cat_sali-berisha-juliana-pasha-lulzim-basha-prezantimi-fushata-bashkia-rajmonda-bulku-(303).jpg (280×227)Këtë mbrëmje vij para jush, si një djalë i këtij qyteti. Unë jam fëmija i parë i dy prindërve të përkushtuar dhe të mrekullueshëm. Ata më rritën mua dhe vëllain tim, mes vështirësish dhe rropatjesh të panumërta. Ata na falën gjithë dashurinë e tyre, duke sakrifikuar gjithçka nga vetja. Edhe pse kohët ishin të vështira, ata ja dolën të na sigurojnë një fëmijëri të ëmbël, plot me kujtime të lumtura. Sepse për ta, ne fëmijët e tyre ishim gjithmonë të parët. Unë u rrita në atë Tiranë, duke ëndërruar se si mund të bëhej ajo një ditë! Si mund të shndërrohej në një qytet me më shumë qytetërim, me më shumë drita të vërteta. Një qytet që të rrezatonte më shumë ngrohtësi dhe më shumë gëzim për banorët e tij. 20 vjet më parë ne, shqiptarët, e rrëzuam tavanin e hekurt që ndrynte në ëndrrat tona, që mbyste shpresat tona dhe që burgoste mendjet dhe trupat tanë. Në këto 20 vjet e kemi parë si qyteti ynë u rrit, ndryshoi dhe u zmadhua.

Por sot, kur unë dhe Aurela shohim qytetin, ku jetojmë bashkë me vajzën tonë Dafina, ashtu si shumëkush, nuk jam i kënaqur. Sepse ne të gjithë kërkojmë dhe po ashtu meritojmë më shumë nga ky qytet, nga kjo shtëpi e madhe e përbashkët. Tirana jonë dhe njerëzit e saj përballen me probleme reale dhe të përditshme, probleme të cilat nuk mund të zgjidhen as me gjuhë të egër, as me protesta të dhunshme dhe as me beteja politike, por vetëm me shumë punë, vizion krijues dhe duke u bashkuar të gjithë si qytetarë. Sepse ky qytet ka nevojë për një ajër të ri, të freskët, të ndryshëm, të pastër dhe më të gëzueshëm. Një ajër të ri, ku humanja të jetë shumë më e pranishme. Një ajër të ri, që do ta bëjë qytetin më mikpritës, më bujar dhe më të dashur për banorët e tij, fëmijët, prindërit, gjyshërit tanë! Realiteti i sotëm është përherë e më rraskapitës për banorët e Tiranës. Vendet e punës janë të pakta, çmimet e strehimit të larta, bllokimet e trafikut të përhershme, ndotja e gjithëpranishme, parqet dhe lulishtet të pamjaftueshme, shkollat te mbingarkuara, taksat bashkiake tepër të larta dhe korrupsioni mjaft i përhapur. Mund të çirremi sa te duam para këtyre sfidave. Mund t’i tundim grushtet në erë sa të duam para këtyre problemeve. Mund të bëjmë sikur i mbulojmë ato, duke u kaluar përsipër një dorë boje. Por asnjë nga këto nuk i zgjidh problemet e qytetit tonë! Klithja e slloganeve politike, nuk hap asnjë vend të ri pune dhe kësisoj nuk ulet dot çmimi, qoftë edhe i një buke të vetme. Betejat politike nuk na e shkurtojnë kohën e kthimit në shtëpi, nuk e çajnë dot trafikun kaotik pas një dite të lodhshme pune. As nuk ndërtojnë dot, qoftë edhe një park të vetëm lojërash për fëmijët tanë. As gjuha e egër dhe as bëmat e dhunshme nuk do ta shndërrojnë Tiranën në një qytet më të mirë për fëmijët e mi dhe fëmijët tuaj. Asnjë nga këto nuk i ndihmon njerëzit të përmbushin shpresat e tyre.

Jo. Qytetaret e Tiranes presin më shumë se britma indinjate dhe beteja politike. Problemet e qytetit janë tepër të mëdha, sfidat e tyre tepër urgjente dhe bastet për të ardhmen tone tepër të larta, për të lejuar teatrin politik të radhës të vazhdojë të shfryjë plot mllef dhe hipokrizi. Sot është koha për t’ u ndarë nga këto shfaqje njëherë e mirë. Është koha për t’ju përveshur punës, për të vënë Tiranën të parën, njerëzit të parët. Por çfarë mund të bëjë një kryebashkiak për punësimin dhe çmimet, nëse nuk rropatet natë e ditë për këtë problem? Nëse nuk bën të vetin edhe problemet e të tjerëve? Nëse nuk e ndjen deri në palcë përgjegjësinë e kësaj detyre? Asgjë. Këtë e dëgjuam dhe mbrëmë nga Kryetari aktual i Bashkisë, i cili tha se ka të tjera plane dhe preokupime në këto kohë: do që të kapë karrigen e Kryeministrit. Ka dy lloj njerëzish, ata që marrin seriozisht vetëm veten e tyre dhe ata që i marrin seriozisht detyrimet e tyre. Unë u rrita, u shkollova dhe çava në jetë, falë kësaj të dytës. Është e vetmja rrugë që njoh. Eshtë e vetmja rrugë që mësova nga prindërit e mi dhe ky qytet. Sepse, sipas meje sekreti është dashuria. Ne ndiejmë dhe e kuptojmë njëri - tjetrin përmes dashurisë. Dashuria është elementi më thelbësor për çdo njeri, ndriçimi më rrezatues dhe forca më e madhe, e aftë të kapërcejë gjithçka tjetër. Prandaj e di se të gjithë së bashku, me dashurinë për fëmijët tanë, për prindërit tanë, me dashurinë për këtë qytet dhe njëri – tjetrin, nuk ka gjë që nuk mund të arrijmë.

Prandaj sot nuk vij para jush për t’ju ndarë në një betejë tjetër politike. Përkundrazi, ju ftoj sonte nga kjo foltore të bashkohemi për ta vënë Tiranën të parën, për të ndërtuar së bashku të ardhmen europiane të këtij qyteti. Sepse betejat e vërteta në ketë qytet nuk zhvillohen në teatrin politik të radhës. Ato zhvillohen në çdo familje dhe në çdo shtëpi Tirane. Në çdo rrugë dhe në çdo lagje të saj. Në jetën e çdo banori të saj. Këto janë betejat e vërteta. Betejat e njerëzve të këtij qyteti. Betejat për një jetë më të mirë. Betejat me papunësinë dhe çmimet e larta. Betejat për më shumë shkolla dhe shkolla më të mëdha e më të mira. Betejat kundër pamundësive të përditshme. Betejat për mundësi.

Betejat tuaja të përditshme do jenë të vetmet beteja për mua.

Unë sot i futem sfidës për ta kthyer qytetin tonë në qytetin e mundësive. Mundësive për punësim dhe jetë më të mirë. Mundësive për rrugë, sheshe, parqe, kënde lojërash, ajër të pastër, trafik normal, transport publik, arsim, kulturë dhe sport. Dhe për këtë, qytetit i duhet një kryebashkiak për të cilin “E para është Tirana, të parët jeni ju”! E di se çdo politikan mund të premtojë gjëra, shpesh të bukura por të pamundura, por ajo për të cilën ka nevoje ky qytet është një njeri që t’i futet punës dhe t’ia dalë asaj në krye. Në të folur njerëzit mund të jenë njëlloj, por veprat e tregojnë ndryshimin midis tyre. Në 6 vjet në shërbim të publikut, unë kam folur me vepra dhe jo vetëm me fjalë. Kam mbajtur çdo premtim që kam dhënë, kam përmbushur çdo angazhim që kam marrë. Unë dua dhe di të punoj për Tiranën! Unë do të punoj për ju, për te gjithë ju sepse për mua “Ju jeni të parët, Tirana është e para.”

Unë do punoj për të luftuar çmimet e larta në këtë qytet. Akti im i parë do jetë krijimi i një Agjencie Bashkiake të Mbrojtjes së Konsumatorit, që do ketë detyrë parësore inspektimin, raportimin dhe turpërimin publik te çdokujt që spekullon me çmimet në Tiranë, nga buka dhe karburanti tek strehimi dhe shërbimet. Mbrojtja e konsumatorit nga çmimet abuzive dhe mallrat jocilësore, si dhe mbrojtja e bizneseve nga konkurrenca e pandershme do të jetë një angazhim i plotë i Bashkisë. Konkurrenca e ndershme është çelësi i tregut të lirë, çmimeve të ulëta, dhe mundësive më të mëdha. Të gjithë nivelet e qeverisjes duhet të luajnë rolin e tyre duke filluar nga Bashkia. Bashkia, gjithashtu, do të punojë për përmirësimin e infrastrukturës, për të ulur koston e transportit që lidhet me mallrat dhe shërbimet, në mënyrë që këto kursime t’i kalojnë konsumatorit.

Akti im i dytë si Kryebashkiak do të jetë krijimi i TaskForces për Punësimin. Në qytetin tonë, njerëzit e kualifikuar nuk mund të gjejnë vende pune dhe shpesh bizneset nuk mund të gjejnë njerëz të kualifikuar. Ngërçi i zhvillimit ekonomik që ka mbërthyer Tiranën në këto vitet e fundit ka nxjerrë në pah problemin e punësimit dhe të papunësisë. Potenciali ekonomik i qytetit të Tiranës dhe ai i punënxënies, janë dobësuar ndjeshëm këto 3-4 vitet e fundit. Ndërkohë, që popullsia e qytetit vazhdon të rritet. Dhe do të rritet edhe në të ardhmen.

Në themel të arsyes qëndron performanca e dobët e Bashkisë në të gjitha drejtimet. Rritja e kostove dhe pasigurisë mbi bizneset, si rezultat i politikave të gabuara të Bashkisë, të tilla si rritja shumëfish e barrës fiskale lokale, shtimi i kostos së burokracisë bashkiake, zhvillimi territorial pa plan dhe kaotik, mos-angazhimi i Bashkisë, në krijimin e lehtësirave për biznesin shqiptar apo të huaj, e deri te radikalizmi dhe konfliktualiteti i lartë, kanë shkaktuar frenimin e investimeve private, shqiptare e të huaja e për pasojë edhe frenimin e mundësive për punësim e vetëpunësim.

Unë do të punoj fort për këtë. Bashkia do të angazhohet në zbatimin e politikave direkte, për nxitjen e punësimit dhe reduktimin e papunësisë, përmes ngritjes së një sistemi bashkiak të informacionit mbi tregun e punës, lehtësimit të kontakteve mes punëdhënësve dhe punëmarrësve, afrimin e shkollës dhe universiteteve me biznesin, hapjen e mundësive për praktika mësimore pranë Bashkisë dhe gjithë rrjetit institucional apo partnerëve privatë të saj, si dhe përmes trajnimit profesional. Për këtë qëllim, Bashkia do të punojë ngushtë me komunitetin e biznesit, shkollat, universitetet, median, shoqërinë civile si dhe me strukturat e specializuara të qeverisë dhe bashkive e komunave fqinje. Shumë të rinj që mbarojnë studimet e kanë të vështirë të gjejnë një punë në profesionin e tyre. Bashkia do t’i ndihmojë këta të rinj, duke financuar një program stazhi që do t’i afrojë ata me sektorin privat dhe do t’i pajisë me përvojë pune në profesionin e tyre. 70% e atyre që kryejnë stazhe të tilla, iu ofrohet punësim i përhershëm në sektorin privat, dhe ne e kemi për detyrë të bëjmë gjithçka për punësimin e brezit të ri. Por kjo nuk mjafton. Ne do të krijojmë më shumë vende pune dhe punësim me paga më të mira. Sot Bashkia nuk bën asgjë për punësimin. Dhe ndonëse Bashkia nuk mund të bëjë gjithçka për punësimin, ajo mund të bëjë diçka dhe me mjaft rëndësi. Misioni im është hapja e 30 mijë vendeve të punës në dy vitet e ardhshme. Vetëm unaza e madhe dhe projektet e tjera të nënkalimeve dhe parkingjeve nëntokësore do të krijojnë mbi 5800 vende pune. Por sektori publik nuk mund të arrijë gjithçka. Për të krijuar më shumë punësim dhe punësim me pagë më të mirë, ne duhet të nxisim ekonominë duke ndihmuar hapjen e bizneseve të reja dhe zgjerimin e atyre ekzistuese. Por sot, Bashkia jo vetëm që nuk po ndihmon, por ajo po pengon. Tirana është qyteti me numrin dhe nivelin më të lartë të taksave dhe tarifave vendore. Jo vetëm numërohen mbi 80 lloje taksash dhe tarifash vendore, por niveli i tyre është rritur me disa here gjate dekadës se fundit. Nuk ka nevoje të jesh ekonomist për të kuptuar që me taksa kaq të larta, më mirë të ulësh qepenat, t’i vesh kyçin derës dhe ta mbyllësh biznesin. Unë sot deklaroj para jush objektivin: TIRANA, VENDI I DUHUR PËR TE BERE BIZNES. Si Kryebashkiaku juaj, unë do të heq rreth 60 taksa dhe tarifa vendore dhe do të ul 2 deri në 5 herë taksat dhe tarifat që mbesin. Unë angazhohem gjithashtu që nëpërmjet thjeshtëzimit të procedurave administrative dhe përdorimit të teknologjisë së informacionit, krijimit të parqeve industriale, përdorimit të formave të ndryshme të partneritetit publik-privat për zhvillimin ekonomik dhe masave të tjera do ti japim një implus të ri zhvillimit të biznesit të vogël, të mesëm dhe të madh duke rritur mundësitë e punësimit dhe reduktimin e papunësisë. Bashkia do të ndihmojë këdo që do të sjellë biznesin e tij në qytet duke thjeshtësuar në maksimum burokracinë bashkiake. Bashkia do të lehtësojë në maksimum lëvizjen e çdo biznesi që dëshiron të vijë në Tiranë nga Roma apo Milano, nga Berlini apo Madridi: ne do t’i ndihmojmë. Tirana do jetë qendra e biznesit dhe unë do bëj çdo gjë që të sjell punësim dhe investime në Tiranë sepse për mua e para është Tirana dhe ajo duhet dhe do të jetë krah për krah kryeqyteteve të tjera të Europës. Po për këtë na duhet të ndërtojmë një Tiranë moderne Europiane. Ne duhet të ndërtojmë më shumë shkolla që fëmijët tanë të mos rrijnë në klasa me nga 40 nxënës, duhet të krijojmë kushte më të mira që mësuesit të japin mësim në mënyrë dinjitoze dhe nxënësit të mësojnë normalisht. Ne duhet të eliminojmë mësimin me dy turne dhe të kemi klasa me më pak se 30 nxënës, shkolla te hapura e të mirëpajisura, ku zhvillohet mësim por edhe jete sociale për nxënësit dhe komunitetin; internet falas për te rinj, nxënës e studente, jo vetëm ne shkolla por ne te gjithë territorin e qytetit. Shkollat do te shndërrohen në qendra te jetës komunitare, duke u pajisur me mjetet dhe mjediset e përshtatshme ndërsa Bashkia do të organizojë dhe financojë aktivitete të larmishme ndërshkollore.

