Peshq, Teuta ka nje hall, zgjidheni. 

Nuk kam zgjedhur jo, sa e veshtire qenka te zgjedhesh emer djali..ose keshtu me duket mua, te pakten ... Jeni te mirepritur per sygjerime!

PS: Kur ta kemi zgjedhur mund te vazhdoni me emra fh-ce, sol-ce tip "marviza", "zhizhekina" ala mashkullorce :P.

80 Komente

Emri im i preferuar eshte Noah...pastaj vjen Aidan, Alex dhe Gabriel

Teuta, pervec skuadres teut-one, apo kapitaneve teut-on nder vitesh smiley, na e ngushton ca hapesiren e kerkimeve me ndonje preference te pergjithshme?

Aleks (gjithashtu), Jon (me parashtese sipas deshires) Lisian ... keta emra m'u kujtuan shpejt e shpejt smiley.

Se harrova, me pelqen edhe Glen...sic thashe nje here edhe aty te tema per emer vajze, me pelqejne te shkurter, se edhe kur i ve te gjate, jua shkurtojne pa bere nje jave smiley

ghee, ghe me ty e kom Ira

 

emer mashkulli.. po qe nuk ka ndonje qe te melqejne vecanerisht

Artemio ndoshta

Apollon, Karl, Sebastian, Flint, Zafir...etj me vone smiley

Jens.  emer i bukur.  per koke te djalit.smiley

 Faleminderit per temen, Monda! Si ndihme mund t'ju jap qe duhet te tingelloje mire dhe ne anglisht. smiley  

Kristida, Gabriel dhe Noel jane ne familje, s'i zgjedhim dot. smiley

Deri tani jane ne tavoline: Jon, Partrick (une) dhe Dylan, Ralph (gjjysma ime tjeter) smiley 

ncncnncncn

Po pse mire ne anglisht?  Po u be kinezcja gjuhe nderkombetare ne te ardhmen, qysh do ia bej familja juaj? smiley

Nga ato te tavolines me Jon bie dakort une.  Dylan? Dylo do i thone cunit n'lagje?  Apo Lani smiley.  Dhe mos ki parasysh germezimin ne shqip.  "ph" nuk lexohet me "f".

Ndjese per "kritiken" por me shume dashamiresi smiley.

 Po jo mi shoqe, s'kemi ate arsye, the father's british... prandaj eshte kaq i veshtire emri! smiley

Ueee, cuni do marr nga ana jone mi, cer jane ato llafe smiley

(Hihihihihi, c'do jesh kenaq ti kur rrafi gjermoni anglezt) smiley

 Une e kisha zgjedhur Lura, se mendova se do ishte vajze; emrin e djalit ia lashe atij... GABIM!

Gjermanet me kane nderu ate dite mu! smiley

Shif, mo e vri mendjen, se me ca thela molle rregullohen gabimet smiley

Shpjegoja cik embelsisht kusuret qe mund te heq djali me emrat anglezce tip Dylo, dhe gjeni nje emer anglo-albo neutral smiley.

 

 ia shpjegova; me tha qe Ralph eshte OK se mund t'ia veme dhe Ralf. smiley

 

Ralph mi veja, boja qejfin burrit smiley

ose bojeni rafael

Rafael me mire.

PS: Ups, e paske thene smiley.

Teuta nese ndihmon; renditja momentale e ktyne emrave ne US per nga perdorimi:

John (vendi 26), Patrick (129), Dylan (29) Ralph (952)

ps reth 2000-shit kane qene edhe me lart.

 Kristida, Gabriel dhe Noel jane ne familje, s'i zgjedhim dot.

Teuta mos harro Pirron!

Flirt. Eshte edhe anglisht edhe shqip. Me jete te gjate mbi te gjitha.

Dren smiley

kurse pushi qe du me shume quhet Marin smiley

Ah, Teuta, meqe babai eshte british, atehere do sugjeroja edhe Elgar...eshte emri i nje kompozitori britanik qe ka shkruar nder te tjera nje koncert fantastik per violoncel....nje mrekulli...

mua me parapelqejne emrat e shkurter. por kur kombinohen  me mbiemrin e duhur, rrezatojne ne nje fare menyre ''fuqi''.  p.sh  Sam, (Sem). Bert,  Greg

Albion eshte emer i vjeter britanik, por shkon dhe shqip ( pasi eshte emer latin po ashtu ).. Jam habit kur e kam degjuar shpjegimin e ketij emri..

Ben eshte tjeter emer shume i perdore, ku fare mire mund te jete shkurtimi Arben, Alben ..

 Kam pasur shokun e bankes me emrin Albion, shume emer i veçante per kohen. Ne fakt s'e kisha degjuar me qe ath.

