Pilotë, oficerë dhe familjarë të atyre që ishin dhe janë pjesë të Forcave Ajrore Shqiptare ishin dëshmitarë të një përgatitje të lartë profesionale përmes performancës së shkëlqyer me helikopterë në bazën ajrore Kuçovë, ku dhe u shënua 60- vjetori i Aviacionit Luftarak Shqiptar. “Është kënaqësi e veçantë për mua si komandant I bazës ajrore të Kuçovës t’ju uroj mirëseardhjen dhe të hap siparin e festimeve”, tha kolonel Syrja Gjoka, Komandani i Bazës Ajrore të Kuçovës. Duke kujtuar 24 Prillin e vitit 1951, kur dhe u krijua Aviacioni Luftarak Shqiptar, Komandanti i Forcave Ajrore Shqiptare foli për vështërsitë, investimet, trajnimin e pilotëve shqiptarë dhe sakrificëne tyre. ”Këtu u ul për herë të parë avioni bombardues JI28, ndërsa në nëtor 1961 u eksperimentua fluturimi me karburantet e markës shqiptare. Në gusht 1975 u eksperimentua për herë të parë qitja natën me raketa, ndërsa në vitin 1977 bombardimi nga fluturimet horizontale në lartësi të vogël”, tha gjeneral-brigade Dhori Spirollari. Dhe cila është e ardhmja e kësaj force, sot, pjesë e NATO-s? ”Së shpejti do vëmë në përdorim flotën e re ajrore me helikopterë shume funksionalë, nga më modernët e kohës pasi dhe kushtet dhe relieve i Shqipërisë e kërkon një gjë të tillë”, tha Spirollari. Me këtë rast u ndanë edhe dekorata për zbatimin e detyrave 

71 Komente

Respekte per te gjithe pilotet, tekniket dhe oficeret qe kane qene dhe jane pjese e ketyre 60 viteve te Forcave Ajrore Shqiptare! Eshte per tu admiruar perkushtimi i tyre duke pasur parasysh veshtiresite qe hasin dhe sakrificat qe bejne.

Me vejn per te qeshur dhe ironike ku festojme 60-vjetorin e dickaje qe vdiq.Eshte njelloj si te festosh ditelindje e nje te afermi qe te ka lene shendene....E verteta e hidhur eshte se gjithca qe ka lidhje me avjacjonin luftarak i perket te kaluares .Mburremi sot me k@qet e atij qe e mbuluam me balte dhe e demonizuam. Por keta alabaket e sotem qe kemi ne krye ckane bere?.Shqiperia so eshte  i vetmi vend ne NATO pa flote ajrore. Qiejt tane ruhen nga avjonet Greke.... Ja ku eshte katandisur vendi...Me 5 helikoptere te qelbur qe nuk kane lidhje fare me mbrojtjen e vendit por jane per emergjenca dhe evakuime ..

Pse vetem 5 kane ngel??? Se me sa di une ne Forcat Ajrore Shqiptare nuk futen vetem helikopteret luftarak te Farkes por edhe ata te Ministrise se Mbrojtjes, Shendetesise, Gardes etj. Apo e kam gabim?

jane nja 10 helikoptere....nderkohe, .dhe qeveria e Ismalit Qemalit kishte me shume aeroplane se kjo e dudumit sot.

Te zura 5helikopteret Eurocopter qe u blene vitet e fundit nga Franca..Nga te gjithe Helikopteret qe posedojme asnje nuk eshte i tipit luftarak si Cobra apo Apache. jane te gjithe te tipit transportues dhe per emergjenca sic e permenda.

Tani eshte turp e faqe e zeze ti zeme helikopteret si forca ajrore...

C'do gje ne rregulle eshte ne ate vend... vetem avionat dhe helikopterat ushtarake i duhen... per te luftuar kunder..........

 

Art Changed, s'mund te pretendosh per ushtri te fort kur shteti ka gjera te tjera per te plotesuar per qytetaret e vet. Duhet ekonomia, me pas ushtria.

Ate aviacionin e kohes se Enverit mos na e valevit si shume. Pertej mitit qe eshte krijuar, ushtria e asaj kohe pervec nje periudhe te shkurter (10 vjecare) ka qene me e dobeta e Ballkanit. Deri ne fund te sistemit, avionet kane qene kryesisht Mig-15 te periudhes '50, qe sherbenin kot sa per t'u ngrit ne ajer, dhe qe aviacioni e vendeve perreth nesh i bente fertele si ne video game.

Blitzer te veme pikat mbi i,ne kohen e tij u krijua ushtri e mirefillte moderne se me perpara ishim si fiset zulu m. U ben ca perpjekje nga periudha e Zogut por pa sukses.

Tani te flasim per forca ajrore?...Deri ne vitet 65 ishim nje nga vendet me te armatosura ne Ballkan me nje force ajrore prej 140 avjonesh luftarake(Duke llogaritur qe ishim rreth 1.5milione banore). Shikoi ca mire faktet kur te replikosh

Jam dakort qe hodhi bazat e ushtrise, krijoi ushtri me sakte, po kur popullin e ke barkthare dhe shtetin super te varfer krahasuar edhe me vete Lindjen, e kupton se c'lloj ushtrie ishte. Sidomos pas heqjes se gradave, kur ushtria u kthye ne nje kooperative te mirefillte.

Per aviacionin e ke komplet gabim, ne 1965 qe thua ti kemi pasur ne organike ne shumice Mig-15 (prodhim sovjetik dhe prodhim i licensuar kinez), avion i dizenjuar pas luftes se II B. (fundi 1947) dhe i prodhuar ne rreth 19 mije ekzemplare derisa sa doli jashte prodhimit. Ne 1965 aviacioni i Jugos, Greqise dhe Italise keta Mig-15 i kishte karamele "Zana". Aviacioni ka qene sa me thene, se nuk haheshim dot me fqinjet per ate pune.

p.s. Sa per kuriozitet Mig-15 kane dale zyrtarisht jashte sherbimit ne 2005.

blitzer... e di historine e migut rrangalle ne 1997, kur berishovici suli ushtrine kunder popullit te vet?

Vajti u ul ne aeroport ne Itali, - ne vend qe te zbatonte urdhrin e antishqiptarit dhe te bombardonte Vloren dhe popullin e pafajshem, dhe pasi, vetem pasi u ul, e kishin zbritur nga avjoni, e moren vesh italianet qe u ishte ulur nje avjon ushtarak aty. E di zotrote se cfare alarmi shkaktoi ne Itali? Ushtri e Natos Italia, jo shaka... eshte ne vije te pare bile.

Po po, karamele zana.

Ja, keshtu lloj ushtrie ishim.

 

Zor se do gjenim nje gje tonen qe do i pelqente njeriu ne fakt. Jemi kthyer ne nje turme nihilistesh, vetemohuesish, mohuesish te gjithshkaje.

Rusia gjigande, superfuqi, do shpenzoje 650 miljard dollare per te rinovuar aviacionin.

me 30 miljon dollare e blen nje f16 sot; bile ka shtete te natos qe do ja falnin Shqiperise per sevap. 200 miljone vodhi Basha per nje rruge te vetme; 7 avjone.

May God have mercy on us!

quo vadis albania! SadSadSad

Ksaj punes se urdherit qe Berisha paska dhene me bombardu Vloren s'do t'i hyj fare, sepse dalim jashte teme.

Sa per Migun qe s'u vu re nga Italia, duhet te dish qe ushtria italiane nuk ishte ne gjendje lufte qe te ishte ne eficence te plote, bile ky Migu qe shkoi e ul ne Itali ishte kaq teknologji e vjeter (gjenerata e dyte e avioneve, kur ne 1997 po kalonte te gjenerata e 5-te) sa kontrolloret s'po e merrnin vesh se c'dreqin ishte.

Edhe kjo deklarata e qe Luli ka fut ne xhep 200 milion $ eshte evazive te ciles s'kam ca t'i komentoj. Sa per F-16 qe ke permendur, duhet t'e dish nje gje shume te rendesishme, avionet ushtarak edhe mund t'i blesh por eshte shume veshtire t'i mbash. Ne rastin tone (te Shqiperise) shteti nuk eshte akoma ne nje gjendje ekonomike te tille qe te pretendojme per F-16. Keta 7 F-16 qe deshiron, duan se pari pilote te afte per t'i drejtuar (kostoja e pergatitjes se piloteve te tille shkon ne 2-2.5 milion $ per pilot), duan teknike me kualifikim te lart per t'e mirembajtuar avionin (1 ore fluturimi kerkon mesatarisht 20 ore pune mirembajte-kontroll teknik, tekniket kane koston e tyre te kualifikimit), duan karburant special (qe kushton shume) si dhe kane kosto te larte fluturimi qe nje shtet si ne se perballon dot (1 ore fluturimi i F-16 ka kosto 40-45 mije $). Etj. Para se te blesh avione modern duhet te futen ne llogari te gjitha keto hesape.

Per mendimin tim Shqiperia duhet te bleje te pakten 5 avione JAS 39 Gripen, prodhim i mrekullueshem suedez, avion multirolesh dhe me e rendesishmja suedezet ofrojne kontrata fantastike (mund te paguash me keste per nje kohe te gjate, ofron trajnimin e piloteve, kualifikimin e teknikeve etj...). Ideja eshte qe arma e ajrit te mbahet gjalle, te ruhet tradita dhe shkolla perkatese, qe ne te ardhmen kur te forcohet mjaftueshem shteti te mos ja nisim nga zero. Fatkeqesisht momentalisht si avione, si tanke, si nendetese s'kemi. Nuk shof as ndonje shprese qe do te blihet ndonje se shpejti. Te pakten te blejne nja 20 tanke qe t'i kemi sa per te ruajtur traditen. smiley

Tani po flet lakra ne kopesht me duket.....Italia ka bazat ajrore kryesore te Natos ne Evrope dhe nje sistem radaresh supermodern.Po ishin teknologji e ulet po.arriten te kalonin ne Itali pa u dedektuar nga Radaret supermoderne te NATO-s smiley ......Mig-et nuk u dedektuan se fluturuan ne nje lartesi fare te ulet "te pakapshme edhe per radaret moderne". Dhe kjo  i atribohet piloteve.(njerin prej te cileve e njoh personalisht) po dhe gjendjes teknike te avjoneve. Ministri i mbrojtjes Italiane dha doreheqjen ne ate kohe vetem per kete ngjarje.

Ok ok, po llogarite nuk behet keshtu. smiley.

Mendoje situaten ne kohe lufte, se avione lufte. Ja ta zeme avioni yne hyri ne Itali pa u dedektu, realizoi objektivin e tij, psh bombardimin e objektit X. Po pastaj c'do ndodhte? Mendo se Italia s'do i dedektoi avione e tjere qe do mundohesin te fluturonin ulet e t'i asgjesonte? Ose niste avionet e saj modern dhe i shkaterronte miget tane sovjetik e kinez qe ne piste lol.

S'mund te thuash se pse nje mig i lashte hyri ne Itali pa u dedektu qe aviacioni yne eshte superior.

