...te cilin e ke pare me shume here sesa cdo film tjeter?

Nqs te vjen turp, mos e thuaj sa here e ke pare.

 

Po nga filmat shqiptare?

 

P.S. Behet fjale per ndonje film te cilin e ke pare qellimisht disa here, jo per filma qe i has gjithmone ne tv se jepen me shume se te tjeret.

141 Komente

 eternal sunshine of the spotless mind

gjenerali i ushtrise se vdekur (interpretimi i Sander Prosit)

 nga filmat e huaj,  Goodfellas     3 here

ndersa nga filmat shqiptare,  Kapedani.  e kam pare ndofta  5 apo 6 here.nuk me kujtohet mire..

Flutura ne Kabinen time Mbi 20 here

Dora e ngrohte             mbi 15 here

 

Scarface                         10 here

20 here fluturen? te ka pas pelqyer si film atehere, kishe ndonje shtypje (crush that is smiley)  me Luizen kur ishte e re, apo tani qe u be deputete e ke pare 19 here? smiley

Operacioni Zjarri !

Me deshire pa deshire, 3 here ne vit, makina gri e kinostudios ta shfaqte filmin ne nje fasade pallati.

Nje llogari te shpejte i bie 40 here , mire qe u ndalem ketu , se nuk i dihet sa do kishte shkuar, sot mbase do ishte e 100-ta here.

 Hair. 4 ose 5 here. Soundtrack i papare

Bluesbrothers- e njejta arsye

Debatik- ne kohe te xhaxhit cdo te diel ne oren 12.15

Casablanca... E kam pare nja 5 here.

A touch of spice - nje film me greket e turqise qe me 10gazit me zakonet, gatimet, hallat dhe tezet

Sweet November - simply beacause I love San Francsico

Perralle nga e kaluara - si gjithe dynjaja pra smiley

Any Al Pacino movie smiley

 ik me eren, casablanca

Mulholland Drive - duhet ta kem pare mbi 20 here smiley

por mund te bej edhe nje top te filmave qe kam pare me shume here se te tjeret, per arsye krejt te ndryshme !!

1. Mulholland Drive (David Lynch) 
2. Serial Mom (John Waters)
3. Last days (Gus van Sant)
5. Tropical Malady (Apichatpong Weerasethakul)
6. Juventuda em marcha (Pedro Costa)
7. Inland Empire (David Lynch) - 3 here, te treja në... kinema!  smiley )
8. Stalker (Andrei Tarkovsky)
9. The New World (Terrence malick)
10. Hélas pour moi (Jean Luc Godard)
 

Kam mendimin se dy nga filmat me shikuar ne histori por edhe mes nesh ketu po te jeni te sinqerte te tere, jan padyshim 'Love Actually' dhe 'Bridget Jones Diary'..

Thoni JO po ju a mbajti qerratenj smiley

une nuk kam pa asnjonin, asihere ! (dhe s'kam piken e deshires me i pa smiley  )

Stalker kjo dmth qe je single. smiley Nuk ka rob te martuar qe s'e ka me detyrim te pakten 2-3 here ne vit sejcilin nga keta filmat qe kam permendur une me siper. Ndoshta ne fakt kjo eshte norma ne vendet anglo-saksone edhe ben vaki smiley

Mimoza akoma jo, por do ta shoh se s'ben eshte vetem ceshtje kohe deri sa ti shkoj llafi ne vesh drejtoreshes smiley 

Mimoza e ke pare  "The Break Up" ? Ai eshte film smiley

Patjeter qe e kam pare, I 'gjuaj' shume keto filmat romantiko- komike. smiley 

Po 4 weding and a funeral?Ka nje te forte tek ai film qe kur e kam pare per here te pare mund te kem qeshur nja pese minuta pa rreshtur....smiley

Do e shoh patjeter, madje kur te gabojme ne ndonje vend, se njerez jemi tha edhe gabojme smiley Do kem kete filmin si tip qetesuesi ujrash, rrofsh rrofsh smiley do e mbaj sekret per deri klur te me hyj ne pune smiley

Mos harro te shikosh 4 wedings and a funeral eshte nje nga komedite romantike me te bukura te bera ndonjehere ka fituar edhe gjith ato cmime. Shikoje patjeter. Eshte edhe nje film tjeter me Mat Damon qe eshte kandidat per president dhe bie ne dashuri me femren e gabuar dhe ata qe kontrollojne boten perpiqen qe ta ndryshojne rrjedhen e historise sepse nuk e kishin planifikuar qe ky te takohej me ate vajzen. Nuk eshet komedi megjithese ka disa caste, por eshte krye film, i papare duhet ta shohesh patjeter. Madje ate film nuk do te kishte turp as Stalkeri ta shikonte.... se keta te tjeret i shikon fshehurazi smiley

ora...po kush ju a ka fajin ju qe i beni te gjitha mbtrapsht smiley

EH

Mos me pyet mua, une per vete thjesht i bindem kerkesave nga lart me miratim nga poshte smiley

dhe

statistikisht, filmat me te pare ne bote, jane :

Avatar
Titanic
Harry Potter
Star Wars
Gone with wind
...
 

smiley  qesh ti qesh, por midis viteve 71 dhe 77, filmat pornografike dilnin ne France ne te njejtat salla kinemaje si dhe filmat e tjere (pas 77, u hapen salla te specializuara). Keshtu qe ne listat e premierave te filmave te rinj (ne Fr, ata dalin çdo te merkure) krahas filmave normale, figurojne plot tituj filmash porno, si per shembull : "gurmaze te thelle", "kokrra e kurves", "me shale perpjete" etj etj smiley 

xpdr....nuk qenke keq ne perkthim ti smiley .....por ate te dyten spo i gjej ekuivalenten ne fr  smiley 

This video contains content from SME, AdRev Publishing, Studio Canal, Sony ATV Publishing and UMPG Publishing, one or more of whom have blocked it in your country on copyright grounds.

