Një pyetje për ata të cilëve u ndodh të ulen para televizorit në orarin e pasdites. A ndiqni "Pasdite në Top Channel" me Genta Popën apo "Takimi i pasdites" me Rudina Magjistarin në Klan? Cilat mendoni se janë pikat e forta dhe dobësitë e secilit program?

PS. Këto janë dy programe që synojnë të njëjtën audiencë në të njëjtën orë, ndaj nuk dua t'i krahasoj me prodhime të tjera në orare të tjera por vetëm mes tyre.

Faleminderi. Lo.

56 Komente

Nga sa kam pare une, Rudina te klani eshte me e kendshme per tu ndjekur. TCH s'e kam pare ndonjehere dot nga fillimi deri ne fund

Me ka rene rast qe ti shoh nga pak, dhe definitely Mbasdite ne Top channel. Nuk me pelqen te shoh rudina magjistarin ne ekran. Por edhe cilesisht Programi i Topit eshte me mire. Ndonjehere jep reportazhe qe te lene mbresa te mira dhe jane mjaft informativ. Ka te ftuar interesant dhe nje nje kohe te shkruter arrin te percjelle mjaft. Moderimi Nga Genta Popa eshte mjaft profesional, edhe pse ka vend per me mire. Mjaft reportazhe te Mbasdite kane ardh edhe ketu te peshku..

Programit te Klanit nuk i kam rezistuar me shume se Nje minute, me thene te drejten...Mund te them vetem se me ka dhene pershtypjen e atyre revistave trash.

 Ju lutem, ne rast se i kritikoni njerin apo tjetrin program, bejeni duke ruajtur normat e miresjelljes.

po mire mo burr se do ta shkelim naj cike, se nuk merr formen e duhur mendimi qe duam te shprehim ne te kundert..

 As njonen as tjetren,ne kete orar me eshte gjendur Mr.Bean tek kukullat.

une per vete me miresjellje nuk e shejv fare per asnjerin prej tyre. smiley

Rralle kam pare  emisionin me Genta Popën. Se di me pelqen shume kjo femer. Shume e kendshme me duket.

Nuk kam ndjekur Genten dhe nuk flas dot per te. Rastesisht kam qelluar tek emisioni i Rudines njehere a dy dhe nuk eshte i keq. Kap tema qe nuk jane fort interesante por qe mua me terheqin sepse me fusin ne ate ambjentin a muhabetit tipik shqiptar. Rudina ka edhe ate qe eshte shume ekspresive dhe edhe pse shpesh kalon ne budallallek rrezaton gezim dhe optimizem. Si femer eshte terheqese megjithese ca si shume e sheqerosur por une nuk jam me diabet keshtuqe s'ka problem smiley.

Jo keq, ose shume me mire se te degjosh Fevziun & Co.

 as njera as tjetra

Nga ana gazetareske Genta eshte me lart Se Rudina tyryfycka. Megjithate gjykoni edhe permbajtjen e emisioneve perkatese me reportazhet e gjthcka, menyren si trajtohen te ftuarit. Mos u perqendroni vetem tek dy moderatoret.

Edhe kur vjen fjala tek embelsia, Genta qendron me lart se tjetra, eshte elokuente, rrezaton nje qetesi te admirueshme dhe i ben te ftuarit te ndjehen rehat..Mbasidte ne Top channel zgjat vetem 40 minuta, sa per dijeni..

Une preferoj "Pasdite ne Top Chanel". Genta Popa me duket me klas sesa Rudia Magjistari.

Kam pare nja dy here emisione me R. Magjistarin dhe me ka mjaftuar. Ne njerin i thoshte nje vajze me sindromen e nanizmit qe bukuria fizike s'eshte gjithçka, qe me e rendesishme eshte bukuria shpirterore e te tjera si keto. Vajza me sindromen e nanizmit ishte vertet e sjellshme, sepse une ne vendin e saj do ta kisha pyetur: A e nderrojme vendin?

Ekzistenca ne tv e drejtueseve si puna e R. Magjistarit eshte prova me e mire qe shoqeria shqiptare eshte nje shoqeri thellesisht maskiliste dhe qe keshtu do te jete edhe per ca dhjetevjeçare te tjere.

p.s. Me Bradin poshte nuk polemizoj, meqe i kam nje borxh xhentilese nga hera e fundit.

