finis hidhe pak ate receten ketu te lutem se me erdhi keq te ta kerkoja te tema me perdhunim.

gjithashtu dhe ndonje recete tjeter (po ndonje vegjetariane?), se ka kohe pa u fol per ushqim ketu te peshku.

dimerim mendor dhe jo vetem :)

38 Komente

smiley Po, e dashur, me gjithe qejf. Eshte e kollajshme fare dhe llogarit qe une s'hyj tek kuzhinieret me pese yje smiley . Une e bej keshtu.

Harxhet:

qepe,

majdanoz,

sedano (s'me vjen si i thone ne shqip),

karrote,

patate,

mish viçi,

vaj ulliri,

spec i kuq.

 

Sasia varet nga dynjaja qe eshte per darke dhe nga menyra si do ta perdoresh brodon. Une per vete e perdor per ta gatuar me tortellini te fresketa (makarona te mbushura me nje llaf).

Prit holle qepen dhe skuqe derisa te marre ngjyre te verdhe. Pastaj hidh mishin, skuqe fare pak edhe kete, dhe hidh me radhe: majdanozin, sedanon, karroten, pataten. Mbuloji me kapak dhe kontrolloji duke u shtuar fillimisht pak uje. Kontrolloji here pas here dhe shtoju ujin. Ne fund kripen dhe specin e kuq (opcional ky). Zakonisht zierja zgjat 1,45 min - 2 ore, por kjo varet edhe nga soji i kafshes smiley.

Ka nga ata/ato qe e heqin mishin ne fund dhe lene vetem lengun, kurse une s'i heq thelat. Thjesht shtoj tortellinit ne fund. Zanati e do qe te pushoje pak pasi eshte gatuar dhe te serviret me parmigiano dhe majdanoz te fresket.

Ka pastaj variacione: ime me per shembull, perdor gjalpe dhe jo vaj ulliri.

 

Finis, nje pytje nga salla qe s'ia thote shume, ose ia thote shume pak nga kjo ane smiley.  Me spec te kuq, kujt i thua?  Specit djeges? 

PS: Enka, te rente aparati ne ndonje pellgace uji.

"me fal"-ret duhet t'i kerkoj une qe s'ia kam haberin e gjuhes standarde te kuzhines smiley.

Po edhe ngaterrohem me specat ngjyre ylberi qe kane supermarketet ketej.  Dhe po vrisja mendjen ne ishte vertete spec i kuq, a pimento e me radhe. 

Flm smiley.

Fin, sikur te  na e qartesoje pak raportin e ''harxheve'' ,do na ndihmoje shume.  se pershembull, thua patate.  po sa patate?

ndofta do te ishte pak me lehte per ta kuptuar, po ta spjegoje me ate metoden klasike: per 3 ose 4 persona duhen:.............

faleminderit.smiley

falemnderit finis smiley

tani po na dhe dhe ndonje recete italiane, po italiane me verte, per minestrone dhe/ose makaronafasule do ishte bukuri.

plus ndonje rekomandim mbi si gatuhen scallops (http://www.wordreference.com/enit/scallop)? i kam gatuar njehere me mjalte dhe kam lene kokrren e namit.

Trop, me fal, se ketej s'ka mbaruar ende gatimi i darkes. Fasulet dhe qiqrat me makarona jane shume te mira dhe te kollajshme. Premtoj neser, ose me vone.

Nje recete te shpejte vegjetariane per kollajllek qe une e perdor shume eshte "radicchio me mozzarella".

Pritet radicchio (dy koke) ne kater pjese dhe vihen ne furre me fare pak uje, vaj, vere, kripe dhe lihet rreth 20 min. Kthehen mbrapsht dhe ne 2 minutat e fundit i vihet pak mozzarella persiper.

Po ashtu vdes per kombinime si avokado, sallate jeshile e njome dhe rrush i thate, apo shege (gjithnje me uthull-balsam).

Bobo, ika!!!! :O

kjo e radicchios me pelqeka shume! se avokados ia gjejme anen smiley

tenk ju dhe ju befte mire darka.

kthysh smiley

harrova! rradhiqes hidhi pak majdanoz. s'di pse po une e fus gjithandej keto kohe.

 

Makarona me fasule (ose qiqra)

Une perdor kavanozat me fasule ose qiqra te bera qe me pare (biologjike kujdesem!) Mbaj parasysh qe ne vend te qepes, mund te perdoresh ginger pothuaj gjithnje.

- skuq qepen (pak qepe, te prere holle fare)

- i hedh domate te fresket prere katersh (nje te mesme)

- shton majdanoz dhe /ose selino (ose nje dege rozmarine)

- hedh fasulet ose qiqrat

- shton pak vere dhe kriper (+ spec djegs, nese do)

I le te gjitha bashke rreth 20 min. Pastaj shton tre gota uje (per 250 gr makarona).

Makaronat duhen te shkurtra, me te mirat jane ato te fresketat qe blihen me peshe ne dyqanin ushqimor. Disa i preferojne fasulet ose qiqrat te plote brenda pjates, te tjeret i shtypin.

