Nga Gazeta MAPO

Ministria e Ekonomisë ka nxjerrë në shitje 32 ndërmarrje shtetërore, të cilat janë programuar të kalojnë në ankand brenda këtij viti. Shumica e tyre, me bilanc pozitiv

Privatizimi, 32 ndërmarrjet që po shiten

Gazeta “Mapo” publikon të gjithë litën e aseteve shtetërore që janë programuar të shiten këtë vit. Shumica e ndërmarrjeve kanë rezultat financiar pozitiv

Procesi i privatizimit të shoqërive Sh.a shënon 32 asete shtetërore. Burime nga Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës tregojnë se, privatizimi i këtyre objekteve do të kryhet shumë shpejt. Ndërkohë që janë përfshirë në procedurë shitjeje 37 objekte, pronë e shtetit, por jo me rëndësi startegjike. Shumica e objekteve që kanë dalë në shitje nga Ministria e Ekonomisë, janë me rezultat financiar pozitiv, ndërsa tre prej tyre janë të falimentuara, ndërkohë që janë në program për t’u privatizuar mbi 2000 asete. Në vazhdim të këtij procesi, si dhe në zbatim të Urdhrit të Kryeministrit nr. 77 “Për marrjen e masave për identifikimin e aseteve shtetërore që do të përfshihen në procesin e privatizimit”, për të siguruar transparencë maksimale të këtij procesi, është rishikuar baza ligjore për privatizimin që ky proces të realizohet në një periudhë sa më të shkurtër, duke shmangur burokracirat e panevojshme. Këshilli i Ministrave në vendimin “Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore që privatizohet dhe për procedurën e shitjes” ka përcaktuar që Dega e Shoqërive Publike me fillimin e vlerësimit të një objekti, vendos një njoftim në objekt si dhe në mjediset e organit të qeverisjes vendore në territorin e të cilit ndodhet objekti përkatës. Sipas burimeve nga Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës janë në procedurë vlerësimi 370 objekte. Kjo ministri u ka kërkuar të gjitha minstrive informacion për asetet që do të përfshihen në procesin e privatizimit. Në përgjigje të kërkesës, Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorëve ka të përfshirë në privatizim 100% të objekteve te dërguara nga kjo ministri, të cilat janë në kushte për t’u vlerësuar. Ministria në fjalë ka dërguar edhe përfaqësuesit përkatës të institucionit, që do të marrin pjesë në komisionet e vlerësimit. 74 objekte janë miratuar për privatizim dhe janë në procedurë vlerësimi.Ministria e Punëve Publike, transportit dhe Telekomunikacionit ka të përfshira 100% të objekteve të dërguara nga kjo ministri, të cilat janë në kushtë për t’u vlerësuar. Pra 77 janë objektet e miratuara për privatizim, të cilat janë gjithashtu në proces vlerësimi. Edhe Minsitria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave ka të përfshira në këtë proces 100% të objekteve të dërguara. Janë 85 objekte të kësaj ministrie në procedurë vlerësimi. Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar Ministrinë e Ekonomisë se nuk ka objekte për të privatizuar. Sipas saj, vëtëm Universiteti Politeknik i Tiranës është në një process vlerësimi të pronave të tij dhe pas përfundimit të këtij procesi do të vërë në dijeni për vendimin që do të merret. Por, nga ana e saj, Ministria e Ekonomisë, duke u nisur nga kërkesat e pronarëve të truallit, i ka kërkuar prononcim privatizimi kësaj ministrie për objekte të ndryshme (të cilat janë të shkatërruara dhe nuk përdoren më) dhe kjo ministri nuk është përgjigjur ende. Ndërsa Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta ka bërë të ditur se nuk ka asete në process privatizmi, Ministria e Financave ka dërguar për t’u përfshirë në procedurë privatizimi 5 objekte, të cilat janë në process vlerësimi. Ministria e Mbrojtjes ka dërguar dy lista objektesh për këtë proces, në të cilat numërohen 517 objekte. Ministria e Drejtësisë ka 7 objekte për t’u përfshirë në procesin e privatizimit, të cilat ndodhen në fazën e vlerësimit. Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka deklaruar se nuk ka prona për t’u përfshirë në privatizim. Edhe Minisitria e Jashtme ka bërë të ditur të njëjtën gjë. Ndërsa Ministria e Brendshme ka deklaruar 515 objekte, për t’u përfshirë në procesin e privatizimit, por deri më tani nuk ka dërguar përfaqësuesit përkatës për procesin e vlerësimit. Ajo që nuk ka dërguar ende informacion është Ministria e Shëndetësisë. Përsa i përket kompanisë së sigurimeve “Insig”, procesi i privatzimit të së cilës ka dështuar disa herë dhe është në ngarkim të Ministrisë së Financave, burimet bëjnë të ditur se nuk ka kërkesa për privatizimin e saj. Kjo sepse me krizën ekonomiko-financiare globale, tregu i sigurimeve ka pësuar rënie dhe kjo rënie ndërkombëtare ka ndikuar edhe në vend.

