TOKIO - Një tsunami i fuqishëm, i shkaktuar nga tërmeti më i fortë (8.9 ballë) në historinë e njohur të Japonisë, përfshiu bregun lindor të këtij vendi sot, duke marrë përpara anije, makina, shtëpi dhe njerëz. Tsunami, me dallgë deri në 10 metra lartësi ka shkaktuar minimumi 350 të vdekur, shkatërrim dhe zjarre të shumtë që digjen jashtë kontrollit.  VIDEO

(Nga Balkanweb)

_51632880_japan_quake_03112.gif (304×171)TERMETI NDER ME TE RENDIT NE 150 VITE 
Ora 11. 40 Tërmeti me magnitudë 8.9 që goditi sot në mëngjes Japoninë është një ndër 10 tërmetet më të fuqishme në 150 vitet e fundit.Mediat raportojnë për 29 të vdekur, ndërsa vazhdon të mbetet alarmi për tsunam në të gjithë oqeanin paqësor. Paralajmerimi per tsunami eshte dhene ne 19 shtete. 

Viktimat kryesisht janë në prefekturën Fukushima, në veri të Tokios, ku 4 milionë shtëpi janë pa energji dhe 5 persona kaë gjetur vdekjen nga shembja e një shtëpie pushimi.Qeveria garanton se nuk ka pasur rrjedhje radiokative nga centralet bërthamore. Termeti eshte pasuar nga nje lekundje tjeter vetem 30 minuta dhe me vone eshte regjistruar nje lekundje e trete me magnitude 6.7 balle  ne det, prane Tokios. 

KRYEMINISTRI: RUANI QETESINE

Ora 10:30 Kryeministri i Japonisë, Naoto Kan bën apel për të ruajtur qetësinë dhe të ndjekin me vëmendje të gjitha indikacionet që do të serviren në vazhdim. Deklarata u bë pak para se Kryeministri të hynte në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë. Ndërkohë që zëdhënësi i qeverisë ka thënë se tërmeti dhe Tsunami mund të ketë shkaktuar dëme të pallogaritshme.

MOSKE, EVAKUOHEN 11 MIJE RUSE NGA ISHUJT KURILI
Ora 11:10 11 mijë qytetar rusë janë evakuar nga ishujt Kurili pas alarmit për Tsunami, i shkaktuar nga tërmeti i fuqishëm i regjistruar në Japoni. Lajmi bëhet i ditur nga Interfax. Edhe autoritete Filipinase, Haëai, dhe ishujt Mariane kanë urdhëruar evakuimin e zonave prnë brigjeve të paqësorit. Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka konfirmuar se në disa ishuj ka dallgë më të mëdha

ALARMI PER TSUNAMI GATI NE TE GJITHE PAQESORIN
Ora 09:00 Alarm për Tsunami është shtrirë edhe brenda Oqeanit Paqësor, nga Siberia dhe Ishujt Kurili në Rusi, deri në Hawai dhe në jug të Filipineve në Papua-Nuova Guinea, duke kaluar më pas në Marianne dhe Mikronesia. Një tsunami 4 metra ka goditur dhe ishullin Honshu, të arkipelagut japonez.

MBYLLEN DY IMPIANTE BERTHAMORE

Ora 08: 45 Dy impiante bërthamore japoneze në brigjet e oqeanit Paqësor janë bllokuar automatikisht menjëherë pas tërmetit. ANSA informon se janë ndaluar dhe metrotë dhe trenat. Në aeroportet Narita dhe Haneda kanë ndërprerë fluturimet për të verifikuar gjëndjen e pistave. 4 milionë banorë të Tokios kanë mbetur pa drita.  

_51632882_japan_earthqk_pacific_ring.gif (464×346)

100 Komente

Kina, Rusia, Filipinet, Indonezia, SHBA etj, jane te alarmuara per nje tsunam te mundshem gjithashtu.

Jam duke e ndjekur tek corriere.it!

Thjesht... OMG!!!

TMERR!

Shijoni jeten o njerez se nuk dihet kurre se cfare ndodh smiley

 T'drejt ke ti mi moter, po jena blloku n'trafik. Nuk levizim dot! smiley

 Sa te vogla dukeshin ndertimet e medha te njeriut para natyres.

shume gjynah!

dhe nje Central Berthamor ka marre flake, por reaktoret jane te fikur

Perveç kesaj katastroge natyrore, Japonia do vuaje shume dhe nga kriza ekonomike qe kjo po shkakton se ekonomia eshte komplet  e paralizuar

E tmerrshme, katastrofe me permasa te pabesueshme... Sa te vegjel dhe te pafuqishem jemi para natyres.

