Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, përkujtoi dje në Vlorë 90- vjetorin e Luftës së Vlorës, por përpara të pranishmëve, Imami dha një këndvështrim tjetër për këtë pushtim të Italisë në territorin shqiptar në vitin 1920.

Imami deklaroi se është koha për të reflektuar në historinë tonë kombëtare, që sipas tij, është e tejmbushur me klishe. Sipas tij, pavarësisht qëllimeve imperialiste të Italisë në vitin 1920, interesi i saj për ndërhyrje në Shqipëri ishte të pengonte fqinjët e Shqipërisë për të hyrë në territorin shqiptar. "Mendoj se duhet të fillojmë të reflektojmë. Unë nuk jam historian, por kam 20 vjet që merrem me politikë. Jam përpjekur në jetën time që të reflektoj edhe mbi historinë tonë politike. Besoj se ka ardhur momenti që të heqim dorë edhe nga disa klishe, të cilat do të përpiqem që t'i pasqyroj nga disa këndvështrime për luftën e Vlorës, dorëzimin dhe protokollin e Vlorës. Si mjedis i një fuqie të madhe gllabëruese dhe një shteti të vogël si ne, padyshim që ka të vërteta në të gjitha këto, ka përqasje, por në cilësinë e tyre edhe qëndrimi kompleks i Italisë ndaj çështjes shqiptare ishte që në një gjendje vakumi, që ishte krijuar në territoret e Shqipërisë, të mos ndodhej përballë në ngushticën e Otrantos, me një fuqi rajonale kompetitive. Prandaj, pa përjashtuar qëllimet imperialiste, interesi italian në këtë rast ishte i lidhur me pengimin e fuqive rajonale për të hyrë në territorin shqiptar", tha Imami. Më tej ai u shpreh se "ndarja e Shqipërisë ishte një ruajtje e balancës me një rrugë diplomatike, në kuptimin e diplomacisë si marrëveshje, ndërsa mbrojtja e tërësisë territoriale ishte një zgjidhje politike, e cila në marrëdhëniet ndërkombëtare kuptohet si forcë dhe këtë arritëm ta konkretizojmë në të gjitha territoret, kudo ku kishte shqiptarë, e veçanërisht këtu në Vlorën trime".

83 Komente

Kishte vajt Kadafi tek Berluska para disa ditësh mora vesh... edhe kishte kërkuar nga italianët dëmshpërblim për kolonizimin e Libisë.

More vesh mo... Imam ballajdi?

 

Shume e sakte dhe e vertete ! 5 miljarde € demshperblimi !

Po më duket interesante ideja, të krahasoj këta tanët me Kadafin.

Kadafi shkon në Itali ashtu siç është - një berber nomad shkretëtire që kudo ku vete merr tendën me vete. Nuk përpiqet të flasë në një italishte të çalë, përkundrazi u mbajti dhe predikim grave të Romës për mënyrën sesi duhet të jetonin dhe silleshin. Predikoi për të mirat e kulturës së vet, kërkoi që Evropa të kthehej në myslymane, etj.

Nuk u zotua kokunjur për masat e marra nga qeveria e tij për të ndaluar emigracionin, përkundrazi, kërkoi dëmshpërblim për kolonizimin e vendit të tij, madje shantazhoi se kufijtë e Libisë prej nga mund të hysh në Evropë, duan shpërblim për tu mirëmbajtur. Përndryshe "masa të mëdhaja afrikanësh zezakë do të pushtonin Evropën".

Shif këta tanët tani:

Berisha shkon në Romë dhe kundër protokollit flet një italishte të çalë, jashtë mase të keqe, për të treguar se edhe ai është i kulturuar si "amico i madh i Shqipërisë, Berlusconi". Bashkë me pështymën gëlltit poshtërimin se "vajzat e bukura mund të trafikohen" - krahasoje me Kadafin që predikon moralin gocave të perëndimit.

Zotohet se ka marrë të gjitha masat kundër emigracionit, akoma më tingëllojnë në veshë "abiaaaaamo fatto il moratiorio" - Berlusconi e korrigjon, duke e paraqitur si gjë të trashë, copë mishi me dy sy përballë gjithë kamerave.

Dhe tani kjo e fundit e këtij Imamit... E shikojmë me dashamirësi ish pushtuesin, i përkëdhelim dhe pak kokën se i ra ligsht që nuk e lamë të na pushtonte përsëmbari. Marrëdhëniet duhet të rregullohen ... u know...

***

S'e marr vesh gjithsesi. Një deklaratë ministri, nuk është thjesht deklaratë, është shenjues, udhëzues i politikës së jashtme. Çdo deklaratë, shoqërohet me masa të tjera të rangut qeveritar. Rishikimi i historisë, marrëdhënieve, vendosja e tyre nën një prizëm dhe qëllimi final, është respekti ndaj vetes dhe përfitimi kombëtar. Kjo deklaratë e këtij ministrit tonë, në çfarë gjëje konsiston nga këto më sipër? Përse u tha? Çfarë pritet të përfitojmë? Miqësinë e Italisë? Ndonjë lëmoshë? (pse ta quaj ndihmë?, lëmoshë do jet&eumlsmiley.

Ku ju shpie mushka mor të përmjerë? Na ka marrë erë gjithë bota që mbajmë erë mt e po na bëjnë shrrn përsipër. Turp!!

 Unë nuk jam historian, por kam 20 vjet që merrem me politikë.

Une nuk jam politikan, se kam maru shkolle per aktrim. Po une nuk jam as aktor se kam 20 vjet qe nuk luj me filma.

 Eh, e tha Hawking. Kur te zbresin alienet, do sjellin me shume dem se dobi...

shume e vertete. Madje edhe ne 39 nuk erdhi si pushtuese por si pushuese. E gjithe ceshtja eshte vec nje gabim shtypi. Italianet kane ardhur shume here ketu. 14-20 na mbrojten nga greket. 39-43 me pushime. Dhe 2-3 here ne vakt te demokracise. Vetem tani qe ushtrine shqiptare e drejton mendimtari gjeneral Imami, kane rene rehat te shkretet taljone me ne.

Po kush kerkoi mendimin tend njer?

Ju ka stervit mire Saliu, keni filluar te hidhni edhe ju shashka.

 Ne fakt, e thote dhe nje shoku im, qe Shqiperia ka qendruar/shpetuar keshtu nga perplasja e fuqive te ndryshme, qe nuk donin qe njera fuqi/shtet te futej e te zoteronte Shqiperine. 

''' Prandaj, pa përjashtuar qëllimet imperialiste, interesi italian në këtë rast ishte i lidhur me pengimin e fuqive rajonale për të hyrë në territorin shqiptar", tha Imami.'''

Po te ishte Minister i Mbrojtjes me 1920, per bukuri do i kishim pase punet.

Me e bukura eshte se i duket sikur po thote ndonje gje me mend. E di edhe bufi qe Vlora cilesohej si 'quinta sponda' qe kur shteti italian doli nga levozhga e vezes.

Ketij tani i paska vajtur ne vesh se Italia s'kish per ta lene kurre Vloren ne duart e grekut. Pas nje jete si aktor e politikan tani paska hyre ne abetaren e historise politike. Urime. 

Eh Zot i madh!!! Po si nuk mbeti nje njeri ne politike ne ate vend more? Te gjithe shtaze te ishin? uot dhe fak ar dhe cansis? Ne nje popull 7-8 miljonesh, vetem kafshet merren me politike??? vetem kafshet? ka me shume shance qe universin ta kete krijuar Berishovici sesa nje popull 8 miljonesh te nxjerre vetem dhe ekskluzivisht vetem kafshe ne politike.

   Jo, po qe te degjoshe  ..gjeneral Imamin sot, teksa po thote keto  shprehje,  do te na duhet, cave ne kete cep Adriatiku, qe te kemi ....Dy  BYTHE.Njeren ta bejme copa,  per nder te "Imam falit"  Arben dhe tjetren......,  per hallet e perditeshme.....! Amani  o  te miret njerez! I ka thene vertet keto apo ....? Ne se po......

  O Perendia e Madhe ! Ne doren e kujt ka rene ku truall!

Fantazia e njeriut normal eshte e pafund, dhe Shqiperia e ka prekur shume here fundin granitik te mjerimit, por qe do vinte dita qe arben imami te thoshte "llafe me tager" mbi historine e Shqiperise ( smiley Dio mio!... pse, pse, pse ne gjithnje? apo na gjen te veckel, edhe bjeri, se s'thone gje kta...), qe do vinte dita pra qe ben imami te bente deduksione mbi histroine tone, vallaj jo, as ne endrrat me te keqija, qe do tmerronin Tabir Sarajin vete, nuk e kisha nepermend...

Druzhba, tha, vozdu, vozdu... o Zot, do vdesim ne kete humbetire dhe s'do ta marre vesh njeri...

"Po t'ja hapesh Duçes zemren ne mes, brenda i gjen Shqiperine!"

 

smiley

Sipas tij, pavarësisht qëllimeve imperialiste të Italisë në vitin 1920, interesi i saj për ndërhyrje në Shqipëri ishte të pengonte fqinjët e Shqipërisë për të hyrë në territorin shqiptar.

ore Imam efendi,  ke pare a degjuar ndonje pushtues ne historine boterore, te kete thene, te kunderten e kesaj qe thua ti?!

te behem me i qarte me thoni nje pushtues qe u ka thene cope te pushtuarve:  kemi ardhur ketu t'ju pushtojme,  t'ju sundojme dhe te bejme si te duam ne.

