TIRANË - Përfaqësuesi ligjor i gazetarit Blendi Fevziu, i është drejtuar këto ditë Gjykatës së Shkallës së Parë në kryeqytet, me një kërkesë padi, ku kërkon të trashëgojë pasurinë dhe pronat e birësuesit të tij, shtetasit Ali Fevzi i njohur edhe si nipi i familjes Toptani.

Lajmi konfirmohet nga të dhënat zyrtare të Gjykatës seksioni civil, ku me dorëzimin e kërkesë-padisë kryesekretarin e këtij institucioni me ndihmën e shortit elektronik ka caktuar gjyqtaren Majlinda Doga për shqyrtimin e çështjes.

Sipas padisë me nr. 8124 të regjistruar pranë Gjykatës më 15 mars 2011, paditësi Blendi Fevziu kërkon "lëshimin e dëshmisë së trashëgimisë testamentare për testaorin Ali Fevzi".

Kjo padi pritet të shqyrtohet nga gjyqtarja Doga, e cila do të vendosë nëse drejtuesi i njohur i emisionit televiziv Opinion e ka këtë të drejtë ndaj nipit të Toptanëve. Ali Fevzi njihet edhe si birësuesi i gazetarit Blendi Fevziu, i lindur në fshatin Çermë të Lushnjës nga prindërit biologjik Hektor dhe Rezane Bregasi.

Me një vendim të datës 25 shkurt 2008, gazetari Fevziu ka ndryshuar të dhënat e aktit të lindjes, pasi, sipas padisë, kanë qenë të pasakta, konkretisht nga vendi i lindjes "Lushnjë" në atë "Tiranë", padi kjo që është pranuar nga togat e zeza. Ndërkohë, referuar dokumentave gjyqësorë, që në vitin 1983, kur Fevziu kishte mbushur 14 vjeç me vendim të Gjykatës së Tiranës, e ka ndryshuar mbiemrin nga "Bregasi" në "Fevziu" për shkak se ishte birësuar pranë familjes së Ali Fevziut.

Historia mes gazetarit dhe një pjese të Toptanasve është e hershme dhe e mbushur me kërkesa gjyqësore vitet e fundit. Al Fevzi sipas vendimeve të gjykatës, është djali i Niagjar Toptanit vajzës së Refik Bej Toptanit, i cili ishte martuar me Advijen dhe kishte katër fëmijë. Iliazin, Ibrahimin, Niagjarin dhe Ganimeten. Nuk dihet viti, por Advija ndahet nga Refik Bej Toptani dhe largohet në Itali.

Ndërkohë, tre fëmijët mbesin nën kujdesin e Refik Bej Toptanit. Pak kohë nga ndarja, vret veten në Vjenë të Austrisë djali Ibrahimi. Tre fëmijët e tjerë rriten dhe arsimohen. Refik Bej Toptani e ndau dhe përpjesëtoi pasurinë e bashkëshortes dhe të tijën në katër pjesë, për vete dhe tre fëmijët, pra Iliazin, Ganimeten dhe Niagjarin.

Iliazi e shiti pasurinë te dy motrat, Ganimete dhe Niagjar, dhe iku nga Shqipëria për në Itali. Pak vite më pas Refik Bej Toptani rimartohet. Me gruan e re, znj. Zybejte, pati dy fëmijë, Petritin dhe Pelazhin. Pelazhi vdiq pa lanë trashëgimtar. Ndërsa, Petriti pati katër fëmijë, Refikun, Ibrahimin, Vivianen dhe Evelinën.

Tashmë, pas vdekjes së Pelazhit edhe fëmijët e Ganimetes dhe Niagjar Toptanit kërkojnë pasuri nga Pelazhi, por, trashëgimtarët dhe vetë Refiku, Ibrahimi, Viviana dhe Evelina kërkojnë që fëmijët e Niagjarit dhe Ganimetës të mos përfitojnë pasuri nga vdekja trashëgimia e Pelazhit, pasi pasurinë ata e kishin marrë.