U prehshin ne paqe viktimat dhe qofshin sa me pak. smiley

 Kjo eshte nje frike e madhe sepse ky termet ishte shume shume i fuqishem dhe humbjet do te jene te medha pasojat gjithashtu, zoti na ruajt thoni !

Keq i kemi punet

Maloket do bohen pishman qe rane ne Bathore , do i njiten prape malit e do ti largohen detit

 Nuk eshte shaka edhe mund te boj vaki, ne shqiperi ka kohe qe nuk kane rene termete keto zakonisht kane cikle, kur mungojne bien shume dhe jane te forta! 

po dhe une ktu e kisha llafin

po admini e kuptoi per shaka komentin tim me duket

  nuk e di,  a di admin,  qe shenjat kane rendesi te madhe, se edhe mund te ndodhe qe njerzit ti qepen majes se Dajtit.

Dikur Adriatiku bregun ne Dajt e ka patur! Tek Guroret ne Linz, me siper ke fosolje deti sa te duash te murrosura ne shkembinje! Problemi eshte, a erdhi koha te ricilkohen pozicionet e deteve oqeaneve ne raport me token?  smiley

Po nuk je i pari qe e thu.

Une di ca Kodra anej nga Kashari qe kane qene te mulume nga deti psh para shume viteve.

Xhemal Mato para ca muajsh kur po fliste ne nje talk show, tha psh qe ishte i sigurte qe shtepijat buze Adriatikut pas shume pak vjetesh (20-50) nuk do te ekzistonin me dhe qe kur ja kish thene nje mikut te tij kete (i cili kishte shpi ne plazh) ai i shkreti ishte trishtu pa mase.

adriatiku bashke me mesdheun jane formuar brenda dy vjetesh 5 milion vjet me pare.. shkembinjte mund te jene me te vjeter se kaq.

 Woow, e papame pamja, shume e frikshme, nuk kisha pa naihere te tille gjo, bile edhe ajo e indonezise, per nga te pamet, nuk o gjo para ksaj.

Nuk thone kot, forca e natyres eshte e verber....

u prefshin ne paqe ata qe iken.. per te tjerat, ska gje qe se rregullo dollari dhe yeni..

Ne Shqiperi do te mjaftonte nje termet i manjitudes 6 per te pas efekte katastrofike... sipas mendimit tim.

Fig. 1. Position of the territories of the Project participating countries on the European-Mediterranean seismic hazard map: peak ground acceleration (g), 10% probability of acceedance in 50 years.

 Ne fakt ka qene nje institut Sizmik ne Shqiperi qe do te informonte shume mire shqiptaret, por ai nuk ndodhet me me sa di. Tani shqiptaret te dhenat mbi termetet reziqet pasojat dhe masat kunder per te ruajtur sa do pak njerzit nga keto lloje fatkeqsish do ti marin nga gazetaret ose media qe nuk ben me shume vecese transmeton(perkthen) lajmet e huaja.

Despite the fact that this part of the Balkan Peninsula , compared to the rest of Europe is characterized by very high earthquake hazard and risk (Fig. 1), seismological and seismotectonical research are still poorly resolved.

The present situation results in insufficient quality of seismic hazard assessment, and significantly limits disaster management.

http://www.wbseismicmaps.org/Overview%20justification.htm

Ndertesat sipas kodit te shqiperise projektohen per nje magnitude te shkalles 8.Hidrocentralet e kane 10.

Edhe termeti i Aquiles andej nga marsi ra...

Duhet degjuar me me shume vemendje orakulli i peshkut, Ravi..

Megjithate dihet qe japonia eshte nje nga zonat me sizmike. 80 per qind e aktiviteteve sizmike ne gjithe globin ndodhin ne ate zone, ku perpuqen du pllakat, aziatike dhe ajo e paqesorit...

ne fakt ka qene andej nga mesi i prillit

Nuk i thone kot punetor, ruajne punen te shkretet

(aty dhe bleresit nuk duket se vrapojne per te dale jashte)

 Jane te stervitur per ate pune. Japonezet bejne vit per vit manovra per raste termeti.

 Rono mos i gjyko te tjeret kur nuk je i informuar. 

Ne japoni bien termete cdo 5 minuta. Edhe termetet e medha jane te zakonshme. Njerezit jane mesuar me keto gjera. Fatkeqsi per ta eshte se termeti ra ne uje. Demet atje nuk jane bere nga termeti por nga cunami i krijuar nga termeti.

Meqe ra fjala, nese nje termet aq i madh do te kishte rene, kudo ne bote, New York, Londer, Paris, do te kishte rrezuar te gjitha ndertesat ne toke.

