xhungla e Tan Hoxhes, i cili dhe ai aty nuk paraqiste asnje prove qe Berisha te kete dhene nje deshmi per Shoshorin. As Monika Stafa, e bija  qe ben exluzive ne Top Channel ska mundur te gjeje ndonje prove per babain qe deri  dje e kishin lene rrugeve. Kete pacavure e nxori Erjon Brace, nga nje gazete qe ka dale vetem dy numra ne vitin 2002, dhe me pas u zhduk nga tregu. Interesimit te gazetareve ne vitin 2009, vetem pak kohe para fushates, iu pergjigj arkiva e Ministrise se Brendshme, ku shoshori figuronte mes nje grupi si i denuar per agjitacion e propagande,  dhe ne asnje germe te ketiv vendimi nuk permendej si deshmitar Berisha, si fjala vjen ne vendimin e Fatbardh Kupit, ku relatues i hartimit ishte Filip Cakulli, me te cilin djali i abaz kupit u denua dhjete vjet burg . Eshte bere e modes qe ne kohe fushate Shqiptarja, te nxjerre ndonje pacavure te tille, dhe ti vere siper eskluzive qe vetem e tille nuk eshte, sepse ne maj te 2009 e kishin pothuaj te gjitha gazetet kete te ashtuquajtur dokument qe si doli me njeri per zot. Muc Nano, pastaj dihet, rri ne vend e merr me mend eshte, dhe na ben si analist duke shkruajtur nje carcaf me mllef per hesap te koco kokedhimes. Ne fund fare e merr peshku dhe e vendos ne faqe, dhe ne te tjeret i vijme mbrapa temes, nje teme qe ska as nivelin e pjatave te palara ne big brother. Kjo eshte e verteta e kesaj pacavure interviste, nga nje njeri i cili vertet vuajti, po se di pse dhe per cfare e shiti vuajtjen e tij kaq lire

Kot keshtu, ne menyre hipotetike (sic thote emo), a ka gjasa qe keto 15 vjet qe Berisha ka qene ne pushtet t'a kete fshire emrin e tij nga cdo gje? apo thua ti qe Gazidede dhe Musaraj nuk ishin te till burra. Shikoje pak listen, se mua te gjithe si njerez mjaft te besuar me duken: Olldashi, Nishani, Basha.

po nuk ma do mendja futeshin ne protokoll emrat e pjesmarresve ne salle te gjyqit...ndryshe jane deshmitaret po ky ktu nuk po thote se sala i ka dal si deshmitar.

Ndoshta ke te drejte. S'i di procedurat dhe e drejte, ka shume mundesi qe ne protokollet zyrtare mund te mos jene emrat e pjesmarresve ne salle (por sigurimi m'a do mendja i ka). Jo, ky thote qe Berisha ka bertit nga salla, si puna e asaj "le t'a gjuaj kopetenti". smiley

manifestimi i devotshmerise ka qene rruga me efikase "me bo lart". nderkaq, shume interesante edhe kjo qe vijon: edhe kete gje nuk donte ta linte si nje rruge te sigurte karriere enveri. duhej qe friken ta kishe bashkeshoqeruese, no matter what you did. Pra ka patur raste kur i eshte rene kokes edhe "solemno-roze-uluritesve". Dhe kjo e bente enverin nje maestro ne krijimin e klimes optimale per pushtet absolut.

kjo s'ka lidhje me temen, por m'u duk me interes. Sa per Salen pastaj, ta keni te sigurt si buka qe hani, qe edhe po nuk pat spiunu njeri, ka ulerit e bertit per partine e punes, per forcimin e luftes se klasave etj etj sa i ka dal rryli i fytit ne tavoline, me keq se Lumnije Boricit kur jepte mesim frengjishteje.

ka qene simbioze me perfitime te 2anshme emo:
Sistemi duke rekrutu njerez me imazh dhe influence dhe individi qe kerkonte sukses dhe qe kish kuptu se pa tesere, suksesi ishte i veshtire. Kjo puna e antarsimit ka qene zakonisht e sugjerume nga "lart". Du me thon se (ktu dal ne mbrojtje te sales), se veshtire te gjeje nji ekspert ne fushen e vet, nji shef katedre, nji artist te popullit ose shkrimtar te arrire qe nuk kish teseren e partise ne xhep. Nuk kish budalla n'bote qe ta refuzonte se do te thosh vetvrasje. Me ket nuk them se Sales i eshte ofru dhe se nuk e ka kerku vete i pari; as se ka qene naj qelibar dhe antikomunist se nuk jam naj moshatar i vet qe ta kem njoft.
Po ajo qe nuk mund ta pertyp eshte se ktu salen po e ngrejn mbi rangun e sekretarve te partive be rrethe...a thu se ka qene numri 2 mas dulles ose ramizit. Kjo eshte per efekt konsumi masiv...dmth ta haj kush ta haj.
Then ket, un nuk kam degju deri sot per denimin e ndonji ish-sekretari partie as nuk justifikoj miqsine qe mund te ket pas me Ilir apo Sokol Hoxhen si "faj"...ka pas plot njerez qe kane dal ne foto se dreqi ta haj, edhe shoqni normale iliri e sokoli kane pas. Bythlepimes mund ta pranoj po me perdor ket si justifikim per etiketim si sigurims, mu m'duket cik si shume 

Bredh, shiko pak me poshte per kete punen e konsumit masiv se doli fotoja prap.

S'e di per cilat masa e kane kete produkt ama? Masat qe votojne PS-ne, paradoksalisht edhe sikur Berisha te ishte sekretar rrethi, apo numer dy mbas dulles a Ramizit, i bie qe ta shikonin pozitivisht Berishen.

Nga ana tjeter masat e te perndjekureve dhe te persekutuarve te diktatures edhe mund te tundohen nga keto gjera, por halli eshte se per konsum keto therrime i hedhin pala qe i ka persekutuar keta.

Jo ne fakt keta e kane per masat qe votojne PS pasi elektorati i djathte eshte mirekuptuar me Berishen. Berishen e kane zgjedhur lider per perplasjen me komunizmin dhe permbysjen e tij dhe si politikan i djathte me vizion qe ka qene dhe vazhdon te mbetet i vetmi qe garanton perballje dhe fitore ndaj te majtes. Masat e PS nuk orientohen me arsye, por me reflekse. Sa me shume te kene stimul ndaj Berishes, duke e share me te gjithe menyrat, aq me shume eshte i vendosur ky elektorat te votoje Ramen (apo cilindo qe kryeson partine e Enverit) dhe te mos i kerkoje llogari per humbjet e deshtimet. Masat e PS jane shume me te ashpra me ata ishet qe i kane tradhetuar se sa ma ata qe kane qene kundershtare gjithmone. Ve re se sa e sulmojne edhe Kadarene po keta njerez per te kaluaren e tij politike. Pastaj kemi edhe ndonje ish-te persekutuar si Kurt Kola qe ka ngrene parate e te persekutuarve dhe ka qene gjithmone ne sherbim te PS, qe me Nanon dhe tani me Ramen qe kerkojne keto shpifje per te justifikuar humbjen e dinjitetit dhe shperdorimet me fondet.

Nuk e di c'nenkupton me elektorat te djathte, por ata qe votojne Berishen ne pergjithesi nuk jane elektorat i djathte tradicional si mbas spektrit ideologjik por ne fakt elektorat i majte sepse jane shtresat me te varfera, me te pazhvilluara, ne pergjithesi rurale dhe me me pak mundesi.  Sala kujdeset per keta njesoj si Hoxha, pra ben mjaftueshem per mos ti shtyre tek Rama e PS-ja, te cilet nuk kane aspak elektorat te majte por si mbas gjendjes ekonomike e perkatesise demografike kane nje elektorat te djathte per kushtet e Shqiperise.  E verteta eshte qe per Berishen e PD-ne, sic per Ramen e PS-ne votohet ne baze te perkatesise krahinore.  Veriu voton pergjithesisht per PD-ne, e jugu voton pergjithesisht per PS-ne.  Ketu s'hyn fare as e majta as e djathta, por trashegimia percarse e komunizmit qe ne pergjithesi favorizoi Tosket e Lebrit (qe perbenin pjesen derrmuese te PPSH-se) mbi geget.  Sic orientohen masat e PS-se me reflekse, ashtu orientohen dhe masat e PD-se.  Mjafton tu permenden bllokqenet, bijte e sektretareve e antareve te KQ-se dhe byrose politike qe aderojne ne te njejten parti qe i shtypi per 50 vjet dhe Berisha i ka ne xhep pa problem.  Si Rama e si Berisha e ka kuptuar mire qe elektorati i tyre eshte me shume emocional se sa racional, se niveli i inteligjences dhe i edukimit ne pergjithesi eshte i ulet, se nje proces real dekomunistizimi mbas renies nuk ndodhi e plot arsye te tjera per ta ndare fatkeqsisht Shqiperine ne dy pashalleqe personale, ku pasurohen ata e klanet e klientet e tyre, dhe keto masat emocionale marrin arratine apo vuajne te zite e ullirit.

