Një vit plot shkencë

Jetojmë në shekullin e shkencës dhe teknologjisë; dija jonë mbi botën rritet me hapa marramendase. Edhe gjatë 2010 arritjet e shkencës ishin të panumërta. Por cilat ishin midis gjithë këtyre arritjeve ato më të rëndësishmet, që kontribuan dhe do i kontribuojnë shkencës, dhe jo vetëm asaj, të kuptojë më mirë jetën dhe botën që na rrethon? Blogshkenca sjell për Peshkun Pa Ujë, në seksionin "Përmbledhje 2010", një seleksion të këtyre zbulimeve.

 

Shkurt 2010 - Gjeni i mplakjes

http://i648.photobucket.com/albums/uu208/Mondushi/cellular_aging.jpg?t=1293304801

Për shekuj me rradhë alkimistët kanë kërkuar gurin filozofal që do të lejonte të kthente metalin në ar dhe do të mundësonte rininë e përjetshme. Edhe pse sekreti i kthimit të metalit në ar është arritur, të paktën teorikisht nga fizika bërthamore, tani gjenetika mund të jetë më pranë se kurrë sekretit të rinisë së përjetshme. Gjithcka mund të jetë e shkruar në një gjen të quajtur TERC. Si funksionon?

TERC-i njihet si përgjegjës për prodhimin e një enzime të quajtur telomerase, e cila rregullon gjatësinë e telomereve. Cfarë janë telomeret? Telomeret janë tip kapakësh të vendosur në fund të kromozoneve, të ngjashme me tapat plastike që ndodhen në fund të lidhëseve të këpucëve. Gjatë jetës së njeriut, sa herë që një qelizë riprodhohet nëpërmjet mitozës, telomeret shkurtohen nga pak, duke sjellë ndryshime në kromozome që në pamjen e jashtme përkthehen në mplakje.

Në një studim britanik shkencëtarët zbuluan se njerëzit që përmbanin gjenin TERC, kishin telomere më të shkurtër se personat që nuk e kishin gjenin por që ishin 3-4 vjet më të mëdhenj. Në fjalë të tjera, personat që mbanin gjenin po mplakeshin 3-4 vjet më shpejt. Ne një studim tjetër, kerkuesit e Harvard Medical School qenë të aftë të nxisnin prodhimin e telomerazës tek disa minj në mënyrë që të rregullonte gjatesinë e telomereve, duke ndaluar kështu procesin e mplakjes. Rezultati: organet e minjve rigjeneroheshin shumë më shpejt se ato të bashkëmoshatarëve të tyre, truri u rrit në madhësi, kurse minjve të mplakur ju rikthye fertiliteti.

Duke manipuluar gjenet për telomerazën do të mundeshim, të paktën në teori, të ngadalësonim zhvillimin e problemeve të lidhura me moshen tek njerëzit, ashtu sic u bë e mundur me minjtë.

Megjithatë duhet të jemi shumë të kujdesshëm! Qelizat që ndahen në mënyrë të shpejtë, dhe janë gjysëm të pavdekshme njihen edhe si qeliza kanceroze. Kjo do të thotë, se nëqoftëse vendosim të manipulojmë jetën e qelizave në kërkim të rinisë së përjetshme, mund të shkaktojmë efekte anësore fort të pakëndshme.

 

Mars 2010 - Uji në Henë

http://i648.photobucket.com/albums/uu208/Mondushi/ujenehene.jpg?t=1293304874

Para ca kohësh Nasa vendosi të bombardonte Hënën për të analizuar pluhurin që lëshohej nga shpërthimet dhe të mund të përcaktonte me saktësi përbërjen e sipërfaqes së satelitit. Missioni LCROSS (Lunar Crater Observation and Sensing Satellite), pas analizave të kujdesshme, zbuloi se pranë polit jugor të Hënës gjendet edhe ujë në gjendje të akullt. Gjetja e avujve të ujit në renë e krijuar nga shpërthimi për sa e cuditshme mund të duket, nuk përbën një suprizë. Astronomët gjithnjë e kanë ditur se sipërfaqja e Hënës fshihte hapësira permafrosti (nëntokë e ngrirë për një periudhë më të gjatë se 2 vjet). Risia qëndron në sasinë e ujit të ndodhur në sipërfaqen e ngrirë. Sipas vlerësimeve të fundit, mendohet se gjendet 50% më shumë ujë se sa ishte parashikuar më parë. Kjo e bën Hënën dy herë më të pasur me ujë se shkretëtira e Saharasë. Një sasi mëse e mjaftueshme për ti lejuar kolonive njerëzore që do të vendosen atje të prodhojnë vetë ujin e pijshëm, pa pasur nevojë ta transportojnë atë që nga planeti Tokë.

