Qeveria shqiptare duhet t'i informoje qytetaret shqiptare mbi rregullat e kalimit ne vendet e listes Schengen dhe fondet minimale qe kerkohen ne postat kufitare te cdo shteti.

Ne qofte se qytetaret nuk kane fondet e duhura, atyre mund t'u refuzohet kalimi ne keto vende, siç qe rasti i nje cifti shqiptar nga Maqedonia, te cileve ju refuzua hyrja ne Belgjike sepse kishin 52 Euro me pak se minimumi i lejuar. (http://waz.euobserver.com/887/31229)

Qytetaret shqiptare serish do te jene ne mbikqyrje te rrepte nga autoritetet kufitare dhe te emigracionit: per shembull biletat e avionit duhet te jene me rikthim, ndryshe refuzohet hyrja ne vendet Schengen.

Atyre qe shkelin afatet e qendrimit, ose kerkojne azil, do t'iu refuzhet hyrja ne vendet Schengen nga 3 deri ne 5 vjet.

Atyre qe kyejne vepra penale do t'iu mohohet hyrja pergjithnje.

Ketu jane lista e vendeve te Schengenit dhe fondet minimale qe do t'iu kerkohen qytetareve tane:
 

  • Austria - Prova të fondeve vlerësohet në baze te rasteve
  • Belgjika - 38 euro ne dite per qytetaret qe vizitojne familjare apo miq dhe 50 euro per ata qe prenotojne hotel
  • Republika çeke - 0. 5 herë minimumin jetik në ditë nëse qëndrimi nuk kalon 30 ditë. 15 herë minimumin jetik nëse qëndrimi i kalon 30 ditë, ndërsa kjo shumë do të rritet dyfish për çdo muaj të qëndrimit. Shuma të reduktuara me 50% për udhëtarët nën moshën 18
  • Danimarke - 350 DKK (50 euro) per cdo dite te qendrimit
  • Estoni 600 EEK (38.5 euro) per cdo dite te qendrimit
  • Finlande - 30 euro per cdo dite te qendrimit
  • France - 56,20 euro në ditë, ekuivalente me pagën minimale (SMIC) në baza ditore
  • Gjermani - 45 euro per cdo dite qendrim
  • Greqi - 20 euro në ditë me një minimum prej 100 euro. Sasi të zvogëluar me 50% për të miturit të cilët janë pjesëtarë të familjes së udhëtimit
  • Hungari - 1000 HUF (3.6 euro) per cdo hyrje
  • Itali - 1 deri ne 5 dite shume fikse 269.60 euro / 6 deri ne 10 dite shuma per dite 44.93 euro / 11 deri 20 ditë fikse + shuma ditore për person: 51.64 euro + 36.67 euro / 20 ditë fikse + shuma ditore për person: 206.58 euro + 118.79 euro
  • Latvia - 10 LVL (14 euro) ne dite per qyetaret qe vizitojne familjare apo miq dhe 30 LVL (42.3 euro) per ata qe prenotojne hotel
  • Lituani - 40 euro per cdo dite qendrimi
  • Luksemburg - Prova të fondeve vlerësohet në baze te rasteve
  • Malte - 37 euro per cdo dite te qendrimit
  • Poloni - PLN 100 (25.4 euro) per cdo dite te qendrimit
  • Norvegji - 500 NOK (62 euro) per cdo dite te qendrimit me miq apo familjare
  • Sllovaki - 3450 SKK (114.51 euro) per cdo dite te qendrimit, shuma ulet 50% per udhetare nen 16 vjec
  • Slloveni - 70 euro per cdo dite qendrimi, shuma ulet 50% per te miturit te cilet jane pjesetare te familjes se udhetimit
  • Spanje - 57,06 euro në ditë, me një minimum prej 513.54 euro për person
  • Suedi - 360 SEK (38.67 euro) per cdo dite te qendrimit

113 Komente

lejohet te kesh nje bllok me 100 euroshe fallco?

Si vertetohet qe i ke keto leke? Merr nje vertetim nga banka? Sepse s'besoj se pretendojne t'i kesh ne xhep.

Keto leke duhet ti kesh me vete mundesisht cash ose travel check. Nese ke karte banke apo krediti do te pyesin c'pune ben, te ardhurat qe fiton. Nuk perjashtohet dhe mundesia te kerkojne (Bank balance enquiry) fature Bankare

 Me vete? Pse s'thua, do te dilkan prape maskat. Dhe kete here jo kot.

E logjikshme eshte qe te kesh nje gjendje llogarie nga banka, dhe mundesisht te jete banke qe ka filial edhe ne vendin ku do te shkosh, qe te mund t'i terheqesh qe atje me bankomat. Nuk besoj te kerkoje njeri t'i kesh me vete.

 

asnje banke shqiptare s'ka filial jashte. mund te zoterohen nga e njejta kompani...po cdo transferte trajtohet njelloj sikur te vije nga nje banke e huaj.....

ke American Express thote ajo kenga

 O lloshke, banke qe ka filial edhe ne shqiperi, edhe ne vendin ku po shkon, jo banke shqipare me filial jashte.
Intesa San Paolo ka ne te gjithe europen, edhe ne amerike, sepse eshte ish banka amerikane... e ndryshoi emrin kur nisi kriza e bankave ne amerike, dhe vuri emrin e partnerit Intesa. 80% e bankave ketu jane te huaja, qe kane hapur dhe nje filial ne Shqiperi. Plus qe s'eshte nevoja te jete e njejta banke, sepse me kartat Visa funksionon edhe ne banka te tjera, por te mban perqindje me shume. Vjet bankat vendosen dhe kodin Iban.

si gjithmon, ti nuk di asigjo. Llogaria me intesen ne tirane, quhet e huaj ne intesen ne itali apo ne amerike ( e di ti ku e ka zyren e vetme intesa ne amerike dhe me ca merret?)

I vetmi perfitim eshte mbase qe italianet e njohin intesen....ndersa bank a amerikane ne shqiperi ska pas lidhje me Bank of America

sidoqofte....

Me San Paolon kam bere levizje parash me degen ne Kroaci pa asnje lloj perqindjeje. Me dike ne Estoni nuk gjeta asnje banke te perbashket dhe kam paguar tarife shume te larte. Kur mora kodin Iban te San Paolo, mora nje leter me filialet e bankave prej ku mund ta perdorja ate llogari, dhe ishte edhe New Yorku. E pyeta per kete te New Yorkut, dhe punonjesja me tha qe nuk ke tarife si transferim i zakonshem parash, por kishte minimalen qe paguan kur hap nje llogarie atje. Normalisht do te informohesh para se te shkosh, edhe per kete banken atje, edhe per perqindjen kur perdor bankomatin e pare qe te del perpara, te nje banke tjeter.
Ideja eshte qe nese do te ikesh ne Itali, futi leket te nje prej shume bankave italiane ketu. Dhe banka greke ka nje hale. Per Francen eshte Popullorja,  pjese e grupit Societe General. Nuk e di per te tjerat.