Me pelqejne shume emrat Adolf dhe Marx.

ne rradhe t'pare, urime per cunin e me jete te gjate!

ne rradhe te dyte, emra qe mund te fuksionojne edhe ne shqip edhe ne anglisht pa shume probleme konvertimi: Albert, David, Denis/Dennis, Daniel

ne rradhe te trete, nga 4 emrat, Ralph eshte me i lezetshem

 

Urime per djalin, lista ime do ishte kjo smiley

Aleks, Endri, Shon, Henri, Joni, Elton, Klevis.

urime per cunin, kto emra me vijne ndermnd me tingellim europian:

eduart

elidon

roland

adrian

alban

andi

 

Wou, the last two are my kids names...Thanx.

Urime per djalin!...

almir, arber, dien, darien, denis, kevin, taulant, enkel, eugen, skerdilajd, redon..

Teuta, Të të rrojë djali. Mua përherë nga këta emrat e jashtëm më ka pëlqyer Joshua. Sidoqoftë në një fjalor pashë që Aidan qenka emër shqiptar. Mua do më pëlqente edhe Drit, Imir. Ndërkohë një shoku im ia vuri emrin djalit Shend, dhe mua më pëlqeu shumë.

 

Shend as in Gezim? Interesant. Emrin e goces besoj Vera ... Smile

Nejse ne anglisht  shend qenka fjale me konotacione jo fort te mira per emer bebi.

... Stina jo dhe aq. Pervec detit dhe flladit mengjesor Smile

Joshua ishte i pari ne liste per mua! Por familjes i duket "teper biblik". S'e dija qe Aidan ishte emer shqiptar, me tingellon shume mire. Faleminderit!

Edhe nje here, urime Teuta per bebushin.

Aleks, mund te jete nje ide, vecse shkruhet ndryshe ne shqip e ndryshe ne anglisht.

pytje kot: kush tha qe Teuta s'e ka gjet emrin?

* ok, tani e lexova...me nji gur vrava 2 komente!

Mos ngjo kta që t'thojn emra njirroksha, po hudhu te ata dyrrokshat... Sali ose Enver smiley

Ca emri do shqiptar, te huaj apo  perzierje germash qe tingellojne mire ?

 Tute !

Sali kemi rene dakort qe jo, smiley Edi apo Edvin jo e jo smiley.

Si emer mbretereshe qe ke nickun si te duket nje emer mbreti ilir ? Gent !

Emer internacionalist mo vej.

Gabimin qe i ke lene emrin e djalit beje keshtu : i thuj britishmenit qe emrin do e zgjedhim kok/pil.  Nese monedha bie kok ( shqiponje ) atehere emrin do e  zgjedhesh ti, nese bie lek emrin ta zgjedhe ai. Zgjidhja e lehte fare : monedhe e dyfishte me vetem shqiponje nga te dyja krahet. Variantin me leter me vrime e kane mesuar te gjithe smiley

Pra ne te dyja rastet fito ti.

Aman vetem mos e bej si i shoku im qe mori nje liber me lule te rralla ne Japoni dhe zgjodhi emrin e vajzes. I rralle emri. E keqja ishte qe emrat nuk ishin te shoqeruara me foto dhe ketij i pelqeu emri, por ma vone dul qe lulja ishte nje tip kaktusi i rralle smiley

Djali u befte si e enderoni se bashku  !

 

Mirë që nuk t'pëlqente emri i Edit, por m'duket se je tendencioz...e bën për t'favorizu ndonji emër tjetër... dhe kjo duket se kur i propozove për emra mretnish/princash smiley

Mirë që s'i the që, n'ven t'emrave t'luleve, t'zgjidhte emra zogjsh... bile emrin e Zogut smiley

 . smiley Ku mer favorizim. Hic. Ai Zogolli me ngja si emer mullenje mu, qe hutohet kur do me e gjujt me llastiqe duke bere:  hu-hu hu-hu. Ene me ate histori qe ka ai , mo i ngjaste jo djali i Tutes, no e no ( TM Aklli )  , po as djali i hasmit smiley

Mbret ilir , por as dhe Ilir jo, no e no . smiley

smiley

Me ke shkrire!

Tani, po te jap si kerkese emra mbreterish, me aq mbreter britanike, s'fitoj dot. smiley

Eksperimente me emra qe as vete s'ia dime kuptimin nuk bejme, jo!

Po nese na jep Zoti shendet e mundesi, do ta bej dhe gocen une, o Koth, s'me shkon kot emri qe kam zgjedhur! smiley

 

 Goca ?

Po ke shendet e mundesi per me i rrit bej me shume. 4 psh. smiley Duhen dhe tre emra te tjere vec Lures. Kater goca i djale, do jete si veshka ne mes te dhjamit, ky, mbreti. Keshtu i thoja nje shoqes time: bej kater goca, po ama me kusht qe mos te te ngjaje asnjera ty ( asaj dmth ) smiley

Tani emer mbreti te "atij" mos i ve, po zemerluan le te behet si Rikardi i tyre psh, ene jo si ai mbreti rryp kaishi qe kemi pas pas patur ne.