Kurt Kolrat, Tak Ngjelrat, Pre Zogajt e te tille sharltane pastaj jane thjesht zagare rruges qe lehin tek dora qe ju nje cop mish me shume, e cila thith ndonje vote aty ketu duke patur ne anen e tyre keta sahanlepires.

c'nenkuptoj me te djathte? Ate te djathte qe fillon qe nga konservatoret dhe mbaron tek liberalet e libertanianet (dmth. jane te perjashtuar automatikisht ata te se djathtes ekstreme). Cfare e kujtoni te djathten or daje ju? Nje dicka qe s'leviz, eshte e ngurte? Cila eshte demografia e PS-se? Shkodra, djep i kultures e qyteterimit? Durresi ku PD eshte fituese? Elbasani ku PD eshte parti e pare? Korca ku ne zgjedhjet e fundit u ndane barazim me PS ndersa ne ato te kaluarat PD ishte parti e pare? Po rri aty more se shqiptaret ne pergjithesi, ne nje veshtrim te shpejte psikologjik anojne ka e djathta. Jane individualiste, kane shpirt sipermarres, jane te lidhur me pronen, nderojne hierarkine etj.

me ke pelqyer ktu. me duket eshte hera e pare qe lexoj nje shkrim informativ, interesant, me pikepamje racionale, dhe c'eshte me e rendesishmja, je objektiv. mgjth, une kam nje problem me kete punen e trashegimise komuniste. se ka edhe kjo date skadence apo jo.. ca do bejme kur te skadoj?

kjo puna e skadences do vlente edhe per komunistin 'berishe' qe akuzohet si komunist nga antikomunistet ruci e dokle twin po une them se ne jemi ktu ku jemi sot se ky paska qene mall i konservum mire>
Te kujtohet dikur kur ke thene pak a shume per fjalet e nji profesori qe te kishin ngel ne mendje? kur kish marre vesh se nga ishe, te kish thene pak a shume:
- c'behet me faren qe kultivoi E. Hoxha?
Me kujtohet se thoshe se ishe habitur ne fillim po pastaj ai te kish sqaruar se e kish pas fjalen per ata qe la pas
(e ke thene diku tjeter, jo ktu te ppu)

Mos ma shaj zyshen se kam respekt te thelle per te. Te kishe thene per ndonje skuthe tjeter hajt mo por per Lumnien...... te lutem.

 nardi, ``.... nga nje gazete qe ka dale vetem dy numra ne vitin 2002, dhe me pas u zhduk nga tregu... `` 

 

  Gazeta ne fjale quhej Flaka, dhe u mbyll nga qeveria e asaj kohe, duke arrestuar dhe akuzuar me akuza ordinere botuesin e saj. 

 Te vertetat ne kete dynja i jep vetem AJO.

Mirepo AJO ka humb keshtu qe kjo e News 24 eshte rrene  smiley

Shpifje dhe vetem shpifje te neo-bllokmeneve qe udhehiqen nga ministri i PPSH dhe drejtuesi i Sigurimit, Gramoz Ruci. Po riciklojne plehrat e vjetra por qe mbajne te njejten ere te keqe prej propagande sigurimsash. A i keni degjuar ne kete fushate se cfare ofrojne per qytetarin dhe qytetin qe kerkojne voten per te qeverisur? Asgje. Vetem balte neobllokmenesh dhe percartje kandidatesh partie nen petkun e anallistit. Lajthitje me euro fallco dhe votues qe nuk i njeh xhaxhi veterani. Mesim demokratik do te merrni me 8 Maj qe ta mbani mend per te pakten 20 vitet e ardhshme.

Ja Monde... ketu te me kishe sjelle me mire... ky di te tregoje barcaleta. smiley

Ja cfare thote i biri i ketij Shoshorit, tani, dy gjera dalin ketu: o news24 genjen ose genjen vete Shoshori. -Zoti Edmond, a mund të na thoni si qëndron e vërteta e një shkrimi të botuar para pak ditësh në një gazetë për babain tuaj?

Gjithçka që është shkruajtur në gazetën shqiptare nuk është e vërtetë. Babain nuk e ka takuar asnjë gazetar dhe ato që janë shkruajtur janë sajuar dhe manipuluar. Unë e kam pyetur babanë që kur është botuar një shkrim para disa vitesh ku shkruhej se gjoja babai im ka thënë se, "në gjyqin e tij ka qenë dëshmitar Sali Berisha". Unë e pyeta babain tim dhe më tha se, kjo është krejtësisht e pavërtetë. Ai më përmendi disa emra dëshmitarësh, por asnjë herë emrin e Sali Berishës.

-Si mendoni ju, kush mund ta ketë përdorur emrin e babait tuaj në këto shkrime që janë botuar?

Pas këtyre shkrimeve të botuara së fundi në gazetën shqiptare dhe para disa vitesh në gazetën "Plaga" ku ishte botuar një shkrim pa emër, unë mendoj se qëndrojnë njerëzit e Sigurimit të Shtetit dhe ata njerëz që punonin kundër babait tim, që hiqeshin sikur e donin, por në fakt e përdorën atë. Njëri nga këta mendoj se, mund të jetë edhe xhaxhai im, pra, vëllai i babait. Dyshoj, sepse në kohën që babai im u fut në burg, familjen e tij e internuan, ndërsa vëllanë e tij, jo vetëm që nuk e internuan, por e lanë në punë të mira.

-A ka ardhur ndonjë gazetar për të takuar babanë tuaj dhe për të biseduar me të?

Kur u botua shkrimi në "Gazetën Shqiptare" para disa ditësh, unë e pyeta babanë a erdhi ndonjë gazetar për të biseduar, ai më tha se nuk erdhi asnjë gazetar. Shkrimi është sajuar dhe manipuluar sipas shkrimit të botuar para disa vitesh në gazetën "Plaga". Babai më tha se nuk ka thënë asnjë gjë për ato, që janë shkruar në atë gazetë.

-Pse nuk ka reaguar babai juaj kur janë botuar shkrimet në dy gazeta?

Babai im nuk ka reagur, sepse në radhë të parë ai nuk sheh për të lexuar, e dyta, ai është i dërrmuar nga burgu dhe ka kujtesë të dobët. Kur janë botuar dy shkrimet që përmenda më lart, unë i kam treguar babait se çfarë është shkruajtur edhe ai më ka thënë në mënyrë të prerë se ato që shkruhen për Sali Berishën nuk janë të vërteta. Tani babai jeton me mua, por është në një gjendje jo të mirë mendore dhe fizike. Nuk ecën me këmbët e tij, por e nxjerr unë ndonjëherë jashtë shtëpisë.

Unë e kam pyetur babanë që kur është botuar një shkrim para disa vitesh ku shkruhej se gjoja babai im ka thënë se, "në gjyqin e tij ka qenë dëshmitar Sali Berisha". Unë e pyeta babain tim dhe më tha se, kjo është krejtësisht e pavërtetë.

Po eshte ne kamer duke folur baba i vet, apo kane manipuluar videon..  smiley

T'ja dergojm ambasades amerikane videon si thua ti?  smiley

Prandaj them qe duhen nxjerre dokumentet se videot dhe zeri i robeve manipulohet kollaj..

Shko pyet djalin e Hysenit, Edmondin. Mundesia me e madhe eshte qe Hyseni te jete manipuluar per te folur ne ate menyre pasi ky ka edhe proleme me shendetin tani, sic thote edhe i biri.

ashtu eshte vlla, prandaj them une qe duhen dokumentat.. Fotografite e Sales me Sigurimsat dhe familjen e Enverit, videot dhe fjalimet nuk pijen uje. Dum dokumenta, mundesisht me ore, date dhe firme.

p.s. mund te pyesim edhe Saliun se ku ka qene diten e gjyqit te ketij fatkeqi, se mesa di une ka qene mjek dhe duhej te firmosje per te marre rrogen atere nese ishe ne pune...  smiley

 

 PO le ta nxjerre dhe e bija fundja se te Top Channel punon.......

Nard,

Kurt Kola sot tha : Kryeministri i Shqiperise ka qene bashkepunetor i sigurimit

Ja demet e kesaj situate:

E para qe nuk e nxjerrim te verteten ne shesh, ca thone e vertete ca thone jo. (shembull ketu ) 

E dyta qe pergojohet shume kjo puna e te perndjekurve.

Per te dyten, nese nuk i besojme kur flasin atehere perse duhet te flasin dhe ne raste te tjera ? Apo do vazhdojme te degjojme Lumadrinat ?

Apo duhet te jemi selektive kur t'i besojme?

Po eshte keshtu atehere pse kerkojne respekt dhe nga kush e kerkojne ate? Se une nuk jam lakmus me e dallu te vertetin e rrjedhimisht nuk kam si e shperdoroj respektin apo solidaritetin me vuajtjet e tyre. 

Akuza eshte e rende dhe Kurt Kola eshte Kryetar Shoqate, jo si Shoshori. Une e di qe neser ne te perditeshmet do kete shkrime qe vertetojne amoralitetin e Kurt Koles apo abuzimet qe ka bere ai me parate apo fondet e akorduara per te perndjekurit , por nuk kam sesi te mos them pse kjo akuza nga nje njeri qe ka vuajtur aq shume burgjeve per premierin?

P.S. Nuk do me thuash qe Kurti eshte nga ata qe i eshte hollu gjaku smiley

Ne kohe m*ti, si me poshte:

x= distanca e robit nga qiviriu

f(x)=x distanca e robit nga gjithkush but qiviriu

Kurtit gjaku per ate pune i eshte si i kanaleve te ujrave te zeza, nje njeri qe ska lene gje pa bere, kur ishte ne krye te komitetit te integrimit mos gaboj, me kompensimet dhe te drejtat e studimit qe i dhane atehere te perndjekurve. Sot ne mos gaboj rri ne nje tavoline me ata qe e persekutuan dje dhe me bijte e tyre..... Koth nuk do shkruaja me per kete teme, po mos ishe ti ai qe kishte replikuar.  Sepse kam bindjen se e di kush jam. me beso mua kjo qe ka nxjerre shqiptarja si eskluzive eshte thjeshte nje palacollek. Ne mungese te nje programi, po mundohen qe ti heqin berishes votat e te perndjekurve. Nuk tzhem se duhet ti kete monopol, po te sajosh histori te rrjedhurish si puna e Shoshorit,  dhe ta rimaresh kete teme sa here ka zgjedhje sikur nuk shkon. Ky shkrim ta thashe u nxorr nga Erjon Brace ne mos gaboj ne Janar te 2009, nderkohe qe eshte perfolur dhe ne 2002-in dhe ne 2004.  Me e keqja eshte se asokohe u be publik dhe vendimi i gjyqit per Shoshorin dhe rezultoi se skishte asnje dehsmitar me emrin e Sali berishes.  Ne 2009 isha dakort qe nese kjo do ishte e vertete duhet qe tja fuste vrait dhe jo te rrinte kryeminister, por sajesa te tilla per kredo politike ne prag fushata jane te ulta.  Mbec me shendet mik, dhe na co haber per nai kafe

Qe keto historina fillojne e mbijne sa here qe kemi fushata vertet qe vjen ere. Por po kaq ere vjen edhe nga fakti qe megjithese jo te reja ketyre historinave asnjihere nuk u eshte dhene dum tamam.