Disclaimer: duke pare oren ne te cilat komentet jane shkruar, komenti im dhe ai i graves jane dy ngjarje matematiksiht te pavarura. smiley

Hello, grava! smiley

 Ç` Hello!,   mor mavriu ti dhe une bashke me ty ! Nuk e shikon ç`na ka gjetur ? Del i biri i botes, diten per diell dhe si heq pantallona e breke bashke, ecen me revan mes per mes pazarit te ...gjeve.Duke bertitur, sa i mba çaçka e kokes : ..."Mesojeni ore te rohiturit e te shplares Shqiperi ! Se nga sot e gjithe tutjet, pushtimet do te quhen shaka dhe te pushtuarit.... shakaxhinj...!Luftrat e shkuara kane qene lojra dhe te ardhmet , do te jene ledhatime.Ne mso besoni mua,  degjoni e besoni si dhe  i besoni,   me te mebedhenjte e mi,  supergenjeshtaret ! Medet, kur nuk e ka vene NATO ne krye te detashmentit te Raketave Kruiz ! "Me shaka", do ja kishte leshuar Rusit.... qe bota jone tevente nje ore e me pare ne ESFELI SAFILUN ! Si Shqiperia ! Edhe pa  raketat fare....

Edhe sikur kjo te jete e vertete, a nuk do te ishte me mire sikur te diskutohej paraprakisht nga ekspertet e fushes qofte edhe publikisht perpara se te beheshin deklarata te tilla?

Copè e debilit...tè 10-sha ministrin e kulturès para teje...nga e kanè gjetur kètè fjalèn "klishe" njèher?? nè nuk tè pèlqejnè "klishetè" shqiptare ku vendos kurora...shko e hidhi njè sy "klisheve" tè Musolinit mbi luftèn e vlorès...kèta nè vend tè heqin vetullat nxjerrin sytè..copè mishi me dy sy nè ballè!!!!

Cfare idiotesh o zot, cfare gjakprishurish mban ai vend? Per ato qe ka thene ky palo njeri i pacipe, meriton nje peshtyme ne surrat, po te ishte kohe lufte nje plumb ne mullaqe.

E c'rendesi ka se si jane gjeopolitikat rajonale? Kur te vjen nje ushtrie huaj ne truall dhe i jep vetes me forcen e ushtrise te drejten per te qeverisur truallin e dikujt tjeter meriton vetem shkelmin mbas bythe dhe te lemerisen andej per nga kan ardhur.

Nuk ka pushtim more kokra e idjotit qe behet pa arsye te gjeopolitikes, se pushtimet e nje vendi te huaj nuk behen per qejf, as per urrejtje klasike, por pikerisht per arsye te gjeoplitikave dhe perfitimeve te nje shteti ne kurriz te nje tjetri, ne kete rast shteti i pepinove ne kurriz te Shqiperise. O idjot klasik.

O plehrokraci e gjalle, o turpi e faqja e zeze e Shqiperise. Kur do jepni llogari ju o njerez pa pike vlere?

O zot keta kane lojtur mendsh. E di ky njeri qe italia ne ate kohe kishte bere marveshje me Greqine per te ndare trojet shqitpare.

Me falni qe jam kaq i irituar por kjo prek jo vetem ndjenjen kombtare por  ne rastin konkret dhe ate personal.

E di ky njeri se ndersa italia kishte mare Vloren ajo ndihmoj Greqein te pregatise pucin e shtetit per te nderhyre ne Korce e me tej.

Ishin njerezia e Korces ( e them me mburrje kete se ka njerez te gjakut time te afert qe kane qene pjese e kesaj "njerezie&quotsmiley qe zbuluan kete komplot qe ishte pasoje e takimit te fshehete Titoni-Venizellos, me 29 korrik 1919 Dhe meqense qeveria e Durresit nuk mund te vepronte direkt ne kete pike , se i kishte duart e lidhura nga "keshilltaret italjane" ne qeveri, u detyran njerezia e Korces te  ngrinin dhe financonin "Komitetin për Mbrojtjen e Korçës" me komandat ushtarak  Sali Butken  që rroken armet dhe luftuan per te mbrojtur Korcen. Lufta perfundoi në gusht-shtator 1919 dhe tregoi se Shqiptaret po bashkoheshin mund ti benin balle çdo armiku.

Lufta e Vlores  1920 ishte pjesa e dyte e luftes kunder marveshjes sekrete Titon-Venizellos.

Dhe ishin keto dy luftera qe shpetun nga shqiperia qe po digjej aq sa munden dhe ate qe kemi sot.

Turp o minister tradhetar qe hedh balte mbi gjakun e trimave shqiptare.

Nuk mjaftoj 50 vjet qe u shtremberua historia per politike, tani ka 20 vjet qe ajo mohoet per politike.

Nuk mjaftoj qe Enveri qe nuk i njohu gjyshit tim, dhe vellait te tij qe bashke me  Xhuvi Sharxhiun, Vasil Tromara, etj zbuluan  sekretin e luftës së përgatitur nga grekët dhe italjanet, por tani vjen dhe ky IDIOT , TRADHETAR I KOMBIT SHQIPTAR, ky njeri  qe dogji e vrau e preu , qe tentoi tja shiste shqiperine Greqise e Italise si i vetshpallur gjeneral ne 1997, qe jo vetem mos  t'jua njohe veprimatrine e tyre  por dhe tju a u mohoje.

Per kete tradhetare ka vend vetem litari.

 

 

Dale bre toko, pse me gjyshra do bahet historia???

Imami ja fut kot kur mundohet te interpretoje interesat e Italise ne 1920. Italia ishte nje fuqi e huaj dhe ne ate kohe ajo po shkelte hapur sovranitetin e nje vendi te cilin ajo pretendonte qe e kishte mik.

(megjithate jam shume mosbesues kundrejt versioneve / varianteve te gjeneruara ne shtypin shqiptar. ne shumicen e rasteve keto shkrime/njoftime jane te mbushura me te paverteta dhe gjys te verteta). 

Lufta e Vlores ka qene kryesisht nje mit i nevojshem i Zogut sikur ish edhe LNC per Hoxhen.

Ne fakt Fischer argumenton se pervec aneve positive te ketij fenomemi, sidomos ne krijimin e ndergjegjes dhe bashkimit kombetar etj, ai nenvizon anet negative te krijimit te ketij miti.

Sidomos ai na sjell vemendjen ne faktin qe Zogu, nje nga protagonistet kryesore te luftes se Vlores, filloi ti besonte vete propagandes se krijuar prej tij, ku nje grup para-militaresh shqiptare munden te hidhnin ne det nje fuqi te madhe si Italia.

Kjo sipas Fischer ishte nje pengese e forte struktuale ne botkuptimin e Zogut dhe ne marredhenie e tij me Italine.

Ky mbetet nje faktor shpjeguas ne pamundesine e Zogut per te ndaluar penetrimin Italian ne fund te viteve 30.

 

 

Cfar llomotit ti ore? Je ne metro apo nuk je ne metro? Eshte bere lufte o xhan dhe nuk eshte mit. Jan perleshur trup me trup forcat shqiptare me italianet mu tek vendi qe quhet sot sheshi i flamurit, jan therr me bajoneta me njeri-tjetrin, aq lufte e ashper ka qene. Po ju flisni kodra mbas bregut, mir qe keni degjuar fjalen mit.

 

Edhe s'kan qene thjesht nje grup paramilitaresh ata sic i pershkruan zotrote por burra me mustaqe te rrahur me vaj e me uthull, dhe shume syresh, shume fare, me mijera  e mijera. Shikoe ate filmin Guna permbi tela se eshte shume realist. Populli ka bere me dhjetra kenge per ate lufte, dhe femijet e atyre qe ja vrare e plagosur ne ate lufte jan gjalle.

http://www.youtube.com/watch?v=hmqEb7u6Wr8

 

Ne gjorem jane dhe poshte po vijne,

Osmeni me dyzet mije!

Osmeni po bje fuqine

Vlora do fitoje lirine.

 

1 shpjegim i vogel:

Un bej fjale per ate qe Fischer quan "Albanian Military Prowess" (Fuqia/Trimeria Ushtrake Shqiptare".

Ky mit eshte i rendesishem ne narativen historike shqiptare si per Zogun dhe per Hoxhen.

Dmth nuk diskutohet u luftua apo jo ne 1920 ne Vlone: diskutimi eshte krejt tjeter. 

Te tjerat i ka shpjegu shume mire zotnia/ zonjusha "t" me poshte. 

Vetem nje quote nga Joseph Swire ne librin "The Rise of Kingdom"

"had the Italians been determined to remain in the country, all the prowess and valour of the whole Albanian nation would not have prevented them from doing so.

"The Rise of Kingdom" p 322.

ne shqip 

"Po te kishin qene Italianet te vendosur per te qendruar ne Shqipni, i gjithe guximi dhe fuqia e kombit shqiptar nuk do ishte i mjaftueshem per ti penguar ata te qendronin."

Dmth, kur Zogu filloi luften me 4000 vullnetaret e tij, Italianet kishin vendosur te terhiqeshin nga Vlona.

P.s komenti im i fundit per nja dy jave, jam ne Itali smiley per pushime.

