Fatos Kongoli është ndër shkrimtarët e shquar shqiptarë, jo vetëm brenda kufijve të Shqipërisë, por dhe jashtë trojeve të saj. Fitues i disa çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare, ai ka marrë titullin e lartë në Francë, "Kalorës i Legjionit të Nderit", akorduar nga presidenti francez, Sarkozi. Këtë titull e kanë marrë deri tani vetëm tre shqiptarë, Ismail Kadare, Jusuf Vrioni dhe Fatos Kongoli. Librat e Kongolit janë botuar në 11 vende të ndryshme të Europës, e për ta kanë shkruar disa nga gazetat dhe revistat më të mëdha europiane. Më poshtë ai na flet më tej për veten dhe krijimtarinë...
Nga presidenti francez, Sarkozi, ju keni marrë gjithashtu në fillin të këtij viti titullin më të lartë në Francë, "Kalorës i Legjionit të Nderit"...
Marrëdhënia ime me gjuhën frënge, kulturën dhe qytetërimin francez, me frankofoninë është më se gjysmëshekullore, qysh se në shkollë të mesme zura të mësoja si gjuhë të dytë të huaj frëngjishten. Në fillim këto kanë qenë vetëm hobi, por me kohë, në dekadat e errëta të diktaturës, gjuha frënge, kultura dhe qytetërimi francez u bënë hapësirat e mia të arratisë, hapësirat e mia të lirisë. Në këto hapësira, ndër vite njoha letërsinë e madhe franceze e botërore, njoha botën. Në një farë mënyre u bëra shkrimtar, ky që jam sot.
E kishit menduar një ditë se shkrimtari Kongoli do të përkthehej në shumë vende të botës dhe do të vlerësohej maksimalisht?
Të them të drejtën, as që më kishte vajtur nëpër mend diçka e tillë. Gjatë periudhës së diktaturës unë kam shkruar e botuar pak. Pjesën më të madhe të kohës lexoja, sidomos në frëngjisht, mjeshtrit e mëdhenj, që janë shkollat e vërteta të letërsisë, pa e ditur se kështu po bëja investimin më të madh për të ardhmen. Fatmirësisht mbërriti një ditë dhe diktatura u shemb, dhe unë nuk humba më kohë, por zura të shkruaja i lirë, ashtu siç dëshiroja e nuk kisha shkruar më parë. Pata fat, romanet e mi u botuan dhe u pëlqyen në Shqipëri e në vende të tjera.
Ju keni mbaruar për matematikë, cili ka qenë ngacmimi më i fuqishëm dhe që ju dha muzë për të shkruar romane të një niveli shumë të lartë artistik?
Lidhur me faktin që kam mbaruar për matematikë dhe më pas iu ktheva letërsisë, është një pyetje që ma drejtojnë shpesh dhe unë mund të flisja gjatë. Po them se u futa të studioja matematikë, pjesërisht këto studime i kam kryer në Kinë, në Pekin (1961-1964), me këmbënguljen e tim eti. Unë iu binda, për brezin tim fjala e prindit përgjithësisht ishte urdhër. Por prirja ime që në fëmijëri, kur shkruaja vjersha fshehurazi, ka qenë letërsia.
Dhe pasi u mora nja dhjetë vjet me matematikë, përfshi studimet, hoqa dorë prej saj, për t'u penduar shumë shpejt. Letërsia ndaj së cilës isha i prirur unë, ajo që e quajnë "letërsi e dhimbjes njerëzore", nuk mund të bëhej në Shqipëri. Kur e kuptova këtë qe vonë, nuk kthehesha dot mbrapsht. Sot them se sidoqoftë, nuk bëra dhe aq gabim që e lashë matematikën për letërsinë.
Sa ka ndikuar jeta e mësuesit në krijimtarinë tuaj dhe çfarë do të veçonit ndonjë gjë interesante nga ish-nxënësit tuaj?
Ka ndikuar shumë. Jo vetëm sepse në izolimin e atij fshati të thellë ku më emëruan fill pas mbarimit të fakultetit (fshati Benë në zonën e Shmilit në Elbasan) zura të shkruaja prozat e mia të para, por edhe sepse mjediset e fshatit zunë vend në shumë tregime e novela të miat, më pas në romane. Sa për nxënësit, të shkretët ata, ishin mjaft të urtë, por mjerisht të mbushur me morra. Ishte një fshat me njerëz të mirë, tmerrësisht të varfër. Më kujtohet se gjatë një viti që qëndrova atje, mora nja tri-katër herë morra.
Në prozën tuaj keni momente që keni shprehur botën tuaj personale dhe si, konkretisht?
Pa dyshim, në të gjithë librat e mi ka elemente të jetës sime. Duke u nisur nga fakti që te një pjesë jo e vogël e tyre edhe rrëfimi bëhet në vetën e parë, lexues të ndryshëm në Shqipëri dhe jashtë, më kanë drejtuar shpesh edhe pyetjen nëse ato janë romane autobiografikë. Po marr si shembull romanin "Dragoi i fildishtë", ku personazhi kryesor, në rini të vet, ashtu si unë, ka studiuar në Kinë. Përveç këtij fakti aty ka shumë ngjarje, personazhe të ndryshëm etj, në përgjithësi hollësira, të cilat një njeri që më njeh nga afër dhe është në dijeni të ngjarjeve të jetës sime, do ta shtynin të më thoshte: po, ky është vërtet një roman autobiografik. E megjithatë nuk është kështu. Në këtë pikëpamje do të thoja se disa romane të mi janë dhe nuk janë autobiografikë. Sepse letërsia nuk mund të mbetet te fakti, te "historia", ajo shkon përtej tyre.
Thonë që artisti, shkrimtari është biri i Erosit, sa vend zë letërsia erotike në prozën tuaj?
