Çdo njeri ose shumë njerëz kanë, si në fëmijëri edhe më vonë, ngjarje kyçe, piktura që i shoqërojnë në nënndërgjegje deri në vdekje. Ju lutemi të postoni ato më të dashurat.

389 Komente

Une nuk kam piktura "me te dashura". Pothuajse te gjitha veprat qe kam njohur me kane pelqyer sepse secila ka ate forcen e vete shprehese.

Me pelqejne shume rilindasit per sensualitetin e tyre. Ato lekurat vezulluese prej avori dhe ato penelat qe duket sikur perkedhelin trupat, jane te mrekullueshme dhe nuk besoj se do te rikthehen ndonjehere ne pikturen e sotme. Vetem tek Modigliani dhe tek Renoir kam rigjetur ne nje fare menyre ate lloj sensualiteti.

Nga bashkohoret, veshtire te zgjedh me te preferuarin tim, por le te themi qe seria e pikturave me trupat e shperfytyruar dhe ne kafaz te Francis Bacon me ka impresionuar mjaftueshem.

Mark Rothko, me pelqen gjithashtu. Me pelqen koncepti qe qendron mbrapa pikturave. Me pelqen perzierjet e ngjyrave. Me pelqen gjithashtu nderthurja midis filozofise Zen dhe artit ikonoklastik...

Kaq per tani... por te mendohem akoma, ndoshta me vijne ne mendje te tjere.

villageee si arrin t'i vendosesh fotot ti? me meso njecike please

left hand click, highlight the pic, right hand click on traget, copy and then paste

may i, may i please, nickname this gonorrhea? smiley

i quite like it.

e bukur kjo!

Ne Van Gogh Museum ne A'dam ke mjaft luledielli. Madje kur del nga ai, momentet e para sheh vetem luledielli. smiley

po.  eshte nje cikel pikturash me temen ''luledielli''. me pelqejne shume. por une zghodha njeren prej tyre.

ndersa ti, si gjithmone, je nje vezhguese, qemtuese e vemendshme.smiley

I kam mesuar per mendesh dhe vendin ku ne ndodhen ne ate muzeum; e preferumja ime eshte ajo afer daljes, ajo me dimensione ultra.

Belul, kete pikturen e kam ne shtepi, foto e printuar kuptohet, dhe ne format te vogel... e bukura eshte se kur e shikoj pa vemendje, duke menduar per ndonje gje tjeter, psh. me ndryshon krejt perspektiva dhe ne vend te lulediellave me behet nje arush... Lulja qendrore me zemren rrethuar me vije te zeze eshte hunda e arushit, dy lulet anash, veshet dhe pjesa tjeter trupi i arushit ulur.... Funny, apo jo? Heren e pare qe me ndodhi, u shqetesova, po pastaj shqetesohem kur nuk e shoh me arushin.... smiley

Ana, une sja them fare, jo per te pikturuar, por qofte dhe nje vizatim te thjeshte, nuk e bej dot sic duhet.smiley

por te shoh piktura me pelqen shume. kam ne shtepi nje koleksion te vogel, (nja 15 piktura), nga artiste hollandese, belge dhe natyrisht shqiptare. pune te disa shokeve te mi vlonjate. bile njeri prej tyre po ben karriere te sukseshme ne Itali.

une mendoj si ti. kur piktori, (piktura), te ben te mendosh, imagjinosh,  nuk ka rendesi se c'fare,  atehere  artisti, arti ja ka arritur qellimit.  prandaj van Gogh,  mbetet artist i madh,  sa here qe sheh pikturat e  tij, futesh ne mendime.  bile dhe ngjyrat te behet sikur ndryshojne ''ngjyre''.smiley

p.s  ne Kine, ka piktore kineze, qe me porosi per 20 apo 50 euro, bejne,(kopjojne), pothuajse me ''perpikmeri'', pikturat e klasikeve te medhenj, por jo vetem.

keshtu qe po te ra rruga ndonjehere andej nga Kina,  porosite nje "luledielli, van Gogh'', ''te vertete''.smiley

I kam kaluar te gjithe, sikur te kishin qene semundje femijerie: ca kane zgjatur me shume (H. Bosch, disa nga perfaqesuesit e Art Nouveau, Van Gogh-u, surrealistet, H. Rousseau-ja, Antonio Ligabue, Picasso, Bacon-i, Pollock, Basquiat, Baselitz ... ). He per he me pelqejne Stampat japoneze (si mund te thuhet ne shqip? ).

E fundit pervoje ekspozite ka qene njera e fotografit Stehphen Shore.

Une pervec impresionisteve dhe klasikeve me pelqen shume gjithshka nga Edward Hopper, po meqe kam postuar nje here dicka nga Hopper (Automat) kete here po sjell nje pikture nga Munch qe kur e kam pare ne origjinal ne Oslo me ka bere vertet shume pershtypje!

The Scream (Edward Munch)

the-scream

 

 

 

Kjo te ka bere pershtypje qe kur ke pa "La Piovra" kur ke qene e vogel...

Me te vertete qe ka qene diku te 'La Piovra'? Hajde memorje, hajde! Mua as nuk me kujtohet fare aty, po ndoshta kam qene e vogel dhe  me ka kaluar pa vene re.

 Kjo pyetje me duket pa sens.Nganjehere i shikoj gjithe simpati njerzit qe dine se cfare pelqejne: cilin hero, cilin liber, cilen ngjyre, cilin kompozitor , cilen pikture. Nga ana tjeter , kjo saktesi perkufizuese me duket kufizuese  per subjektin e hapur ndaj gjithckaje qe meriton te quhet e bukur, emocionuese, specifike, gjurmelenese...Me pelqen nje  pikture e Rilindjes e pasqyruar me saktesine natyraliste sikurse edhe femrat e masakruara te Picaso, me pelqen nje simfoni sikurse edhe nje instrumentale e kshu me radhe.

Megjithate, per te respektuar pyetsin dhe bere adetin , nga aq sa njoh prej piktures (jo gjithcka sigurisht ) parapelqej Van Gogh. Piktura qe me rri ne mendje eshte The Scream.

The Scream

 

Meqe u dublua muhabeti me spiritus - pershendetje spiritus! po sjell nje tjeter nga Hopper. Eshte vertet veshtire te zgjedhesh vetem nje pikture, ato jane si puna e muzikes, varet nga gjendja shpirterore dhe rrethanat si dhe interesat e momentit.

opupWindow('http://www.art-reproductions.net/popup_image/pID/1339?zenid=a2abd9fb018eeb29c5199e68d05cb351')">Nighthawks

 Kemi postuar fix ne te njeten kohe Kristida.Por me teper me kuriozon perputhshmeria ne pikturen e zgjedhur. Motivet veshtire te jene te njejta. smiley

Kjo me lart, 'Nighthawks' eshte piktura e tij me e famshme, megjithese mua me pelqen shume edhe Automat dhe Gas

Automat

 

Gas

 Shume drite ka ne trishtimin dhe vetmine e pikturave te Hopper.Vetmia, sidomos ne serialin  epikturave me subjekt femren, eshte e mbushur me drite. Ndonje shpjegim Kristida?

eshte nje drite e perkohshme qe mezi pret te shuhet e personi te zhduket ne erresire.

Ndoshta ka te beje edhe me ngjyren e bardhe e te ftohte te drites prej neoni.

Nje karakteristike tjeter e te treja pikturave eshte se kane nje lloj sfondi, nje si tip "monitori" te erret ku projektohen personazhet, qe duket sikur i thith ata dhe i ben qe te fluskojne pastaj ne nje hapesire kozmike si te ishin austronaute te Kubrick tek "2010 Odise ne hapesire".

anything that hangs on the walls of London National Gallery

Sjam hic selektive, e di smiley

e pra, si sna ka rene hic rruga anej nga londra ato kohe smiley

http://www.comprensivoturbigo.it/pritur/disegni07/quinta_d/fantasia.JPG

ur welcomed

Hopper 'specializohet' ne vetmi ne pergjithesi dhe vetmine ne ambjente urbane ne vecanti. Persa i perket femrave, modeli i tij ka qene gjithe jeten e tij e shoqja (duke perfshire te Automat me lart) me te cilen ka pasur nje  marrdhenie 'love-hate'. Por per cudi, nuk eshte vetmi shume e trishtuar, ose te pakten mua asnjehere nuk me ka lene ndjenje te tille. Skenat e tij jane si dicka qe pikturohet nga memorja ku shume detaje jane harruar me qellim ose jo, dhe ajo qe ka mbetur eshte vetem esenca, ndjenja dhe ideja kyc qe autori do te percjelle. Autori thote 'eshte keshtu' pa ngjyrosur ne menyre pozitive apo negative ate qe thote.

'Gas' per shembull, percjell nje vetmi ku thote 'po shkove me tutje veten pac ne qafe pasi andej ka vetem pyje dhe erresire' po nga ana tjeter, stacioni ka mjaft drite, dhe nuk ndihesh i kercenuar. Po ashtu te Automat, ajo vajza po mendohet si te zgjidhe ca probleme, po ambjenti nuk eshte as i rrenuar dhe as i pikturuar me qellim qe kjo te meshirohet, thjesht te hap nje dritare ne gjendjen e saj shpirterore pa te influencuar artificialisht.

Me ka pelqyer gjithmone kendveshtrimi i Hopper persa i perket si i shpreh ai emocionet dhe kontekstin. Ai e permbledh kete kur thote: 'If I could say it with words, there would be no need to paint' (po t'a thosha dot me fjale, nuk do kishte nevoje t'a pikturoja)

 Sigurisht qe ka drite ne pikturat e Hopper kur pershkruan nje femer. Pse? Sepse femra, (te marrim pikturen me siper) eshte nje mrekulli.  E bukur, jo e varfer materialisht, por e vetmuar. Nuk ka shkak per vetmi te pafundme, ne qofte se arrihet ajo qe kerkon. Dhe ka shprese, por eshte nje shprese ne kerkim. Hooper do te tregoje qe lumturia e vertete , eshte e veshtire te gjendet. Karrikja bosh tregon deshiren e kesaj femre per te mos qene e vetmuar, por ama, jo te zihet nga kushdo.

Personazhi femer mund te kete dike ne ate karrike. Po ajo s'preferon kete. Preferon me teper vetmine sesa nje partner sa per te mbushur vendin e zbrazur...

 

  

smiley Ilac je, per Zotin!

smiley i je qepur Lires si me qene doktoreshe Liria ajo smiley

Kush eshte kjo doktoreshe Liria mi, se na cudite?

 

 Ketlina, aman merre ti pas vetes, qe te shpetoj une. Ma be kete nder.

 

 

Dali Persistence of Time.jpg

 

Nuk me dalin per qamet, mer Zot!

 

 

 

 Thank jashtezakonisht much!

Une jam me teper ke Rilindja dhe impresionizmi.... Monet-ja vecanerisht me pelqen shume. Po edhe balerinat e Degas-se jo me pak, fluturat e Dalise. Veermer etj. Eshte dhe nje e da Vincit, Leda dhe mjelma qe e kam fort per zemer. Kam pershtypjen se duke e ushqyer veten, (ndoshta s'eshte shprehja e duhur kjo) - por duke e pare artin si dicka qe duhet te sjelle patjeter bukuri ne jeten time, jam e prirur gjithnje nga piktura a skulptura qe shprehin nje lloj gezimi ndaj jetes, qe jane te thjeshta, te qashtra, qe me bejne te heq mendjen nga labirinthet e mendjes sime. Megjithate, them se ne momente te ndryshme, do te kisha zgjedhur piktura te ndryshme, qofte per te projektuar veten time ne to, apo qofte per t'iu shmangur vetes sime.

Ja nje Lindje dielli nga Monet smiley  (po doli)

http://www.freewebs.com/gilcarosio/photo...

Diku kam lexuar ( nuk  e mbaj mend se ku) qe gogu dhe gogeni ( po i shkruaj si shqiptohen smiley ) pervecse kane patur nje mardhenie miqesie tejet te komplikuar qe perfundoi keq, edhe kopjonin rregullisht stilin e njeri-tjetrit

dmth. thuhej se gogu e ka importu te verdhen e tij mitike prej impresionizmit te gogenit, i cili, edhe ai nga ana e tij, nuk linte gje pa i kopju gogut

 

Asnjehere nuk do ta dime se si eshte e verteta. Por duke gjykuar nga veprat qe na kane lene te dy artistet shohim se Gauguin eshte nje piktor pa ndonje thellesi te theksuar psikologjike. Prehe i formalizmave. I kinezerive, japonezerive, artit tribal.

Pse u dashka qe piktori te transportohet ne Tahiti per te arritur te shprehe me mire vizionin e tij mbi jeten e boten?! Perfundon pastaj qe pikturat kthehen ne kartolina.

Nderkohe, edhe Van Gogh-u ishte i dhene pas japonezerive vecanerisht, por i pikturonte ato me teper per tu ushtruar... per te kuptuar. Ne fakt pak njihen veprat e tij te ketij stili, sepse me pas Van Gogh-u zhvilloi nje stil krejt te vetin duke perdor ngjyrat elementare jo per te ofuskuar psikologjine, por perkundrazi per ta amplifikuar ate.

