116 Komente

Sa turp!

"Doni me per Belulin?"

 ju lutem me thoni qe eshte nje fotomontazh!!!!!

qe te jemi fair: kete metoden e Belulit e ka futur i pari Edi Rama (edhe strategjine e vajzave te bukura si mjete efikase dekorimi te politikes dhe luftes mediale). Berisha po tregon qe nuk eshte i ngurte dhe as dogmatik (e qe bile nuk i mungon as "shija e holle estetike" - ah, Erla, Erla): ai (edhe ai) di te perdori mjetet e armikut kur keto ia optimizojne pushtetin.

"Nene Tereza e perdorur" - mund te kishte qene nje titull alternativ. Por, qe te jemi edhe ketu fair: Nuk ishte Berisha i pari qe i vajti mendja ta perdore Nene Terezen.

E megjithate ....

Self, nuk po e diskutoj fare se kush ishte i pari dhe kush nuk do te jete i fundit, por kjo kalon cdo kufi te moralit njerezor. Kjo eshte perdhosja me e madhe, qe mund ti jete bere nje figure boterore, qe nuk misheronte gje tjeter, vec dashurise.

Kjo eshte thjesht EVIL!

Self, mirë të thotë Pedro. Kjo nuk është fair, është ferr.

 

smileysmiley Tereza e mire... pas kuintave gjithmone...

Thjesht, kryeministri i ka plotesuar deshiren per te mos rene shume ne sy

 self, 

nuk di kujt rasti i referohesh, por kjo eshte pertej cdo imagjinate.. per te qare e per te qesh.. 

....madje une e gjej vetem per te qare. Nuk mund te qesh dot!

i referohem kohes kur Mr. Rama ishte minister i kultures dhe kur cdo gje qe behej ne ate vend shoqerohej me plakaten: nen kujdestarine e Edi Rames. E perdor akoma edhe tani si Kryetar Bashkie.

E pranoj, megjithate, qe ketij nuk i kishte vajtur mendja te bente nje plakate kaq te madhe. Por nuk di te them, nese kjo eshte sepse ka nje sens me te kontrolluar per kufijte e moralit (hm!), apo sepse ishte i zene me gjera te tjera, apo sepse kompetencat e pushtetit lokal nuk jane kaq te zgjeruara sa te perfshijne edhe reklamimin ne fasaden e muzeut historik. 

Por, ne nje optike tjeter, shume interesant hibridi i simboleve ne kete foto.

 

Ky gjykimi yt është shumë imoral.

 

Nuk mund te vihen kurresesi ne te njejtin plan. Nqs nje minister i kultures deshiron te vendose emrin ne nje veper per te cilen eshte kujdesur, do thosha mire se te vije. Por ketu po perkujtohet nje njeri i madh, qe vec prejardhjes se vet, pak gjera e kane lidhur efektivisht me Shqiperine per arsye te ndryshme.

Eshte per te qeshur sepse duket sikur Sali Berisha eshte emri i Nene Terezes.. 

Ajo qe eshte per mua relevante eshte personalizimi. Kete trend personalizimi ne realitetin shqiptar e futi i pari Rama. Ne fakt, nuk ka rendesi fare se kush e futi trendin apo trendet. Interesantja per mua eshte tek shoh se si te dyja kahet e spektrit politik fillojne dhe marrin fytyren e njera-tjetres teksa perdorin mjetet, metodat dhe gjuhen e njera-tjetres - ato qe sjellin sukses, domosdo. Suksesi testohet ne popull. Dhe fakti qe dikush banalitetin e ka sterzmadhuar deri ne kete farse (pa folur qe eshte tmerresisht e shemtuar) eshte shume e lidhur edhe me faktin qe kjo eshte, mbi te gjitha, e mundur; sepse, psh, kjo nuk do ishte e mundur ketu ku jetoj une, e ma merr mendja as atje ku jeton ti (fjale kyce ketu eshte debilizimi i njeriut shqiptar - apo eshte indiference e njeriut shqiptar?). Dhe mua, analizimi i faktit se perse kjo eshte e mundur me intereson shume me teper se sa banaliteti i plakates.

Ajo qe po perpiqem te them eshte qe problemi eshte sistemik. Kjo qe shohim eshte pucrra me qelb, indikatori.

Po ia fut kot fare Self. Këtu ku jam unë ka shumë aktivitete që kanë nënshënimin: nën kujdesin e aksh ministrie.

Madje fraza "nën kujdesin e x ministrie" në greqisht, prej google del të jetë përsëritur 92.800 herë. Po të klikosh tek seksioni i fotove do të dalin 26.000 gjetje.

Provoi vetë, kjo faqja.

Është shumë normale që kur dikush organizon një eveniment të shënojë emrin e ministrisë përkatëse dhe ministrin në fjalë. (shumica e fotove të dala nga google kanë fytyrën e ministrave grekë.)

Është praktikë shumë e mirënjohur kudo. Nën kujdesin e bashkisë, nën kujdesin e ambasadës, nën kujdesin e ministrisë, etj etj...

Mbase Rama e ka përdorur i pari, se përpara tij ministria apo bashkia nuk ishte kujtuar të organizonte evenimente kulturore, pasi Tirana ishte kthyer në shurrtore gjigande.

Edhe unë të sfidoj, më gjej një poster të Ramës ku të ketë përdorur të njëjtën gjë, me patetizmin, megalomaninë, dhe idiotllëkun e kësaj afishe që po sheh këtu. Një të vetme.

Grotesku tek kjo ka arritur kulmin.

oranje, gugllova dhe une, nen kujdesin e x institucioni dilnin shume, nen kujdesin e x personi dilnin ca nga katari, omani, arabia saudite, india, greqia, zanzibari, madagaskari, dhe per cudi dhe Haveli.

le te themi qe modestia ne ditet e sotme eshte shnderruar ne defekt, e ne menyre paradoksale eshte perdorur si mjet nje nder personat te cilet kane misheruar boterisht modestine!

5 minuta publicitet.