Karten e bankes visa, visa electron, maestro,american express, ect mund ti perdoresh ne gjithe boten, nuk ka rendesi se c'fare banke ke. Vecse do te mbajne perqindje jashte per cdo transferte qe do besh dhe do te shkoje ca shtrenjte

 Po te shkon mjaft shtrenjte ashtu. Bankat kane nje tarife fikse per cfaredo lloj transferte dhe pastaj nje goxha perqindje. une terhoqa 10.000 lek te vjetra per urgjence te nje banke tjeter e me mbajten 3500.

Po ke shume te drejte dhe Bankat Shqipetare kane perqindje skandaloze. Une para nje viti hapa nje llogari ne Raifassen . Kisha nje shume fare te vogel lekesh atje, thjesh ta kisha llogarine per raste emergjente ne Shqiperi. Pas disa muajsh ata moren derguan nje leter prinderve te mi ku theksonin se i kisha 3000leke te reja bankes borxh per shkak te tarifes se kartes. Cudira Shqipetare thuaj

Por kujdes mos perdor karten jashte se mund te mbajne dei ne 12%(tarifat e bankave tona) se normalja eshte 4-5%. Me e mira eshte travel check. Ate dhe po ta vjedhin apo humbasesh nuk e perdor dot njeri se ka emrin tend dhe mund ta thyesh serisht kur te kthehesh.

a e kam kabim une apo ky cifit tetovar i kish hudh ne gjygj dhe i kish lujt fene policeve qafetrashe ne bruksel ?

po pra ja si thote ktu :

Kthimi i dhunshem ishte percaktuar  te merkuren pasdite por me nderhyrjen e avokates Dushaj ne Bruksel, Gjykata e Shkalles se Pare gjobiti me 15 mije euro autoritetet belge duke i ndaluar te kthejne me force ciftin Iljazi deri ne 15 nentor, ne diten kur po e njejta gjykate do te vendoste per lejimin e tyre ose jo ne territorin e Belgjikes.

Ruzhe sipas lajmeve dje,  ky çifti kishte firmosur per kthim vullnetarisht sepse s'po duronin me trajtimin dhe pas kesaj firmosjeje, Belgjika nuk gjykohet dot me per veprim te padrejte. (diçka e tille dmth)

Sigurisht, nuk kemi qenë ndonjë herë më dinjitozë se sot...

Me leje Administrata, dhe me fal shume ti Art, sepse e di qe po perpiqesh per mire.

Por kush ma mush menjen mu qe informacioni i mesiperm eshte i sakte ??

Ju lutna shume, se kto jane gjera me zarar pranej mendoj se duhet te verifikohen mire para se dalin ne balle te peshkut smiley

 Po pra, me shume kompetence flitka ky arti... lol

 O Rruzho, bishti qenit po bisht qeni ka per te ngel! Tashti ky muhabete duket qarte qe eshte "Show me the money". Ti ke noi lek m'xhept t'setres apo bo gam-gam kot nasikoti!? smiley

Art, Latvia ne shqip quhet Letoni

e po s'u be deri kos....tha xhaja
shyqyr thuj, se do zbrazej Tirana per vit te ri smiley

 Ajo puna e te ardhurve nuk eshte problem per njerzit serioze dhe qe shkojne me objektiv te percaktuar tek i dashuri i tyre qe kane kohe pa pare.. Kushdo , qe megjithmend e pret njeri , mund te kaloje pa pengesa nese relisht personi qe e pret paraqet dokumente qe i mbulojne te ardhurat personit /ave vizitues . Jo me kot kerkohet adresa!

Problemi i vetem per shqiptaret e ndershem qe i nxjerrin leket me gjak , eshte te bejne llogarite ne se ja vlen nje shpenzim i tille per te pare llac e tulla qe quhet turizem smiley

Problem eshte per shqiptaret qe te mos genjehen nga daullet e frymorit Berisha me vuvuzele , sepse nuk eshte kollaj , nuk eshte kollaj..... Askush nuk i pret me krahe te hapur !

Problemi me i madh dhe me i rendesishmi per shqiptaret eshte

te shtrengojne per FYTI k/mashtruesit e atij vendi , k/llafazanet e injorantet cinike te Festimeve imgjinare per hapje rrugesh e levizje te lire , per evenimente historike me Skenderbe e 70 vjet te roberuar ...

dhe duke i pare drejt ne sy pa u mashtruar ti thone njezeri 

DUAM PUNE !

Informacioni eshte i sakte. Por, duhet te shtohet edhe dicka tjeter. Edhe nese ke mundesi ti kesh "cash" ne dore eurot apo vertetim bankar me vete, perseri oficeri i emigracionit ka te drejte te te ktheje mbrasht nese dyshon se qellimet e tua nuk jane te ndershme.

Do te jete ne dore te emigracionit, pasi nuk besoj se do te kontrrollojne me hollesi cdo pasagjer. Por, mjere ai qe behet shembull. Shume shpejt do ti dali boja edhe kesaj "miracle of democracy"..  smiley

 

S'e kuptoj se si mund te m'i shohe qellimet nje dava oficeri kur une shkruaj "per turizem" dhe i kam leket, edhe pa me pritur njeri atje. Mua personalisht s'ka kush te me prese, dhe po dola do te dal per qejf, patjeter me hotel dhe me agjenci udhetimi. 

Officeri i emigracionit nuk eshte i detyruar te te jap ty sqarime si udhetare. Ka te drejte ligjore te thote JO nese ka dyshimin me te vogel. Si p.sh. nuk eshte plotesisht i bindur qe ti udheton si turist, nuk mendon se ti jep shpjegimet e duhura per arsyhen e udhetimit tend etj. Nje individi do ti duhen deri ne 2.000 euro per te udhetuar ne Evrope ( nese mendon te rrij me shume se 1 muaj). Biji llogarite per nje familje me 2 femije, iku rroga e vitit.

 

 Si s'ka te drejte te me jape sqarime per dyshimin qe ka? Nese i kam te gjitha letrat ne rregull, ai perseri paska te drejte te kete dyshime vetem duke me pare si kallep e duke me pyetur? Po s'dita gjuhen une?

Do kisha shume deshire qe te vinin mysafire te mi kushrinj me te cilet kemi rritur bashke...por nese keta kusherinj do te pretendojne qe une t'ju garantoj rrugen vajtje e ardhje,qendrimin,xhirote vizitat,shoping...le te rrine ku jane.Dera nuk i zihet kujt.

E moj Zana ...ritual i njohur prej kohesh ky.

Keshtu i tha baba cunit

Thuj mikut me i gjys goje "do rrish per dreke apo jo " ? Dhe cuni , jo Zana se o goce smiley , vuri doren ne mes te gojes e dau me dysh dhe i tha mikut :

"Me tha baba rri per dreke " 

.por nese keta kusherinj do te pretendojne qe une t'ju garantoj rrugen vajtje e ardhje,qendrimin,xhirote vizitat,shoping...le te rrine ku jane

Po me kete teori hedh poshte moj Zana dhe punen e mundimshme te Bulo Mejtimtarit qe pas shume e shume vrarje e troshitje te mendjes gjeti shprhje ngazellyese per  Dashurine e pakufishme te te permalluarve qe mezi po presin te Lirohen Vijat .