Finisterre,

 

Më duhet të pajtohem me këtë thënie të Rudinës, jo sepse, është një shprehje politikisht korrekt, por sepse unë e mendoj në thelb të vërtetë. Femra vendos vetë për bukurinë e saj! Kjo është e padiskutueshme!!! Bukuria e femrës lidhet me dëshirën dhe këmbënguljen e saj për t’u parë e bukur. Kjo dëshirë e femrës mund të përkojë me bukurinë e jashtme, ose jo. Është kështu dhe kjo provohet në shumë shembuj jetësorë. Dua vetëm të ta ilustroj me një rast të përjetuar. Kam patur në vit të katërt gjimnaz një shoqe klase, që ishte dhe vazhdon të jetë femra më e shëmtuar që unë kam vlerësuar ndonjëherë objektivisht.  Duhet vetëm të kishe parë se me cfarë krenarie e trajtonte kjo femër veten e saj. Një krenari heroike, në kushtet e asaj siluete të rënduar nga një shëmti proverbiale. Ajo e kishte vendosur VETE, që ishte e bukur. Një vendim i dhimbshëm, duke parë reagimin e shoqërisë ndaj saj. Ajo kishte te tille shemti që shoqërohet thuajse gjithmonë me komente dashakeqe. Por, mesa duket bukuria e projektuar në veten e saj, ishte aq e madhe, saqë ajo ishte në mos gaboj vajza e parë nga shoqet e klasës sime, që u fejua dhe me aq sa di vazhdon të ketë një martesë të suksesshme. Ndërkohë, ka femra të tjera, që natyra u ka falur bukuri të habitshme dhe ato VENDOSIN të mos ta quajnë veten të bukura. Femra e shpalos këtë vendim të sajin në qëndrimet që mban, në përvujtësinë e panatyrshme që marrin trajtat e saj, etj. etj. Ky vendim është gati arbitrar. Bukurinë ato nuk e vendosin vetë, por lenë të tjerët ta vendosin për to. Për to është shumë e rëndësishme se cfarë thonë të tjerët. Si perceptohen prej tyre. Ndërkohë, duhet pranuar njëherë e mirë, që ky vendim është i vetë femrës dhe i askujt tjetër.

Eh, po vajza per te cilen flasim s'kishte nje mungese estetike me emerues te perbashket per shume njerez (ta quajme keshtu jo-bukurine), vuante nga nje patologji. Nje fraze e tille e shkruar gjekundi, neutrale pra, do te me bente thjesht te buzeqeshja. E thene pastaj nga dikush qe e ka mbeshtetur jeten e vet tek dukja, me duket tallje pa kripe. Eshte sikur nje kampion krosi t'i thote nje personi qe ka humbur nje kembe: "e vertete eshte qe ti s'ke nje kembe dhe s'garon dot si puna ime, ama rendesi ka qe ti buken e blen vete tek dyqani". Kjo ne shtepine time s'e ka emrin politese, por - me fal per shprehjen - tallje mendereje.*

Per fikcionin e bukurise pastaj flasim gjekundi tjeter.

* Holle-holle Magjistari as per ate s'eshte e afte.

 

Te emisioni i Topit kam pare vazhdimisht kronika interesante, ate te Klan s'e kam pare asnjehere.
Genta dhe Rudina me pelqejne te dyja.

 I kuptoj grate e peshkut,e kane inatin me Rudinen se i dha duart ER.

"Rudinen se i dha duart ER."

me duket se ER i dha shkelmin dhe e rrezoi nga shkallet...

me duket se ER i dha shkelmin dhe e rrezoi nga shkallet..., kjo eshte verteta.

Bur zamani ER-ja jo shaka.....................

Pa freebies?