 

Mos njihesh gje me tim shoq ti? 5???? Shume, o Koth, deri 3 jam dakord. smiley

Nje mbret dhe dy mbreteresha mjaft i kam! smiley

 

 

 

 Si ta dush ta dhëntë perëndia ! smiley

 Po kete e ka thene kush ?

Angel .

Me duket se dola fitus si zgjedhja me e mire. smiley

Te dashur peshq!

Shume faleminderit per sugjerimet, me ndihmuat vertet shume! smiley

Zbulova emra shume te bukur per djalin, tani duhet vetem te vendos. smiley

 

epo ne, shyqyr qe kemi te pakten  nje, peshk si ty, qe u morr me dicka me produktive se komentet e komenteve te komenteve smiley

nejse kot flas, se une nuk te paskerkam helpur fare me ndonje emer smiley

Leviz pra, jepe dhe ti emrin tend te preferuar. smiley

mua me pelqen shume emri martin pershembull

Edhe mu me pelqen Martin, e harrova smiley. Dhe per vajza, Marte (ose Marta) me duket me te vertete i hijshem (fisnik, dhe gati gati pak misterioz).

po ashtu me pelqen dhe emri :Aleks

Aleks me pelqen por me duket me i paplote se Aleksander (pak anglo version..) Aleks ne shqip kthehet shpejt ne leks, lek, lejlek smiley etj etj smiley. Shkronjat l, a, s, (lual, lejla, lalalaa) jane me teper per emna vajzash ; shkronjat me i, m, k, n, r, (e forta) me teper per djem ! Rikard/Erik/Frederik (version i zbutun Ludovik) jane mashkullore. Pike !smiley;smiley 

Teuta, tani që Peshku të ndihmoi që të gjesh emrin, tregoi peshqve se si bëhen çunat smiley

Ësht e rëndsishme...jo për gjë, po m'duket se ca peshq që njof unë, kujtojn se kalamajt i sjell lejleku... dhe prandaj rrinë n'breg t'Peshkut(peshqpaujë hesapi smiley ) se mos gjejn nonjiqë t'vijë e t'i kapë padashje smiley

Aman Teuta tregoji nje cik rudses smiley, se jo per gje por po cof te behet kumbare i nje djalke me ymnin Nacio smiley.

Sipas radhes se preferences, persa me perket (per momentin), do te thosha (duhet me pase kujdes qe te shkoje edhe me mbiemrin, nje emen i shkurte shkon me nje mbiemen te gjate, dhe e kunderta, nji emen i gjate shkon me nji mbiemen te shkurte) :

- Emanuel

- Aleksander

- Pol

- Anton

- Ilir

- Mark

- Frederik

Edhe disa te tjere (po disa i thane ketu nalt) :

Alban / Artur / Jozef / Viktor / Ludovik / Marin / Karl / Taulant / Arber / Hektor / Primo / Aurel / Albert / Eduard / Edmond / Gilan / Adrian

o Teuta po pate nanje damar humori 'mean', vija emrin cunit Duncan (Dankën).. haha.. s'e imagjinoj dot kush ja ve emrin femise se vte Duncan.. ose Graham (Grejam)..

Ueee, sa te keqinj qe jeni mer... Mrapa shpines, ee? Dhe une prisja qe te shkonte 8 muajsh Teuta e pastaj ta diskutonim nderpeshqerisht ceshtjen e emrit... Nejse, si kofini pas te vjelit, po i them dhe une variantet e mia.

Aron - pervec se ishte vellai i Moisiut, ne Bibel, do te thote dhe drite shkelqimtare, mal i larte

Dard - emer i vjeter shqiptar

Arenc - me duket se eshte me origjine holandeze, por mund te jete dhe nje variant i Aresit.

Rubin ose Ruben ( ne variantin hebre) - qe do te thote, "e shikoni, eshte djale"

Nipi im e ka Etien, por kuptohet qe nje baba british nuk do te pranonte emer fronce' per te birin. smiley

Ah, dhe Aidan eshte shume i bukur, por me duket se eshte me origjine galike, jo shqiptare, e do te thote "zjarr".

Teuta, pac shtatezani te mbare dhe lindje te lehte, pastaj per emrin shif e bej vete. befsh nje cun te bukur dhe te shendetshem! smiley

Mos u merzit, Ana, se me mire keshtu...ke me shume kohe te mendosh emra e t'i vesh, se une i mbaj te gjithe shenim... smiley

Aaron s'e veme dot se na e zune para 6 muajsh. smiley

Aidan me pelqen shume, akoma me mire po te jete emer ilir (Jeruzalem ma tha, por edhe ne sitet shqiptare shenohet si emer ilir), por edhe gaelic po te jete, brenda familjes eshte. smiley

Sa per emrat franceze...ehem, do ma quajne provokim... smiley

Shume faleminderit per urimin dhe me sukses operacioni nipit e te shkuara! smiley

Per mendimin tim mos e quaj Aidan, se do te tingelloj si Hajdar..e do ta tallin shoket..

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).