Tirana është qyteti i pare universitar i Shqipërisë. Bashkia do të krijojë mundësitë që Tirana të presë dhe të mbajë në gjirin e saj, me të gjitha kushtet dhe infrastrukturat, më shumë se 100.000 studente. Një Bibliotekë Universitare e Tiranës, është premtimi im konkret, për Tiranen, kryeqytet universitar.

Ne kemi nevojë të investojmë në infrastrukturë, çka do të hapë fronte pune të menjëhershme dhe do të ndërtojë themelin e një rritje ekonomike afatgjatë. Unaza e madhe që do të qarkojë Tiranën do të rrisë efiçencën e biznesit dhe qytetarëve duke shkurtuar ndjeshëm kohën e transportit. Ajo do të ndihmojë edhe zhvillimin e lagjeve të Tiranës duke i lidhuar ato me një sistem modern transporti. Duke filluar nga Unaza e Madhe, nënkalimet dhe parkingjet nëntokësore do ta zgjidhin përfundimisht problemin e trafikut në Tiranë. Unë do angazhohem edhe për një sistem transporti publik cilësor, të shtrirë në të gjithë qytetin dhe të pakushtueshëm, falas për të moshuarit, fëmijët dhe personat në ndihmë sociale. Tirana, ashtu si çdo kryeqytet Europian do të ketë tramvajin e saj. Ne kemi nevojë për më shumë parqe dhe lulishte, për rrugë dhe trotuare cilësore. Ne kemi nevojë për një plan për qytetin tonë dhe jo të vazhdojmë të hedhim beton dhe të ndërtojmë kuturu. Ky plan do të ketë në vëmendje jo vetëm qendrën e qytetit por edhe lagjet tona, kudo ku jetojnë banorët e këtij qyteti. Tirana duhet të përfundojë odisenë e mungesës së pafundme të planit rregullues, që gjithmonë është afër përfundimit por asnjëherë nuk përfundon, duke mbetur kështu i hapur ai bark që pjell të gjitha abuzimet, korrupsionin me lejet e ndërtimit dhe perspektivën e paqartë të vlerës së çdo ndërtimi. Kjo do të marrë fund njëherë e mirë.

Dhe këtu, unë si kryetar i bashkisë nuk do të hezitoj të kundërshtoj madje as vendime të marra nga Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit, kur ato bien ndesh me interesat afatgjatë të qytetarëve të Tiranës.

Unë e di se ka mes jush që pyesin se çfarë raporti do të ndërtoj unë nesër si Kryebashkiak me qeverinë qendrore. Për të gjitha ata që pyesin, kjo është përgjigjja ime: Unë do të punoj me qeverinë qendrore, sa herë e lyp interesi më i mirë i Tiranës, por nuk do të ngurroj kurrë të përballem me të, nëse ky interes vihet në pikëpyetje. Qeveria qendrore mund, duhet dhe do të bëjë shumë për Tiranën, dhe unë si Kryebashkiak do të punoj me të dhe do t’i jem mirënjohëse për çdo ndihmë kësaj mysafire të përhershme të qytetit tonë Lagjet tona, aty ku njerëzit bëjnë jetën e përditshme, jo vetëm qendra, kanë nevojë t’i nënshtrohen një zhvillimi dinamik në respekt të plotë për pronën private dhe një harmoni të drejtë të zhvillimit të saj në favor të familjeve që e zotërojnë atë. Ne duhet të sjellim shërbime thelbësore dhe të krijojmë një qytet policentrik me hapësira të gjelbra dhe ambiente çlodhëse dhe argëtuese, ku njerëzit të jetojnë, të punojnë dhe të çlodhen.

Bashkia do të angazhohet për një program që synon shpëtimin e sipërfaqeve të gjelbërta nga prishja dhe rehabilitimin e shpejte te tyre. Gjithashtu, Bashkia do te ndërtojë parqe te vogla dhe zona apo qendra argëtuese ne shume nga zonat e qytetit ku ekzistojnë ende hapësira te lira. Përmes investimeve publike, por edhe partneritetit publik-privat ne do të rrisim cilësinë dhe kapacitetet çlodhëse dhe argëtuese të Parkut te Madh të Liqenit, të Parkut të Dajtit, si dhe do të investojmë për zona të mëdha të gjelbërta, çlodhëse dhe argëtuese në territoret e bashkive e komunave fqinje.

Unë angazhohem sot para jush për ndërtimin e një Parku tjetër të Madh të Tiranës si dhe ndërtimin e Korridorit Rekreativ të Lumit të Tiranës si pjesë e një plani të ri te zhvillimit që Bashkia do të vërë në jetë ne bashkëpunim dhe harmonizim me bashkitë dhe komunat fqinje. Unë do të kërkoj gjithashtu që çdo ndryshim destinacioni për biznesin të jetë i hapur për komentet e publikut. Nëse dikush do të hapë një diskotekë te pragu i banesës tuaj, ju do të keni të drejtën të kundërshtoni. Unë do të jem një Kryebashkiak i hapur për të dëgjuar nga ju. Çdo të premte unë do të kem orar zyrtar pritjeje ku çdo qytetar me problem të cfarëdollojshëm do mund të vijë dhe të flasë vetë me Kryetarin e Bashkisë dhe unë do bëj gjithçka për të zgjidhur problemin tuaj. Sepse ne kemi nevojë për një Kryebashkiak që kujdeset për hallet dhe shpresat e njerëzve. Një Kryebashkiak që do t’i përkushtohet Tiranës dhe qytetarëve të saj me mish e me shpirt. Një Kryebashkiak për të cilin të parët janë njerëzit, e para është Tirana. Nëse duam që Tirana të jetë një qytet modern dhe Europian, ne na duhet nje plan modern urban, që jo vetëm zgjidh problemet e sotme, por që i krijon metropolit tonë perspektivën dhjetëra vjeçare të zhvillimi. Por Tirana nuk mundet kurrë të realizojë potencialin e saj të plotë kur korrupsioni zhbiron jetët tona. Kur Bashkia harxhon 8300 lekë për frymë për pagat dhe vetëm 2500 lekë për shërbimet ndaj qytetarit. Kur duhen plot 336 ditë për një leje ndërtimi, dhjetëra herë më shumë se në çdo qytet tjetër Europës, disa herë më shumë se në cdo qytet tjetër të vendit.

Çelësi është transparenca. Çdo lek që bashkia shpenzon, duke përfshirë rrogat e punonjësve dhe çdo kontrate që lidhet do të publikohet ne faqen zyrtare të internetit. Bashkia duhet të jetë solidare, ajo duhet të çlirojë dhe inkurajojë energjitë bamirëse në qytet. Ne duhet t’u gjendemi në krah njerëzve në nevojë. Bashkia do t’i vijë në ndihmë nënave kryefamiljare që mbajnë të vetme familjet. Nuk do të ketë fëmijë që braktisin shkollën për arsye ekonomike, ne do t’i heqim nga rruga fëmijët që lypin dhe do ti ulim në bankat e shkollës bashkë me moshatorët e tyre për tju dhene edhe atyre shansin që u jep shkolla për një jetë më të mirë. Tirana është zemra kulturore e vendit dhe kombit tonë. Këtu jeton elita e vendit dhe një komunitet i mrekullueshëm njerëzish të artit dhe të kulturës. Bashkia do të vendoset në qendër të një mekanizmi dinamik që ndjell ardhjen në Tiranë të shumë aktiviteteve kulturore. Konkurset dhe Çmimit Bashkiake për shumë fusha të kulturës, artit dhe letërsisë do të ngjallin garën për krijim, art dhe kulturë në qytet. Tirana, një destinacion turistik do të plotësohet me disa destinacione turistike përreth saj si Dajti, Petrela, Preza apo Kruja, ndaj krijimi i një Rrjeti i Destinacioneve të Integruara Turistike të zonës së Tiranës, në bashkëpunim me kolegët e komunave apo bashkive përreth kryeqytetit do të propozojë për turistët një Tiranë të vizitueshme gjithë vitin.

Dhe tani më lejoni të them dy fjalë për Edi Ramën. Ai nuk është armiku ynë. Dhe ndoshta në krye të herës edhe ka arritur diçka për qytetin. Por që kur erdhi në krye të Partisë Socialiste interesi i tij i vetëm është lufta me Kryeministrin Berisha dhe jo puna për Tiranën dhe qytetarët e saj. Qyteti ynë ka mbetur në vendnumëro, sepse ai është obsesuar me kolltukun e kryeministrit dhe i është futur një betejë politike për hesap te vet, por që nuk na ndihmon të ndërtojmë asnjë shkollë të vetme, nuk na shtron asnjë rrugë të vetme, nuk na krijon asnjë vend të vetëm pune. Dëgjova se dje tha qe do të kandidonte për Bashkinë e Tiranes për t’u bërë kryeministër. Pune e paqme! Por a është kjo ajo që kërkojnë qytetaret e Tiranës kur i drejtohen dhomës së votimit për të zgjedhur njeriun që duhet të zgjidhë hallet e tyre të përditshme në këtë qytet?

Unë ju ftoj ta refuzojmë me votë qytetare këtë betejë të re politike që ai na propozon për interesat e tij dhe aspak të qytetit tonë dhe të zgjidhni alternativën që ju vendos ju të parët, Tiranën të parën! Dje unë dhashë dorëheqjen si Ministër i Brendshëm sepse besoj se Tirana meriton një Kryebashkiak me kohë të plotë që do t’i vërë veshin njerëzve dhe do të punojë gjithë kohën për t’i kthyer shpresat e tyre në realitet dhe jo të merret me beteja politike. Sepse këtu diçka shumë e rëndësishme ka humbur rrugës : arsyeja pse çdo burrë apo grua garon për t’u zgjedhur është të ndihmojë dhe t’u shërbejë njerëzve. Në çdo hap të kohës time, në shërbim publik kjo ka qenë motoja ime. Gëzimi im dhe brenga ime është se për çdo person që kam mundur të ndihmoj e di që ka pasur të tjerë që nuk kam mundur t’i ndihmoj. Por unë dua çdokënd që më dëgjon sot ta dijë se jam në anën tuaj, se do punoj për ju, se do e dëgjoj zërin tuaj. Në këtë qytet çdokush has pengesa të ndryshme dhe ka qëllime të ndryshme, sipas moshës, punës, lagjes ku jeton etj. Po kur flas me qytetarët e Tiranës ajo që më impresionon nuk është shumëllojshmëria por ngjashmëria e dëshirave, kërkesave dhe shpresave të tyre për Tiranën. Njerëzit e këtij qyteti duan hapësira të gjelbërta, parqe dhe kënde lojërash. Ata duan t’u mblidhen rregullisht plehrat, njerëzit duan trotuare dhe rrugë të shtruara, njerëzit duan një qytet, ku ajri që ata dhe fëmijët e tyre thithin është i pastër dhe ku mbeturinat pastrohen, një qytet me më pak trafik, më shumë parkingje dhe një qytet me një transport publik që funksionon. Njerëzit duan një qytet ku lagjet të jenë të ndriçuara, ku kujdesi shëndetësor të jetë më pranë tyre dhe ku zëri i tyre të dëgjohet. Njerëzit duan një Bashki që punon për ta, dhe jo për të çuar më tej axhendën politike personale të Kryetarit. Njerëzit duan një qytet më të mirë, dhe ajo që ia ka zënë rrugën është lufta politike. Unë ju premtoj sonte se çfarëdo që të ndodhë, unë nuk do ta harroj kurrë se arsyeja pse jam në zyrë publike është që t’ju shërbej ju te dashur bashkëqytetarët e mi. Paçka nëse jeni demokratë apo socialistë, LSI apo PDU, Republikanë apo LZHK. Nuk ka rëndësi nëse jeni të moshuar apo të rinj, burra po gra, të punësuar apo të papunë, apo pensionistë. Ne të gjithë jemi qytetarë të Tiranës dhe unë do punoj çdo ditë për të ardhmen e çdo qytetari. Sepse për mua te parët jeni ju! E para është Tirana! Nesër unë do ta nis fushatën time me njerëzit, duke i takuar dhe duke i dëgjuar ata. Unë mezi pres te jem mes jush në çdo lagje te Tiranes t’ju shtrëngoj duart, të ulem bashkë me ju dhe të dëgjojë shqetësimet, qëllimet dhe shpresat tuaja. Bashkë me ju do të ndaj platformat e mija për zgjidhjen e problemeve, vizionin tim për Tiranën moderne europiane. Ne gjendemi tani në një udhëkryq. Para nesh ka dy rrugë, dhe ne duhet të zgjedhim. Njëra rrugë na kthen tek politika e vjetër e ndasive, akuzave, konfliktit dhe pesimizmit dhe kjo rrugë na lë në vend. Rruga tjetër udhëheq drejt mundësisë, bashkimit, shpresës, progresit dhe optimizmit, ku në qendër jeni ju dhe zgjidhjet e problemeve tuaja, dhe kjo rrugë na çon drejt mundësive të reja për secilin, drejt zgjidhjeve të mëdha për Tiranën. Unë dua të luftoj betejën e të ardhmes tonë: një të ardhme më të mirë për të gjithë ne. Për Tiranën, qytetin që ne duam dhe që meriton më shumë. Prandaj ju ftoj: bashkohuni me mua në këtë rrugë, ta lëmë pas konfliktin shterpë të akuzave politike, të zgjedhim të ardhmen mbi të shkuarën, të zgjedhim mundësinë shpresën dhe ëndrrat tuaja. Le ta shtrimë vështrimin tonë drejt mundësive të reja dhe zgjidhjeve të mëdha, të bindur se së bashku do t’ia dalim. Të çohemi dhe të fillojmë punën për qytetin e ëndrrave tona, të bashkohemi me një zë të vetëm dhe ta lëmë atë zë të dëgjohet fort e më fort nga besimi që ne kemi se ne mund të ndërtojmë një Tiranë më të mirë, se ne do ta ndërtojmë një Tiranë më të mirë dhe do te mposhtim çdo sfidë dhe asgjë nuk do na ndalë në rrugën tonë. 

161 Komente

 Kandidati i PS per kryetar bashkie as qe i kupton keto probleme qe shtron kaq thjsht dhe konkretisht Lulzim Basha. Rama flet ne menyre shume marksiste leniniste...dhe pastaj ndan llokmat.

 Unë do punoj për të luftuar çmimet e larta në këtë qytet. Akti im i parë do jetë krijimi i një Agjencie Bashkiake të Mbrojtjes së Konsumatorit, që do ketë detyrë parësore inspektimin, raportimin dhe turpërimin publik te çdokujt që spekullon me çmimet në Tiranë, nga buka dhe karburanti tek strehimi dhe shërbimet. Mbrojtja e konsumatorit nga çmimet abuzive dhe mallrat jocilësore, si dhe mbrojtja e bizneseve nga konkurrenca e pandershme do të jetë një angazhim i plotë i Bashkisë. 

Kjo po qe eshte thagme fare. Ne nje kohe, kur Miqeveria e tij, me ne krye Saliun, thote, se ne nuk ndikojme ne luhatjet e çmimeve, ai do te beje te kunderten, po a ka boothe? Pastaj, kush e pengoi, qe ta bente qysh tani, nepermjet qeverise?