Për këdo që ka lexuar libra të mi, është e qartë se erotizmi zë shumë vend në to. Kjo është e natyrshme, erosi është pjesë e jetës. Në krijimtarinë time, kjo përcaktohet së pari nga përfytyrimi që unë vetë kam për letërsinë. Këtë e kam shprehur përmes personazhit kryesor të romanit "Lëkura e qenit", si një alterego imja. Për të, letërsia është femër dhe femra letërsi. Në përfytyrimin e tij, letërsia është një femër e bukur, pas së cilës ka rendur tërë jetën pa mundur ta posedojë. Ai nuk beson se letërsia mund të posedohet. Parë me këtë sy, erosi në librat e mi nuk është një qëllim në vetvete, eros për eros. Është në një kontekst më të ndërlikuar të jetës dhe sjelljes së personazheve në kushte të caktuara. Shkurt, letërsia ime nuk është letërsi erotike, ndaj së cilës, sigurisht nuk kam kurrfarë paragjykimi.
Ndërmjet romaneve me tituj shumë domethënës, më ka bërë përshtypje titulli i romanit "Lëkura e qenit", përse zgjodhët këtë titull?
Më shumë se sa e zgjodha unë, ai doli vetë, u imponua si thelb i personazhit kryesor, i cili tërë kohën ironizon vetveten. E ndjera nëna ime, për gratë e pafat me burrat e tyre tërë vese, përdorte shprehjen "ka vajtur si gjalpi në lëkurë të qenit". Sipas nënës sime, një cope lëkure qeni mund t'i hedhësh gjalpë sa të duash, ajo nuk gatuhet, lëkurë se lëkurë mbetet. Një shpjegim tjetër për ketë shprehje, që më duket më i saktë, ka qenë ai i një blegtori. Sipas tij, dikur, nëpër baxhot në mal, barinjtë e "konservonin" gjalpin të futur brenda një lëkure qengji. Aty gjalpi ruhet, nuk prishet. Në një lëkurë qeni gjalpi nuk ruhet, prishet. Këndej edhe shprehja për gratë e vajtura dëm me burra të padenjë, siç është i padenjë edhe personazhi kryesor i librit për bashkëshorten e tij. I penduar pas vdekjes së saj, ai e quan veten "lëkurë qeni", e ky është lajtmotiv i gjithë romanit.
Kur filloni të shkruani, keni momente që ndiheni në krizë, dhe kur ju ka ndodhur kjo?
Pas çdo romani që shkruaj, kaloj një periudhë "krize", mbetem bosh. Është një vuajtje që herë zgjat shumë, herë më pak. Përfshihesh nga një ankth, të duket sikur nuk ke për të shkruar më. Pastaj, fatmirësisht, kur je çliruar nga romani pararendës, më saktë pasi ai ka dalë plotësisht prej teje, vjen romani i ri. Ti shpëton nga "kriza", nga vuajtja.
Sa e favorshme është klima letrare për krijuesit në Shqipëri dhe cilat janë pengesat?
Klima letrare sot në Shqipëri është e ngjashme me klimën letrare në çdo vend tjetër të lirë, normal, të hapur, me kontakte edhe me zhvillimet bashkëkohore, në Europë e më gjerë. Këto janë thelbësore për letërsinë, liria dhe kontaktet me botën. Këto nuk u mungojnë sot shkrimtarëve shqiptarë. Unë vetë, prej shumë vitesh bëj një jetë të tërhequr, çështje moshe më shumë. Mesa di, vështirësi kanë sidomos autorët e rinj, nuk e kanë të lehtë të botojnë e për këtë duhen gjetur mënyrat që të talentuarit të ndihmohen. Por kjo nuk është aq e thjeshtë sepse, së pari është çështje financiare.
Në Francë janë përkthyer disa romane tuajat. Sa kanë ndikuar artikujt e shumtë në gazetat më prestigjioze të Francës për një njohje më të gjerë tuajën si shkrimtar?
Në Francë janë botuar pjesa më e madhe e romaneve të mi, deri më sot shtatë prej tyre dhe një i tetë, romani im më i fundit, "Bolero në vilën e pleqve", tashmë është përkthyer. Më kujtohet kur u botua atje romani im i parë në gjuhën frënge, "I humburi", në vitin 1997. Jehona ka qenë vërtet e jashtëzakonshme, e papritur për mua. Gazeta "Le Monde" doli me një shkrim të gjatë, një faqe të tërë, me një fotografi të madhe timen, me titull: "K-ja tjetër". Ndërkaq, unë ndodhesha në Tiranë dhe një mbrëmje vonë, i ndjeri Jusuf Vrioni më mori në telefon nga Parisi dhe më uroi. "Ti nuk mund ta kuptosh se ç'do të thotë kjo për ty", - më tha. Unë vërtet nuk e kuptoja. Pas këtij shkrimi vlerësues në "Le Monde", unë pata menjëherë kërkesa për botimin e atij libri nga disa shtëpi të tjera botuese në vende të ndryshme të Europës. Pra, roli i shtypit është vërtet i pazëvendësueshëm.
Duke pasur gjithë këtë prodhimtari cilësore në krijimtari, sa kohë i kushton familjes shkrimtari Kongoli?
Kjo është një pyetje që më vë vërtet në pozitë të vështirë. Dihet, shkrimtarët janë "të vështirë", shpesh egoistë etj. Unë nuk bëj përjashtim dhe mund të pohoj me keqardhje që nuk i kam kushtuar gjithmonë kohën e duhur familjes. Prandaj, pa mirëkuptimin e bashkëshortes sime, Lilit, e cila ka sakrifikuar shumë nga vetja e saj, qoftë dhe për edukimin e fëmijëve, qoftë edhe sot e kësaj dite, për të më krijuar mua kurdoherë kushtet optimale për të punuar, unë vështirë se do të kisha mundur të shkruaja ata libra që kam shkruar.
Intervista është botuar në gazeta "Illyria"
në New York