E verdha e Van Gogh-ut eshte therrese, eshte vezulluese, eshte denoncuese, eshte skizofrenike! A s'ka te beje fare me te verdhen fetish te Gauguin-it.

plotesisht dakort me ate qe thua per gogenin, mua me ngjan thellesisht siperfaqesor  smiley , aq shume sa ndonjehere me zemerojne  pikturat  e tij, me duket vetja si rejcelli kur beri ekografine dhe hiqej sikur arrinte ta dallonte embrionin, e pastaj fajesonte veten qe nuk qe nene e mire per faktin qe realisht nuk e dallonte..

megjithate per kohen qe ka jetuar pikpamjet e tij ( ketu nuk e kam fjalen vetem per artin) mbeten revolucionarizuese

 Eshte  nje e verdhe depresive e derdhur gjithandej: ne autoportrete,tek  kafja naten, dhoma ne Arl, rruga me qiparise dhe yje, ara me korba e deri ne portretin e Doktor Gashese.

po mua pse me duket shume  e ngrohte ajo e verdha e tij ?

rrofsh adhamudh smiley

me eshte dukur e ngrohte e verdha qe kur kam qene femije, dhe femije kam qene... ehh, femija me i lumtur ne bote... eh, qe s'kthehen me ato kohera

Thuhet se Van Gogh-u vuante nga depresioni edhe pse kjo nuk iu diagnostikua kurre sa ishte ne jete, (por ama eshte provuar me ane te studimit te veprave te tij, pas vdekjes).

Psh. shpesh here studjuesit i referohen portretit qe ai vete i ka bere doktorit te tij, Dr. Gachet.

Thuhet se tek portreti i doktorit ai ka pasyruar simptomat e depresionit, nga i cili vete Van Gogh-u vuante. Nje lloj autoportreti. Edhe titujt e atyre dy librave mbi tavoline, jane te lidhur me kete.

ortrait of Dr. Gachet.jpg" width="400" height="493" src="http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/1/1e/Portrait_of_Dr._Gachet.jpg/501px-Portrait_of_Dr._Gachet.jpg" />

Ky robi preu veshin u shtrua ne cmendin s'kishte nje kokerr leku dhe buken e gojes ia paguante i vllai qe u semur me kancer, ishte i ndergjegjshem se çfare gjeniu ishte po asnje s'ia varte, vrau veten rreth 30 vjeç... dhe ti thua se u dashkan analizua pikturat per me dit ishte a s'ishte ne depresion?

Ca te te them Genco! Ata studjuesit "e jashtem" nuk jane te qut si ne, qe i kuptojme gjonat direkte e me intuite. Ata kane nevoje te konsiderojne e peshojne prova e evidenca nga te gjitha drejtimet e nga te gjitha burimet perpara se te gjykojne.

Nuk ke cfare ti beshe. Race inferiore.

Nuk jane te zgjut si une jo si ne. S'ke pse e fut veten te te zgjutit apo te rraca jone ti evropiani me evidenca.

 Semundja psiqike e Van Gogh, njihej qe ne gjallje te tij. Ketu problemi ishin ilacet. Ato nuk ekzistonin atehere. Mund te mos ishte diagnoz precize, por qe kishte probleme psiqike, kjo dihej.  Kot nuk thuhet sa e sa here sot. Qe neqoftese Van Gogh do kishte jetuar ne ditet e sotme nuk do kishte vrare veten sepse ka ilace shume te mira. Ose e kunderta, ne qoftese do kishte patur ilacet e sotme, nuk do te kishte vrare veten.

Sa per ngjyren e verdhe qe perdor Van Gogh, s'ka te beje me depresionin e tij. E verdha eshte ngjyre optimiste, si eshe ngjyra e diellit. Vete Van Gogh ne letrat e tij derguar te vellait thote qe perdor nuanca e ndryshme te te verdhes sepse eshte ngjyre e diellit, jetes etc etc...

nje pikture ne nje muze i takon te degjoje numrin me te madh te kendveshtrimeve te pakuptimta mbi te

nuk di kush e ka thene

Flo, kur Van Gogh-u ishte ne jete as nuk mund t'i diagnostikoheshin keto crregullime.

Dhe eshte nje cike dramatike e gjitha kjo sepse per pune 5 vitesh nga vdekja e Van Gogh-ut (1890), ne vitin 1895 do te lindte psikoanaliza me Frojdin.

Ols, ndonjehere edhe mbi-talenti perben c'rregullim psikologjik per nje race te caktuar individesh

Po mi shoqe po... smiley

Nuk eshte se po akuzon njeri Van Gogh-un. Perkundrazi.

akuzoje sa te duash Gogun

Daline mos ma prek smiley

Po as nuk merrem fare me perversa si Dalija une!

Daline maksimumi do ta postoja tek ajo tema tjeter... smiley

 

Edhe nje gje te fundit per Van Gogh-un mqs. shof se Peshqit e paskan shume qejf (pervecse Dalise smiley )...

Van Gogh-u nuk ishte nje piktor i zoti persa i perket teknikes. Praktikisht nuk dinte te pikturonte. Ne fakt stili i tij, penelat e tij aq rudimentale me teper jane nga halli se sa nga qejfi.

Natyrisht mendja e shpirti gjenial i piktorit e ktheu kete difekt, nga nje debulese ne nje force!

E dinte qe nuk mund te konkuronte me koleget e tij persa i perket teknikes, prandaj e transformoi ate ne nje stil. Fitimtar natyrisht.

... edhe pse u vleresua vetem pas vdekjes.

 

Ne nje fare menyre, shembulli i Van Gogh-ut mund te jete nje mesim i mire per te gjithe ne.

Te dime te fitojme nga difektet tona. T'i kthejme ato ne nje force per ne. Me ane te talentit, frymezimit e shkathtesise. Nuk kemi pse te mbetemi patjeter viktima te skemave te ndertuara perpara nesh. Jo gjithmone... te pakten.

o ç'i ke bere vetes tani smiley

Aaaa.... DU SHERR!!! smiley

Per ata qe nuk e kane vene re cfare kam shkrujt me siper, po e theksoj edhe njehere me fjale me te thjeshta:

DALIA MA SHPIF!!!

 

AAAAAAAaaaaaaaaaaaaa...................!!!!!!!!!!!!

mr.sherri

te keshilloj kete film "little ashes".eshte ne yt.do te kuptosh mbase me sh Dalin,edhe pse nuk eshte nje film vetem per te.........

mbase do e kuptosh me sh Dalin si njeri,per rrjedhoje edhe vepren e tij

 

'E dinte qe nuk mund te konkuronte me koleget e tij persa i perket teknikes, prandaj e transformoi ate ne nje stil. '

 

nuk mendoj qe eshte e thene..

Ai kubisti, psh, Pikasoja e ka nis mire ne fillim dhe ka bere ca gjera vertet te bukura...

pastaj sec i levizi nje vidhe ne tru dhe filloi te eksperimentonte me ' artin abstrakt te shemtuar '...

pra nuk mendoj qe keta kalojne ne gjini te tilla per mungese aftesie. (jo gjithmone te pakten..)

 

ps. Dalia as mu smpleqen. Kam nje kusho qe ka nis te pikturoj kshu gjonash..

si vizatues eshte i hatashem, por kur nis e vizaton monstra....se marr vesh, mua me duket sikur ka humb kot.... smiley

se di, mbase jam une qe snuk e kuptoj.. smiley

ndoshta Dalia nuk te pelqen se germon ne nenvetedije

 

 

 si i vendosni fotot ? ndihme ju lutmi

foto duhet te jete online (ne nje website). Pasi gjen foton qe deshiron te vendosesh, klikon mbi te me anen e djathte te miut dhe do te hapet menyja ne te cilen do te perzgjedhesh "copy image". Me pas kalon ne kutine e pergjigjes se peshkut dhe klikon mbi te me anen e djathte te miut dhe perzgjedh "paste". et voila! 

 

po ashtu e bera po nuk me del smiley

kur vete tek fusha e peshkut nuk ka paste smiley

Mund te jete edhe kjo:

Poshte fushes se shkrimit te Peshkut provo te klikosh mbi "Perdor redaktorin e pasur" dhe pastaj perserite edhe nje here operacionin.

flo,  une perdore kete menyre, (me dhune e quaj une), smiley  per te vendosur fotot.

hape fushen e komentit te peshku.   pastaj hap nje browser tjeter, ne kete gjeje dhe hape foton qe deshiron. pasi ke gjetur foton, z'vogeloje dritaren e fotos.  klik te foto, (mbaje te klikuar), dhe terhiqe ate  per te fusha e komentit te peshku, pra vendose aty . sukses.smiley

 atehere provo kete ---> kliko mbi kutine e pergjigjes me anen e majte te miut dhe me pas shtyp ctrl + V me ane te tastieres se kompjuterit. 

cfare programi perdor per te hapur faqet?

nuk behet

sidoqofte flm per ndihmen

un besoj kam pak shije te cuditshme ....me pelqen

KLIMT cdo veper e tij pa perjashtuar asnjeren.............adhuroj vepren e tij Dashuria   http://it.wahooart.com/A55A04/w.nsf/Opra/BRUE-6E3TGC

dhe Mosha e nje gruaje(pershtatje ne shqip e titullit) http://it.wahooart.com/A55A04/w.nsf/Opra/BRUE-5ZKCLV

Nje tjeter qe me magjeps me gjenialitetin e tij edhe pse eshte sh i hershem veprat e tij me lene pafjale.....

http://it.wahooart.com/@/HieronymusBosch 

(per ti pare veprat te kjo faqe mjafton te shkoni me kursorin e mousit siper vepres).....

http://www.skap.it/barcellona/madrid/pagine/el%20bosco/Giardino1.htm 

kjo eshe vepra ime e preferuar dhe ketu edhe shpjegimi i saj

http://www.frammentiarte.it/dal%20Gotico/Bosch%20opere/13%20trittico%20delle%20delizie.htm

(mjafton te klikoni mibi pjeset e vepres per te pare shpjegimin)

me falni qe eshte ne italisht..

ne musen e Prados,Madrid,live,ishte nje gje e mrekullueshme....

 

Per momentin, Gazmend Ejupi. Nga Kosova. Punon dhe jeton ne Londer.

 

 

 

Ky eshte nje cikel pikturash ne formatin e posterit te filmit. Problemi eshte qe keta filma nuk ekzistojne. Trajtohen subjekte historike si vrasesi i Franc Ferdinandit, cifti i Rozenbergeve te cilet u denuan me vdekje nga McCarthy ne vitet 50 gjate "red scare," etj, etj. Nga ana teknike nuk i kam pare live, por ne internet duken te mira, nderkohe qe ideja eshte tek potenciali i pafund i nje mediumi, i nje formati apo i nje subjekti per narrative, per lidhje me forma te tjera te shprehuri, etj, etj.

Gjithcka nga Eduart Mane. 

Nga impresionistet, ja nje skene e paharruar - Pierre-Auguste Renoir

La danse à Bougival (Suzanne Valadon et Paul Lhote).

Pierre-Auguste Renoir. Dance at Bougival (Suzanne Valadon and Paul Lhote).

Nuk e di nese e njihni nje piktor qe quhet Balthus. Ky ka qene i famshem se pikturonte vajza preadoleshente. (ne fakt jo vetem i pikturonte po edhe u lidh ca kohe me vajzen e adoptuar te vellait deri sa u bo ajo 15 vjeç se pastaj s'i pelqente me. Dhe te mendosh qe ne familjen e tyre me perversi mbahej i vllai klossowski) PO pyetja ime eshte mund te te pelqejne pikturat e tij dhe te jesh rob normal? Te mos kesh noi problem me ligjin doja te thoja.

 Nuk eshte e veshtire ta njohesh, rrofte google, po ti ke ndermend te pikturosh si Baltusi kur pyet ka ndonje problem me ligjin?..Baltusi ka qene i cmen dhe pervers sipas shkrimit te wikit.Perversiteti ne art eshte i lejueshem, mund te besh art me cdo perversitet, dmth qe permban cdo qenie njerzore sot ne shek, 21, ku bota po shkon drejt shkatrimit te vlerave.

pyetja ishte pse i mbyll engjelli syte?

http://25.media.tumblr.com/HDhmpTjR0myteymbHGTfZvqzo1_500.jpg

Engjelli nuk do te shikoje se c'i ka bere lufta jetes dhe njerezimit. Bile me mire te thuash c'do t'i beje, duke qene qe kjo pikture eshte krijuar ne 1940 ne fillim te L2B.

Per peshqit e USA tifoze te Dali-t me kujtohet se kjo pikture eshte ne St Petersburg, ne muzeun e Dalit, ne Florida. Quhet 'Daddy Longlegs of the Evening - Hope'. Daddy Longlegs eshte merimanga...

Mua me terheq "Fall of the Damned" nga Rubens, dhe me ngjall kersheri "Final Judgment" e Mikelanxhelos - me teper per perkushtimin dhe vizionin e ketij artisti, duhet te kete qene shume i duruar dhe i apasionuar.

http://www.euronet.nl/users/koolberg/dali.jpg

 

Dali nuk eshte piktori im i preferuar, por me pelqejne disa pune te tij.

para thuajse 9 vjetesh kam pare nje ekspozite te Dali ne Bryzh (Bruuge), te Belgjikes.  kur pashe kete pikture,(prandaj e postova),me ka hipur nje i qeshur,  si i budallait kur i thone.  me kujtoi personazhin,(piktorin) e famshem Koci,  te filmi ''Zonja nga qyteti''.

eshte ai momenti kur Koci thote:  Zonje,  une jam artist zonje.  piktor. une bej  zhaba qe qeshin. bej  kuaj me cizme meksikane,  etj.smiley

sa here qe shoh  kuajt e Dali-s, me vjen ndermend Koci.  akoma qesh me vete.smiley

belul fillove me c'mitizimet ti ? smiley

ne fillim gjermanine tani daline smiley

po jo moj flo, jo.  thjesht mu kujtua. eshte nje ekspresionizem.smiley  im ndaj kalit te Dalise.

po ty te kujtohet Koci.smiley

p.s  cfare pune ben ti.  redaktore,  kontrollore cilesie, kritike letrare,  shefe departamenti diku. nuk te shpeton gje ty.smiley

p.s.2   mesove si vihen fotot?

si nuk me kujtohet koci o belul, madje e njoh edhe personalisht aktorin dhe gruan e  tij

p.s

puna ime nuk ka lidhje fare me letersine, madje ketu asnje nga keta nuk e dine qe shkruaj smiley

p.s1.

jo nuk mesova per fotot, do jete faji i sistemit kapitalist smiley

p.s.2

pra u morr vesh, te shtunave punokam une, deja vu-ja , beluli, olsi , ruzhdija dhe spiritusi smiley

 

Flo, sot ne mengjes dola per vrap andej nga liqeni smiley, dhe ne koke me kalonin ato mendimet e zakonshme qe ka njeriu ne mengjes, te tipit:

Sa i shqifur qe eshte Dalì!