Nje shembull te thjeshte, vetem nga nafta per çdo liter, 100 leke(te reja) shkojne ne arken e shettit. Pse nuk thote ai shoku, qe i djeg kaq shume per qytetarin, O shoku Sali, sikur, t'ja ulim pak akcizen ketij populli, se e mbytem fare??? Pse nuk e ben ky kete gje qe sot? A nuk e di ai, se çmimet nuk jane kompeetnce e bashkise, por e qeverise, nepermjet politikave fiskale? A nuk e di ai valle, se patatet ne Kosove, bòohen 120 leke te vjetra per kg, dhe ne dogane, paguajne 260 leke akcize, per kg. Mos mer Lule, se na shkrive, se vertete po menon per ket popull, por s'te meritojme, se po t'lodhim dhe po t'plakim para kohe, Hiç fare s'te meritojme, se je pre per New Yorkun, apo Amsterdamin ti, jo per ne zgjebsat e dreqit....

 

Ne do të krijojmë më shumë vende pune dhe punësim me paga më të mira. 

Po keta po thone qe Bashkia e Tiranes, po abuzon me pagat e larta qe jep, si ta kuptoj kete????

Ne duhet të ndërtojmë më shumë shkolla që fëmijët tanë të mos rrijnë në klasa me nga 40 nxënës, duhet të krijojmë kushte më të mira që mësuesit të japin mësim në mënyrë dinjitoze dhe nxënësit të mësojnë normalisht. Ne duhet të eliminojmë mësimin me dy turne dhe të kemi klasa me më pak se 30 nxënës, shkolla te hapura e të mirëpajisura, ku zhvillohet mësim por edhe jete sociale për nxënësit dhe komunitetin;

PO ku ishin deri dje keta? A nuk e dine qe qeveria duhet te jape fonde per ndertimin e shkollafe? Ajo ka 2 vjet qe nuk i ka dhene asnje kacidhe kesaj bashkie!!!!!!!!!!!

Po trojet per shkolla ku do ti gjeje????

Tirana, ashtu si çdo kryeqytet Europian do të ketë tramvajin e saj

WoW, oh sa kom qesh, sa kom qesh.....

Bashkia do te ndërtojë parqe te vogla dhe zona apo qendra argëtuese ne shume nga zonat e qytetit ku ekzistojnë ende hapësira te lira. 

PO keta e myten Edvin Ramen, me te shara, kur i thojshin: He, ka bere ca lulishte apo kende lojrash sa per te thene....Ama i qarte, djali kur thote: aty ku eksistojne zonat e lira...hahahaha

Çelësi është transparenca. Çdo lek që bashkia shpenzon, duke përfshirë rrogat e punonjësve dhe çdo kontrate që lidhet do të publikohet ne faqen zyrtare të internetit.

Ketu po, na e mushi menijen, se e beri transparencen, ne ministrine e rrugeve dhe te permrençme, dhe i meti bashkia pa bo. Le ta beje njehere aty ku ka qene, pastaj shofim e bejme.

Pse me keto do na rreje ai? I ha poplli keto?

Besoj se e kupton se keto u drejtohen zgjedhesve te rinj te lindur nga mesi  i viteve 80 fillimi 90 te cilet mendojne me naivitet se kete here do te jete ndryshe.Ata qe jane me te pjekur dhe kane pare qeveritaret te shkojne e vijne e kuptojne se s'ka per ndryshuar gje dhe as do te begenisin te shkojne ne votime.

 

Selanik e perpjete

si ka qene do te jete.

http://www.youtube.com/watch?v=7wU1d3k6no8

Dicka e mire eshte qe Pd- Me Bashen si katindat nuk don qe ta beje kete fushate zgjedhore, politike. Po flet me alternative, edhe me gjera konkrete. Jo me fjale boshe politike.

 

Do ishte shume mire, sikur edhe Rama, te dali edhe te thote emndimin e tij,edhe platformen e tij per administrimn me te sakte edhe me te mire te qytetit. Por ketij te fundit do ti duhet edhe te shpjegoje elektoratin pse nuk i ka bere keto gjera keto 11-vjete e fundit qe e ka pasur kete Bashki.

 

Uroj qe qytetaret Shqipetare te zgjedhin me te mire, edhe me efikasin per to. Ashtu si dikur zgjodhen Ramen ne '98 mendoj qe do ishte me e sakte, te zgjidhnin Bashen tani. Cdo institucion demokratik, behet me demokratik kur ri freskohet here pas here me personazhe te rinj.

 

Porrrrrrr shpresoj qe ne fund te mos vendosin, vetem ato pjese te votuesve Politik si majtas edhe djathtas, keto nuk jane zgjedhje per militane . . .

 alidems,

 Shife dhe kendoje me ze,  nje poezi, qe i beri populli nje deputeti te  vitit 1934!

 

    Deputet  Hasani  Thua ?

    Po! Na tha do tu  bej nje Krua

    E beri por nuk ju shkrua

    Se i doli kserikua ( pa uje)

    As sevap e as m....s`ju shkrua

                                                      Populli

Se ca i duhet Tiranes e dime mer Lulzim, ajo qe s'dime eshte kjo; pse duhet te te besojme ty nderkohe qe kur tu vrane kater civile ne proteste nuk ndermore asnje hap qe do tregonte integritetin ose qytetarine tende?

ajo qe me beri pershtypje dje, ishte se fjalimi i Bashes ishte teper korrek e i moderuar! 1 here vetem e permendi Edvinin dhe tha se "nuk e kemia armik"; Per mua, Basha duhet te vazhdoje keshtu tere fushaten, dhe te mos e permende fare Ramen, as mos t'a zere ne goje, por te tregoje se ç'fare ka nder mend te beje per Kryeqytetin :

Strategjia e PS-se ka per te qene krejt e kundert : ata kane per t'a akuzuar rendeshem dhe me goditje te ulta, por Basha do beje mire qe t'i injoroje e te mos i pergjigje fare, ndryshe do te bjere ne gracken e tyre, qellimi i te cileve eshte t'a ulin piacen e debatit aq posht, sa populli te neveritet me te dy palet dhe secili votues te qendroje ne llogoren e tij.

Basha per mendimin tim, eshte politikan i te ardhmes ne Shqiperi dhe ai djal ka per te hecur shume !

Nuk e them si simpatizant i PD-se, por e them akome me teper si koleg ! Per ata qe nuk e dine, Basha eshte jurist i diplomuar ne Utrecht te Hollandes per te Drejten Nderkombetare dhe ne Boten Perendimore, politikanet me te mire jane Jurist ose kane studiuar shkenca Politike (Obama, Sarkozy, Blair, Chirac).

Rama eshte .... piktor .... menderqofte!

Ne Shqiperine e tranzicionit ka hecur shume per nje Piktor dhe vertet per kete do beje HIstori : shpresoj qe te mos hyje ne Guiness per ndonje Rekord, se do ja kaloje dhe Piktorit tjeter - Politikan, qe mbahet mend me teper ne Bote : Adolf Hitlerit

 

dhe kjo e ben Bashen me pak pergjegjes per vjedhjet masive dhe vrasjen e 4 njerezve te pafajshem? apo thuaj, pjese e sistemit libian te Berishes eshte dhe ai.

Te gjitha keto do t'i beje ky? C'paska qene Luli! Vetem mos na qello si qen, nese protestojme per ndonje gje para bashkise, te kam rixha...

Nuk po e lexoj, por degjova se kish premtuar hapjen e 30 mije vendeve te punes si kryebashkiak. Keto premtime ne ere dhe te pambeshtetura ne realitet nuk mund te perbejne nje strategji apo program. E shumta jane bullshiti i rradhes...

nga ky sterfjalim nxora qe 1- basha gjenjen sy per sy pa iu dridhur qerpiku dhe 2- basha ka probleme me llogjiken.

Ku specificikisht genjen, dhe ku doli problemi me llogjiken?

---

P.S. Strategjia e Saliut per Bashen eshte kjo: Sales po i vjen ora, i beri 20 vite+ ne pushtet dhe duhet gjetur nje zevendesues. Me behet qejfi qe te pakten nuk do fusi nje person pa lidhje dhe ec e  vere ne krye. Si duket plani afatgjate per Bashen eshte te fitoj eksperience operacionale (duke qeverisur TR, qe eshte pak a shume me buxhet dhe vellim operacional si nje mini Shqiperi ), ne menyre qe pas 4-8 viteve te jete ne gjendje te justifikoj (dhe ndoshta ka per ta merituar) postin e kryetarit te qeverise dhe pse jo te PD-se! E kam ndjekur Bashen ne disa emisione televizive dhe me ka lene pershtypje llogjika e tij me fjaluesin. Eshte i mjaft i qarte dhe i rrjedhshem ne mendim....te them te drejten ma ka qejfi ta marre TR Basha!

 

 Me mallengjeu Basha me keto fjale qe nxori nga pena e tij,nje pike loti mu derdh ne faqe.

Ehh,cfare paskemi humbur gjithe keto vite me Ramen kryetar!

Mua me ka bindur. Vota ime dhe e 25 kushurinjve, qe jetojne jashte, eshte per Lulzim Bashen. Do te votoj personalisht edhe ne emer te tyre.

Mos harro tu marresh numrin e kartave te identitetit.

Megjithese ka genjyer rendshem dhe do genjej akoma me shume gjate fushates as qe diskutohet qe ky ka motivim me te madh per te bere pune. Rama ca deshte te arrinte me bashkine e ka arrit, ndersa sot nuk ka me as edhe nje motiv qe ta shtyj te punoj me shume. Neser eshte Luli qe duhet ti mbushe mendjen te tijeve nepermjet bashkise qe ben edhe per kryetar partie e kryeminister duke bere te njejten rruge qe beri Rama. E ka per te punu rendshem per ta arrit ate qellim se me Xhozin perpara nuk e ka aq te thjeshte karrigen e kryetarit. Nqs qellimi eshte thjesht kush do punoj me shume ne Tirane pergjigja e kesaj fushate eshte e thjeshte. 

Por, bashkohem me swedin. Ka dicka jo etike, gati c'njerezore te votosh dike qe nen hunden e tij ju vrane kater qytetar te pafajshem dhe nuk pati as burrerine te thoshte 'faji im'. Mbase koha per rehabilitim nuk do ishte e mjaftueshme por shanset do i kishte gjithsesi me te mira sikur te kishte dhene doreheqje qe ne ate moment dhe te pergatitej thjesht per fushaten. 

Rama ja ka fut kot qe kandidon per here te kater, por Saliu eshte ne ajer fare me kandidaturen e Bashes. Te kishte caktuar Gjergj Bojaxhi per Tiranen edhe mund te fitonte, por me Bashen duket se prape mendjen e ka tek pislliqet e votimeve.

 Endro, u detyru, se s'ja majti asnjonit per me kandidu, se kishin frike se u ikte karrikja e deputetit.....

 Ky do kandidojë për bashkinë e Tiranës apo prefekturën e Tiranës .Nuk kisha ndonjë dyshim se si berishjan ai është gënjeshtar dhe i paturpshëm .Asnjë fjalë për decentralizimin e Tiranës dhe të pushtetit vendor në përgjithsi si përgjegjës politik i pushtetit vendor .Pale premton se  s'do pyesë as qeveri qendrore as KRRTSH sikur do shpallë pavarsinë e Tiranës dhe kush pa ai që i ka bërë thirrje saliut ti prijë nga fitorja në fitore . Premton transparencë ai që dhe kur ja bënë transparencën prokurorët dhe KLSH nuk pranoi të ballafaqohet dhe u fsheh pas prrocedurash të korruptuara. Pse vallë kaq patupërsi dhe arrogancë kaq i paditur e i budallepsur  populli i Tiranës që të pranojë për kandidat një hajdut , servil dhe vrasës politik .Qysh i thoni ksaj ?Pse s'kanë frikë nga ndëshkimi i votës së qytetarit ? nga buron kjo arrogancë e besim i verbër ? Kaq i ulët është niveli qytetar i shqiptarëve ?  Ky njeri as duhet të guxonte ta çonte përmend kandidimin jo ma të guxonte të vazhdojë të gënjejë e mashtrojë .

Bravo RAMA qe kandidon prape, do ja zgerlaqi Tirona ene kete kamikazin Malokut.

Kater here degjenerim ne tavoline.

 plako, ka per t'plas manipulimi si n'karadak. Shif cer thone kamikazet e saliut mo siper per kartat e identitetit.

 Po normal mer shoku se ndeshje futbolli eshte. Kujt po ia ndien se tirana ka ngelur ne vend numero dhe ka te pakten 4 vite qe nuk leviz nje gur. Rendesi ka qe idhulli yne shpirteror Rama te degjeneroje ket kamikazin e malokut edhe nje here te katert. Pastaj do festojme ne pluhurin e tiranes gjith qef! Urraa!!

 

Rama e ka pere me doren e tij bileten per ne pension.Me date 9-maj Rama do ti bashkohet listes se te pa puneve.

Kshu si kallep s'duket keq ky luli, po ka nje cen antropologjik. Eshte shume kokshpulle, ose pothuaj i mungon ajo gjysma e mbrapme e kafkes. Ndoshta kjo shpjegon te qeshurat pa dogane dhe mungesen e ndonje floku te bardhe pas gjith atyre pergjegjesirave dhe shqetesimeve.

Megjithate me shume se individit une i trembem klanit qe e mbeshtet dhe sidomos revanshit. Sikur (larg qofte) Luli te marri bashkine, gjith projektet aktuale kane per tu bllokuar, per te mos thene qe do cbejne te berat sic bene dikur me mbikalimin e zogziut.

Di njeri sa vende pune hapi ky zotria ne zonen ku ishte deputet ?

Ky vetem te parashikoje nga varen allatet e Saliut di...

Po ca vende pune amon,tek zona vet veshi nja 250 police,keta policet jane fis i modh kane nga tre kater votues ne shpi,tani llogarite beji vete.

Unë do punoj për të luftuar çmimet e larta në këtë qytet. Akti im i parë do jetë krijimi i një Agjencie Bashkiake të Mbrojtjes së Konsumatorit, që do ketë detyrë parësore inspektimin, raportimin dhe turpërimin publik te çdokujt që spekullon me çmimet në Tiranë, nga buka dhe karburanti tek strehimi dhe shërbimet.

Mire mo mire po nuk te takon ty si Kryebashkiak i mundshem i Tiranes ta besh kete. Nuk ka ASGJE ne ligj qe te ndaloje "cmimet e larta" prandaj ule pak retoriken populiste se je perfaqsues i nje partie teorikisht te djathte.

Dhe ndonëse Bashkia nuk mund të bëjë gjithçka për punësimin, ajo mund të bëjë diçka dhe me mjaft rëndësi. Misioni im është hapja e 30 mijë vendeve të punës në dy vitet e ardhshme. Vetëm unaza e madhe dhe projektet e tjera të nënkalimeve dhe parkingjeve nëntokësore do të krijojnë mbi 5800 vende pune.

