Kush mund të na thotë ndonjë ide për dhuratë për një femër për 20 vjetorin? 

Flm paraprakisht

126 Komente

heu... po ca femre eshte mer lal. se nuk mund t'i dhurosh motres apo kusherires te njejten gje qe mund t'i dhuroje te dashures apo gruas apo te fejuares.

pastaj, nese e njeh si njeri, kujtohu cfare mund te kete qejf. se njerezit shprehen, dhe i tregojne pa e vene re, deshiren apo cfare u mungon. smiley

gjithe keto fjale e asnje ndihme! aj mast bi over maj-top-sellf rajt nau. smiley

Kush mund të na thotë ndonjë ide për dhuratë për një femër për 20 vjetorin?

Nje djale te pakten 21-vjecar! smiley

hahahaha.............

ke te drejte,harrova ta shkruaja....per 1 shoqen time e kam fjalen...

jepi leket ore se e blen vete ajo

cna gjet cna gjeti thuj

ka fillu peshku me u freknuentu nga kta qe kane lind ne '91

Imagjino tani, ne flasim per radhat e vojgurit ktu..........

me fal,por nga e kupton ti qe ai 1991 eshte pikerisht viti i lindjes sime???mund te kete dhe kuptime te tjera...pastaj cte keqe ka se e frekuentoj dhe une???Me pelqejne muhabetet qe beni dhe i lexoj.Ku eshte e keqja ketu?

shtiva fall more bir smiley

epo qenke me e zonja per fall atehere sesa per ide per dhurata....vazhdo me fallin........

 

smiley

meqe je vlonjat thashe bleji nji GPS navigation tool, qe dhe ajo te orientohet, por dhe qe ti ta kontrollosh ngado qe te shkon goca smiley

Mos degjo kete egersiren siper ti o Klodi. Eshte bruto ajo... s'njef ajo as rafinim as lemim qoshesh. ajs ejxh eshte.

po une te keshilloj te mendohesh njehere, me sa e njeh; cfare mendon se te ka shprehur qofte dhe padashje... se nuk u rri goja femrave o jo. se po ta kesh thjesht shoqe, ja arrin kollaj; po ta kesh te dashur ose aty gati... per vete do i coja nje kartoline ku do firmosja dorezimin e pronesise mbi mua per nje muaj rresht. smiley (omg aj ken't belliv aj xhast sed dhet!!!) smiley

per vete do i coja nje kartoline ku do firmosja dorezimin e pronesise mbi mua per nje muaj rresht

hahahahahaha..............ide e bukur kjo duke njohur tipin e kesaj shoqes sime.....

Se mos e ke labe ore...  se ike per lesh. Nje dite leshoja pronesine, dhe lutju Zotit te kete meshire pastaj, edhe per nje dite. smiley

 20 dhurata te vogla nga, nji per cdo vit. Cdo dhurate te kete lidhje me moshen dhe gjithashtu me qellimin tat. Tip, e shef edhe kur ishe 5 vjec ishe e predestinuar te arrije ne kete cast ketu me mua. Mundesisht te jene me humor e jo shume serioze. Po pate kohe dhe deshire dhe vullnet dmth. Po s'i pate asjni nga keto, jepi leke.

Per zotrules-in: meqe ndaj me ty magjepsjen ndaj Ina Rames, si shpirt eshte, ca do i beje Ina Rames ditelindje per 20 vjetorin. smiley.

Hahahahahahahah...............E forta eshte se te dy labe jemi....Vlonjat te dy.......Na gjeti belaja pastaj thuj......

 Mo bjer ne dashni me labe mer ti se do behesh pishmën smiley

ama vlonjate eshte.....,  e po jepi nje kallash pastaj.  ke per ta gezuar shume vajzen.smiley

Varet sa shoqe e ke dhe nga buxheti.