Maj 2010 - Materie vs. Antimaterie

http://i648.photobucket.com/albums/uu208/Mondushi/b_mesonsFermilab.jpg?t=1293305019

Në bazë të rregullave të fizikës klasike, gjatë Big Bangut materia dhe antimateria duhet të ishin prodhuar në sasi të njëjtë gjatë krijimit të universit. Problemi i vetëm është se materia dhe antimateria nëse bien në kontakt me njëra tjetren anihilohen (zhdukin njëra tjetrën) duke cliruar energji. Në këtë rast materia nuk do të ekzistonte sepse do të ishte asgjesuar nga antimateria dhe në univers do të kishte vetëm energji. Por ... "Materia ekziston!". Një thërmijë mund të ketë bërë gjithë diferencën.

Gjatë përplasjeve të thërmijave në Fermilab, shkencëtarët kanë zbuluar se numri i muoneve (thërmija me ngarkesë negative si elektroni, por me një masë 207 herë më të madhe se e tij), është rreth 1% më i madh se numri i anti-muoneve. Edhe pse nuk është shumë, me sa duket ka mjaftuar për të krijuar kozmosin material sic e njohim ne.

Teoria e prirjes së natyrës për materien më shumë se për antimaterien ka kohë që qarkullon në qarqet shkencore, por kjo është prova e parë e kësaj prirjeje. Mbetet për të kuptuar Pse? Zbulimi i nëntorit në CERN mund të na ndihmojë ti përgjigjemi edhe kësaj pyetjeje

Qershor 2010 - Nga 1 në 5 thërmija të Zotit

http://i648.photobucket.com/albums/uu208/Mondushi/bozoniihiggsit.jpg?t=1293304950

Bozoni i Higgs-it ose thërmija e Zotit, sic është quajtur për nga rëndësia kjo thërmijë e hipotezuar nga shkencëtari Peter Higgs më 1964, mund të jetë nje grup prej 5 thërmijash.

Cfarë është bozoni i Higgs-it? Për ata që nuk janë shumë të informuar mbi teoritë e fizikës, për momentin jemi në gjendje të parashikojmë lëvizjen e planetëve dhe galaktikave dhe të studiojmë karakteristikat e tyre falë fizikës kozmike. Nga ana tjetër jemi në gjendje po ashtu të studiojmë botën e atomeve dhe subatomike, falë fizikës së thërmijave. Problemi i vetëm qëndron në faktin se ligjet e fizikës hapësinore nuk mund të përdoren dhe janë të papërshtatshme për të modelizuar botën subatomike, dhe anasjelltas. Psh. forca e gravitetit për sa e rëndësishme që është në botën reale, shpjegon shumë pak elemente të botës së atomeve. Duke qenë se materia është një dhe e vetme, si mund të harmonizohen keto teori në mënyrë që të aplikohen në të dy botët? Bozoni i Higsit është ai që mund të bëjë lidhjen midis tyre dhe të na lejojë të kemi një teori universale. Një pyetje e vjetër të cilës mund ti jepet përgjigje falë këtij bozoni është: Cfarë formon masën e thërmijave?

Sipas studimit të fundit të Fermilab, laborator i specializuar në studimin dhe eksperimentet në fushën e thërmijave me energji të lartë, në realitet mund të ekzistojnë jo 1 por 5 thërmija, kombinimi i të cilave në raste të caktuara sillet si bozon i Higgsit, tre me ngarkesë neutrale, i katërti me energji pozitive dhe i pesti me energji negative.

Korrik 2010 - Jeta para 2 miliard vitesh

http://i648.photobucket.com/albums/uu208/Mondushi/Gabon2billionyearoldmulticellularlife-2.jpg?t=1293305409

Eshte një zbulim thelbësor ai që është bërë nga kërkuesit e CNRS francez ( Centre national de la recherche scientifique-Qendra kombetare e kerkimit shkencor) në Gabon. Fosilet e zbuluara mbajnë shenja të jetës të para 2 miliard viteve. Jeta mendohet se është shfaqur mbi Tokë në formën mono qelizore para 3,5 miliard vitesh dhe provat e jetës shumë qelizore të gjendura deri tani ishin të para 600 milion viteve.

http://i648.photobucket.com/albums/uu208/Mondushi/Gabon2billionyearoldmulticellularlife.jpg?t=1293305623

Zbulimi i fundit e shtyn shumë para në kohë shfaqjen e jetës shumëqelizore në planetin tonë dhe e qartëson së tepërmi panoramën e evolucionit.