Te cila gazete do lexojme per ket sondazhin mo loni?

 m'a shpif vetem idea qe do ulem ne bythe para tv dhe do thith cka me thone. megjithate dhe ndodh. ne te tilla raste jete te gjate tv lokale qe vjedhin filma

Besoj se nderrimi i stilistes nga ana e Gentes ishte nje plus per Topin..se gjykoj dot Rudinen sepse nuk e kam ndjekur. Sa per Topin besoj se kam pare disa tema interesante, por ka pasur edhe tema qesharake me te ftuar pothuajse anonim etc etc...kshu qe me pak ndryshime te vogla do ishte me mire...smiley

Nuk mund te gjykohen programet e pasdites nga fakti qe kane edhe tema "koti". Vete fakti qe jane te perditshme s'mund te kene tema gjithnje interesante (dhe fundja interesat secili i ka te ndryshme, dhe nese do stacione te japin vetem gjerat qe i interesojne i gjen dhe keto). Une i kam ndeshur te dyja te thone "budallalleqe" (sipas mendjes time gjithnje), por s'i kam pare aq shpesh dhe aq gjate sa te them cila thote me shume. Genta Popa me duket me shume per te dhene lajmet, s'me pelqen zeri monoton. Rudina ka nje menyre te foluri shume te ndryshme nga femrat e tjera ne televizion( ato qe kam pare jane shumica si gazetare lajmesh, ose mjaft te varura nga meshkujt qe drejtojne). Eshte nje tjeter emision pasditeje te vizion plusi, ajo goca psh eshte me e mire se te dyja (duke konsideruar qe eshte mjaft me e vogel).

iris, pliiz. Kjo eshte nje gje aq e rendesishme, saqe peshku e ka nxjerre mu` ne balle te faqes!

Arratisur, syrgjynosur,
Rraskapitur dhe katosur
Po vajtonj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.
Ku e lam’ e ku na mbeti,
Vaj-vatani e mjer mileti,
Anës detit i palarë,
Anës dritës i paparë,
Pranë sofrës i pangrënë,
Pranë dijes i panxënë,
Lakuriq dhe i dregosur,
Trup e shpirt i sakatosur.

Tema per peshq si ne, te arratisur, syrgjynosur, rraskapitur dhe katosur, te palare, te papare, te pangrene, te panxene... trup e shpirt te sakatosur!

Iris, dakord ke pika qe Genta ka zerin si per lajme, sepse jemi mesuar duke e pare ke lajmet..por..te thuash qe ne Shqiperi nuk tema interesante.... ka plot...edhe per dy here ne dite biles..smiley

Eshte nje tjeter emision pasditeje te vizion plusi, ajo goca psh eshte me e mire se te dyja (duke konsideruar qe eshte mjaft me e vogel).

I agree. Si prezantuese i le ne balte te dyja.

Gjeja qe me vjen me  keq per keto lloje programesh "zogj inkubatori" i mendimeve te pasditeve shqiptare eshte publiku ne salle ! Me duken nje sfond kukullash qe vetem degjojne dhe skane goje te flasin !

 Po keta ta shpifin megjithmend,sidomos tek Cani,kane fillu me i qujt spktatore 5 mije lekesha.

dhe shef gjithmone te njejtat fytyra smiley

Ndonje lek apo gadget per ata qe pergjigjen?! smiley

tele-pa-vizion quhen kto...duhet me ble ate pajisjen qe fikte gjith televizorat ne nje rreze prej 25m per ta pas ne shqipni..

oh tashi, po te flasim nga ana profesionale, nga menyra sesi i formulon pyetjet, Perzgjedhjen e fjaleve, menyra si i perballon situatat e ndryshme ne transmetim, si i pershtaten te ftuarit, Genta ja dhet nje qind here Magjsitares..Ne figuren skenike eshte gjithashtu me mire..Eshte e vertete qe fillimisht genta ishte disi e ngurte pasi ishte mesuar vetem me ritmin e emisionit e lajmeve, por pak nga pak ja mori doren edhe ketyre lloj emisioneve. Mu me duket se e zoteron tashme detyren..Ka te folur te shtruar dhe mjaft te moduluar

Magjistari me ate zerin si kukumjacke te largon. Kujt i kujtohet fraza e famshme e Magjistarit; e haaaaaaaaaaaaapiiiiiii...

 O idiot te degjuam!!!!!!!!!!

Te ka paguar Partia. Edhe kete e kuptuam.