Gjyqet e asaj kohe kane qene te stenografume dhe te arshivume. Ku eshte stenografia e procesit? Nese del dhe ska gjo (e pamanipulume sigurisht) atehere turpi eshte i GSH, nese "ka humb" gjate rremujave te '97 atehere po e dime...... gjithsesi pak rendesi ka. Dhe a e dini pse? Se cdo spiun i sigurimit kur futej ne parti, automatikisht i mbyllej dosja. Supozohej se ky i fundit ketej e tutje spiunlliqet nuk do i bonte koke me koke, po do ia tregonte gjiiiiiithe organizates baze me sekretarin si bicim kryespiuni.

 

 A munden më të vjetrit që të na ndriçojnë pakëz mbi praktikat e ngritjes në detyrë të partisë atëherë? 

Dakord që hedhja në sulm dhe qënia aktivist e gojë-bilbil për Parti dhe për Enver ishte një mënyrë. A kishte ndonjë mënyrë tjetër? 

Cilat ishin mënyrat e tjera? Mua do më interesonte jashtë mase ngjitja e shkallëve hierarkike të partisë prej Salës. Sinqerisht. Si u bë komunist, si u bë sekretar, si u bë mik me bijtë e Enverit etj. Jashtë mase do më interesonte. Rrugëtimi. 

Dhe një gjë që më ka ngel merak dhe që përforcon idenë për çfarë mund të ketë bërë Berisha, është mënyra sesi e drejton partinë e vet këto kohë.

Pas 21 Janarit, ai i shtrëngoi rradhët e partisë, duke e zgjeruar rangun e njerëzve që jepnin deklarata në emër të tij. Dilte psh Aldo Bumçi, e përralliste gomarlliqe. Këtë metodë, diku e kish mësuar, si Bumçi, si Berisha vetë. 

Po ndërtimi i komisionit hetimor parlamentar (i thënçin!)? Ai i Halimëve. Mënyra patetike si u organizua, si zyrë hetuesie byroje, e shumë të tjera. 

A përjashtohet pra fakti që të jetë ngjit aty lart Berisha, dhe të ketë dalë i larë? Se organizatat okulte të kërkojnë një peng, apo një dëshmi besnikërije. A ka dhënë këtë peng Berisha? Apo ka ec pa pengje, ka kalu 2 miles of sht and came clean from it? 

Vetem kaq te dish se te hyje ne bllok at`here eshte njesoj sikur te hynte deveja, me gjithe ngarkese, ne vrime te gjilperes !

Sali Berisha hynte ne Bllok si  i shtepise, ishte njeri i besuar dhe "njeri i besuar", at`here do te thoshte se, duhej te kishe dhene prova devotshmerie si ky rasti i Shoshorit. 

Cilat ishin mënyrat e tjera? Mua do më interesonte jashtë mase ngjitja e shkallëve hierarkike të partisë prej Salës

Menyra me e mire athere ishte devotshmeria dhe besnikeria ndaj shokut enver, sa me shume kritika dhe lufte te ashper ndaj armikut te partise dhe kllases, aq me i besueshem ishte ne syrin e partise, aq me shpejte i ngjisje shkallet, dhe Berisha duhet ti kete ngjitur shkallet, dy e nga dy, sic i ngjit edhe tani kur i hypen shkalleve,Duhet te kete mesuar, duhet te kete qene i dalluar nga shoket, si komunist, si mjek, te gjitha keto Berisha i arriti. Shkoi dhe punoi deri ne Bllok te Udheheqjes! Penelin e kishte te forte ne ndihme te Partise. Tropojanet jane dalluar shume per Pathosin qe ata kishin  per Partine dhe per shokun Enver, kane qene nje brez psh Lisien Bashkurti,Mehmet Elezi, e ndonje tjeter, qe ishin te zote te perdorinin penelin dhe furcen me shume pathos patriotik.

Ajo qe dallon eshte se me po ate Pathos u ngriten ne krye keta ja kthehi shpaten atyre qe u sherbyen, me pabesi dhe me shume egersi te papare.Pse e ben kete dhe si e ben duhet pare ne fakt duhet studiuar pak morali i tyre me ane te psikoanalizes!

Berisha dallohet nga Pathosi kur  flet poshte e larte, dhe ky Pathos i Berishes  eshte i njetje po ai qe ka qene me pare , me perpara i hante shpata shume ne te majte per 25 vjet, tani shpata e tij i ha ne te djathte dhe ka gati 20 vjet,  ajo qe nuk ka ndryshuar eshte se Berisha gjithmone e mban shpaten larte per situaten dhe te godet, sa ti haje gjuha ku te mundet, te bie kokes, pa ju tremb syri dhe pa mnduar fare ! Eshte" trim " me te shame, ne Kuvend te Burrave, Parlament dhe mjeshter per skenare! 

 

 

Jemi ne '75 , mu kujtua kjo kenge, vite te dhimshme, shume shume te dhimshme, sidomos per njerez si Shoshori.

http://www.youtube.com/watch?v=CThrw0Ns9...

Nuk kuptoj ate qe kerkon Nano te nxjerr nga keto programe e artikuj.

Nano me duket se  thote haptazi, mos votoni per njeriun qe ishte ne fund te salles, votoni per ato qe ishin ne krye te salles.

Nanos i dhimbset Shoshori?

Apo Nano denoncon se edhe ne kohe te diktatorit, ishte ky Berisha uzurpatori i drejtesis !

Edi Rama ka qene nder te paret qe ka "prezantuar " Berishen nder miqt shkodran, kur doli shkrimi i pare i Berishes. Burre i mire, i drejte, trim, e shume levdata tjera.

Po ashtu edhe Nano ka prezantu Berishen ne Çorovode, njesoj si Edi.

Ne 1992 zgjedhjet e para pak te lira, misionar nga tirana zbarkuan ne qytetet e shqiperis, per te bindur te djathit votoni Berishen se eshte njeriu i duhur.

Keto misionar ( i quaj keshtu se dikush i kishte derguar, e patjeter jo Berisha) i moren fjalen te djathteve dhe Berisha na behet president, te djathteve i mbeti ne dore nje ishkomunist, socialisteve i mbeti ne dore nje shok i tyre, Berisha e kishte kuptuar me kohe lojen e bllokqenve kriminel, dhe e luan lojen me dy pale letra.

Mbas zgjedhjevete '97 te djathtet u munduan te organizohen pa Berishen, por nuk ja arriten , shkaku eshte nje ze qe nuk harrohet kurre ( doni te ne vijne ne pushtet zogistet e ballistet) Berisha mbete lideri kryesor si opozite e Nanos ( austriakut).

Ka kohe qe mbeshtetesit me te flakte te Berishes ne fillim te '90 , u kthyen ne kundershtaret me te flakte .

Pse duhet ti degjojme perseri ??????

 

Kurt Kola e shkrehu pushken...

Edhe te djathet po lajne duart me felliqesiren e kombit

Deklaratën e lexoi kryetari i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë, Kurt Kola. “Sot populli shqiptar u njoh me një lajm shumë tronditës. Sot mësoi se kryeministri që qeverisë vendin ka qenë një agjent i sigurimit të shtetit dhe ka dalë dëshmitarë e ka kërkuar dënim me varje për një të burgosur politik, Hysen Shoshorin. Sot u pa qartë morali i atij që udhëheq Shqipërinë. Edhe në kohën e diktaturës, dëshmitarët që dilnin në gjyqe politike populli i shihte me neveri. Sot në pluralizëm, një person i tillë që ka dalë dëshmitarë i një të burgosuri politik dhe ka kërkuar dënimin me varje në sheshin Skënderbeu, e kemi kryeministrin tonë. Është e pamoralshme jo vetëm për të dënuarit politikë, por për çdo shqiptar që të votojë sot Sali Berishën për të qenë në drejtimin e këtij vendi. Ai është e keqja jo e Hysen Shoshorit, jo e të përndjekurve politikë, por është e keqja e shqiptarëve, e keqja e kombit shqiptar.

Drilonin e ka pas fiksim doktori.....Sidomos vozitjet me varka me familje e "atij te madhit"

 

 Omg, nuk ka mundesi, eshte montim...

A munet te nerum smiley

Kush ka qene i asaj kohe e ka shume te qarte panoramen . Te tille gjyqe te HAPURA si z.Shoshori beheshin me "porosi "  Shpesh jo ne salla gjyqi , por ne salla publike , le te themi ne nje salle Leksionesh ne fakultetin e Mjeksise . Vendet zgjidheshin atje ku mendohej se " armiku " i klases po themi PF smiley , kishte synuar te lekundete besimin tek Partia .KAQ!