24 Komente

lexova intervisten por nuk po kuptoj nga ka dale titulli?

Dhe pasi u mora nja dhjetë vjet me matematikë, përfshi studimet, hoqa dorë prej saj, për t'u penduar shumë shpejt.

Qe ketu: Por ta nxjerresh ne titull te intervistes eshte si te nxjerresh dhjam nga pleshti.

"Pata fat, romanet e mi u botuan dhe u pëlqyen në Shqipëri e në vende të tjera. "
..tamam rruga tradicionale e nje shkrimtari te mire. Pelqehet ne vendin e vet, pastaj me gjere.. ka rrenje ky muhabet.

 Fatos Kongoli, njihet si nje zoterues dhe perkthyes i shkelqyer i gjuhes frenge. 

Per ata qe duan te blejne libra direkt online, mund te vizitojne te vetmen faqe/sajt shqiptar  www.shtepiaelibrit.com  qe shet libra nepermjet internetit, siç eshte Amazon. 

eh, si nuk e patem edhe ne fatin te mesonim fergjishte dhe te arratiseshim nga burgjet e errta te kultures diktatoriale qe s'bente gje tjeter vec na detyronte te mesonim shqip sa me mire, kurse gjuhet e tjera si ferngjishten, anglescen, rusishten dhe kinescen as qe na linte ti mesonim. Po kur nuk na linin te degjonim Bethomenin, Mozartn, Bachun, Mascagnin, dhe sidomos muziken e Mazdrakut dhe te kompozitor Mashtrapes.  I kam zili trimat e kohes se komunizmit sepse me shembulin e tyre empirioktiticist, na dhane zemer ne te tjereve qe te benim seks alla shqiptarece me metoda brovniane dhe pa silikon te vullkanizuar.

Nuk pajtohem fare me mendimin e autorit se ne librat e tij nuk ka erotizem. Per mendimin tim, ai eshte shkrimtari me i mire qe kemi ne pas Kadarese, pikerisht per shkak te erotizmit qe karakterizon vepren e tij. Libri "Ne te tre" (nje nder librat e pare te Kongolit) eshte ndoshta jo erotik ne kuptimin qe e shpreh vete autori, por erotizmin aty mund ta presesh me thike...

 E lexova intervisten e Fatosit.Nuk eshte etike te flasesh per nje koleg.Pornuk mund te rrishe pa fole kur ky koleg  nuk arrin tepermbledhi vehten dhe te thote  minimalisht ato gjera qe se paku te mos bejne kend, qe edhe me vetvehten te  qeshi.

Se pari nuk eshte merita e tij e madhe qe ai "Mesoi gjith vullnet neper ate erresire diktature " gjuhen frenge.Eshte merite e babait te vet dhe e shtrese  se larte te kohes,  ku ata zinin nje rang jo te vogel, gjer diten qe e pesuan  nga sistemi qe i pati ngritur.Ama Fatosi kurre nuk e ndjeu.Kudo ishte ne vendet nga me te preferuarat.

 Vajti ca kohe mesues ne nje fshat ku kishte  morra dhe se atij ne menyren me tragjike i pasishin ngjitur...  3-4 morra.Mire qe nuk na e lane sakat!E dime dhe kohen e epidemise se morrit..

 Se dyti, nuk i lejohet nje shkrimtari  te gaboje deri ne kete fare feje( ne se intervista eshte besnike e fjaleve te autorit ) kur  sa na interpreton  "Lekuren e Qenit" me shprehjen mjaft popullore  "Gjalpe ne Lekure te Qenit"! Vini re sa gabim e shpreh autori, i dekoruar(me shume si frankofon) me "Kalores I Legjionit Te Nderit",  problemin e shprehjes popullore e cila paskej nxitur fantazine e tij, ne emertimin e Romanit

  "E ndjera nëna ime, për gratë e pafat me burrat e tyre tërë vese, përdorte shprehjen "ka vajtur si gjalpi në lëkurë të qenit". Sipas nënës sime, një cope lëkure qeni mund t'i hedhësh gjalpë sa të duash, ajo nuk gatuhet, lëkurë se lëkurë mbetet. Një shpjegim tjetër për ketë shprehje, që më duket më i saktë, ka qenë ai i një blegtori. Sipas tij, dikur, nëpër baxhot në mal, barinjtë e "konservonin" gjalpin të futur brenda një lëkure qengji. Aty gjalpi ruhet, nuk prishet. Në një lëkurë qeni gjalpi nuk ruhet, prishet..."....!

    Vertet more ?