Ky kundërshtim mes tyre, ka bërë që avokati i Refikut, Ibrahimit, Vivianës dhe Evelinës t'i drejtohet me një sërë padish civile kundërshtimit të përfitimit të trashëgimisë nga dy motrat dhe trashëgimtarët e tyre, mes tyre edhe gazetari Fevziu. Për këtë fakt, gazetari Fevziu është kallëzuar edhe në prokurori, nga avokati i Refik, Ibrahim, Viviana dhe Evelina Toptani të cilët e akuzojnë për "vjedhje me anë të mashtrimit të pasurisë së tyre".

38 Komente

 Nice albanian story, with a lot of albanians involved in it. Ask me if I care.

 NO. But you lost the joke. smiley

 Yes. Isn't that funny? smiley

Funny how? (Don't tell me you don't know what I mean)

 

P.s.  E premte sot, nuk shtyhet.  Thashe te merrem pak me kete budallallekun me siper sa te dale ndonje gje tjeter.

Ha, you missed it again! smiley

Mos e vrit mendjen. Gjimnastike mengjesi.

Te lutem, mos ma prish qejfin. Nuk ishte about wining, ishte thjesht jokes.

Nuk ta prish.  I was looking for some fun.

 Funny like a clown or like you are here to amuse us? lol

M'u duk si roman rus me shume personazhe dhe e humba fillin.

Fevziu eshte i adoptuar nga nje nip i Toptanasve.  Gjyshi i ketij nipit u martua dy here.  Heren e pare pati 4 femije perfshi ketu dhe gjyshen e adoptuar te Fevziut.  Gjyshi i nipit u nda nga gruaja e pare.  Nje nga kalamajte e gjyshit te nipit (ose stergjyshit te adoptuar te Fevziut) kreu vetevrasje.  Gjyshi i nipit me vone e ndau pasurine e tij dhe te ish gruas me kater pjese (1 per vete dhe 3 per tre kalamajte e tij).  Gjyshi i nipit u martua per here te dy, dhe pati dy djem.  Njeri nga djemte vdiq pa trashegimtar, kurse tjetri pati kater femije.  Mbas vdekjes se nje nga djemve qe gjyshi i nipit pati me gruan, femijte e dy vajzave te gjyshit te nipit (perfshi ketu dhe njerkun e Fevzos) kerkojne pjese nga pasuria e djalit te vdekur te siperpermendur, pra pjese nga pasuria e gjysem xhaxhait te tyre.  Nga ana tjeter femijte e djalit qe mbijetoi nga martesa e dyte, ju thone ketyre femijeve te dy motrave nga martesa e pare (perfshi dhe njerkun e Fevzos) qe ju keni marre pasuri tashme nga pasuria e marteses se pare te babait.

Tani Fevziu vazhdon luften per pjese te kesaj pasurie te gjysem vellait te gjyshes se tij te adoptuar, dhe nga ana tjeter trashegimtaret e gjysem vellait te gjyshes se adoptuar te Fevziut hedhin padi civile kunder Fevzos per vjedhje me mashtrim te pasurise qe i perket atyre.

Kupton? smiley

Ah po, Fevziu eshte me orgjine nga Ushnja. smiley

 Pse budalla eshte Fevzoja, qe te mbese pa pjese??? Cili nga ju te peshkut, do ta linte kete pjese te majme, bile edhe kur ka mundesi qe ta fitoje, si ai??????

Prindi biologjik apo biresues (qe nga ana ligjore jane njesoj) nuk ka asnje detyrim ligjor t'ja lere trashegimine te birit apo bijes. Ai mund t'ja lere trashegimine femijeve, oraganizatave bamirese, apo qenit dhe maces!!!

Varet nga prindi dhe askush tjeter!!! Sic duket ky Blendi ka qene i prapte dhe nuk u ben zemra atyre ti lene ndonje kacidhe si trashegimi!!!

nese nuk le testament pasuria iu shkon femijeve.