Sa e shpifme qe eshte piktura e Dalìse!

Ca mashtruesi qe eshte Dalia!

Me fal, po piktura e Dalise eshte pikture apo loje rebus? Pikture apo grafike?

 

Etj, etj... mendime si keto... kur ne rrugen e kthimit, papritur ngela i shtangur perpara asaj qe me doli perballe. Jo nje, por 3 plumba ne zemren time.

I bera disa foto me ate rast me (hapesire publicitare) Blackberrin tim (mbyllje e hapesires publicitare) smiley:

 

 

Cfare koincidence eh?! Flet per djallin, hapi deren! smiley

Nqs. je e interesuar, beje qe tani bileten.

smiley rrofsh ti rrofsh smiley

p.s.

i paske sjelle per te me bere kizili smiley

E po ke pa ti? Mua s'e kam qejf Daline me shfaqet perballe, ndersa ty qe e ke qejf ta ben gizili.

E po kjo eshte bote mizore! smiley

Dhe imagjino qe ato postera i kam pare disa here, vecse kishin vetem mustaqet. Ai shiriti portokalli me informacionin dhe daten eshte ngjitur ne nje moment te dyte. Dmth. keto ditet e fundit.

e pra shko ne vendin tim smiley

Sa leke me jep qe te shkoj tek ekspozita e Dalise? Eh?! smiley

 

Nejse... se bej shaka. Po isha ketu ne Milano deri ne 23 shtator, do shkoj patjeter ta shikoj dhe do te te them.

fat per ty qe njihke Vasillaq Vangjelin. keshtu quhet Koci apo jo. aktor i madh.  eshte nje nga aktoret e mi me te dashur.  nuk e kam kuptuar asnjehere perse ketij aktori nuk i jane dhene role kryesore.  me siguri kishim per te pare  karaktere mbreslenese.

p.s per p.s1.  edhe une e kisha te veshtire me copy paste, por kam gjetur nje menyre tjeter. eshte e thjeshte.  e kam postuar enkas per ty ne kete teme. shiko me lart. po nuk e kuptove ta spjegoj dhe njehere po te duash.smiley

p.s2.  jo, une nuk jam ne pune, jam ne shtepi. e kam pushim te shtunave. ne nuk na lejohet ta perdorim internetin per ''qejf''. smiley   ''rregullore interne kjo, e kemi nenshkruar'',  gjate pushimit (pauze) po.

e kam pare qe e kishe postuar atje me lart smiley, ate menyren vlonjatçe, me terheqje zvarre smiley, por nuk dilte as ashtu smiley Te falenderoj shume

"Koci" eshte vertet njeri babaxhan

 

po keshtu eshte kjo pune flo.  fight for your right.smiley

ajo qe nuk jepet, merret. edhe me ''dhune'' po qe nevoja.smiley  bej shaka ketu, nuk dua keqkuptim.smiley

nuk e di, mua me copy paste, sic e thashe nuk me funksionoi. por me kete menyre,  pra duke hapur 2 browsera te ndare nga njeri tjetri dhe duke zvogeluar njeren faqe, jo minimalizuar, klikon mbi foton e selesionuar dhe e terheq per tek, ne kete rast  te fusha e komentit te peshku. keshtu e vendos une. funksionon per mrekulli.

p.s une kam mozilla firefox  dhe window 7 premium.

jo jo, nuk te keqkuptoj belul smiley nuk para me gabon nuhatja per njerezit

p.s

windowsin nuke kam aq te avancum une, prandaj ndoshta nuk del

Na sillni ndonje pikture te bukur, pasi ti keni hedhur nje sy ketyre me lart. smiley

 Le déjeuner des canotiers - Pierre Auguste Renoir, 1881

 

Luncheon of the Boating Party by Pierre-Auguste Renoir

 e madhe je, kjo eshte e pavdekshme

 me 438_Dance_at_Bougival.jpg pelqen shume, shume renuar. Dance at BougivalPasted Graphic.pict

pse s'del dreqi?

Lira, hidh nje sy pak me lart te komentet smiley

 uh, qenkerka ketu dhe shume e madhe dhe e bukur. po s'me the si e ben qe te dalin dhe mua jo. renuari me mbush, nuk di pse. ka ca ngjyra, ca veshtrime ca qe nuk di si ti them, qe me bejne te pafuqishme per gjera te vogla cic-mice dhe me miresojne. sa keq qe nuk shohim c'do dite renuar dhe c'te na pelqeje. do ishim ndryshe ...

Mua me kane pelqyer punet Andy Warhol dhe instalimet porovokuese te Damin Hirst.

 

Ketu kam disa nga punet e mija....Any Critics?

 

 

 

 

 

dhe mua shume e para...

nuk kam asnje kritike vetem pergezime

autorit flm qe me beri te shkruaj serish ketu

me tre piktura rrehesh ti mi? smiley

jo ne fakt, bera vetem nje perjashtim  smiley

zëre se; vazhdoj te mos jem ketu smiley

 

Pershendetje flo, long time no see!

Piktura e pare me pelqen me shume edhe mua...suksese!

Hi Kristida, kerkoj ndjese qe e pash vetem tani pershendetjen tende.

Me kujtojne punet e nje miku skenograf dhe kostumograf.

Mua me pelqeka shume e treta. smiley

 Te lumte, per mua e dyta, se me pelqejne kontrastimet, dhe loja me ngjyrat...

E para dhe e treta, nuk jane gje.

E dyta kishte pak shprese... por pashe nje motiv/element qe nuk duhej te ishte aty. ma prishi ajo. 

ishalla se te mbetet qejfi. se ke dhe ca piktura me poshte; mos harro. smiley

thuj shyqyr qe s'thame gjo per te treten, se s'do na kishe falenderu hic smiley

nje ku i dul risku dhe t'tretes, falendero anen smiley

ajo goca qenka kinge, po sipas meje nuk rri hic mire atje

swed, ajo goca, packa se menjane, mu me duket si qendra e gjithe atyre figurave te tjera qe ngjajne paksa te tejdukshme.

 

shkurt-shkurt, mu vendosja e asaj goces atje me duket sikur me vendos nje tv plasma 60" ne nje dyqan servisesh Rosenthal smiley

Eshte bashkeshortja...Dhe ajo pikture i eshte kushtuar asaj....Ndertesat perreth jane ca te vecanta per mua(jane ne zonen Fryrengen ne Stokolm)

Maybe eshte pak cheesy..Por ka vlere te madhe per mua....NFS

Me intuiten time i paskesha rene ne te, qe ajo eshte qendra e gjithcka merr kuptim ne prani te saj. Pergezime. smiley

 

Mua me duken si tip skicash per story-board.

Jane Media e miksuar...Kryesisht akrilik....Me pelqejne ngjyrat e tokes dhe okrat

Edhe mua me pelqejna ato ngjyra.

Sepse me duket sikur po e shoh me nja dhjete sy subjektin edhe s'po arrij te dalloj piken e perspektives ose sikur ka disa te tilla.

E ke bere me qellim kete?

Po ky eshte stili im duke i pare objektet nga kendveshtrime te ndryshme...Ne disa raste objektet i perkasin koheve te ndryshme

Keto jane punime te nje piktori ne Tirane, Arben Morina...

 

 

 

disa te fresketa qe pata fatin ti shoh te ekspozeja me e madhe e puneve te Dalit, ne Atlanta:

Cfare sensualiteti...

Tamara de Lempicka - La belle Rafaela

Tamara de Lempicka - Tunique rose

 Olso, kujdes, se po tregon shijet e tua sexuale me duket....hahahahaha......lol

Oh... po une ate e kam deklaru me kohe. Me pelqejne bufalaqet. smiley

Po fundja, kujt nuk i pelqejne...

Bukuria eshte obeze! smiley

 dmth, ti nuk je me shprehjen   .... ma mire kocke me u lepi....se mish me u nginj, ..

Po jo mo daku, ca kockash...

Dashuria eshte butesi. smiley

Renoir:

 Aaa, keto poooo!!!!!!! Ketu po ma ftof menjen......

OK, ate djathtas ta kam fal.

Une jam i interesuar pas atyre te dyjave majtas.

Ju falenderojme per mirekuptimin. smiley

Olso, shikoi keto me vemendje, a ka me sensuale se keto.....?????

 

 

 

By Arben MORINA, Tirane, 2009

E do troc ti? Po ta them ne fytyre pra... dhe nese i ve leket ku ke gojen here tjeter, do flasim bashke: Po, i bej! Do mundohesha njecike, dhe do luftoja pak me veten time perbrenda qe te arrija ta masakroja keshtu nje tablo qe adheruajs normalisht do kish dale e bukur.

Po, i bej! now put your money where your mouth is... and i will prove it to you, anytime you want, anywhere, in front of a jury, if you want - i don't mind painting in front of a crowd.

E cuditshme bota twino... nganjehere qellon perballe pikerisht me njeriun e duhur. smiley

nje po o jo do mjaftonte.

 

mgjth kjo nuk ndryshon faktin se ti mbetesh pak si spastik sepse duke thene per nje pikture 'kot fare', je duke iu imponuar jo vetem piktorit por edhe atij qe e pelqen kete pikture. je duke fyer ate qe e shijon se shijet e tij jane kot. apo jo?

Per te paren, besoj e ke marre pergjigjen. per kete me siper: Jo.

ideja eshte se ti mund te thuash se s'te pelqen nje pikture, por ajo qe smund te thuash eshte se eshte kot, sepse askush nuk te ka vene ty per te vendosur se cfare 'eshte'.

Mua ai sensualiteti me siper nuk me prek vecanerisht.

Ndersa keto me poshte, shume. smiley

Botero:

 

Emigrant, fiks e ke gjetur.

Madje duhet te them se ishte goxha erotik si shpjegim. smiley

 hahahahaha, i modh fare je... nuk po te luj ma shume.....

Jo, po deshe me luj, se kam referenca te tjera une! smiley

 Jo, jo, jo, nuk e ha Shaqo Bregu ate koker te ullirit, se na prish statusin....hahahahaha

 Hallal olsib per Tamara de Lempicka... eshte madheshtore fare. S'eshte e vertete qe pikturonte vetem femra te shendosha:

 

Personalisht ne vendin nr1 ve Gioconda-n e Da Vincit. Eshte nje veper magjike, ku nderthuren njohuri tejet te larta te dritehijes, ngjyrave, teknikes, gjeometrise, psikologjise dhe mbi te gjitha neuorologjise (perpara 500 vjetesh...). Nga studime te bera se fundmi, eshte zbuluar sekreti i buzeqeshjes se Gioconda-s, qe here duket here zhduket, varet nga distanca e parjes dhe nga aktivizimi i disa qelizave periferike te trurit. Gjithe diten te rrija duke e pare, s'do merzitesha :

 

I kam pare keto pikturat e Tebickes ne nje ekspozite qe kishte hapur ne Stoke-On-Trent rreth 2003....Shume piktura vivide dhe te fuqishme...

Une e kam nje foto te origjinalit smiley Na kushtoi ca si rende po ja vlejti smiley

"Persona non grata" ne France?! smiley

Aty afer, por nuk mu bo vone hic! Une jam pro fikjes se fleshit por kunder mos fotografimit! Dje bile bona nja 2 foto te lezecme ne nje shfaqje private!!

 

jerusalem, te lutem se jam ne zyre. Nuk arrij dot te cohem nga karrigia pas asaj pikture "delicioze" qe me tregove. Me zgjove ne maksimum te gjithe oreksin tim adipofilo-blegtoral.

Meqe ra fjala, si behet ai verdhoshi qe nxjerr jarge nga goja?! smiley

Albanoid, nqs. jeton afer Romes, me vrap te shikosh ekspoziten e Tamarra De Lempickes tek Vittoriano.

olsib, para ca vitesh  ajo piktura u shit nga Christie për një çmim kampion prej 33,6 milion dollarësh, duke vënë rekord shitjesh të nji pikture nga një artist që jeton. 

Atë art deco-në e Tamarës e ka bo ky Konrad Witz në 144.. e ca-në...  smiley

 Monet??? Nuk i njoh keto pune, por s'me ngjan hic si Monet ajo e fundit, madje ta jap me 100% qe eshte Manet. Ve dhe bast me sa te dush bile. Dy te parat mbase, por e treta, o eshte Manet, o eshte ndonje pikture e Monet ne stilin e Manet, gje qe me sa mbaj mend nuk para ka ndodhur. Monet is lush, Manet is flat. The third one is definitely Manet.

E para: Claude Monet, Le déjeuner: panneau décoratif, 1868

E treta: Claude Monet, Déjeuner sur l'herbe, Chailly, (panneau central), 1865

Te dyja jane ne Musée d'Orsey, i kam pare me keto sy smiley

E dyta: Claude Monet, En canot sur l'Epte, 1890. Origjinali me sa di ka qene deri para ca kohesh ne San Paulo, Brazil

Ja per ty meqe te ka shkuar mendja per Manet smiley

Edouard Manet, Le Dejeuner sur L’Herbe, 1863

Edhe kjo ne Musée d'Orsey. Kam kaluar aty shume ore ne shume dite te ndryshme, eshte nje thesar i vertete per ata qe admirojne impresionistet. Personalisht, kam nje ndjenje sikur kam shkuar me pushime mbasi kaloj ca kohe duke pare piktura te tyre.