 Ah, jo more fatos djali Jo!Mire e shkreta nena jote qe dhe mund te ishte e lodhur kur  ti tha keto fjale, te nje shprehjeje  brilante popullore, gjith kuptim, por ti si nuk e vrave pake mendjen e te mos na thuash marrezira te tilla sot?

  Gjalpi nuk prishet fare ne lekuren e qenit.(Mire qe nuk e ke thene ne France kete xhevahir,  se do te kishin..... zbritur prej kalit, pa nje  pa dy.) Shprehja ka kuptimin figurativ  sepse gjalpi , nje produkt  njatyral i paster, nuk mund te vendoset  ne nje lekure qeni, qe per popujt ballkanas dhe plot te tjere, sjell  ndjesine e ndyrjes,  (e mira gje , e vendosur ne te  ate qe te vjen te ndjete...!) nga ena  ku e ke shtjere dhe kjo nuk do te thote aspake ....se lekura e qenit , paska ndryshime  cilesore nga lekura e qingjit.Njera e prishka dhe tjetra e ruan.Te siguroj qe asnjera nuk e prish gjalpin. E qenit, si dhe qingjit,   asnje fije! Nuk eshte faji i lekures qe prish por  vetia e gjalpit, per te ruajtur ne kushte specifike,  perberesit organoleptike.Haje pa merak  dhe ne lekure qeni, te ruajtur si duhet dhe  te paça une ne qafe, po te gjeti gje nga barku!

   Ke qene ne Kine....ke ngrene paderman mish qeni dhe paske keto konsiderata per qente....!? 

   Ai çobani, qe paske takuar dhe te ka mbushur mendjen, ose ishte ne plotesim te mendjes qe te dha mamaja, do te kete qene  "çoban me dite pune"...kur kooperativat vuanin se nuk vente njeri me gjene e gjalle.pse do te vente ?

   Gjalpi ruhet ne cilendo ene, pa u prishur fare, me kushtin qe te tretet dhe qe  amvisa apo çobani safi, t`i hedhi nje shterse kripe.............!Baxhoxhinj ka sot ne çdo cep pallati!

   Por as me lekure qeni e as me lkure qingji nuk mund te gatuhet.Kulinari me lekure, kemi pare vetem  gjat " mbijeteses se marinareve sovjetike" qe u enden 49 dite neper oqean, pa asnje fije ushqimi dhe uji.Ata e hengren lekuren e kepuceve....! Te pagatuar........

   Le te pyesi cilido ne kete blg mamane! Edhe pse  mund te mos kete  qene kurre ne fshat, ju siguroj qe kete e di me mire se sa na pane syte larte!Ama po i thate  :Mama! Sikur ta fusim ne "lekure qeni",  per ta rojtur ashtu edhe te kriposur.." Do merrnit kete pergjigje: -" E Stajkfirunllah  !Mos me je semurur gjebiro?...

 Romani Juaj  Lekura e qenit eshte nder me te zakonshmit e gjith atyre qe kane shkruar e  shkruajne, ne keto vite,  duke denigurar ne maksimum vendin e tyre, qe te jene te pelqyshem  tek te tjeret.

   Sidomos kur ata "te tjeret "Kane kerkuar e gjene  kerkojne,  qe me kohe, shtrirjen e domenit te tyre..."Por kjo eshte nje teme tjeter..

 

Flm per postimin qe ke bere grava. Si gjithmone i lexoj me kenaqesi keto postimet e tua. Edhe une po vrisja mendjen perse valle prishet gjalpi ne lekuren e qenit por nuk prishet ne lekuren e qingjit. Madje ajo qe me beri pershtypje ishte se nuk di qe te jene rrjepur qente per ndonje arsye ne Shqiperi dhe jo me te jete provuar gjalpi ne lekure qeni. Qengji po, ashtu si edhe shume kafshe te tjera, rripet dhe lekura perdoret per shume gjera, por qeni nuk rripet se as nuk eshte as nuk prodhon ushqim, eshte thjesht mik i bariut dhe i shtepise.

Kur thote ky qe i ka thene mamaja *iku si gjalpi ne lekuren e qenit* mos e ngaterron me ate *iku per dhjam qeni*?

Nejse ne nje kohe sketerre per vendin dhe njerezit nuk besoj se marrin medalje faqebardhet.

Vetem respekte per Kongolin. Nje nga shkrimtaret me me ndikim dhe te pelqyer aktualisht. Ne pak kohe mendoj qe ka per ta lene mbrapa edhe Kadarene.

 Siç e ka zene, me sa po shikojme, te thena prej tij o bulevard ja ka kaluar..... me vakt!

  Por nuk me thua(ne se mundesh) cilen veper ke lexuar te tij dhe dy fjale shkurt per idete e njeres prej tyre..?Ama t`i harrojme lekuret !

  Te krijohet pershtypja se dikur paskemi jetuar midis titaneve. Kur hedh veshtrimin ne ate kohe, jo vetem titane qe nuk kishte.   por ata qe sot mburren sikur kane luftuar kunder diktatures, nuk kane qene gje tjeter vecse njerez te zakonshem me vese dhe virtute si te tjeret. E vetmja gje qe i dallon sot nga shumica, eshte aftesia per te dale nga lekura shtufore e karakterit te tyre prej fshatari te zgjuar e me tipare morale prej hajduti te pacipe. Shqiperia ka qene e prapambetur dhe e pazhvilluar ne te gjitha fushat pergjate 500 vjeteve. Ka pasur shume pak intelektuale dhe ata kurre nuk sherbyen ne vendin e tyre.   E si do te krijohej kjo fare inteligjence gjate 40 viteve??  Po sot te thote tjetri jam intelektuar dhe sheh se qeni qe mban ne shtepi eshte shume here me inteligjent se ky palo diplomant i skaduar qe nga koha e blerjes se diplomes me rryshfete etj.