Nje set me parfum/krem trupi eshte nje ide, pyet shoqet e saj per parfumin e preferuar.
Bizhute te nderojne perhere, se nje femer s'ka kurre mjaftueshem. Bliji dicka me ngjyra, trendy, jo kristale e zinxhire floriri, eshte teper e re. Mund t'i blesh cante, por prape te duhet ndihma e nje femre per modelin dhe ngjyren.
Lule dhe liber jane nje ide tjeter. Varet nga tipi, sigurisht.

Po pate buxhet te madh, dhe eshte natyre qe s'kenaqet me pak, kalo te iphone, ipad, udhetim ne Dubai... smiley

kete punen e SPA-se e kisha menduar,me sakte e kisha lexuar ne shume faqe ........

 Peugeot 207 e 2010 es.

shiko klodi,  varet nga buxheti qe ke.   per nje vajze 20 vjecare,  une do zgjidhja dicka te tille pershembull.smiley

Klodo,mire thote Beluli,na thuaj sa leke ke qe te te themi ca me i ble. 

Per kete iphone qe eshte me lart se besoj ta kem buxhetin....Por gjithsesi per punen e buxhetit rregullohena...puna eshte ndonje ide te lezetshme,qe ta kujtoje gjithnje...

...puna eshte ndonje ide te lezetshme,qe ta kujtoje gjithnje...

.. nuk i dihet kjo puna e te kujtuarit gjithnje! Por ti bej punen tende mqse ja paske lidhur per dhurate! smiley

Mos blej parfume / kremra / rroba etj (dmth gjera me perdorim te perkohshem!) ... sepse ato mbahen mend deri ne dite qe mbarohen ose rroba nuk perdoret me ... pastaj perfundojne ne koshin e plehrave!

Psh. bleje nje varese me nje diamond te vogel (aq sa ta mban xhepi) dhe ajo mbetet per gjithmone. Psh. edhe kur ajo te behet psh 60 vjec, duke germuar sirtaret sic bejne zakonisht ne kete moshe .. hopa ... ajo e gjen varesen tende ... imagjino cfare fillon e bluan kujtesa ne ato momente! Pikerisht ketu eshte vlera e ketyre dhuratave qe jetojne me afat te gjate ... mqse ti mendon ti japesh dicka qe te kujtohet gjithnje edhe pse nuk ka garanci per kete! smiley

Pastaj gjyshja mund ta jape varesen mbeses e me radhe ... gje e bukur kjo!!

 O klod sa i papam qe je, me te vertete do me i ble asaj shoqes noi dhurate fizike? A Nuk mund ti japeash ndonje dhurate shpirterore? Ka per ta kenoq me shume, ma beso!!!!!!!!!!!!!!!!

Perkundrazi, me keqkuptove...Nuk eshte e thene pikerisht dhurate fizike...Jam me ty per kete gje.....

Nje voucher (nje lloj kartoline e parapaguar te themi) per blerje tek Coin. Tek kati i dyte ne mos gaboj duhet te shitet nje marke qe me duket e pershtatshme per moshen (megjitheqe nje cike e shtrenjte smiley), qe quhet Desigual.

p.s. S'e kisha pare qe mund te ishte edhe shpirterore: nje liber per shembull?

o klod,  nje vizite 3 apo 4 ditore ne Paris pershembull,  ka per ta mbajtur mend gjate  vajza.

klodi, beji dhurate tre shishe vere. Nje pijeni te dy sot, dy te tjerat futi ne dy kuti. Njera qe t'a hapni e pini bashke per 30 vjetorin dhe tjetra per 40 vjetorin. I jep me kete rast edhe nje 'premtim' per shoqerine ne te ardhmen. Avantazhi eshte qe vererat e reja jane jo shume te shtrenjta, po kur vjeterohen behen me te mira, gjithmone duhet te besh pak kujdes dhe te zgjedhesh te duhuren ne fillim. Pak a shume e njejta gje edhe me shoqerine e me gjera te tjera... smiley

Gezuar thuaj shoqes!