Nuk po te flas per avjone superiore.Po me teknologjine e vjeter dhe i beme nje surprize te pakendeshme fqinjit "modern"...C'investim kane bere sot keta dalldauket qe kemi ne krye qe te pretendojne se kemi forca ajrore?(Se une forca ajrore nuk shoh...) Eshte turp dhe faqe e zeze qe sot haracin e hyrjes se Natos e paguajme me patrrullimet e piloteve Greke ne Qiejt tane....

 

Dhe c'fare qe aeroplani arriti ne Itali. Dhe aeroplanet nga Libya vajten ne Itali per azil politik. Kjo eshte krenaria jone? Nuk e rrezuan tjetrin nga qe kerkonte azil. 

Sonte shqiperise nuk i duhen para per te hedhur poshte ne aviacion. Ne fakt, ato pare shpenzoheshin me mire ne rast se rreozje piramiden, e ndertoje prape, e rrezoje dhe nje here, pastaj beje parlamentin, prishje dhe ate dhe e ktheje perseri ne piramid. Te pakten ashtu kishim disa vende pune ne ndertim, por ushtria eshte nje black hole, ku gjysma e $ dhe sonte vete tek ministri.

 

Dhe dicka tjeter, 3 F-16 nuk te arrijne te bejne gje. As 50 Mig 21, e as 140 M-15. Iraku kishte mijera aeroplana, si dhe Libya, por nuk bene gje kunder avionave si ato qe ka dhe Greku dhe Italiani. Qe shqiperia te kete nje force, e zonja per te mbrojtur qiejte tane nga ndonje "armik," atehere investimi duhet te jete shume me i larte se imagjinon, duhet te jete investim qe krahasohet me investimet e fqinjeve.

Avionat e Enverit, krenaria jone, ne Greqi dhe ne Itali nuk lejohen nga qe perbejne rrezik per pilotet qe i ngasin. Apo keni harruar se sa pilote shqiptare kane vdekur duke ngajtur prodhimin kinez te 50's.

Ne rast se shqiperia sonte ishte ne rrezik, shanset me te mira do ti kishte me nje ushti tip guerile-hezbollahu sesa me avione e aeroplanmbajtese.

Blitzer. Nuk mendoj qe me ke kuptuar sic duhet.

Per punen e uljes se migut ne Itali, ta ka shpjeguar dhe Arti. Madje nga komenti qe ke bere me poshte, duket se je nisur per tjeter gje.

Nuk kemi tanke. - Ku e di ti? Mos duhet te prezantohemi gje ketu?

Tani... e kuptoj dhe e di fort mire gjendjen e mjerueshme ku eshte ushtria shqiptare. Une nuk do e quaja fare ushtri, po te ishte qe te flisnim drejt. Nuk ka fare strukture ushtrie; as shkolle rekrutimi nuk eshte. Eshte nje organizem krejtesisht; po krejtesisht i panevojshem. Troc fare!

Dakord qe cdo fluturim avjoni ka koston e vet. Edhe cdo dalje me makine ka koston e vet... edhe autobuzin po te marresh, duhet te paguash bileten. Atehere cila eshte zgjidhja? - S'po dalim nga shtepia fare.

Duhet apo s'duhet ushtria? Na duhet apo jo? Kemi ndermend ta perdorim apo jo? Mund te ngrihet nevoja ne te ardhmen qe do te kemi nevoje per ushtri, apo jo?

Jepu pergjigje ketyre pyetjeve. Ne baze te pergjigjeve, nxirr edhe perfundimet se sa e rendesishme do te jete per ty ushtria. Sa duhet te shpenzosh per te ne lidhje me GDPne; aty eshte dhe rendesia qe i ke dhene ushtrise.

Most likely, filozofikisht, ushtria eshte gjithnje nje zgjatim i panevojshem  i shpenzimeve dhe mundit te nje kombi te tere... historikisht dhe gati gjithmone, ne cdo aspekt tjeter, ushtria rezulton te jete nje domosdoshmeri jetike.

Me rrugen ku e kane futur kombin tone klika ne pushtet keto 20 vitet e fundit; ne vetem per ushtri nuk kemi nevoje. Ky eshte debat i gjate shume, tejet i lodhshem. Une po e le me kaq; por di te them, qe fjalet qe ke shkruar siper, pare ne kendveshtrim te nje debati filozofik, jane te pelqyeshme... pare ne nje kendveshtrim, "paksa" tjeter, jane tragjike fare, dhe nje gabim qe mund te shkaktoje jeten, ose shume, shume jete. Nejse, kemi hyre ne nje epoke ku shqiptaret duhet te jene i vetmi entitet ne Evrope qe duhet shkombetarizuar dhe shperbere qe ne rrenje dhe themel.... dhe ku trojet historike te shqiptareve, duhen marre me marifete nga me te ndryshmet. Edhe siguruesja, garantuesja e ketij realiteti, duhej shkalafitur dhe mbajtur ne gjendje vegjetative ne koma te thelle. 

 Po flet me njerëz të pabythë shpirti jem. 

Nuk na duhet ushtria se nuk i bindej viçidolit është refreni i këtyre. Adhamudhë modernë, të dhëmb syri kërreje, të shpëtojë tjatri. Nuk kanë shtyllë kurrizore këta njerëz, madje as kocka fare nuk kanë. As vena e as gjak tu vlojë, jo e jo. Janë reptilë, zvarranikë vrimash mureve. 

LOL smiley.

Koreja e V. eshte po ashtu nje mit, ne rast te nje lufte te mundshme do t'e bjere si keshtjelle prej rere. Pavaresisht se c'thote propaganda e Kimit.

ndërsa në nëtor 1961 u eksperimentua fluturimi me karburantet e markës shqiptare.

dhe si doli ky eksperimenti?smiley

Kur e ka festen e aviacionit populi velai greku? se ata na brojne nashtine.

 8 Νëntor file. smiley

 

Hec aty! dy festa ne nje dite ne kombi shqiptar! Si shume koincidenca te tilla kemi. smiley

 Apashe per te tere ca flet.

 Blitzer o Derman e di historikun e aviacionit shqiptar apo ja fut perçes kot .....

Kur u prishem me sovjetikun morem pakon e fundit nga populli vella babaqafor sovjetik......15 aviona MIG21 dhe kur u lidhem me popullin vella kinez , menjeher na i mori keto 15 Allopran 21 strategjik  dhe na dha 66 aviona MIG19 jo strtegjik ....sa per njohuri  ata MIG21 strategjik sa here qe ngriheshim ne fluturim mernim nota proteste nga vendet fqinje per shkelje te hapsires ajrore ,fluturonin me 2.3 Mach dermannn  1 Mach eshte e barabarte me shpejtesine e zerit ......kinezet per kete bamiresi qe ne i beme na dhuruan bazen ajrore ne kuçove ,rindertimin e bazes se nendeceve ne pashaliman,dhe vendstrhimin ne gjader.mos haro nipçe se jemi akoma ne 60-70,dhe kur ra çaushesku ne rumani ne 1989 kishte MIG25 dhe MIG27 ndersa ne kishim ne 1963 MIG21 ,dhe jo se ju hap bitha Rusis per shqiperin  por e shikonte si pike strategjike ne mesdhe dhe prandaj ofrohej dhe teknologjia e fundit sovjetike ne shqiperin  lara lara te asaj kohe

1965 
Italia 12 nendetse
Jugosllavia 6
Shqiperia   4
Gerqia       1

Blitzer vetem shifra  fakte nuk shoh ne komentin tend .......apo ajde te shpifim se diçka do ngelet .

dont tejkit  personal 

 

C'fakte do mor shoku?

Te mjafton fakti qe avionet ne forcat tona ajrore kane qene teknologji e viteve '50 e qe shumica e avioneve kane qene prodhim kinez te avioneve sovjetik.

C'kemi pasur?

- rreth 80 Mig-15, prodhim kineze dhe sovjetik. Pjesa me e madhe kane qene trajnus. Avioni eshte prezantu per here te pare ne fund te 1947.

- rreth 20 Mig-17, prezantu nga 1951. prodhim sovetik dhe kinez. Kinezet ishte trajnus.

- Sheniang J-5, nr e sakte se di por jo shume. Prodhim kinez i bazum mbi Mig-17. (mesi i viteve '50 ka dale si avion)

- 85 cope Mig-19, nga 1953 ka dal per here te pare. Pjesa me e madhe e tyre ne invetnarin ton kane qene prodhim kinez J-6.

- 12 Chengdu J-7, avione me "modern" qe kemi patur.

Aviacioni ka qene arma me e dobet e Shqiperise komuniste. S'mund te haheshim kurrsesi me aviacionet fqinje. Sic thash do na benin fertele sepse kemi pasur teknologji te vjeter. Mig-21 qe thua i kemi pas por u hoqen me pas, keshtu qe ne inventar kane qene per nje periudhe te shkurter.

Si avione, ashtu edhe nendeteset qe ke permendur, nuk i kemi blere me paret tona nje me nje por na i kane dhene vendet e tjera ne kuadrin e aleances. Sot jemi ekonomi tregu dhe s'ti fal me njeri. Sidomos me koston qe kane keto produkte sot.

p.s. 4 nendetset tona kane qe me dy helika (me vone nisen te prodhoheshin me 1) qe krijon shume zhurme dhe eshte lehtesisht e lokalizueshme nga armiqte.

Ore 4 nendetese dhe 140 avione qe qene me rrezik per pilotat dhe ushtaret shqiptare sesa per te huajte. Kishe me shume shans te pesoje nje aksident, sesa te rrezoje nje avion armik pa arme, pa le sesa me keq situata behej ne rast se shtoje faktin qe dhe avione armik eshte i armatosur.

Ne flasim me krenari per kalate e faraosit tone... 750000 bunkere qe ndertuam ne ate kohe= 750 milione dollare. Te mos llogarisim qe disa nga bunkeret si ne pashaliman apo gjader kushtuan se tunelet e bechtelit, dhe pastaj te bejme llogarite pse jemi me te varferit. Kur te tjeret paguanin per shkolla dhe rruga, ne mireshim me tunele dhe bunkere per c'do familje.

Motoja e tyre: nje makine e nje telefone per c'do familje, jona nje bunkere per c'do familje.

Flota ajrore e meparshme more trima ishte me aeroplane te dhuruar nga rusia dhe kina.Ato ishin teknologji e perparuar e viteve 60 por tani jane si rabecka krahasuar me aeroplanet e rinj.Shqiperia s'ka kellqe te paguaje aeroplane 100 milione dollare copa e pakta plus miliona dollare pregatitja e piloteve dhe shpenzimet e mirembajtjes.