The Godfather
Taxi driver
Casablanca
Saving private Ryan
Singin in the rain
The matrix
The Exorcist
Dhe të gjithë filmat e Alfred Hitchcock, pa përjashtim!

 

Godfather, Bridget,my big fat greek wedding, Mynih, the lives of others, Prime, Legends of the fall ,perralle nga e kaluara,pallati. 17f

e si ka pas qene perkthy ky film ne shqip ?? ne ang, qenka : The Girl with the Red Scarf

me duket se ka qene perkthy "dombi dhe i biri" e kam mire?

Dombi dhe Biri, per te qene me te sakte. 

 

nuk eshte e mundur qe ne sallat italiane po thyen çdo rekord filmi demenzial me checco Zalone :"Sole a catinelle"Nje film kot,idiot,pa fe' batute.e njerezit lumenj..e nuk eshte hera e pare,qe filmat e Zalones kane kete rezultat.Perfaqeson me se miri debilizimin e nje shoqnie vertet te atrofizuar.De Sica Monicelli e felini do jene permbys aty ku kane rene.Se harrova ,kam pare nja 7- a 8 hetr Titanik...Ne kinema 2 here

tesh a dini me diftu se kush eshte filmi shqiptar me i sukseshem jashte Shqiperise...

i vetmi film qe ka korrur nje fare suksesi (dmth komercial ose festivalesk) jashte shqiperise eshte 'Parrullat" (slogans) e Gjergj Xhuvanit

Si ka mundesi qe nje film cope cope si Parrullat, qe s'ke nga ta zesh, skematik, loja aktoreve pertoke, te korre sukses? Apo ca pyetje, eshte mire mos marrin kurre pergjigje, thuaj smiley

sigurisht qe ka 'shpjegim' suksesi (por kuptohet, eshte nga ato mender-shpjegime qe, ne fakt, eshte siç thua ti: me mire mos ti konsiderosh si pergjigje, si shpjegime smiley )

"Parrullat" eshte film ekzotik (ne sensin me te keq te fjales), pra i bere enkas per publik 'sqimatar' oksidental, dhe ka per baze nje 'gjetje' me demek interesante (ekzotike, më troç) : pra ate punen e parrullave te shkruara ne shpatet e maleve (filmi bazohet tek nje tregim i shkurter i Ylljet Aliçkajt).

Filmi pastaj u pranu ne nje nga kategorite konkuruese ne festivalin e filmit ne Kanë (gjithsesi, jo tek ajo kryesorja, pra per Palmen e Arte) ne Kanë, festival qe konsiderohet si me kryesori (por jo detyrimisht edhe me cilesori) i filmit ne bote (dmth i filmit autorial, sepse filmat konkurues jane te gjithe te tille). Arsyet pse u pranu jane te ndryshme: s'kish pas ndonjehere ndonje film shqiptar ne Kanë (ne ciledo qofte kategori konkurimi), kjo puna e ekzotizmit (parrullat me gure... ) bla bla bla etj etj. Filmi ka nje fare (thashe nje fare ë !!) cilesie (kameramani eshte i huaj, per shembull) dhe hajt mo, arriti te dale neper kinemate e frances (qe gjithsesi, eshte 'tregu' me i madh i filmave autoriale). Kuptohet, duhet te ete dale ne pak salla kinemaje, ne 20 a 25 (nga 1500 qe ka Franca), por nejse, ishte pothuaj hera e pare per nje film shqiptar te pas '90. Me kujtohet se ndenji pak ne kinema, por si te thuash, korri 'suksesin' qe i kishin pregatitur.
 

 korri 'suksesin' qe i kishin pregatitur.

smiley rrofsh.

per te qene te sinqerte deri ne fund : edhe 'kolonel bunker' i Cashkut ka pas dale neper kinemate e Frances andej nga mesi i viteve '90 (po ashtu, ne nje numer shume te kufizuar) ; sikurse edhe "Tirana viti zero" (i Fatmir Koçit) ; parvjet "Amnistia" e Bujar Alimanit (kete nuk e kam pare) dhe kaq. Keta jane te vetmit filma post-90 qe kane mundur te gjejne distributor, dmth te shfaqjen ne rrjetin e kinemave, dhe jo thjesht nje premiere tek-tuk ne nje x apo y festival. Por besoj se me i njohuri, perfu dimisht i bie te jete 'Parrullat' (qe pr ironi te fatit, eshte ndofta dhe me i keqi ).

