The Nobel Prize in Literature 2010 was awarded to Mario Vargas Llosa "for his cartography of structures of power and his trenchant images of the individual's resistance, revolt, and defeat".

 

40 Komente

epo dy gëzime në një ditë janë shumë... 

Urime , ne koke te Kadareut rradhen tjeter. Po s'ngeli me hispanik pa mare nobel mor

S'kisha gjasa ta fitonte kete here Kadareja, ose me mire mundesite qe ta fitonte kane ardhur duke u pakesuar nga 90-ta e ketej.

Llosa eshte peruvian, nja shtatedhjete e kusur vjec. Te drejtat e botimit ketej nga ne i ka Einaudi me kohe e me vakt.

Kush e di si do vloje shitja e te drejtave per perkthimin ne Frankfurt smiley .

Po, varet per sa vjet ne fakt. Dhe varet edhe per cfare titujsh. Tregu i shitjes se te drejtave te autorit eshte shume interesant.

ne shqip e ka perkthy Nasi Lera me duket

E ka lexu njeri ?

jo po mua

Po LLosen pra ...se Nasin besoj ska ngel njeri pa ee lexu ne kohet e vjetra smiley

 

Përkthyer nga  Nasi Lera :

  • Shtëpia e gjelbër
  • Kush e vrau Palomino Moleron 

I kam lexuar nje roman qe ne it. eshte perkthyer me titullin "La città e i cani" dhe aq. Nuk e dua shume ate lloj letersie. Une thashe mos e merrte DeLillo kete here. Shpresoja dmth.

Po nuk je sllav,afrikan,apo nga Amerika Latine dhe po te mos jesh anti amerikan nuk merr cmimin Nobel.

Mire ka thene Kadarejasmileyo ta kisha mbiemrin Kadareov,Kadereovic apo Kadareevski do ta kisha marre me kohe cmimin Nobel.

Kjo eshte e vertete kur sheh se cfare mediokerish e kane marre kete cmim qe po kthehet ne qesharak.

 

Mund ta sjellesh, nqs e ke, burimin e ketij mesazhi te Kadarese, se ku e ka thene, nese e ka thene?

Po qe se ka thene nje gje te tille, mua ma heq edhe ate fijen e fundit te respektit, qe me ka mbetur ndaj tij.

E le ta themi troc: Pervec se ne koken tone, Kadare nuk ka qene asnjehere favorit kryesor per te marre cmimin Nobel.

Kadare ka marre dhjetra cmime te tjera prestigjoze letrare,keshtu qe jo se e themi ne por e ka merituar Nobelin.

Ai eshte nominuar nga Akademia e Arteve te Frances per kete cmim,keshtu qe te thuash se dhe ata ja futin kot eshte pak si teper.

Ore, qe ka marre me dhjetra cmime prestigjioze letrare, ato ti mbaje, sepse i meriton.

A e meriton Nobelin?

Ndoshta po, ndoshta jo.

Ate gje e dine vetem ata mjekroshat e Akademise suedeze, qe vendosin vit per vit, se kush e meriton cmimin.

Qe e ka nominuar Akademia e Arteve te Frances, po ta marresh si te vertete kete qe thua ti, ose kete vit Presidenti i Shqiperise Bamir Topi, kjo nuk perben asnje lloj kriteri per meritimin e cmimit. Aq me teper qe une thashe qe ai nuk mund te kete qene aspak favorit kryesor dhe nuk aludova fare nese e meriton apo jo.

 

Not my cup of tea, nuk me terheq stili i tij i te shkruarit. Po ashtu, librat e tij nuk jane te lehte per t'u  pertypur. Une kam lexuar dy, 'The War of the End of the World' dhe 'The Feast of the Goat'. I dyti me ka pelqyer me shume se i pari.

Sa per Kadarene, zor se e merr ndonjehere, megjithese cdo vit shpresojme.

Nuk e njoh autorin.  Sipas NYT, "The Swedish Academy has once again made a choice that is infused with politics." 

Urime autorit. 

individual's resistance, revolt, and defeat". - jane shume ne mode keto kohe ne Suedi

E drejte, karamele, jane ne mode po kjo nuk eshte gje e re. Per me teper ne te njejten Suedi qe i kerkoi shprehimisht para ca kohesh te mos i jepej ky cmim Kadarese...prandaj nuk kam shume shpresa se e merr cmimin Nobel ai, megjithese per talentin qe ka e meriton. Edhe fakti qe nuk eshte shume i njohur ne boten anglo ka te beje se veprat e tij ne anglisht vijne nepermjet dy perkthimeve, nje here ne frengjisht dhe pastaj nga frengjishtja ne anglisht, po ashtu duke qene se ai nuk flet mire anglisht nuk ben dot PR per veten ne boten anglo. Kam provuar te lexoj nja dy libra ne anglisht te tij vetem per te pare a percillet apo jo sic duhet ne anglisht dhe per mua fatkeqsisht me gjithe mundimin e Davit Bellos pergjigja eshte jo dhe i kam lene ne mes. Per te mos folur per mentalitetin shqiptar aq prezent ne veprat e tij qe eshte shume, po shume i huaj per 'anglo world'...

Eshte dhe ideja qe Kokonozet qe ndodhen ne Suedi i kane bere reklame te keqe Kadarese, plus qe te berit rezistence tek ne gjate komunizmit eshte vene shpeshhere ne dyshim, ne ishim te fundit qe rrezuam komunizmin dhe deri ne 91 njerezit ishin akoma te ideologjizuar.

