Me sa kujtoj, rasti më i hershëm i përjashtimit nga një shkollë publike në Shqipëri, për shkak të mbajtjes së shamisë myslimane, ndodhi gati dhjetë vjet më parë në shkollën e mesme të gjuhëve të huaja. Babai i njërës prej vajzave të përjashtuara nga mësimi, deklaroi për shtypin në atë kohë se e kishte shtrënguar në fyt të bijën me shaminë e saj, duke e kërcënuar se do e mbyste nëse nuk e hiqte.


Edhe ata që nuk janë dakord me norma fetare si mbajtja e shamisë, është vështirë të kundërshtojnë se, së pari, vajzës nuk po i imponohej shamia nga autoriteti mashkullor familjar dhe se vendosja e shamisë prej saj, në kundërshtim me këtë autoritet, në këtë rast shpreh autonominë si individ në sfidë ndaj autoritetit patriarkal.


Në një artikull të botuar në gazetën Mapo, profesor Artan Fuga vë në dukje se projektiligji i ri i prezantuar këto ditë nga Ministria e Arsimit, nëpërmjet pikës 4, neni 36, që ndalon ekspozimin e simboleve fetare në arsimin publik parauniversitar, parandalon imponimin e praktikave të tilla fetare nga ana e familjes për vajza që nuk e dëshërojnë këtë gjë me vullnet të lirë. Por ky projektligj nuk do të mbronte një vajzë si ish - nxënësja e shkollës së gjuhëve të huaja, në afirmimin e vullnetit të saj.


Qartazi profesor Fuga nuk mendon se mbajtja e shamisë në shkolla publike dhunon laicitetin e shkollës, pasi, siç vë në dukje ai vetë, ai ka mbështetur të drejtën e studenteve myslimane universitare për të mbajtur shaminë.


Argumenti i tij bazë në mbështetje të natyrës ndaluese të projektligjit ka të bëjë së pari me parandalimin e imponimit të praktikave të tilla nga familja dhe, së dyti, me atë që ai sheh si roli përçarës që sjell afirmimi i identiteteve fetare në institucione të ngritura me qëllim që të promovojnë kohezionin social.


Të dy këto argumente, jo rastësisht, kanë qenë dhe në arsyetimin e sjellë në debatin për ligjin që ndalon shaminë në shkollimin parauniversitar në Francë.

Por ky arsyetim duhet të injorojë specificitetin e realitetit social të bashkësive fetare në Shqipëri, i cili është produkt historik shqiptar.


Shumica e atyre që përqafojnë praktika fetare në Shqipëri i përkasin një gjenerate të re që po eksploron ideale, praktika, e mënyra socializimi fetar të panjohura për prindërit e tyre. Në fakt, në shumë raste, kjo gjeneratë e re besimtarësh është përballur me paragjykimet, kundërshtitë e forma imponimi anti - fetar nga familjarët dhe mësuesit e tyre të një gjenerate më të vjetër.


Duhet vënë në dukje, gjithashtu, se dhe debati në Francë lindi pas vënies së shamisë nga dy motra hebreje të konvertuara, babai i të cilave, ateist i deklaruar, mbështi plotësisht aktin e vajzave të tij.


Dy motrave, iu bashkangjit duke vendosur shami edhe një vajzë me origjinë marokene, e cila më pas hoqi dorë nga ky veprim, pas kërcënimeve të babait të saj... musliman.


Edhe argumenti i dytë është pjesë e një debati midis dy koncepteve të kundërta mbi sekularizmin, të njohura kryesisht si modeli francez i laicitetit dhe atij anglo - sakson. Promovuesit e modelit francez pretendojnë se pranimi anglo - sakson i sjelljes së dallimeve kulturore, religjioze e etnike në sferën publike sjell "ballkanizimin" e shoqërisë.


Oponentët e tyre kanë kundërshtuar duke vënë në dukje se fshehja artificiale e këtyre dallimeve nuk eliminon problemet e mundshme etniko-fetare, të tilla si ato që Franca has me emigrantët dhe pasardhësit e tyre.


Në thelb është dallimi midis një kuptimi negativ për diversitetin fetar e kulturor të një shoqërie, dhe një vizioni që apelon në të kuptuarit e këtij diversiteti si pasuri që duhet përqafuar dhe promovuar. Për këtë arsye, në shkollat publike në Shtetet e Bashkuara, fëmijët por dhe prindërit e tyre ftohen në orë mësimi që të flasin për festat e fesë se tyre, për gatimet e veçanta me të cilat lidhet festimi i tyre etj.

Në thelb të argumentit të profesor Fugës qëndron dhe një dallim i rëndësishëm në kuptimin e etikës.


Fuga pranon se prindërit mund të nisin që herët transmetimin e vlerave të traditës së tyre fetare, por e sheh mësimin e kësaj tradite të ndarë nga praktika, një koncept i etikës i lidhur me mendimin e Emanuel Kantit.


Por kohët e fundit, veçanërisht në studimin e fenomeneve fetare, po fiton prominencë kuptimi i "etikës aristoteliane" në mënyrën se si është artikuluar nga Mishel Fuko, një kuptim mbi etikën që thekson rëndësinë e praktikave që rrjedhojnë nga ligjërimi fetar.


Antropologja e Universitetit Berkli në ShBA, Saba Mahmud, në shqyrtimin e praktikave të tilla si mbulimi me shami, ka kryer një nga studimet më të rëndësishme të kohëve të fundit pikërisht duke parë lidhjen dhe rëndësinë e mësimit fetar me kodin etik që ai prodhon, pra lidhjen e ligjërimit fetar me praktikat. Ajo që është ë rëndësishme për pasuesit e traditave fetare është se praktika fetare synon të krijojë një lloj të caktuar modaliteti moral.


Arbitrariteti i mbartur në gjykimin mbi mësimin e traditës dhe mohimit të së drejtës së praktikës, imponon artificialisht modelin se si duhet të jetohet një traditë fetare dhe se si ajo duhet transmetuar tek pasardhësit.


Kjo edhe kur Fuga, në dallim nga shumë komentatorë, na kujton interesin primar të prindërve në këtë debat. Tek e fundit, pse u dashka të besojmë se disa burokratë të makinës shtetërore qenkan më të interesuar për të mirën e një fëmije sesa prindi i vet?