 Kozmonauti Popov, kur zbriti ne toke, nga misioni rreth hapesires Kozmike, mes te tjerave qe tha, ishte dhe kjo thirrje e tij:

" ...Njerez, ta ruajme token.Eshte shume, shume e vogel..!"

 Se si po e ruan njerezimi, token,  merrni per shembull ..neve!

Vetem 30 viktima...bravo i qofte sistemit Japonise ...Te kishte ndodh me ndonje vend tjeter ..jo per gje se as ne varrezat e Sharres nuk ka me vende...Se c'mu kujtua ai 27 katshi pa leje vetem 30 m nga bregu ne Durres...

alban:

The death toll is unclear, but police say 200 to 300 bodies have been found in the port city of Sendai. At least 90 other people are reported to have died, and many more are unaccounted for.

PS: Ne vend tjeter, do kishte shume me shume. 

Kur fuqia natyrore permbyt si kuti shkrepse nje superfuqi botrore ekonomike si Japonia, megjithe investimet gjigande dhe pa kursime qe Japonia ben cdo vit dhe e ka renditur ne vendin me mbrotjen me te persosur ne planet per te perballuar termetet dhe cunamin, asnje vende tjeter ne kete bote nuk eshte i sigurte!

Njeriu megjithe teknollogjine e arritur, perseri eshte nje fije shkrepse perballe fuqise natyrore.

Liqen behet fjale per dallge 10 metra te larta qe vijne me nje shpejtesi 160 km/ore.Del uje i zi kur thoshin pleqte.

Gjynah per jetet e njerezve qe skthehen me.
Japonine dhe kulturen japoneze e njoh shume mire. Kam jetuar 1 vit e gjysem ne Tokyo-Shibuya. Ish bashkeshortja ime eshte gjithashtu nga Tokyo dhe me kete rast provova ta mar ne tel por linja nuk funksiononte.
Si njerez jane shume te qete dhe shume punetore dhe mendoj dhe shpresoj qe do ja dalin kesaj katastrofe.

Me pashaporte niponeze je? Sa ishte qeraja andej...bej shaka smiley...no really how much? :o

Me fal po shpirti i shqiptarit brenda meje doli me i forte dhe "duhet te pyesja"

Jo vlla me pashaporte dykrenarshje jam smiley .
Une paguaja pak a shume 170 000 yen(rreth 2000$) per 70 m^2 te cilat mi perfshinte kompania ku punoja.
Japonezet kane kulture shume te vjeter por edhe jan pak te cmendur. Puna eshte pune dhe vetem pune dhe ne vit kan vetem 2 jave pushime te shperndara ne 365 dite, edhe prandaj shpjegohet dashuria e tyre me fotot se per me shume skan koh.
Ushqimi eshte gjithashtu shume i shijshem dhe ska vetem sushi. Por pas dy javesh ama mezi pret te shkosh tek McDonaldi i pare, qe per fat te mire ose te keq i kishe ne cdo cep. Djathin e bardhe dhe ushqimet pak a shume shqiptare i gjeta tek nje restorant grek.
Sa per pune e rakise ato kan sake, por ne vend te rrushit eshte nga orizi smiley

Tulle fare dmth!!!

Kultura Japoneze ka qene/eshte shume terheqse per mua :B. Do kem fatin te kaloj andej nga korriku, meqenese kam nje rruge per ne Vietnam atehere, dhe duhet te ndaloj ne Tokio per nje nate. Hook a brotha up googolus! smiley

Këtu mund të shihni tërmetet kryesore (4 ballë e sipër) nëpër botë të 30 ditëve të fundit. Gjysma e faqes është e mbushur me tërmetet që ranë sot në Japoni...

e kuqe : last hour

blu : last day

e verdhë: last week

Dy gjera do te doja te theksoja:

1) Japonia nuk zhgenjeu persa i perket masave kundra termeteve per ndertesat. Ne fakt duket se lekundja ne vetvete edhe pse me nje manjitude gati 9 ka shkaktuar shume pak deme. Natyrisht, cunamit nuk ke cfare t'i besh.

Vende te rrezikuara nga termetet, si Shqiperia, duhet te mesojne nga Japonia persa i perket kufizimit te efekteve te termetit dhe perballimit te krizes.

2) Mbulimi I kesaj tragjedie nga ana e televizioneve shqiptere eshte skandaloze. Turp!

Olso, pas termetit qe rrafshoi Shkodren dhe nje goxha zone veriperendimore, te gjitha ndertesat ne Shqiperi nga diktatura jane projektuar qe te rezistojne nje termet 8(apo 8-9?) ballesh. Nuk eshte sekret kjo Olso. Sot po, ke te drejte per shqetesimin... kushedi cfare katastrofe do te behej nese... nese.