Plus qe Kadareja eshte produkt i sistemit komunist si shkrimtar, ai eshte perfekt por eshte i ftohte dhe perllogarites, shkruan ate qe don lexuesi te lexoje dhe jo ate qe ai ndjen. Nuk mund te shkruash thjesht per marre nje cmim apo nje lavderate, qofte dhe ky cmimi Nobel, duhet te shkruash sepse e  ndjen si nevoje te brendshme, se ke deshire te komunikosh dicka por jo sepse po merr nje stimulim nga jashte.

Nese komisioni degjon thashethemet e Kokonozeve dhe ketu e bazon dhenien e cmimit Nobel per letersine,atehere me mire qe mos e marre kete cmim qesharak.

Po Herta Muller kishte bere PR ne anglo-sax world?  Jo dhe aq me duket.  Ndersa Llosa eshte prof ne Princeton.

Nqs "infusioni me politiken" vazhdon te qendroje si para-kusht, atehere ...

 

 

Disa nga veprat e M.V. Llosa:

 

Parajsa është tjetërkundi

Kush e vrau Palomino Moleron?

Liria e egër. Ditar nga Iraku

Letërsia dhe politika

Shtëpia e blertë

Shënimet e Don Rigobertos

...

ej, po kush e ka fshire ate komentin tim ku thosha se tani qe e mori dhe vargas llosa cmimin nobël vetem Mira Meksi ka ngel pa e marr? apo eshte bere mira meksi admine? 

sa per kadarene, kur s'e mori nobelin deri ne 94, kot e ka. kohet e fundit po shkruan vetem per inerci...

 Ky ne fakt eshte shkrimatr i mire me te drejten e vet.

Shkrimtari Mario Vargas Llosa do te mbahet mend natyrisht per romanet e tij.  Ndersa njeriu Mario Vargas Llosa do te mbahet mend per grushtin e furishem (ne kuptimin e vertete te fjales) qe i dha Gabriel Garcia Marquez-i, duke i nxire syrin dhe fytyren...Gjuhet e liga thone se ky i fundit kishte patur nje lidhje intime me te shoqen e Llosa-s... 

Personalisht me behet qejfi Nobel-in e ketij viti.  Shkrimtaret latino-amerinkane me kane dhene disa nga kenaqesite me te medha ne eksplorimin e botes permes romaneve.  

The note reads: "Patricia, when you read this I will be gone. I am leaving you for a Swedish woman. No, she is not Anita Ekberg, but her embonpoint is indeed ample! Be good to the children whose names, for the moment, I forget. I am delirious with love! Farewell, my dear, farewell!"

Mario Vargas Llosa:

1. Write short novel.

2. Punch Márquez in the face.

3. Get the jump on him with a sucker punch - don't forget you are Peruvian and you punch like a girl. But if you hit him first, he will be so surprised he won't get up. Clever, eh?

4. Become Peruvian president.

5. Ship this mirror to Lima so you don't forget your resolutions.

6. Stop writing in lipstick.

Patricia, when you read this I will be gone. I am leaving you for a Swedish woman. No, she is not Anita Ekberg, but her embonpoint is indeed ample! Be good to the children whose names, for the moment, I forget. I am delirious with love! Farewell, my dear, farewell!"

Unbelievably ugly!

The Swedish woman must feel so sad when she reads it. The poor woman has no name. On the other side Patricia won her freedom in the best way possible. Her man admits he is totally sick. smiley

 

 

Nobeli kete vit ka shkuar ne duar te denja. Te pakta kane qene te tilla gjate historise se Nobelit ne letersi.

 Ajo qe me pelqen mua tek kjo tema Kadareja, Nobeli dhe Shqipetaret eshte se cdo vit ne kete kohe shqiptaret shpalosin po te njejtat sharje apo lavderime, marrin te njejtin perfundim, dhe pergatiten per te thene te njejtat gjera vitin qe vjen. 

Une them ta bejme Feste Kombetare te Nobelpritjes dhe ta aprovojme si dite pushim me te kuqe ne kalendar.

Me falni injorancen po une njoh nje Mario tek Nintendo si SuperMario, nje Vargas futbollist grek, edhe Llozin e deres , po asnje Mario Vargas Lloza. Sa po mburren spanjollet me kete, vetem se ka nenshtetesine spanjolle.

Keta qe e njohin, si eshte ne krahasim me garsia markezin ?

Miqesia midis Markezit dhe Llosas, dy me te medhenjeve shkrimtare latino-amerikane, perfundoi me nje gjuajtje grushti te dores se djathte. Ne nje kinema te qytetit te Meksikes,me 13 Shkurt 1967.Vergas Lloza leshon nje goditje grushti te dores se djathte, ne fytyre te shokut te pandare gjer atehere, kolumbianit G.G.Markez, te cilit i nxin syrin dhe i thyen hunden. Ne pranveren e vitit 2007 jane publikuar dy fotografi ne bardhe dhe zi, qe kane nxjerre te reja te tjera te veçanta pse u shkaktua irritimi i Vergas Lloza. Grushti u leshua per xhelozi. E tregoi fotografi meksikan Rodrigo Moya, ne studjon e te cilit, nje dite me pas, eshte paraqitur Markez, qe kerkoi te dokumentohej me nje foto, fundi i kesaj miqesie..."

Absolutisht.

Mario Vargas Llosa, ka nje gjetje te veçante te subjektit dhe e pasqyron ate me gjuhe te thjeshte te kuptueshme, larg ngarkesave, per lexim"elitash". Ai larteson njeriun e thjeshte, e vesh ate me bote reale dhe e integron ate ne shoqerine moderne, ne lufte me te vjetrat, bile edhe me fene...

kisha nje ndjenje qe i kisha lexuar dicka ketij po s'isha e bindur se ne asnje nga biot serioze nuk permendej 'in praise of the stepmother'.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).