Në vitet '70-’80, Aviacioni Luftarak kishte në efiçensë të plotë mbi 72 avionë MIG-19 dhe 12 avionë MIG-21, një skuadrilje luftarake me 12 avionë MIG-17 dhe shumë avionë luftarakë-mësimorë të tipit MIG-15, 4 avionë transporti IL-14 për transport qeveritar, apo për studime ushtarake dhe gjeografike. Në Tiranë, në Aerodromin e Laprakës ishin të dislokuar edhe 12 avionë transporti të lehtë AN-2 për transport trupash, apo në ndihmë të ekonomisë, ndërsa në Shkollën e Lartë të Aviacionit në Vlorë, veç avionëve reaktivë MIG-15 kishte edhe dy skuadrilje me avionë me helikë JAK-81, që shërbenin për përgatitjen e pilotëve në vitin e parë të kualifikimit si pilot. Në Farkë ishin rreth 36 helikopterë MI-4, ndërsa në Rinas kishte gjithashtu edhe një avion bombardues të lehtë tip IL-28. Mbi 200 është numri i avionëve, që i kanë ardhur Aviacionit Luftarak Shqiptar. Në vitet ‘70-‘80 niveli i programimit të fluturimeve ishte intensiv dhe sasia e fluturimeve për çdo pilot e avion ishte i standarteve e kërkesave të larta. Vetëm gjatë vitit 1973, në Regjimentin e Rinasit u kryen 1383 orë fluturimi. Në vitet ‘70, mjaft nga vendet e rajonit nuk kishin në armatimin e tyre një numër të tillë avionësh luftarakë dhe as të cilësisë së avionëve që dispononte vendi ynë. Gjithësesi, në kuadrin e politikës së asaj kohe, Aviacioni Luftarak i Shqipërisë kishte për detyrë “Mbrojtjen e paprekshmërisë së kufijve shtetërorë të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”. Nga pilotët e Aviacionit Luftarak janë detyruar të ulen në aerodromet tona disa avionë të huaj që kishin shkelur gabimisht hapësirën ajrore të Shqipërisë. Vetëm pas viteve 2000, në Forcat Ajrore ka filluar prurja e teknikës fluturuese perëndimore me qëllim përdorimi nga Forcat Ajrore, [ në vitet ‘80 ka ardhur një numër i paktë helikopterësh perëndimorë, që iu kaluan Ministrisë së Rendit]. Struktura organizative Në fillimet e tij e deri në vitin 1974, aviacioni ka qenë pjesë e Komandës së Mbrojtjes Kundër Ajrore të Shtetit Shqiptar, ku Komandanti i Aviacionit ishte njëherazi Zëvendëskomandant i MKA-së. Komandanti i parë i aviacionit ka qenë Kolonel Edip Ohri, i cili e ka komanduar atë deri në vitin 1974. Nga viti 1975 e deri në vitin 1995, komandantë të aviacionit kanë qenë Bardhyl Taçi, Kolonel Klement Aliko, Gjeneral Perlat Binaj. Në vitin 1974 aviacioni ishte komandë më vete, deri në vitin 1995, kur aviacioni u bë pjesë e Forcave të Mbrojtjes Ajrore. Që nga 18 gusht 2000 është pjesë e Forcave Ajrore, sipas përcaktimit të llojeve të forcave ushtarake në vendin tonë nga Kushtetuta. Aviacioni është një armë ku ecin përpara më të mirët, më të kualifikuarit, më të aftët, trimat dhe të përkushtuarit ndaj detyrës. 37 aviatorë, kanë rënë në krye të detyrës dhe 35 prej tyre janë shpallur “Dëshmorë të Atdheut”. Me vendim të Qeverisë Shqiptare, që nga data 24 prill e vitit 2003, ata prehen në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë dhe në rrethe. Ushtarakë të Aviacionit Luftarak në vite si, Edip Ohri, Niko Hoxha, Babaçe Faiku, Bardhyl Taçi, Klement Aliko, Perlat Binaj, Salih Dibra, Haki Jupasi, Stefan Kagjini, Lulo Musai, Mahmut Hysa, Gëzdar Veipi, Koço Andoni, Vasil Andoni, Refat Kasimati, Perikli Teta, Foto Lako, Harilla Rebi, etj., kanë qenë të njohur në të gjitha radhët e ushtrisë për kryerjen e detyrave.

---------------------------------------------------------------------------------------

Kuçova përmes datave që nuk harrohen ... - 15 maj 1955. Formacion i parë i madh luftarak i Aviacionit për mbrojtjen e hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërisë me Komandant Kolonel Niko Hoxha, emërtohet "Reparti Ushtarak 3362, "Peza". - 1956. Fillon përgatitja luftarake mbi bazën e një planizimi të rregullt, krijohet Ofiçina Mirëmbajtjes me Komandant Daut Gurabardhi. - 1957. Në aerodrom u ul për herë të parë avioni bombardues IL-28 dhe një avion transporti anglez “Skaimaster”. 1961. Ekspierimentohet karburanti i markës shqiptare. Piloti Niko Hoxha bëri provën në ajër. -1964. Krijohet Batalioni i Shërbimit të aerodromit, Grupi i Radio-Dritës. -1966. Filluan punimet për ndërtimin e Uzinës së Riparimit të Avionëve, reparti pajiset me një skuadrilje MIG–17. -1967. Pilotit të ri Bilal Sina në lartësi 6000 m i fiket motorri, por në sajë të veprimeve të sakta arrin të ulë avionin. Presidiumi i Kuvendit Popullor e dekoroi me urdhërin e “Flamurit” të klasit të parë. U eksperimentua ulja në aerodromin e Cërrikut nga pilotët Viktor Vangjeli, Qirjako Dhima e Azbi Serani. -1968. Piloti Qirjako Dhima kreu kontrollin teknik të avionit MIG–15 pas riparimit kapital nga uzina. Ulen MIG-17 në Korçë nga Azbi Serjani, Qirjako Dhima, Hamza Koçi e Harilla Rebi. -1969. Eksperimentohet intesiteti maksimal i një katërsheje në një ditë –fluturimi. -1975. Piloti Vangjel Llazari eksperimenton qitje natën me raketa. -1976. Shtator,zhvillohen qitje me raketa e topa natën -1977. Eksperimentohet bombardimi nga fluturimi horizontal në lartësi të vogël. Për herë të parë organizohen kapje në agim. Në procesin e uljes me avionin MIG-19 piloti Skënder Demollari, avionit nuk i hapet rrota e majtë, por piloti me gjakftohtësi e guxim kryen uljen në brezin jeshil. -1979. Gjatë fluturimit në avion dy vendësh MIG-15 ndodh thyerja e xhamit të fanarit të prasme të kabinës. Piloti instruktor braktis avionin, por avioni u ul me sukses nga stazhieri Ismail Togu. -1980. U prodhua banko-prova per kontrollin e topave 30 mm si dhe pajisja për kontrollin e frenimit automatik të rrotave. -1981. Kinostudio “Shqipëria e Re” xhiroi filmin artistik “ Gjurmë në kaltërsi”, kushtuar armës së Aviacionit, ku ndihmë dhanë Harilla Rebi, Viktor Vangjeli, Agim Balili, Gjergji Spaho etj. -1983. U eksperimentua ngritja nga pista urgjente nga Harilla Rebi e Gjergj Spaho. -1985 Nga pilotët Epaminonda Tupa dhe Koço Biku u krye prova e motorrit të parë të avionit MIG-15 të riparuar në vend. Një pilot vjen me rrota të mbyllura në ulje, prek lehtë pistën dhe ngrihet përsëri. Reparti dekorohet me urdhërin “Për shërbime të shquara në fushën e mbrojtjes”. -1989. Pilotit Syrja Gjoka gjatë fluturimit me Mig-19, i fiken motorrat në ajër, bën rilëshimin e tyre dhe ulet me sukses në tokë duke shmangur me gjakftohtësi rrezikun. Pilotit Idajet Veleshta gjatë fluturimit me avion MIG –19 i bien xhirot e një motorri, e konstaton atë në kohë dhe ulet me sukses në tokë. Pilotët dekorohen nga Presidiumi I Kuvendit Popullor. -1990 – 1994. Baza ajrore ka dy Skuadrilje me Komandant Petrit Dashi dhe Ylli Bullari.Grupi inxinero – teknik me Komandant N/Kolonel Ylber Harshova. -1994. Nga mikrobi i koleres vdiq N/Kolonel Ylli Bullari. -1996. Një grup teknikësh shkojnë për specializime në Turqi dhe disa pilotë në Itali. U zhvilluan qitjet bombardimet e rezultatet ishin shumë të mira. -1998 U punua për ringritjen e Bazës. -2001. Në strukturën e re organizative të Forcave Ajrore realizohet kalimi i saj në Akademia e Forcave Ajrore, duke pasur në vartësi dhe Fakultetin Teoriko Mësimor Vlorë. -2002- 2005 Vazhdojnë punimet nga pala Turke në Aerodromin e Kuçovës. Misioni kryesor në këto vite: ruajtja e aftësive profesionale për t’iu përgjigjur situatave të veçanta në operacione ushtarake, humanitare e të kërkim- shpëtimit dhe mbështetja Ja ata që komanduan Regjimentin e Kuçovës në këto 50 vite Kolonel Niko Hoxha, Fahri Bubesi, Bardhyl Taçi, Vasil Andoni, Harilla Rebi, kolonel Agim Balili, kolonel Fatmir Meçe, nënkolonel Agim Matraku, nënkolonel Gëzim Ismaili, nënkolonel Epaminonda Tupa, nënkolonel Andon Todri

Me keta Helikoptere krenohen sot "te ashtuquajturat" Forcat Ajrore Shqiptare

 

 

Dhe ketu poshte Kam Mig 21F-12 qe gabimisht u hoq nga perdorimi. Sa per perrallat e Natos dhe llojet e armatimit jane dokrra..Polonia ka kaq vjet ne Nato dhe operon akoma me aeroplane Ruse si Su22(Sukhoi), Mig 29,Tupolev dhe Helikoptere transportues Mil MI8

 

Ai helikopteri mund te shpetoje jete njerezish; nje aksident ne malesi, apo nga koha e keqe nje rruge e bllokuar.

Ky aeroplani, eshte photoshoped ka rrezik, dhe vetem bene krenare trimat e internetit qe harxhojne tere diten duke u menduar kush e ka p....in me te madhe, Greqia apo shqiperia.

Turpi ynë, ne na "mbrojnë" avionët grekë    Arben Rrozhani   

Pas vitit 2002 do të vinte tatëpjeta e aviacionit ushtarak të Shqipërisë. Pas vendimit të ish-ministrit Zhulali në 1992 për të nxjerrë në lirim ajkën e drejtuesve të aviacionit, nisi edhe shpërbërja e kësaj arme. Vit pas viti, deri në 2005 kur doli edhe urdhëri për shkatërrimin e flotiljes së avionëve reaktivë, qeveritë do të punonin që Shqipëria të mos kishte fare aviacion luftarak.

Sot mbrojtja e atdheut është në duart er grekëve dhe italianëve, ndërsa Shqipëria është prej prillit 2009 anëtare e NATO-s, por Qirjako Dhima thotë se kjo është një gënjeshtër, sepse askush nuk do ta mbrojë vendin nëse një ditë do të ndodhë rebelim. Kjo është një tradhëti kombëtare, thotë ai, duke bërë thirrje se nuk është vonë për t'iu rikthyer armës së lavdishme të mbrojtjes së atdheut.

Si do t'i vlerësonit sot kolegët tuaj?

Kolegët ishin njerëz të sakrificës. Jeta është e gjatë, por na ka ardhur shumë keq se si u veprua p.sh. me aviacionin. Kur dëgjova për urdhërin e reformës së parë u skandalizova shumë keq. Nuk lashë njeri pa marrë në telefon. Urdhëri i ministrit Zhulali në 1992 ishte se kush ishte 47 vjeç e lart të lirohej. I bie një lapsi, sepse i njihja të gjithë dhe në pension kisha dalë në vitin 1989. Në tre rregjimente, Farka, Shkolla e Aviacionit dhe Skuadrilja e Transportit, duke hequr moshën 47 vite e lart nuk ngelej asnjë udhëheqës fluturimi, i cili është piloti më i kualifikuar.

