1301660015.pjpeg (274×229)Në bazë të të dhënave për monitorimin e reklamave që transmetohet në televizionet shqiptare, vëmë re se lëvizja "Zgjohu" zë vendin e pestë për nga shuma që ka dhënë për transmetimin e fushatës së vet publicitare. Vetëm për muajin shkurt, i cili kësaj radhe ishte 28-ditësh, kjo lëvizje ka paguar për publicitet 50,628,615 lekë, duke ia kaluar dhe kompanive të tilla të mëdha si AMC. Në listën prej 20 biznesesh, që kanë paguar më shumë gjatë këtij muaji, nuk ka asnjë organizatë joqeveritare apo shoqata të ngjashme me lëvizjen "Zgjohu". Të 20-ta kompanitë e renditura në tabelën e mëposhtme, janë vetëm biznese, madje nga më të fuqishmet, në vendin tonë.

Drejtuesi i kësaj lëvizjeje, u shpreh dje se një shoqatë rinore "ka mbuluar teknikisht marrëdhëniet financiare me median dhe ka mbledhur fonde nga qytetarët për të mbështetur lëvizjen "Zgjohu" përgjatë vitit 2011". Dhe fondet sipas Dishës për 2011 janë "në një vlerë prej rreth 5.000.000 L". Në tabelën e reklamuesve më të shtrenjtë në vend, dallohet që vetëm për shkurtin kjo lëvizje ka paguar 50,628,615 lekë, por për janarin sa është paguar, por për muajin mars sa është paguar? 

Në shumën që përmend Disha, duket që nuk është përfshirë përgatitja e spotit publicitare. Televizionet shqiptare, kryesisht privatet, por edhe ai shtetëror, ka tarifa fikse vetëm për prodhimin e një spoti publicitar, pastaj transmetimi është tarifë tjetër. Një shifër e përgjithshme për prodhimin e spotit, më e ulëta është 1500 euro dhe më e madhja është 100 mijë euro. Në këto shifra përfshihet blerja e pamjeve, pra e drejta e autorit që ka realizuar pamjet, si dhe zëri i reklamuesit, që janë pronë e prodhuesit. Televizionet operojnë me transmetimin e këtyre pamjeve, me një vlerë të përgjithshme, nga më e ulëta 100 euro deri në pafundësi, për 30 sekonda reklamë.

"Gazeta Shqiptare" është interesuar për këto detaje pranë lëvizjes "Zgjohu" me këto pyetje; Sa lekë ju kushton prodhimi i një spoti dhe ku e realizoni atë, pra a bëni përzgjedhje në bazë të ofertave apo thjeshtë shfrytëzoni lidhjet tuaja personale?; Sa lekë merr folësi i reklamës dhe pjesa tjetër e stafit?; Cili është fitimi juaj në këtë rast, pra nga i gjithë ky projekt sa arrini të përfitoni për veten tuaj?".

Kjo kërkesë pranë kësaj lëvizjeje është bërë që më 30 mars 2011 me insistimin për ta bërë një transparencë të tillë. Përgjigja për transparencë u bë dje "ditën e hënë dt. 4 prill 2011 do të japin një konferencë për shtyp përballë Bashkisë Tiranë ku do të bëjnë edhe transparencën e nevojshme". Një lëvizje kaq serioze, që ka mundësi financiare të paguajë 50,628,615 lekë reklama për muajin shkurt, duhet t'i kishte përgjigjet e pyetjeve që ditën kur i janë bërë ato. Nëse lëvizja "Zgjohu" renditet ndër bizneset më serioze dhe më të shtrenjta që paguajë para për të reklamuar prodhimin e tyre, duhet t'i kishte dokumentet të disponueshëm që në momentin që i është kërkuar ky dokumentacion. 

8 Komente

 E me mire dhe ju se e bete cope dhe ket levizje. Keni marre vendin e Altinit dhe ju, doni me dekonstruktu me patjeter kete levizje milioneresh, jazek ju qofte, qe po i nxirrni kallajin, jazek.....

Me duket se folja ishte "demontu"

 Lëvizja Zgjohu PASKA faj! Bëka spote me para të pista. Do i lutesha ndonjë gazetari që lexon peshkun, të hetonte gjithë lëvizjet e fushatës së Metës. pls... 

Sa lekë ju kushton prodhimi i një spoti dhe ku e realizoni atë, pra a bëni përzgjedhje në bazë të ofertave apo thjeshtë shfrytëzoni lidhjet tuaja personale?; Sa lekë merr folësi i reklamës dhe pjesa tjetër e stafit?; Cili është fitimi juaj në këtë rast, pra nga i gjithë ky projekt sa arrini të përfitoni për veten tuaj?".

kjo pra, dmth pasi eshte bere pyetja, eshte orientim apo shpjegim? Sidoqofte keto pyetjet duhet vene te seksioni "Pyet peshkun".

Sa, si, cili, kush? Pergjigja e pyetjes eshte brenda teje....dhe eshte gabuar.