Hahahahahahahahahahahaha. Nga viti 2007 deri ne fund te vitit 2010 ne Shqiperi u shtuan gjithsej 12,817 vende pune te reja neto ne sektorin privat jo-shteteror pavaresisht se ne kete periudhe po ndertohej "Rruga e Kombit", rastesisht edhe kjo nen drejtimin e Min. Basha. Unaza e Re e Tiranes do te krijoje 5,800 vende te reja pune (sa gjysma e atyre qe u krijuan ne te gjithe Shqiperine per 3 vite) ndersa ne Tirane do te krijohen 250% me shume vende pune sesa jane krijuar ne te gjithe vendin gjate 3 viteve te kaluara!!!!

mos u bej inatqar kot fmg. se kur shkruan keshtu, duket sikur po ve ne dyshim fjalen e ministrit. smiley nuk e ben ti, jo... po do te ta kete prishur qejfin humbja e Bjellorusise... smiley

Mire me mire po ca ti besh ketij muhabeti? Nga njera ane eshte nje qe ka 11 vjet ne post dhe qe s'di te kete shpallur ndonje gje ende se c'premton te beje me shume 4 vitet e ardheshme. Nga ana tjeter ke nje qe ka 6 vjet ne pushtet dhe qe flet sikur eshte i fresket fare, fare, fare e sikur do e beje njerezine te haje me luge te arte.

Thashethemet neper Tirane thone qe po fillojne organizime per te ndare pare per vota qe heret kesaj rradhe, dhe nderkohe mbi te gjithe kete mesele qendron reja e pazarit te mundshem per shit-blerjen e zgjedhjeve ne tavoline. C'mbetet te beje nje njeri me mend ne koke perpara ketyre pislleqeve te cilat do dynden neper faqet e gazetave 2 muajt e ardhshem?

Epo a donit demokraci? Mbajeni tani. Te mos shkoje ay demosi juaj te kracia si cjapi te kasapi sa here qe i teket kracise... 

" Thashetheme ne Tirane thone qe po fillojne organizime per te ndare pare per vota qe heret kesaj rradhe"

E rende kjo,ke ndonje dokument ti FMG per kete qe thua ,do thoshte i pakapshmi?

Nuk ke nevoje per thashetheme,me pyet mua. 100 mije te vjetra per votues e ka Luli.

 Cmimi eshte elastik. Ndryshon vazhdimisht ne varesi te ofertes se Rames per nje vote. smiley

Jane zera te verteta blerjet e votave, por nuk eshte forma e vetme. Premtojne edhe punesime ne administrate, sigurisht ne kembim te mbushjes se listave per votues te Pd. Dikush mu lut te shenoja emrin ne listen e tij, se keshtu do te mund te kishte nje mundesi per tu punesuar...Keta quhen lypsit e votave.Mes tyre dhe ata qe duan te ruajne vendin e punes...

 kete thashethem do e perdori neser ose ne vazhdim Berisha.

"O zotri po ju mthoni mue per karta identiteti, po un ju them qe mafja e ndertimit po jep para me ble votat. Po jo mor zotri ju garantoj ju une nuk ju le kush ju me ble votat e quetarve, n asnji mnyr jo"

Nga njera ane eshte nje qe ka 11 vjet ne post dhe qe s'di te kete shpallur ndonje gje ende se c'premton te beje me shume 4 vitet e ardheshme.

S'dihet ende a do jete kandidat ai i gjati apo ndonje tjeter, ti kerkon premtimet. Premtimet jane tek ai libri i trashe me kapake te trashe, faqet e te cilit s'ka arritur t'i lexoje njeri deri me sot.

Eshte fut dhe nje i forte kete rradhe ne loje per votat e Tironsave,i kane thone po e ndihmove dhe po fitoi Luli do rrish aty ku je.

Ed Paloka!!! Apo jo? pliiiz sej jes! smiley bite?

e gjeta? smiley

Disa gjera i ka thene mire, si transparenca, bashkepunimi dhe komunikimi me qytetaret.

Sa per agjencine e "cmimeve" eshte pa vlere, ajo eshte ose duhet te jete ne shkalle Kombetare, Tirana nuk eshte Ishull dhe Basha nese fiton nuk do behet Governator fuqiplote te veje Tirana V pjesa tjeter e Shqiprise. Biblioteke Uni ka, bile cdo fakultet, duken fonde per ti sistemuar, update etj.

Vende pune? kjo nuk dihet... nje bashki hap sa hap vende pune por jo ne shifra massive, e aspak e ndryshoje balancen ne shkalle Kombertare apo Tirane, per fondet/mundesite qe ka. Kjo eshte pa vlere. Lulipo mundohet te tregohet Populist qe ne takimin e pare. Ndoshta mund te hedhe shifra andej kendej se elektorati nuk kerkon llogari me tej, apo fitorja duhet me cdo kusht. Por njerezit kuptojne kur flet bosh.

Sidoqofte nese do ta vazhdoje Personalisht kunder Edit, pasi cdo elektorat sheh personalitetet/in nuk besoj se ka zhdervjellsine dhe elasticitetin per te qene "people's person" dhe per te terhequr njerezit qofte ne pasion a qofte ne ngrohtesi e aspirata.

I quajtur benjamini i Saliut kjo do jete nje handicap i madh. per ata qe nuk e dune Salen e jane lodhe me Edin do kthehen tek Edi. Per ato qe jane te lekundur mund te shtyhen prape tek Edi, e ato qe jane me PD do u ngelet te thone qe Kryetari i Ri do kete me shume fonde-investime etj...

 

Si do te jete, kam besim se do jete Dirty e do behet me Dirty me ditet qe shkojne. Do kete taktika te tipit "foto nudo" e skandale te ricikluara apo te reja. Per PD ky eshte shanc final per te marre nje kala kryesore, per PS eshte test vitaliteti dhe a ka kellqe per te qene serioze nje/kete Here. Besoj do jete fushate shume problematike dhe e Piset smiley si fushate.

Sa per agjencine e "cmimeve" eshte pa vlere

Nuk eshte pa vlere jo, flet per ata qe kane vesh ai. Kur te diskretitoje bisneset e te majteve ai  nga nje agjenci totalisht e ngritur dhe ne sherbim te pd-s, fitojne bisneset e te djathteve, plus pastaj qe nga kjo i jep vetes edhe lluksin e gjobave etj etj ....

 

Vende pune? kjo nuk dihet... nje bashki hap sa hap vende pune por jo ne shifra massive, e aspak e ndryshoje balancen ne shkalle Kombertare apo Tirane, per fondet/mundesite qe ka. Kjo eshte pa vlere.

Perseri nuk eshte pa vlere dhe flitet per veshet qe do ta degjojne. Kur thote ai qe do hapen me shume vende pune, thote me shume vende per te djathtet, duke heq nga puna te majtet dhe te paanshmit, qe ta mbushe edhe njehere bashkine  e tiranes me kokpalare qe vetem luajne tavull gjith diten dhe gjuajn ashtu..

Natyrisht qe perdor populizmin ai, sepse populizmin duan njerezit qe votojne PD-n per fat te keq. Ai po u premton pune, biznes dhe dallavere ne kurriz te qytetareve te tiranes dhe qytetit te tyre. Mos harro qe i intereson vetem elektorati i tij, dhe nuk i intereson fare nqs fyen inteligjencen e qytetareve te tiranes. PD-ja e di qe nqs nxjerr maksimumin e mundshem te elektoratit te saj ne votime FITON. Budalleqe me te medha kan per te na degjuar veshet ne ditet ne vazhdim, do kete gallate, sepse sa me idiote dhe shpellare te paraqiten pd-istet aq me shume vota fitojne.

Ky normalisht eshte nje blok i majt , me falni i mjaft smiley

 

Si mund ti paraqitet nje votuesi RAMA, do te shtroj filan rruge, ose do te bej filan park? Se natyrshem , do te lindte pyetja, pse nuk e ke bere 11 vjet qe je aty ??????

Edhe ai do te thote, qe Fajin e ka Saliu !!!!!!!!!!!!!!!!!

Ok. Po e marrim te mirqene edhe kete , qe fajin e ka Saliu.Po mire kur te iki Saliu, do vij ky,se do te japi dorheqjen kur te kete fituar PS, shumicen ne parlament ( gjithmone kur te jete sigura per fitoren e PS), po pastaj kush do e Rregulloje Rrugen e Lagjes??? Do behen zgjedhje te tjera per Bashkine e Tiranes, etj etj etj

 

Une mendoj , qe ne keto zgjedhje nuk eshte Rama VS Basha per menyren e pushtetit, sepse Rama nuk eshte Fizikisht ne kete beteje, edhe une si qytetare dua nje Kryetar Bashkie te jete ne Zyre, ashtu sic dua nje Kryeminister qe te jete ne Detyre qe ka marre, ashtu sic dua nje Kryetar opozite te jete ne vendin qe duhet, (normalisht ne parlament ), po Rama asnjehere nuk eshte ne vendin e duhur. . .

E ka mbrapsh sistemin e tij qe ne themel . . . Edhe me e keqe eshte qe nuk ze mend fare nga deshtimet. . .

 

p.s ah moj bashki moj bashki, sec mi more ment e mi smiley

"Unë sot deklaroj para jush objektivin: TIRANA, VENDI I DUHUR PËR TE BERE BIZNES. "

Do te hape ndonje fabrike per demontim municionesh tek Skenderbeu?

ose biznesi i investimit ne blerjen e votave... qe mund te shperblehet hajthshem nga ata qe marrin pushtetin. Po per mua me natyrshme me duket biznesi i ngritjes se katastrofave monumentale te vjedhjes, mashtrimit, vrasjes dhe atdheshitjes. Dhe nese Basha ka premtuar nje gje te tille, per nder e ka me te thjeshte ta mbaje sesa do te ishte psh, biznesi i riciklimit te busteve; fundi i fundit, punen e ka gati te kryer, boll ta perfshije ne CV.

Do te sjelle edhe ajer te ri, paska thene. smiley Me pampor. Ooooooooh, jane mbaruar vezet dhe domatet ne Tirane? Te pakten ndonje proteste me bikerine, se çadrat dolen jashte loje tashme smiley .

Nga Hollanda? E zbuluam sekretin sesi z. Basha u be superstar (privat) i burses dhe beri miliona kur ishte atje.

 

"Unë sot deklaroj para jush objektivin: TIRANA, VENDI I DUHUR PËR TE BERE BIZNES. "

Jo po ky mire e ka, se Tirana me te vertete eshte vendi i duhur per te bere biznes.

Por te habit vetem fakti se perse ky po na e deklaron kaq solemnisht pikerisht tani?

Tani e ka kuptuar ai kete gje?

What´s next?

A mos valle do te na deklaroje tani solemnisht qe ka zbuluar tani, qe toka nuk eshte e sheshte? Apo qe nuk eshte mire qe te shurrosh kundra eres?

 

 Lulzim Basha eshte  person i akuzuar nga Prokuroria per shperdorim detyre  kur ishte minister ne ministrine e Puneve Publike, i akuzuar per shpredorime te medha financiare ne rrugen Durres Kukes, demet e shkaktuara arrijne me miliona dollare,si ka sy dhe faqe qe kandidon per Tiranen? Ai eshte njekohesisht i akuzuar per vrasjet e 4 te pafajshmeve me daten 21 Janar! Maskarade e pa pame !

Fjalimi keshtu ne pamje te pare, me premtime te tipit "yje edhe henen ne mes te Tiranes", birinxhi.  

Po keshtu, konkretisht:

21 Janari

Rruga Durres-Kukes

Lulzim Basha = Berisha

_________

Mbase s'eshte tema, por sot tek shikoja reportazhet ne TV nga protestat ne Londer, ku u perdoren guret e u thyen ca xhama, te vijne prape ne mendje imazhet e 21 Janarit ...  Eshte tema, eshte.  

 Bravo!

Ne pak rreshta ke permbledhur vizionin e qarte dhe, me shume gjasa, triumfues te PS-se:

"Fajin e ka Saliu"

KY KA NJE PROCES TE HAPUR NGA PROKURORIA E CILA E AKUZON PER ABUZIME ME FONDET PUBLIKE NE SHIFRA SKANDALOZE QE I KALOJNE TE 300 MILION usd. KY DUHEJ VETE ME KOHE TI KERKONTE GJYKATES TRE SHQYRTOHESHIN AKUZAT E PROKURORISE NE MENYRE QE TE ISHTE I LARE ME DREJTESINE. MIRPO DUKET SE KY VETEM SA I KA RESHQITUR DREJTESISE PERKOHESISHT. ESHTE RELATIVISHT I RI DHE BESOJ SE DO TA GEZOJE PER DISA VJET QELINE E BURGUT.

Qetesohu mer sheme mos bertit se e gjeni gjuhen e perbashket shpejt  smiley

Personalisht, para 21 janarit, kam menduar se Rama nuk do te rikandidonte per Tiranen. Ishte ne llogjiken e gjerave, nuk kam qene i vetmi qe mendoja ashtu. 21 janari me sa duket ka ndryshuar 'lojen'.

Pas 8 majit, Rama eshte : 1.ose kryetar bashkie (e doemos edhe kryetar i ps) 2. ose askushi (humbja e bashkise do ia vinte ne pikepyetje te forte edhe kryetarllekun partiak, apo jo ?!).

Pas 8 majit, Luli eshte : 1. ose kryetar bashkie, 2. ose askushi (s'ka më as mandat deputeti, as post ministror). 

Kjo le te mendohet se, nga te dyja palet, po luhet "le tout et pour tout" (po luhen 'te gjitha kartat').

1. Ne rastin e humbjes se Bashes, eshte e pamundur per Berishen te lere beniaminin e tij te humbase 'ne natyre', deri më... 2013 ! Topalli dhe Patozi kane filluar qe tani te buzeqeshin !  smiley
Mendimi im eshte se ne nje rast te tille, ka zgjedhje te reja te parakohshme (qe do te fitoheshin nga ps), dhe marrjen e pd nga Basha (shoqeruar me largimin e "bute" te babait te tij, dmth Berishes). Kjo duhet te kete qene dhe pergjigja qe i kane dhene ambasadoret ketij te fundit, kur i pyeti me 22 janar : "me thoni ç'duhet te bej, dhe une do ta bej" (e qe perkthehet me insistimin e 'çuditshem' te parapakkohshem te Arvizu-se, per nje debat televiziv rama-basha  !). Ose qe perkthehet deri edhe me pozicionimin PRO te Lubonjes, per nje kandidature te katert te Rames, ne Tirane.

2. Pa injoruar edhe hipotezen e dyte, pra humbjen e Rames dhe largimin e tij nga pulitika shqiptare. 

 

Stalker, kandidate te PD kane humbur edhe me pare dhe nuk jane "tretur", shiko psh Olldashin qe u ngrit me shume se me pare pa rrezikuar qeverine. Do te ishte pothuajse e pamundur qe nje humbje e Bashes te conte vendin ne zgjedhje te parakohshme, aq me teper qe zgjedhjet jane ne maj dhe ne dy vitet e kaluara eshte vene re qe ne vere PS tulatet (sidomos korrik-gusht).