Stronclleku, turpi dhe tallja e radhes me kete popull te shkrete. Emri i njeriut qe ende ska kerkuar te pakten falje, e jo me te pergjigjet perpara drejtesise per mbi 2500 te vraret ne vitin 1997 dhe falimentimin total te gjithe familjeve shqiptare neper Piramida, mbyt e emrin e shenjtores qe luftoi gjithe jeten per te rikuperuar pasojat qe lene monstrat e te ashtuquajturave demokracive kleptokratike.

Self, pertej 'kujdesit te vecante', eshte pozicioni, germat e medha dhe madhesia e shkrimit per emrin SALI BERISHA, dhe te gjitha keto ne menyre relative me Nene Terezen. S'do te arrinte Rama kurre te tilla ultesira sepse para tyre mendja stepet, nuk guxon.

(per te mos thene qe nje x njeri qe per arsye moshe, vendlindjeje apo fatkeqesie te pergjithshme nuk e di kush eshte Nene Tereza, rrezikon qe te kujtoje se ajo ne foto eshte Sali Berisha.)

S'do te arrinte Rama kurre te tilla ultesira sepse para tyre mendja stepet, nuk guxon.

po flet per mendjen e Rames apo per mendjen ne pergjithesi. Shembulli ne foto, psh, na tregon se ku arrin mendja. Realiteti i shqiperise, qe eshte tragjik dhe as nuk mund te krahasohet kjo tragjedi me banalitetin i kesaj plakate, me tregon se mendja ka shkuar shume me larg. Sorry, nuk besoj se Rama ka nje mendje me te mire. Do kishim edhe nje Shqiperi me te mire nese do kishim mendje me te mira.

mendja ne pergjithesi.

besoj se kjo eshte veper e jomendjes.

Pllakate cool, nga ato qe te huajt qe punojne ne Shqiperi ti dergojne me e-mail me subject "no comment"

E megjithate nje grope eshte hapur atje ku ka qene me pare busti i diktatorit. Aty shkofshin gjithe politikano-guerilasit qe pas Zogut te zi, kane zgjedhur sheshin Skenderbej si Toroviollin e fundit.

kush  e rrun ne shqiperi per nene terezen aman ..

asnjeri, po kjo si jep te drejte doktorit ta keqperdori

nuk eshte vetem doktorri ne kete pune o vlla.

te ishte vec ai po flija e qete.

mua me shqetesojne ata plehra qe ja lepijne diten dhe naten

atyne qe ja lepijne ju bofte gjuha zumpare jarebi smiley

Shqiperia nuk eshte vec Tirana, aq me teper Blloku.

ne fakt as une deri sa pashe nje dokumentar tek "Arte" te djelen e kaluar qe me ka prekur shume e futur ne mendime. Eshte nje portretim tjeter nga ai qe jemi mesuar te gjejme ne median dhe historiografine mitologjike shqiptare. Do ua sygjeroja ta shihnit (eshte edhe ne frengjisht per ata qe nuk dine gjermanisht, dhe ka edhe nje pjese te pare, e gjeni ne program: te dyja pjeset do ritransmetohen se shpejti). Kjo plakate te vjen komplet absurde pasi ke pare kete dokumentar.

 

as frongjisht as gjermanisht smiley

por po e marr te mireqene prej teje ..

Faleminderit Self  jam duke e pare tani ..

E megjithate c'do popull meriton qeverine qe ka .... E ne shqiptart plotsisht meritojm Berishen dhe njerez te "kallepit" te tij . Kur lexon replikat ne kte teme nuk ke kah me ia majt pa mrrit te konkluzioni i masiperm .

Cohet Berisha dhe nxjerr nji "marre" midis krejt Shqipris e na e justifikojm se te njejten gja mund te kishte ba edhe Rama !!!!!! Mor noshta mund ta kishte ba .. kah ta di un.  Por fakti esht se Rama  nuk ka ba ala marrina te ktij kalibri.

Dy fjale te urta qe i pashe ne kte teme dhe fatmirsisht nuk ishin shprehje te rastesishme qe njerzit pavetedije i leshojn lart e poshte , rastesi mund te jete nji por jo dy mrena te njejtes teme. Me sinqaeritetin me te madh e thom se mu duken shum te gjetuna si shprehje.

Ruzhdija thote :

1- Shqiptaret nuk e rrujn fare per "Nene Terezen" .....

konstatim shum i sakt se ne ne te vertet nuk e rrujm shum per asgja pervecse rahatise te sumes personale, aty eshte epiqendra e universit per ne shqiptart sot . Te tjerat jane te tana dytsore . Motoja jone sot eshte - robi ka nje jete dhe nje sum , po nuk qe rehat suma s'ka ca te duhet jeta dhe po te iku jeta suma nuk vlen me ... .

2- Nuk me shqetson Berisha se ai eshte vetem nje por ata qe ia lepijn atij dite e nate ....

Ma  sakte nuk ka si bahet dhe thuhet .

 Sinqerisht falemners Ruzhdije per kto dy shprehje se pikes i ke ra .

Kur pash kte dokumentarin te Arte7 qe e rekomandon Selfmaderadio me te vertete fillova me e vu ne dyshim  figuren e "Nene Terezes".  Dhe me erdhi keq per Berishen se si ai per hir te shqiptarve qe nuk e rrujne per Gonxhe Bojaxhiun - Nene Terezen (pervecse kur u intereson) u deturue per te perule figuren e vet , veten qe ta nxjerrin pak nga balta ate te Gonxhes...

Shqiptart e mencem sot munden te shohin Arte7, ZDF , CH5 , BBC,CNN, MTV e te lexojne revista e gazeta si "Corriera Dela Sera" ,Vogue , The Economist, Times, Nesweek , China Daly apo Punjabi Times por duhet te theksohet qe te tana kto ne rradhe te pare jane biznese dhe qellimi i tyne nuk eshte akademik por i drejtohen mases me kushtin e pare qe te jene fitimprurse pastaj sherbyese ndaj audiences . E per shqiptaret ka ardh dita e arte qe te lexojne gazeta dhe te shohin tv ne gjuhe te hueja. Kjo iu ka dhan "dije" e ate dije si rilindasit e dikurshem po e percojn te " mileti" injorant dhe i pasofistikuem shqiptar , dikush duhet me perkthye ne shqip .

