Publikohet një studim që i jep fund pretendimeve

Një studim i bërë publik ditët e fundit bën të ditur se Greqia po braktis ambiciet për pretendimet e të ashtuquajturit “Epiri i Veriut” dhe prej vitesh ka ndryshuar strategjinë, duke e këmbyer atë me depërtimin e biznesit grek në Shqipëri. Dalja në disa media e këtij studimi, që në fakt nuk është bërë publik, është cilësuar si një “tradhti” nga partitë nacionaliste, të cilat kanë akuzuar qeverinë se, për hir të interesave ekonomike, po shet interesat e “vëllezërve verio-epiriotë”.

Sipas burimeve që i referohet gazeta e njohur greke “Elefterotipia”, Ministria e Jashtme e Greqisë i kërkoi ELIAMEP-it, përkatësisht Fondacionit për Politikë të Jashtme dhe Europiane që të studiojë mundësitë e bashkimit të Epirit të Veriut me Greqinë, duke marrë parasysh dhe mundësitë e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Një ekip me 12 ekspertë, kryesisht diplomatë dhe gazetarë kanë ardhur në Shqipëri për të parë si mund të arrihet në mënyrë paqësore bashkimi i të ashtuquajturit “Epiri i Veriut” me Greqinë. Referencat që dalin nga një raport sekret, që nuk është bërë publik nga ELIAMEP, në lidhje me interesat kombëtare të Greqisë, mbërritën në Shqipëri dhe u drejtuan nga ambasadori i asaj kohe i Greqisë në Shqipëri, Alessandro Mallias, të cilët arritën në konkluzionin se “Greqia nuk duhet të shqetësohet nga një bashkim me “Epirin e Veriut”, pasi është krejt e pamundur që labët dhe çamët t’i bashkohen interesave kombëtare të Greqisë.

Por nga ana tjetër, studimi i ELIAMEP sugjeron që investimet e biznesit grek, që janë përfshirë në Shqipëri, duhet të penetrojnë thellë në ekonominë shqiptare. Por pikërisht kjo mund të luajë një rol që të zgjojë dyshimet për një rritje të pretendimeve territoriale të Greqisë në Jug të Shqipërisë. Kjo është e shpjegueshme se ndërsa plani grek për zhvillimin ekonomik në Ballkan ka futur në Shqipëri 600 milionë dollarë që nga viti 200, rreth 95% e kësaj shume është investuar në zonën Tiranë-Durrës dhe vetëm 5% në zonën e të ashtuquajturit “Epir i Veriut”. Është për t’u nënvizuar se realisht, në biznesin grek në Shqipëri janë punësuar thuajse totalisht personel shqiptar, të trajnuar në universitetet greke, në mënyrë të veçantë në Selanik dhe Janinë, personel që i shërben interesave ekonomike greke në Tiranë. Një vit më parë një parti nacionaliste në Greqi, përkatësisht LAOS ka debatuar me qeverinë greke të PASOK, të drejtuar nga George Papandreu, duke e akuzuar për shitjen e interesave greke, duke favorizuar biznesin në kurriz të “vëllezërve të tyre të Vorio-Epirit”. Vrasja e një të riu në Himarë në verën e kaluar bëri që të shtohen presionet e Athinës ndaj Tiranës, ndërsa që dy muaj më parë një grup biznesmenësh grekë, të shoqëruar nga vëllai i Kryeministrit të Greqisë, Nikos Papandreou, morën pjesë në përurimin e një spitali privat grek në Tiranë, duke deklaruar se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë ndodhen në nivelin më të lartë se kurrë ndonjëherë.

 

18 Komente

fakti se qeveria i kerkon fondacionit ne fjale nji ide mbi mundesine e bashkimit, flet shume. Jo se kjo nuk hamendsohej po sepse eshte larg pozicionit zyrtar qe propagandohet. Sa per strategjine e penetrimit grek ne ekonomine shqiptare, kjo ka nis qe ne '90 me shenjat e para prerjen e druve frutore ne jug dhe mbylljen e industrise se lehte ushqimore per te importuar cdo gje nga jugu dhe vazhdoi me vershimin e bankave e kompanive greke

* nji typo me lart: viti 2000 ne vend te 200

 

Keto jane gjera dihen ne drite te diellit. Asgje nuk mund te quhet e fshehte,sepse kete e ka kuptuar edhe niveli me i ulet i shoqerise Shqiptare. Katastrofe eshte mendosh,se per kete ata nuk jane lodhur shume, por e kane bere me miratimin e qeverive dhe individeve Shqiptare. Ju la dore e lire me duar dhe kembe. Kjo eshte tradhetia e ndyresirave  qena drejtojne

mua, nga ky raport, me terhoqi vemendjen kjo:

të cilët arritën në konkluzionin se “Greqia nuk duhet të shqetësohet nga një bashkim me “Epirin e Veriut”, pasi është krejt e pamundur që labët dhe çamët t’i bashkohen interesave kombëtare të Greqisë.