Meshire te lutem pe punen vetmohuese te tjetrit ,pune qe vete z.Berihaj e shpalosi ne fjalen madheshtore te fitores se Gares me Kuaj ne fushen e Vucidolit me kaloresit e ???????? Bosnjes me duket ! smiley 

 hahaha, po i ze frika keta jashte, se mos u zene deren. 

Mendoj se shqiptaret jane tashma te pjekur e nuk ja zene deren kujt.Jane aq te pasur sa nje jave turizem me kete krize mund edhe t'ja lejojne vetes...Aman veç nje fije frike e kam helbete ekperienca te hidhura...Do lloj xamje deret qe s'din kush me diftu....Me t'ardh kujshia e me t'ndejt 1 muaj e me ta nxjerr prej fytit fjalen e rande,,,,

Ow, pse k'shu ?? Qeke carnadarizu shume ti oj Zane

 

shqiptaret jane tashma te pjekur e nuk ja zene deren kujt.

 

 

lamentable !!!!

edhe njehere per ata qe nuk jane te qarte, kerkesat jane te pblikuara ne faqjen e Webit te Ministrise se Puneve te jashtme

 

 

Kërkesat ndaj shtetasve shqiptarë për të udhëtuar lirisht drejt shteteve Shengen.

Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike E Enjte, 04 Nentor 2010

a) Pasaportë biometrike.

b) Deklarimi i qëllimit të udhëtimit si dhe paraqitja, para punonjësit të kontrollit kufitar, e dokumenteve që justifikojnë qëllimin dhe kushtet e qëndrimit.  

  • Kur deklaron në kufi se po udhëton për turizëm, për pushime, i pavarur nga pritja apo shoqërimi i një personi tjetër, shtetas apo rezident në atë vend etj., duhet të paraqitet një rezervim hoteli dhe bileta e kthimit, nëse udhëtohet me avion ose mjete të transportit ujor.

  • Kur deklaron se udhëton për aktivitete të ndryshme, paraqitet dokumentacioni mbi aktivitetin, për të cilin personi është ftuar.

  • Kur deklaron se udhëton për arsye shëndetësore, paraqitet konfirmimi i institucionit shëndetësor ku do shkohet apo rekomandimi nga institucioni shëndetësor shqiptar ( rastet e kryerjes së analizave etj.).

  • Kur deklaron se udhëton për vizitë tek një i afërm, duhet të jepet  informacion mbi të dhënat e personit pritës, adresa e tij, nr. telefoni, etj.

  • Në të gjitha rastet, shtetasi duhet të ketë siguracionin shëndetësor (që përfshin udhëtimin dhe periudhën e qëndrimit) dhe nëse udhëtohet me makinë, dokumentacionin e nevojshëm të makinës (leje ndërkombëtare drejtimi automjeti dhe kartoni i gjelbër i sigurimit ndërkombëtar të makinës).

  • Mjetet e udhëtimit (bileta avioni, trageti,etj.)

  • Mjetet e jetesës gjatë qëndrimit  në zonën Shengen

  Shtetasi duhet të ketë mjete të mjaftueshme të jetesës, si për periudhën e qëndrimit të synuar edhe për kthimin në vendin e  prejardhjes ose tranzitin në një shtet të tretë në të cilin ai është i sigurt se do të pranohet, apo është në gjendje të përfitojë mjete të tilla në mënyrë të ligjshme. Po sa është kjo shumë?. Vende të ndryshme kanë përcaktuar shuma të ndryshme. Përafërsisht kjo shumë nuk e kalon 50 euro dita, kur shtetasi ka një rezervim hoteli.  

c) Shtetasi udhëtar nuk duhet të figurojë në listat e personave që përbëjnë kërcënim për rendin, shëndetin publik apo sigurinë e brendshme.  

d) Emri i këtij shtetasi nuk duhet të figurojë ndër emrat e personave ndaj të cilëve është dhënë masa ndalim hyrje qoftë edhe në një nga vendet në fjalë.      

Nëse për çdo njerin shtetas është marrë një vendim nga autoritetet administrative kufitare apo ato gjyqësore të qoftë edhe njerit nga 24 vendet e Shengenit, përfshirë dhe Zvicrën, për t’i ndaluar hyrjen në atë vënd, dhe ky informacion është hedhur në sistemin SIS, ky person nuk mundet dhe nuk do lejohet të hyjë në asnjë nga këto vende; pra do të prapësohet, me të mbërritur në pikën e kalimit të kufirit të vendit të parë të hapësirës Shengen. Vendimet për të ndaluar hyrjen, janë kompëtencë e këtyre autoriteteve. Këto vendime meren për raste, të cilat i ka përcaktuar Kodi Shengen, dhe që janë:  

  • kur personi është dënuar për një vepër penale për të cilën Kodi Penal parashikon dënim minimal 1 vit burg.

  • kur personi ka qenë subjekt i një urdhër largimi, largimi me forcë (deportimi, kthimi apo dëbimi), që kryesisht zbatohen pë raste të qëndrimit të paligjshëm.

  • kur ka të dhëna se personi është përfshirë në aktivitete kriminale apo dëshmi të qarta se ka për qëllim një gjë të tillë.

  Vendimet të tilla, në të gjitha rastet u janë  komunikuar me shkrim të interesuarve.  

e) Për minorenët kërkohet të respektohen kushtet e lëvizjes së minorenëve nëse nuk janë të shoqëruar nga të dy prindërit.

Çdo udhëtar duhet të ketë parasysh se:

Autoritetet kufitare të shteteve anëtare Shengen kanë të drejtë të refuzojnë hyrjen e personave që nuk plotësojnë këto kërkesa dhe të vendosin përfundimisht nëse do të lejojnë hyrjen në zonën Shengen.

www.mfa.gov.al/index.php

 Sigurimet nuk jane me detyrim. Eshte mire t'i kesh te paguara qe nese te ze halli atje, te mos shpenzosh qimet e kokes ose te mos kesh leke t'i perballosh.

Në të gjitha rastet, shtetasi duhet të ketë siguracionin shëndetësor ..Ku apo si merret ky siguracion ne Shqiperi??

Nuk e di si behet ne Shqiperi apo ne Itali, por ketu ne US e merr ndermjet agjensise se udhetimit ku blen bileten e avionit.  Besoj se e njejta gje duhet te jete dhe andej.

me e keqja eshte tek pikat e kalimit te kufirit. Por mund ta marresh edhe me pare ne agjesite e udhetimit ose direkt tek zyrat e kompanive te sigurimit.

po kjo qeka skandal! Sipas ketyre kerkesave qe na paraqiten, me mire me shku me apliku per vize, sesa me risku me te te kthy mbrapsht mbasi e ke lone shqiperine, psh, ne aeroportin e Vienes. Jo per gjo, por te lene minimumi gjys dite e maksimumi nje jave te rish si qen neper ato hotele/burgje derisa te te riatdhesojne, te hash ene te shame, te te bojne ene te padeshirueshem.

Ne fund te fundit, nese keto dokumenta nuk i pelqejne pales se huaj, me mire te te frenojne se shkuari kur ti je akoma ne shpine tate, sesa te te kthejn mbrapsht. Kur ke nje vize, ai/ajo rrujtsi i huaj tek kufiri te hap krahun.