Ne fakt humbja e Bashkise mund te jete gjeja me e mire per PS-ne ne planin afatgjate.....

asnje nga 3 kandidatet e meparshem te PD per Tiranen nuk ka qene beniamini i Berishes per pd-ne : as Mustafaj, as Ngjela, as Olldashi. Per kaq gje, je dakort me mua besoj. Basha eshte i perzgjedhuri i familjes, eshte punuar prej vitesh per të, ok ?  smiley

 

Ne fakt humbja e Bashkise mund te jete gjeja me e mire per PS-ne ne planin afatgjate.....

Me humbjen e Tiranes, PS humb Ramen (dhe anasjelltas). Nese e ke fjalen per kete, ky eshte tjeter debat.

Po, Basha eshte me afer me Berishen se c'kane qene Mustafaj, Ngjela apo Olldashi por nuk besoj se kjo eshte e rendesishme. Berisha ne 6 vitet e fundit ka treguar qe i shperblen ata qe i qendrojne besnike dhe Basha eshte thjesht me besniku i tanishem, per aq kohe sa i qendron i palevizur (duke perfshire edhe sakrifikimin e mundshem ne tavoline) Basha do te ndjeki rrugen e Olldashit.

Me humbjen e Tiranes, PS zbret ne nivelin 0 dhe detyrohet te gjeje rrugezgjidhje konkrete per problemet e shumta qe ka. Fitorja e Tiranes thjesht do te mundesoje vazhdimin e gjendjes se tanishme.

Po, Basha eshte me afer me Berishen se c'kane qene Mustafaj, Ngjela apo Olldashi por nuk besoj se kjo eshte e rendesishme.

Si nuk eshte e rendesishme ??? Eshte kapitale ! Ai eshte trashegimtari ! Perndryshe, pd-ne e gezon Jozefina Patozi !
Di gje sa vjeç eshte Berisha ??  smiley

 

Basha eshte thjesht me besniku i tanishem

Thjesht më besniku ?? jooo !! une ta thashe me lart : ai eshte i zgjedhuri i familjes ! (ti e ke kuptu besoj qe Berisha nuk pyet per njeri, perveçse per grate e familjes se tij - njera me duket se quhet Argita apo jo ? smiley ).

 

 

Stalker me kete koment je NJESH , jo vetem nga Saktesia e Thellesia e njohjes se Familjeve klanore  ne PD , nje kaste tipike Kusaresh e Mesjetaresh te bartur nga Kanunet , por mbi te gjitha nga Thjeshtesia e te thenit .Thone qe kjo veti eshte e njerezve qe NJOHIN me rrenje Faktin .Prandaj ka dale edhe shprehja .E Verteta eshte shume e Thjeshte . Kush e njeh shtetin dhe Pushtetin ne teresi , sidomos karakteristikat e kesaj kaste klanore qe Quhet PD ,  perputhet Plotesisht me JU! 

Per mua je vlera me e madhe  Logjike per cilesimin e kandidatures se Bashes ne kete fushate zgjedhjeje !

Yje pa fund !

Zgjedhje te parakoheshme, dhe largimi i Sales.

O shok,a e di per ca po flet apo jo,po flet per shperthimin e Fukushimes.

jo jo, nuk po flas per Fukushimen por po them qe

kandidati i ps do jete Shalesi, Tiranen e fiton Basha dhe PS-se i japin presidentin !

ps: ma kurse mundimin qe ti futem e ta kerkoj kete postim tendin, te para nja nje jave !

apo e kishe fjalen per Fukushimen ?

smiley)

 

Aaaa te lutem,u ndrru pazari,President do rri ai qe eshte,vetem qe Rama te humbi zgjedhjet.

ahahaha ! Po sikur te fitoje Rama, ç'pazar parashikohet ?

ps: megjithate, eshte interesant reagimi yt, ne sensin qe e mendon Berishen te vdese kryetar i pd (nuk thash kryeminister, ok ?). E ke katerciperisht gabim ! (edhe pse ne dukje, po dukem sikur po bej avokatin e djallit e po t'mbroj shefin smiley ). 

Po sikur te fitoje Rama,cpazar parashikohet.

Nuk ka as shansin me te vogel per te fituar,pse: Sepse Basha ka shume kohe qe e ka pergatit terrenin,shfrytezoji ne maksimum qenien Minister i Brendshem dhe ka punuar per Kryetarllikun e Bashkise sa ty nuk ta merr mendja,ti nuk e ke idene sa Socialiste nuk e votojne Ramen kete rradhe ne Tirane,rezultati do jete surprize shume e hidhur per Ramen.

Une nuk komunikoj ndonjehere me ty, se e di qe je militant (une thjesht hodha dy hipoteza, se fundja dy ka, dhe nuk fola per shance humbjeje apo fitoreje).

Dhe ma kurse edhe nje here kerkimin : si e ke patur zotrote pseudonimin, ne 2009, kur ishin zgjedhjet ? 

Rama eshte i ikur qe tani. E ka te pamundur te fitoje keto zgjedhje. 11 vite kryetar bashkie, nje Tirane ne gjendje shume te keqe per pergjegjesi te tij, i faktuar si person konfliktual dhe qe nuk e ka problem edhe te kaloje mbi kufoma per te kapur karrigen e kryeministrit. Ndersa Basha vjen si minister i suksesshem, politikan i ri dhe pergatitur ne perendim, ofron nje platforme dhe program serioz qe merret me shqetesimet e qytetarit, ka mbeshtetjen edhe te LSI qe ne Tirane ka vota qe nuk mund te neglizhohen. Ramen kane per ta votuar vetem socialistet, asnje me teper, kurse Bashen pervec perkrahesve te PD dhe koalicionit qe ka bere me partite e tjera, kane per ta votuar edhe elektorati jo militant, qe voton per projektin dhe kandidatin me te mire, qe leviz ne preferencat politike dhe ne fund ben diferencen. Shikoni se cfare ofron Rama: Fajin e ka Saliu. Shikoni edhe cfare ofron Basha: Nje Tirane qe te behet nje qytet ku jetohet dhe jo vetem banohet si ne kapanone ushtaresh. Pervec njerezve te indoktrinuar, te tjeret votojne duke llogaritur ca gjera te thjeshta. Rama e di se do te humbase prandaj ka filluar te beje zhurme me lista e pallavra te tjera qe te kete alibine e rradhes pas humbjes.

 Po 21 Janari?

Po rruga e Kosoves?

Po Shkelzeni?

Po Argita?

Po permbytjet e Shkodres?

 

Po Betoooooooooooooooni ?

Po Pallaaaaaaaaaaaaaatet ?

Po ngjyrosja e qindra pallateve me nje boje te dale boje e qe eshte turpi i zotit ?

Po 20 % ?

Po shpia me qera qe eshte genjeshtra me naive qe kam degjuar ndonjehere ?  e shume e shume te tjera do thosh pala tjeter ..............

Po c'jane keto muhabete parlamenti se jane bere si barcaleta kush jeton ne Tirane eshte i vetedishem se pas 11-vitesh ai ska cjep me, per me teper e ka mendjen gjetke por bashkine e ka shfrytzuar mjaft mire per para e pushtet .

PS: Nuk po them se ska bere per Tiranen se te thuash kte eshte paftyresi por eshte bere bajat madje ne kohet e zgjarta kur kryetari realisht punonte per Tiranen thoshte se : Une i kerkoj qytetareve te Tiranes nje kontrate 10-vjecare, e ne ja dhame ate, po tani mos do te na korkoje edhe nje kontrate tjeter 4-vjecare me klauzol rishikimi ne 2013 se mbase behet gje per kryeminister e po su be gje andej vazhdon prape ktej se nuk merzitet smiley Edhe vete militantet e PS e pranojne se rikandidimi i tij eshte nje budallallek me oke.

 

 O politikano, tani, pa treguar aspak tifozllek, me thuaj dot, si nga amerika qe je, se ku eshte ne gjendje te keqe tirana,( po pa politike brenda, dhe pa llafet e saliut,) nqs, ke qene ne Tirane, dhe se ku ndryshon nga pjesa tjeter e qyteteve shqiptare...

1,2,3,4, prova, prova: Ka nja 10 here me shume tropojane sesa Bajram Curri? psh? smiley 

Alidemso ti them une problemet? smiley

E para, sa here qe vij atje, dy javet e para me djegin hundet dhe fyti nga pluheri. Dmth cilesia e ajrit eshte skandal! (Ktu e kane fajin te dy administratat!)

E dyta, sa here qe vij shikoj qe eshte ndertuar nje pallat i ri ne hapesiren publike ndermjet pallateve te enverit. Teoria e kaosit gjen praktike ne sistemin urbanistik te tiranes.

E treta, hapsira e betonizuar zmadhohet gjithnje e me teper.

E katra, pastertia e rrugeve. Megjithse ketu e kemi fajin vete ne se e quajm per turp ti mbajme plehrat ne dore deri sa te gjejm kosh. Por te pakten koshat ti zbrasin me shpesh se jane gjat gjith kohes plot. 

E pesta rruget te lahen, jo te bejn sikur i lajn. Sa here qe kthehem ne shtepi naten, shoh makinat larese qe kalojn vetem me nje shirit uji si pikatore ne mes. Anash jane punetoret e pastrimit qe levizin fshesat ne nje re pluhri. Mushkrite e tyre jane bere bloze se as edhe nje maske te thjesht ftyre nuk i japin.

E gjashta, problemi i trafikut dhe parkimit eshte o zot! Ke frike te dalesh me makine. Ku perfunduan ato parkimet nentokesore qe do ndertoheshin tek parku rinia dhe tek kolonat? 

 

Kjo ishte thjesht nje pjese e atyre gjerave qe nuk shkojne me tiranen. Dhe nuk eshte problem i lindur sivjet por ka qen problem qe para se te behej Rama kryetar. Faji i Rames eshte se nuk i ka zgjidhur akoma. C'na ben te mendojme se do i zgjidhe ne mandatin e katert? "E treta e verteta" eshte shprehja, jo "E katra e verteta". smiley

 

Pertej detajeve dhe thashethemeve, mendoj se eshte nje fjalim mjaft frymezues.

Ka dicka te re. Nje lloj fryme te re.

 e drejte vecse premtime boshe dhe praktikisht te paarritshme jane shumica. gje qe s'i ka mungu popullit tone nojhere.

sidomos ato shifrat per vende te reja pune ma hoqen petllen fare. se si do u gjej pune dhjetra mijera njerezve nje kryetar bashkie s'merret vesh.

e vetmja gjo e bukur, per mendimin tim, ishte qe u tregu jo-agresiv ndaj Rames, madje e pranoi punen qe ka bere ne fillim. nga ana strategjike si fushate eshte bindese.

duket qe ka dore cifuti ne kete  fushate. prandej edhe do fitoj luli.

Ne fakt une po gjykoj thjesht fjalimin.

e vetmja gjo e bukur, per mendimin tim, ishte qe u tregu jo-agresiv ndaj Rames, madje e pranoi punen qe ka bere ne fillim. nga ana strategjike si fushate eshte bindese.

E drejte

Unë angazhohem sot para jush për ndërtimin e një Parku tjetër të Madh të Tiranës...

Ky ose nuk e di ku shtrihet Tirana ose ka parasysh Dajtin ose serat e domateve ne Peze . Ku do e bej Parkun ky me ??????? Ne Malin me Gropa ?

dhe ndërtimin e Korridorit Rekreativ të Lumit të Tiranës si pjesë e një plani të ri te zhvillimit.. ????

Ta leme ate Koridorit Rekreativ , dhe le ti kujtojme ose ti veme nje harte perpara te Qarkut te Tiranes se ku perfshihet Lumi ( ku eshte ky mre ) i Tiranes ????

Cfare do zgjidhet ky kandidat per Prefekt apo per k/ar Bashkie ?

Ky qeka njesoj si ai qe po kerkon te bjere eshtrat e I.Qemalit ne atdhe dhe K/Mullahu Berisha  e mba Minister akoma smiley O kuje o kuje ! Ku i gjejne mor aman ..nje prerje !

Thuaje ore troc . Une do kandidoj se me doe Berisha ne Voter .....ose po qe se keni na i gjo mrene ( psh si keni da tamom paret e Rr.Kombit , apo edhe se nuk po e gje dot komisioni i Jozefines se kush ka urdherue Zjarr me 21 Janar ) ...po ta fut si Olldeles !

 As qe harxhoj sekondin me ket kriminelin qesharak. Hijene!

Dihej qe 'gita eshte akoma ne moshe ti kerkoj mamit dhurata; por qe te ishe dhe zogu ne mosh ti kendonde Sules ne vesh, kjo tani u provu.

 

 

 

 Dhe tani më lejoni të them dy fjalë për Edi Ramën. Ai nuk është armiku ynë. Dhe ndoshta në krye të herës edhe ka arritur diçka për qytetin. Por që kur erdhi në krye të Partisë Socialiste interesi i tij i vetëm është lufta me Kryeministrin Berisha dhe jo puna për Tiranën dhe qytetarët e saj.

 

Per mendimin tim kjo eshte pjesa qe duhet mare nga fjalimi. Te tjerat jane premtime elektorale qe skan asnje vlere. Nese e vazhdon fushaten keshtu me qytetari edhe mund ti fitoje zgjedhjet. Nese fillon berisha me folklorizmat dhe te sharat e veta do e kete me te veshtire.

Mesa duket Basha ka vendosur te bej fushate lokale ndersa Rama, fushate politike perkatesisht ne pikat e tyre me te forta. Basha ben fushate lokale ngaqe zyra e Rames ne bashki ka zene mirimanga. Ndersa Rama ben fushate politike ngaqe nuk ka cfar te thote ne rang lokal. Nuk ka cfar premton sepse komenti i natyrshem pas cdo premtimi eshte, "Ne 10 vjet, nuk kishe kohe ta beje?!" 

Nese populli voton politikisht, do te kemi ate 50/50 te zgjedhjeve te pergjithshme. Nese voton "lokalisht" besoj se Rama i humbet. 

 Ka nje gjysem te vertete kjo qe thua ti ALB, por del rrena kur vazhdon me poshte:

"Dje unë dhashë dorëheqjen si Ministër i Brendshëm sepse besoj se Tirana meriton një Kryebashkiak me kohë të plotë që do t’i vërë veshin njerëzve dhe do të punojë gjithë kohën për t’i kthyer shpresat e tyre në realitet dhe jo të merret me beteja politike."

Nje mut thuaj. Ia kerkon ligji.

Nje mut thuaj. Ia kerkon ligji.

 

Ekzakt. Kendej nga anet e mia, vetem Le Pen-i (kryetari i partise "Fronti Nacional" - ekstremi i djathte) guxon te genjeje per gjera kaq elementare (dhe nuk po heq asnje paralelizem politik, thjesht po konstatoj).

C'eshte tragjike, eshte se nga keta far Lulesh, nuk mund te presesh as qofte dhe nje minimum fiabiliteti (besueshmerie), qofte dhe pa ju futur per asnje sekonde te vetme debatit te permbajtjes ne ato qe propozohet.