Finisterre, pse n'a e heq riskun e Desigual neve qe jemi mbi 20 vjec, kjo eshte nje nga markat casual qe kam qejf edhe per vete...

P.S kete kam ne plan t'i bej dhurate nje cifti qe martohet kete vere, tre shishe atyre, njera per t'u hapur per 5 vjetorin, e dyta per 10 vjetorin dhe e treta per 20 vjetorin e marteses.

 Harrohet vera,ai do dicka qe  te mos harrohet,po dhe ky mo,vetem druni nuk harrohet.

ose ndonje tatuazh. ka per ti ngelur tere jeten.smiley

Po, deri vjet e mendoja edhe une, por 1. ka nisur te behet nje cike karikature e vetes; 2. s'po ia duroj dot me ngjyrat, aq me shume kur sheh sa shume e kane imituar keto linjat ekonomike. 

 Nje pijeni te dy sot, dy te tjerat futi ne dy kuti. Njera qe t'a hapni e pini bashke per 30 vjetorin dhe tjetra per 40 vjetorin.

Jo kete tip dhurate mer se do marresh veten me qafe. Po pse mer 20 vjet vetem me ate do rrish ti ? smiley

 Po ca thu o Belul vellai,21 vjece,deri kur te mbushi 40 do ti jete mbush trupi gjithe tatuazhe.

1 ose me shume CD a DVD mund te jete nji ide tjeter se ka me t'kujtu sa here t'i degjoje mgjse sot te gjithe shkarkojne dhe asnji nuk ble

 ka mp3 qe luajne cd?

Seriozisht, nje udhetim diku perpushime do te kujtohej per shume kohe, po kjo varet nga rrethanat thom une

 Klodo dhe mua ai udhetimi me duket me optimali.

Tani ne varesi te llojit te shoqerise dhe mesazhit qe duhet te percillet, ka edhe komplet te brendshmesh prej cokollate ose vaj masazhi i ngrenshem. Thike me dy presa se nuk i dihet reagimit, po ne jete duhet guxim  Tongue

Per kuriozitet, kjo do ishte dhurata jote me e preferuar? Pa ndonje qellim te keq vetem se kjo sme kishte shkuar nderment si dhurate, me shume si nje pasurim i atij lloj argetimi

Ti nuk e paske pas pike e terpit! Na fulliqe KeP (jo gjemo nuk e kisha per komitetin e partise)

 

Smiley lol 056.gifKP ka kontigjentin e vet te provokatoreve. 

celo, une me gjithe mend sugjerova ato tre shishet e veres me lart, kjo e dyta ishte thjeshte humor smiley

smiley edhe une per humor , sugjerimi im eshte specifikur seriozisht qysh ne fillim, megjithate me pelqeu ideja e veres , me nje ndryshim qe smund te japesh premtime aq afatgjata kur je 21 vjec .... te pakten jo une 21

Varet se ç'eshte kjo vaiza per ty,moter ,e fejuar,kunate mike....Mendoj se nese eshtee dashur ose kandidate e tille mund t'i dhurohet nje fund jave romantik ne Paris apo Rome.....Natyrisht sebashku...smiley

Nje fundjave ne nje vend te bukur.

celo, e mendova kete, po me thene te drejten, une mendoj qe keto premtime afatgjata vetem kur je 21 vjec i jep smiley Pastaj kur bera sugjerimin mendova qe ishte thjesht shoqe dhe zakonisht shoqerite zgjasin me teper sesa dashurite. Sidoqofte, eshte simbol i asaj si do deshiroje te ishte dhe si e sheh shoqerine ne kete moment, dmth qellimi eshte qe te zgjase, jeta pastaj ben te veten.

domethene miqesite zgjatkan me shume se dashurite.Une nuk besoj kurre qe nje burre e nje grua mund te jene miq.Njeri prej tyre e ka se s'ben me "hile"

Une kam miqesi njezetvjeçare. S'ka hile qe zgjat kaq shume smiley .