Budallalleku i ketij shkrimi eshte shume i thjeshte: NEWS24 eshte nje nder kanalet qe ka transmetu spotet. NEWS24 ka transmetu x spote per y leke. Shumezojini pjestojini nxirrni mesataren dhe krijohet ideja se sa leke kane bo. Nese NEWS24 ka transmetu po themi 10%-15% te spoteve nxirrni sa eshte vlera 100% dhe del rezultati. Nese ZGJOHU ne Shkurt ka transmetu 10-15% te spoteve i bi qe NEWS24 ka inkasu 10-15% te vleres se spoteve pra vetem nga ZGJOHU do i binte qe NEWS24 te kete marre mbi 5.000.000 L te reje vatem ne Shkurt!!! Ejjjjjjjjjjjjjjjjjjj! A jeni ne vete se per cfare budallalleqesh po flisni?????? I bi qe NEWS24 paska korr fitime perrallore!!! Por ky eshte superbudallallek autogoli! I bie qe NEWS24 duhej te kishte pagu ne shtet vetem ne shkurt 1.000.000 L te reja me shume ne shtet si tatim mbi vleren e shtuar! Nese si ka pagu, i bika qe paska bo evazion fiskalsmiley)))))))))))))))))))))))))))))))))

Lejini budallelleqet e Veliajt dhe Fuges qe jane furnizuesit e pare me budallellek te GSH sic ben ne dhjetor 2010 me fondet e AMSHC qe e nxorren GSH bllof dhe po si dje qe e detyruan sot GSH te bente 4 pergenjeshtrime dhe te kerkonte dhe ndjese per budallallekun e djeshem me montime emrash dhe deformime fjalesh (shihhttp://www.balkanweb.com/gazetav5/artiku... )

 Ku ishte shkruar qe kete shifer Zgjohu ja ka paguar vetem news24? 