 

Le që ja paska qendis shume here me mire ky Robini...  :

Dha dorëheqjen për pushtet, por jo për 4 njerëz të vrarë

Shkruar nga AMA-News Opinione Mar 24, 2011

Nga Robin Koka

Ministri i Brendshëm dhe Pushtetit Lokal, Lulzim Basha, u nisi vartësve të tij një mesazh telefonik dhe elektronik, me tekstin që duhet t’i shpërndanin medieve, pasi vetë ishte në Bruksel. Me kënaqësinë më të madhe shpallte zyrtarisht kandidaturën për garën bashkiake në Tiranë në zgjedhjet lokale të 8 Majit.

Njëkohësisht njoftonte dorëheqjen e tij si ministër, dorëzuar shefit të kabinetit, Sali Berisha, por dhe kërkesën ndaj kryeparlamentares Jozefina Topalli, për lënien e mandatit të deputetit. Pra një ditë feste e dyfishtë për Bashën, që po garonte për një pushtet më të madh, të bëhej kryetari i bashkisë më të madhe në vend, por dhe të mposhtë tre herë të zgjedhurin Edi Rama. Dhe për të fituar këtë “nder burri politik”, i është dashur të bëjë shumë gjëra. Shumë gjëra të pista për të cilat vetëm me fjalë evropianët e Brukselit ku ai po kalon ditë të rehatshme do pastronin gjuhën dhe jo më t’i bënin me vepra. Lulzim Basha mori shpërblimin për rrugën Durrës-Kukës, pasi investoi për një lobim pushteti 1,2 mliardë euro abuzive nga buxheti i shtetit. Zhyti arkën në borxhe dhe e çoi koston pa projekt në trefish më të shtrenjtë. Dosja e tij është ende e hapur për shpërdorim detyre dhe në çdo moment prokuroria ka të drejtën ligjore që të kërkojë gjykimin e tij në gjykatë.

Pse jo tashmë që është edhe pa mandat, organi i akuzës të veprojë për të vënë në vend dinjitetin e drejtësisë. Më parë Lul Basha i shpëtoi drejtësisë duke përfituar nga imuniteti dhe pa përfunduar kurrë në dyert e gjykatës i mbrojtur po nga ky petk politikani. Por tashmë nuk e ka më dhe dera e gjykatës pret e hapur. Por ai nuk e dha dorëheqjen atëherë kur u akuzua, nuk dorëzoi mandatin atëhere kur u hetua. Nuk u dorëhoq edhe kur u vranë 4 vete te dera e shefit të tij nga ushtria që ai komandon me ligj e hierarki. Nuk e dha sepse nuk mund ta bënte për 4 kokëpalarë. Por e gjeti guximin dhe nderin e burrit ta bënte për karrigen e kryetarit të bashkisë. E bëri për pushtetin personal të tij, sepse e ndjen detyrim ndaj elektoratit dhe partisë së tij. Por nuk e ndjen për shoqërinë demokratike, të ardhmen e vendit dhe për pastërtinë e drejtësisë.

Të mendosh se si mund të jetë ndjerë një familjar i të vrarëve kur ka mësuar se Lulzim Basha dha dorëheqjen sepse do të kandidojë për kryetar bashkie, por nuk e bëri këtë kur vrau një protestues paqësor më 21 janar. Herët a vonë dita e drejtësisë do të vijë dhe Lulzim Basha e di se si do të gdhihet më 9 Maj 2011, ashtu sikurse e di edhe nëse do të bëhet kryebashkiak që nuk ka imunitet. Drejtësia thotë populli, vonon, por nuk harron. Sot shqiptarët e ndershëm morën lajmin e mirë, Basha dha dorëheqjen dhe dorëzoi mandatin e deputetit, pra nuk ka më imunitet. Prej sot e tutje ai është i disponueshëm përballë drejtësisë dhe kjo është fitorja më e madhe për shqiptarët e ndershëm. “Babai” i tij nuk do të mundet ta mbrojë më as në fushata dhe as nga kabineti.

 

 

 

 Normal qe ia kerkon ligji. Por per te thene keto gjera nuk kishe pse iu pergjigjje komentit tim ngaqe nuk kane lidhje fare me ate qe thash une.

Une thelbin e kisha tek fushata e cila po fillon ne menyre me civile, shpresoj te vazhdoje keshtu!, si dhe tek menyra se si do te votojne njerezit, politike apo "lokale". 

Epo dhe ti, po ku e ka idene "qytetari" se si eshte ligji, dhe ky e shfrytezon.

 Shtriji kembet sa ke jorganin, thote populli. Gjithe keto gjera qe ke premtuar, jo kryetar bashkie, po perendia te jesh nuk i mban dot. Parajse, parajse do e besh, e kuptuam. Shume fjalim i bukur.

Nga nje sondazh paraprak, i cili pritet de behet publik gjates javes qe vjen, mesohet se Basha ne Tirane merr mbi 53% te votava; Rama 44 %, PBDNJ, 1-1.5 %, PKSH-ja, 0.5 deri 1 %, te tjerat te pavarur

Kush e ka bere? Lefty kush tjeter ka pyet vetveten. Po si del llogaria se ka harruar LZHK ne qe jane rreth 3 - 4 % ne Tirane gjithnje (kesaj rradhe mund te jene me shume)

 Lefto nga vjen sondazhi?

Megjithse nga data 8 Prill do te fillojne sondazhed e perjavshme.

e di qe nga 8 prilli do dalin sondazhet "zyrtare", qe lejohen te publikohen ne shtyp, sipas rregullave te kodit zhgjedhor. Mirepo kjo nuk i pengon kompanite e sondazheve qe t'i kryejne ato perpara dates 8 prill

Sondazhi ne fjale eshte kryer gjate kesaj jave, dhe rezultatet e perpiluara kane dale mbreme vone, megjithese per momentin mbeten konfidenciale : nuk jane publikuar gjekundi se ligji elektoral nuk e lejon

Por ne Facebook ka filluar te perhapet qysh sot ne mengjes

 VRASËSI KANDIDAT PËR KRYETAR BASHKIE.

VRASËSI.

 

Hej bela, c´na ka gjet me keta rob. Do me u bo Kryetar Bashkie ti mor vella? Shume mire behu, nuk te thote njeri gje. Po tani mos na bej ne per budallenj dhe te kerkosh voten tone.

Le qe ti voten tone e merr edhe pa votuar ne fare, sic ka ndodhur edhe meperpara, sa te kesh ate "babaxhanin" qe nuk ja le rastit dhe votimit zgjedhjen e funksionareve. Se po te ishte ndryshe, or Lul, ti do kishe ulur bythen dhe do shkruaje nje program per te qene, e jo te na flisje per "the blue, blue sky".

Madje ti o Lul kot e ke qe del neper fushata dhe lodh edhe trute, can edhe bythen me fushatra elektorale, me ndihmesa qe neser duan nje vend pune ne bashki. Biles po te kisha qene une ne vendin tend as kisha per te dhene doreheqje as si minister dhe as si deputet. Na plasi cari per ligjin! Pse Gert Bogdanin dhe te tjere qe benin fushate elektorale duke qene funksionare shteti mos i gjeti gje? As e rruajten fare edhe ata dhe shife ku jane: perballe Xhozit ulur ne rreth, vetem nje zjarr bubulak qe te pjekin ndonje mish u mungon.

Se na duhet ai i shkrete imunitet, or Lul. Se nuk eshte se e kemi xhamadanin e paster dhe hajde te dalim ne mejdan, or Lul. Se ti nuk deshe me e cu xhamadanin ne lavanderi me e la, por the vetem qe ka kalu orari dhe nuk e laj fare. Edhe ti ke studjuar vete per drejtesi, or Lul, dhe e di shume mire qe ti akoma sot e kesaj dite je i pandehur, deri sa te te provohet faji supozohesh si i pafajshem, por perseri je i pandehur. Sepse gjykata nuk te nisi ne shtepi se ishe i pafajshem, por ngaqe prokuroria po flente mbi dosje dhe i kaloi afati (A mos valle te ka ty parasysh Sali Berisha, kur akuzon Prokuroren e Pergjithshme se fle mbi dosje?)

Nejse or Lul, sukse te metejshme, cfare te te thote vellai jot?. E do voten time? Merre! Sepse une nuk ta jap dot! Une tani po vej kufjet ne vesh, po degjoj pak muzike dhe po kendoj edhe une nen ze bashke me prokuroren e pergjithshme:

"Bad boyz, bad boyz,

what´you gonna do,

what´you gonna do,

when we come for you"

Keta jane dhe pinoke te pashembullt. Do hape 30 mij vende pune ne bashki thote burri botes, ndersa kapaciteti i bashkise eshte aty diku te 2 mij vende, dhe kur deri dje akuzonin Ramen se i ka kthyer gjithe taksat dhe fondet e bashkise ne rroga punonjesish dhe ne aspak pune publike..

Forca Luli! smiley

Desha me te informu, qe pervec 25 votave te kushurinjve qe jetojne jashte atdheut, kam siguruar edhe 4 vota te nje familje komshi te cilet kane 8 vjet qe kane emigru ne Australi. I kam nise sms dhe me kane dhane OK po me sms.

Flamujt Amerikane s'e kuptova pse valeviteshin. Prisja te shihja flamij holandeze dhe te UNMIK-ut

Me kujton slloganet e Olldashit zgjedhjet e kaluara...Por e mori pergjigjen nga banoret e Tirane .Edhe ky te njejtin fat do pesoje me duket..... smiley

 

Mua me dukej ne nje fare menyre nje tip i zoti ,i shkolluar seriozisht.Nuk kam pare fjalim me patetik e i nivelit analfabetik.Ose nuk me duket se niveli i zgjedhesve tiranas te jete ky.Si nje hartim tetevjeçareje medioker.Pa pike boshti e karizme.Me dukete si peshk surgelato pa identitet,ngjyre ,ere.Te keqen e Berishes....ai te pakten kur flet e tund......Ky nje soj signorine pispirixhike.Kots....

Berisha eshte gojetar i madh.Ai flet me fjale te bukura si psh ;legen ,qen, zhvishu lakuriq , i tredhur , bekue qofte zoti etj.Fjalimet e tij do te shkruhen ne antologjine e fjalimeve te kokave me t emncura te globit.

Kètij i shkon goja lèng qè tani...se kish problem tè vriste 4 njerèz tè pafajshèm,e jo mè ta kthej Tiranèn si nè 96-èn!!

Ky fjalimi i pionierit te Saliut - Luli tingellon sikur ky pionieri kurre nuk ka qene ne politike me pare por ... ka dale sot nga bangat e shkolles me shume frymezime dhe energji dhe eshte gati te permbyse boten ne emer te popullit!!! Kush e bind popullin se metoda e deritanishme e tij e drejtimit e bazuar ne vjedhje, vrasje, bindje qorre ndaj padishaut Sali nuk do te vazhdoje te jete e tille nqse se pioneri Luli arrin e merr kete post.

Ajo qe eshte anashkaluar nga fjalimi i pionierit te Saliut  eshte:

- pse nuk e ka permnedur qe ky pioneri qe nuk do te vjedhe me ashtu sic vodhi per rrugen e kombit? TE PAKTEN TE THOSHTE UNE VODHA AQ SHUME SA NUK ME DUHEN ME LEKE. Po te doni votoni per mua se nuk do te vjedh me. Votoni per nje tjeter qe eshte fukara dhe do tu vjedhi me shume!! Si te doni por une po them per te miren tuaj!!

2. Te thoshte: Une nuk do ti lyej me duart me gjak si ne 21 mars. Nuk do te vras me protestues. UNE E BERA NJE KRIM POR VURA MEND TANI. Po te doni votoni nje tjeter i cili do te vrase si une deri sa te vere mend si une. Beni si te doni, por une Per te miren tuaj e kam!

Duke bere kete ca njerez do te genjeheshin duke menduar se kemi te bejme me nje hajdut dhe vrases te penduar!!

Per ata qe jane mallengjyer nga ky fjalimi i pionierit te Saliut. Ky fjalim eshte me e mira qe mund te bente nje batalion me mendimtare saliste mbrapa ketij pionierit te Saliut per te hedhur hi syve te popullit! Se mos jane fjalet e tij personale keto! smiley

VRASESIT DHE HAJDUTET NE ASNJE MENYRE NE POSTE SHTETERORE ... qofte Luli, Edi apo Hyseni apo Hasani!!! smiley

Lul Basha e ka te sigurt fitoren,fushaten elektorale ka nje vit qe e ka filluar,tani po ben spektaklin,shume familje te medha Tironse qe deri dje kane votuar per Ed Ramen nuk ja japin voten me ketij te fundit,pse ca kujtoni ju kot e mori Ministrine e Brendeshme ai? .

Edhe nga mendimet e mesiperme vihet re qarte se përshtypja e  parë që dha Basha si kandidat ishte pozitive,(kjo eshte shume e rendesishme per zgjedhesit e pavarur gati 30%,jo militantet) pasi parashtrimi i vizionit dhe ideve të tij kishin të bënim me diagnostikimin e problemeve dhe prognozën e zgjidhjes së tyre për të mirën e qytetit dhe jo sulmi demonizues ndaj Ramës. Lulzim Basha,politikani jurist  38-vjecare  entuziast,i shkolluar dhe edukuar ne perendim, që me punen e pa kursyer  lehtësoj dhe mundesoj   anëtarësimin në aleancën e NATO-s dhe Liberalizimin e vizave , vertete ka se cfare ti ofroje Tiranes."Ka ardhur koha që të vihen në qendër të vëmendjes qytetarët e Tiranës dhe problemet e tyre. “Rama tha se ka plane të tjera, ngaqë kërkon karrigen e kryeministrit. Ne duhet të bashkohemi që të realizojmë ëndrrat tona për një Tiranë, si e duam të gjithë”, deklaroj  Basha.

Cikli i Ramës në Tiranë është drejt fundit dhe i  pandalshme sepse , mandati tretë i tij  ka qenë një deshtim e  faliment i plote dhe  kërkeses  në rritje për një Tiranë ndryshe, më afër parametrave europiane. .Sic do shkruante edhe gazetari MATTHEW BRUNWASSER i NY TIMES  Published: January 26, 2011.....The colorful facades painted on Tirana buildings when Mr. Rama came to power are now faded and dull. se  koha e Rames ka perenduar tashme .Qytetaret e Tiranes kerkojne ndryshim, pervec stanit te  Ballajve dhe Leprave  qe fatin e jeten e tyre e kane lidhur me fatin e kariges se Rames.
 

 

 Lulzim Basha,politikani jurist  38-vjecare  entuziast,i shkolluar dhe edukuar ne perendim, që me punen e pa kursyer  lehtësoj dhe mundesoj   anëtarësimin në aleancën e NATO-s dhe Liberalizimin e vizave , vertete ka se cfare ti ofroje Tiranes

Pfffff, ç'na the mer kapo. Me te vertete e ke. Nqs edhe ti u beson me te vertete ketyre gjonave, atehere, jazek te qofte Canadaja, se lloz ke shku dhe shul ke met...NQS e ben per propogande, aferim!!!!!!!!

Po pse ere, Luli, na hoqi vizat ne, apo Meta????????Apo Xhozi me Salen? Ju dajini mire keto pune mes vedit, pastaj ecni dhe na mushni menjen ne trapave qe u lexojme dhe ju degjojme juve......