Une vë bast PUBLIK qe asnjë NUK kane per te kthyer !

e pamundur !

Bullshit !!

Nuk besoj se ka per te qene e nderlikuar. Nje gjendje llogarie nga banka, nje specifikim se ku do te shkosh... besoj se pyetje me goje nga oficeri do te jete, dhe kaq.

Une kete te bankes s'e kam shume te qarte. Terheqja e gjendjes se llogarise se bankes eshte thjesht printime pa firme e pa vule, qe mund te falsifikohet lehte. 
Mos duhet ndonje gje me vule e firme diku ne banke?

 Viza Kart djema u hoq ne te gjith Europen para nja 10 ditesh, dhe u zevendesua me nje karte tjeter. Ca kontradikta te vogla USA-EU. 

 Vete fakti qe ka aq shume kerkesa per nje te dalur te ben te mendosh qe ata kane "la gojen " . Ku ka rob none te zakonhem SOT te plotesoj tere ato kushte . Nuk flasim per meloneret qe nuk kane nevoje smiley si psh " po zotnie , femijet e mi jane meleonere " por per hallkun !

Kjo te kujton ate historine e pshatarit qe vajti per te prere dru ne pyll dhe pasi e ngarkoi kafshen donte te hypte dhe vet. Jep jep po nuk mundete .Ishte SHUME i LODHUR ! Ju kthy zotit !

O zot me ndihmo te hypi dhe une mbi samar !

Zoti e degjoi i dha fuqi dhe HOP pshatari ne samar , po nuk u mbajt dot dhe ra ne krahun tjeter . Ra keq . U vra jashte mase dhe ashtu si ishte shtrire u kthye me sy nga termoja dhe i foli prape Zotit :

Te thashe te me ndihmosh o zot , po jo kaq shume smiley

 Shume te vetmashtruar ! Cudi ! Sot per sot eshte nje kuakkuarakak kjo Liri Levizjeje . Pasi te kaloje dhe Maja e 2012 , shohim e llafosemi per nje brez te pakten pas dhjete vjeteve . Pra eshte nje porte e HAPUR por JO e shqyer per Derrin e Dosen !

 Ca ka per tu habitur, duhet te kesh fondet e nevojshme me vete, sigurimin shendetesor dhe siguracion per udhetimin dhe kaq. Punonjesi i pikes kufitare i shqyrton te tera dokumentat personale dhe nese i ke ne rregull te lejon hyrjen kaq. 

TE GJITHE TE THONE SE "po shkojne tek te afert te tyre" (ka shqiptar pa nje te afert ne Europe, te pakten ne Greqi, Itali, Gjermani apo France ??), dhe kaq e ka ky muhabet. 

Nese te afermit e mi do te vijne per te ndenjur 3 muaj,  cilen polici kufitare e là mendja tu kerkoje 50€ x 90(dite) = 4 500 € cash ???   KURRE !

 

Dakord me Stalkerin per sa me siper.

Une neper kufinj s'kam vene re kurre qe shtetasit e tjere te nxjerrin lek e ti numerojne para policit.

Nje gje ama s'marr vesh : pse nuk e ka edhe Shqiperia kete detyrim?

Cilin detyrim???Qe te numeroj leket i huaji dhe te ket siguracion shendetesor,udhetimi etj etj kushte.......Shqiperia kete ja kerkon vetem kurdve qe vin nga Turqia se jan pa shtet se me te tjeret s'ja mba ta bej ligj.

 Se ka luksin shqiperia ta kerkoje kete nga te huajt, te cilet zakonisht vijne me pare.

Po pse mer lal, ça ka Letonia  Hungaria me shume se ne qe ta kerkoje?

 Po si cfare ka? Jane vende te EU jane me te pasur se ne ne cdo drejtim.

Letonia dhe Hungaria jane anetare te BE-se

desparacidos, a ke qene ndonjehere ne Budapest?...Eshte nje nga perlat e Evropes

Pooo, te huajt vijne me shume pare. 

Une neper kufinj s'kam vene re kurre qe shtetasit e tjere te nxjerrin lek e ti numerojne para policit.

 

Sigurisht qe JO ! Nuk leviz njeri me më shume se 100 € ne xhep, ne Perendim (te pakten ne France, KURREN E KURRES !! ).  Keto jane budallalleqet gjoja "në princip", me demek "k'shu e ka rregullorja". 
Jam i bindur qe, "ne princip", edhe ajo e USA duhet te kete klauzola te tilla per qytetaret e BE, dhe anasjelltas. Po nuk numeron njeri eurot apo dollaret kur kalon kontrollin e pasaportes !!!!

Edhe njehere nuk ke pare ne kufi leke sepse keto te dhena ti kane kerkuar ne ambasade kur ke paraqetur dokumentat per te marre vize. tani qe ambasadat anashkalohen keto do te kerkohen ne kufi.

Edhe nje here mos tju duket cudi, eshte fare llogjike...Oficer i emigracjonit do tju pyese..

Sa dite do qendroni dhe cfare eshte arsyeja e vizites?

A keni bilete vajtje ardhje?

A keni te ardhura te mjaftueshme per te mbuluar shpenzimet e tuaja fjate qendrimit?...

A keni siguracjon udhetimi dhe shendetesor?

 

 Po vertetim banke, besoj, jo leke nga xhepi. Une s'iki as deri ne Durres me me shume se 50 mije leke ne xhep. Jo me ne Itali ku thone se ka lloj lloj klandestinesh kriminele qe te vjedhin smiley

Oficer i emigracjonit do tju pyese..
.........
...

 

 

Në ç'a gjuhe do pytka ky oficeri i emigracionit ? Askush nuk eshte i detyruar te njohe gjuhen(t) e huaj(a) !!!

Te them nje histori timen :

Kur isha ne USA per qef, oficeri i emigracionit me pyeti pse po vija ne usa (ishte fiks pas 11 shtatorit). Kisha pasaporte BE, por sigurisht, e "intrigoi" vendi i lindjes (i shkruar sigurisht ne pasaporte).
Ngrita supet per ti treguar qe nuk kuptoj anglisht (gje e pavertete), dhe i thashe frengjisht "nuk ju kuptoj".

-Kaloni- me tha.

Ca te thoshte ?? 

Ore, ju qeka fut fryka n'bark ju ! Lejini mër muhabetet me t'pytme e me pergjigje ! Nuk di gjuhen dhe pike. Ngrej supet dhe KAQ.

 

Kishe pasaporte BE-se(Franceze)...Aty me qendro dhe hidhe vallen labce po te duash ne Aeroport...Eshte nje ndryshim i madh midis pasaportes Shqipetare dhe asaj Franceze

jo shqipetare, por shqiptare, or taj qe do me ndryshu boten  smiley

 Edhe njehere nuk ke pare ne kufi leke sepse keto te dhena ti kane kerkuar ne ambasade kur ke paraqetur dokumentat per te marre vize. tani qe ambasadat anashkalohen keto do te kerkohen ne kufi.

 

Malmstrom: Nuk do kërkohen para në doganë
16/11/2010 08:30

 Nuk do kërkohen para në doganëKomisionerja për Çështjet e Brendshme në Bashkimin Europian, Cecilia Malmstrom, theksoi në mënyrë të qartë se shqiptarët që po presin të udhëtojnë pa viza drejt Europës, nuk duhet të tregojnë para ose karta krediti në kufij.