Zotrulso, une jetoj sot. Ishin parashikuar ne ate kohe hapjet per dyqane ne katet perdhe?

Bazamenti i ndertesave te asaj kohe eshte pergjysmuar praktikisht.

Njëri thoshte se poshtë çdo tavoline pune në zyrë kishin një pale kufje nga ku merrnin direktivat në rast tërmetesh... ehhh...

PPE - check, high-vis - check, headphones...? - go home. smiley

 Po pertoj me e lexuar te gjithen por me thane qe e kishin paralajmeruar qe do te ndodhte,tani po ja paten fut kot ata qe me thane po ja fus edhe une.

 Ore, pse CNN thote 7.9 balle? te lajmet sapo e pashe... ndersa te sajti e ka 8.9. cila eshte?

 S'eshte mire CNN. Po i shihja tani dhe u kap nje kameraman gafil prapa folesit. Doli me vrap nga plani, por u kap i gjithi. smiley

 

 sapo arriti edhe bregun amerikan vala. kish bere ca gjullurdi dhe aty. smiley per nja 2 ore tha, do arrije vala t'ja fuse atyre vendeve te varfra fare... hondurasit, nikaraguas, panamase, etj... qe jane pa breke ke veni edhe pa u ra cunam... 

amerika sic shpjeguan ata, ishte mbrojtur pak nga atolet dhe ishujt e havait qe e kishin zbutur valen dhe fuqia e saj ishte devijuar per ne jug... te morramanet e shkrete latine... ishalla nuk ndodh me gje, se jane gjynah.

Pak gjeo!  Unaza e zjarrte e paqesorit perfshin pothuajse 100% brigjet kontinentale qe lag ky oqean.  Vullkanet perputhen thuajse 100% me zonat e termeteve. Pjeset me te rrezikshem: arqpelagu i aleutineve, zona e Kamcatkes, harku i kurileve, harku i Japonise, harku i ishujve Riu-Kiu (perndimi i paqesorit). kurse ne lindje. zona e alaskes, vargmalet e kordiliereve me shkemboret, komplet amerika qendrore, vargmalet e Andeve dhe ne skajin jugor Toka e zjarrte. Vazhdone ne antarktide dhe disi ne australi (ky i fundit eshte disi i stabilizuar si pllake kontinetntale.  Goditja katastrofike dhe gjeologjike e shenuar ne historine e njohur te gjeoformimit te planetit tone shenohet nga goditja supertitanike e kontinentit Godvana (mbi te cilin qendron India e sotme) perkundrejt skajit jugor te pllakes tektonike te kontinentit aziatik.

  Si rezultat i kesaj goditjeje (natyrisht gjate kohrave gjologjike, dhe jo goditje pushke) u krijuan Himalajet me te lartet ne bote si dhe Catia e botes (Tibeti).  Bashkimi i fuqise se vullkaneve, termeteve dhe forces se cunaveve qe shkaktohen nga levizjet e papritura (te menjehereshme te fundit te oqeanit) krijojne tragjedi si kjo qe shohim sot. Kjo nuk do te thote se ne te kaluaren nuk kane ndodhur te tilla, mundet edhe me te renda se kjo ose me te lehta se ato qe vijene.  (nje shembull i kujteses se transmetuar gjate miliona vejteve te egzistences njerzore dihet se u formuan e dhe poemat me te gjata te botes si Ramajanet dhe Mahabharata.  Ne keto poema midis te tjerash ka figuarqa qe tregojen se heronjte si Rama dhe te tjere luftojne kunder perbindshave supergjigande te deteve duk i qelluar ata me shkembenj dhe me maja malesh qe i shkepusnin nga vargmalet si te ishin copa te vogla dajaku).  Mendoj se jane kujtime te mjegulluara te atyre katastrofave te kaluara.  

Nje tjeter zone eshte ajo e kreshtes se Atllantikut e cila ka ne vijim te saj nje carje supergjigande qe shtrihet pothuajse ne te gjithe gjatesine e kreshtes se atllantikut qe fillon nga Islanda dhe shkon deri ne juge te ketij oqeani. (mendohet se ne kohen e asaj thyreje eshte zhdukur edhe Atlantida te cilen mjaft studjues sot e vendosin ne detin mesdhe.  Degezimi qe lidh oqeanin Atlantik me Unazen e Paqesorit kalon thuajse paralel me paralelet gjeografike qe bashkojne keto dy oqeane ne gjeresite mesatare (gjeograf. veriore).  Fillon me brigjet e mesdheut (marok, spanje, neper mesdhe, perfshin ishutj e italise sebashku megjithe cismen italian kalon ne ballkan shkon ne turqi (malet Taurus) vazhdojne me malet e Tian-Shanit dhe shkon deri ne lindje te Kines ku kryhet lidhja e plot me Unazen e zjarrte.  Kaq per sot!