Por po aq arbitrar është edhe gjykimi mbi kufirin e moshës së pjekurisë. Historikisht është e njohur se konceptimi ynë i asaj çka përbën "fëmijërinë" apo "adoleshencën" është konstrukt social, në fakt, siç vë në dukje kritiku kulturor Neil Postman, i ndërlidhur me futjen e arsimit masiv si formë e promovimit të vlerave shtetërore.


Por këto kategori, sipas Postman, janë në proces transformimi si rrjedhim i efektit të teknologjisë në kulturë. Atëherë pse pretendojmë ngurtësimin e normave që janë në fakt në fluks të vazhdueshëm?

Por, mund të thotë kushdo duke lexuar projektligjin, prindërit apo dhe vajzat që dëshirojnë të pasojnë praktika fetare si mbajtja e shamisë, mund të zgjedhin shkollat private fetare.


Sigurisht, por a nuk bie ky argument në kundërshti me idenë e shkollës publike si vend ku fëmijët socializohen përmes një programi që promovon kohezionin social? Sigurisht laiciteti garantohet nga mungesa e promovimit në kurrikulum të superioritetit të një feje ndaj një tjetre.


Në një kuptim të tillë, por që nuk përjashton diversitetin fetar, në konsiderim të modelit amerikan, fëmijët mësojnë se ata që i përkasin një religjioni tjetër, janë shokët dhe shoqet me të cilët ndajnë hapsirën e klasës, lodrat, librat dhe historitë e tyre personale; ku fëmijët myslimanë përfitojnë, nëse në ditë Pashkësh shokët e tyre ortodoksë sjellin vezë pashke dhe ndajnë me ta domethënien e tyre e fëmijët myslimanë sjellin gjatë Ramazanit hurma e ndajnë domethënien e tyre.


A nuk sjell kjo potencialin që nxënësit të shohin praktikat fetare të një feje tjetër si praktika të shokëve dhe shoqeve të tyre dhe jo si një abstraksion me të cilin nuk janë të familjarizuar?


A nuk ofron ky vizion një potencial më të madh të bashkëjetesës fetare- argumenti primar që sjell Fuga në mbështetje të projektligjit? Kjo pamje gati idilike nuk pretendon përjashtimin e problemve të mundshme, por as nuk përqafon naivitetin e të besuarit se shtypja artificiale e identiteteve fetare na shpëton prej tyre.


Laiciteti qëndron në garantimin e bashkëjetesës fetare, siç thotë me të drejtë Fuga, por jo një laicitet i ngritur mbi fobinë ndaj fesë, për më tepër kur dihet se ky kuptim laiciteti është ngritur mbi një specificitet historik që nuk është i yni, ai i çlirimit nga feja nëpërmjet një revolucioni të dhunshëm si dhe eksperiencës koloniale. Narrativa jonë kombëtare, në të kundërt, qoftë edhe në nivel mitik, ngrihet në afirmimin e bashkëjetesës harmonike fetare.


Paralelizmi që bën Fuga midis bartjes së shamisë dhe bezdisjes që na sjellin spektatorët e pasjellshëm që na pengojnë të shohim ekranin e kinemasë, edhe pse pa qëllim, përforcon steriotipe të përhapura mbi shaminë si pengesë, jo për ekranin e kinemasë, po për "Evropën." Në dallim nga frekuentuesi i bezdisshëm i kinemasë, nuk mund të pretendohet se prezenca e vajzave me shami pengon mësimdhënien.


Në të kundërt, garanton që shkollat publike të jenë sfera ku mblidhen për t'u arsimuar gjeneratat e reja të një shoqërie, pavarësisht besimit fetar që ndjekin. Socializimi në shkolla prodhon shpesh rebelimin ndaj traditës familjare ose nëpërmjet kundërshtimit ose nëpërmjet mbitheksimit të asaj që është marrë në familje.


Duke imponuar që nxënësit dhe prindërit për të cilët këto praktika janë të rëndësishme të drejtohen tek shkollat fetare, jo vetëm u mohojmë një shërbim të sponsorizuar nga ata vetë si taksapagues, por, së paku teorikisht, kufizojmë opsionet e zgjedhjes, nëpërmjet ekspozimit me të ndryshmen, të vetë nxënësve.

Në debatin pro apo kundra shamisë nuk po bëjmë gjë tjetër veçse po projektojmë paternalizimin tonë mbi trupin e disa adoleshenteve duke reflektuar perceptimet tona arbitrare mbi "laicitetin," "harmoninë fetare," "vlerat kombëtare," "Evropën" etj., të shprehura në bymosjen apo tkurrjen e centimetrave të bezes që mbulon trupin femëror. Ironikisht, është ky lloj paternalizimi, sipas Fugës, që ligji supozohet të parandalojë.

45 Komente

hesapi eshte me i thjeshte. Ne Shqiperi luftohet Islami. Hidhuni nje sy shkollave "laike" shqiptare! Nuk do te gjeni asnje qe te mos kete ne nje vend te dukshem figuren e Gonxhe Bojaxhi. Shihni denimin e Artan Kristo. Ne deklaratat e tij ne internet nuk kishte asgje qe te nxiste terrorizem, mgjtht u denua. Ne nje kohe kur presidenti Topi dekoron Kciren qe tha se do te ishte mire te vriteshin 2 mln muslimane shqiptare dhe K Myftaraj ben thirrje per zhdukjen fizike te muslimaneve ne shq.

500 vjet me 3 fe shqiptaret nuk kane prodhuar asnje konflikt fetar. Tani " elitat" po perpiqen te demonizojne muslimanet ne sy te te krishtereve dhe njekohesisht edhe te krishteret para muslimaneve. Qellimi?!!! T'a diskutojme

 Vet-viktimizimi eshte faza e pare e lindjes se agresivitetit. Ta diskutojme. Doni shembuj nga Ballkani apo nga bota?

nuk behet fjale per vetviktimizim, por per shkelje te drejtash.

 eeeeeeeeeeeeeeehhhhhhhhhhhhhhhhh!