Po kush do i drejtonte më tej këta pilotë? Të bëhesh udhëheqës fluturimi do stazh. Pasojat u ndjenë shpejt. Një herë do të bënim një stërvitje me NATO-n në Kavajë. Mirëpo ajo kishte edhe fluturime natën. U thanë në Rinas që të përgatiteshin për të fluturuar natën. Ata thanë se kishin një vit që nuk fluturonin natën. Nuk e dimë, përgatituni dhe keni 20 ditë kohë. Më marrin në telefon nga Rinasi: shoku komisar na fal po kështu, kështu e kemi punën dhe po deshe hajde. Po nga ju lindi kjo ide juve, si mund të vij unë, kur kam dalë në pension? Po na kanë dhënë urdhër.

U thashë se pranoja por tu thonin eprorëve se do të vija me kusht, që të kontrolloja pilotët nëse kanë bërë pushim, apo jo, sa kohë kanë pa fluturuar, t'i eleminojnë fluturimet pastaj të fillojnë me ne të fluturojnë 10 netë dhe pastaj të na bëjë gati. Nuk e pranuan. Atëherë i këshillova që të mos ngriheshin në ajër, ndryshe do të ngrija të gjithë në këmbë me gazeta dhe media. Kaluan gjashtë muaj dhe doli vendimi tjetër që të liroheshin oficerët e aviacionit nga mosha 42 e lart. Pra në punë u mbajtën pilotët që nuk fluturonin as në re as natën. Ku do shkonim kështu?

U hoqën edhe teknikët e mirë dhe u mbajtën krundet. Por nga kjo u vranë njerëz. P.sh. u vra jani tarifa dhe nuk është aspak e vërtetë se u vra për gabim njerëzor. Për atë avion me të cilin fluturoi ai, MIG-19 nuk kishte një specialist për të kontrolluar një aparaturë shumë të rëndësishme drejtimi, sepse ishin liruar të gjithë dhe u fut një kapter, i një profesioni tjetër që nuk merrte vesh. Nga ana tjetër piloti kishte një javë që nuk kishte qenë në repart dhe merrej me tregti në jug.

Atë natë u kthye vonë nga Saranda dhe sapo erdhi në Tiranë u ngrit në fluturim. Askush nuk e kontrolloi avionin. Ka një automat të drejtimit të cilin s'e kishte parë njeri, por ai të vret.

Pra ajo që ndodhi me nxjerrjen e avionëve për skrap ishte hapi i fundit i asaj që kishte nisur që në vitet '90?

Normal, sepse duke hequr njerëzit është shumë e vështirë të mbash avionin në gadishmëri dhe çdo sector ka rëndësinë e vet, sepse po nuk e ndoqe të vret.

Ka ndonjë rast nëpër botë, ku është eleminuar aviacioni luftarak siç ka ndodhur te ne?

Jo, përkundrazi. Ja kemi Maqedoninë e cila nuk e kishte dhe e ka krijuar aviacionin dhe ka blerë avionë luftarakë. Sepse Serbia kur u nda ish-Jugosllavia nuk ia dha, i la ca me helikë dhe sot ajo ka blerë avionë reaktivë.

Nxorrën një teori se ishin të vjetëruar. Kujt i thua i vjetëruar? E para e punës avioni nuk është një bagëti që u vjetërua dhe duhet të theret, nuk është një pemë që kaloi 400 vjet dhe u tha. Është një teknikë që e ke ti në dorë. Ti si shtet ke krijuar bazën e riparimit që është më e mira në Ballkan. Të shkosh në Uzinën e Aviacionit në Kuçovë, që është për remont kapital, ata qe e kanë parë mbeten pa mend.

Kur arrin të bësh remontin kapital të motorrit turbo-reaktiv, është një shkallë shumë e lartë. Të arrish të bësh një banko-provë që nuk e ka Europa. Pra një aparaturë që prodhon cilësitë e të gjitha llojeve të riparimit, të avionit dhe të motorrit në vend. P.sh. ne në atë kohë, kur kryeinxhinier i aviacionit ishte Perikli Teta, ai ndenji 6 muaj për të marrë në Suedi dy banko-prova për MIG-21 dhe MIG-19 dhe e morën, pasi pagoi shteti qimet e kokës. Banko-prova e bën avionin të duket sikur është i ri, sepse aty i bëhet remonti kapital.

Madje në vitin 1999, kur në Rinas ishin amerikanët, dhe unë ndodhesha atje se kisha krijuar fototekën, më thanë të shkoja te uzina e riparimit të mesëm. Shikoj dy pilotë francezë, që pyesin pse është ky avion këtu. Kërkuan leje për t'u futur në kabinë. Piloti francez harroi që inxhinierët dinin frëngjisht dhe tha i thotë shokut se: "ky qenka më i ri se ai "Mirazhi" që kam unë atje përtej. A sa qejf do të kisha të fluturoja unë me këtë MIG-un tuaj!".

Më pas na tha: "Kam lexuar fjalimin e ish-ministrit tuaj, e kishte fjalën për Zhulalin, që ka deklaruar se Shqipëria ka avionë të tipave të vjetër. Sa keq".

 

"Po- i thamë ne-, ai nuk ishte ushtarak, por mësues matematike e futën edhe në politikë dhe s'kishte ndonjë njohuri. E kishte thënë për të ulur vlerat e qeverisë së maparshme dhe të rusëve.

Piloti francez u habit nga fuqia e zjarrit të avionit tonë, sepse ashtu ishte në të vërtetë. P.sh. rumunët e polakët këta lloj avionësh i çuan në fabrika në Izrael për tu vënë aparatura që t'i përshtasnin edhe në kuadër të NATO-s, dhe i kanë në formacion. Kurse MIG-21, në modifikimin e fundit thoshte: "Avioni më jetëgjatë i historisë. Me modifikimet e fundit është i aftë të konkurojë F-16 dhe F-18 me sukses të madh. I vetmi avion që ia kalon është SU-34 dhe SU-37.

Kurse ne i prishëm. Kishim një skuadrilje me MIG-21, që janë prishur të tërë. Ata ndoshta janë kështu, por kanë mbaruar, sepse avioni ka një mori detalesh prej gome të presuar, e cila po nuk e ke në punë dhe po nuk pati lagështirën e nevojshme, prishet. Këta avionë po ashtu kanë rezervuarë karburanti prej gome speciale, e cila, po nuk qe e lagur, del jashtë përdorimit. Atëherë që t'i vësh në funksion duhet t'i ndërrosh të tëra këto, por një riparim i mesëm i një avioni bën rreth 360 milionë lekë.

Kurse ai kapital shkon deri një 1 miliard lekë. Prandaj e shkatërruan aviacionin dhe kjo është gafa më e madhe. U bënë dhe sot ia kemi lënë grekut të na e ruajë hapësirën ajrore, ndërsa nga ana tjetër del ministri i jashtëm grek dhe të kërkon Himarën, Korçën, pra duke treguar se është strategji shtetërore. Ata deputetë që vijnë në Himarë, qoftë të PASOK-ut, apo të Demokracisë së Re, janë në një koncept, pra që po ta gjeta rastin, ta tregoj qejfin.

Por a mund të ndodhë kjo se ne jemi në NATO?

Është një gënjeshtër. Dhe populli nuk i di gjërat. Ka qenë një debat shumë i fuqishëm më Parlamentin Europian, rreth tetë vite më parë, pikërisht për këtë. Më duket se fliste Xhanfranko Fini duke thënë se bëjmë harxhime të tepërta për mbrojtjen. Dhe iu ngritën të tërë, sepse tha jemi në NATO. Zotëri e ke lexuar statusin e NATO-s? Ajo nuk përgjigjet për ruajtjen e rajonit brendapërbrenda dhe duhet ta ruash vetë.

P.sh. Italia ka forcat e NATO-s, por edhe forcat e veta. Pra NATO ndërhyn vetëm në konflikte ndërshtetërore. Pse duhet të vijë të të ndihmjë në një rebelim në një krahinë?

 

Ne s'kemi ushtri, kemi vetëm dy brigada dhe me to duhet të ruajmë vendin dhe këto janë gënjeshtra. Ata janë ushtarë vetëm për të ushqyer NATO-n, se ja jemi me ju.

Mos shkojmë më larg, por në vitin 1999. Akoma e vuajnë ata të kufirit, kur serbi e mbolli me mina. Ku e gjeti atë të drejtë? Që në vitin 1992 e kishte deklaruar shefi i shtabit të ushtrisë serbe se unë me klubin e gjuetarëve e marr Shqipërinë brenda 24 orëve. Sepse ai e dinte se ushtria u shkatërrua, se ushtarët kanë ikur dhe oficerët e kanë mendjen si të sigurojnë jetën dhe nuk kanë as shtëpi, as katandi.

Sot në 60 vjetor jemi shumë të vrarë shpirtërisht. Të dielën do të na çojnë në Farkë. E çfarë të shoh atje? Pse me demonstrime helikopterësh do të më çudisin mua?.


 Respekt te madh  heronjeve shqiptare qe dhjane jeten duke pilotuar!

 Une mund te permend nje, Hazbi Seranin nje i njohur i tim eti!

I lavdishem qofte kujtimi i tyre!

Eshte per te ardhur keq qe sot Shqiperia eshte pa aviacion luftarak!

Pilotet që kanë rënë në krye të detyrës:

 

Vasil Nikollë Trasha

Hektor Eftim Lako

Sokrat Gori Basha

Niko Selman Hoxha

Stilian Vani Tanku

Jovan Kacorri

Muharrem Murat Hida

Refit Asllan Jazo

Kaso Salo Petoshati

Shyqyri Aziz Balla

Hazbi Ramadan Serani

Islam Mani

Bego Isa Hoxha

Dhimitër Spiri Robo

Veiz Halil Kovaçi

Sefedin Hasan Tomçini

Vasil Thoma Noni

Shpëtim Selman Sula

Armando Liman Gjoka

Sabri Shefki Toçi

Luto Refat Sadikaj

Ndue Mëhill Logu

Haki Abaz Skuqi

Jorgji Fane

Agron Hasan Galanxhi

Enver Osman Haka

Pandeli Jorgo Zhupa

Tafil Njazi Agai

Vangjel Vangjel Postoli

Veledin Delo Resuli

Eduard Qiriako Kostëdhima

Fluturim Qani Molla

Idriz Ibrahim Hoxha

Jani Tarifa

Ibush Vokshi, vrarë në Rusi

Qemal Mërtiri, vrarë në Rusi

Vangjel Çondi, pilot i helikopterit Bell 222U, i rrëzuar në detin Adriatik

Demush Hebaj, pilot i helikopterit Bell 222U, i rrëzuar në detin Adriatik

Qemal Koni, inxhinier i helikopterit Bell 222U, i rrëzuar ne detin Adriatik

 

P.S. Kjo info eshte marre nga Wikipedia.