Por nuk rri dot pa shprehur friken e madhe qe kam per ato ndertime shqiptare te bera pas 90s dhe qe mendoj se shumica e tyre eshte bere jashte parametrave gjeologjike.  Mos rente termet i forte se termete do biene edhe pas shperberjes se njerzimit.

mendohet se ne kohen e asaj thyreje eshte zhdukur edhe Atlantida te cilen mjaft studjues sot e vendosin ne detin mesdhe

 

Studiuesit e percaktojne vendodhjen e Atlantides se dikurshme ne Atiplano, Bolivi..

"As edhe nje gje nuk do te mund te ishte absolute, pervec njeres: Cdo gje eshte relative"!  Enstein

11 stator 2001 ( e marte)

11 mars 2011 + (e premte) 

 

E tmerrshme... janë konfirmuar rrjedhje radioaktive (1000 herë më të rëndësishme se ç'mendohej gjatë konfirmimit të par&eumlsmiley në centralin bërthamor ku u vendos gjendja e emergjencës (para se të konfirmohej ndonjë rrjedhje akoma). Në Japoni e kam fjalën, se mos ju duket komenti jashtë teme...

Eshte me te vertete per t'u cuditur, por televizioni shqiptar vazhdon te jete pothuajse indiferent ndaj tmerrit qe ka ndodhur ne Japoni! Vazhdojne lajmet me plehrat e politikes shqiptare.

Kam vetem nje urim per redaksite e lajmeve: Ju ndodhte vetem cereku i gjemes qe ju ka ndodh japonezeve.  L E G E N A ! ! !

Eh olso, po elektorati i tyre 2 milion është (s'po marr parasysh kalamajtë këtu) maksimumi. S'ia lejojnë dot vetes ata t'i japin informacion e ta çorientojnë elektoratin, t'i ndërpresin hipnozën... se po i doli gjumi njërit, u del të gjithëve pastaj, e kush do u japë votat këtyre.. hein?

Doni një llaf tjetër nga ravintsara: pirdhuni mu në kokë të gjithëve, të të gjitha ngjyrave e përkatësive, qoftë dhe të gjelbërve, se të gjithë përfitues janë, si në mëmëdhe, si jashtë saj. Iluzioni më i madh i njerëzimit pas frikës ka qenë ideja që kemi nevojë për qeverisës e udhëheqës. Mëëëhhhh!! T'a piftë dreqi mu në bark me gjithë udhëheqje, kur tha njëri...

S'ia lejojnë dot vetes ata t'i japin informacion e ta çorientojnë elektoratin, t'i ndërpresin hipnozën...

Ah mo Ravin... te ishte ashtu, ku ta gjeja... por kam frike se Big Brother eshte ne hipnoze per vete!

ashtu është, nqs bota është laborator, shqipëria është laborator brenda laboratorit... imagjino një qepë, ne jemi një nga lëvozhgat e brendshme, nga ato të voglat që s'djegin shumë... po kur t'u bjerë damllaja politikanëve tanë në kokë, do thonë ça na bëri vaki? Hiç mo... vazhdo fli gjumë, asgjë, thjeshtë ke vdekë... smiley

Sali berisha , edi rama , jozi jane qendra e botes per shqiptaret.Bejne mire te marrin shembull nga ministri japonez qe dha doreheqjen per nje dhurate $375.

 Ja ke fut kot plako, nuk e pe Salen te mallengjym qe fliste per perandorin dhe popullin vella japonez. Jam me ju u tha, do tu dergojme ca batanije dhe mushama per ti mbrojtur nga shiu. Updatohu shoku, updatohu...

vertet bravo i qofte Japonise.me nje termet 8.9 ballesh dhe tsunami ka vetem 32 viktima.mbaj mend para ca vitesh pat rene nje termet 7.4 ballesh ne Japoni dhe pati vetem 21 te plagosur.

po ashtu mbaj mend dhe termetin 7.4 ballesh qe ra ne 17.09.1999 ne Turqi dhe ku vdiqen zyrtarisht 100.000 persona dhe jozyrtarisht 300.000 persona.

arsyeja e kaq shume vdekjeve qene sigurisht apartamentet e dobeta.

kur mendoj per ndertesat e reja qe jane bere kohet e fundit ne Tirane me kap tmerri!