 

 

Po na permend opinionin e nje autori a thua eshte fjala e pare dhe e fundit mbi historine tone? Opinione ka nga me te ndryshmet mbi cdo teme o shoku, por problemi me ty eshte se te intereson, si ne cdo teme te zgjedhesh nje opinion pa pasur nje mendje te hapur, kur e verteta eshte ashiqare, e shkruajtur, e kenduar, e sjell brez pas brezi, ne shtepite dhe ne kenget e gjith atyre fshatrave qe bene ate lufte, ne numrin shume te larte te ushtareve pushtues ne krahasim me popullsine e zones me nje perparesi te madhe te teknologjise ushtarake ne krahasim me fshataret shqiptare. Opinioni qe ke sjell tregon sa i ceket eshte autori qe ke cituar. Nuk do mend qe Italia ishte nje perandori me e fuqishme se Shqiperia, qe as shtet nuk ishte dhe mbahej ne kembe nga deshira e popullit per te qene vet zot ne kete vend. Kjo eshte prove se nuk ka mit te trimerise ushtarake shqiptare, por eshte nje realitet i padiskutueshem.  Ashtu sic thashe edhe me poshte, perandoria italiane jo vetem qe kishte resurset ta mbante te pushtuar Shqiperine, por ndoshta kishte edhe resurset ta zhdukte popullin shqiptar nga faqja e dheut, ( ashtu psh si amerika ka resurse ti zhduke te gjith shtetet armike nga faqja e dheut, por pastaj nuk eshte me lufte per interesa gjeopolitike por lufte shfarosese, me qellim shfarrosjen e nje populli e tipit Hitler kunder cifuteve) por ja qe nuk e beri, dhe ja qe e humbi luften.

Nje humbje qe i kushtoi shume perandorise Italiane, ne moralin ushtarak, ne moralin kombetar, ne politiken e brendeshme solli nje termet qe katapultoi Ducen ne majen e pushtetit.

Mos harro qe shqiptaret atehere ishin nje popull me karakter e me cipe ne surrat, e le me te rregjur me lufte si asnje race tjeter ne europe, dhe kur vendosnin te shkonin ne lufte nuk dinin cfar ishte humbja. Kete nuk e them per efekt nacionalizmi, apo per ta egzagjeruar, eshte e vertete, nje e vertete qe u njihej edhe nga te tjeret.

pushime te mbara.

ps. mqse permende t-ene, edhe ti v-bey veji mend ca te ka shkrujt ky/kjo me nick Ora ketu me lart. Eshte i keq "sistemi" - fqinjeron me dogmen, eshte si membrane osmotike gjys e pershkueshme qe lejon vetem elemente te caktume te tretesires te depertojne brenda. sikur te citohej cdo autor qe parashikonte fitoren e US ne vietnamin e pazhvillum (ku jane hedh me shume bomba se ne L2B - pse valle? smiley  - lista e references do mjaftonte per bibliografine e disa disertacioneve per PhD).

Cheers edhe screw ppu per dy jave.

Ore ca rroli ka lojtur ky Arben asfalia tek Balle per Balle?

ushtarin mesa mbaj mend

 

po ketij i paskan dal mend mesa duket

kjo qeveri ka qyfyre, njeri minister do u kerkonete eshtrat qe na i kishin dhene njehere taljonet, e ky mesa duket do u kerkoj nje falje te madhe per keqkuptimet

bir selman i nenes per ministra qe kena

"Ushtar Struga, te kerkojne ne post komande!"

Nostaligjik !!!!!!

Imami merr pjese ne perkujtimin e luftes se Vlores, qe do thote se e njeh si lufte dhe nuk ka me te voglin dyshim per trimerit e popullit lab.

Plus kesaj ,Imami , si diplomat ne karrier , perdredh gjuhen, ku diçka te tille , e permend me siper bey, edhe Zogu , nuk i dha pompozitet sepse donte te kishte mardhenie te mira me italine.

Imami, nuk mohon luften, nuk mohon sakrificat e popullit , prandaj se kuptoj se ku eshte tradhetia e tij.

 

 i pytje kom un ne lidhje me temen: tani selam musai i bi qe bohet haxhi qamil a si?

.......With the secret "LONDON AGREEMENT" (March 1915) between the Entente and Italy, North Epirus is ceded to Greece while Italy keeps Avlona and the island Sasson.......

..... In July 1919, with the agreement between Venizelos for Greece and Titoni (Italian Primeminister), Italy undertakes the responsibility to support the Greek positions and claims on Northern Epirus in the Council of Peace in Paris. It is this Council of Peace, that in July 1919 DECIDES THE CEDING OF NORTHERN EPIRUS TO GREECE. Unfortunately local developments in the Balkans, the Asia Minor campaign and above all the fact that Greeks were divided, affected negatively the fortune of NorthernEpirus ......

"Mendoj se duhet të fillojmë të reflektojmë. Unë nuk jam historian, por kam 20 vjet që merrem me politikë. Jam përpjekur në jetën time që të reflektoj edhe mbi historinë tonë politike. Besoj se ka ardhur momenti që të heqim dorë edhe nga disa klishe, të cilat do të përpiqem që t'i pasqyroj nga disa këndvështrime për luftën e Vlorës, dorëzimin dhe protokollin e Vlorës. Si mjedis i një fuqie të madhe gllabëruese dhe një shteti të vogël si ne, padyshim që ka të vërteta në të gjitha këto, ka përqasje, por në cilësinë e tyre edhe qëndrimi kompleks i Italisë ndaj çështjes shqiptare ishte që në një gjendje vakumi, që ishte krijuar në territoret e Shqipërisë, të mos ndodhej përballë në ngushticën e Otrantos, me një fuqi rajonale kompetitive. Prandaj, pa përjashtuar qëllimet imperialiste, interesi italian në këtë rast ishte i lidhur me pengimin e fuqive rajonale për të hyrë në territorin shqiptar", tha Imami.

 

kjo ne vijim per village-bey-n only:

http://www.americanprogress.org/issues/2...

paralelet hiqi vete, bej.

plus, pa lidhje fare kjo, por meqe jemi ketu, dhe se kam dash disa here me ta thene (pa asnje te keq, dhe te lutem me beso per ket): nqse ke nje sistem - ne kuptimin e informacionit sistemi - ne mend, me te cilin manaxhon dijet dhe shpjegon boten, kjo gje ka krahas volise se madhe te perdorimit, te keqen edhe me te madhe qe cdo sistem, si artific, diku do deshtoje aksiomatikisht kur perplaset me realitetin. Ne kete kuptim bej, ka komuniste zemermire, ka gjera te mira qe jane bere nen monizem, ka gjera pozitive qe ka thene Enver Hoxha, ose edhe Mehmet Shehu, ka gomarlleqe qe ben USA, ka te meta gjigande demokracia si sistem politik, ka pjese mediokre Shekspiri, ka momente brilante Dritero Agolli, kupton, lista laramane eshte e gjate shume.

E di qe nuk ishte vendi me ta thene ketu kete gje, po ma boj hallall, ishte thjesht nje hello, si dhe nje flm per jo pak tema shume interesante qe ke sjelle, e po ashtu nje "poke" ne shume gjera ku nuk me gjen dakord.

shume pak flitej per te paren lufte kombetare te Shqiperise te pavarur?

jo vetem kaq, (e kam thene edhe ne nje komet tjeter), ndofta eshte e para lufte nga shqiptaret, qe eshte bere konform ''rregullave nderkombetare''. pushtuesit u dorezua nje ultimatum. i'u tha qartazi: ose largohuni ose do bejme lufte.

jane zhvilluar beteja burrerore deri ne trup me trup.  palet ishin te vedosura ne fushbeteja tamam si ne lufterat epike qe pershkruante Homeri, dikur ne lashtesi.

shqiptaret, kane te drejte te krenohen me luften e Vlores.

 

Avash more se e mbytet Imamin e shkrete ju Ramistet se kur Edvin Ram B.... shante dikur veteranet ju nuk ju dogji kaq shume dhe Imami po mbeshtet thenjen e liderit tuaj e asgje me teper.

Kujt i drejtohesh me kete koment ti?

Se nuk shikoj njeri te kete permendur Edin ketu.

Kush tha qe Edi nuk eshte nje IDIOT si ky?

Lider i kujt ketu eshte Edi?

Kjo ska lidhje  fare me PS PD njesoj veprojne te dy palt se hallin e kane te Italjoni qe ti mbaj ne karriget qe kane sot, megjithe qelbsirlleqet qe kane bere e po bejne Per te mbuluar qelbsirlleqet e tyre dhe te rine ne karriget qe kane keta ( Ederat apo Berishat) shesin dhe nene e tyre, jo me shqiperine

Mjaft e qelbe cdo muhabet me Edin dhe Berishen 

 prape e nderrove nickun mer koqe kanari?

 Me duket se puno me dy nick names tani, qe te marri dy rroga. Eh, osht bo keq per leke! Vecse ky e ka te keqen qe dallon nga veshet! smiley

----------------------------------------------------------------

Lufta e Vlorës 1920

 Bazë italianë

Baçalla,Dukat në 29 maj 1920, u mblodhën rreth 200 burra të krahinës së Vlorës, për t’i dhënë përgjigje aneksimit të Vlorës nga Italia imperialiste. Ata vendosën t’u përgjigjen edhe fyerjeve të ushtarëve italianë që në 28 Nëntor 1919 e lidhën Flamurin Kombëtar në bisht të qenit. Ata donin t’u përgjigjeshin edhe atyre ushtarëve italianë të ndodhur në postë-komandat italiane, në shumicën e fshatrave të Vlorës, që u kërkonin labëve vajzat për të bërë dashuri, e pa pranueshme për mentalitetin e kohës dhe të labit. Ata i jepnin përgjigje edhe konspiracive që u ngritën ne Konferencën e Paqes; sipas këtyre konspiratorëve Vlora i jepej Italisë.