ne rregull. kur thote labet, e kuptoj. sepse hapesira gjeografike ku jetojne ata eshte e nderthurur me hapesiren qe greket e quajne ''Vorio Epir''. po kur thote çamet,  per cilet e ka fjalen,  per ata qe ndodhen ne territorin  grek,  apo per ata qe greket i perzune me force dhe tashme jetojne ne Shqiperi?  por keta te fundit jetojne anembane Shqiperise,  e jo vetem ne ate pjese qe greket e quajne ''Vorio Epir''......

kam pershtypjen se edhe si paragraf nuk qenron shume. Mbase eshte perkthyer me gabime dhe duhet pare sesi eshte shkruajtur ne origjinal (Greqia nuk duhet të shqetësohet nga një bashkim me “Epirin e Veriut”,....). Ndersa per camet, besoj se nenkupton ata qe jane shtetas shqipetar dhe qe jetojne me shumice ne sarande, vlore, fier etj., pra poshte lumit te shkumbinit.

ke te drejte. duhet te jete perkthyer keq.  paragrafi, ''Greqia nuk duhet te shqetesohet nga nje bashkim me Epirin e Veriut''.........,  nuk shkon.

ndofta ne vend te nuk duhet te shqetesohet,  duhet te ishte p.sh: Greqia nuk e ka te mudur te bashkohet  me ''Epirin e Veriut'',  pasi...........etj.  keshtu merr kuptim gjithe fraza, them une.

Ajo qe me beri pershtypje ne kete artikull, Belulo, ishte;

".... Është për t’u nënvizuar se realisht, në biznesin grek në Shqipëri janë punësuar thuajse totalisht personel shqiptar, të trajnuar në universitetet greke, në mënyrë të veçantë në Selanik dhe Janinë, personel që i shërben interesave ekonomike greke në Tiranë... "

 

"Është për t’u nënvizuar se realisht, në biznesin grek në Shqipëri janë punësuar thuajse totalisht personel shqiptar, të trajnuar në universitetet greke, në mënyrë të veçantë në Selanik dhe Janinë, personel që i shërben interesave ekonomike greke në Tiranë"

Se pse gazetaret e kane kete frymen konspirative ne cdo artikull qe shkruajne nuk e kuptoj. A e kane nga injoranca, a e bejne te ndertojne skupe boshe, nuk e kuptoj. Ajo thenia e mesiperme ngjan sikur studentet shqiptare qe kane studiuar ne Greqi jane trajnuar specifikisht qe ti marrin frymen ekonomise shqiptare duke e sabotuar permes kompanive greke... Po normal qe kompanite greke do investojne ne Shqiperi me shume se cdo kush tjeter, se per fat te keq ai eshte shteti me i pasur afer nesh, kush do jete Maqedonia apo Mali i Zi?

Nuk e dine qe studentat shqiptare ne Greqi jane disa dhjetra ne nje sistem edukimi me qindra mijera studente dhe nuk i bjen kujt nder mend per to... Hajde shkrim, hajde...

 

 

Ndarja e trojeve shqiptare më 1913 së shpejti në Hagë         PRISHTINE-Brenda pak kohësh Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë mund të mblidhet për të shqyrtuar edhe një rast që lidhet me shqiptarët. Në janar të vitit të ardhshëm, drejtori i Qendrës së Prognozave Politike dhe Sociale në Tiranë, Koço Danaj, do ta paraqesë një ankesë në GJND kundër Konferencës së Londrës të vitit 1913, në të cilën u vendos ndarja e trojeve shqiptare.

Në një bisedë për “Kohën Ditore”, Danaj ka konfirmuar se ka mbledhur gjithë materialin me fakte e dëshmi se ajo konferencë, në të cilën u morën vendime në dëm të shqiptarëve 103 vjet më parë, është e paligjshme. Për këtë arsye, profesori Danaj do të kërkojë një mendim të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nëse Konferenca e Londrës mori vendim të paligjshëm dhe në dëm të shqiptarëve.