Dhe ketu nuk eshte cudi qe Saliu per njemije e nje arsye te jete ngritur si shume te tjere dhe te kete kerkuar masa eksreme si shprehja "ne litar" . Ishte me PESHE ne Fakultet dhe i kishte vlere llafka e sek .te Partise smiley Ne fakt shprehje te tilla karakteristike  gjate viteve 45-50 ishin nderprere prej kohesh dhe nuk para pelqeheshin e perdoreshin . Shoqnia te perbuzte po te dilje deshmitar e le mo te perdorje HAPUR nga keto fjale !!!! Ne raste te rralla une kam qene ne nje gjyq kur njeri qe e mbante veten si i "pakapshem" dhe nje qe i therrisnim me nofke " hundederr " ishin shume aktive per denime dhe therrisnin "me varje , me varje " dhe kjo ne vitin 76. Pune karakteri dhe sic thone ata qe besojne , si Zotrules , zoti e merr shpirtin e lefqensave dhe e mbjell atje ku ka prirje te cfaqet smiley

Une per vete ne vitin 89 kam ngrene qershi nga Sala , biles dhe i lau . Isha per vizite miqsore tek nje i  njohuri im i vjeter i shtruar nga zemra kur HYRI i qeshur me nje qese letre ne dore smiley 

Shoku filan , kam prure qershi per t'ju gostitur .Por duhet ti lajme "

Dhe ai si me humor ja ktheu ( ne dac besoni ne dac JO )

Qershite lahen o sh Sali po shpirti maskarait  nuk lahet .... pse ?????? nuk me tha gje as me vone smiley

Ziko, me kujtove nje te devolliut:

S'gjen dhimbje me te madhe ne ke pare
Njerine e ndershem ne mjerim e vaj,
Tek lutet i perulur, zemervrare
Dhe ndihme e shprese pret nga maskarai.

ps. historine e 89-tes ta besoj vetem nga fruti. Qershi. smiley

s'di pse me ngjall besim si frut.

Ishalla e lexon bostoniani kete komentin tend, se ai i ka qejf keto burimoret.

pps: me kujtove edhe ate kengen e permetit: "ne mes te oborrit tend o mbiu nje qershi... falma... jepmaaaa..."  smiley

 

 

 

 O Idrizo! Une kam qene "garipi" dhe jo armiku i klases kur isha ne shkolle! smiley

 

Nga ky muhabeti i varkave tashti. Kush e ma men nje teater kukllash me nje cun te vogel me barke ne liqen (nenkuptohej i Pogradecit) qe zbuloi nje grup diversantesh ujore me barka! smiley A thua te jene frymezuar nga ky gjesti dhe fytyra i Sali nostromit ai teatri?

shiko se me nje kavanoz komposto e bojshe mik at tjetrin. Ka pas prodhu ca komposto ftoi Ali Kelmendi... Kurse me nje kile qershi, sic thoshte im ate, "ndertoje nje hater" (theksi te e-ja).

nuk duhej ta kishe permendur komposton e ftoit.. mund ta kishe lene te paspecifikuar.

Pa folur ketu per vlerat e çimçakizit si afrodiziak. smiley

Pf per para gjumit .REALE .

Nje i "shumaktiv " i asaj kohe me vrap ke nje shef spiunash smiley ( kane qen horra nje pjese sidomos pas 76 qe fillun me i pranu me shkolle te Larte smiley ... dhe me nje fryme i thote :

Shoku shef .Nji nga pushuesit ( dro ke qene ti smiley ) po kerkon te arratiset !

Pse nga e kuptove ti ...i thote shefi

Po me pyeste mua sa i gjate eshte Liqeri ,dhe gjate gjithe kohes i mbante syte nga Liqeri ( i Poradecit ) 

Po per belushka te pyeti si e kalojne ujin deri ne Maqedoni ? - i tha shefi

Jo nuk me pyti 

Mire ik ngacmoje se ajo do tregoje qe ka ne men ta kaloje me not ! 

Armik ke qene qe ne ate kohe Pf .Po syrit vigjilent te popullit nuk i shpetoje dot . Se kush te kishte zbulu edhe ne nje teme tjeter .Se marr vesh si shpeto Emigranti smiley . Gjithmone e vene ne grupp si armik po  jo te vecante . Aty e ka dhe ai po he ........ smiley

 Emi mesa duket eshte vetem "skorje',  jo armik! smiley Me nje llaf gjiri i ngrohte i kolektives (jo kolektivit) mund ta rregulloje. Ja, ne ajo mungesa e gjirit te ngrohte na beri keshtu. smiley

ket "skorje" nuk e pat qit vet enveri. dmth nuk eshte origjinale. sec ishe nje si pune plenumi a kongresi s'e di, edhe vinte radha e diskutimeve "nga poshte", dmth conin perfaqesues kolektivat smiley ata qe flisnin me bukur, me rrjedhshem, per tu nderuar dmth, e pastaj vinte fjala permbyllese e xhaxhit, optimiste, programatike. Edhe tha ne ate rast qe te gjithe shoket, kolektivat punonjese treguan pjekuri te madhe ne  diskutime, rrahjen e problemeve, evidentimin e te metave, korrigjimin e tyre qe te ecim me perpara, por tha mua me beri pershtypje me shume shoku i kombinatit metalurgjik te elbasanit, i cili tha qe qendrimet e huaja jane si skorjet per furrnalten, qe po s'u pastruan, e bllokojne furren. Prandaj tha, le te spastrojme skorjet.

Edhe aq u desh, nuk mbeti mur pa u vene nga nje parrulle me fjalen skorje, nuk kishte lajm apo diskutim ku te mos permendeshin skorjet, psh kolektivat punonjese te kombinatit mao ce dun, ne luften frontale per pastrimin e skorjeve, kane bere perparime te medha ne te gjithe sektoret e frontet e prodhimit...

Ate duam te dime ne nga Emigranti? Kush ka qene AI, qe ne FAKT! , ka lene te punojne gjithe keta armiq (PF, alidems, Ziko), qe ne rast se PF te arratisej, ta kishte kupton si perkrahje ne popull e ne Parti! Se te ishte per PF, ketu!

smiley

Orientimet i nxirrte kuvendi, po ti c'beje me to, ke ke vrare e ke ke prere... ne jemi marksista, ne nuk bejme cudira, cudira bente shen Thomai. smiley

 

 Nuk e di a e ma men ti kur nga fundi i viteve 80 doli ajo shprehja: "te te fal dy deshmore te familjes, a me jep nje te arratis?" smiley

 Eh Emo. do doja ta tirrja e ta zgjasja kete muhabet si zinxhir galixhani e tha njoni ketu, bile nga ato galixhanet e banjave te vjetra allaturka te komunales qe u vejshin ne tavan dhe u terhiqshin si me qene zinxhire dushi smiley po jam i marum e me duhet te dal per pune heret me mjes tomorrow, keshtuqe noten e mire te gjithve.

Shif shif, thengjill i mbulu ti Ziko. Nga njera ane ben si komunist, nga ana tjeter ha qershi me "dashnorin e fjales se lire"

"Te zëntë syte buke e Partise! Ptuu..! Jazëk!"

smiley

Ziko me ket iu tregon gjithe ketyne te pervelumve per Salen, qe kur e njof une komandantin, ju i bishit maces me luge.

ps. ai detaji i qershive nuk ka te pagume. Cehov eshte!

O i nderuar Idris... po akoma e ke hatrin e mbetur me mua??? Kaq rende ta kem shkelur me ty? smiley

Pse mor Zot ? Une kam sjelle shembull shume te bukur me JU ...Kuptohet per te vene ne loje "shumeaktivet " qe nuk kane munguar as ne ate kohe as sot . Mu duk se e kisha gjet mire or tie smiley

Une nuk e di sa mide ke per keto pune dhe sa do te te mbaje... po dhe kaq, eshte shume gjate. nuk e di. sorry idris; mbase nuk vlen thene keshtu, po kur ta marr vesh se ku e kam shkelur, i will apologise accordingly.

Zot ...qe kur doli pardoni i ra vlera kobures . Ashtu po bej dhe une ! Po te carmatos me nje mefal po prape do e them nje gje . Me duket se nuk te kapkan mure antenat smiley

Duhet te me armatosesh njehere Idris, nese do te me c'armatosesh.

Thjesht dija qe isha tifoz i ca armeve te tjera. si puna e njeres qe perdor nganjehere kur dikush do te flase per "ata" apo "si puna e tyre" dhe e shkruan "si puna e zotrulesit"... prandaj them idrizo. smiley

Kurozitet - kerkese si i mireinformuar .....politikanit qe na ben show ktu tek PPU smiley

A ka mundesi te na biesh dicka per permbajtjen e vendimit te denuarit ? Dhe po qe se nuk e ke zahmet ..... c'mendim keni JU personalisht  per te denuarit per agjit -propogande . Ke ndonje rast te tille vendim denimi ? Do te JU isha shume mirnjohes ne se bie ndonje te tille , ....... pervec meje , qe u fala per arsye politike smiley

"Gjyqet e popullit" kane qene skena  me e hidhur e drames komuniste .Frika e komunistëve ishte  pathologjike dhe tërë bota e di sesi zhvilloheshin  "proçeset" nëpër "gjyqet" e tyre. Kjo  sidomos kur kishin  një qëllim politik, për të trilluar gjoja një ndërhyrje të jashtëme ose për t'ia hedhur përgjegjësinë e dështimit të planevet ekonomike ndonjë "sabotimi" të brendshëm. Vendimi për zgjedhjen dhe zhdukjen e viktimavet merret nga qendrat e Partisë. Pastaj, për propagandë ose për tmerr, luhet theatri i "gjyqit të popullit", ku paditë, proçeset dhe deri "pohimet" e të pandehurvet nuk kanë asgjë të vërtetë. Viktimavet, me anën e torturavet që iu bëjnë nëpër bodrumet e burgjevet, iu thyejnë çdo vullnet qëndrese dhe ua mësojnë përmendsh dialogun e kurdisur që do të zhvillohet ndërmjet tyre dhe trupit "gjykues". Dialogu është një gënjeshtër e thurur që në fillim e në mbarim: viktimat padisin lehtesisht vetvehten duke u njohur fajtorë për krimet më të rënda kundrejt shtetit dhe Partisë, përpara "gjykatësve" aktorë theatri dhe një publiku medioker partizanësh që përpjek duart, vërshëllen ose pështyn të pandehurit. Ky ishte "gjyqi i popullit" i shpikur prej Stalinit dhe i ruajtur në Shqipëri pikë për pikë.