As good as it gets - nja 10 here e kam pa. Dirty dancing - nja 30 here. M'cifem kur e shoh se ca nuk m'thone si ; po ske 'turp' sa here e ke pa, prape ti?!!  oh well se shpejti kam me I bo dhe 1 vizite vendit ku o xhiru si film. Andej nga Virginia eshte. lol. Nobody puts baby in the corner!!!!! 

a mos ka qene nje seri televizive, per nje familje franceze ne afriken e jugut ??

zhon-zhak

prydons

kejptaun

film antiracist, feminist, në mënyrë ambige antikolonialist. e kam pas parë me gjyshen. këtë dhe lumenjtë që rrjedhin, edhe ky film pro-vegjëli.

ambige në fakt është fjala e duhur për këta filma, që besoj se i ka parë gjithë shqipëria dhe që na kanë ushqyer në të njëjtën kohë idealizmin, romantizmin dhe fetishizmin, dëshirën për të qenë edhe revolucionarë dhe borgjezë, ndoshta sepse, të realizuar nga evropiano-perëndimorë me ndjenja faji, filmat demontonin pa dashje imperializmin në shpatullat tona pa infrastrukturë.

(lumenjtë, kanë avullore dhe skena nënujore siç atalanta, që, që thua ti, e kam parë fatmirësisht dy herë në ekran të madh, ndër të tjera ekrane. ama nuk krahasohet melankolia e zhytjes së zhanit me tensionin tipik të zhytjes së atij tjetrit, për të shpëtuar anijen më duket. + falemnderit për nyjen.)

Qe ishte antiracist e mbaj mend (Zhan Zhak smiley ), me tutje jo. Nuk i kam ndjekur ndonjehere serialet. 

Por nga ky m'u kujtua Zemra e Klares. Shume i famshem asokohe.

e si na paskesh qene perkthyer ky "Bonne Esperance"  ? titulli ne shqip ??
 

Kepi i Shpreses se Mire.

Por ne popull i mbeti titulli origjinal: Bon Esperans me Zhon Zhak, sic e tha me saktesi precize Trop.

Bon Esperons smiley

Më vonë në shkollë kur mësova për Kepin e Shpresës së Mirë e bëra lidhjen. Fantastike ato çaste kur ideja trupëzohet, mgjs në këtë rast i bie të ketë qenë vetëm një avancim brenda bashkësisë së shenjave, dmth nga një simbol në një ikonë.

nuk e mbakam mend hiç fare fare une kete ! duhet te kete qene nga fundi i viteve 80 ?
 

s'di të them, më thuaj në çfarë klase gjeografie bëhet afrika, të të them para cilit vit është dhënë smiley.

nuk e di nëse e kam shkruajtur në ppu, por seriali i parë i mirëfilltë që ka dhënë tvsh-ja ka qenë një serial evangjelist amerikan, zbor i është bërë atij njeriu, çoroditje totale.

po ti kaq besoj se te kujtohet : ka qene para apo pas 1990 ? (por kjo tregon se, nese per ne 'te rriturit' ai ishte vit fatidique, per ju vogelushet ishte ... s'ishte asgje ! smiley  )

Nje jete tjeter?

Kam ndjekur nja 2-3 seri per te mesuar anglishten me demek. Nuk kishte perendi e shenjteri qe te me bente ta shihja.

Stalker, keta jane dhene menjehere pas "revolucionit demokratik". Dmth '92, +/- 1 vit. Filluan keto edhe nje tufe serialesh australiane, njeri me idiot se tjetri. Ai Lumenjte, ec mo, po ishin ca te tjere... 

aaaaa ! ceci explique cela !! Prandaj po thojsha une me vete : as zerin nuk ja paskam nigju ksaj serie !! Nuk kam qene më ne dheun e arberit, e kisha braktisur déjà smiley

Po arsyetoja me vete që përderisa ti nuk ke qenë në shtëpi, me shumë mundësi do ketë qenë pas çlirimit. Që këta filma do të kishin kaluar fare mirë censurën e para '90-ës më sikletos ca për sa i përket "revolucionit demokratik".

Besoj se L'Atalante po kujtesën e kam të keqe.

po te jete se kujtesa te rezulton e mire, rrezik se aktualisht, edhe sikur te jetoje ne France, do kishe qene e vetmja e tille (qe i bie, edhe ne bote, them une)  smiley

ps 1 : them aktualisht, sepse ne vitet '30, duhet te kete qene padyshim nje nga filmat me te shikuar per jo pak njerez !! Sot, si zor... (alas  smiley   )

ps 2 : jean Vigo (regjizori), eshte fiks (po fiks fare fare amà) Migjeni i kinematografise. Arriti te beje vetem nje PERLE, dhe ..vdiq ne moshen 29 vjeç (per pak, dhe do hynte ne "Clubin 27" )

ps 3: filmi eshte 'for free'  ketu : http://vimeo.com/31786122  (titrat ne italisht)

Gjys matriksi kam pare, po nuk me ngjit shume ai film, me thene te drejten. 

