di ndonjëri/a këtu si bëhet hallva?

ju falemnderit 

70 Komente

 Pyeta time me, sekreti eshte durimi. smiley

Perziej 4 luge miell misri me 4 luge miell gruri (si per prove, qe te mos besh shume heren e pare).

Hidhi ne tigan me gjalpe te nxehur dhe duhet ta fergosh masen shuuuuume po shuuuume gjate dhe shtruar, me zjarr te ulet. Rriji mbi koke qe te mos formoje kokrra dhe te mos digjet... do ta perziesh masen me luge druri derisa te te mpihet dora mire e mire smiley dhe derisa mielli te marre ngjyre te praruar.

Pastaj mbuloje me uje masen, hidhi si fillim nje grusht sheqer dhe vazhdo trazoje pa pushim, prape duke bere kujdes qe te mos formoje kokrra dhe te mos ngjise. Duhet ta perziesh derisa te perthithet uji dhe masa te behet homogjene, dhe e ngjitshme ne luge.

Te befte mire! smiley Po s'qullose gje, kur te vish ketej, po ta bejme nje tas. smiley

 falemnderit, Teuta! do ta provoj e të them.

p.s. gëzuar vitin e ri! smiley

 Do ta qash, e di une. smiley

Gezuar dhe ti, nje vit te mbare! smiley

pa a shume sic tha teuta,

vetem se ne e bejme me miell gruri vetem.

kokrrat zakonisht i formon pasi hedh ujin, aty eshte rreziku me i madh, se sa kohe eshte vec mielli me gjalpe ne tave eshte me kollaj

Per mua, duhet te nxihet goxha shume qe pastaj ti hedh uje, dmth kur behet kafe e erret.

varet si je msu dmth smiley

p.s. une e bej dhe me vaj ulliri, del super smiley

mund ti fusesh dhe arra mrena

na ngrite menjen tashti

apo s'eshte dhe e hene, fillim janari e sna punohet hic.

menja per hallve tashti smiley

Po ke noi pytje per tavllen, pyt se ta kallxojme smiley

 S'e kam marr vesh kurre si loje, po sa here luaja me vellain, e beja pistil. Une hidh zaret, ai levizte ato gjerat rrumbullake dhe per mua se nuk ftillohesha ne bote.

"Fati i fillestarit" do kete qene. smiley

 ja ta mson swedi, se as un s'di me lujt. fitoj vetëm ngaqë më bien gjithmonë numrat e duhur. smiley

Ka dy strategji, e para eshte me lujt ne mbrojtje, e dyta eshte me lujt n'sulm. loja ne mbrojtje presupozon te perpiqesh gjithmone te besh "kapi" dhe mos te lesh asnje gure te pambrojtur dhe njekohesisht ti ikesh kundershtarir sa me shpejt. E dyta ka dy komponente, njeri eshte komponenti "hapu le te te vrasi" se i mbledh tre-kater gure te zona e vet dhe e derrmon, dhe i dyti eshte vrite sa te mundesh qofte edhe duke rreziku guret e tu.

Sa per sqarim per te dyja, nuk quhet qe ke fitu vetem se ke hedh guret dhe ti ka leviz vellai, dhe nuk fiton dot vetem se hedh guret e duhur smiley

Per detaje mund te konsultoni edhe burime te tjera online si;

www.swedbackgammoncourses.com

smiley

 smiley

Do aplikoj online te website yt per kurs intensiv tavlle, se paragrafi i pare prape kinezce m'u duk mu. smiley

 swedi harroi të thotë se mund ti përdorësh të dyja strategjitë në mënyrë alternative brenda të njejtës lojë. : D

Eshte edhe nje version tjeter, me i thjeshte, qe i thone hallva me masa 1,2,3,4.  Kjo sepse kerkohet:

1 mase yndyre/vaj (masa mund te jete psh nje filxhan kafeje espresso)

2 masa sheqer

3 masa miell

4 masa uje

Duhen dy tenxhere.

Ne tenxheren e pare pjekim miellin dersa te behet bezhe.

Ne tenxheren e dyte hedhim ujin, sheqerin dhe vajin  dhe i leme te marrin vale. Per nje moment heqim tenxheren nga zjarri dhe i hedhim miellin e kaverdisur. E perziejme mire dhe pastaj e rivendosim mbi zjarr. Vazhdojme perzjerjen (me sy), i hedhim nje dore arra dhe ne fund nje cikez kanelle.