 

 

finis (falemnderit sh per receten me siper mgjs jam pak larg zones italiane ku shiten makaronat me kile keshtu qe te thatat do perdor tani per tani), po kete radicchion qe thua ti ta kthej mbrapsht, cfare eshte mbrapsht, dmth sherbehet koke apo pil?

dhe kot per gallate, paska shume femra indiane qe quhen radhiqe smiley

http://www.google.com/images?um=1&hl=en&...

trop, qofte spinaqi per vegjetarllek ke provuar te gatuash? 

Kush e ka receten dhe sidomos receten e nakatosjes eshte i/e lutur ta ve, se une qe e provova njehere ve bast lash nam me shume se ty smiley.

Sasite per dy vete, pastaj i beni llogarite me shumezime:

400 gr. mish

1 patate mesatare

2-3 karrota

nje dege selino (fml swed1)

250-300 tortellini

po burulluku me gjethe fiku si behet..

nje patate mesatare smiley ...nje patate mesatare smiley 

I ha njeri keto? smiley I befte mire atij/asaj qe ende po ushqehet dhe hani me karar se eshte ca si vone, te pakten per ata qe verdallisen ne te njejtin meridian me mua

i kothere buk misri te ngrofet me voj ullini knej nga tavolina ime.

edhe i cik djath delje

dhe u kry smiley

ktheje edhe  nje gote vere te kuqe edhe.... smiley

 Po po ketu i qani gjellet ju o gra por me ju pas ne shpi vetem patate te zime dini me gatu.

me ngeli mendja te rradhiqja, pasi, sipas nje studimi empirik te bere nga vete une smiley, vetem nje perqindje e vogel e njeh dhe e ha ate,rradhiqen! recetat per rradhiqen me lumturuan smiley

po ne shqip radhiqe sikur i themi ca gjetheve mistrece jeshile qe behen sallate apo byrek... jam konfuze - prandaj vazhdova t'i thoja radicchio asaj te kuqes smiley

s'ke faj qe je konfuze. Gjethe jeshile edhe me mistece jane lepjetet p.sh.. Ato qe mund te te marrin me qafe pastaj jane ca gjethe te ngjashme me mistrecet por qe te shpojne barkun smiley. Se si quhen s'e di, po i dalloj mire se kur isha e vogel mblidhnja gjithone rradhiqe e lepjete ne nje fushe, ku tani ka vetem pallate smiley

Hmmm, c'me fute ne dyshime. Kontrollova: njeri nga fjaloret e mi e kishte perkthyer keshtu. Kurse tjetri me "radhiqe" nenkuptonte "çikoren".

Nejse, "radicchio" eshte ajo ne figure.

hahaha ajkuna, kur lexova 'tani ka vetem pallate' po mendoja cfare bime ishte pallata, aq shume u transportova ne boten e bimeve smiley

po finis, edhe une per cikoren e kisha, s'e kuptoj nga mund te kete ardhur nje zhvendosje e tille kuptimi.

po indianet me emrin radhiqe s'ju pelqyen e? smiley

smiley pallata eshte nje bime kapitaliste, qe te shpon ku te mundet smiley edhe, rradhiqja mblidhet pa i dale lulja, une te pakten kshu e bej smiley

I paske perveshur menget mire, he, trop? Ta paska mbledhur Amerika, me duket. smiley

zemer llafe, llafe i kam, se mbreme sardele smiley

po qe s'e kisha pare ate komentin tend me emra indianesh smiley !

Sa per radicchion, ana e duhur per te vendosur mozzarellan eshte pjesa e sheshte. Sardele? si sardele?

hahhaha keto qenkan sardele gourmet mer,  ato te ketushmet jane 3 sardele/kanoce.

finis, te fresketat ua kemi lene juve te evropes qe e jetoni jeten smiley. sardele konserve pooor, meqe ishim shume te uritur, i hodhem domate, djathe dhe copa buke siper - jo aq e shpifur sac duket.

me cilin peshkatar?

te gjithe njezeri "me troooooooooopiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiinnnnnnnn" smiley

meqe jemi te deti dhe te dimri:

Sea Girls
by A. E. Stallings

              for Jason

"Not gulls, girls." You frown, and you insist—
Between two languages, you work at words
(R's and L's, it's hard to get them right.)
We watch the heavens' flotsam: garbage-white
Above the island dump (just out of sight),
Dirty, common, greedy—only birds.
OK, I acquiesce, too tired to banter.

Somehow they're not the same, though. See, they rise
As though we glimpsed them through a torn disguise—
Spellbound maidens, wild in flight, forsaken—
Some metamorphosis that Ovid missed,
With their pale breasts, their almost human cries.
So maybe it is I who am mistaken;
But you have changed them. You are the enchanter.

Nga cironkat ke gocat e detit me vrap, e?  E di me te forten, parmbreme qe takova babin tend, dhe ata sardele kishin bere per darke... smiley

hahahha sardelja nen sardele bie thote populli vetem se baballaret le t'i leme larg peshkut?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).