Nqs edhe ti u beson me te vertete ketyre gjonave, ;.....

........qe eshte politikani jurist  38-vjecare  entuziast,i shkolluar dhe edukuar ne perendim,nje nga kontribusit dhe firmetari i projektit per Liberalizimin e vizave  dhe mbi te gjitha njeri me integritet dhe nje familjar shembullor....

...ju zhytini duart ne  balte sa te doni por te jeni te sigurte se do ju kthehet ne bumerang, sepse  eshte rasti i pare qe Tiranes i ofrohet nje politikan me nje CV kaq te kompletuar dhe mbi te gjitha pa asnje lidhje me regjim kriminal  te Bllokut  dhe pinjolleve te tij.

KY eshte i vetmi raste qe Fajin e ka Saliu...

me nje CV kaq te kompletuar dhe mbi te gjitha pa asnje lidhje me regjim kriminal  te Bllokut  dhe pinjolleve te tij

Ve bast qe per thanksgiving ti nuk shqyen kaposh por nje replike te bllokut smiley

 Kapo nuk osht puna se kush i ka duret me te palame, po puna eshte se ku ka shkelqy ky, qe po e mburr kaq shume, se djem e vajza me diploma dhe shkollime me te larta se Luli ka sa te dush, bile edhe me te larta se ky, se edhe Prifti, Hawardin kish maru. Se na kujtove dhe CV, edhe ate e ka te ngjashme me Argiten, se per cv-ne e tij, nuk flasim dot ti dhe une, se ne Kosove po flasin kosovaret vete, (qe po e bojme moot, per ate qe ka bere) kurse per knej, nuk ka komente, se kudo qe ka vajt, nuk ka bere asgje interesante, sa paraardhesit e vet, se perderisa nuk te le shetg Sala, s'ke çar bon, do te hudhesh vallen sipas avazit te tij, se edhe rrugen e Kombit, e boni Sala, dhe Lulit nuk i mbeti gje tjeter, vetem te hudhte firmat, edhe te vraret e 21 janarit, une jam i bindur se nuk ka dhene urdher Luli, ( bile ky, me te degjuar e kam, se ai ka dash me dhene doreheqjen, po ja ka refuzuar ne menyre te prere Saliu) po atij i duhet me bo detyren, pra vetem me hudh firmen, prandaj me te qete ne levdata, duhet dikush me u vu ne gare, Sala zgjodhi kete, (me detyrim e percaktim) dhe hajt mo, se s'kemi ç'te bojme...

Ky njeri, te pakten ka nje merite, pak me shume se te tjeret aty ne PD, eshte yesman - i me i mire ne gjirin e saj, dhe nuk ja "prish" dot Sales, se e ka babe per shpirt...( fundja Sala keshtu i do, te pa ze, te pa fjale, te pa burra) 

se djem e vajza me diploma dhe shkollime me te larta se Luli ka sa te dush, bile edhe me te larta se ky,..

...mbase ka por jo ne politik fatkeqesisht .Te tille numurohen me gishta,ky eshte  modeli,shembulli  i mire qe duhet te enderoje dhe ndjek cdo i ri shqiptare pavaresisht bindjeve politike  por  me e habitshmje eshte qe edhe kur arrin te dali nje i tille ne fillojme te  intrigojme e fantazojme deri  ne cmenduri  per ti perplasur deren ne fytyre ketij dhe ata te tjeret qe thoni se ka plote.

..CV, edhe ate e ka te ngjashme me Argiten.

...ne jete duhet edhe pak fat my friend,Fati e ka ndihmuar ne kete drejtim por  ne demokraci gabohet ai qe mund te mendoje se postet mund te trashegohen, ato vetem fitohem dhe jo lehte.Shenjat deri tani tregojne qe Basha eshte tashme nje politikan i formuar  i tipit perendimor qe gezon respektin si brenda dhe jashte PD.Do kete njerez qe do jene skeptike do kete, por nuk kane argument dhe kur nuk ke argumenta, nuk ke shumicen nga pas dhe opinioni eshte i pavlefshem.

..se edhe rrugen e Kombit, e boni Sala, dhe Lulit nuk i mbeti gje tjeter, vetem te hudhte firmat, edhe te vraret e 21 janarit, une jam i bindur se nuk ka dhene urdher Luli,

....kjo nuk ka nevoje per koment ,me dhimbje ke thene te verteten.thnx..

eshte yesman - i me i mire ne gjirin e saj.....

....duhet kohe te provohet e kunderta,por po qe se eshte e vertete edhe ne te ardhmen . ..do ti shtohet nje cilesi e re qe se ka pasur asnje nga politkane ne keto 20 vite tranzicion...

 

 Kapo mere te teren si fraze, jo vetem ate qe te intereson ty, se njerezit qe bejne krahasimin, do tallen me ty pastaj....

Dy fjale per projektin e ketij: Offf moo!!!! 

Olldashi,kane ndryshuar gjerat shume nga ajo kohe,Lulit i teprun 250 milion euro nga rruga e kombit..................

Me Tiranen Berisha s'ka pare dite te bardhe. I eshte kthyer ne makth si puna e hudhrave per vampirin

Tre viktimat te njepasnjeshme (plus dhe ketij puftes tjeter beji kater) smiley

Ti rifreskoj pak emrat?

Besnik Mustafaj 2000

Spartak Ngjela ne vitin 2003

Sokol Olldashi ne vitin 2007

 

 po 35 vjet burg nuk duhet ti haje Basha per keto tepricat?

 O Brad, une JOLIE po te jap pergjigje, A mos bo gjo llogaritarin ti o vella? Shiko  une te them dicka ,boj nje xhiro andej nga Kuksi , nderron dhe profesion edhe behesh TURIST edhe ke per te me kujtuar e di si fluturon tek ajo rruga., fiiiiiiiiiiiiiiiiuuuuuuuuuuuuuuuuuu , Fale Z. LULI.

Normal qe fiton Luli.

Luli eshte çun i ri, punetor, me taban, i shkolluar, me eksperience pune jashte, i sukseshem, i rregullt, familjar, pozitiv.

Edi eshte piktor i deshtuar, basketbollist i deshtuar, politikan i deshtuar, pis, i lodhur, drogaxhi, i çrregullt, pervers, pa familje.

une mendoj qe ne keto zgjedhje do te kete nje peshe me madhe elektorati atdhetar qe eshte ne ngritje .ka pase shume nga keta te fundit qe kane votuar s.berishen nder vite pasi e konsideronin si nje e keqe me e vogel se f.nano per interesat kombetare ,por me qendrimet e s.berishes ndaj greqise dhe ceshtjes kombetare keto 5 vitet e fundit ,ky(s.b) ka zbritur ne nivelin e esat toptanit dhe me te drejte konsiderohet si e keqja me e madhe,plus qe po instalon ne shqiperi nje fryme krahinariste dhe percarese.nderkohe p.s-ja duhet se po e vlereson me drejt kete ceshtje duke shpallur mosbashkpunimin me bollanon ne himare.elektorati gri eshte kryesisht patriotik dhe per momentin duke mos patur shprehje politike ,zgjedh te keqen me te vogel

 Te drejte ke, problemi eshte se po harron nje detaj te vogel. Jane zgjedhje lokale dhe jo qendrore. Nese voton per Ramen nuk do kesh qeveri te re. Berisha po aty do jete. Fitorja e Rames garanton vetem dy gjera. Ne rang kombetar protesta te tjera per te kerkuar zgjedhje te parakohshme. Ne rang lokal, asgje. Mirimangat mund te flejne te qeta tek zyra e Rames. lol. 

do ishte mire qe ne keto zgjedhje te Publikoheshin Fondet per fushate Elektorale te kandidateve. Publiku do ndjehej mire, Transparenca fillon ketu.

Sipas KQZ, fondet e akorduara me ligj ndahen si me poshte:

(Marre nga NOA News)

Dy partitë më të mëdha në vend, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste do të përfitojnë e ndajnë rishtas mes tyre “pjesën e luanit” në fondin për financimin e fushatës elektorale për zgjedhjet e 8 majit. Edhe pse pa votat e opozitës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot fondet për financimin e fushatës zgjedhore.

Kryetari i KQZ-së Arben Ristani bëri me dije se buxheti total që do të përdoret për zgjedhjet është 200 milion lekë.

Ristani tha se fondi në fjalë është i parashikuar në buxhetin e shtetit për vitin 2011.

Kreu i KQZ-së tha se “70 përqind e këtij fondi do të ndahet mes dy partive të mëdha parlamentare PD e PS, 20 përqind e fondit shkon për partitë e tjera parlamentare, ndërsa 10 përqindëshi i fondit do të përfitohet nga partitë që kanë marrë më shumë se 1% të votave në zgjedhjet e fundit”.

Në një përllogaritje të thjeshtë paratë e fondit për financimin e fushatës për zgjedhjet e 8 majit do të shpërndahen kështu: Partia Demokratike përfiton 83 milion lekë, Partia Socialiste 80 milion lekë, Lëvizja Socialiste për Integrim 11 milion lekë, Partia Republikane 8 milion lekë, Partia për Drejtësi e Unitet 7 milion lekë, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut 7 milion lekë dhe Partia Social Demokrate e Skënder Gjinushit përfiton një fond prej 350 mijë lekësh. 

Me kto jam dakort e kisha fjalen per "private donations" se me 80M nuk munesh me Hire as Ciljeten. I cik transparence s'kish me shku dom. Shpresoj ca gazeta do vazhdojne me ket ide sa t'jua veshtiresojne pak jeten garistave. smiley

--------

Kam nje precedent ne nivel nivel Mini-bashkiak, vite-vite me pare. Ishte ne mes Macokut dhe Veshderrit [te dy personazhe reale, nga bota e krimit jo shume te demshem dhe akoma te paoganizuar] po me doli koha pas 2-3 oresh do bie programet e tyre dhe si ndodhi- nese dikush i njeh jam mjaft i interesuar se ku ndodhen keto dy FIGURA e si kane perfunduar, nese nuk ndodhen askund sot.

Macoku me ra fjala-perfaqsonte shtresen e pasur, te sapolindur ne'93, Veshderri...eh, ai filloi me nje program te ri.

BTW3. Luli sado qe nuk flet keq per Edin, kto pune do fillojne shpejt me Proxy, shqip i thuhet me sponde apo do e bejne kete te tjere, Luli jo. Edi...the same.

Per ligjen e kesha llafin une smiley.  

Pa kshu me "private donations", nen tavoline, e me thashetheme pa cimka s'themi dot me shifra te sakta smiley.   

BP, nese behet fjale per Macokun dhe Veshderrin tek Parku i Autobuzave ne Tirane (do te ishte koincidence shume e cuditshme te kishte nje cift tjeter emrash te tille ne lagje tjeter te Tiranes) po habitem njecike, qe te kene arritur partite politike ne nje batak te tille sa te mund te nxjerrin kandidate te tille per nivel mini-bashkie.

Pikerisht per ata Pedro, Mund te kete pase Macoker [a Maceker] ne shume lagje, po ashtu Veshderre, por Kombinimi Total ka qene vec te parku. Macoku v Veshderri. Nuk kane konkurua kurre per mini bashki,lol, po beja shaka...[thashe qe kane qene kriminela te vegjel ne ate kohe] por nuk duken shume larg L and E.

BTW di gje si kane perfunduar? Veshderrin e kom pase dobsi...bile ca here me ka kerku dhe kshilla, flas teorike se ne momente pensive i pelqenin story/filozofia smiley

Macokun nuk e di, hera e fundit qe e kam takuar ka qene kur nje ish minister ishte i shtruar tek Spitali Qendror para shume vitesh dhe ky ishte si roje i tij, sepse ishte pjestar i forcave RENEA, nuk e kam pare me, po mbaj mend qe vellain e tij me te madh (shume cun i mire) qe merrej me biznes e vrane dhe ky e dinte fare mire se kush e vrau, se e dinte edhe gjithe Tirana atehere dhe as nuk kishte bythe me leviz as edhe nje gisht. Fundja trimeria e tij me e madhe ka qene vjedhja e pulave dhe para ´90 mbahej si i forte sepse bashke me Veshderrin dhe me Milen, jevgun, vidhnin kuaj ne Yzberisht dhe dilnin shetitje mbi kale.

Kurse Veshderrin e kam pare para disa vitesh, bubrron aty mrena per mrena lagjes, e njejta skene si perhere, duke pire raki me Xaken dhe Topallin tek klubi i Mires tek Parku. Nuk ka ndryshuar shume jo.

Mbaj mend qe ne 2005 Lul Basha eshte zgjedh deputet ne ate zone, po nuk eshte bere ndonje pisllik atehere, se nuk kishte nevoje, se robt zgjidhnin kedo qe nuk ishte i PS dhe i Fatos Nanos. Ka qene me teper nje vote kolektive kunder "liderit historik te se majtes" Fatos Nano (sic thote Berisha), sesa nje vote pro PD.

 Basha është dha firmosësi i paktit të kufijve detarë me Greqinë e rrëzuar nga GJK si antikushtetues dmth akt tradhëtie i dënueshëm nga Kodi penal ....Më duket se e paskeni harruar ?

Meqe kam qene "off" pergjate nje jave : a mund te me thote njeri nese Basha, gjate javes qe shkoi, u thirr ne Prokurori, qofte dhe formalisht ? (sikunder dhe Gjinushi, Ngjela apo shefi i Policise etj etj, para nje muaji).

Faleminderit

 Pse te shkoi?!

Plus qe e ka axhenden plot me takime me qytetaret tani!

Kot nuk thote populli cudia me e madhe tre dite zgjat. Komisioni i Zbardhjes se Pucistave filloi me aq vrrull, ku perfundoi?! Edhe prokuroria e filloi procesin me shume nxitim dhe buje, cfar ndodhi?!

Procesi i gerdecit dhe shume procese te tjera e vertetuan qe sistemi yne gjyqsor + prokurori jane me keq se sistemi politik Rama Berisha.

 

 

 Fiton Basha pa asnje diskutim. Shpirti ma do ti thyhen turinjte prej enveri, por sic thote edhe militanti brad prej gjermonie, kesaj here i kane kopsitur mire punet me para, fallsifikime, presione. Kane kohe qe punojne nen rrogoz per kete dite. E vetmja shprese eshte qe ajo perqindje e larte te pavendosurish qe shpesh nuk votojne, ti therrasin mendjes ne sekonden e fundit dhe te votojne kunder berishes dhe kunder vogelushit enver qe nuk i dridhet qerpiku nga mekati i kater te vrareve diten per diell. Kjo varet nga aftesia e rames per ti zgjuar keta njerez, por rama me duket ca si shume prepotent dhe e besim tek fitorja. Sidoqofte rezultati, e mira e ketij votimi eshte qe 1 nga 2 te keqija do marre nje knockout spektakolar. 

8 maji do jete nje dite shfaqjeje fantastike.

Me qene se jemi te programi per Tiranen a di ndonjeri cfar programi ka Edi per kete bashki?

Jo nuk ka. Ska pas kohe me e bere .

