Ja targat... e reja! Ato prej vërteti.

Tashmë të gjithë jemi të informuar se së shpejti automjetet shqiptare do të pajisen me targa të tjera, pasi shkronjat e targave të vjetra më së fundi shteruan. Normalisht, targat e reja duhet te kenë një dizenjo të re, që i afron ato më tepër me modelet e targave të vendeve të Komuniteti Europian drejt të cilit ne synojmë që të shkojmë. Por në të gjithë kakofoninë e zakonshme të mediave shqiptare nuk arrihet të kuptohet qartë se si do të jetë me të vërtetë imazhi i targave të reja. “Balkanweb”-i i paraqet me një dizenjo te caktuar, me një font të ndryshëm dhe pa shiritin e fundit blu, ndërkohë që “Top Channel” na prezanton një targë me një font krejt tjetër nga ai i “Balkanweb”-it dhe me shiritin blu në fund.
Por si është e vërteta? Cila prej këtyre dy mediave ka të drejtë?
Fatkeqësisht, asnjëra prej tyre.
I lodhur tashmë me mungesën e profesionalizmit të mediave shqiptare, vendosa që ta hetoja vetë këtë çeshtje duke shfrytezuar ato lidhjet e mija të vjetra brënda Ministrisë së Transporteve dhe më saktësisht brënda Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor. Më së fundi miqtë e mi me treguan versionin perfundimtar të targave falë një fotoje ku duket qartë targa e re e montuar në pjesën e prapme të një autoveture. Lajmi i mire është që simboli kombëtar nuk do të perçudnohet ashtu si mediat anti-qeveritare dhe ogurzeza kerkojnë te na e paraqesin. Pra nuk do të ketë asnjë shqiponjë të bardhe mbi nje sfond blu. Në fakt vetëm mendjet e sëmura të gazetarëve shqiptare mund të imagjinonin një kombinim te tillë kaq ofendues ndaj simbolit tonë kombëtar.
Përfundimisht, shqiponja mbetet e zezë mbi një sfond të kuq, por jo mbi targat e reja. Lajmi i keq është që një simbol dhe iniciale të tjera të çuditshme shfaqen mbi targën e re. Gjithsesi, me të gjithë rezervat që personalisht mund të kem, mua targa e re më duket e bukur dhe elegante, e gjithashtu simbolikisht përfaqësuese e asaj çfarë është Shqipëria sot.
Po ju a lë qe ta gjykoni vetë.

21 Komente
Pas kesaj, kushedi sa do te shtohen aksidentet me natyre politike...
Fiks fare eshte...vetem se percina duhet levizur pak majtas-lart...ose ne lule te ballit.
Te pelqen keshtu ?..................
http://i1030.photobucket.com/albums/y362/arlindix/targa_e_re-1.png
A ka mundesi te mos hapesh nje profil vetem per te sjelle ate gjene me siper se pastaj njerezit kujtojne se e kam bere une?!
Distancohem nga ajo. Nje gje eshte te tallesh me figuren politike, nje gje tjeter eshte te besh aludime te nje tipi tjeter.
Une po pajisem me biciklete kur te vendos me u kthy ne atdhe.
Mua me pelqen kjo targe ta ve para ne makine,pasi ketu ne FL mund te vesh para targen qe deshiron.ku mund ta gjej kete targ?
ti ben satiren te vras veten..
... me bisht luge. njesoj si logjika qe kishte shkuar te blente domate dhe shpertheu rruges.
Si rekordmen noti duket. Do fluturojne makinat tani nga shpejtesia. Frymezim eshte ky sy shqiponja ne targa.
Nga e keni psonisur kete foto targe...Ky surrati i ketij ngjan si fytyra e personazhit te Joker te Batmani...
Pjese nga Kushtetuta e Republikes se Shqiperise:
ah mor eT ku je
ka njel olsi me karikaturu
"Un' do jem me jue, ngado qe t'shkoni! Para dhe mbrapa...ne trafik!"
*Ne te njejten kohe ben ato gjestet e tij te fandaksura me duar e gishta, e shikon sa majtas e djathtas nga Basha dhe Meta duke u zgerdhire si karagjoz...
Ols.
Po BS, c'do me thene ?
Byth Shyqyr.
Nuk mund ta them. TS (Top Secret)!
Nejse , kot kurioziteti..., v.k.
PF, shkurtimi i asaj eshte BSH - Banka e Shqiperise.
Po "Bull Shit" o Bubi kacurrel.
Mendova se ishte e qarte mqs. eshte nje shkurtim mjaft i perdorur ne internet. Megjithate, tani qe e mendoj "VK" do te kishte qene me mire.
Me thene te drejten , VK eshte me shqiptare.
Po pra dreqin, por s'me vajti fare ne mendje.
Po ta dush me nderkombetare, vere FB ( Fuc.. Bi..) dhe ne rast rreziku e maskon me FaceBook...