Per t'iu kthye vepres se  Gonxhes edhe njehere ... si ka mundsi qe u cue Gonxhja prej Shqipnie dhe shkoi me ndihmu milionat e lypsave te pashprese te Indise pa pas kurrfare leverdije a perfitimi .. !???? Qyshkur Gonxhja keshtu...???? A e kisha ba un kte ...?  Per ket  jete jo... athere as Gonxhja nuk e ka ba pa pas leverdi dikund.... Edhe Gonxhja edhe Rama jane shum te dyshimt ..... Gjynah per Berishen qe sakrifikoi per ta .

 

Sikur te ishte Et-ja, tani do kishte bere nje fotomontazh mjaft te sukseshem smiley

Ne vend te fotos se nene Terezes, tani ai do kishte vendosur foton e "mretit" me shami smiley

more vesh Et ? smiley

 ja baba sali hahaha

fundja kane me shume rendesi te gjallet se te vdekurit

Me ne fund qenka zgjidhur dhe problemi i mozaikut te Muzeut Kombetar! smiley

"Rrnofte .. Rrnofte Mreti!"!  #-o

PS. Kjo pllakate fiton cmimin e pare per 20-vjetet e fundit! smiley

Mendoj, qe njeriu me mend ne koke, kur e shikon kete qelbesirllek, i vjen peshtire dhe e denon kete perdhosje qe i behet nje shenjtoreje.

Nuk besoj se eshte e rastit, qe qe ky turp te bagatelizohet ne ate fare feje, sa te krijoje nje spunto per fantazine, se si do e kishte bere pllakaten Edi, Tosi, Ver Llapa apo Lymi i Tutit.

Ja ku e keni, te gjithen, te shkruar blu ne blu.

 

Ruzhdije, konstatim shume i drejte, qe ne Shqiperi nuk e rrun njeri per Nene Terezen e Kalkutes, sepse Ajo nuk ben pjese ne identitetin e shqiptareve, shqiptaret nuk identifikohen dot me Ate.

Fuck! C´ma prishen diten sot!

 O admin pse e fshin komentin mo,e vertete eshte,Sali Berisha e ka ngritur terezen ne piedestal,i vuri dhe emrin e Aeroportit gje qe nuk e meriton fare,se nuk ka bere asgje per Shqiperine,edhe qe Enver Hoxha e ka pas qujt prostituta e kalkutes e vertete eshte apo jo.

Po c'lidhje ka mer se s'paska bo gjo per Shqiperine. A thu se prodhojme figura ne seri ne edhe e kina lluksin me lon ne hije Nene Terezen. Jina vend i vogel mer, nuk mund te kemi te njetin kut si te medhenjte. Edhe Nikolla Tesla s'boni asigjo per Serbine, po shkiejt i kane vu emrin aeroportit sepse ate kane figure nderkombetare te atij niveli sa t'i prezantoje mire. Do preferoje ta benim me mire si Greku qe i ka vu emrin e El Venizelosit? 

PO pse kishit noi dyshim ju qe edhe per kete e kishte fajin rama. Ai ja mesoi berishes te vinte emrin e tij ne mes dhe te asaj tjetres m'qoshe. E ka thon dhe vete i madhi lubonja ne shkrimin pas gerdecit. Fajin per kte e ka rama qe i mesoi berishes si te kapej nga mafia dhe stilin puno e vjell. Vjell e puno.

Edhe hiç mos t'ju vij inat kur shikoni keto gjera. Se kete doni. Katunarllikun ne pushtet. Madje eshte test per katnaret. Kush e degjon salen a jozefinen tu fol dhe s'mendon ça eshte tu thon ky me, qeka idiot fare, dijeni se eshte katnar safi. Po mire me ne qe s'kemi ç'bejme, po me gide ç'pate mer gamor.

Figura e kesaj gruaje eshte e nderuar. Por sinqerisht, mendimi pare qe pata  sapo pashe foton ishte " te marrt me vete ishalla" (referuar Berishes). Me vjen turp per ket fraze qe me kaloi ne mendje...po ca t'i bej? ma shpifi kaq shume! smiley

 e si boni dhe ju. Po me gërma më të vogla s'do u lexote dot qysh nga Bashkia mër... smiley

smiley Tani lexohet qe nga Kryeministria... smiley

qesha me te dyja smiley

p.s.

teute ku je mi ?

Shume pune, Flo...plus kane munguar temat e sportit. smiley

 

sa turp. Ky degradu fare. Mer o sali jete nga ditet tona. Marksist i pandreqshem ngele

cja futni kot edhe ju, se mos e ka bo vet Sala ne fotoshop banderolen dhe urdheroi ta vinin ke fasada e muzeut!! Ia kane bere te tjeret, servilat e m.... qe jane katunare mbi te gjithe. Njejt me servilat e kohes se Enverit. Jo se jam pro ksaj qe kane bere, por e urrej mentalitetin servil.

Kryeministri i Shqiperise ka nje angazhim personal ne veprimtarite qe do te organizohen ne Shqiperi me rastin e 100 vjetorit te Nene Terezes. Kaq. Pastaj pse vihet kjo ne dukje eshte dicka tjeter, qe ka te beje me nje lloj kulture ne shoqeri ku rrekemi te afrohemi me cdo gje qe ka njefare ndikimi e pushteti diku ne qendrat vendimmarrese te Perendimit. Nene Tereza e meriton dhe Berisha si drejtues i nje partie te djathte ku besimi fetar gjen hapesire, i takon ta beje kete dhe ne fakt e ka bere. Emri i saj gjendet kudo, veprimtarite perkujtimore ose per nderim te saj kane qene shume te shpeshta, por ne kemi eshe raste te tilla banale p.sh. kur Edi Rama ka ushqyer me qellim thashethemin se eshte njeriu i lobit/ve cifut/e ne Shqiperi. Apo ka bere propagande deri edhe me koncertin e Scorpionasve qe medemek i solli ne Shqiperi. Mua me habit vetem qasja e komunisteve! Keta qe e quanin perhapese te opiumit nder njerezit e varfer, ushtrimin e imperializmi etj. shqetesohen per emrin e te lumnuemes Tereze!

po ju dhemb xhani shume per Nene Terezen ju komunisteve...hah

èshtè e kot,nuk e njeh turpin ai njeri....tè hapen kutitè!!!