Në Vlorë ishin përqëndruar rreth 10.000 trupa, të shpërndarë në këtë mënyrë:

  • Në Vlorë-Kaninë qëndra e komandës së lartë, nënkomanda e divizionit të 36, komanda artileri-xhenjo dhe të gjitha drejtorive të shërbimit llogjistik e administrativ. Komandant-Tenente General Settimo Piacentini. Komandant Divizioni-- Major General Emanuele Pugliese, ndimës i tij General De Luca. Pugliese kish ndërtuar vijën e fortifikimeve rreth qytetit ku u mobilizuan 1200-1500 ardit,nen komanden e kolonel Messe.
  • Quota 115- qendër spitalore, automobilistike dhe ushqimore. Komanda e 4 e artilerisë së përzier, komanda e 157-tës bateri malore, batalioni alpin, batalioni 72 i infanterisë, qëndra e karabinjerisë. Kom. General Enriko Gotti, Kom. Garnizoni Cavallo Michele. Në Kotë ndodheshin 4-5 depo me ushqime, ilaçe dhe armatim.
  • Gjormi-qëndër e kompanisë mitraliere. Kom. Kapiten Bergamachi
  • Kalaja Matohasanaj -batalioni i 72, regjimenti infanterisë, seksion artilerie të baterisë 182 malore 70 m|m . Kom. Një major.
  • Kalaja Tepelenë -qendër e një batalioni të infanterisë, seksion artilerie i 157-tës bateri dhe stacion karabinjerësh. Kom major Bronzini
  • Llogora-një pjesë e batalionit 35 të regjimentit të 10 bersalierëve, reparti 105. 9 oficer, 65 ushtarë dy topa, 8 mitroloza. Kom kapiten Bonansea.
  • Himarë-qëndër e komandës regjimenti 10 të bersalierve dhe batalionit të 35. Kom i zonës general brigade Rossi, kom i batalionit 35 kolonel Manganeli.
  • Në Selenicë, trupat i komandonte majori i fanterisë Guadalupi.
  • Në gjirin e vlorës ndodhej fllota me anijet “San Mario”, “Bruceti”, “Dulio”, “Alkina”, “Orion”, torpedinierët “Arcione” si dhe vapori “Loyd Triestino”.
  • Aviacioni në Ujin e Ftohtë
  • Magazinat në Panaja. Post-komanda kishte në Vajzë që shërbente për kurim. Brataj, Drashovicë, Penkovë, Treblovë, Rexhepaj Sevaster, Tragjas, Dukat, Ramicë, Kuç, Bolenë, Progonat etj. Italianët kishin edhe komandantin e trasportit detar Eugenio Bizio, që e përdorën si ndërmjetës si dhe arbreshin Xhiovani Valencia, i cili në Panaja ndihmoi shqiptarët.

Kjo ishte pak a shumë gjëndja në kampin italian. Përballë këtyre forcave, këtyre gjeneralëve të sprovuar, u renditën gjeneralët pa dipllomë, të fshatrave të Vlorës, por që në zemrat e tyre kishin dipllomën e së drejtës, së mbrojtjes dhe të patriotizmit. Në Baçardha u morën një seri vendimesh të rëndësishme. U vendos t’u shpallej luftë forcave italiane në Vlorë, dhe krahina e Vlorës të bashkohej me pjesën tjetër të Shqiprisë. U zgjodh një këshill ushtarak prej 35 vetësh, i cili emëroi një komandant të luftës dhe zgjodhi një shtab prej 12 vetësh. Komandanti nuk duhej të bënte pjesë në këtë shtab i cili u quajt ”Komiteti Mbrojtja Kombëtare” ose si thirrej në popull “Komisjoni”. Vendimet e “Komitetit” ishin të detyrueshme për komandantin. Komandant u zgjodh major Ahmet Lepenica. Këshilli zgjodhi anëtarë të “Komitetit” 1)Osman Haxhiu 2) Qazim Kokoshi- Vlorë 3) Alem Mehmeti-Tragjas 4) Durro Shaska-Kocul 5) Beqir Sulo Agalliu-Vlorë 6) Qazim Koculi- Kocul 7) Ali Beqiri- Velçë 8) Murat Miftari-Tërbaç 9) Hamit Selmani-Dukat 10) Hysni Shehu-Sevaster 11)Myqerem Hamzarai-Kaninë 12) Sali Bedini-Armen . Këta të dymbëdhjet zgjodhën njëzëri kryetar të “ Komitetit” Osman Haxhiun . Ahmet Lepenica - Lepenicë-- ushtarak i vjetër i Perandorisë Osmane¬, i qetë dhe serioz, kërkonte garanci për çdo veprim. Në Baçardha u emërua Komandant i përgjithshëm i luftës, pas një jave, në Kotë dha dorë-heqjen dhe u caktua në policinë e luftës, së bashku me Shero Eminin. Vdiq në 1942. Osman Haxhiu --Armen--një nga mbështetësit e Ismail Qemalit, ish prefekt i Vlorës, një nga njerzit më të pasur në Vlorës, që e vuri pasurin e tij në shërbim të Atdheut. Kryetar i “Komitetit Mbrojtja Kombtare” Pas luftës deputet në Parlamentin e parë Shqiptar. Djali i tij Myhedin Haxhiu, Kryetarë i Bashkisë së Vlorës. Pas “çlirimit” u arratis jashtë shtetit së bashku me vëllanë e tij Galip Haxhiun. Qazim Koculi-Kocul--mbaroi shkollën e lartë të marinës në Stamboll, shërbeu tre vjet në marinën turke, mbështeti Ismail Qemalin, në Beun u zgjodh antar i “ Komitetit Mbrojtja Kombtare“. Me dorheqjen e Ahmet Lepenicës në Kotë u emrua Komandant i Luftës së Vlorës, të cilën e udhhoqi gjatë gjithë luftës deri në fitoren e saj. Pas luftës prefekt në Vlorë, senator në Lushnje, deputet në Parlament, Kryeministër në 1921. Mbështeti fuqishëm Fan Nolin, ministër në qeverrin e tij. U arratis si kundërshta i Zogut, u këthye në qershor 1939, pas 15 vjetësh. Në dhjetor antar i këshillit të lart. Në 25 nëndor 1942 emrohet nga qeveria e Mustafa Krujës komisar i lart në Vlorë. Pas 40 ditësh pushkatohet nga italianët si hakmarje për 1920-tën

Durro Shaska – Kocul - një nga themelusit e “Klubit Labëria” rrezikoi dënimin me Vdekje në 1908 nga turqit ne në Stamboll. Një nga mbështetësit më të fuqishëm të Ismail Qemalit. Luftoi kundra andartëve grek në Tepelenë dhe trupave të Haxhi Qamilit në Lushnje. Një nga më të pasurit në Vlorë, që vuri në dispozicion të luftës djemt dhe pasurin. U zgjodh në Baçardha antar i “Komitetit Mbrojtja Kombtare” Djali i tij Sadik Shaska, mbështetës i monarkis përfaqsoi Vlorën në katër legjislatura në Parlamentin Shqiptar. Pas “çlirimit” familja pësoi persekutim të rënd. Vdiq në 1924

Myqerem Hamzaraj-Kaninë--anëtari më i ri në moshë i “Komitetit Mbrojtja Kombëtare”. Në aktin e shpalljes së Pamvarsisë është edhe firma e Zini Hamzaraj-it, i së njëjtës familje. Senator në Kongresin e Lushnjes.Antar i shoqëris Bashkimi. Ishte njëri nga kryesorët e 1932 në “Lëvizjen e fshehtë të Vlorës” në 1932. Në vitet e luftës antifashiste u angazhua familjarisht. Vdiq në 1946.

Qazim Kokoshi-Vlorë--Delegat në Kuvendin e Vlorës firmosi dokumentin e Pamvarsisë. U zgjodh antar i “Komitetit Mbrojtja Kombtare” Mbështeti Fan Nolin në 1924. Një nga kryesorët e lëvizjes së fshehtë të Vlorës në 1932. Kryetar Bashkie Në Vlorë, deputet i Vlorës, me bindje social-demokrate. Mbas Çlirimit u burgos dhe vdiq në burg,në 1948 një nga familjet më të persekutuara të Vlorës.

Murat Miftari-Tërbaç--nënpunës, i aktivizuar në te gjitha lëvizjet kombëtare. U zgjodh anëtar i ”Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare”, një nga kryesorët në lëvizjen e Vlorës. Familja e tij gjatë luftës antifashiste ishte në krye të Nacional Çlirimtares. Në gjyqet e 1946, si dëshmitar kërkoi maturi dhe mosteprime. Alem Mehmeti-Tragjas- mori pjesë në të gjitha lëvizjet Kombtare kundër Turqisë. Një nga njerëzit më të afërt të Ismail Qemalit. Komandant i xhandarmërisë (pa rrog&eumlsmiley në qeverinë e përkohshme të 1912. U zgjodh antar i ”Komitetit Mbrojtja Kombëtare”. Vdiq në vitin 1927.

Ali Beqiri-Velçë-mori pjesë në lëvizjen kombtare, edhe ky rrezikoj dënimin me vdekje në Stamboll në 1908. I squat dhe i shkathët në të folur, këto cilsi bë të zgjidhet antar i Mbrojtja Kombtare”. Vdiq në 1942.

Beqir Sulo Agalliu-Vlorë-një nga familjet e Vlorës me kontribut në lëvizjen kombtare U zgjoth antar I “Komitetit Mbrojtja Kombtare”. Përkrahës i Nolit në 1924.Antar i lëvizjes së fshehtë të Vlorës. U internua nga gjermanët dhe vdiq në Mathausen.