Ndonëse zyrtarja e lartë e BE-së theksoi se shqiptarët mund të pyeteshin në kufij në lidhje me udhëtimin e tyre, kjo nuk do të thoshte që ata ishin të detyruar të jepnin informacion mbi të ardhurat që dispononin. 

“Atyre mund t’u bëhen sigurisht pyetje kur të arrijnë në kufi, por kjo nuk do të thotë që duhet të kenë me vete dhe të tregojnë një shumë të caktuar parash ose një kartë krediti”, theksoi Malmstrom, e cila pak ditë më parë zhvilloi një vizitë dhe në vendin tonë. 

Sipas komisioneres, pas 15 dhjetorit të këtij viti, shqiptarët do të mund të lëvizin lirshëm në Europë, konform kushteve të unionit. Por ajo theksoi se kjo lëvizje mund të kryhej vetëm me pasaportat e reja biometrike. 

“Qytetarët që duan të përdorin sistemin, duhet të kenë patjetër pasaportat biometrike. Po ashtu duhet të dinë se i jepet mundësia e qëndrimit në Bashkimin Europian vetëm për tre muaj. Nëse qëndrojnë më gjatë, qëndrimi i tyre kthehet në të jashtëligjshëm”, theksoi Malmstrom, duke i cilësuar këto si rregullat e vetme për lëvizjen e lirë. 

Mban pergjesi kjo Malstrom nese oficeri i emigracjonit te kthen per punen e lekeve?...A jep garanci ligjore kjo se ligji thote ndryshe, apo eshte fllucke per ti dhene pak inkurajim mikut te shtepise Sulltan Bin Berishes?. Me kujton pak Fratinin qe deklaronte per 5vjet rresh se vizat do hapen kete vit derisa u be si pua e asj shakase"doni me per Belulin?"

Ne kete rast kjo duhet tju kerkoje falje ketij ciftit Shqipetar nga Maqedonia qe ju refuzua hyrja per pune lekesh...Evropa eshte bere nje pacavure me ligje kontradiktore:

Le te shohim pas15dhjetorit por une jam shume skeptik

Po nese nje shtetas shqipetar mendon se ne piken e hyrjes ne shtetet shengen eshte kthyer mbrapsht pa te drejte, a ka nje linje se si te kerkoje hetim te ceshtjes? Nese po cilat jane procedurat?

Zonja Malstrom mban po aq pergjegjesi sa mund te mbaje edhe Saliban Berisha ne rast kthimi mbramsht nga oficeri i kufirit. "Une jua dhashee juvee levizjen e liree, por imperialistet e kane inat shqiperine e kuqe, ju kane inat jue se keni gjakun e kuq. Ndryshojen ne blu ngjyren e gjakut dhe do kaloni"

 

 Më falni ju Gjergj K dhe Art..., se ju për të mirën e lexuesit e keni gjithë informacionin që transmetoni, por s'di pse kam më shumë tendencë të besoj një komisionere europiane se sa dy anonimë interneti.

Sepse na kane gjinje ofruar luge boshe dhe jemi mesuar fare mire me deklaratat e tyre kontradiktuese....

Lexoje kete artikullin ketu se c'thote ...Gjithe Ballkaniket do te jene nen skaner te rrepte

www.focus-fen.net/index.php

 e lexova. thotë se do të kihen nën mbikëqyrje lëvizjet dhe do të ndëshkohen abuzimet, por nuk më duket ndonjë çudi. dhe kjo s'ka të bëjë fare me kontrollin e parave në doganë. unë të paktën s'lexova asgjë të tillë. 

ju paguan kush të jeni kaq negativë apo e keni hall prej vërteti?

Vdekshin ishalla sa kerkesa na hallakaten te 10fsha ambasaden qeka bo puna.

 

Ok ja ca kam bere une .

Kam pre bileten 26 dhjetor- 3 janar

Kam marre me fotokopje te njeriut ku do fle ( kusheri)

Adrese , nr tel dhe nje deklarate qe do me mbaj ne shpi e do me jape me ngrene etj.

 

Do marr dhe ca lek me vete, por me vete kam dhe nenen e kusheririt ajo do rrije 3 muaj sa i duhen lek dhe pse  do flej/ushqehet tek goca vet ?

Po duhet te jete pjesetar i familjes qe te dale garant per leket, edhe pjesetar i familjes mund te mos beje pune si ai cifti nga Maqedonia qe permenda me pare.

Per qendrim 3mujor nenes mund ti kerkojne rreth 2000-2500euro...edhe nje here mund te kete raste qe mos ti kerkojne leket por rregulli eshte qe ta justifikosh veten financjarisht.

 A ka ndonjeri ndonje sqarim me konkret me punen e vertetimit te lekeve?
Cfare vertetimi duhet kerkuar ne banke? Thjesht terheqje e gjendjes se llogarise? Ajo flete ka logon e bankes, por jo firme e vule? Apo ka banka vertetime enkas per kete pune? Do te pyes ne banke, gjithsesi, por a ka njeri informacion?

 Ikspo, 

 

moc caj koke, vishu mire, sillu korrekt, mos hap syte sa andej kendej, dhe perpiqu te buzeqeshesh kur flet me punonjesit ne aeroport. Sigurisht ata kane dale ne pune kryesisht per te mbushur 8-oreshin dhe me pas qe te "gjuajne te keqinjte e radhes".

Ne aeroporte ka aq shume rremuje, dhe kalojne mijera veta andej-ketej, dhe nuk ka kohe askush te merret me numerim lekesh. Por, ne qellofte ndonje racist, ai do te nxjerre ndonje gje edhe ne qofte se e ke gjithshka ne rregull!

 

 

 

 Po c'numerim lekesh, se s'ben vaki te jete me leke kesh. Te jete ashtu as iki fare. Po iki per qejf, jo te rri ne siklet.

 merr nja 200 kesh dhe nja 2 kredit karta dhe kaq. As mos qesh shume, rri serioz me bon sens dhe vishu thjesht , sportive ne menyre te rregullt.

 lol, ca jane keto keshilla qe jepni? Sikur po shkoj per t'ua futur atyre une.
Pse duhet te ruhem se si do te qesh e se si do te vishem? Do te vishem sic vishem ketu e do te rri sic te me vije per mbare te rri. lol. Po me erdhi per te qeshur, do te qesh. C'qenka kjo? Do te me ktheje mbrapsht po qesha? Kujt i plasi! Nderroj destinacion! Nga Italia shkoj ne Spanje. Halli madh. U be btha e rojes italiane ne aeroport te vendose nese duhet te qesh apo jo dhe se cfare te vesh. lol Sportive thote kjo, amerikanka. hahaha... ja pra, do te pyes rojat une nese vishem sportiv apo sic me do trapi mua.

u nxeh shqiptare pa kaluar akoma kufirin. po muhabet po bejme dhe ke te drejte. po c'te bejme, jane bere shqiptaret tmerri i europes. tani qe u hoqen vizat me shqiperine, kerkojne gjithe keto xhingla-mingla maskarenjte e europes. se u be qameti per 3 miljon shqiptare... 