Flaemneres Politik qe ben shou . Dhe kaq ishte shume informuese ! Po pate mundesi lexoje edhe njehere kuriozitet - kerkesen pa dhembje personale !

 Pak,per sa kerkon Oranje,

   Direktiva e Kongresit te Katert te PPSH-se, perfshinte nje sere masash per konsolidimin e strukturave te  partise dhe  ne menyre te veçante futjen ne parti te elementeve premtues, qe vinin ne radhte e klases puntore ne radhe te pare, por edhe nga radhet  e fshatarsise punonjese.Paresore ishte   perzgjedhja e atyre intelektualeve me perspektive qe vinin prej ketyre shtresave.

 Kjo pune qe duhej te programohej ju  ngarkua sekretariateve te  Kom te Partise Rretheve, qe mbulonin kuadrin.Se qe ta kuptoni mire,  sistemi  duke  patur Partine ne komande, kishte  arritur nje funksionim perfekt, si burokraci  funksionale e shtetit parti apo sikurse eshte perdorur termi, partise  -shtet.Emrimet  beheshin prej nomenklatures qe realisht i dispononte kuadrot e rangjeve e  ndryshme, dhe ne shkresat e emerimeve firmosnin sipas rasteve  per  anen shterore  qe nga Ministrat, kryetaret e rretheve, e gjer tek drejtoret  e drejtorive funksionale te anes shtetrore.Por ana shterore nuk mund te bente  asnje emrim pa marre me pare miratimin e sektorit te kuadrit ne Komitetete e partise   rretheve.Kurse kuadri i partise  ishte nje tunel  i erret  per emrimet ku vetem Mihal Bisha, Drejtori i  Kuadrit  ishte syri qe depertonte te shifte edhe  pse dioptrine e kishte minus dy.Pas nje zhbirimi te imte(skaneri ahere nuk njihej, por  ishte ai nje  " aparat " shume here me i sofistikuar se vet  skaneri)instruktori perkates  qe pergatiste  dosjen e kuadrit per emrim ne funksion partie,ja kalonte  shef Mihalit.Ky e masakronte deri ne  fijen e fundit  qe asnje gje te  mos kalonte pa e ditur  mire e mire, pergatitej formulimi i emrimit, qe i percillej Sekretarit per kuadrin.Kur ne postin kyç te  punes me kuadrin pati  ardhur  Lenka Çuko, ....Mihali  u be permbi vete Lenken

   Ishte Mihal Bisha  ai qe ngriti   ne funksione partie dhe shteti tere ato kuadro te  zones se tij, teresisht  ortodokse te rrethinave perballe Gjirokastres, ne radhe te pare por edhe te  Korçes. As edhe nje te vetem nuk ngriti  nga radhet  e djemeve apo te  vajzave te  Laberise, me propozim direkt te tij.Pune tjeter se Shefqet Peçi apo ndonje prej antareve te  Byrose, nderhynin tek sekterateret dhe shume pake tek Enver Hoxha, per ndonje levizje  ne radhet e kuadrove te ushtrise .

    Mihali, qe kishte nje lidhje me Vito Kapon dhe   ashtu  me Hysni Kapon, kishte arritur ta  bente Enver Hoxhen ti besonte atij, celsin kryesor te tere kuadrit dhe siguroi  t edrjeten per  nje lidhje te shkurter me Sekretaret e pare te rretheve, te  cilet  e shifnin Mihalin si njeriun qe vendoste edhe per  fatin e karieres se tyre.Nga kjo  mundesi  Mihali terhiqte  mendimin dhe  u kishte dhene sekretarve  te pare te  dreten e shprehesj mendimit per kuadrot me perspektive.

  Me nje program te  posaçem Drejtoria e Mihalit, programoi ne radhe te  pare   perzgjidhjen e djemve  e  vajzave,  prej atyre familjeve ku  ai mblidhte  te dhena se kishin njohje  apo  qe kishin simpatira per kohen e njohjeve me Enver Hoxhen.Ne kete aspekt Mihali ishte nje mjeshter i pa arrire.Mihali  vilte prej  sekretareve te pare  te  rretheve mendime, opinione, sygjerime per  listat e kuadrit  ne perspektive te partise  apo per  ne strukturat  drejtuese te shtetit.Natyrisht sipas nje  porosie te  veçante  te Enver Hoxhes kuadrot si numur do te duhej te  ruanin nje raport  mes zonave, veri -jug, me prejardhje puntore apo fshatare, me shkalle shkollimi te larte  dhe te mesme.Por  ne asnje rast nuk ftoheshin  ne  se kishin implikime politike te dyshimta gjer tek stergjysherit.Ne kete aspekt kishte nje filter  special fashikulli  i  dosjes kuadrit, qe plotesohej prej operativeve te  MPBrendeshme. Ata dhe  vetem ata  do te ishin pergjegjesit e pastretise  figures kuadrit.per anen politike  ne radhe te  pare  por dhe ate  morale qe veshtire te kalonte  me cene.Qejflinjte nuk ishin te  mirseardhur..... ne punen e kuadrit  me perspektive 

 Per punen me kuadrin si perzgjedhje dhe  funksionim sistemi  ishte perfekt.Gjitheçka kalonte neper brime te gjilperes.

 Permenda  se ishin sekretaret  e pare , ne takimet periodike apo te porositura me Drejtorin e Kuadrit te KQ te PPSH-se Mihal Bisha, qe jepnin opinionet per  kuadrit me perspektive, qe ata, si te them, beheshin dorezanes tek partia, nepermjet  "Syzes",nofka e Mihal Bishes.

  Nje  "dorezanes i  tille  ishte dhe ish skeretari i pare Maxhun Peka,(i  qendruar si  keshilltar  i Doktorrit  ne PD dhe  sot ambasadori ne Kine) i  cili para se te  kalonte ne sektorin e diplomacise i dha Mihal Bishes emrin e Sali  Berishes.Njohja e tij  me familjen e doktorrit  i perket kohes se luftes dhe  ajo  nuk eshte  teresiht e zbardhur, por sidoqofte  eshte  po ai  qe ngriti  vlerat e Saliut tek familja Kapo, e cila e kishte  Mihalin.... te  shtepise, por  edhe  pozicionale, ndaj tij sidomos  Vitua.Sepse Mihali   te gjitha i diskutonte  me Enver  Hoxhen..

 Per  shkurt  se ndoshta  e teprova, Sali Berisha  ja ka shperblyer Maxhun Pekes, te  gjitha rekomandimet  qe ai kishte  investuar per pergatitijen e tij si kuadri me perspektive, per çdo strkture partie dhe shteti.

   Nje nejriu studjeues, intelegjent,  nuhates dhe  ambicioz si Sali  Berisha, kjo dhenie dore nga nje funksionar  i larte i partise, tek dora me kryesore e partise, me te drejte vule e firme,  ishte sa e paimagjinushme, aqe edhe normale. Dhe ai   pati kaluar( sa duket ) shume prova qe ai sistem i kishte te programuara, ne perpunimin paraprak te  kuadrove besnike.E mbi te  gjitha te  afte.Sali  Berisha i plotesonte qe te gjitha.Dua te saktesoj sa di qe Sali Berisha nuk ka punuar as edhe  nje  dite te veteme ne Bllok.Por ai ka shfrytezuan me nje plan te  mirestudjuar  cilendo lidhje dhe  cilindo rrast semundjeje, ku  ai jepte asistencen si mjek, i cili kurre, sa di une, nuk ka folur kot se koti, pa nje studim te  imte te  problematikes pacientit.Pati dhe nje shans tjeter qe te Bllokut  e afruan ate.I pati dale nami si i ndershem  dhe indiferent karshi femrave... qejfllesha, ku ne Bllok ndihej pake si  frike..   

 Pra, Sali Berisha, nuk ka ardhur nga rastesia, por nga nje  miqesi, qe e justifikoi me nje aftesi te gjithanshme ate  rekomandim miqesie.

   Kjo shprehja e fundit nuk eshte e imja, por e te  gjitha rretheve gazetareske te  viteve 78, per doktor Sali  Berishen.I  cili nuk reshte e nuk lodhej  se sjelli artikuj.....

 

Faleminderit grava. Arkiv zbulimi te peshkut te kemi smiley

 Pse mo gjembi,  ve ne dyshim ndonjeren prej ketyre qe kam thene?Nuk jane zbulime, por te mesuara, te njohura qysh ne vitet 74-78. E mira, seriozja e atij qe defton, qe thote, eshte te mos thote marrezira.Ketyre u jam shmangur tere jeten... Kurse Sali Berishen e njoh edhe me mire..... se Merua.

Me vjen keq se ndoshta nuk doli mire ajo qe shkruajta, po s'e kisha aspak me te keqe. Nuk thashe "zbulim" me kuptim negativ. Nuk ve ne dyshim asnje nga ato qe the sepse nuk kam asnje informacion vete per ato cka the.

 flm Grava.