Ja dhe piktura qe i dha emrin nje rryme te tere, impresionizmit.

Claude Monet - Impression, soleil levant, 1872

 

 Ja dhe per ty meqe te pelqen Hopper, dhe kjo eshte nje nga ato fazat e Hopper ku alienizimi mbetet si subjekt por ndryshon gjuha piktoriale:

Plehra dhe keto... mos u lodh fare t'i shpjegosh. Duken. Kemi sy. Nuk i blejme te behet nami. Po plehra ama...

po vleresoj pikturat Lul... mos e merr personalisht. ju falenderoj te gjitheve qe bini keshtu gjerash. Me pelqejne kur i shoh. Eshte tema me interesante per mua(sinqerisht!) prej shume kohesh.

smiley Soir bleu - 1914

Po kjo eshte ne fillimet e veta, para se te 'rehatohej' ne stilin e vet. Per mua, fillimi i periudhes ku menyra e tij e te shprehurit kristalizohet, eshte aty nga fillimi i viteve 20'. E para pikture e tij ku edhe po te mos t'a dija, prape do thosha qe e ka pikturuar Hopper, eshte House by the Railroad, 1925. 

 

Kjo ka sherbyer shume me vone si frymezim per Hitchcock te 'Psycho', per shtepine e Norman Bates smiley

ah, edhe kjo, plehre eshte...

sonte, kam vendosur qe te stigmatizoj cdo plehre qe do sillni.

cik me vone do i marr me rradhe te gjitha pikturat nje per nje. - komentet me piktura, ndoshta. kam 100 komente per te bere, dhe do i harxhoj te gjitha po te jete e nevojshme.

pikturat kellira, me vrasin syte.

Te pelqeka impresionismi.

Duhej te kishe sjellur ndonje prej ninfa-t e Monet

 Me pelqen vertet shume impresionizmi! Ka nje efekt te cuditshem mbi mua, me sjell gjithmone humor te mire. Tamam me le me nje pershtypje, nje impresion, shume te qarte, pozitiv. Ekspresionistet, nga ana tjeter, qe me pelqejne po ashtu, sidomos Munch per te cilin kam nje soft spot, te godasin shume rrepte smiley Mbaj mend kur kam pare per here te pare 'The Scream' (pikturen e pare qe kam postuar ne fillim te temes). Nuk e kisha hasur kurre me pare dhe e pashe ne origjinal ne Oslo. Me ka bere nje pershtypje sikur dikush me goditi me grusht ne stomak.

Monet eshte balsam smiley

Caravaggio mo ju hengert mortja, si s'e permendi askush. Njeri, cilado nga pikturat e tij, por meqe jemi ne teme sensualiteti dhe delikatese femrash une them (pershendesim Olsin me kete rast): Giuditta dhe Oloferne smiley

 

kjo, shume e bukur!!! te kenaq syrin. kete duhet ta shohesh per nje kohe te gjate. me pelqen. rrofsh hunter.

Coin de jardin à Montgeron - Claude Monet, 1876

most famous paintings in the world Corner of the Garden at Montgeron by Claude Monet Top 10 Most Famous Paintings in the World Ever

The Abduction of Ganymede - Rembrandt, 1635

Rembrandt. The Abduction of Ganymede.

 

 

 

 

 Epo, palaco burre ky hollandezi. Ia ka nxjerr bythen ne mejdan Ganimetit te shkrete, gjasme i ka dal padashje ngaqe i ka ngrit pelenat shqiponja. S'do mend jane "tolerant" hollandezet.

 Big Grin

Sipas Bluetooth-it te Greqise se lashte, ky ishte ne fakt eromenos-i i Zeusit.

Po ja se t'a sqaron Rubens... smiley

'The Rape of Ganymede'

 "Sipas Bluetooth-it te Greqise se lashte, ky ishte ne fakt eromenos-i i Zeusit."

Prandaj pra thashe. Dylgjer, i thone andej nga Elbasoni.

"Po ja se t'a sqaron Rubens..."

Hollandez pra. E thame nje here qe jane "tolerante." Po mu me vje inat pse nuk pyet pse e fus "tolerancen" ne thonjeza? Se kur vjen puna tek myslimanet, e tregojne tamam tolerancen:

Rubens, Cain slaying Abel
 

 

hunter, Caravaggio eshte nje nga piktoret e mi te preferuar.

Gjithsesi, me ler te te them qe s'ma ben syri terr nga keto kercenimet e tua dhe jo vetem aq, por te pergjigjem flak per flak me kete.

Il Francia - Lucrezia Romana

 

Motra sexy e Giocondes! smiley

 

PS: Finis, c'na kujton banjon turke te Ingres!

Bo, booo... po me vlon gjaku sot! smiley

Banksy....Graffiti Art...One of my favorites

 

Exit through the gift shop

 

 

 

banksy street art urban art guerrilla art

 

 

 

 

ENKELEJD ZONJA

 

title: Ordinary meal dimensions: 230x160 oil on canvas 2008

title: Strained hope dimension: 260x190 oil on canvas 2009


detail

title: Money weight dimension: 70x50 oil on canvas 2008

untitled dimension 200x150 oil on canvas 2007

title.Unevitable virusdimension290x160oil on canvas 2008 

detail

title:Timedimension:110x90oil on canvas 2009 

title : Still fog dimension 120x100 oil on canvas 2010 title : Where is my space dimension 120x80 oil on canvas 2009

title Playground dimension : 180x100 oil on canvas 2009

title: Dilemas dimension 110x120 oil on canvas 2009


Detai

title: A fairytale from 1997 dimesion: 230x140 oil on canvas 2009 title: Breaking news dimension 160x110 oil on canvas 2008


detail

title The Visiondimension 70x40 oil on canvas 2010

title Looking for hero dimension 80x70 oil on canvas 2010 title If the day will be longer dimension 150x90 oil on canvas 2010 title The Wait dimension 100x80 oil on canvas 2010 title : Miss Patty dimension 100x70 oil on canvas 2010 untitle dimesion:60x50 oil on canvas 2010 title “.ISS Albania dimension 200x110 oil on canvas 2009


detail

karikaturist... ose  nga ata bojaxhinjte e NSHNse qe benin parrullat dhe posterat...

 Ah ca me bone mer legen, qe s'te rrihet pa komentu kot me me kot, se sa qesh tu editu formatin per ti sjell ne forme te plote. Check this out and stfu:

                   
      
        
        

 

 

po me shan apo si?

PS: pervec asaj me Enverin, te gjitha te tjerat jane plehra! Plehra fare... dhe tani po u kerkoj ndjese te gjithe ish piktoreve dhe bojaxhinjve te komunaleve dhe NSHNve...

Ajo me Enverin, e arrire. dua ta shoh ne format me te madh... nese eshte e mundur.

 Te shaj, the? Te boj pistil, te boj se ma bone prape, sa qesh tu i vu titujt mer rezil kalamo, s'guxo robi me editu komentet e veta, se i rri ti permrapa si gjysh me vrasese mizash. Si ata kalamojt e ligj qe s'u len dy sekonda mamit e babit per t'bo icik qef. Ptuh, jazek smiley

p.s. nuk shkruhet PS, mer edramist i felliq, por p.s.

p.p.s. epo s'do mend qe te pelqe ajo me Enverin mer enverist i ndyre

p.p.p.s. eshte grup portret sipas Mosbesimit te Shen Thomait nga Caravagio:

 

p.p.p.p.s. pervec Enverit qe ti e njef mire, figurat e tjera jane, ne mos gaboj, babai i piktorit qe ve doren ne plage, gjyshi me i vjetri, dhe i vellai me i riu.


 

Rrofte Enver Djali pra.

PS: PPSH. smiley

PPPPPPPS: te gjitha pikturat e tjera, ishin uejst of kanvas. zhgarravina.

PKSH: me fal, se mos doje te redaktoje dhe kete komentin e fundit dhe ta zura ne fyt.

 shllau!

magritte+hopper+lucien freud+..., por interesant s'ke c'i thua. Kush e di nga behet?

Shume interesante. Faleminderit per prurjen.

 

Simon Rrota, Te korrurat.

Zef Kolombi, Natyre e qete me rrush dhe pjeshke, 1940.

Guernica, meqë ka përvjetorin sot:

 

 Emanuil Panselinos:

 Te tjera nga i njejti cikel prej Gazmend Ejupit:

 

THE COLLECTOR - Gazmend Ejupi

The Collector

 

THE CREATOR - Gazmend Ejupi

The Creator

 

CATCH ME IF YOU CAN - Gazmend Ejupi

Catch me if you can

 

ARWED - Gazmend Ejupi

Arwed

 

CRAZY BUDDHA - Gazmend Ejupi

Crazy Buddha

 

THE HANNIBAL - Gazmend Ejupi

The Hannibal

 

FAMILY MAN - Gazmend Ejupi

Family Man

 

LOVE UNDER SIEGE - Gazmend Ejupi

Love under Siege

 

THE AFFAIR - Gazmend Ejupi

The Affair

 

EAST AND MOB - Gazmend Ejupi

East End Mob

 

THE ASSASSIN - Gazmend Ejupi

The Assasin

E qe te perseris ate qe kam thene me lart, ky eshte nje cikel pikturash ne formatin e posterit te filmit. Problemi eshte qe keta filma nuk ekzistojne. Trajtohen subjekte historike si vrasesi i Franc Ferdinandit, cifti i Rozenbergeve te cilet u denuan me vdekje nga McCarthy ne vitet 50 gjate "red scare," etj, etj. Nga ana teknike nuk i kam pare live, por ne internet duken te mira, nderkohe qe ideja eshte tek potenciali i pafund i nje mediumi, i nje formati apo i nje subjekti per narrative, per lidhje me forma te tjera te shprehuri, etj, etj.

p.s. jo po thuj po deshe si postera te NSHN-se, zoto.

interesante, nga bienalja e vjetshme :

 

edhe kjo qe shume e mire dhe e madhe saqe nuk e fotografova dot te teren, por nuk mbaj mend autorin

 It's true. Ed Muka, ne mos gabofsha vetem Gazmend Ejupin pat perzgjedh per bienalen e fundit nga gjithe shqiptaret jane e ku s'jane. It's an interesting trend if you think it that way. Edhe kur ka pikture tradicionale vaj ne kanavac, perzgjidhet ajo qe komunikon me mediume te tjere.

Me fal Lulian, po jane plehra. E mendoj seriozisht. Jane pune te dobeta shume.

Po shpreh mendimin tim personal. Nuk po e bej per te te ofenduar. Ishte mendimi im per pikturen. Edhe nese je ti autori, dhe nese do te te interesonte nje mendim i ndershem, pa lepirashllek, te njejten gje do kisha thene. Nese do shpjegime PERSE mendoj ashtu; te shprehem per cdo pikture, nje me nje.

Edhe piktura me Enverin, ka nje faull te madh ne te, po ngaqe kishte ca pjese te mira, ne vija te pergjithshme, i dhashe note te mire; sepse sakrifikova, me veshtiresi, nje mendim kritik qe nuk do ta kaperceja poshte, ne kushte te tjera.

 Zotrules, e bejme keshtu, nese ti ndjen se jane plehra, dakord, shume dakord, nuk kam asnjegje kunder, ndjenja eshte personale. Por nese ti mendon se jane plehra, je i detyruar qe te japesh nje argument pak me te bindshem se sa "mendim personal." Je i detyruar te thuash cfare eshte dhe cfare perben plehre, pse, ne te gjitha kontekstet apo vetem ne nje kontekst te caktuar, etj, etj. Perndryshe e leme ndjenje personale dhe jemi dakord.

Lul, arti eshte me shije dhe u apelon shijeve. Shijet jane shqisat e shpirtit. (rielli? smiley)

tani, pyes une: pse te pelqen mjalti, Lul? - sepse eshte i embel - thua ti...

tani pyet ti; pse ta shpifin keto piktura? - sepse jane te shpifura - them une.

tani, nese do t'i marrim tek e tek; kur te duash. nje nga problemet kryesore te tyre, jane nje paraqitje jo e kenaqshme e cfare duhej ne fakt te ishte ne tablo. nje tjeter kend, jane ngjyrat. te zberdhylura fare. tjeter, eshte stili. dhe eshte nje tjeter, qe anon nga crregullimet psiqike... a thua se u bene piktore te qiellit te shtate keta, dhe i kane konsumuar te gjitha temat per tablo, dhe na i kane hyre ekspresionizmit dhe modernizmit... qe ne fakt eshte thjesht tregues duartharesie dhe mungese totale talenti e frymezimi. e di, ti ke mendim tjeter; por une ta sfidoj. edhe piktorin. edhe Pikason po te duash... edhe ate Rembrandtin me rrembimin e Ganimedit - qe ta shpif. po po, ta shpif fare.

 Shiko, nese keto qe thua ti ta shpifin, atehere cfare duhet thene per kete. Ju kant bi juzing dhe sejm epithet for evrithing, maj frend, adheruajz ju'll hev as asjum dhet jor frejm ov evaljuejshen iz ez stak ez ej brouken rekord. Arti mund te jete i shpifur, no problem, por je i detyruar te respektosh pikerisht ate cka eshte shpifesire pastaj, e mos ia zaptosh vendin qe i perket nje arti qe eshte vertete i shpifur, me nje art qe tjeter ndjenje te ngjall.

hmmm... jo. Nuk jam i detyruar ta respektoj. E ndjej si mision hyjnor bile, qe te demaskoj plehrat qe i prishin fushen vizive syve te mi. Dhe, ndoshta tingelloj si krudo apo i pasjellshem, apo i parafinuar... por ama, po flas te verteten, jam duke qene i ndershem, dhe jo deng me dengla. smiley

PS: besoj 100% qe ndershmeria ime ne kete rast, eshte vleresimi me i larte per nje artist. Dhe kush e quan veten artist; ndershmeria e dashamiresit te artit duhet te jete e vetmja gje qe duhet t'i interesoje me te vertete.