Ka me mijra të vdekur, mos kujtoni se ka vetëm 32. Gjëndja po rëndohet, sidomos me radioaktivitetin që është matur 1000 herë më i lartë se normalja dhe që ka rrezik shpërthimi në një nga centralet bërthamore të goditura nga tërmeti. Kanë dy zgjidhje, ose të lenë avuj radioaktivë të dalin në atmosferë ose t'a lenë të shpërthejë. Në rastin e parë është ndotje e madhe në nivel lokal, në rastin e dytë ndotje "më pak e madhe" në nivel global. Po shpërtheu, forca do jetë të paktën dhjetra herë më e madhe se Tchernobili... :|

Shikojeni këtu: http://www.youtube.com/watch?v=pHHQXW7VS...

po pra, 20 kilometra evakuim. keq eshte. mbase(shpresoj) nuk le efektet dhe pasojat qe nenkuptohen ne keshtu rastesh.

 Eh po vinte rrotull qe dje kur filluan problemet me cooling system smiley Centralet berthamore gjithmone me kane futur friken, pikerisht nga raste te tilla. Nje here po dolen nga kontrolli, bejne namin, dhe Murphy's Law nuk te fal smiley

 O Ravintsara! Pse me duket sikur vlon nga nje padurim e kenaqesi e brendeshme kur mbledh dhe paraqet lajmet e keqia dhe sidomos kur parashikon se keq e me keq do te behet?smiley

Ka dhe lajme te mira ose le te themi qetesuese ne kete situate. Psh, Japonia ka sistemin me te mire ne bote per te perballuar termetet, aq sa shume shtete gjigande po habiten nga efektiviteti i trajtimit te post-situates dhe po perpiqen te nxjerrin mesime. (mund te gjesh plot te tilla sot ne web). Japonezet thone qe situata ne central eshte e keqe, por shanset per nje shperthim te tipit te Cernobilit jane thuajse zero. Japonezet jane kaq efikase ne zgjidhjen e problemeve sa kane kerkuar vetem nje numur minimal grupesh te specializuar per ndihme nga vendet e zhvilluara. Dhe se fundi per Japonine, termetet jane njesoj si, le te themi snowstorms, per Kanadane. 

Sa per boshtin e tokes qe paska leviz 25 centimetra mo, do bejme si do bejme. Fundja do zhvendosemi dhe ne 25 centimetra ne drejtim te kundert. E vetmja gje eshte qe tani qe u largu Japonia nja 2 metra, ishalla nuk u bie ndermend te na ngrejne cmimet e makinave japoneze me pretekstin se eshte rritur distanca dhe shpenzimet e transportit. smiley

S'ka rrezik radioaktiviteti CNN

As i pari as i fundit. As E Vogel as E Madhe. smiley ABC

Jo vetem qe rrezik na ngrihen cmimet e makinave, po kam frike qe edhe Berisha s'do e kapi dot me not. Degjova qe kete vit nuk do perpiqej te thynte me rekordin e notit ne Dhermi po do kapte Japonine me not nga Kina. smiley

Ah, sikur u fol qe edhe termeti i fuqishem ne Kili e zhvendosi ca boshtin e tokes. E di qe s'e paska patur keq ai Greku i vjeter qe tha mund t'a leviz token? Tani duhet te gjejme ku eshte ajo dreq leve qe t'a heqim. Une them qe fajin e kane alienat qe jetojne ne zemren e tokes.

Seriozisht tani. Situata eshte e veshtire dhe si 1700 njerez te vdekur, si 17 apo 1, per mua prape keq eshte. Megjithate, sic e thane te tjeret, mund te kishte qene shume me keq e te kishte patur qindra mijera si me cunamin tjeter ne Indonezi. Apo qe edhe reaktori te kishte shperthyer. Ishalla me kaq thuaj.

 

 As diskutohet qe eshte keq dhe gjynah. Por po te marresh parasysh forcen e termetit, afersine me qendrat e banuara dhe dendesine e infrastruktures dhe te popullsise ne Japoni; pra po te krahasish potencialin shkaterrues me ate qe ndodhi realisht, mund te themi qe qene me shume, shume fat. Pa harruar qe edhe cunami ishte serisht minimal, krahasuar me ate te Idnonezise p.sh. D.m.th Zoti u nis per te goditur, por ne fund i erdhi keq dhe ne fund e mbajti pak doren. Pa tallje kjo.

Me nje llaf eshte termeti me i fuqishem ne histori, por nga ana e demeve nuk futet ne klasifikim. Ja c'beri termeti i Kantos me 1923 me 7.9 balle dhe 142.000 te vdekur

Extreme destruction in the Tokyo - Yokohama area from the earthquake and subsequent firestorms, which burned about 381,000 of the more than 694,000 houses that were partially or completely destroyed. Although often known as the Great Tokyo Earthquake (or the Great Tokyo Fire), the damage was apparently most severe at Yokohama. Damage also occurred on the Boso and Izu Peninsulas and on O-shima. Nearly 2 m (6 ft) of permanent uplift was observed on the north shore of Sagami Bay and horizontal displacements of as much as 4.5 m (15 ft) were measured on the Boso Peninsula. A tsunami was generated in Sagami Bay with wave heights as high as 12 m (39 ft) on O-shima and 6 m (20 ft) on the Izu and Boso Peninsulas. Sandblows were noted at Hojo which intermittently shot fountains of water to a height of 3 m (10 ft).