Ky nuk eshte skenar i papritur, e kemi ditur me kohe se Berisha do cilesohet si shkaktari i fatkeqsive komuniste, diktatori do na dale nje njeri shumeeeeeeeeeeeee i mire.

Ne fakt problemi eshte Berisha, e kush tjeter mund te jete ?

Po me tregonte nje zonje qe kishte shkuar per tu ankuar ne bashkine e tiranes.

Duke pritur te takohej me shefin e zyres, i afrohet nje punonjes dhe i kerkon arsyen qe e ka sjelle ketu, (zonja e njeh personin , e njeh shume mire)pasi ja tregon aryen, funksionari i bashkise i spiegon se si funksionojne ligjet, dhe duke ngritur zerin, i thote - zonje jemi ne demokraci dhe duhet ta kuptosh se çdo problem zgjidhet me ligje .

E kuptoj , si nuk e kuptoj - i pergjigjet zonja, por nuk kuptoj se ju çfare beni ketu, JU qe i keni thyer kemben babait  ne burg duke e  torturuar !!!!!

Zonja nuk arriti te kuptoje se ishte ne realitet, apo ne  enderr, zoteria kriminel ishte zhdukur ne nje nga zyret e bashkise se kryeqytetit.

Edhe Gedafi ka shprehur deshiren te jetoje ne Tirane, vendi ku strehohen kriminelet, dhe gazetaret i mbrojne.

 

Nuk po merrem me ate qe thote zoti Shoshori. nuk dua ta komentoj as si te vertete e as te dyshoj mbi te. duke qene se nuk ka prova ia lej ndergjegjes se cdo kujt te vendose nese e merr si te vertete apo jo.

e lexova me vemendje shume te madhe artikullin. fillimisht sepse duke pare emrin e mustafa Nanon mendova se ky artikull do ishte trajtuar te pakten me profesionalizmin qe duhet te kete nje analist dhenje gazetar me eksperience. prisja te gjeja nje trajtim ku pervec fakteve te kishte edhe nje trajtim llogjik te ngjarjeve, te ofroheshin pikeveshtrime dhe t'i lihej lexuesit te vendoste se cfare te besonte.

ne te vertete u zhgenjeva shume. ky nuk eshte nje artikull analisti apo gazetari. ky eshte nje verdikt i paravednosur, nje shkrim militanti antisali. mustafa nano trajton nje ceshtje ku personazhet jane Kryeministri i shqiperise dhe nje zoteri i vjeter qe ka vuajtur ne burg tmerre e horrore dhe qe pa dashur te shpreh opinione personale por nga sa lexova, nuk gezon kredibilitetin e familjes se vet dhe menyra se si ai vendnos ta tratjoje me demek seriozitet ceshtjen eshte te beje nje artikull te stergjatur ku tregon historira kafesh e qebaptore lagjesh.

cfare serioziteti kane analistat dhe gazetaret ne shqiperi??? me vjen keq qe keta njerez kane fituar kredibilitet ne shqiperi... me vjen keq qe me gjithe opinionistet, analistet dh gazetaret profesioniste qe ka shqiperia, i jepet ze te flase dhe fame atyre me te paafteve.

 

Nje nejriu studjeues, intelegjent,  nuhates dhe  ambicioz si Sali  Berisha,....dhe

Dua te saktesoj se di qe Sali Berisha nuk ka punuar as edhe  nje  dite te veteme ne Bllok.                                                                                                            

 Muci me Bazen do beheshin keq po ta lexonin...

Mos u rrembe kaposh...Dhe Grava di aq sa mund te dije Grava  smiley .....Berisha ka punue or tie dhe shume i kujdesshem mu ne mes te Bllokut .Se mos ndoshta te ka shpetue pa pae nje fotografi ,me te atin e Luzhianes dhe nje si shoku "Besnik" i thonin . Krah per krah or tie ! Kadal kadal merrej kalaja ,  jo me vrik sic e gjete tie per Mucin e Meron ...Merua te jesh i bindur qe di dhe pa lexuar ! per Mucin jam si ty ne mendje sidomos per kete artikll qe ja ka kajtur nonen me af ofe ...

Ore eshte bere per te germuar ne Ditaret e Gjysherve se dic do kete per politikanet e sotem atje me siguri .......

 Nje te freasket fare, sapo e degjova ne nje ziafet, sonte.

te gjithe besoj e mani men ate protesten qe beri tregu i madh i Medresese, para Vitit te ri, ne Dhjetor te vitit qe shkoi, per problemin e taksave. Revolta, ishte krejtesisht spontane. Dikush aty brenda, nje djale i ri, beqar, ne nje shtepi me qera, kish marre nje dyqan me qera. Familjen e kish ne Greqi. Ketu punonte per qef te vet. Ate dite, pasi kish kthyer nja dy kupa, siç bejne rendom keta tregetare kishte hapur dyqanun dhe kish filluar punen. Ja behin ate dite, ata te tatimores, duke kerkuar ata qe kishin vendosuar, apo nuk kishin vendosur kasat. qelloi, rastesisht, nisja tek ky djali. Filluan diskutimet, pastaj britmat, dhe ne fund ulurimat te tipit: ....pse se ke vu kasen, ....nuk me do trapi, .....ju po na pini gjakun, .......kjo eshte detyre nga qeveria, .........mu s'me plas per qeverine,......... ju duhet te zbatoni ligjin, mos me çaj trapin me gjithe ligj, .........se ju doni me na pi gjakun, .....ju jeni kriminela, .........ju e doni kete popull ne gjunje ........e te te tjera e te tjera si keto.

 Zerat degjohen ne te gjithe pazarin, dhe filojne e mblidhen tregetaret. Aqw duhet, fillojne hidh e prit me njeri tjetrin njerezit, dhe vajti kjo pune. U mbyllen dyqanet dhe fillio ajo qe ne e morem vesh nga tv. Protesta. Kaq ishte pjesa e dukshme. Erdhi e nesermja. Te gjithe tregetaret erdhen ne pune, u ulen qepenat, nxorren mallin dhe ne pritje te gjaahut. Nje qepen, nuk u hap. Zakonisht ne te tilla organizma, ekziston nje ndjenje solidariteti dhe bashkepunimi, te tipit...une po shkoj e po kthej nje gote, ma shif i çike mallin, ose, ..................po shkoj tek nondaja, ma shif içik dyqonin, ose, ..........po shkoj te boj shurren, hudhi i sy dyqonit. Te gjithe, dine pothuajse te gjitha per te gjithe. Eshte nje fare korporate mardheniesh te ndrsjellta, per te cilat njerezit kane shume nevoje.

U shqetesuan shoket per kte djalin, qe nuk kish ardhe ne pune. Filluan te shqetesoheshin. deri nga ora 10, u shtyte, me vone filloi shqetesimi dhe filluan telefonatat. Njeri mori nje shokun e vet ne spital, i dha emrin, mos o zot, nai aksident...tjetri mori nje mikun e vet, ne komisariatin e policise, se mos ka bo nai gjo, noten, si i pime ne e kon rras mrena... dikush linjen e autobuzit te unazes, se mos e ka zone gjumi, se ka qene tape, n'autobuz. Ku nuk i shkon mendja, njeriut te shkrete ne te tilla raste...se po te kish pas nai gjo, do na kish thone, se osht çun i sinqerte ai, ........... neve na hapet per çdo gjo, biles edje kur del me nai goce, na e trego neve, a bo per mu kjo???? Lajmerohet deputeti i Ps.Sha... Vjen dhe ai i shqetesuar dhe fillon dhe ai me linjat e veta. Nga policia, erdhi mesazhi, se nuk kish asnje te ndaluar me kete emer, ne te gjithe qarkun e Tiranes. Iku pista e pare. Nga spitalet e Tiranes, erdhi info, se nuk kishte asnje pacient me kete emer, qe te ish shtruar tek urgjencat tona. Po keshtu erdhi dhe haberi nga linja e unazes... Humi çuni. ...Alamet çuni, 1.80 i gjate, 90 kg, king fare, me pare po me te gjitha. Filloi perseri qe tu punote menja njerezve te shkrete, se ku mund te ishte.

Papritur doli nje reze shprese. Dikush qe kish taku nji mikun e vet polic, kur i kish thone per shqetesimin e tregut,shqetesim i madh ky, jo shaka, ne njetreg ku bubrrijne mbi 800 shitesa, i kish thone, se me keto tipare qe po me thu ti, sikur e kom pa ne Drejtorine e Tirones, ket tipin, duke e mor ne pytje vete shefi, se perse nuk e di, u parapergatit ai per pytjen e dyte.

Fillun prape telefonatat, deri sa doli nje i njohur i vete shefit, nje trpojan e serte. mer ne cel shefin ky dhe pas nje bisede et gjate, me tone te ulura. nuk kthen pergjigje direkte. Indirekt te gjithe te pranismit, automatikisht, mesuan se behej fjale per nje pune teper te rende, qe nuk e bajshin dot supet e tyre. U qetesu tregu, te pakten e moren vesh se ku ishte, dhe qe ishte gjalle se.....gjynof, se ishte alamet çuni, .....lum ajo nuse qe do ta mori, ishte lejtmotivi i grave.

Te nesermen, fillio perseri dita e punes. Vjen dhe ai djali, i zymte, i zverdhur, dhe pa fjale. te gjithe e pershendeten, sikur te mos kish ndodhur gje. Ky miku im qe me tregoi kete historine, si me i ngushti qe ishte, i vete prane dhe e pyet, nennze.... he mo te kapen??? ...jo, jo, u pergjigj shkurt çuni. Ketu mbyllet drama e tregut, por vazhdonte drame e atij djalit. Ketij i kishte hikur humori, dhe kish filluar te dobesohej, kish filluar qe te mos vinte ne rregull ne pune. Filloi persri tregu...mos i kan bo magji çunit, thoshin grate, ato qe nuk e kishin kuptu shkakun. ...Mos i kan bno nai gjylpone keta..... thoshin ata me expertete. E keshtu me radhe... me nefund djali u dorezua dhe e la punen. Shiti mallin dhe iku nga puna.