 Lira, une jam njeri i ndershem dhe dokumentet do t'i bej sipas ligjit, ne menyre te ndershme. Une s'mbaj pergjegjesi per ate qe kane bere shqiptaret e tjere, dhe s'lejoj te me diskriminoje njeri, nese i kam dokumentet ne rregull, dhe as kam pse i nenshtrohem njeriu duke ndryshuar paraqitjen e jashtme dhe sjelljen. 

 As e ve ne dyshim qe je njeri i ndershem.  Shume mire ben: ji vetja jote gjithmone dhe je ne rregull. ( megjithate, te vishesh sportiv kur shkon me pushime eshte brenda vetes, me duket, te pakten per mua)

  E kisha fjalen qe nuk ndihem i detyruar te ndryshoj veshje, por edhe qe mbase ne ketu, gabimisht, nenkuptojme tjeter gje me "sportiv" kur e thote dikush qe rri ne Amerike. Ngaqe ne ketu i njohim amerikanet vetem prej ketyre tycave te fese qe sjellin ketej, kur ti me thua sportiv dhe ke flamur amerikan, une imagjinoj keta tipat me atlete pa corape, pantallona te shkurtra dhe t-shirt te gjere e me njolla djerse. smiley Gabim paragjykimi nga ana ime. Por besoj se me sportiv e ke fjalen qe njerezit s'duhet te vishen sikur po shkojne ne dasme, apo si superpasanike me rroba gabi. Per kete eshte e vertete qe ka plot shqiptare qe e bejne dhe kur hedhin plehrat, jo me deri ne perendim. 
Megjithate, ka pak per t'u shqetesuar. Me c'kam pare, ne shqiptaret vishemi njesoj si mesdhetaret. Pak jane sot ata qe e ekzagjerojne me veshjen, duke dashur te duken "mire." Por atyre plakave dibrane me gersheta te gjata edhe ato rrobat si shallvare, dhe baluket ne balle, cfare t'u themi per sportive? smiley

 Mua nuk me eshte dashur te tregoj shume parash ndonjehere ne kufi, por kur beja ftese per vizitore me duhej te tregoja llogarine bankare. Letra nga banka duhet te jete jo me e vjeter se nje muaj. Nuk duhet te mungoje vula dhe/ose firma. 

 thx, eko... dmth s'mjafton ajo letra e zakonshme me logo qe te printon arketarja per gjendjen e llogarise bankare? Cudi, mua ate leter ma ka njohur gjykata dhe kam fituar nje gjyq. Por ne fakt, edhe atehere m'u duk e cutishme qe ma moren parasysh pa firme e vule.

Thjesht "bank statement" me emrin dhe llogarine tende, mundesish jo me te vjeter se nje jave. Tregoju karten e bankes po ta kerkuan ne aeroport. Po ta kesh karte krediti, shume here me mire...Kaq

Edhe nje here per sqarim ato te dhena qe mund te kerkonin ne ambasade  tani ka te drejte ti kerkoje oficeri i emigracjonit..Thjesht!

Nuk do te thote qe do ti kerkohen cdokujt 100%

Duhet te maresh nje vertetim per gjendjen e llogarise bankare dhe qe kushton 1000 leke nese llogaria eshte ne Leke, 10 Euro nese eshte ne Euro dhe 10 Dollare nese eshte ne dollare. Keto tarifa jane per banken Intesa Sanpaolo

Konfirmim bankar per marredhenie

me banken dhe per balancen e

llogarise

ALL 1,000

 

 

Rendesi te vecante paraqet plotesimi i deklarates ne piken e hyrjes te vendit shengen. Kjo eshte nje vetdeklarim qe duhet te jete i mbeshtetur me dokumentacionin perkates. Ka gjasa qe te te mos ta kerkojne, por kjo nuk do te thote se ja ke hudh. Ky deklarim plotesohet ne dy kopje firmoset nga personi hyres dhe personi pergjegjes ne kufi. Nje kopje e merr udhetari dhe tjetra depozitohet ne zyrat e postes kufitare. Kjo leter deklarimi duhet ruajtur per gjithe periudhen qe qendrohet ne vendet shengen dhe luan si te them rolin e vizes qe kemi pasur deri tani ne pasaportat tona. Ta zeme psh se udhetari shqipetar per ne vendin shengen ka deklaruar se do te rije 10 dite. Por ai e tejkalon kete afat. Rastesisht nje polic i kerkon te indentifikohet dhe krahas pasaportes duhet ti japesh edhe kete deklaraten e hyrjes. Nese e ke kaluar afatin qe ke ne deklarate, automatikisht te deportojne si dhe nuk te lejone te futesh ne vendet shengen per nje periudhe 5 vjecare. Nese i thua se te ka humbur, atehere te cojne ne polici derisa  te marin fotokopjen e deklarates tende nga zyra e pikes kufitare nga ke hyre dhe nese e ke kaluar afatin te deportojne. Prandaj duhet bere kujdes se nese per aresye te ndryshme kerkohet te rihet me shume sesa afati qe ke konfirmuar ne deklaraten e hyrjes, duhet te shkoshe ne nje zyre te shteti te shengenit dhe te aplikosh per leje qendrimi. Nese ta pranojne te pajisin me vize ne pasaporte sigurisht duke paguar tarifen perkatese. 

Ti na i bere me te koklavitur se sa ishte gjer tani haha.Te shkretet njerz nuk dine ca te bejn.Po del cdo ore nje "penges" e re.Per kete u be gjithe ajo fest.....Te pakten kur ishin vizat kishe dhe mundesi per ndonje bashkim familjare kurse sot te fusin nje deportim per qejf.

ah dhe dicka tjeter, nese deklaroni se do te shkoni tek ta zeme vellai, duhet te keni letren qe ky i fundit ka nenshkruar dhe certifikuar sipas rastit nga pushteti lokal apo stacioni i policise ku ka vendbanimin, ku thote se shte i gatshem per te strehuar dhe ushqyer per xxxxxxx dite shtetasin shqipetar. Nese deklaroni se do te shkoni per turizem ne Danimarke dhe do te rini 10 dite duhet te keni me vehte ose cash ne masen minimale : 10 dite X 50 Euro= 500 Euro per ushqim dhe 10 dite X 30 Euro = 300 Euro per strehim, pra 800 Euro, ose travell cheque ne kete shume, ose karte debiti visa ose master card etj si dhe vertetimin e gjendjes se llogarise bankare me te cilen eshte lidhur carta elektronike qe ne rastin tone nuk duhet te jete me pak se 800 Euro. Kuptohet qe duhet te keni edhe bileten e kthimit me aeroplan, ose nese deklaroni se do  te ktheheni me transport rrugor, euro te tjera mbi shume e mesiperme dhe qe garantojne koston e kthimit.