Tetor 2010: Toka, një planet midis shumë të tjerëve

http://i648.photobucket.com/albums/uu208/Mondushi/exoplanets400_730.jpg?t=1293305526

Ekzoplanetët, planete që ndodhen në sisteme të tjerë planetore të ndryshëm nga i yni, nuk përbejnë më një risi. Toka tanimë është vetëm një nga planetet e shumtë që ndodhen në univers dhe për momentin i vetmi në të cilin është vërtetuar prania e jetës. Gjatë 2010 janë zbuluar më shumë se 100 ekzoplanetë të tjerë që i shtohen listës prej 400 ekzoplanetësh të zbuluar më parë. Midis tyre vecohen HIP 13044b, një planet që rrotullohet rreth një ylli që më parë nuk ishte pjesë e Udhës së Qumeshtit, por që është tërhequr nga forca e saj gravitacionale. Akoma më interesant mbetet zbulimi i Gliese 581g, planeti i parë jashtë sistemit diellor që ndodhet në një largësi nga ylli i vet shumë të përshtatshme për krijimin e jetës, pra nën kushte ku nuk bën as shumë nxehtë as shumë ftohtë.

Eshtë interesante të vihet re se na u deshën disa shekuj, disa martirë të djegur në turën e druve, dhe disa mendje gjeniale, për të pranuar idenë se Toka është një planet midis shumë të tjerëve, ide filozofike që grekëve të lashtë u dukej mëse normale.

Nentor 2010 - CERN izolon antimaterien

http://i648.photobucket.com/albums/uu208/Mondushi/CERNantimaterie.jpg?t=1293305255

Sipas “modelit standard” të fizikës kuantike, çdo grimcë elementare e materies (proton, neutron, elektron) ka të bashkëvlefshmen e saj në botën e antimateries me ngarkesë dhe spin të anasjelltë. Për shembull, elektronit i korrespondon pozitroni (thërmijë që rrotullohet rreth atomit por me ngarkesë pozitive). E njëjta gjë ndodh për antiprotonin (të anasjelltin e protonit) që ka një ngarkesë negative dhe që është i vendosur në bërthamën e antiatomit.
Krijimi i antimateries në laborator ose përdorim i saj në teknologji nuk është më një risi. Problemi qëndron në studimin e karakteristikave të saj. Antimateria është tmerrësisht e paqëndrueshme në botën e materies. Sapo një thërmijë antimaterieje prek një thërmijë materieje anihilohet (zhduket) duke cliruar kështu energji. Duke qenë se në botën që na rrethon materia është kudo e pranishme, nuk ka shumë vend për të pritur antimaterien… përvec CERN-it. Duke qenë se boshllëku total nuk ekziston në praktikë (sado të arrijmë të krijojmë boshllek do të mbetet një sasi e vogël atomesh), shkencëtarët e CERN-it përvec krijimit të një boshllëku maksimal të lejueshem nga teknologjitë e sotme, kanë gjetur edhe një zgjidhje tjetër për të ndaluar takimin e antimateries me materien. Falë fushave të forta magnetike ata kanë arritur të ulin në minimum energjinë e thërrmijave të antimateries në mënyrë që të lëviznin sa më pak të ishte e mundur. Duke lëvizur fare pak për normat e botës atomike, antithërmijat kishin më pak mundësi të takonin thërmijat e materies që gjendeshin në boshllëkun e krijuar. Kështu, 38 antiatomet e hidrogjenit të krijuar kanë mundur të qëndrojnë në “jetë” për 2/10 e sekondës. Një kohë e mjaftueshme për të arritur të regjistroheshin të dhëna mbi sjelljen dhe karakteristikat e tyre. Të dhëna që pas studimit do të mund të na lejojnë të njohim më mirë këtë botë të cuditshme që mendohet se mund të ketë krijuar edhe universe antimaterieje.

Dhjetor 2010 - Zbulohet një formë e re e jetës.

http://i648.photobucket.com/albums/uu208/Mondushi/arsenik_bacteria.jpg?t=1293305786

Zbulimi i fundit i Nasës mund të ndryshojë përgjithnjë mënyrën se si e dallojmë jetën në Tokë, dhe nga se ndryshon një organizëm i gjallë nga një objekt pa jetë. Për më tepër zbulimi i hap rrugë një kërkimi të ri të jetës jashtëtokësore, dhe mund të jetë ndoshta hapi i fundit në zbulimin e saj.
Jeta sic e njohim ne sot, që nga amebat më të vogla tek elefantët, është e përbërë nga një kombinim i vetëm i 6 elementëve: karbon, hidrogjen, azot, oksigjen, squfur dhe fosfor. Nëse një planet nuk permbante të paktën një nga keto elemente në sasi të mjaftueshme nuk mund as të dyshohej se ishte i banuar nga cfarëdo forme jete. 

Buzë liqenit vullkanik Mono, në Kaliforni kanë gjetur një bakterie të quajtur GFAJ-1. E vecanta e saj është se në vend që të vdesë nëse i mungon fosfori, vazhdon të jetojë duke përdorur arsenik për të ndërtuar qelizat e saj. Kjo ndryshon cdo përkufizim që i kemi bërë jetës deri më tani dhe nënkupton se nuk e njohim ende plotësisht as jetën dhe as cfarë e bën një planet të banueshëm. 
Nëse në Tokë, dhe për më tepër, në një ambient aq të studiuar sa Kaliornia, mundet ende të gjenden forma jete që revolucionojnë gjithë botëkuptimin tonë mbi jetën, kushedi se cfarë surprizash na ruan universi.