Shumica e objekteve që kanë dalë në shitje nga Ministria e Ekonomisë, janë me rezultat financiar pozitiv, ndërsa tre prej tyre janë të falimentuara. Ndërkohë që janë në program për t’u privatizuar mbi 2000 asete.

Ministria e Brendshme ka deklaruar 515 objekte për shitje. Ministria e Mbrojtjes ka 517 objekte për privatizim dhe Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave ka të përfshira në këtë proces 85 objekte.

Shoqëritë jostrategjike në proces privatizimi

Emërtimi Rrethi
“Mika” Korçë
Sh.a “Berateks” Berat
“ Kripa” Vlorë
“Industrialimpeks” Tiranë
“ Arteksportimporti” Tiranë
“Frigoriferi” Durrës
“Albkontroll” Durrës
“NPV” Durrës
“Agjensia Detare Taulantia” Durrës
“NIMEK. S” Durrës
“Uzina Dinamo” Tiranë
Albkromi” Tiranë
“Qendra e llotarive” Tiranë
“Buka” Tiranë
“Bloja” Tiranë
“Fu Farma” Tiranë
“Fabrika prodhim këpucë” Korçë
“Prodhim mobilje” Tiranë
“ Albakri” Tiranë”
“Ndërmarrja Material Ndërtimi” Elbasan
“Tirana Butan Gaz” Tiranë
“ Rekor-Albania – SA” Gjirokastër
“Trikotazhi” Korçë
“ Shpërndarja e Librit Shkollor” Tiranë
“ Tregtimi i librit artistik” Tiranë
“ Shtëpia Botuese Naim Frashëri” Tiranë
“Tarabosh” Shkodër

Shoqëritë, ende të paprivatizuara
“ Tregu i shitjes me shumicë F perime” Shkodër
“Tregu i shitjes me shumicë F perime” Vlorë
“ Regjistri detar shqiptar” Durrës
“Prodhim veshje ushtarake” Tiranë
“ Kombinati energjitik” Elbasan
“ Duhan cigare” Shkodër
“ Prodhim kabllo” Shkodër
“Qendra sportive” Tiranë
“ Tipografia Ushtarake” Tiranë
“ Albturist” Tiranë
“ Albiminiera” Tiranë
“ Alba Film Studio” Tiranë
“ Trajtimit studnetëve Nr 1” Tiranë
“Trajtimit studentëve Nr 2” Tiranë
“ Trajtim itudentëve” Gjirokastër
“Trajtim studentëve” Korcë
“ Trajtim studentëve” Shkodër
“ Trajtim studnetëve Vlorë” Vlorë
“Trajtim studentëve” Elbasan
“ Tregu i shitjes me shumicë” Gjirokastër
“ Tregu i shitje me shumicë” Kukës
“ Tregu i shitjes me shumicë” Tiranë
“Tregu i shitjes me shumicë” Berat
“ Petrolalaba” Tiranë
“ Trajtim i studentëve Nr. 3” Tiranë

Lista e Shoqërive Strategjike që janë në proces privatizimi dhe janë privatizuar
“ OSSH” Tiranë
“ Albtelekom” Tiranë
“ ARMO” Fier
“ ALBETROL” Fier
INSIG

Lista e Shoqërive Strategjike që janë pronë shtetërore
Sh.a “ OST” Tiranë
Sh.a “ ANTA” ( Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror Tiranë
Sh.a “Porti detar” Vlorë
Sh.a “ Posta Shqiptare” Tiranë
Sh.a “ Drejtoria e Përgjithshme e Hekurudhave” Durrës

Numri i objekteve sipas Ministrive
Ministria e Bujqësisë 74 objekte
Ministria e Punëve Publike 77 objekte
Ministria e Mjedisit 85 objekte
Ministria e Arsimit 0 objekte
Ministria e Punëve Sociale 0 objekte
Ministria e Financave 5 objekte
Ministria e Mbrojtjes 517 objekte
Ministria e Drejtësisë 7 objekte
Ministria Turizmit, kulturës 0 objekte
Ministria e Jashtme 0 objekte

9 Komente

 Ketyre u ka shku ndonje here mendja qe ta bejne keshtu :

Ndonje cun i mire ka bere ka i pare me bingo. Te privatizojne sallen e parlamentin  me para ne dore. Pastaj ai boti t`ja jape parlamentit me qera per X euro ne vit. Nga keto pra ai boti shperndan si te ardhura per me te varferit e parlamentit 25 % te vleres.