Ka per ti hik truni Sules kur ta shofi ate gabim qe kane bo oborrtaret e vet. Kane vone foton e nones e jo te Sules..

 

Eshte thjesht nje mesazh-karshillik i rradhes: Same shume me shani dhe sme doni, aq me shume do jem mes jush...

  smiley   Sula FOREVER!!!!!!!!!!!!   smiley   

o bulevard mua s'me plas trapi per komunistet e anti-komunistet.. por emri i ktij kryepsikopatit me germa te medhaja ne ate afishe per Nene Terezen, eshte per mua nje rast klinik patologjik. Vendosja e emrit te tij ne ate afishe e ne ate fare menyre tregon te gjitha shenjat e nje njeriu psiko-maniak. Vendosja e emrit te tij ne ate afishe ne ate menyre eshte nje tentative e shemtuar, jo-dinjitoze, dhe e neveritshme, e nje njeriu me komplekse te theksuara, per t'iu imponuar figures se Nene Terezes.

Por kto jane 2 figura krejt te ndryshme dhe te pa-pajtueshme. Ato jane diametrikisht te kunderta. Nene Tereza prezanton gjene me te mire qe mund te nxjerr nje vend, nje njeri shpirtmadh, nje shpirt fisnik me ego modest.. dhe njekohesisht prezanton gjene me te keqe qe mund te ndodh me kete njeri per vendin, kur ai njeri largohet.

Kurse Sali Berisha eshte krejt e kunderta, ai prezanton gjene me te keqe qe mund te nxjerr nje vend, ai prezanton erresiren dhe prapambetjen, injorancen, tinzarine, maniaken, egon e semure me side, korrupsionin, hajduterine, dhe te kunderten e c'do parimi demokratik.. ai prezanton vdekjen.. dhe gjithcka te ulet qe mund te dal prej atij vendi.. dhe njekohesisht ai eshte misherimi i skenarit me te keq qe mund te ndodh me nje njeri kaq negativ: kur ai njeri nuk shqitet por arrin t'i imponohet nje  populli.. until death does them apart.

Pra dy figurat jane diamtrikisht te kunderta. Ndaj edhe eshte fyese per nderin e Nene Terezes te vendoset emri i tij prane saj. Ndoshta ai dhe te gjithe sherbetoret e tij e quajne te denje kete gjest, por une si shqiptar jo, kurresesi.

Ti po te duash quaje komunizem kete, por s'do kete shume ndryshim sikur te te quaj une ty nate e dite qen-ngrenes.. sepse ashtu me do trapi mua.

Dhe  meqe ra llafi, edhe kete qe ben Selfi s'e pranoj, biles as e kuptoj. Se kush e ka filluar i pari kete lloj taktike s'me duket shume relevante ne kete situate.

Mbase edhe kendi i fotos eshte disi jo i pershtatshem por une, gjithsesi, gjeta nje indjan ketu, dhe pasi i tregova foton e pyeta a e lexo dot sesi ne shqiptaret i themi ne shqip "Modher Terezes"? E kqyri iher dhe pastaj tha "Sshali Behri..ha"?

Per ato sy te ballit te kumandarit!

ne fakt une nuk e pelqej fare kete gje qe ben Berisha, i cili eshte kryeminister i Shqiperise me sentimente fetare ashtu sic dihet qe jane, te perziera. Kryeministri i vendit nuk ka pse i jep kaq rendesi duke u marre personalisht me veprimtari te tilla nje figure qe sado qe vepra e saj vleresohet pertej caqeve fetare, ne thelb dhe qellim ajo mbetet e tille, pra fetare. Kryeministri i vendit tim nuk pse ndjek nje agjende te katolikocentristeve qe nese nuk do t'i ndalonte kushtetuta do te shpallnin Republiken e Mirdites. Ky soj katolikesh, perbejne rrezik per Shqiperine njesoj si ata vorioepiriotet e Omonias.

 Bulevard,

e ke fjalen per Jozefinsat? Bile keta quhen veneciane fare smiley

Se keta kane marr ne dore me konvertu ne katolike, te gjithe muslimanet, qe kan pas qene katolike por qe ishin bere muslimane per te marre nje naxhake me leje nga qeveriu ( sulltani )  e per te vra e per te pre shqipot e tjere.

Me te futme e kishe kete postimin e fundit dhe tregon qe nuk je trap fare.

jo shoku se kam fjalen per jozefinsat. Po ty menjehere aty te shkon mendja. Ketyre ju ngrej kapellen une se nuk jane si ca ndrece e kompani qe duan te ndermarrin nje kryqezate ne Shqiperi. Nejse se ti je kriptocifut, nuk ke pune as me muslimanet e as me katoliket... smiley

bulevard, nuk i ben nder vetes, po ti japesh muhabetit ate drejtim, qe don me i dhene ti, as te shpjegosh se cila eshte detyra e kryeministrit ne kete rast, ku qendron prioriteti i tij dhe kujdejsa e vecante. Behu i mencur dhe hidhi nje sy fotografise dhe pastaj po nuk te pelqeu, por te shkon pas shtati, atehere sherbimi me i mire, qe do i besh vetes, eshte te heshtesh.

Shkodranet e mencur kur donin ta venin dike ne siklet, por pa e ofenduar e pyesnin:

"Si do kishe pas qejf me ken ma mir, zog kurvet apo zog gamorit?"