Mendohu mire Fin,hmmmte kujtohet kur u zhduk per ca kohe,po ajo periudha e heshtjeve te gjata,po qe i ngriheshin nervat °çdo here qe ti do ti tregosh.....hmmm smiley

smiley Jo, s'me kujtohen keto. Kujtoj tavolina te zhurmshme qe zgjasnin me ore: kafe, konjak e duhan pa hesap; biseda per te dashurit perkates, urime per ditelindje e lindje femijesh. Miqesite jane te mrekullueshme Zana. Edhe kur s'shihesh per nje kohe te gjate (per arsye objektive se njeri banon diku e tjetri diku tjeter), afekti i miqve te mban ngrohte, vemendja e tyre nga larg s'ka te çmuar, kompliciteti eshte prape aty. Por edhe nese ndonjehere ka patur ndonje vektor "te interesuar" brenda, ai eshte harruar, eshte fshire. Marredheniet tona - edhe ato me njerezit e se njejtes gjini - jane edhe bija te permbajtjes dhe reflektimit.

ah,tutto bene cio che finisce bene.diku u gjendem  me keto koment....

Ndegjo se gocat jane bo shume materialiste sot. Ndaj cfaredo ti blesh sigurohu qe te jete sa me e lire, se do pretendoje gjithnje qe dhurata e rradhes te jete me e shtrenjte se e meparshmja. Fundja bliji nje tesere antarsimi te lsi, qe ti hapi gjitha dyert...duhet te blesh dhurate qe ti pershtatet personit. Peshqit nuk e njohin personin marres dhe shijet.

Meqe jemi ne arqipelagun e peshkut ka mundesi qe ideja e meposhtme mund te realizohet. Ideja nuk eshte shume origjinale sepse eshte realizuar te pakten nje here. Mund tu kerkosh peshqve te ndryshem (psh ata qe kane shkruar me lart) ne mesazh privat te cojne nga nje kartoline apo thjesht nje leter te bardhe ku eshte shkruar vetem nje germe ne adresen e personit qe ka ditelindjen. Mund te jete edhe e koduar (kod i thjeshte, psh numri rendites i shkronjes ne alfabet, nese 20 vjecaret sot nuk kane ndryshuar nga ato qe kane qene smiley dikur). Nga cdo vend nje shkronje mund te formosh "gezuar ditelindjen .....". Nqs eshte shume e gjate dhe nuk ka aq persona mund te cohen rrokjen ne vend te shkronjave. Mund ti dergosh dhe ne data te caktuara sipas renditjes se shkronjave apo rrokjeve por kjo nuk eshte dhe aq e rendesishme besoj.

po dalim nga tema ...... patjeter sepse kjo na kujton ca kohe te bukura (dhe te papergjegjshme, megjithese kane qene me te pergjegjshme se mund te jene tani ne shqiperi - sipas opinionit tim patjeter e mund te jete i gabuar)

Ma ha mendja se Klodi do te shprehi dicka te rendesishme me kete dhurate dhe nuk eshte as moter as kusherire as thjesht shoqe (mund te kete shoqe me kete mentalitet qe kemi ne? une them jo , anyway).

Ka histori te ndryshme dhe smund te pergjithsoj nese 20 vjecaret sot jane njesoj, por them qe ka premtime afatgjata, por edhe nqs nuk ka une them se ka ndjenja qe ia vlen te velersohen ashtu si Klodi do ti vleresoje pavaresisht se ca premtimi jepet, gjerat ndryshojne ne menyre dinamike.