Reagimet për shkrimin e "GSH" për emrat, por jo për lekët

» Dërguar më: 01/04/2011 - 14:12   

Lëvizja "Zgjohu" reagoi dje ndaj shkrimit të "Gazetës Shqiptare" e cila me anë të pyetjeve që iu bë drejtuesit të saj, kërkonte të bënte transparencën e spoteve publicitare që kjo lëvizje ka hedhur në transmetim ditët e fundit. Drejtuesi i Lëvizjes thotë se kush ia ka dhënë 5 milionë lekët për "të gjithë vitin 2011". Reagim bënë dhe drejtuesi i Shoqatës Për Integrim e Zhvillim, Naim Lusha, Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile si dhe drejtuesi i Zyrës Për Mbrojtjen e Konsumatorit Altin Goxhaj.
"Zgjohu"
"Rasti më flagrant është deformimi i emrit të organizatës jofitimprurëse Shoqata Rinore për Integrim dhe Zhvillim me nr. nipti L01622451B organizatë e regjistruar në fillim të vitit 2010, e cila në bazë të legjislacionit shqiptar, ligjit për OJF-të, legjislacionit fiskal vepron në ndërgjegjësimin për çështje me interes publik."
Gazeta Shqiptare - ia ka kërkuar këtë informacion Zirkon Dishës që tre ditë më parë, atëherë kur ai nuk ia dinte emrin kryetarit të kësaj shoqate, ndërsa dje ia dinte edhe NIPT-in.
"Kjo organizatë është edhe shoqata e cila ka mbuluar teknikisht marrëdhëniet financiare me median dhe ka mbledhur fonde nga qytetarët për të mbështetur Lëvizjen Zgjohu përgjatë vitit 2011. Fondet janë mbledhur në bazë të legjislacionit për OJF-të nga qytetarët dhe biznesmenë të vegjël në shuma të vogla dhe të mëdha për të mbuluar fushatën mediatike në televizionet kryesore të vendit në një vlerë prej rreth 5.000.000 lekë".
Gazeta - Tre ditë më parë në intervistë, Disha tha që kjo shoqatë i kishte dhënë 12-13 milionë ketë dhe jo 5 milionë lekë. Kur iu kërkua se si e ka emrin kryetari i kësaj shoqate që i jep lekët, ai përmendi një "Sokrat" që nuk ia dinte mbiemrin. Nëse ai i ka të justifikuara 5.000.000 lekët, po pjesa tjetër që mbetet nga shuma prej 50,628,615 lekësh?
"Megjithatë, sot "Gazeta Shqiptare" i ka hequr një pjesë emrit të kësaj shoqate ("Shoqata Rinore për Integrim dhe Zhvillim" me nr nipti L01622451B) me qëllim për ta ngatërruar me emrin e një shoqate tjetër ("Shoqata për Integrim dhe Zhvillim" me nr nipti L02302451J), dhe i gjithë ky montazh është bërë vetëm e vetëm që të implikohet institucionet qeveritare në raport me lëvizjen "Zgjohu" pasi shoqata e dytë sipas websitit të AMSHC-së është financuar për një projekt për transparencën e pushtetit lokal në rrethin e Lezhës".
Gazeta - Kreu i Lëvizjes "Zgjohu" u tregua i shqetësuar dhe i gatshëm që të ofrojë të dhënat edhe për një organizatë tjetër, së cilës, edhe për faj të vetë Dishës, i është ngatërruar emri. Gazeta i kërkoi të gjithë dokumentacionin dhe nëse do të ishte vënë në dispozicion në kohë, sigurisht nuk do ishte harruar që të përmendej Shoqata Rinore.
"Ky montazh i shëmtuar për të shpikur emra institucionesh shtetërore si financues të lëvizjes "Zgjohu" ka vetëm një qëllim: Të fajësojë lëvizjen qytetare "Zgjohu" qytetare për hallet që e kanë zënë Tiranën."
Gazeta - Asnjëherë dhe askush nuk është shprehur se fajet për hallet e Tiranës e ka lëvizja "Zgjohu".
"Për të bërë transparencën e fajit të "Zgjohu", shoqata "Rinore për Integrim dhe Zhvillim" (ajo e vërteta dhe jo ajo që thotë Gazeta Shqiptare) ditën e hënë dt. 4 Prill 2011 do të japin një konferencë për shtyp përballë Bashkisë Tiranë ku do të bëjnë edhe transparencën e nevojshme përballë gazetarëve ku do t'i përgjigjen të gjitha pyetjeve".
Gazeta - Ne ia kemi kërkuar këtë transparencë kësaj Lëvizjeje që para tre ditësh dhe nuk na u bë i mundur që të zotëronim asnjë informacion, që është i vetmi faj i "Zgjohu", i cili nuk ka përgjigje për pyetjet e ngritura.
Lusha
"Ju në "Gazetën Shqiptare", keni shkruar artikull për lëvizjen "Zgjohu". Në këtë artikull për mungesë informacioni nga ana juaj, keni përmendur emrin e organizatës tonë për "Integrim dhe Zhvillim", Tiranë. Për qartësim po ju japim një informacion të shkurtër për këtë organizatë. Është krijuar në vitin 1997, me vendim nr. 4058 në Gjykatën Shkallës Parë Tiranë, nr NIPT L02302451J. Deklarojmë me përgjegjësi të plotë se organizata jonë nuk ka asnjë kontakt, apo marrëveshje me Lëvizjen "Zgjohu."
"GSH" - Po, është bërë një ngatërresë me emrin e shoqatës, nuk është përmendur Rinore dhe del që në Gjykatën e Tiranës është një organizatë tjetër "Integrim dhe Zhvillim", që shprehet se nuk ka asnjë kontakt me lëvizjen "Zgjohu". Por, Gazeta është e interesuar të dijë burimin e financimit të një reklame prej 50,628,615 lekësh?
Agjencia
"Për sa i përket financimit të shoqatës për "Integrim dhe Zhvillim" me numër të identifikimit të personit të tatueshëm (NIPT-i) L 02302451J, me përfaqësues Ligjor Z. Naim Lusha dhe jo Sokrat apo ndonjë vajzë me emrin Erlinda, për të cilën "Gazeta Shqiptare" nuk posedon informacionin e saktë, sqarojmë se; ky projekt "Monitorimi i praktikave të Qeverisjeve Lokale nga komuniteti në bashkitë e prefekturës Lezhë" është shpallur fitues në thirrjen e parë të agjencisë dhe ka një kohëzgjatje prej 6 muajsh (01.12.2010 deri në 01.05.2011), si dhe me një fond prej 885.000 lek&eumlsmiley."
"GSH" - E falënderojmë agjencinë për transparencën e saj dhe për sugjerimin e dhënë për informacionet në lidhje me shoqatat e organizatat jo qeveritare në Shqipëri. Por as nga reagimi i saj nuk e mësojmë dot se si arrihen të gjenden aq shumë para, që e rendisin "Zgjohu" në biznese të rëndësishme të vendit.
Goxhaj
"Ky montim i emrit ka sjellë keqpërdorimin e emrit të një OJF-je tjetër duke sjellë edhe implikimin e shumë emrave të institucioneve shtetërore dhe OJF-ve dhe rrjeteve të tyre duke sajuar fakte sikur AMSHC mbështet Lëvizjen ZGJOHU. Shumë emra të tjerë janë keqpërdorur duke bërë lidhje të gabuara dhe të pavërteta duke dëmtuar kolektivisht dhe individualisht shumë persona dhe OJF duke dëmtuar reputacionin e tyre."
"GSH" - Në fakt nuk është bërë një montim, por është hequr vetëm një përcaktim, që është ajo Rinore, nëse do t'i kishim dokumentacionin e kër-kuar për memorandumin e bashkëpunimit, nuk do të ishte bërë dhe ky "montim". Për këtë memorandum është shprehur edhe vetë Goxhaj, i cili u shpreh për GSH-në se "memorandumi ka qenë i nënshkruar në parim". Ne i kemi kërkuar drejtuesit aktual të "Zgjohu" një dokument që vërteton pikërisht se falë një memorandumi të tillë, shoqata Rinore për Integrim e Zhvillim mbledh fonde për të.

 Dhe thone socialistet pastaj se ekonomia ka rene. Shi sa para kane OJF, leje mo bizneset. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).