Por po te marresh parasysh forcen e termetit, afersine me qendrat e banuara dhe dendesine e infrastruktures dhe te popullsise ne Japoni; pra po te krahasish potencialin shkaterrues me ate qe ndodhi realisht, mund te themi qe qene me shume, shume fat.

Ate thashe edhe une.

epo normal o Ravintsara , prape se prape me gjithe kete gjeme qe ndodhi nuk ka aq te vdekur sa do te kishim ne doja te thoja.

mesa lezova boshti i tokes ka levizur 10 cm me kete gjemen qe ndodhi.

 Po ashtu, Honshu, ishulli me i madh ne Japoni, ka levizur 2.5 metra me ne lindje si pasoje e termetit.

e lexova te gjithin. thenks.

cudi me duket 2.5 metershi ne fakt, se cdo pike referimi gjithashtu eshte ne raport lidhes gjeodezik me subjektin. (pervec asaj qe termeti eshte ne lindje te ishullit, dhe le te nenkuptosh qe e ka "terhequr" dhe jo "shtyre&quotsmiley. smiley

Jo se dua te bej Ravin, por Te isha ne vend te atyre qe banojne ne kontinentin Amerikan nuk do flija i qete nga nje Megatsunami qe pritet te preke ne te ardhmen te gjitha Brigjet e Amerikes Lindore..Per ata qe nuk e dine Megatsunamit apo Iminamit nuk shkaktohen nga levizjet tektonike te kores se Tokes. Ato shkaktohen nga rreshqitje dheu te permasave teper te medha, si psh rreshqitje te shpateve te vullkaneve ne ishujt vullkanike. Keto rreshqitje te stermedha, jane fenomene te njohura qe ndodhin rralle, por arrijne te shkaktojne dallge te stermedha, shume here me te medha se tsunami tektonik, me pasoja apokaliptike..

Nje i tille pritet te ndohi ne te ardhmen, nga rreshqitja e nje pjese te Ishullit La Palma ne Canariet spanjolle..Megatsunami i gjeneruar ne kete rast do te perpinte gjithe bregun Lindor te kontinentit amerikan. Ujrat do te arrinin deri ne brendesi te kontinentit me qindra kilometra..Ketu dokumentari Per kete fenomen natyror qe pritet te ndodhe ne te ardhmen;www.youtube.com/watch

Kjo ka kohe qe dihet, ky dokumentar eshte i para 2001 (kullat jane akoma aty). Gjeologet kohet e fundit kane kundershtuar menyren e shkeputjes se pjeseve te ishullit ne rast shperthimi vullkanik/termeti. Dmth, sipas studimeve te rreshqitjeve te tokes ne ate zone, keto rreshqitje jane te copezuara, jo nje e tere.

Per me shume:

http://news.bbc.co.uk/2/hi/3963563.stm

Nuk eshte i para 2001, vetem pamjet asaj sekuence jane te para 2001. Dokumentari eshte bere adnej nga 2006, besoj....

Ok, ketu Per Megatsunamin Nga Discovery dhe BBC www.youtube.com/watch

Shume interesante! Faleminderit per infon.

 

Është një sërë gjërash që mund të ndodhin në fakt, mjafton t'i vihet shkrepsja... (Dje, fill pas tërmetit në Japoni, shpërthyen dy vullkane njeherazi në Rusi dhe një në Indonezi nqs s'gaboj... Në një qytet të Rusisë janë mbuluar nga tymi dhe nuk dalin dot nga shtëpitë, ndërkohë që autorietet nuk dhanë urdhër për evakuim, sikur duan t'i mbysin njerëzit me zor ca rob, nejse...)

Është dhe ajo kometa e famshme Elenin që po hyn në sistemin tonë diellor tani dhe do dalë nga fundi i vitit. Prania e saj mund të ndikojë në aktivitetin e diellit që që tani është rebeluar ca si shumë (dy shpërthime X-flare brenda muajit dhe ca vrima koronora akoma të hapura), dhe nuk përjashtohet mundësia që ky ndikim të sjellë gjullurdira në Tokë. Nuk thashë që do bjerë kometa në tokë, ë, se mos ma merrni për alarm... 