Tani, une kam respekt edhe per parukieret dhe berberet... po per ata qe specializohen ne krehje bishtash... hmmm, anyway... ku e lame? ah po; qe ato pikturat ishin plehra. smiley

 

 Nuk po te ve njeri ne dyshim ndershmerine, o zotrules, por gjuhen, bagazhin gjuhesor, leksikun, eksperiencen, si dhe konceptin qe ke mbi artin, me qe duhet vleresuar ndershmeria. Une kam degjuar nje histori, nuk di sa eshte e vertete, nuk ma merr mendja, ne fakt, nuk e besoj te jete e vertete, sigurisht eshte ekzagjerim, por vlen per te ilustruar nje problem ndaj asaj lloj ndershmerie qe bazohet ne nje ndjeshmeri imediate. Thone se kur zbarkuan evropianet ne 1492-shin ne brigjet e Amerikes, popullsia indigjene nuk ishte ne gjendje as te shikonte anijet e stermedha me vela qe kishte parasysh, ngaqe nuk kishin pare kurre anije. Imagjino, ne vend te anijes, deti vazhdonte i pathyer ne syte e tyre, sikur te mos ishin. Kur ngriten kryepleqte e fshatit nje komision hetimor se pse nuk ishte raportuar prezenca e anijeve, ate qe kishin qene ne detyren e vrojtuesit, u shfajesuan se nuk kishin pare as edhe nje gje, nuk kishin spikatur asgje. Dhe ishin te ndershem ne kete pune, flisnin me ndershmeri. Vertete qe nuk kishin spikatur asgje, ishte sikur ne ate cka perceptonin, venddodhja e anijes te ishte zevendesuar nga nje arne ku thjesht vazhdonte deti. Ken ju imaxhin dhet? Faking kuul, rajt?

Maj pojnt iz dhis: nuk mund qe perballe e perkunder ndershmerise te vendosesh thjesht bishtkrefjen. Osht coshtje nuancash or shoq. Duhet me lon nji hapsir per sofistikejshen, pernryshe, coft arti krejt. Ndershmeria nenkupton bivalence: Truth vs. Falsehood. Por si ka pas thone Nietzscheja, shyqyr qe kena artin, se do kishim vdek nga e verteta. 

tani shih se cfare thuhet:

Nuk po te ve njeri ne dyshim ndershmerine, o zotrules, por gjuhen, bagazhin gjuhesor, leksikun, eksperiencen, si dhe konceptin qe ke mbi artin, me qe duhet vleresuar ndershmeria.

Tani, nese kete ti e quan replike... bukur fort. Por, nese ti je i sigurte sa te vleresosh gjuhen time, bagazhin tim, leksikun... dhe me tutje akoma - eksperiencen... hmmm Lul; duhet te me njohesh mire. Dhe njerez qe me njohin aq mire, jane njerez qe edhe i njoh mire. Dhe nuk mendoj se njihemi aq. Nuk po e marr hic personale; perkundrazi... edhe pse e ke thene; por vleresimi im mbi pikturat, dhe vleresimi qe ti i ben qenies time, personit tim; nuk jane gjekundi me njeri-tjetrin; as paralelisht, e as ne menyre figurative nuk mund te qendrojne. Ti merr persiper pergjegjesine te gjykosh nje qenie te tere, me te gjitha komplekset e saj, me gjithe universin e saj... pa e njohur; - une mjaftohem me te shprehur nje mendim per ate qe me shohin syte. Eshte shume e vertete, qe disa gjera njeriu meson t'i doje; dhe disa gjera, nuk ka per te mesuar kurre t'i doje. Dhe une kurre nuk kam per te dashur gjera qe me vrasin syte. - psh plehrat apo pikturat ne fjale. Dhe Zot na ruaj, nese ky eshte gjykim i rende; por ti arrite te me besh te mendoj per nje moment per eksperiencen time; per menyren si shprehem... per fjalorin qe perdor; leksikun. Per cdo gje te quhet... per cdo gje; por per eksperiencen; i ke kembet jashte jorganit. Dhe biits dhe kraep aut ov maj majnd menyra si e fut ndershmerine time ne ekuacion ketu.

Po; plehu qe do te kaloje per art, nuk duhet te egzistoje... por jam dakord, qe dhe plehu eshte pjese e koloritit te jetes se perditshme... jo te gjithe qe merren me dicka, do te jene me te persosurit... ka pak politikane te mire, dhe nje bote me politikane; ka pak muzikante te mire; ne nje bote me muzikante; ka pak piktore te mire, ne nje bote deng me imazhe.

Kujton se jam piktor.

anfergetebell.

 "Dhe biits dhe kraep aut ov maj majnd menyra si e fut ndershmerine time ne ekuacion ketu."

Jo, ate e fute ti ne ekuacion, dhe une nuk e vura ne dyshim. Te thashe, ndershmeria nuk te vihet ne dyshim, ajo qe te vihet ne dyshim, jane te tjera gjera. Tashti sa per eksperiencen tende, timen, te njerit, tjetrit, te robit ne pergjithesi, eksperienca e robit, te themi per te perdorur "rob" si peremer pavetor e keshtu ta depersonalizojme muhabetin, pra, eksperienca e robit, dallohet ne komunikim, ne gjuhen qe perdor. Nese nje rob perdor fjalen "varferi" pastaj prape te njejten, te njejten, te njejten, te njejten me rradhe, pa e ndryshuar, besoj se eshte normale te mendohet per te varfrin se eksperienca qe njeh eshte nje eksperience varferie. Nga ana tjeter, por i njejti argument, nuk te duket cudi qe Carnegie te perdore termin "wealth" me shume se kushdo. Eksperienca manifestohet ne gjuhen qe perdorim. Si pune efekti, apo simptome, qe kur shef nje lloj pucre, mund te besh inferencen se robi ka fruth. Kur degjohet kaq shpesh termi "plehre" ne lidhje me artin, dhe asnje tjeter, mua me ben te dyshoj, dhe mos me keqkupto, se e vetmja eksperience qe ke ti me artin, eshte nje eksperience tejet e varfer, e kufizuar vetem nga perceptimi i artit si plehre. Eshte gjuha jote, stuck in one strict track, qe me ben te mendoj se eksperienca jote, le per te deshiruar. Tashti, problemi me keto lloj inferencash, eshte qe nuk jane te sakta. Ti mund te jesh duke u tallur. Ti mund te kesh bagazhin leksik por nuk denjon ta vesh ne dukje ne PPU. Po ashtu mund te kesh eksperiencen e duhur, por ndryshe po shfaqesh. Jane fjalet e tua ato qe me detyrojne mua te komentoj mbi eksperiencen tende, dhe vetem e vetem duke u nisur nga fjalet e tua, nga asgje tjeter, une kam te drejte te mendoj se nuk e ke eksperiencen e duhur. I might be wrong, like I said, but it is you, your words that are leading me to be wrong. Pasi problemi eshte qe arti eshte eksperience shuuuuuuuuuuume e gjere, dhe shuuuuuuuume e thelle, nderkohe qe gjuha jote ne pershkrimin e kesaj eksperience, eshte aq e ngushte, dhe aq e ceket, sa te perdore vetem termat "plehre" dhe "shpifesire." 

Nuk e di a jemi duke u mor vesh, apo jo. 

Peace!

Lul, peace always bro...

Tani do guxoj me leksik te varfer, te te ngre dhe nje pyetje: Ti mendon se e kalon vaun me kete koment? Megjithmend?

E fillove me nje perpjekje ta depersonalizoje... dhe e mbylle me gjith'ato "ti"-ra.

Une nderkohe po e mbyll me kete:

gjuha jote ne pershkrimin e kesaj eksperience, eshte aq e ngushte, dhe aq e ceket, sa te perdore vetem termat "plehre" dhe "shpifesire."

Nuk po pershkruaj eksperience. Po pershkruaja ate qe na e serviret per art. (per te cilen u tregova dhe mirenjohes, me duket - po nuk e ke lexuar) Dhe perdora nja 4-5 krahasime dhe terma/epitete. Ty te ka mbetur e mendje "plehra" dhe "shpifesira": Te shkoi ndonjehere ne mendje se ato "pikturat"(tani po i fus ne thonjeza tamam) jane megjithmend plehra dhe shpifesira? Apo duhet se z'ben ta degjosh te dale(dilte) nga goja e Carnegie qe ta pranoje ti? Dhe kaq ishte eksperienca ime me to. I pashe ballore. I vleresova ballore. Nuk kam une as nge as kohe te filloj te thurr poezi per te thene se nje dore pikturash qe me dolen para syve jane plehra; ne menyre poetike kjo, kuptohet; filantropiste...

Leksiku im nga leksiku i ndonje tjetri, ndryshon nga sasia e tangerllekut qe perdoret ne fjaleformim dhe frazeformim.

PS: nese kjo nuk i sqaroi paqartesite, atehere keqkuptimi duhet te jete i qellimshem.

 Nje gje ta kesh te qarte, qe keqkuptimi me mua nuk eshte i qellimshem. Mund te jete me noi ven tjeter, por kam vendosur qe luliani me zotrulsin te mos keqkuptohen. Hiku kjo.

Tashti kjo tjetra, ti harxhove kaq e kaq kohe per te perseritur e riperseritur qe jane shpifesira, sa qe, s'po them per ty, por per veten time, do ishte me e vleresueshme, jo te nderroje mendje, se s'po te kerkon njeri te nderrosh mendje, por te me shpjegoje, apo te perpiqeshe te shpjegoje, te me beje te kuptoje, se pse, pse or pse, mendon se jane plehra? Parjen ballore, une nuk ta hodha poshte. Te thashe qe ne nje parje ballore, ke absolutisht te drejte, eshte ndjenje e perceptim personal, and all of that. Por ne vend qe te riperserisje te njejten perspektive ballore, te kerkova, ore ta kerkova e kupton apo jo, qe te levizje pak pozicionin e ta shihje ne nje perspektive tjeter, pak me ne kend, si dhe ne fakt e meriton arti, apo cfaredo prezantohet si art, qe te shihet. Eshte si puna e nje monedhe, qe eshte nga nje ane e zeze, e nga nje ane e bardhe. E une jam dakord me ty qe nga nje ane eshte e zeze. Por po te kerkoj qe te mos e shohesh vetem nga ajo ane, pasi nga ana tjeter eshte e bardhe. Jo, thua ti, "te shkoi ndonjehere ne mendje se ato "monedhat"(tani po i fus ne thonjeza tamam) jane megjithmend sterre dhe te zeza?" Po jane o jane. Nuk po te kundershtoj. Nga ajo ane plehra, jane, shpifesira, as qe e ve ne dyshim. Por dale njehere ama, ty, te shkoi ne mendje pa nderruar pamjen ballore qe nga nje ane tjeter, nuk jane? You're talking objecitvely about art??? What the fuck? Si mund te jete nje pune arti "megjithmend" X? It doesn't fit in the field, man. There's no objects in art, and if there are, then any and every object is. What there is in art, is a subject, a shifty, slippery, sneaky, swift and unstable subject, that always, always proposes different perspectives, angled perspectives, surface perspectives, inner perspectives, outer perspectives, far perspectives, close perspectives, e jo thjesht "ballore." Po ty te ka shkuar ndonje here ne mendje qe mund te mos jete filan film plehre, por mund te jete ne fakt qe ti je ulur tek rradha e pare ne sallen e kinemase e te duhet te shtremberosh qafen per te pare ekranin? You can not say the truth about it, man, forget it. Tangerlliku eshte pjese esenciale: if you take it off in the name of some truth or in the name of what "ato pikturat jane megjithmend," THEN THERE IS NO MORE ART. Mund te jete politike, mund te jete logjike, mund te jete fizike, mund te jete matematike, por jo art. In itself, megjithmend, do not belong in this conversation.

Tashti te pyes edhe njehere, nuk e di a me kupton, apo jo? 

Rodger that bro. Bile jam dakord.

Tani e marr vesh se ti e pranon egzistencen e faqes tjeter te medaljes. Dhe meqe m'i thjeshtove punet kaq shume; po te josh une ty qe t'i shohesh te gjitha ato pikturat nga ajo ane e medaljes. Keshtu eleminojme "komentet" e mia... te cilat do ishin cope-per-cope, per cdo pikture aty ne vecanti. Nderkohe qe ti shume kollaj i nxirrke dhe vete.

Pra, shume dakord me ty. Dhe po, sa per rehati te muhabetit; edhe une(cudi?) i shoh nga te gjitha anet... Dhe ashtu i pashe dhe keto. Po ti tani kishe nervin te nxirrje nje Karavaxho o vlla... how do you get past that!?!? Shihe nga te duash, rrotulloje po deshe... une(une) nuk gjej dot fjale per ta share.Cka dmth, qe ato pikturat qe quajta "plehra", mund t'ja kishin kursyer vetes kete vleresim, sikur te mos u mungonte ajo ane - te qenit te paqortueshme. Dhe keto ishin shume te qortueshme. 