Kjo me kujton nje perkthim te bukur per cunat e rinj (pa ofenduar asnje, thjesht dicka ndryshe):

http://argjiro.net/albi/blue/index.php3?book=3&chapter=0&subchapter=1

 ore, ku dreqin vajti komenti qe lash une?

e dhjet fare muhabetin, vetem per nje SANDWIC?????

ptuu ptuu! pisa

 e,du.shi.  nuk e di si je me "llogarine abuzive" ti ?  Kadafi nuk ka brir del me sopate koment per koment, e ka me qef kete pune argetohet!

po e pate dashnore dhe skeni kryer marredhenie deri tani, mendoj se do jete nje dhurate shume e bukur qe ska per ta harruar gjithe jeten smiley dhe kendoj kengen Kur ishe 20 vjec.... etj

tashi qe e menoj mund ti blesh dhe nai sahat, se nuk para ka shume risk gabimi, edhe po si shkoi me nje veshje i shkon me tjetren, edhe eshte mall qe rron gjate

meqe jeni te rinj, noshta dhe nje Swatch i ben pune, dhe e vesh me xhinse or whatever, sipas rrovabe qe ka vesh

po e deshe i cike me sajume ke ne tirane ore Cavallli te lezetshme

megjithese une jam tifoze e Tommy Hilfiger Women's Bracelet watch

tallin torben gazetaret ne peshk... smiley une do thosha (me ndihmoni ju gocat ketu) nga ai uji per te heq fondatinen dhe si dreqin quhen ato  duret e tjera te gelqeres qe perdorin me shumice femnat shqiptare per te mbulu fytyren gjat dites..

 

klod, ke ngaterruar forum per pyetjen. kur ke lindur ti, keta qe po te pergjigjen kane festuar ditelindjen e disate te kalamajve. Shifi nga idete qe po te japin. Gjej ndonje forum te moshes tende.

Me apo pa kalamaj, secili ka idene e vet e cila ska lidhje fare me statusin.

E drejte. Psh, t'i beje dhurate nje pako kafe te papjekur dhe nje pale corape.

Po nese ajo le koken per kafe psh dhe gjate udhetimit te planifikuar i grisen corapet, pse jo? smiley

Dhe une jam per idene e udhetimit, qofte edhe ndonje i shkurter fare. Ngelet gjithmone ne mendje, aq me teper kur shoqerohet dhe me fotografi smiley

 A e bleu apo jo,se na la pa gjume.

smiley

tani do jete duke marre falenderimet smiley

 Po po se falenderimet,rrezik po lozin kuka mcefti.

smiley

ka mulu koken me jorgan thua ti ?

E mire mire,u harrua dhurata,kane kalu ne shembuj konkrete. 

Hahaha.........Po nuk e kam ditelindjen sot o jo.....Kam dhe ja ca dite kohe ...Prandaj pyeta qe tani...

 Po mire e mos u merzit, ti ne rregull je,ke fillu nxemjen.

u be si ato filamt me DV ku cdo veprim pershkruhet ..... smiley

 Celo si i njoft po me dukesh.

Po sikur, nje shtrydhese frutash, nje liber gatimi. Ose ose nje peshore te vogel...ose nje manual qendisjeje. Edhe nje model i Barbie, nuk do ish keq.

hahahha o cfare paskam humbur sot te peshku:

po e pate dashnore dhe skeni kryer marredhenie deri tani, mendoj se do jete nje dhurate shume e bukur qe ska per ta harruar gjithe jeten Smile dhe kendoj kengen Kur ishe 20 vjec.... etj

kuptim i ri per 't'i kendosh kengen' smiley

Si nuk  te shpeton gje ty o zot?  Big Grin 

Mire mire se llukani komentin tend do heq te parin dhe timin ka per ta lene mbaje mend Big Grin Pastaj ajo gje mbahet mend o goce i pari se ata qe vijne pas te parit harrohen, behet si buka me djathe ajo pune .. smiley

Jepja lek daku  , mundesisht Euro  na 200 dhe te blej vet ca te doj .

