Do te doja te ftoja ketu te gjithe ata qe jane te interesuar te mesojne por edhe kontribojne per parametrat e ekonomise shqiptare si dhe per statistika te tjera sociale per te cilat ka pak info ose info te paperpuethshme. 

 

Une per vete kam shume pikepyetje dhe mungese te dhenash kur vjen puna per ekonomine shqiptare. Nese dikush mund te me ndihmonte do te doja te dija se cili eshte niveli i matur i paunesise ne shqiperi per 2010? Si ka evoluar ky numer nder vite? Flitet se papunesia eshte nga 11% deri ne 14%. Cilat institucione raportojne keto shifra? A jane te besueshme keto shifra kur thuhet qe Kroacia e ka papunesine 16%, Serbia 19%, Spanja 21%, Usa 9.9%, Maqedonia 32%? Si kalkulohet papunesia ne shqiperia, cfare parametrash e kushtezojne? Perfshihet ne te ekonomia informale? 

Cili eshte niveli i vertete i borxhit publik ne shqiperia, si e ka kurben 10 vjecare?

Cila eshte norma vjetore e interesit qe shkon drejt shlyerjes se borxhit?

Cila eshte rritja vjetore ekonomike? Si e ka kurben 10 vjecare?

Cila eshte norma mesatare e kreditimit privat?

Si krahasohet norma mesatare e pensionit me nivelin minimal te varferise?

Sa % jane te punesuar ne sherbime/industri/bujqesi?

Si krahasohen normat e interesit per depozitat e kursimit me bankat e tjera te rajonit?

Sa jane te ardhurat vjetore nga turizmi? Sa eshte shuma mesatre qe harxhon nje turist ne dite? Cfare perqindje te gdp ze turizmi?

Sa % e GDP perben borxhi dhe cila eshte kurba e tij?

Sa eshte deficiti/suficiti vjetor i ekonomise shqiptare?

Sa eshte produktiviteti i punetorit shqiptar per ore?

Sa % ze ne buxhet arsimi/mjekesi/ushtria?

Cila eshte paga mesatare ne shqiperi? Cili eshte niveli i varferise?

Sa % e buxhetit ze sektori publi/privat?

Sa eshte eksporti/importi vjetor?

Sa eshte rezerva valutore apo edhe ne ar e Bankes Shqiptare?

Sa jane detyrimet e obligimeve per pensionin ne shqiperi?

Sa % e popullsise paguan taksa? Sa jane te siguruar me sig shoqerore?

Cila eshte % e ekonomise informale? Sa jane taksat e pamledhura nga ek informale?

Si llogaritet GDP vjetore dhe per fryme ne shqiperi? Cilet jane komponentet baze qe llogariten ne te?

Sa jane te ardhurat e shpensimet vjetore te buxhetit shqiptar?

 

 

Pyetje te natyres sociale:

Sa % e individeve ndjekin shkollat e mesme? Norma e diplomimit? Sa % ndjekin arsimin e larte?

Si krahasohen nxenesit shqiptare me bashkmoshataret e tyre ne rajon ne matematike/lexim/apo shkrim?

Sa patenta te reja realizohen ne vit ne shqiperi?

Sa eshte % e analfabetizmit?

Sa mjeke ka per cdo banor?

Sa eshte jetegjatesia?

Cili eshte niveli i shtrirjes se internetit, telefonit dhe tv ne shqiperi?

Sa makina per banore? Si krahasohemi me rajonin?

Sa eshte niveli i lindjeve, vdekshmerise foshnjore?

Sa police ka per banore? Sa % e popullsise gjendet ne burgje?

Cfare vlere zene ne te ardhurat e shqiptareve shpenzimet per ushqim? Qera banese? Utilitetet? Shpenzimet diskrecionare? Mjekimi?

Cili eshte niveli i kursimit bankar i individit shqiptar?

Si konfigurohet ekonomia shqiptare sipas zerave te sherbimit/industrise/bujqesise?

Sa dite ne vite punon nje shqiptar?