 I vetmi gabim jo vetem trashanik por edhe psikopato-delirant, ne kete poster ( po mos te jete montazh) eshte qe emri i Tij eshte me permasa me te medha se ai i NENE TEREZES. Pastaj, qe eshte veprimtaria nen kujdesin e Tij, nuk ka asgje te keqe. Nene Tereza e meriton kete dhe njeriu me i fuqishem ne shqiperi sot, na pelqen ose jo eshte Berisha.

Pse nuk u thoni motrave te Nene Terezes tia fusin nje denunce kesaj gjeje tek fotoja ... smiley

Lira po ky, eshte shoke i ngushte i Tos Nanos."Mua me quajne Fatos Nano mbrapa me vjen historia"!!!!!!!!!!

Rakia, po te jesh esell duhet te kuptosh qe pavarsisht si jane personazhet e politikes shqiptare, historine e kane mbi shpine. Historia nuk zgjedh. Historia mbart ata qe e bejne ate. Mire, keq ata jane kukullat e historise ne keto 20 vjet. Kur une dhe ti dhe miljona te tjere do jemi pluhur, pluhuri i tyre do ekzistoje me emrat e  tyre te pervecem.  Populli shqiptar nuk duhet ti marri me te qeshur keto gjera, por duhet te dije te nxjerri nga vetja, kokat e duhura.

Ky eshte nje montazh dhe adminet e kane vene ketu qe epshet shtazarake te komunisteve te shfrehen ne kete faqe.

Nuk do shume mend qe nese te njejten gje do te kishte bere Rama,i cili del ne tv edhe kur mbillen 2 peme adminat do ta paraqesnin si gjeni te menaxhimit te pareve te bashkise.

PPU eshte nje blog i Rames dhe kjo qe kane nxjerre nuk me cudit.Me shume do te me cudiste ndonje artikull kritik ndaj Rames,qe ne kete blog jane si uji ne shkretetire.

Vazhdooni punen se do tju pergezoje kryetari!

solido,

Le te themi se ekgzisto mundesia qe nuk eshte montazh; ti si do ta gjykoje, c'mendim do te jepje?

 

Te njejten pyetje kam dhe une. Mos ma merr per keq te lutem, Solid.

po mos u nxeh o Solidarnos se nuk i vjen e keqja qeverise nga (b)llogje te tilla. Gjithe kjo urrejtje e komunisteve ben mire qe shprehet, nxirret, se i lehteson psikologjikisht. E bejne gjumin e qete se edhe sot o shoke, e hodhem nje gure kunder Saliut...hahaha... per kaq gje prekesh ti?!

solidar, qe te qetesohesh, po te them se foton e kam sjelle une, qe u shokova me kete imazh sot ne mengjes rruges per ne pune. fotoja eshte e nje shoqeje.

mund te ta konfirmoje kushdo qe jeton ne tirane.

por qe ti habitesh dhe e quan montazh, kjo mua me gezon smiley

Ky eshte nje montazh dhe adminet e kane vene ketu qe epshet shtazarake te komunisteve te shfrehen ne kete faqe.

Montazh? Pret deri neser te te sjell foto te parrullave te tjera, jo te kesaj, qe kane te njejtin mesazh?

C'te keqe ka te rikthehen parrullat, nje here? Populli ka nevoje te kujtohet per punen e lavdishme te udheheqesit tone.

"Shokimi i komunisteve per "kujdesin" kryeministror per veprimtarite perkujtimore per te Lumnuemen Tereze" Kjo eshte thagme qe vetem ketu mund te prodhohet.

Kjo llogjika jote eshte si ato karabushat qe benim ne kohen e xhaxhit. Gjej nanji menyre tjeter per te peshku mer, se ketu s'para gjen tyça te ketij niveli.

Sullae felici... Po t'I kishte plas shume per domethenien e jetes dhe veprimtarise se Nones, le t'ja kushtonte kete vit te vobekteve e te pastreheve qe po shtohen ne Shqiperi dita dites. S'do kishte nderim me te madh per emrin dhe simbolin e Saj, si dhe do fitonte pike ne mendjen e shkalafitme te popllit tone pellazgjik.

zotni Lost. kot per muhabet...nuk me rezulton ashtu. simbas sourceve te besueshme eshte shtuar ne menyre te pabesueshme numri i tripëll-masteraturave ndër shqiptare. Ndryshimet ne vitet e fundit jane marramendesia per nga mendesia dhe per nga cilesia e jetës ka me shume njerez pertej hendekut.

nëse vrejtjet e mia i çertifikoni si të pavënd, u jap në këmbim të drejtën qe te thoni se ne shaminë e Madres, padre ka harruar te stilosë emblemën e nato-s.

Zotni fe-he. Kini te drejte vetme parcialishte. Kjo e drejte sinjifikativisht por jo dhe aq njemendesisht eshte illustronjese e butaforise shtete-ruese te katakllizmes q'I ka rene mbi krye dhe perfund mollaqeve bashksanguineve tane. Nuk mejtoni qe duhet me ne fund te zhvishemi volontarishte prej te gjitha embllemave farfuronjese, qofshin keto mitike dhe mitizonjese, poashtu dhe te dukershme dhe leka-harxhonjese? Nuku?!

mëvartësisht hipoteozës qe i paraprin aq bujarisht argumentit tuaj, guxonj te parashtronj nënë tamburinat e formalitetit, gjykimin ekonomik si trumpetonjës: A jeni ne korrent te shifrave te bidève qe hyjne çdo ditë në dugajet tona?

A vyen te jetohet pa Northern Star? ç'busullë munt të rrefejë perëndimin nëse jo majë e shigjetës? Zonje e shtepise me miresi me ka deftyer nje tjeter ligjë mbi tonat të brendshmet punë: Të bardhat lahet veç/ të zezat veç. Po kjo nuku eshte aspak kompetence e imparcialitetit.