Pra është Toka që po lëviz shumë kohët e fundit, është dielli që po tërbohet, është kometa që po vjen, është magnetosfera që është dobësuar shumë,... kudo që ka vulnerability, si të çara, vullkane, etj,.. mund të ndodhë ndonjë gjë që ka kohë që s'ka ndodhur. Nuk do shkoja në Yellowstone për pushimet e ardhshme, gjithësesi... smiley

Menjehere e shpalose arsenalin....Asgje e jashtezakonshme nuk po ndodh, qe nuk ka ndodh dhe me pare ne fenomenet e Tokes...Dihet qe Levizjet tektonike, mund te shoqerohen me aktivitet vullkanor te shtuar. Keto fenomene nuk kane kurrfare lidhje me kometen qe afrohet. Keq me vjen te zhgenjej po asnje apokalips nuk do ndodhi ne 2012...

lol... nuk po pres 2012-ën albano

dhe sa për apokalipsin, për mu kjo fjalë vjen nga greqishta dhe do të thotë: zbulim, shpalosje... shumë gjëra që mbaheshin të fshehura më parë do merren vesh, dhe apokalipsi si i tillë ka filluar qëkur, nejse, nuk do zgjatem këtu, respekte

aman o Rav, a ka mundesi te na tregosh nje rast te vetem kur nje komete ka patur ndikim ne aktivitetin diellor! Vetem nje rast te vetem dhe do e qep gojen fare e nuk do flas me. E di ti se cfare do te ndodhte nese toka do te binte ne diell? e di ti sa e madhe eshte ajo komete? e di ti cfare ndikimi mund te kete ne planetin toke nje trup mikroskopik krahasuar me token, kur kalon 30 e ca miljone kilometra larg saj, ose 100 here me larg se Hena??? Po le nam tani o goce. Jepi e shfryje fene dhe dogmat ku beson ti sa te duash, po mos na shit lloj soj budallalleqesh davidickereske si shkence ketu!

Per fatin e mire te te gjitheve kapsula metalike e reaktorit 1 ne cetralin atomik ne Fukushima nuk eshte shkrire. Pjesa e shperthyer ishte mbulesa betonike e reaktorit dhe si pasoje e presionit te avullit. Lenda radiokative qe eshte vene re nga matjet eshte Cesium (Cs 137) dhe per fat jo Jod ( I ) dhe tani po verehet renie e intensitetit ne zonat perreth.
http://www.spiegel.de/panorama/0,1518,75...

Sipas databejs-it te qendres nukleare sllovene ky central duhet te mbyllej ne fundin e marsit 2011 pas 40 vjetesh perdorimi.
http://www.icjt.org/npp/podrobnosti.php?...

Shpresojm qe keto lajme te jene te verteta dhe situate te permiresohet se perndryshe do te ishte shume e tmerrshme.
Ndersa ne Tokyo problemi mbetet furnizimi me energji dhe uje.

 Njerez te vdekur nga termetet (qekur kane filluar regjistrimet) 3.954.637

Njerez te vdekur ne katastrofat natyrore 21.765. 489

Njerez te vdekur gjate dy luftrave boterore 38.629.520

Njerez te vdekur ne konflikte te ndryshme boterore total 128.431 567

Njerez te vdekur nga aksidente njerezore (automobilistike, alpinistike, ajrore, tjegulla nga catia, renia ne kanal)      328. 748. 121

Njerez te vrare ne konflikte civile (prona, dashnori i gruse, tifozllik politik/sportiv, plum qorr, fat muti...etj)      724.437.111

Njerz te vdekur nga semundje te ndryshme   6.724.829.332

njerez te vdekur ne apokalipset e parashikuara ne shekuj   02

ne pritje te vdesin ne apokalipset e ardhme 5.324. 573. 129      smiley

Mo Zot ma keq...pamjet jane te tmerrshme...Duken si filma....

prap kthehet data 11, twin towers, atentati ne spanje, nje atentat i shume viteve me pare ne ShBA, ky termet ne nje zone ku sapo doli ne CNN qe nuk ishte ne rrezik termeti kaq te madh e shume te tjere qe per fat te keq nuk mbaj mend.

do kujtohemi te gjithe te shofim a do ndodh ndonje fatkeqesi ne 11 nentor te ketij viti?

une filloj e besoj ne komplotistet. s'mund te kete aq shume koincidenca.

 

http://www.youtube.com/watch?v=w3AdFjklR50&feature=related

te shkretet i morri lumi kesaj rradhe  megjithate ata kane sistem te konsoliduar qe e ze lepurin me qerre.gjithe ky shkaterrim do te kthehet ne stimulim per ekonomine pasi kompanite e siguracioneve do te mbulojne pjesen me te madhe te shpenzimeve duke zevendesuar makinat dhe ndertesat qe jane prishur..

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).