Sa % e kane ne pronesi shtepine? Sa perqind jane me qera?

Si krahasohet cmimi i tregut te banesave ne shqiperi me rajonin?

Sa % jetojne ne fshat/qytet?

Si renditet kujdesi mjeksesor ne krahasim me boten?

Si krahasohen cmimet e shportes bazike ne shqiperi me ate te EU?

 

Keto jane dias pyetje qe kam qe ndihmojne te krijosh sadopak nje ide me te qarte per shqiperine. Kushdo qe ka info le ta sjlle dhe e falenderoj paraprakisht.

17 Komente

 O romak. Po qe se punon per ndonje agjenci spiunazhi, duhet ta besh vete homework dhe jo ta presesh nga te tjeret. smiley

Mbase pyetja jote duhet te kishte qene me e thjeshte: A ka institucione te pavarura dhe te besueshme statistikore ne Shqiperi? Kam frike se pergjigja eshte jo.

Romak edhe mua me vjen keq kesaj rradhe , po pyetjet ti i ke bere per Shqiperine si teritor Gjeografik apo si Shtet?

Me keqardhje po duam edhe nja ca kohe te formojme Shtet pastaj te fillojme te bejme te tilla pyetje.

Sa per dijeni Bulo Mejtimtari , eshte duke perpunuar nje pltforme ku xberthehen me pergjegjesi porosite e k/mullahut Berisha duke filluar nga pejetja qe i similohet smiley profesionit ku shkelqeu me vdekjen e tre njerezve iish kar - diologu Berisha i by - paseve :

Si renditet kujdesi mjeksesor ne krahasim me boten?

Bulo Mejtimtari pas shume hulumtimesh ka grumbulluar te dhena dhe del me perfundimin paraprak se pas mitingjeve te fundit ku shume vet ben shurren rrugeve  biles fenden ne miting kur fliste Berisha :

Kujdes Mjeksor nuk ka .U ruajte zoti !

nxjerrja e ketyre te dhenave eshte detyre e Institutit te Statistikave ne pjesen me te madhe, si dhe te Bankes se Shqiperise. Do beje mire qe te zgjidhje vetem disa nga pyetjet e mesiperme (maksimumi 3 ose 4) per ti diskutuar, ose per ti krahasuar me shfrat qe raortojne organet shqipetare te specializuara. Une per vehte nuk i besoj shfrave qe raporton instituti i statistikave. Ka disa te verteta qe nuk mbulohen dot nga manpulatoret. E kam thene edhe here te tjera psh qe ne shkallen e pallatit tim jemi 15 familje dhe nga banoret qe jane ne moshe per te punuar, jane ne marredhenje pune vetem gjysma e tyre, pra papunesia me rezulton 50%.
Ose te marin GDP, treguesin me te rendesishem per manovrat me buxhetin, dhe qe Sali Berisha e ka bere prone te tij. Te diskutosh per te duhet te kesh te deshifruar te gjitha shifrat analitike mbi bazen e te cilave ka ardhur rezultati final. Po kete material nuk e gjen asgjekundi. Ose si llogariten remitancat, cilet tregues meren per baze, cilat jane mekanizmat teknike te perllogaritjes se tyre etj etj.

romak, disa burime per statistikat i ke ketu:

CIA - The World Factbook - Albania

World Bank - Albania

INSTAT - Albania

Duhet pakez nje cross-evaluation per nje tablo me te qarte, po s'eshte se do jete kristal.

 CIA i ka gjenerike po ashtu dhe WB. Instat i kam pare po nuk i organizojne sic duhet kurse te Ministria e Financave grafiket jane shume te vegjel dhe mezi dallohen shifrat.

Po qe per seriozisht INSTAT eshte instrument Politik dhe nuk nxjerr kurre te dhena qe nuk i sherbejne atij qe eshte ne fuqi . Eshte nje institucion "mashtrues" qe e menjanon dhe perpunon realitetin si ti doje mideja te parit te Sqeperve sot . Edhe ai "moderni " i A.Hoxhes me G.rrulin qe mundet ti besojne perendimoret u kthye shume shpejt ne VEGEL Karrierriste dhe he he he .... nje porte ,  ku fondet hyjne e nuk duken se ku shkojne !