Tani, qe te mos nxjerrim tonelata ligjeratash filozofike, ti e di qe dhe une mund te te kisha kerkuar te pershkruaje anen tende te medaljes. Dhe me ate ane medaljeje Lul i dashur, cdo gje eshte art. Cdo pikture eshte art. Cdo bojaxhi eshte piktor, ndonese pak prej tyre kuptohen per piktore aktualisht... - eshte ndoshta ajo qe thua ti; (gati) pamundesia e njerezve per te pare dy ane te ndryshme te medaljes... dhe kur i shohin te dyja, prape ne mendje kane pikerisht anen e medaljes te cilen po shohin ne moment.

Sa duhet te rrotullohemi keshtu? smiley

Te jam shprehur me siper per objektivitetin e artit vella. Mos i injoro fjalet e mia me leksik te varfer.

qe ku e ke:

Lul, arti eshte me shije dhe u apelon shijeve. Shijet jane shqisat e shpirtit. (rielli? Big Grin)

tani, pyes une: pse te pelqen mjalti, Lul? - sepse eshte i embel - thua ti...

tani pyet ti; pse ta shpifin keto piktura? - sepse jane te shpifura - them une.

komenti i plote - ku ke dhe nje "pse mendoj ashtu" te shpejte.

  "Po ti tani kishe nervin te nxirrje nje Karavaxho o vlla... how do you get past that!?!?"

Who the fuck is Caravagio? Kot fare. Plehre. Shpifesire smiley 

When you fuck with the gods, as all artists should, no one and nothing is good enough, not even Caravagio. I mean it. Eshte fakti qe ti perjashton Karavaxhon nga te qenit plehre ne kete mes, ashtu si ke fryke se ndonje tangerlliks mund te marre mendimin e Carnegie per absolut, qe e ben te dyshueshem pozicionin tend per mendimin tim. But alas, poor Yorik.

"Te jam shprehur me siper per objektivitetin e artit vella. Mos i injoro fjalet e mia me leksik te varfer.

qe ku e ke:

 

Lul, arti eshte me shije dhe u apelon shijeve. Shijet jane shqisat e shpirtit. (rielli? Big Grin)

tani, pyes une: pse te pelqen mjalti, Lul? - sepse eshte i embel - thua ti...

tani pyet ti; pse ta shpifin keto piktura? - sepse jane te shpifura - them une."

But this is still too objective. David Hume e ka pas perdor kete. Hardwired with a lot of experience and "tangerllik" though. Dy eksperta vere, gjithe tangerllik, jo eshte arome erezash, jo boronice, e e ke parasysh vet ti, gishtin e vogel perpjete, i pece te bardhe gjithe pompe e pordhe ne buze, kur thote njoni, "dhe me nje hije te lehte lekure ne qiellez." What the fuck? Varja, thone dynjaja, jane bo te gjithe eksperta. Kur do ti, mbaroi buti me vere gjeten nje cope lekure aty brenda. There's always that tiny little piece of leather that makes it "te shpifur." You haven't produced it yet, appart from saying that "one can't get past Caravagio." Karakush?

Me bere te kthehem edhe njehere:

Large Animated Smileys | Big Animated Smileys.gif" />Large Animated Smileys | Big Animated Smileys.gif" />Large Animated Smileys | Big Animated Smileys.gif" />

seriozisht naten tani. smiley

 Se tashti s'po me le nervi rehat.

"E fillove me nje perpjekje ta depersonalizoje... dhe e mbylle me gjith'ato "ti"-ra."

Ne gjithe ato ti-ra qe e mbylla, thuhet se UNE MUND TA KEM GABIM NE LIDHJE ME TY, per sa i perket kesaj, e asaj, e asaj, pervec nje gje qe nuk e kam gabim, dhe kjo eshte fakt, e kjo eshte fjalet qe ke perdorur ti. That's it. Lexo me kujdes.

 

roger that too. you're just being vague... or itchy because i used terms like "rubbish" and "loathesome" smiley. If that is poor; that's what they deserved. smiley 

e konsumuam njehere kete. nuk mund te kesh prape nerv per te njejten gje. i kalojme kollaj keto hendeqe ne te dy. smiley

PS: naten per sonte. smiley a domani.

Kur po flisnin sipër për pikturat e E. Zonjës, me nënkuptimin "e di unë ku fle lepuri", mu kujtua një ngjarje avionismileyo e rrëfenj duke i huajtur stilin pak twintipit (që po e zë lemza) -- kthehesha njëherë në Tiranë, dhe në Romë m'u ul njëri që vinte nga Anglia. Ky tha pak pasi u lidhëm me rripa se sapo i kishte sjellë të jatit një X5. Nja 20 minuta më vonë më tha "eh sa herë kam ngrënë bukë misri gur unë kur isha i vogël".

Unë pikturat e këtij E. Zonjës i kam parë në Onufrin e Teferiçit dhe më duket se edhe këtu tek peshku kam shkruajtur për të. Isha shumë entuziaste kur i kam parë veprat e 97, I was blown away nga Dyshimi. Big Fan.

jeru me kujtohet qe onufrin 'e tefericit' e kam pare 70% prej pershkrimeve t'tuja.

tropisme, më kujtohesh ti sa herë ndjek një klasë këtu edhe po flasim për  tropisme-n në punërat e Nathalie Sarraute ...

sa mire po me vika qe po gjen mundesine dhe kohen per kete klase; jane 3 libra te veckel editions de minuit: tropismes, et l'une ne bouge pas sans l'autre, moderato cantabile (apo edhe le ravissement de lol v. stein por jo minuit ky), qe do te doja shume t'i perktheja me ty, madje per ate te mesit kemi dhe nje ish ujdi.

Nje nga Piktoret Greke me te njohur..."Aggelos" (Aggelos Panayotou Mihalarias), e kam njohur personalisht

Angelos Panayotou, Doves in space

 

 

 

 

 

 

 

 

Disa nga pikturat e mija

(Me fali nese po tregohem arrogant, po eshte rast i mire per ca kritike..)

 

Escape . Mixed media on canvas

 

 

My Morning Cooffe (U perdor nga nje Gazetar i New York Times per Bloggun e tij Personal te lajmeve)

 

 

 

 Is that actual coffee in the My Morning Coffee canvas?

Tani kshu nga larg e të sheshta siç i shohim ne, pa parë relievin, as kornizën, pa parë as mjetet që ke përdorur (psh aty ku thua mixed media) po mundohem të jap përulur mendimin tim, duke filluar nga gjërat e mira: më pëlqen mosrespektimi i planeve, thyerja e hapësirës në plane të pamundur; të dyja pikturat duken si fletë të përthyera në mes, sikur drita që ka hyrë në dy mjedise të ndryshme ka ndërruar jo vetëm cilësinë e saj por edhe ka ndërruar vetë ambjentin - njësoj sikur realiteti përballet me kujtimin e këtij realiteti. Nga ana tjetër, nuk më pëlqejnë simbolet që vetvetiu të induktojnë në klishe si psh zogu që fluturon në blu, por edhe higjiena e tablosë së parë ku konturet janë kirurgjikalë.

Na trego edhe të tjera ... smiley Falemnderit.

 

Mqs. iu rikthyem bashkohores duke lene pas klishete obeze (por kaq seksi) smiley

Dje pata shansin qe te shikoja nje padilion te tere me veprat e Michelangelo Pistoletto tek MAXXI i Romes. Ne vitet e levizjeve studenteske e punetore (vitet 60-te) Michelangelo porosit nje mikun e tij fotograf qe te kornizoje ne celuloid skena te rastesishme te nje proteste ne Torino. Pastaj merr fragmente, copeza te tyre dhe i zmadhon ne shkalle (pothuajse 1:1) dhe i vendos keto subjekte ne nje kornize me sfond reflektues.

Efketi per vizitorin eshte... fantastik. Ndersa leviz ne padilion ne mes te ketyre paneleve reflektuese, jo vetem qe ndjen atmosferen e atyre viteve, por je pjese e saj.

E bukura eshte se artisti ka nxjerr ne pah detaje edhe periferike, por pikerisht sepse te tilla e bejne eksperiencen akoma me te vertete.

 Najs. E pashe ne Filadelfia Pistoleton. Kishte nje retrospektive. Very interesting motherfucker. Loz me audiencen, hapesiren, kaq thjesht, kaq lehte. Aj lajk.

Loz me audiencen, hapesiren, kaq thjesht, kaq lehte. Aj lajk.

Egzakt! Te njejten gje mendoja ndersa isha nen efektin e kesaj loje e gjithsesi ishte e pamundur qe te mos isha pjese e saj.

 Epo, hyn tek themeluesit e "arte povera," versioni italian i minimalizmit. "Thjesht" dhe "lehte" jane vetem dy prej epiteteve, por mund te vazhdojne ne elegante, ekonomike, paster, shkrete, etj, etj, etj...

ca piktura jane te papara ketu po ja te futemi cik ne realitet smiley

 

kot fare.

kot fare. vizatime.

kot fare!

zotrulso, te paska zene kolla?! smiley

yep dhe mua me pelqeu shume.sic thoshte dikush ne komentim te punes se tij ne youtube: vetem mbriemri i artistit prish cike pune smiley

aj lav peinting uith lajtsmiley

e di.disa nga me te mirat e tij.

Po, prandaj i solla - dhe sepse kane edhe "pikture" ne to (se Mili ka bere edhe foto te tjera me te mira).

 Art, se nuk t'i kisha pa ato punët e tua më lart (postim i 13 Prill 3.23), në rradhë të parë komplimente! Janë shumë punime interesante. Më pëlqen si e përdor të verdhën, (ohrën), unë jam marrë me ikonografi në të ritë e hershëm tim, dhe mua më pëlqen ajo ngjyrë dhe nuancat e saj. 

Nuk ka ngjyrë më të përshtatshme se e verdha për të shprehur, pasqyruar, pikturuar vegime, edhe kështu si e përdor ti, është mjaft e goditur. Nga ato tre punimet e para, më pëlqen më shumë e dyta. Kam dhe një ide pak a shumë se çfarë ke dashur të shprehësh. Si duket të tërheq elementi teologjik në punime. smiley 

Komplimente dhe një herë, sill dhe të tjera nëse mundesh.

 

Faleminderit shume Oranje, Ngjyrat e tokes i kam ca te preferuara...Po ketu ne Suedi kam filluar te perdor ngjyra me te erreta tani....Ndoshta klima,kultura kane ndikuar ca. Kam punuar shume dhe me media te miksuar dhe ca instaliacion ne Britani(ky mbarove dhe sudimet e larta per Artet e Bukura). Ikonografi, interesante...Na posto disa pune ketu

Une poplli i thjesht krejt,kte quj art, pasha Zotin.Ktyne modernistave,u derdhet kova e  bojes pa dashje ne kanavace (si Goni kusin e qumshtit) dhe na e servirin per art te madh e na perqeshin ne trutharve,qe s'jena n'gjenje me i kuptu..smiley

 Ti pjeter qenkerke si gazetaret franceze qe kur Monet reklamoi pikturat e tij, u shprehen ne te njejten menyre. dicka si kjo: '' rruga  x ( pasi nuk e mbaj mend emrin e rruges) eshte rruga e cudirave. na kane dale ca te ashtuquajtur piktore qe espozojne ca punime qe i vete-quajne pikture. jane ca tabllo ku eshte hedhur boje si pa dashje dhe kete e quajne pikture.'' etj, etj..

Nuk kishin te drejte dhe koha e vertetoi por per disa koti edhe kane te drejte. tani hajde gjeje kush eshte koti dhe kush eshte ploti. that is the question.

Per mua art jan ato klasiket e da vincit karavaxhos etj.

Shume shume te bukura qenkan pikturat e atij grekut qe ka postuar art changed the ... me siper, fantastike. Me pelqejn gjithashtu jashte mase shume piktura te realizmit socialist te cilat askush nuk po i sjell ketu.

Motra Tone eshte nje kryeveper.

Kurse keto te pikasos e te modernizmit me duken si ushqim per dengla. Nqs piktura nuk shfaq talentin e artistit ne nivel realist te punes qe ka paraqitur atehere arti eshte kot, artist behet kushdo, artist eshte kushdo, dhe arti humbet c'do vlere, pasiqe nuk vleresohet me talenti, dhuntia e nje njeriu qe i ka fal zoti nje dhunti per te kenaqur te tjeret me ane te saj, por vleresohet individi dhe si kriter jane denglat qe ai shet, miqesite, origjina kombetare, paraja qe luhet nen rrogoz, mezazhet e fshehta qe i percjell ai nje klani te caktuar ( dhe te tjeret kenaqen me lugen bosh) etj etj.

Caravaggio eshte nje nga me te preferuarit e mi.

e megjithate nuk kam deshire te pergjithesoj duke i futur te tere artistet bashkekohore ne nje thes , duke thene se jane medioker .

kam pare shume raste impresionuese dhe nga artistet e rinj.

nuk e di se cfare mendoni ju per `art journal` apo collages , une per vete i kam shume qejf dhe kam pare shume raste frymezuese nga shume artiste te rinj.

 

Nje Pikture tjeter qe e kam bere ne 2008..."The Red shoes" (Akrilik ne Kanavas)

(print image)

Me fal qe nderhyj. S'para i kam shume qejf keshillat rreth punes se dikujt sepse me duket sikur s'vlejne per gje, por ketu s'm'u ndenj. Te qenit ilustrativ them eshte nje gje qe duhet shmangur ne pikture. Nese shkruan libra te ilustruar eshte pune tjeter, por personalisht kur shikoj nje veper s'dua te me vije fytyres e te me qerroje ideja e autorit, thua qenkesh fluturak qe mezi pret te dale nga ku e kane mbyllur. 