Një gjë është e sigurt, pavaresisht nga sa të cuditshme mund të jenë surprizat e universit, shkenca dhe metoda shkencore janë e vetmja menyrë për ti zbuluar.

24 Komente

flm per gjithe informacionet interesante. Lexova per momentin vetem dy te parat dhe verej se vit pas viti po i afrohemi endrres se njeriut per te qene perjetesisht i ri, apo per te banuar ne Hene. Me duket se nje dite, filmat fantashkencore do te jene nje realitet.

Me shuani nje kuriozitet: diku ne kujtesen time te larget nga oret e biologjise, te shpluhurosur nga fjala "telomeret", eshte fiksuar "ptolemere": behet fjale per te njejten gje, apo...?

Jetojmë në shekullin e shkencës dhe teknologjisë; dija jonë mbi botën rritet me hapa marramendase........

kam pershtypjen qe kjo vlen jo vetem per kete shekull, por edhe per ate paraardhes. por edhe per ate paraparaardhes etj... . gjithmone eshte bere shkence...

Jetojmë në shekullin e shkencës dhe teknologjisë; dija jonë mbi botën rritet me hapa marramendase. Edhe gjatë 2010 arritjet e shkencës ishin të panumërta. Por cilat ishin midis gjithë këtyre arritjeve ato më të rëndësishmet, që kontribuan dhe do i kontribuojnë shkencës, dhe jo vetëm asaj, të kuptojë më mirë jetën dhe botën që na rrethon? 

Nderkohe ne Pakistan njeri mbushet me dinamit dhe pelcitet tek dera e xhamise duke vrare 45 vete, fituesi ei cmimit Nobel mbahet ne burg se nuk i pelqen politika kineze, Papa thote se nuk eshte mekat mortor te perdoresh prezervativ sipas rastit, kurse ne Amerike Biden del dhe thote se martesa gay duket e pashmangeshme ne horizont...smiley

Hajde merre vesh kete dyrnja!

Faleminderit shume per permbledhjen e ngjarjeve shkencore sidoqofte. I lexova nje e nga nje deri ne fund.

 Nderkohe ne Pakostan njeri mbushet me dinamit dhe pelcitet tek dera e xhamise duke vrare 45 vete...

Epo tani drita e shkences kshu ka ndricuar perhere, ne sfondin e injorances, fanatizmit dhe mendjengushtesise se manipuluar.

e dyta shkenca vetem sa zgjeron kufijt e njohjes te vetes /njeriut dhe botes. Teknologjia eshte ajo se si i perdor arritjet e shkences, pra per te soofistikuar varasjen e homanoideve prej kamikazeve dhe bombave te telekomanduara apo per progres social.

dmth  shkenca ne vetevete zgjeron kufijt e sundimit te njeriut mbi natyren por e instrumentalizuar ajo rrezikon te kthehet kunder njeriut. Nuk eshte gjetur ende formula per te shmangur perplasjen e "antihumaneve" me "materiet humane"

Por le te shpersojme (ketu shpresa matet me dy a me shume njeqindvejcare smiley ) se do te vije dita e apleuar nga J.Lenon IMAGINE

 

 

Me duket se zbulimet nuk jane te gjitha shkencore.

Eshte mire qe zbulimeve shkencore t'u jepet emri i duhur. Zbulim ne fizike. Zbulim ne astronomi. E keshtu me rradhe. Disa shkenca qe jane kthyer ne obsolete per momentin, nuk kane pse te marrin ndonje merite se astronomia zbulon nje planet te nje sistemi tjeter. Cdo merite i ben nder kontribuuesve edhe ayte qe nuk kane kontribuuar.

Psh, zbulimi i nje planeti qe rrotullohet rreth nje ylli, eshte merite dhe i ben nder astronomise. Ketu nuk ka merite matematika. Pohimi qe ylli rreth te cilit sillet planeti eshte yll qe nuk i takon galaktikes sone, po qe eshte "peshkuar" nga forca e rendeses se Udhes se Qumeshtit, eshte pergjegjesi e astronomise qe ta vertetoje. - Jo e shkences. Pra nese eshte pohim i turpshem dhe spekulativ, te mos ja bejme gropen dhe matematikes apo fizikes se astronomet ja fusin kot dhe i fryjne gjerat per ta bere zbulimin sa me sensacional.

Eshte si puna e bozoneve dhe grimcave elementare nen-atomike... Meqe eshte e pamundur qe te vertetosh egzistencen e tyre ne menyre shkencore; ajo behet ne menyre thjesht teorike. Dhe ketu "merite" kane aftesite marramendese e matematicieneve te medhenj te fizikes kuantike(grimcave) per te perdorur ekuacionet ne forme poezie apo edhe thjesht letrare.