Hysni Shehu-Sevaster-një nga njerzit më me autoritet të krahinës së Kudhsit, të cilën e përfaqsoi denjësisht në Luftën e Vlorës si antar i “Komitetit Mbrojtja Kombtare”. Pasardhësit e tij u vran dhe u burgosën pas “çlirimit”

Hamit Selmani-Dukat -u zgjodh anëtar i Komitetit Mbrojtja Kombëtare në moshën 76 vjeç. I hipte kalit dhe gjëndej në Baçardha, në Beun, në mal të Shashicës e kudo ishin shokët. Vdiq në vitin 1923.

Sali Bedini-Armen-dy herë mori pjesë në aktivitetet kombtare, në shpalljen e Pamvarsisë dhe në Luftën e Vlorës, në Baçardha u zgjoth antar i Komitetit Mbrojtja Kombtare. Vdiq në 1925. Familja e tij përkrahu luftën Na-Çl

Azbi Cano - Mavrovë - Kur Ahmet Lepenica dha dorëheqjen në Kotë, u zëvendësua nga Qazim Koculi si komandant i përgjithshëm i luftës, sipas vendimeve të Baçardhas, nuk ishte më antarë i Komitetit. Në vend të tij në Kotë, Azbi Cano u zgjodh antar i Komitetit. Familja mbështeti fuqimisht luftën Nacional-Çlirimtare.

 Skema e luftës së Vlorës

Lufta e Vlorës

KOMISIONI Osman Haxiu - Vlorë Qazim Kokoshi - Vlorë Murat Miftari - Tërbaç Alem Mehmeti - Tragjas Hamit Selmani - Dukat Durro Shaska - Kocul Hysni Shehu - Sevaster Beqir Sulo Agalliu - Vlorë Myqerem Hamzarai - Kaninë Qazim Koculi - Kocul Sali Bedini - Armen Ali Beqiri - Velçë Azbi Çano - Mavrovë

Komandant i Përgjithshëm i Luftës Ahmet Lepenica-(dha dorheqjen pas 6 ditëve Qazim Koculi. Pesë Çetat e mëdha dhe Komandantët e fshatrave (Komandantët e vrarë u zëvendësuan menjëherë0,

1)Çeta-Shullërit Komandant Kalo Telhai(dha dorëheqjen pas 6 ditëve) - Barjam Qamili, Ramica-Caush Tafili, Elmas Ademi, Bashaj-- Zigur Lelo, Zyber Musai, Dushan Qamili, Matogjin-Demir Mystehaku, Velçë-Caush Mehmeti, Hasan Hyso, Vajzë-Çoban Nuredini,

2) Çeta-Kudhës Komandant Rrapo Çelo, Sevaster-Hamit Mahili Dushkarak-Qëndro Fega, Shkoza-Kanan Maze, Mane Aliu Rexhepaj-Halim Rakipi, Mërtiraj-Salo Islami,

3) Çeta-Dukat Komandant Sheme Sadiku, Dukat-Hodo Zeqiri, Muhamet Maze, Tragjas-Yzeir Muço, Sinan Mete, Radhima-Bilbil Sinani, Xhafer Asllani, Imer Radhima,

4) Çeta-Lumi Vlorës Komandant Sali Vranishti, Vranisht-Azem Sulo, Daut Seferi, Bolenë -Mato Robi, Kallarat-Feim Çelo, Tërbaç-Selman Hyseni, Selam Abazi, Lepenicë-Sheme Jazo, Gjorm-Selam Hasani, Gumenicë-Bajram Mehmeti, Deli Bajrami, Lapardha- Selim Suleimani, Drashovicë-Hysni Fallani, Vërmik-Neim Braka, Brataj- Memo Meto, Kuç-Xhafer Aliko,

5)Çeta e Fëngut, Komandant Muço Aliu, Treblovë-Hakim Hyseni, Kocul-Lilo Hakani, Bylysh Latifi, Mavrovë - Isuf Rustemi, Romës- Mehmet Musai, Mallkeq-Mehmet Selimi, Armen-Fejzo Islami, Karbunar- Muhamet Cenaj, Gërnec- Dushan Kaçi,

Të pa inkuadruara në këto pesë çeta ishin:

Kanina-Komandant Beqir Velo, Muhamet Bedini, Mustafa Bega Topalltia- Kom. Neki Hoshtima Narta- Kosta Mano Çeprat- Vesel Çeprat Trevllazri- Kom. Qazim Ismaili, Ahmet Hoxha

Në Vlorë erdhën shumë çeta nga të gjitha anët e vendit:

Çeta e Salaris me Komandant Selam Musai

Kurveleshi- Kom. Riza Runa me tre çeta qe komandoheshin nga Cano Duka, Muslin Kaçupi dhe Shaqo Llapi ndersa Selam Muai me 5 luftetare nga Salaria u inkuadrua ne Forcat e kurveleshit

Fterra Xhaferr Shehu me 48 vetë(Xhafer Mato, Jashar Mato, Adem Lona, Xhevdet Braho, Mustafa Mehmeti, Ismail Bezhani, Tahsin Elezi, Asllan Brinja, Huso Zhupa, Esheref Mita, Nimet Mita, Shaqo Mita, Neirn Zani, Ago Dusha, Mato Dusha, Kamber Brinja e të tjere. Dhe në ndihmë të tyre Jahja Mato, Shefqet Shkurti, Dervish Shkurti, Ismail Haxhiu, Zilfo Malo, Kadri Gjoni, Xhafo Brinja, Mustehak Çallo, Xhemil Mehmeti, Avdul Mita etj.)

Mallakastra- Kom. Bektash Cakrani, Kamber Belishova, Hysni Toska

Mallakastra e egër- Kom. Halim Hamiti N/kom.BABA HASAN KREMENARI

Skrapari- Kom. Riza Kodheli

Berati-Kom. Seit Toptani, Izedin Vrioni

Peqini-Kom.Adem Gjinishi

Gjirokastra- Javer Hurshiti, Xhevdet Picari

Çamëri-Alush Seit Taka, Muharem Rushiti

Korça Kom. Kapiten Ferit Frashëri Sami Koprencka, Tosun Selenica

Tirana-Ismail Haki Kuçi, Ismail Haki Libohova erdhi edhe një çetë nga

Amerika me në krye Aqif Përmetin dhe Kareiman Tatzatin, me Luftën e Vlorës u bashkuan edhe çetat e Shaqo Llapit, Duro Durmishit dhe Myslym Çorrit.

Kishte edhe një grup artilierësh me Kom. Azis Çamin dhe zëvendës Elmas Ademi, me artilier Xhafer Xhuveli dhe Avduraman Çiraku. Policia e luftës komandohej nga Shero Emini e Ahmet Lepenica. Të gjitha këto çeta dhe komandantët e tyre komandoheshin nga 12 antarët e “Komitetit të Mbroitjes Kombëtare” dhe Komandanti i përgjithshëm Qazim Koculi.

Në organizimin e luftës ishte edhe gjykata, me Kryetar Neki Xhenetin, prokuror Rasim Babameto dhe Avdul Kuçi antarë gjyqi Sif Kedhi e Agjah Libohova. Sekretar ishin Meçan Selami (Kallarat) e Halim Xhelo (Tërba&ccedilsmiley Pas luftrave të ashpra u çlirua Kota dhe Drashovica, komanda dhe qëndra u vendos në Drashovicë. Pas disa polemikave u caktua Qazim Kokoshi prefekt. Një nga problemet më të rëndësishme të luftës ishte furnizimi me ushqime dhe municion. Xhafer Ypi, Prefekti i Beratit, vendosi ti sjell deri në lum pranë Selenicës të gjitha ndihmat e qeveris. Kryeministri Sulejman Delvina dhe ministri i brendshëm Ahmet Zogu ishin dy njerëzit më të fuqishëm, që përkrahën pa rezerva Luftën e Vlorës. Dy nga antarët e “Komitetit” Sali Bedini dhe Durro Shaska bënë organizimin e Vllehëve të zonës, të cilët me në krye Kol Kitën, me karvanet e kuajve ,e shpinin furnizimin në magazinat e Llakatundit, Picarit, Lubonjës dhe prej andej në Kotë ku merrej në dorzim nga Ali Gjiriti dhe Izet Borshi.

Përfaqësues i luftës pranë qeverisë ishte ministri fuqiplotë Spiro Jorgo Koleka dhe përfaqësues në shtetin grek me qendër në Korfuz, Hamza Isai. Himara kishte përfaqësues të saj Naqe Konomin. Spitali në Kotë drejtohej nga Dr.Sezai Çomo, për mjekimet pëdoreshin mjekët italianë të zënë robër dhe dy amerikanë që kishin ardhur për ndihmë. Me ilaçe furnizonin farmacitë e Rexhep Hitos, Syrja Libohovës, Fadil Kotonit, Nazif Halites dhe Kryqi i Kuq Amerikan. Në Vajzë u grumbulluan robërit dhe komandant i kampit të robërve ishte vendosur Rexhep Sulejmani. U vendos që Piaçentinit t’i dërgohej ultimatumi; tekstin e përgatiti Avdul Kuçi; u dorëzua nga Mehmet Selimi (Mallkeq) i shoqëruar nga Halim Laze (Kanin&eumlsmiley dhe Adem Aliko (Vranisht). Përkthimin e bëri Ulise Bozo i cili shërbeu si ndërlidhës ndërmjet shqiptarëve dhe italianëve. Shtypi- ngjarjet e Vlorës u pasqyruan në gazetën “Drita” të Veli Harshovës Gjirokastër, “Kuvendi” “Dielli” të Bostonit etj.