Mos me thuaj qe ke gisht dhe ti ne kete mes. smiley

I concur!!! Bashke me Se7en.

tani sinqerisht : po Se7en, eshte film femijeror (kerkim i efektit me çdo çmim, nihilizem 'cheap'... etj etj) apo jo ? Biles David Fincher, regjizori i tij  ( "Seven" (1995) ka qene filmi i tij i dyte, ishte 33 vjeç kur e ka bere, por ne nje far menyre ai ka qene fimi i tij i pare si autor, sepse Alien 3 (1992)  ka qene thjesht product i 20th Century Fox) pra Fincher ka bere shuuume me mire qe prej Se7ven , psh  "Zodiac" ose "Social Network".

Megjithate, jam kryekeput dakort me diçka: filmi qe kemi pare me se shumti ne jeten tone, lidhet detyrimisht me periudhen (momentin kohor) kur sapo kemi filluar se pari vënçe filma!  (me kete, dua te them qe, komentin tim te mesiperm per 'Seven' mos e merr kurrsesi  si 'kritike' apo si paragjykim, por thjesht si opinion timin ne lidhje me ate film).

Stalker, Se7ev per mua mbetet nje nga filmat me te pelqyeshem qe nuk ka per tu vjeteruar kurre. Difekti jot eshte qe i shikon filmat nga perceptimi jot se cfare ka dashur te pasqyroje regjizori, qe ne vetvete kerkon bole. Te isha si ty nuk do e kerkoja fare se kush eshte regjizori, skenaristi apo kushdo tjeter mbrapa skenes pasi nderhyjne me aftesine tende per te cmuar nje veper arti. Se7en ka per te mbetur nje nga filmat e mij te preferuar ne linje edhe me vepra te tjera si Blade Runner, Memento, Fight Club, Gladiator etj. Kjo nuk do te thote qe i rendis si filmat me te mire qe kam pare ndonjehere, thjesht kane nje shikueshmeri te larte per mua.

Te isha si ty nuk do e kerkoja fare se kush eshte regjizori, skenaristi apo kushdo tjeter mbrapa skenes pasi nderhyjne me aftesine tende per te cmuar nje veper arti

Per hir te se vertetes : jo jo, une se pari e çmoj nje veper (arti ose jo) me aq 'sa shoh' dhe me aq 'sa di te shoh', dhe vetem pastaj 'kerkoj' kush eshte regjizori, skenaristi... etj etj.

Lul, po librin, pse nuk je bere mbare ta lexosh nje here ? (jo shtate a tete, sigurisht ! smiley )

Sepse kam frike, te thashe, se do jete nje roman qe luan aq shume me formen, sa qe eshte me shume skenar se sa roman. Megjithate, do e lexoj se s'ben.

Te kuptoj. Aq shume here sa e ke pare ti filmin, leximi i librit do sillte paevitueshmerisht rishikimin e tij gjate leximit, pra dhe leximin e tij 'si skenar'  (si te thuash)

Ne syte e mi, po e po, por kam pershtypjen se nuk eshte thjesht subjektive kjo, kam frike se mund te jete vete romani si i tille, objektivisht pra, qe e ben perafrimin me skenarin. Thene ndryshe, eshte e vertete qe pas kinemase, pothuaj cdo skene libri e imagjinojme sikur te ishte skene filmi, por, jane disa libra qe e ushqejne kete duke perdorur nje gjuhe te perkthyeshme lehte ne gjuhe filmike, dhe disa libra te tjere qe bejne nje perpjekje teper te madhe qe lexuesi te mos e perjetoje historine sikur te ishte duke pare ndonje film. Do ishte diskutim i gjate qerimi i hesapeve mes ketyre qasjeve, sqarimi i te mirave dhe te keqijave te seciles, dhe nuk eshte ketu ceshtja, por kam pershtypjen se Palahniuk e ka shkruar me idene se produkti final nuk do te jete vete libri, por nje film. Perndryshe, nuk mund te shpjegohet koha e shkurter nga dalja e librit ne daljen e filmit, mungesa e kohes dhene lexuesit per ta tretur me pare si roman. Gjithsesi, flasim pas leximit.

por kam pershtypjen se Palahniuk e ka shkruar me idene se produkti final nuk do te jete vete libri, por nje film

smiley pupupupupu, ç'te ben dashuria per nje x apo y veper artistike ë ?? Imagjino te te degjonte Palahniuk, duke thene kete gje smiley

Jo sinqerisht, une nuk mendoj se ka shkrimtar, i denje per kete emer, qe te ulet te shkruaje nje veper letrare (ne kete rast, me se shumti behet fjale per gjinine e romanit) duke menduar se "o burra sa te behet film". Qofte dhe financiarisht, interesi eshte tejet  minimal (suksesi komercial i nje filmi eshte gjeja pothuaj më e pasigurte sot per sot). Shto ketu qe, me sa di une, shkrimtari ne fjale nuk eshte ... (nuk di dhe cilin shembull shkrimtari 'langaraq' te marr ! ).  Shto e shto ketu qe, ne rrethet letrare, raportet midis letersise dhe kinematografise kane qene, jane dhe do te jene (deri ne nje far shkalle, me te drejte) raporte midis 'patriceve' dhe 'plebejve' . Per mendimin tim, edhe  J K Rowling kur shkrujti Harry Poterin e saj te pare, mendoi se po skruante thjesht nje liber dhe pike.
Une nuk jam ndonje ekspert i madh, por disa gjera i di nga industria kinematografike (producenti, distributori.... etj ej) dhe te siguroj qe eshte nje makineri shume shume e komplikuar, e cila nuk i jep, edhe sikur te donin, asnje shanc (dhe aq me mire!!) shkrimtareve te ndertonin narracionet e tyre romaneske mbi premisa proto-kinematografike 

Po kqyr mer jahu vete shembullin qe te solla nga libri. Palahniuk, njesoj si Tyler Durden qe fuste "hajdarin" brenda kuadros se ekranit, e fut brenda vete romanit, brenda gjuhes se romanit, gjuhen e filmit. "You can pretend you didn't see it. But you know it's there. A big juicy cock." 