Me ka pas habit nje reviste Holandeze ( lexuar rreth vitit 1980 ) kur jepte me saktesi te dhena per Shqiperine dhe disa pothuaj motamo te natyres teper sekret .

Pyes ate shokun ( po themi G.Rulin ) smiley , ne zyren e te cilit ndodhej kjo reviste se "si ka mundesi kjo" dhe shtova ne se "e di Partia kete , po Bulua " ?

"Jo tha Partia dhe Bulua nuk e dine " , po e dine ata qe kane pregatitur metodologjite  se

c'mund te behet me nje Buxhet te tille  ,

si ta perpjestosh ne fusha te caktuara ku deklaron  se i ke prioritete zhvillimi..... dhe

sa te ardhura marrin e si  mund te jetojne  njerzit .

Sot eshte pak me e ngaterruar ne kete LUM Kontrabande e VJEDHJESH , Shperdorim e Larje Parash etj etj  , ku zhvillimi matet me rogen qe marrin gazetaret Televizive si psh B.Fevziu dhe Gazetaret me kalem si psh Bari Falliu ! Ne nje teritor qe nuk ka asnje fizionomi si SHTET , boll ti besojme Mullahut :

Ne  s'kane c'na duhen te dhenat kur kemi programatore e staticiene si Bulua qe projektojne vetem Fitorje !

Dhe rasti i fundit ..... Mitingu !

arsimi ze 3.15% te gdp ne buxhet, mbrojtja me zor 2% em detyrim nga nato

taksa paguan 10% e popullsise

me perllogaritjen e GDP qe Salibani e bo me doren e vet nuk ze as 1% mbrojtja.

Besoj se AM-TR po fliste per shpenzimet per mbrojtjen dhe shendetesine si raport ndaj shpenzimeve ne total, dhe jo ndaj PBBse.

Une i nxorra tani nga filet qe mund te gjenden online, me falni per prezantimin e keq po eshte e veshtire te punosh ne text editor.

Nga projektbuxheti i vitit 2011 dhe 2010 (ne %):

Sherbimet e Pergjithshme Publike 6.3  - 5.8 

Mbrojtja 3.4 - 3.7 

Rendi dhe Siguria Publike 5.2 - 5.4 

Ceshtjet Ekonomike 11.6 - 11.0 

Mbrojtja e Mjedisit 0.1 - 0.1

Strehimi dhe Komoditetet e Komunitetit 5.2 -  4.2 

Shendetesia 9.1 - 8.7 

Argetimi, Kultura dhe Ceshtjet Fetare 0.9 - 0.6 

Arsimi 9.9 - 10.4 

Mbrojtja Sociale 26.5 - 27.4 

Shpenzime te tjera te paklasifikuara* 21.9 - 22.8

* Ne zerin "Shpenzime te tjera te paklasifikuara" (Totali) jane perfshire: (i) pagesat per sherbimin e borxhit, (ii) kontigjenca per politika pagash dhe pensionesh,  (iii) fondi rezerve, dhe (iv) shpenzimet e pushtetit vendor.  

Asnje e dhene  statistikore nuk mund te besohet gjer sa nderhyn  dhe e ka ne varsi ..politika e dites

 Romak, statistikat kane filluar qysh ne kohen e krijimit te shtetit shqiptar, por jo kaq te zhvilluara sa behen sot. Shumica e atyre te dhenave/statistikave u persosen ne kohen e socializmit me krijimin e ministrive te cilat e kishin per detyre te mbanin te dhena per çdo gje. Biles u shtuan ne zera pas viteve 1980 kur ne ministri e administrate, punonin njerez me shkoll te larte.  Ne kohen e tranziscionit u shtuan mbajtja e statistikave edhe ne zera te tjera, pra u persosen nga nje ane por dhe filluan manipulimet nga klasa ne pushtet (PD, PS) per interesa e tyre. Te mos harrojme se dhe nje pjese e statistikave eshte e gabuar apo e llogaritur gabim nga "specialistet" e qeverive shqiptare. Kjo eshte nje teme tjeter. 