Debati mbi shamine duhet transformuar ne debat mbi laicitetin. Pike se pari, a kemi nevoje per laicitetin si rregullues te marredhenieve shoqerore? Une them se po . Cfare tip laiciteti? Laicitet pozitiv, tip francez, qe promovon zbehjen e perberesit fetar ne identitet apo laicitet neutral, tip anglo-amerikan, qe e sheh perberesin fetar si pjese te rendesishme te identitetit? Ne leter, laiciteti neutral eshte me i arsyeshem dhe me i pranueshem. Vecse ne Shqiperi kemi nje fakt, perberesi fetar ne identitet eshte pergjithesisht i zbehte, dhe nje nevoje, perberesi fetar ne identitet duhet te jete i zbehte. Mqs thone qe nevoja eshte mema e te gjitha universiteteve, a nuk duhet te udhehiqen politikat shqiptare drejt nevojes per te zbehur perberesin fetar ne identitet? 

Problemi qe kemi ne Shqiperi (dhe ne Kosove) eshte qe autoritetet trajtojne ne menyre asimetrike myslimanet dhe te krishteret. Nqs te dyja komunitetet fetare do te trajtoheshin ne menyre simetrike debati do ti shpetonte "perplasjes se qyteterimeve" dhe do te fokusohej ne ngjizjen e "qyteterimit shqiptar".

Askush nuk cenon bashjetesen fetare ne Shqiperi vetem se ka ardhur koha per rregulla te qarta ne funksion te nje shoqerie demokratike brenda funksonit te shtetit qe me me pare nuk kane qene te percaktuara...

Persa i perket shamise ne shkollat publike kjo eshte e pakonceptueshme mbasi vete feja islame e ka ndaluar ne menyre kategorike qendrimin  e nje mashkulli ne moshe te re prane nje "FEMRE"" te devotshme te fese islame ,prandaj shteti ka krijuar hapsirat ligjore per studimin ne shkolla te mirefita fetare sic jane medresete...

Nga ana tjeter nje femer e islamike nuk mund te aderoje ne forme aktive brenda procesit mesimor mbasi vete lenda eshte e tille ...qe nga fiskultura qe ajo nuk eshte e gatshme psh te shkojne pishina psh ose aktivitete te tjera  ,  lendet si edukimi seksual qe duhet te mesoje mbi aktin seksual  dhe mrojtjen ( psh si ti veje prezervativin bananes ) lende si  historia ku turqit perhapes te islamit ne Shqiperi nepermjet dhunes si pushtues ...gjitashtu dhe lende te tjera si ..evolucioni i rraces njerzore sipas Darvinit ... pra nje femer islame ""NUK KA I KA LENE VEND VETES PER SHKOLLE PUBLIKE "" ...!!!

Nje fakt tjeter eshte gjithashtu qe ajo eshte imponuar nga prinderit per mbajtjen e shamise mbasi ne nje moshe te tille ajo eshte e paformuar per te marre vendime mbi veten ... Veten mbasi te mbush moshen 18 vjec dhe merr dipllomen e pjekurise quhet e pjekur per te marre keto vendime te qarta me vetedije te plote  ... prandaj dhe ligji ndalon shamine ne shkolle publike deri sa ajo femer te mbushi moshen 18 vjec ...

Nese do flasim per laicitetin do na duhet te fillojme te antarsimi i Shqiperise me status te plote ne organezaten e vendeve islamike ..gjithashtu na duhet te percaktojme sa antikombetare dhe laike eshte te degjosh arabisht qe ne pese te mengjesit neper rruge kur nderkohe jane apo nuk jane 10 njerez gjithsesej ne Shqiperi qe dine arabisht ... ne kete rast elitat politke nuk po bejne gje tjeter vetem sa po shplajne mutin me shurre per gabimet qe kane bere me pare ...per te perafruar shkalle shkalle legjistracionin me vendet e BE...

 

Kush nuk i ka pa neper Tirane shume nga kto gocat me shamia POR qe e kane llangosur fytyren me tualet ? Pse valle te jene lyer? Per te mos rene ne sy?????? Po kepucet me taka skrapina pse valle u dallohen ne fund te veshjes se tyre? Prape per te mos rene ne sy? !!!!! BTW Alban forever rocks! smiley

 

 " Laiket" shqiptare, kur flasin per laicitetin dhe ligjshmerine, i referohen gjithckaje pervec ketyre te dyjave.

Shkolla shqiptare eshte sherbim publik dhe si i tille duhet te jete i mundur per te gjithe shtetasit. Teorite e tipit i lene apo s'i lene vend vetes keta njerez ne keto shkolla jane ne thelb fashizem.

Sa per laicizmin qe e zbeh ndikimin fetar apo qe e respekton ate, jane diskutime qe kerkojne shmangien nga thelbi.

Thelbi eshte qe c'do qytetar ka te drejte qe ne jeten e tij te respektoje bindjen e tij, dhe si i tille te perfitoje sherbimet qe i blen me taksat e tij.

Ose hajdeni te ndryshojme kushtetuten, te zhbejme demokracine dhe ..............

kur do vije ajo dite qe shqiptaret ta kene menjen ke puna .........

Fuga me shembujt qe jep duke ju referuar kushtetutes dhe te drejtave te individeve vetem perdor sofizmin dhe asgje tjeter. Vajzat me shami nuk pengojne shkollen ne aktivitetin e saj sic mund te pengoje dikush njerezit qe shohin nje film ne kinema nese ju del para ekranit. P.sh. besimi dhe praktika e tij eshte i lire ne Shqiperi dhe njerezit mund ta kene dhe ta shprehin, por muslimanet nuk shkojne te falen ne kishe apo oborr te saj dhe as te krishteret nuk shkojne te kryejne ritet fetare ne xhami apo oborr te saj, pasi ketu do te kishte pengese dhe cenim te se drejtes se dikujt tjeter. Por ne rastin e shamive cdo vajze eshte ne te drejten e saj qe ja njeh kushtetuta dhe nuk pengon e as nuk cenon te drejten e dikujt tjeter (nese problemi me muslimanet eshte qe disa nuk i duan as ne shkolle, as ne universitet, as ne siptal e as ne rruge, pra te mos ekzistojne fare, ky eshte debat tjeter). Fuga eshte i ndikuar nga modeli francez dhe debati i atjeshem dhe kete kerkon ta mbroje edhe ne Shqiperi ku do te ishte shkaterrim, pasi Shqiperia ndryshon nga Franca dhe bashkesite apo komunitetet fetare atje. Franca ka modelin "universalist" qe kerkon qe te gjithe te jene te "njejte" ne menyre qe te jene te "barabarte", ndersa modeli anglo-sakson eshte ai i diversitetit dhe te se ndryshmeve qe bashkejetojne. Ky uniformiteti gjoja qe na ben te barabarte eshte tmerr vetem kur e mendon, lere pastaj sikur te vihet ne zbatim. Nderveprimi dhe njohja me njeri tjetrin na ben me tolerant dhe jo izolimi ne lagje te vecanta, shkolla te vecanta etj.