Nuk po them qe jam skeptik, por e di se ku perfundohet gati gjithmone kur te tille shkencetare vazhdojne te mbajne koken mbi re dhe te fillojne te luajne role profetesh, orakujsht, apo edhe thjesht te teorizojne per gjera qe nuk kane per t'i vertetuar kurren e kurres; si puna e universeve paralele.

Duhet te kete ne kete bote edhe menyra te ndershme, frytdhenese dhe kontribuuese per te siguruar jetesen (mejk dhe lliving?).

Nejse; shume urime blogshkence. Dhe meqe jemi dhe per festa, gezuar per shume vjet. smiley

 O Zotrules. Pse je kaq nervoz edhe per festa mer burre i dheut! Nuk e di sepse me ngjan sikur edhe tek Pema e Krishtlindjeve ti ke varur vetem granata dore dhe gjerdane fishekesh, kurse dyshemene e dhomes rreth pemes e ke minuar qe te vrasesh Santa Klaus. smiley

bo! Kur e thua keshtu, ti te ben te kerkosh te falur me zor...

sorry.

Mund te perfshihej ndonje zbulim shkencor ne fushen e energjitikes, se uruares energji qe ben te gumezhije planetin. Keto jane me teper kuriozitete ne planin fantastiko shkencor.

Kete genin e plakjes, nuk e kisha degjuar me thene te drejten. Telomeret me jane krahet e shkurter te kromozomeve me mbeshtjellen e tyre. Per plakjen dhe fenomenet qe e shoqerojne merret nje dege mjeksore qe quhet Geriartri.

Ky psh eshte zbulim i vertete shkencor ose teknik, si te duash ta quash. Zbulim ne kuptimin e vertete te fjales qe mund te revolucionoje dhe ndryshoje ne menyre te perhershme menyren se si e konceptojme dhe ndertojme jeten ne kete planet.

interesant! apo jo?

(vetem fillimin, se kur vazhdon me rrathet ne te lashta, pastaj hyn ne mitologji urbane)

 Po nga informatika, asgje? Vetem fizike e kimi?

Në informatikë nuk ka zbulime, ikspi, ka vetëm shpikje.

Kur pashe titullin ne mendje me erdhi vazhdimi ..."ne Shqiperi" per nje fraksion sekonde, pastaj e pashe qe s'ishte kshu smiley.  Albshkenca do kishte ndonje permbledhje te tille?

p.s: ti me siper gjithe jeta eshte fizike dhe kimi smiley

  Por te shijuarit e kesaj jete eshte informatike e mekanike. smiley

Me ça shijon ti? smiley

p.s: mu kujtua: click delete dhe u zhduk frigoriferi smiley

 hehehe, ca me kujtove... smiley

 kohe te bukura

Jo te gjithe i drejtojne shijet nga frigoriferi. Ka organe te ndryshme qe perdoren per shijim. if ju get maj drift. smiley

Ikspi une mendoj qe nese e ke nje kopje te atij shkrimi duhet ta postosh, keshtu zotrules e kupton per çfare e kisha fjalen.

p.s: end jet it is kemistri smiley

 

Po e kerkoj per vete, se ma kujtove e doja ta shihja e ta beja shkrim normal tani per pushime, duke hequr gomarlleqet, por s'po e gjej dot. smiley E di qe e kisha ruajtur. 

Di gje, Iris? Ka ndonje menyre per ta gjetur andej? Apo jane zhdukur fare?

 Kimi le te jete thelle-thelle, por neve te vdekshmeve te zakonshem s'e marrim vesh, por ketej nga informatika coku hardallosemi.

E gjeta, e gjeta... thelle ne nje hard disk. smiley

kemistri it iz moj shpirt, kemistri. kimiste te mire i kane ndryshuar jeten njerezimit mbare... e megjithate, disa "reaksione" te thjeshta fare te lene gjithmone pa fryme.

Nese me lejon autori te shtoj listen me gjera nga faqet e tjera, ketu eshte nje liste e Times, per 50 shpikjet e zbulimet e teknologjise ne pergjithesi. Ndersa ketu, 10 zbulimet me te mira ne natyre, sipas Nat Geo

Zhvillime, ide të reja shkencore në Fiziken Bërthamore
Artan Boriçi | 10/12/2010 | 

UNIVERSI ËSHTË HOLOGRAMË, GRAVITACIONI INFORMACION
DHE ENERGJIA E ERRËT FORCË ENTROPIKE

• Teza "Verlinde" 1) është një nga risitë shkencore dhe zhvillim shumë i rëndësishëm në fizikën teorike bashkëkohëse dhe të ardhmerisë së saj.