Po mos ti shpetoje nje fare klisheje ne kete konglomerat fjalesh edhe mund te te ndihesha i ofenduar, por per fat te keq tuajin ka dhe njerez pa parti qe flasin objektivisht. Gjithsesi e habitshme sesi arrini te futni partite dhe ketu...Keni humb cdo sens gjykimi dhe arsyetimi. Jeni bere per te ardh keq..

boo njeri me cope cope se tjetri jane.kane kete manine te kopiojne tv italiane te cilat nga ana e tyre jane per te vene duart ne koke nga programacione.gjithashtu edhe tv italiane kopjojne pjesen me mjerane te tv amerikane.no more tv kjo eshte zgjidhja

Shikoni si alternative dhe ate te vizion+. Fillon i cik me heret dhe ajo vajza e drejton shume bukur,ndersa mes ktyne te dyjave zgjedh Rudinen.Eshte shume e njerzishme apo din te shfaqet e tille,(duket sikur ka lind ne televizion) une s'e di, po ajo te ban per vete.

 Ngaqe njoh tre vete qe kane dale te Porta e Fatit sikur kane fituar nje apartament, por ne fakt jane paguar me 500 mije leke te vjetra per te bere sikur kane marre apartament, duke u udhezuar se si ta njohin kutine qe duhet te zgjedhin, sa here qe shikoj Rudinen, me kujtohet se si bertiste "E hapiiiii" duke u tallur me fukarenjte qe blinin shprese me biletat e lotos. Ndaj dhe nuk e shoh dot me.

Jam kureshtar te di nese jane regjistruar ato emisione, si prova, e te deshmojne njerezit qe kane dale aty e pastaj te paditen organizatoret. KKRT duhet te mbaje kopje, ne fakt, por Mesila Dode qe ka qene ne KKRT per shume kohe eshte gruaja e Enkel Demit, miq te ngushte me Aleksander Frangaj, keshtu qe...

personalisht mendoj se programet e top-channel, ne pergjithsi mundohen te jen 100% kundra realiteti shqipetar (pak a shum mund te duket nga emri i televisionit; cfare mendojn ata se top-channel n'diqet nga te huajt??)

prezantuesja e "pasdite ne top-channel" me duket se m'ban te njejten qendrim sikur ishte ne endicionin e lajmeve, pra, pothuaj se ven nje buzeqeshje te fallsifikuar (qe nuk me pelqen)

ndersa prezantuesja ne Klan, eshte yll fare (ne contekstin e nje prezanuesje).

ne pergjidhsi, mendoj (sic thac me siper) temat ne Klan jam me realistike (me rrealitetin shqipetar) sesa ne top-channel

ndersa, programi ne vision plus (dhe pse fillon me heret) eshte alternativa me e mire. pasi presantuesja eshte e m'rrekullueshme, dhe temat jan 100% shqipetare (nuk do e kisha menduar kurr qe te jet merit qe televizionet shqipetare te prollojn programe per shqipetaret)

ne pergjithsi me duket se top-channel ka fituar nje "mendje-madhsi" se nuk i ben n'der

ps, A keni takuar shqipetar qe top-channel e quajn top-kanal? kush mendoni se e ka gabim? qutetari (shqipetar) apo televizioni qe ka marr kete emer Anglez? (me te vertet kjo eshte nje pyetje qe ja bej vetes shpesh here)

 mundohen te jen 100% kundra realiteti shqipetar

Per shembull? Sepse une shoh qe ata japin realitetin shqiptar, ndersa Klan ben sikur Shqiperia eshte fushe me lule. Mos nuk e njeh ti realitetin shqiptar e ngaterrohesh? Na jep ndonje shembull.