Un mendoj se ajo tradite laike dhe ateiste qe kemi, duhet te ruhet si syte e ballit, madje te zhvillohet me tutje..

te zhvillohet qe t'i luajme fene. Psh prifterinjte ortodokse t'i degdisim ne greqi. Hoxhallareve t'u presim mjekrat, kurse prifterinjte katolike t'i sterilizojme. Keshtu pas nje brezi do jemi 100% toca pellazge te papare ne zhvillimin tone koteporan-futurist. Dhe shteti shqiptar do te rroje 1000 vjet. Deri ne fund te koheve. Heil Hitler

Sieg!

Kjo "t'i luajme fene" si shprehje eshte nje konstrukt aq intrigues, sa nuk di c'me thene. S'di ne e ka tjeter gjuhe. Per te mos thene pastaj per thagmen shume me te vone, por fatkeqesisht te perdorur bajagi: "te qifsha/dhjefsha Zotin!" smiley

Une jam agnostik (per shqipot do zgjidhja ndonje fe parake fare, tip vedaismi psh qe te binim rahat, ose ta benim si ai sekti i parqadokohshem ne gerqi, qe rifilloi ritet homerike politeike, ne kemi dodonen sa per at pune) - por prap shprehje si te mesipermet them qe deftejne shume. Te PPU-ja ka boll njerez qe i dine me rrenje keto punet qe c'ka barku e nxjerr gjuha (jo bardhaku) e mund t'i ckoqisin. Por konstruktet e mesiperme me bejne te me vije turp qe kane mbire ne trup te gjuhes sime.

une vete jam musliman, me problemet e mia, por sdq ne asnje rast nuk do t'i lejoja vetes mekatin e fyerjes se besimit te ndryshem te dikujt tjeter.

Keto jane kryesisht tipare te te folmes labe te qytetit tim te dashur te banuar nga fshatare ( krenarisht edhe une). Nuk jam usta i psikolinguistikes, por mendoj se keto jane tregues i karakterit te dhjere por krenar te njeriut te ri shqiptar.

Po do ndnj xhevahir tjeter te psiqikose linguistike shqiptare kemi i plotfuqishem.

Kete fjale e perdorin besimet monoteiste per ZOTIN.

Eshte perdorur dhe ende perdoret ne shq per policin e lagjes, nje autoritet qe ste hante as m...

Sa per ato propozimet mbi fene e rekomanduar te shqiptareve, pasi ti kemi degdisur monoteistet, flasim. Une do te isha per budizmin.

Jo per ndnj gje, por e zgjidh gjithcka me "ommmmmm".

Kjo ben kakofoni me hommmmm........ homo............. homoseksual.........

Madje shkon edhe me me fjalorin emocional shqiptar te tipit:

me do bytha

te lumte bytha

nuk ke bythe per kete pune

do bythe

i di bytha

etj se s'kam kohe.

Ps.... Me ndje per injorancen e pajustifikueshme ( kam studiuar gj-letersi), por di gje, a ka ndnj shkence me emrin seksolinguistike?

Se kam gati nje teme doktorature

Mirudegjofshim o proletar qe edhe prangat i ke te huaja ( emigrant)

Keto jane kryesisht tipare te te folmes labe te qytetit tim te dashur te banuar nga fshatare

Hajt mos u merzit! Gjyshi im Shkodran e kishte n'maje te gjuhes shprehjen "'t'dhesha fene e tyt et". Edhe s'ishte katundar hic.

Sidoqofte, eshte me se e vertete qe per 'intelektualin' musliman katundari shqiptar del shume problematik. Sidoqofte, sot eshte hera e pare qe degjoj akuza prej muslimaneve qe katundari shqiptar qenka edhe pederast (akuzat e meparshme ishin injorant dhe hajdut)

perpiqu te kuptosh sensin e humorit dhe jo" perfundimin filozofik"

Greqishtja e ka të formës: u bë turk, formë foljore tip u turqizua.

Ndërsa shprehja psh: nuk ke zot është tip ofendimi. Siç themi ne psh: nuk ka as din as iman.

të shtoj... këtë e kam përmend disa herë. Siç themi ne o burrë i dheut grekët përdorin analogen: o njeri i perëndisë. Kjo madje në të folur të përditshme, e përdorur rregullisht.

 

Qe te kuptohemi, me zhvillim te tradites ateiste nuk nenkuptoj marrjen e masave ndaj lirise se besimit apo cfaredolloj bindjeje, sado absurde..Tradite e mendimit ateist, eshte ajo qe duhet cuar perpara dhe njohur vlerat.. Nje tradite sa evropiane dhe perparimtare ne mendimin e intelektual. Mos u perpiq ta kufizosh ateismin dhe laicitetin ne kuadrin e ideologjive te ndryshme qe kane vepruar ne te kaluaren. Po te shkruaja si ty  filloja me abuzimet e fetareve ne historine njerzore nuk do na mjaftonte gjithe hapsira peshkore.

Keshtuqe, fakti qe ke mbaruar per gjuhe-letersi, nuk presupozon qe te shkruash traplleqe, dhe ti besosh si argumenta. Nuk e di a u sqarove.

nqs merr vendim per mua se nuk i bej vend vetes ne shkolle, ne universin ku jetoj une quhet dhune.

Ne ndnj univers paralel mund te quhet bashkejetese.

Sa per traplleqet e supozuara te miat, muhabet tjeter.

Ka psikanaliste qe mendojne se fyerja e pare ne nje komunikim vjen si rezultat i frikes se brendeshme se ti vete i meriton ato fyerje qe i ben tjetrit.