• Pas përpjekjeve të shumta që shkencëtarët bënë gjatë shekullit XX për të bashkuar gravitetin me mekanikën kuantike, në vitin e fundit të dhjetëvjeçarit të parë të shekullit XXI vjen teza e teoricienit Erik Verlinde sipas të cilës graviteti nuk është forcë themelore, por rrjedhojë e kontabilizimit të informacionit në ekrane holografike.

Ky përfundim, i parashtruar në një artikull me formula të thjeshta që të kujtojnë artikujt e Ajnshtajnit të vitit 1905 mbi teorinë e relativitetit, si për nga thjeshtësia, ashtu edhe për idetë përmbysëse, është objekt bërë diskutimi i qarqeve shkencore në Europë, përtej oqeanit dhe më gjerë. 2) Dr. Erik Verlinde e paraqiti tezën e tij edhe së fundi në konferencën e kordave "GENEZISS" e organizuar në Shkollën Federale Politeknike të Lozanës (Zvicër), më 26 nëntor 2010. Konferenca i la hapësirë të pakufizuar pyetjeve dhe komenteve të të pranishmëve, të cilët debatuan gjatë me Dr. Verlinden.

1.

Parimi holografik nuk është i ri ('t Hooft 1993) dhe as entropia e vrimave të zeza (Hoking 1971). Por ajo që Verlinde vëren është se duke përdorur parimin holografik (shih shtojcën A: Vrimat e zeza dhe parimi holografik) mund të derivohet forca gravitacionale. Verlinde pohon se risia e teorisë së tij është origjina entropike e gravitetit. Në këtë mënyrë ai shpjegon origjinën e parimit të njëvlefshmërisë së gravitetit me inercinë: dukuri të njëjta që rrjedhin prej së njëjtës forcë entropike, duke këmbëngulur "Për mua graviteti nuk ekziston si forcë themelore". 3) Për më tepër, edhe forcat e tjera nuk janë themelore, por të derivueshme prej kryqëzimit të gjendjeve kuantike të makrobotës.
Në rast se kjo teori është e verifikueshme, atëhere, së pari, duhen vrojtuar efektet entropike të daljes prej barazpeshës termike në pjesë të ndryshme të Universit dhe së dyti, teoria duhet të ketë fuqi parashikuese. Në fakt, autorë të tjerë, përpara disa kohësh, parimin holografik e kanë përdorur për të shpjeguar origjinën e energjisë së errët. Me llogaritje elementare mund të nxirret se konstanta kozomlogjike ka vlerën e parashikuar prej vlerësimeve të mbështetura në sfondin kozmik të mikrovalëve. Në këtë mënyrë zgjidhet dilema e energjisë së errët: Universi zgjerohet në mënyrë osmotike duke shtyrë horizontin e vet, përtej të cilit hapësira nuk është formuar ende. Energjia e errët rezulton të jetë një "super vrimë e zezë" e cila "tërheq" dhe zgjeron Universin për një arsye të thejshtë: zmadhimin e entropisë së vet.

Edhe sikur teoria e Verlindes të jetë e vërtetë, ajo mbetet, ashtu si edhe është, një teori makroskopike. Megjithë dekurajimin e madh që u bëhet teorive mikroskopike të gravitetit, do jetë shumë e vështirë të ndalohen përpjekjet për t'u thelluar në teorinë e kordave që gravitetin e përmban si forcë themelore të unifikuar me forcat e tjera (shish shtojcën B: Teoria e kordave dhe unifikimi i forcave). Një ndër eksperimentet më të mëdha të të gjitha kohrave, Goditësi i Madh i Hadroneve (Large Hadron Collider), pritet të ngacmojë shkallë energjitike të panjohura më parë. Një gjë është shumë e qartë: nëse LHC arrin të prodhojë vrima të zeza, atëhere do jetë shumë e vështirë të hedhësh poshtë teorinë e kordave. Në të kundërt, graviteti do vazhdojë të mbetet jashtë teorive mikroskopike dhe origjina e masës së leptoneve (elektronet, myonet, tauonet) do të mbetet një mister i përjetshëm.

2.

Shtojca A : Teoria e kordave dhe unifikimi i forcave

Ngritja e parimit holografik në piedestalin e parimeve themelore nuk do të ishte e mundur pa rolin e jashtëzakonshëm që ka luajtur teoria e kordave. Kjo teori bashkon të gjitha forcat, ato gravitacionale, elektromagnetike, bërthamore dhe ato të rrezatimeve radioaktive. Por len enigmatike origjinën e kordave si shkallë lirie. Ajo e sheh gravitonin si një korde të mbyllur, që leviz edhe përtej hapësirës së dukshme me tri permasa; ndërsa grimcat e tjera elementare janë produktet e lëkundjes se kordave të hapura. Një nga rezultatet më spektakolare të teorisë së kordave janë ekranet holografike mbi të cilat mbështeten kordat e hapura. Sidoqoftë, kjo teori, e quajtuar edhe teoria e shekullit XXI, që ka qenë në gjendje të shpjegojë më së miri edhe vrimat e zeza, mund të bëhet e panevojshme në prani të forcës entropike.