Po, po, e kane thene, dhe me ate ngasherimin vezullonjes qe percohet vetem prej raptyres religjioze - cleanliness next to godliness. Por, si njeri I shkronjes qe ini, duhet ta dini qe statistikat si dhe keshillat e vyera te zonjes se shtepise, jane lark prej asaj qe ka nevoje shpirti jo vetem interim I shqipes. Pastaj, a nuk u duket se shifra te tilla jane konvene te fallsifikohen po me ate kollajllek me te cilin u var e shumepermendura pankarte?

nuk ëshseka alternativë. Nuk ëshse kemi patur edhe biskoten edhe çokollatën. Biskotë nuk kishte... tri dite pa buke e iu dorezuam çokollates.

Tani na mbajne me çokollata. Nuk ka biskota. Ka kohe qe nuk ka biskota.

nje pako vafer te mykur nga kohe e mynxyrit, s'e veme ne goje.

tani...

Sikundra ju e peshoni me xhentilesë, çështja e mitit eshte vertete ç’qetesonjese per auditorin e pamesuar me praktikat autethikonjese te mikromenaxhimit. Pyesin: ç’mitin duan?! >>

Por ne tërë rigorë dhe efervershencë, çdo ças pregadisim mitin e ri. Dhe e fuqizojme me aftesira te papara, nder me te mençurat aftesine per te rrëzuar ne beteje mitin e vjeter. Bejme prova xhenerale e nuk na bindin, ndaj kokeulur por ne ekstacë continuom te perfeksionojme mithin tënë lëngues, gjersa ky të bëhet i pathyeshëm (indestructibile / irrefutibile / immortjabile).  Dhe sillemi si te dreqosur; ç'kemi bere, çkemi bere?! - Nje mit kemi bërë.>>

Keto pune, e te tjera si keto me se shumeti i bejme me duartë ndënë tavolinë, ndërsa thithëm qumshëtin e persheshit..  ( sangue di maria / bloody mary / rum me mollatarta)>>

 

..pastaj Lost-o nuk shoh naj diference te madhe midis motiveve te afisheberesit, dhe motiveve te disa komentuesve sportivë këtu. Te pakten ashtu si i shprehin intencionet.

edhe nje here mbi çështjen morale smiley

kemi nje ketu qe vuan nga kanceri. ne çdo vit japim xpara per nje shoqate kondra kancerit ne pergjithesi (qe ndihmon shume njerez, gjetjen e kures e me the te thashe). Nese nuk do ti jepnim xparate shoqates / institucionit por direkt njeriut qe njohim, kolektivisht mund ta shpetonim. kujt t'ia japim?

Hahaha smiley*

*ishte intenduar per komentin me siper.

Tani seriozisht, nese ceshtja do te shtrohej se si akoma Shqiperia dhe vende te tjera afer nesh ende vazhdojne te ndertojne mite, kjo po qe do te ja vlente per debat, por te thuash qe Nene Tereza e meriton kete mit a vemendje dhe njekohesisht te jesh kunder qe kjo vemendje t'i jepet nga kreret me te larte te shtetit, ketu s'ka asnjefare logjike. Ahh, harrova, duhet te masim centimetrat e shkronjave. Berisha po i jep rendesine qe i takon Nenen Terezes, duke pasur nje kujdes personal per 100 vjetorin e saj dhe duke e bere te dukshem kete kujdes. Pra kemi institucionin qe del ne pah. Nese ju keni hallin qe pse e ben Berisha dhe jo Rama, kete hall nuk ja u zgjidhim dot pa humbur zgjedhjet Berisha.

Berisha po i jep rendesine qe i takon Nene Terezes, dhe ka bere mire qe ka treguar qe e ka bere pikerisht ai kete, duke vendosur emrin e vet ne qender dhe duke e lene Nene Terezen diku andej nga cepi, se pa Berishen s'do te kishim as Nene Tereze, apo e kam gabim? Por keta komunistat nuk e kuptojne. Ishte Berisha ai qe e udhehoqi popullin tone lavdiplote kunder armiqve komuniste.

po pse emrin tend do te vendoste qeveria aty? Berisha perfaqeson nje institucion o koke. Po c'flas edhe une me ty, ju shtetin e keni pasur armik gjithmone. Aq armik e keni pasur dhe keni sa keto fotografet na lavderuan dhe inkurajuan revolucionin tokegrabites te banoreve te Hamallajt kunder shfrytezuesve reaksionare.

Pikerisht pra. Te vendosen edhe portrete te fotove ku ka dale bukur (jo me hunden ne profil) dhe t'i ndertohet nje shtatore mu aty ku ka qene busti i Enverit. Besoj se atje ne Amerike ndodh e njejta gje me presidentet, apo jo?

Dhe kur te beje ndonje minister ndonje veper te mire me ministrine e tij, te mos e lejojme te dale ministri e te marre merita. Kryeministri e ka caktuar aty, vetem ai ka merita. Sic behet dhe ne Amerike, fundja... ti duhet ta dish me mire.

A nuk je dakord me mua? A nuk e meriton Berisha nje bust me te madh mu aty ku ishte Enveri?

Dialogu i mesiperm eshte per shprehje dite...  can't stop laughing ...

 

 

 Tani dhe une e kam seriozisht o Bulevard, se po e tepron shume. As qe kam dashur te te jap pergjigje ty se eshte e kote te merresh me te tille. Kjo, ndoshta eshte e fundit. Ti dhe tipa si ty qe jane me shumice, jeni fatkeqesia e popullit shqiptar.

Ja c'shkruan ne menyre dinake dhe debileske bashke. Dmth, ashtu si c'e ka thene populli shqiptar ne shekuj: '' shejtan budalla''

 Ahh, harrova, duhet te masim centimetrat e shkronjave...

