Shitja e pronave, me bono dhe me kësteTIRANE - Ministria e Financave nxjerr udhëzimin e posaçëm për procedurat e privatizimit të truallit shtetëror në përdorim dhe për taksën mbi të drejtën e përdorimit të tij. Pas hyrjes në fuqi të ligjit me të njëjtën titull, ministria e Financave ka miratuar procedurat dhe formularin e posaçëm që do të përdoret për dhënien e qirasë së tokës.
Në këtë udhëzim të ministrit të Financave, Ridvan Bode i zbardhur sot nga e perditshmja Gazeta Shqiptare theksohet se privatizimi i truallit mund të realizohet dhe me anë të bonove të privatizimit nëse pagesa bëhet menjëherë. Ky proces bëhet në favor të të personit fizik tregtar, bëhet për llogari të individit. “Nëse individi që ka truall në përdorim, paraqet pranë Ministrisë së Financave, Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike (DASHPP), një kërkesë për pagesë të menjëhershme të vlerës së truallit, i cili kërkohet të privatizohet, së bashku me dokumentacionin përkatës, deri më datë 7.12.2010, dhe këtë pagesë e realizon brenda 30 ditëve nga data e pajisjes me autorizim për kalim pronësie trualli nga ana e DASHPP, përfiton një ulje prej 20 % të vlerës dhe 20 % të vlerës së mbetur mund ta paguajë me bono privatizimi”, thuhet në vendim.
Gjithashtu është përcaktuar se nëse individi e paraqet këtë kërkesë për pagesë të menjëhershme të vlerës së truallit, pas datës 7.12.2010 dhe kjo pagesë realizohet brenda 30 ditëve nga data e pajisjes me autorizim për kalim pronësie trualli nga DASHPP, subjektet përfitojnë një ulje prej 20% të vlerës. Nuk përfitojnë nga këto ulje ata të cilët e paraqesin kërkesën e tyre për blerje trualli pas datës 7.6.2011.
Për të lehtësuar kërë proces ministria parashikon që privatizimi i truallit të bëhet dhe me këste. GSH ben te ditur se pasi vërtetohet se subjekti ka paguar rregullisht taksën e së drejtës së përdorimit të truallit shtetëror, ai mund të kërkojë lidhjen e një marrëveshjeje për të kryer pagesën e truallit me këste, per te cilen zbatohen rregull te tjera te zbardhura sot nga Gazeta Shqiptare.

(d.b/BalkanWeb)

5 Komente

privatizimi i truallit mund të realizohet dhe me anë të bonove të privatizimit nëse pagesa bëhet menjëherë. Ky proces bëhet në favor të të personit fizik tregtar, bëhet për llogari të individit. “Nëse individi që ka truall në përdorim, paraqet pranë Ministrisë së Financave, Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike (DASHPP), një kërkesë për pagesë të menjëhershme të vlerës së truallit, i cili kërkohet të privatizohet, së bashku me dokumentacionin përkatës, deri më datë 7.12.2010, dhe këtë pagesë e realizon brenda 30 ditëve nga data e pajisjes me autorizim për kalim pronësie trualli nga ana e DASHPP, përfiton një ulje prej 20 % të vlerës dhe 20 % të vlerës së mbetur mund ta paguajë me bono privatizimi”, thuhet në vendim.

 

Po i zoti i tokes mre ?  apo lesh si perhere, te tundi letrat..

 ruzhdije,

qeverite shqiptare ne vazhdim te tradites komuniste, mbas 90`vendosen jo kthimin e prones por administrimin e kesaj prone qe sot quhet shteterore...si PD dhe PS ne kete drejtim nuk paten vullnet per te vendosur drejtesine ne vend per arsyen e thjeshte se interesat e politikaneve per vota e perfitim vetjak kur behet fjale per milliarda euro ishin te larta...koston e kesaj padrejtesie e paguajne e do ta paguajne taksapaguesit e thjeshte...

aktualisht cdo pronari te vjeter sot i kerkohet 20% gjobe nqs do ti kthehet prona ose te kompensohet...

pra quaje pazar apo korrupsion si te duash, shumica pronareve qe nuk kane lidhje me pushtetaret sot presin me letrat ne dore qe 20 vjet...

vdesin me letra ne dore thuaj me mire smiley

Po mi Ruzhdije, mire e ke ti, po kur kerko token tate, te vijne e te thojne: "ik e kerkoja atij qe ta mori", i fusin ene nonji t´shame tjeter komunizmit ene vazhdojn rrugen pastaj. smiley

Buall Mavria, athere me 1993-94, nuk shperndau letra me vlere as 2% te pasurise kombetare. Se pse, ai kafshe duhet ta dije.  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).