Me nje luge te lagur e ndajme ne porcione duke i dhene formen e famshme te topit te hallves. smiley

 

Nejse, shume faleminderit per kete recete kaq te thjeshte. Eshte hera e pare qe un bej hallve pa u munduar kaq shpejt. Shume e mire asnje kokrize ne goje qe te kercasi. Kam kenaqesine te mar receta te tjera me te veçanta nga ju.

 

Edhe Evgjenia nuk i ka dhene pergjigje kesaj pyetjes ne librin e saj. Eshte e veshtire megjithate pune e mbare!

Une e kam provu 3-here dhe ska dale gje. Eshte nje turk ketu afer qe e gatun per qejf ashtu si e gatujme neve. Kane edhe ne dyqan ata turqit hallve po ajo nuk hahet pastaj eshte si mastic.

Eshte dhe pak mister kjo puna e origjines se hallves. Une isha e bindur qe ishte turke dhe ata e perhapen kudo qe shkuan por ... faktikisht hallva gatuhet shume edhe ne Israel. Eshte nje nga gatimet tipike per Hanuken p.sh qe festa e djegjes se vajit dhe kur ata gatuajne gjera te ferguara me vaj dhe sheqer. Dmth edhe ne Israel konsiderohet gatim tipik i tyre dhe mua pasi e provova mu duk tamam si hallva jone.

 ok, unë e bëra dhe ngjau paksa me atë që mbaja mend unë.

receta ime:

1 masë gjalpë 

1 masë miell

1 masë sheqer

4 masa ujë të nxehtë

 

nëse keni probleme me shpatullën që përdorni për të përzier, ndaluni këtu.

nëse jo, unë e bëra si më poshtë:

- shkriva gjalpin në temperaturë të ulët

- përzieva miellin me gjalpin për rreth 30 minuta derisa mori ngjyrë kafe e filloi të vijë era miell i djegur

- kur u poq mielli i hodha sheqerin dhe e përzjeva prapë derisa u bënë miell e sheqer bashkë

- pastaj hodha ujin e nxehtë dhe përzjeva e përzjeva e përzjeva për nja 10 minuta

-pastaj e mora me lugë dhe bëra llokmat e hallvës

 

familjen e kisha ushqyer me sallatë jeshile pa vaj për darkë, kështu që hallva iu duk nam. : D

 

falemnderit për përgjigjet e shpejta e të shumëllojshme. smiley

akvll.  nje pyetje e shpejte kurioziteti.   mos e ke nxjere nikun nga fjala hallve?  se i ngjan pak.smiley

mua te them te drejten, sa here qe lexoj nikun tend (akvll), me vjen ne mend bakllavaja.smiley

 O Zoto ti je mo,ca e ke kete te shkrujtme nicku mo vlla,ju ka bo Edi Rama te gjitheve piktore.

 jo vetem piktore, por piktore moderniste, ama . hajde t'i marresh vesh keta filozofe me kryetarin krye modernist (pa talent) ne krye. Jane shume te komplikuar me shkronja te medha e te vogla, vetem xixat j'u mungojne.

 Lene se po e shoh Piktorin tani tek Top Channel,kombinim i gjalle kemishe te bardhe kollare me topa topa,dhe per te mos dale nga tema jelek ngjyre Hallve.

Una jom mer una... kompjutri im i lexo tamom ato shkronjat. zotrules thot. nuk e di ca i keni bo kompjutrit tuj ju cunat e lagjes tjeter. kom pershtypjen si dhe artin e tirones nuk e keni kuptu pikerisht per probleme me leximin. pranej e shani edin ju.

po me mu ca lidhje ka, nuk e mora vesh me thon te drejten lala.

ene ti lira... kohet e funit ke fillu me me shajt e mallku fort, pa arsye, me thon te drejten. Nuk e di se nga i merrni vesht kto kryetaret tane ju... do te lutesha ne ty me ma thon sekretin, te pakten nuk vdesim injorante. Nejse, shum falemners per konsideraten.

Mire hallven e morem vesh, po hasudja si behet?

akllo, mir'mengjes. smiley

eh ana

me godite ne plage

e kam provu 100 here, asihere sja kam dale dot me hasuden

smiley

une s'e kam provu asihere, Ruzhe! Embelsira e vetme qe di te bej eshte keku dhe shendetlia!!! kete te fundit sidomos e qaj, se e bej me shume dashuri, ngaqe me pelqen jashte mase! smiley

boll dike ti mi

cdo me teper

une asnje embelsire sja qelloj per zotin. Dikur vetem me hallven kam pas sukses.