Prapa atyre shkronjave kapitale me permasa me te medha se AJO qe nderohet, qendron deliri dhe kaosi i nje pjese te shoqerise shqiptare, qe fatkeqesisht po e udheheq kete popull ne shekuj. Pa disiplinuar keto dy ndjenja aq te rrezikshme  ( ashtu sic thote Nicja), s'do mundemi kurre te arrijme atje ku duam. Nje nga arsyet kryesore qe vendet perendimore kane arritur atje ku jane, eshte dhe disiplinimi qe i bene ketyre dy ''kafsheve'' qe i kemi te trasheguara ne gen. Sa keq qe kafsha, brenda njeriut shqiptar lulezon ne liri te plote....

Pse habiteni. Te gjitha institucionet shteterore jane mbushur me logot e PD e me "Shqiperia po ndryshon."

Dhe kjo parrulle qe eshte vene ketu ne foto, nuk eshte vetem aty, por edhe ne vende te tjera ne Tirane.

 Po aty, te ndertesa e avokatit te popullit, u be nje ekspozite rruge, me fotot e Nene Terezes dhe me shkrime anash ku flitej gjeresisht per bemat e Xhaxhi Sali Berishes... Vinin te huajt e kosovaret, i lexonin e mahnitesh per udheheqesin e vendit tone.

Po ashtu dhe ne qytetin Studenti, kur erdhi Xhaxhi Sali, ne cdo dritare pa perjashtim te konviktit qe ishte perpara vendit ku udheheqesi yne do te mbante fjalimin, u vendosen flamuj te Partise PD.

Nje tabele e madhe vazhdon te jete edhe tani, kaq kohe pas mitingut, ne qytetin Studenti, qe thote "Mire se vini, Zoti kryeminister."

Keta komunistet qe s'duan te vendosen parrullat dhe portretet e udheheqesit tone, na kane zili dhe jane armiq te popullit liridashes, dhe duan t'i pengojne qe te futen ne rrugen plot fitore drejt europes.

Xhaxhi Saliu s'njeh rruge tjeter nga Xhaxhi Enver.

Isha nje dite per vizite te nje burg. Ne vend te fotos se Bamos, drejtori kishte von foton e Zhozit. E pysim ne "çne foton e Zhozit, se president eshte Bamua?" "Une kete njof"- thot vllai. "E kena shtresen tone, edhe e kom mike personale, kshu qe e kom nda mendjen, kte do maj"!!!!!

Ok. E ka xhan, e ka xhan. S'ke ca i bo smiley 

E pyesim a kane votu te paraburgosimit dhe si eshte siguru fshehtesia e pyetje te ketij lloji.

"Aaaaaa, ne jina te deploitizum, ne kta kon votu si kon dasht. Nuk i kena thon asigjo"

Nderkohe muret ishin mush me Shqiperia po Ndryshon' dhe sapo mbaroi fjalen vllai, (per sy te ballit sapo tha llafine  fundit) i bi celuari dhe vec kur nigjohet zilja "Forrrr mi, this is a mirakëll of fridom".

Sula FOREVER!!!!

 Car doje ti per vizite ne burg? Eh?! Uji, zjarri e zabiti. smiley

Pastaj pse ankohesh qe kishte foton e Jozit? Sipas teje, mes gjithe atij mashkullimi ku vlon testosteroni, te burgosurit preferojne foton e Bamit apo te nje ylli si Jozi? 

E turpshme fare. Dhe e realizuar ne menyren me katunareske dhe lepirese te mundshme. Cfare primitiviteti.

Po vitit 2010 edhe 6 muaj i kane ngel!

Absurditeti me i madh kur lexon kokcepat e PD-s te shajne komunistat! Te pakten komunistat kishin kurajon dhe fytyren ta thoshnin cope, pa qene nevoja te perdornin Nene Terezen apo te tjeret..  Benin bustin 10 metra, parrullat ne male dhe vinin ne rresht kokcepat e sotem te PD-s te duartrokisnin.. smiley

Ahh c'ju kane bere komunistat juve, zbor o vellezer zbor, as per 5 shekuj si shlyheni dote.. smiley

 Kinezet thone-"Nje foto eshte sa njemije fjale"!

Ca te thuash me shume per katandisjen e Shqiperise dhe te shqiptareve!?

E thote ajo fotografia vete.

 E kujtoni nje lajthitje..? Jo! Eshte pjese e nje filozofie te lashte. Filoni i Aleksandrise(ne vitin e 13 para J.Krishtit dhe  ne te 50-tin pas .J.Krishtit, ishte i pari qe krijoi "Doktrinen e Logosit" ose siç e emertoi  "Doktrinen e Re", qe sipas termit grek, polisemik, ai e imagjinoi me  disa kuptime: si  fjale, fjalim, arresye, mendim, studim, pamje qe flet...dhe rregull. Eshte sa "fjale aqe edhe "Shpirti i Zotit", i cili lind dhe  rregullon boten...sipas "Ideve Platonike" ose formave ideale te Aristotelit.

  Kjo filozofi nginji  "Ungjillin, sipas  Shen Gjonit."

  Autori i atij Ungjilli (si diku afer mendjes se  Sales), bashkoi traditen e ungjilloreve(pervojen e Salihut, me pervojne e "ungjilloreve"sekretare) te tjere dhe shpirtin filozofik  te epokes( te kohes sali-ane)

  Lexoni  "Gjoni 1-4" dhe do te bindeni se asgje nuk eshte  rastesi 

Më në fund, Ypi dhe Lubonja sonte do flenë të qetë... pa mozaik.

Do shkruajë nesër ndonjëri prej tyre?!