 Problem i vështirë por shamia para se të jetë simbol fetar është simbol patriakal dhe diskriminus për femrën .Mos më krahasoni ekstremet. Ata që mbrojnë mbajtjen e shamisë shumica  janë burra që në vend të ulin sytë (si myslimanë të mir&eumlsmiley para çdo femre për të mos mëkatuar kërkojnë mbulimin e vajzave dhe grave. Por shamia se bën dot "moralin "apo "virtytin" prandaj dhe të krishterët e kanë hequr atë të parët bile as në kisha gratë e krishtera s'janë të detyrura të mbajnë shami siç e kërkon norma fetare. Mendoj që për nji përgjigje më të saktë duhet parë evolucioni i zbulim - mbulimit - zbulimit të femrës në një kohë të gjatë historike dhe gjithmonë pa e ndarë nga zhvillimi shoqëror i kohës.Nga vetë natyra e femrës në kushte normale zgjedhjeje s'besoj se ndonjë grua do zgjidhte vullnetarisht mbulimin pa ndikimin dhe detyrimin e mjedisit familjar e shoqëror.Ka me miliona gra besimtare myslimane që nuk mbajnë shami dhe kjo si bën më pak të devotshme për besimin e tyre.Në Shqipëri tradita e heqjes së shamisë fillon që herët dhe në fillimet e tij shteti ka bërë përpjekje përforcimin e kësaj tradite . Pëderisa shteti është i shkëputur nga feja atëhere të gjithë institucionet publike janë të detyruar ta nderojnë kët ndarje.

Besnik Sinani me te lumte dora. Sot me ke bere te ndjehem me optimiste per Shqiperine e arsyetimeve dhe shkrimeve.

Nje antropologe frenge (ateiste me patente) qe une pata rastin ta lexoj nje muaj me pare thjeshte duke germuar diçka ne lidhje me fete dhe etnite dilte ne perfundimin se ndarja e "njeriut fetar" nga " njeriu politik" ka kuptim vetem brenda gjuhes apo kumtit pasi praktikisht eshte nje nonsens. Besimi apo filozofite qe njeriu mbart ne vetvete jane esenca e mendimit politik qe ai do te prodhoje ne te ardhmen dhe jane te pazhbeshme nga njeri-tjetri. Pra ashtu siç lenda e pare nuk mund te ndahet prej artifaktit duke i perftuar njekohesisht te dyja ashtu edhe feja apo çfaredolloj besimi qe mbart individi eshte i pandashem prej politikes. E ansjellta eshte retorike boshe dhe shtypje artificiale ne rastin konkret me shume ne dem te muslimaneve. Ne kontekstin shqiptar por edhe ate tunizian kjo shtypje behet e mundur pasi praktikisht muslimanet jane te frustruar dhe me njemije probleme organizative. Nje pervoje te ngjashme e ka kaluar edhe Turqia pervoje e cila zgjati deri sa muslimanet u rikthyen serisht ne force dominuese politike dhe gradualisht gjerat po shkojne ne vendin e tyre. Ata qe e trumbetojne me te madhe laicizmin pozitivist francez jane thjesht grupi hegjemon ateist qe kerkon te fshihet pas laicizmit per te jetesuar politikisht besimin e tyre(ateizmin) dhe nderkaq fshihen pas sofizmave dhe retorikave sekulariste.   Anglosaksonet nuk ma do mendja qe jane aq te paditur nga laicizmi por, per mendimin tim, jane me te sinqerte dhe realiste si me veten ashtu edhe me komunitete e ndryshme qe perbejne keto shtete. Shtypja dhe frustrimi qe elitat politike dhe intelektuale shqiptare si ne Shqiperi por edhe ne Kosove po kerkojne ti bejne muslianeve eshte joproduktive madje e rrezikshme pasi ka per te krijuar nje geto njerezish te frustruar, e cila sidoqofte do te jete brenda territorit shqiptar, vetem nese nuk ka ndonje plan genocidi per ti transferuar gjetke apo per ti mbyllur ne dhoma me gaz, e cila do te krijoje institucionet e veta paralele do prodhoje kulturen e saj dhe ku i dihet me gjithe ate korrupsion qe na karakterizon do te ktheje mllefin e popullit ndaj politikes korruptive ne simpati ndaj tyre(muslimaneve)e nese do te jene te afte te prodhojne mendim te fuqishem dhe te organizohen politikisht do te derdhin mbi gjithe "laiket" mllefin e akumuluar gjate kohes. Perseri kujt i sherben kjo gje??? Problemet nuk zgjidhen duke i futur neper xhepa apo duke i groposur neper cepa, me problemin duhet te konfrontohesh. Ideologjite puriste te te gjitha ngjyrave dhe te te gjitha koherave jane ndershkuar me deshtim dhe miliona viktima njerezore te pafajshme. Njeriu eshte nje qenie sinkretike dhe shume e komplikuar. Shqiperia eshte e te gjitheve ndaj duhet te kete vend per te gjithe. Po mbollem ere do korrim furtune!!!

 

 

P.S. Me vjen shume keq per shumicen e debatuesve te peshkut te cileve i pelqen te flasin per gjithçka pa pasur minimumin e njohurive per TJETRIN dhe me nje fodullizem te frikshem protofashist.

 Shtypja dhe frustrimi qe elitat politike dhe intelektuale shqiptare si ne Shqiperi por edhe ne Kosove po kerkojne ti bejne muslianeve eshte joproduktive madje e rrezikshme pasi ka per te krijuar nje geto njerezish te frustruar, e cila sidoqofte do te jete brenda territorit shqiptar,vetem nese nuk ka ndonje plan genocidi per ti transferuar gjetke apo per ti mbyllur ne dhoma me gaz,....

Ku e sheh këtë në Shqipëri se po na çudit me njohuritë e mëdha për TJETRIN 

Shtet laik nuk nënkupton politikan laik dhe të ndarë nga besimi i tij fetar apo filozofik . Shteti laik nuk drejtohet nga fetë por nga ligjet ,dhe BM është shtet laik megjithëse kryetari i shtetit është dhe kryetari i kishës anglikane.

Shkrimi i A.Fuges eshte me i drejte.

Duhet te kemi respekt edhe per ato student  qe nuk mbajne simbole fetare, jo se nuk e njohin fene, por se deshira e tyre eshte te jene te gjithe njesoj, eshte mosha qe nuk i pelqejne "paragjykimet".

Nje shok/shoqe qe nuk mban simbole fetare, mund ta ftosh nje fund jave ne diskotek, nje qe ka shami/kryq nuk merr guximin, sepse mendon ( mendon, eshte frika e simbolit) se do refuzoj.

 

Ne shkollat parauniversitare te gjithe duhet te kene parqitje te barabarte, si jane te barabarte ne shkolle ku mesojne, kur te shkojne ne universitete , nje shkalle me lart instruktimi, ku edhe fillon " ndarja" per zgjedhjen e jetes , eshte me e logjikshme te paraqiten me simbolet e besimit fetar.