Deri me sot vetëm teoria kuantike e fushës ka mundur të bashkojë të gjitha forcat perveç gravitetit. Ajo është një godinë tepër e ndërlikuar brenda së cilës bashkëjetojnë teoria speciale e relativitetit dhe teoria kuantike. Ajnshtajni ka refuzuar gjithnjë teorinë kuantike dhe besonte në gjeometrizimin e fizikës. Si për ironi të fatit, teoria e gravitetit e Ajnshajnit ka qenë e pamundur të kuantizohet për shkak të jolinearitetit thelbësor të saj.

3.

Shtojca B: Vrimat e zeza dhe parimi holografik

Fakti se vrima e zezë përpin rrezatimet dhe trupat që i afrohen asaj çon në uljen e entropisë së Universit dhe si rrjedhim bie në kundërshtim me parimin e dytë të termodianmikës. Bekenshtajn arriti të shpjegojë më 1973 këtë paradoks duke përfunduar se informacioni për gjendjen vëllimore të vrimës së zezë ruhet në sipërfaqen e saj . Në këtë rast sipërfaqja e vrimës së zezë shërben si hologramë për të ruajtur informacionin.

Kur një trup gjendet shumë pranë vrimës së zezë në distanca një gjatësi vale të Komptonit, λ=ħ/mc, (ku ħ=h/2π është konstanta e reduktuar e Plankut, m masa që i shtohet vrimës së zëzë dhe c shpejtësia e dritës), atëhere ai mund të quhet pjesë e vrimës së zezë. Ky supozim zgjidh paradoksin ngaqë në këtë rast kemi rritje të entropisë së vrimës së zezë sipas formulës:

ΔS = k Δx/λ,

ku k është konstanta e Bolcmanit. Prej termodinamikës dihet se forca entropike, si p.sh. ajo e osmozës etj., jepet me anë të barzimit:

F = TΔS/Δx

Mirëpo sipas Njutonit forca e rëndesës është F=GmM/R2, ku G konstanta gravitacionale e Njutonit, M masa e vrimës së zesë, R rrezja e vrimës së zezë. Duke shfrytëzuar barazimet e mësipërme (detyrë për të gjithë lexuesit që kanë mbaruar shkollën 9-veçare!) del se:

GM/R2 = kT c/ħ,

Nga termodinamika dimë së energjia e vrimës së zezë për shkallë lirie është:

E/N = kT/2,

ku N është numri i shkallëve të lirisë ose njësive të informacionit që nevojiten për të përshkruar vrimën e zezë. Nga relativiteti dihet se E=Mc2. Duke zëvendësuar marrim përfundimisht:

4πR2/N = Gh/c3.

Meqë ana e djathtë përbëhet prej madhësish konstante, del se numri i njësive të informacionit për të përshkruar vrimën e zezë është në përpjestim të drejtë me sipërfaqen e vrimës së zezë. Kjo do të thotë se informacioni për gjendjen vëllimore të vrimës së zezë ruhet në sipërfaqen e saj. Në këtë rast sipërfaqja e vrimës së zezë shërben si hologramë për të ruajtur informacionin. Ky është përfundimi i njohur i Bekenshtajnit.

_____________________________

1) Dr. Erik Petër Verlinde ëhtë një nga shkencëtarët, teoricien që i është përkushtuar teorisë së kordave. Ka lindur më 21 janar 1962 në Woudenberg. Prej shumë vitesh punon në Institutin e Fizikës Teorike të Universitetit Amsterdam të Hollandës.

2) Verlinde për here të parë e parashtroi tezën tij më 8 dhjetor 2009 në një konferencë shkencore, organizuar nga Instituti holandez Spinoza; më 6 janar 2010 detë e kësaj teze i pasqyroi në media nën titullin "Në origjina të gavitetit dhe ligjet e Njutonit"dhe më pas në një intervistë, dhënë gazetës "De Volskrant". Gjatë ditëve të qëndrimit në Nju Jork, kur i ishte përkushtuar takimeve të organizuara me fizikanë e teoricienë të kësaj fushe, gazeta "New York Times" e 12 korrikut 2010 në rubriken "Lajme shkencore" tërhiqte vëmendjen e qarqeve shkencore me një shkrim me idenë: Dr. Enrik Verlinde thotë: "Për mua graviteti nuk ekziston", çka u parapriu 261 komenteve.

3) Gazeta "New York Times", 12 korrik 2010

Artan BORIÇI,
CERN, Gjenevë-Zvicër
 

   Raimund  Muller, ka spjeguar me kohe rendesine e triadave dhe ndeshjen e shpeshte te tyre, si parakushte per zbulimet.Parametrat e Hapsires,  qysh heret jane te shprehur si lartesi, gjatesi dhe gjeresi.Zbulimet qe kane çuar ne zhvillimet, kane ecur  ne tre stade: teze, antiteze dhe  sinteze.