Inteligjenca qe sot perbehet nga shumica derrmuese e fshatareve qe u shkollua gjate 40 vjteve komunizem, nuk ka nje shtrat te shendoshe te ngjizur ne shekuj te personalitetit dhe karakterit te vet. Nuk mund te behesh njeri me vizione dhe te krijosh nje prespektive te ndritur per vendin tend kur nuk ke burrerin per ti dale zot fajit apo gabimit tend.  Inteligjenca shqiptare ka ne gjiren e saj edhe njerez te shquar, por ata jane shume pak, shume, me te vertet shume  pak. Imagjino te thote se eshte intelektual nje cope njeriu qe vjedh apo paguan diplomen e vet. Sikur vertet te kishin luftuar keta burra dhe gra qe mburren se kane bere  nga 13 vjet trimeri kunder Enver Hoxhes, eshte e natyrshme qe sistemi demokratik do ishte vendosur shume kohe me perpara.

Po te kishim inteligjence te pergjegjshme, nuk do mund te binte komunizmi vete ashtu si ra ne 90 dhe as nuk kishte per te mbetur vendi yne per te na futur vete shtetet evropiane ne BE.  Cdo kush sot i sheh gjerat qarte , ndaj edhe une  ve re se me kerrcasin zorret  kur degjoj "trimerirat" e lemerisuar te kodosheve  te kohes se diktatures qe na paskeshin qene perleshur me bishat e terci e verci. Kjo eshte maskarade kombetare!

    Tiku!  Une nuk i heq asnje presje  ne teteren sa ke thene ketu siper.Ke pare sot qe dalin shume "burra"... tere "vlera te groposura nga 50 vitet" e si marrin disa fondeve, qe japin amabasada te huaja, per  te shtrire domenin e tyre ,i perkthejne ne shtetet qe japin fondet dhe duan te na mbushin mendjen se veprat e tyre  jane gati per te konkuruar, per NOBEL .Mirepo kur i degjon te flasin ne kete "palo gjuhen tone" na thone idiotesira.Njeri prej ketyre dhe me tipiku eshte Kongoli.Larg tij nuk eshte as Tupja.Bilez ky i fundit, biri i nje  nga antaret e PPSH me te devotshmit dhe mik i Enverit, Kryeredaktori i "Gazetes Puna", sot eshte antikomunisti me i flakte qe i trajton te gjitha problemet me "veglat njerezore, kthyer ne sexpeshtirosje...Ky fare njeriu, shemton fytyren njerezore, duke kryer me vetdije, veper satanike...!

  Kush eshtei pabindur ne keto qe them une, le te kendoje intervisten e Kongolit dhe nuk ka me nevoje per shahite.Nje shkrimtar qe e konsideron veheten, por edhe disa ne kor,  thone se eshte vizionar, e te leshoje ne publik  mufka te kesaj natyre.....! 

 Le te marrim per analize romanin:   "Lekura e Qenit"!Por si ta kendojne shume qe jane ne gjendje te thone gjera per te qene e jo rreshtime  pro apo kundra.

 Tema:

 Subjekti:

Ideja apo idet kryesore

Personazhet.

Etj. Pastaj mund te flasim ne, lexuesit dhe njohesit ne cilendo shkalle te nje vepre letrare,  jo Shtepia Botuese, te cilat sot u ngjajne pronareve te punishteve te evgjiteve, qe prodhonin shosha dhe sita.Seicili evgjit, bertiste me gishta ne vesh, duke  mburrur shoshen e prodhuar prej tij,......per vetite ... ujembajtese....! Sot, mjerisht ,  kemi prodhime te shkruara lume, por nuk kemi vepra letrare me peshe,  qe me gjuhen e artit te trajtojne morine e problematikave te kohes.Ku jane shkrimtaret vizionare ?Ku? Ku i kemi veprat mbi temat qe i kemi pa fund?

     As nga Kadareja nuk po kemi.Dhe  Ai,  laj e nder per tu terur,  te shkruarat dikur.Dhe gjyqe... me nje te dalldisur....qe  mendon se duke hedhur ne gjyq Kadarene do behet i madh. Mavria ai !...Dhe sherre me Qosen...!Pune jane keto?Jane ne hulline e vizionareve te ketij populli?

 Mund ti themi roman me vlera   "Otellos Arapio i Vlores" te B.Blushit ? Meazallah ore!Roman me  me antivlera se te dy  romanet  e Blushti, te cilit  M.Kultures i dha çmimin e pare(me qe ishte anti rame) zorr se gjendet..

   Mirepo Qeverria Greke, financoi perkthimin e romanit te Blushit dhe televizionet tona (te sponsorizuara edhe prej anmbasades greke ne Tirane) e ngriten  ne stratosfere. Mundet tekete ketej siper edhe qe mund te me thone : "Eke gabim se Blushi meriton  per ..Nobel..."! Mundet pse jo!Mendime jane keto.Mirepo mua me mbetet ti ktheme e ti thom : Ne esfel, me gjithe ate roman... dhe te zotin e vet...!