 

 

 

Nder dhe Respekt kurdohere per ta!

 Buu me çfare entuziazmi prishin Shqipot!

Perulem me respekt dhe mirenjohje per aviatoret tane te rene ne sherbim. Me falni por kam mendimin se kohet kane ndryshuar. Shqiperia eshte ne NATO. Avjonet moderne luftarake kushtojne miljona. Ky fshatri shqiptar ne videon e linkut te me poshtem ka dy femije, gruaja dhe vete jane pa pune dhe marrin nga shteri 45.000 leket te vjetra ne muaj.

 

Jame i mendimit qe korrupsioni galopant i ketyre 20 vjeteve as dhe nuk krahasohet vetem me shpenzimet qe kemi perdorur per bunkerat, se te pakten aeroplanet nga i jipnin falas kur beheshin me rrezik per pilotet qe i ngisnin sesa per kundershtarin.

Respekt per aviatoret tane se kane qene njerez te dedikuar dhe punetore. Por nuk mund te keme respekt per ato insitucione qe varferuan vendin, qe na beren gazi i botes, dhe qe na ngaterruan syte dhe mendjet kaq shume, sa qe dhe sonte 20 vjet me pas, akoma mendojme me krenari se kemi patur "aviacion" dhe "ushtri."

 

 Sapo hyra dhe me beri shume pershtypje ky postim. Nga te rrallet, per ushtrine, dhe ushtaraket, dhe ne ardhe te pare per ajken e kuadrove te ushtrise, pilotet luftarake.

Ushtria shqiptare, ne kohen e merhumit, ishte nje nga ushtrite me te medha dhe me te pajisura, per sasine e popullsise, dhe per njesine e teritorit. ne kemi pasur rreth 250 aeroplane luftarake, ne gatishmeri te plote luftarake, me reth 600 motore reaktive rezerve (te arkes) Kishim dhe nje uzine qe nga vitet '80, bente remontin kapital te avioneve.

Kemi patur rreth 1000 mjete te blinduara, te gjitha ne gatishmeri te plote luftarake, me sasi oresh te harxhuara deri ne 30-40 ore, kur per kalimin ne riparimin e mesem, duheshin 500 ore pune. Kishim dhe nje uzine tankesh ne Tirane, e cila bente riparimin kapital 100% te tyre me nje teknologji moderrne.

te gjitha keto vajten per skrap, nderkohe qe na i kerkoi Izraeli, i cili do ti blinte me nje çmim, ne mos gaboj me 100.000dollare, dhe pas nje modifikomi teknologjik, qe i bente vete ai, ne sistemin e nderlidhjes dhe ne sistemin e stabilizimit te qitjes ne rrafshin horizontalvlera i rritej deri ne 1 milion dollare. Ku shkuan? te tera per skrap, u shiten per 14 leke kg, me peshen e nje tanku, prej 34 tonesh. Llogarite bejini vete.

kemi pasur nje park prej 3500 pjese artilerie, te kalibrave, nga 22-150mm, me nje kompletim ne municione per 5 vjet .

Kemi pasur 4 nendetese, te cilat kane kryer operacione patrullimi, ne gjithe mesdheun, kur fqinjet tane italiane, nuk kishin asnje, dhe jo 8 siç tha dikush me larte, kishin vetem nendeteset e komandes se NATO-s te krahut jugor, me baze ne Napoli.

Te gjitha keto pajisje luftarake, jane blere, vetem nje pjese jane falur.

Te mos harroni zoterinj, se jetonim ne kohen e luftes se ftohte. Kohe kur kercenimi, rrinte si shpata e demokleut, mbi koken e shteteve te ndryshem. ne kete gare te ethshme armatimi, u futen me ose pa dashje te gjitha vendet e evropes. Kercenimi atomik, pas Kubes, u be evident. Sigurisht edhe ne, si nje vend i vogel, do te merrnim pjese ne kete gare, por jo me arme sulmi, por me arme mbrojtese, dhe i vetmi mjet qe ne kishim mundesi per te bere, ishte fortifikimi i vendit, i cili ne rast sulmi, do te sherbente, per te minimizuar humbjet. POr mos harroni, se edhe Zvicea, qe ishte nje shtet neutral, kishte nje ushtri te mirpajisur, dhe kishte nje sistem bunkeresh atomik, per tu patur zili. Po keshtu dhe Suedia (wikileks, eshte strehuar ne nje bunker atomik, te ngritur ne kohen e luftes e ftohte) e shume vende te tjera te evropes. Shumekush, sot thote, po kush do na sulmonte ne. Faktet flasin per te kunderten. edhe ShBA, kishte plan per te na sulmuar. Pastaj shembulli i Hungarise, dhe me vone i Cekosllovakise, e kishte bere evident kercenimin. Por po te flasesh me mendte e sotme perseri per ndodhi te koheve te shkuara, pa qene pjesemarres, dhe pa ditur asgje per situaten gjeopolitike te botes, eshte marrezi intelektuale, siç edhe  thone nje pjese edhe e komentuesve ketu. Shembulli me i mire eshte Maqedonia. ne kohen kur ne po i shpinim tanket tona per skrap, po ate lloj tanku, ata e blene, ne sasine e nje batalioni, pra 30 cope, nga Bullgaria. Kur ne po i shpinim avionet per skrap, po ata Maqedonasit blene nje skuadrilje helikopretesh luftarake, po nga Bullgaria, e jo transporti si i bleme ne.

Nje tjeter shembull i qarte eshte dhe rmatosja e Greqise e cila vit pas viti, e ka shtuar buxhetin e ushtrise, ne raport me GDP. ( me poshte po e postoj nje shkrim per armatosjen e Greqise) Edhe pse ne kolaps ekonomik, ajo, perseri nuk i ka ulur shpenzimet ushtarake. perse i duhen? do te pyesin ata pacifistet. Po perse ne, nuk na duhen? do ti pyesja une. Kur ne kemi nje fqinj, me te cilin i kemi ende problemet e pambyllura, pse te jemi me çifte?

Ushtria, eshte per çdo komb, shtylla kurrizore. Sa me mire ta mbash dhe ta trajtosh, aq me e dobiashme behet ajo, per kombin. Ushtria per nje dite duhet. E ajo dite mos ardhte kurre, po kur vjen, ç'do behet?

Nga historia e sotme.

Deri para '97, qeveria e Sali Berishes, e deheroizoi ushtarakun, e demoralizoi, ushtrine, e perbuzi, ate dhe e la ne meshire te fatit, pa stervitje, pa pune, vetem roje deposh, dhe kazermash. Oficeert, te keqtrajtuar, deri dhe uniforma nuk kishin, Ushtaret, qe edhe kepuce nuk kishin, po benin sherbimin ushtarak, me atlete te sjella nga shtepia. Kur erdhi momenti i zi i '97, nuk kishte ushtri, dhe vendi shkoi ne kaos, u hapen depot, se ushtaraket, e para nuk kishin motiv dhe e dyta ishin te papergatitur per kete lloj situate  Nuk eshte nevoja per te treguar shkaqet.

Rasti tjeter. Iku Mubaraku, Egjipti ne kaos. C'do behej? Doli ushtria garante e kushtetutes dhe rregullit. Egjipti ne paqe e rregull, po shkon ne zgjedhje te reja, se e ka garantin ne krye dhe kjo eshte ushtria.

.Prandaj kur te trajtohet ushtria, me teper respekt, dhe kurajo, per ti thene te vertetat, sado te hidhura, ne menyre te drejtperdrejte.

Po nuk pate ushtri, je tamam si nje shtepi pa çati...

alidems, per Maqedonine je ca gabim...Forcat Ajrore te Maqedonise blene rreth 6 Avjone SU-25(Sukhoi) mbas konfliktit te 2001 dhe 15 helikoptere moderne luftarake si MI 24V Hind, dhe MI8

 

u-25Ub.JPG" class="image">

 

 

 E pranoj me kenaqesi korigjimin, paskam gabu me 6 aeroplane...........lol

Ne s'kemihic per ate pune...Kemi populin velaun Greku kle na mblon smiley

6 avjone per nje popullsi si Maqedonia jane normal ...Te mos harrojme ne anen tjeter se Maqedonia perdor 6%te GDP-se per Ushtrine dhe armatimet(nje nga perqindjet me te larta ne bote)

Maqedonia eshte tjeter lule se kishte lufte civile ne 2001. Ato aeroplanat perdoren vetem per bombardime. Dhe dicka tjeter, Maqedonia nuk i ka me ato aeroplanet, por i terhoqi. Si shqiperia dhe sllovenia nuk ka avione luftarake.

MBI ARMATOSJEN E GREQISE, NDAJ FQINJEVE

 Greqia, që pas konfliktit me Turqinë në 1974 për Qipron, pra që në kohën e Luftës së Ftohtë, përdori lobin greko-amerikan që të arrinte të miratonte një ligj në Kongresin amerikan, sipas të cilit qeveria amerikane ishte e shtrënguar që ndihmën