Nuk e paske ditur qe para se te quhej 'model amerikan' ky ka pas qene 'model shqiptar'(te pakten me sa me ka treguar mamaja qe u shqepte me veze gjate pashkeve kur jetonte ne Shkoder)

në konsiderim të modelit amerikan, fëmijët mësojnë se ata që i përkasin një religjioni tjetër, janë shokët dhe shoqet me të cilët ndajnë hapsirën e klasës, lodrat, librat dhe historitë e tyre personale; ku fëmijët myslimanë përfitojnë, nëse në ditë Pashkësh shokët e tyre ortodoksë sjellin vezë pashke

 dua Platonin, por jo aq sa të vërtetën

MITHAT HOXHA
 Kur vendosa t’i bëj një koment shkrimit të tij ose, më saktë, të bëj një koment rreth shkrimit të tij, u nisa nga parimi sipas të cilit “Platonin e kam mik, por më mik kam të vërtetën!” Veç kësaj, meqë opinioni publik që e njeh veprimtarinë time përkthyese dhe autoriale të mbi pesëmbëdhjetë vjetëve të fundit në fushë të besimit dhe fesë islame, pret nga unë një mendim kompetent, për rrjedhojë, të saktë, më duhet të mos e zhgënjej këtë opinion pavarësisht nga mospëlqimet e mundshme të individëve të veçantë. 

Nga ana tjetër ose mbi gjithçka, mua më duhet të veproj dhe shprehem me përgjegjësi para Zotit tim. Në Kur’an i cili është i vetmi tekst i pakontestueshëm në fenë islame, në postulatet mbi mbulimin e meshkujve dhe femrave për ruajtjen e nderit, përgjithësisht, dhe gjatë riteve, posaçërisht (shih. Kur’ani, 24:30 dhe 33:59), nga femrat kërkohet që të mos i ekspozojnë “hiret”, domethënë, t’i mbulojnë në një farë mënyre, kurse nuk përmenden askund as shamia, as perçja, as çarçafi, ferexheja apo çfarëdolloj tjetër mbulese që haset nëpër popullata islame në vende të ndryshme të botës. Të gjitha llojet konkrete të mbulesave të femrës, që njohim, ose kanë ekzistuar si elementë etnokulturorë të popullatave përkatëse para islamit, ose janë sajuar, nën presionin apo imitimin e tyre, nga shkollat doktrinare-juridike islame pas katër kalifëve të parë të mbiquajtur “rashidinë”, “të pjekur, të matur, të udhës së drejtë” (Ebu Bekr, Omer, Osman, Ali), veçanërisht gjatë kalifateve omejadë dhe abasidë. Kur kalifati kaloi në duar të osmanëve, formimi i të drejtës juridike-kanonike islame kishte marrë fund me kohë. Si konkluzion mbi mbulimin e femrës muslimane, duhet thënë: Nuk ekziston asnjë lloj mbulese e femrës e përcaktuar qartë si formë dhe si detyrim besimor (në Kur’an) dhe fetar-institucional (në të drejtën islame), moszbatimi i të cilit të pasohet me sanksione juridike materiale dhe sanksione besimore shpirtërore. Mbulesa dhe mbulimi në islam (në Kur’an) nuk janë kushte të besimit. Ato mbështeten mbi parime morale universale e të përjetshme. Çfarëdolloj konsiderate dhe konkluzioni fetar-institucional që, në emër të mbrojtjes dhe forcimit të besimit, del jashtë kuadrit të parimeve morale universale e të përjetshme të Kur’anit, është konsideratë dhe konkluzion, të paktën, mbështetur mbi një interpretim që e revizionon tekstin dhe frymën e përgjithshme të Kur’anit. 

Ndërkaq, ashtu siç vërehet edhe në fe, shoqëri dhe institucione të ndryshme, edhe në fenë, shoqërinë dhe institucionet islame ekzistojnë rregulla që, në kushte të caktuara, e bëjnë të detyrueshme mbulesën e femrës. Përgjithësisht, nëse femra muslimane e ndjen si parim moral të përgjithshëm dhe detyrim respekti të saj ndaj Zotit të vet që të mbulohet, askush nuk mund ta paragjykojë apo ta ndalojë të mbulohet. Eshtë pothuaj e njëjta gjë mbi lirinë e femrës për të dalë me rroba banje në rërën e plazhit. Mirëpo, ndërkaq, në raport me të drejtat dhe liritë e personave të tjerë, midis mbulimit dhe zhveshjes (lakuriqësis&eumlsmiley nuk mund të vihet shenjë barazimi. Ndërsa mbulesa (optimale, e natyrshme, estetike, pra, e pranueshme) e një femre nuk cënon të drejtat e një personi tjetër me të cilin ajo ndodhet në të njëjtin mjedis publik, e njëjta gjë s’mund të thuhet për zhveshjen. Kështu, femra e mbuluar mund të dalë në bulevard, por femra me rroba banje, jo! Këtu vijmë në çështjen e moralit dhe rregullit publik dhe institucional ku esenciale dhe kryesore nuk është dëshira dhe liria e individit, por ajo e shoqërisë përkatëse dhe institucionit përkatës. 

Me gojën e Shvejkut, shkrimtari Jarosllav Hashek ka thënë se në çmendinë (brenda mjediseve të çmendinës) mund të zhvishesh lakuriq, mund të shtrihesh përtokë, mund të lehësh, të ulërish, etj., por këto s’mund t’i bësh në “shëtitjen e mbrëmjes në bulevard”! Pra, ekzistojnë dy morale krejt të kundërta: morali i çmendinës ku përsillen të çmendurit “me liri të pakufizuara” dhe ai i bulevardit (ose mjedisit publik) ku përsillen njerëz normalë me mend në kokë, por “me liri të kufizuara”, në sajë të të cilave janë dhe mbeten njerëz me kuptimin e vërtetë të fjalës. 