Shoqëria “Vatra” e Amerikës dërgoi “Bandën” e shoqërisë së bashku me trupat vullnetare. Bandën e drejtonte muzikanti Thoma Nasi. Nuk mbetën pas as fetarët në këtë luftë, ku spikasin Babai Teqes Tepelenës Ahmet Turhani Baba Xhaferi Përmet, Don Marku, miftiu Osman Muka etj. Një rrol të veçant pati edhe Xhovani Valencia, arbresh magazinier në Panaja, i cili u dorzoi magazinat shqiptarëve

------------------------------------------------------------------------------

......Pas vrasjes me të pabesë të trimit Themistokli Gërmenji, rreziku për marrjen e Korçës nga grekët bëhej real. Xhuvi, së bashku me patriotë të tjerë, si Mili Serani, Vasil Tromara, etj., mundën të zbulonin sekretin e luftës së përgatitur nga grekët nga takimet që patën atë kohë me një ushtarak grek në Korçë. Menjëherë u krijua “Komiteti për Mbrojtjen e Korçës”, që do të organizonte luftën për mbrojtjen e tokave në jugë të Shqipërisë. Ky komitet vendosi Sali Butkën si komandant të forcave që rrokën armët. Ata u vendosën në Gjonbabas e Gjergjevicë, Qafën e Martës dhe Guri i Kamjes. Këto forca do të bashkoheshin me luftëtarët që vazhdonin vijën e sulmit në Tomorricë, Skrapar, Kolonjë, Pogradec, Dardhë. Kjo luftë përfundoi në gusht-shtator 1919 dhe tregoi domosdoshmërinë e bashkimit të shqiptarëve për t’i bërë ballë çdo armiku. Xhuvi Sharëxhiu, së bashku me Mili Seranin, Fuad Dishnicën, Vasil Tromarën e Gavril Pepon, deklaronin : “Ne jemi gati të bëjmë sakrificën më të madhe dhe të derdhim gjakun deri në pikën e fundit për të mbrojtur tërësinë tonë kombëtare”. Në kujtimet e Dhimitër Gramenos, shkruhet : “Ka ndihmuar në zbulimin e sekretit të ushtrisë greke (...) 22).
.......Viti 1920 na kujton Luftën e Vlorës. Dhe për këtë, në ditët e asaj lufte, Xhuvi harton një “Lajmërim” për popullin e qytetit të Korçës, ku midis të tjerash thotë : “Mbrëmë ora 2 alla frënga filloj lufta rreth Vlorës pas tre orë lufte tërë fortesat ranë në duart të ushtrisë sonë, topa, mitralloza (....) Vlora që ngriti flamurin e Skënderbeut pas 400 vjet robërie sot u ngjall (...) , shpëtoj nga një zgjedhë imperialiste dhe bashkohet me shoqet e tjera. Ky qytet pa të cilin nuku do mund të ronte dot shteti Shqiptar me këtë vepër (...) kaqë të çkëlqyer po jep tërë botës të kuptojë se kombi shqiptar do të rojë dhe ka vdekjen kundra ç’do armiku dhe coptimi.” 25).
Më 26 maj 1920, qarku i Korçës u bashkua me qeverinë e Tiranës. Me këtë rast u mbajt një miting i madh ku morën pjesë me mijëra vetë. Në këtë miting mori pjesë edhe Xhuvi Sharëxhi 26), i cili në fjalën e tij , midis të tjerash tha “Kjo është një fitore e madhe për gjithë lëvizjen tonë kombëtare.”.....
 

Toko, flm per kete prurje.

persa i perket luftes se vlores duhet permendur fakti qe nje nga aktoret qe e detyruan italine te ulet ne tryeze te paqes ishte greva "anti imperialiste" e hekurudhave dhe flotes italiane, organizuar nga socialistet, qe ndaloi dergimin e 20 mije trupave te tjera ne vlore. Pa i ulur vleren asaj perpjekjeje te admirueshme patriotike, duhet te pranojme se ndikoi fort faktori i brendshem italian ne kete fitore. Sa per pretendimet e ministrit, italia e mori vloren ne te njejten marreveshje ( konferenca e ambasadoreve) qe i dha greqise vorioepirin.

t

Ndoshta Italia mund te dergonte edhe 100 mije ushtare te tjere dhe ta thyente sulmin e shqiptarve, por ja qe nuk i dergoi, dhe humbi ne lufte. I gjith shtypi botror i kohes e konsideron ate ngjarje si thyerje te turpshme te nje nga perandorive me te medha te botes nga fshataret shqiptare. Aq me turp u be Italia nga humbja e kesaj lufte sa ky turp u be nje nga ose kauza kryesore e ardhjes te Musolinit ne pushtet, dhe kur Musolini i rikthehu ne Shqiperi ushtaret e tij, mori masat qe ata shqiptare qe kishin mbetur gjalle nga lufta e 1920-s te vareshin ne litar si shenje hakmarrjeje.

 

Mos harro qe numri i ushtareve italian ne vlore ishte ndoshta tek 1/5 numri i popullsise te zones qe mbanin te pushtuar.

nuk e kisha per t'i ulur vleren atyre burrave te asaj kohe kur kishte ende burra.( sot ne rastin me te mire flitet per meshkuj se burreria ka vdekur, por ky eshte tjeter muhabet) Madje sa me i pamundur te kete qene ky mision, aq me e vleresueshme eshte sakrifica e tyre. Por per hir te se vertetes duhen thene te gjitha. Gjej rastin te korrigjoj pak veten. Behet fjale per traktatin e fshehte te Londres dhe jo per konferencen e ambasadoreve.

imagjino Luftar Pajen, me tonin "amani e vllezer, po ai qe e vodhi lopen, s'pati faj e?", duke thene:

Amani e, po edhe hitleri po te mos shperndahej si vaji ne lakra, do e kish perlare bashkimin sovjetik e... po s'thote gje njeri aman e te keqen, e mundi thon ushtria e kuqe e, me ato 10 goditjet staliniane qe aman e aman smiley  po c'keni e, po aman e, po s'do guxojme kurre ne te varfrit te kemi nje gje te mire, po hic fare e? dmth as me 20-ten, as me 44-en, as ne tenden e qypit, as ne mushqeta, po hic e hic fare e..., edhe ne 60-ten kabim beme qe u prishem me rusin e, edhe ne 78-ten me kinezin, edhe ne 1443 skenderbeu kabim beri, se vrame e u shuam me pas e... e te kish fituar gjermeni e coc to ishim, e te kishim qene nen austrohungarine do ishim me mire se Vjena... po pse s'rrini pa e gergare ate te shkrete histori e... po qe si qe e, me te shumten na munden e na pushtuan ... nga dashuri e madhe s'po them gje e... po ndonjehere qe ia beme edhe ne bam, s'na zihet hic e... po aman e mesoni nga amerikani e... kur ta jep shefi nje lavderim a nje ngritje rroge a nje shperblim a bonus, po thuaj qelepir e, mos rri ta diskutoc aq shume e, jo kshu e jo ashu, po merre, beje "mall" qe thon e... coje ne shtepi e fute me nonje vend te sigurte... tujte Loni, tujte se te shqeu ljepuri... te erdhi kapoi i detit e te beri copa...

 po merre, beje "mall" qe thon e... coje ne shtepi e fute me nonje vend te sigurte... tujte Loni, tujte se te shqeu ljepuri... te erdhi kapoi i detit e te beri copa...

Po ne nuk e shikojme si mallin tone o Emo. E shikojme si mallin e hasmit.

Ne urrejme njeri tjterin me shume se sa duam veten tone.

Por e gjitha qe ke thene me lart eshte e bukur, me la nje buzeqeshje te hidhur ne goje

 

-Po qy ere Kozi ke frike nga ljepuri ti ere?

Po qy ere Loni te mos kesh frike nga ljepuri, nuk e pe ere,  si me veshtroi venger mua ai, i vringelloi dy dhembet e pare, i ngriti edhe veshet xunkth, ika une ere, nuk behet shaka me te ere......

Festivali Folklorik Kombetar i Gjirokastres :

del spikerja :

"Dhe tani kenge trimerie nga grupi i burrave te fshatit :

"O bo bo na erdhi beu"

 

Emo këto kohët e fundit kam gjet një new(-old-dead-)love. Për ljeprin.

nuk e kisha per t'i ulur vleren atyre burrave te asaj kohe kur kishte ende burra.( sot ne rastin me te mire flitet per meshkuj se burreria ka vdekur, por ky eshte tjeter muhabet)

une mendoj se, akoma ka burra Shqiperia, qe nese do te jete nevoja, kane per te mbrojtur, tamam si ne 20-en, Atdheun e tyre.

ne vitin (e ''mbrapshte'') 97, kur Shqiperia ishte ne anarki te plote, greket u perpoqen ta shfrytezonin situaten. nder te tjera, planifukuan nje invazion te mundshem ne disa zona te jugut,ne Shqiperi. kjo nen justifikimin,  se gjoja, ''do te mbrojme minoritetin tone atje''.

natyrisht, greket nuk e zbatuan kurre kete plan. kjo per merite te diplomacise perendimore,(kryesisht asaj amerikane dhe turke).

me kujtohet, kur dikush e pyeti Sabri Godon aso kohe ne nje emision televiziv per nje pushtim te mundshem nga greket,  ai tha:  ''tani qe armet i ka populli, nuk kam frike nga greket.  ky popull  dije ta mbroje vendin. ushtria nuk do ta mbronte dot kete vend."

pra per medimin tim burrat ka. por shtet nuk kemi akoma, qe te na mbroje kur te jete nevoja. detyre: te investojme shume, shume, shume, qe ta bejme ate ''shkret'' shtet me ne fund.