ushtarake për Turqinë ta vendoste në korrelacion me atë për Greqinë. Kështu u përcaktua e famshmja 7: 10 ratio, domethënë për çdo dhjetë dollarë në armatime që merrte Turqia, duhet që të merrte shtatë dollarë Greqia. Shkurt, SHBA-të duhet që ta furnizonin Greqinë me 70% të armatimeve që i shkonin Turqisë. Pavarësisht se Turqia dhe Greqia qenë vende aleate si anëtarë të NATO, arsyetonin ligjvënësit amerikanë, konflikti mes tyre për Qipron dhe kufirin detar në Detin Egje, e bënte të domosdoshme për Greqinë, që të kërkonte nga SHBA-të dhe NATO që të siguronte një balancë fuqie ushtarake mes këtyre dy vendeve fqinje.
Synimi i dukshëm formulës 7:10 ishte që të rritej artificialisht furnizimi amerikan me armë për Greqinë, përtej masës që i takonte për nga rëndësia strategjike dhe përmasat territoriale dhe femografike. Natyrisht se Turqia, duke pasur një kufi të drejtpërdrejtë tokësor dhe detar me Bashkimin Sovjetik, si dhe me një vend të Traktatit të Varshavës si Bullgaria, duke pasur sipërfaqe dhe popullsi shumë më të madhe se Greqia, do të merrte disa herë më tepër armatime se Greqia, në kuadrin e NATO. Por Greqisë, më tepër se siguria e përbashkët e NATO i interesonte siguria e saj nacionale, në raport me fqinjin e saj lindor, Turqinë. Qeveritë amerikane e quajtën jopraktik detyrimin e imponuar nga Kongresi, për shkak të rëndësisë relative strategjike të dy vendeve, si dhe për shkak se në Greqi kishte dukshëm më pak baza dhe instalime të tjera ushtarake amerikane se në Greqi. Megjithatë ligji 7:10 mbeti në fuqi dhe disa herë u bë shkak për debate të nxehta në Kongresin amerikan sa i përket buxhetit ushtarak të paraqitur nga qeveria. 
Formula “7:10 ratio” është një rast nga manuali se si konvenienca strategjike e një vendi tjetër induktohet në legjislativin amerikan me anë të ekspedientit të lobing-ut parlamentar. Formula “7:10” ratio u përgatit nga planifikatorët ushtarakë grekë në Athinë dhe iu dha ligjvënësve amerikanë me anë të lobistëve greko-amerikanë në Washington. Në fakt, synimi i padukshëm i formulës 7: 10 ishte që të siguronte epërsinë e Greqisë në Egje, se Turqia ishte e detyruar që ta projektonte fuqinë e vet ushtarake edhe në pjesë të tjera, që prej zonave kurde brenda territorit të saj, në kufirin me Sirinë, një vend i militarizuar ky me të cilin Turqia kishte marrëdhënie të tensionuara dhe me të cilin në vitet nëntëdhjetë arriti deri në prag të luftës, si dhe në kufirin me Irakun dhe Iranin, pa përmendur Bashkimin Sovjetik, dhe Bullgarinë që ishte një vend i Traktatit të Varshavës. 
Formula “7:10 ratio” është një precedent që duhet të shërbejë si bazë për politikën e vendeve fqinje të Greqisë me këtë të fundit, dhe me SHBA-të dhe NATO-n vis-a-vis Greqisë. Tre fqinjët veriorë të Greqisë, Bullgaria, Maqedonia dhe Shqipëria kanë shumë më tepër arsye se Greqia në raport me Turqinë, për t’ u alarmuar nga shbalancimi në fuqi ushtarake mes këtyre tre vendeve së bashku, nga njëra anë, dhe Greqisë në anën tjetër. Të tre fqinjët veriorë të Greqisë kanë konflikte historike dhe bashkëkohore me të. Greqia nuk e njeh Maqedoninë me emrin e saj kushtetues dhe ka bllokuar anëtarësimin e këtij vendi në NATO. Greqia ka pretendime ndaj pjesës jugore të Shqipërisë, për përmbushjen e të cilave punon aktivisht një mijë mënyra, duke u shndërruar në një gjenerator të destabilitetit në Shqipëri. 
Greqia ka një ndjenjë të fortë faji dhe frike ndaj Bullgarisë për shkak të atij që në dokumentet konfidenciale strategjike greke quhet kompleksi bullgar i “Alzasë-Lorenës”. Me “Alzasë-Lorenë” bullgare kuptohet Traka Perëndimore, që sot është pjesa verilindore e territorit të Greqisë, por që deri në fund të Luftës së Parë Botërore ka qenë pjesë e territorit të Bullgarisë dhe që kësaj të fundit iu mor për t’ iu aneksuar Greqisë, me Traktatin e Neuilli sur Seine të vitit 1919, që ishte ekuivalenti i Paktit të Versaille për Bullgarinë. Kjo e la Bullgarinë pa dalje në Detin Egje, duke i shkaktuar një dëm të jashtëzakonshëm gjeostrategjik dhe gjeoekonomik, se që prej atëherë rrugëkalimi detar për Bullgarinë kalon nëpër ngushticat turke. Kjo humbje në historinë bullgare përcaktohet si “katastrofa e dytë nacionale” dhe vazhdon të quhet edhe sot si një padrejtësi e madhe. Shkurt, Greqia e percepton Bullgarinë si kërcënim strategjik permanent, si një vend dobësimi i të cilit do të përmirësonte sigurinë e Greqisë. 
Të fqinjët veriorë të Greqisë pra, Bullgaria, Maqedonia dhe Shqipëria, i kanë të gjitha arsyet që të jenë të trembura nga shbalancimi shumë i madh ushtarak që ekziston mes të tre atyre nga njëra anë dhe Greqisë në anën tjetër. Rrallë mund të gjesh në ndonjë pikë tjetër të globit një shbalancim kaq i madh ushtarak mes tre vendeve kontigjente të rrezikuara nga i njëjti vend fqinj i tyre, në njërën anë, dhe këtij  vendi të katërt, në anën tjetër. Bullgaria, Maqedonia dhe Shqipëria, të cilat janë sot vendet më pak të militarizuara të NATO, kanë si fqinj vendin më të militarizuar në NATO për frymë të popullsisë, që është Greqia. Greqia ka akumuluar një fuqi ushtarake të madhe, jo thjesht për shkak të ndihmave ushtarake që ka marrë në kohën e Luftës së Ftohtë, se tashmë ai armatim është vjetëruar, por më së shumti  duke përdorur në mënyrë abuzive paratë e siguruara nga ndihmat europiane, dhe nga borxhet e marra në fshehtësi dhe që tash, në një mënyrë apo në një tjetër po i paguan Bashkimi Europian. Një krahasim i shpejtë i armatimit që disponon Greqia, nga njëra anë dhe tre fqinjët e saj veriorë, në anën tjetër, i bën të qarta përmasat e shbalancimit mëse alarmues në fuqi ushtarake. 
Greqia sot ka një forcë aktive ushtarake prej rreth 170 000 ushtarësh. Fqinjët e Greqisë kanë një forcë ushtarake të përbashkët prej 52 mijë vetash, do të thotë më pak se një e treta e personelit ushtarak grek. Kjo në një kohë kur Bullgaria, Maqedonia dhe Shqipëria të marra së bashku, kanë një popullsi 10 % më të madhe se Greqia! Bullgaria do ta pakësojë ushtrinë deri në 26 mijë veta në 2014. Maqedonia ka një personel ushtarak prej 13 000 vetash. Shqipëria, pas heqjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak pritet të arrijë shifrën e personelit profesionist ushtarak prej 13 500 njerëzish në 2013. 
Sa u përket forcave ajrore, të cilat janë vendimtare në luftën bashkëkohore, do të ishte pa vend që të bëhej fjalë për një shpërpjestim fuqie, kjo për faktin se, derisa  Bullgaria, Maqedonia dhe Shqipëria praktikisht nuk kanë forcë ajrore, Greqia ka një forcë ajrore të madhe dhe moderne. Greqia sot ka 540 aeroplanë ushtarakë, nga të cilët 300 janë aeroplanë luftarakë modernë. Greqia ka 157 aeroplanë luftarakë amerikanë F-16 C/D, të llojit me të cilët është e pajisur edhe ushtria amerikane. Gjithashtu, Greqia zotëron edhe 45 aeroplanë luftarakë modernë francezë, Dassault Mirage 2000. Pjesa tjetër e flotës ajrore përbëhet nga aeroplanë më të vjetër, por gjithsesi edhe aeroplanët luftarakë grekë Mc Donnell Douglas F-4 dhe A7 Corsair II, nga të cilët Greqia ka 93, janë superiorë në krahasim me fuqinë ajrore që kanë tre fqinjët e saj veriorë. Greqia zotëron gjithashtu edhe 37 helikopterë luftarakë modernë. Fuqia goditëse ajrore bullgare praktikisht përbëhet vetëm nga 16 aeroplanë luftarakë të kohës sovjetike, Mig-29, të cilët janë modernizuar për të përmbushur disi standardet e NATO. Bullgaria kërkon të blerë 8 aeroplanë luftarakë modernë. Maqedonia dhe Shqipëria nuk kanë forcë goditëse ajrore, duke qenë se nuk zotërojnë asnjë aeroplan luftarak, jo më modern, por as të tillë që të jenë disi të vjetër dhe të përmirësuar me teknologji të re. 
Greqia sot zotëron një forcë goditëse të blinduar me 1400 tanke moderne, përveç të tjerëve. Gjithashtu Greqia zotëron edhe 1300 automjete të blinduara moderne. Forca e blinduar bullgare, e cila ka një farë vlere përbëhet sot nga 160 tanke T-72 të kohës sovjetike, prodhim i viteve shtatëdhjetë, tashmë të vjetëruar. Greqia zotëron një fuqi artilerike moderne në limit të kufirit prej 1920 armë artilerike mbi 100 mm, të cilin ia vendos Traktati për Armët Konvencionale në Europë i vitit 1990, i cili megjithëse është shfuqizuar nga Rusia në 2007, kjo përsëri e respekton atë. Artileria bullgare është sovjetike e vjetëruar dhe pjesa më e madhe është nxjerrë jashtë përdorimit. Greqia zotëron 820 sisteme raketore moderne tokë-ajër. Greqia zotëron 1250 raketa antitanke të telekomanduara, krejt efikase. Bullgaria zotëron 84 sisteme raketash tokë ajër SAM, ruse, të vjetëruara. Zotërimet maqedone dhe shqiptare të këtyre armëve janë të papërfillshme. Greqia ka 41 anije luftarake mbiujëse të mëdha, moderne, 9 nëndetëse moderne, si dhe 21 aeroplanë luftarakë modernë kundër nëndetëseve. Bullgaria dhe Shqipëria, vende me dalje në det, kanë një forcë detare krejt të papërfillshme në krahasim me atë greke. Ushtria greke zotëron edhe 10 mijë automjete moderne për lëvizjen e trupave, ndërsa tre vendeve fqinje kanë shumë pak automjete moderne të këtij lloji. 
Greqia, megjithëse hyri në krizë të thellë financiare që në vitin 2009, që në këtë vit i ngriti shpenzimet ushtarake për vitin 2010, në masën 6.9 %, çka do të thotë se nga 5.81 miliard euro u rritën në 6.24 miliard euro (8.72 miliard USD), ose 3.1% të GDP, çka përbën përqindjen më të lartë ndër vendet e Bashkimit Europian. Buxheti ushtarak i Bullgarisë për vitin 2010 ishte 657 milion USD, ndërsa ai i Maqedonisë ishte 142 milion USD. Buxheti ushtarak fillestar i Shqipërisë për vitin 2010 ishte 254 milion USD, por në mes të vitit u shkurtua me rreth 54 milion USD. Kjo do të thotë se buxheti ushtarak i Greqisë për vitin 2010 ishte tetë herë më i madh se i tre vendeve fqinje. Kur Greqia negocioi me Bashkimin Europian dhe FMN në 2010, për të marrë një paketë ndihme financiare prej 110 miliard euro, për të kapërcyer krizën, një nga kushtet që iu vu ishte shkurtimi i shpenzimeve ushtarake. 
Greqia për vitin 2011 i ka ulur shpenzimet ushtarake me 560 milion USD, duke i zbritur në 8.16 miliard USD (6 miliard euro), por ky mbetet përsëri buxheti më i lartë për frymë të popullsisë ndër vendet e Bashkimit Europian. Bullgaria, për vitin 2011 e ka buxhetin ushtarak 720 milion USD. Maqedonia për vitin 2011 e ka buxhetin ushtarak 128 milion USD, çka është shuma më e vogël në dhjetë vitet e fundit e ndarë për shpenzime ushtarake. Shqipëria për vitin 2011 e ka buxhetin ushtarak 220 milion USD. Përsëri, shpenzimet ushtarake të Greqisë mbeten rreth tetë herë më të larta se ato të tre vendeve fqinje veriore të marra së bashku.
Greqia, e cila ka përfituar më së shumti nga NATO, e posaçërisht nga SHBA-të, nuk pranoi që të përmbushë detyrimet për të dërguar trupa ushtarake në Irak dhe Afganistan, ku të tre fqinjët veriorë të Greqisë kanë marrë pjesë me kontigjente të mëdha në krahasim me popullsinë dhe fuqinë e tyre. Në Afganistan, ku është fushëbeteja kryesore e NATO sot, secili nga të tre fqinjët veriorë të Greqisë ka një kontigjent ushtarak më të madh se të Greqisë. Shqipëria, tre herë më e vogël se Greqia si popullsi dhe dukshëm më e varfër, ka në Afganistan një kontigjent dy herë më të madh se Greqia. Bullgaria, e cila ka një popullsi sa dy të tretat e Greqisë, ka një kontigjent ushtarak gjashtë herë më të madh në Afganistan.
Autoritetet shtetërore në Bullgari, Maqedoni, Shqipëri duhet të marrin shembull nga homologët grekë, dhe ta kqyrin si rrezik të madh shpërpjestimin kolosal të fuqisë ushtarake në Ballkanin Jugor mes tyre së bashku nga njëra anë dhe Greqisë në anën tjetër. Greqia është një vend me një delir imperial, prej ku vjen një dinamikë destruktive në marrëdhëniet ndërkombëtare, çka kur bashkohet me një superioritet kolosal ushtarak në raport me fqinjët, bëhet një kombinim tejet destruktiv, me të cilin nuk mund të bashkëjetohet qetësisht. Aq më tepër kur Greqia tashmë nuk e ka më atë funksion gjeopolitik për të cilin e ka armatosur Perëndimi në kohën e Luftës së Ftohtë, pra përdorimin si barrierë ndaj depërtimit sovjetik në Mesdhe. Greqia e sotme është në marrëdhënie shumë të mira me Rusinë. Tashmë potencialin ushtarak të saj, gjigand në krahasim me fqinjët veriorë, Greqia nuk mund ta përdorë përveçse për interesat e saj të ngushta nacionale, do të thotë kundër fqinjëve veriorë. Se Greqia nuk është aq e marrë sa të ndërmarrë aventura ndaj Turqisë. Edhe nëse thuhet se Greqia e ka potencialin e saj ushtarak për t’ u siguruar nga Turqia, kjo nuk është qetësuese për fqinjët veriorë të Greqisë, se kjo e fundit nuk e pranoi një arsyetim të tillë vis-ë-vis Turqisë, dikur, kur insistoi për formulën “7:10 ratio”. Kahdo që ta rrotullosh argumentin, potenciali ushtarak grek është tepër kërcënues për t’ u relativizuar me sofizma.
Të tre vendet fqinje veriore të Greqisë nuk mund të mos pyesin se çfarë funksioni ka në kuadrin e strategjisë së NATO, potenciali ushtarak i Greqisë, gjigand në raport me popullsinë e saj. Të tre vendet fqinje veriore të Greqisë nuk mund të mos pyesin se ç’ kuptim ka që ato të kontribuojnë për sigurinë globale përtej kapaciteteve të tyre, kur Greqia, ky vend i militarizuar, kërcënon sigurinë e tyre. Në këto rrethana, të tre vendet fqinje veriore të Greqisë duhet të kërkojnë që së paku ndërmjet tyre dhe Greqisë NATO të zbatojë formulën “7:10 ratio”, duke i armatosur ato për të përballuar kërcënimin grek. Nëse nuk bëhet kjo gjë, atëherë NATO duhet që të ushtrojë presion shumë serioz ndaj Greqisë që kjo të modifikojë politikën e saj ndaj fqinjëve veriorë. Posaçërisht në Shqipëri, Greqia duhet të tërheqë eshtrat e supozuara të ushtarëve të saj të vrarë në Luftën e Dytë Botërore, duke marrë fund keqpërdorimin i tyre gjeopolitik, të tërheqë priftërinjtë grekë nga Shqipëria, të ndalojë veprimtarinë diplomatike subversive ndaj Shqipërisë, të llojit të konsullit Iconomu.
Të tre vendet fqinje veriore të Greqisë, kanë dalë nga një e shkuar komuniste, dhe tashmë pas dy dekadash qëkurse janë partnerë të Perëndimit, janë të zhgënjyer që Perëndimi është duke financuar përsëri fqinjin e tyre jugor të pangopur, Greqinë, për ta shpëtuar nga kriza e borxheve, megjithëse ky vend është prej tre dekadash anëtar i Bashkimit Europian, dhe ka marrë ndihma të mëdha. Greqia me ndihmat që ka marrë nga Europa dhe me borxhet gjigande që ka marrë, ka sponsoruar depërtimin ekonomik të saj në tre vendet fqinje veriore, ashtu që sot në Bullgari, p.sh., një e treta e bankave zotërohen nga Greqia. Nëse një pjesë e paketës gjigande financiare që po i shkon tash si ndihmë Greqisë, do t’ u kishte shkuar tre vendeve fqinje veriore të saj, sot ato do të qenë shumë më stabile, të prosperuara dhe të sigurta. Greqia me të gjitha mënyrat ka influencuar që fqinjët veriorë të jenë më pak stabilë, më pak të prosperuar dhe më të pasigurt. 
Nëse autoritetet shtetërore në Bullgari, Maqedoni dhe Shqipëri nuk kanë vullnetin për të ndërmarrë nisma të tilla, atëherë nuk mbetet veçse që të ndërmerret një aksion qytetar antigrek, i kordinuar në tre vendet fqinje veriore të Greqisë, në Bullgari, Maqedoni dhe Shqipëri, duke i msyrë në të njëjtën ditë interesat greke në të tre këto vende. Kështu do të sensibilizohen NATO, SHBA-të, për të ndërmarrë veprime energjike ndaj Greqisë. Nëse NATO dhe posaçërisht SHBA-të nuk e bëjnë këtë gjë, atëherë shumë shpejt në Ballkanin Jugor mund të fillojë një luftë e intensitetit të ulët kundër interesave greke në tre vendet fqinje veriore të Greqisë, njëkohësisht.