Shrembërimi që TV KLAN i bën realitetit tash më është i kuptueshëm nga tëgjith, pasi është pro gjeverisë. Por kur flas për realitetin nuk kam parasysh (per momentin) se ç’farë thojnë lajmet e keture kanaleve, por ne po flasim per ty programe që nuk kan lidhje me politikën.
Të them të drejtën, pasi nuk me ka pëlgjyer programin ne fillimet e tij, nuk mbaj mend n’do një shëmbull konkret nga “pasdite ne TCH” por ne “top-show” per shëmbull, mbrëm flitej per femrat ne karjer, per femrat e lira; që nuk kan nevoj për burrat. Madje shkuan deri aty ku u’tha qe ka burra që shkojnë m’bas femrave me karjer dhe qe ka femra që odabtoj femij per ti ritur te vetëme (në ekonomin akuale??).
Tani, duke pasur para sysh që TCH është kanal kombëtar, nuk besoj që një teme e till përputhet me realitetin Shqipëtar (por jam dakort që perputhet me realitetin e bllokut të Tiranes).
Sa për ta s’fortësuar këtë; para disa ditësh u vra nje nge këngëtaret Shqipëtare (një femë ne karrier, një femër V.I.P). Pastaj le mos të hym në detaje dhe fakte që në shumë vende te shqipërisë (ku medja ynë predendon të ofroj shërbim) gratë akoma trajtohen si Mushka (që duam apo s’duam këto zona sëbashku përbëjn një popullsi dosa herë më të madhe sesa njerëzit m’brenta “bllokut të Tiranës&rdquosmiley
Thjesht sa per koherenc, unë kam jetuar, pothuaj se gjithë jetën time në një qytezë matan Shkokodrës, dhe ta them me blot bindjen time që kanalet e MIJA kombëtare nuk perputhen as kund me realitetin e zonës sime (një gjysë ore larg Shkodrës)
 

Por ata per Tiranen e bllokun e Tiranes po flisnin, nuk po flisnin per grate qe perdoren si mushka. Dhe ne Tirane ajo qe kane thene ne emision eshte realitet per disa gra. Po ashtu dhe grate qe perdoren si mushka jane realitet. Edhe per keto gra kane bere shume emisione, shume me shume se per grate e bllokut. Pse mendon se duhet te jete e ndaluar te bejne emisione edhe per grate ne karriere? Bejne emisione per te dyja realitetet. E ke keqkuptuar ose thjesht te eshte fiksuar qe Top Channel duhet share. smiley Mos ma merr per ters qe po ta them, por shumica e Shqiperise NUK eshte si ato qytezat e vogla matane Shkodres. 

me fjen keq qe me fute tek kategoria e ature qe mendojn se "duhet share TOPI" - te them te drejten nuk e dija qe kishte nje kategori te till.

Dhe OK ndoshta "grate si mushka" eshte nje shembull EKSTREM, dhe jam ne djeni qe shqiperia nuk mund te prezantohet nga ato gra, por, me gjithe seriozitet mendoja qe topi eshte pak me large realitetit te pergjithshem.

Por dua te theksoj, se edhe pse do doja qe TOPI te ishte me me kemb ne tok, ne fund te fundit, ky kanal eshte me i miri nder te gjith, pasi tepakten ka aq shum volum sa qe (ne kete rast) i kompenson ato "probleme" qe per mendimin tim ka.

Nuk doja ta thoja, por ne te vertet, nga viti 2000 un jam ne emigrim (vi ne shqiperi per pushime), dhe ndoshta e kam gabim (dhe shpresoj qe te jete Shqiperia kaq e emacipuar) - por besoj qe pak me teper realitet do ishte me mire

"gruaja si mushka" ishte "realiteti" qe me errdhi ndermend e para smiley

 Gra si mushka ne shqiperi perdoren edhe ne fshatrat e Tiranes, edhe ne jug, edhe ne fshatrat e bregdetit. Ne qytet ka me pak, por ka. Nuk e kam per kete realitet. Ekziston si realitet, eshte ne renie. Por ama ka dhe gra karriere, ndaj dhe keto jane pjese e realitetit. E kam fjalen qe s'ka asnje gje te keqe te besh nje emision dhe per keto, nuk eshte se percakton realitetin 100% te Shqiperise duke iu referuar atyre ne nje emision. Prandaj thashe qe je keqkuptuar. 

Une jam i mendimit qe televizionet shqiptare, Tch, tvklan e vizion plus, jane ne nivel te mire, duke marre parasysh qe vetem 15 vjet me pare nuk ekzistonin. Fqinjet tane ballkanas i kane pasur para nesh dhe sinqerisht them se hahemi per nivel, madje ua kalojme ne disa aspekte, edhe pse mbetemi pas ne shume aspekte te tjera. Nuk jane ne nivelin e vendeve qe i kane televizionet private qe nga vitet 30, para 80 vjetesh. Pervoja ben te veten. Por po te shohesh televizionet private lokale italiane te viteve 70, do te shohesh sa gomarlleqe kane pasur dhe ata ne fillim, shume me rende se ne. Ndaj mednoj se ne kaq pak kohe, televizionet shqiptare kane ecur mire dhe u bihet ne qafe me qortime me shume se c'meritojne. Jo se s'meritojne.