 

 

E drejte Ora

Ky ishte fati i mire i Shqiperise. Ndersa Italia vuante nga lufta midis Anarkisto-Socilisteve dhe Qeverise, Greqia ndermejt mornarkisteve dhe antimonarkisteve, Shqiptaret ne Vlore e Korce munden tu benin balle forcave Italjane e Greke. Ndryshe Shqiperia pa asnje organizmim shteteror ( te pakten Italia dhe Greqia kishin nje organizm te qendrushem shteteror) shqiptaret me forcat ushtarake qe kishin ( grupime krahinore) as qe behet fjale tu benin balle. Ndryshe do te kishte ndodhur sic ndodhi me krahinat shqiptare ne Veri. Fatkeqesia e shqiptareve qe nuk dine te organizohen si shtet u balancua deri diku me faktorin poliitk te ketyre shteteve dhe me shpirtin vetsakrifikues e atdhedashes te shqiptareve. Duhet mesuar nga historia

Por te mos vije ky maskaraj te na thote qe Italjanet nuk ishin pushtues. Se eshte turp, eshte te mohosh shpirtin vetsakrifikues e atdhedashes te atyre qe luftuan, dhane jeten dhe sakrifikuan pasuri e familje pa asnje interes personal.

E cfar pret nga imam ballajdia qe mbaroi shkollen per aktor(qe nuk u be kurre) e u be politikan ku e ndriti si ne PD,ne AD e tani si minister mbrojtje qe sa here ka folur ka nxjerre  nji xhevair nga goja.Haram i qofte buka.

 me thuaj nje politikan shqipetar qe e ka ndritur, pervec Fatmir Mehdiut?    lol 

Ka qene nje prurje me duket me pyetjen " Cfare eshte Shqiperia per ty " .

Si thenie dite , javore , mujore , vjetore e shkullore mendoj se ka vend nje shikim e vlersim Gjenial ....pas konkluzioneve te Ministrit te Luftes , Gjeneral Armate ..... Arben Imami

Shqiperia eshte nje cope lecke qe sa here te duash mund te fshish cizmet e cdo te Huaji , boll qe xhepat tane te jene Plot !

Xhaferi qe kerkon eshtra eshte Lule  ore para ketij kerricit me tuje .Ma do mendja nuk ka folur pa u konsultuar me Gjeneralissmin alias Sqapin e Vucidolit se ai e ka mik shpie ..... . Katerthundrake !

 

Qeka interesant edhe lajmi i sotem se edhe Gipsat ne France paskan portestuar dhe pavaresisht nga parrullat Demokratike per antiracizem ata fshehin nje kerkese teper te Qarte .

Nje teritor ku te kene shtetin e tyre  .

Dikur ne Kongresin e Pare Boteror te tyre u hodh Ideja per nje shtet Multietnik me Shqiperine dhe ....... Pa Shaka ! I ftuar ishte dhe k/ mullahu i sotem ( atehere ne Opozite ) qe kishte vene oroe se ata gjate kamunizmit ishin persekutue zotrie

Me kete rast te Mbrojtjes se Shtetit nga Gjeneral Armate me Yje e me TUJE z. Arben Imami me qe Qelepidhzave me Pushtet e Karrike  nuk u duhet me Shqiperia le ti propozoje k/Mullahut ne kabinetin qeveritar tua shese ca troje nga Plazhi me me shume se ca Euro . Dhe ne Histori mbetet dhe si Gjeneral Lufte pa te shtena me kobure po me PORDHE aktoreske !

Keshtu kemi shtetin Korrozi dhe ate Shqiptar ku Imami mbetet Minister Lufte i Dy Shteteve qe eshrte me shume se nje i K/Mullahut

Me mire te na kish pushtuar Italia.Sot do ishim Italiane me passaporta.

 italianet erdhen sigurisht si pushtues per te marre dhe ata pjesen e tyre nga ky vend pa zot. sa per shqiperine mund te themi se pati dhe vlera pozitive pasi frenoi avancimin grek ne jug.  kuptohet se italianet nuk mund te iknin me deshire nga vlora, dikush duhej ti perzinte.   qeveria shqiptare nuk mund te vepronte ne baze te marveshjeve nderkombetare, prandaj organizimi i duhej lene popullsise te zones se pushtuar.  por lufta quhet e vlores se u zhvillua ne vlore jo se e bene vetem vlonjatet , qe nje lufte kombetare me ndihmen dhe financimin e fshehte te qeverise se tiranes.

pjesa dermuese e drejtuesve te luftes te njezetes u persekutuan nga italianet ne pushtimin e dyte ne 1939  dhe me pas u shfarosen nga enver hoxha ne kohen e diktatures te zeze komuniste

 

italianeve 1920 ju dhemb akoma dhe ndoshta ministri ka perdorur nje gjuhe te zbutur, por nuk mund te diskutohet mbi nje fraze pasi mund te dalim jashte kontekstit.

 Rrofsh se na  e pasurove  shume historine e luftes, te 1920!Pushtuesi, nuk vjen te marri dhe ta thyeje nga erdhi, por te te pushtoje dhe te te mbaje nden zgjedhe.E ke degjuar ndonjehere  fjalen "zgjedhe" Cilat jane te mirat e saj, ejvallah, se nuk para i kemi degjuar me ? E dike tamam, si Imami, ate histori mo qerata!Doemos,  me mendimin e lire...historite  nga keto lloj thagmash, marrin karakter popullor.Pasurohen.Nuk dalin jashte kontekstit.....

Rrini ore me keto marrezira..."Te mirash prej lufte pushtuese"! Si ideja e piromaneve: "Digjia shtepine tjetrit ...qe ta beje te re"!  Mesoni  mire historine e vendit tuaj !

o zot i madh qe jane mbledh nje tufe idiotesh rreth ketij sanco pancos kryeminister. Roli me perfekt per kete imamin e minarese eshte ti bie violincelit. Po na zhbejne fare keta gjak prishur. Jane keta qe shkaterrojne akademi shkencash,....qe prekin simbole Shqiptare,....qe pranojne prifterinj grek dhe zhvarrosin vare femijesh Shqiptare nen pretekstin e varrezave greke,....jane keta qe ja njohin varrezat atje ku nuk ka ,....shkollat atje ku nuk ka fare minoritet,...jane keta qe falin det greqise dhe qe sot luajne mendjekthjellurin qe justifikon pranine e Italise me gjasme si mbrojtese te interesave te Shqiperise nga fqinjet. Jane keta qe po e lulezojne mafian serbe ne Shqiperi, ku asnjehere me pare nuk ka ndodhur te jete kjo prani e tyre, e aq me teper ne menyre kaq te privilegjuar.Keta jane nje tufe spiunesh te ndyre qe po e marrin peng Shqiperine

 C'eshte ky minister koqe kandari dhe ku ishin ata vlonjate trima kur foli ky, t'i kepusnin nje plumb ne lule te ballit?! Ku ishte Avni Rustemi pash Zotin, te na shpetonte nga ky maskara?

Qe te ta shpallnin dhe Imamicen Hero te Kombit??? Azemin e shpallen, edhe pse ne ate parti ishte i vetmi qe nuk do i bente syri terr po te vinte fjala te interesat kombetare... por ishte rrugac dhe i dhunshem... dhe gjithsesi toger i Berishovicit.

 ke te drejte, ke shume te drejte ne gjithcka qe shkruan. fatkeqesisht duhet t'i durojme keto mostra antikombetare. nuk ka me te sakte se shembulli qe ke dhene qe do ta ilustronte kete rast

Ku ja keni gjet ate foto Imamit mer aman, se duket sikur ka dalë në 1920 smiley

Kur te hujt bajn ate qe dun dhe ti i detyrum prej tyne smundesh ne venin tan,at'here kta jane pushtus.Ne ket kanveshtrim edhe EULEX-i ne Kosove asht pushtus...smiley

 Pjeter, ska dyshim qe eshte si thoni ju.Nuk u ngriten ata te ulex-it  mu ne mesin e dites e jo te nates, qe baderdisen shtepine e nje kapso ministri?Ishte hajdut? Mundet  por ne vend te vet, ta zinin te vetet jo i huaji! E si ta quajme ahere ndryshe veçse PUSHTUES? Jo se po duan te na mesojne qe duke na  bere ate "palopunen" na duhet te pohojme se jemi.... erzllinj te  vatanit ...!

Sipas tij, pavarësisht qëllimeve imperialiste të Italisë në vitin 1920, interesi i saj për ndërhyrje në Shqipëri ishte të pengonte fqinjët e Shqipërisë për të hyrë në territorin shqiptar.

Po mire, pse Italia te hynte dhe te tjeret jo ? Apo taljont jane me te mire dhe na duan me shume...

Pse atehere erdhen me ushtare ne Vlore? Nga Vlora ata nuk e mbronin dot kufirin shqiptar. Le te shkonin ne Sarande , Korce, Gjirokaster , Shkoder ... etj. Atje ku ishte rreziku qe te hynin fqinjet tane dashakeqas...

ik o Ben se na mbushe mendjen. Kur nuk di c'te thaush, me mire mbylle dhe lepij ndonje kocke qe te hedhin.

 

Article 6 Italy shall receive full sovereignty over Valona, the island of Saseno and surrounding territory...

Neni 6 Italia do te marr sovranitet te plote mbi Vloren, ishullin e Sazanit dhe trojet perreth.......