Dikur pas nja nje jave, ky miku im e merr ne telefon dhe e fton per nje kafe.

- Ore çun, si e ke hallin??? Mos ke nevoje per ndihme, se meqenese nuk ke njeri ketu, te ndihmoje une??

Ai e shikon ne sy dhe i thote per here te paer:

- Po me kapen dhe me shpune ne polici. Me kane bere nje presion te llahtarshem , ku me numeruan te berat dhe te paberat, te mijat dhe te familjes time. dhe si perfundim, pasi me reguan dhe adresat e familjes time, e kupton, adresat ne Greqi, dhe te disa kusherinjve te mi, me thane, e shikon qe i kemi te gjitha ketu? tani, po e bere perseri kete gje, te betohem se nuk do ti shohesh gjalle me asnjerin prej tyre..

Kjo ishte ajo qe doja te ndaja me ju ne kete teme. Dhe kjo eshte e vertete. Ngjarje e jetuar. Ai djali, iku ne Greqi, mori te gjithe familjen e tij, i njoftoi dhe ata miqte qe i kishin adresat ne polici, dhe eshte zhdukur pa lene gjurme . Asnjeri nuk e di se ku eshte deri tani ai djali dhe familja e tij neGreqi.......

Ky eshte sistemi policor i Saliut. Dhe ai shefi, tashme e ka lene drejtorine e Tiranes, dhe eshte bere shef i madh ne Ministri. Nuk se ka ndonje merite te madhe. Aaa Harrova, po e ka ne merite, eshte nga Tropoja.......

e gjitha kjo per me pagu taksat ee?
fuk, po une i heq kapelen shtetit t'sales po ta ket bo ket dako se per ket gjo po cirren edhe kto idrizat e artianet ktu, qe t'shofin pak hijen e shtetit qe i la dulla.

Tani, un nuk du me dal si gjo e qut dhe me t'thon ty qe kjo tingllon si rren se bo vaki dhe nuk osht po edhe po qe rren ti mos e vrit menien se ty t'rrejten - na rrejte!

Puna e politizimit te protestave per pune taksash (qe perdoret nga qeveria / PD dhe bashkia e TR. / PS) eshte gjoja me e neveritshme ose nji prej atyne me te neveritshme. Kjo eshte si me i von minen shtetit qe dum me ndertu. E neveritshme eshte dhe marrja n'pune e militanteve nga krahina e 1shit.
Ta them se kom pas fatin e keq me punu per nji periudhe 6 mujore te tatim-taksat ne TR anej nga '98 dhe kam qen deshmitar i punsimit masiv te skraparllinjve e vlonjatve (shum syresh kishin nis nga nji ekonomi/finance sa me justifiku vendin e punes). Skraparlli ishte dhe drejtori i tatimeve qe solli Lir Meta, nji tregtar shumice  Petrit Ago, n'konflikt te hapet interesi, njeri injorant qe kish mbaru veterinari po fodulli mo i madh n'bote qe mund t'kesh njoft.
Ta them ket me keqardhje se shpresoja se kto gjona nuk vazhdojne po mesa shof, nuk paska shans me ndryshu sjellje ai qe vjen n'pushtet...

 Edhe mu nuk me besohet. Ku ka bere vaki ndonjehere qe ju fuksat e PD te perpiqeni ti friksoni te tjeret duke i thene qe ne te kemi ne dosje ty dhe familjen tende. Ja ti vete ke degjuar ndonjehere ndonje gje te tille? 

po avash o pf se kshu i bi qe cia amerikone t'i rruj trapin (figurativisht e virtualisht) tatim-taksave te sales...se ktu po del sikur me qene n'kopesht me dreke e jena t'u bo muhabet filmash me partizon ku me nji plumb vret 4 gjermon. Edhe rrena do icik terhollje se kshu un e kom mo lehte me besu se charlie sheen ka gjak tigri ne vena.
A kupto ti se ktij i ka thon ai i besushmi se kjo rremuja boni vaki sot e neser atij i numrun vendndodhjen e farefisit mren e jashte shqiprise? po jo pra se te ishte aq i forte ai shtet e polici, nuk piptinte miza aty...ja kishin qit dhe tan leprat etj ed rames me gjithe tanga e viza 3 mij dollarshe, nuk kish ngel me i thon tan prifti

 Bredho, nuk diskutoj vertetesine e  tregimit, por psikologjine qe fshihet pas tij, ose me mire me thene psikozen qe krijon. Historia si ngjarje e zhvilluar ne kohe dhe hapesire mund te jete e sajuar, por fabula e saj eshte frikshem familjare. Shume persona qe jane ngritur ose tentuar te ngrihen kunder presionit te padrejte te pushtetit apo personave te veshur me pushtet kane perfunduar keq. Kjo histori mund te jete krijuar nga kundershtare te qeverise apo nga mbeshtetes te saj dhe mesazhi i saj funksionon nga te dyja anet: mos e kruj se te shtypin koken.

Ja edhe ti kundershton detajet si p.sh. "nuk ka rob qe vret me nje plumb kater vete", apo trimerine ose kundershton duke thene se kjo ngjarje nuk mund te jete e vertete se nuk mund te funksionoje kaq mire policia tatimore, gje qe eshte nje mohim qe ka nje baze llogjike te shendoshe. Por edhe ti vete nuk thua "jo mor vlla, nje ngjarje e tille nuk mund te ndodhe se ky lloj presioni apo kercenimi eshte i pamundur nga njerez qe punojne per qeverine". Dhe per mua kjo eshte me e frikeshmja, d.m.th kur histori te tilla mund te hidhen poshte ne detaje, por jo ne parim.

Histori te tilla krijonte edhe Sigurimi nganjehere ne kohe te Hoxhes. P.sh. vdekja e Aleksander Kondos ne Amerike. Lajmi u dha qe ai u perplas me makine pas pemes, por nga ana tjeter nen ze u hap llafi se e kishte heq qafe Sigurimi. As fakte (se kush kerkonte fakte atehere) as deshmi. Thjesht nje llaf, po qe t'i bente tu dridheshin leqet e kembeve atyre qe do tentonin te beinin te njejten gje qe beri Aleksandri. I di historite nga brenda se e kam pas shok te ngushte te vellain, Dhimitraqin asokohe dhe Sandri ishte vetem nje vit me i madh.

Eh, na eshte rregj lekura si me thone me keto lloj muhabetesh...

He se tani e pashe. Lexoje pak kete lajmin

Ca CIA amerikane thua ti?! Mossadi Izrailit qe s'le nazist pa gjetur ne cdo vrime e guve Argjentine, Kili apo Guatemale e vret militante Hamasi me pashaporte angleze ja rruan tatim-taksave te Sales!

Bredha masat nuk mund te konsumojne vetem Opinion dhe Big Brother, ju duhet dhe ksi historishe per ndrrim diete ndonjehere se helbete FAJIN E KA SALIU!

Tani sa i perket perralles, une nuk e besoj

E shikon sa frikesohen shoket socialiste? Edhe ata spiunet e Sigurimit nuk shqetesohen fare, i ke te gjithe aty ne punera shteti. As ata spiunet e Greqise nuk shqetesohen. Bile po te ja u nxjerresh veprimtarine, e fusin ne cv.

 O polico, mos bertit kaq shume ere dhe mos fol me kaq mllef se po na arrijne ciklat e peshtymes permes ekranit te kompjuterit. Nje pyetje te bona? Kaq shume te dogji?!!!

Se ti, e bardha ne te zeze ke kercenu ketu tek PPU se do na hapje dosjet meqe po i binim ne qafe Partise dhe vijes se saj, kurse tani po ben sikur nuk ke degjuar kurre histori te tilla. Apo ke merak se u dogje edhe kesaj rradhe dhe ke maru me edhe nga fantazia per te gjet nick-e te tjera?

wtf... ky qe shkrimi me surprize i dites. me kujtoi ata aeroplanet qe nisen me zhurme te madhe drejt buzes se nanje kodre edhe sa shkojne tek buza rrezohen ne humnere ne vend qe te fluturojne..

absurditeti ne kete debat qendron se njeriu qe ndoshta mund te quhet antikomunisti vertete me i madh i shqiperise, po goditet si nje mashtrues. e hidhur.

 o alidemso, e di si u be kjo pune, per te qare dhe per te qeshur. sikur te kishim nje shtet aq te forte qe na i dika ''ata'' ne shqiperi dhe ''ata'' ne Greqi dhe me tutje, lum si ne, do isha e kenaqur. po shqiperia eshte nje rrumpalle qe se merr vesh i pari te dytin. pastaj si nuk te ben pershtypje qe ky njeri shkon ne pune i pire dhe bertet dhe uleret. po te ishte ketu do e kishin rrasur ne burg dhe do ja kishin mbyllur bisnesin. lerini keto perralla por nqse doni te rrezoni qeverine organizohuni me gjera te tjera.

..." lerini keto perralla por nqse doni te rrezoni qeverine organizohuni me gjera te tjera." !!

Moj e mira Lire! Po e ke mendimin se kjo qeveri eshte  ne kembe? Gabohesh ! Kjo mbahet me  dhune e  me genjeshtra, ne kembe. Kush ka  sy, e ka pare  te vetrrezuar  disa dhjetra here.

 Per te gjithe ata qe e kundershtojne kete prurje timen, mund ta verifikojne lehtesisht. 

Tjetra.