Ene arka e shtetit merr ka i lek, ene zvogelohet numri i personave te varfer ne parlament, ene Qeveriu nuk ka pse e rrit deficitin duke marre hua kotnasekoti ene themi qe bejme reforma duke i dhene prioritet privatit. 

I rruge e shtate pune me i fjale. Po jo si Hotel Dajti se nuk eshte gje si skeme ajo. Ben vaki e nxehet Fullani e nuk ja kthen me vone godinen qeverise, se me letra i takon BSH-se. Ndersa privatin e nxjerr per bythe perjasht qeveriu. smiley

He se u kujtova : ai Fullani qe bleu Dajtin ka fillu me ba ndonje rregullim andej apo akoma, se kam kohe qe nuk me bi rruga andej per shkak te trafikut e punes ? Se ne fakt me ngut e bleu me than te drejten, me ngut se i kish puneoret e punes pa ambiente. Ka i dhome e guzhine nuk eshte keq me dal dy e guzhine kur rriten cilimiqet. smiley

 

 Ne poplli:

1-Kemi no i perfitim nga shitja e pasurise tone??! 

2- Dim gjo, se c`bo qeveria, se kujt po ja shet, si po ja shet dhe sa do ta shese  pronen e popllit?

3-Do te dime gjo, ne, se ku do t`shkojne keto pare, me nje fjale, do ti investoje qeveria ne interesin e popllit , apo do t`doroviten per t`shtu pasurine e pushtetareve, drejtorve te ministrive, apo nen drejtoreve...?

 

 

Fitim dihet qe ske e ske.

Une ngela pa mend qe paskan ngel akoma ndermarrje per te privatizu. Une kujtoja se i kishin rrjep te gjitha me kohe e me vakt.

Posi jo, do te zhvilloje qeveria nje ankand ne peshk, oferta me e madhe do publikohet diten e hene.

Mos u lini manget, me kazem e lopate.   

...për të siguruar transparencë maksimale të këtij procesi, është rishikuar baza ligjore për privatizimin që ky proces të realizohet në një periudhë sa më të shkurtër, duke shmangur burokracirat e panevojshme.

Sigurimi i transparences se procesit, nga njera ane dhe realizimi i tij ne nje kohe sa me te shkurter, nga ana tjeter, jane ne konflikt me njeri-tjetrin.

Ti nuk mund te sigurosh transparence, nqs. prioriteti yt eshte shkurtimi i kohes. O njera, o tjetra. Sidomos me kushtet e Shqiperise.

Mua personalisht, kjo kerkesa per te ralizuar procesin ne nje periudhe sa me te shkurter, me duket se vecse do t'i hapi udhe abuzimeve.

 

Nje gje tjeter qe me beri pershtypje eshte se ketu flitet me teper per "objekte" se sa per ndermarrje.

A nuk do te ishte mire qe shteti te krijonte se pari nje portofol te qarte dhe te mireorganizuar imobiliar dhe me pas keto asete t'i hidhte ne blloqe, (te ndara sipas kategorive) per privatizim?

Do te ishte mire qe keto asete te binin ne doren e investitoreve te fuqishem (edhe te huaj) dhe jo te individeve te cilet ka gjasa qe te kene nje qasje spekullative ndaj ketyre objekteve. Sic ka ndodhur.

 

Personalisht, keshtu sic eshte, kjo me duket tentativa e radhes e shtetit shqiptar per te mbushur arken sa me shpejt, ne dem te pasurise tone kombetare dhe ne favor te "klienteve" te ndryshem te rrethit te qeverise.

 ...(Albana)Vokshi shfrytëzoi për vite me rradhë pozicionin e saj si këshilltare e kryeministrit për ekonominë, për t’i dhënë burrit të saj koncesione pa tender, por përmes pikëve bonus të firmosura nga vete kryeministri, siç janë rastet e hidrocentraleve SUHA 2 dhe hidroçentrali mbi lumin Kardhiq” theksoi Hysi.

___

Vokshet & co. jane te paret qe do te perfitojne nga Privatizimi i pasurive kombetare. Ironia eshte se keta bejne politiken - "Ujku, ujku por Cakalli beri namin"

Dikur u shtetèzuan tè gjitha qè nga lopa,gomari,pula e derri e deri tek mali,kodra,deti e liqeni...tani me qè lopèt,gomerèt,pulat e derrat janè privat me kohè...kanè mbetur mbeturinat e derrave,lopve, pulave e gomerve...stalla ju thoshin...pastaj radhèn e kanè malet,kodrat ....dhe jetuan tè lumtur!!!

per cfare "qendre sportive" ne tirane behet fjale ketu tek kjo lista!!??

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).