Romak, detyrat e shtepise duhet ti besh vete. Per pothuajse te gjitha te dhenat qe kerkove ke te dhena. Nqs ke kohe kontrollo faqen e Instat, Issh, BSH, Minfin, IMF, WB, etj.

Problemi qe do te hasesh, pervec vertetesise dhe saktesise, eshte se ne disa raste te dhenat e fundit nuk jane aq te reja.

 bb vetem BSH ka te dhena qe deri ne nje fare mase konfirmojne ate ckam degjuar, po nuk jepen krahasime me vendet e tjera. Ndersa statistikat sociale mungojne fare, psh nuk dihet fare niveli i gjimnazisteve tane ne matematike apo lexim, ne ato renditjet PISA shqiperia nuk figuron fare (http://pisacountry.acer.edu.au/).

Pastaj ajo qe me cudit eshte si papunesia ne shqiperi eshte kaq e ulet ne krahasim me fqinjet e saj kur niveli yne be pergjithese te sugjeron ndryshe?

Nuk po kuptoj neser po kerkon te dhena, apo te dhena per te konfirmuar zerat qe mund te kesh degjuar??? Faqet e huaja mund te te ndihmojne te gjesh te dhena krahasuese, ose mund ti kerkosh vete dhe ti vendosesh perballe te dhenave shqiptare. Vetem sigurohu qe metodologjia te jete e njejte.

Papunesia e ka klecken te perkufizimi. Personalisht per mua numri i te punesuarve eshte me domethenes se shifra e papunesise. Neve e kemi te ulet papunesine sepse fshataret konsiderohen/deklarohen si te vetepunesuar ne bujqesi.

po nuk jepen krahasime me vendet e tjera.

Po ajo sikur eshte detyra jote, apo jo? Pervec marrjes si llokum nga te tjeret, shiko faqet e vendeve te tjera e beje vete krahasimin.

 Ky shkrim me poshte sjell nje realitet te jetuar e gjeresisht te njohur nga ne por qe kontraston dukshem me shifrat qe na jepen. Ka dicka qe nuk shkon ketu dhe vetem nje ekonomist mund ti jepte dum.

Nga G. Shqip.

Punuam një jetë dhe asgjë për të jetuar

 Pensionistët shqiptarë enden rrugëve të përlotur, duke mos gjetur ende një fije shprese që t’i mbajë gjallë…

Një pjesë të tyre i sheh duke shëtitur, të tjerë duke folur me vete, por ka edhe nga ata që kanë gjetur një cep ku bie dielli dhe luajnë domino. Ata janë pensionistë. Zgjohen dhe flenë me të njëjtat dilema për çdo ditë. Të bisedosh me ta është si të gjesh prehjen që nuk e gjen në asnjë cep tjetër të kryeqytetit.

Ata janë të butë, të ndjeshëm, të sjellshëm, por mbi të gjitha “për të të ardhur keq”. Pjesa më e madhe e tyre ndajnë të njëjtat halle, vështirësi të panumërta ekonomike për të përballuar jetesën e përditshme. Kjo është sfida e tyre. Ata i gëzohen vetëm motit me diell, që duket se ua lehtëson paksa dhimbjet, sepse kanë mundësi të dalin me shokët për të biseduar, për shëtitje apo për të luajtur lojën “klasike” që mban emrin domino, argëtimi i tyre i vetëm.

Në sytë e tyre dallon dhembshuri, mirësi, por sidomos urrejtje për këtë shtet, që siç shprehen edhe vetë ata, i ka lënë në mëshirën e fatit. Pensionet e ulëta, krahasuar me çdo shtet tjetër që ndodhet jashtë kufijve të Shqipërisë, janë shkaku parësor i problemeve dhe shqetësimeve që ndjen secili prej tyre.