Dhe edhe nje here, nuk eshte ketu vendi per t'i bere gjyqin atyre romaneve apo atyre autoreve qe shkruajne ne menyre te tille qe eshte e perkthyeshme ne film. Ka te mirat dhe te keqijat e veta edhe kjo, te thashe, dhe une besoj se Palahniuk nuk eshte trap, nuk eshte Dan Brown, nuk e ben nga padija, por qellimshem, sepse ndoshta ka dicka shume interesante per te thene ne lidhje me narracionin (dhe me beso, sepse une ia ndjek blogun, dhe jep keshilla shume te vyera per artin e te shkruarit). Por kjo do te thote gjithashtu edhe se eshte roman qe u ben sfide filmmakerave ne menyre qe ta shnderrojne objektin nga nje medium, ne nje medium tjeter. Aq me teper, sic edhe te kam thene me pare, qe superegoja sot, nuk eshte diktat as i romanit, as i teatrit, dhe as i piktures apo arteve pamore, por i kinematografise.

nashi, une ndonje lexues i dalluar ne literatyre angllesh edhe nuku jam, por eshte ajo qe thua ti: gjuha e tij 'koincidon' (behet e perthyeshme) ne film. dakort. Mua, me aq sa 'di te lexoj' ne anglisht, nuk me duket edhe shuuuume shume anti-romaneske dhe pro-filmaxhije si gjuhe! Do mjaftohesha te thosha se letersia e tij eshte e kunderta e asaj te, per shembull, Burroughs (qe konsiderohet nga shkrimtaret me te veshtire per tu transportuar ne kinema). Por qe, nga ky konstatim te kalojme tek nje pohim si ai qe "kam pershtypjen se Palahniuk e ka shkruar me idene se produkti final nuk do te jete vete libri, por nje film", me duket pak i guximshem.
Ah po, jam dakort me se shumti me kete tjetren,pra me ate qe ai do te thoshte :  "cdo lloj shkrimi i mire duhet te imitoje kinemane per sa i perket shikimit, degjimit dhe prekjes"

Plus, Palahniuk huazon nga gjuha specifike, jo abstrakte, e kinemase. Keshilla numer nje e tij eshte: shmang gjuhen abstrakte, foljet e paprekshme si "mendoj," "besoj," "love," "hate," etj, perfshi edhe "jam," dhe "kam," dhe ne vend te tyre perdor skena, detaje specifike. Kete lloj minimalizmi barok ne narracion eshte e vertete qe e ushqen cdo shkolle e mire te shkruari, (me kusht qe rregullat jane bere per tu thyer) por nuk e gjen asgjekundi te shprehur aq mire sa ne gjuhen kinematografike. Te me degjonte Palahniuk do thoshte "yeah buddy, you got it. Kinemaja mund te jete e varfer per sa u perket shqisave te shijes dhe nuhatjes, por cdo lloj shkrimi i mire duhet te imitoje kinemane per sa i perket shikimit, degjimit dhe prekjes."

"YOU WAKE UPat Air Harbor International. 

Every takeoff and landing, when the plane banked too much to one side, I prayed for a crash. That moment cures my insomnia with narcolepsy when we might die helpless and packed human tobacco in the fuselage. 

This is how I met Tyler Durden. 

You wake up at O'Hare. 

You wake up at LaGuardia. 

You wake up at Logan. 

Tyler worked part-time as a movie projectionist. Because of his nature, Tyler could only work night jobs. If a projectionist called in sick, the union called Tyler. 

Some people are night people. Some people are day people. I could only work a day job. 

You wake up at Dulles. 

Life insurance pays off triple if you die on a business trip. I prayed for wind shear effect. I prayed for pelicans sucked into the turbines and loose bolts and ice on the wings. On takeoff, as the plane pushed down the runway and the flaps tilted up, with our seats in their full upright position and our tray tables stowed and all personal carry-on baggage in the overhead compartment, as the end of the runway ran up to meet us with our smoking materials extinguished, I prayed for a crash. 

You wake up at Love Field. 

In a projection booth, Tyler did changeovers if the theater was old enough. With changeovers, you have two projectors in the booth, and one projector is running. 

I know this because Tyler knows this. 

The second projector is set up with the next reel of film. Most movies are six or seven small reels of film played in a certain order. Newer theaters, they splice all the reels together into one five-foot reel. This way, you don't have to run two projectors and do changeovers, switch back and forth, reel one, switch, reel two on the other projector, switch, reel three on the first projector. 

Switch. 