Hajt pra udhetim te mbare

 

per ata qe jane biznesmene kjo pune eshte njesoj si me detyrimet fiskale qe bazohen ne parimin e vetedeklarimit te subjektit. Pra biznesmeni paguan detyrime mbi bazen e perllogaritjeve dhe te vetdeklarimit qe e ben vete. Por nese e ka bere gabim (ta zeme qofte edhe pa dashje) dhe kapet mbas disa kohesh, denohet me sanksione deri ne burgim. Keshtu eshte dhe me levizjen pa viza por me kushte. Qytetari vetedeklaron ta zeme se do rije 12 dite, por ne fakt ri 15 dite dhe kur kthehet nuk e kontrollojne. Nese ta zeme iken prape mbas 6 muajsh per 2 jave dhe rastesisht kontrollohet dhe zbulohet se heren e kaluar ka ndenjur 3 dite me shume sesa kishte deklaruar, penalizohet duke u deportuar dhe duke ju hequr e drejta e levizjes per 5 vjet ne vendet shengen. 

Hajt pra udhe te mbare! 

Nuk e kuptoni që me gjithë këto koklavitje do jemi më keq se çifutët në Gjermaninë naziste? Ku po shkon? Sa do rrish? Sa do hash? Sa do pish? Sa do pjerdhësh? Sa lekë ke? Pse ndenje dy javë më shumë? Just WOW!!!... Dhe ndihemi krenarë? Unë uroj që në praktikë të mos jenë të vërteta këto.

 Ti harron qe keto kerkesa ishin edhe kur shkoje me vize. Nuk eshte thene qe mospasja nevoje e vizes te liron nga detyrimet e tjera. Per ti rene shkurt me mire ta kufizosh viziten ne 1 jave qe mos te kesh shume probleme. Nese behesh anetar me te drejta i BE atehere keto detyrime hiqen fare ama.

 te kjo harta mungon kosova 

 

parate ne kufi ti kerkonin edhe kur shkoje me vize, me ka ndodhur ne traget qe shqiptaret, pa u njohur, e kalonin "pakon" e liretave dore me dore e ia tundnin para syve atij debilit qe nuk ia kish dhene gruaja ate nate. Te tjera kohe.

 

 

Kosova nuk eshte njohur nga te gjitha vendet e BE-se keshtu qe nuk eshte ne harte

po e beni shume tragjike situaten.nuke eshte se te kerkon kush te gjitha keto gjera.ate qe punojne ne  aeroporte njerez jane nuk eshte se kane shume nge te merren me mijera pasagjere qe kalojene ne nje dite.thjesht nqs i dukesh tip i dyshimte mund te te mbaje dhe te te pyesi me me hollesi.imagjinoni nje avion me 200 njerez qe vete ne aeroportin x dhe duhet te bejne kontrollet ne kufi,sikur polici te rri e te pyesi te gjithe me rrenje dhe me dhemballe pas nje jave mbarojne.nga eksperianca ime nuk eshte se te mbajne shume gjate (vetme nqs kur te ben pyetjet rutine i dukesh  dyshimte ).mbase fillimisht do bejne pak si gangstera pastaj te jeni te sigurt qe do te qetesohen.

hajt mo ca boni kshu se late nom, nuk thoni shyqyr qe i hoqen vizat po boni edhe llafe

ca kuptimi ka te ikesh jashte pa lek ne xhep. ku dreqin do rrish, do hash, do flesh etj?

normalisht qe me ate sy do te  te shohin , me percmim.

shkoni shifni i her te ambasada greke  se ca njerezish te lodhur e te rraskapitur prisnin per vize, apo te italiania, ca tjeter vecse emigrant mund te ishin?

fajin e ka qeveria ( e te gjithe te tjeret bashke me te ) qe nuk kane respekt per qytetaret e ketij vendi, dhe tani ne kete respekte te munguar nga qeveria jone ja kerkojme qe ta kene te tjeret????

kush ketu ka dy lek dhe nuk ka pas mundesi me pa noi ven te bukur ne europe, ose edhe kot per te shetitur, me ato dy lek qe ka, te shkoje para majit

se nga qershori nuk i dihet , na rivendoset regjimi vizave prape. me kete qeveri te papergjegjshme e politike ordinere nuk se cte presesh tjeter

 

 po sikur shqipoja të marrë makinën dhe të niset për në greqi me 200 euro në xhep dhe ti thotë policit në kakavijë se po shkon për dy ditë, kush do ia mbajë hesapet a u kthye apo s'u kthye pas dy ditësh apo u ngul atje përgjithmonë? Po shqipon që mund të marrë biletë avioni vajtje-ardhje  tiranë-bruksel për një javë, kush e detyron të kthehen brenda javës dhe të mos e zgjasë udhëtimin dhe dy muaj e tre javë?

këto janë procedura që qetësojnë vetëm veten e tyre dhe mbase u japin dorë policëve të aeroporteve të kontrollojnë ndonjë tip të dyshimtë, por në përgjithësi më duken të kota, ndaj dhe më duket se informacionet që vijnë këtu janë si valë marketingu për të zhbindur popullin të marrë rrugët, a thua se ky i ziu s'ka hall tjetër për të zgjidhur. 

ju falemnderit që më përpara për ndonjë përgjigje ndriçuese

 Edhe keto lajmet e sinkronizuara ne kohen e duhur... tipa qe ngecin ne aeroport per 52 euro... Kush eshte ai qe ngel per 52 euro?

Them se jane sajuar si lajme, si tip mesazhi shembull.

lajmi vjen nga WazEurobserver nje nga agjecite e lajmeve me prestigjoze te BE-se dhe jo nga Koha jone apo RD. Oficeret e emigracjonit nuk te presin me buzeqeshje dhe krahehapor, puna e tyre eshte te nxjerrin ty dhe mua pengesa ligjore.

Akvll: Shqiponja kur te hyje ne Kakavije apo Kapshtice do te firmose deklaraten ne piken e hyrjes te vendit shengen.(e cila shenohet ne kopjuter nen numrin e pasaportes)...Do te jape nje cope leter ku eshte e shkruajtur kohzgjatje e deklaruar ne piken kufitare. Neqoftese shkel datat e percaktuara atehere kur te kthehesh do paguash gjobe deri ne 3000 euro, plus bllokim i levzjes se lire per 5vjet. Edhe gjat qendrimit ne Greqi policia Greke mund te pyese per deklaraten e pikes se hyrjes dhe po pate shkelur afatet kalon ne deportim dhe denime penale.

 

Jane rregulla qe duhet ti ndjeke cdokush. Nuk ka nevoje per panik por per pragmatizem. Shqipetaret jane vene ca ne shenjester qe nga vala e azilanteve Shqipetare nga Maqedonia dhe Serbia qe vershuan ne Brusel dhe Berlin. Kur digjesh nga qulli, tone do ti frysh dhe kosit! Evropa eshte e mbushur me azilante nga Iraku dhe Afrika dhe nuk do probleme nga Ballkani.

Edhe nje here per leje pune dhe viza studentore, bashkim familjar do ti derjtohemi serisht ambasadave. Liberalizimi do sjelle nje hov pozitiv dhe e teper konkurrence ne ekonomine e vendit. Ne shqiperi jane cmime skandaloze te veshjeve dhe mobiljve dhe kesaj radhe tregu yne monopolist do perballet me konkurrece reale, por kesaj radhe nga jashte.