Ose merre per dore fute me naj dyqan dhe ti rri si R.Gere ajo Si J.Roberts e te marri ca te doj.

 

Dhuraten me te vecante qe mund te bej nje person e ka bo nje komshiu im te dashures se tij.E ka fut ne stadiumin Dinamo Noten e ka cu ke pika penalltise , i ke ngrejt komet ....  dhe i ka uru ditlindjen smiley

- Pse ktu i tha ajo ?

-Qe sa here te shofesh futboll e sidomos penallti te me kujtosh mua , i tha ai .

 smiley

Rrofsh,sugjerim i papare.

Bliji nje yll dhe veri emrin e saj. Kur je 20 vjec, kjo te duket dhurata me e bukur dhe e jashtezakonshme, se me vone e di qe eshte pune boshe dhe kerkon yje prej verteti. smiley

http://www.nonsolostelle.com/

Ndalohet Ruzhja te tallet me idene time ramantike... smiley

 

smiley

mire qe ma the perpara

nejse me dhemb shume koka sot per tu tall , aq sa do doja dhe une nje yll

smiley

A te te sjell dhurate ndonje kuti me advila ne forme yjesh, me mire? smiley

te shkuara, zemer. smiley

smiley

rrofsh nuk bon fajde

kam 48ore, i kam provu te gjitha

por tani po e kuptoj qe me duket se nuk qenka koka, por m'ka ngri keq krejt qafa dhe ana e majte. Normal e majta eshte paralizu, njashtu sikur dhe ne politike smiley

Atehere, po te bej dhurate nje masazh me yje (jo hollivudi smiley) dhe vajra aromatike... qe te shkrihesh fare majtas e djathtas. smiley

 pyete gocën vetë çfarë ka qejf, se ne do të të këshillojmë gjërat që kemi qejf vetë. ose pyet ndonjë shoqen e saj që e njeh mirë. se që është 20 vjeç asgjë s'do të thotë. 

 Nese keni kohe qe njiheni dhe keni kujtime bashke psh: foto apo ndonje dhurate apo dicka nga vendet ku takoheni (psh:nje gjethe peme, apo nje gur etj etj) dmth kujtime qe ju kane lidhur bashke per sa kohe jeni, te gjitha keto mund ti besh ne nje album kujtimesh ose kuti kujtimesh... do ishte dicka shume e bukur dhe e vecante dhe qe gjithmone mund te ruhet, cfaredo surprizash te sjelli jeta pas. 

Nje ide tjeter: nese i ke ruajtur sms-te qe i keni derguar njeri-tjetrit, mund t'i printosh e t'i lidhesh ne formen e nje liberthi te lashte, me flete qe duken si pergamene e me nje fjongo si fije kerpi....

Nese lexon shume, ndonje shenjues fletesh te lezecem. 

smiley

kto peshqeshet e tua te gjitha peshqeshe pabukse mi ana

smiley

duket qe si njifke 20vjecaret, konsumatoret me aktive, sasiore dhe cilesore ne shqiperi.

mjellmen ta sjell motra, no worry, sikur dhe rosakun e shemtuar te me duhet ta kthej ne te.

po pra, e di qe do me sjellesh "Rosakun e shemtuar", Pinokun, Hirushen, po te pakten ma sill dhe permbledhjen e plote te perrallave te Andersenit... smiley

Mire e ka Ana mi, ne 20 vjeç peshqeshet duhet te jene simbolike smiley

Anushe, o shpirt romantik, mos degjo ket denglaxhien smiley.

Klod, shume ide te bukura me siper.  Po shtoj dhe une nje: dhurata (kuti bizhuterish, kornize etj) me dedikim te gdhendur. 