   Se  ku vete keshtu letersia, romani, e gjithe proza ? Ne te.... semes !Ndaj edhe nxenesit e te gjitha gjimnazeve, rezultuan mbetes  ne letersi, nje vit me pare.Kete vit  M.Arsimit ndrroi kriteret...........

 Them se e gjitha kjo eshte rezultat i mungeses se Kritikes.Sepse Lidhja jone( e  shkrimtareve ) u shkri.Nuk na lane as nje kasolle sa per te futur koken.E.....

Per here te pare ne jeten time kam udhtu vjet ne jug ne nje fshat te Skraparit,Servian e kishte me duket.Aty me nje kunatin tim qe eshte nga ato ane kam bujt i nate.Hangrem mish keci e pime raki Skrapari.Aje vuna re i gja,qe njerzit nuk e kishin problem per te shfaq ziline.Dhe knej ka na fshataret jane ziliqare,por e kane per turp me e shfaq hapur

Fakti qe  Sarkozi e nderon me nje medalje te tille ky Kongoli si duket e ka njefare brumi sipas rradakes teme...

pjetro, e vleresojne me shume per disidencen se sa per te tjerat, mjafton qe edhe sadopakez te te kete perndjekur komunizmi, behesh menjehere shkrimtar i shquar me dekorata...

sdqofte, Kongoli mbetet shkrimtar i mire, akoma me shume, po te kishte shkruar vetem te humburin

p.s

nuk mendoj se motivi i  komentit te gravas te jete per ceshtje zilie

Edhe keshtu sic thu ti mund te jete Flo.Une I'a lexoj gjithmone komentet graves,madje jam dakort dhe per ate qe thote per shpjegimin pa kurrefare klasi prej shkrimtari te titullit te "lekures se qenit",por s'mund te jem dakort me "delenrisjen" qe i ben pastaj, duke na e dhene gati si njeri te rendomte...

 More pjeter,

  Jo ore nuk e kam aty qellimin.Por kam deshiren te flasen sikurse kane rrjedhur ngjarjet.Te mos me dali sot   si i persekutuar ai qe nuk ka lene vend pa e derguar.Dhe mbi te gjitha  te bjerime kembe ne toke.Ti mendoje ato qe duhet te thote.Jo kembes dore!Se sot te japin uje ne bisht te luges, ca si nga Ju,  djemte e vajzat edhe te ketij Blg, qe ju kendoj me kenqaesi.Imagjino  te katandiset Kadareja e te thote si  na ei leshovi Fatosi.Nuk ben vaki or burre!Dhe mua me bren tek sa kendoj thagma te tilla, si ajo puna e lekures qenit.Dhe nuk eshte lapsus.Eshte bindje , mos thellim dhe ecje kuturu, drejt nje krijimi qe ate do te duhej ta lavderonte. E si ashtu ahere? Sepse kur bejme fjale per te veçantet, jane ata qe duhet te maten mire.E shkruara qendron, apo e kam une gabim...? Ne keto une nuk fal kollaj.Le qe une me shume se disa edhe e njof. Nuk kane shume rendesi.kendova intervisten dhe me habiti.....

  Kam bere me te dikur nje muaj punen fizike.Kur une punoja  gazetar..

 

duke hequr romanin: i humburi, te tjeret nuk me terheqin fare, me duken te parashikueshem

Flp po qe kam te njejtin mendim . Eshte i perseritshem , pa evolim . Po gjithsesi sot nuk ke kujt i referohesh per nje gjetje origjinale qe na afron pak me stilin europian nanoist " gjithperfshires " smiley

 Nuk duhet te perkedhelim njeri nga shkrimtaret  ne ditet e sotme.Sepse jemi te fundit ne Ballkan.Nje komb qe i ka dhene njerezimit  14 vete te Shenjteruar, ne kohet e shkuara sot po  telendiset nga disa individe qe kane vuvosur  gojen dhe shpirtin e vizionareve. E kjo eshte edhe pune e mjeruar e shkrimtareve, si revolucionare te shpirtrave njerezore.

   I ndiqni Tv tona keto dite? Nje maskarade e pa ndodhur ne ndonje vend, qe del jashte hartes se Zuluve.Marjoneta pas marjonetash, dalin e deklarojne se cili  vjedhjen e tjetrit, bere mbi pasurine kombetare. Qindra miliona eurosh... qarkullojne neper gojet e ketyre te ndyreve, tmerresisht hajdute!Dhe intelektualet e shumte( nuk e marr vesh ku jane futur xhanem ) ndjekin emisionet "Debat" e "De ja vu"............

  Tani, pse jemi mbi toke or njerez ? Per sehir?

Dhe me ne fund mund te me pyesi ndonje; Po ç`te bejme o zoti Grava? 

Mos me pyesni kot, ...... se kete nuk di !

pjetermustakuqi thote:

Une I'a lexoj gjithmone komentet graves

Ben shume mire, Pjeter! Ben shume shume mire.

ps. Paske qene ne Sevran? Jane sojllinj ata te Sevranit. Mu beka qejfi qe Shqiperine e ke njohur edhe nga ai kend veshtrimi.

Po ne fakt i lexoj,edhe te tuajat e shume te tjereve ktu qe ke deshire ti lexosh dhe nje si une ka sec meson.Une rralle e me rralle bej naj koment,pasi e kam kuptu se eshte me mire te nigjoj.Kur flas naj here i them gjanat (se shkruj qe se shkruj dot "gjerat" haha) sic ma pret,por gjithmone me friken se po perzihem ne nje muhabet qe s'kam kellqe.