Article 7 Having obtained the Trentino and Istria by Article 4, Dalmatia and the Adriatic islands by Article 5, and also the gulf of Valona, Italy undertakes, in the event a small, autonomous, and neutralized state being formed in Albania Italy not to oppose the possible desire of France, Great Britain, and Russia to repartition the northern and the southern districts of Albania between Montenegro, Serbia, and Greece. The southern coast of Albania, from the frontier of the Italian territory of Valona to Cape Stilos, is to be neutrazied. The Italy will be conceded the right of concluding the foreign relations of Albania; in any case, Italy will be bound to secure for Albania a territory sufficiently extensive to enable its frontiers to join those of Greece and Serbia to the west of Lake Ochrida ..

Neni 7 Pasi te kete marre ..........  gjithashtu gjirin e Vlores, Italia ndermerr, ne rast se nje shtet i vogel autonom, neutral krijohet ne Shqiperi, Italia te mos kundershtoje deshirat e mundshme te Frances, Britanise te madhe dhe Rusise te ndajne zonat veriore dhe jugore te Shqiperise midis Malizis, Serbise dhe Greqise............. Italise ti jepet e drejta per te marre persiper punet e jashtme te Shqiperise (duke pas kontroll mbi nje ministri te puneve te jashtme? shenimi im)

 

Kto jane neni 6 dhe 7 i traktatit te fshehte te Londres ku Italia ne bashkepunim me fuqite e tjera boterore kerkon sovranitet te plote mbi Vloren dhe patronazh mbi nje shtet te mundshem shqiptar mbasi te kete bashkepunuar per copetimin e shtetit shqiptar per interesat e Britanise Frances dhe Rusise duke e ndare Shqiperine midis Malizis, Serbise dhe Greqise. Komplet ne kundershtim me cka thene Arben Imami. Nuk ka asnje deklarate politike, apo qofte nje dokument te vetem historik qe verteton sado pak ate qe thote Arben Imami se Italia pushtoi Shqiperine per te mbajtur larg fuqite e tjera. Perkundrazi cdo deklarate politike e kohes, por edhe dokumentat historike si traktati i fshehte i Londres vertetojne bashkepunimin e Italise ne copetimin e Shqiperise, dhe deshiren per te pasur sovranitet te plote ne territoret e pushtuara shqiptare dhe per te pasur ne patronazh nje shtet te mundshem te vogel shqiptar.

 

C'far e ben kjo Arben Imamin?

Habitem me nje tufe kallamboqesh qe zbulojne rroten perdite dhe gezohen. Si eshte ky muhabeti i situates gjeopolitike qe dobesoi Italine etj etj? Si eshte ky muhabeti i shqiptareve qe gjithsesi s'do kishin mundesi te mposhtnin Italine, mirepo keto qenkerkan mite qe i perdori Zogu dhe Enveri per te rritur ndjenjen kombetare? Me nje llaf keta gjys-analfabetet po thenkan se nuk fituam neve luften, po e humbi italiani. Domethene po t'i ishte quajtur goli Lampardit mbase dilte Anglia kampione bote meqe kishte lojtare me te shtrenjte...

Ikni ere cuna mesoni shahun, asnje fitore nuk vjen po nuk gaboi njera pale, dhe kjo dihet (minimalisht) qe nga ay greku i lashte...

Njerez te kastruar dhe qendrime te kastruara "Ne fituam, po s'ben te mburremi, se fitorja jone erdhi ngaqe italianit i rane te gjithe... se e dime mire ne qe jemi te vegjel e te pafuqishem dhe italianit t'i rruajme bishtin, ashtu sic ua rruajti skenderbeu turqve".

E dime, mor nipat e derridase, e dime te gjithe qe te gjitha ngjarjet historike kane nje partikularitet here-here meskin, e dime qe nuk jane te mbushura plot frymezim apo ideale, e dime qe njerezit e medhenj ne shumicen e diteve te tyre kane vepruar si njerez normale. E dime se c'eshte realiteti partikular, o ptolemizues te kopernikut. Eshte instrumentale zgjedhja qe behet, dhe eshte zgjedhje e mire, edukative dhe progresive qe prej atyre situatave partikulare, pa i harruar aspak ato, te nxirret universalja. Dhe kjo universale eshte universale e nje populli kurajoz, e nje populli qe ngre krye ndaj shtypesit, e nje populli qe nuk ia fal kujt bijte e bijat, as token - sic do beni e po beni ju me pompozitet te madh. Na intereson mesazhi universal e sublim qe nxjerrim prej atij partikulariteti meskin (te cdo ngjarje historike) sepse per ne e ardhmja duhet te jete shpresedhenese - ndersa juve ju intereson meskiniteti, sepse te tille jeni.

Kllufa pa palce qe jeni, keta ministrat bashke me keta qe "state the obvious" dhe habiten perdite me faktin qe arrijne te lidhin nje neuron me tjetrin. Lum kush i ka kojshi e u le me barre grate...

Ky muhabet,nuk ka tè bèj me historinè..unè e shoh shumè thjesht, Imami ka shkuar tek ceremonia dhe aty do tè ketè gjetur me siguri edhe ndonjè italian,ambasador konsull apo prift..dhe me njè shkelje syri i thotè...ju iket vetè..Imami ka tè drejtè,pasi i di njerzit si vetja....e si mund tè kuptoj LUFTèN dikush qè shet gjakun e dalè nga hundèt dhe kurrizin e zbutur nga shkopinjtè e gomès,xhelatit tè tij...e si mund tè kuptoj njè popull luftèn e paraardhsve tè tij,kur hipokrizia dhe "kapitali"  tashmè i ka hyrè aq thellè nè brendèsi...sa ç'do gjè shitet e blihet..e dini si mbyllen aksidentet rrugore nè shqipèri? a e dini si mbyllen vrasjet nè shqipèri?a e dini si zgjidhet ç'do problem nè shqipèri? mbyllet me lekè ç'do gjè...shitet e blihet gjaku e jeta e ç'do individi..dhe kètè praktikè e ndjek shteti e ndjek edhe populli...e kush po pyet pèr historinè?? edhe ajo shitet lehtè dhe nuk kuptohet ndoshta sot as nga ministri,e thènè shqipsmileyo kèta ç'patèn me italianin,sot do ishim pèr mbrekulli..."Si stava meglio quando si stava peggio" thotè italiani!!!

Ne nje kendveshtrim ka te drejte ky toci i imamit..Po ta shohesh holle holle. Me shume pushtuese eshte sot Italia me ane te ivazionit ekonomik se atehere qe kish pushtu vetem ushtarakisht nje pjese te vendit..

 ivazionit ekonomik

Ekonomik?  Po ate politk e harove. Nuk behet azgje politiksiht ne Shqiperi po nuk i more doren Italjoneve apo BE. Edhe kur qajme qajme tek Italjoni edhe kur qeshin qeshin kur qesh italjoni. Na nuk jena ma kombi i pavarun.

invazion shumeplanesh, ekonomik, kulturor, politik etj etj..Po shnderrohemi ne nje satelit italiansh pa identitet.

Ky imami minarese thjesht po vazhdon fushaten e propagandes se berluskonit. E kane mbush mendjen top,qe ajo qe su be me lufte te behet sot me mullijnt e eres dhe  centralet alla ber-ish-luskon

Arben Imami: Italia, jo pushtuese e Shqipërisë në 1920

Osmanlinjte nuk ishin pushtues, bile bile as Car Dushani para tyre;

Serbet na shpetuan nga turqit e pafe;

Italianet, veq po shihet, e Imami nuk ka zor me rrejt;

As gjermanet nuk ishin pushtues, si t'i quajme pushtues kur te paret na bashkuan Shqiperine e Madhe;

Per komunizmin, e mbajme mend, por edhe pe shohim, dhe po te quanim pushtues do te mbeteshim pa Imamin.

E kush dreqin na sundoj neve shqiptareve, e prej kujt u cliruam apo ende nuk jemi clirue e as bashkue, edhe jemi ku jemi!!!

Pasi e lexova edhe nje here kete "xhevahir" te ketij "politikani" qe fatmiresisht nuk qenka e dhe "Historian", me erdhi te te bertas me sa ze qe pata: eeeeeeeeeeeeeeeeee turpshme eeeeeeeeee mjer e mjer ne qe kemi ksi soji, dhe nadaj nuk eshte e quditshme, edhe njehere po  eperseris, pse jemi ku jemi!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Dhe gallata s'ka te sosur.......

Nga njerez qe kane humbur identitetin e tyre moral, shpirteror dhe kombetar s'ke cfare te presesh tjeter.......

Rahmet paste koha qe Shqiperia dhe Shqiptaret kishin dinjitet njerezor dhe kombetar!

Degjoni o popull keto vemje me kostume politike se edhe keta kishit mangut......

 -Degjuam krisma!!!!

-Kush ka degjuar krisma???!! He pra, kush?!!! Ti?..Ti, apo ti? JA PRA QE KRISMA NUK KA PATUR! EDHE PO KA PATUR, KANE QENE DIKU LARG!..... =))))) smiley

Arben Imami ty dhe njerezve te tjere si puna jote:

Harram qumshi i nenes

 kujde se te gjithe keta(politikanet),nuk dihet sa nena kane.Te gjitheve thuhet ju dihet nena,se per baben duhet me pyet,por politikaneve shqpitare ju dihet baba(Bac ENVERI) po jo nona,se jane bijte e nenes parti,po tash qe kemi mbi 80 parti keta na dolen dobiça

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).