  Prej ketej  Ernest  Cassirer arriti tek  "Filozofia e Formave  Simbolike"..Problemi i unitetit  qe zberthehet ne .."tjetri dhe i dyti"..per tu bashkuar ne nje natyre te  trete, mbetet problem qe i perket.."vetem": tere trashegimise  shpirterore te njeriut.Sepse ne se ne fillim  zbulimi, na shfaqet si konceptim thjesht  intelektual, ne historine e mendimit te zhvillimit,  per konceptimin e botes vertikalisht, perhapja e gjere e idese ..." per  ZOTIN..,"nje dhe tre" a nuk tregon se nje ide e tille duhet te kete nje baze konkrete, nje baze reale, te ndjere thellesisht, te ciles ajo i referohet dhe prej se ciles  rilind  gjithenje nje e re-zbulimi ?

 Se mune ta ilustrojme edhe me shembullin e..."Betimit  te Pitagoristeve".Ata benin betimin e besnikerise  per ruajtjen e sekretit te shenjte, mbi  simbolin e shenjte.."tetraktys"; ate formen e trekendeshit, me te cilin formohet numuri  10 prej numurave  1, 2, 3, dhe 4( Te konsideruarit ashtu si numurat kryesore dhe si mbledhje arithmetike mes tyre).Simbologjia ka si numura te veçante  2, 3 dhe 4 pasi  vetem nderlidhja mes tyre  krijon  skemen arkeotip  te kozmogonise..

  Neve na duket se  ne habit nje zbulim i sotem, duke harruar ashtu se jemi po ne qe jemi larguar prej udhezimeve, ardhur prej pervojave dhe dijeve te kahershme,  qe kane treguar rrugen drejt zbulimeve.

  Ne simbologji,  Krijimit dhe zbulimi ze fill nga ZOTI, perfaqesuar prej  njeshit(Unitetit) i cili krijon dyshin (dualitetin) thjesht si mbledhje e  njeshti me ..vetvehten.. ZOTI eshte  keshtu  unik dhe dual. Sepse karakteristikat  e TIJ te dyfishta ,(subjekt -objekt) pozitiv-negativ, shpirt- materie, mendje-trup, mashkull femer, filozofi-shkence, art-kulture, krijim-zbulim etj,  nderlidhen  keshtu  bashke ne nje harmoni  unike.

Qe ta zberthejme kete teori, per rrugen tek zbulimet, na duhet te pohojme se Zoti  krijon,  duke ndare  karakteristikat e veta "te dyfishta".Pra,  a nuk bindemi, se nga pikpamja e  e simbolikes  se numurit,  ZOTI rezultoka njekohesisht  unik, dual dhe trinik? Kjo pra eshte ajo formula .."nje ne tre"e trinitetit te  Shenjte  dhe  te famshem te krishter, paraqitur gjeometrikisht  nga terkendeshi  kune maje te tij ndodhet ZOTI,(njeshi, uniteti)  i cili ndahet ne dy dhe tre - karakteristikat  te dyfishta  te Zotit, ne bazen e trekendeshit.

 Mirepo ku ka gabuar Dogma e  krishtere,  per ZOTIN dhe drejtimin jo te bazuar te zbulimeve? Duke theksuar  rendesine e  numurit  tre, si simbol  te botes shpirterore, ( Cassirer)mbivlereson keshtu statizmin e  e trinitetit  shpirteror dhe po keshtu  nenvlefteson  dinamizmin e .."materialitetit".." te kesaj bote mekatare.."(gjat Mejetes, katerniteti simbolizonte Satanin) gje qe  ndeshet  rendom  edhe ne  shume botkuptime te tjera, marre prej feve te ndryshme dhe cekur edhe fushem e kerkimeve per zbulimet.

   Martin Buber, e spjegon mospranimin e Jezuit prej hebrejve, vetem per shkak te .."vetshpalljes " se TIJ, si shfaqje reale mbi toke e persosmerise se ZOTIT ne Qiell.Kjo, sipas  mendesise hebraike, ishte dhe eshte krejt e pamundur  dhe per pasoje e paparunshme  sepse " Uniciteti  Hyjnor" nuk denjon .."Pluralittetin  Material.."

    Edhe vet Platoni,  e pohonte se  Triniteti eshte  numiri i  idese, katerniteti eshte  numiri i realizimit te idese...

 Me gjithe sa siper, na lind e drejta te pohojme se njeriut i jane dhene me kohe rruget drejte zbulimeve,  por  ai, duke u larguar prej rruges baze, habitet  tek sa gjat rruges  ndesh ne gjera qe assesi nuk do t`i duhej te habitej.Ky eshte "denimi"  per zbuluesit...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).