 

Kjo banderole gjigande ka disa dite qe eshte vene aty dhe ka zevendesuar nje tjeter. Eshte ide dhe realizim 100% i ministrit tone te kultures, atij Xhaferrit qe donte te sillte eshtrat e Ismail Qemalit nga Italia ne Vlore. Perpara ketij turpi ka qene vendosur nje reklame gjigande e Vodafonit. "I madhi" Edison Ypi ka bere edhe nje shkrim te gjate pindarik per kete gje te gazeta Mapo, ku i thur diterambe Vodafonit qe ka mbuluar "monstrat" gjysme femra e gjysme meshkuj te komunizmit, ne ate mozaik. Por plasi skandali ne shtyp qe reklama qe do qendronte aty sa te mbaronte restaurimi i fasades se muzeut, ishte thjesht nje afere e zyrtareve te Ministrise se Kultures dhe copes se majme te tripolit te telefonise celulare ne Shqiperi. Behej fjale per me shume se 1 milion euro qe sdihej se ne xhep te kujt do perfundonin, se nuk kishte asnje kontrate mes Vodafon dhe Ministrise se Kultures. Duket se pas kesaj, kjo e fundit per te mbuluar m...n me sh..e, ka vendosur Udheheqesin qe "respekton" duke i bere hije Nene Tereze.

Eshte ide dhe realizim 100% i ministrit tone te kultures, atij Xhaferrit qe donte te sillte eshtrat e Ismail Qemalit nga Italia ne Vlore.

Jam shume i sigurt qe eshte nje veper e tij.

Xhaferri eshte nje person me te vertete i shpifur dhe bythlepires.

Nje nga elementet me gelbazore qe komunizmi mund te kete prodhuar.

Olso,

Ky?

 

ska mundesi..

E mire mire, thoni c'te doni per perdorimin e figurave historike te nderuara per qellime cinike, por sipas New York Post, edhe Empire State Building e kishte humbur betejen ne bashki per te drejta ajrore kunder projektit te nje gratacele afer saj, vetem sepse kishte refuzuar te ndizte dritat ne shenje perkujtimi te Nene Terezes me rastin e 100 vjetorit. Mjafton qe interesi kolektiv te sherbehet fale simbolit, pa c'i qi t'emen se interesi privat qe ushqehet fale te njejtit simbol shkaterron cdo vlere kolektive pervec kohezionit simbolik. Apo jo?

p.s. Megjithese me mire tragjikomedia e nene terezes se sjelle nga SALI BERISHA (ky ia kalon edhe Skenderbeut me keto qe sjell, pasi i lashti te pakten Lirine e gjeti mes popullit, ndersa ky jo vetem Lirine qe e solli vete, por na sjell edhe Nene Terezen) se sa ajo shkretetira mortore e Vodafonit a ku di une cfare reklame kompanie celulare qe ishte para kesaj tek mozaiku.

Mua më duket se mungon një detaj, fotoja e Berishës nga ana tjetër duke e parë edhe ai popullin si Nënë Tereza.

"Me duar të pastra!".

si mjafton dimploma e mjekesise e do emerin edhe ne sheshe..

Per ata qe dyshojne se fotua eshte fotomontazh:

e di si me ngjan kjo:

"nen kujdesin e vecante te nene terezes

viti 2010, kushtuar

SALI BERISHES

nen kujdesin e vecante te ministris xy... jo eee?

vdesim vdesim me u hap nje cik ...

ky i tejkalon limitet dite per dite, hajde supermen turpi hajde

 A' rrene qe kete pune e ka nis Ed Rama! 

Kete pune, me emra neper mure e ka nis veq Doktori! 

Kush e mban mend ate fabriken ne Vore (djathtas, pa shku ke kthesa per ne Veri) qe e kishte me germa te medha "Ky senn, u ndertu ne kohen e Salih Berishes" (me H-e, si heret)! smiley

 

 Mu me vjen qe te dal me keta banoret e lagjes time edhe meqe jemi ne demokraci ktu te pallati im te vejme nje pankarte te madhe qe thote 'O Sal kulufi, nen kujdesin e vecante te banoreve te lagjes 4 a ka mundesi te mos kujdesesh me per asnje gje mer toci kuklles?'

vetem kur te gjesh te nesermen:

ne lagjen nr 4, nen kujdesin e vecante te kryekokes sala i moth, eshte gjetur dhe shpartalluar nje qelize terroriste armike e popullit dhe arritjeve (natyrisht te papara) te tij (perserisim qe kryeministri ka treguar shume po shume kujdes)

o bulevard je shume i haperdam . Njehere thua kryeministri ka per detyre te kujdeset per raste te tilla, e me pas thua,....po pse kryeministri e ka fajin qe te tjere vendosin emrin e tij aty. Me pas thua ,....po ju djeg shpirti ju komunisteve per nene terezen, kur ajo eshte nje figure qe duhet nderuar. Ju komunistet kurre nuk e keni dashur fene, kurse e djathta eshte pro fese.  Me pas thua fajin e ka kryeministri  qe ua con pas dhe u ben nderime republikes se mirditorve qe jane te keqinj posa himariotet. Duhet te vij turp qe ben krahasime te tilla, sepse nuk mund te besh nje paralele ndermjet horrave te bollanos dhe te nje krahine atdhetare si mirdtita, vetem e vetem sepse i perkasin nje besimi te caktuar. Animi yt eshte haptas fanatik ndaj partise se berishes, sepse ti perfol mirditen por nuk guxon te perfshish edhe topallin aty.Po nga e nxorre xhanem ,se po te jesh kunder sales je patjeter komunist. Pastaj ai eshte nje kriptokomunist me i zi se ata qe e kishin vertet bindje, por si bene keq askujt. Ky eshte nje komunist i vijes me te ashper sepse ka kthy luften e klasave. Sepse e ka refleks te shkuares se tij,tek ka internu apo pushu edhe njerez nga puna. Madje edhe ka deshiruar qe ne pikun e luftes se klasave te dergoj ne varrje n'litar edhe dokend qe si ka pelqy ketij tipit. Fol mer vlla njehere paster dhe i pangarkum emocionalisht

Kurr se kam besuar se do vinin dite kaq te bukura.

Po shijoj ne maksimum.

I falem perendis per durimin qe pat fal.

 

 

Shikoni si rri none Ezja m'rradhet, duke nigju ca thuhet per te! smiley

 

Po të votohej nesër, unë s'do kisha asnjë mëdyshje; Votën time do ja jepja Sali Berishës.

po sot, kujt ja kishe dhene voten? E habite dhe nene terezen me kete qe the

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).