Po hasuden e kam sh qejf, dhe me pelqen sesi poplli yne me aq pak ingrediente ja del me saju dhe gjona te mira. Ah kur behet me kerce te kuqe ajo hasudja eshte me nam smiley

Por me te kripurat te pakten ja dal smiley

 

Ana, a ka mundesi te me japesh receten e shendetlies? Me duket se behet me mjalte, por nuk i di masat dhe gjerat e tjera. mamaja e nje shoqes time e qante dhe mua me pelqente shume atebote. besoj e kam perdorur mire (atebote), hera e pare qe e perdor. me pelqen shume kjo fjale.

Lira, e kam shkruar diku ne peshk, vjet me duket... ne nje teme per gatimet e vitit te ri, por do ta gjej e ta dergoj.

 Faleminderit shume!

 

p.s. edhe nje gje: c'fare eshte xhenxhefil? 

 'gjes, 'gjes, Ana. smiley

wiki më thotë se hasudja bëhet me niseshte në vend të miellit, po s'kam asni lloj eksperience në këtë fushë. e kam harru dhe shijen si e ka... smiley

Keto te dyja, gjithnje i kam ngaterruar. duhet te mendohem nje hop para se te bej dallimin, e kam si me kahet majtas -djathtas, se duke qene sallakse, e majta me duket si e djathte dhe anasjelltas... keshtu dhe puna e has-hallves... smiley

ah, m'u kujtua dhe nje tjeter qe behet po me niseshte: revani!!! gjyshja ime e ndjere e ka pas bere ne sac dhe c'te haje, ate koren lart kercke.... uffa, ora akoma 11 pa cerek!!!

 shih, nxirri duart përpara me pëllëmbë nga toka. i nxore? tani, e djatha është atje ku ke gishtin e madh majtas. smiley 

 p.s. e di njeri recetën e revanisë me niseshte? ju falemnderit. smiley

 

Revani me niseshte ? Gjejeini ndonjë emër tjetër se vetëm revani s'mund të quhet. Revania është një ëmbëlsirë mjaft delikate. Pregatitja është e ngjashme me përgatitjen e ballakumeve me disa ndryshime .   

lol

the funny thing is that, ne perdorim emrin REVANI per te pakten nja 4 embelsira te ndryshme ne Shqiperi, sipas krahinave sigurisht.

Une tani e kam msu qe kishte dhe revani me niseshte, kur pyeta ne pasticeri : ca osht kjo si tip paluzeje. Revani me thane . ahaha , what ???

EPo Ravani pra, e afert me hasuden,  por jo aq e mire

në fakt i thonë revani dhe kaq, po e specifikova me niseshte që ta dalloja nga revania që thua ti e që bëhet me miell (misri? ).

na jepni njecike  receten e asaj tortes me banane por pa pete

 të ksaj thu ti?

Nevojiten:8 të kuq të vesë,1 gotë e gjysmë sheqer,1 gotë e gjysmë vaj,1 gotë e gjysmë qumësht,2 gota e gjysmë miell,2 peciva,4 lugë kakao.

Tundet me mikser,brumin e shtrinë në tepsi katrore,pjeket në temperaturë mesatare 500gr.keksa imtësohen dhe lagen me 2 gota lëng të gazuar derisa të zbuten,shtojmë arra të bluara,me këtë material e mbulojmë petën,pastaj e lyejmë me fill.

Filli-2 lugë kakao,4-5 lugë qumësht,4-5 lugë sheqer i qet përmbi zjarr derisa të shkrihen.Pasi të ftohen pak ia qet keksave përmbi.Merren 4-5 banane prehen në rrathë ia renditë tortës sipri,dekorohet me 2 shllaga.(Në mënyrë të njëjtë mund ta përgatitni tortën vetëm për 4 persona mirëpo tërë materialin e përgjysmoni). 

 

nejse, besoj se perdorimi me i shpeshte i emrit Revani i takon Pandispanjes.

Jo me kot thote dhe kenga :

Lum si Moni me dy gra, Revani dhe Bakllava smiley

smiley

drejt drejt

më duket se ne revani i themi çdo ëmbëlsire në tepsi pa peta dhe me sherbet. smiley

Tashi, revania sic e bejne ketej nga jugu behet me niseshte. vaj ulliri, arra, behet nje mase si xhelatinoze dhe piqet ne tepsi ne furre, ose ne sac. Ajo me miell misri qe behet ne Elbasan - sipas nje kolegut tim ketu ne zyre - revania u quajtka nje tjeter embelsire qe i hidhet dhe sherbet.

kurse nje tjeter kolege nga veriu thote qe revani i thone pandispanjes!!!