Jam 100% dakort me ju ne kete pik. Eshte faktike qe televisionet (qe ti permende) kan ecur shume mire, madje nese i krahasojm me institucionet e tjera ne shqiperi, medja eshte me te vertet ne nivelin e duhur (per c'mosh qe ka).

Personalisht nuk jam ne djeni se ne c'fare niveli jane medjat e vendeve rreth e rrotull (por normalisht eshte e besueshme se edhe ata, me provoj me te gjate, kan problemet e veta)

Ky eshte debati i pare qe bej ne faqet shqipe-folse, dhe nuk e dija se sa kritikohen medjat. Kam nje n'djesi qe ndoshta shumica e kritikave behen bazuar ne politik, nese eshte keshtu, atehere eshte 100% gabim; por kur medja (ose dicka) kritikohet me siqeritet s'nesoj se eshte gje e keqe smiley

Qysh kur Blloku i Tiranes, na qenka "kanon" emancipimi??? A hyjn ne ket kategori te emancipumesh edhe prostitutat e Blloku? Po Jozefina Topalli si femra me e fuqishme sot ne Shqipni a mund te quhet "Femen Blloku" ?

Cila nga femrat shqiptare ne  karrier apo pseudo-karrier po ben femije qe ta rris vetem, Popa, Magjistari? As Zajmina e çiljeta e co nuk e bejn at gje.

Mig, qytezat e vogla matan shkodres jan te njelloj me ato pran Korçes apo Gjirokastres etj, vec ne rast nese keto te fundit nuk jan banuar me shqiptar dhe ai 1% grek qe esht asht po aq Konservator sa ne-Shqipetaret. Bashkjetesa ben te veten. Femren mund ta "instrumentalizosh" ne menyra te ndryshme dhe kur luan rolin e modernit sh shqiptar pseudo-intelektual.

Te besh karriere dhe te jesh e dobishme nuk esht ekskluzivitet i femres ne Tirane apo te dalesh ne TV, nuk esht veç te jesh ministre, apo biznesmene, po mund te japesh ne çdo fushe.

u mprehte ne paqe ajo vajza-kengetare qe i referoheni, po menyra si ajo po perpiqej te bente karriere dmth (nepermjet lidhjesh me biznesmen) esht shembulli i kundert se si nje femer nuk do arrij te jet kurr e emancipuar apo me karrier te merituar. Perndryshe opinioni i kundert nga ana juj dmth qe ju meshkujt keni nevoj te emancipoheni.

pssmileyeshku ju lutem mos na fshini profilet kur nuk mund te partecipojm ketu per nje koh sepse kemi edhe pune te tjera dhe jete per te bere!

Te them te drejten si ndjek por mir do qe te beheshin sa me shume programe te ketij formati se minimalisht nuk merren me politike e qe ktu eshte arritje, kush me mire e kush me keq pak rendesi ka  smiley

Ne fund te fundit kjo eshte mese e drejt

Pinka e forte e "Pasdite ne Top Channel" eshte Genta Popa dhe pika e dobet e "Emisioni i Pasdites" eshte Rudina Magjistari, kjo e fundit eshte shume simpatike por ben gafa te tmerrshme

Varet se kush me terheq me shume pasi i kontrolloj njehere  te dy...