“Pensionin e kam 4 mijë lekë. Jetoj me bashkëshorten time në një shtëpi që ndodhet te Komuna e Parisit. Me kaq para sa më jep shteti, e kam të pamundur të jetoj. Vetëm këtë muaj kam paguar 7 mijë lekë të reja për dritat dhe 3 mijë lekë për ujin e pijshëm”, tha Hysen Aliaj, pensionist.

Teksa më tregonte, 72-vjeçarit për pak sa i rrodhën lot në faqe. E kishte të vështirë të pranonte që mezi siguronte bukën e përditshme, pa përmendur ilaçet që duhet të merrte për çdo muaj, sepse vuante nga diabeti. Kur e pyeta nëse kishte fëmijë, ma pohoi duke më thënë se kishte shtatë. “Secili tashmë ka krijuar familjen e tij dhe e kanë të vështirë që me ato pak rroga që marrin të mundësojnë edhe shpenzimet tona”, tregon i moshuari.

Bashkë me të ishte edhe bashkëshortja, Majre Aliaj. Gjatë bisedës me Hysenin, ajo tundte kokën si formë pohimi për gjithçka thoshte bashkëshorti i saj.

“Kam punuar një jetë të tërë. Sot jam 65 vjeçe. Punova që një ditë të mos u bëhesha ‘barrë’ fëmijëve të mi. Kjo është pjesa më e dhimbshme. Nëse nuk do kisha punuar, ndoshta sot do t’u kërkoja ndihmë fëmijëve që i rrita me gjakun e trupit tim, por unë punova, madje jam munduar shumë si për ta, ashtu edhe për vete, prandaj edhe më vjen ke, sepse fundja po kërkoj lekët e mia, ato që më takojnë nga ky shtet”, rrëfen Majre, pensioniste.

Shumë pranë tyre, në një tjetër stol në lulishten “1 Maji” ishte një çift të moshuarish, që po qëndronin nën rrezet e ngrohta të diellit, por më e çuditshmja ishte se nuk flisnin me njëri-tjetrin. Rrinin thjesht të ulur, ndërsa zotëria tundte kokën në mënyrë të vazhdueshme duke folur me vete.

U afrova dhe i pyeta nëse mund të ulesha në të njëjtin stol me ta. Më pritën me shumë dashamirësi, sikur të kisha shkuar me “porosi”. Dukeshin që kishin nevojë të flisnin me dikë për të nxjerrë jashtë të keqen që u kishte mbërthyer shpirtin.

“Jam marrë me art gjatë gjithë jetës sime. Kam punuar me Ansamblin Popullor, me Ansamblin e Ushtrisë dhe me Estradën numër 1 të Tiranës për 40 vjet me radhë. Pensionin e kam 135 mijë lekë. Me thënë të drejtën kaq para nuk më dalin për asgjë, as për bukë, as për kafe dhe as për ilaçe”, tregon Zed Ahmedaja.

Ai pohon se do kishte dashur ta kishte pensionin të paktën 250-300 mijë lekë, sepse 5 përqindëshi që shtoi Kryeministri për xhepat e tyre, sipas tij, ikën sapo të ulesh diku në një kafene.

Kjo është vetëm një pjesë e panoramës së zakonshme. Probleme të tilla gjen kudo.

Edhe pse është shkruar e folur shumë për ta, ata tregojnë se ndihen të pafuqishëm për të shpresuar se e gjitha kjo do të ndryshojë një ditë. “Për ne kaq ishte. Punuam, sakrifikuam dhe morëm këtë përgjigje. Tanimë asgjë nuk ka rëndësi. Shëndet e jetë për brezat e rinj. Mos paçit kurrë fatin tonë”, shprehen të gjithë njëzëri të përlotur e të dërrmuar nga një jetë e jetuar mes dhimbjesh, vuajtjesh dhe pa asnjë lloj shpërblimi.

  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).