Nuk me duket se kjo behet per te marre tatimet shteti, kjo gje edhe do ta nderonte kete shtet, ndonese metoda eshte e diskutueshme, po hajde, jetojme ne Shqiperi. Po diku tjeter, rref çekani. Ato te shkreta kasa fiskale duhen shitur, se parate duhen futur me patjeter ne xhepin e ....... Dhe tashme eshte bere ruge, qe shteti vihet ne sherbim te individit.... Kjo eshte se ç'eshte.....Ketu e kisha llafin une, per te treguar se ky shtet vihet lehtesisht nen kembet e individit.

Ku eshte filli do te pyesni ju, ne lidhje me kete teme?

Me kujtohet nje thenie e Fatos Klosit, ne ate diskutinim e famshem per dosjet. "Dosjet tha ai jane zhdukur!!! A e degjoni, .....jane zhdukur... Dhe kjo ka ndodhur per dosjet e bashkepunetoreve te sigurimit te shtetit. Ne shtyp jane perfolur shume politikane per kete bashkepunim, por ç'ti besh, kur thote Pakapo...duam dokumente... po ja, pertypemi ne, ka thene filan gazete...., jo, mor jo, ta kercet tjetri...dokumenta... Por ato jane zhdukur, ..eeeee s'ka ç'me duhet mua, sill dokumentat ti, pastaj ec te flasim....

Ja pra edhe kjo dosja e famshme e Shosharit, me siguri matematike, kete fat ka pasur, ......eshte zhdukur....... Saliu, mund te jete, ....te gjitha te keqijat mund ti kete, po budalla......???? ne asnje menyre. Puna e pare qe ka bere kur ka ardhur ne pushtet, ai ka bere pastrimin e figures se tij, dhe bashkepunetoreve me te ngushte te tij. 

Dhe kur dalin ca deshmitare okulare, ose qe e kane pesuar nga te tille njerez, i vene perpare me te gjitha baterite e epiteteve me te mundeshme negative, dhe ne fund, diskutantet, por edhe vete te akuzuarit triumfojne......ke dokument???????

U be gjithe ajo katrahure ne '97, dhe nuk pati asnje dokument, pasi te tera beheshin me llaf goje, asgje te shkruar.........

Prandaj mos u çuditni shume, ju qe e pranoni, ose qe nuk e pranoni kete fakt......

 Kur thu "ne" nenkupton "We the People", " "ne" si familje, apo thjesht flet ne shumesin mbreteror? smiley

Pse mendon qe Berisha, pas 17 vjetesh (diku para 3-4 vjetesh ishte apo jo?) u kujtua te hidhte nje gjys-fjale per te bere ligj te hapeshin dosjet? Pse nuk e beri qysh ne fillim te viteve 90-te? E di qe dikush do thonte "qe mos te hakmerreshin njerezit" - qe eshte arsye pa taban. Nuk u hakmorr njeri ne vendet e tjera te Evropes Lindore.

 Me the mue ti, ke duhet me besu, se qe ta kuptojme nje here e mire, se cili je ti I Pakapshem...

Ti nuk je as me Saliun, e jo, se jo, me Edin, Me ke je qe ta marrim vesh, nje here e mire?

Ti edhe je, edhe nuk je me dokumentat, ke perfaqeson ti Pakapo?

Ti dhe do dokumente, dhe do deshmi, dhe kur ti nxjerrin, fillon e bertet se jane montime, apo shfrime kundrejt parave, e ku di une se ç'thua tjeter...

Perfundimisht, kujt race i perket ti shoku?

Mos u hiq disident, dhe i baraslarguar, kur nuk ta do pune, dhe kur ta do, hopa e nxjerr koken...

Pra si perfundim, cili jeni ju I Pakapshem???

Do te doja 100 here te kisha kundershtar ne nje debat, nje te deklaruar, se sa te kisha nje te panjohur, qe nuk po e kuptoj se ku i bie çekiçi...

ps

Perifrazimet, mund te mos jene te tera te tuat, po mer thelbin....

 

Ti nuk je as me Saliun, e jo, se jo, me Edin

Po fus hundet ngaqe e di qe kete pytje keni edhe per mua. Duhet patjeter te jesh ose me Berishen ose me Ramen? Duhet patjeter qe te ndjekesh ne menyre kultiste nje nga keta individe qe as nuk perfaqsojne ndonje rryme politike por kane ngjizur partite ne krye te te cilave jane sipas ideve te tyre te cmendura egoisto-karrieriste? I bie si me te pyte "ti je me Muhamedin apo me Krishtin?" - me Buden nuk mund te jesh.

 Gjemo, nuk osht per ty, se bashke nuk kena pas debate te caktume.... peace bro.....

Gjemb e dashur pyetjet e tua jane te gjitha te vleftshme, por kjo nuk e ben te pavleftshem qendrimin tim skeptik mbi besueshmerine e Fatos Klosit qe thote qe gjithe dosjet jane zhdukur.  Cilat dosje jane zhdukur? Dosjet penale apo dosjet e sigurimit? Apo te dyja? Apo asnjera nga te dyjat? Mbase Klosi ka synimet e veta me keto shashka qe hedh mbi zhdukjen teresore te dosjeve.  Mbase Klosi ka dosje vete e nuk do qe ti dali gje. 

Alidems, une jam enigma e blogut qe te paska konfuzuar aq shume ty sa s'merrke vesh se ca rrace jam une.  S'di c'te te them more Alidems, une shqip shkruaj dhe jam mese i qarte ne ato qe them e asnjehere nuk kam kundershtuar dokumentat duke thene se ato jane montime.  Problemi eshte se ketu nuk pranojne dokumenta, se une kam ngarkuar ca te tjera shume interesante qe adminet s'i kane publikuar se helbete sic me tha dikush ne privat peshku nuk do te nenkuptohet qe po cojne uje te mulliri i Berishes as edhe nje here te vetme, edhe pse ato dokumentat qe ngarkoj une nuk kane te bejne fare me Berishen.

 Pakapo, te falenderoj, ta kam thene dhe me pare, qe ke nje etike te admirushme ne komunikim, je bile edhe para meje, qe te pakten e mbaj veten, per pak qibar ne te shprehur. Jo per etikete, me kupto drejte. ( prisja nje bombardim ala..., nuk po ja them emrin)

Po te kthehemi te thelbi. Gjithmone te ndalemi tek konceptet baze, tek ato qe te shkrova me siper.

Gjate gjithe debateve tona, dhe kemi bere jo pak, kemi diskutuar per probleme te ndryshme politike, sipas rastit. Ju keni shprehur mendimin tuaj, se qe te gjithe ata (politikanet) jane qen bir qeni... Qe te gjithe jane te liq, qe te gjithe jane kriminele, qe te gjithe jane hajdute, dhe mjere ky vend. Per kete teme, ne kemi diskutuar mjaftushmerisht bashke. POr nje gje, mendoj une, qe duhet ta mbash parasysh, jane si jane, jane tanet, jane si jane, jane njeri prej nesh, jane si jane, prej tyre kemi te mirat dhe te keqijat. Prandaj, te them, se sidoo qe te jene, ata na perfaqesojne ne, ty, mua, te tjeret si ty dhe mua. Ata jane institucione. Natyrisht qe jo te gjithe jane engjej, por ama, jo te gjithe jane djaj. jo te gjithe mund te kene bere gjera te mira, por dhe jo te gjithe kane bere te keqija.. Prandaj ...ti japesh Cezarit, ate qe i takon Cezarit

Persa i perket diskutimit te mesiperm, do te doja te te thoja, ese administrate ne filluam ta ndertojme ne kohen e Nanos, se ne kohen e Saliut te I, nuk ka pasur fare administrate, pasi kishte shkaqet e veta dhe kjo, ca nga padija, (turrja e shume militanteve, qe nuk kishin fare haber nga punet e hyqymetit like '45)

Dhe kur them Fatos Klosi, te ma besosh, jo se jam i majte, kete nuk ka nevoje qe ta deklaroj, po te flas per nje njeri skurpuloz ne detyre, njeri qe ja plasi dhe kryeministrit te vet, ne fytyre, per gjera qe binin ndesh me ligjet e shtetit (per te cilen gje, mori dhe merine e tij

Prandaj, kur te them per te, duhet te kesh besim tek fjalet e mija, se ndoshta me ke kuptuar, nuk se jam dhe aq fanatik.

ps

Mu kujtua Ngjela ( per te cilin ti nuk ke konsiderate, pasi iku nga gardhi) ne nje emision tv, kur qe akoma me PD, ka thene : Ju e dini se ç'opinion kam une per FK. E kaq deklaruar boterisht. Por nuk me vjen mire, qe nje aset i shtetit tim, qe ka patur nje detyre aq te larte, te perfundoje ne shites bananesh... Shteti duhet te kujdeset per te...

Jo vallaj mua s'me perfaqesojne, se une s'kam votuar asnjehere ne Shqiperi.  Kur te dali ndonje politikan shqeto nacionalist qe ti kryqezojne mbetetjet helmuese te komunzimit, athere mund te them qe ky filani me perfaqeson mua.

Ne hapsiren politike shqiptare i vetmi person qe mund te them se me perfaqeson mua eshte Albin Kurti.

Po shoku dhe blloqisti Berisha vete a ka thene ndonje gje per kete mo? Apo komunistet sipas tradites se vjeter nuk kane kohe te merren me llumin e shoqerise dhe kulaket (sipas fjalorit te shokut Berisha te para 90-es)?

Me siguri ka hyre ne listen e zeze dhe xha Hyseni tani! Prit kur ti keputen frenat e makines ne ndonje rrepire xha Hysenit ndonje dite ose do te pije ndonje kafe ne kafene nga ato qe te ze barku? smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).