You wake up at SeaTac."

arb, ti qenke i sevdallisur pas Marco Monicellit te fundviteve '50 (i soliti ignoti, la grande guerra... ) smiley

mulholland drive. me se e justifikueshme.

per Stalker: skenen kur Dan dhe Herb shkojne te verifikojne cfare ndodhet pas lokalit Winkie's, ende nuk kam arritur ta shoh pa vene njeren dore mbi dy syte, pervecse kur e pashe filmin per here te pare. Nje nivel ankthi (se s'mund ta quaj frike) qe c'te te them.

ah... !

 

1.

2.

......

(ndalohet dora mbi sy)

3 !

smiley

Ne nje far menyre, eshte edhe momenti me i hidhur, me i trishtueshem, mëëë... depresiv edhe i vete filmit : Betty (Diane - ne fakt, dmth heroina kryesore e filmit) sheh ne ender (skena ne fjale ndodhet andej nga fillmi, pra eshte pjese e bllokut prej 3/4-tash te endrres) se si ne momentin me te ulet te jetes se saj (pra kur po paguan nje vrases per te kryer nje krim: vrasjen e shoqes se saj), pikerisht ai (Dan) per te cilin ajo dyshon se e ka degjuar tek paguan per vrasjen, e sheh me 'syte e mendjes' pikerisht ate, Betty-n (dmth Dianen) ne formen (pershfaqjen) e saj më monstruoze: si nje monster !!

Kape i çik se ç'punojne ne internet Mulhollandistat (se si e analizojne fije per fije skenen ne fjale )   smiley

(marre nga ketu)

 

 

As une nuk e shikoj dot. Madje, edhe kur e shkoj neper mend, me kall daten. U perpoqa ta shikoja prape para ca kohesh, nuk e kalova dot sproven e atij robit brrrr. 

Po per Shining ca na thu? Kam nder mend ta shikoj se shpejti, por lexova librin dhe me tmerroi. 

oh, po "shining" eshte film i mire shume.

Parë ne ate aspektin qe ti e quan 'kall daten' , "shining" s'ka asgje te tille. Por dhe momenti ne fjale tek "mulholland drive" per mua nuk eshte datkalles, eshte thjesht nje moment i forte vizual. Per me teper qe ne jemi te rritur tashme, adult te emancipum vizualisht e menderisht, ho pra mo çik kurajo dreqi e mori smiley

Stalker çfar kuptimi ka filmi "mulholland drive"? (perveç pornos lesbo, vizualitetit adulter emacishpues mendor cerebral modern etj etj etj)

Cfare kuptimi ka Mona Liza? Po nje peizazh nga Cezane? Po nje pikture nga Pollock? Po Guernica? 

Ana, per Shinning, meqe sapo ke lexuar librin, eshte interesant se sa shume kritika ka marre Kubrik nga King. Por me e fuqishmja nga keto kritika ka te beje me personazhin e gruas. Keshtu, King pretendon se ka bere nje pune te madhe me kete personazh, ne menyre qe te jete sa me i plote, dhe sidomos, sa me i vertete. Nderkohe qe Kubrik, e ka nxjerr krejt njedimensional, thjesht nje grua te bezdisshme, rroitese, dhe pa asnje lloj vertetesie. 

On a side note: pavaresisht suksesit kinematografik qe kane gezuar historite e Stephen King, une kam pershtypjen se ndryshe nga Fight Club per te cilin po flisnim qe fiton nga adaptimi per ekran, historite e King humbasin. Ajo qe eshte lehte e perkthyeshme ne keto histori eshte elementi i horrorit, i clirimit te ankthit te akumuluar gjate me ane te nje momenti te super-te-frikshem (super- si tek super-natyralja). Dhe vetem kaq. Kompleksiteti i karaktereve te King, ne pergjithesi humbet kur behet fjale per perkthimin e romaneve te tij ne film, nderkohe qe del me fuqishem ne pah, kur behet fjale per tregime te shkrurtra apo novela: Carrie, Shawshank Redemption, Misery, Apt Pupil, Stand by Me. The green mile eshte nga te vetmet perjashtime. Ndoshta kjo ka te beje me perkthyeshmerine e tregimit, noveles dhe romanit si zhanre ne film, por kontrasti del qarte tek King.

Jam nga germa e pare tek e fundit krejt dakort me ty!

  Edhe une jam ne dijeni te kritikave King/Kubrick; kam pare edhe disa intervista te romancierit i cili, per mendimin tim, kur e kam degjuar te shprehet per filmat nuk me eshte dukur kinofil, ose si ta them une... , me krijoi pershtypjen se e do kinemane (i do filmat qe sheh, i komenton filmat qe sheh) si "literature e kthyer ne imazh" (nderkohe qe, une kam degjuar shkrimtare ose filozofe te tjere te flasin kinofilisht per kinemane, pra duke e pare JO si te ndervaruren e letersise apo te gjese se shkruar, por si paradigme krejt me vete -sikurse dhe eshte xhanem). Kjo sigurisht qe varet edhe nga kultura kinematografike qe ka King, kaq e thjeshte eshte.

Dhe nuk ka ku te shkoje sa te drejte ke me ate punen e novelave te vogla (Carrie e Brian de Palma eshte prova me e fuqishme, per mua; per me teper qe novela ka pas rene ne duar te sigurta : de Palma ka qene Regjizor me R te madhe !! ).