Art, me shuan nje kuriozitet te lutem? Do te doja shume, si autor i kesaj, te flisje mbi pikturen. Thuaj cfare mendon ti si autor. Cfare ke dashur te shprehesh me te. Cfare te frymezoi. Cfare kishe ne mendje ne momentet kur vendose ta nisje/mbaroje? Cfare ishe duke ndjere nderkohe? Pastaj do te te pyes mbi detaje te vecanta ne te. smiley

Nese ke mundesi, kuptohet.

Shume nga pikturat e mija kane te bejne me teper me momente te vecanta qe kam jetuar. Nuk po te futem shume ne analize arti se do te lodh koken ashtu ...Gjate nje vizite ne Berat me bashkeshorten rreth vitit 2008...(Ajo vesh gjithmone kepuce me taka te larta megjithese une e keshillova qe nuk eshte praktike)...Gjate rruges per ne kala u detyrua ti hiqte dhe te ecte zbathur...U ulem diku ne kala per kafe dhe aty filloi ideja per kete pikturen smiley

Dhe cfare ke dashur te thuash me kete? Dmth, cfare mesazhi kerkon te percosh, nese ka mesazh per te percuar. 

Kam nje pyetje konkrete pastaj per nje detaj ne pikture. Me vone kete. smiley

PS: rrofsh per pergjigjen e pare. smiley

Gjithmone mesazhi i artistit perceptohet ndryshe nga publiku...Por une personalisht jam marre me studimin kohor te objekteve, dhe duke i pare ato ne kendveshtrime te ndryshme. Kudo qe hedhim hapat jane copeza historish njerzore. jane "ditare" hisorike qe duhen lexuar me kujdes..Mua kjo ide me ka terhequr se tepermi si studimi i te kaluares dhe objekteve historike......Ne vitin 2002 Krijova nje seri punesh ne Britani te Titulluara "In traces of our Ancestors" ku futen dhe disa pune te frymezuara nga mitologjia Greke. Jane piktura ku nderthuren imazhe figurash,objekte nga kohe te ndryshme te punuara kryesisht ne akrilik dhe media te miksuar.

Me kete pikturen me siper, me kete doja te dija cfare mesazhi doje te percillje.

Tani, zakonisht, ne 90+% te rasteve (ja kercita ketu, nuk e di) titulli i piktures ka te beje me mesazhin. 

1. ka apo jo mesazh qe do te percjelle piktura ne fjale?

2. nese po, cili eshte mesazhi qe synon ti te percjellesh?

Jam shume dakord, qe piktori te mundohet ta fshehe mesazhin ne detaje apo "komponente". Dhe thene ndryshe, nuk eshte "fshehe", por ne fakt, "zbuloje"; te krijon lehtesi.

Nese ke mundesi te flasesh me shume Art. Eshte piktura jote. Nese ti e le me kaq, ajo kaq duhet edhe te mbetet; apo jo? O mund te flase autori per pikturen e tij (pavaresisht si e pret publiku, kritika, etj), o s'ka kush te flase tjeter. Publiku, i dashur Art... hmmm... injorantet, thua ti; denglaxhinjte? art"dashesit"?

Jo, piktura jote nese ka mesazh, ate e di ta thuash vetem ti. Ne te tjeret, vetem ja fusim kot. (guessing) smiley

Une dua te prek paksa ekstravaganxen e natyres njerezore.Sidomos natyres sone si kom..Jam perpjekur te nderthur dy elemnte te kundert...  Si puna e atyre kepuceve te kuqe me taka, qe nuk i perkasin relievit sokakut karakteristik Beratas...Aty fare mire mund te pershtateshin njer pale kepuce nallane te vjetra (qe zakonisht perdoren per te dale ne oborr) Sic e permenda me pare ka nje fare lidhej personale por mesazhi eshte ca me i thelle sec mund te duket.....

Kepucet e kuqe jane simboli i ekstravaganxes se realitetit Shqiptar. Po ashtu dhe simboli i esspresos eshte pjese e pelhures Neo-Shqiptare....Vend nga me te varferit ne Evrope dhe i mbushur me makina luksoze,dhe njerez qe ndjekin moden e fundit ...Eshte nje fare kompleksi kombetar i post-clirimit nga kultura Socjaliste dhe kaloi ne nje ekstremitet...

Bukur fort. Shume i kenaqur. smiley Rrofsh.

Tani pyetja:

Si eshte puna e deres?

E ke bere vete te deformuar (shtrember)? Dhe pse?

E ke futur vete ne tablo? Kastile, dmth. Cfare ke dashur te tregosh me te?

Mendon qe dera(jo se eshte e deformuar, se deformimi eshte tjeter ceshtje) eshte jashte kontekstit aty? (Nje dere qe nuk "bie" ne kornizen e vet...)

Tani nuk do bej aludime te metejshme, sepse ketu duhet te flasesh ti. smiley

Deformimi i deres serish ka te beje me ate qe te fola pak me pare. "Dera e hapur ka qene simbol i Shqiptareve, mikpritjes".... Aty mund te ndeshesh nje Realitet i deformuar qe mund perceptojme...Nje realitet krejt i ndryshem nga ai qe mund te imagjinomim dhe perballja me te, ku nderthuren dejavute e te kaluares dhe varferia materiale...Psh: Nje realitet qe mund te perballet nje bashkeatedhetar i cili viziton Shqiperine pas shume vitesh jashte..Aty futen zhgenjimi dhe perceptimi dhe ndryshimi kulturor i cili mund te ndeshim....

 

Me fal, po dera eshte aq e deformuar/shtrember, saqe eshte "mish i huaj" ne tablo. 

Tani, pse po e them?

Sepse mesazhi qe percon ti, eshte tjeter; dhe per ate pune jane kepucet aty. Per ate pune edhe u ke vene ate ngjyre... qe kontraston gjithe pikturen; dhe po, e terheqin vemendjen. Por sapo ndergjegjesohesh per punen e deres... iken vemendja nga kepucet fare. Krijon efektin e kundert te percimit te atij mesazhi qe ke thene me siper - pra, e pengon mesazhin.

PS: nese mendon se eshte koha per PM; mos e ki problem fare. smiley

Sic e thashe Arti perceptohet ndyshe nga cdokush(dhe kjo eshte e bukura)

Pe shume ky instalimi i Duchamp(qe postova) ishte thjesht nje urinale...

Po per Duchampin "ishte Shatervan"

Pyetje retorike: Pse piktori i mire behet i famshem pas vdekjes?

Pergjigje: Sepse pasi ka vdekur, gjithkush ja lejon vetes te kepuse(thote) c'te doje... kuptohet, edhe te behet ekspert.

Tani Art; ti mos m'i merr per keq verejtjet... nese jane te tilla. Ta dish qe nga cmirra apo me dashakeqesi nuk te flas; perkundrazi bile. smiley

Nje artist i mire, nga ana tjeter, nuk duhet t'ja lejoje vetes qe ta lere interpretimin ne dore te publikut... ka shume qe e bejne, madje i mbledhin perceptimet, dhe kur intervistohen, shprehen me perceptime te zgjedhura nga publiku.... demek se jane fjale te tyret. Nuk duhet ta lesh, per sa kohe qe mund ta besh vete; per sa kohe qe mund te flasesh; dhe ta percosh mesazhin. Ose duhet t'u besh bisht patjeter pyetjeve te bezdisshme si keto te miat. smiley

Dyshampi, eshte nje kokerr idjoti. Mos me thuaj qe eshte artist. Me debile te tille, nuk do flisja as per te zbuluar shkallen e debilizmit. Dhe po, mos u habit shume... nuk eshte ashtu origjinaliteti ai... cdo budalla eshte krejtesisht origjinal ne budallallekun e vet. smiley

Po ke shume te drejte zotrules...Per mua ceshtja e fames varet nga menyra se mund ti organizosh dhe promovosh artin si artist.....Eshte teper e veshtire te krijosh artin ne te njejten kohe ta promovosh dhe manaxhosh....Te artist, art dealer dhe manaxher ne te njejten kohe eshte nje misjon supernjerezor.

Faleminderit per verejtjet...Une personalisht mendoj se artisti duhet te shpjegoje ne nje fare mase vepren e tij..(si tip paranteze per nje liber, ku ai mund ti jape nje fare orjentimi publikut). Por ne anen tjeter "jane kuratoret e artit qe merren ekskluzivisht me kete fushe"Keshtu qe krijohet nje hapesire artificjale e cila mbushet nga artikujt e tyre.Ne Shqiperi kuratoret e mirefillte te artit numerohen me kokra.Te jesh kurator Arti duhet te jesh artist ne radhe te pare dhe posedosh PHD ne Artet e bukura(dhe mundesisht te kesh Kooperuar me ndonje Galeri te njohur per vite me radhe).. Ne Shqiperi nuk eshte krijuar nje kulture e mirefillte e perceptimit te artit ende...Ekzistojne klauzola dhe klane "si ne politike"dhe kuratorin e nje ekspozite mund ta beje Fahriu i 55 apo shitesit bananeve qe dalin dhe shesin piktura ne "Ankande" televizive. smiley

 

 

 No, no, no PM. You kidding me! It feels like I'm in Athens. The ancient one.

 Mua më tërheq një detaj i veçantë tek kjo, Art, si ajo që vura re tek piktura e dytë (nga tre të parat); është ajo zbrazëtia që duket pas derës së hapur. Këtu duket se po të dalësh jashtë derës, bie në humnerë. 

E njëjta gjë me pikturën e dytë më lart, dukej dera e ndërtesës, po në fakt nuk kishte realisht hyrje. Besoj se ndërtesa tek kjo, duhet të jetë një objekt kulti, apo jo?

***

Unë ka kohë që smerrem më me ikonografi. Afërsisht po bëhen 10 vjet. Niveli që kisha arrit ishte amatoresk. 

smiley Po, edhe mua (dera ne hava'), por ne teresine e vepres eshte nje keqkuptim.

I vure re edhe ti "krahet e mbledhur" te hyrjes se kishes siper deres se hapur!? S'e prisja qe dikush ta kishte vene re dhe po pertoja t'ia hyja ...

Sa per Duchampin, provokimi aty s'eshte emertimi i sendit, por venia e nje sendi te se perditshmes ne nje podium ku s'qe vene me pare.

Ja nje provokim tjeter: nomenklatura qe i kundervihet objektit:

 Zbrazëtinë s'po e kap në kuptim. Veç në ka dashur të izolojë objektin. Të japë sensin e izolimit dhe pezullimit në hapësirë. But still... Bie dakord.

Për shqiponjën lart e ke fjalën? Sigurisht. Mendoj se ka idenë e "patriotikes" aty. Një sens përkufizimi i objektit, siç e thotë vetë, Berat.

p.s duhet të shofësh Dogtooth. 

 

 

 "Sa per Duchampin, provokimi aty s'eshte emertimi i sendit, por venia e nje sendi te se perditshmes ne nje podium ku s'qe vene me pare."

Jam kurioz te di cfare dallimi sheh. I'm thinking of an archeological approach. Foucault &co. Marredhenia e pandashme e hapesires, podiumit, institucionit, me kontekstin gjuhesor perkates, emertimet, etj.

 

Ajo eshte dritarja e kishes ne fakt, (Nje nga katedralet me te bukura ne Evrope, Visby Doomkyrka, ndertuar ne 1200)...Me pelqen shume si arkitekture...

Objektet e kultit jane thjest krijesa artificjale te lidhura me brymosjen paganiste qe kemi si ne qenie njerezore. Cfaredo lloj emri ti veme kulti eshte pjesa me primitive e karakterit tone, frikat qe mbartim dhe pyetjet e papergjigjura te ekzistences sone. Kisha nje debat per punen e ikonave me nje Ikonografe Greke para disa vitesh...Ajo shume fetare(orthodokse) dhe une Agnostik.... I bera nje pyetje qe nuk mundi dot te pergjigjej per Ikonat.

"Ne Bibel ndalohen rreptesishte ikonat, dhe shkruhet qarte ne dy prej Urdheresave(Urdheresa e katert dhe e peste)" nderkohe qe ti pretendon se i sherben zotit?(Keshtu e quajti ajo detyren e saj..Detyre te shenjte, kurse une e quajta kult dhe vazhdimesi e paganizmit i cili ka pesuar nje fare mutacjoni ne Kristianizem).

4. (2) Mos bëj gdhëndje ose shëmbëlltyrë të asnjë gjëje që ndodhet lart në qiej ose këtu poshtë në tokë ose në ujërat nën tokë.

5. Mos u përkul para tyre dhe as do t`u shërbesh, sepse unë, Zoti, Perëndia yt, jam një Perëndi xheloz që dënon padrejtësinë e etërve mbi fëmijët e tyre deri në brezin e tretë dhe të katërt të atyre që më urrejnë,

 

Korrigjim i vogel: Ajo qe thua art, eshte Urdheresa e DYTE.

E para eshte: Une jam Zoti dhe nuk do kesh perendi tjeter para meje. (e permbledhur)

e dyta: nuk do besh asnje shembelltyre, imazh apo gdhendje dhe nuk do te perkulesh para tyre as t'u sherbesh.(e permbledhur dhe kjo)

Varet nga shijet personale te cdokujt....Ka shume qe preferojne Artin Dada, ne anen tjeter

 

Marcel Duchamp : Fountain, 1917

Jo, jo, ky nuk eshte piktor! Ky eshte Larry Flynt i Barokut!

 

La Fete de Venus (Detaj)

Shi si bo, sikur s'i pelqen.

Nuk eshte se s'me pelqen hic... po ka detaje qe e zberdhylin fare. Gafa te renda... qe "kritiket" e shkolluar do te gjenin patjeter ndonje """""shpjegim""""". smiley

Per mua jane difekte/gafa dhe paaftesi e syrit/dores/talentit te autorit. Thjesht.

Si eshte e mundur qe te shikosh nje trup te sperdredhur ne ate menyre dhe te braktisur plotesisht ne epshin seksual... e te mendosh per difektet?!