Kjo vlen edhe për perversitetin e mbulimit të femrës muslimane, për fat të keq, në emër të besimit! Përfytyroni një femër të mbuluar me perçe apo çarçaf apo kush e di se çfarë banaliteti tjetër si shëtitëse në bulevard, si mësuese në shkollë apo pedagoge në universitet, si infermiere apo mjeke në klinikë, si sportiste, si ministre, si police, etj. Ky është koncepti i dytë i gabuar mbi detyrimet e individëve në mjediset publike. Presidenti mund të rrijë me pizhama në shtëpi, por nuk mund të shkojë me pizhama në presidencë! Mësuesi i fshatit mund të ecë me opinga në fushë si fshatar, por nuk mund të shkojë me opinga në shkollë! Ndërsa mësuesi, ta zëmë, i letërsisë, historisë, matematikës, etj., duhet të hyjë detyrimisht në klasë me kostum, këmishë të bardhë, kollare dhe këpucë të lustruara, do të ishte absurde dhe qesharake që mësuesi i edukimit fizik të dilte me një veshje të tillë para klasës në palestër apo në fushën sportive! Në shkollat e sistemit të arsimit të përgjithshëm dhe laik nuk mund të përdoren nga askush as në paraqitjen e institucionit dhe as në veshjen e trupit mësimor dhe nxënësve simbole fetare. Përkundrazi, këto duhet detyrimisht të mbizotërojnë në shkollat fetare përkatëse, të cilat, veç kësaj, duhet ta kenë pranë edhe xhaminë ose kishën për të mësuar dhe kryer ritet përkatëse

Ah si gjithmone 'cherchez la femme'

Përgjithësisht, nëse femra muslimane e ndjen si parim moral të përgjithshëm dhe detyrim respekti të saj ndaj Zotit të vet që të mbulohet, askush nuk mund ta paragjykojë apo ta ndalojë të mbulohet.

Eksperienca ime ne shtetet-korporata multi-kulti me tregon se femra qe mbulohet pas konvertimit ne myslimane e kryen kete akt si proteste ndaj fese dominuese gjithsesi (ne kete rast eshte konsumerizmi). Atehere, ku eshte 'toleranca' fetare ne kete akt?

Le te mos harrojme qe fete monoteiste jane gjithmone ne kundervenie te ortodoksise politeiste-epikuriane dikur, dhe epikuriane sot. Mjafton te permendim ketu luften shekullore ideologjike mes Grekeve te lashte dhe hebrejve te Izraelit. Tregon shume fakti qe hebrejte e dikurshem nuk i quanin greket me emrin e tyre etnik, po me emrin ideologjik: Apikorsim (Epikurian). Pak mund te kundershtojne tezen qe popullata ne shtetet perendimore sot eshte e fese konsumeriste-epikuriane, pra bash tabele qitje si per judejte ashtu edhe pjellat e tyre (fete si te Birit ashtu edhe Profetit)

Pra 'shamia e modestise' rezulton ne nje prishje te harmonise sociale kosto e te ciles per nje vend Epikurian si Shqiperia eshte e pallogaritshme. Tekat e ketyre vajzave duhen marre si nje sfide e pacipe dhe e principte.

 

 

Përpara se të përdorim terminologji si ajo e mêsipërmja: "modeli francez" i laicitetit, bëjmë mirë të kapërcejmë leximin e përciptë të disa artikujve dhe të disa lajmeve-komente në kërkim të referencave apo të thënieve të të mençurve. Eshtë e udhës të kërkojmë si përgjigjen edhe përligjjen e këtyre praktikave në atë çka quhet "modeli republikan francez", ku laiciteti si vlerë pêrbêrêse e horizontit politik dhe shoqëror - megjithëse i pêrpunuar që prej një shekulli - ende trazon shpirtrat dhe ngre debat në të gjitha shtresat sociale.

Unë thjesht erdha, për tu dhënë një shami gjithë qurravitësve fetarë këtu.

O Xixë, po ku ke qënë ti o burrë i dheut dhe ku e ke ferrin që na the se do na jepje. Është i ftohtë ky dimër, një çikë ferr na bën mirë.

Gëzuar festat. smiley

 

Or Jul,

Pêrshêndetje njêherê dhe gêzuar Festat e fundvitit.

Ferrin ta solla, bile edhe biblik -sikundër e pëlqeni aty nga Greqia.
 

 

xixa, great qe te shoh ketu rrotull. Ti po, qe ke munguar. Gezuar festat e fundvitit, koleg!

Pêrshëndetje Emi,

Gëzuar festat - me gjithë të mirat: Shëndet mbi të gjitha.

S'me pelqen viktimizimi fetar ashtu si nuk me pelqen laiciteti ekstremist.

 France: Headscarf Ban Violates Religious Freedom

By Disproportionately Affecting Muslim Girls, Proposed Law Is DiscriminatoryFEBRUARY 26, 2004

The proposed law is an unwarranted infringement on the right to religious practice. For many Muslims, wearing a headscarf is not only about religious expression, it is about religious obligation.

Kenneth Roth Executive Director

(New York, February 27, 2004)—The proposed French law banning Islamic headscarves and other visible religious symbols in state schools would violate the rights to freedom of religion and expression, Human Rights Watch said today. The law, which forbids “signs and dress that conspicuously show the religious affiliation of students,” will be debated in the French Senate on March 2.

“The proposed law is an unwarranted infringement on the right to religious practice,” said Kenneth Roth, executive director of Human Rights Watch. “For many Muslims, wearing a headscarf is not only about religious expression, it is about religious obligation.”

International human rights law obliges state authorities to avoid coercion in matters of religious freedom, and this obligation must be taken into account when devising school dress codes. The proposed prohibition on headscarves in France, as with laws in some Muslim countries that force girls to wear headscarves in schools, violates this principle.

Under international law, states can only limit religious practices when there is a compelling public safety reason, when the manifestation of religious beliefs would impinge on the rights of others, or when it serves a legitimate educational function (such as prohibiting practices that preclude student-teacher interaction). Muslim headscarves, Sikh turbans, Jewish skullcaps and large Christian crosses—which are among the visible religious symbols that would be prohibited—do not pose a threat to public health, order or morals; they have no effect on the fundamental rights and freedoms of other students; and they do not undermine a school’s educational function.

Some supporters of the proposed law—known as the “Draft law concerning the application of the principle of secularism in schools, junior high schools and high schools,” which would come into force in September—believe it is necessary to uphold the separation of church and state in education, and to protect the secular state from the perceived threat of religious fundamentalism, particularly Islamic fundamentalism.

However, protecting the right of all students to religious freedom does not undermine secularism in schools. On the contrary, it demonstrates respect for religious diversity, a position fully consistent with maintaining the strict separation of public institutions from any particular religious message. Human Rights Watch recognizes the legitimacy of public institutions seeking not to promote any religion via their conduct or statements, but the French government has taken this a step further by suggesting that the state is undermining secularism if it allows students to wear religious symbols.