For everything else, there is always Vic Sec online.

filloi ketu shpirti e zemra ...... u prish fare PPu-ja

Ate thuaj, ppu do prishet nga "terms of endearment" smiley. Meqe ra fjala, goxha film.

me qe ra fjala se kam pa ala po meqe ti thu eshte goxha do iki ta shikoj

U be Peshku si seance psikoanalize! M'u kujtua ku, si, qysh, me ke, e kam kaluar 20-vjetorin smiley .

paguaj alket islamin t'i kacavirret vajzes me ballone siper pallatit me nje tabele kilometrike, me llafe romantike smiley

ose me paguaj mua te te jap ide te tjera se per keto te thaj smiley

Une per veten time ate dite mbaj mend qe kam qare shume  smiley, sot kur e kujtoj them sa idiote paskam qene Big Grin

Kendoi ate kengen...sot jam 20 vjec edhe bota me therret. Ose printo kete faqen me komente dhe ndonje bejte peshkore, pastaj coje ne ndonje pasticeri, shoqeroje per ne shpi...nejse nejse

edhe njeqind Henaaaaaaaaaaaaaaa pyetja ime eshte kur qave kur vajte 20 vjec apo kur te ben dhurate per 20 vjetorin

kur u bera 20 vjec, kam qene e trishtuar ate dite...smiley

po na thuj pse se po na trishton edhe neve, nxirre se clirohesh

beji dhurate nje kombinim produktesh/sendesh edhe sherbimesh/eksperiencash.. stimule shqisash, sa me shume aroma te ndryshme.. shije e ngjyra..mos rri me nje vend.. mos kalo me teper se 45 min ne nje vend se s'ka vend ne bote qe te jete interesant per me teper se kaq.. edhe ne niagara te shkosh.. per 44 min jane interesante pastaj deshiron te jesh diku tjeter.. beje diten te duket sikur i ke rene afrikes veriore ne kembe por ki kujdes te mos e lodhesh aq sa ta zere gjumi sa te ulet kur te ktheheni.

naj gjo te zakonshme, se vjet prap ditelindja tjeter shpejt e shpejt. naj benc pershembull..

20 dhurata te vogla nga, nji per cdo vit

rrofsh se na hape pune Tongue

une votoj per kete!

 

Tash Klod duhet te na japesh info edhe ca zgjodhe, gjithe ky milet ketu duke kruar koken a kujtimet kane harxhuar goxha shkronja ketu.

Ne pritje ca vendose, se edhe do punojme nganjehere .....

celo se nuk kam qene ketu prandaj.

Si fillim shuuuuuuuuuume flm te gjitheve se kishit goxha ide te bukura. Me pelqeu ajo ideja e ekos me ato zarfat me germat me thene te drejten ( te kartolina brenda e shkruajtur ajo qe tha zotrules smiley ), por me thene te drejten ajo ideja e atyre shisheve te veres (shume flm kristida) ishte goxha e  bukur.Dmth keto , edhe nje foto qe kam ndermend tja printoj pasi ta kem punuar njehere me kompjuter.

Edhe njehere shume faleminderit qe te gjitheve.....

Vertet ide shume te bukura te gjitha. Une per vete do zgjidhja ato qe kane me shume pune. Ato shishet e veres jane ide fantastike BTW, une them qe jam ne gjendje me premtu kaq gjate njitash

Te tjerat me foto e printime jane te bukur apo dun pune

Ne fudn et fundit e rendesishme eshte qe tjetri/tjetra ta ndiejne ndjenjat qe ju rrezatohen (sa bukur e thashe)

Ashtu them dhe une . Me kete mendje qe jam tani them se mund ti realizoj te gjitha .Ndersa per punen e fotos po mendoj te realizoj nje urim te fotoja dmth te shkruaj urimin, fjalet te jene te perbera nga fjale te tjera ( fjale kyce nga muhabetet e perditshme) si pune mozaiku . Edhe pastaj tja printoj .dmth kur te shohe foton ,shej fjalet qe ndodhen aty dhe kujton dhe muhabetet .

Klodi rrofsh per pyetjen se na cove larg

Ajo goca qenka me fat pra

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).