Cila eshte revania e vertete? Kjo eshte ceshtja! Po humbet identiteti i revanise! :O

shiko ktu Ana

rendesi ka qe ca gjona te rendsishme, emertohen njilloj ne cdo treve shqiptare smiley

smiley

pa sa per revanine pastaj , pune e madhe , mjaft qe te na shijoje

Na mi se duhet me hap dhe fjalorin tani: smiley

REVANI f. sh. gjell.

  • Ëmbëlsirë që bëhet me miell, me gjalpë, me vezë e me sheqer dhe që, pasi piqet në furrë, zakonisht mbytet me sherbet; një copë nga kjo ëmbëlsirë. Revani me kos. Tepsi me revani. Bëj një revani. Ha një revani. * Ka (kërkon të ket&eumlsmiley njërën dorë në bakllava dhe tjetrën në revani përb. shih te DOR/Ë,~A.

  • HASUDE f. gjell.

  • Ëmbëlsirë që bëhet me niseshte, me gjalpë a me vaj dhe me sheqer. Hasude e shkoqur.

  • HALLVASI f.

  • Lloj hallve, që bëhet me sheqer dhe me vaj susami.

  • Me ngeli revania ime pa identitet, me duket... smiley

te thashe pra, fiton shumica.

dhe shumica revani i thone asaj me siper smiley

ju nga jugu i thone asaj peltes , ne n''katun tim i themi asaj me brume ballakumesh por te shtuar me finje (hi i tretur ne uje) .

 fiks, finja është sekreti!

dhe mos i thuj mo pelte revanisë së jugut se të ndjek pas e drejta e tezes time që e shkrin! smiley

po ti them paluze , lejohet ?

 JO!

smiley

 

le që s'është fare e qullët i herë, të shkrihet në gojë.

e mire pra,

boll na bone karshillik

merri rreceten qe ta  provojme smiley

 më duket se është shpatlla, jo shpata, që e bën revaninë të mirë. smiley

ashtu e ?

po une i kam te dyja, jaam mrena

shpatullen e kam naa per mundje, e trazoj une pa merak smiley

 do i kesh bo shpatllat duke bo hallvë, se unë një herë e provova dhe e ndjej ndryshimin midis të majtës dhe të djathtës. smiley

skisha leke me pagu msimet e notit, dhe instead u mora me hallve-berje

duke ushtruar te dy krahet smiley

 

 meqë ra fjala, ku bohet not dimrit në tiranë? (not prej vërteti, jo të llapaçitesh)

n'pishine oj gru, ku tjeter

kane ca hotele brenda qytetit, perndryshe ka nje kompleks ne autostrade, qe pretendojne ti kene  ne permasa sportive pishinat.

cme pyt mu xhanem, une lekt e notit i boj vere

ja gzuar

http://www.youtube.com/watch?v=HvnmpUdzEfo

 me rëndsi është që të flesh gjumë mirë. smiley

haj gzur dhe ty!

 ça pret nga shqiptarët që thonë dalim për kafe e vetëm kafe s'pinë smiley

 

Ja te pacim o akelll. Pije i kave nga une smiley

 Të paçim dhe ty, Dije! Kafen e paske qa. smiley

po vallai e qaj

ce do qe se pi vete kafen turke

hic se kam qejf

rrofte ekspresi smiley

 qe baba makinën dhe kapsulat: smiley

NespressoLeCubeBlack.jpg

shum e vshtir llokumja

edhe plaka ime eshte dorzu , qe ajo s'dorzohet para gjeje smiley

do mjeshtri dhe i  cik tenkologji i think

p.s. po ti rri ke kima me veze se mire je mer daje

 Si nuk na e dhe nje kafe te ketij llojit mi Bedrana,vetem kafen se dreken e paguj une.smiley

me radhe i here.

kam ca dreka  te tjera per ta dhane

smiley

 Nji komshiu im i kishte nja 30 veteve leke borxh,i erdhi njoni dhe i tha per leket,tani per tani i tha komshiu im borxhliut mund te spostoj vetem rradhen,ke ardh i fundit,po une po te fus te 4 ne liste.

ok

ene un t'katrin n'liste po t'fus pra

ben mu qe je nga shqiperia e mesme, ti ruzhe. gjerat e embelta si ndani ju. kudo embelsira. une do preferoja nje kafe, nje cigare dhe  pak alkol ( raki ose konjak apo dicka tjeter). keshtu bente gjyshja ime.

Hasude e shkoqur

ohhhhhhhhhhhhhh cma mori zemren smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).