Supporters of the law have also defended the ban on the grounds that it will protect Muslim girls from being forced or pressured to wear the headscarf by their parents. Under international law, states must respect the responsibilities, rights and duties of parents to provide, in a manner consistent with the evolving capacities of the child, appropriate direction and guidance in the child’s exercise of their basic rights. States must also take all appropriate measures to ensure that children are protected against discrimination or punishment on the basis of the beliefs of their parents or family members. At the same time, states are responsible for taking appropriate legislative, administrative, social and educational measures to protect children where parents are responsible for physical or mental violence, injury or abuse, neglect or negligent treatment, maltreatment or exploitation, including sexual abuse. Unnecessary restrictions on children’s personal rights and freedoms should not be promoted as a means of child protection.

The impact of a ban on visible religious symbols, even though phrased in neutral terms, will fall disproportionately on Muslim girls, and thus violate antidiscrimination provisions of international human rights law as well as the right to equal educational opportunity. Indeed, the promotion of understanding and tolerance for such differences in values is a key aspect of enforcement of the right to education. In practice, the law will leave some Muslim families no choice but to remove girls from the state educational system.

Some in France have used the headscarf issue as a pretext for voicing anti-immigrant and
anti-Muslim sentiments. Some arguments appear to be based on the premise that all
Muslims want to oppress women, or that women and girls who choose to veil do not understand women’s rights. Public debate has also touched on many other significant social issues: religious fundamentalism and political uses of religious symbols; oppression of girls and women; levels of immigration; discrimination and lack of economic opportunity for immigrant communities; pluralism and national integration.

“The proposed law has raised important issues about religious freedom and the role of the state in France,” said Roth. “The resolution of this issue will have important implications throughout Europe and beyond. But simply banning headscarves and other expressions of religious belief from the schools is not the answer.”

 

 Dhe këtë studim:

http://vlex.com/vid/headscarves-harmonio...

Abstract:

Through the lens of the French law prohibiting Muslim headscarves in schools, this article examines the way in which societal tensions that arise in the context of religious and cultural pluralism are translated into legal discourses relating to human rights and equality. It explores the way in which the law is rooted in France's broader sociopolitical structure and history and contrasts it to the United Kingdom and Turkey. It proposes that the law is based on an anachronistic, formal interpretation of equality that is inappropriate for addressing the inevitable cultural diversity of modern French society, and through its permeation into law and policymaking more widely, it is a primary cause of the heightened social tensions involving the Muslim minority. An assessment of the legitimacy of a law that restricts minority groups' cultural practices in this way in any society should be based on a substantive interpretation of equality and should necessarily involve an active endeavor to understand the meanings of those cultural practices for those groups within their distinct context. Upon this foundation, law and policy can be developed in a way that better reconciles the pluralism of modern society with the common objectives of social harmony, stability, and tolerance.

Read more: http://vlex.com/vid/headscarves-harmonious-multicultural-64172235#ixzz19PWSanGY

 Nuk e kuptoj, kush ma ka hequr komentin tim. ç'eshte kjo pune keshtu. Pjesmarrja jone ketu, parakupton qe ne investojme ketu, harxhojme kohe nga koha jone, dhe si perfundim, i teket tjetrit te fshije ter proukopimin tend, ter mundimin tend. Kjo eshte absurde. 

Pjer une nuk ta kam hequr, jo per gjo, por nuk kam akses. Ne pergjithesi komentet fshihen/hiqet nga ata/ato qe i eshte dhene mundesia te kene te drejta veprimi mbi kete blog. Keto te drejta i ka Penari, i cili pastaj ja delegon te tjereve me supozimin se nuk do te shperdorojne mirebesimin e tij. Nese ti mendon se te eshte fshire kot, drejtoju me e-mail privat direkt Penari-t. Kjo eshte nje menyre qe duhet inkurajuar, pasi ndihmon Penarin te kuptoje se cfare ndodh. Pra kur mendon se ka dicka qe nuk shkon duhet ta reklamosh tek njeriu/institucioni i duhur.

sheme, une kam dashur ti shkruaj me kohe Penarit, mirpo une nuk kam emailin e tij. Une kam emailin e Llukanit dhe te Blendit, sepse i kam takuar para 3-4 vjetesh ne Shqiperi dhe i kemi shkembyer emailet, ndersa Penarin nuk e kam takuar dot. Kam bere thirje ketu tek Peshku per emailin e Penarit mirpo nuk ma ka dhene njeri, dhe une si njeri i mirsjellshem qe jam, nuk i kap kurre prej menge te tjeret, flas vetem 1 here, maksimumi 2 here, dhe vazhdoj ne punen time.  

 ne kete periudhe qe kalon shqiperia,dmth. ne nje proces transformimi vlerash, me qellim pershtatjes me aspiraten e vet europiane, islamizmi do te jete automatikisht me i diskriminuari. kjo gje eshte me se e natyrshme, pasi ne vlerat europiane te cilat ne si shqiptare duam te perqafojme, islamizmi eshte i tepert...

keshtuqe vellezerit mysliman shqiptare duhet te sakrifikojne fene dhe te shkuaren islame te tyre per nje te ardhme me te mire te ketij kombi dhe te femijve te tyre.....

e di qe eshte e dhimbshme per te gjithe muslimanet, ky proces, por ne fund do fitojne femijet dhe niperit e tyre dhe i gjithe kombi shqiptar.

 

evolucioni njerezor nuk eshte ROMANTIZEM....por sakrifice...

Mos e bej kaq tragjike. Muslimanet shqiptare e kane 'ngrene' ket sakrifice qe ne 1912 e nuk kane goje te ankohen sot per gjera qe kane bere vaki qe mot. Nqs duan te vleresojne 'te shkuaren' brenda territorit te R.Sh, Muslimanet le te kujtohen qe Komuniteti Musliman i Shqiperise preu marrdheniet unilateralisht me Kalifatin, dhe nderroi menyren e lutjes prej 'ne gjunje me byth perpjete' ne 'ne kembe e me koken lart'. Cudi si nuk kujtohen per kete 'te shkuar' sot kur gjunjezohen ne balte, si ata nizamet turq qe u tallshin prej katnareve tane 'muslimane' per disiplinen e hekurt 'lutjesore'.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).