Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndёrmarrjeve njoftoi sot krijimin e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan tё Zhvillimit, njё organizatё jofitimprurёse, e cila do tё mbёshtesё me njё kapital prej 140 milionё dollarёsh zhvillimin ekonomik tё Shqipёrisё. Fondacioni pritet tё investojё programe zhvillimi nё shkollat shqiptare tё tё gjitha niveleve, sipёrmarrje private, eko-turizёm kulturor dhe zhvillim pёr udhёheqje.

Kryetari i Fondit Shqiptaro-Amerikan tё Ndёrmarrjeve dhe i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan tё Zhvillimit, Majkёll Granof, thotё se tashmё nga ky bashkёpunim ёshtё krijuar njё mjedis i ri dhe dinamik biznesi.

"Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit do tё menaxhojё programe zhvillimi nё afate tё gjata, duke i trajtuar çёshtjet nё thellёsi. Kemi marrё lejen e qeverisё amerikane pёr kёtё veprimtari, kemi pёrcaktuar fushat e punёs dhe drejtuesit, dhe tani po studjojmё programet e zhvillimit. Kemi fonde tё mjaftueshme dhe Fondacioni do tё qёndrojё shumё gjatё nё Shqipёri. Qёllimi kryesor ёshtё qё ndryshimet nё jetёn dhe ekonominё e vendit tё jenё tё pёrhershme." - tha zoti Granof.

Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndёrmarrjeve u themelua 15 vjet mё parё me 30 milionё dollarё nga qeveria amerikane pёr tё mbёshtetur kompanitё private dhe ekonominё e tregut nё Shqipёri. Tani Fondi ёshtё 6-fishuar nё kapitale, duke investuar nё 40 kompani.

Kryetari i Nderit i Fondit, Domenik Skalione, njё nga themeluesit e tij shumё vite mё parё, thotё se qёllimi i vetёm mbetet pёrmirёsimi i jetёs sё shqiptarёve.

"Dёshira e mirё e popullit amerikan pёr tё ndihmuar Shqipёrinё, u zhvillua falё dёshirёs sё vetё popullit shqiptar pёr tё ndihmuar vetveten. Fondi ёshtё krenar pёr ato qё ka ndёrtuar nё Shqipёri. Janё bёrё shumё ndryshime dhe shumё tё tjera nevojiten ende. Tani Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit dёshiron qё tё mbёshtesё Shqipёrinё nё njё nga fushat mё themelore pёr çdo popull, siç ёshtё arsimi cilёsor. Ne shohim qё Shqipёria ka nevojё pёr mbёshtetje nё kёtё fushё. Ne do tё ndihmojmё qё arsimi shqiptar tё ngrihet nё lartёsinё e vendeve mё tё zhvilluara dhe ndihma do tё jetё e thellё nё tё gjitha nivelet, qё nga fёmijёt e vegjёl e deri tek studiuesit universitarё", - tha zoti Skalione.

Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndёrmarrjeve ka investuar drejtpёrdrejt 111 milonё dollarё nё 77 investime, duke hapur mbi 5 mijё vende pune, duke i shtuar 1,2 miliardё dollarё Prodhimit tё Brenshёm Kombёtar nga portofoli i kompanive shqiptare.

Investime mё tё spikatura tё Fondit Shqiptaro-Amerikan tё Ndёrmarrjeve, midis dhjetёra financimeve, janё Banka Amerikane e Shqipёrisё, qё u kreditoi 1 miliardё dollarё kompanive vendase, kompania ALEAT qё prodhoi 2,4 milionё karta identiteti dhe 1,1 milionё pasaporta biometrike, kompani tё njohura sigurimesh si SIGAL dhe Aeroporti Ndёrkombёtar "Nёnё Tereza".

7 Komente

Miremengjes,

Pune shume e mire me verte. 

Investimet ne arsim jane edhe me te rendesishme se ato ne infrastrukture.

Amerikont edhe 1 here na tregojn nga duhet ta fillojme.

Une kam pas gjyshin student ne shkollen amerikane Harry Fultz dhe me pas motren ne politeknikumin e vonshem.

Faqja e sotme e shkolles qe me shume hijeshi mban emrin Harry Fultz, tregon se motoja e atehershme ishte: "Te mesojme nxenesit duke punuar". 

Me te vertete zotni Harry Fultz-i punonte aq shume vete sa studentet shqiptare duke perfshi ene gjyshin tim, rafmet paste, u habiten nga kjo praktike e pazakonte per shqiptaret.

Vetem qe ti mesonte foljen e carjes se druve, (chopping wood), i nxorri ne oborr dhe filloi te cante vete drute me sopate. 