“Përderisa na thonë veproni në mënyrë demokratike, ne po veprojmë siç do bota - në mënyrë demokratike. Pra, përjashtojmë dhunën, përjashtojmë luftën”, ka thënë ai duke e vlerësuar Konferencën e Londrës, në të cilën përfaqësuesit e Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Austrisë, Francës dhe të Rusisë morën vendim ta njihnin shtetin e Shqipërisë të shpallur më 28 nëntor të 1912-s në kufijtë e sotëm, ndërsa territoret e tjera shqiptare, përfshirë dhe Kosovën, të mbeteshin jashtë. Shqiptarët prej asaj kohe mbetën të ndarë në pesë shtete. Për ta ndryshuar këtë realitet dhe për ta krijuar atë që profesor Koço Danaj e quan Shqipëria natyrale, për atë cfarë ka hartuar edhe një platformë dhe një listë në të cilën janë nënshkruar qindra intelektualë shqiptarë nga të gjitha viset shqiptare, në tetor të këtij viti do të kërkojë mendimin e GJND-së, shprehet sot e përditshmja kosovare, Koha Ditore.

(d.b/BalkanWeb)

Une nuk iu besoj me ketyre perrallave e  utpive folk per bashkim me Vorio Epir.Madje sikur nuk perben me as provokacion....Shume kohe e kontekste te reja gjeopolitike.

Zana

Keshtu u tha para sa te fillonte lufta e pare ballkanike "Ska lufte kohe te reja, kontenste te reja...." Mirpo....

Njesoj edhe para se te fillonte lufta e dyte ballkanike......

keshtu u tha nje vit para se te fillonte lufta e pare boterore. "Kohe e kontekse te reja" Mirpo......

Keshtu u tha para se Gjermania te sulmonte Francen ne Luften e dyte boterore, Kohe te reja kontenste te reja ..." Mipro....

Kur ne fillim doli UCKja askush nuk mendoj se do te merete ato permasa qe mori lufta ne Kosove.' Kohe te reja konteste te reja" u mendua. Mirpo.....

Keshtu thua dhe ti sot. mirpo... po sikur.....

qe greqia nuk ka qequr dore  nga endrra bizantine kete e di cdo shqiptar i pabollanizuar ,thjesht pret te piqen kushtet dhe kryesisht ai i pari -krijimi i grekve.Qe te kete pretendime serioze i duhen 400-500mije vete numer shume i madh n.q.s. kemi parasysh qe ne shqiperi nuk jetojne me shume se 50 mijegrek.atehere qe nga 91-shi eshte ne pune mekanizmi i krijimit te grekeve[ku kane pervoje te gjate qe me krijimin e e shtetit grek nga shqiptaret ne 1821]me te gjitha menyrat e mundshme se pari duke perdorur fene [prandaj vendosja e janullatosit eshte vleresuar si nje nga arritjet me te medha te politikes se jashtme greke]ku simbolika eshte e qarte ,se dyti duke perdorur presionin ekonomik ,bursa studimi ne greqi per te 'devotshmit' ,punesim ne sipermarrjet greke  ne kembim te identitetit  dhe votimit per pbdnj-ne  vizita falas ne spitalet greke per 'bashkeatdhetaret' viza shengen ,berjen e konsujve greke ne korce e gjirokaster   autoritetin me te larte te zones  pa lejen e te cileve nuk leviz asnje gur  ne pashalleqet perkatese dhenia e pensioneve ne kembim te nenshkrimit qe perfituesi ka kombesi greke  e sa te tjera qe ne nuk i dime  akoma.Tani me sa duket greket kane arritur ne perfundimin se po u plotesohet numeri  ndaj dhe vendosen per rregjistrimin vitin tjeter ,plus qe nuk pret dhe koha pasi keto gjera duhen bere pa futur shqiperia ne be.Pasi te marrin numrin e duhur  me firmen e qeverise shqiptare  qe te mos i vere njeri ne diskutim shifrat na vjen nje direktive nga be-ja qe pakices se njohur nga qeveria shqiptare duhet ti garantohet arsimi  greqisht dhe ne kuadrin e decentralizimit autonomia vendore.pas ca vitesh i futim nje nje refendum dhe u kry bace

 Po keshtu e mendoje dhe une,urte e bute.Apo nuk eshte ne mode,dhe nga duhet te marrin shembull te gjithe te tjeret,per ndarie paqesore!!!Nje mesim i mire per te gjithe ata qe mendojne,pse nuk behemi si Zvicra?!Nuk na duhen as herojt tane Skenderbe Ismail Qemal.Zog Enver.Na duhet ndonje Bollano,ndonje si puna e kesaj Zanes,ketu lart.

Greket i marrin gjerat me kale... jo drejteperdrejt. 

Qe kur na i jepka fund pretendimeve ky "studim"??? Duhet megjithmend te flasin kaq shume budallalleqe keta gazetarucet tane?

