Shkencetaret kane zhvilluar nje teknologji e cila i shtyn ata te besojne se te lexosh endrrat e dikujt, do te jete e mundur nje dite.

Dr. Moran Cerf i UCLA eshte ai qe drejton grupin e shkenctareve qe po punojne ne kete projekt qe synon ne regjistrimin e aktivitetit te trurit te disa personave vullnetare. Ata zbuluan gjate kerkimeve te tyre se imazhe te caktuara  ndricojne neurone te caktuara ne trurin e njerezve. Keshtu psh. nqse dikujt i tregohet vazhdimisht nje pamje e Kulles Eiffel, nje neuron i vecante ne tru ndricon sa here ndodh ky eksperiment. Pasi u tregojne vullnetareve nje seri me imazhe, kerkuesit do te mbajne te dhena se cilet neurone ndricojne kur shfaqet nje imazh i caktuar.

Dr Cerf tha se fale informacionit te kesaj banke te dhenash me informacion, shkencetaret mund te "lexojne mendjen e dikujt" thjesht duke pare se cilet neurone ndricohen.

Kjo e shtyn te besoje se nje dite mund te krijohet nje pajisje qe regjistron endrrat e cila do t'i lejoje studiuesit te monitorojne se cfare po enderrojne njerezit (gjithmone nqse ajo qe ata po enderrojne ka te beje me pamje te cilat jane hedhur paraprakisht ne database-n e shkenctareve)

Dr Cerf pohon se teknologjia eshte akoma larg dhe heperhe, per te monitoruar neuronet kerkohet nderhyrje kirurgjikale por ai beson, duke pare se si po avancon teknologjia, regjistrimi i endrrave ne te ardhmen do jete krejt i mundur.

Per me shume: http://newsfeed.time.com/2010/10/29/what-dreams-may-come-dream-recording-device-possible/#ixzz13m2XV6kn

11 Komente

Edhe endrrat s'na i lene rehat!

na osht bo jeta si big brother moo smiley

Po pra,shkencetaret me keq se gjitonet!

do behej realitet "pallati i endrrave'' i kadarese

Do na vika Leo te na hedhi trute e gomarit. Meqe e hodha muhabetin te inception, a di njeri nese vazhdon te rrotullohet odradeku ne fund te filmit apo filloi me u lekund ndopak? Une s'e vura re mire e m'ngeli fiksim fare.

 femijet jane me te rendesishem se rrotullimi.

si e shoqja ke fol.

on second thought, nuk dua leon te me vije ne endrra po ate bukuroshin nga korku, cillian murphy, se me ka mbetur ne mend qe me 28 days later

po po shkenc e modhe medemek, fik e shuj neurona. Ngjo dotore, mprifi veshët mirë:

ne na knojnë 100 kumrije n'kaptinë. ajo me zonin mo t'kput, qà sa herë m'bi n'mend për Ejfelna e Parisna. 

Edhe sikur te kishte one-to-one correspondence mes gjithe imazheve te botes dhe neuroneve te trurit, nuk ka garanci qe endrra nuk prodhon imazhe te reja e rrjedhimisht nuk ndez neurone krejt te vecanta e rrjedhimisht te palexueshme.

edhe mu m'duket budallallik sepse pervecse ksaj qe thua ti, duhet edhe me interpretu imazhet sepse interpretimet mund te jene te ndryshme per cdo njeri. Psh. nqse une shof eiffelin ka shume gjasa t'mendoj per naj franceze qe ka mendje te keqe; bin ladeni me siguri e mendon koke-poshte kurse Pjeri ka n'mend naj shampanje...

Shume gje e bukur dhe thone se leximi i enderrave do jete 80% i sakte, shifer e mire.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).