Eshte thjesht, perfekte.

cfare eshte perfekte? Po e ben kastile ti?

Po te jete per te pare epsh seksual, dalin e teprojne filmat porrno.

Dhe me fal, e di qe eshte difekti im ky, po femra pa feminilitet, vetem epsh qe nuk mund te shkaktojne. Dhe ato jane femra te shemtuara, pa feminilitet fare. Cka me ben te mendoj qe ata dy shtrembesirat e tjere, do kene mbetur pa "ngrene" (TAK-TAK PUM-PUM) per nje kohe shume te gjate. 

Po Olso. Mendoj per difektet. Sidomos kur nuk mendon kush tjeter. smiley

femra pa feminilitet

smiley

Po asaj po i del feminiliteti nga... veshet!

Nejse...

Post orgasmic chill:

Rubens - Sansone e Dalila

Po asaj po i del feminiliteti nga... veshet!

Minqa! Koma 6 dishperate! Ma daaaaai, ma syyy! e vaaa! smiley

 olsi, piktura eshte perfekte ne llojin e vet ''epshor''. tek kjo pikture dhe tjetra femrat kane feminitet por ama duhet thene qe eshte feminitet vulgar ( vetem epsh). fytyrat e tyre jane paqesore por pa pike zgjuarsie.  mendoj pra, qe feminiteti nuk u mungon por u mungon ''personaliteti''. sic e thashe ka dicka vulgare por te vertete. e njejta ndjenje mund te perjetohet edhe duke pare ca qenie jo-njerezore gjate aktit seksual dhe me pas.

Te kuptoj. Gjithsesi, une do te matesha mire perpara se t'i cilesoja si vulgare. Mbi te gjitha ne kohet tona behet kaq e veshtire te cilesosh si vulgar nje trup apo nje fytyre femerore te pikturave te 1600-es.

Nga ana tjeter, mendoj se zgjuarsia e nje femre apo nje mashkulli nuk mbetet qe te lexohet pergjate aktit seksual. Eshte nje nga te paktet momente kur njerezit mund t'i lejojne vetes qe te jene "budallenj"... pak a shume. smiley

Sidoqofte, duhet thene se Rubensi ka nje raport teper erotik me pelhuren dhe arrin te pikturoje celulitet me seksi te historise se artit. smiley

Vazhdojme...

Rubens - Dhuna mbi vajzat e Leucippus

shije-shije kjo dynja, olsi. na sill ca piktura te john sargent se une nuk i ve dot. eshte piktor shume i mire.

Olso, je tu ja ngop kot o lal... je tu m'morr vesht apo jo? 

1. Ato me shume ngjajne si mbeturina te ndonje operacioni sesa si femra.

2. ka gjera te tjera per te pare dhe vleresuar ne ate pikture... por vetem "femrat" jo.

vlereso, psh, atllasin, apo cohen e mendafshte, cfare eshte ajo aty. Vlereso "set"-in ne teresi, ngjyrat (koloritin), pejsazhin ne sfond... por jo femrat. Ato jane te shemtuara, te shfemeruara fare; krejtesisht jofeminile. Jam i sigurt qe nje femre te tille do i ikje me vrap. smiley

Autori ka deshtuar ne te dy objektet madhore te piktures klasike. Ne te femres, dhe te kalit. 

PS: mund te mendosh megjithmend ashtu si thua ti... nuk e di; por je duke bere vleresim pa u bazuar asgjekundi; ndoshta ke lexuar ndonje "review" mbi keto tablo; te siguroj qe dhe ato review-te, jane shkruar nga deshtake qe s'marrin ere fare nga arti... - oh, po, marrin leke.

PS2; me dukesh sikur ke frike te perdoresh kritiken edhe aty ku eshte mese e dukshme. 

smiley

Je i papam.

___

Lira, vendose mouse-in mbi foton qe te intereson, tast i djathte "copy". Me pas kliko mbi fushen e komentit dhe "paste".

profesor olsi, une keshtu e bej por nuk del...sargent-nonchaloir-repose-mid.jpg

Lira, jo te gjitha dalin. provo keshtu:

shih nje foto ketu ne peshk. kliko me te djathten mbi te dhe bej: "open image in new tab". kur te hapet ne tab te ri imazhi, shko te tabi i ri, dhe right click mbi foto, dhe bej "copy image". Pastaj eja ketu, dhe beji "CTRL V" te fusha ku shkruan komentin. (nese ke Internet explorer, duhet t'i konfirmosh access ne clipboard information... qe eshte per security measures). Besoj se duhet te dale.  provoje njehere. smiley

 Je bo si pakapi i temës së pikturave. lol! 

 

Olso, kam frike se he per he duhet ta pushosh dieten dhe te hash nje dreke te mire. Ndoshta nje "bistecca alla tartara"... smiley

Diete?! Cfare diete?!

Une jam shume ok keshtu sic jam: smiley

Rubens - Bacco

Bacco per Bacco smiley

Bacco - Caravaggio

http://blog.spazioitaliano.com.br/up/s/sp/blog.spazioitaliano.com.br/img/Dioniso_Bacco_Caravaggio.jpg

dhe Bacco Malato - Caravaggio

[bacco+malato.jpg]

 

smiley

kam verejtje per subjektet ama... 

PS: Xhon Belushi ka pozuar per te parin? smiley

 

cheers Hunter qe i zgjodhe keto!shume te bukura!

 

zotrules e forte kjo e Jimit smiley

Sa shume qe vuajne keto femrat e Rubensit!

Ja dhe nje kryeveper nga Diego Velazquez

Las Meninas

kjo pikture e Velasques me te vertete eshte nje kryeveper, mua me pelqen shume.

Uhhh..... Baccanalja

Rubens:

eter Paul Rubens 011.jpg" width="525" height="422" src="http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/9/93/Peter_Paul_Rubens_011.jpg/747px-Peter_Paul_Rubens_011.jpg" />

 

Tiziano:

eter Paul Rubens 012.jpg" width="525" height="491" src="http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/a/a2/Peter_Paul_Rubens_012.jpg/641px-Peter_Paul_Rubens_012.jpg" />

 

A ka ndonje njeri qe pasi sheh keto dy piktura, nuk i leviz dicka nga perbrenda?!

Ky eshte seks i gjalle. Por seks nga ai me "i pisti" i fshehur ne skutat me te erreta te instiktit tone kafsheror. Nje lloj endrre erotike e hedhur mbi pelhure...

nuk e di sesi ti dergoj komentet si foto smiley

enka, kliko mbi foto siç klikon mbi një tekst që do ta kopjosh, eja sërish në faqen e peshkut dhe lëshoje (kliko me të djathtën e miut e pastaj "paste" ose ctrl+V apo strg+V nga tastiera, varet se në ç'gjuhë e ke tastierën). smiley

 

 

 


Piktura “Dasma Shkodrane”

 

Kol Idromeno

Agim Zajmi

Ngritja e Flamurit Deçiç 1911.jpg

flamuri ne Decic..

Kol idromeno

Kolë Idromeno Pamje nga Ulqini 1897.jpg

Pamje nga Ulqini

Vangjush Mio:"Vjeshte ne Drenove"

 

 

 

 

Francisco Goya Paintings

Kush e ka vizituar galerine Museo Del Prado ne Madrid ndoshta e ka degjuar ne audio kete me poshte! Idea e Goya-s me kete picture eshte: "Kur nje Gjigand arriti ne nje fshat/katund te gjitha qeniet e gjalla (njerezit, hardhucat .. etj) moren arratine te tmerruar me perjashtim te nje gomari! smiley

Buy at Art.com The Colossus, circa 1808 Francisco Goya

 

Ne muajin mars G.Leka ekspozoi ciklin me 34 piktura ne GA.Brenda stilit te tij ,sfondi i zi, mistike,alegori, simbolizem.Teksa i kqyrje te krijohej ndjesia e nje udhetimi ne sketerre.Me shume me pelqejne arsyetimet filozofike te G.Lekes per pikturen,qenien dhe  shpirtin.Pa keto shpjegime dhe etiketime (qe duhet te them  se jane  filozofike..dhe mjaft pretendecioze &nbspsmiley ne vetvete keto piktura mbeten enigmatike.Por si ngushellim pranoj se piktura para se te jete nje shpjegim apo mesazh, eshte ndjesi dhe perceptim.Nqs disa nga keto piktura do te ekspozoheshin nen emrin e ndonje anonimi, kam pershtypjen se nuk do meritonin ndonje vemendje. Fillimisht autori punon per famen dhe me pas, fama punon per autorin.

Edhe  ekspozita  retrospektive e Muslim Mulliqit (1970-1990) me la ne konfuzion.Konsiderohet si piktor impresionist dhe eksperesionist.I dallueshem ne stilin e tij (sikurse dhe G.Leka ) e megjithate nuk pata ndonje sensasion kushe di se cfare.Ndonjehere Zotruls ka te drejte. 

Nostalgji-G.Leka  (mund te me thote kush se ku eshte dhe per cfare eshte nostalgjia ketu-flm paraprakisht )

 

Enigma (kjo eshte vertet enigme )

 

Leka me sjell gjithmone ne mendje Florian Viken, dhe per kete ia di per nder Lekes, dhe ty qe e permend smiley.

Po thua qe s'e njeh Viken? Ka qene student i ketij profesorit. Dhe tematika mistike eshte e levruar shume, shume bukur tek Vika. Per te mos folur per tekniken. Gati gati me vjen mire qe Tirana s'i ka dhene asnje ekspozite, dhe qe Onufri 'i Tefericit' s'arriti dot gjer ne lartesine e Vikes. Etj, etj, shpresoj ta shohesh ndonjehere.

 Jo, se kam pare dhe s`ja kam degjuar jehonen gjekundi.Esse est percipi e..megjithate ignorantia non est argumentum smiley

Por dua te shtoj qe G.Leka me eshte dukur perhere mbreselenessmileyi tip, temperament dhe stil te pikturuari. Nje lloj piktori filozof.Shpresoj ta gjej keshtu dhe kete Viken qe nuk gjendet as ne Viki. smiley

e gjitha ne kohen e vet smiley (ndoshta eshte dhe ceshtje vendi, por cfare eshte vendi jashte kohes).

mbresat qe me leka jane shume leshtore smiley

 Mistika fillon pertej mbresave leshtore. ceshtje kohe smiley

dua te them qe nuk ia shijoj dot pikturen, spiritus, nuk e depertoj dot te zezen, sa me shume volum hedh ai mbi telajo aq me shume ngec une ne siperfaqe. kjo deshire e deshperuar per te qene i thelle, kjo me hedh nga kali mua. (ose me ngec te mjekra)

 

Po ky kuadrati i zi i Malevich cfare te thote tropizma?  kur jemi perballe nje pikture perpiqemi te verfikojme ate cka ndjejme dhe ate cfare kuptojme.Ka piktura te cilat  pa nje minimum informacioni rreth piktorit, filozofise se tij , kohes, rrethanave simbolikave te perdorura, veshtire te na thone  ndonje gje.ose ajo qe deshifrojme eshte arbitrare dhe subjektive. Me beri pershtypje shpjegimi i Art Chenged the..per rrethanat dhe shtysat e krijimit te "The red shoes". Pa keto shpjegime, une do ta titulloja jo aq arbitrarisht  "Enderr", dikush tjeter "Braktisja" pikerisht duke u ngacmuar nga  elementet kompozicionale (kepucet e kuqe, dera e hapur, kafja).  

 

 

jam dakort me ty, sigurisht. nuk ka rothko qe me ka lene indiferente perpara monumentalitetit te tij, pikerisht ne ato dete bojrash (qe jane si dallge per mua, e here si ere, kane vertet nje fizikalitet te tille shqisor) mund te zhytesh 5 here me thelle se ne thellesite e ofruara bujarisht nga fjalet e piktorit. kemi diskutuar nje here nje artikull/interviste te lekes ketu, dhe ne mungese te eksperiences emocionuese perpara tabllove te tij, fjalet e piktor-filozofit me kane shtyre edhe me shume larg salles se galerise. me ler ta quaj too much desire. nuk dua te kaloj ne temen e pergjithshme te artit, sadoqe 2 gjera te pergjithshme per te sapo i thame. te pershendes dhe te premtoj se do te lexoj edhe dicka tjeter nga leka perpara se te te pergjigjem serish.

Zotrules, piktor???!!! :O

E pabesueshme! Por, tani qe po e mendoj... kjo shpjegon gjithcka!

XHELOZI PROFESIONALE!!! smiley

 

PS: Me duket se ka ardhur koha qe te hapet nje teme e re per pikturat.

do jete njashtu piktori si puna e Kocit te teto ollga qe ishte skulptor dhe bente zhaba dhe macoke meksikane

smiley

Po pse? Pse i vret talentet e reja qe sapo celin? smiley

 

PS: Me fal zotrulso smiley

Po c'ke o damlla? Te jam hedhur ndonjehere ne fyt une ty qe thua "me fal"? Po bej o muhabet, c'ke... ruzhdihu dhe ti sonte... merre racionin smiley (dieten ditore te rekomandueshme - RDA) smiley Bej qejf ohoho...

Fara? smiley

Xhokonda shqiptare

 

Kol Idromeno Motra Tone

Kjo eshte fantastike alidemso. gjej nje foto me te mire, te lutem???

Meqenese qeka permen Goya, kerkohet libri (titull + autor) 10 cm i trash qe ka pas ilustrime te Goyes smiley perfshire keto:

 

rruga e mundimshme drejt njohjes, busho.

leon feihtvanger  autori 

pepa tudo, nje personazh i rendesishem etj etj

kapricot me te famshmen '' gjer ne vdekje''...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).