Do te bjere me lire ti hipesh tragetitapo autobuzit per fundjave dhe ta besh pazarin ne Athine apo Brindizi

 

 

 

 Art, pergezime per tabelen. Sa per punen e parave, mendoj se nje karte krediti me fleten e gjendjes te llogarise do te vleje njesoj. Kush nuk i ka ato leke, i merr borxh dhe i heq nga llogaria te nesermen pasi nxjerr gjendjen e llogarise.

  • Itali - 1 deri ne 5 dite shume fikse 269.60 euro / 6 deri ne 10 dite shuma per dite 44.93 euro / 11 deri 20 ditë fikse + shuma ditore për person: 51.64 euro + 36.67 euro / 20 ditë fikse + shuma ditore për person: 206.58 euro + 118.79 euro

Nuk e marr vesh fare këtë të Italisë. Sa i bie të kem me vete po ndejta 20 ditë?

futi 2000 eur te jesh mren smiley

206.58 euro + 118.79....Rreth 326 euro

Italia eshte ca me lire se vendet e tjera...porr merr nja 1000euro te jesht ne rregull

 

Nuk e besoj, 326 Euro për 20 ditë? I bie aty te 15 euro dita, minus kafen në aeroport. Po për vetëm për 1 deri ne 5 dite është shuma fikse 269.60 euro.

Po me dash me nejt 3 muaj, duhet të marr me vete kasafortën?

Keshtu e ka ligji nuk e them une....shikoje lart tek web qe kam postuar

Thjesht paraqiti karten e bankes dhe nje Bank Balance me gjendjen qe ke(te atyre diteve mundesiht)

Nga sa kam informacion e njejta proçedure eshte aplikuar edhe per rumunet,te njejtat garancira.Zgjati pak veç nja tre e deri ne gjashte muaj,sidomos per pamundesine e perballimit praktik te ketyre kontrolleve

Nje pyetje tjeter.

Tani shqipetaret ka te drejte te hyje dhe te dale ne hapesiren Shengen.

Po ne Serbi,Kroaci apo vende te tjera qe nuk jane ne Shengen por kane statusin tone,kemi te drejte te hyjme qe nga 15 Dhjetori?

kjo gje nuk varet nga BE-ja, por nga bisedimet bilaterale ndermjet shteteve perkatese. Keshtu psh, sipas bisedimeve te sukseshme bilaterale midis kokelopes dhe ministrit te jashtem Serb u arrit qe serbet te hyjne lirisht pa viza ne shqiperi, ndersa e kunderta jo.

Ne Serbi e ne Kroaci ka vite qe shkohet lehte fare.

Ja dhe nje shuplake nga shqiptaret per llapaqenet e opozites,qe vetem zi nxjerrin nga goja.Shikoni qe vetem 4% dalin qe do te kerkojne pune.Sci duket etapa tjeter e opozites do te jete nxirrja e cdo gjeje ne menyre qe BE te rivendose perseri regjinim e vizave.Por populli yne nuk do te bjere ne kete kurth.Ja dhe studimi dhe linku me poshte:

...Por cilat janë arësyet kryesore të udhëtimit të shqiptarëve tani që u hoqën viazat afatshkurtra. Të paktën në fazën e parë  - sipas zotit Nelaj, - ata mendojnë për udhëtime familjare e turistike. “44 % e tyre do udhëtojnë për të takuar të afërmit, 34 % për turizëm, 9 % për biznes, 8 % per studime dhe 4 % për të kërkuar punë.

Ekziston një prirje e lehtë e të rinjve shqiptarë për të udhëtuar drejt vendeve të BE për të kërkuar punë dhe një prirje e fortë për t’u larguar nga Shqipëria në rast të sigurimit të punës në një nga vendet e BE. Kjo është më e theksuar për të rinjtë e zonave rurale” - tha zoti Nelaj.

Studimi zbuloi se shumica e shqiptarëve e shohin anëtarësimin në BE si një mënyrë që do të përmirësojë jetesën në Shqipëri dhe jo si një mundësi për shqiptarët që të largohen nga Shqipëria për të jetuar e punuar në një vend tjetër të BE....

Ja dhe linku:

http://www.voanews.com/albanian/news/Sondazh-per-udhetimin-pa-viza-te-shtetasve-shqiptare-108178829.html

 Po pse more, po pata ndermend te shkel ligjin une, do ta them ne sondazh? hahaha

Megjithate, ata qe do ta bejne, s'do te jene shume.

 'Por populli yne nuk do te bjere ne kete kurth.'

 

Hahahaha..te 10fsha Enver Hoxhen

 Mqs behet fjale per informacion mbi rregullat e kalimit, me poshte disa rregulla e keshilla per ata qe nuk kane qene jashte Shqiperise ndonjehere.
Nuk tymoset duhan (apo ndonje gje tjeter) ne stacionet autobusave, tramvajeve, metrove, trenave dhe nqs keta jane te pambuluar (perjashtim bejne vende te caktuara ne platformat e stacioneve te trenave). 
Tramvajet kane perparesi ndaj kembesoreve edhe ne vijat e bardha.
Kujdes nga xhepistet.
Ndodh qe edhe kembesoret qe nuk respektojne semaforin gjobiten rendshem nganjehere.
Vishuni mire e ecni anash.
Spo me vjen gje tjeter ne mendje.

Regulli Nr 1 dhe Nr i fundit:

Njerez as mos e grizni fare kur te dilni ne perendim.

Dilni dhe me ate pak lek qe keni shijoheni Perendimin ( te pakten gjerat e bukura) beni ate qe keni per te bere dhe mos e cani koken fare. Mos u beni preh e politikave dhe mediave antishqiptare qe veprojne shume fuqishem si ne Perendim dhe ne Shqiperi.

Jane politika shume te komplikuara mafjoze dhe antishqiptare qe duke i bere shqiptarve presion ne menyre te vazhdueshme perpiqen tja thyejne moralin dhe dhe ti krijojne pershtypjen sikur jane njerez te dores se dyte, dicka qe nuk eshte e vertete fare.  Politika shqiptare nuk perfaqeson popullin shqiptar, kete e dine sesilat dhe fullot shume mire.

Shqiptari se ka ule kurre veten perpara botes. Dhe nuk i ka ngele kurre njeriu borxh. Gjithmone per ate qe ka dashur te beje dhe shijoje xhepin plot e ka pasur. Politika e vizave ne EU tregoi shume qarte se me cfare llojesh e speziesh kemi te bejme. Nuk jane shqiptaret problemi i Evropes.

I uroj cdo shqiptari gjithe te mirat ne lidhje me vizat.

 

 

 

Nuk keni nevoje te vertetoni asgje. Askush nuk ju detyron te keni kaq apo aq para. S'keni nevoje as te zgerdhiheni, as te qendroni serioz. Thjesht jini te sjellshem dhe te gatshem ti pergjigjeni sakte e pa hezitim pyetjeve te tilla si psh: "Ku do rrini?", "Sa do rrini?", etj. Latino-amerikanet psh qe ecin pa viza ne Evrope nuk hasin as veshtiresine me te vogel. Keshtu qe nuk kemi te bejme me rregulla shtese se atehere do te ishin per te tere.

Keto gjasme "kuota" jane te sajuara dhe nuk kane asnje baze ligjore.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).