 

http://www.harryfultz.edu.al/shkolla/historiku.html

 

Shkolla Teknike e Tiranes (sot Instituti Harry Fultz) u themelua ne 1921 nga Kryqi i Kuq i te Rinjve Amerikane. Drejtor i pare i saj  ishte Harry Fultz, pedagog ne shkollen normale ne Indiana dhe ne Institutin Teknologjik Armur. Ne punen e tij ai udhehiqej nga parimi i edukimit te te tjereve permes shembullit personal. Si pedagog me qartesi e pikepamje te kthjellta teorike, pasi shpjegonte teorine, orientonte zbatimin e saj nga materia  me moton:  Hajde ta bejme se bashku.

Shkolla Teknike u be nje fidanishte e pergatitjes teknike e profesionale te te rinjve. Motoja e ketij institucioni ishte “Te mesojme nxenesit duke punuar”. Shkolla synoi dhe arriti me sukses pergatitjen e njeriut te punes qe i sherbente vetes, familjes dhe shoqerise.

Ne vitin 1933, si rezultat i reformave te reja te shtetit shqiptar, me urdher te Ministrit te Arsimit te asaj kohe Mirash Ivanaj, shkolla u be laike dhe shteterore. Personeli amerikan u largua dhe shkolla  u quajt  “Instituti Teknik”. Gjate 12 viteve ajo pergatiti 185 teknike ne disa dege.

Ne Janar 1947 shkolla mori emrin – Politeknikumi “ 7 Nentori”. Pas vitit 1990 si rezultat i proceseve demokratike, shoqerore dhe ekonomike, kjo shkolle ne vazhdim te tradites se saj shumevjecare mori emrin Shkolla Teknike “Harry Fultz”(1993).

Ne vitin 1992 ne Amerike u krijua Fondacioni Shqiptaro – Amerikan “Harry Fultz” me kryetare zonjen Joan Fultz Kontos. Qellimi i ketij Fondacioni ishte te mbeshteste shkollen per te ecur ne traditen e Shkolles Teknike te Tiranes, duke synuar zhvillimin tek studentet te cilesive te ushqyera nga Harry Fultz si: pergatija profesionale, pergatitja e qytetareve te ndershem e te devotshem per t'i sherbyer atdheut e per te kuptuar dhe permiresuar boten ne te cilen jetojme.

Ne vitin 2000 u krijua Fondacioni Shqiptaro – Amerikan “Harry Fultz” me qender ne Tirane . Qellimi i ketij Fondacini eshte te mbikqyre qeverisjen dhe manaxhimin e Shkolles Teknike “ Harry Fultz”(sot Institut), krijuar nga Kryqi i Kuq Amerikan si nje institucion privat jo fitimprures i arsimit teknik, qe i eshte dedikuar pergatitjes se te rinjve dhe trajnimit te vazhdueshem te te rriturve ne fusha te ndryshme te teknikes. Fondacioni drejtohet nga nje Bord Drejtoresh. Te gjitha fondet e gjeneruara perdoren per infrastukturen, pagat, programet, sherbimet ndaj shkolles dhe komunitetit, etj.

Misioni
Te arsimoje dhe edukoje nxenesit dhe studentet ne arritjen e objektivave akademike dhe te karrieres, si qytetare te ndergjegjshem, profesioniste te kualifikuar, te cilet kontribuojne me ndershmeri ne permiresimin e jetes se komunitetit, vendit dhe te rajonit.

Filozofia
Shkolla Teknike” Harry T Fultz” ka nje filozofi, zhvillim , perspektive dhe vizion nderkombetar. 
E vetedijshme per unikalitetin e saj ,ajo jep mundesine e zhvillimit te standarteve te larta akademike,profesionale dhe principeve te larta te karakterit. 
Shkolla jone ka arritur nje perparim te dukshem te procesit te edukimit duke inkurajuar:

  • Zhvillimin e kompetencave ne fusha te ndryshme te shkences dhe teknologjise
  • Shkrirjen e njohurive akademike me ekperiencen profesionale brenda klases
  • Zhvillim te gjere kulturor dhe pergjegjesi sociale.

Bashkeveprimi i ngushte mesues- prinder – nxenes ndihmon ne percaktimin e synimit,aftesive dhe opsioneve per te ardhmen. 
Programet tona te modeluara sipas eksperinces se perparuar Evropiane-Amerikane i ofron nxenesve oportunitete te shumta per tu thelluar ne studime te metejshme.