Ah dhe diçka : kur kishe shkruar ne nje postim tjeter se "cdo lloj shkrimi i mire duhet te imitoje kinemane per sa i perket shikimit, degjimit dhe prekjes", me kujtove nje regjizor, filmat e te cilit (vetem 11 ne 40 vjet krijimtari) une nuk i permend shume (sepse kane qene dhe shume, po shume fare fare amà  radikalë per nga qasja artistike dhe metoda e perdorur ne realizimin e tyre) : Robert Bresson (perpiqu te mos gjesh ndonje prej filmave te tij (Mouchette, Pickpockets, Au hazard Balthazar,  Une femme douce, Le diable probablement, L'argent). Zakonisht, konsiderohet si Papa i kinematografise (ne filmat e tij nuk ka loje dramaturgjike aktoresh: ata konsiderohen si 'modele' qe kane 'nje rol per te luajtur' dhe kaq; ritmi i filmit nuk kerkohet tek levizja (aksioni), por tek asocimi i imazheve dhe i zerave. etj etj. Le cinéma à l'état pur

 

 

Kerricin Balthazar e kam pare, pasi lexova nje diskutim te Ranciere mbi te, se tek Politikat e Estetikes, se tek E Ardhmja e Imazhit, s'me kujtohet tashti. Vetem nje here e kam pare fatkeqesisht, keshtu qe me teper se nuancat kinematografike, me terhoqi fabula.

Vdes per: "Courage, the cowardly dog" . E shof sa her me jepet shanci.

fenomenal. 

The Shining eshte nje tjeter.

ajo skena me gjarpen tull fare

Shaun of the Dead - Mbi 50 here...

Hot Fuzz - mbi 50 here...

 

ahahaha, po pse e ke pare aq shume "shaun of the dead" ?? aq frike i ke horroret 'pé verteti' qe sheh parodizmin e tyre ? smiley

 

ps: e kam qef ate film, gjithsesi!

Filmat e Edgar Wright jane kryevepra, gjer tani (pa perjashtim) per mendimin tim. Te shikojme cdo na serviri me Antman (pas kryevepres scott pilgrim vs the world)...

Nuk kam asnje problem me filmat horror "prej verteti" thjesht jane te pakte ata cilesore per preferencat e mia.

Keta te dy mesiper (pjese e Cornetto Trilogy) thjesht me qetesojne, relaksojne, get me in the mood. Cdo skene, personazh, batute, detaj (hint) ne keto filma eshte fantastik, sa here qe i rishikon keto filma zbulon detaje te reja qe me pare nuk i kishe vene re. Gjithashtu me pare shikoja dhe serialin Spaced me Simon Pegg dhe Nick Frost, familjariteti me personazhet dhe si te thuash alkimia ndermjet tyre ka ndihmuar akoma me shume...

Ps: mbi 50 here nuk do te thote 50 por shume me shume... thjesht kam humbur llogarine tashme. smiley

 

 

Po them vete shqipot se shija per te huajat me evolon vazhdimisht; Flutra ne kabinen time, Dhe vjen nje dite, udha e shkronjave, nga Lad Prifti. Kane nje stil melankoliko melodramatik filmat e tij te kesaj kohe. Pervec kesaj, me rastisin shpesh ne ekranet shqiptare.

 

oh, nuk e kisha menduar ndonjehere se cilet jane filmat e tjere te Vladimir Priftit, regjizorit te "Udhes se shkronjave" (nje nga filmat e paket shqiptare qe e dua fort). Do ulem ndonje dite te shoh ato dy filmat e tjere te tij
rrofsh

udha e shkonjave eshte road movie. Keta te tjeret jane paksa ndryshe, dhe nuk i shpetojne semunies se vjeter qe duket se kane filmat shqiptar, mbiaktrimit, teatralitetit, lojes se karaktereve, moralizmit.

Megjithate, mu me duket se kane nje mizanskene decente

gjibin e ka kap antivirusi me duketsmiley

"Udha e Shkronjave" te Lad Priftit- filmin e bejne aktoret: Prosi, Ndrek Luca, Qirjaqi...etj etj

p.s mos e humbisni: Muscle Shoals ( kush ka mundesi ta shohe, eshte dokumentar i lezetshem)....mire do ishte krijimi i nje hapesire edhe per dokumentarin ketu

 

"Flutura ne kabinen time" eshte nje risi per kohen. Mbyll syte e kujto filmin, i vetmi imazh qe te del para eshte portreti i Xhuvanit. Shume pak filma shqitare (per mos te thene asnje) kane perdorur kete stil kinematografik, i cili fut ne kornize subjektin dhe e ndjek ate gjate gjithe kohes.