 Grava mu duk shume ofensive dhe pranaj shkrujta ne ate menyre.Une di qe ne france qe botuar dhe nje shkrimtare tjeter me bekimin e Kadarese dhe me nje subjekt mjaft intrigus per perndimin sic ieshte romani "Thikat" (edhe parathenjen i'a pat ba Kadareja) dhe u hodh ne kosh,madje pata lexu diku, se Kadareja kishte rreziku shume nga kredibiliteti i tij duke rekomandu nje letersi te tille.Pra botimi i Kongolit dhe marrja e cmimit ne fjale me ben te mendoj se Kongoli eshte nje shkrimtare i pelqyeshem (une e kam lexu pothuajse te gjithin Kongolin,por njerez te nivelit tim vlersimet i bejne duke perdor sisteme referimi)

   Ne servian isha qe thua ti.Rastesisht teksa po kaloja uren e tabakve dhe kisha marre drejt qendres,takova kunatin,qe me bani propozimin me shku ne Skrapare.Kunati im ka dhe gjyshin te varros ne tufine,por atje kishte ven ne pune ca prona dhe me derdelliste gjith rruges per deren e madhe te Bejkollareve nga e cila vjen. Une e nigjoja duke e aprovu dhe me vete thosha pirdh,pirdh.Gjeja qe me mrekulloi me shume ishte lugina e osumit,nje bukuri e rralle,monument i natyres.Corovoda ishte pak me i madh se qyteti im por mu duk shume rremuje dhe sme pelqeu.Sa mbaronte nje disheze hyje ne corovode. Aty ndalem ne nje nga kto hotelet ndertuar ne demokraci,nje ndertese dy katshe boll e shemtute.Gjeja qe me bani pershtypje ishte emri i te zotit te lokalit.Historian e kishte emrin.Sa here therrisnin me vinte te qeshja.(me vone kto lloj emrash i pata has dhe te dy personazhe te tua)Pime nga nje kafe e dopio raki aty.Historiani nuk harroi te na thoshte se ajo ishte raki safi se rakise se skraparit,emri i kishte mbetur,e se gjithandej tregtohej raki me sheqer.Ndryshe nga pritshmerite e mija ai ishte me pd-ne dhe i kputi nje te shame te jatit te Ilir Metes, (at'here s'ishte ba koalicioni i madh) qe si duket e njihte personalisht,nderkohe nuk la gje pa thene per rivalin e tij ngjit,qe bente te njejtin biznes me te, dhe qe kishte nje ndertese afersisht te se njejtes madhsi.Ishte errur krejt kur morem rrugen per ne Servian permes asaj rruge mizerabel,si te gjitha rruget e fshatrave tona.Po udhtonim me nje mercedez 2400,e vetmja makine qe mund te merrte persiper ate lloj rruge.40 vjet kishte ne rruge ajo makine gerdalle dhe prap e ngjiste ate pa u ankuar.Duke qen se ishte dhe ne gjendje te mjerushme e krahasoja me ato traktorat kineze te s.m.t- ve te dikurshme. Ne krahe te djathte me thane se ishte Cepani,katuni i Ilir Metes.Vone pas nja dy oreve te mira mbrritem ne Servian.Shtepia ku bujtem ishte e re,e rrgulluar.Koncepti "e rregualluar" ne qytet,ka hy mas 90-es,qe persupozon dynjen e dyshemese,e dritareve dhe dyerve e zevendesimin me kto pllakat e reja dhe dritare duralumini etj.Ndekohe mobilimi dhomes se pritjes ishte ne mynyre modeste me dy divana nga ta vjetrit dhe nje tavoline ne mes.Ne qoshe nje bufe me nje tv samsung.I zoti i shpise ishte nje burre me trup te beshem dhe me nje natyre shme te qete e te shtruar qe si shkonte pershtat atij fiziku.Ishte njeri shume i mire.Na priti s'ka ku te veje me mire.Kishte therur nje kec dhe tavolina ishte plot e perplot me mish e me te tjera gjana per rreth.Cdo gje ishte e paster dhe e rregullt.Mbretresha e tavolines ishte rakia.I zoti i shpise e tundi shishen gje qe bani qe lengu nga i tejdukshem te shkumzonte e te merrte ngjyre te bardhe,duke thane  se ajo ishte rakia e Skraparit dhe perseriti te njejten fraze si te Historianit per rakine e lokaleve te Corovodes.Pije sipas deshires tende mu drejtua mua.Atje pihej me shendete,nderkohe une formuloja neper dhembe nje 'gezuar".Pime e ia kaluam si s'ka me mire.Shferi qe kishim me vehte u ba tap aq sa ngeli me gjithe rroba i shtrire ne divan dhe vetem sa e mbuluan.Ishte me origjine nga elbasani dhe banonte ne laprake komshi me kunatin.Nje burre zeshkan me mustaqe me tipare te fytyres te rregullta qe i kishte kaluar te pesdhjetat,fytyra tipike e shqiprise se mesme.Ne mgjes si pa te keq kerkoj dicka per te ngrene.Mua po t'me kishte ndodh  dicka e tille.te dehesha ne at farefeje, mik diku qe skisha qene kurre, do vrisja veten nga turpi.Une isha shume kurioz te shihja jashte.Mu kriju pershtypja se ishte zene me thelle se zona ime.Ne fshatin tim poshte cdo shpie shtrihet ara e shtepise, qe per sa kohe fshati ishte i banum, e punonin.Atje ne Servian mesova qe as qe e merrte mundimin me punu kush token dhe jetonin vetem me blegtori,por mua s'me zuri kund syri nje cope toke,qe t'a vija emrin "are". Shpiat ishin te ndertuara te gjitha me rrasa dhe cati me tjegull nuk pashe kerkund,vetem me rrasa. Per nga konstrukti me ato muret e trasha i ngjanin disi kullave tona.A jo ngjyra si murrmet e rrasave sec ju jepte nje pamje te zymte ne syte e mij.Fshati sic dukej mund te ishte pothuajse bosh,pasi gjithcka ishte e shurdhet.Dhe ata pak njerez qe me rastisi te shoh levizinin si hije pa u ndjere. Kur i'u drejtoheshin njeri tjetrit perdornin nje "o" pak te zgjatur qe mua me kujtonin ca situata filmash shqiptare. Duke pire kafe me nje kosovare qe punonte te rruga e famshme me pat thene se i kishte bere pershtypje se ne flisniim me ze te larte dhe sipas tij kjo shpjegohej me faktin qe kishim jetu ne male.Ne fakt ne Servian nuk pashe njeri te therriste me ze te larte sic eshte zakon kendej nga ne.Nuk arrita te dalloj dot qendren e dikurshme te fshatit,qe ne fshatin tim egziston dhe sot.Aty ku ka qene dyqani,furra,shkolla,ambulanca,vatra e kultures, te gjitha jane dhe sot,por pa njerez dhe sherbimet perkatse brenda.Po keshtu kishte ca ndertesa te reja te vogla,gati sa nje ndertese vendroje te reparteve ushtarake,anash rruges me mure te savatuara e te lyera me gelqere dhe me at kupolen e teqese ne maje.Aty me thane se udhtaret mund te gjenin ushqim dhe pije,qe ishin te paisura me frigorifere e qe fshatare e furnizonin nga shtepite tyre dhe se lini asnjehere bosh. Ja keshtu u njofta une me Servianin,nje ven qe e kundrova me mjaft kureshtje dhe per natyren qe ishte shume e ngjashme dhe me zonen time