Me shume kam ndjekur Pasdite ne Top Channel

Per ta kuptuar dallimin midis te dyja emisioneve, boll te shikosh edhe fotot ilustruese ne krye te ketij postimi. Pasdite ne Top Channel - estetike, e kendshme, e rregullt, e paster. Pasdite ne Klan - kopje e shemtuar, mishmash ngjyrash agresive, rremuje, vargmal te ftuarish te panjohur. Qe Pasditja e Topit eshte me lart se zhgarravina e Klanit kjo duket edhe nga content. Pasditja ne Top Channel, konkrete, e sakte, koncize, me tema te artikuluara. Pasditja ne Klan - e zvargur, e mbushur me lajka, pasthirrma dhe komplimente gjithe kohes. Mjafton te ndjekesh edhe kronikat e njeres dhe tjetres. Per 8 mars ne Top Channel - flitej per rastin tragjik te vrasjes se kengetares Emmy nga I dashuri I vet dhe I shume grave te tjera qe jane eleminuar keshtu ne shoqerine barbare shqiptare. Ne Klan kishin marre fjalimin e Jozefina topallit per lumturine dhe perspektiven e gruas ne shqiperine demokratike. C'te thuash tjeter. Ne top ka pasur edhe kronika te tjera te forta. Kam pare nje here ne Pasdite rrefimin e nje mesueseje te perfhunuar, rrefimin e femijeve nga Lushnja qe gjahtaret italian I perdornin si zagare gjuetie, dhe se fundi pashe rrefimin e nje te riu nga Korca sesi e kishte blere kombesine greke. Tek Pasditja e klanit ka vetem kronika per kremrat, lifting te fytyres dhe si te arredojme shtepine. E permbledhur: Pasdite ne Top Channel rocks. Pasditja (qe I kopjoi edhe emrin madje) ne Klan - sucks.

 Pasdite ne Top Channel ka ca gafa konceptuale. Kronika nuk ka lidhje me te ftuarin dhe kjo krijon ca siklete.. te sikletshme. Nje pasdite kishin bere nje kronike per transvestitet e parqeve te Tiranes. Ne studjo e ftuar kengetarja Soni Malaj, dhe Genta Popa qe nis biseden me "C'mendon ti Soni per transvestitet?"  - Ndonjehere Pasditja e Topit ka tema te mira, por keto jane rralle e per mall. Genta Popa eshte nje INTERVISTUESE E DOBET. Kam respekt per te si femer por ajo nuk di te intervistoje. I ngrene topa qe jo qe nuk i zhyt por as i dallon fare. "Rikthehemi edhe nje here tek familja...." "Adrian Gaxha, a ke ndermend te merresh me muzike klasike?" Qysh e? Gaxha muzike klasike? Si te pyesesh, "Adi Krasta, a do merreni me keç?" Ajo lloj gazetarie qe behet ne Pasdite ne TCH eshte mediokre. Nga kanali tjeter Rudina ne Klan vazhdon me te veten. Stafi i Klanit punon me pak, shpenzon me pak (i merr ca video ne YouTube) e megjithate ka nuhatje me te mire per temat qe terheqin ne biseda. Megjithe ngjyrat e shpifura tek Klani, regjizori aty (Trimi) e nxjerr jo keq ne ekran programin. Ate vazjen e vizionit nuk e shof, s'di pse po mua ajo studjo e V+ nuk me shtyhet fare, shume gerdalle me duket. Ne perfundim, keto dy programe nuk sjellin shume ne sensin e te mires publike. Ka programe te cilat kushtojne shume me pak per tu prodhuar qe nxjerrin me shume vlera, duke i dhene publikut ze. Vetem 5 mije lekshat e publikut ne keto programet e pasditeve kushtojne me shume se rrogat e stafeve ne programe te tjera, ai orar i shkelqyer mund te shfrytezohej per programe me me shume ndikim dhe dobi.

Ne radhe te pare: Genta eshte si shpirt. Ne radhe te dyte: nqs ne edicionin e lajmeve lajmi kryesor flet per nje vrasje ne Babrru, lajmi I dyte duhet te jete patjeter nje rrefim per historine e Babrruse? Se kete logjike perdor ti. Po nuk pati lidhje farefisnore lajmi me prezantuesen dhe te ftuaren, nuk e merr ne konsiderate? Pasdite ne Top Channl eshte emision magazine. Ne nje magazine I gjen te gjitha brenda nje numri, edhe lajmin politik, edhe ekonomik, edhe tranvestitin edhe soni malajn. Ne top channel me Genta Popen, kete e bejne ne menyre te shkelqyer dhe ai emision mban ere civilizim e qytet. Ne klan, me stafin e vet katundaresk, s'jane kerrkund.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).