Po fundjafare çhyne programi ketu, keto zgjedhje jane per Saliun.

p.s flitet qe po e shkruan Taulant & Sokol Balla , po akoma nuk dihet gje. ka mundesi ta nxjerrin pas zgjedhjeve .

Me qene se jemi te programi per Tiranen a di ndonjeri cfar programi ka Edi per kete bashki?

Shume shume te thjeshte ,qe po e realizoj kesaj rradhe ,me te verte Historikisht do te shpetojme nga ndotja Totale e "BUZEVARURVE" si k/Bashkie ,nga perfytyrimi dhe mbeshtetja qe mund te kete Mixhizmi per Tiranen .I provuam prej 92 deri ne kur iku ii fundit qe luante tavell ne zyre smiley

Shume,shume I thjeshte MATI eshte programi . MJAFTON QE TE MOS TA MARRE " njeri nga keta" buzepervjelurit Tiranen per ta administruar me parimin mixhist .

BINI Burra ! Edvini IKU

Sa mufka patetike paska kepute ky i TASK forcave te PUNESIMIT dhe Agjensive te mb .Konsumatorit aq idiotlleqe ekonomike ,nuk marrin guximin te thone as militantet e kafexhijve qe vrasin diten para kafeneve te selise se PD e  qe grinden me llafin " kujt do me i tregu frojdin ti mer jahu"

I thoni MATI , para  se te llafose pralla me foshnjat le te pyese edhe ndonje statal dhe mundesisht edhe ndonje eekonomist . Po qe per rrregullore bulevardesh si nga te lloit te mufkave me sistem unazash e rrugesh i dime thuaj   , kemi pervojen e rruges patriotike. 

Sidomos  '"nihmen e pakufishme perfshi dhe me studio ligjore qe do te jape qendrorja mos na thuej gja or tie .E ke pa kursim motamo si traktoristii Ibrahim qe hidhte faren pa kursim

Sa thelle e ka rras kasketen e bardhe ajo vajza ne foto.

Si duket i vjen turp e fshihet te mos e shohin shoqet qe shet fytyren per 10 Eur.

Ju pergezoj qe moret iniciativen per te organizuar nje Sondazh online tek Peshku, ndoshta edhe pas lajmit qe dhashe kete mengjes lidhur me sondazhin e pare serioz te realizuar per zgjedhjet e 8 majit 2011

Megjithate, po ju sjell nje sondazh online i cili ka goxha kohe qe eshte hapur, dhe ku kane klikuar "voten" e tyre mbi 20.000 internaute :

Sondazhi eshte i faqes  se Gazetes "SOT" e cila njihet shume mire ne Shqiperi se nuk eshte e bute me asnjeren nga palet politike ne Shqiperi, jo si TV apo Gazetat e tjera, ku politizimi arrin kulmin : besoj se kjo e ben disi me te besueshem, perderisa Gazeta "SOT" s'ka hezituar t'i shaje e ti denoncoje te gjitha palet!

 

A do fitojë Lulzim Basha përballë Edi Ramës Bashkinë e Tiranës?

PO

11.065 

  54.4%

 

JO

9.282 

  45.6%

 

 

 

Numero di votanti  :  20347 Primo voto  :  Martedì 30 Novembre 2010 20:44 Ultimo voto  :  Domenica 27 Marzo 2011 21:44

Nuk arrij ta kaperdije kete fjalim madheshtor te kandibashkiakut per Tiranen, i djathti Lul Basha, duke qene mese i ndergjegjshem se do jete edhe kryebashkiaku i krimineleve si Ramiz Alia, Nexhmije Hoxha, Hekuranit, Partizanit,Dinamos,  e shume e shume krimineleve te tjere qe jane bere grusht rreth partise ne Tirane.

Si nuk u shpreh "BURRI" asnje fjale per keto kriminele e kaluar krimineleve, si do i trajtoje, si do sillet me to, çfare do thote te jesh kryetar bashkie ku qytetaret i ke kriminel me fame botrore, si do pergjigjet kur ndonje gazetar i huaj apo vendas( ky vendasi ne qoftse eshte i siguruar se nuk e vret kush) do pyes " po me krimet e kriminelet e diktatures komuniste, çfare keni bere?".

Do i thote se po mundohemi qe te mos i mungoje uji i pijshem, se kemi marre masa qe dritat te mos shkeputen asnjeher, se do rris pensionet , se do mendojme per moshat e treta, se do ndertojme lulishte, se do zmadhojme parqet, se do hapim vende pune, se, se, se, .

Boll mor i djathti Lulzim Basha, pyetja eshte e thjeshte, me kriminelet Ramiz Alia, Nexhmija Hoxha, e shume familje te tjera kriminelesh, si do i trajtosh , pse nuk thua nje fjale, apo pret vota edhe nga ato!!!!!!!!!!!

 Lumo, mos ja fut kot plako, ata kane imunitet nga i modhi fare, pranej kujdes, se do te qujne dhe ty "puqist" dhe ti ket nuk e ba dot, se je çun me norma.............

Kushdo te fitoje ne Tirane, ai vend nuk behet me. Eshte e kote te flasesh. Te dy konkurentet kryesore aty nuk jane per interesin e pergjithshem, por per te perfituar. Me vjen shume keq, por edhe ne nje te keqe si kjo njeriu gjen ngushellim. Mua prej kohesh nuk me vjedhin me hajdutet shqiptare dhe se shpejti shpresoj as pjesen tjeter te familjes sime. Per ata qe akoma jetojne me shprese ne Tirane, pacni fat!

 'lashe postin e deputetit dhe te ministrit per ju per tiranen, per tju perkushtuar ju'

 

thjesht per kete genjeshter te paster dhe perdellim patetik smeriton asgje. (ja kerkon ligji)

Edhe Luli e pat. Edhe ky si Ngjela, do drejtoje boten.

meqe jemi te Luli e Edi mu kujtu car kam pare dje. Shok i vertete. Nje fly on the wall me JCVD. E pashe per here te pare, filloi duke folur si kishte shku tek nje kishe afer shtepise, nuk i kujtohej ne kish qene 11,12 apo 13 vjec. Si pune Epifanie-that. I ishte lutur zotit dhe ja kishte dhene te gjitha, por jo Sekretin.

I deshperuar qe ish marre me shume me "how to look gud" tha: desha ta shpetoja planetin por nuk mundem, megjithese kam bere nje film ekologjik...dhe...

dhe...

filloi te qaje. me ngasherim. Tronditje.

nese keni pa Arnin apo Sly-in apo Steve S. duke qare pls share... se po qan J.C s'ma merrte mendja.

Ta lidh dhe pak me temen...a thua qa Saliu ndonjehere?
smiley

 

qe Adminsat mos ta erasojne kete post [bota Shqip duhet ta dije se Van Dami ka bote emocionale, si te gjithe ne, bile dhe regrets- me te medha se ne, sigurisht!] them qe Luli ne Konkurrence me Edin do sjelle nje risi te re ne Politikat lokalo-bashkiake, meqene dhe vete konkurront per here te pare. Domosdo do jete nje gje e re.

smiley

[nuk dua qe te qajne dhe te tjeret ketu, prandaj spo them qe J.C. shpeton qen te braktisur...ka vuajtje kjo bote that...sa Kafshe vdesin pa perkrahje, Oh shpirt i dhembshur...e mori nje qen ne Rumani, oh zot, car shpirti. Rob Zoti]

55* i ke me gjith zemer smiley

 

sa kam qeshe smileyhahaha

C'projekt fantastiiiik!

Urime zotit Basha,

nga konsullata / ministria / babi-neobiznesmen-me-tendera-ad-hoc

 

Ky fjalim me beri vetem mua per te qeshur apo ka edhe te tjere?

"Misioni im është hapja e 30 mijë vendeve të punës në dy vitet e ardhshme"

haha...Lulezim e dime qe politika kerkon demagogji but this is BULLSHIT

Sa vende pune jane hapur ne 20 vjet ne gjithe shqiperine?

James, ai nuk ka thene se sbo do i hap 30.000 vende pune ne 2 vjet. Mund ti duhen 4.

Mund te beje 22.000, mund te jene dhe 31.000 [mos qeshni pls] ate nuk e di kush.

Luli that Misioni, e Misionaret jane njerez qe duhen lavderuar, deshira e mire eshte 1/8 e punes. Nese dum ta "gudulisim" i cike, mundt a pyesim, si mendon-ku parashikon-kush jane keto vende e etj etj...Ku ta dime ne ca pune sekret-master-plan ka Luli.

Pra, sa ti kerkojme falje neser, me mire ta perkrahim sot. 30.000? Hm...pse jo 35.000 e fusim ne seder, dhe punon-studion me shume. Kam Besim qe PD, po aq mire sa the PS per popllin e kane, se po te ishte per vete...eh.

 

C.V e lulzimit

 

si minister i puneve publike  - kam vjedh si derr ne rrugen durres-kukes

si minister i jashtem            - i kam shit grekut 350 km2 territor shqiptar

si minister i permrenshem   - kam vra i tufe rob ne mes te bulevardit

 

Per te paren, e mbyllem punen me prokuroren e re qe emeruam (1 dite vonese ne hetim)

per te dyten, jemi perseri ne pazar me grekun 

per te treten, ngujuam gardiset ne kryeministri, zhdukem armet, fisheket, serverat e komunikimit, kercenuam kedo qe kish dicka ne dore dhe akoma nuk e kemi mbyll muhabetin.

Vota juaj, kapak floriri! 

“60 mijë banorët e njësisë Bashkiake numër 4 në Tiranë, vetëqeverisen. Qytetarët e kësaj zone kanë kohë që nuk qeverisen nga Bashkia e Kryeqytetit”. Kjo është çfarë dëgjoi sot kandidati për kryebashkiak në Tiranë, Lulzim Basha gjatë takimeve që pati me banorët e disa prej lagjeve të vjetra të Tiranës. Lulëzim Basha, pa nga afër gjendjen e rënduar të infrastrukturës dhe dëgjoi hallet dhe problemet e qytetarëve të kësaj zone. Alliasi është rasti tipik i mungesës së vëmendjes së autoriteteve të Bashkisë së Tiranës. Banorët i thanë Lulzim Bashës se i paguajnë rregullisht taksat, mirëpo nuk marrin asnjë shërbim prej saj. Dhe gjendja është evidente. Nuk ka rrugë, nuk ka shkolla, nuk ka kanalizime, nuk ka lulishte. Mungon infrastruktura më bazike për të jetuar

 Ou, qekur Alliasi paguaka rregullisht taksat???? Ata nu paguajne dritat dhe ujin dhe jo taksat. Pastaj, pa te na thone ihere, se çar taksash paguajne ata ne bashki? Taksen e pastrimit, s'besoj, taksen e prones, jo se jo, se i kane te palegalizuara, me thoni ç'taksa te tjera ka bashkiaaaaa??????????????????

 alidems, ne ate  zone (ke Spitali drejt poshte )kam nje djale xhaje qe banon sot e 17 vite.Qendrojne te gjitha ato qe  ata  i thane kandidatit.Por se paku ky djali  i  xhajes tim nuk e ka vu doren ne xhep per ndonje pare korenti.Per ujin me thene te  drejten ky drejtori i  ri  u  ka sjell ca siklete vitin qe shkoi..

...gjatë takimeve që pati me banorët e disa prej lagjeve të vjetra të Tiranës.

Qekur lagja e oficereve qenka nje nga lagjet e vjetra te Tiranes?!

ti si goce shpie nuk ke pas bredh dhe nuk e ke njoft tamom tironen

Nqse L. Basha pas gjithe atyre skandaleve te perfolme arrin me i mor bashkine Rames, kjo, me shume se cdo gjo flet per lodhjen e robve me Ramen se ne nji qytet normal me votus normale kjo do ish e pamundur...biles, edhe Sala, mgjthe budallallikun e vet tipik, do kish perzgjedh dike tjeter. Fakti qe ja ka besu Bashes ket mision tregon shume.
Thene kjo, duhet me e pranu se e gjej shume torturus dhe cfilites mundimin e Rames me formulu qofte edhe nji fjali te qarte pa i nda fjalet me pauza te gjata.
N'krahun tjeter, ky bukuroshi i Sales di me u shpreh pavarsisht se nuk di se ke apo sa veta kane me bind fjalet e tij

 Komplimente zoti Basha. Si gjithmone fisnikeria dhe serioziteti ju karakterizon ne gjithcka beni. Fjalimi juaj donte vetem te shpallte  programin dhe synimet e tij por ne asnje moment nuk u mor me Edin si individ dhe kjo eshte tipike e mendjeve te medha.

Une kam shume besim ne kete figure politike per thjesht faktin se deri tani i ka permbushur qellimet qe i kishte marre persiper.

Eshte vertete nje kenaqesi te shofesh z.Basha te zbrese te qytetaret dhe te shkoje ne brendesi te jeteve te tyre duke i degjuar me shume vemendje sikur ti kishte vllezer e motra.

Edi Rama u mundua te bente te njejten gje sot por dukeshe se ishte cdo gje e shtirur dhe qe do te preferonte te merrte rreze dilli ne ndonje plazh nudist.

Basha eshte premtimi dhe shpresa jone e vetmja per ndryshim dhe permisim!suksese !!

if nothing else si i thone amerikanet shqipot kane mesuar te shkruajne fjalime.Nese i bejne vete apo konsulentet qindra mije dollaresh eshte hesap tjeter.

Nga fjala e Bashes ketu djema, me thon te drejten, une do te kisha votuar per te, kuptohet edhe nje fare kurioziteti qe ekziston tek njerzit, hec mo ta provojme nje here kete te riun, gje qe ekziston tek 25-30 perqind e njerzeve. mirpo kur lexova;

alidemsi; `....  Nje shembull te thjeshte, vetem nga nafta per çdo liter, 100 leke(te reja) shkojne ne arken e shettit. Pse nuk thote ai shoku, qe i djeg kaq shume per qytetarin, O shoku Sali, sikur, t'ja ulim pak akcizen ketij populli, se e mbytem fare??? Pse nuk e ben ky kete gje qe sot? A nuk e di ai, se çmimet nuk jane kompeetnce e bashkise, por e qeverise, nepermjet politikave fiskale? A nuk e di ai valle, se patatet ne Kosove, bòohen 120 leke te vjetra per kg, dhe ne dogane, paguajne 260 leke akcize, per kg... ` 

  Kjo gje, kjo rrjepje qe pushteti qendror (qeveria) i ben biznesit vendas, mi ngriti nervat. Si ka mundesi qe akciza i kalon permbi 100 perqind cmimit te prodhimit. Nuk ka llogjik ekonomike dhe nuk eshte e ligjeshme, qe akciza te kaloje permbi 100 perqind cmimin e prodhimit. Kjo vetem ne Shqiperi ndodh. Ku eshte Buall Mavria qe flet per taksat e ulura, nuk e sheh ai qorr,  kete maskarallek. 

 nuk ndodh vetem ne shqiperi jo

Ne shqiperi ndodh qe ti marrin leket per taksa, i vjedhin (rrembejne) e pastaj tallin edhe terpin me buzen ne gaz.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).