marre nga gazeta SOT

>>

le ta lexojne kete artikull 'cunat e integrimit' qe perseri nuk i thote te gjitha  pasi keto jane shifra zyrtare greke  e dihet qe jane te manipuluara.shpenzimet ushtarake greke jane sa ato te britanise,dhe jane ne funksion te 'idese se madhe' e cila eshte ideologjia shteterore dhe kombetare ne greqi.ata armatosen pasi e dine qe te drejte ka me i forti,nderhohe te 'keputurit' merren me 'drejtat e njeriut' e me ljubot

Admirim dhe respekt per perkushtimin dhe sakrificat e te gjithe atyre njerezve qe ndertuan aviacionin luftarak shqiptar. Nderim per te renet.

Rasti tjeter. Iku Mubaraku, Egjipti ne kaos. C'do behej? Doli ushtria garante e kushtetutes dhe rregullit. Egjipti ne paqe e rregull, po shkon ne zgjedhje te reja, se e ka garantin ne krye dhe kjo eshte ushtria.

 ....ushtrija jone ishte  cmendurisht  e politizuar.Ndoshta ky ishte nje nga faktoret   e cmimit te larte qe do pagonte  per mbijetesen e saj.Ne fillimet e demokracise ajo u be pengese serioze sepse nuk ariti te distancohej nga kasta e vjeter e diktatures  bile ne disa raste u bashkua me te duke u  bere  vegel qore e saj kunder proceseve demokratike.Prandaj gjate gjihte kesaj periudhe ka pasur nje lloj indiference  dhe  mungese besimi per perspektiven dhe rolin e saj  ne shoqerin e re shqiptare.

What the FCUK are you talking about honey? Zhulal trimi e ndali marshin e ushtrise puciste dhe te pabindur drejt Tiranes? Apo Sali kreshniku? Profesionistet, njerezit me te apasionuar dhe me patriote me PERKUSHTIM JETE, ne ate vend, ushtaraket kane qene! Tani jane ish ushtaraket! Ndoshta e vetmja gje shqiptare qe i ka mbetur atij vendi/kombi. Ben gjynah te flasesh per kesi gjerash keshtu, kaposho. Nuk eshte mire. Nuk eshte mire. Nuk eshte mire. smiley

 Kapo, je tuj fol kot, por aq kot, sa po m'dhimesh...

Po kur paska qene aq e politizume ushtria, sipas teje, pse nuk e hudhi nji pushke, per "baben", qe ja hudhen litarin n'qafe...?

Me nje urdher te Zhulalit, u hoqen te gjithe puntoret politike qe kish pas ushtria. U hoqen te gjithe kuadrot qe deri ne ate kohe kishin mbushe moshen 48 vjeç, e u hoqen, e u hoqen, te gjithe perveç Komisar Baki Shehit, komunist 24 katarsh qe ma pas u bo dhe deputet i Saliut. E ku na paska qen politizimi kaq i forte i ushtrise? PAstaj ne do ta dish , ushtria ka hierarki, nuk ja ma njeriu qe te boj sipas qefit. Kur ti heq kokat dhe i zevendeson me komet, per ç'politizim mavria ben fjale? Aq me teper, kur sala zgjodhi vete, me doren e tij, 25 oficere besnike te tijet, dhe me nje dekret i beri brenda nje nate 25 gjenerale, pa pike pervoje dhe arsimimi adekuat, per ç'politizim boothe behet fjale???? Siç ishte politizimi komunist para '90, u be politizimi saliist, pas '91, qe per nje flale goje, qe dikush i thoshte dikujt, se filani eshte komunist, menjehere te flaknin prej pune.... dhe besoje se keto jane te verteta.......

 Ai qe ka qene qujt Gjenerali i Jugut nga Sala gjenerali i rebeleve......

a ka bere njeri ndonjehere llogari sa i ka kushtuar shqiptareve kjo gjeja me lufte?

Po te mos kishim paguar ate "gjene me lufte" sot do flisnim gjysmat Greqisht dhe gjysmat Serbisht.....

edhe zotrote beson vertet se arti ndryshon boten?

po pse nuk e bene keta greket perpara, ta zeme ne kohe te zogut, apo kishin frike nga serbet?

ore ka me kujtese historike shqiptari apo varja themi ca themi, futja kot.

A e ke shfletuar ndopak historine, apo si avatari qe ke ashtu "Petlla ne uje"?.....

Sa here u fut Serbi Malazezi ne veri dhe masakroi e dogji deri ne Shkoder...Po Kosoven,Ulqinin i harrove?...apo ashtu thjesht beji naften cdo gjeje .... Po Camerine e harrove?.......

kur u shpall pavaresia e shqiperise o artist? po pse ore vetem librat e fillores ke lexuar. po ca jan keto, a kam lexuar une, edhe sa here, ohu rri rehat ashtu eshte... me avionet meg, sidomos me raketat edhe me nendeteset e kishim fituar luften e trete botnore. ashtu eshte, edhe tani duhet te fusim ne burg nja 200 000 shqipo, te vrasim edhe nja 100 000 te tjere edhe do blejme apash edhe se pash. une them te blejme B2 se ku i dihet bohet lufte. me ate mendje rri, nuk e ke fare idene pse je ne emigracion?

Me tipa si puna jote Shqiperia duhet te veje nje gjethe fiku perpara dhe te mbaje syte nga i plotfuqishmi....Po ra ndonjecike shi...thuaj shyqyr!