Korani ne Itali psh ligji nuk i lejon prinderit te lene femijet pa pjese.

ok, po ligji shqiptar?

PS. mesa di une ketu (UK) nuk ka detyrim ligjor per kete pune!

 As ne shqiperi nuk te le ligji pa pjese, vetem ne rastet kur pronari le testament..... Bile ka nje klauzole, qe kur trashegimtari i radhes se pare, nuk jeton, atehere femijet e tij, detyrimisht, kane pjese, edhe nqs testamenti mendon ndryshe.

... vetem ne rastet kur pronari le testament

Ketu e kisha fjalen - prindi nuk ka detyrim ligjor ti jape pjese cdo femije ne testamentin qe le. Nqse prindi vdes pa lene testament atehere, pasuria ndahet midis femijeve sipas ligjit.

PS. A kane lene testament biresuesit e Blendit?

 Ma do mendja qe jo. po mbase ky ka bere ndonje palaçollek, duke u mare pasurine edhe te tjereve. Kot po ja fus une...tip thashethemi...

Nese testamenti s'ekziston ne kete rast, atehere Fevziu do ta gezoje pjesen e tij, patjeter, nje dite, duan apo s'duan Toptanet e tjere.

 

Blendi ka pasuri boll megjitheato  leje ndertimi qe ka fituar ne shkembim te bythelepirjes se demokrateve e socialisteve.tani ka filluar te lepihet edhe andej nga Kosova.

Mu kujtua ky robi (fantomasi) ne nje emision para pak kohe ne Opinion... Ndersa po vizitonte shtepine luksoze te Behxhet Pacollit, ne Surratin e tij te qeshur dallohej qarte adhurimi per kete qenien tjeter dhe nje krekosje e tendosur qe po intervistonte njeriun me te pasur e pushtetshem te Kosoves..Neveritese

 Di na njoni noi gjo,do marri prona apo pare?

prona, paret i merr nga bab sula..

Pra Fevzo ka bab biologjik, bab birsues, dhe shuga-dedi..

 Busho rrofsh,ke i te qerasme nga una me i teke rakismiley

I ke Rene tamam ne koke, Bush. Vecse sugar-daddy duhet mbajt me gajret!!

thjehst desha te vertetoja ate qe dija, qe o pe balte.. cek! smiley

Kot per kuriozitet, kush e ka vlersu ket artikell? Cili ka qen kriteri?

po nuk kishte se si behej ndryshe, edhe fevzua qenka nga zona operative numer 1 hihihi

antishqiptari me gjak jo shqiptar  po lepin ato qe ka peshtyer...

 Nuk e kuptoj se pse thuhet se ne shqiptaret ndryshojme na racat e tjera, kur dhe ne racat e tjera (italiane, gjermane, arabe, amerikane, japoneze, kineze, persiane, latinas, lindor, perendimor, etj), per çeshtje paresh, trashegimie, njeriu behet ujk per njeriun, familjet ndahen, bashkohen, hedhin ne gjyq njeri-tjetrin, shajne, mohojne njeri-tjetrin. Pra une nuk shoh ndonje ndryshim ketu, te gjithe racat qenkan njesoj smiley 

kush di te thoje ne Shqiperi femijet e adoptuar a kane te njejtat te drejta si ata natyrale?

Nga ana ligjore ata kane te njetat te drejta.Kodi yne i familjes eshte perkthyer nga kodet europiane.

Po te njejtat te drejta kane.

Por ky stili me femije te adoptuar ka dale shume pas 1990 me njerez qe kane akses ne pushtet politik ose ne gjyqesor, qe papritur shfaqen 'te biresuar' te ndonje pjesetari te vjeter familjes me prona shume e me fis te shperndare.

Ndikimi i tyre ne proceset gjyqesore ose institucionet qe japin certifikata, pastaj ju lejon marrjen e prones shume me lehte se trashegimtaret e vertete.

 i vetmi informacion qe morra eshte qe Bregasi qeka nga Lushnja. ask me if i care?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).