Fundi i fundit, kusha na e paska bere kete studim? Nga eshte marre materiali? Kush eshte pyetur? Sa autoritet vendimmarres ka ai qe ka bere studimin apo subjektet qe jane studiuar? Kjo eshte tipike apatike e nje gazetaruci apo gazete leshi qe do te shese ndonje kopje gazete per nje dite te vetme. Vlera absolute eshte zero, dhe sa eshte vlera e ketij artikulli, aq eshte dhe vlera e gazetes qe e boton.

Fundi i fundit, na u dashka botuar nje thashethem halesh greke qe shqiptaret ta marrin si te mbaruar punen e pretendimeve? Ah ju fshifte jalla. Cfare budallalleqesh!

edhe mua nuk me duket se Greqia ka hequr dore nga nga bashkimi me ate qe ajo ''Vorio Epir''.   thjesht publikimi i ketij raporti ne nje gazete greke i vjen per mbare qeverise greke qe eshte ne pushtet, por qe drejton nje vend pothuajse te falimentuar ekonomikisht.

qe te realizohet kjo ''enderr'' e kahershme e grekeve, duhen ne rradhe te pare shume para.. dhe qeverite greke,(qe nga krijimi i shtetit grek), kane investuar goxha para per kete ''projekt''.  besoj i'u kujtohet nje shkrim i Petro Markos qe eshte publikuar para nja 3-4 muajsh ketu te peshku.  kur fliste per vendlindjen e tij Himaren.  pikerisht kete theksonte.  influencen finaciare greke atje. shume familje shqiptare himarjote ishin shitur, me plot kuptimin e fjales, te greku...  pastaj kemi pensionet e famshme shkollat qe kane hapur gjithe andej, kishat etj etj...

pra,  ne keto momente Greqia ka shume kokecarje ekonomiko-financiare, andralla e detyrime, kryesisht nderkombetare.  keshtu qe  nuk e ka ''mundesine financiare'' per per ta vazhduar kete ''projekt''....,  per momentin. dhe natyrisht hedh ne treg, me dashje,''studime'' te tilla...  por eshte thjesht perkohesisht, mendoj une....

 

Publikohet një studim që i jep fund pretendimeve

Një studim i bërë publik ditët e fundit bën të ditur se Greqia po braktis ambiciet për pretendimet e të ashtuquajturit “Epiri i Veriut” dhe prej vitesh ka ndryshuar strategjinë, duke e këmbyer atë me depërtimin e biznesit grek në Shqipëri

Shqipi i paska vene vulen. Flini te qete o shoke. E ka thene shqip. Greqia u ka dhene fund prentendimeve...... Cfare idiotizmi gazetaresk...... Upupu cfare te shkrojturi katundaresk.

E forta eshte se studimi thote e kemi te veshtire me leberit dhe me camet, a thua ti korcaret etj i ka ne xhep greqia, ( apo mos ndoshta i merr me vertet per grek) e i paska ngel gozhda vetem tek leberit.

Nejse ky eshte muhabet kot fare, greqia e di shume mire qe epiri eshte dhe gjithmone ka qene shqiptar, edhe shqiperia e di, edhe greket e dine edhe shqiptaret e dine, puna eshte shovinizem kufitar dhe ekonomik i bazuar mbi nje genjeshter ashiqare. Muhabeti eshte si do ja bejme me kete se nuk a marr vesh fare

Publikohet një studim që i jep fund pretendimeve

Një studim i bërë publik ditët e fundit bën të ditur se Greqia po braktis ambiciet për pretendimet e të ashtuquajturit “Epiri i Veriut” dhe prej vitesh ka ndryshuar strategjinë, duke e këmbyer atë me depërtimin e biznesit grek në Shqipëri. Dalja në disa media e këtij studimi, që në fakt nuk është bërë publik,

 

S'e mora vesh une, eshte bere apo nuk eshte bere publik, apo eshte bere publik por duhet te jepet pershtypja sikur nuk eshte bere dhe e ka nxjerr spiunazhi i kualifikuar mediatik shqiptar ne drite per publikun e PPU.

Sikur artikulli i gazetes shqip (ose dikush tjeter ketu) te sillte ndonje reference per origjinalin do ishte mire, gjithsesi me ose pa origjinal politika greqise ndaj Shqiperise mbetet armiqesore kjo sdo mend e as kalem dhe askush nuk me bind dot per te kunderten.

Ligji luftes, varrezat, "minoritetet", pensionet, feja, mareveshja detare, thirjet antishqiptare jane ca fjale qe me vijne sipari ne koke. Te gjitha kane ndodhur nen hunden e ketyre shkerdhatave qe disa i quajne politikane.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).