Perse i kane Ushtrite bota?...Naivizmi yt utopik ne realitetin e sotem shperbehet si nje kala prej rere nga dallga e pare e detit. Ne kemi ceshtje qe jane akome nen tensjon..Fqinji jugor pretendon deri ne Shkumbin dhe ai verior s'ka hequr dore nga planet e Kosoves ende. Nje shtet pa ushtri nuk eshte shtet po "koloni"...

po ja nise ti ushtrine, na nis ndonje euro edhe e bejme ne. ore ti djal a goc car je ti, ke 13 500 ushtare profesioniste, je ne nato, gjithe diten e gjithe naten, ke shoqni me turqine (meqe duhet ta dish pse nuk hyne greku e serbi pasi u shpall paveresia e shqiperise), ushtrite e huaja ne dy luftrat si hyne ne greqi e serbi hyne edhe te ne. me lufte dolen atje, me lufte dolen ketu. tashti nuk po te mor vesht se ku e ke kete zell te madh qe te bejme ushtri, kur e di mire se kemi akoma 400000 bunkere kur duhet te kishim kaq apartamente o artist qe na qeke i penelit dhe i pushkes. po ai gerdeci te kujtohet ty? e beri berisha, dakort. po cafre plasi berisha. po dhemblani, gramshi, po corovoda, ne kohe te nanos keto, edhe armatim i prishur. ehu, haaaaaa.

 O Art, po mos harxho shume energji, shoku, se ketu nuk ye kupton njeri. Kjo pune e antiushtrise, eshte kthyer , si ai shiu i te marreve i Driteroit.....

Kur nu e kuptojne "baballaret" e kombit, nga ta kuptojne ithtaret e tyre....

Kjo eshte e keqja me e madhe e ketij populli, se ne flasim me mendjen e udheheqesit shpirteror. Nuk kemi asnjehere mendimin tone kritik per  i nostri......

ore do me harxhu prape pare ti qe te rrime pa buke ne me ble bumje? ore ku e ks hpine ti se mos ngaterrohena?

po pse me ato pese aviona te ndryshk do mbajshim lufte ne me greqine e me serbine. po a e pe sa hoqi amerika, e me cfare i ra? po pavaresia or ti cun jo ushtria. po nesje.

terhiqem nuk ka me debat. ceshtje e kote.

 Pettlle, kot per muhabet, a di ti nai ven, qe nuk ka ushrti, bile te mire?

te gjitha shtetet investojne per ushtrine, sado te varfra qofshin. Nje ushtri e mire, tregon forcen e nje shteti. Mos harro dy shembuj, Kinen dhe Indine. Sigurisht shtete te medhenj. PO kur promovuan fuqine e tyre berthamore, ne ato vende, vdisnin me miliona njerez nga uria, por ama u ndryshoi roli dhe autoriteti. Shikoi se ku jane sot.

Nuk po te bej paralelizma, gjeopolitike, por faktike...

Pse po te kishim edhe ne nje ushtri te mire dhe te forte, per aq sa na e pranojne resurset tona, do te kishte bythe greqia e serbia te na benin pordhe dhe te na trajtonin si vasale ???????

Te jesh i sigurte qe jo.

Dhe ne do qe ta dish ti, kete nuk kam si ta konfirmoj dot, se ne ngjarjet e '97, depot u hapen, sipas planit te Serbise, dhe ushtria e shkri fare, si pasoje e presionit Grek...

alidemso nuk e di si bohet fishkellima te ppu - ja po boje vet. ore i lexon ti ato qe shkru a jo. kina, india, amerika, rusia, sa mire bon qe bon bomba edhe sa mire qe vdiqen nja 60 milion kinez nga uria ne shkretetiren e kines, se kinez ishin teper, ka sa te dush. po ca nuk bo paralelizma mor njeri?

po boll o pra ke 13 500 profesioniste, te stervit, me amerikont, me turqit, kunder grekut. nja u blene edhe ca  helikoptere. po u blene edhe nja 5 tanke gjermone, sa per ta dit ti. po jon edhe nja 4000 raketa, nuk osht sekret ky i ka ble meksi. po ke pushke e fisheke, duket vetem me majt m***tin mos me na dal me brek.

po ato qe thu me poshte kane ndodh, po ato oficere ishin ne krye edhe ndodhi. tashti ku do me dale tjeter. qe te behemi fuqi ushtrake si fanar i pamposhtur ndricues? po lene fare o burr.

smiley je i modh. te du fort. smiley

E ke shume gabim ama, dhe me vjen shume gjynah se e ke thene aq bukur.

Ushtria, vella, a moter...

ke degjuar zotrote per dy luftrat e Konices? Ke degjuar per rrethimin e pare te Konices? Po per pushtimin, heren e dyte? - kuptohet, forcat tona u detyruan 2 here te terhiqeshin... ishim ende ushtri pa pervoje dhe armatim te mjaftueshem. Dhe kishe perballe nje Greqi qe e ka sulmuar Shqiperine perdite, per gati 10 vjet rresht pasi perzume gjermanet, se vdisnin dhe atehere per pak Vorio Epir. E derisa erdhi koha qe u vume kufirin te thana (Enver djali!), saqe ankohehsin greket pastaj perdite per inkursione dhe shkelje territori...

Po per planin e pushtimit te gjitha trevave shqiptare ne Jugosllavi? me nje lufte 21 ditore, me shpartallimin total te ushtrise(armates se trete) jugosllave? - dhe lufte, minimumi fare 2 vjecare, me gjithe boten po te ishte e nevojshme? Po pse, perse kujton ti se sot Saliu yt i madherishem po "asgjeson"(ate qe nuk shet dot, dmth) 150 000 ton municione???

Po pse kujton ti se kercenin perpjete perendimoret sa here qe u shihte bashi i anijes nga ujrat tona? Po rusin, si e perzure nga Vlora? Si u mbyll baza me e rendesishme e Traktatit te Varshaves, mu ne zemer te perendimit? - i shkurtove Italise 4.5 miljard dollare ne vit shpenzime mbrojtjeje; qe ne ate kohe!!! - imagjinoje sa do ishin sot.

Ushtria i ben keto gjera, petlle. Ushtria.

Ke video te Enverit sa te duash neper internet, ku i kercenon hapur jugosllavet; publikisht. Dhe kercenon edhe langonjte e BS, - bullgaret dhe rumunet... bashke me rusin, bile.

E di, ne nuk do te mundnim boten, dhe nuk kishim plan t'i hapnim lufte kujt; por ishim, dhe mbetemi edhe sot(me keq sot) popull ne lufte per mbijetese. Kete duhet ta kishe mesuar ne shkolle, Petlle; dhe duhej ta kishe mesuar duke njohur historine e vendit tend; jane gjera qe nuk mesohen nga 1 ton e gjysem libra kinematografie dhe denglash "kulture"!

13 500 profesioniste!!! Kaq shume, per nje shtet 4 miljonesh, dhe nje popull 8 miljonesh! Me trecerekun e territoreve jashte kufinjve te tij; nje popull i ndare, nje popull historikisht i masakruar... nje ushtri 13 500ce, qe nuk kryen dot as funksionin e saj kushtetues; dhe qe nuk i krijon dot asnje qeverije ne bote luksin e te ruajturit te dinjitetit kombetar!

Sot jemi ne nje gjendje, faqja e zeze. Askush te mos kete iluzione. Dhe mos kujto se nuk je ne rrezik. Se Greqia ishte vendi i dyte ne bote per blerje armatimi; nje shifer gjigande per nje shtet qe po jep shpirt dhe grahmen(sa shkon edhe: drahmen!) e fundit. Nuk te shkelin kot me kembe sot; nuk te kerkojne territorin. Dhe kane arritur e perparuar shume ne endrrat e tyre; kane ne Tirane prej 20 vjetesh njeriun e tyre, - Saliun.

Eshte tronditese, sinqerisht, te dish qe ka njerez qe mendojne si ty. I am trying to put your piece in the puzzle... i can't see your place anywhere... you don't work even backwards or upside down! smiley you are the heaven-factor for anyone who's drooling over Albania.

po enveri ke te drejte, i shpalli lufte imperializmit amerikan edhe revizionizmit sovietik. ata ne gryke te ne ne tyte te. po nuk e ke idene sa keq me vjen per ju qe mendoni keshtu. edhe ta dish une personalisht jam qites shume i mire (pa mburrje) edhe qefli armesh e gjuetie, gjithfare gjuetie, por ta them nuk e ke ke idene fare.

sa per dijeni kane qene 264 000 ton. mediu ai legeni kishte ne dore 240 000. vazhdojne te jene 192 000.

ps. sot vdiq nje oficer i ri i shkreti, 54 vjec ne skrapar. specialist. i plasi ne dore kur e nxorri nga arka. la familjen edhe kalamajt ka rrezik me ate rroge jetonin. u plagosen dy te tjere.

nendeteset jane siper ujit. qe te mos shkojn poshte duan 4 000 euro ne dite bateri edhe korrent. nuk e di si te duket ty kjo shifer se mua ma heq trurin.

nje fluturim me mig 19 i kushtonte atdheut tim, se edhe jo atij vendit ku rri ti, nga 8000 deri 12000 per fluturim, karburat dhe mirembajtje moteresh. nejse.

mig 21 sa here jane testuar ne fluturim ka vdekur piloti. kujtese cleer water manovra e pare e perbashket me amerikanet, kam qene vete aty me 1994. ra migu edhe nuk u gjet me kurre piloti. para 5 vjetesh ra migu 19 (i vetmi mig qe kishim mundesi ta mirembanim ne kucove, kete e di prej shefit te teknikes aty)  per pak desh vrau gjysmen e lagjes ku ra se kishte armatim.

ato greket qe na benin lufte ne ne fakt nuk e kishin me ne. lexo pak me shume se historia e partise se punes, e kishin me komunistet greke te cileve ne u kishim siguruar mbeshtje armatim dhe ushqime edhe ata kishin zone pozicionet ne Gramoz, nese e di ku bie edhe e kujton se perse po flas une.

so long. pa te qeshme fare.

 The Art of War e ka titulluar librin e vet Sun Tzu dhe është të 10fsha librat filozofikë. 

+ që mësohet në shkolla biznesi dhe për çështje strategjike. 

Kur do mbarojne keto m*t zgjedhjesh se e mbyten peshkun budallenjte...

 Budallenj do i kesh dhe pas zgjedhjeve. Kshu o, se skanë bo ushtri. smiley 

Më e keqja është se i kemi mbi kokë. smiley

 

 Vetem nje saktesim persa i perket politicizimit te ushtrise shqiptare gjate diktatures.

Figurat me te shquara eleminimi i te cilave ka bere bujen me te madhe, kane qene te gjithe ushtarake: Teme Sejko, Beqir Balluku, Petrit Dume e mbi te gjitha Mehmet Shehu. Keta kane qene ata qe ia kane shkundur me fort se kushdo tjeter themelet regjimit te Hoxhes. Kane qene pra te politicizuar, por diametralisht kunder me politiken e Hoxhes.

 Ja, një përqasje artistike e artit të luftës, mbi kokë kam një poster të "Fight Club" që thotë: How much can you really know about yourself, if you've never been in a fight?

Ja çfarë thotë dhe Sun Tzu the master:

If you know the enemy and know yourself, you need not fear the result of a hundred battles. If you know yourself but not the enemy, for every victory gained you will also suffer a defeat. If you know neither the enemy nor yourself, you will succumb in every battle.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).