  1. e dashura ime libera
  2. ai me ate kanibalin
  3. udha e shkronjeve(i cili duhet te cfaqet detyrimisht nje here ne muaj dhe sa here vjen ndonje grek ne shqiperi)
  4. kapedani(i cili eshte si puna e veres,sa me shume vjeterohet aq me i lezetshem behet)
  5. ai sataniku  qe digjet ne fund

smiley Libera, Amore Mio...... as me te voglen kundershti per listen, radhitjen, shenimet anash....e bukur kjo! smiley

Debatiku Duel i Heshtur Skenderbeu, Operacioni Zjarri , Rruge te Bardha, Perfekti i Tirones Koncert ne Vitin 1836 ..gjithe filmat e vjeter shqiptar i shikonim dy here ne jave smiley 

ça te keqe ka? perseritja, mema e dijes smiley....pse kablli knej nga vendet perendimore ça ben?! Rrofte Netflix, se e thyejme rutinen me ndonje film kinez smiley

te jashtem: a few good men, pjesa kur Jack Nicholson thote: You want to know the truth, you can't handle the truth eshte xhigande. 

shqiptare: i teti ne bronz, skena e darkes se prinderve ku puqen dy realitete te ndryshme; dhe zonja nga fshati, kush eshte ky B-ja me kujton vitet e fakultetit dhe time mama. smiley

Ne fakt pyetja e temes eshte "Cilin film keni pare me shume qellimisht", jo se cilin film eshte dhene me shpesh ne TVSH.

Titulli im: Tunde Qenin!  Nuk i kam numeruar heret qe e kam pare, por s'ka rendesi. Se prape do vazhdoj ta shoh me qejf.

 

Ka nje detaj interesant historia e atij shkerdhate filmi. Filmi doli ne 1997, dhe u dha edhe ne Serbi.  Dhe suksesi qe shume shume i madh. Nje serb i '97-s qe sheh Ameriken qe e shikon Shqiperine si "vend terrorist" (sepse ne syte e kinemashikuesit rendesi ka teksti, jo konteksti). Jam gati te ve bast doren e djathte qe po te behej sondazh tek dera e kinemase 99% e shikuesve do ishin te bindur qe kuptimi i filmit ishte "Shqiperia eshte vend terrorist, prandaj shume shpejt Amerika do e bombardoje". 

Epo e justifikoi me se mire titullin e vet. Ai film kopil e tundi fort, shume fort qenin serb! 

p.s. Kenget e filmit jane te mrekullueshme, dhe jo vetem per melodine.

 

smiley

Tani po i bej ca lidhje une. Ka mundesi qe ato armet kimike t'i cojne ne Serbi keta. Se amerikanet sa here permendin Shqiperine ia ngopin Serbise. 

Kavir, nuk po e kuptoj se per cilin film behet fjale (Tunde qenin)

kujto qenin, bej hazer shkopin....keshtu Tirona fooever smiley

Persa i perket Mulholland Dr, perse pelqehet kaq shume...

Ndodh kryesisht se trajtohet me se miri nje teme e perhershme e kinemase, endra e bukur hollivudian qe kthehet ne makth ose dimensioni fantazues si shpetues i atij te realitetit.

Sesi arrihet te perkthehet kjo ne imazh eshte njer tjeter arritje e filmave te Lynch

smiley Tundja bishtin Qenit...interesante historia qe ke sjell, Kavir...aty qendrin ironia, sepse ky film s'ka lidhje fare me serb e shqiptare ( ne menyre te drejtperdrejte)

 

Dhe vjen nje dite, Njeriu i mire, Montatorja, Beni ecen vete – me pelqen tema folkloriko-qytetare e tij, me ka pelqyer goxha Gjurma, pare para disa muajsh. Etj, etj. mgjse asnjerin s’them dot e kam pare shpesh.

Te huaj, jane c’kam pare kohet e fundit – dokumentare: The man with the movie camera, Mountain Vigil, Seasons, 6-8 here. Keshtu, me histori njerezish, me vjen ne mendje Kramer vs. kramer. Dhe se fundmi, Shadows. Po nese nuk jane keta, ndonje i ’70es me siguri.

Si prodhim shqiptar me shikueshmeri te larte jashte kam degjuar “Ngadhnjim mbi vdekjen” ka pas sukses ne Kine ( smiley ) per goxha kohe.

'dirty dancing', eshte nje 'classic', edhe une e shof sa here me del perpara smiley Po nje Frances e ka edhe ky Moza, give it a try. I'd rate it 4 stars for sure.

S' ka gje. Une nderhyra meqe e pashe vete para disa ditesh dhe m'u kujtua fare papritur qe te dyja quhen Frances e te dy me duken mjaft te bukur ( per arsye te ndryshme secili, dmth). Have a nice day smiley

E dini me ca e kam tepru tjeter duke I pa me shume se 2 here?!! Ok po rrefehem, not that you care, lol. Kur me pelqen dicka apo nje film me pelqen dhe pike. Kjo ka rendesi cfare me pelqen mua dhe a e shijoj. Kaq, simple he? smiley   . 1)  Great Expectations , 2) Meet Joe Black. 

Mimo   e pe ate filmin qe te thash une me lart apo jo? 

4 weedings and a funeral ? Jo  Oraa akoma. Pashe mos ishte full movie ne YouTube sma zune syte. Te shoh mos e gjej ne Netflix . smiley 

Putlocker? Duhet te jete patjeter ne netflix ose lovefilm... po brixhit xhonsi i ri kur del ne kinema se me than qe ka te forta?

I am not sure po di qe kete Friday qe kaloi doli About Time. smiley thashe te shkoja ta shikoja po si me 2 mendje isha. Fitoi ajo qe thoshte mbase 1here tjeter, so e lashe.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).