 ps

pa krrfare plani,keshtu rresht pas rreshti e shkrujta gjith kte rrefim dhe as vete se di nga me doli,sa ne fund po bezdsesha po me vinte keq per mundimin qe bana dhe e pruna deri ktu,komplet bruto.smiley

 mustakuq, te paça!Ky rrefimi jot, eshte nje lloj reportazhi i mrekullushem.te e thjeshjta  eshte bukuria ka thene dikushi.

 Neise, une e njof gjithe Shqiperine se nuk kam lene fshat pa vjatur.Por emrine ketij ku keni qene Juve, me duket se e ka marre gabim Mos duhet Sevrani dhe jo Servian?Nuk me sjell asgje kjo sepse Ju perhere te pare shkonit.Une kam qene atje dhe e kemi gdhire duke pire.Se asgje tjeter nuk mbetej te benim.Por  ahere kishtenje gjalleri te madhe.Buke misri, qepe e domate, nje zoge pule dhe ajo ishet garnitura e rakise.Por kishte nje nejrezillek qe pasha te Madhein Zot, nuk e gjej me gjekundi  or ti,  miku im !

Skrapari  ka zakone qe mikun e trajton me shume se vellain.E gjithe Sqhiperia por si ne Skrapar dhe ne Laberi une  nuk mund te pershkruaj ndryshe tjeter.

 Me permende Kongolin. Dhe sepse me duket se me keni marre si njeriun qe e urrekam ate si njeri e shkrimtar.Po jo miq te mi, se nuk i thashe une atij thuaj marrezine qe dhe e pohoi vete. Une e vleresoj edhe njerin qe shkruan per gjera te rendomta, por i thote paster dhe me thjeshtesine e naivit.Por  pa jepi atij njeriu ndihmen e Kollosit "Frankofoni" dhe ke per ta pare, po nuk e bene gati me te madhin e te mbedhenjve !Mejdani eshte bere antar i FRANKOFONISE me gjithe te bijen.Po pergatiten essete e Mejdanit per tu botuar ne France(si me thone)Ai eshte personalitet i shkences si njohjes, se shkence te madhe kuna beri,  por esseist  nuk i jap as 3 -shin.Po si ahere? se  shteti i madh (Franca) ka planet e saja.Dhe tek shume kuadro tonat, me kohe ka nje perzjerje,...... qe dhe te perzihet...Neise e leme ketu, duke shpresuar se me ke besuar qe nuk kam fije xhelozie.Une kam lexuesit e mi, si shume te tjere dhe nuk kam asnje ego  tjeter.

 Kete menyren  e rrefimit, qe ke trajtuar per Sevranin,   ngaje  se nje dite (kujdes gjuhen dhe shenjat e piksimit) mund te thuash:'mire me pati thene njeri.....Kush lindi shkrimtar ore ! Tung

smiley

Faleminderit per fjalet e mira.Eh shenjat e piksimit!Une me provimet e lirimit ne klase te tete i lava duart me "gjuhen shqipe",dhe qe at'here kane kalu 27 vjet smiley

Per te shkruaren gabim te "Sevran" nuk me falet, sepse te pakte ta kisha marre nga komenti i emigrantit...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).