Objektiva

  • Te aplikoje moton “persosmeri ne edukim” duke inkurajuar nxenesit te jene te shkelqyer ne cdo aktivitet edukativ.
  • Te rishikoje dhe permiresoje ne menyre te vazhdueshme programet mesimore, per te qene ne koherence me zhvillimin shkencor, ekonomik, social dhe kulturor te vendit.
  • Te inkurajoje zhvillimin profesional te mesimdhenies dhe te stafit te saj, per te patur nje nderthurje te pergatitjes akademike me ate profesionale.
  • Te rrise aftesine komunikuese, drejtuese,krijuese dhe mendimin kritik te studenteve.
  • Te kultivoje tek studentet vleresimin per familjen dhe rolin e saj ne procesin edukativ.
  • Te forcoje burimet dhe dhe sherbimet per te siguruar nje ambient stimulues qe cojne ne rritjen dhe formimin shkencor te individit.
  •  

 

Nuk e kam kuptuar kurre se cilat kane qene arresyet qe  u vonua kaqe.Nje gje e mrekullushme  pasi me duket shume shpresedhenese.Por e kam thene dhe nje here;qe nga vitet 90 dhe gjer sot e gjithe diten qeverrite tona kane qene realisht  ANTIAMERIKANE...........

Dembelet dhe hileqaret nuk e deshirojne zhvillimin por vegjetojne ne zhvillim, ashtu si edhe ata qe sjellin zhvillim....

Vyrtyt i inveriorit.....

 Sa mire, ca tipa do t'i fuskan ca leke. 

 Ky fondacioni ka vite qe eshte formuar dhe eshte e vertete se filloi me 30 milion dollare, mirpo si duket pas pergjumjes qe ka patur, kane ardhur perseri nja ca milione dhe njerzit jane vene ne levizje. Eh, ç'na ka gjet me keta kllouner.  

Sa per Harri Fullzin, ai ishte shembull tek shqiptaret, punonte me shume se ta, dhe i mesonte duke punuar. 

 Pjer, ajo qe ka filluar me 30 milion dollare  ne fillim te viteve 90 eshte Fondi Shqiptaro Amerikan i Sipermarrjes qe ka funksionuar si private equity fund ne Shqiperi. Fondi ka investuar ne kompani te sektoreve strategjike per gati dy dekada dhe po i vjen fundi misionit te tij. Sic thote the artikulli, ato kane qene nje nder rrezet e drites te pakta te ekonomise shqiptare post -tranzicionit. Investimet e tyre ne Banken Shqiptaro Amerikane (qe u shit tek Intese Sanpaoulo), Sigal (qe e blene austriaket), Aeroportin, kompanine qe po ben pashaportat biometrike dhe shume kompani te tjera me te vogla prodhuese vendase. Investimet jo vetem qe kane pase exit-e te sukseshme financiare por edhe kane ndikuar ne lindjen e industrive te rendesishme ne Shqiperi si ajo e bankave konsumatore qe u dynden mbas suksesit te Bankes Shqiptaro Amerikane apo te kompanive te sigurimeve mbas suksesit te Sigal.

Ketij fondi po i vjen fundi si mision dhe do kaloje ne formen e nje fondacioni zhvillimi. Te ardhurat nga misioni i fondit (rreth 150 milion dollare) do perdoren si endowment (per mungese te fjales ne shqip) per aktivitetin e fondacionit. Po te garantoj qe bordi drejtues i fondit dhe stafi i fondacionit qe sapo kane filluar misionin nuk jane aspak klloun, por jane teper serioze per zhvillimin e shqiperise. Per me teper, suksesi i fondit nder vite i ka dhen goxha 'leverage' ne te dy krahet e politikes dhe cdo projekt qe ato ndermarrin ka edhe mbeshtetje te forte politike.

nejse u zgjata edhe une por sa per sqarim qe kjo sipermarrje nuk eshte NGO e rradhes... 

 Buda, ai fondacion nuk ka filluar me 1990, se deri me ate kohe, akoma nuk kish hyre ne Shqiperi nje perfaqesues i qeverise, administrates apo shtetit amerikan. Kur them asnje, asnje. Me 1991 u duken per here te pare perfaqesues te shtetit e medias amerikane ne Shqiperi. Dhe ai fondacioni i famshem me 30 milion dollare, u formua pas 1993, ne mos gaboj, me duket aty nga 1994. 

Ah, se tani mu kujtua, te vetmit perfaqesues te shtetit amerikan qe kane hyre per here te pare ne Shqiperi, me 1989-90, kane qene dy kongresmenet amerikane (pro çeshtjes shqiptare dhe kosovare), Eliot Engel dhe Di Guardi (me origjine arbereshe). 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).